Deputeti i PartisĂ« Demokratike, Klevis Balliu, ka hedhur akuza tĂ« forta ndaj qeverisĂ« lidhur me projektin e industrisĂ« ushtarake dhe partneritetin mes shoqĂ«risĂ« publike KAYO dhe kompanisĂ« private Timak Defence. NĂ« njĂ« deklaratĂ« publike, Balliu pretendon se automjetet e prezantuara nga kryeministri Edi Rama si pjesĂ« e prodhimit âMade in Albaniaâ nuk pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« njĂ« industri tĂ« mirĂ«filltĂ« ushtarake shqiptare.
Sipas deputetit demokrat, bilancet e kompanisë Timak Defence ngrenë pikëpyetje mbi kapacitetet reale të saj prodhuese.
Balliu deklaron se kompania është krijuar më 4 gusht 2025 dhe se në fund të dhjetorit kishte 14 punonjës, ndërsa fondi total i pagave për pesë muaj ishte 5.8 milionë lekë. Ai pretendon gjithashtu se aktivet afatgjata të kompanisë, ku përfshihen makineritë dhe pajisjet, kapnin vetëm rreth 146 mijë lekë, ose afërsisht 1,500 euro.
Â
Â
âMe 1,500 euro nuk ndĂ«rtohet njĂ« fabrikĂ« automjetesh ushtarake. Me 1,500 euro nuk prodhohen automjete tĂ« blinduaraâ, deklaroi Balliu, duke e pĂ«rdorur kĂ«tĂ« shifĂ«r si argument pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dyshim kapacitetet prodhuese tĂ« kompanisĂ«.
Deputeti i PD-së pretendon se, ndërkohë që aktivet afatgjata të kompanisë janë shumë të ulëta, ajo rezulton të ketë mbi 10.5 milionë euro aktive afatshkurtra, të cilat sipas tij lidhen kryesisht me parapagime të marra përmes kontratave me shtetin.
Balliu e cilësoi këtë situatë si një tregues të një modeli që, sipas tij, nuk përfaqëson industrializim të mirëfilltë, por një mekanizëm që favorizon një kompani të caktuar.
Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si automjete të markave ndërkombëtare, përfshirë Toyota Land Cruiser dhe MAN, prezantohen si pjesë e prodhimit shqiptar.
Sipas tij, qeveria duhet të sqarojë se cila është vlera e shtuar që krijohet realisht në Shqipëri përmes punës, kapitalit dhe teknologjisë. Në deklaratën e tij, Balliu kërkoi publikimin e të gjitha kontratave të lidhura mes KAYO, Timak Defence dhe institucioneve shtetërore.
Ai kërkoi gjithashtu transparencë mbi mënyrën e përzgjedhjes së kompanisë, vlerën e kontratave dhe burimin e financimit.
Deputeti demokrat i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë mënyrën e dhënies së kontratave, përdorimin e shoqërisë publike KAYO dhe nëse ka pasur shkelje të ligjit apo eliminim të konkurrencës.
âKy nuk Ă«shtĂ« industrializim. Ky Ă«shtĂ« industrializimi i korrupsionitâ, deklaroi Balliu.
Akuzat e deputetit të PD-së përbëjnë pretendime politike dhe ekonomike, ndërsa për verifikimin e tyre nevojitet shqyrtimi i dokumenteve zyrtare, kontratave dhe bilanceve të kompanive përkatëse. Deri në këtë fazë, deklarata e Balliut nuk përbën në vetvete provë përfundimtare se ka pasur shkelje ligjore apo korrupsion.
Balliu e mbylli deklaratën duke kërkuar që çështja të hetohet dhe që qytetarët të kenë transparencë të plotë mbi përdorimin e fondeve publike në projektet e industrisë së mbrojtjes.
Deklarata e deputetit të PD, Klevis Balliu:
Prej kohĂ«sh, Edi Rama po pĂ«rpiqet tâu shesĂ« shqiptarĂ«ve mashtrimin e radhĂ«s, duke e paraqitur si âindustri ushtarake shqiptareâ atĂ« qĂ« nĂ« fakt duket si njĂ« tjetĂ«r aferĂ« e ndĂ«rtuar me paratĂ« e taksapaguesve.
Me propagandĂ« tĂ« pĂ«rditshme, kryeministri promovon 40 automjete ushtarake si âMade in Albaniaâ, duke pretenduar se ShqipĂ«ria ka hyrĂ« nĂ« industrinĂ« e prodhimit tĂ« mjeteve ushtarake pĂ«rmes partneritetit mes shoqĂ«risĂ« publike KAYO dhe kompanisĂ« private Timak Defence tĂ« Rony Yefet.
Por propaganda e Edi Ramës përplaset me faktet.
Kur qytetarët ngritën pyetjen e thjeshtë se si automjete të markave Toyota, Land Cruiser apo MAN mund të quhen prodhim shqiptar, kryeministri nuk dha asnjë shpjegim ekonomik. Ai zgjodhi propagandën dhe sulmin ndaj kritikëve.
Por në ekonomi propaganda nuk ka vlerë. Vlerë kanë vetëm faktet.
Nëse një vend prodhon, kjo provohet nga vlera e shtuar që krijohet përmes punës, kapitalit dhe teknologjisë.
Le të shohim faktet.
Sipas bilancit zyrtar, Timak Defence është krijuar më 4 gusht 2025. Në fund të muajit dhjetor kompania kishte vetëm 14 punonjës dhe një fond total pagash prej 5.8 milionë lekësh, ose rreth 61 mijë euro për pesë muaj.
Kjo do të thotë se fondi mesatar i pagave është vetëm 12 mijë euro në muaj, ndërsa paga mesatare bruto për punonjës është rreth 860 euro.
Pra, sipas vetë bilancit të kompanisë, e gjithë vlera e shtuar nga puna në Shqipëri është vetëm 12 mijë euro në muaj, ose rreth 150 mijë euro në vit.
Këto nuk janë shifra të një industrie ushtarake. Janë shifra të një biznesi të vogël.
Po aq domethënës është edhe kapitali prodhues.
Bilanci zyrtar tregon se aktivet afatgjata të kompanisë, pra makineritë, pajisjet dhe linjat e prodhimit, janë vetëm 146 mijë lekë, ose rreth 1 500 euro.
Po, vetëm 1 500 euro aktive prodhuese.
Me 1 500 euro nuk ndërtohet një fabrikë automjetesh ushtarake. Me 1 500 euro nuk prodhohen automjete të blinduara. Me 1 500 euro nuk krijohet një industri që Edi Rama e shet si krenari kombëtare.
Ndërkohë, kompania rezulton të ketë mbi 10.5 milionë euro aktive afatshkurtra, të krijuara kryesisht nga parapagimet e marra përmes kontratave me shtetin shqiptar.
Pra, investimi real në kapacitete prodhuese është pothuajse zero, ndërsa milionat e taksave të shqiptarëve kanë hyrë në llogaritë e kompanisë.
Kjo është arsyeja pse Partia Demokratike ngre dyshime serioze se nuk kemi të bëjmë me një histori suksesi industrial, por me një skemë të ndërtuar për të eliminuar konkurrencën dhe për të garantuar fitime të privilegjuara me paratë e qytetarëve.
NĂ« vend qĂ« ushtria shqiptare tĂ« furnizohet pĂ«rmes tenderĂ«ve tĂ« hapur ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, ku kompanitĂ« konkurrojnĂ« pĂ«r çmimin dhe cilĂ«sinĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«, qeveria ka krijuar njĂ« mekanizĂ«m ku njĂ« kompani e favorizuar shfaqet si âprodhuesâ, ndĂ«rkohĂ« qĂ« bilancet e saj nuk pasqyrojnĂ« as kapacitetet minimale tĂ« njĂ« industrie prodhuese.
Ky nuk është industrializim. Ky është industrializimi i korrupsionit.
Edi Rama nuk po ndërton industri shqiptare. Ai po ndërton monopole me paratë e shqiptarëve dhe më pas i shet ato si histori suksesi.
Sa herë që një qeveri zëvendëson konkurrencën me privilegjin, tregun me klientelizmin dhe prodhimin me propagandën, humbësi është qytetari shqiptar.
Partia Demokratike kërkon publikimin e menjëhershëm të të gjitha kontratave të lidhura mes KAYO, Timak Defence dhe institucioneve shtetërore, si dhe transparencë të plotë mbi mënyrën e përzgjedhjes së kësaj kompanie, vlerën e kontratave dhe burimin e financimit.
Ne i bëjmë thirrje SPAK-ut të hetojë këtë skemë deri në fund, të verifikojë mënyrën e dhënies së kontratave, eliminimin e konkurrencës, përdorimin e shoqërisë publike KAYO dhe çdo element që mund të përbëjë shkelje të ligjit.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakle propagandistike dhe gënjeshtra të ricikluara.
Ata kanë nevojë për një qeveri që ndërton industri të vërtetë, jo fasada; që krijon vende pune, jo monopole; që respekton taksat e qytetarëve, jo i përdor ato për të ushqyer klientët e pushtetit.
Bilancet nuk gënjejnë. Shifrat nuk gënjejnë. Ato tregojnë se pas propagandës së Edi Ramës fshihet një tjetër aferë që meriton hetim të plotë dhe përgjegjësi politike e ligjore.