Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN. Në tetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama përdori fjalën “broçkulla” për t’iu përgjigjur aludimeve se paratë e drogës po qarkullohen në sektorin shqiptar të ndërtimit. [Link] Në atë fjalim, Rama dha si shembull për argumentin e tij, informacionin se një bankë e nivelit të dytë pati blerë një kat në kullën Down Town 1. […]The post Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare?! appeared first on Reporter.al.
Qytetarë duke protestuar | Foto: LSASalman Rushdie, në një ese të botuar si parathënie të librit Mbi të shkruarin dhe politikën nga Günter Grass, vëren se si ky shkrimtar nobelist gjerman ishte pjesë thelbësore e një lëvizjeje më të gjerë të gjuhës dhe kulturës gjermane pas diktaturës totalitare naziste, pra Luftës së Dytë Botërore, lëvizje e cila pati për qëllim […]The post Shtetas apo qytetarë?! appeared first on Reporter.al.
Ndërtime shumë katëshe përgjatë rrugës së Durrësit në Tiranë. | Foto: LSAPër aq kohë sa Edi Rama ka qenë në pushtet, e madje edhe më herët, flitet që paratë e pista kanë qenë të pranishme në shkallë të madhe dhe kanë ndikuar ekonominë e vendit në mënyrë sistemike. Por kushdo që mendon se këto para kanë sjellë përfitime të mëdha për ekonominë e vendit ka gjasa […]The post Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës appeared first on Reporter.al.
Protesta e Flamingove, të shtunën 27 qershor 2026 | Foto: LSATridhjetë e pesë vjet më parë, kur ra komunizmi, Shqipëria nisi udhëtimin tranzitor, nga diktatura e proletariatit, te demokracia liberale, nga ekonomia e centralizuar te ekonomia e tregut. Supozohej se dy-tre vjet do t’i mjaftonin vendit të realizonte “tranzicionin”. Shenjat në fillim ishin shpresëdhënëse. Në vitin 1995 Shqipëria ishte pranë rrugëtimit drejt anëtarësimit në Bashkimin […]The post Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund appeared first on Reporter.al.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Foto: LSA. Më shumë se një dekadë më parë, një studiues në një universitet amerikan tentoi të hulumtojë mënyrën se si funksionon algoritmi i Facebook, duke krijuar një llogari nga e para dhe duke filluar të lundrojë në hapësira që zakonisht frekuentohen nga e djathta konservatore. Ndërsa ndërvepronte me postime të kësaj natyre, zbuloi i lemerisur se […]The post Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën appeared first on Reporter.al.
"Revolucioni i flamingove" po mbulohet nga mediat e mëdha ndërkombëtare. Foto: Nensi Bogdani. Deputetja socialiste, Evis Kushi foli të hënën me shqetësim për “gjuhën e urrejtjes” në sferën online, që sipas saj, ka shënjestruar persona publikë, politikanë dhe këdo që mendon ndryshe. Shqetësimi i Kushit është një shqetësim i drejtë, i dalë nga goja e gabuar. Kushi, si shumë deputetë dhe deputete të tjera, socialiste apo demokrate, kanë […]The post Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi appeared first on Reporter.al.
Dunat e Zvernecit | Foto nga: PPNEATë tronditur nga dëmet e shkaktuara nga ndërtuesit gjatë atyre pak ditëve të punimeve në Zvërnec dhe në Pishë-Poro, një skuadër shkencëtarësh shqiptarë dhe të huaj paralajmëruan të dielën se vendi mund të humbasë përgjithmonë atë që duhet të jetë aseti më i madh, jo vetëm në kuadër të mbrojtjes së mjedisit, por edhe në […]The post Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra appeared first on Reporter.al.
Kryeministri Edi Rama akuzoi si autore për ndërtim pa leje, duke insinuuar hipokrizi, një prej dhjetëramijëra protestuesve që po kërkojnë dorëheqjen e tij dhe rrëzimin e sistemit që ai dhe kreu i opozitës Sali Berisha krijuan tetëmbëdhjetë vjet më parë, por aktivistja Entela Spahivogli iu përgjigj duke treguar se ndërtesa në fjalë i përket vitit […]The post Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941 appeared first on Reporter.al.
Edi Rama me gazetarët pas një takimi në selinë e Partisë Socialiste në Tiranë. Foto: LSA.Nëse mundet që bota e stërmadhe e medias sociale të përshkruhet me pak fjalë, është pak a shumë kjo: media e tipit Facebook apo Instagram, të cilat përdoren më shumë nga shqiptarët e moshës së re e të mesme, përpiqen t’i mbajnë njerëzit në lundrim sa më gjatë, duke i dhënë atyre informacionin që Facebook […]The post Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin appeared first on Reporter.al.
Marshimi i flamingove në ditën e 18 të protestës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë. Foto: Xhemali Moku. Në kohët e vjetra, fjala Revolucion ka pasur kuptim të ndryshëm nga ai që ka sot, ose më saktë, që nga koha pas Revolucionit Francez, shpjegon Hannah Arendt në librin e saj Mbi revolucionin. Fjala revolucion në kuptimin e saj literal do të thotë afërsisht rrotullim dhe është huazuar nga astronomia për t’u futur te […]The post Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë appeared first on Reporter.al.
Sipas hetimeve të SPAK, hoteli Zig Zag në Himarë dyshohet se u ndërtua me paratë e trafikut të kokainës. Në shtator të vitit 2020, Isa Aliu, 54 vjeç nga Elbasani, shkëmbeu një makinë për një tokë me vlerë 4.1 milionë lekë. Problemi është se makina ishte blerë më herët për 900 mijë lekë dhe, sipas të dhënave të siguruara nga prokurorët nga regjistri i udhëtimeve ndërkufitare, vijoi të përdorej nga Aliu edhe pas shitjes […]The post “Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë appeared first on Reporter.al.
Mijëra qytetarë protestuan në ditën e 17 radhazi kundër qeverisë dhe klasës politike të tranzicionit. Foto: LSA. Më 12 gusht të vitit 2025, Gerond Meçe, pronari i një kompanie të teknologjisë së informacionit, e gjeti veten në një udhëtim të padëshirueshëm kur, ndërsa nisej për në zyrë, u rrëmbye nga njerëz me maska, u dërgua në Qafën e Krrabës, (tashmë një rrugë periferike pa shumë trafik) dhe u kërcënua, me pistoletën ballit, […]The post Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste appeared first on Reporter.al.
Deputetja Marjana KoçekuDeputetja Koçeku denoncoi kërcënimet me jetë në një postim në Facebook të mërkurën: “Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën,” shkroi Koçeku në profilin e saj në Facebook. Një burim i tha BIRN se […]The post Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS appeared first on Reporter.al.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe fundin e tranzicionit politik. Foto: Xhemali Moku/BIRN. Një deputete socialiste u shfaq në një koment në median sociale në të cilin, përmes një përzjerjeje të frikës me kureshtjen, ngrinte pyetjen se çfarë është kjo “Shqipëria e Re” për të cilën qytetarët po brohorasin në bulevard, si e qysh do të bëhet ajo realitet. Mund të vihet re se, ndonëse ende në nivelin […]The post Kush mund të ketë frikë nga flamingot?! appeared first on Reporter.al.
Ndërtime shumë katëshe përgjatë rrugës së Durrësit në Tiranë. | Foto: LSANë vitin 2021, Luçiano Koçeku, në atë kohë 39 vjeç, lindur në Bulqizë dhe emigrant në Londër, shkëmbeu dy sipërfaqe toke, njërën prej të cilave e kishte blerë një vit më herët nga kompania Nova Construction 2012, me sipërfaqe ndërtimi në pallatin që Nova Construction 2012 do të ndërtonte. Menjëherë pas kësaj, Koçeku filloi të […]The post Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës appeared first on Reporter.al.
Ishulli i Sazanit.Dy skena më sillen ndërmend nga eksperienca me ishuj! Shumë copëza të tjera vijnë nga fantazia, nga letërsia apo kinematografia. Të parat janë histori dridhëruese që të bëjnë të ndalosh. Të dytat janë histori me Robinson Kruzo dhe me Papillon, me Kryengritjen Bounty, me Lagunë blu dhe me sagat e eksplorimit të Groelandës. Në veçanti […]The post Ishulli si magjepsje appeared first on Reporter.al.
Nga protesta në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Foto: LSA.Nëse është e mundur që të përshkruhet me pak fjali sistemi monetarist i Milton Friedman dhe pasojave që ky sistem krijoi në mbarë planetin përgjatë dekadave, është ky: Sistemi monetar i arritjes dhe ruajtjes së “stabilitetit të çmimeve”, si i ndryshëm me sistemin e mëparshëm kejnesianist të “punësimit të plotë”. Stabiliteti i çmimeve realizohet përmes […]The post Protesta kundër ‘kapitalizmit të pikave’ që nuk rrjedhin poshtë appeared first on Reporter.al.
Foto ilustrueseMbi njëzet e pesë vjet vjet të shkuara, autori i këtyre radhëve takoi një vajzë, punonjëse në një nga bankat shqiptare, e diplomuar për ekonomi, por me një detyrë shumë specifike. Në vend që të merrej me dokumentet e kredive apo të pagesave, punonjësja në fjalë kishte për detyrë që të frekuentonte mjediset e sërës […]The post Kur të paguani me kartë, kujdes çfarë bëni! appeared first on Reporter.al.
Lëndë narkotike. Foto ilustruese nga Pixabay. Bajzë, Malësia e Madhe, Bulqizë, Grabjan, Lushnjë, Prrenjas, Patos. Dimal! Nëse po vrisni mendjen se çfarë kanë të përbashkët këto toponime të larmishme, është kjo: operacionet e policisë që kanë kapur sasi të ndryshme kokaine për shpërndarje te konsumatorët finalë. Policia e Shtetit ka njoftuar gjatë muajit prill 23 raste të operacioneve të arrestimit të […]The post Kokaina dhe prostitucioni i luksit përmbysin provincën shqiptare appeared first on Reporter.al.
Edi Rama me gazetarët pas një takimi në selinë e Partisë Socialiste në Tiranë. Foto: LSA.“…nëse do të dish çfarëdolloj fakti nga politika, të duhet të lexosh së paku tri gazeta të ndryshme, të krahasosh së paku tri versione të ndryshme të secilit fakt dhe të dalësh në konkluzionin tënd.” Kjo është këshilla që jep Virginia Woolf në esenë e saj të vitit 1938 Tri monedhat e arit për personin […]The post Liria e propagandës nuk e zëvendëson dot lirinë e medias appeared first on Reporter.al.