Reading view

E pëson drejtuesi i mjetit lundrues Jet Ski, rrezikoi jetën e pushuesve në Ksamil

Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ksamilit, në vendin e quajtur “Bar Bistro”, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues Jet Ski, i cili kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar pushuesit që ndodheshin në plazh. Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi P. S., u ndëshkua me gjobë në vlerën 500 000…

Source

  •  

Shëtitorja e Ksamilit, Rama ndan pamjet

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje ka ndarë për ndjekësit pamje nga shëtitorja e re në Ksamil. Ajo lidh zonat kryesore, të ofrojë hapësira pedonale për vizitorët dhe të riorganizojë aksesin përgjatë vijës bregdetare, duke ndjekur standardet më të mira të bregdeteve mesdhetare. Ksamili konsiderohet një nga ikonat e turizmit shqiptar dhe një nga pikat më të fotografuara të Rivierës Shqiptare.

Source

  •  

Shkeli me gomone perimetrin e sigurisë detare në Ksamil, gjobë 500 mijë lekë drejtuesit të mjetit

Shkeli me gomone perimetrin e sigurisë detare, në zonën e Gjirit të Hartës, në Ksamil, duke lundruar brenda hapësirës së rezervuar për pushuesit, me rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e tyre, por u filmua nga qytetarët dhe u denoncua menjëherë në Policinë e Shtetit. Reagimi i menjëhershëm i Policisë Kufitare dhe i Njësisë Policore Detare çoi në identifikimin e drejtuesit…

Source

  •  

Nga Tirana në Ksamil, media britanike zbulon pse Shqipëria është destinacioni i kësaj vere

Për turistët që kërkojnë një destinacion të bukur dhe me kosto të përballueshme për pushimet verore, Shqipëria renditet këtë vit ndër zgjedhjet më të mira në Evropë. Në një artikull të publikuar në median britanike “Wales Online”, gazetarja Amy Jones e cilëson vendin si një nga destinacionet më ekonomike të kontinentit, ndërsa veçon Ksamilin si një alternativë mbresëlënëse kundrejt Maldiveve…

Source

  •  

Policia Kufitare u vjen në ndihmë 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme në Himarë e Ksamil

Policia Kufitare e Vlorës u ka ardhur në ndihmë 9 turistëve të huaj, në 2 raste të ndryshme në Himarë dhe Ksamil, duke shmangur pasoja të rënda për jetën e tyre. Policia bën të ditur se në Himarë, pas marrjes së njoftimit nga një spanjolle se i fejuari i saj kishte mbetur në vështirësi në det, pasi kajaku me të cilin po lundronte ishte fundosur, ‘Blutë’ organizuan menjëherë operacionin që bëri të…

Source

  •  

VIDEO/ Ministri Karakaçi: Hapet për qarkullim segmenti i parë i rrugës së zgjeruar të Ksamilit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektoi sot punimet për zgjerimin e rrugës së Ksamilit, një projekt që konsiderohet me rëndësi të veçantë në prag dhe gjatë sezonit turistik. Gjatë inspektimit, Karakaçi u shpreh se projekti parashikon zgjerimin e rrugës deri në hyrje të Ksamilit, ndërsa faza e dytë përfshin ndërtimin e bajpasit pranë Urës së Butrintit…

Source

  •  

Ksamil/ Rama poston pamjet: Plazhe publike me akses të lirë dhe shërbime cilësore për vizitorët

Ksamili po promovohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet kryesore bregdetare në jug të Shqipërisë, me fokus të veçantë te krijimi i hapësirave publike në plazhe dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve për turistët vendas dhe të huaj. Sipas kryeministrit Edi Rama, një nga prioritetet e zhvillimit të bregdetit është garantimi i aksesit të lirë për qytetarët në vijën bregdetare…

Source

  •  

Ksamili nga qytezë pushimesh në trend ndërkombëtar, ndërhyrje urbane për përvojë autentike

Ksamili gjatë viteve të fundit është shndërruar nga një qytezë e vogël bregdetare, në një nga destinacionet turistike më të njohura jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Ujërat e kristalta, ishujt karakteristikë, afërsia me Parkun Kombëtar të Butrintit dhe pozicioni strategjik pranë Sarandës dhe Korfuzit kanë bërë që Ksamili të jetë një nga vendet më të promovuara në tregjet ndërkombëtare…

Source

  •  

Ksamil nën monitorim, verifikohen standardet e sezonit turistik

Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe bashkia Sarandë zhvilluan një inspektim të përbashkët në plazhet publike dhe private përgjatë vijës bregdetare të Ksamilit, në kuadër të monitorimit të sezonit turistik dhe garantimit të respektimit të hapësirave publike. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale momente nga aksioni, duke theksuar rëndësinë e…

Source

  •  

Media e madhe britanike: Ksamili, xhevahiri i Jonit që po tërheq vizitorë nga e gjithë Evropa

I quajtur “Maldivet e Evropës”, destinacioni ekonomik me diell ku birra kushton vetëm 2 euro, ofron plazhe mahnitëse, temperatura 28 gradë Celsius, dhe fluturime me “Ryanair” që nisin nga 70 euro, sipas “The Sun”. Ksamili është një fshat bregdetar i mrekullueshëm i vendosur në jug të Shqipërisë. Muaji më i nxehtë i vitit në Ksamil është korriku, ndërsa temperaturat arrijnë në 28 gradë Celsius…

Source

  •  

Media britanike: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

Ndërsa vende të njohura evropiane si Spanja dhe Portugalia vijojnë të jenë shumë të frekuentuara nga turistët, ekzistojnë ende destinacione më të qeta ku pushuesit mund të relaksohen larg turmave masive, shkruan Sarra Gray në një artikull të botuar në median britanike “GB News”. Këto destinacione ofrojnë plazhe piktoreske, akses të lehtë dhe çmime të përballueshme.

Source

  •  

Ndërtonin pa leje në tokë publike, arrestohen punëtorët. Shpallet në kërkim dhe ai që i punësoi

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi po ndërtonin pa leje në tokë publike në Ksamil, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër i dyshuar si personi që i punësoi. Sipas njoftimit të policisë ata u kapën teksa po ndërtonin me blloqe betoni dy objekte në tokë publike, pa leje nga organet kompetente. “Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve…

Source

  •  

Konflikte fizike në plazhe, mbrëmë dajak te koncerti i Ylli Limanit, sonte në Ksamil kërcet tulla kokës

Një konflikt i papritur ka shpërthyer gjatë koncertit të Yll Limanit në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, duke prishur atmosferën festive dhe shkaktuar panik mes publikut. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur këngëtari po performonte në skenë bashkë me grupin Three Dots. Si shpërtheu dhuna? Dëshmitarët e ngjarjes raportojnë se një debat mes dy grupeve në zonën VIP…

Source

  •  

Zgjerimi i rrugës hyrëse në Ksamil, Balluku: Shpejtësi e re qarkullimi, të jetë gati para fillimit të sezonit turistik 2026

Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi këtë të premte kantierin e punimeve për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil, që synon të lehtësojë fluksin e qarkullimit të mjeteve gjatë sezonit turistik. Balluku tha se projekti për këtë aks rrugor në 1,6 km e para e kthen rrugën në tri korsi duke i dhënë një shpejtësi tjetër qarkullimit të mjeteve…

Source

  •  
❌