Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

Nga Eduard Zaloshnja

Rutina e zakonshme e protestave të thirrura nga Berisha u përsërit edhe në protestën e fundit.

Të mobilizuar nga Berisha, vartësit e tij nëpër degët e PD-së sollën në bulevard përkrahësit e tyre nga ishin e nga s’ishin, i rreshtuan në mëyrë të shpërndarë (që të dukeshin sa më të shumtë në planet horizontale të kamerave televizive), i mbajtën në bulevard deri sa mbaruan fjalimet dhe molotovët e zakonshëm, e pastaj i shpërndanë andej nga kishin ardhur.

Dhe në vijim, pritet që Berisha të thërresë përsëri për protesta më 20 shkurt dhe 31 mars, data që lidhen me rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës më 1991 dhe fitoren e parë elektorale të PD-së më 1992 (vetë lidhja me këto data tregon se sa pa lidhje është Berisha 81-vjeçar me votuesit që atëherë ishin çilimij apo që ende s’kishin lindur).

Për koalicionin e udhëhequr nga Berisha (PD-ASHM) votuan në maj rreth 500 mijë zgjedhës brenda vendit, por në protestat e thirrura prej tij nuk mblidhen dot as 5 mijë… Ai duhet t’ua kursejë pelegrinazhet e ardhshme atyre pak mijëve që ende i mblidhen në protesta, sepse “kilometri i fundit” nuk mund të vijë dot nga pak mijë përkrahës që mbledh në bulevard një plak 81-vjeçar që ka dështuar dy herë kur ishte në pushtet.

Sipas studimit të profesores Erica Chenoweth të Universitetit të Harvardit, në bulevard duhet të mblidhen të paktën 82 mijë shqiptarë, e mos ta lëshojnë atë deri sa të bjerë qeveria (https://abcnews.al/kryengritja-e-zgjatur-paqesore-e-berishes-qe-zgjat-me-pak-se-2-ore/ ). Por ky skenar s’ka për të ndodhur ndonjëherë, për sa kohë Berisha i dështuar dy herë në pushtet të synojë ta marrë përsëri pushtetin!

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

Gent Strazimiri, i njohur si deputeti me kobure, është parë duke u përplasur me policinë në protestën e sotme.

Nuk dihet në deputeti demokrat e kishte koburen me vete a jo.

Sakaq, edhe deputetët e tjerë demokratë Klevis Balliu, Tomorr Alizoti, Albana Vokshi, dhe Sajmir Korreshi u përplasën fizikisht me formacionin e policisë që marshonte së bashku me autobotin e ujit në rrugët qendrore të Tiranës, në ndjekje të militantëve të Partisë Demokratike që vandalizuan Kryeministrinë dhe tentuan të dëmtojnë Kuvendin.

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, ishte i pari që hapi fjalimet në protestën e PD, në sheshin para kryeministrisë.

“Sot nuk jemi mbledhur për spektakël politik as për tu numëruar nga dronët vampirë të medias së Edi Ramës. Nuk jemi mbledhur sot as për tu parë me urrejtje nga perdet e dritaret e frikës së pushtetit dhe as për të shpërndarë urrejtje për krimbat. Ne jemi këtu sepse vlerësojmë jetën, na ka thirrur dashuria për familjen, dinjiteti ynë, rezistenca. Jemi thirrur këtu nga ndërgjegjia, sepse Shqipëria jonë nuk e duron më faktin që të drejtohet nga një njeri që e ka kthyer shtetin në pronë private dhe qeverinë në klub të mbyllur qejfi dhe ahengu.

Kjo ndërtesë nuk është Kryeministria por kuplaraja e shtetit. Dhe ne duhet ta shembim këtë pushtet dhe aty nuk është vendi i qeverisë por vendi i hajnisë.

Është detyrë e historisë, para të gjithë qytetarëve. Këtu vjedhja ka emër dhe shifra, fillon me inceneratorët, më pas me tunelet, aeroportet. Pak për indiferencën tonë politike, pak nga verbëria e ndërkombëtarëve, më së shumti nga krimi i organizuar, e ktheu Republikën e Shqipërisë, në Republikën e korrupsionit. Ditë pas dite i zhvati tokë, pasuri njerëz kësaj republike.”- u shpreh Boçi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka mbajtur fjalimin e tij në protestën e organizuar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, duke e cilësuar tubimin si një akt të guximit qytetar përballë, sipas tij, “regjimit të kalbur” në pushtet.

Blushi e nisi fjalën me thënien “Liria na thërret, vdekja nuk na tund”, duke theksuar se protestuesit nuk mund të ndalen nga qeveria dhe se zgjedhja e qytetarëve është e qartë: dinjitet përballë skllavërisë. Ai shtoi se liria fitohet me guxim dhe përballje, duke akuzuar qeverinë për vjedhje, dhunë dhe gënjeshtra që sipas tij janë bërë normalitet.

“Regjimet bien vetëm kur vendosim të paguajmë çdo çmim për lirinë… Guximin tuaj nuk ka fuqi që e ndal e jo më një regjim kalbësirë si ai i Ramaduros,” tha Blushi, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga selia e partisë që ai drejton, u shpreh se “narkopolicia përdori në agresivitet absolut mjetet e dhunës, sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaz helmues, me topa uji dhe me mjete të tjera”.

“Mirënjohje guximtarëve që sot, në protestën më të fuqishme, lebetitën narkodiktatorin, kreun e organizatës kriminale. Të mbledhur nga mbarë Shqipëria, në një protestë ku i dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës: Vrimën e miut nuk do ta gjesh më! Narkopolicia përdori në agresivitet absolut mjetet e dhunës, sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaz helmues, me topa uji dhe me mjete të tjera. Domethënë, Edi Rama kërkonte përleshjen e policisë me demonstruesit. Garantoj që demonstruesit do të përleshen me Edi Ramën dhe i them mos të ndërzeje policinë kundër protestuesve. U bëj thirrje policëve të mos bëhen shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligj dhe moral, të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari”, tha Berisha.

“Betohemi se me këtë betejë, kilometri ynë i fundit do të jetë fundi i merituar i Edi Ramës. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë në polici vetëm si akt urrejtjeje”, shtoi kreu demokrat.

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha degjeneroi në dhunë dhe përplasje të militantëve të PD-së me efektivët e Policisë.

Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta të ndodhura para Kryeministrisë dhe sulmeve të tjera përpara Parlamentit, 11 punonjës policie janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore, sipas burimeve nga policia.

Ndërkohë, grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar personat e përfshirë në sulmet ndaj Policisë dhe po vijon puna për shoqërimin e tyre.

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

Deputeti i Partisë Demokratike, Besard Xhaferri, ka pasur një përplasje fizike dhe verbale me disa nga policët në terren.

Në pamje, demokrati shfaqet i irrituar me uniformat blu, pasi ka nisur shoqërimi i disa prej protestuesve.

“O plehra. Mos i prekni çunat/ mos më prek mua! Ça të qetësohem? O plehra? Jeni çuna të rinj, por jeni plehra ta dini!”, u shpreh i tensionuar Xhaferri ndaj policëve.

Sakaq, deri më tani janë shoqëruar tre protestues.

Po kështu, si pasojë tensioneve në Kryeministri, janë lënduar lehtë disa punonjës të uniformave blu, të cilët po marrin ndihmën e parë mjekësore.

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

Mblidhen rilindasit e Saliut, kokë më kokë, por nuk bëhen dot më shumë sesa një valë turme pëdëistësh — por kurrë një det qytetarësh. Kthimi pas i Shqipërisë për të rilindur Berishën dhe shpurën e tij të korruptuar nuk frymëzon dot një lëvizje politike gjithëpërfshirëse. Imazhi i tij ndjell vetëm dështim të garantuar. Dhe jo vetëm kaq.

Fabulat e herëpashershme të shpikura nga politika pëdëiste — si ato që e bëjnë Shqipërinë “Venezuelë”, Ramën “Maduro”, apo pretendimi se SHBA do të rrëzojë qeverinë shqiptare për t’ia dhuruar pushtetin Berishës — thërrmohen lehtësisht, dhe bashkë me to bien përtokë edhe kauzat disi më të drejta të opozitës, përfshirë edhe retorikën kundër korrupsionit.

Ndërkaq, edhe vetë retorika kundër korrupsionit nuk është e besueshme kur shqiptohet nga goja e opozitës. Sepse ata një ditë e shpallin SPAK-un organizatë kriminale, e ditën tjetër e duartrokasin. Sipas interesit: nëse ndiqet penalisht Berisha, drejtësia qenka e kapur; nëse ndiqet penalisht një ministër socialist, drejtësia qenka e drejtë dhe e pastër.

Shkurt, mund të themi se një opozitë e korruptuar nuk mund të luftojë korrupsionin. Përkundrazi, një opozitë e komprometuar dhe mekatare e ushqen dhe e mban gjallë korrupsionin.

Prandaj protestat e PD-së nuk ndjellin shpresë, por shërbejnë vetëm si mburojë për korrupsionin e Berishës dhe familjes së tij.

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

Nga Mero Baze

Javët e fundit, gjithnjë e më shumë drejtuesit e PD-së së Berishës kanë nisur të artikulojnë tezën se ata nuk do t’u sjellin pushtet as SHBA-ja, as drejtësia. E tha i pari Berisha, pasi futi në ekstazë gjithë PD-në që Ramën do ta arrestonin me helikopterë si Maduron. Nuk e di çfarë i ndodhi, por reagimi i tij ishte aq kundër tezës që përhapi vetë, sa tha që edhe atë tezë e ka hapur vetë Edi Rama. Pra, ishte shumë e qartë që as Rama s’do merrej me helikopter dhe që as ai nuk shpresonte më tek ajo.

Po ashtu duket i shqetësuar edhe nga teza e partive të reja që thonë se do ta marrim pushtetin pasi Ramën do ta mundë drejtësia. As atë fitore nuk e do.

Arrestimet e shumta brenda socialistëve dhe çështjet penale pezull që kishin ekzaltuar gjithë demokratët berishistë nuk e entuziazmojnë. Dhe arsyeja është se ai është vetë një prej tyre.

Është interesante që Berisha i dha fund vetë retorikës së sjelljes në pushtet nga SHBA-ja. Ishte pak futuriste ta mendoje se SHBA do të arrestonte Ramën dhe do t’ia hiqte “non grata”-n Berishës, pastaj do ta sillte në pushtet. Por, meqë budallëku në atë parti nuk ka kufij, është i lejuar të kthehet në një platformë politike.

Nuk dihet pse Berisha u distancua nga kjo tezë. Ose LaCivita ia ka bërë të qartë se nuk ia heq dot “non grata”-n, ose ka parë me dëshpërim se nuk ka mundur të ndalë dot lidhjet e administratës së re me Ramën.

Sidoqoftë, kushdo që të ketë qenë arsyeja, ky qëndrim e bën më serioz se karragjozllëqet e Genc Neshos.

Sa i përket tezës se drejtësia nuk mund ta rrëzojë Ramën, është e diskutueshme. Në fakt, drejtësia e ka rrethuar Edi Ramën dhe ka një frymëzim politik. Problemi që ka Berisha me drejtësinë është se ajo është e angazhuar kundër tij dhe çfarëdo që t’i ndodhë Ramës, atij nuk i vjen dita për pushtet nga drejtësia. Ndaj bën sikur nuk e do edhe atë.

E vetmja gjë që do ai është një përmbysje, një gjë që t’i ndalë të gjitha këto makthet e tij nga pritjet e dështuara prej SHBA-së apo drejtësisë, një gjë që, në fund të fundit, ta shpëtojë atë nga drejtësia dhe nga makthi i pushtetit.

E di që ajo ditë nuk vjen, por është e vetmja mënyrë që ai ta shtyjë edhe ca, duke kërcënuar dhe duke hedhur ca molotovë në bulevard, me shpresë se do t’i dhimbset edhe Trumpit, edhe drejtësisë.

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Protesta e opozitës u zhvendos para Kuvendit, pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë.

Forca të shumta të policisë të pajisur me skafandra, mburojë dhe maska kundragaz kanë krijuar një kordon tjetër para Kuvendit.

Protestuesit po hedhin molotovë në drejtim të policisë, të cilët janë përgjigjur me gaz lotësjellës.

Nga protesta e sotme ka pasur disa të lënduar dhe gjithashtu disa persona të arrestuar.

Sali Berisha shkon në seli, Shkëlzeni i bashkohet protestës së PD, ‘mbrohet’ nga gazi lotsjellës

Pas largimit të Sali Berisha në seli, duket se drejtimin e vazhdimit të protestës e ka marrë djali i tij, Shkëlzen Berisha.

Kjo foto e publikuar në media tregon Shkëlzen Berishën, i shoqëruar edhe nga disa deputetë dhe militantë të PD-së, që merret me organizimin e vazhdimësisë së protestës edhe në ambientet e Kuvendit.

Pranë shkëlzen Berishës qëndron deputeti i PD-së, Arjan Ndoja, i cili dëgjohet të thotë se tani e ka marrë në dorë populli.

Protesta para Kryeministrisë, Sali Berisha: Jemi në kilometrin e fundit! Asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim gjatë protestës së zhvilluar sot para Kryeministrisë, ku u shpreh se opozita ndodhet, sipas tij, në fazën përfundimtare të përballjes me qeverinë.

Berisha deklaroi se beteja politike e opozitës ka qenë e gjatë dhe e vështirë, por e domosdoshme për mbrojtjen e pluralizmit. “Sot ne jemi në kilometrin e fundit. Me ndihmën e Zotit asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores tonë. Sot jemi para triumfit të madh,” u shpreh ai para protestuesve.

“Do ta nis këtë fjalë me një mesazh që këtë javë, të tmerruar nga protesta jonë e kaluar, mediat e qeverisë bënë gjithçka ta vendosin në harresë. Mesazhi im është ky, sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë drejt fitores tonë. Sot ne jemi para triumfit të madh, shumëkujt triumfi mund t’i duket ende larg kur sheh udhëkryqin në të cilin ndodhet Shqipëria.

Por miqtë e mi, opozita që kemi bërë së bashku vitet e fundit ka qenë pa dyshim maratonë jo e lehtë. Thuaj një kalvar maratonë e mbushur me dhunën e narkoshtetit, presione dhe izolime oruelliane ndaj nesh, por edhe një qëndresë stoike, sakrifica të dhimbshme nga ne.

Ishin vitet e një përballje të egër me regjimin e narko-diktatorit Ramaduro, biri i një xhelati që firmoste varjen e kundërshtarëve politikë dhe që përdori të gjitha mënyrat për realizimin e projektit të tij, Shqipëria pa opozitë.

Ai bëri gjithçka, përdori burgjet, manipulimet, lobimet e korruptuara, por ja ku jemi sot, më të fortë se kurrë. Në udhëtimin tonë, që në kilometrat e parë, ne u dëshmuan shqiptarëve dhe botës, se projekti i Shqipërisë pa opozitë apo kallp opozitë, ishte turpi i tyre, ishte turpi i historisë, që ne kurrë nuk do ta pranonim kurrë, të gatshëm për çdo çmim.

Në këtë udhëtim ne u ngritëm si Feniksi nga hiri dhe nga izolimi më i thellë arritëm në kilometrin e fundit si forca politike më e mbështetur nga shqiptarët dhe partitë simotra në mbarë botën. Arritëm në kilometrin e fundit pasi plagosëm për vdekje bishën narkodiktaturë dhe u dëshmuam shpresa e vetme e shqiptarëve”, tha Sali Berisha.

“Berisha del të heqë Salianjin nga kandidimi dhe Adriatikun nga bulevardi, jo Ramën!” ironia e Spahiut me protestën e PD

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se sfida më e madhe e kryedemokratit Sali Berisha është që të largojë Ervin Salianjin nga kandidimi në PD dhe Adriatik Lapajn nga protesta në bulevard.

Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për Report TV, ku shtoi se qëllimi i vërtetë i Berishës nuk është rrëzimi i qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi se Berisha gjatë gjithë jetës së tij politike ka ecur me një parim, që brenda PD-së të mos ketë kurrë zgjedhje të lira e të ndershme.

Spahiu i cilësoi të turpshme sulmet që Berisha dhe PD po i bëjnë ish-deputetit të Ervin Salianji, pas takimeve që ky i fundit po zhvillon me qytetarët në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Sali Berisha ka një parim: ‘të bëjë zgjedhje kundërshtari, por ne zgjedhje të lira e të ndershme nuk bëjmë kurrë’. E gjithë kjo është për t’i paraprirë mos-bërjes së zgjedhjeve në PD, ose zgjedhjeve formale, duke larguar, mos e lejuar apo anatemuar rivalin e tij politikë. Pas 35 vitesh këta dalin, poshtërojnë, largojnë dhe dhunojnë Ervin Salianjin.

Pra sfidën më të madhe ky e ka që të rrëzojë Ervin Salianjin sesa të largojë Edi Ramën. Domethënë të largojë Adriatik Lapajn nga bulevardi dhe jo Edi Ramën. Të largojë Agronin nga marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe jo Edi Ramën. Dhe në thelbin e vet është duke mbajtur protagonizmin brenda opozitës”, tha Spahiu.

“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

Fatmir Mediu, në deklarata për A2CNN para nisjes së protestës së opozitës, deklaroi se Edi Rama nuk do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk besoj çdo marrëzi që thotë Edi Rama. Unë nuk mohoj mundësinë që Edi Rama të takojë Presidentin amerikan, sepse është kryeministri i vendit. Por, çështja është që çfarë diskutohet në Shtëpinë e Bardhë. Ka pasur vetëm dy vizita zyrtare në Shtëpinë e Bardhë dhe këto kanë qenë të zotit Sali Berisha kur ka qenë President. Dhe vizita më e rëndësishme amerikane në Shqipëri ka qenë ajo e Presidentit George Ë. Bush, po në takim me zotin Berisha”, tha Mediu.

Sipas tij, “çdo lloj personalizimi i marrëdhënies me SHBA-në është e ulët dhe e pavlerë për shqiptarët”.

FOTOLAJM/ “Vëllazën, demokracia në rrezik! Ta shpëtojmë!”, protestuesi mbush veshjen e bardhë me mbishkrime

Ndërsa në protestën kombëtare të Partisë Demokratike, skenari mbetet i njëjtë dhe lehtësisht i parashikueshëm, një protestues është kujdesur të tregohet paksa më krijues.

I veshur me një veshje plotësisht të bardhë, ai ua ka lënë vëmendjen mbishkrimeve mbi të.

“Vllazën, demokracia në rrezik. Ta shpëtojmë”, shkruhet në pjesën e pasme të bluzës.

Te pantallonat, ai shkruan: “Poshtë diktatura”, duke ndarë dy fjalët në secilën këmbë. Në kokë mban një shall të zi.

Pjesëmarrje modeste në bulevard! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO)

  • Pavarësisht pamjes së regjisë qendrore të protestës së Berisha, këto pamje me dron që gazeta TemA ka mundur të sigurojë, flasin më shumë se çdo koment.

Përveçse demokratëve, Berisha është i braktisur edhe nga shqiptarët.

Në shesh aktualisht janë vetëm një grup i vogël militantësh, shkruan “Tema”.

Berisha e quan të vetëpërjashtuar, Salianji me mbështetësit e tij i bashkohen protestës para Kryeministrisë

Ish-deputeti Ervin Salianji i është bashkuar protestës së PD para kryeministrisë pavarësisht përplasjeve me Sali Berishën dhe Flamur Nokën.

Salianji prej kohësh po zhvillon takime me demokratët në terren, ndërkohë që Berisha është shprehur mëse një herë se ai ka kaluar vijën e kuqe dhe është vetëpërjashtuar. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Flamur Noka.

Protesta e PD zhvendos sërish “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj largohet me karrige në dorë

Protesta e Partisë Demokratike ka detyruar sërish protestuesit e “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, të cilët kanë lënë vendin e tyre para Kryeministrisë ku qëndrojnë prej javësh për t’u zhvendosur pak më tej.

Tashmë, Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij janë vendosur në të njëjtin vend si në protestën e 22 dhjetorit, te parku përballë hotel “Rogner”. Në foto ata duken duke u larguar me karriget në duar.

Kujtojmë që pas disa ditësh, “Shqipëria Bëhet” do të mbajë protestën e saj kombëtare përpara kryeministrisë, të vendosur për në datën 31 janar, në orën 18:00.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton rritjen e subvencionit të qirasë, Braimllari: Mbështetje për familjet në nevojë

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar me votë unanime një nga vendimet më të rëndësishme me ndikim të drejtpërdrejtë social, rritjen e subvencionit të qirasë në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Endrit Braimllari, u shpreh se ky vendim vjen si përgjigje ndaj rritjes së ndjeshme të çmimeve të qirave dhe kostos së jetesës në kryeqytet.

Sipas tij, nevoja për rishikimin e nivelit të subvencionit është ngritur në mënyrë të vazhdueshme në komisionet përkatëse, me qëllim mbështetjen reale të familjeve në vështirësi ekonomike.

“Ky është një vendim që përfaqëson një politikë sociale të përgjegjshme dhe të ndjeshme ndaj realitetit me të cilin përballen qytetarët e Tiranës, duke garantuar më shumë siguri dhe përballueshmëri në strehim,” u shpreh Braimllari.

Postimi

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës u miratua me votën e të gjithë këshilltarëve një nga vendimet më të rëndësishme me ndikim të drejtpërdrejtë social: rritja e subvencionit të qirasë në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë.

Si anëtar i Këshillit Bashkiak, kam ngritur në mënyrë të vazhdueshme në komisionin përkatës nevojën për rishikimin e nivelit të subvencionit të qirasë, në funksion të rritjes së ndjeshme të çmimeve të tregut të qirave dhe kostos së jetesës në kryeqytet.

Ky vendim përfaqëson një politikë sociale të përgjegjshme, që synon të mbështesë konkretisht familjet dhe qytetarët në nevojë, duke garantuar më shumë siguri dhe përballueshmëri në strehim.

Subvencioni i ri sipas zonave:

• Zona A: 45.000 lekë
• Zona B: 40.000 lekë
• Zona C: 35.000 lekë

Vendime të tilla dëshmojnë vullnetin për të ndërtuar politika publike që i përgjigjen realisht nevojave të qytetarëve dhe sfidave sociale të Tiranës.

❌