❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

RĂ«nia e eksporteve drejt SerbisĂ«, KosovĂ«s dhe MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, ndĂ«rsa importet rriten mĂ« 2025, po e kthen tregtinĂ« rajonale nga njĂ« burim suficiti nĂ« njĂ« presion tĂ« ri mbi ekonominĂ« shqiptare. NĂ« dy vjet, ShqipĂ«ria ka humbur rreth 12 miliardĂ« lekĂ« suficit vetĂ«m me KosovĂ«n dhe mbi 5 miliardĂ« lekĂ« eksporte me SerbinĂ«, ndĂ«rsa importet nga rajoni po rriten me ritme 5 – 20% nĂ« vit. Nga njĂ« suficit...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shqipëria po humbet tregjet e rajonit appeared first on Revista Monitor.

Kur IA bëhet objekt, po rriten pajisjet që lehtësojnë shënimet e takimeve të punës

Përveç shërbimeve software si Read AI, Fireflies.ai, Fathom apo Granola që regjistrojnë dhe transkriptojnë bisedat online, një valë e re pajisjesh hardware me inteligjencë artificiale po ofron mënyra të reja për të kapur takimet në botë reale. Këto pajisje fizike mund të regjistrojnë zërin, ta transkriptojnë atë dhe të nxjerrin përmbledhje ose pika kryesore pa nevojën për shkrim manual. Disa prej tyre janë të vogla dhe të vendosura si pins apo varëse, ndërsa të tjera funksionojnë si pajisje autonome me aplikacione mobile që bashkëveprojnë me AI për transkriptim dhe analizë.

Plaud Note dhe Plaud Note Pro janĂ« pajisje me madhĂ«si kartĂ« krediti qĂ« regjistrojnĂ« audio deri nĂ« rreth 3–5 metra largĂ«si dhe mund tĂ« kalojnĂ« midis regjistrimit tĂ« takimeve fizike dhe thirrjeve telefonike. Versioni Pro vjen me ekran dhe katĂ«r mikrofonĂ«, ndĂ«rsa tĂ« dyja ofrojnĂ« njĂ« kuotĂ« mujore falas pĂ«r transkriptim.

Mobvoi TicNote është një notetaker i formës drejtkëndore i cili shfaq transkriptim dhe përkthim të gjallë në më shumë se 120 gjuhë dhe ofron deri në 25 orë regjistrim të vazhdueshëm. Pajisja gjithashtu nxjerr automatikisht pikat kryesore të bisedave dhe krijon klipa audio apo përmbledhje si për podcast.

Nje konkurrent i ri në treg është Comulytic Note Pro, i cili mund të regjistrojë deri në 45 orë audio me një karikim dhe nuk kërkon abonim për funksionet bazë të transkriptimit, duke i dhënë përdoruesit fleksibilitet pa pagesë mujore.

PĂ«r ata qĂ« preferojnĂ« pajisje mĂ« tĂ« vogla e
 diskrete, Plaud NotePin dhe Plaud NotePin S janĂ« versione tĂ« vogla qĂ« mund tĂ« mbahen si pin, pendant, apo tĂ« lidhen me çantĂ«n. Ato regjistrojnĂ« rreth 20 orĂ« audio dhe NotePin S ka njĂ« buton fizik pĂ«r tĂ« filluar/ndaluar regjistrimin dhe kapur momentet kyçe.

NjĂ« opsion mĂ« ekonomik Ă«shtĂ« Omi pendant, i cili kushton mĂ« pak, por kĂ«rkon lidhje me telefonin pĂ«r tĂ« funksionuar dhe mund tĂ« punojĂ« deri nĂ« 10–14 orĂ« me bateri.

Viaim RecDot ofron një qasje tjetër përmes earbuds që mund të regjistrojnë dhe transkriptojnë bisedat në deri në 78 gjuhë dhe përfshijnë funksione për të nxjerrë pikat kryesore në transkriptim.

Nga ana tjetër, Anker Soundcore Work është një pajisje e vogël pin me bateri që mund të regjistrojë deri në 8 orë pa ndërprerje, ose deri në 32 orë kur lidhet me kutinë e baterisë, dhe ka një rreze regjistrimi deri në pesë metra.

Ekspertët e teknologjisë vënë në dukje se këto pajisje mund të ndryshojnë mënyrën se si njerëzit mbajnë shënime nga takimet apo bisedat e rëndësishme, duke zvogëluar nevojën për shkrim manual dhe duke sjellë opsione të fuqishme për transkriptim, përmbledhje dhe përkthim automatik me ndihmën e inteligjencës artificiale./ Tech Crunch

The post Kur IA bëhet objekt, po rriten pajisjet që lehtësojnë shënimet e takimeve të punës appeared first on Revista Monitor.

Interesat e kredisë konsumatore ranë përsëri në gjysmën e dytë të 2025

Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e dytë të vitit 2025.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 54.8%, nga 62.2% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 70.9% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2024.

Për paradhëniet bankare (overdraftet) deri në 200 mijë lekë, norma efektive mesatare e interesit ra në 13.71%, nga 13.72% që ishte në gjashtëmujorin e parë dhe 13.9% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2024.

Për kartat e kreditit me limit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar ra në 20.01, nga 20.29% që ishte në gjashtëmujorin e parë 2025 dhe 20.47% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2024.

Për kreditë me këste me vlerë nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë, norma mesatare efektive e interesit rrit lehtë në 26.57%, nga 26.41% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë, por në rënie krahasuar me nivelin prej 27.42% të gjashtëmujorit të dytë 2025.

Për kreditë me shumë nga 600 mijë deri në 2 milionë lekë norma mesatare e interesit ra në 11.03%, nga 11.2% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 12.15% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Normat e mësipërme të interesit janë llogaritur mbi të gjitha kreditë konsumatore të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare jo-banka, bazuara në të dhënat faktike që pasqyrohen në Regjistrin e Kredive.

Norma mesatare efektive e interesit përfshin normën nominale të interesit të kredisë, por edhe të gjitha kostot e tjera që i ngarkohen klientit, duke përfshirë edhe komisionet apo tarifat e tjera.

Rënia e normës efektive mesatare të interesit për kreditë konsumatore përputhet në përgjithësi me një tendencë në rënie të interesave në tregun financiar. Kjo rënie u përcaktua nga politika monetare më stimuluese e Bankës së Shqipërisë, nga gjendja e mirë e likuiditetit në treg, por edhe nga një konkurrencë të lartë në tregun e kredisë konsumatore.

Aplikimi i një norme maksimale efektive të interesit nga Banka e Shqipërisë duket se ka shërbyer gjithashtu si faktor që i ka zhvendosur në ulje interesat mesatare të kredive në vitet e fundit. Që prej fillimit të vitit 2022, kur nisi aplikimi i normës tavan të interesit, ky tregues ka lëvizur vazhdimisht në rënie.

Normat e ulëta të interesit po mbështesin një rritje me ritme shumë të shpejta të kredisë konsumatorë. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i kredisë konsumatore (duke përfshirë overdraftet) në fund të nëntorit 2025 arriti në 106.3 miliardë lekë, në rritje me pothuajse 22% krahasuar me një vit më parë.

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Interesat e kredisë konsumatore ranë përsëri në gjysmën e dytë të 2025 appeared first on Revista Monitor.

Kriza e eksporteve

Në rënie për të tretin vit radhazi, si i dëmtoi kursi në një dekadë   Eksportet kanë hyrë në një krizë të thellë, nga e cila nuk duket se po dalin. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se shitjet jashtë vendit kanë shënuar rënie në vitin 2025, për të tretin vit radhazi, ndonëse ritmet janë ngadalësuar në krahasim me 2024-n. INSTAT raportoi se gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kriza e eksporteve appeared first on Revista Monitor.

NLB synon tĂ« “pĂ«rmbysĂ«â€ historinĂ« pa shkĂ«lqim tĂ« investimeve sllovene nĂ« ShqipĂ«ri

Shifrat tregojnë se investimet direkte nga Sllovenia në Shqipëri kanë vlera të vogla. Përvoja e investimeve të rëndësishme sllovene në Shqipëri, gjithashtu, nuk ka qenë shumë e suksesshme.   Ndërkohë që banka më e madhe sllovene, NLB, po shpalos hapur ambicien për të hyrë në tregun shqiptar, për momentin investimet nga Sllovenia në Shqipëri janë në vlera modeste. Statistikat e Bankës së Shqi...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post NLB synon tĂ« “pĂ«rmbysĂ«â€ historinĂ« pa shkĂ«lqim tĂ« investimeve sllovene nĂ« ShqipĂ«ri appeared first on Revista Monitor.

“Duam tĂ« hyjmĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r tĂ« plotĂ«suar praninĂ« tonĂ« rajonale”

IntervistĂ« me BlaĆŸ Brodnjak, CEO i grupit bankar Nova Ljubljanska Banka (NLB)   Grupi bankar slloven Nova Ljubljanska Banka (NLB) ka ambicie serioze pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« tregun financiar shqiptar. BlaĆŸ Brodnjak, kryetar i bordit menaxhues (CEO) i grupit bankar slloven, thotĂ« nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor”, se hyrja nĂ« tregun shqiptar do tĂ« plotĂ«sonte praninĂ« rajonale tĂ« NLB-sĂ« dhe do tĂ« forconte r...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Duam tĂ« hyjmĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r tĂ« plotĂ«suar praninĂ« tonĂ« rajonale” appeared first on Revista Monitor.

Bilanci i një nisme që mbetet ende në letra

Kur ka kaluar thuajse njĂ« vit nga miratimi i “PaketĂ«s sĂ« Maleve” qĂ« synon tĂ« kthejĂ« kapitalin e DiasporĂ«s dhe jo vetĂ«m, si investim nĂ« malet shqiptare, bilanci mbetet ende nĂ« letĂ«r. BashkitĂ« kanĂ« ecur me ritme tĂ« ngadalta nĂ« lidhje me shpalljen e zonave parĂ«sore, duke lĂ«nĂ« tĂ« pakĂ«naqur qeverinĂ«, e cila ka vĂ«nĂ« si kusht 1000 investime tĂ« synuara. Deri mĂ« tani vetĂ«m 13 bashki i kanĂ« shpallur kĂ«to zo...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bilanci i një nisme që mbetet ende në letra appeared first on Revista Monitor.

ÇfarĂ« nuk po funksionon me sistemet online

Ndërprerja e vazhdueshme e funksioneve të e-Albania gjatë muajve të fundit ka ngritur çështjen se çfarë nuk funksionon. Sipas konsultimeve me ekspertët, një kombinim faktorësh problematikë, nga zvarritja e tenderit të fiskalizimit, te përdorimi i zgjidhjeve open-source pa kontroll teknik nga AKSHI dhe dorëheqjet masive të teknikëve pas fillimit të hetimeve të SPAK ka çuar në problematikat e shumta...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post ÇfarĂ« nuk po funksionon me sistemet online appeared first on Revista Monitor.

“PerĂ«ndimi” i DiellĂ«s

Si ambicia e qeverisĂ« pĂ«r digjitalizimin e administratĂ«s publike dhe kalimin e tĂ« gjitha shĂ«rbimeve online, qĂ« sĂ« fundmi u personifikua ministrja e parĂ« online nĂ« botĂ«, e pagĂ«zuar me emrin “Diella”, nuk po arrin tĂ« krijojĂ« njĂ« sistem tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« besueshĂ«m pĂ«r biznesin, pavarĂ«sisht se ka gĂ«lltitur qindra miliona euro. Si u bllokua aktiviteti i bizneseve pĂ«r tĂ« paktĂ«n tre javĂ« dhe askush n...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “PerĂ«ndimi” i DiellĂ«s appeared first on Revista Monitor.

FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës

Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më të rëndësishëm, të ardhurat për frymë sipas standardit të fuqisë blerëse, për vitin 2025.

Të dhënat janë bërë të ditura në data basë e FMN-së. Për të dy treguesit, Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë.

Treguesi i të ardhurave për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, në vitin 2025 ka arritur në 11 mijë dollarë, sipas të dhënave të FMN-së. Me këto nivele, Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut (10,377 USD) dhe Bosnjë-Hercegovinës (9467), kur disa vite më parë renditej pas tyre.

Ndërkohë, shteti më i varfër i Europës vijon të mbetet Kosova (8033 USD për frymë). Shqipëria është favorizuar vitet e fundit nga nënçmimi i Euros dhe Dollarit, duke rritur automatikisht të ardhurat për frymë të popullatës.

Në rajon, kryesimin e ka marrë Serbia, me 15.3 mijë dollarë për frymë, duke ia kaluar Malit të Zi (14.9 mijë), që për shumë vjet kishte mbajtur kryesimin.

Të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa 28% e mesatares së Europës dhe 23.7% të mesatares së Bashkimit Europian (46,804 USD). Shqipëria nuk ka arritur as mesataren globale, që është 14.6 mijë dollarë për frymë, por mbetet në 76% të saj.

Në treguesin tjetër, atë të të ardhurave për frymë sipas barazisë së fuqisë blerëse, që matet në dollarë ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet pas Maqedonisë së Veriut, në një tregues se paraja në vend ka më pak vlerë se në shtetin fqinjë, për shkak të kostos më të lartë të jetesës, ndonëse të ardhurat janë më të larta. Shqipëria është e 85-a në këtë renditje me një nivel prej 23.3 mijë dollarë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut është në vend të 77, Bosnjë-Hercegovina e 89-a dhe Kosova e 98-a.

Ky tregues, i prodhimit të brendshëm për frymë (PBB) sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP), tregon sa prodhim ekonomik i takon mesatarisht çdo banori në një vend, duke marrë parasysh edhe sa shtrenjtë apo lirë janë mallrat dhe shërbimet aty.

Ndryshe nga PBB-ja pĂ«r frymĂ« e llogaritur vetĂ«m me kurs kĂ«mbimi, PPP korrigjon pĂ«r diferencat e çmimeve mes vendeve, duke e kthyer tĂ« ardhurĂ«n nĂ« atĂ« qĂ« quhet “dollar ndĂ«rkombĂ«tar”, qĂ« pĂ«rfaqĂ«son tĂ« njĂ«jtĂ«n fuqi blerĂ«se kudo. Me fjalĂ« tĂ« thjeshta, ky tregues tregon jo vetĂ«m sa prodhon njĂ« ekonomi pĂ«r person, por edhe sa mund tĂ« blejĂ« realisht njĂ« person me ato para nĂ« vendin e vet, ndaj pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« krahasuar standardin e jetesĂ«s mes vendeve.

The post FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës appeared first on Revista Monitor.

Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30%

Çmimet e produkteve bazĂ« nĂ« bare, kafeja dhe uji po rriten me shpejtĂ«si kohĂ«t e fundit me nga 20-30% se secila. NjĂ« shishe ujĂ« 0.5 litĂ«r tani Ă«shtĂ« barazuar me kafenĂ« ose nĂ« disa raste Ă«shtĂ« edhe mĂ« shtrenjtĂ«.

Të dhënat nga tregu  tregojnë se, një shishe ujë në rrjetet e mëdha të kafeve në kryeqytet ka shkuar në 120 lekë nga rreth 70-90 lekë që ka qenë deri para një muaji.

Ndërsa në baret e zakonshme të Tiranës një paketim  0.5 litër kushton jo më pak se 90 lekë nga 70 lekë që ishte në fund të 2025.  Rritja e çmimit të kafesë dhe ujit më shumë e ka çuar faturën për të dyja bashkë nga 170 lekë mesatarisht në 220-240 lekë.

Enri Jahaj nga Shoqata e Bareve e Restoranteve tha se, nuk as logjikë, as etikë të rritet çmimi i ujit dhe sidomos në disa raste me shumë se kafeja.

“Po kalojmĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n logjike qĂ« ka kaluar Greqia kur nisĂ«n tĂ« abuzonin me çmimin e ujit dhe qeveria atje vendosi njĂ« çmim tavan mĂ« shumĂ« se 0.5 cent”, tha ai.

Greqia është rasti unik në Europë ku miratoi ligjin që vendosi çmim tavan për ujin e thjeshtë të paketuar (zakonisht 500 ml), rreth 0.50 euro TVSH, i detyrueshëm për bare dhe restorante.

Ligji i detyron baret greke që të shënojnë çmimin e ujit në menu me arsyetimin se uji trajtohet si produkt bazë jetese, edhe kur shitet në ambient shërbimi.

Në Francë Ligji detyron lokalet të ofrojnë ujë rubineti falas  për klientët. Kjo krijon një presion indirekt mbi çmimin e shisheve, por restoranti është i lirë të vendosë çfarë çmimi të dojë për ujin e paketuar.

Marzhi i fitimit për një shishe ujë 0.5 litër nga marketi ose furnitorët e shumicës është i lartë. Nga 35-40 lekë në market uji tani kushton në një dysheme jo më pak se 100 lekë.

Kompanitë e prodhimit të ujit në vend pohuan se nuk e kanë ndryshuar çmimin e furnizimit me shumicë të shishes 0.5 litër, duke transferuar arsyet e rritjes së çmimit tërësisht tek baret dhe restorantet.

Po siç shpjegojnë vetë administratorët e bareve uji u aplikua për të maskuar çmimin e kafesë, i cili është rritur ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare dhe në anën tjetër kërkesa për konsum në vend po rritet gjithnjë e më shumë nga turistët.

Për të mbajtur çmimin e kafesë nën kontroll po rritet çmimi i ujit përtej logjikës dhe etikës. Disa bare p.sh. mbajnë paketime të vogla në qelq që kushtojnë shpesh me shumë se kafeja duke i vënë konsumatorët para zgjedhjes së detyruar.

Zoti Jahja bëri thirrje që të bëhet një ndërhyrje e ngjashme me Greqinë, ku uji shpesh ofrohet falas ose me çmim shumë të lirë kundrejt një filxhani kafe që shkon 2.5-4 euro. Megjithatë, në Shqipëri uji i rubinetit nuk është i pijshëm, pavarësisht investimeve të shumta, duke e vështirësuar ndërhyrjen e qeverisë.

Në Shqipëri konsumatorët po përballen me barrë të rëndë të çmimeve të ujit të paketuar, pasi ai që vjen nga rubineti së paku në Tiranë dhe qytetet kryesore nuk është i konsumueshëm. Paketimet 1.5 litër apo më shumë aktualisht shiten në markete edhe me çmime më të larta se ne Europë./ B.Hoxha

 

The post Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30% appeared first on Revista Monitor.

Tregu i sigurimeve pagoi 89 milionë euro dëme vitin e kaluar

Kompanitë e sigurimeve paguan 8.6 miliardë lekë ose rreth 89 milionë euro dëme vitin e kaluar. Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se shuma e dëmeve të paguara pësoi një rënie të lehtë me 0.75% krahasuar me vitin 2024.

Rënia erdhi kryesisht nga tregu i sigurimit të Jetës dhe nga dëmet e paguara si objekt fond kompensimi, ndërsa në segmentin e sigurimit të Jo-Jetës dëmet e paguara u rritën me 0.35% krahasuar me një vit më parë.

Në segmentin më të madh të tregut, atë të sigurimit të Jo-Jetës, dëmet dominohen nga produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik.

Për vitin 2025, kompanitë e sigurimit paguan 5.56 miliardë lekë ose rreth 57 milionë euro dëme të lidhura me sigurimet motorike ndaj palëve të treta. Kjo shumë përbënte rreth 70.5% të gjithë dëmeve të paguara në tregun e sigurimit të jo-jetës. 4.7 miliardë lekë ose gati 60% e totalit janë dëme të lidhura me sigurimin e brendshëm motorik TPL.

Duke filluar nga viti 2026, kompanitë e sigurimeve nisën aplikimin e sistemit bonus-malus, që ka sjellë shtrenjtim të primit të sigurimit për ata drejtues mjetesh që shkaktuan dëme vitin e kaluar.

Një tjetër produkt me peshë në rritje në strukturën e dëmeve është sigurimi vullnetar Kasko i mjeteve. Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimit paguan më shumë se 10 milionë euro dëme në këtë produkt, shumë kjo që përbënte 12.4% të totalit të dëmeve të paguara.

Struktura e dëmeve në tregun e sigurimeve reflekton atë të primeve, duke qenë e dominuar nga produktet motorike, që së bashku përbëjnë më shumë se 82% të dëmeve të paguara.

Ndërkohë, mes produkteve jomotorike, klasa kryesore e dëmeve të paguara është ajo e lidhur me sigurimin e shëndetit. Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimeve paguan rreth 7 milionë euro dëme në këtë produkt, shumë kjo që përbënte 8.4% të gjithë dëmeve të paguara në tregun e Jo-Jetës.

Ndërkohë, produkti kryesor i sigurimit vullnetar, ai i sigurimit të pronës nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore solli vetëm rreth 5 milionë euro dëme, shumë kjo sa 6.2% e totalit.

Veç të tjerash, kjo dëshmon nivelin e ulët të mbulimit të ekonomisë shqiptare me sigurime ndaj katastrofave.

Ndërkohë, në tregun më të vogël, atë të sigurimit të Jetës, kompanitë vitin e kaluar kompanitë e sigurimit paguan 320 milionë lekë ose rreth 3.3 milionë euro dëme. Vlera e dëmeve pësoi rënie me 4.2% krahasuar me një vit më parë.

Struktura e dëmeve dominohet nga produkti kryesor, jeta e debitorit, me 45% të dëmeve totale të paguara./ E.Shehu

Burimi: AMF

The post Tregu i sigurimeve pagoi 89 milionë euro dëme vitin e kaluar appeared first on Revista Monitor.

Një udhëzues mujor për planifikimin e udhëtimeve

Në udhëtime, ai që vepron herët fiton gjithmonë. Edhe pse ofertat e minutës së fundit ekzistojnë, ato zakonisht vijnë me kosto: keni më pak zgjedhje fluturimesh, më pak akomodime dhe paguani më shtrenjtë për ato që kanë mbetur.

Sot, rezervimi shumë herët nuk është më thjesht i zgjuar, është i domosdoshëm. Shumë udhëtime rezervohen 9 muaj deri në një vit përpara, sidomos destinacionet ndërkombëtare, vendet e famshme në rrjetet sociale dhe udhëtimet e lidhura me evente të mëdha.

Në të njëjtën kohë, jo gjithçka mund ta rezervoni kaq herët. Oraret e trenave dhe trageteve zakonisht hapen vetëm 3 deri në 6 muaj para nisjes, prandaj të dini kur të prisni është po aq e rëndësishme sa të dini kur të rezervoni.

Ky udhëzues nga Lonely Planet ju ndihmon të kuptoni, muaj pas muaji, kur është momenti më i mirë për të planifikuar dhe për të blerë fluturime, hotele, ture dhe transport, në mënyrë që të udhëtoni më zgjuar, me më shumë zgjedhje dhe më pak kompromise.

Duhet tĂ« mbani parasysh disa rregulla bazĂ«. Pasaportat mund tĂ« vonohen mĂ« shumĂ« se sa mendoni: procedura standarde zgjat 4–6 javĂ« dhe edhe mĂ« shumĂ« nĂ«se Ă«shtĂ« sezon i ngarkuar.

Rezervoni herët, por sa herë të keni mundësi, zgjidhni bileta dhe hotele të rimbursueshme dhe mos anashkaloni sigurimin e udhëtimit.

NĂ«se po planifikoni njĂ« udhĂ«tim nĂ« parqe tematike, duhet tĂ« veproni 6–12 muaj pĂ«rpara. Pushimet e pranverĂ«s janĂ« zakonisht nĂ« mes tĂ« marsit dhe duhen marrĂ« nĂ« konsideratĂ« qĂ« nĂ« fillim tĂ« vitit.

Nga janari deri në mars është periudha ku duhet të siguroni pjesën më të madhe të udhëtimeve verore.

Janari ju jep fleksibilitet dhe oferta, shkurti është muaji ideal për Europën dhe destinacionet e njohura, ndërsa marsi është afati i fundit për të mbyllur fluturime dhe hotele përpara se të fillojë shtrëngimi i zgjedhjeve. Në këtë fazë, nëse nuk keni bërë rezervime, rrezikoni çmime më të larta dhe më pak alternativa.

Nga prilli deri në maj fillon planifikimi për udhëtime më specifike dhe sezonale.

Kjo është koha për safari në Afrikë, për lulëzimin e qershive në Japoni dhe SHBA, për rajonet e verës në Europë dhe për tregjet e Krishtlindjeve.

Në këto raste, akomodimi është shpesh më i rëndësishëm se fluturimi, sepse vendndodhja përcakton gjithë përvojën.

Qershori dhe korriku, edhe pse janë muajt e pushimeve, janë shumë të rëndësishëm për të menduar përpara.

Duhet të planifikoni shtatorin, tetorin dhe udhëtimet e fundvitit. Nëse ju pëlqen vjeshta, natyra dhe udhëtimet më të qeta, kjo është periudha për të rezervuar, përpara se çmimet të rriten ndjeshëm.

Nga gushti deri në tetor duhet të mendoni për festat e mëdha dhe udhëtimet sezonale: Halloween, Viti i Ri, ski, apo pushime dimërore në destinacione të ngrohta.

Në këtë fazë, pritja zakonisht nënkupton më pak zgjedhje dhe më shumë shpenzime.

Nëntori dhe dhjetori janë muaj strategjikë për gjithë vitin që vjen. Nëntori sjell ofertat e Black Friday dhe Cyber Monday, ndërsa dhjetori është momenti ideal për të siguruar udhëtime të pranverës, kroçera, Alaska dhe kampe verore në parqe kombëtare.

Nëse veproni në këtë periudhë, hyni në vitin e ri me plane të qarta, çmime më të mira dhe shumë më pak stres.

Në fund, nëse planifikoni me kalendar dhe jo vetëm me impulse, udhëtoni më lirë, më rehat dhe me shumë më pak kompromise.

Sa më herët të mendoni për vitin si një tërësi, aq më shumë kontroll keni mbi buxhetin, kohën dhe përvojën tuaj. / Lonely Planet, Shqip.al

The post Një udhëzues mujor për planifikimin e udhëtimeve appeared first on Revista Monitor.

Çipa nĂ« shkretĂ«tirĂ«

Arabia Saudite synon të ndërtojë qendrat e të dhënave më të lira në botë. Me tokë dhe energji të mjaftueshme në dispozicion, mbretëria mendon se ka gjetur avantazhin e saj, shkruan The Economist

 

Dy orë në jug të Xhedahut, në bregun e Detit të Kuq të Arabisë Saudite, parku diellor Al Shuaiba mbulon 50 kilometra katrorë shkretëtirë.

Faza e parë e projektit, e nisur në vitin 2024, prodhon 600 megavat energji elektrike me vetëm 3.9 halala saudite, pak më shumë se një cent, për kilovat/orë, gati një e njëzeta e kostos së prodhimit të energjisë në centralin bërthamor Hinkley Point C që po planifikohet në Britani.

Plani i Arabisë Saudite për gjithë këtë energji të lirë është ta përdorë për të furnizuar qendra gjigante të të dhënave për Inteligjencën Artificiale (IA).

Procesi i bĂ«rjes sĂ« pyetjeve dhe marrjes sĂ« pĂ«rgjigjeve nga njĂ« sistem IA, pĂ«rbĂ«het nga dy elemente: kostoja fikse e pajisjeve kompjuterike dhe kostoja e vazhdueshme e energjisĂ« elektrike pĂ«r t’i operuar ato.

Kursimi te pajisjet është një ekonomi e rreme, pasi çipat më të rinj dhe më të shtrenjtë janë zakonisht edhe më efikasë në ekzekutimin e algoritmeve më të mira.

Ofrimi i sistemeve IA më të lira, për rrjedhojë, varet nga përdorimi i energjisë më të lirë. Pikërisht këtu, Arabia Saudite beson se ka epërsinë.

Kjo strategji u kthye në përparësi kombëtare në maj të vitit 2024 dhe mbështetet nga sundimtari de facto i shtetit, Muhammad bin Salman, i njohur si MBS.

Një kompani e re, Humain, ka centralizuar përpjekjet nën drejtimin e Tareq Amin, kreut të Aramco Digital, krahu teknologjik i kompanisë shtetërore të energjisë.

“Ne nisĂ«m me vrap, jo thjesht duke ecur”, thotĂ« Amin.

Misioni i Humain lidhet ngushtĂ« me strategjinĂ« mĂ« tĂ« gjerĂ« “Vision 2030” tĂ« ArabisĂ« Saudite, qĂ« synon ta shkĂ«pusĂ« vendin nga varĂ«sia ndaj nxjerrjes sĂ« lĂ«ndĂ«ve fosile. Zbatimi i kĂ«tij vizioni, brenda kufizimeve ekzistuese, Ă«shtĂ« “rreziku numĂ«r njĂ«â€, thotĂ« Amin.

“Nuk kemi zgjedhje. Duhet ta bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ«, nuk ka plan B”. I lindur nĂ« Jordani, Amin ka pĂ«rballuar mĂ« parĂ« sfida tĂ« mĂ«dha, duke punuar nĂ« projekte infrastrukturore pĂ«r Reliance Jio, njĂ« kompani indiane e telekomunikacionit, dhe pĂ«r Rakuten, njĂ« konglomerat japonez.

 

Avantazhi saudit

Kushtet duken tĂ« favorshme. Qendrat e tĂ« dhĂ«nave kanĂ« nevojĂ« pĂ«r energji pĂ«r tĂ« funksionuar, tokĂ« ku tĂ« ndĂ«rtohen dhe çipa pĂ«r t’i mbushur. E para Ă«shtĂ« pika e fortĂ« e ArabisĂ« Saudite. Edhe e dyta sigurohet lehtĂ«.

Vendi është i madh dhe pak i populluar dhe, me mbështetje qeveritare, lejet e ndërtimit merren pa vështirësi. Në dy javët e para, thotë Amin, Humain identifikoi mbi 200 vende potenciale me akses në një furnizim energjie të kombinuar prej 15.6 gigavatësh, përfshirë katër parcela të mëdha të vendosura pranë burimeve të mjaftueshme të energjisë diellore.

Çipat kanĂ« qenĂ« mĂ« problematikĂ«. UdhĂ«timi i shtetit drejt qendrave tĂ« tĂ« dhĂ«nave pĂ«r IA nisi me njĂ« marrĂ«veshje mes Aramco Digital dhe Groq, njĂ« kompani prodhuese çipash pĂ«r IA, jo modeli xAI me emĂ«r tĂ« ngjashĂ«m, pĂ«r blerjen e gjysmĂ«pĂ«rçuesve me vlerĂ« 1.5 miliardĂ« dollarĂ« nĂ« shkurt.

Këta çipa janë të përshtatshëm për uljen e kostos së përdorimit të modeleve, duke e bërë më të lirë prodhimin e tokenëve, njësia bazë e përdorimit të IA.

Një token është një copëz teksti që përdorin modelet e Inteligjencës Artificiale për të përpunuar gjuhën. Shumica e produkteve komerciale të IA aplikojnë një tarifë për çdo token të përdorur në një pyetje, për shembull 1.25 dollarë për milion për GPT-5 të OpenAI, dhe një tarifë të veçantë për çdo token të prodhuar në përgjigje, rreth 10 dollarë për milion.

Oferta e Humain për kompanitë e IA është e thjeshtë: ekzekutoni modelet tuaja mbi energjinë saudite dhe prodhoni tokenët e daljes me një kosto shumë më të ulët se ajo që u faturohet klientëve.

Me energji tĂ« lirĂ« dhe çipa efikasĂ«, Humain arriti t’i shesĂ« tokenĂ«t e daljes me rreth gjysmĂ«n e çmimit tĂ« tregut, thotĂ« Amin.

Në nëntor, Humain siguroi çipat më të avancuar në treg. Një vizitë e MBS në SHBA, gjithashtu kryetar i Humain dhe fytyra e të cilit ndodhet në krye të faqes së saj të internetit, përfshiu një takim miqësor me Donald Trump, që hapi rrugën për një licencë importi prej 35 mijë çipash të nivelit më të lartë nga Nvidia, me një kosto rreth 1 miliard dollarë.

Kjo nuk mjafton për të mbushur më shumë se një qendër të vetme të të dhënave për llojin e kompanive të mëdha të IA që Humain synon të operojë, por përfaqëson një kthesë të fortë nga përpjekjet e mëparshme amerikane për ta mbajtur harduerin më të vlefshëm të llogaritjes për IA vetëm për aleatët më të afërt.

Pak më herët, AirTrunk, një ndërtues qendrash të të dhënave, kishte nënshkruar një marrëveshje prej 3 miliardë dollarësh me Humain për ndërtimin e një kampusi qendrash të të dhënave në vend.

Arabia Saudite nuk po ndërton vetëm qendra të të dhënave, por edhe po i përdor ato. ALLAM, një model IA në gjuhën arabe i ndërtuar me Autoritetin Saudit për të Dhëna dhe IA, një tjetër strukturë shtetërore, u është vënë në dispozicion nëpunësve civilë. Humain ka nënshkruar gjithashtu marrëveshje me kompani si Adobe për ta integruar këtë model në aplikacionet e tyre.

 

Ambiciet që vijnë më pas

Partneritete të tilla sugjerojnë se Arabia Saudite është në rrugën e duhur për të ndërtuar themelet e një sektori të qëndrueshëm të IA, thotë Derar Saifan, partner në firmën e konsulencës PwC.

Ai pret që vendi të hyjë në pesëshen e parë të qendrave globale të IA brenda pesë deri në shtatë vjetësh.

Sukseset e hershme e kanĂ« rritur mĂ« tej ambicien e Humain. Amin tani flet jo vetĂ«m pĂ«r eksportimin e tokenĂ«ve ose trajnimin e modeleve, por pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« “sistemi operativ tĂ« IA pĂ«r ndĂ«rmarrjet, i pari nĂ« botĂ«â€, njĂ« konkurrent i drejtpĂ«rdrejtĂ« i Microsoft Windows, ku departamentet e burimeve njerĂ«zore, financave dhe ligjore zĂ«vendĂ«sohen nga agjentĂ« IA dhe ndĂ«rfaqja ndĂ«rtohet rreth komandave pĂ«r chatbotĂ«, nĂ« vend tĂ« klikimit mbi ikona.

ËshtĂ« njĂ« vizion i guximshĂ«m, ndoshta edhe utopik. “Nuk mund tĂ« anashkaloj afatet dhe kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« mĂ« mban zgjuar”, thotĂ« Amin. “Nuk po e nĂ«nvlerĂ«soj aspak detyrĂ«n.”

The post Çipa nĂ« shkretĂ«tirĂ« appeared first on Revista Monitor.

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Rreth 26.3 mijĂ« apartamente e njĂ«si tĂ« tjera banimi ishin tĂ« disponueshme pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« me qira gjatĂ« vitit 2025. KĂ«to njĂ«si gjeneruan njĂ« rekord tĂ« ardhurash prej 134 milionĂ« eurosh, me rritje prej 23.4% nga viti i mĂ«parshĂ«m. Por, shtimi i konkurrencĂ«s ka ulur fitimin pĂ«r apartament. NĂ« tĂ« kundĂ«rt, çmimet e qirave afatgjata po rriten me ritme tĂ« larta, duke “shtrembĂ«ruar” tregun. Cilat janĂ« qytetet ku biznesi i qirasĂ« afatshkurtĂ«r Ă«shtĂ« mĂ« i zhvilluar? Sa fitohet nga qiradhĂ«nia sipas muajve me ditĂ« dhe afatgjatĂ«? A ia vlen tĂ« blesh njĂ« apartament pĂ«r ta dhĂ«nĂ« me qira?

 

Ornela Liperi

Familjet dhe individët po e shohin shtëpinë jo më si strehë, por si aset që duhet të punojë çdo muaj, qoftë përmes qirave afatshkurtra për turistët, ashtu dhe me kontrata afatgjata për banim.

Fitimi i shpejtë nga qiraja po duket gjithnjë e më joshës, duke ndryshuar dy vitet e fundit sjelljen e pronarëve, balancat e tregut të banesave dhe sidomos fitimet që po sjellin ato.

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion turistik bëri që shumë persona të jepnin shtëpitë me qira afatshkurtër, duke konkurruar hotelet, por edhe duke joshur shumë të huaj për shkak të çmimeve të lira ditore në krahasim me vendet e tjera të Europës.

TĂ« dhĂ«nat e AirDNA, njĂ«sia analitike e platformĂ«s sĂ« qiradhĂ«nies Airbnb, tĂ« bĂ«ra tĂ« disponueshme pĂ«r “Monitor”, bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se nĂ« gjithĂ« vendin, mesatarisht nĂ« vitin 2025, jepeshin me qira 26.3 mijĂ« apartamente pĂ«rmes platformĂ«s sĂ« qiradhĂ«nies, Airbnb, nga 21 mijĂ« vitin e mĂ«parshĂ«m, me njĂ« rritje prej 25.3%.

Kjo shifër përfaqëson gati 3% të totalit të njësive për banim në vend (rreth 1.08 milionë) sipas INSTAT, apo 6.1% të apartamenteve në pallate (432 mijë).

Numri i atyre që kanë zgjedhur të lënë shtëpinë në dispozicion të të huajve me ditë është rritur ndjeshëm. Në janar të vitit 2021, kur është dhe e dhëna më e hershme e disponueshme nga AirDNA, jepeshin me qira përmes Airbnb rreth 6.2 mijë apartamente apo njësi të tjera banimi, ose 4 herë më pak sesa sot.

 

Burimi: AirDNA

 

Shtimi i këtyre njësive ditore ka rritur të ardhurat që gjenerohen nga net-qëndrimet e shtetasve të tretë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të huaj. Sipas të dhënave nga AirDNA, në vitin 2025 nga qiradhënia në Shqipëri u gjeneruan gjithsej 134 milionë euro, një nivel rekord i regjistruar ndonjëherë në vend. Në krahasim me vitin e mëparshëm, të ardhurat janë rritur me 23.4%.

Zhvillimi është i dukshëm në dy vitet e fundit dhe përkon me rritjen e hyrjes së shtetasve të huaj në vend, që arriti në 11.7 milionë në 2024 dhe i ka kaluar 12 milionë në vitin 2025. Me çmimet ditore të qirave që janë më të lira sesa të hoteleve dhe numrit më të lartë të personave që mund të qëndrojnë në një apartament, kërkesa për këto njësi akomoduese mbetet e lartë.

Për krahasim me vitin 2021, ky treg qarkulloi vetëm 14.6 milionë euro.

 

Burimi: AirDNA

 

Sipas muajve, periudha nga qershori në shtator është ajo që gjeneron më shumë të ardhura, e lidhur me tendencën sezonale, ku shumë shtetas të huaj i drejtohen bregdetit.

Kulmin e shënon gjithnjë gushti, ku në vitin 2025 u arkëtuan 37.2 milionë euro, ose 24.4% e totalit.

 

Burimi: AirDNA

 

Në korrik dhe gusht 2024 jepeshin me qira ditore rreth 30 mijë njësi banimi në të gjithë vendin, me Airbnb. Kjo është dhe periudha me kërkesën më të lartë. 65-67% e këtyre njësive ishin të prenotuara të paktën një ditë gjatë këtij muaji, sipas AirDNA.

“QiradhĂ«nia e shtĂ«pive Ă«shtĂ« njĂ« treg nĂ« rritje”, thotĂ« Stela Dhami nga “Colliers International”. Ajo shton se pĂ«rderisa ky treg nuk ka ndĂ«rhyrje, kjo tendencĂ« do tĂ« vazhdojĂ«.

“ËshtĂ« krijuar njĂ« nĂ«ntreg i ‘hotelerisë’ pĂ«r turistĂ«t familjarĂ« dhe rininĂ« me buxhet tĂ« ulĂ«t, duke qenĂ« se tipologjia e turistĂ«ve qĂ« tĂ«rheqim Ă«shtĂ« low cost”.

 

Net-qëndrimet arrijnë rekord në vitin 2025

Lulëzimi i turizmit ka sjellë një rritje të fortë të net-qëndrimeve në strukturat që janë dhënë me qira nëpërmjet platformës Airbnb.

Në total, për 2025-n, u regjistruan 2.36 milionë net-qëndrime përmes kësaj platforme, me një rritje prej 22.8% me bazë vjetore.

Numri më i lartë i net-qëndrimeve shënohet në gusht, me 444 mijë, me rritje prej 28% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.

 

Burimi: AirDNA

 

Oferta në rritje uli çmimin ditor të qirave, duke filluar nga gushti

Të dhënat e AirDNA tregojnë se çmimi mesatar ditor në Shqipëri për një njësi banuese me qira luhatet nga 40.7 euro në mars në 73.4 euro në gusht.

Ndryshe nga sa ka ndodhur në vendet e tjera, çmimet nuk kanë shënuar ndonjë rritje të lartë vitet e fundit, për shkak të konkurrencës së lartë, që ka ardhur nga shtimi i apartamenteve të listuara.

Mesatarja prej 74 eurosh në gusht vjen si rrjedhojë e çmimeve të larta në njësitë bregdetare, kryesisht në Vlorë e Sarandë, që arrin në 86 euro në gusht, në Durrës, 80 euro/natë, ndërsa në Tiranë, qiraja mesatare ditore nuk e kalon maksimumin e 45 eurove edhe në kulmin e sezonit.

 

Burimi: AirDNA

 

Sipas të dhënave nga AirDNA, çmimi mesatar i qirasë ishte 56.71 euro në vitin 2025, me rritje prej 0.5% në krahasim me 2024-n.

Por, shtimi i konkurrencës në ofertat e shtëpive ka sjellë një tendencë rënëse të çmimeve, sidomos nga gushti deri në fund të vitit. Në gusht, qiraja mesatare ishte 73.4 euro, nga 74.7 euro një vit më parë.

 

Të ardhurat reale mujore janë në rënie me mbi 4%, kursi është një tjetër goditje

Kthimi efektiv nga qiraja ditore, në shumicën e rasteve, rezulton modest për shkak të konkurrencës së fortë në treg dhe tarifave të ulëta ditore. Megjithatë, në Shqipëri, vendimet për këtë lloj investimi shpesh nuk bazohen në analiza afatgjata të përfitimit.

Pronarë banesash dhe individë të tjerë iu bashkuan trendit, duke rritur ndjeshëm numrin e apartamenteve të ofruara për qira afatshkurtër, të nxitur nga bindja se kjo formë qiradhënieje garanton fitime të lehta dhe të shpejta.

NjĂ« apartament mund ta japĂ«sh me qira ditore nga 40 – 80 euro, por jo i gjithĂ« muaji Ă«shtĂ« i zĂ«nĂ«. Sipas statistikave tĂ« AirDNA, norma e zĂ«nies varion nga 44% nĂ« tetor deri nĂ« 66% nĂ« gusht.

Mesatarisht norma e zĂ«nies ditore ishte 54% nĂ« vitin 2025, nga 55% njĂ« vit mĂ« parĂ«. Kjo do tĂ« thotĂ« se nĂ« njĂ« muaj, shtĂ«pia Ă«shtĂ« e zĂ«nĂ« pĂ«r 15 – 16 ditĂ«, pĂ«rveç muajve tĂ« verĂ«s, kur mund ta japĂ«sh edhe pĂ«r mĂ« shumĂ« se 20 ditĂ«.

Treguesi RevPAR (tĂ« ardhura pĂ«r qiranĂ« e disponueshme), – i cili tregon tĂ« ardhurĂ«n reale ditore bazuar nĂ« arkĂ«timin e njĂ« muaji dhe qĂ« jep njĂ« ide mĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« shĂ«ndetit tĂ« tregut sesa shifrat e larta tĂ« tĂ« ardhurave totale, – nĂ« vitin 2025 luhatej nga 18.6 euro nĂ« nĂ«ntor nĂ« 48.5 euro nĂ« gusht, me kĂ«tĂ« tĂ« fundit qĂ« rritet nga zonat bregdetare.

Për pjesën më të madhe të vitit, e ardhura ditore nuk i kalon 25 euro.

 

Burimi: AirDNA

 

Mesatarisht, në vitin 2025, treguesi i të ardhurave reale (RevPAR) ishte 30.7 euro, me rënie të lehtë (-1.4%), në raport me 31.1 euro, që ishte një vit më parë. Treguesi është më i lartë në Vlorë e Sarandë (37.5 euro), Golem (34.2 euro), Durrës (33.6 euro). Në Tiranë, fitimi mesatar neto ditor është 25 euro.

Me një mesatare të thjeshtë, e ardhura mujore nga qiradhënia ditore në Shqipëri është 900 euro në muaj, duke u luhatur nga 1125 euro në Vlorë e Sarandë, rreth 1000 euro në Golem e Durrës dhe 750 euro në Tiranë.

Kjo është një e ardhur bruto, pasi duhet të hiqen shpenzimet si pastrimi, energjia, amortizimi, kosto të tjera të riparimit e zëvendësimit të pajisjeve, etj., që mund të arrijnë nga 100 deri në 200 euro në muaj.

Një tjetër faktor që ndikon është euro. Mesatarisht, 1 euro u këmbye 97.8 lekë, nga 100.7 një vit më parë. Për krahasim, në vitin 2024, e ardhura mesatare ishte 933 euro (neto ditore 31 euro), e konvertuar në monedhën vendase ishte rreth 94 mijë lekë.

Në 2025-n, e ardhura neto mujore ishte 920 euro (31.7 euro në ditë) dhe e konvertuar me kursin e atij viti ishte rreth 90 mijë lekë.

Fitimi real ka rënë me 4.2%, i ndikuar si nga kursi, ashtu dhe kthimi ditor pak më i ulët.

 

Kthimi nga qiradhënia ditore

Mesatarisht, në 2025-n, e ardhura reale ditore nga qiradhënia përmes platformës Airbnb në rang vendi është 30.7 euro. E ardhura mujore nga qiradhënia ditore në Shqipëri është 900 euro, duke u luhatur nga 1125 euro në Vlorë e Sarandë, rreth 1000 euro në Golem e Durrës e 750 euro në Tiranë. Kjo është një e ardhur bruto, pasi duhet të hiqen shpenzimet si pastrimi, energjia, amortizimi, kosto të tjera të riparimit e zëvendësimit të pajisjeve, etj., që mund të arrijnë nga 100 deri në 200 euro në muaj. 

 

Burimi: AirDNA

 

Në praktikë, ky model i qiradhënies afatshkurtër funksionon më mirë për ata që e kanë kthyer qiradhënien në aktivitet të strukturuar, duke menaxhuar disa apartamente njëkohësisht dhe duke ulur kostot për njësi, ose për pronarët që disponojnë banesa në pronësi dhe nuk i përdorin vetë.

Një zgjidhje biznesi që e provuan shumë persona ishte të merrnin një njësi me qira mujore e ta jepnin atë me ditë, duke tentuar të fitonin nga diferenca.

Një prej tyre ishte dhe Erioni, i cili vendosi të merrte me qira një apartament në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, me qëllimin për ta dhënë më pas me qira ditore. Pagesa mujore e qirasë ishte 500 euro, ndërsa çmimi për natë luhatej mes 35 dhe 55 eurove.

Në praktikë, apartamenti arrinte të ishte i zënë jo më shumë se gjysmën e muajit. Përveç qirasë, shpenzimet fikse mujore varionin nga 150 deri në 200 euro, duke përfshirë energjinë, pastrimin, furnizimin me produkte bazë, zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara, si dhe komisionet e platformave Airbnb apo Booking, që shkonin nga 7% në 14%.

TĂ« ardhurat mesatare mujore silleshin rreth 700 – 800 euro, ndĂ«rsa nĂ« muajt mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« gushtit dhe shtatorit arritĂ«n deri nĂ« 1,100 euro.

Megjithatë, fitimi neto mbetej i kufizuar, nga 100 deri në 400 euro në muaj, një nivel që rezultoi i pamjaftueshëm për kohën dhe angazhimin e kërkuar. Sot, Erioni ka hequr dorë nga kjo përvojë dhe thotë se nuk do ta ndërmerrte më një nismë të tillë.

 

Airbnb, një konkurrent i fortë i hoteleve

Në fund të vitit 2024, sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor zuri 4.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave nga INSTAT. Deri në vitin 2017, akomodimi dhe shërbimi ushqimor kontribuonte më pak se 2% të PBB-së.

Në vlerë, akomodimi dhe shërbimi ushqimor prodhoi 176 miliardë lekë, ose gati 1.8 miliardë euro në vitin 2024, sipas INSTAT, duke arritur një nivel rekord, i ndikuar nga vrulli i turizmit.

Gjithsesi, të dhënat nga AirDNA tregojnë se sektori i turizmit të qirasë afatshkurtër ka marrë një zgjerim të madh, duke konkurruar dukshëm hotelet.

P.sh., të ardhurat e gjeneruara vetëm përmes qiradhënies nga platforma Airbnb në vitin 2024 ishin 135 milionë euro, ndërsa ishin mesatarisht rreth 26 mijë njësi banimi të listuara.

Krahas Airbnb është dhe platforma tjetër Booking, për të cilin nuk ka të dhëna të detajuara, por aktorët e tregut pohojnë se sjell më shumë qiramarrës dhe një pjesë e madhe e tij, përveç hoteleve, mbetet sërish informale.

Për krahasim, 12 hotelet më të mëdha në vend, qarkulluan së bashku në vitin 2024 rreth 10 miliardë lekë, ose 100 milionë euro, pothuajse sa platforma Airbnb në 2024-n (rreth 108 milionë euro).

INSTAT raporton se për vitin 2025, u shënuan gjithsej 9.6 milionë net-qëndrime në vend. Të dhënat e tjera të AirDNA tregojnë se vetëm përmes platformës Airbnb, kërkesa për net-qëndrime ishte 2.36 milionë, ose gati 25% e net-qëndrimeve të deklaruara zyrtarisht.

 

 

Lexoni edhe:

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana


A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira

Shtrembërimi i tregut, të gjithë drejt qirasë afatshkurtër, por rritet ajo afatgjatë në kryeqytet

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja

 

The post Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana


Tirana është porta hyrëse e vendit dhe ndalesa e parë pothuajse për çdo vizitor. Durrësi, vetëm pak minuta larg kryeqytetit, i josh turistët me detin, restorantet dhe atmosferën verore.

Vlora dhe, mbi tĂ« gjitha, Saranda me Ksamilin, shpesh tĂ« quajtur “Maldivet e EuropĂ«s”, kanĂ« dalĂ« prej kohĂ«sh nga harta lokale dhe janĂ« kthyer nĂ« emra tĂ« njohur nĂ« mediat e huaja.

Gjirokastra dhe Berati tërheqin me gurin, historinë dhe arkitekturën e rrallë, Korça me natyrën dhe ritmin e qetë të jetës, ndërsa Shkodra po shfaqet së fundmi si një trend i ri për udhëtarët që kërkojnë përvoja ndryshe.

NĂ« kĂ«tĂ« mozaik destinacionesh, “gara” mes qyteteve pĂ«r vĂ«mendjen e turistĂ«ve Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mĂ« e fortĂ«, duke hapur njĂ«kohĂ«sisht edhe mĂ« shumĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r biznes.

BanorĂ« tĂ« shumtĂ« kanĂ« liruar banesat pĂ«r t’i kthyer nĂ« burim tĂ« ardhurash nga qiraja, ndĂ«rsa tĂ« tjerĂ« kanĂ« investuar duke marrĂ« ambiente me qira dhe duke i shndĂ«rruar nĂ« struktura akomoduese, nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar nga vala turistike.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« AirDNA, njĂ«sia analitike e platformĂ«s sĂ« qiradhĂ«nies Airbnb, tĂ« bĂ«ra tĂ« disponueshme pĂ«r “Monitor”, nga 26.3 mijĂ« njĂ«si banuese qĂ« ishin tĂ« listuara pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« me qira, pjesa mĂ« e madhe e tyre, rreth 39% ishin nĂ« segmentin e VlorĂ«-SarandĂ«s, me 10.2 mijĂ« njĂ«si.

Në vend të dytë është Tirana, me 20%, ose 5.2 mijë apartamente. Vendin e tretë e zë Durrësi, së bashku me Golemin, me rreth 19% (3.8 mijë njësi në Durrës dhe 1.3 mijë në Golem).

Në vend të katërt është Shkodra, që po bëhet një destinacion gjithnjë e në rritje, me 1.2 mijë apartamente që jepeshin me qira ditore mesatarisht në 2025-n, ose 4.7% e totalit.

 

Burimi: AirDNA

 

Kryeqyteti arrin të konkurrojë për numër turistësh, por jo për çmimet e qirave ditore. Të dhënat e AirDNA tregojnë se e ardhura në një ditë është më e ulëta nga destinacionet e tjera të preferuara.

NĂ« kryeqytet, çmimi mesatar pĂ«r njĂ« natĂ« Ă«shtĂ« 42.4 euro, ndĂ«rsa fitimi neto Ă«shtĂ« 25 euro. MĂ« i larti Ă«shtĂ« nĂ« zonĂ«n VlorĂ« – SarandĂ«, duke arritur deri nĂ« 66 euro, me fitim neto 37.5 euro.

Edhe Golemi e Durrësi janë bërë konkurrues me përkatësisht 68.1 euro (neto 34.2 euro) dhe 62.4 euro (neto 33.6 euro).

 

Burimi: AirDNA

 

Vlora (përfshirë Sarandën) kryeson për numrin e lartë të net-qëndrimeve, që arritën në 1.5 milionë në 2025-n. Në vend të dytë është kryeqyteti, që është stacioni kryesor për cilindo që vendos të vizitojë vendin, sidomos jashtë periudhës sezonale.

Në Tiranë u prenotuan gjithsej 1.25 milionë net-qëndrime përmes platformës Airbnb. Në vend të tretë është Durrësi dhe bregdeti, (Golemi) me rreth 770 mijë net-qëndrime.

Një konkurrent i fortë po bëhet dhe Shkodra, ku janë prenotuar rreth 200 mijë net-qëndrime në vitin 2025, sipas të dhënave nga AirDNA.

 

Burimi: AirDNA

 

Zotëruesit e njësive që jepen me qira në Vlorë e Sarandë arrijnë të garantojnë dhe të ardhurat më të larta në total, si rrjedhojë e çmimeve më të shtrenjta dhe net-qëndrimeve më të shumta.

 

Burimi: AirDNA

 

Tirana, e ardhura mesatare, rreth 750 euro/muaj

Në Tiranë, ata që japin shtëpinë me qira nëpërmjet platformës Airbnb kanë gjeneruar 31.2 milionë euro të ardhura në vitin 2025.

Norma e zĂ«nies mesatare ishte 59%, qĂ« do tĂ« thotĂ« qĂ« vetĂ«m 16 – 17 ditĂ« nĂ« muaj apartamenti Ă«shtĂ« i zĂ«nĂ«, duke arritur maksimumi nĂ« 65 – 67% nĂ« muajt e verĂ«s.

Net-qëndrimet kanë ardhur në rritje, duke kulmuar në 76 mijë në gusht 2025, por shtimi i stokut ka bërë që të ketë gjithnjë e më shumë ofertë në Tiranë, duke mos mundësuar shtrenjtimin e çmimeve.

Niveli më i lartë i çmimit në natë në kryeqytet u arrit në gusht, me 45 euro/muaj, por më pas çmimet zbritën deri në 40 euro në dhjetor.

Teksa vetĂ«m 50 – 60% tĂ« kohĂ«s kĂ«to njĂ«si akomoduese nuk janĂ« tĂ« zĂ«na, fitimi neto Ă«shtĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht sa gjysma e çmimit ditor.

P.sh., në janar 2024, çmimi mesatar ishte rreth 40.8 euro dhe apartamenti ishte i prenotuar për 39% të muajit (15-16 ditë), çka bën që fitimi neto të jetë rreth 20 euro.

Fitimi më i lartë mujor neto është në gusht e shtator, me rreth 30 euro.

Mesatarja e fitimit për Tiranën për 2025 është 24.93 euro/ditë, me një kthim mujor prej rreth 750 eurosh.

 

Burimi: AirDNA

 

Kashari është një tjetër zonë e preferuar e Tiranës për qiradhënie, për shkak të strukturës me ndërtime të vilave private. Krahas të huajve, përdorues të tyre me qira ditore janë të rinjtë për organizime të ndryshme, për festa apo ditëlindje.

TĂ« ardhurat totale tĂ« gjeneruara nga qiradhĂ«nia nĂ« Kashar ishin 1 milion euro nĂ« 2025-n. NĂ« gusht, qiraja arrin deri nĂ« 100 euro nĂ« ditĂ« dhe mĂ« e ulĂ«ta Ă«shtĂ« nĂ« shkurt me 30 euro. Norma mĂ« e lartĂ« e zĂ«nies Ă«shtĂ« po nĂ« gusht, me 60%, ndĂ«rsa pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« vitit luhatet nĂ« 40 – 50%.

Mesatarja e fitimit për Kasharin për 2025 është 32.7 euro/ditë, me një kthim mujor prej rreth 982 eurosh.

 

Vlora dhe Saranda, rekord të ardhurash prej 57 milionë eurosh

Ndryshe nga Tirana, në Vlorë dhe Sarandë qiradhënësit kanë arritur të marrin çmime më të mira gjatë muajve të verës, duke shfrytëzuar interesin e lartë që ka për këto zona bregdetare.

AirDNA i raporton së bashku Vlorën dhe Sarandën.

Të ardhurat në këto dy qytete arritën rekordin e 57 milionë eurove në 2025. Kjo shumë e dy qyteteve më të preferuara bregdetare është sa gati 43% e të ardhurave totale që qiramarrësit fituan nëpërmjet Airbnb në të gjithë vendin.

NĂ« gusht, njĂ« njĂ«si banimi jepej me qira pĂ«rmes Airbnb mesatarisht 86 euro/ditĂ« nĂ« VlorĂ« ose SarandĂ«, mĂ« e larta nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin dhe nĂ« korrik, 82 euro. GjatĂ« muajve tĂ« tjerĂ«, qiraja luhatej midis 40 – 60 euro/ditĂ«.

Apartamentet nĂ« verĂ« ishin tĂ« zĂ«na nĂ« 60 – 70% tĂ« kohĂ«s. MĂ« tĂ« larta janĂ« dhe fitimet neto, qĂ« arrijnĂ« nĂ« rreth 55 – 60 euro nĂ« korrik e gusht. NĂ« periudhĂ«n jashtĂ« sezonit, kthimi Ă«shtĂ« i ulĂ«t, nĂ« 20 – 25 euro.

Mesatarja e fitimit për Vlorën e Sarandën për 2025 është 37.5 euro/ditë, me një kthim mujor prej rreth 1125 eurosh.

 

Burimi: AirDNA

 

Durrësi dhe Golemi, një biznes i mirë

NĂ« zonĂ«n e DurrĂ«sit dhe tĂ« Golemit Ă«shtĂ« mĂ« e zhvilluar industria hoteliere, qĂ« tĂ«rheq turizmin e organizuar, kryesisht nga Polonia, Çekia, por dhe shtete tĂ« tjera tĂ« EuropĂ«s.

Për shkak të numrit të lartë të apartamenteve në bregdet, edhe qiradhënia është kthyer në një biznes të mirë. Të ardhurat gjithsej nga qiradhënia përmes Airbnb arritën në 20.7 milionë euro në Durrës dhe 5.1 milionë euro në Golem në 2025-n.

Çmimet ditore janĂ« rritur ndjeshĂ«m sidomos nĂ« pikun e sezonit. NĂ« gusht 2025, njĂ« njĂ«si banuese me qira ditore kushtonte 80 euro nĂ« DurrĂ«s dhe 76 euro nĂ« Golem, duke qenĂ« e dyta mĂ« e shtrenjta pas VlorĂ«s e SarandĂ«s, nga qytetet e raportuara nga AirDNA.

NĂ« verĂ«, rreth 60 – 70% e muajit Ă«shtĂ« e zĂ«nĂ« nga pushuesit.

Mesatarja e fitimit për Durrësin ishte për 2025 është 33.6 euro/ditë, me një kthim mujor prej rreth 1007 eurosh.

Për Golemin, shifrat ishin përkatësisht 34.2 dhe 1026 euro.

 

Burimi: AirDNA

 

Burimi: AirDNA

 

Shkodra, ylli i ri në ngjitje

Shkodra, njĂ« qytet qĂ« i ka tĂ« gjitha – detin, malin, lumin, liqenin, historinĂ«, kulturĂ«n, traditĂ«n e ushqimin – Ă«shtĂ« “zbuluar” sĂ« fundmi jo vetĂ«m nga turistĂ«t e huaj, por edhe vendasit.

Shkodra renditet në qytetin e katërt më të preferuar nga turistët në vend, bazuar në net-qëndrimet dhe të ardhurat nga qiradhënia ditore, pas Vlorës (+ Sarandën), Tiranës dhe Durrësit (+ Golemin). Zotëruesit e pronave në Shkodër kanë arkëtuar 5.2 milionë euro në vitin 2025 nga dhënia e njësive me qira ditore përmes platformës Airbnb.

Numri i njësive që jepen me qira pothuajse është dyfishuar nga 790 në janar 2024, në mbi 1500 në dhjetor 2025.

NĂ« korrik dhe gusht, njĂ« njĂ«si banimi jepej me qira pĂ«rmes Airbnb mesatarisht 65 euro/ditĂ«. GjatĂ« muajve tĂ« tjerĂ«, qiraja luhatej midis 40 – 50 euro/ditĂ«.

Apartamentet nĂ« verĂ« ishin tĂ« zĂ«na nĂ« 60% tĂ« kohĂ«s. MĂ« tĂ« larta janĂ« dhe fitimet neto, qĂ« arrijnĂ« nĂ« rreth 40 euro nĂ« korrik e gusht. NĂ« periudhĂ«n jashtĂ« sezonit, kthimi Ă«shtĂ« i ulĂ«t, nĂ« 15 – 25 euro.

Mesatarja e fitimit për Shkodrën për 2025 është 25.8 euro/ditë, me një kthim mujor prej rreth 773 eurosh, më e lartë sesa kryeqyteti.

 

Burimi: AirDNA

 

Shëngjini, me kthim të lartë mujor

Shëngjini është zona bregdetare që ka njohur zhvillim të shpejtë për ndërtimet, e nxitur nga interesi i lartë i shtetasve të Kosovës për shkak të afërsisë gjeografike.

Mesatarisht janë rreth 750 njësi që jepen me qira afatshkurtër përmes platformës Airbnb, të cilat kanë gjeneruar një total të ardhurash prej 1.5 milionë euro në vitin 2025.

Çmimi maksimal i njĂ« nate me qira Ă«shtĂ« nĂ« korrik e gusht, me 63 – 65 euro, periudhĂ« kur mbi 60% e netĂ«ve janĂ« tĂ« zĂ«na.

Mesatarja e fitimit për Shëngjinin për 2025 është 26.8 euro/ditë, me një kthim mujor prej rreth 805 eurosh, më e lartë sesa kryeqyteti, por pas Vlorës e Durrësit.

 

Burimi: AirDNA

 

Qytetet e tjera

AirDNA ka të dhëna të detajuara dhe për Korçën dhe Beratin e për herë të parë ka përshirë në listë dhe Elbasanin.

Dhjetori është muaji më i zhurmshëm për Korçën, kur Krishtlindjet dhe festat e fundvitit tërheqin shumë turistë vendas e të huaj. Fitimi neto arrin në 20 euro në ditë, ndërsa dhe në korrik e gusht, është mbi 20 euro.

PĂ«r muajt e tjerĂ«, kthimi Ă«shtĂ« mesatarisht 8 – 10 euro. Çmimet e qirave ditore nĂ« Korçë variojnĂ« nga 40 euro nĂ« 50 euro nĂ« ditĂ«. TĂ« ardhurat e gjeneruara nĂ« total pĂ«r Korçën ishin gati 1.5 milionĂ« euro.

Mesatarja e fitimit për Korçën për 2025 është 16.7 euro/ditë, me një kthim mujor prej rreth 507 eurosh.

MĂ« me pak leverdi rezulton qiradhĂ«nia nĂ« Berat, ku ndonĂ«se çmimi pĂ«r natĂ« Ă«shtĂ« rreth 40 euro, fitimi neto ditor Ă«shtĂ« mĂ« i ulĂ«ti nga tĂ« gjitha qytetet e raportuara, me vetĂ«m 7 – 20 euro.

Në total, banorët e Beratit kanë arkëtuar 1.4 milionë euro nga qiradhënia afatshkurtër për vitin 2025.

Mesatarja e fitimit për Beratin për 2025 është 16.9 euro/ditë, me një kthim mujor prej rreth 446 eurosh.

Elbasani Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r qytet qĂ« ka filluar tĂ« tĂ«rheqĂ« vĂ«mendjen e turistĂ«ve, por arkĂ«timet totale mbeten tĂ« ulĂ«ta, nĂ« 350 mijĂ« euro. Çmimi mesatar i qirasĂ« varion nga 40-50 euro/natĂ« dhe e ardhura reale 11-20 euro.

Mesatarja e fitimit për Elbasanin për 2025 është 15.88 euro/ditë, me një kthim mujor prej rreth 477 eurosh.

 

Burimi: AirDNA

 

Burimi: AirDNA

 

Burimi: AirDNA

 

Burimi: AirDNA

 

Lexoni edhe:

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira

Shtrembërimi i tregut, të gjithë drejt qirasë afatshkurtër, por rritet ajo afatgjatë në kryeqytet

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja

 

The post Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana
 appeared first on Revista Monitor.

A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira

Vitet e fundit Ă«shtĂ« shtuar numri i individĂ«ve qĂ« po investojnĂ« nĂ« blerjen e pasurive tĂ« paluajtshme. TĂ« dhĂ«nat e sakta mungojnĂ«, por agjencitĂ« real estate vlerĂ«sojnĂ« qĂ« 10 – 15% e blerjeve bĂ«hen pĂ«r qĂ«llime investimi.

Pronën mund ta japësh me qira, ose të presësh të rritet çmimi e ta rishesësh sërish.

Rritja e shpejtë e çmimeve të apartamenteve vitet e fundit, ndërsa qiratë mbeten të ulëta, po e bën gjithnjë e më të paleverdishëm blerjen me synimin për ta dhënë me qira.

Stela Dhami e “Colliers International” thotĂ« se nuk ka asnjĂ« leverdi qĂ« tĂ« blesh njĂ« apartament si mjet investimi pĂ«r tĂ« marrĂ« qira nĂ« kryeqytet.

“NdonĂ«se varet nga zona, kthimi Ă«shtĂ« shumĂ« i ngadaltĂ« dhe nga 15 vjet Ă«shtĂ« rritur nĂ« mbi 17 vjet, pĂ«r shkak tĂ« rritjes sĂ« shpejtĂ« tĂ« çmimeve tĂ« blerjeve tĂ« apartamenteve”.

Kjo periudhĂ« konsiderohet shumĂ« e lartĂ«, teksa mesatarja pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar tĂ« leverdishĂ«m kĂ«tĂ« lloj investimi Ă«shtĂ« 10 – 12 vjet. Ajo shton se i vetmi investimi qĂ« ia vlen Ă«shtĂ« rishitja.

Në Tiranë, çmimi mesatar i apartamenteve ka arritur në rreth 2 mijë euro, sipas Key Data Albania dhe Deloitte, pra një apartament prej 90 metra katror kushton rreth 180 mijë euro.

Nëse këtë apartament e jep me qira ditore fiton mesatarisht 750 euro në muaj bruto dhe nëse e jep mujore, fitimi është pak a shumë në të njëjtat nivele, ndonëse varet nga zona. Në këto nivele, kthimi bruto është rreth 20 vjet.

PĂ«r apartamentet nĂ« zona mĂ« qendrore, qiraja shkon dhe 1000 euro nĂ« muaj, por çmimi i blerjes rritet mesatarisht nĂ« 2500 – 3000 euro nĂ« muaj, apo 225 mijĂ« – 270 mijĂ« euro, duke pasur njĂ« kthim bruto midis 19 – 23 viteve.

Znj. Dhami shton se e vetmja zonë ku ndoshta është me leverdi investimi për ta dhënë me qira, është bregdeti, nëse arrin të blesh një apartament të lirë, pasi çmimet e qirave janë më të shtrenjta.

NĂ« VlorĂ«, çmimi mĂ« i lirĂ« pĂ«r blerje Ă«shtĂ« 1300 euro/mÂČ nĂ« Orikum, nĂ« 3500 nĂ« vijĂ«n e parĂ« tĂ« qytetit. Qiraja mĂ« e shtrenjtĂ« ditore sipas AirDNA Ă«shtĂ« 80-85 euro nĂ« qershor – gusht, e mĂ« pas zbret nĂ« 50 – 60 euro.

NĂ« DurrĂ«s, nĂ« zonĂ«n e Golemit, çmimet nĂ« vijĂ«n e parĂ« kanĂ« arritur deri nĂ« 2000 euro/mÂČ dhe 900 – 1300 euro/mÂČ nĂ« vijĂ«n e dytĂ«, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« agjencive tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme tĂ« bregdetit.

NĂ« Golem, sipas AirDNA, qiraja mĂ« e lartĂ« ditore arrin nĂ« 80 euro nĂ« qershor – gusht e mĂ« pas luhatet nĂ« 40 – 70 euro.

Në Vlorë p.sh., nëse blen një apartament 90 metra katror me një çmim 2000 euro për metër katror, fitimi mesatar mujor nga qiraja, sipas Airbnb është rreth 1120 euro, që nënkupton një kthim prej rreth 13 vitesh, duke iu afruar skenarit që më në fund ka kuptim ekonomik.

Në Golem, ku apartamentet janë më lirë sesa në Vlorë, nëse blen një apartament 90 metra me 1500 euro për metër katror, fitimi mujor sipas Airbnb është 1026 euro. Në këtë rast, leverdia është dhe më e lartë, me një kthim bruto prej 10-11 vitesh.

Në Shëngjin, për një apartament 90 metra, me një çmim prej 1500 euro dhe të ardhura neto nga qiraja prej 805 eurosh në muaj, kthimi është për rreth 13-14 vjet.

 

Lexoni edhe:

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana


Shtrembërimi i tregut, të gjithë drejt qirasë afatshkurtër, por rritet ajo afatgjatë në kryeqytet

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja

 

The post A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira appeared first on Revista Monitor.

Shtrembërimi i tregut, të gjithë drejt qirasë afatshkurtër, por rritet ajo afatgjatë në kryeqytet

Vrulli i shumë individëve për të lënë shtëpitë e tyre me qira ditore, duke rritur stokun e njësive të disponueshme të listuara në Airbnb në 26 mijë në gjithë vendin, ka bërë që në treg të ketë më pak apartamente e shtëpi, që jepen me afat të gjatë.

Kjo ka çuar nĂ« shtrenjtimin e pagesave mujore, sidomos nĂ« kryeqytet. Rritja ka qenĂ« aq e fortĂ« sa nĂ« dhjetor ndikoi nĂ« gati gjysmĂ«n e inflacionit (0.96 pikĂ« pĂ«rqindje nga 2.2% qĂ« rezultoi Indeksi i Çmimeve tĂ« Konsumit nĂ« muajin e fundit tĂ« vitit).

INSTAT raportoi se krahasuar me muajin dhjetor 2024, rritja mĂ« e madhe e çmimeve vĂ«rehet nĂ« grupin “Qira, ujĂ«, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji” me 4,8%, pasuar nga grupet “ArgĂ«tim dhe kulturĂ«â€ me 3,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,6%. TĂ« tre kĂ«ta tregues lidhen direkt ose indirekt me kĂ«rkesĂ«n e turistĂ«ve pĂ«r shĂ«rbime, duke ndikuar nĂ« shtrenjtimin e tyre pĂ«r vendasit.

Sipas tĂ« dhĂ«nave nga AirDNA, njĂ«sia analitike e platformĂ«s sĂ« qiradhĂ«nies Airbnb, tĂ« bĂ«ra tĂ« disponueshme pĂ«r “Monitor”, vetĂ«m nĂ« TiranĂ« kishte mesatarisht tĂ« listuara rreth 5200 njĂ«si nĂ« vitin 2025, nga rreth njĂ« mijĂ« qĂ« ishte kjo shifĂ«r nĂ« vitin 2021, kur Ă«shtĂ« e dhĂ«na e parĂ« e disponueshme, me pesĂ«fishim.

“PĂ«r qiratĂ« afatgjata ka stok tĂ« ulĂ«t, ndĂ«rsa pĂ«r ato afatshkurtĂ«r Ă«shtĂ« i lartĂ«â€, thotĂ« Stela Dhami, nga “Colliers International”.

Ajo shton se shumë persona i janë futur biznesit të dhënies së shtëpive me qira me ditë, të nxitur nga fluksi i turistëve, pa u hyrë shumë thellë llogarive, sidomos ata që e kanë për herë të parë.

 

Burimi: AirDNA

 

“QiramarrĂ«si afatgjatĂ« Ă«shtĂ« mĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u gjetur, dhe ka kosto sa herĂ« ndryshon ai. PronarĂ«t e apartamenteve mendojnĂ« se pĂ«r momentin tĂ« ardhurat ditore janĂ« mĂ« tĂ« thjeshta dhe mĂ« tĂ« shpejta”, thotĂ« znj. Dhami.

Ajo shton se ka pasur raste klientësh që i kanë hequr nga tregu hapësira komerciale, kanë bërë arredim bazë dhe i kanë konvertuar në njësi që jepen me ditë përmes platformës Airbnb.

“Ai zgjodhi kĂ«tĂ« alternativĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« qiranĂ« e zyrave e mbante edhe mĂ« lart, por e kishte bosh, pasi e vinte mĂ« shpejt nĂ« punĂ« pĂ«rmes qirasĂ« ditore, ndonĂ«se me njĂ« amortizim mĂ« tĂ« madh tĂ« pronĂ«s”.

Znj. Dhami thotĂ« se qiratĂ« afatgjata janĂ« shtrenjtuar me 20 – 30% brenda njĂ« viti nĂ« kryeqytet.

KĂ«rkesa, krahas vendasve, si familjet e reja apo studentĂ«t, Ă«shtĂ« shtuar nga tĂ« ashtuquajturit ‘expat’ (profesionistĂ« qĂ« kanĂ« ardhur nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r arsye pune, biznesi), nomadĂ«t digjitalĂ« (profesionistĂ« qĂ« punojnĂ« online dhe jetojnĂ« “pa adresĂ« fikse”, duke ndjekur punĂ«n pĂ«rmes internetit).

Sidomos expat-ët kërkojnë zakonisht apartamente të mobiluara mirë, qira afatmesme ose afatgjata dhe zona qendrore ose rezidenciale.

NjĂ« tjetĂ«r kategori qĂ« po “eksperimenton” qĂ«ndrime relativisht tĂ« gjata nĂ« vend janĂ« dhe pensionistĂ«t. Znj. Dhami thotĂ« se krahas italianĂ«ve, tregu po testohet dhe nga pensionistĂ«t amerikanĂ«, tĂ« cilĂ«t mund tĂ« rrinĂ« deri nĂ« njĂ« vit pa leje qĂ«ndrimi.

Qiraja mĂ« e lirĂ« qĂ« mund tĂ« gjesh sot nĂ« kryeqytet Ă«shtĂ« 250 – 300 euro nĂ« zonat periferike, ndĂ«rsa afĂ«r dhe nĂ« qendĂ«r, çmimet variojnĂ« nga 500 – 1000 euro nĂ« muaj.

PĂ«r vilat, kostot arrijnĂ« nĂ« 300 – 5000 euro nĂ« muaj.

Aksioni i fundit i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe të tjera më herët kanë zbuluar se qiramarrësit e kullave moderne shpesh kryenin aktivitete të jashtëligjshme, si ai i një kompanie call center që kryente mashtrime me klientët jashtë vendit, kryesisht në Itali.

“KĂ«to janĂ« ato kategori klientĂ«sh qĂ« paguajnĂ« qira afatgjatĂ« prej 30 – 40 euro pĂ«r metĂ«r katror”, thotĂ« znj. Dhami.

 

Afatshkurtër apo afatgjatë, çfarë është më me leverdi

Rritja e qirave afatgjatë nga ulja e ofertës dhe rënia e atyre ditore nga shtimi i stokut po bën që kthimi të barazohet, madje të jetë më i lartë dhe i garantuar për lëshimin e shtëpisë me frekuencë mujore ose më gjatë.

Armela zotĂ«ronte tre apartamente jashtĂ« zonĂ«s sĂ« UnazĂ«s, tĂ« cilat pas pandemisĂ« vendosi t’i orientojĂ« drejt qiradhĂ«nies ditore, e nxitur nga rritja e fluksit tĂ« turistĂ«ve. NĂ« vitin 2022, sipas saj, çmimi arrinte deri nĂ« 50-60 euro/nata.

Apartamentet ishin tĂ« zĂ«na pĂ«r mĂ« shumĂ« se gjysmĂ«n e kohĂ«s, duke gjeneruar tĂ« ardhura mujore nga 900 deri nĂ« 1200 euro. “Ishte njĂ« vit shumĂ« i mirĂ« dhe kĂ«rkesa ishte e vazhdueshme”, tregon ajo.

Situata ndryshoi në vitin 2023, kur ky model filloi të përhapej gjerësisht. Numri i apartamenteve për qira ditore brenda Unazës së Madhe dhe në zonat qendrore u shtua ndjeshëm, ndërsa çmimet për një apartament me dy dhoma ranë në rreth 40 euro për natë.

Ky presion vijoi edhe gjatë 2024-s e sidomos 2025-s, duke sjellë ulje të mëtejshme të tarifave në zonën ku ndodheshin pronat e saj, deri në 30 euro/nata, si pasojë e konkurrencës së fortë.

Përveç faktit që apartamentet nuk arrinin të ishin të zëna çdo natë, edhe shpenzimet fikse ndikuan në rënien e ndjeshme të të ardhurave neto.

“Kostot e energjisĂ« ishin tĂ« larta, sepse qiramarrĂ«sit mbanin kondicionerĂ«t ndezur gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s; pajisjet amortizoheshin shpejt dhe nevojitej zĂ«vendĂ«sim i shpeshtĂ« i çarçafĂ«ve dhe peshqirĂ«ve”, shprehet ajo.

Aktualisht, Armela thotĂ« ka hequr dorĂ« nga qiraja ditore dhe i ka kaluar apartamentet nĂ« qira afatgjatĂ«, me çmime qĂ« variojnĂ« nga 550 – 700 euro nĂ« muaj.

Të dhënat nga AirDNA tregojnë se e ardhura neto mesatare nga qiraja përmes Airbnb në kryeqytet në vitin 2024 ishte 25.4 euro/ditë, ose 762 euro në muaj, ndërsa në 2025-n zbriti në 24.9 ero/ditë, ose 748 euro.

Të konvertuara në lekë, me kurset mesatare të viteve përkatëse, kthimi nga qiraja në vitin 2024 ishte 76.7 mijë lekë dhe në vitin 2025 zbriti në 73 mijë lekë, me rënie prej rreth 5%.

Ky është fitimi bruto, pasi duhen zbritur kostot e ujit, energjisë, amortizimit të pajisjeve, që e ulin kthimin dhe me të paktën 20%.

 

Burimi: AirDNA

 

Lexoni edhe:

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana


A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja

 

 

The post Shtrembërimi i tregut, të gjithë drejt qirasë afatshkurtër, por rritet ajo afatgjatë në kryeqytet appeared first on Revista Monitor.

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja

Elona dhe Sokoli janë një çift i ri 24 dhe 26 vjeç, që kanë vendosur të fillojnë jetesën së bashku. Paga mujore bruto e Sokolit është 100 mijë lekë në muaj (gati 80 mijë lekë neto) dhe e Elonës 90 mijë lekë në muaj bruto, ose 72 mijë lekë.

Të ardhurat e tyre mujore neto janë rreth 152 mijë lekë.

Fillimisht menduan të blinin një shtëpi, në një zonë relativisht të mirë, për të kursyer kostot e makinës, karburantit e parkimit.

Me tĂ« ardhurat qĂ« kanĂ« Ă«shtĂ« e pamundur qĂ« tĂ« blejnĂ« njĂ« shtĂ«pi, qĂ« mesatarisht kushton 1800 – 2000 euro pĂ«r metĂ«r katror, pra u duhen 160-180 mijĂ« euro pĂ«r njĂ« hyrje prej 90 metra katror. Banka u financon deri nĂ« 70% tĂ« vlerĂ«s, pĂ«r njĂ« shumĂ« prej 110 – 120 mijĂ« eurosh.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në nëntor, norma mesatare e interesit për kreditë e reja ishte 3.84% në Lek dhe 4.6% në Euro. Për një kredi prej 120 mijë eurosh, ose ekuivalentin në Lek, kësti mesatar mujor i një huaje prej 20 vitesh, sipas kalkulatorit të kredisë, do të ishte përkatësisht 770 euro, ose 70 mijë lekë.

Por, sipas kritereve të vendosura nga Banka e Shqipërisë, kredimarrësit duhet të çojnë për pagesën e kësteve 40% të të ardhurave për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë.

Në valutë, financohen përkatësisht 35% dhe 30%. Sipas këtyre kushteve, kësti maksimal që mund të përballojnë Elona dhe Sokoli është rreth 60 mijë lekë në muaj.

Krahas kĂ«saj, ata do tĂ« duhet tĂ« kishin edhe kursime prej rreth 50 mijĂ« eurosh, qĂ« do t’u duhej pĂ«r tĂ« mbuluar 30% tĂ« vlerĂ«s sĂ« apartamentit, shumĂ« e pamundur tĂ« kursehej me kostot aktuale tĂ« jetesĂ«s e pagat reale.

Në këto kushte, ata vendosën të kërkonin një shtëpi me qira afër zonave të qendrës, për shkak të afërsisë me vendin e punës dhe për të shmangur përdorimin e makinës.

Por dhe qiratë në lagje të mira nuk ishin më të lira se 700 euro në muaj, duke u marrë atyre gati gjysmën e të ardhurave mujore (46%).

Ky nivel i kalon ndjeshëm kufijtë e përballueshmërisë së pranuar gjerësisht nga standardet ndërkombëtare, ku qiraja nuk duhet të shkojë përtej 30% të buxhetit familjar.

Në terma praktikë, për të qenë në një situatë financiare të qëndrueshme, ata do të duhej të paguanin jo më shumë se rreth 450 euro në muaj për strehim, ndërsa diferenca prej mbi 250 eurosh në muaj që u kërkohet sot përkthehet drejtpërdrejt në më pak para për ushqim, shërbime, transport dhe kursime.

Pas pagesës së qirasë, atyre u mbeten rreth 82 mijë lekë për të përballuar të gjitha shpenzimet e tjera të jetesës, në një kohë kur çmimet e energjisë, ushqimeve dhe shërbimeve po rriten, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë nisjen e një jete të pavarur në kryeqytet pa u futur në një cikël të vazhdueshëm presioni financiar dhe sidomos të mendojnë për të shtuar familjen.

“KĂ«rkesa e lartĂ« pĂ«r qira vjen kryesisht si pasojĂ« e pamundĂ«sisĂ« financiare tĂ« shumĂ« familjeve tĂ« reja pĂ«r tĂ« blerĂ« njĂ« apartament, ndĂ«rkohĂ« qĂ« edhe çmimet e shitjes janĂ« rritur ndjeshĂ«m. KĂ«ta dy faktorĂ« kryesorĂ« po ndikojnĂ« vazhdimisht nĂ« rritjen e çmimeve tĂ« qirave.

VeçanĂ«risht nĂ« zona si Liqeni i ThatĂ«, pranĂ« DigĂ«s dhe pranĂ« shkollĂ«s sĂ« mesme ‘Petro Nini Luarasi’, ku kĂ«rkesa Ă«shtĂ« mĂ« e lartĂ«, qiratĂ« janĂ« rritur ndjeshĂ«m.

Por nĂ« pĂ«rgjithĂ«si, nĂ« tĂ« gjithĂ« TiranĂ«n, Ă«shtĂ« shĂ«nuar njĂ« tendencĂ« nĂ« rritje e çmimeve tĂ« qirasĂ« dhe nuk pritet ndonjĂ« ulje nĂ« periudhĂ«n e afĂ«rt”, Ă«shtĂ« shprehur mĂ« herĂ«t pĂ«r “Monitor”, Dritan Leka, njĂ« nga drejtuesit e agjencisĂ« imobiliare “CPM”.

“QiratĂ« dhe apartamentet e shtrenjta janĂ« njĂ« nga arsyet se pse tĂ« rinjtĂ« po ikin nĂ« emigracion”, thotĂ« Stela Dhami nga “Colliers International”, duke shtuar qĂ« Ă«shtĂ« detyrĂ« e qeverisĂ« qĂ« tĂ« bĂ«jĂ« tĂ« mundur qĂ« tĂ« ketĂ« shtĂ«pi tĂ« pĂ«rballueshme pĂ«r tĂ« rinjtĂ« dhe popullatĂ«n nĂ« pĂ«rgjithĂ«si.

Bazuar në përvojat ndërkombëtar, znj. Dhami rekomandon që shteti mund të bëjë politika sociale, si të  ofrojë kredi me norma interesi të ulëta për familjet e reja, të ofrojë garanci për kolateralin, të garantojë riskun me bankat.

“NĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« duhet regjistruar stoku i apartamenteve tĂ« pa shitura. Pas regjistrimit tĂ« kĂ«tij stoku, institucionet mund tĂ« bĂ«jnĂ« marrĂ«veshje me ndĂ«rtuesit dhe ti ofrojnĂ« apartamentet si partneritet me privatin”, sugjeron ajo.

 

Lexoni edhe:

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana


A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira

Shtrembërimi i tregut, të gjithë drejt qirasë afatshkurtër, por rritet ajo afatgjatë në kryeqytet

 

 

 

The post Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja appeared first on Revista Monitor.

Kosova, ikja pa kthim

Intervistë me Jusuf Azemin, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat, Kosovë

 

Në Kosovë vazhdon largimi i qytetarëve, ndërsa punëtorët e sektorit privat përballen me paga të ulëta, mungesë sigurie dhe perspektivë të pasigurt.

Rritja e pagës minimale pritet të nisë nga viti 2026, por sindikata kërkon barazi me sektorin publik dhe zbatim të menjëhershëm të saj. Kriza e fuqisë punëtore, aksidentet në vendet e punës dhe mungesa e reagimit institucional rrisin shqetësimin për të ardhmen e punëtorëve.

 

Nga Prishtina, Fatos Shala

Në Kosovë po vazhdon trendi shqetësues i largimit të qytetarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërkohë që punëtorët e sektorit privat po përballen me paga të ulëta, mungesë sigurie në punë dhe pabarazi me sektorin publik.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor”, Jusuf Azemi, kryetar i SindikatĂ«s sĂ« Pavarur tĂ« PunĂ«torĂ«ve tĂ« Sektorit Privat, flet pĂ«r krizĂ«n sociale qĂ« po pĂ«rjetojnĂ« punĂ«torĂ«t, pĂ«r mungesĂ«n e reagimit institucional, pĂ«r pasojat e vonesĂ«s nĂ« formimin e institucioneve, si dhe pĂ«r rrezikun qĂ« Kosova tĂ« mbetet pa fuqi punĂ«tore nĂ« vitet e ardhshme.

 

Z.Azemi, ju keni përmendur shpesh se shifrat zyrtare të emigrimit nuk përkojnë me realitetin. Sa i madh është, sipas jush, numri i qytetarëve që janë larguar nga vendi?

Realiteti është shumë më i rëndë nga sa paraqitet zyrtarisht. Sipas të dhënave që ne kemi mbledhur nga terreni dhe përmes sindikatave lokale, rreth 350 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova vetëm gjatë pesë viteve të fundit.

Prej tyre, rreth 200 mijĂ« kanĂ« gjetur punĂ« kryesisht nĂ« Gjermani dhe shtetet e tjera tĂ« BE-sĂ«. Dhe kĂ«tu nuk po flasim vetĂ«m pĂ«r punĂ«torĂ«t e kualifikuar, por pĂ«r punĂ«torĂ« tĂ« ndĂ«rtimtarisĂ«, tĂ« prodhimit, tĂ« shĂ«rbimeve – pra pĂ«r shtresĂ«n punĂ«tore qĂ« e mban ekonominĂ« e vendit gjallĂ«.

Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e atyre që kanë ikur janë punëtorë të sektorit privat, që kanë punuar me paga minimale, pa sigurime, pa kontrata stabile dhe pa asnjë garanci për të ardhmen.

 

Pse mendoni se njerëzit po ikin në këtë masë? A është vetëm çështja ekonomike apo ka diçka më shumë?

Ekonomia është thelbi, por jo e vetmja arsye. Sot, punëtorët në Kosovë nuk kanë siguri, nuk kanë mbrojtje, as dinjitet. Paga mesatare prej rreth 600 eurosh nuk mjafton për të mbajtur një familje.

Çmimet e ushqimeve, qirave dhe energjisĂ« janĂ« rritur, ndĂ«rsa pagat kanĂ« mbetur pothuajse tĂ« pandryshuara.

Punëtorët kanë pritur përmirësime, por kanë kuptuar se në realitet nuk ka përparim, nuk ka investim në kushte pune, nuk ka sigurime shëndetësore e as sociale. Në këto rrethana, largimi është bërë zgjidhja e vetme për shumë prej tyre.

 

Jemi në një periudhë tranzicioni institucional, me vonesa në formimin e qeverisë. Si ndikon kjo te punëtorët?

Shumë negativisht. Edhe kur institucionet kanë qenë funksionale, kemi pasur probleme serioze. Por tani, me këtë vakuum institucional, punëtorët janë lënë plotësisht në harresë.

Kemi kontrata që nuk po vazhdojnë, pagesa që po vonohen, dhe shumë kompani që ofrojnë shërbime për institucionet publike janë në pritje të fondeve.

Kjo ndikon drejtpĂ«rdrejt nĂ« pagat e punĂ«torĂ«ve. Çdo ditĂ« pa qeveri e pa Parlament aktiv Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« dĂ«m pĂ«r punĂ«torĂ«t e sektorit privat. NĂ«se kjo situatĂ« vazhdon, do tĂ« ketĂ« pakĂ«naqĂ«si dhe reagime masive.

 

Një nga kërkesat e përsëritura nga sindikata që ju udhëhiqni është barazimi i punëtorëve të sektorit privat me ata të sektorit publik. Pse kjo është kaq e rëndësishme?

Sepse punëtorët e sektorit privat janë të diskriminuar në mënyrë flagrante. Për shembull, në QKUK, punëtorët teknikë dhe të sigurimit që paguhen direkt nga buxheti i Kosovës, marrin 50 euro më shumë se ata që kryejnë të njëjtën punë përmes kompanive private.

Dhe nga qershori pritet t’u rritet edhe 50 euro tjera. NdĂ«rsa punĂ«torĂ«t e kompanive private qĂ« ofrojnĂ« tĂ« njĂ«jtin shĂ«rbim marrin 100 euro mĂ« pak.

Kjo është e padrejtë dhe ne kërkojmë që të barazohemi në paga e kushte me punëtorët publikë. Ky nuk është luks, por kërkesë minimale për dinjitet njerëzor.

 

Në rast se institucionet nuk ndërmarrin hapa konkretë, çfarë planifikoni si sindikatë?

Ne gjithmonë jemi për dialog dhe mirëkuptim, por nëse kërkesat ligjore nuk realizohen, ne do të reagojmë. Do të ketë protesta dhe greva, si në të kaluarën. Kemi pasur shumë raste kur kemi arritur marrëveshje vetëm pasi kemi ushtruar presion publik.

Nuk është dëshira jonë të bllokojmë rrugë apo institucione, por ndonjëherë është mënyra e vetme që zëri i punëtorëve të dëgjohet.

 

Qeveria ka miratuar rritjen e pagës minimale nga 350 në 500 euro në dy faza. A jeni të kënaqur me këtë vendim?

Ky është një hap pozitiv, por ende i pamjaftueshëm. Rritja nga 350 në 425 euro bruto nga 1 janari 2026 dhe më pas në 500 euro nga 1 korriku 2026 duhet të zbatohet pa vonesa.

Ne kemi kërkuar që paga minimale të jetë së paku 600 euro, sepse vetëm ashtu mund të përballohet kostoja reale e jetesës.

Nëse shteti nuk i ndihmon kompanitë publike e private që ofrojnë shërbime në institucione, punëtorët do të mbesin prapa. Prandaj kërkojmë që të nisë zbatimi që në janar, siç është premtuar.

 

NjĂ« temĂ« tjetĂ«r alarmante Ă«shtĂ« numri i aksidenteve fatale nĂ« vendet e punĂ«s. ÇfarĂ« tregon situata aktuale?

Tregon një katastrofë njerëzore që po ndodh në heshtje. Vetëm nga janari deri në tetor 2025, kemi pasur 29 vdekje në vendin e punës, dhe 70% e tyre në sektorin e ndërtimtarisë. Këta janë punëtorë të rinj, mes 23 dhe 45 vjeç, që vdesin duke punuar për bukën e gojës.

Institucionet e dinĂ« kĂ«tĂ«, por nuk veprojnĂ«. Inspektorati i PunĂ«s shpesh vendos gjoba qesharake – 50 euro, 100 euro, ndonjĂ«herĂ« 2,500 euro. E kam thĂ«nĂ« dhe e pĂ«rsĂ«ris: jeta e njĂ« punĂ«tori sot po vlen mĂ« pak se jeta e njĂ« kafshe. Kjo Ă«shtĂ« e papranueshme.

 

 

Kush e mban përgjegjësinë për këtë situatë të sigurisë në punë?

Përgjegjësinë e parë e kanë pronarët e kompanive, të cilët shpesh nuk i pajisin punëtorët me mjete mbrojtëse, nuk i trajnojnë dhe nuk e vlerësojnë rrezikun në vendin e punës.

Por përgjegjësinë kryesore e kanë institucionet. Ligjet ekzistojnë, por nuk zbatohen. Nuk ka kontrolle, nuk ka përgjegjësi, nuk ka ndëshkime serioze.

Ne si sindikatë i kemi paralajmëruar me dhjetëra herë, kemi bërë apele publike, por askush nuk reagon derisa të ndodhë tragjedia. Dhe kjo është më e rënda.

 

Si e shihni të ardhmen e afërt të punëtorëve në Kosovë, sidomos me këtë nivel të emigrimit dhe krizës sociale?

Nëse vazhdon kështu, rrezikojmë të mbetemi pa punëtorë. Kompanitë po përballen tashmë me mungesë fuqie punëtore. Punëtorët po ikin sepse nuk e shohin veten këtu.

Nëse nuk përmirësohen kushtet, nuk ka kthim mbrapa. Duhet të kuptohet se nuk mund të ndërtohet ekonomi e qëndrueshme duke e shfrytëzuar punëtorin.

NĂ«se duam zhvillim, duhet tĂ« respektojmĂ« punĂ«torin, ta paguajmĂ« denjĂ«sisht dhe t’i garantojmĂ« siguri. Pa kĂ«tĂ«, çdo pĂ«rpjekje pĂ«r progres Ă«shtĂ« e kotĂ«.

 

Në fund, cili do të ishte mesazhi juaj?

Nëse Kosova dëshiron të ketë të ardhme, duhet të respektojë punëtorin. Pa punëtor, nuk ka ekonomi, nuk ka zhvillim, nuk ka shtet funksional.

Ne kërkojmë vetëm kushtet minimale për jetë dhe punë, asgjë më shumë.

Sot, në vend të përparimit, po përballemi me emigrim masiv, paga të ulëta dhe humbje të jetëve në punë. Kjo duhet të ndalojë.

Nëse institucionet vazhdojnë me këtë heshtje, punëtorët do të reagojnë, dhe kësaj radhe nuk do të tërhiqemi lehtë.

 

 

The post Kosova, ikja pa kthim appeared first on Revista Monitor.

❌