Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Milani mund Cagliarin dhe merr kreun, vendos Leao

Milani fiton 1-0 ndaj Cagliarit dhe ngjitet përkohësisht në krye të renditjes. Në ditën e rikthimit të Massimiliano Allegrit në Sardenjë, kuqezinjtë e nisin vitin 2026 me fitore, edhe pse starti i ndeshjes i takon vendasve. Cagliari shfaqet më i gjallë në minutat e para, i shtyrë nga energjia e Palestra, duke e vënë në vështirësi mbrojtjen milaniste. Pjesa e parë zhvillohet në ekuilibër…

Source

Pse duhet të merrni një portofol të ri për Vitin e Ri?

Fillimi i Vitit të Ri shihet nga shumë njerëz si një mundësi për të tërhequr energji pozitive dhe për të hapur një kapitull të ri në jetë. Një nga zakonet më të përhapura në stilin e jetesës dhe traditat popullore është blerja e një portofoli të ri, i cili simbolizon bollëk, fat dhe stabilitet financiar. Sipas bestytnive, një portofol i vjetër, i grisur apo i rrëmujshëm “mban” energjinë e vitit…

Source

Tragjedi në Alpet e Italisë, dy persona humbin jetën

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar nga orteqet në Alpet e Italisë këtë të premte. Sipas Shërbimit të Ndihmës së Parë Alpine, një ortek goditi Luginën Maira jugperëndimore të Alpeve, pranë kufirit francez në rajonin italian të Piemonte, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Një nga të plagosurit është në gjendje kritike.

Source

Tare: Fullkrug na ka befasuar, do të na ndihmojë për objektivat tanë

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, foli për mediat pak para përballjes në transfertë ndaj Cagliarit, duke u ndalur te afrimi i ri në sulm dhe te zërat që qarkullojnë rreth skuadrës. “Me Fullkrug u lëviz në kohën e duhur. Pas dëmtimit të Gimenez na mungonin disa karakteristika dhe kemi qenë të zotë ta afrojmë. Është një lojtar që sjell shumë fizik, prezencë në zonë dhe entuziazëm.

Source

“Në Kalimash pagesa prej 5 euro mblidhet me saktësi zvicerane. Rrëshqitja pa kripë ofrohet falas!”

Në një status të darkës Lutfi Dervishi shkruan ndër të tjera se “Kosova, vend pa det, por me kripë në asfalt. Shqipëria vend me dy dete, por me akull në rrugë dhe statuse plot kripë në Facebook. Kosova nuk ka tra në autostradë, Ndërkohë, në Kalimash trau funksionon normalisht. Pagesa prej 5 euro mblidhet me saktësi zvicerane. Rrëshqitja ofrohet falas. Në Shqipëri mobilizimi shtetëror është…

Source

Alarmante situata e trafikut në aksin Librazhd-Elbasan

Është alarmante situata në aksin kombëtar nga Librazhdi në Elbasan. Aksi është tërësisht i bllokuar prej orësh të tëra. Trafiku ka shkuar në disa klimotetra për shkak të fluksit të kthimit të pushueve nga juglindja. Automjetet nuk po lëvizin ndërsa mijëra qytetarë kanë mbetur të izoluar në kushte të vështira dhe temperatura nën zero. Bllokimi duket edhe në pamjen që jep googlemaps në foton më lart.

Source

Studimi/ 3 kafe në ditë ul rrezikun e sulmit në zemër

Konsumimi i tre filxhanë kafe në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve ose sulmeve në zemër, sipas një studimi të kryer së fundmi. Ata që e konsumonin rregullisht kafenë, kishin 12 për qind më pak shanse për të ndërruar jetë në moshë të re, sipas “The Sun”. Rezultatet e studimit tregonin se njerëzit që konsumonin deri në tre filxhanë kafe në ditë, kishin një zemër më të shëndetshme…

Source

IGJEO: Sonte dhe nesër shi e borë në Lezhë, Dibër, Durrës, Kukës, Tiranë dhe Elbasan

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEO) ka njoftuar qytetarët për reshje intensive sonte (2 janar) dhe nesër (3 janar), kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Në Shkodër dhe Kukës priten vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël dhe rrëshqitje dherash, ndërsa në zonat urbane mund të ketë përmbytje të lokalizuara. Reshje shumë të stuhishme priten gjithashtu në qarqet…

Source

Drogë, tritol, armë dhe vrasje të katër të rinjtë e arrestuar (video)

Zbardhet vrasja me lëndë eksplozive e shtetasit H. Y., e kryer më datë 29.12.2025, në lagjen “Manush Alimani”. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje. Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP Shkodër.

Source

Reshjet dhe ngricat bllokojnë rrugët në Qarkun e Shkodrës, mbi 200 mjete të ndaluara

Situata e qarkullimit në Qarkun e Shkodrës paraqitet e vështirë gjatë orëve të fundit, për shkak të reshjeve të dendura dhe ngricave që kanë krijuar bllokime në disa segmente rrugore. Si pasojë, disa familje, mes tyre edhe fëmijë, kanë mbetur të izoluar në automjete. Sipas informacioneve nga terreni, vështirësi të mëdha janë regjistruar në segmentin nga Buni i Bajraktarit në drejtim të Koplikut…

Source

Trump paralajmëron se SHBA do të ndërhyjë nëse Irani vret protestuesit

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar autoritetet e Iranit kundër vrasjes së protestuesve paqësorë, duke deklaruar se Uashingtoni “do t’u vijë në ndihmë”. Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Trump shkroi: “Jemi të armatosur dhe gati për të vepruar,” por nuk dha detaje të mëtejshme. Kjo paralajmërim vjen në mes të pothuajse një jave protestash masive në Iran…

Source

Detaje të reja për adoleshentët e zhdukur pas zjarrit vdekjeprurës në resortin zviceran të skive

Detaje të reja po dalin në dritë lidhur me zjarrin vdekjeprurës që shpërtheu në një bar të një resorti skish në Zvicër, në prag të Vitit të Ri, ku janë emëruar tre adoleshentë të zhdukur. Midis tyre janë Charlotte Niddam, e cila më parë ka ndjekur Kolegjin Immanuel, një shkollë private në Hertfordshire, kombësia e së cilës nuk është konfirmuar. Gjithashtu i zhdukur është Arthur Brodard…

Source

Golat e Salah dhe rikthimi i Hakimit – Gjashtë pika kyçe nga faza e grupeve të Afcon 2025

Me afrimin e fazës eliminatore të Kupës së Kombeve të Afrikës (Afcon) 2025, ekipet e mëdha kanë dominuar plotësisht fazën e grupeve. Algjeria dhe Nigeria ishin dy kombet që fituan të gjitha ndeshjet e tyre, ndërsa golat e Mohamed Salah i siguruan Egjiptit një kalim të qetë me shtatë pikë. Maroku, si vend pritës, gjithashtu mbeti i pamposhtur, me Achraf Hakimin që u rikthye gradualisht në aksion.

Source

Formacionet/ Milani në testin e parë për vitin 2026, sfidon pas pak Cagliarin

Në kuadër të javës së 18-të të Serie A, Cagliari pret Milanin sonte në orën 20:45. Për këtë ndeshje, janë publikuar formacionet zyrtare, ku konfirmohet prania e Kilicsoy për Cagliarin, ndërsa Pavlovic dhe Pulisic do të jenë në stol për Milanin. Rafael Leao është në gjendje të mirë dhe do të luajë. Trajneri i Milanit, Allegri, ka një histori me Cagliarin, duke qenë lojtar (1993-95) dhe më pas…

Source

Detaje të reja nga tragjedia në Crans-Montana: Shkaku i zjarrit dhe viktimat

Një zjarr i fuqishëm që shpërtheu në një resort skish zviceran gjatë festimeve të Vitit të Ri ka shkaktuar vdekjen e të paktën 40 personave dhe ka plagosur 119 të tjerë, thanë zyrtarët në përditësimin e tyre të fundit të premten pasdite. Kjo tragjedi ndodhi në orët e para të së enjtes në “Le Constellation”, një bar i njohur në resortin luksoz alpin të skive Crans-Montana. Presidenti zviceran…

Source

Tërmeti i fuqishëm trondit Meksikën, ndërpritet live konferenca e presidentes (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 goditi jugun e Meksikës të premten, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe ndërprerë për pak minuta konferencën e përditshme të presidentes Claudia Sheinbaum. Epiqendra ishte pranë bregdetit të Paqësorit, në shtetin Guerrero, në një thellësi prej 35 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Autoritetet njoftuan se deri tani nuk ka…

Source

Rey Manaj mund të rikthehet në kampionatin turk të futbollit

Mediat turke kanë hedhur së fundmi dritë mbi të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, duke ndezur spekulimet për një rikthim të mundshëm në futbollin turk. Sipas raportimit të “yenisafak.com”, Manaj ka shprehur përmes menaxherit të tij dëshirën për t’u rikthyer te Sivaspori, skuadra kuqe e bardhë që aktualisht militon në Ligën e Parë të Turqisë dhe ndodhet në garë për ngjitjen…

Source

KLSH: Në farmacitë tregohen edhe ilaçe të skaduara

Kontrolli i Lartë i Shtetit denoncon se në tregun shqiptar qarkullojnë ilaçe të skaduara. Sipas raportit, kjo neglizhencë rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe ka sjellë dëm financiar për buxhetin publik përmes rimbursimit të barnave të parregullta. Në tregun shqiptar janë hedhur ilaçe të skaduara dhe situata bëhet akoma më alarmante kur, strukturat shtetërore nuk kanë bërë asnjë reagim…

Source

Mbingarkesa orbitale dhe rreziku i përplasjeve të satelitëve, 10 mijë sillen rreth Tokës

Që prej vitit 2025, rreth 10 mijë satelitë aktivë qarkullojnë rreth Tokës, duke shënuar një rritje të paprecedentë të aktivitetit hapësinor. Ky zgjerim i shpejtë nxitet nga rritja eksponenciale e teknologjive hapësinore, komunikimeve satelitore dhe infrastrukturës globale të internetit. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre satelitëve i përket konstelacionit Starlink të kompanisë SpaceX…

Source

❌