Reading view

Emergjenca nga zjarri në Krujë, nis evakuimi i banorëve

Ka nisur evakuimi i banorëve në zonën Barabit–Lluban, në Bashkinë Krujë, si pasojë e përhapjes së zjarrit.

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, operacioni po zhvillohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefekturën e Qarkut Durrës, Bashkinë Krujë, Policinë e Shtetit, MZSH-në dhe Forcat e Armatosura.

Prioritet në evakuim kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi ndryshe dhe familjet që ndodhen në zona të izoluara, ndërsa Bashkia Krujë do të garantojë strehimin e përkohshëm dhe asistencën e nevojshme për të evakuuarit. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës dhe të bashkëpunojnë gjatë gjithë procesit të evakuimit.

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se ka nisur evaukimi i banorëve në zonën Barabit–Lluban, Bashkia Krujë si pasojë e zjarreve.

Në zbatim të Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”, Planit Kombëtar dhe Planeve Vendore të Emergjencave Civile, si pasojë e situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës Barabit–Lluban, në Bashkinë Krujë.

Procesi i evakuimit po realizohet në koordinim të plotë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë.

Për realizimin e evakuimit do të angazhohen mjetet dhe strukturat e Bashkisë Krujë, MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

Prioritet në evakuim kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi ndryshe dhe familjet që ndodhen në zona të izoluara.

Bashkia Krujë, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse, do të garantojë strehimin e përkohshëm të qytetarëve të evakuuar, regjistrimin e tyre, sigurimin e nevojave bazë dhe asistencën shëndetësore.

U bëjmë thirrje banorëve të zonës Barabit–Lluban të ndjekin me përparësi udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave gjatë procesit të evakuimit.

Emergjencë nga zjarri në Krujë #albania #fire pic.twitter.com/Kfx3vztV6d

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 8, 2026

The post Emergjenca nga zjarri në Krujë, nis evakuimi i banorëve appeared first on Euronews Albania.

  •  

Arrestohet 73-vjeçari. Ndezi zjarr për të djegur barin, flakët u përhapën në malin e Krujës

Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë një 73-vjeçar, i dyshuar si autori i zjarrit që përfshiu malin e Krujës.

Sipas policisë, shtetasi Q. B., banues në lagjen “Abaze”, ka ndezur zjarr pranë banesës së tij për të djegur një sasi bari, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe, për shkak të erës së fortë, u përhapën në drejtim të malit, duke rrezikuar zonat e banuara.

Në njoftimin zyrtar, Policia bën të ditur se: “Ky shtetas dyshohet se, më datë 08.08.2026, në afërsi të banesës së tij, ka ndezur zjarr për djegien e një sasie bari, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe, për shkak të erës, janë përhapur në drejtim të malit të Krujës, duke rrezikuar zonat e banuara.”

Autoritetet shtojnë se, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave, u morën masa për evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodheshin pranë vatrës së zjarrit, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve vijon me forca tokësore dhe mbështetje nga ajri.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

The post Arrestohet 73-vjeçari. Ndezi zjarr për të djegur barin, flakët u përhapën në malin e Krujës appeared first on Euronews Albania.

  •  

Zjarri në Krujë, bashkia jep urdhër për evakuimin e banorëve në zonat e rrezikuara

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në zonën e Barabit dhe Llubanit, në Bashkinë Krujë, për shkak të rrezikut nga zjarri. ” Në kuadër të situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës së Barabit, Lluban, në Bashkinë Krujë”, njofton bashkia e Krujës.

Operacioni po koordinohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Prefektura e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë, me mbështetjen e zjarrfikësve, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e forcave në terren dhe të bashkëpunojnë me ekipet e emergjencës.

Njoftimi i bashkisë së Krujës:

URDHËR EVAKUIMI – BASHKIA KRUJË

Në kuadër të situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës së Barabit, Lluban, në Bashkinë Krujë.

Procesi po realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë, me mbështetjen e MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

⚠ Lutemi, me prioritet fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara. 📍 Banorët e zonës duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave”.

“Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ishte pasdite në Krujë bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi. Në një reagim për situatën, ministri Lamallari thotë se zjarri është shkaktuar nga dora e njeriut dhe se Policia e Shtetit tashmë ka arrestuar autorin e dyshuar.

“Policia e Shtetit e ka arrestuar tashmë zjarrvënësin dhe ai do të përballet me pasojat e rënda ligjore për këtë vepër penale”, shkruan ministri Lamallari. Në reagimin e tij, ministri thekson se autori do të përballet me pasojat ligjore për veprën penale, ndërsa strukturat policore vijojnë të jenë të angazhuara në terren për garantimin e sigurisë së banorëve.

“Vijojmë të ndjekim nga afër betejën e vështirë me zjarrin në Krujë, që fatkeqësisht edhe kësaj radhe është shkaktuar nga dora e njeriut”, shprehet Lamallari.

Sipas ministrit, pas kërkesës së pushtetit vendor, Policia e Shtetit ka marrë masa për evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodhen në afërsi të vatrës së zjarrit, si masë parandaluese për garantimin e jetës dhe sigurisë së tyre.

“Çdo forcë është në terren dhe çdo mjet është në dispozicion deri në neutralizimin e plotë të rrezikut”, deklaron ministri i Brendshëm.

Operacioni në Krujë po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të terrenit, me angazhimin e forcave tokësore dhe mbështetjen nga ajri. Strukturat zjarrfikëse dhe ato të emergjencave vijojnë punën për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.

1 / 9

The post Zjarri në Krujë, bashkia jep urdhër për evakuimin e banorëve në zonat e rrezikuara appeared first on Euronews Albania.

  •  

Ministri Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies së qëllimshme

Vijon operacioni për përballimin e situatës së zjarrit në zonën e Krujës, ndërsa strukturat e Policisë së Shtetit dhe shërbimet e emergjencave janë angazhuar për menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e banorëve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka qenë sot pasdite në Krujë bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi. Në një reagim për situatën, ministri Lamallari thotë se zjarri është shkaktuar nga dora e njeriut dhe se Policia e Shtetit tashmë ka arrestuar autorin e dyshuar.

“Policia e Shtetit e ka arrestuar tashmë zjarrvënësin dhe ai do të përballet me pasojat e rënda ligjore për këtë vepër penale”, shkruan ministri Lamallari.

Në reagimin e tij, ministri thekson se autori do të përballet me pasojat ligjore për veprën penale, ndërsa strukturat policore vijojnë të jenë të angazhuara në terren për garantimin e sigurisë së banorëve.

“Vijojmë të ndjekim nga afër betejën e vështirë me zjarrin në Krujë, që fatkeqësisht edhe kësaj radhe është shkaktuar nga dora e njeriut”, shprehet Lamallari.

Sipas ministrit, pas kërkesës së pushtetit vendor, Policia e Shtetit ka marrë masa për evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodhen në afërsi të vatrës së zjarrit, si masë parandaluese për garantimin e jetës dhe sigurisë së tyre.

“Çdo forcë është në terren dhe çdo mjet është në dispozicion deri në neutralizimin e plotë të rrezikut”, deklaron ministri i Brendshëm.

Operacioni në Krujë po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të terrenit, me angazhimin e forcave tokësore dhe mbështetjen nga ajri. Strukturat zjarrfikëse dhe ato të emergjencave vijojnë punën për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.

The post Ministri Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies së qëllimshme appeared first on Euronews Albania.

  •  

Zjarri në Krujë, Ministrat Nufi dhe Lamallari: Po kryhet ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

Ministrat Ermal Nufi dhe Besfort Lamallari kanë mbërritur në Krujë për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri që ka përfshirë zonën e Abazës që prej pasdites.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri me dije se zjarri dyshohet se është shkaktuar nga dora e njeriut dhe se operacioni për shuarjen e tij po zhvillohet në mënyrë të koordinuar nga toka dhe ajri.

“Në zonën e Abazës në Krujë, bashkë me kolegun Besfort Lamallari, Drejtorin e AKMC dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Zjarrfikësve duke ndjekur nga afër situatën e zjarrit të shkaktuar fatkeqësisht nga dora e njeriut.

Që prej pasdrekes, po punohet intensivisht me mbështetje nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore, bashkë me forcat operacionale të strukturave vendore”.

Ministri gjithashtu shprehu mirënjohjen për pilotët e Forcës Ajrore dhe zjarrfikësit që po punojnë për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e banesave që mund të rrezikohen nga flakët.

“Shumë mirënjohje dhe respekt për pilotët e forcës ajrore dhe efektivët MZSH Krujë, Kamëz, Tiranë dhe Vorë, të cilët po punojnë pa ndërprerje për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e banesave të rrezikuara.

Për shkak të terrenit të thepisur dhe vështirësisë së ndërhyrjes nga toka, operacioni po zhvillohet në mënyrë të koordinuar nga toka dhe ajri, me synim vënien sa më shpejt nën kontroll të zjarrit”, shkruan Nufi.

The post Zjarri në Krujë, Ministrat Nufi dhe Lamallari: Po kryhet ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve appeared first on Euronews Albania.

  •  

Vance: SHBA ka bërë përparim në bisedimet me Iranin

Shtetet e Bashkuara kanë bërë “njëfarë përparimi” në bisedimet me Iranin, deklaroi në një intervistë për Fox News zëvendëspresidenti amerikan JD Vance.

Vance tha se pala iraniane dëshiron që situata të përfundojë, por sipas tij, ende mbetet e paqartë nëse autoritetet iraniane janë të gatshme të ndërmarrin ndryshimet që kërkon Uashingtoni.

“Ata duan që kjo gjë të marrë fund. Pyetja është nëse janë në gjendje të japin gjërat që janë të nevojshme që ne të ndihemi sikur kemi marrë atë që na nevojitet nga ky angazhim”, tha Vance, duke shtuar se gjatë ditëve të fundit është bërë njëfarë progresi.

Sipas zëvendëspresidentit amerikan, një nga çështjet kryesore në bisedimet aktuale është garantimi i rrjedhës së naftës dhe gazit përmes Ngushticës së Hormuzit.

“Po flasim me iranianët. Sigurisht, po përpiqemi të maksimizojmë sasinë e naftës dhe gazit që po del nga Ngushtica e Hormuzit. Kjo është gjëja në të cilën jemi më të përqendruar tani”, u shpreh ai.

Vance theksoi gjithashtu se SHBA-ja po vlerëson nëse Irani është i gatshëm të bëjë ndryshime afatgjata që do të mundësonin një marrëdhënie më të mirë mes dy vendeve.

Ai tha se gjatë javës së fundit Irani dhe vendet e Gjirit, veçanërisht Omani, kanë zhvilluar diskutime për garantimin e lundrimit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit.

Vance nënvizoi nevojën për krijimin e një skeme të sigurt të trafikut detar për anijet që kalojnë nëpër ngushticë, duke përmendur edhe dyshimet për vendosjen e minave detare në këtë zonë.

The post Vance: SHBA ka bërë përparim në bisedimet me Iranin appeared first on Euronews Albania.

  •  

Shërbimet inteligjente: Putin mund të testojë së shpejti unitetin e NATO-s

Analiza të fundit të bëra nga agjencitë amerikane të inteligjencës sugjerojnë se presidenti rus Vladimir Putin mund të përpiqet të testojë NATO-n duke kryer një sulm të kufizuar ndaj një vendi anëtar në vitet e ardhshme.

Tre burime në dijeni të çështjes kanë deklaruar se analizat e shërbimeve amerikane vënë në dukje skenarë të ndryshëm për përshkallëzimin që mund të vijë nga Rusia, të cilët variojnë nga sulmet kibernetike tek një inkursion në shkallë të ulët përmes të cilit të sfidojë unitetin e NATO-s dhe zotimin e vendeve anëtare për zbatimin e Nenit 5, që thotë se sulmi ndaj një vendi anëtar është një sulm ndaj gjithë organizatës.

Megjithatë, vijojnë burimet, kreu i Kremlinit nuk ka në plan të kalojë cakun për të shkaktuar një reagim të përgjithshëm të Aleancës.

Edhe pse nuk dihet me saktësi se kur mund ta ndërmarrë Putin një hap të tillë, burimet shtojnë se objektiva të tij mund të jenë vendet baltike ose Polonia – raporton “Wall Street Journal”, që citon burimet në fjalë.

Zyrtarët amerikanë dhe ata të NATO-s besojnë se Putin mund të zgjedhë ta zbatojë këtë skenar nëse nuk do të jetë në gjendje të shpëtojë reputacionin e tij nga një dështim eventual i luftës në Ukrainë.

Martin O’Donnell, një ish-zëdhënës i NATO-s, refuzoi të bënte komente mbi analizat që mbahen të klasifikuara, por tha se Aleanca po e ndjek situatën me vëmendje dhe po përgatitet për një sërë opsionesh.

“NATO po mbikëqyr situatën dhe ne jemi gati të zmbrapsim dhe të mbrojmë për sa kohë nevojitet, gjë të cilën vazhdojmë ta tregojmë”, deklaroi O’Donnell.

The post Shërbimet inteligjente: Putin mund të testojë së shpejti unitetin e NATO-s appeared first on Euronews Albania.

  •  

Festa e lakrorit në Polenë, traditë që mbledh mijëra vizitorë

Festa e Lakrorit në Polenë, e organizuar prej shumë vitesh nga Bashkia e Korçës, është kthyer tashmë në një nga ngjarjet më të pelqyera të verës në juglindje të vendit. Kjo festë tradicionale mbledh çdo vit mijëra banorë, miq, vizitorë dhe turistë, të cilët vijnë për të shijuar gatimet karakteristike dhe atmosferën festive. Edhe këtë vit, të shumtë kanë qenë turistët që janë bërë pjesë e festës dhe kanë shijuar lakrorin tradicional me dy pete.

Në qendër të festës qëndron lakrori me dy peta, një nga specialitetet më të njohura të kuzhinës tradicionale korçare. I përgatitur sipas recetave të trashëguara brez pas brezi, lakrori mbetet një simbol i mikpritjes dhe shijes autentike të kësaj zone.

Përveç gatimeve tradicionale, festa është shoqëruar edhe me muzikë popullore dhe valle karakteristike. Banorët e Polenës, zonave përreth dhe qytetit të Korçës iu bashkuan atmosferës festive, duke e kthyer aktivitetin në një ditë të veçantë plot gëzim dhe traditë.

The post Festa e lakrorit në Polenë, traditë që mbledh mijëra vizitorë appeared first on Euronews Albania.

  •  

Izraeli vazhdon sulmet në Liban, plagosen tre ushtarë teksa çaktivizonin municionet

Pavarësisht armëpushimit dhe marrëveshjes kornizë në rajon, Izraeli ka vijuar sulmet në territorin e Libanit.

Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve, NNA, artileria izraelite ka shënjestruar qytetin Mansouri, në jug të Tirit, me disa predha.

Ndërkohë, ushtria libaneze bëri të ditur se tre ushtarë janë plagosur gjatë operacioneve për çaktivizimin e municioneve të pashpërthyera në zonën e Zautarit Perëndimor, në provincën Nabatiyeh.

Sipas një deklarate të ushtrisë, forcat libaneze ishin vendosur në Zautarin Perëndimor, në veri të lumit Litani, më 21 korrik, në kuadër të një programi pilot, pas tërheqjes së trupave izraelite nga zona.

Që prej atëherë, ushtria libaneze ka nisur operacionet e kërkimit dhe pastrimit të zonës nga municionet e pashpërthyera, gjatë të cilave ndodhi edhe incidenti që la të plagosur tre ushtarë.

The post Izraeli vazhdon sulmet në Liban, plagosen tre ushtarë teksa çaktivizonin municionet appeared first on Euronews Albania.

  •  

Dron dhe forca të shumta policie në varrezat e Korçës, aty ku u pa për herë të parë autori i vrasjes së 20-vjeçarit (VIDEO)

Forcat e RENEA-s kanë nisur kontrollet në varrezat e qytetit të Korçës, për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zhuko.

Sipas informacioneve paraprake, Kristjan Sterjo, i dyshuari për vrasjen, është parë në këtë zonë pas ngjarjes. Për këtë arsye, forcat speciale kanë përqendruar kërkimet në varrezat e qytetit.

Kontrollet u zhvilluan edhe pranë banesës së Kristjan Sterjos, por nuk kanë mundur ta gjejnë.

The post Dron dhe forca të shumta policie në varrezat e Korçës, aty ku u pa për herë të parë autori i vrasjes së 20-vjeçarit (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

  •  

Omani dënon sulmin ndaj një cisterne në Ngushticën e Hormuzit

Omani e dënoi sulmin e fundit ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit – që dyshohet se është kryer nga Irani – teksa tha se bisedimet me Teheranin për arritjen e një marrëveshjeje për një rrugë të re përmes kësaj ngushtice janë “pozitive” dhe “konstruktive”.

Ministria e Jashtme e Omanit, më 8 gusht, “dënon sulmet e përsëritura ndaj anijeve që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, të cilat përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të sovranitetit mbi ujërat territoriale, si dhe kërcënojnë sigurinë e lundrimit detar dhe sigurinë e stabilitetin e rajonit”.

Në një postim në X, ajo shtoi se “negociatat lidhur me lundrimin në Ngushticën e Hormuzit po zhvillohen në një atmosferë pozitive dhe konstruktive”.

Ministria e Jashtme e Omanit theksoi po ashtu “rëndësinë e shmangies së çdo veprimi që mund të ndikojë në këto negociata dhe në përparimin e arritur, duke marrë parasysh interesat e të gjitha palëve”.

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se Irani ka shënjestruar një anije cisternë që i përket kompanisë shtetërore të naftës, teksa ajo po kalonte nëpër ngushticë më 8 gusht.

Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe e dënoi atë që e cilësoi si “sulm armiqësor iranian që shënjestroi një cisternë”, duke shtuar se një raketë shkaktoi dëme, por nuk ka viktima.

Disa orë më herët, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se Teherani dhe Muskati janë “shumë pranë” arritjes së një marrëveshjeje për një rrugë të re përmes ngushticës.

Megjithatë, Araqchi tha po ashtu se Teherani do të vendosë kushte për marrëveshjen, përfshirë kompensimin për atë që ai i cilësoi si shkelje të Uashingtonit të marrëveshjes mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të ndërmjetësuar nga Pakistani në fillim të këtij viti.

Në fillim të kësaj jave, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se beson që Irani nuk mund ta vazhdojë konfliktin edhe për shumë kohë dhe se negociatat me Teheranin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit janë duke vazhduar.

The post Omani dënon sulmin ndaj një cisterne në Ngushticën e Hormuzit appeared first on Euronews Albania.

  •  

Renea zbarkon në banesën e autorit të dyshuar të vrasjes në Korçë (EMRI)

Forca të shumta policie, përfshirë efektivë të RENEA-s, kanë zbarkuar në Korçë në kërkim të autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zhuko.

Sipas informacioneve paraprake, forcat speciale kanë rrethuar zonën pranë banesës së autorit të dyshuar, Kristjan Sterjo, aty ku u dyshua se ai mund të jetë fshehur.

Forcat e policisë kanë kryer kontrolle pranë banesës, por nuk kanë mundur ta gjejnë autorin e dyshuar.

RENEA dhe forcat e tjera të Policisë së Korçës po vijojnë kontrollin në zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e Kristjan Sterjos.

The post Renea zbarkon në banesën e autorit të dyshuar të vrasjes në Korçë (EMRI) appeared first on Euronews Albania.

  •  

Banorja e pallatit rrëfen momentet pas vrasjes në Korçë: Dëgjova një zhurmë të madhe, pashë të riun të shtrirë, ishte tmerr

Kozeta Shagla banore e pallatit ku u vra dhe 20-vjeçari Joan Zhuko në Korçë, ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave.

Shagla tregon se ndodhej në banesë së bashku me nënën e saj kur dëgjoi një zhurmë të fortë dhe doli nga banesa për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ajo tregon se sapo doli ishte momenti kur pa dhe viktimën të shtrirë përtokë.

“Unë isha brenda në shtëpi. Dëgjova një zhurmë të madhe, sikur plasi diçka. I thashë mamit se do të dilja të shikoja çfarë po bëhej, mos kishte rënë ndonjë njeri nga shkallët që ta ndihmoja. Ngjitem unë me vrap dhe shikoj një njeri të shtrirë poshtë në tokë, barkas. Nuk e mblidhja dot veten fare.

Pashë djalin të shtrirë poshtë, rreth dy metra, dhe po i rridhte gjak nga koka. Nuk e harroj atë skenë”.

Ajo thekson se nuk e njihte viktimën dhe se 20-vjeçari nuk ishte banor i pallatit.

“Nuk e njohim fare. S’është i pallatit, nuk është i pallatit tonë. Nuk e njihja fare. Nuk e di as ku banonte. Është tmerr. Një tronditje e madhe. Është tmerr i Zotit. Ne këtu na luajnë fëmijët çdo ditë. Nuk e kuptoj çfarë po bëhet. Unë nuk e preka me dorë. Nuk e preka me dorë. Por atë skenë nuk e harroj”, u shpreh ajo.

Sipas saj, policia mbërriti fillimisht në vendngjarje, ndërsa më pas mbërritën edhe ekipet mjekësore.

The post Banorja e pallatit rrëfen momentet pas vrasjes në Korçë: Dëgjova një zhurmë të madhe, pashë të riun të shtrirë, ishte tmerr appeared first on Euronews Albania.

  •  

Të shtëna në shkollë në Tajlandë, 9 viktima

Numri i viktimave nga incidenti me të shtëna në një shkollë të mesme në provincën Nonthaburi, në veri të Bangkokut, ka shkuar në nëntë, përfshirë edhe autorin e dyshuar të sulmit, raportojnë mediat tajlandeze.

Një nxënëse 12-vjeçare ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, si pasojë e plagëve të rënda të marra gjatë sulmit.

Sipas autoriteteve, një adoleshent 14-vjeçar i armatosur hapi zjarr në ambientet e shkollës të premten, duke vrarë pesë mësues. Pas sulmit, ai vrau veten.

Policia i ka konsideruar gjithashtu viktima të incidentit gjyshin dhe gjyshen e adoleshentit, të cilët dyshohet se u qëlluan prej tij përpara se të shkonte në shkollë.

Në total, 23 persona mbetën të plagosur nga të shtënat, ndërsa 13 prej tyre vijojnë të marrin trajtim në spital.

Sipas policisë tajlandeze, në incident nuk ka pasur shtetas rusë apo të huaj të tjerë të plagosur.

The post Të shtëna në shkollë në Tajlandë, 9 viktima appeared first on Euronews Albania.

  •  

Zv/Drejtori i Hetimit të Krimeve për vrasjen në Korçë: Viktima në dorë kishte një thikë, autori u largua drejt varrezave

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Korçë, ku 20-vjeçari Joan Zhuko mbeti i vrarë me armë zjarri.

Zv/Drejtori i Hetimit të Krimeve, Drejtues Sejfulla Metko, ka dhënë detaje për ngjarjen, duke bërë me dije se policia është vënë në ndjekje të një personi të dyshuar.

“Rreth orës 16:30 në lagjen 15 të qytetit të Korçës kemi marrë njoftim për ngjarje kriminale të ndodhur. Ka agravuar me një viktimë me inicialet J.Z. Kemi person të dyshuar që jemi vënë në ndjekje”, deklaroi Metko.

Metko bëri me dije se autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe, sipas dëshmive të mbledhura, është parë duke u ngjitur në drejtim të varrezave rreth 15 minuta pas ngjarjes.

“Konflikti ka ndodhur rreth orës 14:00 në afërsi të një lagje tjetër, me pas precipitoi në afërsi të banesës së viktimës, ku kemi patur përdorimin e armëve të zjarrit. Me pas autori është ngjitur rreth 15 minuta nga dëshmitarë në drejtim të varrezave, jemi në ndjekje të tij.

Viktima është vrarë me armë kallashnikov ndërsa viktima ka patur në dorë një thikë Konflikti ka qenë i mbartur kohë më parë, sot precipitoi “, tha Zv/Drejtori i Hetimit të Krimeve Sejfulla Metko.

The post Zv/Drejtori i Hetimit të Krimeve për vrasjen në Korçë: Viktima në dorë kishte një thikë, autori u largua drejt varrezave appeared first on Euronews Albania.

  •  

“Varet nga SHBA…”, Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

Një zyrtar iranian, Zulqadr, deklaroi se rihapja e Ngushticës së Hormuzit varet nga ndryshimi i qëndrimit të Shteteve të Bashkuara.

Në një deklaratë me shkrim, Zulqadr tha se “Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet derisa SHBA-të të korrigjojnë sjelljen e tyre”.

Sipas tij, për rihapjen e ngushticës, Uashingtoni duhet të lirojë pa kushte asetet e ngrira të Iranit, t’i japë fund bllokadës detare, të tërheqë forcat detare dhe ajrore nga Irani, të heqë sanksionet dhe të paguajë dëmshpërblime për dy luftërat e fundit që, sipas tij, SHBA-ja ka zhvilluar kundër Iranit.

Zulqadr kërkoi gjithashtu që SHBA-ja të përfundojë luftën kundër aleatëve të Iranit në Liban, Palestinë, Jemen dhe Irak, të heqë dorë nga kërcënimet ndaj Teheranit dhe të mos “fyejë vlerat e shenjta të kombit iranian”.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta në lidhje me lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, një prej rrugëve kryesore detare për transportin global të energjisë.

The post “Varet nga SHBA…”, Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit appeared first on Euronews Albania.

  •  

Gjendet një sasi lënde eksploziv në derën e dyqanit të Noizyt në Durrës

Një sasi e dyshuar lënde eksplozive e pashpërthyer është gjetur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës.

Lënda eksplozive është konstatuar në derën e një dyqani në pronësi të këngëtarit shqiptar Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

The post Gjendet një sasi lënde eksploziv në derën e dyqanit të Noizyt në Durrës appeared first on Euronews Albania.

  •  

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagoset një person

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Ura e Murashit, ku një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej drejtuesve është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, të dyja mjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagoset një person appeared first on Euronews Albania.

  •  

Vritet 20-vjeçari në Korçë, policia në kërkim të autorit. Viktima pjesë e Forcave të Armatosura

Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku një 20-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Joan Zhuko, 20 vjeç i cili mësohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura. Sipas informacioneve paraprake, arma e përdorur dyshohet të jetë kallashnikov.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar, i identifikuar me inicialet K.A dhe që po punohet për kapjen e tij, dyshohet se e ka ndjekur 20-vjeçarin përpara se ta ekzekutonte në hyrje të një pallati.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka ndodhur një konflikt ndërmjet disa personave, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën shtetasi J. Z., rreth 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Korçë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të kryera nga shërbimet e Policisë në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, tre shtetas të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku humbi jetën 20-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

The post Vritet 20-vjeçari në Korçë, policia në kërkim të autorit. Viktima pjesë e Forcave të Armatosura appeared first on Euronews Albania.

  •  

“Festivali Folklorik” çel siparin në Kotë të Selenicës, grupet e polifonisë labe në skenë

Ka celur siparin në Kotë të Selenicës  “Festivali Folklorik, edicioni i 4”. Për tre ditë me radhë, në qendër të fshatit performojnë grupet e polifonisë labe nga fshatrat e Selenicës, në natën finale shpallet edhe fituesi i këtij edicioni.

I ngjitur në skenë për fjalën përshëndetëse, kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bellaj, e cilëson polifoninë si pasaportën më të mirë të historisë, kulturës dhe traditës së zonës. Bellaj thotë se organizime të tilla do të vijojnë edhe në vitet e ardhshme.

Ky festival ka mbledhur në qendër të Kotës banorë të fshatrave, emigrantë të kthyer në atdhe, por edhe të huaj që vlerësojnë aktivitetet e traditës. Për ta, fshatrat kanë nevojë për më shumë gjallëri, ndaj është e rëndësishme organizimi i sa më shumë koncerteve të tilla

Përfaqësues të grupeve të polifonisë labe që morën pjesë shprehen tepër të lumtur. Ata thonë se qëllimi është ta trashëgojnë polifoninë labe tek brezat e ardhshëm.

Festivali folklorik i Kotës çel edhe një tjetër traditë në zonë, atë të festave të fshatrave, ku në çdo qendër të fshatrave në zonë do të ketë festa me këngë dhe valle.

The post “Festivali Folklorik” çel siparin në Kotë të Selenicës, grupet e polifonisë labe në skenë appeared first on Euronews Albania.

  •  
❌