Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Xhixho: Siguria ushqimore pengon për në BE

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho hedh akuza ndaj qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, duke theksuar se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë të shtetit ligjor dhe me rreziqe serioze për shëndetin e qytetarëve. Për të drejtësia po vepron me dy standarde, duke goditur opozitën dhe duke mbrojtur mazhorancën. Xhixho tha në ”A2cnn”, se rasti i zëvendëskryeministres Belinda Balluku…

Source

Benet Beci: Nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” pas ndërhyrjes së plotë infrastrukturore

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar nisjen e fazës finale të punimeve në rrugën “Don Bosko”, një projekt që shënon një tjetër hap drejt modernizimit të infrastrukturës së qytetit. Pas një pune intensive në rrjetin nëntokësor, mjetet e rënda kanë nisur shtrimin e asfaltit, duke i dhënë formë përfundimtare këtij aksi të rëndësishëm. Ky investim vjen si një ndërhyrje e plotë…

Source

Benet Beci: Sheshi “Isa Boletini” me standard të ri, transformohet “Pallati me Hark” në Shkodër

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka nisur ditën me një lajm pozitiv për transformimin urban të qytetit, duke ndarë detaje nga përfundimi i punimeve në një nga pikat kyçe të qendrës. Bëhet fjalë për “Pallatin me Hark” në Sheshin Isa Boletini, një objekt që për vite me radhë kishte mbajtur gjurmët e harresës dhe degradimit të fasadave. Sipas kryebashkiakut Beci…

Source

Gjimshiti lë pas dëmtimin, gati për sfidën e radhës ndaj Bilbaos në Champions

Berat Gjimshiti ka kapërcyer dëmtimin e pësuar më 10 janar në përballjen Atalanta–Torino dhe këtë javë është rikthyer plotësisht në stërvitje me ekipin bergamask. Mbrojtësi shqiptar është sërish në dispozicion të stafit teknik dhe gjendja e tij fizike vlerësohet pozitive. Madje, nuk përjashtohet mundësia që Gjimshiti të zbresë nga minuta e parë në ndeshjen e radhës kundër Athletic Bilbaos…

Source

Interi transferon talentin Jakirovic nga Dinamo Zagreb

Leon Jakirovic është praktikisht një lojtar i ri i Interit. Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka bërë të ditur se klubi zikaltër ka arritur marrëveshjen me Dinamo Zagrebin për transferimin e mbrojtësit kroat, i lindur në vitin 2008. Sipas raportimeve, Dinamo Zagrebi ka pranuar ofertën e Interit prej 2.5 milionë eurosh, plus 2 milionë euro bonuse…

Source

“Të dehur në timon”, Policia Rrugore: 59 shoferë nën hetim dhe 6 në pranga

Policia e Tiranës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 59 shoferë, teksa në pranga ka vendosur 6 të tjerë. Njoftimi i policisë: Kontrolle dhe monitorim 24/7, në akset e kryeqytetit, me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të menaxhuar trafikun. Për të përmbushur këto qëllime, gjatë javës së fundit, janë evidentuar dhe ndëshkuar një…

Source

Erdogan surprizon publikun, shfaqet duke luajtur basketboll me Shaquille O’Neal

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik me një paraqitje të pazakontë për figurën e tij institucionale. Kreu i shtetit turk u shfaq i veshur sportiv dhe duke luajtur basketboll, gjatë një takimi me legjendën amerikane të NBA-së, Shaquille O’Neal, i cili u mbajt të martën në Stamboll. Takimi u zhvillua në ambientet e stadiumit të Anadolu Efes…

Source

Braktisën fushën për disa minuta në finale, Senegali rrezikon një dënim të rëndë

Një finale e tillë nuk ishte parë kurrë më parë në futboll. Përballja Senegal–Marok në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës është cilësuar gjerësisht si “ndeshja e turpit”, duke hedhur hije të rënda mbi një turne që deri në atë moment ishte vlerësuar për organizim dhe nivel të lartë sportiv. Gjithçka degradoi në minutat e fundit të finales së zhvilluar në Rabat, ku vendime të diskutueshme dhe…

Source

Ministri Gogu: Dekriminalizohet shpifja për gazetarët, transparencë pronësisë së televizioneve

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, njoftoi sot se një prej nismave ligjore që do të diskutohet në Kuvend, në kuadër të procesit reformues për integrimin në Bashkimin Europian, është ligji për median. Sipas ministrit Gogu, ndryshimet përfshijnë dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, duke forcuar dhe mbrojtur rolin e tyre në shoqëri, si dhe garantimin e…

Source

Finlanda po transmeton energji elektrike përmes ajrit, pa tela fizikë

Finlanda ka demonstruar me sukses transmetimin e energjisë elektrike pa tela, duke provuar se energjia mund të udhëtojë përmes ajrit pa pasur nevojë për kabllo apo priza fizike. Ky zhvillim konsiderohet një hap i madh drejt mënyrës se si energjia mund të shpërndahet globalisht në të ardhmen. Shkencëtarët finlandezë përdorën valë elektromagnetike dhe sisteme të bazuara në lazer për të transmetuar…

Source

Macron refuzon “Këshillin e Paqes”, Trump kërcënon Francën me tarifa 200% për verërat dhe shampanjën

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se po shqyrton vendosjen e tarifave deri në 200% ndaj pijeve alkoolike të importuara nga Franca, përfshirë verërat dhe shampanjat, pas refuzimit të presidentit francez Emmanuel Macron për t’iu bashkuar nismës së tij të quajtur “Këshilli i Paqes”. “Tarifat për verërat dhe shampanjën e tyre do të shkojnë në 200%. Ai do të bashkohet…

Source

Ipswich Town bën gati ofertën për të rrëmbyer Anis Mehmetin

Anis Mehmeti po përjeton një moment shumë të mirë në futbollin anglez dhe paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka marrë vëmendjen e disa klubeve në Angli, jo vetëm falë formës së shkëlqyer, por edhe për shkak të situatës së tij kontraktuale, pasi marrëveshja aktuale i skadon në fund të sezonit. Sipas Football Insider, Ipsëich Toën ka shfaqur interes…

Source

Zija Çela dhe Silvinjo në një foto ku kurorëzohet një përbashkim shpirtëror mes futbollit dhe letërsisë

Nga Albert Vataj Ka çaste që, megjithëse të thjeshta në dukje, mbartin brenda tyre një dendësi kuptimore që refuzon të mbetet vetëm imazh. Një fotografi e tillë është ajo ku Zija Çela dhe Silvinjo gjenden përballë njëri-tjetrit, të bashkuar jo nga rasti i zakonshëm, por nga një rezonancë e brendshme që i tejkalon kufijtë e disiplinave që përfaqësojnë. Në këtë foto nuk shihen thjesht një…

Source

Gjykata rikthen në detyrë sekretarin e përgjithshëm të bashkisë, Alban Dokushi

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm urdhrat e lirimit nga detyra. Dokushi u shkarkua nga detyra më 20 mars të vitit të kaluar me urdhër të kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. Sipas gjykatës, shkarkimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin…

Source

Nga vizioni në realizim/ Stadiumi i Valiasit, në fazë të avancuar punimesh

Federata e Futbollit po vijon fuqishëm punën në modernizimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, duke ndërtuar stadiume dhe fusha të reja në të gjithë vendin si edhe duke rikonstruktuar impiante ekzistuese me qëllim krijimin e kushteve dinjitoze për zhvillimin e futbollit shqiptar. Një nga projektet më të rëndësishme në proces është ndërtimi i stadiumit të ri në Valias të Kamzës.

Source

Rama i dërgon letër Donald Trump: I përcolla përgjigjen e ftesës së tij

Kryeministri Edi Rama i ka nisur në letër presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në përgjigje të ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Reagimi i plotë i Ramës: Sot i përcolla Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Së shpejti angazhimi ynë do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim. I nderuar Zoti President…

Source

FIFA publikon renditjen/ Shqipëria në vendnumëro, Kosova fiton një pozicion

FIFA ka bërë publike ditën e sotme renditjen e parë të kombëtareve për vitin 2026. Shqipëria e nis vitin e ri futbollistik në të njëjtin pozicion ku e mbylli vitin 2025, duke u renditur në vendin e 63-të në botë. Një përmirësim të lehtë ka shënuar Kosova, e cila ka fituar një vend në renditje. Dardanët, që në klasifikimin e fundit të vitit 2025 ndodheshin në vendin e 80-të…

Source

❌