Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Indeksimi i pagave me 2.5%, Këshilli i Ministrave: Përfitojnë zjarrfikësit, punonjësit e pushtetit vendor dhe ushtarakët me mision jashtë vendit

Këshilli i Ministrave ka marrë disa vendime, ku ka të bëjë me indeksimin e pagave me 2.5% për disa kategori në administratën publike. Nga indeksimi do të përfitojnë punonjësit e shërbimit zjarrfikës. Vendim për një ndryshim në vendimin nr.419, datë 26.6.2024, të këshillit të ministrave, “për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore të punonjësve të shërbimit të…

Source

Zarfi i zi mbërrin në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 4”

Shtëpia e ”Big Brother Kosova VIP 4” është tronditur mbrëmjen e sotme nga mbërritja e zarfit të zi, një moment që gjithmonë paralajmëron zhvillime të papritura dhe vendime të rëndësishme për banorët. Teksa atmosfera në shtëpi ishte e tensionuar pas debateve të fundit, Vëllai i Madh njoftoi përmes një sinjali të papritur ardhjen e zarfit të zi. Banorët u mblodhën menjëherë në dhomën e ndenjës…

Source

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit në Kosovë me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje.Haxhiu mori 66 vota pro, ndërkohë që 44 deputetë votuan kundër dhe 8 abstenuan. Po në seancën e sotme janë betuar 118 deputetët e pranishëm në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Pas verifikimit të mandateve për deputetët e rinj, tani pritet të procedohet me betimin dhe pikat tjera të rendit…

Source

Betohen 118 deputetët e rinj në Kosovë

Janë betuar 118 deputetët e pranishëm në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nga 120 deputetë që do të përbëjnë legjislaturën e dhjetë, 100 do të jenë nga partitë shqiptare, ndërsa 20 vendet e tjera janë të rezervuara për minoritetet. Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 57 karrige në Kuvend.

Source

BIRN: PS propozon privatizimin e tenderave të AKSHI

Blerina Gjoka, BIRN Me firmën e një deputeti socialist, Kuvendi i Shqipërisë pritet të marrë në shqyrtim një nismë ligjore që synon transferimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, tek një shoqëri aksionere me pjesëmarrje publike dhe private. Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend nga deputeti i PS, Erjon Malaj, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së…

Source

Zyrtari i lartë amerikan takime me krerët e SPAK, GJKKO dhe BKH

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë publikoi një postim ku theksohet forcimi i partneritetit mes SHBA dhe Shqipërisë në fushën e zbatimit të ligjit dhe luftën e vazhdueshme kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës. Sipas njoftimit, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të…

Source

Shehu: Deputeti Nallbati u dhunua nga 10 policë, veç se po ndihmonte një qytetar

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu flet për ngjarjen ku deputeti Bledion Nallbati përfundoi në spital pas përplasjes me policinë në protestën. Shehu e përshkroi incidentin si një sulm “agresiv dhe disproporcionale” nga dhjetë efektivë policie ndaj Nallbatit, i cili po ndihmonte një qytetar gjatë protestës. Ai shtoi se deputeti u godit me shkopinj dhe iu drejtua fytyrës me spraj me gaz toksik.

Source

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar SPAK: Brenda datës 27 shkurt sillni parashtrimet për Erion Veliaj

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar SPAK dhe avokatët e Erjon Veliaj që brenda datës 27 shkurt të depozitojnë parashtrimet e tyre si palë në çështjen ku kryebashkiaku i Tiranës kërkon deklarimin si jo kushtetues të masës së sigurisë “arrest në burg”. Sipas burimeve jozyrtare kërkesa e Gjykatës Kushtetuese u është drejtuar palëve me shkrim nga Gjykata Kushtetuese, e cila javën e kaluar njoftoi…

Source

Fundi i Superligës? Real Madrid arrin marrëveshje me UEFA-n

A është ky fundi i Superligës? Ndoshta është ende herët për ta thënë me siguri, por diçka e rëndësishme po ndodh këto orë. UEFA, e mbledhur aktualisht në Komitetin Ekzekutiv në Bruksel, ka lëshuar një deklaratë të shkurtër, disi misterioze, por shumë domethënëse, duke sinjalizuar zhvillime të reja në peizazhin e futbollit evropian. Në deklaratën e saj, UEFA thekson: “Pas muajsh diskutimesh të…

Source

Derbi i Italisë: Rikthimi i Dumfries, gjendja e McKennie

Rikthimi i Denzel Dumfries në stërvitje me grupin, edhe pse për një pjesë të shkurtër, shënon një moment të rëndësishëm për Interin pas tre muajsh mungese. Ky riintegrim i pjesshëm synon ta rikthejë atë në formë të plotë brenda pak javësh, veçanërisht për ndeshjen e kthimit kundër Bodo. Vetë lojtari holandez e kishte paralajmëruar rikthimin e tij, duke mbajtur fjalën. Mungesa e Dumfries…

Source

A mundet PD të bashkojë partitë e tjera rreth vetes? Vokshi: Berisha ka dërguar ftesë për të gjithë

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi flet për nevojën e bashkimit të të gjithë faktorëve opozitarë. Për të Kryesia e PD-së ka bërë ftesa të vazhdueshme për partitë dhe forcat opozitare që të koordinohen dhe të krijojnë një front të unifikuar. “Ftesat nuk kanë munguar nga kryetar i PD. Ka bërë ftesa të përditshme për faktorët opozitarë që të bashkohen, por nëse ftohen dhe refuzojnë, nuk na mbetet gjë…

Source

“I ke bërë gjërat me sponzora”, Labi dhe Benita gati sa nuk kalojnë në përplasje fizike

Ka eskaluar debati ndërmjet Labit dhe Benitës në Big Brother VIP Kosova 4. Ka qenë një deklaratë e Labit që e ka bërë banoren të shpërthej në lot e të gjuaj gjëra, gati sa nuk kaloi në përplasje fizike. “I ke bërë gjërat me sponzora”, iu drejtua ai. Këngëtarja shpërtheu duke i thënë disa herë “Marre duhet me të ardh, a e di çfarë po flet”. Atë më pas e largoi Klodi nga vendi ku po qëndronin…

Source

Astrit Avdyli dënohet me 12 vite burg

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 12 vite burg Astrit Avdylin, për disa vepra penale. Ai u shpall fajtor për “trafik narkotikësh”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “armëmbajtje pa leje”. Për trafikimin e lëndëve narkotike, Avdyli u dënua me 12 vite burg, për atë të grupit të strukturuar kriminal me 3 vite ndërsa për armëmbajtje pa leje gjithashtu me 5…

Source

Berisha publikon pamjet: Shikoni si e zvarrisin qytetarin, e nxjerrin me dhunë nga karroca

Sali Berisha ka reaguar ashpër lidhur për një video të publikuar së fundmi në media dhe rrjete sociale, ku pretendohet se një qytetar është nxjerrë me forcë nga karroca dhe është tërhequr zvarrë. Kreu i PD-së e ka dënuar ashpër, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë dhe të papranueshëm. “Shikoni si e zvarrisin qytetarin! Bandë! E nxjerrin me dhunë nga karroca dhe e tërheqin zvarrë! Turp! Krim”…

Source

Opozita rikthehet në tryezën për territorialen, Arbjan Mazniku: Vijojmë me urgjencë punën

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale është mbledhur ditën e sotme, me prezencën e opozitës. Bashkëkryetari i kësaj reforme, Arbjan Mazniku, theksoi se është shumë e rëndësishme që ta fillojmë këtë proces, për një nga reformat më të rëndësishme që vendi ka para. “Të kalojmë nga dakordësia për të punuar, në punën që duhet bërë”, tha ai.

Source

Dinamo mund pastër Tiranën në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë

Dinamo ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti Tiranën me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale. Derbi i kryeqytetit dhuroi ritëm dhe emocione, por gjithçka u vendos në 45 minutat e dyta. Pjesa e parë u karakterizua nga kujdesi taktik dhe balanca mes skuadrave, ndërsa zhbllokimi erdhi në minutën e 75-të. Lorenco Vila theu baraspeshën…

Source

Shqipëri-Kosovë-Kroaci forcojnë bashkëpunimin ushtarak, Vengu: Stërvitja e parë trilaterale do të zhvillohet gjatë këtij viti

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishëm në kuadër të marrëveshjes trilaterale mes tyre, me takimin e përbashkët të shefave të shtabeve të tre vendeve në Tiranë. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu sipas së cilit ky takim sinjalizon vullnetin për më shumë bashkëpunim ushtarak mes vendeve, më shumë ndërveprueshmëri dhe më shumë gatishmëri…

Source

Nis aventura olimpike për Shqipërinë, skiatori Deni Xhepa i 34-ti në garën e super-gjigandit

Nisën sot Lojërat Olimpike “Milano-Cortina 2026” edhe për Shqipërinë, që në këtë event përfaqësohet me 4 sportistë, të gjithë në disiplinën e skive alpine. I pari që zbriti në pistë ishte i vetmi mashkull i delegacionit kuqezi, skiatori Deni Xhepa. Ai garoi në disiplinën e super-gjigandit, ku nuk la shumë gjurmë edhe pse bëri një paraqitje pozitive. Në këtë garë ishin gjithsej 42 skiatorë dhe…

Source

Analisti Kikia: PD ndryshoi metodologjinë, tani me tubim agresiv politik! Përplasja ka kosto

Analisti Mentor Kikia thotë se protesta e PD është një tubim politik që u identifikua nga hedhjet masive të molotovëve drejt godinës së Kryeministrisë, Kuvendit, por dhe efektivëve të policisë, mjeteve piroteknike e sendeve të tjera të forta. Sipas tij opozita ka rritur intensitetin e zhvillimit të protestave të mëdha si dhe agresivitetin, ashtu siç dhe vetë lidershipi i PD-së ka paralajmëruar.

Source

”Diella”, Anila Bisha padit qeverinë: Të pezullohet përdorimi i imazhit

Aktorja e njohur e skenës, Anila Bisha ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative kundër Këshillit të Ministrave dhe AKSHI-t, duke kërkuar pezullimin e përdorimit të imazhit të saj për ministren virtuale Diella. “Ka pasur një kontratë të datës 3 dhjetor 2024, ku zonja Bisha jep autorizimin që imazhi i saj të përdorej si hap i parë për asistentin virtual të e-Albania.

Source

❌