❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zhdukja e ish-politikanes amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë, familjarët do të paguajnë

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth kërkesave për shpërblim për kthimin e sigurt të Nancy Guthrie, siç raporton CNN, rrëmbyesi ose rrëmbyesit e supozuar kanë kërkuar 6 milionë dollarë dhe kanë kërcënuar jetën e Guthrie nëse afati i orës 5 pasdite të së hënës nuk respektohet, duke cituar një shënim shpërblimi të dërguar në stacion.

Letra e supozuar të shpërblimit të dërguara në KGUN dhe media të tjera kërkonin miliona në Bitcoin në këmbim të kthimit të saj.

FĂ«mijĂ«t e Nancy Guthrie bĂ«nĂ« thirrje pĂ«r kthimin e nĂ«nĂ«s sĂ« tyre nĂ« mediat sociale, duke thĂ«nĂ«: “Ne do tĂ« paguajmĂ«â€.

Autoritetet kanë thënë se vendimi për të paguar çdo shpërblim të supozuar varet nga familja Guthrie.

“Ne jemi nĂ« komunikim me familjen dhe ndĂ«rsa kĂ«shillojmĂ« dhe rekomandojmĂ« nga njĂ« perspektivĂ« e zbatimit tĂ« ligjit, çdo veprim i ndĂ«rmarrĂ« pĂ«r çdo shpĂ«rblim vendoset pĂ«rfundimisht nga familja“, u tha gazetarĂ«ve javĂ«n e kaluar agjenti special i FBI-sĂ«, Heith Janke.

Zyrtarët po hetojnë vërtetësinë e një mesazhi të dytë të dërguar në KOLD të premten në lidhje me Nancy Guthrie. Shënimi përfshinte informacione të ndjeshme dhe asnjë afat kohor, sipas një prezantuesi në media.

Ende nuk ka të dyshuar të emëruar, ndërsa kërkimi për Nancy Guthrie hyn në ditën e tetë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zhdukja e ish-politikanes amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë, familjarët do të paguajnë appeared first on Sinjali.

BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në vitin 2025

Remitancat në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën prej 1.42 miliard eurosh, duke shënuar një rritje prej 4.4% ose rreth 60 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024. Muaji dhjetor mbetet ende me të dhëna preliminare dhe pritet të finalizohet në fund të shkurtit.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), pjesa më e madhe e remitancave ka ardhur nga Gjermania me rreth 39% të totalit.

Pas saj renditen Zvicra me 17.5%, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.2%, Austria me 4.2%, Italia me 3.9%, ndërsa Belgjika dhe Franca me nga 3.4%.

Sa i përket mënyrës së dërgimit të parave, rreth 55% e remitancave janë transferuar përmes agjencive për transfere të mjeteve, 17% përmes bankave dhe 28% përmes kanaleve të tjera. Kjo strukturë ka mbetur pothuajse e njëjtë si në vitin paraprak.

Mesatarja mujore e remitancave ishte rreth 117.9 milionë euro, ndërsa prurjet më të mëdha u regjistruan në muajt korrik, gusht dhe dhjetor, kryesisht për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë gjatë sezonit të verës dhe festave të fundvitit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në vitin 2025 appeared first on Sinjali.

Ushtria e Kosovës në provën finale

Pushtetet janë ndërruar, ashtu edhe komandantët, por ideja e ushtrisë ka mbetur. Në një skenë politike shpesh të përçarë, ndërtimi i Ushtrisë së Kosovës është një nga proceset e rralla që ka vazhduar pa u ndalur.

Ky konsensus institucional ka siguruar vazhdimësi në tranzicion, investime të qëndrueshme dhe përafrim të pandërprerë me standardet e NATO-s.

Sipas gjeneralit nĂ« pension Naim Haziri, i cili ka ndjekur nga afĂ«r disa faza tĂ« zhvillimit tĂ« ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s, kjo forcĂ« operon sot sipas doktrinave moderne tĂ« luftĂ«s, ka kapacitete funksionale pĂ«r rreziqet aktuale dhe pritet tĂ« pĂ«rmbyllĂ« tranzicionin nĂ« ushtri deri nĂ« vitin 2028 – nĂ« pĂ«rputhje me afatet e planit fillestar.

“Jam shumĂ« optimist, edhe pse kjo Ă«shtĂ« faza mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e ngritjes sĂ« ForcĂ«s. Aktualisht po zhvillohen kapacitetet ajrore dhe po forcohen regjimentet luftarake, me elemente mbĂ«shtetĂ«se tĂ« operacioneve. Jam i bindur se FSK-ja do t’i arrijĂ« kapacitetet e plota operacionale nĂ« kohĂ«n e parashikuar dhe do tĂ« jetĂ« njĂ« forcĂ« kredibile, e ndĂ«rveprueshme me tĂ« gjitha ushtritĂ« e NATO-s”, thotĂ« Haziri pĂ«r programin Expose tĂ« Radios Evropa e LirĂ«.

Ky rrugëtim nisi në vitin 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ligjet që hapën procesin dhjetëvjeçar të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri me kapacitete të plota.

NĂ« atĂ« kohĂ«, NATO-ja – e pranishme nĂ« KosovĂ« me mision paqeruajtĂ«s qĂ« nga paslufta – e cilĂ«soi kĂ«tĂ« vendim si “tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m nĂ« kohĂ«â€, pĂ«r shkak tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« tensionuara mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«.

Por, ndryshe prej saj, Shtetet e Bashkuara e mbĂ«shtetĂ«n kĂ«tĂ« hap, duke e cilĂ«suar tranzicionin e FSK-sĂ« si “historik” dhe duke konfirmuar angazhimin e tyre pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur zhvillimin e saj profesional.
Hashim Thaçi, atëkohë president i Kosovës dhe komandant suprem i FSK-së, tha se krijimi i ushtrisë së Kosovës është rezultat i një shekulli sakrificash.

“I siguroj tĂ« gjitha komunitetet nĂ« KosovĂ«, e veçanĂ«risht komunitetin serb, se FSK-ja do tĂ« vazhdojĂ« t’u shĂ«rbejĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve, pa dallime etnike”, tha Thaçi nĂ« dhjetor tĂ« vitit 2018.

Diskursi institucional – FSK-ja si forcĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s – u ruajt i pandryshuar edhe nĂ«n presidencĂ«n e Vjosa Osmanit.

“DjemtĂ« dhe vajzat e ForcĂ«s sonĂ« janĂ« tĂ« gatshĂ«m pĂ«r ta mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonĂ« – RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s – nĂ« çdo pĂ«llĂ«mbĂ« tĂ« tij”, tha Osmani nĂ« dhjetor tĂ« vitit 2022.

FSK-ja, edhe sot, duhet të marrë leje nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, për të operuar në pjesën veriore të vendit, ku popullata shumicë është serbe.

Ky kufizim operacional u vendos nga ish-presidenti Hashim Thaçi në vitin 2013, përmes një letre të dërguar shefit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe mbetet në fuqi.

Radio Evropa e Lirë pyeti Presidencën e Kosovës nëse po shqyrton rishikimin e obligimit për leje nga KFOR-i për operimet e FSK-së në veri, në prag të përmbylljes së transformimit të saj në ushtri, por deri tani nuk mori përgjigje.

I kontaktuar nga REL-i, njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i NATO-s tha vetĂ«m se “qĂ« nga viti 2016, Ekipi KĂ«shillues dhe NdĂ«rlidhĂ«s i NATO-s – i cili Ă«shtĂ« i ndarĂ« nga KFOR-i – ka ofruar mbĂ«shtetje tĂ« konsiderueshme pĂ«r zhvillimin e ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s, nĂ« kuadĂ«r tĂ« mandatit tĂ« saj fillestar tĂ« mbrojtjes civile, pĂ«rmes ndĂ«rtimit tĂ« kapaciteteve, edukimit dhe koordinimit tĂ« trajnimeve”.
Ndër vite, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në një sërë misionesh dhe aktivitetesh rajonale e ndërkombëtare, kryesisht në kuadër të operacioneve humanitare, trajnuese dhe paqeruajtëse.

Së fundmi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se FSK-ja do të marrë pjesë edhe në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën.

Aktualisht, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në proces është shqyrtimi i formës dhe kapacitetit, me të cilin do të mund të kontribuohet në këtë forcë paqeruajtëse.
ZĂ«vendĂ«sministri nĂ« detyrĂ« i Mbrojtjes, Shemsi Syla, konfirmon se FSK-ja ka pĂ«rmbushur tashmĂ« objektivin pĂ«r 5.000 trupa tĂ« rregullta, ndĂ«rsa mbetet ende pĂ«r t’u plotĂ«suar komponenti rezervĂ« prej 3.000 pjesĂ«tarĂ«sh.

Megjithëse përbërja e plotë e armatimit të FSK-së nuk është bërë publike, pajisjet e konfirmuara zyrtarisht variojnë nga automjetet e blinduara deri te dronët.

Sipas Sylës, kapacitetet janë ndërtuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe armatimi e pajisjet janë në përputhje me standardet e NATO-s.

“AleatĂ«t nga tĂ« cilĂ«t kemi blerĂ« armatim, pĂ«rfshijnĂ«: Shtetet e Bashkuara, TurqinĂ«, KroacinĂ«, BritaninĂ« e Madhe, GjermaninĂ«, ItalinĂ« e tĂ« tjera. Sot, nĂ« kĂ«tĂ« stad tĂ« ngritjes, por edhe nesĂ«r kur t’i kemi kapacitetet e plota, ne do tĂ« jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« ofrojmĂ« siguri”, thotĂ« Syla pĂ«r ExposenĂ«.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka shënuar rritje të ndjeshme viteve të fundit, duke u trefishuar nga 67.3 milionë euro në vitin 2021 në 207.8 milionë euro vitin e kaluar.

Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2027 e identifikon qartë Serbinë dhe pretendimet e saj territoriale si kërcënimin kryesor për sigurinë kombëtare.

QĂ« nga fillimi, krijimi i ushtrisĂ« sĂ« KosovĂ«s ka hasur nĂ« kundĂ«rshtime tĂ« forta nga Serbia – vendi qĂ«, gjatĂ« pesĂ« vjetĂ«ve tĂ« fundit, ka shpenzuar mĂ« sĂ« shumti pĂ«r ushtrinĂ« nĂ« gjithĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar PrishtinĂ«n se “po u bie daulleve tĂ« luftĂ«s” dhe po rrezikon komunitetin serb.

Ky diskurs ka ushqyer rezistencë të vazhdueshme në mesin e komunitetit serb ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës, veprimeve të forcave të sigurisë dhe shtrirjes së autoritetit shtetëror, sidomos në veri. Kulmi i kësaj përplasjeje ka qenë sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, në vitin 2023.

NjĂ« ushtare e ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s sĂ« bashku me djalin e saj nĂ« kazermĂ«n “Adem Jashari”.
Sipas gjeneralit nĂ« pension, Naim Haziri, Serbia mbetet kĂ«rcĂ«nimi kryesor si ushtarak, ashtu edhe joushtarak, pĂ«r KosovĂ«n. Ai pĂ«rmend nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ« edhe kĂ«rcĂ«nimet hibride, pĂ«rfshirĂ« sulmet kibernetike, por thekson se FSK-ja, edhe tash, ka kapacitete tĂ« mjaftueshme pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur çdo kĂ«rcĂ«nimi.

“Kur njĂ« ushtri mbrohet dhe njĂ« ushtri sulmon, atĂ«herĂ« proporcioni i forcave Ă«shtĂ« varĂ«sisht inxhinierisĂ« qĂ« pĂ«rgatitet, tre me njĂ«, pesĂ« me njĂ«, tetĂ« me një  Dhe FSK-ja, me kapacitetet qĂ« sot i ka, Ă«shtĂ« e gatshme qĂ« nĂ« çdo kohĂ« ta mbrojĂ« integritetin territorial tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, thotĂ« Haziri.

Megjithatë, ai thekson nevojën për investime më të mëdha në personelin e FSK-së, duke nënvizuar se mirëqenia e tij është faktor kyç për efektivitetin dhe gatishmërinë e forcës.

“Mendoj se ka hapĂ«sirĂ« tĂ« bĂ«het mĂ« shumĂ« pĂ«r personelin. NĂ« fazĂ«n e dytĂ«, investimet kanĂ« qenĂ« tĂ« fokusuara nĂ« blerje tĂ« armatimit, por nuk duhet pĂ«rjashtuar as investimi nĂ« personel, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« pjesĂ«tarĂ«t tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« motivuar pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« qĂ« i ushtrojnĂ«â€, thotĂ« ai.

Pagat nĂ« FSK ndryshojnĂ« sipas gradave – me mĂ« tĂ« ulĂ«tat pĂ«r rekrutĂ«t e rinj dhe mĂ« tĂ« lartat pĂ«r nĂ«nkolonelĂ«t dhe gjeneralĂ«t. Ligji e lejon largimin vullnetar tĂ« pjesĂ«tarĂ«ve, dhe tĂ« dhĂ«nat e MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes tregojnĂ« se braktisjet ndodhin çdo vit – me njĂ« rritje tĂ« ndjeshme midis viteve 2021, kur u larguan 50 ushtarĂ«, dhe 2023, kur numri i tyre arriti nĂ« 134.
ZĂ«vendĂ«sministri nĂ« detyrĂ«, Shemsi Syla, thekson rĂ«ndĂ«sinĂ« e vazhdimit tĂ« mbĂ«shtetjes nga partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« pĂ«r tĂ« siguruar trajnimin dhe pajisjet pĂ«r ushtarĂ«t. Ai shton se FSK-ja ka arritur t’i integrojĂ« tĂ« gjitha komunitetet nĂ« radhĂ«t e veta, ndonĂ«se sfiduese mbetet pjesĂ«marrja e komunitetit serb.

“Problemin mĂ« tĂ« madh na e kanĂ« shkaktuar serbĂ«t. Me kĂ«rcĂ«nime e me shantazhe, kanĂ« arritur t’i largojnĂ« disa pjesĂ«tarĂ«. NĂ« konkurset qĂ« kemi shpallur, ka pasur vazhdimisht tĂ« interesuar, por vazhdon tĂ« ketĂ« frikĂ«â€, thotĂ« Syla.

FalĂ« bashkĂ«punimeve me partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« dhe standardeve tĂ« NATO-s, Syla thotĂ« se FSK-ja Ă«shtĂ« qysh tash e pĂ«rgatitur tĂ« bashkohet me AleancĂ«n – njĂ« synim i shprehur qĂ« nga fillimi i transformimit. TĂ« njĂ«jtin qĂ«ndrim e mbĂ«shtet edhe gjenerali nĂ« pension, Naim Haziri.

“Kosova Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« e fuqishme saqĂ« mendohet dhe shihet nga dikush – nĂ« tĂ« gjitha aspektet”, sipas tij.

E, nga NATO-ja konfirmojnĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se aleanca “ofron kontribute tĂ« rĂ«ndĂ«sishme ushtarake pĂ«r KosovĂ«n”, por se “rruga drejt paqes sĂ« qĂ«ndrueshme Ă«shtĂ« politike”. Ndaj, “NATO-ja vazhdon ta mbĂ«shtesĂ« fuqishĂ«m dialogun e lehtĂ«suar nga BE-ja” pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve mes KosovĂ«s dhe Serbisë  edhe pse ky proces mbetet i bllokuar prej kohĂ«sh, pa pĂ«rparime qĂ« do ta nxirrnin nga vendnumĂ«rimi disavjeçar./ REL

The post Ushtria e Kosovës në provën finale appeared first on Sinjali.

Mustafa: Problemet shĂ«ndetĂ«sore m’u krijuan kur isha kryeministĂ«r, qeverisa me gaz lotsjellĂ«s

Ish-kryeministri Isa Mustafa tha se nuk ka “asnjĂ« ambicie” qĂ« tĂ« kthehet nĂ« politikĂ«, ndĂ«rsa foli pĂ«r problemet e tij shĂ«ndetĂ«sore.

“Kam edhe probleme shĂ«ndetĂ«sore tĂ« cilat
 s’mundem unĂ« tash me ato probleme
 S’kam dashtĂ« edhe kryetar i LDK-sĂ« viteve tĂ« fundit me ndejtĂ«, e lĂ«re mĂ« tash”, tha ai nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r KosovaPress.

Mustafa tha se ka probleme shëndetësore të krijuara gjatë kohës kur ai qeveriste me vendin, duke përmendur aktet e atëhershme opozitare të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë së Albin Kurtit e cila shprehte kundërshtimin edhe përmes gazit lotsjellës.

“UnĂ« s’kam problem me kokĂ«n, s’kam problem me mendimin, s’kam problem me analizĂ«n, por me sĂ«mundjen tjetĂ«r qĂ« e kam origjinale, e kam çështje qĂ« m’u ka kriju prej njĂ« presioni tĂ« madh qĂ« e kam pasĂ« sa kam qenĂ« kryeministĂ«r i kĂ«tij vendi, se unĂ« mĂ« shumĂ« kam qeveris me gaz lotsjellĂ«s, me bombĂ«, me bombola gazi, me akte tĂ« dhunimit tĂ« shtĂ«pisĂ« sime e tĂ« kalljes sĂ« shtĂ«pisĂ«â€Šâ€

“S’mundem me ia paramendu vetes tĂ« hyj unĂ« edhe njĂ«herĂ« nĂ« atĂ« valle me njerĂ«z tĂ« tillĂ« tĂ« cilĂ«t s’kanĂ« marrĂ«, asnjĂ«ri s’ka marrĂ« as dĂ«nime, as kritika meritore pĂ«r atĂ«â€, tha Mustafa.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mustafa: Problemet shĂ«ndetĂ«sore m’u krijuan kur isha kryeministĂ«r, qeverisa me gaz lotsjellĂ«s appeared first on Sinjali.

Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë

Zyrtarë ukrainas thanë se të paktën tre persona u vranë nga sulmet ruse gjatë natës, që kishin në shënjestër ndërtesa banimi në qytetin lindor Kramatorsk.

Sulmet e 8 shkurtit përfshinë bomba të rënda, thanë zyrtarët, armë që Rusia i ka përdorur për të shkatërruar si pozicionet ukrainase në vijën e frontit, ashtu edhe zonat e banuara.

Gati 20 persona u plagosën në sulmet e orëve të para të mëngjesit, njoftoi Policia Kombëtare.

Në total, Rusia lëshoi më shumë se 400 dronë dhe raketa në lokacione anembanë vendit, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në një postim në Telegram, ai u ankua se armët ruse vazhdojnë të pajisen me pjesë dhe komponentë të importuar nga jashtë, ndërsa njoftoi masa të reja që synojnë ndërprerjen e furnizimeve me këto pjesë.

SĂ« bashku me Slovianskun, Kramatorsku Ă«shtĂ« njĂ« nga dy qytetet kryesore qĂ« Ukraina ende i kontrollon nĂ« rajonin lindor tĂ« Donjeckut. TĂ« dy konsiderohen “qytete-fortesa”, thelbĂ«sore pĂ«r mbrojtjen e UkrainĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« rajon.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë appeared first on Sinjali.

Dosja Epstein – Jep dorĂ«heqje shefi i stafit tĂ« Starmerit

Morgan McSweeney ka dhënë dorëheqjen si shef i stafit të kryeministrit britanik, Keir Starmer.

Në arsyetimin e dorëheqjes, ai ka thënë se vendimi i Starmerit për të emëruar Peter Mandelson ambasador në SHBA në vitin 2024 ishte gabim.

“Pas reflektimit tĂ« kujdesshĂ«m, kam vendosur tĂ« jap dorĂ«heqjen nga qeveria. Vendimi pĂ«r tĂ« emĂ«ruar Peter Mandelson ishte i gabuar. Ai ka dĂ«mtuar partinĂ« tonĂ«, vendin tonĂ« dhe besimin nĂ« vetĂ« politikĂ«n”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Mandelson është përmendur për lidhje me Jeffrey Epstein, në dosjet e publikuara nga Departmenti amerikan i Drejtësisë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dosja Epstein – Jep dorĂ«heqje shefi i stafit tĂ« Starmerit appeared first on Sinjali.

Sulmohet avokati i Ilir Metës në Vlorë, goditet pas koke me mjet prerës

Kujtim Cakrani, avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme rreth orës 13:30 në ambientet e një karburanti në qytetin e Vlorës.

Sipas vetë avokatit Cakrani, dy persona të panjohur për të e kanë sulmuar në momentin që ai po furnizohej me karburant. Fillimisht, ata e kanë ofenduar dhe sharë, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një parkimi , edhe pse avokati shprehet se nuk beson se ky ka qenë shkaku i vërtetë.

Më pas, dy personat kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e goditur me një mjet prerës në pjesën e pasme të kokës. Si pasojë, Cakrani ka pësuar një frakturë të rëndë në pjesën e pasme të kokës dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet i shtruar në reanimacion.

Burime spitalore bëjnë me dije se avokati ka dëmtime serioze në kokë, dhe aktualisht nuk arrin të qëndrojë në këmbë.

Ndërkohë, në spital pritet mbërritja e ekspertëve mjeko-ligjorë, si edhe e përfaqësuesve të policisë, të cilët do të marrin dëshminë e avokatit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Ishin dy çuna me njĂ« makinĂ«, tĂ« cilĂ«t pasi mĂ« provokuan, mĂ« dhunuan fizikisht. Nuk i njoh ata. Me njĂ«rin po bisedoja, tjetri mĂ« goditi pas koke. Ka ndodhur nĂ« hyrje tĂ« VlorĂ«s, nĂ« njĂ« pikĂ« karburanti. Nuk e kam idenĂ«. ErdhĂ«n aty provokuan dhe mĂ« pas filluan me fjalĂ« fyese. Ata dolĂ«n nga makina, mĂ« dhunuan./ TCH

Ka qenë me mjet prerës. Më goditën pas koke. Unë isha ulur në makinë. Njëri nga dritarja po më ofendonte, kurse tjetri hyri nga dera e pasagjerit dhe më goditi.

MĂ« thanĂ«: ‘Pse ke parkuar keq makinĂ«n. Ke zĂ«nĂ« gjithĂ« karburantin’. Pra ishte njĂ« mĂ«nyrĂ«, njĂ« formĂ« provokimi. Nuk i njoh tĂ« dy. Ishin moshĂ« e re”, tha Cakrani.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmohet avokati i Ilir Metës në Vlorë, goditet pas koke me mjet prerës appeared first on Sinjali.

Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s

Kongresmeni amerikan Kieth Self gjatë një tryeze me deputetët shqiptarë në Kongres theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të sjellë stabilitet në Ballkan.

Ai nënvizoi se kjo është një pjesë kyçe për sigurinë rajonale dhe se duhet tejkaluar kundërshtimet e disa vendeve.

“UnĂ« po kĂ«rkoj ekuilibĂ«r nĂ« Ballkan. Dua ekuilibĂ«r nĂ« Ballkan dhe mendoj se njĂ« nga pjesĂ«t kyçe – dhe e kam marrĂ« si mision personal- Ă«shtĂ« anĂ«tarĂ«simi i KosovĂ«s nĂ« NATO, e cila do tĂ« ishte njĂ« forcĂ« jashtĂ«zakonisht stabilizuese nĂ« Ballkan. Prandaj duhet tĂ« bĂ«jmĂ« pĂ«rparim nĂ« kĂ«tĂ« drejtim dhe duhet t’u pĂ«rgjigjemi kundĂ«rshtimeve tĂ« disa vendeve. Besoj se kjo Ă«shtĂ« njĂ« pjesĂ« kyçe e asaj pĂ«r tĂ« cilĂ«n po flasim sot, sepse siguria nĂ« Ballkan-Ballkani sot, sipas mendimit tim, Ă«shtĂ« njĂ« fuçi baruti- dhe ne duhet ta zgjidhim kĂ«tĂ« dhe tĂ« sjellim stabilitet nĂ« rajon”.
Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s appeared first on Sinjali.

KEK: Prodhimi i energjisë rritet me 110,000 MWh në dy muaj

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se prodhimi i energjisë gjatë dhjetorit 2025 dhe janarit 2026 është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas KEK-ut është arritur një shtesë totale prej rreth 110,000 MWh dhe përmbushur kërkesën e brendshme për energji.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KEK: Prodhimi i energjisë rritet me 110,000 MWh në dy muaj appeared first on Sinjali.

Mickoski: Provimi i jurisprudencës mund të mbahet në gjuhën shqipe

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ligji për gjuhët lejon që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip, pas kërkesës së studentëve shqiptarë të juridikut, të cilët dorëzuan peticion në institucione për ta realizuar këtë të drejtë.

Ai tha se ligji i gjuhëve është i qartë, prandaj edhe provimi në gjuhën shqipe mund të mbahet.

“Ligji pĂ«r gjuhĂ«t Ă«shtĂ« i qartĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rast. NĂ«se dikush kĂ«rkon dhĂ«nien e provimit nĂ« shqip, duhet t’i lejohet”, deklaroi Mickoski.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mickoski: Provimi i jurisprudencës mund të mbahet në gjuhën shqipe appeared first on Sinjali.

Tre të vrarë dhe një prift i rrëmbyer në sulm armatosur në Nigeri

Tre persona u vranë dhe një prift katolik u rrëmbye gjatë një sulmi armatosur në rezidencën e tij në distriktin Kauru, shteti Kaduna, në veri të Nigerisë.

Sulmi ndodh vetëm disa ditë pas shpëtimit të 166 besimtarëve nga sulme të ngjashme në rajon, duke rikthyer shqetësimin për pasigurinë e vazhdueshme në zonë.

Prifti i rrëmbyer është identifikuar si Nathaniel Asuwaye, famullitar i Kishës Katolike të Trinisë së Shenjtë në Karku.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tre të vrarë dhe një prift i rrëmbyer në sulm armatosur në Nigeri appeared first on Sinjali.

Tronditje në Olimpiadë: Lindsey Vonn rrëzohet rëndë, dërgohet me helikopter në spital

Skiatorja amerikane Lindsey Vonn pësoi një aksident të rëndë gjatë garës së zbritjes në Cortina 2026, u rrokullis dhe u transportua me helikopter në spital.

Gjendja e saj mbetet e paqartë.

U.S. ski star Lindsey Vonn was injured in a crash during the Winter Olympics and was airlifted by helicopter to a medical facility. pic.twitter.com/g4KrageW1q

— Open Source Intel (@Osint613) February 8, 2026

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tronditje në Olimpiadë: Lindsey Vonn rrëzohet rëndë, dërgohet me helikopter në spital appeared first on Sinjali.

40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht


Një bursë kriptomonedhash në Korenë e Jugut u shpërndau aksidentalisht klientëve më shumë se 40 miliardë euro në Bitcoin, duke i bërë ata për një kohë të shkurtër multimilionerë.

Kishte planifikuar t’u jepte pĂ«rdoruesve njĂ« shpĂ«rblim tĂ« vogĂ«l simbolik, por pĂ«r shkak tĂ« njĂ« gabimi teknik, u transferuan 2.000 bitcoin pĂ«r secilin klient.

Bithumb kërkoi falje për gabimin dhe njoftoi se kishte rikuperuar 99.7% të 620,000 bitcoin-eve të dërguar gabimisht.

“Duam ta sqarojmĂ« se kjo çështje nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« fare me hakim apo shkelje sigurie dhe nuk ka asnjĂ« problem me sigurinĂ« e sistemit apo menaxhimin e aseteve tĂ« klientĂ«ve”, tha Bithumb nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Në një takim urgjent, rregullatori financiar i Koresë së Jugut tha se do të hetonte incidentin, shkruan BBC.

Çdo shenjĂ« e aktivitetit tĂ« paligjshĂ«m do tĂ« nxiste hetime zyrtare, sipas ShĂ«rbimit MbikĂ«qyrĂ«s Financiar (FSS).

Ndër tjera, Bithumb u zotua të bashkëpunojë me rregullatorët.

“Ne do ta marrim kĂ«tĂ« aksident si mĂ«sim dhe do t’i japim pĂ«rparĂ«si besimit dhe qetĂ«sisĂ« mendore tĂ« klientit nĂ« vend tĂ« rritjes sĂ« jashtme”, tha CEO Lee Jae-won.

Kompania planifikon të paguajë kompensim për të gjithë klientët që përdornin platformën në atë kohë dhe do të heqë dorë nga tarifat e tregtimit.

Gjithashtu, Bithumb tha se do të përmirësonte sistemet e verifikimit dhe do të prezantonte Al për të zbuluar transaksione anormale.

Ndryshe, incidenti ka të ngjarë të nxisë diskutime rreth kontrolleve më të rrepta rregullatore në financë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht appeared first on Sinjali.

Nga Gjermania në Itali për të grabitur picerinë, arrestohet shqiptari 32-vjeçar

NjĂ« shqiptar 32-vjeçar me banim nĂ« KĂ«ln u arrestua nĂ« Rovato tĂ« ItalisĂ« pas njĂ« tentative grabitjeje tĂ« picerisĂ« “Amici”.

Ai u kap nga karabinierët gjatë natës, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet mjeti i përdorur për thyerjen e derës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga Gjermania në Itali për të grabitur picerinë, arrestohet shqiptari 32-vjeçar appeared first on Sinjali.

I kërkuar në gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Itali për trafik droge

Policia italiane ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar në zonën e Vittoria, Raguzza, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika për lidhje me një organizatë të madhe të trafikut të drogës.

Ai ishte fshehur në fshatin bregdetar Scoglitti, por u kap nga hetuesit e Skuadrës Fluturuese dhe tani ndodhet në burg, duke pritur vendimin për ekstradimin e mundshëm në Belgjikë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I kërkuar në gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Itali për trafik droge appeared first on Sinjali.

Gruaja e Epstein do të heshtë para Kongresit

Bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxwell, do të përdorë Amendamentin e Pestë dhe nuk do të japë dëshmi gjatë seancës dëgjimore të Kongresit Amerikan.

Maxwell, e dënuar me 20 vjet burg për trafikim seksual, është e shqetësuar se pyetjet mund të çojnë në akuza të reja ndaj saj.

Komiteti mbikëqyrës po heton rastin Epstein dhe trajtimin e dosjeve nga qeveria amerikane.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gruaja e Epstein do të heshtë para Kongresit appeared first on Sinjali.

Arrestohet trafikanti nga Kosova me 12 Glock dhe municion në Shqipëri

Policia shqiptare finalizoi operacionin “Barriera”, duke arrestuar nĂ« flagrancĂ« njĂ« 27-vjeçar nga Kosova dhe sekuestruar 12 pistoleta Glock me municion luftarak, qĂ« dyshohet se do tĂ« shiteshin nĂ« zonĂ«n e Freskut.

Hetimet për identifikimin e të tjerëve të përfshirë vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet trafikanti nga Kosova me 12 Glock dhe municion në Shqipëri appeared first on Sinjali.

Rikthehet njësia A5 e Termocentralit Kosova A pas sanimit të rrjedhjeve

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A5 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në operim pas sanimit të rrjedhjeve teknike.

Aktualisht, termocentrali operon me tri njësi gjeneruese, duke siguruar prodhim të qëndrueshëm të energjisë elektrike.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rikthehet njësia A5 e Termocentralit Kosova A pas sanimit të rrjedhjeve appeared first on Sinjali.

Rihapet TikTok në Shqipëri, Rama: Vendosëm mekanizma të rinj sigurie

Pas një bllokimi 1-vjeçar, TikTok është rikthyer i aksesueshëm në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama tha se vendimi nuk është dorëzim, por rezultat i një rishikimi të kujdesshëm dhe bashkëpunimi me kompaninë.

Sipas tij, janë vendosur filtra dhe mekanizma të rinj sigurie për mbrojtjen e fëmijëve dhe kontrollin e përmbajtjes.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rihapet TikTok në Shqipëri, Rama: Vendosëm mekanizma të rinj sigurie appeared first on Sinjali.

Sot i jepet lamtumira Lirim Bajraktarit, i cili humbi jetën tragjikisht dje

Te familjarët, miqtë dhe dashamirët e Lirim Z. Bajraktarit u bëhet e ditur se sot, më 08.02.2026, në orën 15:00, do të mbahet varrimi i tij në varrezat e qytetit të Drenasit.

Ai ndërroi jetë dje pas një aksidenti rrugor. Familjarët njoftojnë se rasti ndodhet në procedurë pranë Mjekësisë Ligjore dhe ceremonia mortore do të njoftohet më hollësisht.

Ata falënderojnë të gjithë për mbështetjen dhe ngushëllimet në këto momente të vështira.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot i jepet lamtumira Lirim Bajraktarit, i cili humbi jetën tragjikisht dje appeared first on Sinjali.

❌