❌

Reading view

Rama fajëson “duart e huaja” për dhunën në protesta

rama kioska
Videomesazhi i Edi Rames
Kryeministri Edi Rama fajësoi të premten opozitën dhe aktorë të huaj për përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave studentore në Tiranë, duke i cilësuar trazirat si një përpjekje për të penguar përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Duke folur nga një kioskë e shkrumbuar gjatë protestave, Rama u përpoq të distanconte studentët nga aktet e dhunës […]The post Rama fajëson “duart e huaja” për dhunën në protesta appeared first on Reporter.al.
  •  

Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi

whatsapp image 2026 10 13 at 10.53.29 pm
Policë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë përplasen me protestuesit në Rrugën e Durrësit, në Tiranë. | Foto: LSA
Përshkallëzimi i protestave studentore dhe qytetare për të tretën ditë radhazi në Tiranë dhe përhapja e tyre në disa qytete të tjera të vendit, të shoqëruara me përplasje të ashpra fizike, përdorim masiv të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe sulme, zjarrvënie e plaçkitje ndaj institucioneve publike dhe bizneseve private, ka ngritur pikëpyetje […]The post Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë profesionalizmi appeared first on Reporter.al.
  •  

Hita: Protestat studentore, të organizuara nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm

whatsapp image 2026 10 15 at 4.06.30 pm
Drejtori i policisë së shtetit Skënder Hita | Foto: LSA
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita deklaroi gjatë një konference për shtyp të enjten më 15 tetor, se protestat e tre ditëve të fundit janë organizuar për qëllime të errëta, nga brenda dhe jashtë vendit. “Pas maskave qe udhëheqin protestën me shembullin e dhunës, nuk janë studentë, por janë individë te rekrutuar […]The post Hita: Protestat studentore, të organizuara nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm appeared first on Reporter.al.
  •  

Mungesa e reflektimit nga Rama rrezikon thellimin e krizës politike

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp të mbajtur më 13 mars 2026. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes të gjitha rrugët e Tiranës u pushtuan nga të rinj studentë dhe nxënës të gjimnazeve që bojkotuan mësimin për të dalë në protesta kundër qeverisë. Atyre iu bashkuan dhe nxënës të shkollave të mesme nga qyteti i Kamzës, ndërsa revolta u shpërnda në shumë qytete të […]The post Mungesa e reflektimit nga Rama rrezikon thellimin e krizës politike appeared first on Reporter.al.
  •  

GJKKO cakton avokatë të Ndihmës Juridike Falas edhe për Ilir Metën e Monika Kryemadhin

ilir meta ne gjkko
Ish-presidenti Ilir Meta paraqitet për herë të parë pas arrestimit në sallën e gjyqit. Foto: LSA.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të enjten më 15 tetor, që në seancën e ardhshme të çështjes penale në ngarkim të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, për arsye të bojkotit të avokatëve, të vijohet me avokatët e zyrës së Ndihmës Juridike Falas pranë Ministrisë […]The post GJKKO cakton avokatë të Ndihmës Juridike Falas edhe për Ilir Metën e Monika Kryemadhin appeared first on Reporter.al.
  •  

Shoqatat e biznesit dënojnë dhunën në protesta

whatsapp image 2026 10 13 at 7.22.34 pm (1)
Një reklamë City Lights digjet në Tiranë | Foto: LSA
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe tetë shoqata të biznesit shprehën të enjten shqetësimin për aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet, duke kërkuar mbrojtjen e sipërmarrjeve dhe respektimin e së drejtës për tubim paqësor. Në një deklaratë të përbashkët, organizatat dënuan sulmet […]The post Shoqatat e biznesit dënojnë dhunën në protesta appeared first on Reporter.al.
  •  

Pas Tiranës, studentë e gjimnazistë po protestojnë edhe në qytete të tjera

whatsapp image 2026 10 14 at 3.33.57 pm (1)
Një protestues i masktuar godet policinë me llastiqe | Foto: LSA
Protesta e studentëve, që u përshkallëzua të martën dhe të mërkurën, është përhapur të enjten në disa prej qyteteve kryesore të vendit, ku studentë e të rinj kanë marshuar, kanë bllokuar rrugët, kanë goditur me vezë e gurë institucionet publike dhe kanë tentuar të krijojnë mosbindje civile. Protestat filluan mëngjesin e së enjtes në Durrës, […]The post Pas Tiranës, studentë e gjimnazistë po protestojnë edhe në qytete të tjera appeared first on Reporter.al.
  •  

Shoqata e Bankave dënon dëmtimin e institucioneve financiare gjatë protestave në Tiranë

eeab7a74 b1e6 4334 9d77 512b8bd118ff
Përplasje mes policisë dhe protestuesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë | Foto: LSA
Dëmtimi i degëve bankare dhe objekteve financiare gjatë protestave në Tiranë ka nxitur reagimin e Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), e cila dënoi të enjten incidentet dhe u kërkoi autoriteteve të marrin masa për të parandaluar përsëritjen e tyre. “Aktet e dhunës dhe dëmtimet ndaj degëve bankare dhe objekteve financiare janë të papranueshme dhe krijojnë […]The post Shoqata e Bankave dënon dëmtimin e institucioneve financiare gjatë protestave në Tiranë appeared first on Reporter.al.
  •  

Kuvendi anulon seancën plenare të së enjtes për shkak të protestës

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Foto: LSA.
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka urdhëruar të enjten në mëngjes anulimin e seancën plenare të parashikuar për t’u mbajtur gjatë ditës, ndërkohë që protestat e studentëve dhe të rinjve kanë adresuar zemërimin e tyre edhe ndaj deputetëve. Zyra për shtyp e Kuvendit njoftoi se sipas këtij urdhëri seanca plenare e planifikuar do të mbahej […]The post Kuvendi anulon seancën plenare të së enjtes për shkak të protestës appeared first on Reporter.al.
  •  

Nxënësit e gjimnazeve bojkotojnë mësimin, i bashkohen protestës së studentëve

whatsapp image 2026 10 14 at 3.53.27 pm
Studentët bllokojnë rrugën e Durrësit në protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me 14 tetor 2026 | Foto: LSA
Me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama jepe dorëheqjen” nxënësit e gjimnazeve të Tiranës pushtuan mëngjesin e së enjtes rrugët e Tiranës. Video të shpërndara nëpër rrjetet sociale tregojnë se si nxënësit e moshave 15-18 vjeçare bojkotuan mësimin dhe në grupe u nisën drejt Ministrisë së Arsimit për t’ju bashkuar protestës së studentëve që prej […]The post Nxënësit e gjimnazeve bojkotojnë mësimin, i bashkohen protestës së studentëve appeared first on Reporter.al.
  •  

BE dënon dhunën në protestat e studentëve

792586186 1118041160886498 6776800078388713462 n
Ambasadorja e BE, Sofia Moreira de Sousa, gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri dënoi të enjten përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin aktet e dhunshme. “Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private”, tha Delegacioni i BE-së në një reagim publik. “Dhuna nuk […]The post BE dënon dhunën në protestat e studentëve appeared first on Reporter.al.
  •  

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve mbështet protestat e studentëve

Foto arkivë: Një banderolë e vendosur në Universitetin Politeknik në nisje të vitit të ri akademik ngre shqetësimin për uljen e numrit të studentëve. Foto: LSA.
Sindikata e e Punonjësve të Universiteteve u bëri thirrje të enjten pedagogëve dhe punonjësve akademikë që të mbështesin protestat e studentëve, ndërsa fajësoi mungesën e reagimit institucional ndaj kërkesave qytetare për përshkallëzimin e tensioneve dhe përplasjet me policinë në Tiranë. Në një deklaratë publike, sindikata dënoi përdorimin e dhunës nga forcat e rendit ndaj protestuesve […]The post Sindikata e Punonjësve të Universiteteve mbështet protestat e studentëve appeared first on Reporter.al.
  •  

Edi Rama fajëson opozitën për dhunën në protesta

edi rama flet pas protestws nga zyra e kolegjit tw ramws
Edi Rama flet pas protestës nga zyra e djegur e Kolegjit të Europës
Nga një zyrë e dëmtuar nga zjarri në godinën e Kolegjit të Europës në Tiranë, kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se qëndron pas sulmeve ndaj institucioneve, duke i cilësuar ato si përpjekje të kundërshtarëve të tij politikë për të penguar përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. “Këto janë duar që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë […]The post Edi Rama fajëson opozitën për dhunën në protesta appeared first on Reporter.al.
  •  

Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë

People walk in a city square with a statue
Sheshi Skenderbej | Foto: Unsplash
Një infografik që e rendit Tiranën si qytetin më të papërballueshëm mes 79 qyteteve evropiane ka nxitur debat ditët e fundit në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah hendekun mes kostos së lartë të jetesës, të ardhurave të ulëta dhe cilësisë së dobët të jetës në kryeqytetin shqiptar. “M’u desh pak kohë të gjeja Tiranën, […]The post Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë appeared first on Reporter.al.
  •  

Tirana në flakë, protesta e studentëve përshkallëzohet në ditën e dytë

whatsapp image 2026 10 14 at 10.45.41 pm
Autobot i Policisë në flakë në oborrin e Këshillit të Ministrave | Foto: LSA
Flakët dhe tymi i zi mbuluan qendrën e Tiranës të mërkurën, ndërsa protesta e studentëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama u përshkallëzua për të dytën ditë radhazi në përplasje të dhunshme me policinë, sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe djegie të pronës publike e private. Të paktën 21 persona rezultojnë të lënduar, përfshirë 14 efektivë […]The post Tirana në flakë, protesta e studentëve përshkallëzohet në ditën e dytë appeared first on Reporter.al.
  •  

“Revolucion”; studentët braktisin auditoret dhe dalin në rrugë

whatsapp image 2026 10 14 at 3.53.27 pm
Studentët bllokojnë rrugën e Durrësit në protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me 14 tetor 2026 | Foto: LSA
Qindra të rinj u shfaqën në hyrje të Rrugës së Durrësit paraditen e së mërkurës, duke brohoritur njëzëri “Ju erdhi fundi”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Revolucion”. Shumica mbanin maska mjekësore në fytyrë e kapuçë mbi kokë. Të organizuar në grupe, ata braktisën që në mëngjes auditoret e universiteteve për të protestuar para godinës së Ministrisë […]The post “Revolucion”; studentët braktisin auditoret dhe dalin në rrugë appeared first on Reporter.al.
  •  

Mes gazit lotsjellës dhe barrikadave në flakë, revolta e studentëve trondit Tiranën

whatsapp image 2026 10 13 at 11.51.08 pm (1)
Një protestues valëvit flamurin kombëtar gjatë tubimit të së martës, ku të rinjtë u përplasën me policinë në qendër të Tiranës. Foto: LSA
Rreth orës 18:30 të së martës, në Rrugën e Durrësit në Tiranë, protestuesit ngritën një barrikadë me kangjellat metalike të shkulura nga trotuaret. Pak më vonë, mobiljet e nxjerra nga një zyrë mikrokredie, pranë ambasadës së Vatikanit, u përdorën për të ndezur një zjarr në mes të rrugës. Policët e vendosur disa dhjetëra metra më […]The post Mes gazit lotsjellës dhe barrikadave në flakë, revolta e studentëve trondit Tiranën appeared first on Reporter.al.
  •  

Live Blog: Protesta e studentëve

dsc 1899
Autoboti i Policisë së Shtetit, i rrethuar me policë me skafandra, shtyn protestuesit nga rruga e Durrësit drejt sheshit Skënderbej në Tiranë | Foto: Xhemali Moku/BIRN
The post Live Blog: Protesta e studentëve appeared first on Reporter.al.
  •  

Policia arreston 16 persona pas protestës së studentëve në Tiranë

policia duke arrestuar studentin klevi metaj gjatë protestës
Policia duke arrestuar studentin Klevi Metaj gjatë protestës studentore jashtë Ministrisë së Arsimit | Foto: LSA
Policia e Tiranës njoftoi të mërkurën arrestimin e 16 personave dhe procedimin penal të 49 të tjerëve pas protestës së studentëve më 13 tetor, e cila u përshkallëzua në përplasje të dhunshme me forcat e rendit dhe u shoqërua me dëmtime të institucioneve publike e bizneseve private. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetime edhe për veprimet […]The post Policia arreston 16 persona pas protestës së studentëve në Tiranë appeared first on Reporter.al.
  •  

PS i vendos ultimatum opozitës për reformën zgjedhore, ekspertët kërkojnë konsensus

cjfvjvx 2026072218115718
Mazhoranca tregon forcën e kartonave në Kuvend | Foto LSA
Mazhoranca socialiste paralajmëron se do të përdorë forcën e kartonëve në Kuvend për të çuar përpara reformën zgjedhore, vetëm pak ditë pasi miratoi në mënyrë të njëanshme hartën e re territoriale. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, akuzoi të martën Partinë Demokratike, si partia më e madhe e opozitës parlamentare, se po mbante […]The post PS i vendos ultimatum opozitës për reformën zgjedhore, ekspertët kërkojnë konsensus appeared first on Reporter.al.
  •  
❌