Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Baton Haxhiu: A merret Shkëlzen Berisha me drogë? Se unë te Syri e kam marrë pagën…

Flamur Noka ka debatuar me Baton Haxhiun në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke hedhur akuza se i shërben Ramës dhe “narko-regjimit”. Haxhiu iu përgjigj duke e pyetur nëse Shkëlzen Berisha merret me drogë, pasi analisti ka punuar dhe ka marrë pagën në Syri TV. Flamur Noka: Ka emisione, televizione, portale që paguhen nga Edi Rama, avokatë të narkosit. Baton Haxhiu: A merret Shkëlzeni…

Source

DW: A është dollari i dobët rrezik për Europën?

Euro kundrejt dollarit të SHBA-së është në nivelin më të lartë që nga viti 2021. Kjo ka efekte për sipërmarrjet dhe konsumatorët europianë. A duhet të ndërhyjë Banka Qendrore Europiane (BQE)? Dollari i SHBA-së po vazhdon të humbasë vlerën kundrejt monedhave të tjera të rëndësishme duke ndjekur kësisoj tendencën e vitit 2025. Vitin e kaluar monedha e SHBA-së shënoi humbjen më të fuqishme që prej…

Source

Europa League mbyll fazën e Ligës/ Ja 8 ekipet e kualifikuara dhe 16 që shkojnë në Play off

Mbyllet faza e ligës së Europa League, me një mbrëmje vendimtare që prodhoi gola, rikthime rezultatesh dhe një renditje finale që caktoi skuadrat e kualifikuara direkt në 1/8 e finales, ato që shkojnë në “playoff” dhe ekipet e eliminuara. Në krye të tabelës mbyllin Lyon dhe Aston Villa me nga 21 pikë, ndërsa Roma e siguron vendin mes tetë më të mirave dhe kalon pa pasur nevojë për raund shtesë.

Source

Abilekaj: Rama i ka shpallur luftë SPAK-ut, po e nxjerr drejtësinë jashtë loje përmes ligjeve

Gazetari Enton Abilekaj ka deklaruar se përplasja e nisur nga mazhoranca me institucionet e drejtësisë nuk është një debat teknik apo kushtetues, por një betejë e hapur politike e kryeministrit Edi Rama për të rimarrë kontrollin mbi drejtësinë. Në studion e “Çim Peka Live” në Syri TV, Abilekaj akuzoi Niko Peleshin, se shkel hapur ligjin, rregulloren dhe Kushtetutën, duke vepruar si “mashë e…

Source

Gjobitet emisioni satirik gjerman në Groenlandë pas tentativës për të ngritur flamurin e SHBA-së

Një emision satirik gjerman u gjobit në Groenlandë pasi një anëtar i ekipit të prodhimit tentoi të ngrinte një flamur amerikan në një hapësirë publike. Incidenti ndodhi gjatë xhirimeve për emisionin “Extra 3” të transmetuesit NDR, në sfondin e debatit ndërkombëtar mbi statusin politik të Groenlandës dhe deklaratave të përsëritura të Presidentit amerikan Donald Trump për blerjen ose zotërimin e…

Source

EUROPA LEAGUE – LIVE Maccabi Tel Aviv-Bologna 0-2: Orsolini dyfishon me një super aksion

Bologna ka siguruar një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Maccabi Tel Aviv në ndeshjen e tetë dhe të fundit të fazës së grupeve të Europa League. Ndeshja u zhvillua në terren neutral në TSC Arena në Bačka Topola, Serbi. Kjo fitore ishte thelbësore për skuadrën e trajnerit Italiano, duke i garantuar asaj një vend në play-off dhe potencialisht kualifikimin direkt në raundin e 16-të…

Source

Klodiana Lala: Çelësi i zbardhjes së aferës “Bankers”, një bankë në Austri! Pastrim parash në nivel marramendës

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet e SPAK ndaj Bankers Petroleum. Lala tha se çelësi i zbardhjes së aferës, është një bankë në Austri, ndërkohë që tha se po verifikohet roli i ministrave dhe ish ministrave, që dyshohet se janë të implikuar në aferë. Po kështu edhe roli i kompanive dhe personave që kanë ndihmuar Bankers të shmangë…

Source

Bashkimi i opozitës, Dash Shehi: Nuk ja vlen nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin

Dashamir Shehi, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ku foli për situatën politike në vend dhe ndër të tjera, u ndal te çështja e bashkëpunimit të opozitës. I pyetur nëse është i nevojshëm një bashkim i forcave opozitare përballë mazhorancës, Shehi u shpreh skeptik ndaj një bashkimi formal pa parime të qarta dhe pa reflektim për…

Source

Agron Shehaj: Nuk ulemi në tryezë me Berishën!

Agron Shehaj, kryetar i partisë Mundësia, në “Opinion” në lidhje me tryezën e kërkuar për një përbashkim të partive të opozitës, tha se nuk bëhet fjalë për tu bashkuar me PD-në e Berishës, pasi ai vepron në interes të tij personal. I pyetur me insistim nga drejtuesi i emisionit, ai tha prerë se jo me PD. Ne do të punojmë vetëm pa Berishën që të krijojmë besim te njerëzit.

Source

Berishës iu ndërpre fjala në Strasburg, Spahiu: Nuk mundet një i pandehur për korrupsion të baltosë Shqipërinë në BE

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Sali Berisha nuk mund të baltosë Shqipërinë në BE, ndërkohë që është i pandehur për korrupsion. Për të Berisha nuk mund të jetë lideri i opozitës dhe se është ai që e ka mbajtur të përçarë. Ishte edhe kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla i cili postoi videon nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ku Sali Berishës i është fikur mikrofoni. ”…

Source

Qumësht formule bebesh me toksina të rrezikshme, tërhiqet nga tregu produkti ”Aptamil 1 Prontura”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit për foshnja “APTAMIL 1 PRONUTRA”, pas konstatimit të pranisë së një bakteri të rrezikshëm i njohur si cereulide. Njoftimi i plotë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informon opinionin publik mbi njoftimin me numër reference 2026.0663 të ardhur nga Sistemi RASFF. Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në…

Source

Deputeti Gjoni: Ngërçi në Këshillin e Mandateve për Ballukun ka urdhër politik

Deputeti i PD-së, Gjin Gjoni flet për bllokimin e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas Gjonit, mënyra se si po vepron Komisioni i Mandateve nuk është e rastësishme, por vjen si pasojë e një urdhri politik. ”Nga mënyra si Rama po përpiqet të mbrojë Ballukun, në fakt ai po mbron veten’‘,-tha Gjoni në ”News 24”. Po ashtu Gjoni kritikoi ndryshimet…

Source

Gupi: Partitë e vogla duhet të jenë pjesë e reformave

Avokati Marsid Gupi thotë se partitë e vogla në Parlament nuk janë në bashkëqeverisje. “Unë nuk merrem me kush bën oponencën apo kush bën opozitën e opozitës. Unë shikoj që nuk janë në bashkëqeverisje. Nuk kam parë unë që Redi Muçi ose Ana Dajko ose Erald Kapri të jenë në ndonjë post qeveritar. Këtu është problemi, sepse ne nuk flasim me standarde, por me interesa. Për sa kohë luhet kjo loja…

Source

E plagosën në burgun grek, Dhimitër Meci tentoi të ekzekutonte mafiozin Lala

10 ditë pas vrasjes së shqiptarit Jani Aliaj në burgun famëkeq të Koridhalos në Greqi, një tjetër shqiptar mbeti i plagosur sot në burgun e Malandrinos. Meci është qëlluar me një thikë të improvizuar, nga i burgosuri grek N.E, i akuzuar për organizatë kriminale, i cili punonte në mensën e burgut. 46-vjeçari nga Gjirokastra del i proceduar dhe dënuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale…

Source

Afera “5D”, deputeti Këlliçi: Apeli vuri kapakun mbi një prej dosjeve më korruptive, precedent i rrezikshëm

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila zbuti masat e sigurisë për ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, në lidhje me dosjen e njohur si “5D”. Këlliçi u shpreh se Apeli “vendosi kapakun jo mbi krimin, por mbi drejtësinë”, duke e cilësuar vendimin si një precedent të rrezikshëm për çështjet që lidhen me…

Source

Gazetarja Lala tregon si u shfry afera “5D” e Bashkisë së Tiranës: Dënime qesharake

Gazetarja Klodiana Lala flet për aferën 5D dhe dënimet e ulëta që kanë marrë zyrtarët, të cilët u shpëtuan nga burgu nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Lala tha se shfryrja e dosjes ndodhi që me ndryshimin e masës së sigurisë për Redi Mollën dhe Taulant Tushen, që janë në arrest shtëpie, ndërkohë tha se dënimet ndaj zyrtarëve, të cilët nuk bënë asnjë ditë burg, janë “qesharake”. “Para se të flas…

Source

Ivi Kaso: Vetëm 3 deputetë dinë ç’është votuar për Kodin Penal

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso thotë se kryeparlamentari Niko Peleshi është kthyer në noter, ndërsa Parlamenti, sipas tij, thjesht realizon normën. “Është një Parlament i cili me ndërgjegje po e zhbën rolin e tij. Peleshi është i vetmi kryetar Parlamenti që po deligjitimon karrigen ku është ulur. Një kryetar Parlamenti që shndërrohet në një noter të mesazhit që i bën kreu i grupit…

Source

“Reforma territoriale ndikon në zgjedhjet në Shqipëri”, Nesho flet për marrëveshje PS-PD

Ish-diplomati Agim Nesho thotë se reforma territoriale mbetet një nga reformat më të rëndësishme në vend, pasi ndikon në mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Për të një reformë e tillë duhet të garantojë përfaqësim proporcional për të gjitha rajonet e vendit, duke kërkuar konsensusin e dy forcave kryesore politike në Parlament. Ai kritikoi qasjen e kryeministrit Rama ndaj reformave…

Source

Kallas: 50 milionë euro nga BE si mbështetje për infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas thotë se Rusia po dështon në fushën e betejës dhe përmes sulmeve në infrastrukturës energjetike, po përpiqet ta shndërrojë dimrin në armë. “Rusia po dështon në fushën e betejës, kështu që po përpiqet ta shndërrojë dimrin në armë. BE-ja po përgjigjet me paketën më të madhe të ndihmës për dimër ndonjëherë. Vetëm sot, ne siguruam 500 gjeneratorë shtesë dhe…

Source

Dëshmia tronditëse e nënës pas 15 vitesh për Bleona Matën

Një dëshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite më parë në Kukës. Një i moshuar ka ndarë një sërë informacionesh dhe detajesh që lidhen me rrethanat e rrëmbimit, lëvizje të dyshimta dhe elementë që mund të hapin pista të reja hetimi për fatin e Bleonës. Në “Ftesë në 5”, nëna e Bleona Matës, Bukuria u shpreh se dhimbja e 15 viteve pa drejtësi po e…

Source

❌