❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tragjike në Restelicë të Dragashit: Djali privon nga jeta nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.

Lajmin e konfirmoi për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur më 21 janar 2025 rreth orës 01:06, kur Policia është njoftuar për rastin.

Dyshohet se një mashkull, rreth 30 vjeç, i ka privuar jetën nënës së tij. Sipas informatave paraprake, i dyshuari ka pasur probleme me shëndetin mendor.

Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, viktima kishte pësuar lëndime në kokë, ndërsa nuk është gjetur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale.

I dyshuari është arrestuar dhe ndalohet për procedura të mëtejme ligjore.

Policia ka njoftuar se Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjike në Restelicë të Dragashit: Djali privon nga jeta nënën e tij appeared first on Sinjali.

Trumpi e fton Osmanin të jetë pjesë e Bordit të Paqes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për të përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes për Gazën si anëtare themeluese.

Lajmin Osmani e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku publikoi edhe letrën e Trumpit.

NĂ« postimin e saj, ajo shkroi: “Jam thellĂ«sisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump pĂ«r tĂ« pĂ«rfaqĂ«suar RepublikĂ«n e KosovĂ«s nĂ« Bordin e Paqes, si anĂ«tare themeluese, krah pĂ«r krah me SHBA-tĂ« nĂ« misionin pĂ«r njĂ« botĂ« mĂ« tĂ« sigurt. Lidershipi i guximshĂ«m nuk flet thjesht pĂ«r paqe, ai e ndĂ«rton atĂ«. PikĂ«risht kĂ«tĂ« po e bĂ«n Presidenti Trump nĂ«pĂ«rmjet kĂ«saj iniciative historike. Ashtu si Amerika qĂ« solli paqe nĂ« KosovĂ«, sot Kosova qĂ«ndron si aleat i palĂ«kundur i saj pĂ«r ta çuar paqen mĂ« tej. Historia i mban mend ata qĂ« bĂ«jnĂ« hapa tĂ« guximshĂ«m nĂ« ndĂ«rtimin e paqes – dhe ne jemi gati.”, shkruan Osmani nĂ« ‘Facebook’.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trumpi e fton Osmanin të jetë pjesë e Bordit të Paqes appeared first on Sinjali.

Franca kërkon stërvitje të NATO-s në Grenlandë

Franca ka kërkuar organizimin e një ushtrimi të NATO-s në Greenland dhe është e gatshme të kontribuojë në të, ka bërë të ditur zyrtarisht zyra e Emmanuel Macron këtë mëngjes.

Ky zhvillim vjen ndërsa aleatët evropianë po përpiqen të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj sigurisë në Arktik ndaj SHBA-së, pas shqetësimeve të përsëritura të Donald Trump, njofton skynews.

Sipas raportimeve tĂ« gazetĂ«s i paper kĂ«tĂ« mĂ«ngjes, njĂ«sitĂ« e mbikĂ«qyrjes nga MbretĂ«ria e Bashkuar, tĂ« Forcave Ajrore dhe MarinĂ«s, janĂ« duke negociuar pĂ«r t’iu bashkuar njĂ« “linje tĂ« re mbrojtjeje” me trupa tĂ« vendosur nĂ« Greenland.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premtoi njĂ« “rritje masive tĂ« investimeve evropiane” nĂ« Greenland dhe pĂ«r sigurinĂ« nĂ« Arktik gjatĂ« fjalimit tĂ« saj nĂ« Davos dje.

Javën e kaluar, delegacione ushtarake nga tetë vende evropiane fluturuan drejt ishullit për një mision të rekonesancës, i cili shkaktoi një përplasje me Trump, i cili e interpretoi këtë si një gjest kërcënues.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Franca kërkon stërvitje të NATO-s në Grenlandë appeared first on Sinjali.

Mateo zgjidhet i preferuari i publikut, shpëtoi në zinxhir Brikenën: Kush janë pesë banorët që shkuan në nominim?

Mbrëmë, Mateo u zgjodh banori më i votuar nga publiku si më i pëlqyeri në Big Brother.

Ai mori një avantazh të veçantë, duke nisur zinxhirin e parë të shpëtimit, dhe banorja që shpëtoi e para ishte pikërisht Brikena.

Pas kësaj, zinxhiri i shpëtimit vazhdoi në këtë rend:

Mateo → Brikena → Juela → Stenaldo → Artan → Greta → Kristi → Angelo → Stelina → Selin → Miri → Ina → Keijsi → Lorna

Si rezultat, pesĂ« banorĂ«t e fundit nĂ« kĂ«tĂ« zinxhir – Selin, Miri, Ina, Keijsi dhe Lorna – janĂ« ata qĂ« do tĂ« shkojnĂ« nĂ« televotim.

Njëri prej tyre do të largohet nga shtëpia të shtunën.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mateo zgjidhet i preferuari i publikut, shpëtoi në zinxhir Brikenën: Kush janë pesë banorët që shkuan në nominim? appeared first on Sinjali.

Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes për Davos

Avioni presidencial amerikan Air Force One, me në bord presidentin Donald Trump dhe i nisur drejt Davosit, ka ndryshuar kurs mbi Oqeanin Atlantik dhe është kthyer pas për shkak të një problemi të vogël elektrik.

Lajmi është raportuar nga mediat amerikane, të cilat bëjnë me dije se Trump do të udhëtojë drejt Davosit me një avion tjetër.

ZĂ«dhĂ«nĂ«sja e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, Karoline Leavitt, konfirmoi se “presidenti dhe ekipi i tij do tĂ« hipin nĂ« njĂ« avion tjetĂ«r dhe do tĂ« vazhdojnĂ« udhĂ«timin drejt ZvicrĂ«s”.

Sipas informacioneve, avioni presidencial ishte nisur nga baza ajrore Andrews në orën 09:46. Rreth një orë më vonë u raportua se Air Force One kishte ndryshuar drejtim dhe po kthehej pas. Vonesa pritet të ketë ndikim në axhendën e Trump në Zvicër, ku ai pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Pas ngritjes, ekuipazhi identifikoi njĂ« problem tĂ« vogĂ«l elektrik. PĂ«r arsye sigurie, Air Force One po kthehet nĂ« bazĂ«n Andrews. Presidenti dhe ekipi i tij do tĂ« vazhdojnĂ« udhĂ«timin me njĂ« avion tjetĂ«r drejt ZvicrĂ«s”, deklaroi Leavitt.

Më vonë, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Donald Trump është nisur sërish drejt Davosit, pasi është hipur në një avion tjetër, duke vijuar udhëtimin pas incidentit teknik me Air Force One.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes për Davos appeared first on Sinjali.

Dy qytetarë nga Podujeva dorëzojnë në polici një portofol të gjetur me para e dokumente, i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se vazhdon të jetë adresa e parë e besimit për qytetarët, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe gjestet humane të qytetarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, mbrëmë rreth orës 22:00, në stacionin policor të Podujevës, dy qytetarë, S.B. dhe L.B., kanë dorëzuar një portofol që përmbante para dhe dokumente, të cilat më pas i janë kthyer pronarit.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin me institucionin dhe për veprimin e tyre human, duke theksuar rëndësinë e besimit dhe përgjegjësisë qytetare në raste të tilla.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy qytetarë nga Podujeva dorëzojnë në polici një portofol të gjetur me para e dokumente, i kthehet pronarit appeared first on Sinjali.

Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, deri tani janë rinumëruar 832 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar 832 vendvotime, që përbëjnë 32,54 për qind të totalit të votave.

Dallime të dukshme në numrin e votave po vazhdojnë të evidentohen brenda të gjitha subjekteve politike. Procesi i rinumërimit nxori në pah parregullsi të theksuara fillimisht në Komunën e Prizrenit. Para një jave, KQZ-ja mori vendim që të dërgojë në rinumërim të gjitha vendvotimet e rregullta në këtë komunë, pasi gjatë një procesi verifikues të dy kutive me fletëvotime u konstatua një dallim prej 714 votash.

Si rezultat i rinumërimit në Prizren, është konstatuar se gjatë numërimit fillestar kandidatëve u janë shtuar ose hequr gjithsej 45 mijë e 709 vota vetëm në këtë komunë. Devijimet më të mëdha janë vërejtur brenda PDK-së, ku kandidati për deputet Fetah Paçarizi ka rezultuar me mbi 6 mijë vota më pak pas rinumërimit.

Për shkak të këtyre gjetjeve, ditën e hënë KQZ-ja mori vendim që të zgjerojë procesin e rinumërimit në të gjitha vendvotimet e 28 komunave, përfshirë: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndërkohë, sipas një vendimi të mëhershëm të KQZ-së, të datës 13 janar 2026, ishte paraparë rinumërimi edhe në 10 komuna të tjera, përkatësisht: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Vendimi për përfshirjen e të gjitha vendvotimeve në rinumërim erdhi pas një raporti të bazuar në rinumërimin e më shumë se 500 vendvotimeve, sipas të cilit ndryshimet te votat e subjekteve politike janë vlerësuar si të papërfillshme, ndërsa te votat për kandidatët për deputetë janë identifikuar pasaktësi të theksuara në procesin e numërimit.

Gjatë rinumërimit, raste të vjedhjes së votave të kandidatëve për deputetë janë evidentuar edhe në Komunën e Podujevës, kësaj radhe brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, deri tani janë rinumëruar 832 vendvotime appeared first on Sinjali.

Horoskopi 21 janar, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj

Dashi: Energjia jote është e lartë dhe të shtyn të marrësh iniciativa të reja. Në punë mund të dalë një sfidë që kërkon vendosmëri. Në dashuri, sinqeriteti do të sjellë qartësi. Kujdes me nxitimin në vendime financiare.

Demi: Dita të fton të ecësh me hapa të sigurt dhe praktikë. Një çështje materiale mund të stabilizohet më në fund. Në marrëdhënie, durimi do të vlerësohet shumë. Mos e neglizho pushimin dhe komoditetin personal.

Binjakët: Komunikimi është pika jote e fortë sot. Mund të marrësh lajme interesante ose ftesa të papritura. Në dashuri, bisedat e hapura forcojnë lidhjet. Përqendrohu që të mos shpërndahesh në shumë drejtime.

Gaforrja: Emocionet janë më të thella se zakonisht. Familja ose shtëpia kërkojnë vëmendjen tënde. Në punë, ndiq intuitën për vendime të rëndësishme. Kujdesu për veten emocionalisht.

Luani: Dita sjell mundĂ«si pĂ«r tĂ« shkĂ«lqyer dhe pĂ«r t’u vĂ«nĂ« re. NjĂ« projekt kreativ mund tĂ« ecĂ« pĂ«rpara me sukses. NĂ« dashuri, pasioni rritet nĂ«se shpreh ndjenjat hapur. Shmang konfliktet e panevojshme me autoritetet.

Virgjëresha: Detajet kanë rëndësi të veçantë sot. Organizimi do të të ndihmojë të shmangësh stresin. Në marrëdhënie, gjestet e vogla bëjnë diferencën. Mos u trego shumë kritik ndaj vetes.

Peshorja: Kërkon ekuilibër mes detyrave dhe jetës personale. Një bashkëpunim mund të rezultojë i dobishëm. Në dashuri, harmonia vjen përmes kompromisit. Merr kohë për artin ose bukurinë që të frymëzon.

Akrepi: Intensiteti yt është i fortë dhe të ndihmon të depërtosh në thelb të gjërave. Një e vërtetë mund të dalë në dritë. Në dashuri, thellësia emocionale forcon lidhjen. Kujdes me xhelozinë ose kontrollin e tepruar.

Shigjetari: Optimizmi yt hap dyer të reja. Mund të planifikosh një udhëtim ose një projekt afatgjatë. Në marrëdhënie, sinqeriteti sjell afrim. Mos e shpërfill përgjegjësinë për hir të lirisë.

Bricjapi: Përgjegjësitë janë të shumta, por ti i përballon me maturi. Një arritje profesionale të motivon më tej. Në dashuri, stabiliteti është prioritet. Mos harro të festosh sukseset e vogla.

Ujori: Ide të reja dhe origjinale të vijnë natyrshëm. Dita është e mirë për ndryshime dhe inovacion. Në marrëdhënie, nevoja për hapësirë duhet komunikuar qartë. Shoqëria luan rol të rëndësishëm sot.

Peshqit: Ndjeshmëria dhe imagjinata janë të theksuara. Mund të ndihesh më i lidhur me anën shpirtërore. Në dashuri, empatia forcon lidhjen. Kujdes të mos humbasësh në ëndrra dhe të harrosh realitetin.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi 21 janar, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj appeared first on Sinjali.

20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Sot bëhen 20 vjet nga ndarja nga jeta e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kështu, nën organizimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, do të mbahen një sërë aktivitetesh.

Sipas njoftimit të Presidencës, në orën 10:00, Osmani, organizohen homazhe tek varri i Presidentit Rugova, në Velani.

Në orën 12:00, nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, mbahet  Akademi Përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Gjithashtu, nĂ«n pĂ«rkujdesjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e KosovĂ«s, ka njoftuar se, organizon “Akademi PĂ«rkujtimore nĂ« 20 vjetorin e ndarjes nga jeta tĂ« Atit Themeltar tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova”.

Akademia PĂ«rkujtimore do tĂ« mbahet sot (e mĂ«rkurĂ«), nĂ« ora 11:00, nĂ« SallĂ«n e Kuqe – Pallati i RinisĂ«, nĂ« PrishtinĂ«.

Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore e ushtarake.

Ka lindur më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë të komunës së Istogut. Shkollën fillore e ka kryer në Istog, të mesmen në qytetin e Pejës më 1967. Ndërsa, ka studiuar në Fakultetin Filozofik- Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe në Prishtinë. Ka doktoruar në fushën e letërsisë në UP më 1984.

Më 1996, Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.

Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

Autor i dhjetĂ« librave, presidenti historik, Ibrahim Rugova ishte nĂ« nismĂ« redaktor nĂ« gazetĂ«n e studentĂ«ve “Bota e re” dhe nĂ« revistĂ«n shkencore “Dituria” (1971-72), qĂ« botoheshin nĂ« PrishtinĂ«. Pastaj pĂ«r afro dy dekada, ai punoi nĂ« Institutin Albanologjik tĂ« PrishtinĂ«s si hulumtues i letĂ«rsisĂ«. PĂ«r njĂ« kohĂ« ka qenĂ« kryeredaktor i revistĂ«s “Gjurmime albanologjike”, qĂ« e nxirrte ky Institut.

Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, e cila u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë dhe parti e grupe të tjera.

Nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.

Ai u rizgjodh kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.

Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.

Çmimet dhe titujt ndĂ«rkombĂ«tarĂ« qĂ« mori ish-presidenti, Ibrahim Rugova:

– MĂ« 1995, iu dha Çmimi pĂ«r paqe i Fondacionit Paul Litzer nĂ« DanimarkĂ«.

– MĂ« 1996, u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit tĂ« Parisit VIII SorbonĂ«, FrancĂ«.

– MĂ« 1998, iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

– NĂ« vitin 1999, mori Çmimin pĂ«r paqe tĂ« qytetit Mynster (MĂŒnster), Gjermani, ndĂ«rsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).

– NĂ« vitin 2000, mori Çmimin pĂ«r paqe tĂ« Unionit Demokratik tĂ« KatalonisĂ« “Manuel Carrasco i Formiguera”, nĂ« BarcelonĂ«, SpanjĂ«.

– NĂ« vitin 2004, Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarĂ« Çmimin e EvropĂ«s pĂ«r vitin 2004. BartĂ«s tĂ« mĂ«hershĂ«m tĂ« Çmimit tĂ« EvropĂ«s janĂ«:

– Mbreti i SpanjĂ«s Huan Karlos, – Helmut Kol, – Ronald Regan-i, – Oto fon Habsburg dhe – Emil Konstantinesku.

– NĂ« vitin 2004, Gjenerali Xheri Bek, komandant i BrigadĂ«s Multinacionale tĂ« KFOR-it Lindja, i cili ishte pĂ«r njĂ« vizitĂ« lamtumirĂ«se te presidenti i KosovĂ«s ditĂ«n e hĂ«nĂ« mĂ« 16 shkurt 2004, ia dorĂ«zoi RugovĂ«s fletĂ«lavdĂ«rimin e nĂ«nshkruar nga zĂ«vendĂ«sguvernatorja e PensilvanisĂ«, znj. KethrinĂ« BejkĂ«r Noll (Catherine Baker Knoll).

“
NĂ« emĂ«r tĂ« 12 milionĂ« qytetarĂ«ve tĂ« PensilvanisĂ«, dua t’ju shpreh lavdatĂ« pĂ«r arritjet tuaja tĂ« jashtĂ«zakonshme dhe t’ju falĂ«nderoj pĂ«r miqĂ«sinĂ« tuaj ndaj Shteteve tĂ« Bashkuara.” (znj. KethrinĂ« BejkĂ«r Noll)

– NĂ« vitin 2004, presidenti i KosovĂ«s Ibrahim Rugova, nĂ« njĂ« ceremoni solemne tĂ« zhvilluar tĂ« hĂ«nĂ«n mĂ« 2 shkurt 2004, pasdite nĂ« qytetin e BelgjikĂ«s Atverpen (Anvers), Ă«shtĂ« shpallur Senator Nderi i EvropĂ«s nga Senati i EvropĂ«s. Ky Ă«shtĂ« grupacion i figurave mĂ« eminente tĂ« skenĂ«s politike evropiane nga i cili nderohen personalitete mĂ« nĂ« zĂ« tĂ« botĂ«s sĂ« politikĂ«s, gazetarisĂ«, tĂ« shkencave ekzakte apo humane tĂ« cilĂ«t ka dhĂ«nĂ« kontributin e tyre pĂ«r demokracinĂ« paqen, zhvillimin apo stabilitetin nĂ« EvropĂ«.

“Edhe me kundĂ«rshtimet e kĂ«tyre viteve qĂ« i kanĂ« bĂ«rĂ« nĂ« skenĂ«n politike Ibrahim RugovĂ«s, presidenti i KosovĂ«s ka patur kurajĂ«n qĂ« tĂ« vazhdojĂ« tĂ« pĂ«rpiqet pĂ«r idealin e tij nĂ« njĂ« nga zonat mĂ« tĂ« vĂ«shtira tĂ« Ballkanit”.

“ËshtĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« qĂ« tĂ« luftosh pĂ«r vetĂ«vendosjen dhe vullnetin e lirĂ« tĂ« njĂ« populli tĂ« vogĂ«l, kur kjo nuk korrespondon me dĂ«shirĂ«n e popujve tĂ« mĂ«dhenj. Rugova vazhdoi qĂ« tĂ« luftojĂ« vetĂ«m, ndonjĂ«herĂ« pa hasur nĂ« mirĂ«kuptim pĂ«r njĂ« ideal qĂ« do tĂ« mund t’i japĂ« EvropĂ«s atĂ« paqe pĂ«r tĂ« cilĂ«n ne kemi nevojĂ«. ËshtĂ« pikĂ«risht kjo gjĂ« qĂ« do ta nderojĂ« sot me titullin Senator Evropian qĂ« tĂ« mos dekurajohet”. (Z. Oto fon Habsburg)

– MĂ« 9 shtator 2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit tĂ« TiranĂ«s.

– MĂ« 20 nĂ«ntor 2005, KĂ«shilli i Qytetit tĂ« Nju Jorkut e ka nderuar presidentin e KosovĂ«s, Ibrahim Rugova, me njĂ« mirĂ«njohje tĂ« veçantĂ« pĂ«r pĂ«rkushtimin e tij nĂ« afirmimin e parimeve tĂ« demokracisĂ« dhe pĂ«r udhĂ«heqjen e tij politike frymĂ«zuese.

– MĂ« 21 janar 2006, pushon sĂ« rrahuri zemra e presidentit tĂ« ParĂ« tĂ« KosovĂ«s, Ibrahim Rugova.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova appeared first on Sinjali.

Zhduket një helikopter turistik pranë një vullkani në Japoni

Një helikopter turistik me tre persona në bord është zhdukur pranë malit Aso, një nga vullkanet më aktive të Japonisë.

Sipas raportimeve lokale që citojnë policinë, helikopteri u nis nga një kopsht zoologjik në qytetin Aso të martën në orën 10:52 sipas kohës lokale (01:52 GMT) për një tur 10-minutësh, por nuk u kthye më.

Rreth orës 16:00, një helikopter i policisë ka vërejtur një objekt që i ngjan një mjeti ajror brenda kraterit të Nakadakes, një nga pesë majat e malit Aso. Autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për helikopterin e zhdukur, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Sipas mediave lokale, piloti 64-vjeçar ishte një profesionist me përvojë 40-vjeçare. Pasagjerët ishin një burrë dhe një grua, të dy nga Tajvani.

Helikopteri, një Robinson R44 i prodhimit amerikan, ishte në fluturimin e tretë turistik të ditës kur u zhduk. Sipas operatorit të fluturimeve, kompanisë Takumi Enterprise, dy fluturimet e mëparshme kishin përfunduar pa asnjë problem.

Të martën ishte raportuar mot me vranësira në zonën e Nakadakes, ndërsa operacionet e kërkimit u pezulluan mbrëmjen e së martës dhe rifilluan të mërkurën në mëngjes.

Sipas agjencisë së lajmeve Jiji, Takumi Enterprise ka pezulluar të gjitha fluturimet me helikopterë pas incidentit.

Turët me helikopter mbi peizazhet vullkanike të malit Aso janë ndër atraksionet kryesore turistike të prefekturës Kumamoto, në jugperëndim të Japonisë.

Në vitin 2024, një helikopter turistik i së njëjtës kompani që fluturonte mbi malin Aso ishte detyruar të bënte një ulje emergjente, ku mbetën të lënduar tre personat që ndodheshin në bord.

Mali Aso ka shpërthyer për herë të fundit në tetor të vitit 2021, duke lëshuar një re të madhe tymi në qiell.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zhduket një helikopter turistik pranë një vullkani në Japoni appeared first on Sinjali.

Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe, në periudha të caktuara, lokalisht me reshje të pakta bore.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-49 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej 0 deri në 3°C.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore appeared first on Sinjali.

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, humb jetën një person e lëndohen të paktën 15

Drejtuesi i njĂ« treni ka humbur jetĂ«n dhe tĂ« paktĂ«n 15 janĂ« lĂ«nduar, pasi njĂ« tren udhĂ«tarĂ«sh doli nga shinat dhe u pĂ«rplas pĂ«r njĂ« muri rrethues pranĂ« BarcelonĂ«s, raporton televizioni spanjoll “RTVE”. 

Sipas zyrtarëve lokalë, treni i linjës Rodiales u përplas me një mur mbajtës në pjesën mes Gelidas dhe Sant Sadurnit. 

Aksidenti ndodhi në kohën kur stuhi të forta po e godisnin verilindjen e Spanjës.

Shërbimi i zjarrfikësve ka njoftuar se 35 ekipe janë dërguar në vendin e ngjarjes. 

Aksidenti vjen vetëm dy ditë pasi dy trena të shpejtësisë së lartë u përplasën në Adamuz, Andaluzi. Në këtë aksident humbën jetën të paktën 42 persona. 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, humb jetën një person e lëndohen të paktën 15 appeared first on Sinjali.

Kryeministrja e Danimarkës: Mund të negociojmë çdo gjë përveç sovranitetit tonë

Danimarka është e gatshme të diskutojë me Shtetet e Bashkuara çështje që lidhen me sigurinë dhe ekonominë e Groenlandës, por sovraniteti është jashtë diskutimit, tha kryeministrja daneze Mette Frederiksen mes tensioneve në rritje me Presidentin Donald Trump.

“Ne mund tĂ« negociojmĂ« pĂ«r çdo gjĂ«â€, i tha Frederiksen parlamentit danez tĂ« martĂ«n. “Por ne nuk mund tĂ« negociojmĂ« pĂ«r vlerat tona shumĂ« themelore, sovranitetin, identitetin e vendeve tona dhe kufijtĂ« tanĂ«. DemokracinĂ« tonĂ«â€.

Komentet e saj vijnë ndërsa udhëheqësit evropianë bashkohen për të mbrojtur Danimarkën dhe Groenlandën kundër ekspansionizmit të Trump, ndërsa shtrijnë dorën për një zgjidhje diplomatike.

Ursula von der Leyen tha se nĂ«se Trump vazhdon dhe vendos tarifa prej 10% pĂ«r tetĂ« vende evropiane pĂ«r tĂ« detyruar shitjen e ishullit tĂ« pasur me minerale, Bashkimi Evropian do tĂ« kundĂ«rpĂ«rgjigjet me njĂ« pĂ«rgjigje “tĂ« palĂ«kundur, tĂ« bashkuar dhe proporcionale”.

“Zhytja jonĂ« nĂ« njĂ« spirale tĂ« rrezikshme nĂ« rĂ«nie do tĂ« ndihmonte vetĂ«m kundĂ«rshtarĂ«t qĂ« tĂ« dy jemi kaq tĂ« pĂ«rkushtuar t’i mbajmĂ« larg peizazhit tonĂ« strategjik”, tha ajo gjatĂ« fjalimit tĂ« saj nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos tĂ« ZvicrĂ«s.

NdĂ«rkohĂ«, Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili foli gjithashtu nĂ« Davos, tha se blloku “nuk duhet tĂ« hezitojĂ«â€ tĂ« pĂ«rdorĂ« Instrumentin e tij KundĂ«r-ShtrĂ«ngimit, i njohur edhe si “bazuka tregtare”, nĂ« mjedisin aktual gjeoekonomik, duke iu referuar si SHBA-sĂ« ashtu edhe KinĂ«s.

“Kjo Ă«shtĂ« çmenduri. MĂ« vjen keq pĂ«r kĂ«tĂ«, por kjo Ă«shtĂ« pasojĂ« e paparashikueshmĂ«risĂ« dhe agresivitetit tĂ« padobishĂ«m”, tha Macon, duke shtuar: “Duhet tĂ« qĂ«ndrojmĂ« shumĂ« tĂ« qetĂ«â€.

NĂ« reagim ndaj deklaratave, Scott Bessent, Sekretari i Thesarit i SHBA-sĂ«, u tha evropianĂ«ve tĂ« “ulen, tĂ« marrin frymĂ« thellĂ«, tĂ« mos hakmerren, tĂ« mos hakmerren”.

Më herët gjatë ditës, Trump e kishte dyfishuar përpjekjen e tij për të blerë Groenlandën, duke postuar një fotografi të gjeneruar dixhitalisht të tij duke vendosur një flamur amerikan në territorin gjysmë-autonom.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministrja e Danimarkës: Mund të negociojmë çdo gjë përveç sovranitetit tonë appeared first on Sinjali.

Vidhte kuleta në kamionë të parkuar, hetuesit e Lipjanit e arrestojnë 69 vjeçarin nga Maqedonia e Veriut

Sot nga hetuesit policor të stacionit të Lipjanit,  është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të cilat janë raportuar gjatë vitit 2025, njofton policia.

Sipas policisë, prej automjeteve (kamionë të parkuar), nga  personi i arrestuar, dyshohet të jenë vjedhur portofole me  shuma të ndyshme të parave.

“Puna e hetuesve policor, Ă«shtĂ« finalizuar sot, ku pas marrjes sĂ« disa veprimeve operative dhe bashkĂ«punimit me qytetarĂ«t, kanĂ« arritë  arrestojnĂ« personin e dyshuar: S.H, mashkull, 69 vjeç, shtetas i MaqedonisĂ« sĂ« Veriut”, thuhet nĂ« njoftim.

I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndaj tij për veprat  (së paku tri vjedhje) të raportuara në rajonin e Lipjanit, po kryhen procedurat e nevojshme hetimore, konfirmon policia.

“Bazuar nĂ« informacionet e deritanishme, tĂ« siguruara nga hetuesit policor i njĂ«jti person dyshohet se ka kryer vepra penale tĂ« natyrĂ«s sĂ« njĂ«jtĂ« edhe nĂ« rajone tĂ« tjera tĂ« KosovĂ«s, pĂ«r tĂ« cilat po ndĂ«rmerren veprime tĂ« mĂ«tutjeshme policore”, pĂ«rfundon njoftimi.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vidhte kuleta në kamionë të parkuar, hetuesit e Lipjanit e arrestojnë 69 vjeçarin nga Maqedonia e Veriut appeared first on Sinjali.

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën, Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Intervista përmbyllëse e Donald Trump, me pyetje nga gazetarët, pati disa referenca interesante për Groenlandën dhe mundësinë e aneksimit.

Kur u pyet se sa larg ishte i gatshĂ«m tĂ« shkonte pĂ«r tĂ« blerĂ« GroenlandĂ«n, ai u pĂ«rgjigj vetĂ«m: “Do ta zbuloni vetĂ«â€.

Një gazetar e pyeti gjithashtu presidentin amerikan nëse shpërbërja përfundimtare e NATO-s ishte çmimi që ai ishte i gatshëm të paguante për Groenlandën.

“Mendoj se do tĂ« gjejmĂ« njĂ« zgjidhje qĂ« do tĂ« kĂ«naqĂ« si NATO-n ashtu edhe ne. Por ne kemi nevojĂ« pĂ«r GroenlandĂ«n pĂ«r arsye sigurie, ne kemi nevojĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«r sigurinĂ« kombĂ«tare dhe madje edhe pĂ«r sigurinĂ« globale”, u pĂ«rgjigj ai.

Ai gjithashtu vlerĂ«soi se situata nĂ« GroenlandĂ« do tĂ« “zhvillohej mjaft mirĂ«â€. Kur u pyet pĂ«r tarifat qĂ« ai propozon tĂ« vendosĂ« ndaj EvropĂ«s nĂ«se ajo nuk e mbĂ«shtet planin e tij pĂ«r tĂ« aneksuar GroenlandĂ«n, ai u pĂ«rgjigj: “Kemi shumĂ« takime tĂ« planifikuara nĂ« lidhje me GroenlandĂ«n. “Siç e dini, unĂ« po nisem pĂ«r nĂ« Davos sonte dhe kemi shumĂ« takime tĂ« planifikuara pĂ«r GroenlandĂ«n. Dhe mendoj se gjĂ«rat do tĂ« shkojnĂ« mjaft mirĂ«.”

Nër të tjera Trump tha: Starmer dhe Macron janë të ashpër kur unë nuk jam pranë tyre.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën, Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë appeared first on Sinjali.

Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë rritet në 42

Numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë është rritur në 42, sipas mediave spanjolle.

Operacionet e shpëtimit dhe të rikuperimit në vendin e rrëzimit janë duke vazhduar.

Aksidenti ndodhi në mbrëmjen e 18 janarit pranë qytetit Adamuz, Andaluzi. Një tren me shpejtësi të lartë Iryo, i cili udhëtonte nga Malaga në Madrid me rreth 300 pasagjerë, doli nga shinat dhe hyri në linjën përballë, duke u përplasur me një tren me shpejtësi të lartë Renfe që udhëtonte nga Madridi në Huelva. Edhe ky tren doli nga shinat. Shkaku i aksidentit mbetet i panjohur.

Sipas El Mundo, hetuesit po përqendrohen në gjendjen e shinave hekurudhore përgjatë seksionit Madrid-Andaluzi si një faktor i mundshëm në aksident.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë rritet në 42 appeared first on Sinjali.

Rikthehet në operim blloku B2, KEK: Garanton stabilitetin e sistemit elektroenergjetik

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është rikthyer në operim blloku B2, pas përfundimit të sanimeve.

Në njoftimin e KEK thuhet se njësia është startuar me sukses dhe sinkronizuar me rrjetin rreth orës 20:26, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik.

“Ky rezultat dĂ«shmon pĂ«rkushtimin e KEK sh.a. pĂ«r operim tĂ« sigurt, efikas dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« kapaciteteve prodhuese, si dhe aftĂ«sinĂ« e ekipeve teknike dhe menaxhuese pĂ«r tĂ« kryer ndĂ«rhyrje preventive dhe riparime tĂ« domosdoshme nĂ« kohĂ« optimale”, thuhet nĂ« njoftim.

Ndryshe, edhe sot vendi është përballur me reduktime.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rikthehet në operim blloku B2, KEK: Garanton stabilitetin e sistemit elektroenergjetik appeared first on Sinjali.

IKSHP tregon zonat ku uji nuk rekomandohet për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka treguar zonat ku uji nuk rekomandohet për pije.

Në njoftim tregohet këto zona, duke përfshirë edhe rajonn e Prishtinës e të Gjilanit.

Njoftimi i plotë:

Situata me ujin e pijshëm

20 janar 2026

IKSHPK vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit për pije.

NĂ« tekstin mĂ« poshtĂ« i gjeni zonat ku UJI NUK REKOMANDOHET PËR PIJE:

Rajoni i Prishtinës

Fabrika për trajtimin e ujit Badoc,

Vragoli.

Rajoni i Gjilanit

KamenicĂ« – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati BerivojcĂ«.

Rajoni i Pejës

KlinĂ« – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi JarinĂ«.

Rajoni i Gjakovës

Burimet – Hoçë e Madhe, Opterushë dhe ZaqishtĂ«.

Rajoni i Prizrenit

Malishevë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IKSHP tregon zonat ku uji nuk rekomandohet për pije appeared first on Sinjali.

BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive për dronët në Iran

Bashkimi Evropian ka propozuar të martën ndalimin e eksportit të më shumë teknologjive për dronë dhe raketa drejt Iranit, pas shtypjes vdekjeprurëse të protestuesve, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Evropa qĂ«ndron nĂ« solidaritet tĂ« plotĂ« me gratĂ« dhe burrat e guximshĂ«m tĂ« Iranit, tĂ« cilĂ«t po rrezikojnĂ« jetĂ«n e tyre pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar liri pĂ«r veten dhe pĂ«r brezat e ardhshĂ«m”, shkroi von der Leyen nĂ« X.

“Sot, ne po propozojmĂ« ndalimin e eksporteve shtesĂ« tĂ« teknologjive jetike pĂ«r dronĂ« dhe raketa”, shtoi ajo.

Von der Leyen tha se BE-ja po pĂ«rgatit gjithashtu sanksione tĂ« tjera ndaj atyre qĂ« janĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r “shtypjen e vazhdueshme dhe brutale” tĂ« protestave qĂ« tronditĂ«n RepublikĂ«n Islamike.

Protestat disajavore ishin sfida më e madhe me të cilën është përballur udhëheqja iraniane në vitet e fundit.

Shkalla e plotë e pasojave nga shtypja është bërë e ditur gradualisht, pasi tash e 11 ditë Irani vazhdon të jetë në terro total pa internet dhe komunikim.

Pavarësisht vështirësive në qasjen në informacion, organizata joqeveritare Iran Human Rights thotë se ka verifikuar se 3.428 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive për dronët në Iran appeared first on Sinjali.

Trump e pĂ«rfshin ndaljen e “konfliktit” KosovĂ«-Serbi nĂ« listĂ«n e tĂ« arriturave si president

Presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, Donald Trump, po mban konferencĂ« pĂ«r media nĂ« njĂ«vjetorin e inaugurimit si presidenti i 47’tĂ« i ShBA-sĂ«.

Para gazetarĂ«ve, Trump Ă«shtĂ« paraqitur me njĂ« libĂ«r me tĂ« arriturat pĂ«rgjatĂ« kĂ«saj kohe, ku e ka pĂ«rfshirĂ« edhe ndaljen e “konfliktit” mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ« dhe shtatĂ« luftĂ«rave tjera, shkruan Reporteri.net.

Trump e renditi “konfliktin mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«â€ si tĂ« dytin, teksa pĂ«rmendi luftĂ«rat qĂ« ka ndalur.

“KĂ«to ishin luftĂ«ra tĂ« pafundme”, tha Trump.

Ai tha sërish se e meriton Nobelin për Paqe për tetë luftërat që ka ndalur.

Konfiktin e mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, Trump kishte thënë se e kishte ndalur me paralajmërimin ndaj dy vendeve që nëse shkonin drejt asaj rruge, nuk do të mund të bënin tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kthimit nga vizita në ShBA, Presidentja Vjosa Osmani kishte deklaruar se në fund të muajit maj të vitit 2025 ka marrë informacione të reja lidhur me planet e Serbisë për përshkallëzim.

“Me konkretisht nĂ« fund tĂ« muajit maj kemi marrĂ« informacione tĂ« reja specifike lidhur me veprimet e SerbisĂ« nĂ« kufi me KosovĂ«n. MenjĂ«herĂ« kam pas takime me institucionet e sigurisĂ« qĂ« mĂ« raportojnĂ« si president. MenjĂ«herĂ« kam ndarĂ« kĂ«to informata me aleatĂ«t tanĂ« tĂ« sigurisĂ« duke kĂ«rkuar mbĂ«shtetjen e tyre pĂ«r ta ndalur pĂ«rshkallĂ«zimin e planifikuar nga ana e SerbisĂ«â€, ka deklaruar Osmani.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump e pĂ«rfshin ndaljen e “konfliktit” KosovĂ«-Serbi nĂ« listĂ«n e tĂ« arriturave si president appeared first on Sinjali.

❌