“Rrëmujë si në 97-ën”, Shehi: Do të plasë edhe më keq, kjo nuk zgjidhet me polici
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka paralajmëruar për përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në vend, nëse kriza shihet vetëm si policore, ndërkohë që protestat e studentëve dhe gjimnazistëve janë sot në ditën e shtatë. Për të situata aktuale na sjell në mendje elemente të trazirave 97-ës, e cila sipas tij ishte rrjedhojë e mos marrjes së vendimeve politike në momentin e duhur.