❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Juventusi arrin marrëveshje me ish-yllin e Barcelonës

Raporte nga Italia sugjerojnë se Juventusi ka arritur një marrëveshje për transferimin e Oscar Minguezas si lojtar të lirë në qershor, ndërkohë që drejtori i Bianconerëve, Marco Ottolini, ka mbetur në Spanjë për të negociuar mundësinë e një kalimi të menjëhershëm në janar me Celta Vigon.

Mbrojtësi spanjoll pritet të bëhet pjesë e Juventusit, qoftë gjatë verës, qoftë në afatin kalimtar të janarit.

Sipas Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport, ‘BianconerĂ«t’ kanĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje me mbrojtĂ«sin e Celta Vigos pĂ«r njĂ« kontratĂ« katĂ«rvjeçare me vlerĂ« 1 milion euro nĂ« sezon, pothuajse dyfishin e asaj qĂ« fiton Mingueza te klubi spanjoll, rreth 600,000 euro.

Tani Juventusi po përpiqet ta nënshkruajë 26-vjeçarin gjatë janarit, duke paguar një shumë më të ulët për Celta Vigon.

Bisedimet mes dy klubeve do tĂ« vazhdojnĂ« gjatĂ« orĂ«ve tĂ« ardhshme, dhe raportet sugjerojnĂ« se “Zonja e VjetĂ«r” do tĂ« duhet tĂ« paguajĂ« nga 3 deri nĂ« 5 milion euro pĂ«r tĂ« siguruar transferimit e mbrojtĂ«sit nĂ« afatin kalimtar dimĂ«ror.

Mingueza ka shënuar një gol dhe ka dhuruar tre asistime në 22 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe ka regjistruar katër paraqitje me kombëtaren e Spanjës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Juventusi arrin marrëveshje me ish-yllin e Barcelonës appeared first on Sinjali.

Kurti-Masakra e Reçakut: Do tĂ« jemi tĂ« angazhuar pĂ«r t’i sjellĂ« kriminelĂ«t para gjyqit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është zotuar se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për krimet që Serbia kreu ndaj popullit shqiptar, dhe se kriminelët të dalin para drejtësisë.

Kështu tha ai teksa bëri homazhe në 27 vjetorin e masakrës së Reçakut, pikërisht në memorialin ku janë vendosur emrat e 45 viktimave që u masakruan nga dora e regjimit serb, të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi.

“Para 27 vjetĂ«sh, kĂ«tu nga Reçaku, nĂ«pĂ«rmjet ambasadorit William Walker, u bĂ« e ditur e vĂ«rteta pĂ«r krimet e luftĂ«s, krimet kundĂ«r njerĂ«zimit dhe krimin e gjenocidit tĂ« SerbisĂ« si shtet ndaj popullit shqiptar nĂ« KosovĂ«. Pas MasakrĂ«s sĂ« Reçakut u ndĂ«rgjegjĂ«sua, u vetĂ«dijesua dhe u mobilizua edhe opinioni publik ndĂ«rkombĂ«tar, si dhe kancelaritĂ« diplomatike perĂ«ndimore. Jemi kĂ«tu bashkĂ«, si krerĂ« tĂ« institucioneve, me kryetarĂ« tĂ« komunave dhe kolegĂ« nga qeveria e parlamenti, por edhe zyrtarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« shtetit, qĂ« tĂ« shprehim dhimbjen tonĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« plagĂ« tĂ« hapur, sĂ« cilĂ«s ende i mungon drejtĂ«sia, por njĂ«kohĂ«sisht edhe pĂ«rkushtimin tonĂ« qĂ« gjithmonĂ« do tĂ« jemi tĂ« angazhuar pĂ«r t’i sjellĂ« kriminelĂ«t para gjyqit dhe pĂ«r t’i ndĂ«shkuar ata pĂ«r mizoritĂ« e para 27 vjetĂ«ve. Lavdi 45 martirĂ«ve tĂ« Reçakut dhe 11 dĂ«shmorĂ«ve tĂ« Kombit, tĂ« udhĂ«hequr nga komandanti Ahmet Kaçiku”, deklaroi Kurti.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti-Masakra e Reçakut: Do tĂ« jemi tĂ« angazhuar pĂ«r t’i sjellĂ« kriminelĂ«t para gjyqit appeared first on Sinjali.

Nga Reçaku, Osmani: Dhimbja është e freskët për familjet dhe për gjithë popullin e Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nga Kompleksi Memorial në Reçak, tha se masakra ndaj 45 viktimave ishte dëshmia e gjallë se Serbia synonte që të zhdukte popullin shqiptar nga faqja e dheut.

Osmani pas homazheve theksoi se dhimbja për masakrën e Reçakut është ende e freskët, dhe se për këtë krim dhe shumë të tjera, Serbia nuk u ndëshkua. Nga aty ajo theksoi se Serbia edhe sot po vazhdon me të njëjtën mendësi e politik, duke mohuar edhe masakrën e Reçakut.

“NĂ« kĂ«tĂ« 27-vjetor tĂ« MasakrĂ«s sĂ« Reçakut, edhe njĂ« herĂ« kujtojmĂ« viktimat e kĂ«saj masakre tĂ« llahtarshme, e cila sĂ«rish dĂ«shmoi qĂ«llimin shfarosĂ«s qĂ« regjimi gjenocidal i atĂ«hershĂ«m i SerbisĂ« kishte ndaj popullit tĂ« KosovĂ«s. Reçaku dhe plagĂ«t e Reçakut ende flasin, sepse dhimbja Ă«shtĂ« po aq e freskĂ«t sa ishte para 27 vitesh. Dhimbja Ă«shtĂ« e freskĂ«t pĂ«r familjet, por Ă«shtĂ« e freskĂ«t pĂ«r gjithĂ« popullin e KosovĂ«s, sepse ende nuk ka asnjĂ« drejtĂ«si pĂ«r krimet qĂ« janĂ« kryer kĂ«tu, por edhe nĂ« pjesĂ« tĂ« tjera tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s. Edhe pas 27 vitesh, Serbia vazhdon me po tĂ« njĂ«jtat politika dhe po tĂ« njĂ«jtĂ«n mendĂ«si, sepse mohimi i krimit, siç po bĂ«jnĂ« ata me mohimin e krimit tĂ« Reçakut, Ă«shtĂ« krim i dyfishtĂ«â€, tha Osmani.

Osmani tha se themelet e shtetit tĂ« KosovĂ«s janĂ« tĂ« forta dhe kjo u bĂ« falĂ« sakrificĂ«s sĂ« martirĂ«ve dhe dĂ«shmorĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«.

“Ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« mbrojmĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n jo vetĂ«m kĂ«tu nĂ« KosovĂ«, por gjithkund nĂ« botĂ«. Sepse, ashtu siç dĂ«shmoi ambasadori Ëalker, ajo qĂ« ndodhi kĂ«tu ishte krim kundĂ«r njerĂ«zimit, ndaj tĂ« pafajshmĂ«ve, dhe ishte dĂ«shmi e gjallĂ« se qĂ«llimi i regjimit serb ishte ta zhdukte popullin shqiptar nĂ« KosovĂ« nga faqja e dheut. Sot jemi tĂ« lirĂ«, gĂ«zojmĂ« lirinĂ«, pavarĂ«sinĂ« dhe demokracinĂ« nĂ« shtetin tonĂ« sovran nĂ« tĂ«rĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, pĂ«r shkak se themelet e shtetit tonĂ« janĂ« tĂ« forta dhe janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« forta me sakrificĂ«n e martirĂ«ve tĂ« Reçakut dhe gjithĂ«andej KosovĂ«s, si dhe dĂ«shmorĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, tĂ« cilĂ«t dhanĂ« edhe jetĂ«n nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ne sot tĂ« gĂ«zojmĂ« lirinĂ«â€, deklaroi Osmani.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga Reçaku, Osmani: Dhimbja është e freskët për familjet dhe për gjithë popullin e Kosovës appeared first on Sinjali.

Walker shpallet “Qytetar i PĂ«rjetshĂ«m i Shtimes”

Kuvendi i KomunĂ«s sĂ« Shtimes, nĂ« mbledhjen pĂ«rkujtimore tĂ« mbajtur sot pĂ«r nder tĂ« pĂ«rvjetorit tĂ« MasakrĂ«s sĂ« Reçakut, i ka dhĂ«nĂ« Ambasadorit William Walker titullin nderues “Qytetar i PĂ«rjetshĂ«m i Shtimes”.

Sipas njoftimit të komunës, ky titull u dha për kontributin e jashtëzakonshëm të Walker në zbardhjen e të vërtetës mbi masakrën e 15 janarit 1999 dhe për lidhjen e tij të pandarë dhe të thellë me qytetin e Shtimes dhe banorët e tij.

Gjatë ceremonisë, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahman Jakupi, theksoi se ky nderim është akt mirënjohjeje institucional dhe një shenjë e respektit të përhershëm ndaj rolit të Ambasadorit Walker në faktorizimin e krimeve të kryera në Reçak dhe në informimin e opinionit ndërkombëtar.

“Ambasadori Walker Ă«shtĂ« pjesĂ« e historisĂ« sonĂ« dhe e sĂ« vĂ«rtetĂ«s sonĂ«. Sot, Komuna e Shtimes ia hap pĂ«rjetĂ«sisht dyert dhe zemrĂ«n si qytetar i kĂ«tyre njerĂ«zve, si dĂ«shmitar i sĂ« vĂ«rtetĂ«s dhe si mik i pandarĂ« i Reçakut”, u shpreh Jakupi.

Titulli “Qytetar i PĂ«rjetshĂ«m i Shtimes” pĂ«rfaqĂ«son nderimin mĂ« tĂ« lartĂ« ceremonial qĂ« jepet nga niveli komunal dhe i dedikohet personaliteteve me ndikim historik, moral dhe njerĂ«zor ndaj komunitetit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Walker shpallet “Qytetar i PĂ«rjetshĂ«m i Shtimes” appeared first on Sinjali.

Krerët e shtetit dhe Walker nderojnë viktimat e Reçakut

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe William Walker, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Ata kanë vënë kurora lulesh pranë lapidarit kryesor në këtë kompleks përkujtimor, aty ku dhe janë të vendosura të gjithë emrat dhe fotografitë e 45 civilëve të vrarë nga forcat serbe, më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak.

Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara.

“Nga ajo qĂ« pashĂ« nuk ngurroj tĂ« pĂ«rshkruaj ndodhinĂ« si masakĂ«r dhe krim kundĂ«r njerĂ«zimit. Kjo Ă«shtĂ« ngjarja mĂ« trishtuese nĂ« jetĂ«n time.” Lajmi i masakrĂ«s senzibilizoi opinionin ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r krimet serbe nĂ« KosovĂ« dhe i hapi rrugĂ«n bombardimeve tĂ« NATO-sĂ« nĂ« Serbi”, pati deklaruar Walker.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Krerët e shtetit dhe Walker nderojnë viktimat e Reçakut appeared first on Sinjali.

Dëshmoi krimin e Masakrës së Reçakut: Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe.

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, ka kryer homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shtime.

Pos tjerash, ai u përshëndet me përzemërsi edhe nga ambasadorët e QUINT-it.

Kjo masakër u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të atëhershëm Walker, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dëshmoi krimin e Masakrës së Reçakut: Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë appeared first on Sinjali.

Digjet banesa në Korçë, humb jetën një 73-vjeçare

Mëngjesin e kësaj të enjteje një banesë në Korçë është përfshirë nga flakët.

Ku për pasojë ka humbur jetën 73-vjeçarja, Flutura Potka, për shkak të asfiksisë, shkruan Abcnews.al.

Raportohet se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një dyshek elektrik.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Digjet banesa në Korçë, humb jetën një 73-vjeçare appeared first on Sinjali.

A po largohet Ben White nga Arsenali?

Mbrojtësi i Arsenalit, Ben White, duket se ka marrë vendimin për të lënë klubin londinez, pasi nuk është i kënaqur me minutat që i jepen.

28-vjeçari anglez është i pakënaqur me kohën e kufizuar të lojës dhe kërkon një skuadër ku mund të sigurojë një vend titullari të rregullt. White iu bashkua Arsenalit në vitin 2021 për një transferim prej 60 milionë eurosh nga Brighton.

Megjithatë, në këtë sezon, ai ka marrë pjesë vetëm në 13 ndeshje, duke dhënë një asist. Edhe pse kontrata e tij skadon në vitin 2028, lojtari raportohet se është i hapur ndaj ofertave nga klube të tjera.

Disa ekipe po e monitorojnë situatën nga afër, përfshirë Everton, që synon të forcojë pozicionin e mbrojtësit të djathtë.

Menaxhmenti i Arsenal pritet të marrë një vendim për të ardhmen e White para mbylljes së afatit kalimtar dimëror. 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A po largohet Ben White nga Arsenali? appeared first on Sinjali.

Policia arreston katër persona dhe konfiskon drogë, armë e para në dy operacione të ndara

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN), ka realizuar dy operacione të ndara gjatë të cilave ka arrestuar katër persona dhe ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të narkotikëve, armë, para të gatshme dhe prova të tjera materiale.

Rasti i parĂ« – Operacioni “Pinku”

MĂ« 14 janar, rreth orĂ«s 15:20, nĂ« rrugĂ«n “Xhemajl Mustafa” nĂ« FushĂ« KosovĂ«, hetuesit e DHTN-sĂ«, pas njĂ« pune operative-hetimore, kanĂ« identifikuar dhe arrestuar nĂ« flagrancĂ« dy persona tĂ« dyshuar pĂ«r shitblerje tĂ« substancave narkotike.

Gjatë kontrollit, te njëri i dyshuar janë gjetur dy qese me marihuanë, me peshë rreth dy gramë. Ndërkaq, te i dyshuari tjetër dhe në veturën e tij janë sekuestruar nëntë qese me kokainë (4.9 gramë), tetë qese me marihuanë (12.7 gramë), 475 euro para të gatshme që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës, si dhe dy telefona mobilë.

Me autorizim të Prokurorit Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është bastisur shtëpia e njërit prej të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar: një armë e shkurtër, 15.8 gramë kokainë, 79 tableta ekstazi (37.7 gramë), 2.6 gramë substancë e dyshuar kokainë me ngjyrë të kuqe, 322.9 gramë marihuanë, dy peshore digjitale.

Rasti i dytĂ« – Operacioni “Dora e Kapur”

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ«, nĂ« PrishtinĂ«, DHTN pĂ«rmes Sektorit Qendror pĂ«r Hetimin e Trafikimit me NarkotikĂ« ka zhvilluar operacionin e koduar “Dora e Kapur”. NĂ« rrugĂ«n “Imzot Nikprelaj” Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« flagrancĂ« njĂ« person, te i cili janĂ« gjetur gjashtĂ« doza heroinĂ« me peshĂ« totale katĂ«r gramĂ«.

Gjatë kontrollit në banesën e tij janë sekuestruar edhe rreth nëntë gramë hashash dhe 18 gramë marihuanë. Po ashtu, gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: 52 paketime heroinë me peshë totale 14 gramë, një pushkë gjuetie me nëntë fishekë, rreth 25 mijë euro para të gatshme, një veturë, një peshore, dy telefona mobilë dhe prova të tjera relevante.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia arreston katër persona dhe konfiskon drogë, armë e para në dy operacione të ndara appeared first on Sinjali.

Begaj-Masakra e Reçakut: Nuk mund të harrohet

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar masakrën e Reçakut e cila u krye 27 vjet më parë nga forcat serbe.

Ai teksa përmend faktin e pamohueshëm që denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.

“NdĂ«rgjegjĂ«simi solli KonferencĂ«n e RambujesĂ«, ndĂ«rhyrjen e NATO-s, lirinĂ«, shtetin e KosovĂ«s dhe paqen qĂ« sot e gĂ«zojmĂ« bashkĂ«risht”, ka shkruar Begaj.

Tutje presidenti i Shqipërisë tha se kjo masakër nuk harrohet, thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet, mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Begaj-Masakra e Reçakut: Nuk mund të harrohet appeared first on Sinjali.

Japonia goditet nga një valë tërmetesh, më i forti 5.1 ballë Rihter

Japonia goditet nga një seri tërmetesh sot, më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Epiqendra e tërmetit më të fortë ishte në ishullin Honshu, në një thellësi prej shtatë kilometrash dhe në një distancë prej 18 kilometrash nga qyteti i Matsumotos.

Honshu u godit gjithashtu nga tërmete me magnitudë 4.7 dhe 4.3.

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë u regjistrua gjithashtu në veri të ishullit Hokkaido, në det të hapur, dhe nuk u lëshua asnjë paralajmërim për cunami për të.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Japonia goditet nga një valë tërmetesh, më i forti 5.1 ballë Rihter appeared first on Sinjali.

Përditësimi i fundit: Pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë të njëjta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare.

Mërgimtarët po edhe qytetarët e tjerë të cilët po udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të presin deri në 3-5 minuta pothuajse në të gjitha pikat kufitare.

Sa i përket hyrjeve në Kosovë pritjet janë të ngjashme sikur edhe daljet nga 3 deri në 5 minuta.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përditësimi i fundit: Pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë të njëjta appeared first on Sinjali.

Zelensky shpall gjendje emergjente energjetike pas sulmeve ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shpallur gjendje emergjente në sektorin energjetik, pasi sulmeve të vazhdueshme ruse, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën energjetike dhe kanë lënë mijëra banesa pa energji elektrike dhe ngrohje, në mes të temperaturave që kanë zbritur deri në -19°C.

Në Kiev, qindra ndërtesa mbetën pa ngrohje edhe disa ditë pas një sulmi masiv, ndërsa autoritetet po punojnë për riparime emergjente dhe rritjen e importeve të energjisë.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko paralajmëroi se situata është kritike për kryeqytetin.

Zelensky tha se ekipet e emergjencës po punojnë 24 orë në ditë, ndërsa qeveria po shqyrton lehtësimin e masave si ora policore për shkak të të ftohtit ekstrem.

Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mbeten një nga elementët kryesorë të luftës, duke thelluar krizën humanitare në vend.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky shpall gjendje emergjente energjetike pas sulmeve ruse appeared first on Sinjali.

Pas arratisjes, të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po transferohen drejt burgut të Fierit

Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e disa personave që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë drejt Burgut të Fierit.

Burgu i Durrësit nuk është institucion i sigurisë së lartë, ndaj është vlerësuar e arsyeshme që të dënuarit me rrezikshmëri të shtuar të mos qëndrojnë më në këtë burg, shkruan A2 CNN.

Burime zyrtare sqarojnë se bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë, dhe jo për zyrtarë apo persona të arrestuar për çështje korrupsioni apo abuzimi me detyrën. 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas arratisjes, të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po transferohen drejt burgut të Fierit appeared first on Sinjali.

Juventusi i vë syrin sulmuesit të Crystal Palace

Sky Sport Italia pretendon se Juventusi ka kontaktuar Crystal Palace për Jean-Philippe Mateta, por oferta e tyre prej 35 milionë eurosh nuk ka gjasa të jetë e mjaftueshme.

Interesi për lojtarin u përmend nga eksperti i afatit kalimtar, Gianluca Di Marzio, i cili sugjeron se sulmuesi qendror mund të ndihmojë në forcimin e alternativave në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti në periudhën kur Dusan Vlahovic është i lënduar..

Raporti i tij thekson se Crystal Palace kërkon 30-35 milionë euro për Mateta, por kjo është një këndvështrim shumë i ndryshëm krahasuar me mediat britanike.

Ato e vendosin çmimin e kërkuar më afër 55-60 milionë eurove, shifër që do të ishte shumë mbi buxhetin e Juventusit për një transferim në janar, veçanërisht duke qenë se Manchester United besohet se është gjithashtu i interesuar.

Mateta është 28 vjeç dhe kontrata e tij me Palace zgjat vetëm deri në qershor 2027, çka është arsyeja pse vlera e tij mund të jetë ulur ndjeshëm nga nivelet e mëparshme.

Ai mbërriti për herë të parë në Londër nga Mainz në janar 2021 në formë huazimi, duke e përfunduar transferimin një vit më vonë për një shumë totale rreth 14.5 milionë euro.

Reprezentuesi francez ka shënuar 10 gola këtë sezon në 32 paraqitje zyrtare për Crystal Palace, si dhe ka dhënë dy asistime.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Juventusi i vë syrin sulmuesit të Crystal Palace appeared first on Sinjali.

Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë

Në Kosovë, nga sonte në mesnatë, fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin, sipas të cilit automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë në vend më shumë se tre muaj ose mbi bazën e autorizimit.

Këtë e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Njëkohësisht, nis edhe zbatimi strikt i Ligjit për të huajt sa u përket dokumenteve personale.

Sipas tij, të gjithë ata që nuk posedojnë dokumente të Kosovës, do të duhet të aplikojnë për leje qëndrimi brenda 72 orëve.

Këto masa do të prekin kryesisht pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë dhe që deri më tani kanë drejtuar automjete me targa të qyteteve në Serbi mbi bazën e autorizimit, ose nuk kanë pasur dokumente të Kosovës.

Zbatimi pa përjashtime i këtyre dy ligjeve ishte paraparë të fillonte më 1 nëntor të vitit të kaluar, por Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës e shtyu këtë afat deri më 15 janar 2026, për të mundësuar zhvillimin e një fushate informuese.

KĂ«to masa tĂ« autoriteteve kosovare, megjithatĂ«, po hasin nĂ« kritika nga komuniteti serb – sektori civil dhe pĂ«rfaqĂ«suesit politikĂ«.

Si do të ndikojë Ligji për komunikacionin te komuniteti serb?

Nga Policia e Kosovës thanë se drejtimi i automjeteve me targa të huaja mbi bazën e autorizimit është në kundërshtim me Ligjin për komunikacionin.

MegjithatĂ«, deri mĂ« tani, kjo praktikĂ« Ă«shtĂ« toleruar pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« qytetarĂ«ve kohĂ« t’i ndĂ«rrojnĂ« targat.

Veton Elshani theksoi se, nga 15 janari, policia do ta zbatojë ligjin në terren. Ai shtoi se drejtimi i automjeteve mbi bazën e autorizimit do të lejohet vetëm në raste emergjente, por me paralajmërim.

“PĂ«r shembull, nĂ«se dikush shkon nĂ« spital, nuk do ta ndalojmĂ« dhe nuk do ta konfiskojmĂ« menjĂ«herĂ« automjetin. Por, nĂ«se i njĂ«jti person ndalohet pĂ«rsĂ«ri nĂ« ditĂ«t nĂ« vazhdim, mund t’i shqiptohet gjobĂ« deri nĂ« 200 euro”, shpjegoi ai.

Kosova ndaloi në fund të vitit 2022 qarkullimin e automjeteve me targa me akronimet e qyteteve të Serbisë.

Kjo masë shkaktoi daljen e disa serbëve nga institucionet e Kosovës dhe rriti tensionet në terren.

Disa nga pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, i regjistruan më pas automjetet e tyre me targa të Serbisë dhe i përdornin ato mbi bazën e autorizimit.

Në këtë autorizim përfshihen të dhënat e kartës së identitetit të drejtuesit të automjetit, e cila lëshohet nga autoritetet serbe për qytetet në Kosovë, por që Prishtina zyrtare nuk e njeh.

Si do të ndikojë Ligji për të huajt te komuniteti serb?

Ligji pĂ«r tĂ« huajt mund t’i prekĂ« pjesĂ«tarĂ«t e komunitetit serb qĂ« nuk kanĂ« dokumente kosovare, por jetojnĂ«, punojnĂ« ose studiojnĂ« nĂ« KosovĂ«.

Megjithatë, Elshani tha se ligji nuk do të zbatohet strikt për ata që jetojnë në Kosovë dhe që për ndonjë arsye nuk kanë dokumente kosovare.

“Ne nuk do t’i dĂ«bojmĂ« kĂ«ta persona, nuk do t’i ndajmĂ« nĂ«nat nga fĂ«mijĂ«t apo baballarĂ«t nga fĂ«mijĂ«t”, tha ai, duke shtuar se ligji do tĂ« zbatohet vetĂ«m pĂ«r ata qĂ« vijnĂ« nĂ« KosovĂ« pĂ«r turizĂ«m, punĂ« ose studime.

“Zbatimi do tĂ« bĂ«het gradualisht, nuk do tĂ« dĂ«bohet askush menjĂ«herĂ«. PĂ«r shembull, nĂ«se nĂ« orĂ«n 02:00 tĂ« mĂ«ngjesit policia takon dikĂ« nĂ« rrugĂ« dhe ai nuk ka dokumente kosovare, ai do tĂ« njoftohet qĂ« duhet tĂ« paraqitet nĂ« stacionin policor”, shpjegoi Elshani.

NĂ« manualin “UdhĂ«zuesi pĂ«r hyrjen, lĂ«vizjen, qĂ«ndrimin dhe punĂ«simin e tĂ« huajve nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s”, i publikuar vitin e kaluar, shpjegohet procedura pĂ«r marrjen e lejes pĂ«r “qĂ«ndrim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m, afatshkurtĂ«r ose tĂ« pĂ«rhershĂ«m”.

Vendimin për lëshimin e lejeve do ta marrë Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Në Mitrovicë të Veriut funksionon një universitet që punon brenda sistemit të Serbisë, ku studiojnë ose punojnë shtetas të Serbisë. Po ashtu, punonjës nga Serbia ka edhe në institucionet shëndetësore në mjediset me shumicë serbe dhe në disa institucione kulturore.

Megjithatë, autoritetet e Kosovës nuk i njohin këto organe serbe dhe kanë mbyllur shumicën e tyre, përveç institucioneve arsimore dhe shëndetësore.

Reagimet e sektorit civil dhe të politikanëve

Të dhëna të sakta zyrtare se sa serbë jetojnë në Kosovë dhe posedojnë dokumente kosovare, nuk ka, pasi pjesëtarët e këtij komuniteti, kryesisht në katër komunat e veriut, e bojkotuan regjistrimin e popullsisë në vitin 2024.

MegjithatĂ«, njĂ« raport i organizatĂ«s joqeveritare Aktiv nga viti 2024, me titullin “Analiza e trendĂ«ve dhe qĂ«ndrimeve tĂ« komunitetit serb”, nxori nĂ« pah se mbi 93% e 503 tĂ« anketuarve kanĂ« dokumente kosovare.

Grupi i organizatave serbe joqeveritare ka theksuar mĂ« herĂ«t se ekzistojnĂ« mijĂ«ra serbĂ« tĂ« KosovĂ«s qĂ« nuk mund tĂ« marrin dokumente kosovare, pasi “regjistrimi civil i serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s, si dhe i pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« tjerĂ« tĂ« komuniteteve joshumicĂ«, Ă«shtĂ« penguar pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«â€.

Autoritetet kosovare, nĂ« periudhĂ«n nga nĂ«ntori 2024 deri nĂ« prill 2025, u mundĂ«suan serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« ta marrin shtetĂ«sinĂ« “mĂ« vonĂ«â€, duke pasur parasysh se disa nuk mund t’i merrnin dokumentet kosovare pĂ«r shkak se posedonin vetĂ«m dĂ«shmi tĂ« lindjes, tĂ« lĂ«shuara nga institucionet serbe, tĂ« cilat Prishtina nuk i njeh.

Lista Serbe, partia kryesore e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« qĂ« ka mbĂ«shtetjen e Beogradit zyrtar – njoftoi mĂ« 14 janar se ka zhvilluar dhjetĂ«ra takime me pĂ«rfaqĂ«sues ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, lidhur me zbatimin e Ligjit pĂ«r komunikacionin dhe Ligjit pĂ«r tĂ« huajt, duke theksuar se ka hasur nĂ« mirĂ«kuptim, por se nuk ka marrĂ« pĂ«rgjigje ndaj kĂ«rkesave tĂ« saj.

“Edhe gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit, pĂ«rfshirĂ« edhe sot, kemi qenĂ« nĂ« kontakt intensiv me pĂ«rfaqĂ«sues ndĂ«rkombĂ«tarĂ« dhe kemi pĂ«rcjellĂ« shqetĂ«simet e qytetarĂ«ve tanĂ«, veçanĂ«risht sa u pĂ«rket pasojave tĂ« mundshme nga zbatimi eventual i kĂ«tyre vendimeve tĂ« dĂ«mshme”, thuhet nĂ« reagim.

Lista Serbe u bĂ«ri thirrje autoriteteve tĂ« KosovĂ«s qĂ« ta shtyjnĂ« sĂ«rish zbatimin e kĂ«tyre “rregullave”, me qĂ«llim qĂ« tĂ« gjendet njĂ« model i pĂ«rshtatshĂ«m.

Edhe politikanë të tjerë serbë reaguan ashpër ndaj këtyre masave.

Nenad Rashiq, udhĂ«heqĂ«s i PartisĂ« pĂ«r Liri, DrejtĂ«si dhe MbijetesĂ«, i cili fitoi njĂ« ulĂ«se nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s nĂ« zgjedhjet e fundit, deklaroi mĂ« 13 janar pĂ«r transmetuesin publik kosovar se masat duhet tĂ« shtyhen pĂ«rsĂ«ri, pasi “nuk jemi mjaftueshĂ«m tĂ« pĂ«rgatitur”.

LĂ«vizja KombĂ«tare Serbe e Millija Bishevacit, nĂ« tetor tĂ« vitit tĂ« kaluar, u dĂ«rgoi njĂ« letĂ«r tĂ« hapur ambasadave dhe misioneve ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« KosovĂ«, duke shprehur shqetĂ«sim pĂ«r njoftimin se Ligji pĂ«r tĂ« huajt do tĂ« zbatohet “nĂ« mĂ«nyrĂ« strikte”.

Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit kërkoi që zgjidhja të gjendet përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Zyra pĂ«r KosovĂ«n nĂ« QeverinĂ« e SerbisĂ« i cilĂ«soi kĂ«to masa si “hapa tĂ« rinj pĂ«rshkallĂ«zues”.

Kjo zyrĂ« paralajmĂ«roi se, nĂ«se Bashkimi Evropian dhe grupi i Quint-it nuk reagojnĂ«, “Beogradi do tĂ« detyrohet tĂ« shqyrtojĂ« njĂ« pĂ«rgjigje politike dhe ligjore adekuate ndaj kĂ«tyre shkeljeve drastike tĂ« tĂ« drejtave themelore tĂ« popullit serb pĂ«rmes masave tĂ« reja tĂ« njĂ«anshme dhe tĂ« dhunshme”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë appeared first on Sinjali.

Trump: Zelensky, jo Putin, po pengon marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Reuters, deklaroi se Ukraina – jo Rusia – po e pengon njĂ« marrĂ«veshje tĂ« mundshme paqeje, njĂ« qĂ«ndrim qĂ« kontraston me atĂ« tĂ« aleatĂ«ve evropianĂ«, tĂ« cilĂ«t vazhdojnĂ« tĂ« theksojnĂ« se Moska nuk ka interes tĂ« pĂ«rfundojĂ« luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«.

Gjatë një interviste ekskluzive në Zyrën Ovale, Trump shprehu mendimin se presidenti rus Vladimir Putin është gati të mbyllë pushtimin e tij katërvjeçar të Ukrainës, ndërsa shtoi se Zelensky ishte më i rezervuar në këtë drejtim.

“Mendoj se ai Ă«shtĂ« gati tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« marrĂ«veshje. Mendoj se Ukraina Ă«shtĂ« mĂ« pak e gatshme tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« marrĂ«veshje”, tha Trump pĂ«r presidentin rus.

I pyetur pse negociatat e udhĂ«hequra nga SHBA-ja nuk e kishin zgjidhur ende konfliktin mĂ« tĂ« madh tokĂ«sor tĂ« EvropĂ«s qĂ« nga Lufta e DytĂ« BotĂ«rore, Trump u pĂ«rgjigj: “Zelensky”.

Komentet e Trump sugjeruan një zhgënjim të ri me udhëheqësin ukrainas, transmeton Telegrafi.

Të dy presidentët kanë pasur prej kohësh një marrëdhënie të paqëndrueshme, megjithëse ndërveprimet e tyre duket se janë përmirësuar gjatë vitit të parë të rikthimit të Trump në detyrë.

Ndonjëherë, Trump ka qenë më i gatshëm të pranojë garancitë e Putinit në kuptimin e mirëfilltë sesa udhëheqësit e disa aleatëve të SHBA-së, duke frustruar Kievin, kryeqytetet evropiane dhe ligjvënësit amerikanë, përfshirë disa republikanë.

Në dhjetor, Reuters raportoi se raportet e inteligjencës amerikane vazhdonin të paralajmëronin se Putin nuk i kishte braktisur qëllimet e tij për të kapur të gjithë Ukrainën dhe për të rimarrë pjesë të Evropës që i përkisnin ish-perandorisë sovjetike.

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, e kundërshtoi atë raport në atë kohë.

Pas disa ndërprerjeve, negociatat e udhëhequra nga SHBA-ja janë përqendruar në javët e fundit në garancitë e sigurisë për një Ukrainë të pasluftës, për të siguruar që Rusia të mos e pushtojë atë përsëri pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Në terma të përgjithshëm, negociatorët amerikanë e kanë shtyrë Ukrainën të braktisë rajonin e saj lindor të Donbasit, si pjesë të çdo marrëveshjeje me Rusinë.

Zyrtarët ukrainas kanë qenë thellësisht të përfshirë në bisedimet e fundit, të cilat janë udhëhequr nga ana e SHBA-së nga i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Trump.

Disa zyrtarë evropianë kanë hedhur dyshime mbi gjasat që Putini të bjerë dakord me disa kushte të dakordësuara së fundmi nga Kievi, Uashingtoni dhe udhëheqësit evropianë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Zelensky, jo Putin, po pengon marrëveshjen e paqes në Ukrainë appeared first on Sinjali.

Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinumëruar 120 vendvotime nga 914 gjithsej.

Bazuar në përditësimin e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 46.19% të votave.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21.42%, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 14.40% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë plot 7.21% të votave, deri më tani gjatë procesit të rinumërimi.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati appeared first on Sinjali.

27 vjet nga Masakra e Reçakut: Krimi që tronditi botën

Sot bëhen 27 vjet nga Masakra e Reçakut, një nga krimet më të tmerrshme të kryera gjatë luftës në Kosovë, e cila mbetet një plagë e hapur në kujtesën kolektive të vendit.

Më 15 janar 1999, forcat policore serbe, njësitë ushtarake dhe grupet paramilitare serbe hynë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, ku vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë.

Viktimat, u ekzekutuan në rrethana që tronditën opinionin vendor dhe ndërkombëtar.

Masakra u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të atëhershëm të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Reçaku u shndërrua në simbol të vuajtjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës, por edhe në një moment kyç që ndikoi në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për realitetin e luftës, duke hapur rrugën për zhvillime vendimtare në fundin e saj

Ndryshe, sot në kuadër të kësaj masakre, homazhe do të bëjnë krerët e shtetit si presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Pos tyre, homazhe do të bëjë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Po ashtu, ora e parĂ« mĂ«simore do t’i kushtohet MasakrĂ«s sĂ« Reçakut.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 27 vjet nga Masakra e Reçakut: Krimi që tronditi botën appeared first on Sinjali.

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Dashi

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te reja me partnerin tuaj dhe do ndiheni te lumtur. Edhe beqaret do jene me humor te mire dhe do tregohen me te hapur ndaj takimeve te reja. Financat do jene te qëndrueshme prandaj mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht.

Demi

Ka shume rrezik qe partneri juaj t’iu lere pas dore gjate kĂ«saj dite dhe te dale me njĂ« person tjetĂ«r qe sapo ka njohur. Edhe nĂ«se e merrni vesh kĂ«tĂ« gjĂ« mos u tregoni histerike, por gjeni mĂ«nyrĂ«n e duhur pĂ«r te diskutuar qetĂ«sisht. Beqaret do vazhdojnĂ« te kĂ«rkojnĂ«, por pa ndonjĂ« rezultat konkret. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe nuk do keni probleme.

Binjaket

Pas njĂ« periudhe jo shume te mire pĂ«r jetĂ«n sentimentale te çifteve, sot pasioni dhe emocionet do rikthehen vrullshĂ«m. Te dy me partnerin do jeni gati te bĂ«ni sakrifica vetĂ«m pĂ«r t’u ndier mire. Edhe beqaret nga ana tjetĂ«r do jene te privilegjuar dhe do kenĂ« njohje interesante. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte nĂ«se nuk doni te pĂ«rballeni me probleme.

Gaforrja

Edhe pse te shumte do jene personat qe do ndĂ«rhyjnĂ« tek jeta juaj ne çift dhe do kĂ«rkojnĂ« t’iu prishin pune, ju nuk do tronditeni aspak. Ndjenjat pĂ«r partnerin janĂ« aq te forta saqĂ« askush nuk mund t’i ftohe. Beqaret edhe pse nuk e presin do kenĂ« dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar duhet te bĂ«ni sakrifica, madje edhe te shisni diçka te çmuar pĂ«r t’ia dale mbanĂ«.

Luani

Nëse jeni ne një lidhje do diskutoni gjere e gjate sot për një çështje mjaft delikate. Dëgjojini edhe ato qe do thotë partneri para se te merrni vendime. Beqaret do kenë një takim entuziast me një person fantastik. Ja vlen te krijohet një lidhje me atë person. Ne planin financiar do gjeni zgjidhje shume te mire ne mënyrë qe situata mos jete me problematike.

Virgjeresha

Dialogu ne çift do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite. Do jeni shume te duruar dhe kjo do jete një pike mjaft e forte. Edhe ata qe kane pasur probleme do ndihen disi me te qete. Beqaret do kenë shume takime, por fale kërkesave te shumta nuk do arrijnë as sot te hedhin hapat drejt një lidhjeje. Ne planin financiar duhet te tregoheni serish te matur me investimet.

Peshorja

Jeta sentimentale e çifteve do jete përgjithësisht e qete gjate kësaj dite. Komunikimi do vazhdoje te jete i mire dhe nuk do ketë asnjë konflikt. Do e sqaroni me qetësi edhe një penge te hershem. Beqaret do mbeten serish vetëm dhe kjo do i mërzitë pa mase. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini ta keni një situate goxha te stabilizuar.

Akrepi

Gjate kĂ«saj dite Urani do sjelle mosmarrĂ«veshje te shumta pĂ«r jetĂ«n tuaj ne çift. Nuk do bini dakord pĂ«r shume gjera dhe kjo do sjelle debate. Mundohuni te tregoheni paksa me tolerante. Beqaret nuk duhet absolutisht te tregohen posesive. Çdo gjĂ« ka kohen e vet kur duhet te ndodhe. Financat do jene delikate dhe gabimi me i vogĂ«l mund te jete shkatĂ«rrues.

Shigjetari

Nuk do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj sot dhe do tërhiqeni mjaft nga personat simpatike. Kujdes sepse bukuria është kalimtare, ndërsa shpirti i njeriut është ai qe nuk ndryshon kurrë. Beqaret do joshin pa mbarim dhe ka gjasa te gjejnë një peron interesant. Ne planin financiar mos prisni përmirësime te mëdha ndërkohë qe keni bere gabime te pafalshme me shpenzimet.

Bricjapi

Qe jeta juaj ne çift te jete edhe me e bukur gjate kĂ«saj dite, duhet t’i shtoni edhe pak me tepĂ«r dozat e fantazisĂ«. Mundohuni ta largoni sa me shpejt rutinĂ«n. Beqaret ka rrezik te njihen me persona te çuditshĂ«m dhe aspak te sjellshĂ«m. Mos bĂ«ni gabim te mendoni te krijoni njĂ« lidhje me ta. Ne planin financiar do jeni me kĂ«mbĂ« ne toke dhe nuk priten probleme.

Ujori

Do diskutoni gjere e gjate kĂ«saj dite me atĂ« qe keni ne krah dhe do iu gjeni zgjidhje disa problemeve qe keni pasur. Çdo gjĂ« do shkoje me se miri mes jush. Beqaret duhet te jene me te duruar nĂ«se duan te bĂ«jnĂ« zgjedhjen e duhur. Financat do jene paksa me te mira, megjithatĂ« nuk duhet ta teproni me shpenzimet. Çdo gjĂ« duhet te ndodhe ne kohen e vet.

Peshqit

Ndjenjat për partnerin tuaj do jene shume te zjarrta gjate kësaj dite dhe ju do i shprehni ato me shume se kurrë. Pritet qe atmosfera te jete shume e ngrohte dhe emocionet te papërshkrueshme. Beqaret do marrin shume propozime, por do e kenë te vështirë te zgjedhin dike. Do jene te shumte ata qe do iu pëlqejnë. Financat fatmirësisht do kenë përmirësime.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parashikimi i yjeve për ditën e sotme appeared first on Sinjali.

❌