Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë la në fuqi masën për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Pas një mbledhjeje maratonë që zgjati mbi 10 orë në Dhomën e Këshillimit, trupa e gjyqtarëve (8 anëtarë) votuan 4 me 4, duke mos arritur shumicën e kërkuar për vendimmarrje.

Ndërkohë që votat u ndanë si më poshtë:

Pro ankimimit të Ramës: Fiona Papajorgji, Marjana Seminit, Gent Ibrahimi dhe Sonila Bejtja

Pro pezullimit të Ballukut nga detyra: Ilir Toska, Marsida Xhaferllari, Asim Vokshi, Sandër Beci

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese, në mbledhjen e saj të datës 6 shkurt 2026, ka marrë në shqyrtim kërkesën e Kryeministrit të Shqipërisë për konflikt kompetencash me Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në përfundim, Kushtetuesja u nda 4 me 4, gjë që rrëzon automatikisht kërkesën për të hequr masën e pezullimit dhe duke konstatuar se trupa gjykuese nuk arriti shumicën e nevojshme për një vendimmarrje unifikuese mbi thelbin e çështjes.

NJOFTIMI I PLOTË I VENDIMMARRJES:

Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 06.02.2026 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë me objekt: zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër; shfuqizimi i vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës.

Paraprakisht Gjykata vlerësoi njëzëri se imuniteti i ministrit rregullohet nga neni 103, pika 3 i Kushtetutës në lidhje me nenet 73, pikat 1 dhe 2. Në regjimin kushtetues të imunitetit të ministrit, ashtu sikurse të deputetit, nuk përfshihet garancia e parashikuar në nenin 242, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit masa e pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral. Gjykata thekson se sipas Kushtetutës sistemi qeverisës bazohet në parimin e shtetit të së drejtës sipas të cilit edhe ministrat i nënshtrohen ligjit dhe mund të mbahen ligjërisht përgjegjës nëse e shkelin atë. Ndër parimet e tjera themelore janë edhe ato të epërsisë së Kushtetutës si ligji më i lartë dhe zbatimi i drejtpërdrejtë i dispozitave të saj, detyrimi i shtetit për të vepruar brenda bazës dhe kufijve të së drejtës dhe ndarja dhe balancimi ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Në lidhje me objektin e kërkesës, në përfundim të diskutimeve, vlerësimet e gjyqtarëve u ndanë në dy qëndrime dhe Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të Ligjit Organik të saj.

Sipas njërit qëndrim, Gjykata në jurisprudencën e saj në lidhje me nenin 73, pika 3 të Kushtetutës është shprehur se imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre por qëllimi kryesor i tij është mbrojtja e vetë Kuvendit dhe në veçanti funksionimi i duhur i tij. Në këtë kuptim, marrja e autorizimit nga Kuvendi për zbatimin e masave që kufizojnë paraprakisht lirinë e deputetit synon ntë mbrojë veprimtarinë e vetë Kuvendit (shih vendimin nr. 81, datë 21.11.2024 të Gjykatës Kushtetuese). Kjo do të thotë se edhe neni 103, pika 3 i Kushtetutës, duke parashikuar se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit synon mbrojtjen dhe funksionimin e organit ekzekutiv, pjesë e të cilit është edhe ministri. Duke iu referuar masës së pezullimit të ushtrimit të  detyrës apo shërbimit publik vlerësohet se për nga shkalla dhe intensiteti i saj ajo prek funksionin kushtetues politik të ministrit. Prandaj në balancimin e parimit kushtetues të efektivitetit të ndjekjes penale dhe atij të funksionimit të pushtetit ekzekutiv në kuptim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve sipas nenit 7 të Kushtetutës edhe për këtë masë kërkohet dhënia e autorizimit paraprak nga Kuvendi.

Sipas qëndrimit tjetër, ngjashëm me standardin e interpretimit të pranuar nga Gjykata në rastin e regjimit të imuniteteve, i cili duhet të jetë i ngushtë/i kufizuar, bazuar në vullnetin e kushtetutëbërësit në reformën e vitit 2012 për zvogëlimin e imunitetit, Kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale të parashikuara shprehimisht në nenin 73, pika 2 të saj. Në këtë dispozitë nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit nga detyra sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndonëse zbatimi i kësaj mase pamundëson ushtrimin e funksioneve të ministrit dhe për pasojë ndërhyn edhe në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Në këndvështrim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, çështja e shtimit ose ndryshimit të mekanizmave balancues, ku përfshihen edhe garanci të tilla, i përket vlerësimit të ligjvënësit kushtetues.

Për sa më lart, Gjykata Kushtetuese vendosi:

Rrëzimin e kërkesës.

Heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të datës

12.12.2025.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosjet e reja mbi Jeffrey Epstein, të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, kanë shkaktuar tronditje të forta në botën e artit.

Emra të njohur nga muzika dhe kinemaja shfaqen në fotografi ose në mesazhe email-i të shkëmbyera nga i dënuari për krime seksuale kundër të miturve, dimensionet e të cilave shkaktojnë shock dhe neveri.

Rasti ka pasur ndikim të madh tek reperi dhe producenti i njohur Jay Z. Emri i tij përmendet në dëshminë e një viktime anonime, e cila tha se, pasi ishte droguar dhe më pas abuzuar seksualisht, kur rifitoi vetëdijen, kishte parë Jay Z dhe producentin e filmave Harvey Weinstein në dhomë me të. Ky zbulim ka goditur imazhin publik të çiftit Jay Z – Beyonce, të cilët nuk u shfaqën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, vetëm pak orë pasi dosjet e Epstein u bënë publike. Ndjekësit e tyre në rrjetet sociale u ulën me miliona brenda 24 orëve.

Emri i aktorit Leonardo DiCaprio përmendet të paktën tre herë në email-et e publikuara të Epstein. Në qershor 2009, Epstein i shkroi politikanit britanik Lord Peter Mandelson për të kërkuar mbështetje nga DiCaprio për projektet e tij. Email-e të tjera mes Epstein dhe guru-t të mjekësisë alternative Deepak Chopra përmendin rregullimin e një takimi midis DiCaprio-s dhe Woody Allen, i cili ishte pjesë e rrethit të ngushtë të Epstein. Megjithatë, informacionet nga rrethi i ngushtë i aktorit tregojnë se DiCaprio nuk e kishte takuar Epsteinin dhe nuk kishte dijeni për krimet e tij.

George Clooney përmendet gjithashtu në dosjet e Epsteinit. Në janar 2010, ndërsa Epstein dyshohet të ishte në Kopenhagen, ai shkruante: “Tani e di që Kopenhageni ka vajza interesante…” dhe Mandelson i përgjigjej: “A mund të kem një muzë njësoj si George Clooney?”

Ndër personazhet e tjerë të përfshirë janë, Mick Jagger, i cili shihet në një foto midis Epsteinit dhe ish-presidentit Bill Clinton.

Edhe për Michael Jackson, ka prova dhe foto që e përfshijnë me Epstein. Kevin Spacey, i akuzuar në 2017 për ngacmim seksual dhe i cili humbi karrierën për shkak të këtyre rasteve. Dosjet e reja mbi Epstein po shkaktojnë një tronditje të jashtëzakonshme në botën e artit dhe showbiz-it, duke përfshirë emra nga muzika dhe kinemaja që dikur konsideroheshin të pacenuar.

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

Familja e Nazar Daletskyit ishte e sigurt se ai kishte humbur jetën në luftë. Në vitin 2023, ata kishin kryer varrimin e tij në një varrezë në perëndim të Ukrainës, pas identifikimit të trupit nga një mostër ADN-je. Por ajo që dukej si një tragjedi e përjetshme mori një kthesë të pabesueshme. Nazar, i dobësuar dhe i sëmurë, por i gjallë, telefonoi nënën e tij për herë të parë pas tre vitesh dhe nëntë muajsh, pasi ishte liruar nga robëria ruse në shkëmbimin e fundit të të burgosurve.

“Emocionet e mia ishin kaq të forta”, rrëfeu Nataliya, ende e tronditur nga lajmi i pabesueshëm. Ajo e pyeti në telefon: “Ke të gjitha gjymtyrët e tua? A je mirë?”. Ndërsa kushërira e tij, Roksolana shpërtheu në gëzim duke qarë.

“Ishin ndjenja të çuditshme, sepse unë e kisha varrosur djalin tim, por ja ku është zëri i tij. A mund të imagjinoni emocionet e një nëne? Lumturi e madhe”, shtoi Nataliya.Historia e Nazarit është veçanërisht e jashtëzakonshme në një vend të shkatërruar nga lufta, ku lajmet e mira janë të rralla. Kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë në 2022, Nazar, atëherë 42-vjeçar, u kthye menjëherë në front, pas përvojës së tij nga lufta e vitit 2014. Në maj të atij viti, ai u shpall i zhdukur dhe familja e tij nuk mori lajme zyrtare për gjendjen e tij.
Një vit më vonë, një trup i identifikuar në një morg në juglindje të Ukrainës u tregua si i tij, dhe familja e kishte varrosur me dhimbje. Por në shtator, një ushtar i liruar nga Rusia telefonoi për të njoftuar se Nazari ishte gjallë. Pas muajsh pritjeje dhe dyshimi, lajmi u konfirmua këtë javë kur ushtari foli direkt nga Ukraina.

Nataliya tashmë po përgatit ushqimet e tij të preferuara, kur ai të kurohet dhe të kthehet në shtëpi.

“Shpresoj që të gjitha nënat dhe familjet të marrin një telefonatë si e jona dhe të përjetojnë këtë lumturi”, thotë Roksolana. “Unë vetëm pres të përqafoj djalin tim fort. E dua shumë”, përfundoi Nataliya.

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim, që nuk e kishte bërë asnjëherë më parë, në rrjetet sociale, duke theksuar se institucioni i tyre mbështetet vetëm në fakte dhe në prova.

Në fakt, ajo që po ndodh në procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj i ngjan më tepër akuzave për agjitacion dhe propagandë, se sa një procesi të bazuar me fakte dhe prova.

Një audio e siguruar nga gazeta TemA dhe që ka të bëjë me seancën për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt në GJKKO tregon se si prokurori Ols Dado i referohet një shkrimi në media duke akuzuar se sipas tij kryebashkiaku ka paguar 221 mijë dollarë për lobim në SHBA. Lobimi në fakt është vetëm një pjesë e kontratës me të njëjtën kompani që ka marrë përsipër edhe mbrojtjen ligjore të kryebashkiakut.

“Jemi vënë në dijeni për një fushatë lobimi të shtetasit Erion Veliaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një fond financimi rreth 221 mijë dollarë”. – dëgjohet mes të tjerash, të shprehet prokurori Dado.

“Në gjykimin tonë kjo fushatë lobimi e cila ka shkuar deri në nivelet më të larta politike administrative të Shteteve të Bashkuara nuk përbën një mbrojtje juridike për veprimtari të funksionit politik, synon deligjitimimin e organeve që po gjykojnë aktualisht çështjen dhe tregon vullnetin e të pandehurit për të shmangur procesin penal. Pra mbrojtja nga procesi penal dhe jo mbrojtja në procesin penal duket se është synimi kryesor I të pandehurit Erion Veliaj gjatë këtyre muajve të hetimit paraprak por dhe të gjykimit në seancë paraprake”,- vijon më tej ai.

Madje Dado shkrimin në media që i referohet, e depoziton si provë në gjykatë.

Duke e çuditshme se si prokurori i SPAK pretendon se kjo është një arsye për ta lënë në burg Erion Veliajn. Nuk kuptohet se si lidhet e drejta për lobim apo mbrojtje ndërkombëtare e kryebashkiakut me faktin se ai duhet të qëndrojë në arrest me burg.
Në seancën e 1 shkurtit Veliaj nuk iu ndryshua masa e sigurisë, ndonëse ai vuri në dispozicion të gjykatës çdo masë tjetër më të lehtë, me argumentin se nuk ka rrezik për prishjen e provave, pasi çështja ka kaluar në gjykatë./Tema

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

Farkëtohet aleanca e re midis Hungarisë dhe Kilit-Presidenti konservator kilian José Antonio Kast zgjedh Budapestin për vizitën e tij të parë shtetërore

Nga Eljanos Kasaj*

Budapest, Hungari- Kryeministri bismarkian hungarez Orbán  ka mirëpritur në Budapest Presidentin e sapozgjedhur konservator të Kilit, José Antonio Kast, në vizitën e tij të parë si kreu i ri i shtetit amerikano-jugor, në Evropë.

Në lidhje me këtë vizit, Kryeministri Orbán shkruajti në platformën sociale X :

“Kënaqësi të takohem me Jose Antonio Kast, Presidentin e zgjedhur të Kilit, në Budapest. Diskutuam luftën tonë kundër migracionit të paligjshëm dhe mënyrat për të mbështetur familjet. Ashtu si Hungaria, Kili i vlerëson shoqëritë tradicionale të bazuara në familje. I nderuar që jam udhëheqësi i parë evropian që e takoj atë që nga zgjedhja e tij.”

Tamás Sulyok, Presidenti i Hungarisë, shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për Kilin, vendin e Andeve dhe presidentin e saj të ri të zgjedhur, duke shkruar në platformën sociale X :

“Marrëdhëniet diplomatike midis Hungarisë dhe Kilit mbushin 101 vjet këtë vit dhe, nga viti 2026, të gjitha shenjat tregojnë se ato mund të ngrihen në një nivel të ri, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht. E diskutuam këtë me José Antonio Kast, Presidentin e zgjedhur të Kilit, në Pallatin Sándor. Presidenti Kast dhe ne ndajmë të njëjtat pikëpamje për disa çështje globale dhe kombet tona janë të bashkuara nga vlera themelore të rrënjosura në trashëgiminë tonë të krishterë, siç është mbrojtja e familjes dhe roli i saj qendror në shoqëri.”

Kjo vizitë ka një rëndësi të madhe politike dhe ekonomike për Hungarinë, pasi siç thekson “Fondacioni i Kërkimeve Ekonomike Oeconomus” : “Kili është partneri i katërt më i rëndësishëm i eksportit të Hungarisë midis vendeve të Amerikës Latine, dhe nga ana e importit, është burimi i dytë më i madh i mallrave për Hungarinë nga rajoni pas Brazilit.”

Kili është sot një nga ekonomitë më të hapura të Amerikës Latine dhe një nga më të integruarat në ekonominë globale. Kryeqyteti i këtij vendi malor me gati 20 milionë banorë, Santiago de Chile, shërben si qendra e tij financiare, e biznesit dhe ekonomike. Në vitin 2024, ajo ishte ekonomia e pestë më e madhe në Amerikën Latine, si dhe prodhuesi më i madh i bakrit në botë dhe prodhuesi i dytë më i madh i litiumit.

Aktualisht ka marrëveshje të tregtisë së lirë me 64 vende (në Evropë, Azi dhe Amerikën Latine), të cilat përbëjnë 95% të tregtisë së saj të jashtme. Ndërsa politika ekonomike e Kilit karakterizohet nga vendosmëria dhe parashikueshmëria, me një sistem financiar të fortë dhe të mirë-organizuar, si dhe nga rezerva të konsiderueshme valutore. Një nga shtyllat kryesore të ekonomisë kiliane është tregtia ndërkombëtare.

Bazuar në të dhënat e eksporteve të vitit 2024, eksportet e xehes së bakrit përbënin më shumë se 30% të totalit të eksporteve të Kilit. Republika Popullore e Kinës është blerësi më i madh, duke përbërë më shumë se 65% të eksporteve të bakrit në vitin 2024.

Në të njëjtën kohë me pasuritë e saj minerare( minierave të bakrit dhe litiumit), bujqësia luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kilit. Pjesa veriore e rajonit qendror të vendit përdoret për blegtori, ndërsa jugu përdoret për bujqësi tradicionale-e cila bazohet kryesisht tek prodhimi i kallam sheqerit dhe frutave është i rëndësishëm në vend, dhe falë vreshtarisë dhe prodhimit të verës së përparuar, verërat kiliane janë të njohura edhe jashtë vendit.

Hungaria ka sot një suficit të konsiderueshëm në tregtinë e jashtme me Kilin, ku falë marrëveshjes së tregëtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe Kilit, eksportet hungareze-të përbëra kryesisht prej makinerive, produkteve medicinale(farmaceotike), automjeteve dhe produkteve agrikulturale -hyjnë në vend pa taksa.

Nërsa me ardhjen në pushtet të Presidentit konservator Kast-i cili ndan bindje pothuajse të njëjta politike me Kryeministrin Orbán-duket qartë se Budapesti po përdor një strategji diplomatike fort të bazuar në diversifikimin dhe balancën midis faktorëve ndërkombëtar, ku duke forcuar bashkëpunimin ndërqeveritar hungaro-kilian, i cili ofron mundësi të reja për lidhje më të ngushta me vendet në hemisferën jugore, diversifikimin e tregjeve të eksporteve hungareze dhe sjelljen e investimeve prej biznesmenëve kilian në Hungari, Budapesti kërkon të ketë një mbështetje ndërkombëtare politike dhe ekonomike prej qeverive konservatore të krishtera (si në rastin e SHBA-së dhe Rusisë) ose konservatore nacionaliste (si në rastin e Japonisë, Gjeorgjisë ose vendeve turkike të Azisë Centrale), e cila do të kthehet në një mburojë kundër aparatit burokratik neo-liberal brukselian, i cili sot mundohet me çdo mënyrë të minoj sovranitetin kombëtarë të shteteve të drejtuara me qeveri patriotike si Hungaria.

**Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Dy shtetas anglezë nga qyteti i Jork-ut janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe do të kalojnë të paktën 29 vjet pas hekurave për një grabitje të dhunshme që përfundoi me vrasjen e shqiptarit Indrit Mustafaj, 26 vjeç.

Michael Mulvana, 32 vjeç, dhe Jobie Tyers, 28 vjeç, nga Jorku, plagosën rëndë një grua në apartamentin e saj dhe shqiptarin që ndodhej me të.

Ai tentoi që të fshihej në një cep të dhomës, por autorët e goditën me hanxhar duke e lënë të vdekur.

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

Gjykata Kushtetuese ka votuar 4 me 4 për “Çështjen Balluku”, duke rrezuar kerkesen e qeverise per pezullimin e zv.kryeministres Balluku.

“Gjykata Kushtetuese vendosi: Rrëzimin e kërkesës. Heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të datës 12.12.2025. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendimin e Kushtetueses”, thuhet në vendim.

Gjykata Kushtetuese u mblodh të gjykojë vendimin e GJKKO të marrë në datën 20 nëntor për të pezulluar nga pozicioni i zv.kryeminsitres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun.

Pas këtij vendimi Këshilli i Minsitrave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar, duke e konsideruar si ndërhyrje kompetencash.

Kjo është hera e tretë që GJK u mblodh për zv.kryeminsitren Belinda Balluku, pasi e kishte shtyrë vednimin dy herët e para.

Njoftim i Gjykatës Kushtetuese

NJOFTIM VENDIMMARRIEJE/ Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 06.02.2026 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë me objekt: zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër; shfuqizimi i vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës.

Paraprakisht Gjykata vlerësoi njëzëri se imuniteti i ministrit rregullohet nga neni 103, pika 3 i Kushtetutës në lidhje me nenet 73, pikat 1 dhe 2. Në regjimin kushtetues të imunitetit të ministrit, ashtu sikurse të deputetit, nuk përfshihet garancia e parashikuar në nenin 242, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit masa e pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral. Gjykata thekson se sipas Kushtetutës sistemi qeverisës bazohet në parimin e shtetit të së drejtës sipas të cilit edhe ministrat i nënshrohen ligjit dhe mund të mbahen ligjërisht përgjegjës nëse e shkelin atë. Ndër parimet e tjera themelore janë edhe ato të epërsisë së Kushtetutës si ligji më i lartë dhe zbatimi i drejtpërdrejtë i dispozitave të saj, detyrimi i shtetit për të vepruar brenda bazës dhe kufijve të së drejtës dhe ndarja dhe balancimi ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Në lidhje me objektin e kërkesës, në përfundim të diskutimeve, vlerësimet e gjyqtarëve u ndanë në dy qëndrime dhe Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të Ligjit Organik të saj.

Sipas njërit qëndrim, Gjykata në jurisprudencën e saj në lidhje me nenin 73, pika 3 të Kushtetutës është shprehur se imuniteti i deputetëve nuk është privilegji personal i tyre por qëllimi kryesor i tij është mbrojtja e vetë Kuvendit dhe në veçanti funksionimi i duhur i tij. Në këtë kuptim, marrja e autorizimit nga Kuvendi për zbatimin e masave që kufizojnë paraprakisht lirinë e deputetit synon të mbrojtë veprimtarinë e vetë Kuvendit (shih vendimin nr. 81, datë 21.11.2024 të Gjykatës Kushtetuese). Kjo do të thotë se edhe neni 103, pika 3 i Kushtetutës, duke parashikuar se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit synon mbrojtjen dhe funksionimin e organit ekzekutiv, pjesë e të cilit është edhe ministri. Duke iu referuar masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës për nga shkalla dhe intensiteti i saj ajo prek funksionin kushtetues politik të ministrit. Prandaj në balancimin e parimit kushtetues të efektivitetit të ndjekjes penale dhe atij të funksionimit të pushteti ekzekutiv në kuptim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushtetëve sipas nenit 7 të Kushtetutës edhe për këtë masë kërkohet dhënia e autorizimit paraprak nga Kuvendi.

Sipas qëndrimit tjetër, ngjashëm me standardin e interpretimit të pranuar nga Gjykata në rastin e regjimit të imunitetëve, i cili duhet të jetë i ngushtë/i kufizuar, bazuar në vullnetin e kushtetutëbërësit në reformën e vitit 2012 për zvogëlimin e imunitetit, Kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale të parashikuara shprehimisht në nenin 73, pika 2 të saj. Në këtë dispozitë nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit nga detyra sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndonëse zbatimi i kësaj mase pamundëson ushtrimin e funksioneve të ministrit dhe për pasojë ndërhyq edhe në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Në këndvështrim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushtetave, çështja e shtimit ose ndryshimit të mekanizmave balancues, ku përfshihen edhe garanci të tilla, i përket vlerësimit të ligjvënësit kushtetues.
Për sa më lart, Gjykata Kushtetuese vendosi:

Rëzimin e kërkesës.

Heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të datës 12.12.2025.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar sportistët shqiptarë që marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026.

Shqipëria shfaq praninë e saj në këtë ngjarje madhore ndërkombëtare sportive.

Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”, në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026. Suksese Lara, Denni, Lisa dhe Semire, #TeamAlbania”, shkruan Rama.

Për Shqipërinë, emocionet janë të veçanta pasi vendi ynë përfaqësohet nga 4 skiatorë, Lara Colturi, Deni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar për trysninë ndaj gjyqtarëve dhe gjyqësorit, e cila ka ardhur në rritje.

Përmes një deklarate, KLGJ thotë se mirëkupton qëndrimet dhe opinionet kritike të shprehura nga funksionarë publikë apo subjekte private, e në veçanti nga media e shkruar dhe ajo audiovizive, të cilat kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe efektivitetit të sistemit gjyqësor.

Deklarata e plotë

Këshilli i Lartë Gjyqësor mirëkupton qëndrimet dhe opinionet kritike të shprehura nga funksionarë publikë apo subjekte private, e në veçanti nga media e shkruar dhe ajo audiovizive, të cilat kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe efektivitetit të sistemit gjyqësor.

Por kohët e fundit, me shqetësim konstatohet një “trysni” ndaj gjyqtarëve dhe gjyqësorit, e cila ka një tendencë rritëse, si dhe shfaqja e disa qëndrimeve apo deklaratave me ndikim të dukshëm në informimin e opinionit publik, të cilat, përveçse shkelin të drejtat njerëzore të gjyqtarëve për shkak të ushtrimit të detyrës, rrezikojnë seriozisht edhe kryerjen e funksioneve të tyre ligjore.

Këshilli i Lartë Gjyqësor rithekson se qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve, si dhe minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Këshilli i Lartë, në respekt të detyrës së tij kushtetuese, është në mbrojtje të integritetit të gjyqtarëve dhe të sistemit gjyqësor dhe u bën thirrje që të shmangen deklarata të tilla, të cilat tentojnë të ndikojnë mbi sistemin gjyqësor.

Sikundër ndodh në çdo shoqëri demokratike, gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve përpara ligjit. Për rrjedhojë, ushtrimi i funksionit të tyre duhet të jetë i pavarur dhe i çliruar nga çdo formë ndikimi, duke iu nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor sjell në vëmendjen e opinionit publik se respekton misionin e pazëvendësueshëm të medias për informimin e publikut në lidhje me veprimtarinë e sistemit gjyqësor, por nga ana tjetër pret që edhe media të respektojë dinjitetin e gjykatës dhe të gjyqtarit, duke mos përcjellë informacion që përmban gjuhë apo imazhe fyese, të cilat cenojnë figurën e gjyqtarit.

Këshilli u bën thirrje të gjithë subjekteve publike dhe private të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e shtetit të së drejtës. E vetmja rrugë për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është përmes mjeteve procedurale të parashikuara nga ligji, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë. Po ashtu, çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse.

“Epsteini” ynë

Nga Mero Baze

“Epsteini” ynë është i ngjashëm me atë të SHBA-së, por jo i njëjtë. Mes të tjerash, ai është ende i gjallë. Njësoj si Epsteini tashmë edhe më i famshëm, ai josh politikanë shqiptarë riosh, nga këta ambiciozët që duan patjetër të kenë fotografi me politikanë amerikanë. Pak rëndësi ka nëse i gjejnë në kafe, në derë të tualetit apo në rrugë.

Ky është një biznes i madh, fitimprurës, që tani është shtrirë edhe në rajon, tek politikanët shqiptarë në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Madje, nga pak, edhe tek politikanët sllavë të Ballkanit, që vuajnë të njëjtat simptoma inferioriteti.

Shumica e tyre paguajnë shtrenjtë. Brenda Shqipërisë ai e mban pak dorën, sepse pagesat i shkëmben me favore politike nga ana e pushtetit dhe me një histori të pazakontë përballjeje me drejtësinë, që po shkon në vitin e saj të 18-të pa ndëshkim.

Në rajon u rjep miliona që nuk deklarohen askund, por kthehen në fatura OJQ-sh për “konferenca rajonale për paqe dhe stabilitet”.

Ndryshe nga Epsteini amerikan, ky nuk u gjen vajza të reja politikanëve të rajonit. Ai u ofron diçka që ata e dëshirojnë më shumë se seksin: fotografi me politikanë amerikanë dhe lajme për “mbështetjen amerikane” për një tufë politikanësh të dëshpëruar, që nuk ja dalin dot me kryetarët e partive në Shqipëri dhe e projektojnë veten si politikanë ndërkombëtarë.

Edhe te Epsteini amerikan shumica shkonin për influencë politike, pastaj vinte edhe seksi. Te Epsteini ynë, klientët e quajnë seks daljen në foto me politikanë amerikanë.

Ndryshe nga Epsteini i tyre, ata nuk kanë filluar ende të japin mend për politikën botërore — fjala vjen për të ardhmen e NATO-s apo Groenlandën — por “Epsteini” ynë po.

Atij i duhet: sa më shumë të flasë globalisht, aq më shumë rjep lokalisht nga kjo racë politikanësh tanë që duan foto në SHBA.

I përfshirë si agjent rekrutimi në rrjetin e “Mëngjesit të Lutjeve”, me detyrë sigurimin e klientëve fillimisht nga Shqipëria e më pas nga rajoni, ai ka ndërtuar ndoshta biznesin më fitimprurës se të gjithë politikanët shqiptarë kur nuk janë në pushtet. Nuk i deklaron këto para, i kthen në fatura dhe “nder” për fotografi në SHBA dhe, në njëfarë mënyre, u shet politikanëve shqiptarë atë që ata e meritojnë ta paguajnë: inferioritetin e tyre dhe pafuqinë për t’u realizuar si politikanë realë.

“Epsteini” ynë nuk është shumë partizan dhe nuk i fryn kurrë zjarrit të përçarjes politike në vend. Ai flet përgjithësisht për kombin, atdheun, familjen, pronën, demokracinë dhe mbi të gjitha për bashkëpunimin mes njëri-tjetrit për të mirën e vendit. Kjo është një cilësi e rrallë, e diktuar edhe nga biznesi që ofron për të gjitha palët, kur janë në hall për ndonjë foto.

Fotot janë gjithmonë me kostum e kravatë, në sallone luksoze, por fatkeqësisht zbulojnë lakuriq mjerimin dhe varfërinë e politikës shqiptare, të cilën e mjel si një kope delesh një njeri qesharak, shumë i sigurt kur flet dhe krejt i paqartë se çfarë thotë.

“Epsteini” ynë quhet Fatmir Mediu.

Nuk ka histori rozë aq të mëdha sa Epsteini origjinal, pasi është bërë i famshëm me një histori të zezë që ka varrosur 26 qytetarë shqiptarë bashkë me djalin e kryeministrit. Dhe që prej asaj dite, lutet çdo vit në “Mëngjesin e Lutjeve” në SHBA, që të ketë sa më shumë klientë nga Shqipëria dhe rajoni, të gatshëm të paguajnë për t’u dukur të rëndësishëm dhe pro-amerikanë të vendosur. Si ai.

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, i ftuar në Klan News, komentoi amnistinë penale, e cila u miratua sot në 6 shkurt nga qeveria.

Lamallari tha se nga amnistia kanë përfituar persona që kanë kryer vepra të lehta penale dhe jo ata që janë në burg për krime të rënda si vrasja, terrorizmi etj. Ai tha se nuk kanë përfituar as persona nën hetim apo të dënuar nga GJKKO-ja. Ministri dha edhe detaje, duke thënë se nga 447 personat që do lirohen, 4 janë të mitur, 5 gra dhe 7 shtetas të huaj.

“Ka qenë një kënaqësi që miratuam amnistinë penale. Politika penale në Shqipëri duhet të ndryshojë në frymën e standardeve ndërkombëtare. Përmes amnistisë bëmë një hap human. Kjo ndihmon edhe në shmangien e mbipopullimit të burgjeve në vendin tonë. Është një akt human, që familjarët të presin të afërmit në shtëpi. Flasim gjithmonë për vepra të lehta penale dhe jo të rënda. Disa nga të dënuarit, një pjesë të vuajtjes së dënimit e kanë shlyer. Jemi koshientë që veprat penale të rënda nuk mund të amnistohen. Nga 447 persona që do lirohen, 4 janë të mitur, kemi 7 shtetas të huaj, kemi dhe 5 gra. Duhet parë si akt human dhe mundësi e dytë që ju jepet këtyre personave”, tha Lamallari.

Duke folur për pagat e gjyqtarëve, Lamallari u shpreh se problem në drejtësi shikon faktin që nuk janë plotësuar vendet vakante dhe që të marrë fund stoku i madh i dosjeve, që nuk janë gjykuar ende. Ai shtoi se e sheh absurde kërkesën e gjyqtarëve për rritje pagash, duke thënë se zyrtarët e drejtësisë kanë rrogat më të larta në rajon e madje marrin dhe më shumë se kolegët në Greqi.

“Ne duhet të shohim a kemi ne sot çështje që përfundojnë në kohë apo kemi shumë çështje penale që zvarriten? Kam ngritur shqetësimin për stokun e madh të dosjeve dhe vonesat në gjykim. Edhe plotësimi i vakancave në drejtësi është çështje e rëndësishme. Nuk është problem paga e gjyqtarëve, që janë më të larta se në vendet e rajonit dhe më të larta se në Greqi. Kërkesa e tyre për rritje page është absurde. Qëndrimi i yni si qeveri është ky dhe ky qëndrim është mbajtur edhe në Gjykatën Kushtetuese’, deklaroi Lamallari.

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Juristi Plarent Ndreca ka komentuar rritjen e pagave të gjyqtarëve, një çështje që ka sjellë debat mes kryeministrit Edi Rama dhe sistemit të drejtësisë.

Në një intervistë për emisionin “Tema e Ditës” në RTSH, Ndreca u shpreh se kërkesa e shoqatës së gjyqtarëve për rritje të mëtejshme të pagave ka tejkaluar kufijtë që përcakton Kushtetuta.

Ai tha se Kushtetuta përcakton që pagat e gjyqtarëve dhe përfitimet e tyre nuk mund të ulen, por nuk ka një detyrim për nivel të caktuar. Hierarkia dhe niveli i pagave, shtoi ai, përcaktohen nga ekzekutivi dhe legjislativi, me kushtin që të mos ketë ulje.

Anëtarët e shoqatës së gjyqtarëve që kanë bërë kërkesën e kanë tejkaluar atë kufi që Kushtetuta përcakton. Kushtetuta përcakton që pagat e gjyqtarëve dhe përfitimet e tjera nuk mund të ulen, pra askund nuk thuhet që pagat e magjistratëve duhet ët kenë një nivel të caktuar sepse përcaktimi i niveleve është i kompetencave ekzekutive dhe legjislative, pra i dy pushteteve. Hierarkia e pagave, renditja e tyre, niveli i tyre përcaktohen nga ekzekutivi dhe legjislative, por me kushtin që nuk duhen ulur. Kërkesa e gjyqtarëve është për përfitimet e ardhshme sepse sot që flasim gjyqtarët e kanë pagën shumë të lartë. Meraku i gjyqtarëve është që referenca e re që është Presidenti i Republikës, mund të sjellë mosarritje të vazhdueshme page, por kjo është diçka hipotetike”, tha ai.

Për deklaratat e kryeministrit, Ndreca theksoi se ato janë opinione dhe nuk përbëjnë ndërhyrje në drejtësi.

Në gjykimin tim, kryeministri nuk ka ndërhyrë nëpërmjet opinionit të tij në një pushtet tjetër sepse kryeministri është drejtuesi i ekzekutivit, por edhe mazhorancës dhe ai ka instrumentet kushtetues për të vepruar nëpërmjet ligjeve nëse do kishte këtë vullnet për të ndërhyrë. Nuk është çështja këtu, ato po shqyrtohen në Gjykatë Kushtetuese. Por kjo nuk bën kryeministrin një aktor që duhet të heshtë se i bie që kryeministri nuk duhet të flasë fare që  të mos quhet ndërhyrje”, theksoi ai.

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut kanë ndaluar që prej mesditës, gjë që ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e situatës së krijuar këtë të premte në qytezën e Himarës.

Bashkia ka vënë në dispozicion mjetet dhe punonjësit për largimin e baltës nga rrugët, duke punuar për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, një pjesë e mirë e rrugëve që nuk mund të aksesoheshin më parë, tashmë janë të pranueshme për qarkullim.

Banoret  e Himarës shprehen se kjo situatë nuk ka ndodhur prej vitesh, pasi reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të lartë.

Uji ka hyrë në komisariatin e policisë së Himarës, ndërkohë që punonjësit kanë ngritur orenditë nga dyshemeja për shkak të mos dëmtimit nga uji, po ashtu disa banesa kanë pasur prezencë uji në oborre por dhe në katet e para.

Gjithashtu dhe fshati Qeparo ka pasur vërshime të ujit. Tre përrenj kanë dalë nga shtrati në zonën e Himarës të cilat kanë krijuar këto probleme. Në mbrëmje situata është përmirësuar, ata banorë që kanë pasur prezencë uji tashmë po pastrojnë baltën.

Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

Hapet zyrtarisht gara për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të 9 shërbimeve kryesore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e drejtuesve të shërbimeve universitare shëndetësore ka shpallur konkurrimin për disa nga repartet më të rëndësishme të spitalit.

Mes shërbimeve që pritet të kenë shefa të rinj janë: Anestezi–Reanimacioni, Toksikologjia Klinike, Neurologjia, Onkohematologjia Pediatrike, Nefrologjia dhe Dializa Pediatrike, Onkologjia, Reumatologjia, Alergologjia dhe Dermatologjia.

Shpallja zyrtare është publikuar në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Sipas njoftimit, kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë dosjet e aplikimit nga data 10 deri më 25 shkurt, pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.

Për t’u kualifikuar, kandidatët duhet të jenë mjekë specialistë të shërbimit për të cilin konkurrojnë, të kenë titull akademik Profesor, Profesor i Asociuar ose Doktoraturë, si dhe përvojë akademike minimale 5 vite dhe përvojë klinike jo më pak se 10 vite në specialitetin përkatës.

Po ashtu, aplikantët duhet të jenë pedagogë me kohë të plotë, të mos kenë dënime penale apo masa disiplinore në fuqi dhe të paraqesin një platformë strategjike katërvjeçare për zhvillimin e shërbimit universitar që synojnë të drejtojnë.

Lista e kandidatëve të kualifikuar do të publikohet pas shqyrtimit të dokumentacionit, në faqet zyrtare të institucioneve përkatëse.

Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve të Shqipërisë, Blendi Gonxhja, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale emërimin e Arbër Minxhozit si Drejtor të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Sipas ministrit, eksperienca e Minxhozit fokusohet në zhvillimin e projekteve që afrojnë institucionet me publikun përmes komunikimit, edukimit dhe aktivizimit të hapësirave kulturore, me vëmendje të veçantë ndaj të rinjve, pjesëmarrjes qytetare dhe krijimit të modeleve funksionale që ndërtojnë vlera afatgjata.

“Me formim në administrim dhe menaxhim, përvojë të kombinuar në sektorin privat dhe publik, si dhe trajnim ndërkombëtar në lidership dhe qeverisje publike, përfshirë programe ekzekutive pranë Harvard Kennedy School, Arbër Minxhozi sjell një profil drejtuesi që ndërthur mendimin strategjik me një qasje bashkëkohore dhe të ndjeshme ndaj rolit të institucioneve kulturore.

Përvoja e tij profesionale është ndërtuar mbi zhvillimin e projekteve që afrojnë institucionet me publikun, përmes komunikimit, edukimit dhe aktivizimit të hapësirave kulturore, me një vëmendje të veçantë ndaj të rinjve, pjesëmarrjes qytetare dhe krijimit të modeleve funksionale që ndërtojnë vlera afatgjata.

Vizioni i platformës së përzgjedhur mes një procesi transparent për drejtimin e ri të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” synon ta zhvillojë muzeun si një platformë aktive dijesh dhe përvoje, ku historia kuptohet dhe përjetohet përmes formateve edukative, workshopeve rinore, përdorimit të menduar të teknologjisë inovative dhe përvojave më interaktive për vizitorët, krahas rrjetëzimit e burimeve alternative të mbështetjes.

Qasja e tij synon forcimin e rolit të muzeut në jetën kulturore dhe turistike të qytetit, duke e pozicionuar “Shtëpinë me Gjethe” si një hapësirë ku edukimi, reflektimi historik dhe turizmi kulturor bashkohen në mënyrë natyrale dhe bashkëkohore.

I urojmë suksese Arbërit, duke falënderuar drejtoreshën Etleva Demollari që i le stafetën pas shumë viteve kontributi e drejtimi pozitiv!”, shkruan Gonxhja.

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja mbi tentativën e grabittjes së një filiali të Postës Shqiptare.

Bëhet me dije se personi i cili ka tentuar të rigabisë postën, pasi ka dështuar të marrë para aty, ka tentuar gjithashtu të grabisë edhe një market , por edhe aty ka dështuar.

Ndërkohë policia po vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi:

Rreth orës 19:15, në sheshin “Prek Cali”, dyshohet se i njëjti shtetas që tentoi të marrë një shumë parash në filialin e Postës Shqiptare është futur dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash në një subjekt tregtar (market), duke u konfliktuar me punonjësin e këtij subjekti dhe është larguar pa marrë shumën e parave.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren, ndërkohë që grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprime në të dyja rastet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka ironizuar sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokën, pas reagimit që ky i fundit bëri ndaj Dash Sulës që u emërua kryeinspektor i përgjithshëm.

Në reagimin e tij më parë Noka tha se “Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figure”.

Nga ana tjetër, Spaho përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar me ironi se Flamuri ka të drejtë kur thotë se ‘ata që doktori mban afër janë zgjedhje e gabuar’.

Postimi i Spahos:

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar pas emërimit të ish deputetit të PD-së Dash Sula, si kryeinspektor i përgjithshëm.

“Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figure”, shkruan Mul Noka.

Ka te drejte Flamuri, ata qe doktori mban afer jane zgjedhje te gabuara te tij.

BE miraton paketën e 20-të të sanksioneve ndaj rusëve, von der Leyen: Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë

Komisioni Europian ka prezantuar paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, si përgjigje ndaj vazhdimit të luftës në Ukrainë dhe sulmeve të vazhdueshme ndaj objektivave civile.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se ndërsa Ukraina po mbrohet “me guxim të jashtëzakonshëm” në fushën e betejës, Kremlini po intensifikon krimet e luftës duke goditur qëllimisht shtëpitë dhe infrastrukturën civile.

Sipas saj, impiantet e energjisë dhe sistemet e ngrohjes janë vënë në shënjestër, duke lënë komunitete të tëra pa energji elektrike në temperatura shumë të ulëta.

“Kjo nuk është sjellja e një shteti që kërkon paqe. Është sjellja e një kombi që zhvillon një luftë shkatërruese kundër një popullsie civile të pafajshme”, u shpreh von der Leyen.

Ajo paralajmëroi se Rusia do të ulet në tryezën e bisedimeve vetëm nëse i bëhet presion i vazhdueshëm ndërkombëtar, duke theksuar se “kjo është e vetmja gjuhë që Rusia e kupton”.

Paketa e re e sanksioneve synon të godasë sektorë kyç të ekonomisë ruse, përfshirë energjinë, shërbimet financiare dhe tregtinë, me qëllim dobësimin e aftësisë së Moskës për të financuar luftën në Ukrainë.

Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

Një person ka tentuar të grabisë një fialial të Postës Shqiptare në qytetin e Shkodrës, por ka dështuar të kryejë aktin.

Gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi: 

Rreth orës 19:00, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të filialit të Postës Shqiptare dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare, por nuk ka mundur ta marrë dhe gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

❌