Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

15 fitore në 46 ndeshje në Premier League, ja pse u shkarkua Amorim nga United

Ruben Amorim nuk është më trajneri i Manchester United. Vendimi është marrë një ditë pas barazimit ndaj Leeds, një rezultat që e la skuadrën në vendin e gjashtë në Premier League, plot 17 pikë larg Arsenalit kryesues, dhe që vulosi përfundimisht një aventurë zhgënjyese 14-mujore në pankinën e “Red Devils”. Ecuria e dobët në Premier League ka rënduar bilancin e përgjithshëm, duke e bërë të…

Source

Premier League: 10 pika kyçe nga futbolli i fundjavës

Beteja e papritur e Calum McFarlane me Pep Guardiolën riktheu kujtimet e finales së Kupës së Ligës 2021, kur Ryan Mason, trajneri i përkohshëm 29-vjeçar i Tottenhamit, u përball me detyrën e rëndësishme për të tejkaluar një nga menaxherët më të mëdhenj në historinë e futbollit. Për Mason, barra shtesë ishte thatësira 13-vjeçare e Spurs pa trofe; për McFarlane, në debutimin e tij si menaxher i…

Source

Dhjetë persona shpallen fajtorë për ngacmim kibernetik ndaj Brigitte Macron

Dhjetë persona janë shpallur fajtorë nga një gjykatë në Paris për ngacmim kibernetik ndaj Brigitte Macron, bashkëshortes së Presidentit francez Emmanuel Macron. Të pandehurit akuzoheshin për përhapjen e pretendimeve të rreme rreth gjinisë dhe seksualitetit të saj, si dhe për bërjen e “komenteve dashakeqe” lidhur me diferencën 24-vjeçare në moshë mes çiftit. Këta persona u dënuan me burgim me…

Source

3 gola spanjollë në një ndeshje, Reali rizbulon talentet vendas pas 24 vitesh

U deshën pothuajse 24 vite që Real Madrid të shënonte sërish tre ose më shumë gola në një ndeshje, të gjithë të firmosur nga lojtarë spanjollë. Një ngjarje që kishte ndodhur për herë të fundit më 14 shtator 2002, në fitoren 4-1 ndaj Osasunës, me dopietë të Helgueras dhe gola nga Raul dhe Guti. Ajo ishte një pamje e zakonshme për atë epokë, por që sot përfaqëson një përjashtim të rrallë statistikor.

Source

Reportazh: Tre urat që të çonin në Grabovë

Rreth 100 kilometra në juglindje të Elbasanit, njësi e rrethit të Gramshit gjendet fshati Grabovë. Të moshuarit të tregojnë se maces nuk i zinin këmbët dhe, por duke kaluar mbi çati nga njëri skaj i fshatit arrinte në skajin tjetër kufi me Shëna Premten ( fshat). Si kufi ndarës mes Shëna Premtes dhe Grabovës , shërben një mal i lartë , i ndarë në dy copa duke krijuar në mes një portë natyrore…

Source

Sali Berisha paraqitet në SPAK

Kreu i PD Sali Berisha është paraqitur në SPAK, në kuadër të masës së sigurisë për dosjen “Partizani”. Ashtu siç ka ndodhur në çdo paraqitje të ish-kryeministrit në Prokurorinë e Posaçme, Berisha është pritur nga mbështetës përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Pasi doli nga dyert e SPAK, ai foli për mediat teksa u ndal te arrestimi i Maduros, duke e lidhur me pushtetin e Edi Ramës.

Source

Jorida Tabaku: Protesta nuk është krim, por një e drejtë kushtetuese

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, duke thënë së “protesta nuk është krim, por një e drejtë kushtetuese”. “Qytetarët që protestojnë paqësisht përpara Kryeministrisë nuk kanë kërcënuar askënd. Nuk kanë dhunuar askënd. Nuk kanë shkelur ligjin. Shteti ishte ai që reagoi me dhunë. Jo sepse u provokua. Por sepse u tremb. Në Europë…

Source

Cancelo gjithnjë e më pranë Interit, një “like” ndez zërat për rikthim

E ardhmja e Joao Cancelos pritet të marrë formë përfundimtare brenda kësaj jave. Dy destinacionet kryesore mbeten Interi dhe Barcelona, ndërsa koha po luan një rol vendimtar në këtë garë merkatoje. Në orët e fundit ka tërhequr vëmendje edhe një detaj simbolik: një “like” i Cancelos në rrjetet sociale ndaj një postimi të Manuel Akanjit, me të cilin mbrojtësi zviceran festonte fitoren ndaj…

Source

Procedohet penalisht Adriatik Lapaj, në pranga edhe 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj Adriatik Lapajt dhe ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes “Shqipëria bëhet”. Policia bën me dije se Adriatik Lapaj është proceduar penalisht, ndërkohë që ai ndodhet në spitalin e Traumës pasi mori dëmtime në kokë pas rrëzimit të një bombole gazi. “Arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç…

Source

Ministri Gonxhja: Rekord, Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë me dije se Shqipëria e ka mbyllur vitin 2025 me një numër rekord vizitorësh të huaj, plot 12 milionë. “Me mbylljen e vitit 2025, Shqipëria thyen rekordin e një viti më parë, duke kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj! Një rezultat që konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik…

Source

Nga Pellegrino te Dzeko, Juventus nis kërkimet për një sulmues

Juventusi ka nisur lëvizjet për të përforcuar repartin ofensiv. Barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Lecces, i shoqëruar me paraqitje jo bindëse nga Jonathan David dhe Lois Openda, si dhe pritja për rikthimin e Dusan Vlahoviçit (i cili pritet të largohet në fund të sezonit pa kosto), po shtyjnë drejtuesit bardhezinj të analizojnë merkaton e dimrit për një sulmues të ri. Sipas “Tuttosport”…

Source

Shtyhet gjyqi në GJKKO ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 19 janar seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Sipas burimeve zyrtare, shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës, mes tyre edhe avokatja kryesore e caktuar për mbrojtjen e Veliajt. Përmes një emaili, avokatja ka kërkuar shtyrjen e seancës…

Source

Era e fortë rrëzon disa pemë dhe bllokon rrugën e Llogarasë

Era e fortë që ka fryrë gjatë natës në jug të vendit ka shkaktuar rënien e disa pemëve, të cilat për pasojë kanë bllokuar rrugën e Llogarasë. Si pasojë e rrëzimit të pemëve mbi linjat elektrike, zona e Llogarasë ka mbetur pa energji elektrike. Në vendngjarje ndodhen grupet e punës, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit, ndërsa ekipet e OSHEE-së janë…

Source

2026 nis mbarë për legjionarët, Ismajli dhe Gjimshiti në super formë

Viti 2026 ka nisur në mënyrën më të mirë për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me paraqitje vendimtare në fushë. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, zhvilloi një ndeshje të madhe me Atalantën në fitoren minimale 1-0 ndaj Romës. Mbrojtësi kuqezi ishte i pakalueshëm në prapavijë, duke e shpëtuar disa herë nga goli skuadrën e tij dhe në fund të takimit u vlerësua si…

Source

Kina i kërkon SHBA-së lirimin e menjëhershëm të Maduros: Shkelje e ligjit ndërkombëtar

Kina i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të lirojnë menjëherë presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, duke e cilësuar operacionin ushtarak amerikan për kapjen e tij si shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme kineze tha se veprimet e SHBA-së minojnë sovranitetin e një shteti të pavarur dhe stabilitetin ndërkombëtar. Pekini theksoi se mban “komunikim…

Source

Interi fiton me lehtësi ndaj Bolognës dhe rimerr kreun e renditjes

Interi bën detyrën ndaj Bolognës duke marrë një sukses 3-1 në sfidën e parë për vitin 2026. Paraqitja shumë bindëse e zikaltërve me Lautaron lider në fushë sollën tre pikë të rëndësishme dhe konfirmimin e vendit të parë në renditje. Pjesa e parë u mbyll vetëm 1-0 pas një goli të shënuar nga Zielinski, falë ndërhyrjeve të jashtëzakonshme të portierit Ravaglia, i cili mbajti Bolognën në lojë me…

Source

❌