Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Partizani, 80 vjet pa u ndalur – nga fanella e historisë te klubi modern me shtëpinë e vet

Dhjetë vjet më parë, në përkujtimin e 70-vjetorit të FK Partizani , presidenti i klubit Gaz Demi bëri një premtim që atëherë tingëlloi më shumë si një sfidë sesa si një slogan festiv: ta shpallte Partizanin kampion dhe t’i jepte klubit një shtëpi të tijën. Ishte një deklaratë e thjeshtë në formë, por e rëndë në peshë, sepse …

“Klasa” e re Epstein !

Dosjet e Epstein, enigma që ka tronditur botën nuk është e panjohur, është e pakëndshme. “Rrjeti global i pedofilisë” i ngritur nga Epstein funksionoi aq gjatë jo sepse ishte sekret, ai lulëzoi sepse ishte i dobishëm për njerëz të fuqishëm dhe të pasur, efikas për institucionet që ato drejtonin , pranueshëm për sistemin i cili …

Paradoksi shqiptar i ‘Drejtësisë së Re’ dhe një mësim i vyer nga dosjet ‘Epstein’

“E kush e mbron drejtësinë?”, pyeste një i ftuar dorëzuar karshi presionit të kryeministrit dhe pushtetit ndaj saj, dyzimit sipas tij të opozitës që herë e mbështet e herë e bën lanet, frikës ndaj mafies që e ka shënjestër të kollajtë me ato paga e garanci dhe gjyqit popullor si sport masiv në Shqipëri. Drejtësinë …

Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

Ekspertimi laboratorik ka provuar se mbetjet e transportuara me anijen “Moliva XA443A” janë të rrezikshme dhe toksike, duke zbuluar një skandal mjedisor. Pas këtij përfundimi, Prokuroria e Durrësit ka kërkuar masa sigurimi për 33 persona, ndërsa deri më tani janë ekzekutuar 20 prej tyre. Hetimet nisën në korrik 2024, pas një njoftimi nga OLAF, që …

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

“Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re, ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim – e cila ka deklaruar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve, duke kërkuar ‘që të mos ulen pagat’!!! Pra, orvajtja absurde e kategorisë më të privilegjuar të piramidës së pagave të shtetit shqiptar, për t’ia rritur …

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

Shqipëria është e zhytur në një krizë shumë dimensionale, ku po mungojnë idetë e qarta për ringjallje. Në momentin që kriza e individit brenda shoqërisë (edhe tonës) po jeton një nga kulmet e saj, jo pak herë studiues dhe njerëz të interesuar po i drejtohen të shkuarës për të gjetur mësime të vlefshme shpëtimi. Asokohe …

Zëri i Amerikës dhe paradoksi i demokracisë që hesht

Para 84 vjetësh, më 1 shkurt të vitit 1942, në një botë të përçarë nga lufta, propaganda dhe frika, Zëri i Amerikës nisi transmetimet e tij me një premtim që nuk ishte thjesht hyrje programi, por akt themelues moral: se e vërteta, edhe kur është e pakëndshme, është më e fortë se çdo gënjeshtër e …

NASA shtyn nisjen e misionit hënor Artemis II me të paktën një muaj

Një ekuipazh prej katër astronautësh që do të udhëtojnë drejt Hënës do të qëndrojë në tokë për të paktën edhe një muaj, pasi NASA shtyu nisjen e misionit Artemis II. Gjatë testimeve kritike para nisjes, të zhvilluara të hënën, drejtuesit e misionit zbuluan një sërë problemesh që penguan përfundimin e testit. NASA tani po planifikon …

Privatizimi i Fannie Mae është i rrezikshëm. A do të ishte një fitore për taksapaguesit apo për donatorët e Trumpit?

Pas një viti të parë të trazuar të rikthimit të Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, viti 2026 mund të sjellë diçka veçanërisht tronditëse në tregjet e banesave dhe hipotekave: një shitje të pjesshme të Fannie Mae dhe Freddie Mac, gjigantëve të hipotekave të kontrolluar nga qeveria, që mbështesin rreth 70% të kredive për banesa …

Skandal pas skandali: Tepër shqetësuese kush e ka ndërmjetësuar dialogun Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian duhet të pyes veten shumë seriozisht se çfarë njerëz ka në radhët e veta dhe kë po e cakton për detyrat ndoshta më të vështira në Evropë. Pas dyshimeve për afera korruptive ndaj ndërmjetëses italiane në dialogun Kosovë-Serbi Federica Mogherini, tani del një skandal tjetër, prapë me ndërmjetësin në këtë dialogu Miroslav Lajçak, …

Ndahet nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë gazetarja dhe shkrimtarja, Rezarta Reçi

Gazetaria dhe letërsia shqiptare kanë humbur sot një nga zërat e tyre më të ndjeshëm. Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur, Rezarta Reçi, është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë dhe të vështirë me një sëmundje të rëndë. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familjarët e saj, të cilët përmes një njoftimi prekës bënë …

REPUBLIKA NË PROVË: Nga sundimi i ligjit te sundimi i shumicës

Ka momente në historinë politike të një vendi kur problemet e tij nuk kanë të bëjnë thjesht me një individ, me një hetim penal, apo me një vendim institucional, por dëshmojnë një krize më të thellë morale. Shqipëria përjeton sot një nga këta momente. Hetimi penal i Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda …

Veliaj refuzon avokaten e caktuar nga gjykata: Nuk e njeh dosjen! Si mund të flasë në emrin tim?

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht në kërkesën për zëvendësimin e masës “arrest në burg”. Veliaj ka refuzuar avokaten e caktuar kryesisht nga gjykata dhe ka kundërshtuar çdo formë mbrojtjeje të realizuar prej saj, duke argumentuar se ajo nuk ka njohje …

Shqipëria 2026, sipas Fishtës

Në Tiranë, Durrës, Shkodër e gjithandej, koha duket se ka ngrirë në një përkohshmëri të përhershme. Njëlloj si dikur, ka zhurmë, trafik, llum informacionesh, inflacion konspiracionesh, pak shpresë, shumë statuse, flamuj në bio, vrer në komente, slogane, evente, forume, panele, hashtagë patriotikë dhe “krenarperShqipninë!” në version digjital. Por punë, ato punë me të cilat Shqipnia …

Epstein i ofronte Lajçak, ‘gra dhe motrat e tyre të reja’

Mbi tre milionë dokumente të dosjes së Epstein janë publikuar nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara Në dokumentet e publikuar së fundmit, të skandalit të autorit të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein doli në pah edhe emri i politikanit dhe ish-të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Mesazhet e …

“Amerika e Para” rrezikon të bëhet “Amerika e Vetmuar”

Aleatët e SHBA-së po zhgënjehen gjithnjë e më shumë nga strategjia agresive e politikës së jashtme të vendit, një lëvizje që po trondit themelet e diplomacisë botërore. Ky izolim në rritje po transformon marrëdhëniet ndërkombëtare, duke e lënë Uashingtonin në një pozicion ku slogani “Amerika e Para” po interpretohet gjithnjë e më shumë si “Amerika …

Gjyqtari Federal refuzon kërkesën për të bllokuar përkohësisht shtimin e agjentëve të ICE në Minesota

Një gjyqtare federale në Minesota refuzoi të shtunën një kërkesë të qeverisë së shtetit dhe të qyteteve Minneapolis dhe St. Paul për të bllokuar përkohësisht një shtim masiv të agjentëve federalë të emigracionit, i cili ka çuar në tre të shtëna me armë, mijëra arrestime dhe javë të tëra protestash. Gjyqtarja Kate M. Menendez, e …

Te radha e qumështit

Këto partitë e reja, që sa herë u kërkohet të bëhen bashkë thonë nuk afrohemi te Berisha, më sjellin ndër mend një episod nga jeta. Atëherë kur rrinim në radhë për një shishe qumësht. Ngjitur me ne, thuajse çdo natë vinte dhe Berti, një fqinji im. Që në 3 të mëngjesit. E ndërsa prisnim makinën …

Protesta në Vlorë, Spiropali takohet me qytetarët

Në ditën e pestë të protestës, tregtarët e Tregut të Madh të Vlorës janë mbledhur serish sot kundër zhvendosjes nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre aktual. Ata shprehen se nuk janë kundër zhvillimit, por spostimi i tyre drejt Jalisë së Nartës është shkatërrim, pasi nuk ka asnjë kusht dhe është gati 3 km larg, …

Rritet siguria për ish-kreun e SPAK dhe disa prokurorë

Ish-kreu i SPAK, Altin Dumani dhe disa prokurorë të tjerë të kësaj strukture do të lëvizin nën masa të rrepta sigurie. Kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ka bërë një kërkesë në KLP për të rritur numrin e truprojave për Dumanin dhe disa prokurorë të tjerë, përfshirë prokurorin Dritan Prençi. Mësohet se …
❌