Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

Belind Këlliçi, deputet i PD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se opozita duhet të gjejë forma nga më të ndryshmet për të afruar njerëzit në protestë. Duke folur për protestën kombëtare të 24 janarit, Këlliçi u shpreh besimplotë së ajo do të jetë masive.

“Protesta është e vërtetë që është e paktë në numër megjithëse është më e madhe se ajo që kam bërë unë te bashkia dhe më thanë se ishte e kotë, se Erion Veliaj ishte numri 2, se ishte pasues i Ramës, apo se ishte mik i Trumpit. Protesta e 22 dhjetorit nuk kritikohet për pjesëmarrjen, sepse kishte. Mund të ketë kritikë për folësit, por ju garantoj se në 24 janar ajo do të jetë protesta e opozitës dhe do të jetë masive.

Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat. Kemi një zv/kryeministre që i fshihet drejtësisë, një kryeministër që nga një dashmor i drejtësisë së re ka kaluar në luftë me drejtësinë e re.

PD duhet të gjejë forma nga më inovativet për t’iu përgjigjur nervit opozitar”- tha Këlliçi.

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

Duke theksuar se e ka lexuar statutin e Bordit të Paqes që pritet të krijohet nga presidenti amerikan Donald Trump, analisti Baton Haxhiu foli mbrëmjen e sotme, 19 janar, në “Opinion” mbi natyrën, misionin dhe pasojat politike të kësaj strukture të re ndërkombëtare.

Sipas Haxhiut, më 25 dhjetor 2025, ka nisur përpilimi i dokumentit dhe është hartuar statuti i bordit.

I pyetur mbi misionin e kësaj strukture, ai theksoi se Bordi i Paqes duhet të analizohet në disa plane: politik, juridik dhe ekzekutiv, për të kuptuar realisht se si do të funksionojë.

“Bordi është themeluar me statut. Janë ftuar disa vende, të cilat, në një mënyrë ose tjetër, nuk mund t’i thonë jo Amerikës. Një prej tyre është Shqipëria”, u shpreh Haxhiu.

Ai bëri me dije se ka pasur garanci nga Shtëpia e Bardhë që këto 9 vende të ishin pjesë e fazës fillestare të themelimit. Ky koncept i ri ndërkombëtar, tha ai, ngjan me periudhën kur u shpërbë Liga e Kombeve, e cila dështoi për shkak të pafuqisë politike dhe që u zëvendësua më pas nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

I pyetur nëse krijimi i Bordit të Paqes nënkupton fundin e OKB-së, analisti u përgjigj duke treguar se statuti i Bordit dallon thelbësisht nga parimet mbi të cilat funksionon OKB-ja.

“Trump shpreh një mosbesim të thellë ndaj OKB-së. Në statut thuhet qartë se për Trump nuk vlejnë gjykatat ndërkombëtare. Ai heq totalisht moralizmin që ka ndërtuar OKB-ja ndër vite”, deklaroi ai.

Debatin e zhvilluar në Tiranë mbi këtë çështje, e quajti “provincial dhe të padobishëm”.

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

Shumica e shqiptarëve mendojnë se më 21 janar me vrasjen e katër protestuesve në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, qeveria e asaj kohe kreu krim shtetëror duke vrarë shtetas të vet.

62.9% e shqiptarëve mendojnë se qeveria Berisha, kreu krim shtetëror, pyetjes në sondazhin Zëri i Shqiptarëve në ABC News, se cila ishte përgjegjësia e qeverisë së atëhershme për 21 janarin 2011? Ndërkohë, 19.2% e të anketuarëve mendojnë se qeveria mbrojti pushtetin e vet, 21 janarin e 15 viteve më parë, dhe 17.9 % shprehen se mbrojti shtetin.

Kampioni në këtë sondazh është 1425 banorë të rritur të vendit, me një marzh gabimi prej +/- 2.6%. Si cdo herë linku   i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

63.2% e shqiptarëve mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi për 21 janarin.

Në sondazhin e kësaj të hëne “Zëri i Shqiptarëv” në ABC News, shqiptarët u ftuan të përgjigjen lidhur me vrasjen e 4 protestuesve në bulevard, 15 vite më parë.

Përse 15 vjet pas 21 janarit 2011, ende nuk është vendosur drejtësi? Ishte pyetje e parë e këtij sondazhi ku ndër të tjera, 19.3% fajësojnë drejtësinë duke e quajtur atë të paaftë. Dhe 17.5 % të tjerë mendojnë se nuk ka prova.

Kampioni në këtë sondazh është 1425 banorë të rritur të vendit, me një marzh gabimi prej +/- 2.6%. Si cdo herë linku   i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, janë katër protestuesit e vrarë 15 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sondazhi ‘Zëri i Shqiptarëve’, këtë të hënë në ABC News i është referuar pikërisht kësaj ngjarje, për të cilën ende nuk ka drejtësi.

Pas 15 vjetësh, cila mendoni se ishte përgjegjësia e opozitës së atëhershme? Ishte pyetja e radhës për të cilën, 47.9% e shqiptarëve mendojnë se nuk e çoi protestën deri në fund, 26.7% shprehen se çoi njerëzit drejt një masakre të paralajmëruar, ndërsa 25.4% të tjerë, e bëjnë po aq fajtore sa qeveria.

Kampioni në këtë sondazh është 1425 banorë të rritur të vendit, me një marzh gabimi prej +/- 2.6%. Si cdo herë linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Policia e Australisë po heton vdekjen e një vajze 19-vjeçare kanadeze, pas gjetjes së trupit të saj i rrethuar nga një tufë qensh në plazhin e ishullit Fraser në bregdetin lindor të vendit.

Sipas raportimeve, 19-vjeçarja kishte kaluar gjashtë javët e fundit duke punuar në një hotel dhe kishte udhëtuar atje së bashku me një shoqe nga Kanadaja.

Të hënën në mëngjes, vajza u nis për një notim në plazh, por rreth një orë më vonë, dy burra që po kalonin me makinë vunë re rreth 10 qen që rrethonin trupin e saj.

Policia tha se është ende shumë herët për të përcaktuar nëse vdekja u shkaktua nga qentë e egër. Trupi mbante shenja nga kafshimet e tyre, por nuk është e qartë nëse ata shkaktuan vdekjen e saj.

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Në një intervistë në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, ish-ministri i Brendshëm, Spartak Poçi tregon historinë komplekse të familjes së tij. Ai flet për babanë, Dilaver Poçin, një figurë e rëndësishme ushtarake që u godit nga regjimi i Enver Hoxhës gjatë spastrimeve të viteve ’70.

Poçi tregon foton ku babai i tij shfaqet krah për krah me diktatorin, vetëm pak kohë para se të internohej, duke ilustruar natyrën e pamëshirshme të klaneve në byronë politike. Ai rrëfen përjetimin e familjes gjatë internimit dhe stoicizmin e të atit, i cili pavarësisht goditjes, mbeti një njeri me kulturë dhe dinjitet. 

Një anekdotë interesante mbyll rrëfimin: marrëdhënia e tij me Rusinë. Poçi zbulon se kur ishte ministër, mori një ftesë zyrtare dhe një shishe vodka dhuratë nga Vladimir Putin, asokohe Ministër i Brendshëm i Rusisë. Megjithatë, për shkak të këshillave nga partnerët perëndimorë, ai nuk shkoi.

Ironia e fatit deshi që vite më vonë, kur tentoi të vizitonte Moskën si qytetar i thjeshtë për turizëm, t’i refuzohej viza nga burokracia ruse, pavarësisht ftesës së dikurshme të Putinit. Kjo histori shërben si një metaforë e marrëdhënieve të komplikuara gjeopolitike të Shqipërisë dhe fatit personal të njerëzve që kanë shërbyer në majat e shtetit. 

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka njoftuar se po heton protestuesit që ndërprenë një shërbesë të dielën në një kishë në Minnesota, pasi besonin se një prej pastorëve të kishës punonte për Agjencinë për Imigracionin dhe Doganat (ICE).

Pamjet e shpërndara tregojnë protestuesit brenda kishës duke bërë thirrje të tilla si “ICE jashtë” dhe “Drejtësi për Renee Good”, gruan që u vra nga një agjent i ICE-së në Minneapolis më herët këtë muaj. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë akuzojnë protestuesit për shpifje ndaj një vendi adhurimi dhe thanë se do t’i hetojnë ata për shkelje të të drejtave civile.

Protestat anti-agjentëve të emigracionit vazhdojnë, për shkak të përshkallëzimit të politikave të emigracionit nga presidenti Donald Trump, ndërsa Pentagoni ka vendosur 1,500 ushtarë në gatishmëri për një mundësi dislokimi. Të dielën, Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve, Pam Bondi, premtoi se do të përdorë gjithë forcën e ligjit federal ndaj demonstruesve që ndërprenë shërbesën në Cities Church në St. Paul, pranë Minneapolis.

Më vonë të hënën, Zv/prokurorja e Përgjithshme, Harmeet Dhillon, shkroi në X se Departamenti i Drejtësisë do të ndjekë akuzat federale në këtë rast. Protestuesit thonë se një prej tetë pastorëve të kishës, David Easterwood, është një zyrtar lokal i ICE-së. Easterwood nuk po udhëhiqte shërbesën të dielën. Një person me të njëjtin emër është përmendur në dokumente të ACLU-së si drejtues i zyrës së fushës së ICE-së në St. Paul, sipas raportimeve të Associated Press dhe Minnesota Star Tribune. AP gjithashtu raportoi se ai ishte së bashku me sekretaren e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, në një konferencë shtypi në Minneapolis në tetor të vitit të kaluar.

Monique Cullars-Doty, bashkë-themeluese e Black Lives Matter Minnesota dhe një nga organizatoret e protestës, tha për CBS News se “nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe të shikojmë njerëzit të mashtrohen”. Protestat, me përplasje të vazhdueshme, vazhdojnë gjithashtu pranë ndërtesës Whipple në Minneapolis, ku ndodhet selia qendrore e agjentëve federalë. Një zëdhënës i DHS tha të hënën se të paktën 3,000 persona janë arrestuar në Minneapolis, që nga vendosja e forcave federale.

Në 15 janar, një gjykatës federal amerikan lëshoi një urdhër që kufizon taktikat e kontrollit të turmës, që mund të përdorin agjentët e ICE-së ndaj protestuesve paqësorë. Mijëra agjentë të ICE-së ndodhen në Minnesota si pjesë e një paralajmërimi nga administrata Trump, pas premtimit të tij për operacionin më të madh të deportimeve të migrantëve të paligjshëm në historinë e SHBA-së.

Të dielën, CBS News raportoi se 1,500 ushtarë aktivë janë vendosur në gatishmëri për një mundësi dislokimi në Minneapolis, pasi Presidenti Trump tha se mund të përdorë Aktin e Kryengritjes për të reaguar ndaj protestave. Ky ligj i shekullit të 19-të lejon presidentin të përdorë ushtarë aktivë për detyra policore brenda SHBA-së. Ai është përdorur për herë të fundit në vitin 1992 gjatë trazirave të mëdha në Los Angeles pas shpalljes së pafajshëm të katër oficerëve të bardhë për rrahjen e Rodney King, një burrë me ngjyrë.

Ndërkohë, departamenti i drejtësisë ka nisur hetime ndaj kryebashkiakut të Minneapolis, Jacob Frey, dhe guvernatorit të Minnesota, Tim Walz, për pengim të operacioneve federale të imigracionit. Të dy politikanët, demokratë, kanë folur kundër pranisë së ICE-së në qytet dhe shtet.

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Polemisti Arben Meçe ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushin në RTSH1 se përplasja e sotme në Kuvend tregon inercinë në rënie të opozitës.

Megjithatë, sipas Meçes pritej që opozita të ishte më agresive në Kuvend ashtu siç ndodhi në një nga seancat e mëparshme.

Sipas tij, opozita do t’i rikthehet normalitetit pas protestës që do të zhvillojë më 24 janar.

Ai shtoi se goditja e parë dhe e pritshme ishte letra e presidentit Trump drejtuar kryeministrit Edi Rama ku ftonte Shqipërinë të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës.

“Ngjarja e sotme ishte inercia në rënie e dukshme e aksionit opozitar. Nuk është kjo opozita. Kjo është një opozitë në rënie, një opozitë e sfumuar tashmë e cila deri më datë 24 do të vazhdojë aksionin e kësaj natyre por të qeta. Kjo ishte e qetë. Nuk ishte kjo protesta. Protesta e tyre do të ishte kapërcimi i gardhit, zënia me opozitën e kini parasysh. Para 10 ditësh ishin në vigjilje të një proteste që do të bënin dhe përgjithësisht strategjia e Berishës është dy, pesë ditë para protestës, të parët që e nxehën situatën. Jemi në kushtet kur opozita përfundimisht pas 24-tës do t’i kthehet normalitetit sepse nuk ka rrugë tjetër më. Goditja e parë dhe e pritshme ishte letra e presidentit Trump”, u shpreh Meçe.

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

Shume lagje te Tiranes jane perballur papritur me nderprerje te energjise elektrike. Behet fjale per zona shume te populluara, teksa OST shprehet se po perpiqet te riktheje energjine por pa dhene nje afat.

Sipas OST, energjia elektrike i eshte rikthyer te pakten institucioneve shteterore.

Ja njoftimi:

Avari në linjën 110kV të OST, po punohet për rikthimin e energjisë elektrike

Rreth orës 20:30 është staktuar linja e transmetimit 110kV Tirana 220 kV – Traktora, ku për disa minuta la pa energji elektrike disa zona të Tiranës.

Aktualisht, grupet e OSSH po manovrojnë me linjat e dyta përmes skemave unazë.

Institucionet e rëndësisë së vepantë kanë marë energji elektrike, si dhe në disa zona është rikthyer brenda 30 minutash.

Aktualisht pa energji elektrike janë një pjesë e rrugës “Ali Demi”, zona pranë Teleferikut, Fresku, zonat pranë “Rruga e Elbasanit”, etj.

Ibsen Elezi: Tensionet në Kuvend ndihmojnë Qeverinë, opozita e dështuar

Ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, ka bërë një analizë të strategjisë së ndjekur nga opozita në nisje të sesionit të ri parlamentar, duke e cilësuar kaosin në Kuvend si një “dhuratë” për mazhorancën.

I ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, Elezi argumentoi se skenat e tensionit dhe bllokimi i punimeve, paradoksalisht po e ndihmojnë qeverinë të miratojë ligje dhe buxhete pa transparencë dhe pa vëmendjen e publikut.

Sipas Elezit, kjo nuk është hera e parë që ndodh një skenar i tillë, ku nën zhurmën e bilbilave kalojnë vendime të rëndësishme pa u marrë vesh nga askush.

“Protesta përdoret për një rezultat të caktuar. Por nëse bën protesta pa rezultat dhe kundërshtari miraton vendime dhe ligje pa marrë vesh asnjë se çfarë ndodhi, je në favor të atij që bën dëmin, pra të pozitës,” deklaroi ai.

Elezi theksoi se qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë debatin për të formuar qëndrimet e tyre, gjë që zhurma e opozitës po e pamundëson.

Kritika e Elezit shkoi më tej tek lidershipi opozitar dhe mënyra se si është menaxhuar fuqia elektorale. Ai akuzoi drejtuesit se nuk janë produkt i votës dhe se kanë bërë lëshime ndaj Kryeministrit Rama.

“Nuk kanë respekt për votën. I dhanë Ramës 6 mandate në tavolinë me skemën e 30%,” tha Elezi, duke iu referuar ndryshimeve në kodin zgjedhor.

Për sa i përket aksionit në sheshe, ai e cilësoi opozitën të dështuar.

“Protesta nuk bëhet me porosi. Populli nuk i ndjek sepse i ka futur të dy në një fokus,” përfundoi Elezi.

“Rama merr ftesë nga Trump, Berisha ‘non grata’”/ Analisti: Opozita e kalbur, kapet pas “gjetheve” për të mbijetuar

Trump i ka dërguar Kryeministrit Edi Rama një ftesë për t’iu bashkuar Bordit të Administrimit të Paqes në Gaza, një nismë e re me ndikim ndërkombëtar. Duke komentuar deklaratën e një gazetare se Rama arrestohet me 20 janar, analisti Ergys Mërtiri u shpreh se këto janë deklarata të pavërtetë që nuk janë aspak të bazuara. Duke përmendura edhe opozitën, e aq më tepër liderin e saj Sali Berisha, Mërtiri tha se opozita e kalbur tenton të kapët pas gjetheve për të mbijetuar.

“Nëse unë nuk kam burime të cilat nuk i citoj dot unë nuk mund ta them. Parimisht ti nuk mund të thuash gjëra të cilat nuk mund t’i mbrosh dot. Aq më tepër gjëra që do të vërtetohen. Po këtë sëmundje shqiptarët kanë pasur prej kohësh dhe këtu është i vetmi vend që bëhet politikë me gjëra të cilat i di vetëm unë që i them. Berisha deri më dje ishte sovranist, sot është bërë servil. Nëse Berisha është ‘non grata’, dosja e tij ka filluar që para Trump, sistemi në drejtësi po ashtu ka filluar që para kohës së Trump.

Deri dje PD nuk na sjell Amerika ë pushtet, po votat e shqiptare, kurse në zgjedhjet e 11 majit tha që na sjell në pushtet LaCivita e Trump. A ka thënë që Trump që jemi kundër Ramës?! Loja politike është shumë e vogël. Lajmet për arrestimin e tij në SHBA, janë të pabaza. Nuk merren me çështje të qeverisjes apo të korrupsionin, por me të pavërteta dhe telenovela. Narrativa ka shkuar shumë ulët. Opozita është e kalbur dhe kapet pas gjetheve për të siguruar mbijetesën. Gënjeshtër pas gënjeshtre telenovelë”, tha analisti.

Tensione mes Trump dhe BE për Groenlandën, presidenti amerikan: Përqendrohuni te Rusia dhe Ukraina, jo te ishulli arktik

Përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian lidhur me pretendimet për aneksimin e Groenlandës vijon të thellohet. 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka kërkuar udhëheqësve evropianë të përqendrohen te Rusia dhe Ukraina, dhe jo te Groenlanda. 

Në një intervistë për NBC News, Trump përsëriti se do t’i zbatojë “100%” kërcënimet e tij për vendosjen e tarifave shtesë nëse nuk arrihet një marrëveshje për ishullin arktik. I pyetur nëse SHBA-të do të përdorin forcën për të marrë kontrollin e Groenlandës, ai u përgjigj shkurt: “Pa koment”. 

Sipas raportimeve, në lidhje me deklaratat e Trumpit, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson, theksoi se sipas sistemit kushtetues amerikan, vetëm Kongresi ka të drejtën të shpallë luftë. 

“Sipas Kushtetutës sonë, Kongresi duhet të shpallë luftë. Nuk parashikoj asnjë skenar ku SHBA-të i shpallin luftë Groenlandës,” deklaroi Johnson. I pyetur nëse Trump mund të dërgojë trupa në Groenlandë pa miratimin e Kongresit, ai shtoi se një inkursion ushtarak në shkallë të gjerë do të kërkonte domosdoshmërisht përfshirjen e Kongresit. 

Megjithatë, Trump nuk ka dhënë shenja se do të tërhiqet nga pretendimet e tij ndaj ishullit arktik. Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai shkroi se NATO i ka kërkuar Danimarkës prej 20 vitesh të përballet me atë që ai e quan “kërcënimi rus” në Groenlandë. 

“NATO i ka thënë Danimarkës për 20 vjet se kërcënimi rus duhet të largohet nga Groenlanda. Fatkeqësisht, Danimarka nuk ka qenë në gjendje të bëjë asgjë për këtë. Tani ka ardhur koha dhe ne do ta bëjmë!”, shkroi Trump. 

 

 

Me iPad në dorë në Kuvend, Berisha bën kameramanin ndërsa deputetët e PD krijojnë tensione në seancë dhe bllokojnë foltoren…

Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta në këtë seancë të parë të këtij sesioni parlamentar për të miratuar projektligjet, me votat e PS.

Kjo pasi deputetë e PD me të mbërritur në sallë, ‘fjalën’ zgjodhën që ta marrin duke bllokuar foltoren dhe duke mos lejuar që të zhvillohej një seancë normale, ndërsa Sali Berisha me iPad në dorë transmetonte ‘live’ situatën në rrjetet e tij sociale. Kërkesa e tyre ishte që prezente në sallë të mos ishte Belinda Balluku.

Mes zhurmës dhe mbivendosjes së zërit, Niko Peleshi arriti që të mbante fjalën si kreu i Kuvendit, ndërsa nga grupet Parlamentare foli fillimisht Tedi Blushi nga Partia e Lirisë. Ai ripërsëriti kërkesën e kolegëve të opozitës.

Më pas ishte kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili pasi hodhi kritika për opozitën dhe reagimin që ata patën pas ftesës që Edi Rama mori nga Donald Trump, u bëri thirrje atyre që të marrin pjesë në mbledhjet për reformën territoriale dhe zgjedhore. Por ai tha se për ta bërë këtë kanë kohë vetëm edhe një javë, e nëse nuk marrin pjesë, ndryshimet do të kalojnë me propozimet e anëtarëve e PS në këto komisione.

Pas kësaj, projektligjet u hodhën në votim dhe kaluan me votat e PS.

Ministri i Bujqësisë nis turin e dëgjesave me fermerët për Skemën Kombëtare 2026: Buxhet prej 5.2 miliardë lekësh

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka nisur sot nga Librazhdi turin e dëgjesave me fermerët në kuadër të hartimit të Skemës Kombëtare 2026, me synim ndërtimin e një skeme mbështetëse të bazuar në nevojat reale të terrenit dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Europian. 

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, Ministri Salla theksoi se hartimi i Skemës Kombëtare 2026 po bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse. 

“Sot nisëm turin e dëgjesave me fermerët për të ndërtuar Skemën Kombëtare 2026 bashkë me ta, mbi nevojat reale të terrenit dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian,” u shpreh ai. 

Ministri bëri me dije se pas mbështetjes për mbi 65 mijë fermerë përmes Skemës Kombëtare 2025, Skema 2026 do të ketë një buxhet fillestar prej 5.2 miliardë lekësh, ose 16% më të lartë krahasuar me një vit më parë. Sipas tij, kjo skemë do të rikonceptohet në funksion të vizionit afatgjatë të zhvillimit të sektorit bujqësor. 

“Skema Kombëtare 2026 do të rikonceptohet, në linjë me vizionin Bujqësia2030,” theksoi Ministri Salla. 

Në përfundim, ai nënvizoi se fermeri mbetet në qendër të politikave publike. 

“Çdo lek publik duhet të përkthehet në më shumë prodhim, më shumë cilësi dhe më shumë konkurrueshmëri, për një bujqësi moderne, të qëndrueshme dhe europiane,” deklaroi ministri. 

Në këtë takim ishin të pranishëm Drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku,  Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, si dhe Kryetari i Bashkisë Prrenjas, Nuri Belba. 

Turi i dëgjesave me fermerët do të vijojë edhe në qarqe të tjera të vendit, duke synuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të komuniteteve bujqësore në hartimin e Skemës Kombëtare 2026. 

‘Lëvizja Bashkë’ protestë para Kuvendit, Qori: Të bashkohemi për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja

Teksa në Kuvend zhvillohej seanca e parë plenare për këtë sesion parlamentar, jashtë godinës ‘Lëvizja Bashkë” zhvilloi protestë. 

Kreu i kësaj force politike, Arlind Qori deklaroi se qytetarët duhet të bashkohen për të rrëzuar qeverinë dhe për të bërë sipas tij, një shtet të drejtë dhe demokratik. 

“A mund ta përfytyrojmë Shqipërinë si një vend, ku personat me aftësi ndryshe, nuk marrin lëmoshë 10 mijë lekë nga shteti, por integrohen tërësisht në jetën ekonomike dhe sociale të vendit, a mund ta përfytyrojmë Shqipërinë, si një vend ku nuk duhet 100-150vite jetë ku të paguhej kredia për shtëpinë, a mund ta përfytyrojmë Shqipërinë, si një vend ku lulëzon e zhvillohet sporti, shkenca, arti, filozofia, ku demokracia nuk është pallavër, por realitet konkret që ndërtohet përditë nga qytetarë aktivë nga vendi ynë. Përfytyrimi ynë është i rrezikshëm për ata që kanë pushtetin politik dhe monopolet ekonomike. Ata e dinë më mirë se ne, se përfytyrimi ynë është realiteti i nesërm. Ky përfytyrim mund të bëhet realitet, jo me sytë nga qielli, jo duke ëndërruar delta force që do na shpëtojnë si vend, por duke pasur më shumë besim te njëri-tjetri, duke u bashkuar të gjithë si një grusht, për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja dhe për t’i hapur shtegut, ndërtimit të një shteti të drejtë, demokratik, social, që i mundëson qytetarëve të vet të jetojnë me dinjitet.”, theksoi Qori. 

‘Lufta e uiskit’

Nga Enver Robelli

Konflikti mbi Grenlandën, i cili po i trazon marrëdhëniet transatlantike këto ditë, më kujtoi një konflikt tjetër, po në atë zonë, i cili prej vitesh zgjidhet në mënyrë mjaft kreative.

Bëhet fjalë për Ishullin Hans, sall 1,3 kilometra katrorë i madh, i pabanuar dhe pa vegjetacion në Ngushticën Nares, midis Grenlandës Veriore dhe Ishullit Ellesmere. Ngushtica Nares? Këtë me siguri e kanë mbajtur në mend vetëm ata që nuk i ka zënë gjumi në orën e gjeografisë.

Sidoqoftë, historia  e Ishullit Hans është kjo: më 1973 Grenlanda dhe Kanadaja negociuan mbi tërheqjen e vijës kufitare. Nuk u morën vesh. Më vonë ministri përgjegjës për Grenlandën nguli një flamur danez në Ishullin Hans.

Që nga atëherë zhvillohet një ritual gazmor: vijnë kanadezët në ishull dhe zëvendësojnë flamurin danez me të tyrin dhe lënë pranë tij një shishe uiski (Canadian Club). Pas tyre vijnë danezët, zëvendësojnë flamurin kanadez me të tyrin dhe lënë aty raki.

Kështu, qe disa dekada, zhvillohet lufta e uiskit. Nuk është raportuar për ndonjë viktimë – përveç mëlçisë së ndonjë oficeri. A mund të zgjidhet në këtë mënyrë tani edhe konflikti mes SHBA-ve dhe Danimarkës lidhur me Grenlandën? Zor. Donald Trumpi nuk pi as uiski, as raki, por nuk është as haxhi.

“Këta janë njëlloj sa në sallë edhe në shesh!”/ Taulant Balla ironizon protestën e tkurrur të Berishës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar protestën e zhvilluar sot nga opozita, duke publikuar në rrjetet sociale foto nga protesta e mbështetësve të Sali Berisha brenda dhe jashtë Kuvendit.

Pamjet krahasimore të shpërndara nga Balla tregojnë një pjesëmarrje të kufizuar në protestë, si në kaosin e krijuar brenda Kuvendit, ashtu edhe në sheshin përpara tij.

Në postimin e tij në Facebook, Balla ironizoi numrin e protestuesve duke shkruar:

“A më duket mua apo këta janë njëlloj, si numër flas, sa në sallë edhe në shesh? Domethënë bashkë me stafin”.
Më herët në parlament, Balla i bëri thirrje opozitës që deri javën e ardhshme të vendosin të marrin pjesë në komisionet për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, ose shumica do t’i bëjë ndryshimet pa ata.

Tarifë 1 mld $ për anëtarësimin e përhershëm te “Bordi i Paqes”? Tërhiqet Tony Blair, nuk bie dakord as Carney

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili është emëruar në organin ekzekutiv të “Bordit të Paqes” të Donald Trump, është distancuar nga kërkesa e presidentit që vendet të paguajnë 1 miliard dollarë për anëtarësim të përhershëm. 

Blair ka refuzuar të mbështesë kërkesën për këto fonde, e cila bazohet në një draft-kartë të organizatës së re. Ky qëndrim shihet si një tjetër sinjal se detajet e “Bordit të Paqes” po shkaktojnë kundërshti midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA-ve ndaj projektit të Trump. 

Një zëdhënës i Tony Blair deklaroi të dielën, 18 janar, se ai nuk është i përfshirë në përcaktimin e përbërjes së bordit, duke lënë të kuptohet se nuk do ta mbështesë publikisht këtë propozim. Zëdhënësi shtoi se çdo pyetje lidhur me tarifën prej 1 miliard dollarësh duhet t’i drejtohet administratës Trump. 

Bloomberg News shkruan se disa vende mund të refuzojnë anëtarësimin në bord për shkak të kushteve të vendosura nga Trump. Vende të tjera mund të pranojnë parimisht t’i bashkohen “Bordit të Paqes”, por pritet të refuzojnë pagesën e tarifës për anëtarësim të përhershëm. 

Në këtë rast, ato ose do të përpiqen ta negociojnë tarifën ose mund të tërhiqen nga bordi nëse Trump insiston mbi këtë ide. 

Kryeministri kanadez Mark Carney ka deklaruar se ka pranuar parimisht të bashkohet me bordin, por nuk ka rënë dakord për pagesën. 

“Sa i përket detajeve të Bordit të Paqes, ende nuk kemi shqyrtuar strukturën, mënyrën e funksionimit, financimin dhe çështje të tjera. Do të punojmë për këto gjatë ditëve në vijim”, tha ai. 

Pas 9 vitesh në detyrë, dorëhiqet presidenti i Bullgarisë: I pranoj gabimet e mia, demokracia duhet mbrojtur

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka dhënë dorëheqjen nga posti, ndërsa zëvendëspresidentja aktuale Iliana Jotova do të marrë postin e kreut të shtetit.

Radev theksoi se demokracia bullgare nuk do të mbijetojë nëse lihet në duart e, siç tha ai, “strukturave të korruptuara dhe ekstremistëve”, duke theksuar se besimi i qytetarëve e detyron të mbrojë institucionet. 

“Nesër do të jap dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Nëntë vjet më parë, ju votuat që unë të shërbeja në Bullgari si president. Së bashku përjetuam një sërë krizash, sulmesh nga oligarkia dhe protesta të mëdha në vitet 2020 dhe 2025. Sot, po ju drejtohem për herë të fundit si president i Bullgarisë. I pranoj gabimet e mia”, tha Radev. 

Sipas mediave të huaja, ai kujtoi se u zgjodh për herë të parë president nëntë vjet më parë dhe se besimi iu rinovua në vitin 2021, duke vlerësuar se u përpoq ta justifikonte këtë nder dhe përgjegjësi në të gjitha veprimet e tij. 

❌