City mund thellë Newcastle, sfidon Arsenalin në finalen e Carabao Cup
Manchester City u kualifikua në finalen e Kupës së Ligës në Angli, pasi mposhti Newcastle United me rezultatin e thellë 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, e zhvilluar në “Etihad Stadium”. Takimi i parë, i luajtur në “St. James’ Park”, ishte mbyllur me fitoren 2-0 të skuadrës së Pep Guardiolës, gjw qw i dha City-t një avantazh të rëndësishëm përpara përballjes së kthimit.