Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

18:58 Jo vetëm Ronaldo, Xhuli Nura nuk ndalet: Jam takuar edhe me Princin Harry!

Xhuli Nura ka ndarë së fundmi disa detaje të pathëna nga jeta e saj private, duke folur hapur për takimet me figura të njohura ndërkombëtare- deklarata që menjëherë ndezën rrjetet sociale dhe mediat rozë.

Gjatë një interviste për emisionin Canape, ajo zbuloi se, përveç takimeve me yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, ka pasur rastin të njohë nga afër edhe Princ Harryn e monarkisë britanike, në kohën kur ai ishte ende beqar.

Duke folur për këtë përvojë, Xhuli ndau përshtypjet e saj, duke e përshkruar Princ Harryn si një person jashtëzakonisht gazmor dhe me energji pozitive.

“Kemi taku edhe më të mëdhenj se Ronaldo… kemi taku plot, po mendoj kush është më i lartë për momentin se sa Princ Harry, kur u ‘kanë’ beqar në Angli”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi se për të nuk ka rëndësi statusi apo fama e një personi, por energjia, respekti dhe vibe-i që transmeton. “Princ Harry është shumë funny. Ronaldo është njeri shumë i mirë, por për mu nuk ka rëndësi kush është dikush, por çfarë energjie më jep dhe sa i respektueshëm është. Unë jam një vajzë e diasporës, e udhëtuar, që ka parë botën dhe ka punuar në vende prestigjioze- normal që kemi akses”, shtoi Xhuli./mxh

18:56 “Nuk bëj fëmijë me mashkull tjetër vec Limit”, Alba befason sërish:”Nëse ai krijon familje tjetër, unë”…

Last Updated on 23/01/2026 by Monika

Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Alba Pollozhani, ka bërë një rrëfim të fortë dhe mjaft personal gjatë darkës së të nominuarve.

Ajo u shpreh hapur se nuk e sheh veten duke krijuar familje apo pasur fëmijë me asnjë mashkull tjetër përveç Limit. Sipas saj, në rast se kjo dashuri nuk realizohet, zgjedhja e saj do të jetë birësimi.

Alba theksoi se edhe nëse Limiti vendos të ndërtojë jetën me dikë tjetër, ajo do të preferonte me mire të adoptonte një fëmijë sesa të sillte në jetë një fëmijë pa dashuri. “Për mua, fëmija është fryt i dashurisë”, u shpreh ajo me bindje.

“Nuk do të rri me asnjë mashkull tjetër dhe nuk do të bëj fëmijë me asnjë mashkull tjetër”, deklaroi Alba, duke lënë të kuptohet se kjo është një zgjedhje e prerë e saj./mxh

18:53 Gjykata spanjolle mbyll sërish çështjen Pegasus, fajëson Izraelin për mungesë bashkëpunimi

Last Updated on 23/01/2026 by Monika

Gjykata penale e Spanjës ka vendosur për herë të dytë të ndalojë hetimin për përdorimin e programit spiun Pegasus ndaj telefonave të zyrtarëve të lartë shtetërorë, duke akuzuar autoritetet izraelite për mungesë të vazhdueshme bashkëpunimi dhe shkelje të parimit të mirëbesimit mes shteteve.

Vendimi u bë i ditur nga gjyqtari José Luis Calama i Audiencia Nacional në Madrid, i cili theksoi se moskthimi i përgjigjeve nga Izraeli ndaj kërkesave zyrtare për informacion ka penguar identifikimin e autorëve të përgjimeve, duke e bërë të pamundur vijimin e hetimit.

Hetimi kishte nisur në maj 2022, pasi qeveria spanjolle njoftoi se telefonat e kryeministrit Pedro Sánchez dhe ministres së Mbrojtjes Margarita Robles ishin infektuar një vit më parë me spyware-in Pegasus, i prodhuar nga kompania izraelite NSO Group. Më pas u konstatua se ishin vënë në shënjestër edhe telefonat e ministrit të Brendshëm dhe atij të Bujqësisë.

Zbulimet shkaktuan pasoja politike në Spanjë, duke çuar në shkarkimin e shefes së shërbimit sekret, Paz Esteban, si dhe në pranimin e mangësive brenda Qendrës Kombëtare të Inteligjencës (CNI).

Calama theksoi se Izraeli ka shkelur dy marrëveshje ndërkombëtare ligjore që ka nënshkruar dhe se sjellja e tij cenon ekuilibrin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai kujtoi se hetimi ishte mbyllur fillimisht në korrik 2023, por u rihap pas informacioneve të ardhura nga Franca për përdorimin e Pegasus ndaj zyrtarëve francezë, të cilat megjithatë nuk sollën prova të reja vendimtare.

Sipas gjyqtarit, pa bashkëpunimin e autoriteteve izraelite, përfshirë edhe marrjen në pyetje të drejtuesve të NSO Group, hetimi mbetet i “ngrirë” derisa të dalin prova të reja.

Nga ana e saj, NSO Group ka deklaruar se dënon çdo përdorim të paligjshëm të teknologjisë së saj dhe se është e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet, duke theksuar se kompania vetëm ofron softuerin dhe nuk ka kontroll mbi mënyrën se si përdoret nga klientët shtetërorë./mxh

18:49 “Gjithçka mbaron në këmbët e…”/ Berisha mban Foltoren me të rinjtë e FRPD

Last Updated on 23/01/2026 by EL

Ka nisur Foltorja e organizuar nga Partia Demokratike në selinë blu.

Kreu i PD Sali Berisha po zhvillon një diskutim me të rinjtë e FRPD, ku mes të tjerash ai e ka quajtur ditën e djeshme një nga më të turpshmet në lidhje me atë që ka ndodhur në Gjykatën Kushtetuese mbi vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

“Takimi me të rinjtë është natyrisht më i rëndësishme dhe cilësori, sepse takohemi bashkë në një moment jashtëzakonisht kritik për vendin.
Mos harroni kurrë ditën e djeshme, e pashembullt në historinë e një shteti. Kreu i shtetit, kryeministri dhe kryeparlamentari përballeshin me një prokuror që donte të zbatonte ligjin. Ditë më të turpshme nuk ka. Aty ku ka Belinda, është edhe Rama. Çdo gjë duhet të përfundojë në këmbët e këpucët e saj”, u shpreh ai./ET

18:47 Tronditet Rumania! Luçesku në reanimacion në gjendje të rënduar shëndetësore

Last Updated on 23/01/2026 by Monika

Rumania po kalon momente ankthi për gjendjen shëndetësore të trajnerit të kombëtares, Mircea Lucescu. Sipas raportimeve nga mediet vendase, tekniku 80-vjeçar ndodhet i shtruar në një spital në Bukuresht, ku po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm mjekësor, vetëm pak muaj përpara sfidave vendimtare të “play off”-it.

Problemet shëndetësore të Lucescu-t nisën gjatë periudhës së Krishtlindjeve, pas një gripi të rëndë që solli komplikacione në aspektin kardiak. Gjendja u bë më delikate për shkak të historikut të tij me zemrën dhe moshës së avancuar. Fillimisht, trajneri iu nënshtrua një kure intensive në kushte shtëpie, por mungesa e përmirësimit të ndjeshëm detyroi mjekët të vendosin shtrimin e tij në spital për kontrolle dhe trajtim më të specializuar.

Këto vështirësi fizike kanë ndikuar drejtpërdrejt në përgatitjet e kombëtares rumune. Pas rreth dy muajsh, Rumania do të përballet me Turqinë në gjysmëfinalen e “play off”-it për kualifikimin në Kupën e Botës 2026, një ndeshje me peshë të jashtëzakonshme. Për momentin, Lucescu është detyruar të tërhiqet nga ndjekja e drejtpërdrejtë e grumbullimeve dhe e ndeshjeve, duke ia deleguar detyrat stafit të tij teknik.

Megjithatë, vetë trajneri ka tentuar të qetësojë opinionin sportiv: “Temperatura më arriti në 39 gradë. Jam në spital nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe po ndjek terapinë e nevojshme. Shpresoj të rikuperohem sa më shpejt dhe, sipas mjekëve, të hënën pritet të dal nga spitali”. Në Rumani mbizotëron shpresa që Lucescu të rikthehet sa më shpejt në pankinë, në një moment kyç për ëndrrën botërore të përfaqësueses./mxh

18:42 Rrjeti po zien: Luizi shkon “Kryeplak” te “Ferma VIP”?!

Rrjetet sociale po vlojnë sërish nga aludimet për rikthimin e fenomenit të “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, në një tjetër format madhor televiziv.

Sipas zërave që po qarkullojnë me shpejtësi, emri i tij lidhet ngushtë me sezonin e ri të spektaklit “Ferma VIP”, i cili pritet të startojë së shpejti në ekranin e Vizion Plus. Thuhet se Luizi mund të marrë një rol kyç në lojë, konkretisht atë të “Kryeplakut” të fermës – një pozicion me autoritet dhe ndikim të drejtpërdrejtë mbi konkurrentët dhe dinamikat e spektaklit.

Por surprizat nuk ndalen këtu. Vëmendja më e madhe është përqendruar te moderimi, ku përflitet se në krye të prezantimit mund të rikthehet një nga figurat më ikonike të televizionit shqiptar, Arbana Osmani.

Pas largimit të saj nga formati rival, emri i Arbanës është përmendur vazhdimisht për projekte të mëdha televizive, ndërsa një bashkëpunim i mundshëm me Luiz Ejllin shihet si lëvizja “shah-mat” që mund të rrëmbejë audiencën këtë sezon.

Megjithëse deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni apo protagonistët, fansat janë të bindur se, nëse kjo dyshe bëhet realitet, “Ferma VIP” do sjelle surpriza te medha!/mxh

18:40 “Flota” e makinave luksoze të Ervis Martinajt në duart e shtetit

Last Updated on 23/01/2026 by EL

Automjetet luksoze të bosëve të krimit, të sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po përdoren tashmë nga institucionet qendrore.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka shpërndarë pjesën më të madhe të këtyre mjeteve për shërbime institucional.

Mes automjeteve që tashmë shërbejnë institucionet është dhe flota e ish-bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që nga gushti i vitit 2022.

Disa nga automjetet e tij i janë dhënë në përdorim një bashkie të vogël, e cila po i përdor ato për nevoja institucionale, shkruan vna.

Kujtojmë se në shkurt të vitit 2023, SPAK sekuestroi 34 pasuri me vlerë miliona euro të Ervis Martinajt.

Mes automjeteve të konfiskuara ishin: një Smart Passion dhe një Land Rover Discovery, si dhe një Mercedes-Benz GLK 350, një Fiat Fiesta dhe një BMW M550.

Edhe sot e kësaj dite, biznesmeni i basteve dhe një ndër njerëzit më të fuqishëm të kumarit në vend, rezulton i zhdukur pa gjurmë./ET

18:37 Zbulohet se kush është vëllai i Selin dhe i dashuri i Gretës që po komentohet shumë në BBV!

Selin dhe Greta janë bërë pjesë që prej javëve të para të shtëpisë së Big Brother, dhe marrëdhënia mes tyre nuk ka kaluar pa u komentuar nga banorët në lojë. Por përveç tyre, rrjedhimisht ‘pjesë’ e debateve është bërë dhe personi që i bashkon dy vajzat, vëllai i Selin që është njëherësh dhe i dashuri i Gretës.

Së fundmi po qarkullon lajmi se i riu punon si DJ, dhe emrin e artit e ka “ONNO”. Ajo që vihet re në rrjetet sociale, është se ai nuk ka foto të përbashkëta me Gretën, edhe pse lidhja e tyre tashmë është e konsoliduar prej më shumë se një viti, aq sa vajzat janë etiketuar si kunata./mxh

18:35 Nga marrëveshja e bashkëpunimit me Italinë tek ligji për mbrojtjen e të grave/ Të martën seancë plenare, zbardhet rendi i ditës

Last Updated on 23/01/2026 by EL

Miratohet rendi i seancës parlamentare të 27 janarit. Mësohet se në këto seancë të ratifikohet marrëveshja e tregtisë së lirë.

Gjithashtu në seancën e 27 janarit, pritet të miratohet ligji për mbrojtjen e grave.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 5, datë 23.1.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.1.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

 

3. Akti normativ nr. 11, datë 19.12.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.
115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar. (Në mbështetje të nenit 101 të
Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim) Pyetje Shprehet nismëtari- Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunimin
strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Dhënie mendimi Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën Dhënie mendimi Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

5. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin për Pronësinë Intelektuale, Burimet Gjenetike dhe Njohuritë Tradicionale të Lidhura me To,
bërë në Gjenevë, më 24 maj 2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash
për miratim)
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e
Qëndrueshëm Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

6. Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 5/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për aspektet tregtare të të
drejtave të pronësisë intelektuale””. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute
votash për miratim) Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

7. Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 6/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për lehtësimin e tregtisë
së shërbimeve të ofruara nga agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë””.

8. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndalimin e tregtisë së paligjshme në produktet e duhanit”. (Në mbështetje të neneve 78, 83,
pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë

9. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995,
“Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar./ET

18:25 OKB kritikon operacionet e emigracionit në SHBA

Kreu i të drejtave të njeriut në OKB bëri thirrje të premten që administrata e presidentit Donald Trump të sigurojë që politikat e emigracionit respektojnë të drejtat individuale dhe ligjin ndërkombëtar. Ai shprehu shqetësim për arrestimet dhe mbajtjet arbitrare dhe të paligjshme të migrantëve.

“Individë po survejohen dhe arrestohen, ndonjëherë edhe me dhunë, madje në spitale, kisha, xhami, gjykata, tregje, shkolla dhe brenda shtëpive të tyre, shpesh thjesht mbi dyshimin se janë migrantë pa dokumente,” tha Volker Turk, përfaqësues i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Operacionet e fundit në qytetin e Minneapolisit kanë përfshirë rreth 3,000 oficerë federalë të armatosur dhe të maskuar, të cilët kanë arrestuar persona që pretendohet se janë shkelës të ligjit për emigracionin, duke përfshirë edhe qytetarë të ligjshëm dhe migrantë të rregullt.

Tensionet u rritën pas vrasjes së Renee Good, një qytetare amerikane dhe nënë e tre fëmijëve, më 7 janar, nga një oficer i emigracionit. Zëvendëspresidenti JD Vance mbrojti operacionet, duke fajësuar “agitatorët e ekstremit të majtë” dhe autoritetet lokale që nuk bashkëpunojnë.

Turk kërkoi një hetim të pavarur mbi rritjen e numrit të vdekjeve në kujdesin e Agjencisë për Imigracion dhe Dogana të SHBA-së, duke cituar 30 vdekje në 2025 dhe gjashtë deri më tani këtë vit. Ai gjithashtu dënoi denigrimin rutinor të migrantëve dhe refugjatëve në SHBA, duke theksuar se kjo rrit ekspozimin e tyre ndaj urrejtjes dhe abuzimit xenofobik./mxh

16:58 Përplasjet për buxhetin, qeveria franceze i mbijeton dy mocioneve të votëbesimit

Last Updated on 23/01/2026 by EL

Qeveria franceze i mbijetoi dy mocioneve të mosbesimit në parlament të premten, lidhur me vendimin e saj për të kaluar me forcë pjesën e të ardhurave të buxhetit të vitit 2026 pa ia dhënë Asamblesë Kombëtare fjalën e fundit.

Gjithsej 269 deputetë votuan pro mocionit të mosbesimit të paraqitur nga e majta radikale Franca e Papërkulur së bashku me të Gjelbrit dhe Komunistët, ndërsa nevojiteshin 288 vota për rrëzimin e qeverisë.

Edhe më pak deputetë mbështetën një mocion të dytë mosbesimi, të paraqitur nga e djathta ekstreme.

Kryeministri Sébastien Lecornu do të përdorë sërish nenin 49.3 të kushtetutës për të imponuar miratimin e pjesës së shpenzimeve të buxhetit në Asamblenë Kombëtare, një veprim që pothuajse me siguri do të shkaktojë mocione të tjera mosbesimi.

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron është e detyruar të anashkalojë parlamentin pasi muaj të tërë negociatash dështuan të prodhonin një ligj financiar për frenimin e deficitit që do të kalonte në dhomën e ulët, ku asnjë parti nuk ka shumicë funksionale./et

16:57 Forumi i Davosit, Lagarde: Bota po hyn në alternativa, jo në krizë

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, deklaroi të premten në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se rendi aktual botëror po pëson ndryshime, por këto zhvillime nuk përbëjnë një shkëputje të plotë nga sistemi ekzistues.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit kanadez Mark Carney, i cili kishte folur për një “shkëputje” të rendit global, Lagarde theksoi se nuk ndan të njëjtin qëndrim. Ajo nënvizoi se politikëbërësit duhet të përgatiten për alternativa dhe plane rezervë, por pa e përshkruar situatën si një thyerje radikale.

“Ne duhet të flasim për alternativa dhe jo për një shkëputje,” u shpreh Lagarde, duke shtuar se ndryshimet aktuale kërkojnë përshtatje dhe fleksibilitet nga institucionet dhe shtetet.

Në fjalimin e tij të posaçëm në Davos, Mark Carney deklaroi se Kanadaja synon të ndërtojë aleanca të reja me vende me mendësi të përbashkët, në një periudhë marrëdhëniesh të ndërlikuara me administratën e presidentit amerikan Donald Trump.

Carney argumentoi se bota ndodhet në mes të një shkëputjeje dhe jo thjesht një tranzicioni, duke theksuar se fuqitë e mëdha po përdorin integrimin ekonomik si mjet presioni dhe tarifat si armë politike, pa përmendur drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara./mxh

16:44 Kriza politike në Francë/ Qeveria kalon testin e Parlamentit

Qeveria franceze ka arritur të mbijetojë dy mocione mosbesimi në Parlament, të premten, pas vendimit për të miratuar pa votim pjesën e të ardhurave të buxhetit për vitin 2026. Mocionet u paraqitën në një klimë të tensionuar politike, teksa ekzekutivi përdori kompetenca të veçanta kushtetuese për të anashkaluar Asamblenë Kombëtare.

Mocioni i parë i mosbesimit, i paraqitur nga e majta radikale e “Franca e Pabindur” së bashku me të Gjelbrit dhe Komunistët, mori 269 vota pro, por nuk arriti pragun e nevojshëm prej 288 votash për rrëzimin e qeverisë. Edhe më pak mbështetje mori mocioni i dytë, i iniciuar nga e djathta ekstreme.

Pas dështimit të dy mocioneve, kryeministri Sebastien Lecornu njoftoi aktivizimin e nenit 49.3 të Kushtetutës për të miratuar edhe pjesën e shpenzimeve të buxhetit të vitit 2026, një veprim që pritet të shkaktojë mocione të tjera mosbesimi në ditët në vijim.

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron po detyrohet të anashkalojë Parlamentin pas muajsh negociatash të pasuksesshme për miratimin e një ligji financiar që do të ulte deficitin, në një Asamble ku asnjë forcë politike nuk ka shumicë funksionale.

Kriza buxhetore i ka kushtuar Macronit dy qeveri dhe ka futur Francën në një situatë politike të rrallë që nga krijimi i Republikës së Pestë në vitin 1958. Aktualisht, vendi po funksionon me një buxhet emergjent të trashëguar nga viti i kaluar.

Për të siguruar mbështetjen e socialistëve dhe për të shmangur rrëzimin e qeverisë, Lecornu bëri disa lëshime në fillim të këtij muaji. Ndërkohë, liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, paralajmëroi se deputetët që mbështetën qeverinë do të ndëshkohen nga votuesit në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe presidenciale.

Sipas kryeministrit, deficiti buxhetor për vitin 2026 nuk do të kalojë 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, më i ulët se 5.4 për qind në vitin 2025, por ende mbi kufirin prej 3 për qind të vendosur nga Bashkimi Europian.

Qeveria pret që buxheti i plotë të miratohet përfundimisht në gjysmën e parë të muajit shkurt./mxh

16:37 Italia dhe Gjermania zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Italia dhe Gjermania kanë nënshkruar një marrëveshje të re sigurie për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Marrëveshja u firmos të premten në Romë, gjatë konsultimeve qeveritare mes dy vendeve.

Dy partnerët e Bashkimit Europian dhe NATO-s synojnë të forcojnë bashkëpunimin në sisteme artilerie dhe tanke, përfshirë obusin vetëlëvizës PzH 2000, si edhe në prodhimin e municioneve për tanke dhe artileri.

Deklarata e përbashkët përfshin gjithashtu bashkëpunimin në avionët luftarakë Eurofighter, projektin europian të dronëve “Eurodrone”, helikopterët shumëpërdorimësh të transportit ushtarak NH-90, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe helikopterët luftarakë.

Në sektorin detar, Italia dhe Gjermania parashikojnë zgjerimin e bashkëpunimit për nëndetëset e klasit 212, përfshirë edhe tipin “Nëndetësja e së Ardhmes së Afërt”. Po ashtu, do të zhvillohen projekte të përbashkëta në teknologjinë e ndërhyrjeve elektronike dhe në fusha të tjera të avancuara ushtarake.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Friedrich Merz ishin planifikuar të mbanin një konferencë për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjes, por ajo u shty për më vonë./mxh

16:24 Arktiku në fokus, Danimarka kërkon dialog të matur me SHBA-në

Danimarka ka bërë thirrje për një proces të qetë dhe pa tensione në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara lidhur me Groenlandën. Ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, deklaroi të premten se Kopenhaga synon të ulë tonet dhe të shmangë dramën në takimet e ardhshme me Uashingtonin.

Deklarata vjen pas komenteve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se kishte siguruar akses total dhe të përhershëm të SHBA-së në Groenlandë, pas bisedimeve me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Ky i fundit theksoi se aleanca duhet të rrisë përpjekjet për të përballuar kërcënimet nga Rusia dhe Kina në rajonin arktik.

Nga ana e saj, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, njoftoi se ishte dakord me kreun e NATO-s për nevojën e forcimit të sigurisë në Arktik, pas disa javësh tensionesh të shkaktuara nga deklaratat e presidentit Trump për aneksimin e Groenlandës.

Frederiksen pritet të udhëtojë sot drejt kryeqytetit të Groenlandës, Nuuk, ku do të zhvillojë takime me kryeministrin e ishullit.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm Rasmussen konfirmoi se diplomatët danezë dhe amerikanë janë takuar të enjten në Uashington, ku kanë rënë dakord për një plan veprimi për të ecur përpara. Ai shtoi se datat e takimeve të ardhshme nuk do të bëhen publike, për të garantuar një proces të qetë diplomatik./mxh

16:15 Paris Hilton flet për Rita Orën, Bebe Rexhën: Mezi pres t’i…

Paris Hilton, ka folur së fundmi me admirim për dy artistet shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Orën dhe Bebe Rexhën, si dhe për dokumentarin e saj të ri, Infinite Icon: A Visual Memoir.

Hilton tregon se ka një raport shumë të ngushtë dhe miqësor me dy këngëtaret dhe shpreh respekt të madh për talentin, punën dhe personalitetet e tyre:

“I dua shumë Ritën dhe Beben. Janë vajza fantastike, shumë të talentuara dhe me zemër të madhe — si brenda, ashtu edhe jashtë skenës. I dua si motra dhe jam shumë krenare për të dyjat.”

Ajo thekson se çdo herë që janë bashkë e kalon “për mrekulli” dhe shpreh entuziazëm për t’i takuar sërish në një event të ardhshëm:

“Çdo moment me to është i veçantë — qeshim, argëtohemi dhe ndiejmë një lidhje të fortë. Mezi pres t’i shoh pas disa ditësh në festën e mikut tim.”

Dokumentari i ri

Paris Hilton foli edhe për dokumentarin e saj të ri, Infinite Icon: A Visual Memoir, që sjell një rrëfim intim mbi jetën, muzikën dhe karrierën e saj. Ky projekt përbëhet nga materiale arkivore, momente personale dhe skena nga performanca të përzgjedhura, duke ofruar një pasqyrë të hapur mbi rrugëtimin që e ka ndihmuar të rimarrë kontrollin e historisë së saj.

Dokumentari pritet të publikohet në 30 janar 2026, duke shërbyer si një udhëtim reflektues dhe emocional për publikun, larg stereotipeve dhe narrativave të medias tradicionale./mxh

16:07 “Nuk ecën dhe nuk flet….”, Kledi Kadiu flet për të birin!

Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, në një intervistë për Arbana Osmanin, ka folur për djalin e tij 4-vjeçar, Grabielin, i cili ka nevojat ë veçanta, si pasojë e prekjes nga një virus, vetëm 11 ditë pasi kishte ardhur në jetë. Kledi tregoi se e gjithë shtatzënia dhe lindja shkoi shumë mirë, kur papritmas jeta e tyre do të përmbysej në mënyrë të papritur.

“Djali ka ardhur në jetë në gusht të 2021, ka 6 vite diferencë me vajzën. Gabrieli ka bërë 4 vjeç këtë verë. Gabrielin e prisanim, nuk ishte surprizë si e Leas. Çdo gjë shkoi mirë, deri në momentin e fundit. Pastaj më 11 shtator, më merr Sharlota në telefon pasi kishte dalë shëtitje, më thotë që djali ‘bën disa veprime të çuditshme, është mirë të shkojmë në ndihmën e shpejtë, ne po shkojmë, por hajde dhe ti.’ Unë zakonisht nuk jam në shtëpi, të premten, të shtunë, të diel dhe shkova atje, në ndihmën e shpejtë, ishte akoma koha e Covid dhe nuk mund të hynin shumë njerëz.

Më tha më prit, dhe kjo pritja për mua ishte vetëvrasje, pse duhet të prisja aq shumë, kaq përgjigje e gjatë për të thënë se çfarë po ndodh. Ajo koha e vështirë që e kaluam, mbeti. Djali ishte vetëm 11 ditë. U shtrua në spital, në reanimacion me kod të kuq. Mjekët thanë që ishte ku rasti 1 në 70 mijë që mund të ndodhte, ishte ky virusi që nga hunda shkoi në tru dhe aty bëri ca lëvizje jo të duhura. U ndryshua gjithë festa që të lind një fëmijë, u shndërrua në një dhimbje. Fakti që ai ishte kaq i vogël, mospranimi i prindërve se pse atij, të më ndodhte mua.”, tha Kledi.

Balerini foli në lidhje me vështirësitë që e gjitha familja ka përjetuar, gjatë përballjes më situatën e djalit të tij, sot 4-vjeçar.

“Ishte diçka që nuk e ndalon dot. Ajo kohë kaloi, dhe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë për Gabrielin”, tha ai, duke theksuar se sot familja jeton me shpresë dhe besim, duke ndarë edhe detaje për gjendjen shëndetësore të djalit./mxh

15:39 Turizmi në 2025, na mban Kosova, ‘mërziten’ italianët, vijnë gjermanët dhe francezët

Last Updated on 23/01/2026 by EL

Shqiptarët e Kosovës mbetën grupi kryesor i turistëve në vend edhe gjatë 2025 dukë shënuar 4.66 milionë hyrje.

Pesha e tyre ndaj totalit prej 12.4 6 milionë hyrje ishte 37.4 për qind duke treguar edhe një herë kontributin që ka turizmi patriotik në këtë sektor në vendin tonë.

Të dhënat zyrtare të grupeve që kanë vizituar Shqipërinë sipas Lëvizjes së Shtetasve të publikuara nga INSTAT tregojnë se italianët mbetën grupi i dytë më i rëndësishëm me 1.29 milionë hyrje në vitin që lamë pas.

Kjo shënon një rritje 3.17 për qind në raport me vitin 2024. Ajo që vihet re është një ngadalësim i theksuar i rritjes së këtij grupi pasi në 2024 krahasuar me 2023 rritja ishte 31.5 për qind.

Turoperatorët thanë gjatë 2025-ës se një zbehje e italianëve sidomos gjatë verës ishte e dukshme dhe kjo lidhej me faktin që ata nuk e konsideronin më Shqipërinë një vend të lirë për pushime. Shtrenjtimi i disa rajoneve ku ky grup u përqendrua për pushime siç ishte pjesa e Jugut të Shqipërisë bëri që shumë prej tyre të anulonin rezervimet ose të ndryshonin destinacion.

Gjithsesi ata mbeten një grup i rëndësishëm për turizmin gjithëvjetor duke preferuar vizitat në fundjava në Tiranë apo Durrës si dhe në pjesën tjetër të vendit dhe duke eksploruar gjithmonë e më shumë pjesën kulinare dhe rurale të vendit nisur nga fakti që mbetemi ende një nga vendet me çmimet më të ulëta në restorante.

Në rënie gjatë vitit të shkuar ishin edhe polakët. Operatorët turistikë theksojnë se kjo rënie nuk vjen nga turizmi i organizuar i cili ndër vite ka qenë në rritje e po kështu kontratat ishin në rritje edhe ne 2025-ën. Rënia vjen nga turistët individual që nën promovimin e gjerë që pati Shqipëria tre vitet e fundit vendosën të eksploronin të vetëm.

Vitin e shkuar në vend hynë 288 mijë polakë që përbëjnë vetëm 2.8 për qind të peshës totale të turistëve. Po kështu në rënie ishin gjatë 2025-ës edhe turistët nga Turqia dhe Spanja.

Grupet në rritje

Gjermania dhe Franca janë dy grupet me rritje të turistëve në vendin tonë dhe kjo pritet të mbetet e njëjtë edhe gjatë këtij viti. Të dhënat zyrtare tregojnë se vitin e shkuar gjermanët patën një rritje 17.27 për qind duke shënuar një numër prej 452 mijë hyrjesh.

Ky është një grup turistësh që vjen në formë individuale por sidomos të organizuar në ture kulturore por edhe gjatë verës. Sa i i takon Francës rritja ishte 25.39 për qind në raport me një vit më parë duke shënuar 293 mijë. Franca pritet të vijojë rritjen edhe këtë vit madje për herë të parë operatorët turistikë ndërmjetësuan me strukturat akomoduese për ti sjellë me kontrata garancie në formë të organizuar gjatë kësaj vere. Në rritje janë edhe hyrjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në vitin 2025 u regjistruan 241 mijë hyrje me një rritje rreth 8 për qind në raport me vitin paraardhës.

Shqipëria po vijon edhe gjatë këtij viti një promovim të gjerë në media ndërkombëtare dhe rrjete sociale por ky promovim nuk është i përmasave që vendi ka pasur në tre vitet e fundit. Ekspozimi i probleme të turizmit në rrjete sociale nga vizitorë që kanë ardhur në Shqipëri duket se ka bërë që përveç pjesës më të bukur të Shqipërisë të huajt të kenë rezerva edhe për problemet që kanë hasur sidomos sa i takon mbetjeve, infrastrukturës, kafshëve të braktisura, çmimeve jo dhe aq ekonomike sa pritshmëritë e tyre.

Gjatë 2026 operatorët e turizmit presin që rritja të vijojnë sa i takon vizitorëve por vëmendja duhet të kthehet tek marrja e masave për të siguruar qëndrueshmëri afatgjatë. Ngadalësimi i rritjes vit pas viti është një sinjal që masat duhet të merren janë urgjente./et

15:35 Ndryshimet në Kodin Penal, parkimi dysh të çon në burg

Last Updated on 23/01/2026 by EL

Në Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme pa praninë e deputetëve të opozitës të cilët janë në terren për përgatitjet e protestës të së shtunës, është diskutuar dhe miratuar një ndryshim në kodin penal.

Parkimi dysh i automjeteve deri tani i ndëshkuar me gjobë kthehet në një vepër penale e dënueshme me burg.  Detajet se përse ashpërsohet kodi penal i dha relatori socialist deputeti Ervin Hoxha.

“Rritja e sigurisë rrugore dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve duke ndëshkuar parkimin në rresht të dytë që pengon qarkullimin e mjeteve emergjente; Parandalimi i bllokimeve totale të rrugëve dhe pengesave serioze për këmbësorët, duke mbështetur lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve; Forcimi i efektit parandalues të ligjit penal në mënyrë që qytetarët të respektojnë hapësirat e qarkullimit dhe të kontribuojnë në sigurinë publike; Sigurimi i një kuadri ligjor të qartë dhe të efektshëm për institucionet e zbatimit të ligjit, duke mundësuar ndërhyrje të shpejta dhe të efektshme në situata emergjente”, tha Hoxha.

Ndryshimet në kodin penal parashikojnë dekriminalizimi e shpifjes përfshi rritjen e mbrojtjes të sigurisë së gazetarëve gjatë punës së tyre.

Sulmi, kërcënimi apo intimidimi ndaj një gazetari do të trajtohet me të njëjtin seriozitet si ai ndaj një punonjësi shteti, duke rritur dukshëm mbrojtjen ligjore dhe sigurinë e tyre fizike.

Ervin Hoxha shtoi: “1 deri 5 vite burg kush godet gazetarët në detyrë”.

Në këtë komision u miratuan edhe disa ndryshime në ligjin për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit. Pirro Vengu ministër i mbrojtjes tha në komision se ndryshimet synojnë një sistem të ri elektronik kontrolli  dhe parandalimi e trafikut të jashtëligjshëm./et

15:33 Karremi i Putinit për Trump-in

Last Updated on 23/01/2026 by EL

Nga Enver Robelli

Duke qenë agjent i KGB-së sovjetike, Vlladimir Putin është specialist për simulim, servilosje, lajkatime. Këtë e bën ndaj atyre që janë më të fuqishëm se ai. Ndaj liderit kinez, për shembull. Dhe sidomos ndaj Donald Trumpit. Ndaj tij diktatori rus sillet si një masazhist i egos së presidentit amerikan.

Shembulli më i ri, për të cilin raporton gazeta konservatore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) në numrin e sotëm: Trump tha se Putini e ka pranuar ftesën për të qenë anëtar i të ashtuquajturit “Bord i Paqes”. Në të vërtetë Putini nuk e pranoi ftesën, por vetëm autorizoi vartësit e tij ta shqyrtojnë atë. Dhe e falënderoi Trumpin. Pas lëvdatave Putin, si peshkatar i shkathtë, ia hodhi Trumpit një karrem: i tha se po t’i dhurojë 1 miliard dollarë për “Bordin e Paqes”. I propozoi që këto para t’i marrë nga mjetet ruse të bllokuara në SHBA nga administrata e mëpareshme, pra nga qeveria e Joe Biden.

FAZ shkruan: “Pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, në SHBA u ngrinë katër deri në pesë miliardë dollarë rezerva të Bankës Qendrore ruse; kjo është vetëm një pjesë e vogël e totalit prej 280 miliardë dollarësh që u ngrinë në atë kohë, më shumë se dy të tretat e të cilave në Belgjikë. Sipas vendimit të G7, kjo gjendje duhet të mbetet e tillë derisa Rusia t’i dëmshpërblejë Kievit dëmet e shkaktuara. Pra, Putin i propozon Trumpit një keqpërdorim të mjeteve. Mbi këto mjete Rusia, ndryshe nga çfarë pretendoi Putin, aktualisht nuk mund të disponojë. Qëllimi i tij është ta tundojë Trumpin që të shkëputet nga partnerët (europianë) në një tjetër çështje parimore”.

Zemërgjerë u tregua Putini edhe sa i përket Grenlandës. Tha se Danimarka është sjellë keq, madje brutalisht ndaj këtij ishulli dhe prezantoi një shifër për të cilën SHBA mund të blinin Grenlandën (“diku afër një miliard dollarë, ndonëse SHBA-ja ndoshta do të paguante edhe më shumë”).

Kjo është shkolla e sprovuar sovjetike e politikëbërjes. Në një botë fiksioni do të mund të shkruhej një roman me titullin: “Masazhisti nga Kremlini”. Nganjëherë romanet i shkruan realiteti./et

❌