❌

Reading view

Puna, a matet me orĂ« apo me rezultate? Si po largohen kompanitĂ« shqiptare nga modeli “8:00 me 5:00”

Modeli “8:00 me 5:00” vazhdon tĂ« jetĂ« norma pĂ«r pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« tregut tĂ« punĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri. Por, nĂ« sektorĂ«t ku rĂ«ndĂ«si ka rezultati, prania fizike po humbet disi peshĂ«. TĂ« jesh nĂ« zyrĂ« nuk do tĂ« thotĂ« gjithmonĂ« se ke qenĂ« produktiv. EkspertĂ«t e menaxhimit tĂ« burimeve njerĂ«zore shprehen se pĂ«r shumĂ« profesione, orari dhe prania mbeten tĂ« domosdoshme, por pĂ«r disa punĂ« intelektuale, matĂ«si po ndryshon. CilĂ«sia, ndikimi dhe pĂ«rmbushja e objektivave po marrin peshĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« se numri i orĂ«ve nĂ« tavolinĂ«. Kjo nuk do tĂ« thotĂ« se puna fleksibĂ«l funksionon pa rregulla. Sipas tyre, ajo kĂ«rkon procese tĂ« qarta, objektiva tĂ« matshĂ«m dhe pĂ«rgjegjĂ«si. NĂ« finale, zyra nuk po zhduket, thjesht po pĂ«rdoret ndryshe.

 

Nertila Maho

Kultura e punës po ndahet gjithnjë e më qartë mes dy anëve. Njëra vazhdon ta masë punonjësin me orën e hyrjes dhe të daljes, tjetra kërkon të dijë se çfarë ka bërë ai gjatë ditës.

Teknologjia, puna hibride dhe kĂ«rkesa pĂ«r fleksibilitet po e dobĂ«sojnĂ« modelin “8:00 me 5:00”, por nuk po e zĂ«vendĂ«sojnĂ« atĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« njĂ«trajtshme. NĂ« profesionet ku prania fizike Ă«shtĂ« pjesĂ« e shĂ«rbimit, koha mbetet matĂ«si mĂ« praktik.

Në punët intelektuale, ajo po humbet gradualisht peshë përballë rezultateve, cilësisë dhe ndikimit.

Tregu i punës po përpiqet të funksionojë me dy sisteme njëkohësisht: me një kuadër ligjor të ndërtuar mbi orët dhe me modele menaxhimi që shpërblejnë gjithnjë e më shumë produktivitetin.

Pikërisht në këtë hendek merr kuptim edhe vendimi nr. 00-2022-4578 (582), datë 22 dhjetor 2022, i Gjykatës së Lartë, që herë pas here lakohet në rrethin e ekspertëve për standardin që vendos.

Ai vuri nĂ« dyshim njĂ« listĂ«-prezencĂ« tĂ« krijuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« njĂ«anshme nga punĂ«dhĂ«nĂ«si. Çështja nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m nĂ«se punonjĂ«si ishte nĂ« zyrĂ«, por nĂ«se prania e tij mund tĂ« provohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« besueshme dhe, mĂ« gjerĂ«, nĂ«se prania Ă«shtĂ« ende matĂ«si mĂ« i mirĂ« i punĂ«s.

“Vendimi i gjykatĂ«s nuk e kundĂ«rshton rĂ«ndĂ«sinĂ« e orĂ«ve tĂ« punĂ«s, ai vĂ« nĂ« diskutim besueshmĂ«rinĂ« e njĂ« dokumenti tĂ« prodhuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« njĂ«anshme”, thotĂ« Erald Pashaj, Drejtor Ekzekutiv nĂ« EPPC Albania & Kosovo, njĂ« nga kompanitĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r burimet njerĂ«zore nĂ« vend.

Sipas tij, lista duhet të regjistrojë hyrjen dhe daljen e punonjësit fizikisht ose përmes një sistemi elektronik të besueshëm. Kur punëdhënësi prodhon vetë dokumentin dhe paraqet vetëm versionin e tij, fuqia e provës dobësohet.

Vendimi nuk e shpall fundin e listë-prezencës. Por ai e kthen atë në simbol të një debati që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm: a duhet puna të vazhdojë të matet kryesisht me orë, apo ekonomia po kalon drejt një kulture ku më shumë rëndësi kanë objektivat, cilësia dhe produktiviteti?

 

Ora si monedha e punës, situata në Shqipëri

Modeli “8:00 me 5:00” nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« zakon organizativ. Ai Ă«shtĂ« produkt i njĂ« historie tĂ« gjatĂ« ekonomike dhe juridike. Para industrializimit, njĂ« fermer, zejtar apo tregtar zakonisht paguhej pĂ«r produktin qĂ« dorĂ«zonte.

Revolucioni Industrial e ndryshoi kĂ«tĂ« marrĂ«dhĂ«nie, punĂ«tori nisi t’i shiste pronarit njĂ« pjesĂ« tĂ« ditĂ«s sĂ« tij.

“Me industrializimin, punĂ«dhĂ«nĂ«si nisi tĂ« blinte kohĂ«n e punĂ«marrĂ«sit”, thotĂ« z. Pashaj. Ai shton se nĂ« fillimet e kĂ«tij modeli, dita e punĂ«s mund tĂ« zgjaste 12 ose 16 orĂ«. Me kalimin e kohĂ«s u vendosĂ«n kufij ligjorĂ«, ditĂ«t e pushimit dhe pagesat shtesĂ«, por parimi mbeti i njĂ«jtĂ«: njĂ«sia bazĂ« e marrĂ«dhĂ«nies ishte ora.

Edhe sot, Kodi i Punës në Shqipëri ndërtohet mbi këtë logjikë. Ai përcakton javën 40-orëshe, pagesën për orët shtesë, punën gjatë natës dhe kompensimet për punën në ditët e pushimit. Për një pjesë të madhe të ekonomisë, kjo është ende mënyra më e kuptueshme dhe më praktike e matjes.

Një shitës nuk mund të ofrojë shërbim në një dyqan të mbyllur. Një kamerier, hidraulik, kuzhinier apo punonjës sporteli prodhon vlerë duke qenë fizikisht në dispozicion. Në këto profesione, koha dhe rezultati janë të lidhura ngushtë.

Sa më gjatë të jetë hapur një dyqan, aq më shumë mundësi ka për shitje. Sa më gjatë të funksionojë një sportel, aq më shumë qytetarë mund të shërbehen.

Të paktën kështu argumenton z. Pashaj, i cili shton se Shqipëria mbetet një ekonomi ku pjesa më e madhe e punës nuk zhvillohet në financë të avancuar, kërkim shkencor apo industri inovative. Për rrjedhojë, në një pjesë të konsiderueshme të sektorit privat dhe të administratës, produktiviteti vazhdon të lidhet me orët e punës.

Nga ana tjetër, Hergert Hoxha, Menaxher i Burimeve Njerëzore në Deloitte Albania, e sheh kufirin e këtij modeli pikërisht te natyra e punës. Sipas tij, pandemia tregoi se në shumë profesione, rezultatet mund të arrihen edhe pa qenë fizikisht në zyrë gjatë gjithë ditës, edhe pse jo çdo industri apo rol mund të funksionojë me të njëjtin nivel fleksibiliteti.

Lista e prezencës, në këtë kuptim, nuk është domosdoshmërisht një relike e epokës industriale. Ajo mbetet instrument kontrolli dhe menaxhimi për role ku prania është pjesë e shërbimit. Problemi nis kur përdoret si matësi i vetëm edhe për punë ku prania nuk tregon pothuajse asgjë për cilësinë e rezultatit.

 

 

Prania nuk është performancë, si po evoluon qasja

Një gazetar mund të qëndrojë tetë orë në redaksi dhe të mos shkruajë një artikull të vlefshëm. Një programues mund të zgjidhë një problem kompleks brenda dy orësh. Një konsulent mund të punojë jashtë zyrës dhe të dorëzojë një projekt më të mirë sesa një koleg që ka qenë i pranishëm gjatë gjithë ditës.

Pikërisht në këto profesione, lidhja mes kohës së kaluar në zyrë dhe produktivitetit bëhet më e dobët. Rritja e punës intelektuale dhe përhapja e teknologjisë po i shtyjnë kompanitë të kërkojnë matës të tjerë.

Deloitte Albania është një shembull i kësaj qasjeje. Kompania kaloi me shpejtësi në punë online gjatë pandemisë, e ndihmuar nga investimet e mëparshme në teknologji dhe procese digjitale.

Më pas përdori modelin Deloitte Flex, i cili ndërthur punën nga distanca me praninë në zyrë.

“Performanca nuk matet me numrin e orĂ«ve tĂ« kaluara nĂ« zyrĂ«, por me rezultatet, cilĂ«sinĂ« e punĂ«s, bashkĂ«punimin dhe ndikimin qĂ« secili profesionist krijon”, thotĂ« z. Hoxha. Sipas tij, fleksibiliteti u lejon punonjĂ«sve tĂ« organizojnĂ« mĂ« mirĂ« kohĂ«n, ndĂ«rsa kompania synon ekipe mĂ« tĂ« motivuara, produktive dhe tĂ« angazhuara.

Por kalimi nga ora te rezultati nuk e eliminon kontrollin. Ai vetëm e zhvendos atë. Në vend të listë-prezencës, organizata duhet të ketë objektiva të qarta, pritshmëri të mirëpërcaktuara, afate dhe mekanizma të vazhdueshëm monitorimi.

Z. Hoxha shpjegon se në Deloitte Albania, performanca vlerësohet sipas rezultateve dhe ndikimit në projekt dhe në ekip. Objektivat janë të qarta, pritshmëritë janë të mirëpërcaktuara dhe progresi monitorohet përmes sistemeve dhe platformave digjitale që mundësojnë bashkëpunimin në distancë.

Kjo e bĂ«n modelin e ri mĂ« pak tĂ« dukshĂ«m, por jo mĂ« pak kĂ«rkues. NjĂ« drejtues mund tĂ« shohĂ« menjĂ«herĂ« nĂ«se njĂ« punonjĂ«s Ă«shtĂ« ulur nĂ« tavolinĂ«. ËshtĂ« shumĂ« mĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« pĂ«rcaktojĂ« nĂ«se analiza e tij ishte e thellĂ«, nĂ«se kĂ«shilla pĂ«r klientin ishte e dobishme apo nĂ«se njĂ« projekt u pĂ«rfundua me cilĂ«sinĂ« e duhur.

Edhe objektivat kanĂ« kufizimet e tyre. Sasia Ă«shtĂ« relativisht e lehtĂ« pĂ«r t’u matur: numri i faturave, raporteve, artikujve apo aplikimeve tĂ« pĂ«rpunuara. CilĂ«sia Ă«shtĂ« mĂ« e debatueshme. NjĂ« punonjĂ«s mund tĂ« dorĂ«zojĂ« shumĂ« produkte, por jo domosdoshmĂ«risht produkte tĂ« mira.

“Nuk ekziston njĂ« sistem qĂ« garanton objektivitet 100 pĂ«r qind”, thotĂ« z. Pashaj. Sipas tij, synimi duhet tĂ« jetĂ« zvogĂ«limi i subjektivitetit pĂ«rmes objektivave tĂ« matshĂ«m dhe treguesve tĂ« krahasueshĂ«m.

 

Besimi nuk e zëvendëson llogaridhënien

Debati për punën fleksibël shpesh paraqitet si përplasje mes dy kulturave: punëdhënësve që kërkojnë kontroll dhe punonjësve që kërkojnë besim. Në praktikë, asnjëra nuk është e mjaftueshme më vete.

“Nuk ka organizatĂ« qĂ« menaxhohet vetĂ«m me besim”, thotĂ« z. Pashaj, duke shtuar se organizatat kanĂ« nevojĂ« pĂ«r procese, kĂ«rkesa dhe pritshmĂ«ri tĂ« qarta, veçanĂ«risht kur kontakti i pĂ«rditshĂ«m mes punonjĂ«sit dhe drejtuesit zvogĂ«lohet.

Z. Hoxha, nga ana tjetĂ«r, thekson se organizatat duhet tĂ« investojnĂ« nĂ« procese, teknologji dhe aftĂ«si menaxheriale qĂ« ndĂ«rtojnĂ« besim, ndĂ«rsa punonjĂ«sit duhet tĂ« demonstrojnĂ« autonomi, disiplinĂ« dhe pĂ«rgjegjĂ«si. “Besimi nuk zĂ«vendĂ«son llogaridhĂ«nien, ai e forcon atĂ«â€, thotĂ« z. Hoxha.

Modeli i Deloitte Albania është 3+2: tri ditë punë në distancë dhe dy ditë në zyrë. Z. Hoxha shpjegon se ditët e pranisë fizike përdoren kryesisht për aktivitete ku kontakti i drejtpërdrejtë sjell më shumë vlerë, si brainstorming-u, mentorimi, trajnimi dhe bashkëpunimi mes ekipeve.

Kjo tregon se zyra nuk po zhduket. Ajo po ndryshon funksion. Në modelin tradicional, zyra ishte vendi ku zhvillohej puna. Në modelin hibrid, ajo bëhet gjithnjë e më shumë vendi ku ndërtohen marrëdhëniet, kultura dhe njohuritë që është e vështirë të transmetohen përmes një ekrani.

Z. Hoxha thotë se prania fizike mbetet e rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve, zhvillimin profesional, shkëmbimin spontan të ideve dhe forcimin e ndjenjës së përkatësisë. Për këtë arsye, ai e konsideron modelin hibrid si zgjidhjen më të balancuar mes fleksibilitetit dhe kulturës organizative.

Edhe z. Pashaj vendos një kufi të qartë: jo çdo rol mund të shkëputet nga prania fizike. Një shitës, faturist apo punonjës shërbimi prodhon rezultat pikërisht duke qenë në dispozicion. Për shumë profesione, koha e pranisë dhe rezultati ekonomik mbeten të lidhura drejtpërdrejt.

Prandaj, pyetja nuk Ă«shtĂ« nĂ«se modeli “8:00 me 5:00” do tĂ« zbehet. Ka mĂ« shumĂ« gjasa qĂ« tregu i punĂ«s tĂ« ndahet. PĂ«r disa punonjĂ«s, ora do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« jetĂ« produkti qĂ« shesin. PĂ«r tĂ« tjerĂ«, ajo do tĂ« jetĂ« vetĂ«m njĂ« nga disa treguesit e kontributit.

Vendimi i Gjykatës së Lartë nuk e zgjidh këtë debat. Ai vetëm kujton se edhe kur puna matet me kohë, matja duhet të jetë e besueshme. Një tabelë e plotësuar nga njëra palë nuk mjafton domosdoshmërisht për të provuar se tjetra nuk ka punuar. Epoka e listë-prezencës mund të mos ketë përfunduar.

Por koha kur prania në zyrë merrej automatikisht si provë e produktivitetit duket se po merr fund.

LEXONI EDHE:

Erald Pashaj: Ora provon praninë, jo domosdoshmërisht performancën

Hergert Hoxha: Modeli hibrid është zgjidhja më e balancuar, besimi nuk e zëvendëson llogaridhënien

The post Puna, a matet me orĂ« apo me rezultate? Si po largohen kompanitĂ« shqiptare nga modeli “8:00 me 5:00” appeared first on Revista Monitor.

  •  

“Ora provon praninĂ«, jo domosdoshmĂ«risht performancĂ«n”

Intervistë me Erald Pashaj, Drejtor Ekzekutiv në EPPC Albania & Kosovo

 

Në Shqipëri, puna vazhdon të matet kryesisht me orë, sepse si tregu ashtu edhe kuadri ligjor mbështeten ende te koha e punës.

Por ky model bëhet më pak i mjaftueshëm në rolet ku rezultati, cilësia dhe ndikimi vlejnë më shumë se prania fizike. Erald Pashaj, Drejtor Ekzekutiv i EPPC Albania & Kosovo, thotë se listë-prezenca mbetet një mjet i nevojshëm për shumë profesione, por jo një provë e plotë e performancës.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës së Lartë nuk e sfidon orarin e punës, por besueshmërinë e mënyrës si ai dokumentohet. Kalimi drejt fleksibilitetit apo punës hibride që ka nisur të aplikohet në modele të izoluara në vend kërkon objektiva të qarta, procese të matshme dhe përgjegjësi të përcaktuara mirë.

 

Kur flasim për kulturën e punës në Shqipëri, si në sektorin privat ashtu edhe në administratën publike, a vazhdon të matet puna kryesisht me orët e hyrjes dhe daljes, apo me rezultatet?

Kultura e punës në Shqipëri vazhdon të mbështetet kryesisht tek orët e punës, ashtu si në pjesën më të madhe të botës. Kjo ka një shpjegim historik. Në Shtetet e Bashkuara përdoret gjerësisht koncepti i pagës për orë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar është përdorur tradicionalisht paga javore.

Pra, marrëdhënia e punës është matur prej kohësh përmes kohës dhe ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar.

Ky model u konsolidua me Revolucionin Industrial. Para tij, marrëdhëniet ekonomike bazoheshin më shumë te produkti i dorëzuar: një fermer, bujk apo zejtar paguhej për atë që prodhonte gjatë një sezoni.

Me industrializimin, punëdhënësi nisi të blinte kohën e punëmarrësit, duke përcaktuar orarin e fillimit dhe të përfundimit të punës.

Brenda këtij orari vendosej edhe një normë prodhimi. Pra, produktiviteti matej me dy elemente: kohën dhe sasinë e prodhuar. Një model i ngjashëm ka funksionuar edhe në Shqipërinë socialiste, ku punonjësi duhej të plotësonte normën brenda orarit të përcaktuar.

 

Pse ky model vazhdon të mbizotërojë në Shqipëri dhe në cilat lloje pune matja përmes orarit mbetet më e përshtatshme?

Kjo lidhet me strukturën e ekonomisë dhe natyrën e vendeve të punës. Sa më të thjeshta dhe të standardizuara të jenë detyrat, në administratë apo në sektorin privat, aq më lehtë maten ato përmes kohës së punës. Shqipëria nuk është një ekonomi e mbështetur gjerësisht te tregjet financiare, shkenca apo industritë inovative.

Për këtë arsye, në pjesën më të madhe të bizneseve dhe administratës, produktiviteti vazhdon të lidhet me orët e punës.

Nëse shet bileta në kinema, matet koha që qëndron në biletari. E njëjta logjikë vlen për kamerierin, kuzhinierin dhe shumë pozicione të tjera ku prania fizike është e domosdoshme.

Edhe Kodi i Punës i ndërton marrëdhëniet mbi orarin: 40 orë punë në javë dhe pagesë shtesë për orët jashtë këtij kufiri, për punën e natës apo për kushte të caktuara.

Në përgjithësi, puna në Shqipëri vazhdon të matet kryesisht përmes orëve, ndërsa rastet ku performanca vlerësohet ndryshe janë ende të kufizuara.

 

Para disa vitesh, një vendim i Kolegjit të Gjykatës së Lartë arsyetoi se listë-prezenca është një dokument i njëanshëm i punëdhënësit dhe nuk ka fuqinë provuese të një akti zyrtar. Sa i rëndësishëm është ky precedent për marrëdhëniet e punës në Shqipëri?

Kodi i Punës e mat marrëdhënien e punës me orë, ndërsa listë-prezenca është dokumenti që dëshmon nëse ato orë janë kryer. Problemi lind kur dokumenti përgatitet vetëm nga punëdhënësi dhe nuk ka kundërfirmën e punëmarrësit. Në këtë rast kemi një dokument të njëanshëm.

Nëse punëdhënësi pretendon se punëmarrësi nuk ka plotësuar 40 orët, kjo duhet të provohet me një dokument të besueshëm, fizik ose elektronik. Baza e kontratës së punës në Shqipëri janë orët e punës, jo vetëm rezultatet e prodhuara gjatë tyre.

Për këtë arsye, mendoj se Gjykata e Lartë ka vepruar drejt kur ka vënë në diskutim një listë-prezencë të prodhuar vetëm nga njëra palë. Në mungesë të firmës së punëmarrësit, duhet të ekzistojë një sistem tjetër, mundësisht automatik, që regjistron orarin në mënyrë të paanshme.

Vendimi nuk kundërshton rëndësinë e orëve të punës, ai vë në diskutim besueshmërinë e provës së prodhuar në mënyrë të njëanshme. Nuk duhet ngatërruar ana teknike e dokumentimit me debatin nëse orët janë mënyra më e mirë për të matur punën.

Sot, i gjithĂ« sistemi ligjor mbĂ«shtetet tek ora e punĂ«s, pĂ«rfshirĂ« orĂ«t shtesĂ«, punĂ«n nĂ« fundjavĂ« dhe pagesat pĂ«rkatĂ«se. NĂ«se ky sistem do tĂ« zĂ«vendĂ«sohet nĂ« tĂ« ardhmen me objektivat, rezultatet apo njĂ«sitĂ« e prodhuara, mbetet pĂ«r t’u parĂ«.

 

A e ndryshon ky vendim mënyrën se si dokumentohen performanca dhe marrëdhënia e punës?

Jo. Vendimi nuk e ndryshon bazĂ«n e marrĂ«dhĂ«nies sĂ« punĂ«s. Ai thjesht duhet t’i bĂ«jĂ« punĂ«dhĂ«nĂ«sit mĂ« tĂ« kujdesshĂ«m nĂ« mĂ«nyrĂ«n se si dokumentojnĂ« orĂ«t, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« prova tĂ« mos jetĂ« e njĂ«anshme.

TĂ« paktĂ«n nĂ« afat tĂ« mesĂ«m, mĂ«nyra e matjes sĂ« performancĂ«s nuk pritet tĂ« ndryshojĂ« ndjeshĂ«m. Kalimi nga ora e punĂ«s te njĂ« sistem i mbĂ«shtetur kryesisht te rezultatet kĂ«rkon njĂ« mendĂ«si tjetĂ«r dhe, ndoshta, edhe njĂ« brez tjetĂ«r. MegjithatĂ«, edhe kjo mbetet pĂ«r t’u parĂ«, sepse modelet e punĂ«s dhe tĂ« menaxhimit trashĂ«gohen nga njĂ« brez te tjetri.

 

A është listë-prezenca një instrument menaxhimi apo trashëgimi e një kulture të vjetër pune?

Listë-prezenca është para së gjithash një mjet kontrolli: tregon nëse punonjësi ka qenë ose jo në vendin e punës. Nuk do ta quaja automatikisht një instrument të vjetruar, sepse kjo do të nënkuptonte se nuk i përshtatet më kohës.

Mund të mos jetë mjeti më i përshtatshëm për një gazetar, por mund të jetë i domosdoshëm për një hidraulik, një shitës apo një profesion tjetër ku prania fizike lidhet drejtpërdrejt me shërbimin.

Edhe kur puna matet me njësi të prodhuara, zakonisht ekzistojnë edhe tregues të tjerë.

Në administratën publike, koha mbetet ende një nga matësit kryesorë. Për momentin, listë-prezenca është një instrument kontrolli dhe, rrjedhimisht, edhe një instrument menaxhimi.

 

Në një ekonomi ku puna intelektuale po zë gjithnjë e më shumë peshë, a ka ende kuptim që produktiviteti të matet me kohën e kaluar në zyrë?

Edhe në vendet e zhvilluara vazhdojnë të ekzistojnë orët e punës. Megjithatë, me përhapjen e punës hibride, performanca po lidhet gjithnjë e më shumë me rezultate dhe objektiva të mirëpërcaktuara.

Në një ekonomi ku puna intelektuale ka peshë të madhe, produktiviteti nuk mund të matet vetëm me kohën e kaluar në zyrë. Prania mund të jetë kusht për të punuar, por nuk është domosdoshmërisht prova e produktivitetit.

Diskutimi ndërlikohet kur një punë që dikush e kryen për tetë orë mund të realizohet nga një tjetër për një orë. Atëherë lind pyetja se si duhet të përcaktohet pagesa.

PunĂ«dhĂ«nĂ«sit mund t’u interesojĂ« pagesa pĂ«r rezultat, por kjo nuk do tĂ« thotĂ« domosdoshmĂ«risht se do tĂ« paguajnĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n shumĂ« si nĂ« modelin e bazuar te koha. KĂ«tu ekziston njĂ« konflikt i fortĂ« interesi mes punĂ«dhĂ«nĂ«sit dhe punĂ«marrĂ«sit; çështja nuk Ă«shtĂ« bardh e zi.

 

Si e dalloni një organizatë që menaxhon me besim nga një organizatë që menaxhon me kontroll?

Nuk ka organizatë që menaxhohet vetëm me besim. Organizatat funksionojnë përmes objektivave, proceseve dhe kërkesave të qarta, si dhe përmes përcaktimit të asaj që pritet nga secili punonjës.

Edhe në vende si Kanadaja ka pakënaqësi kur punonjësit paraqesin rezultatet dhe kërkojnë shpërblim, sepse palët mund të kenë pritshmëri të ndryshme.

Mungesa e kontaktit të përditshëm e ka rritur nevojën për feedback (vlerësim, reagim) të vazhdueshëm, ndonëse ky feedback jo gjithmonë jepet ose pritet në mënyrë konstruktive.

Shoqëria ende nuk ka arritur në një fazë ku organizatat e mëdha mund të menaxhohen vetëm me besim. Nëse edhe një pronë e përbashkët familjare nuk menaxhohet vetëm në këtë mënyrë, aq më pak mund të ndodhë me një organizatë komplekse.

 

A mund të jetë një punonjës që qëndron gjashtë orë në zyrë më produktiv se një tjetër që qëndron nëntë?

Patjetër. Një punonjës mund të qëndrojë edhe katër orë në zyrë dhe të jetë më produktiv se dikush që qëndron tetë ose nëntë. Ka raste kur një punonjës ka produktivitetin e disa të tjerëve së bashku.

Por kjo nuk është vetëm çështje orari, është problem menaxhimi, organizimi dhe aftësish.

Për këtë arsye, produktiviteti nuk duhet të matet vetëm me orët e punës, por me një kombinim treguesish. Një punonjës që prodhon më shumë duhet të shpërblehet jo vetëm për kohën, por edhe për produktivitetin që sjell.

 

Cilat janë metrikat që duhet të përdorin kompanitë për të matur performancën reale?

Kompanitë përdorin gjithnjë e më shumë objektiva të matshëm dhe të arritshëm. Këta tregues duhet të jenë njëkohësisht sasiorë dhe cilësorë. Objektivat sasiorë janë më të qartë: sa njësi duhet të prodhohen, sa kërkesa duhet të përpunohen apo sa detyra duhet të përfundojnë.

Megjithatë, sasia nuk garanton cilësinë. Një gazetar mund të ketë detyrë të shkruajë pesë artikuj, por kjo nuk tregon automatikisht nivelin e tyre. Edhe cilësia përmban elemente subjektive: i njëjti produkt mund të vlerësohet shumë mirë nga dikush dhe mesatar apo dobët nga një tjetër.

Nuk ekziston një sistem që garanton objektivitet 100 për qind. Synimi duhet të jetë që subjektiviteti të reduktohet sa më shumë. Mënyra më e mirë është vendosja e objektivave, matja e tyre dhe shoqërimi i vlerësimit me tregues që mund të krahasohen.

Ajo që nuk matet, nuk mund të përmirësohet.

 

A mund të funksionojë një model i bazuar te rezultatet edhe në administratën publike?

Po, mund të funksionojë në një pjesë të madhe të administratës publike. Kam punuar me administratën qendrore dhe ministritë, ku mund të vendosen objektiva në kaskadë dhe të ndiqet realizimi i tyre.

Si model është i zbatueshëm. Rezultati varet nga cilësia e njerëzve që e drejtojnë procesin dhe, në veçanti, nga aftësia e drejtuesve për ta ndjekur atë. Në parim, nuk ka ndonjë dallim të jashtëzakonshëm mes menaxhimit të administratës publike dhe atij të një organizate private.

 

Cili brez e kërkon më shumë fleksibilitetin si kusht pune?

Të rinjtë kërkojnë më shumë fleksibilitet ose, më saktë, një lloj lirie në mënyrën e të vepruarit. Por është tjetër gjë ajo që kërkojnë dhe tjetër ajo që tregu i punës u jep realisht.

Shumica e studimeve tregojnë aspiratat e brezit të ri, por jo domosdoshmërisht nëse këto kërkesa janë pranuar dhe kanë sjellë rezultate të suksesshme. Për shembull, thuhet se të rinjtë kërkojnë promovim brenda një ose dy vjetësh.

Pyetja është nëse e kanë marrë këtë promovim; të dhënat tregojnë se shpesh nuk e kanë marrë.

KĂ«tu brezi i ri pĂ«rballet me realitetin se brezi mĂ« i vjetĂ«r nuk e liron lehtĂ«sisht vendin. ËshtĂ« njĂ« pĂ«rplasje tradicionale mes brezave. TĂ« rinjtĂ« kĂ«rkojnĂ« fleksibilitet, liri dhe promovim, por kĂ«to pritshmĂ«ri duhet tĂ« materializohen nĂ« rezultate tĂ« prekshme.

 

Si mund të shmangen abuzimet në një sistem me më pak kontroll fizik?

Abuzimi mund të kufizohet përmes objektivave shumë të qarta, specifike dhe të arritshme, në mënyrë që secili të njohë detyrimet e veta. Megjithatë, jo çdo vend pune mund të përshkruhet me të njëjtin nivel saktësie.

Thelbi mund të duket i thjeshtë: secili ka një objektiv dhe duhet ta realizojë. Por, në praktikë, marrëdhënia ndikohet nga shumë faktorë dhe bëhet më e ndërlikuar.

Për këtë arsye, objektivat duhet të shoqërohen me procedura të brendshme të qarta. Personalisht, nuk përdor kontroll të vazhdueshëm në zyrë apo listë-prezencë. Kjo mund të sjellë edhe humbje efikasiteti, por mënyra më e mirë për ta administruar është qartësimi i objektivave dhe procedurave.

 

A ka profesione ku prania fizike mbetet po aq e rëndësishme sa performanca?

Po, ka shumë role ku prania fizike lidhet drejtpërdrejt me rezultatin. Një faturist duhet të jetë në dispozicion për të përgatitur dhe për të dërguar faturat, ndërsa shitësi duhet të jetë në dyqan që ai të funksionojë. Nëse një dyqan qëndron i hapur vetëm gjysmë ore, do të shesë gjatë asaj kohe.

Nëse qëndron i hapur më gjatë, mundësia për të shitur rritet. Për shumë profesione, koha e pranisë dhe rezultati ekonomik janë të lidhura drejtpërdrejt.

 

Ku është kufiri mes fleksibilitetit dhe mungesës së disiplinës organizative?

Kufiri kalohet kur mungon respekti mes niveleve të hierarkisë. Një organizatë nuk mund të funksionojë pa hierarki. Problemi lind kur vartësi mendon se eprori nuk ka rëndësi, ose kur eprori nuk respekton punën e vartësit.

Secila palë duhet të respektojë rolin dhe përgjegjësinë e tjetrës. Kur ky respekt mungon, kemi mungesë të disiplinës organizative.

 

LEXONI EDHE:

Puna, a matet me orĂ« apo me rezultate? Si po largohen kompanitĂ« shqiptare nga modeli “8:00 me 5:00”

 

The post “Ora provon praninĂ«, jo domosdoshmĂ«risht performancĂ«n” appeared first on Revista Monitor.

  •  

“Modeli hibrid Ă«shtĂ« zgjidhja mĂ« e balancuar, besimi nuk e zĂ«vendĂ«son llogaridhĂ«nien”

Intervistë me Hergert Hoxha, Menaxher i Burimeve Njerëzore në Deloitte Albania

 

Puna hibride po kthehet nga një eksperiment i pandemisë në një model të qëndrueshëm menaxhimi.

Në Deloitte Albania, fleksibiliteti ndërthuret me objektiva të qarta, monitorim të vazhdueshëm dhe prani të qëllimshme në zyrë.

Hergert Hoxha, Menaxher i Burimeve Njerëzore, thotë se rezultatet, cilësia dhe ndikimi peshojnë më shumë se numri i orëve në tavolinë. Modeli 3+2 synon të ruajë njëkohësisht autonominë, bashkëpunimin dhe kulturën e kompanisë.

Sipas tij, puna hibride funksionon jo sepse ka më pak kontroll, por sepse përgjegjësia matet më qartë.

 

Deloitte ka përdorur modele më fleksibël pune në vitet e fundit. A mund të na thoni diçka më shumë sesi zbatohet ky model dhe çfarë ju bindi se prania fizike në zyrë nuk është më treguesi më i mirë i produktivitetit të një punonjësi?

Modelet hibride dhe puna në distancë morën zhvillim të madh pas pandemisë, por për Deloitte ky tranzicion ishte relativisht i natyrshëm. Ne ishim ndër kompanitë e para që kaluam menjëherë në punë plotësisht online, falë investimeve të hershme në teknologji dhe procese digjitale që na mundësuan vazhdimësinë e aktivitetit pa ndërprerje.

Me rikthimin në normalitet, patëm mundësinë të analizojmë me kujdes avantazhet dhe sfidat e secilit model pune. Kjo përvojë na çoi drejt modelit që sot e njohim si Deloitte Flex, i cili ndërthur punën nga shtëpia ose nga çdo vend tjetër me praninë fizike në zyrë.

Përvoja na ka treguar se performanca nuk matet me numrin e orëve të kaluara në zyrë, por me rezultatet, cilësinë e punës, bashkëpunimin dhe ndikimin që secili profesionist krijon.

Fleksibiliteti u jep punonjësve mundësinë të organizojnë më mirë kohën e tyre, ndërsa kompania përfiton nga një ekip më i motivuar, më produktiv dhe më i angazhuar.

 

Si e mat Deloitte produktivitetin e një punonjësi kur ai nuk është fizikisht në zyrë çdo ditë? Cilët janë treguesit kryesorë që përdorni për të vlerësuar suksesin?

Në Deloitte, performanca vlerësohet mbi bazën e rezultateve dhe ndikimit që secili punonjës sjell në projektet dhe ekipin ku është i angazhuar. Objektivat janë të qarta, pritshmëritë janë të mirëpërcaktuara dhe progresi monitorohet në mënyrë të vazhdueshme përmes sistemeve dhe platformave digjitale që mundësojnë bashkëpunim efikas edhe në distancë.

Sigurisht, prania fizike në zyrë mbetet e rëndësishme. Ajo luan rol kyç në ndërtimin e marrëdhënieve, zhvillimin profesional, shkëmbimin spontan të ideve dhe forcimin e ndjenjës së përkatësisë ndaj kompanisë. Si qenie sociale, kemi nevojë për ndërveprim të drejtpërdrejtë me kolegët tanë.

Pikërisht, për këtë arsye, besojmë se modeli hibrid është zgjidhja më e balancuar. Ai ndërthur fleksibilitetin dhe autonominë që ofron puna në distancë me vlerën që krijon bashkëpunimi dhe kultura organizative në zyrë.

 

A keni vërejtur ndryshime në produktivitet, angazhim apo mbajtjen e talenteve pas kalimit drejt një modeli më fleksibël pune? Nëse po, cilat janë rezultatet më domethënëse?

Po. Përvoja jonë ka treguar se modeli hibrid ka pasur ndikim pozitiv si në produktivitet, ashtu edhe në angazhimin dhe mbajtjen e talenteve.

Sot fleksibiliteti nuk perceptohet më si një privilegj, por si pjesë e kulturës moderne të punës dhe një element i rëndësishëm i paketës së vlerës që një punëdhënës ofron.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për brezat e rinj, të cilët kërkojnë më shumë autonomi dhe ekuilibër mes jetës personale dhe asaj profesionale.

Nga ana tjetër, kemi vënë re se besimi që punëdhënësi u jep punonjësve kthehet në përgjegjësi, përkushtim dhe rezultate konkrete.

Kur njerëzit ndihen të vlerësuar dhe kanë fleksibilitet për të organizuar punën e tyre, ata janë më të motivuar për të përmbushur objektivat, pavarësisht nëse punojnë nga zyra apo nga shtëpia. Në fund të ditës, ajo që ka rëndësi është cilësia e punës dhe dorëzimi i saj në kohë.

 

Një nga kritikat më të zakonshme ndaj punës hibride është se ajo mund të dobësojë kulturën organizative dhe bashkëpunimin. Si e balanconi ju fleksibilitetin me nevojën për të ruajtur identitetin dhe kulturën e kompanisë?

ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« puna nĂ« distancĂ«, nĂ«se nuk menaxhohet siç duhet, mund tĂ« ndikojĂ« nĂ« ndjenjĂ«n e pĂ«rkatĂ«sisĂ« ndaj kompanisĂ« dhe tĂ« reduktojĂ« ndĂ«rveprimin mes kolegĂ«ve.

Pikërisht për këtë arsye, fleksibiliteti në Deloitte shoqërohet gjithmonë me nisma që forcojnë kulturën organizative.

Modeli ynë 3+2 (tre ditë pune në distancë dhe dy ditë në zyrë), është ndërtuar për të ruajtur këtë ekuilibër. Ditët në zyrë shfrytëzohen kryesisht për aktivitete që krijojnë më shumë vlerë kur zhvillohen fizikisht: brainstorming, trajnime, mentorim, takime me ekipin dhe bashkëpunim ndërmjet skuadrave.

Përtej punës së përditshme, investojmë vazhdimisht në nisma që forcojnë lidhjen mes kolegëve. Organizojmë aktivitete sociale, programe zhvillimi dhe klube të ndryshme sipas interesave të punonjësve, si futbolli, volejbolli, hiking, fotografia dhe shumë të tjera.

Këto nisma ndihmojnë në krijimin e një komuniteti të fortë, ku kultura organizative ndërtohet jo vetëm përmes proceseve të punës, por edhe përmes përvojave të përbashkëta.

 

Në Shqipëri, shumë organizata ende e lidhin disiplinën me kontrollin e orarit 8:00 me 5:00. A mendoni se bizneset shqiptare janë gati të kalojnë nga kultura e mbikëqyrjes te kultura e besimit dhe rezultateve?

Mendoj se ky tranzicion ka filluar dhe do të vazhdojë të përshpejtohet në vitet e ardhshme. Pandemia ndryshoi mënyrën se si e perceptojmë punën dhe tregoi se në shumë profesione, rezultatet mund të arrihen edhe pa qenë fizikisht në zyrë gjatë gjithë ditës.

Sigurisht, jo çdo industri apo rol mund të funksionojë me të njëjtin nivel fleksibiliteti. Megjithatë, aty ku natyra e punës e lejon, besoj se fokusi duhet të zhvendoset gradualisht nga kontrolli i orarit drejt matjes së rezultateve, përgjegjshmërisë dhe ndikimit që secili punonjës krijon.

Kjo kërkon një ndryshim kulture, si nga punëdhënësit ashtu edhe nga punonjësit. Organizatat duhet të investojnë në procese, teknologji dhe aftësi menaxheriale që ndërtojnë besim, ndërsa punonjësit duhet të demonstrojnë autonomi, disiplinë dhe përgjegjësi. Në fund, besimi nuk e zëvendëson llogaridhënien, ai e forcon atë.

NĂ« Deloitte kemi parĂ« se kur fleksibiliteti ndĂ«rtohet mbi objektiva tĂ« qarta, komunikim tĂ« vazhdueshĂ«m dhe njĂ« kulturĂ« tĂ« fortĂ« organizative, ai nuk ul performancĂ«n, pĂ«rkundrazi, krijon ekipe mĂ« tĂ« angazhuara, mĂ« produktive dhe mĂ« tĂ« gatshme pĂ«r t’iu pĂ«rshtatur sfidave tĂ« sĂ« ardhmes.

 

LEXONI EDHE:

Puna, a matet me orĂ« apo me rezultate? Si po largohen kompanitĂ« shqiptare nga modeli “8:00 me 5:00”

 

The post “Modeli hibrid Ă«shtĂ« zgjidhja mĂ« e balancuar, besimi nuk e zĂ«vendĂ«son llogaridhĂ«nien” appeared first on Revista Monitor.

  •  

Qiraja ditore “shpĂ«ton” tregun e hidrosanitareve

PronarĂ«t e apartamenteve tĂ« dhĂ«na me qira ditore pĂ«r turistĂ«t e huaj po kthehen njĂ« ndĂ«r burimet kryesore tĂ« kĂ«rkesĂ«s pĂ«r pajisje hidrosanitare, duke zĂ«vendĂ«suar familjarĂ«t dhe emigrantĂ«t. KĂ«rkesa pĂ«r pajisje nĂ« rastet e rinovimit tĂ« shtĂ«pive apo pĂ«r ndĂ«rtime tĂ« reja private vijon tĂ« bjerĂ« pĂ«r tĂ« tretin vit radhazi nga familjet. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Doganave, nĂ« janar – maj 2026 u rritĂ«n importet e pajisjeve hidrosanitare, por ranĂ« pĂ«r pllakat.

 

Dorina Azo

Pronarët e apartamenteve që jepen me qira ditore për turistët e huaj kanë nisur të zënë një peshë të konsiderueshme në kërkesën për pajisje hidrosanitare, duke zëvendësuar gradualisht familjet dhe emigrantët, të cilët më parë investonin në ndërtimin ose rinovimin e banesave.

Ndërsa kërkesa për investime private dhe rinovime nga familjarët vijon të bjerë për të tretin vit radhazi, tregu po mbështetet nga zhvillimi i projekteve të ndërtimit dhe shtimi i investimeve në pronat për qiradhënie ditore.

Apartamentet, vilat dhe shtëpitë private po jepen kryesisht me qira afatshkurtër përmes platformave AirBNB dhe Booking.

Vitet e fundit, rritja e kërkesës për këtë lloj akomodimi ka nxitur zgjerimin e ofertës, duke krijuar efekt zinxhir edhe në tregun e pajisjeve hidrosanitare.

Sipas të dhënave nga AidDNA, një njësi të dhënash që analizon net-qëndrimet e platformave akomoduese online, si Airbnb dhe më pak Booking e Expedia, deri në fund të marsit 2026, në Shqipëri kishte gati 27 mijë njësi të listuara për tu dhënë me qira ditore, nga vetëm 3 mijë që ishin pak vite më parë. nga këto, 10.3 mijë ishin në Vlorë e Sarandë, 5.3 mijë në Tiranë, gati 4 mijë në Durrës dhe 1.4 mijë në Golem.

 

Burimi: AIRDNA

 

Operatorët e tregut vlerësojnë se, krahas sektorit të ndërtimit, investimet në apartamentet me qira ditore janë kthyer në një faktor të rëndësishëm të kërkesës.

Ky segment po kompenson pjesërisht rënien e investimeve nga familjet dhe emigrantët, të cilët tradicionalisht e shfrytëzonin kthimin në Shqipëri gjatë muajve të verës për rinovimin e banesave ose për ndërtime të reja.

“Blerjet nga individĂ«t pĂ«r pĂ«rdorim personal janĂ« mĂ« tĂ« kufizuara krahasuar me periudhat e mĂ«parshme dhe kanĂ« mĂ« pak peshĂ« nĂ« totalin e tregut.

Kërkesa nga familjarët dhe emigrantët për ndërtim ose rinovim banesash nuk ka më të njëjtin intensitet si disa vite më parë. Sot, investimet private janë më të orientuara drejt apartamenteve për qira afatshkurtër, si AirBNB, ose projekteve me kthim më të shpejtë financiar, sesa për përdorim familjar tradicional.

Nga ana e emigrantëve, vihet re një rënie e numrit të atyre që investojnë në ndërtim në Shqipëri, kryesisht për shkak të kostove më të larta të ndërtimit dhe ndryshimeve në përparësitë e tyre investuese në vendet ku jetojnë.

NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, emigracioni vazhdon tĂ« jetĂ« faktor ndikues nĂ« treg, por mĂ« shumĂ« si konsumator indirekt sesa si investitor aktiv nĂ« ndĂ«rtim”, pohon pĂ«r “Monitor”, Besnik Sinani, administratori i kompanisĂ« “Haki Sinani”.

KĂ«rkesa pĂ«r pajisje hidrosanitare tĂ« destinuara pĂ«r banesa private Ă«shtĂ« nĂ« rĂ«nie krahasuar me vitet e mĂ«parshme edhe pĂ«r kompaninĂ« “Teoren”.

Administratori i “Teoren”, Orest Çelo, pohon pĂ«r “Monitor” se emigrantĂ«t dhe familjet po tregohen mĂ« tĂ« kujdesshĂ«m nĂ« planifikimin e investimeve, duke shtyrĂ« ose duke i ndarĂ« nĂ« faza mĂ« tĂ« vogla projektet e rinovimit.

“Vihet re njĂ« tendencĂ« mĂ« e fortĂ« pĂ«r kursim dhe shtyrje tĂ« investimeve tĂ« rinovimit, sidomos nĂ« projektet qĂ« nuk janĂ« urgjente. Familjet janĂ« bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« kujdesshme nĂ« shpenzime, duke i planifikuar mĂ« gjatĂ« nĂ« kohĂ« investimet pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e banesave.

Edhe emigrantët, të cilët tradicionalisht kanë qenë një segment i rëndësishëm për këtë treg, po tregohen më përzgjedhës dhe më të matur në vendimmarrje, duke e shtyrë shpesh periudhën e investimeve ose duke i realizuar ato në faza më të vogla.

NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, kĂ«rkesa nĂ« kĂ«tĂ« segment mbetet e pranishme, por Ă«shtĂ« mĂ« e ngadaltĂ« dhe mĂ« e orientuar drejt optimizmit tĂ« kostove sesa drejt rinovimeve tĂ« plota apo investimeve tĂ« mĂ«dha”, veçon z. Çelo.

 

Burimi: Doganat

 

NĂ« janar – maj 2026 rriten importet e hidrosanitareve, bien pĂ«r pllakat

Në vitin 2025 u importua një sasi prej 5.8 milionë kg pajisje hidrosanitare (në të dhëna përfshihen importet për pajisje, si: lavamanë, lavapjata, vaska, dushe, bide, nevojtore, sifone shkarkues, urinale dhe fiksues të ngjashëm sanitarë, prej qeramike), sipas të dhënave të Doganave. Në raport me vitin paraardhës, sasia e importeve u rrit me 6%.

Zgjerimi i importeve vijoi edhe gjatë 2026. Në muajt janar-maj importet për pajisjet hidrosanitare u rritën me rreth 9% në raport me periudhën janar-maj 2025.

Në vitin 2025 ka pasur rritje të importeve edhe për grupin e pllakave (përfshihen produkte importi, si: pllaka dhe kalldrëme qeramike, pllaka dyshemeje dhe muresh qeramike).

Sipas të dhënave të Doganave, sasia e importeve të grupit për 2025 u rrit me 12% krahasuar me vitin paraardhës.

Në janar-maj 2026, importet e grupit ranë me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

 

Burimi: Doganat

 

Motori kryesor i kërkesës vijon të mbetet ndërtimi

Megjithatë, pavarësisht rritjes së investimeve në qiratë ditore, ndërtimi mbetet ende burimi kryesor i volumit të kërkesës. Zhvillimi i projekteve të ndërtimit në Tiranë dhe zonat bregdetare edhe këtë vit vijuan të mbeten mbështetësit kryesorë të kërkesës për tregun e pajisjeve hidrosanitrae dhe pllakave.

Orest Çelo, administrator i grupit “Teoren”, prej 20 vitesh i specializuar pĂ«r tregtimin e pajisjeve hidrosanitare, tha se sektori i ndĂ«rtimit jo vetĂ«m po ndikon te rritja e kĂ«rkesĂ«s, por edhe te pĂ«rmirĂ«simi pĂ«r produkte sa mĂ« cilĂ«sore dhe moderne.

“Shtimi i ndĂ«rtimeve tĂ« reja nĂ« TiranĂ« dhe nĂ« zonat bregdetare ka pasur ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« dhe shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« rritjen e kĂ«rkesĂ«s pĂ«r pajisje hidrosanitare.

Në Tiranë, zhvillimi i vazhdueshëm i projekteve rezidenciale, komplekseve shumëfunksionale dhe rikonstruksioneve ka sjellë kërkesë të qëndrueshme gjatë gjithë vitit, me fokus gjithnjë e më të madh te cilësia dhe dizajni modern.

Ndërsa në zonat bregdetare, sidomos në Jug të Shqipërisë, rritja e ndërtimeve të lidhura me turizmin ka sjellë kërkesë më sezonale, por me volum të lartë, ku përparësi mbetet kombinimi i estetikës me rezistencën ndaj përdorimit intensiv dhe kushteve klimatike.

NĂ« tĂ« dyja rastet, vihet re njĂ« tendencĂ« e qartĂ« drejt produkteve mĂ« cilĂ«sore dhe zgjidhjeve mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, çka tregon se zhvillimi i sektorit tĂ« ndĂ«rtimit po ndikon pozitivisht edhe nĂ« rritjen e standardeve tĂ« pajisjeve hidrosanitare nĂ« treg”.

Besnik Sinani, administratori i kompanisĂ« “Haki Sinani”, thotĂ« se zhvillimi i projekteve tĂ« ndĂ«rtimit mbeten kontribuuesit kryesorĂ« tĂ« kĂ«rkesĂ«s pĂ«r sektorin e hidrosanitareve.

“NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, kĂ«rkesa paraqitet nĂ« njĂ« nivel tĂ« ngjashĂ«m me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar, me luhatje shumĂ« tĂ« lehtĂ« nĂ« kufijtĂ« ±2–3%, qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« konsiderohet mĂ« shumĂ« stabilitet sesa ndryshim real tregu.

Struktura e kërkesës mbetet e ndarë: projektet e ndërtimit kanë peshën kryesore dhe janë relativisht të qëndrueshme, pasi lidhen me cikle investimesh të nisura më herët.

NdĂ«rsa segmenti i konsumatorit final Ă«shtĂ« mĂ« i ndjeshĂ«m dhe mĂ« i kujdesshĂ«m nĂ« vendimmarrje. NĂ« terma tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m, tregu po ecĂ«n nĂ« njĂ« fazĂ« konsolidimi, ku ndryshimet e mundshme nĂ« rritje apo rĂ«nie reflektohen me vonesĂ« pĂ«r shkak tĂ« natyrĂ«s sĂ« gjatĂ« tĂ« ciklit tĂ« ndĂ«rtimit dhe furnizimit”, u shpreh ai.

Sipas z. Sinani, ndërtimet e reja në Tiranë dhe në zonat bregdetare vazhdojnë të jenë burimi kryesor i kërkesës për pajisje hidrosanitare.

“NdĂ«rtimet e reja mbeten faktori kryesor qĂ« gjeneron kĂ«rkesĂ«n pĂ«r pajisje hidrosanitare. NĂ« veçanti Tirana dhe zonat bregdetare vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« motorĂ«t e tregut. Rritja e lejeve tĂ« ndĂ«rtimit dhe zhvillimi i projekteve rezidenciale dhe turistike kanĂ« mbajtur kĂ«rkesĂ«n nĂ« njĂ« nivel tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m.

MegjithatĂ«, vĂ«rehet njĂ« fokus mĂ« i madh tek eficienca e kostos dhe standardizimi i produkteve, gjĂ« qĂ« ndikon edhe nĂ« strukturĂ«n e blerjeve. Krahasuar me periudhat e mĂ«parshme, blerjet nga individĂ«t pĂ«r pĂ«rdorim personal janĂ« mĂ« tĂ« kufizuara dhe kanĂ« mĂ« pak peshĂ« nĂ« totalin e tregut”.

Edhe Alma Grabocka, drejtoreshĂ« e shitjeve pĂ«r kompaninĂ« “Delta”, pohon se nĂ« tĂ«rĂ«si, kĂ«rkesa kĂ«tĂ« vit ka shĂ«nuar rritje krahasuar me periudhĂ«n paraardhĂ«se. Rritja Ă«shtĂ« ndikuar veçanĂ«risht nga ndĂ«rtimet e reja nĂ« bregdet. Sipas zonjĂ«s Grabocka, kĂ«rkesa nga familjarĂ«t Ă«shtĂ« nĂ« rĂ«nie nĂ« raport me vjet.

 

Tensionet gjeopolitike shtojnë kostot e furnizimit

Kriza e rritjes së çmimeve nga fillimi i luftës në Iran ka dhënë efekt zinxhir edhe te fabrikat e prodhimit të pajisjeve hidrosanitare dhe pllakave jashtë vendit. Për rrjedhojë, operatorët vendas pohojnë se janë përballur me shtrenjtim çmimesh për furnizimet e reja.

Administratori i kompanisĂ« “Haki Sinani” gjithashtu pohoi se zhvillimet gjeopolitike dhe luhatjet nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare kanĂ« ndikuar nĂ« rritjen e kostove tĂ« furnizimit.

“Tensionet gjeopolitike, pĂ«rfshirĂ« edhe zhvillimet nĂ« Lindjen e Mesme, kanĂ« ndikuar indirekt nĂ« rritjen e kostove tĂ« lĂ«ndĂ«ve tĂ« para dhe logjistikĂ«s. Kjo Ă«shtĂ« reflektuar kryesisht te materialet me bazĂ« plastike, tĂ« cilat janĂ« tĂ« lidhura ngushtĂ« me derivatet e naftĂ«s, si dhe te kostot e transportit pĂ«r shkak tĂ« rritjes sĂ« çmimit tĂ« karburanteve.

KĂ«to rritje kanĂ« filluar tĂ« ndikojnĂ« nĂ« zinxhirin e furnizimit qĂ« prej muajve tĂ« parĂ« tĂ« vitit, por ne si kompani kemi tentuar t’i amortizojmĂ« nĂ« tregun vendas pĂ«rmes menaxhimit tĂ« stokut dhe optimizimit tĂ« blerjeve, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ndikimi te klienti final tĂ« jetĂ« sa mĂ« i kufizuar dhe i shpĂ«rndarĂ« nĂ« kohĂ«â€, tha ai.

Por rritja e çmimeve nuk është reflektuar drejtpërdrejt te konsumatori final. Disa prej operatorëve pohojnë se e kanë amortizuar rritjen e kostove të furnizimeve te marzhet e tyre të fitimit.

“KĂ«to zhvillime janĂ« reflektuar edhe te çmimet e furnizimit qĂ« marrim nga partnerĂ«t tanĂ«, kryesisht si pasojĂ« e rritjes sĂ« kostove tĂ« transportit dhe logjistikĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare.

Por ne kemi zgjedhur të mos i transmetojmë këto rritje te konsumatori final. Në vend të kësaj, kemi absorbuar një pjesë të këtyre kostove duke ulur marzhet tona të fitimit, me qëllim që të ruajmë stabilitetin e çmimeve në treg.

Kjo qasje bazohet nĂ« filozofinĂ« tonĂ« pĂ«r tĂ« qenĂ« sa mĂ« pranĂ« klientit dhe pĂ«r tĂ« mos e ngarkuar atĂ« nĂ« periudha tĂ« vĂ«shtira, edhe kur faktorĂ«t qĂ« ndikojnĂ« kostot janĂ« jashtĂ« kontrollit tonĂ«â€, thekson Orest Çelo, nga kompania “Teoren”.

Operatorë të tjerë pohuan se ndryshimet e çmimeve të furnizimeve nga jashtë i kanë reflektuar te çmimet e shitjes për tregun vendas.

Gjatë dy krizave të mëparshme, që sollën ndryshime të kostove prodhuese për shumë fabrika jashtë, atë të pandemisë së Covid-19 dhe të luftës në Ukrainë, operatorët vendas të tregtimit të pajisjeve hidrosanitare dhe pllakave rritën çmimet deri në 20%.

Në vitin 2022, me fillimin e sulmit në Ukrainë, rritja e çmimeve për konsumatorin u ndikua nga shtrenjtimi i gazit që përbënte lëndën e parë kryesore që përdorej nga furrat e pjekjes së qeramikës në vendet e Bashkimit Europian.

Në atë periudhë pati edhe rritje të tarifave të transportit.

Shtrenjtimi i lartë i tarifave të transportit detyroi operatorët të braktisin tregun kinez dhe të furnizohen më tepër me pajisje me fabrikat në Egjipt dhe Indi.

Rritje kostosh pati edhe nga kompani të tjera që nuk u larguan nga furnizuesit e tyre tradicionalë siç ishte Italia dhe Spanja, pavarësisht se edhe në këto vende, tarifat e transportit dhe të pajisjeve shënuan rritje.

Kostot më të larta u reflektuan me ndryshimet e çmimeve vetëm në disa produkte për tregun vendas për vitet 2021-2022. Për vitin 2022, çmimet e pajisjeve hidrosanitare u rritën nga 10 deri në 20%. Sipas drejtuesve të kompanive, shtrenjtimi i çmimeve ndikoi te rënia e kërkesës me 20%.

Ndërsa në vitin 2023 pati stabilizim të tarifave të lëndëve të para në tregjet e huaja, duke iu afruar niveleve të paraluftës Rusi-Ukrainë.

Si rrjedhojĂ« e kĂ«saj situate, çmimet e shitjes nĂ« tregun vendas nuk ndryshuan. Çmimet e shitjes mbetĂ«n tĂ« pandryshuara edhe pĂ«r vitin 2024.

 

 

Operatorët presin efekte te kërkesa nga gjeopolitika

PĂ«r Orest Çelo, nga “Teoren”, kĂ«rkesa pĂ«r blerje pajisjesh hidrosanitare nĂ« muajt nĂ« vijim pritet tĂ« jetĂ« e qĂ«ndrueshme, por pritet ngadalĂ«sim i rritjes, si pasojĂ« e ngjarjeve gjeopolitike.

“PritshmĂ«ritĂ« tona nĂ« muajt nĂ« vijim janĂ« pĂ«r ngadalĂ«sim tĂ« ritmit tĂ« rritjes krahasuar me vitin e kaluar, por jo pĂ«r rĂ«nie tĂ« kĂ«rkesĂ«s.

Tregu pritet të vazhdojë të jetë aktiv, por më i kujdesshëm, si rrjedhojë e pasigurisë ekonomike dhe gjeopolitike, si dhe tendencës së konsumatorëve dhe të bizneseve për të shtyrë ose për të optimizuar investimet jo urgjente.

Në këtë kontekst, ne presim më shumë kujdes në vendimmarrje dhe cikle më të gjata blerjeje, megjithatë bazat e kërkesës mbeten të qëndrueshme, veçanërisht në segmentet ku ne operojmë si kompani.

Pra, nuk flasim pĂ«r rĂ«nie tĂ« tregut, por pĂ«r njĂ« fazĂ« mĂ« tĂ« matur zhvillimi, ku rritja do tĂ« jetĂ« mĂ« e ngadaltĂ«, por e vazhdueshme”, thotĂ« z. Çelo.

Por nga ana tjetër, kriza e re e çmimeve globale për shkak të luftës në Iran e kombinuar edhe me kërkesën në rënie për segmentin familjar, po shkakton pasiguri dhe hezitim tek operatorët për zgjerim investimesh.

“Pasiguria gjeopolitike, tensionet nĂ« Lindjen e Mesme dhe klima e pĂ«rgjithshme politike kanĂ« ndikuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« aktivitetin tonĂ«, kryesisht duke e bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« parashikimin si tĂ« kostove, ashtu edhe tĂ« kĂ«rkesĂ«s nĂ« treg.

NĂ« mĂ«nyrĂ« konkrete, kĂ«to zhvillime janĂ« reflektuar nĂ« rritje tĂ« çmimeve nga furnitorĂ«t e ‘Teoren’, si pasojĂ« e luhatjeve nĂ« zinxhirĂ«t globalĂ« tĂ« furnizimit dhe kostove tĂ« energjisĂ« dhe tĂ« transportit.

Kjo situatë, e kombinuar edhe me tendencën e tregut retail për kursim dhe shtyrje të konsumit për shkak të pasigurisë, ka krijuar një mjedis më të kujdesshëm dhe më pak të parashikueshëm për investime.

Si rezultat, si planifikimi i kĂ«rkesĂ«s ashtu edhe vendimmarrja pĂ«r investime tĂ« reja janĂ« bĂ«rĂ« mĂ« sfiduese, duke kĂ«rkuar fleksibilitet mĂ« tĂ« madh dhe menaxhim mĂ« tĂ« kujdesshĂ«m tĂ« riskut”, thotĂ« zoti Çelo.

PavarĂ«sisht tensioneve gjeopolitike, nga kompania “Haki Sinani” drejtuesit parashikojnĂ« rritje tĂ« eksporteve, veçanĂ«risht pĂ«r vendet e rajonit.

“Eksportet pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« segment relativisht tĂ« ri pĂ«r ne, por me potencial tĂ« qartĂ« rritjeje. Shifrat janĂ« pozitive dhe tregojnĂ« njĂ« trend rritĂ«s tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, i mbĂ«shtetur si nga zgjerimi i rrjetit tĂ« klientĂ«ve, ashtu edhe nga rritja e konkurrueshmĂ«risĂ« sĂ« produkteve tona nĂ« tregjet rajonale.

NĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«, fokusi ynĂ« Ă«shtĂ« konsolidimi i tregjeve ekzistuese dhe zgjerimi gradual nĂ« tregje tĂ« reja, duke e parĂ« eksportin si njĂ« shtyllĂ« strategjike tĂ« rritjes afatmesme dhe afatgjatĂ«â€, pohon administratori Besnik Sinani.

 

Rritet totali i të ardhurave të tregut, bien fitimet

Në total për vitin 2024 kompanitë e tregtimit të pajisjeve hidrosanitare dhe pllakave gjeneruan një total të ardhurash prej rreth 16,7 miliardë lekësh, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit. Krahasuar me 2023, të ardhurat e kompanive të sektorit u rritën 2%.

Ndërsa totali i fitimeve të sektorit arriti në vlerën e 2,2 miliardë lekëve. Krahasuar me vitin 2023, fitimet e kompanive u rritën me 18%.

Konkretisht pĂ«r kompaninĂ« “Brunes” tĂ« ardhurat nĂ« vitin 2024 u rritĂ«n me 6% dhe fitimet 38% krahasuar me 2023. TĂ« ardhurat e kompanisĂ« “Delta” nĂ« vitin 2024, shĂ«nuan rĂ«nie 6% krahasuar me 2023. Fitimet e kompanisĂ« nĂ« 2024 u rritĂ«n 5.6% krahasuar me 2023.

PĂ«r vitin 2024 tĂ« ardhurat e kompanisĂ« “BILLA” ranĂ« me 7%, ndĂ«rsa fitimet u tkurrĂ«n 20% krahasuar me 2023.

PĂ«r kompaninĂ« “Haki Sinani” tĂ« ardhurat nĂ« 2024 u rritĂ«n 8% dhe fitimet 23%, nĂ« raport me vitin paraardhĂ«s. TĂ« ardhurat e kompanisĂ« TEOREN pĂ«r vitin 2024 u rritĂ«n me 10% dhe fitimet me 32% krahasuar me vitin 2023.

 

 

The post Qiraja ditore “shpĂ«ton” tregun e hidrosanitareve appeared first on Revista Monitor.

  •  

Pronat për banim të konfiskuara, 75% ndodhen në Tiranë

Rreth 50 milionë euro është vlera totale e pasurive të paluajtshme për banim të konfiskuara që administrohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).

Në total, numri i pasurive të paluajtshme të administruara nga kjo agjenci ka arritur në 345 prona.

TĂ« dhĂ«nat e bĂ«ra publike nga AAPSK pĂ«r “Monitor” tregojnĂ« se pjesa mĂ« e madhe e vlerĂ«s sĂ« kĂ«tyre pronave Ă«shtĂ« pĂ«rqendruar nĂ« TiranĂ«. Rreth 75% e vlerĂ«s totale tĂ« pronave rezidenciale tĂ« konfiskuara, ose rreth 3.4 miliardĂ« lekĂ«, ndodhen nĂ« TiranĂ«, nga njĂ« vlerĂ« totale prej 4.6 miliardĂ« lekĂ«sh.

Pas Tiranës, pjesën më të madhe të vlerës së pronave të sekuestruara e zënë Durrësi dhe Fieri, me rreth 9% secili të vlerës totale. Ndërsa qyteti i Elbasanit dhe Kavajës përfaqësojnë rreth 2% secili të vlerës së pronave të konfiskuara.

Në Sarandë dhe Berat, pesha e pronave të sekuestruara është rreth 1% për secilin qytet. Pjesa tjetër shpërndahet në qytete të tjera, me vlera më të ulëta.

Pjesa tjetër e pasurive është e shpërndarë në qytete të tjera, me vlera më të ulëta. Për pasuritë në Himarë, vlera nuk mund të përcaktohet, pasi vendimet e sekuestrimit nuk përmbajnë të dhëna për sipërfaqen e pasurive, një element i domosdoshëm për vlerësimin ekonomik të tyre

Vendosja e masës së sekuestros mbi një pasuri nuk është kompetencë e AAPSK-së. Kjo procedurë rregullohet nga Kodi i Procedurës Penale dhe legjislacioni i posaçëm në fuqi, ndërsa AAPSK angazhohet në administrimin e pasurisë pasi ajo i kalon për administrim sipas procedurave ligjore.

Në përputhje me Ligjin nr. 34/2019, i ndryshuar, AAPSK merr në dorëzim pasuritë e sekuestruara mbi bazën e vendimeve përkatëse.

Konkretisht, neni 16 i ligjit parashikon marrjen në dorëzim të pasurisë së sekuestruar në bazë të vendimit të gjykatës ose urdhrit të prokurorit, ndërsa neni 17 përcakton procedurat për marrjen në administrim të pasurive të sekuestruara me urdhër të organit administrativ kompetent.

Pas marrjes në administrim, AAPSK ka përgjegjësi për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe administrimin e pasurisë, duke synuar mbrojtjen dhe, kur është e mundur, rritjen e vlerës së saj ekonomike.

Për vitin 2025, sipas të dhënave të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), vlera e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara arriti 43.5 milionë euro.

Vlera e aseteve të sekuestruara është 50% më e ulët sesa në 2024. 66% e tyre apo 28.8 milionë  euro, përfaqësojnë pasuri të sekuestruara në kuadër të Kodit të Procedurës Penale. Ndërsa pjesa tjetër, 34%, apo 14.7 milionë euro u përket pasurive të sekuestruara në kuadër të ligjit Antimafie.

Në vijim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për 2025, SPAK arriti të sekuestrojë dhe konfiskojë një portofol të diversifikuar asetesh, përfshirë edhe 145 pasuri të paluajtshme.

Për vitin 2026, në mesin e muajit qershor, gjithashtu SPAK njoftoi goditjen e një grupi ndërkombëtar kriminal, të cilit iu sekuestruan një numër i lartë i pasurive të paluajtshme, përfshirë troje, apartamente, garazhe, vila, llogari bankare, shoqëri tregtare dhe pasuri të lidhura me projekte ndërtimi në Tiranë dhe zona bregdetare./ D.Azo

 

Burimi: AAPSK

The post Pronat për banim të konfiskuara, 75% ndodhen në Tiranë appeared first on Revista Monitor.

  •  

ÇfarĂ« duhet tĂ« lexoni pĂ«r tĂ« kuptuar punĂ«dhĂ«nĂ«sin tuaj tĂ« ardhshĂ«m

Nga “Procesi” i Franz KafkĂ«s te “1984” e George Orwell

 

MirĂ« se erdhĂ«t nĂ« Ungoliant! (NĂ« kĂ«tĂ« artikull të The Economist, “Ungoliant” pĂ«rdoret si njĂ« kompani imagjinare, njĂ« lloj korporate satirike). Si pjesĂ« e procesit tĂ« integrimit, ju nxisim tĂ« lexoni disa libra pĂ«rpara se tĂ« filloni punĂ«n.

Kjo do t’ju japĂ« mundĂ«sinĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar kulturĂ«n tonĂ« tĂ« veçantĂ«.

NĂ«se njĂ« listĂ« leximi ju duket si diçka e dalĂ« mode, nuk Ă«shtĂ« aspak kĂ«shtu. “Princi i VogĂ«l” zĂ« njĂ« vend tĂ« veçantĂ« nĂ« kulturĂ«n e Netflix: Antoine de Saint-ExupĂ©ry citohet ende nĂ« udhĂ«zuesin kulturor tĂ« kompanisĂ«.

Trupat Detare tĂ« SHBA-sĂ« kanĂ« diçka tĂ« quajtur “Programi Profesional i Leximit i Komandantit”, njĂ« lloj klubi libri me plumba, ku ushtarakĂ«t pritet tĂ« lexojnĂ« pesĂ« tituj nĂ« vit nga njĂ« listĂ« rekomandimesh mbi strategjinĂ«, luftĂ«n dhe vendimmarrjen.

“The Looming Tower”, njĂ« histori e sulmeve tĂ« 11 shtatorit, dhe, disi mĂ« çuditshĂ«m, “Impro”, njĂ« udhĂ«zues pĂ«r teatrin e improvizimit, kanĂ« qenĂ« pjesĂ« e listave tĂ« leximit pĂ«r punonjĂ«sit e Palantir. Edhe forma tĂ« tjera argĂ«timi mund tĂ« japin tĂ« dhĂ«na pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si shefat duan qĂ« ju tĂ« mendoni.

Kur ishte fĂ«mijĂ«, Howard Schultz, njeriu pas Starbucks, ishte njĂ« adhurues i madh i versionit me Gene Wilder tĂ« filmit “Willy Wonka & the Chocolate Factory” (Willy Wonka & Fabrika e ÇokollatĂ«s).

Kur po planifikonte hapjen e roasterisë (vendi ku piqet kafeja) së parë të kompanisë, një hapësirë premium e ndërtuar rreth kulturës së kafesë, ai ftoi një grup drejtuesish në shtëpinë e tij për të parë filmin dhe për ta përdorur si burim frymëzimi.

Në Ungoliant, ju nuk do të ftoheni kurrë të shihni filmin e dashur të fëmijërisë së shefit. Willy Wonka nuk është ylli ynë udhërrëfyes. Por nëse lexoni librat e mëposhtëm, do të kuptoni vlerat tona dhe mënyrën se si na pëlqen të punojmë.

 

“Procesi” nga Franz Kafka

Historia e një njeriu të zakonshëm që papritur përfshihet në një botë makthi të burokracisë pa kuptim është më pak roman dhe më shumë manual punonjësi.

 

“Catch-22” nga Joseph Heller

Titulli i romanit të Heller-it lidhet me një dilemë të pazgjidhshme të kohës së luftës: të pretendosh se je i çmendur për të shmangur fluturimet ushtarake është vetë provë se je i kthjellët mendërisht.

NĂ« Ungoliant, nĂ«se punoni mirĂ«, do t’ju kĂ«rkohet tĂ« kaloni nĂ« njĂ« rol drejtues dhe tĂ« menaxhoni njerĂ«z. NĂ«se punoni keq, do tĂ« pushoheni nga puna. Nuk ekziston absolutisht asnjĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« vazhduar tĂ« bĂ«ni atĂ« qĂ« ju pĂ«lqen vĂ«rtet.

 

“ValĂ«t” nga Virginia Woolf

Rrjedha të ndërgjegjes, individë që shkrihen me njëri-tjetrin, jetë të tëra që kalojnë dhe një ndjenjë e fortë hutimi. Hyrja e përkryer në jetën e zyrës.

 

“Mos thuaj asgjĂ«â€ nga Patrick Radden Keefe

Nuk ka rĂ«ndĂ«si se pĂ«r çfarĂ« flet libri. ËshtĂ« thjesht njĂ« kĂ«shillĂ« shumĂ« e mirĂ«.

 

“NesĂ«r dhe NesĂ«r dhe NesĂ«r” nga Gabrielle Zevin

Asnjëri prej nesh nuk e ka lexuar në të vërtetë këtë libër, por mendojmë se duhet të jetë një hyrje e shkurtër në menaxhimin e projekteve.

 

“1984” nga George Orwell

Disa njerëz, me sa duket, e konsiderojnë këtë libër distopik, dhe është e vërtetë se Partia parapëlqen disi më shumë shkopin sesa karotën.

Por ka shumë për të mësuar nga mesazhet e tij kryesore: se shfrytëzimi i të dhënave është një burim i vërtetë avantazhi konkurrues dhe se është më mirë të punosh së bashku drejt një qëllimi të përbashkët, sesa të ndjekësh synimet e tua egoiste.

Winston Smith qartazi nuk është lojtar skuadre dhe të gjithë e dimë sa mirë përfundoi kjo për të.

 

“Ishulli i doktor Moreau” nga H.G. Wells

Një gjë që mund të thuhet për doktor Moreau është se ai guxoi të ëndërronte. Po, ëndrra e tij mbështetej shumë te viviseksioni dhe disa nga pasojat ishin mjaft fatkeqe.

Por nuk bëhet omëletë pa thyer disa vezë.

PĂ«r tĂ« qenĂ« tĂ« qartĂ«, Ungoliant aktualisht nuk ka plane pĂ«r t’i kthyer kafshĂ«t nĂ« qenie gjysmĂ«njerĂ«zore. Por tĂ« mendosh ndryshe dhe tĂ« dĂ«shtosh Ă«shtĂ« shumĂ«, shumĂ« mĂ« mirĂ« sesa tĂ« pranosh kufij arbitrarĂ«. Lexime tĂ« mĂ«tejshme: “Frankenstein”, “Dr Jekyll dhe zoti Hyde”.

 

“Emma” nga Jane Austen

Një personazh që ndërhyn pareshtur në jetët e të tjerëve përfundon duke marrë gjithçka që dëshiron. Dëshmi se mikromenaxhimi mund të shpërblehet vërtet.

 

“Historia sekrete” nga Donna Tartt

Një i jashtëm i bashkohet një grupi të ngushtë njerëzish, të përkushtuar ndaj një figure të vetme mentori, dhe gradualisht humbet çdo ndjesi morali.

Fakti që personazhet në fund paguajnë një çmim të rëndë për sjelljen e tyre është e vetmja gjë për të cilën mund të ketë vërejtje në këtë libër. Në çdo aspekt tjetër, ai ju tregon saktësisht çfarë mund të prisni nga koha juaj e punës këtu.

 

“Wolf Hall” nga Hilary Mantel

Një operator jashtëzakonisht i aftë ngjitet në hierarkinë organizative falë meritës, por harron se fati i tij është në duart e një shefi jashtëzakonisht kapriçioz.

Të gjithë ungoliantianët kanë rëndësi, por vetëm njëri prej nesh ka 85% të të drejtave të votës.

NĂ«se i lexoni tĂ« gjitha kĂ«to dhe sĂ«rish paraqiteni nĂ« ditĂ«n tuaj tĂ« parĂ« tĂ« punĂ«s, jeni pikĂ«risht lloji i punonjĂ«sit qĂ« kĂ«rkojmĂ«. Me padurim presim t’ju shohim muajin e ardhshĂ«m./ The Economist

 

The post ÇfarĂ« duhet tĂ« lexoni pĂ«r tĂ« kuptuar punĂ«dhĂ«nĂ«sin tuaj tĂ« ardhshĂ«m appeared first on Revista Monitor.

  •  

Paqebërësit e rinj të botës

Autokracitë po marrin rolin e ndërmjetësit në konfliktet globale. Marrëveshjet që arrijnë nuk janë si më parë, shkruan The Economist 

 

Pakistani zakonisht shihet mĂ« shumĂ« si burim problemesh gjeopolitike sesa si zgjidhje pĂ«r to. MegjithatĂ«, gjatĂ« muajve tĂ« fundit, ai ka bĂ«rĂ« mĂ« shumĂ« se pothuajse çdo vend tjetĂ«r pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s mes AmerikĂ«s dhe Iranit.

Dhe Pakistani nuk është i vetmi ndërmjetës i pazakontë që ka ndërhyrë në konfliktet e fundit. Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, Turqia ka ndërmjetësuar mes Rusisë dhe Ukrainës, Etiopisë dhe Somalisë, si dhe Pakistanit dhe Afganistanit.

Kina po përpiqet gjithashtu të pajtojë Afganistanin me Pakistanin.

Katari ka shërbyer si ndërmjetës mes Hamasit dhe Izraelit, mes Amerikës dhe talebanëve, si dhe ka luajtur rol në marrëveshjen e Amerikës me Iranin.

Në mbarë botën, ndërmjetësimi i paqes nga regjimet autokratike po kthehet në normë.

Në vitin 2025, një ose më shumë nga Kina, Katari, Arabia Saudite, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin të përfshira si ndërmjetës në të paktën 20 nga 53 proceset e paqes të regjistruara në botë, sipas School for a Culture of Peace (ECP) në Universitetin Autonom të Barcelonës.

Në të njëjtën kohë, ndërmjetësit tradicionalë të epokës së pasluftës, si Kombet e Bashkuara dhe demokracitë larg fushëbetejave, përfshirë Norvegjinë, Suedinë dhe Zvicrën, po përfshihen më pak ose me një rol më pak të dukshëm (shih grafikun 1).

 

 

Ky ndryshim nuk do të thotë domosdoshmërisht se po arrihen më shumë apo më pak marrëveshje se më parë. Ashtu si homologët e tyre demokratikë, edhe autokratët shpesh dalin duarbosh. Por marrëveshjet që arrijnë të ndërmjetësojnë janë të ndryshme, si në stil, ashtu edhe në përmbajtje.

Së pari, duhen parë motivet. Autokratët tërhiqen nga ndërmjetësimi për të paktën tri arsye.

E para është prestigji dhe përfitimi politik në vend. Udhëheqësit ushtarakë të Pakistanit kanë shfrytëzuar rolin e tyre në bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit për të krijuar imazhin e Pakistanit si një aleat i pazëvendësueshëm.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka pĂ«rdorur sukseset nĂ« ndĂ«rmjetĂ«simin e konflikteve jashtĂ« vendit pĂ«r tĂ« forcuar mbĂ«shtetjen nĂ« politikĂ«n e brendshme dhe pĂ«r t’u paraqitur si njĂ« kampion i Jugut Global (vendet nĂ« zhvillim tĂ« AzisĂ«, AfrikĂ«s dhe AmerikĂ«s Latine).

NjĂ« arsye tjetĂ«r pĂ«r t’u pĂ«rfshirĂ« Ă«shtĂ« parandalimi i krizave nĂ« fqinjĂ«si. GjatĂ« kĂ«tij shekulli, Turqia Ă«shtĂ« pĂ«rballur me valĂ« refugjatĂ«sh, ndĂ«rprerje tĂ« furnizimit me energji, ngadalĂ«sim ekonomik dhe sulme terroriste si pasojĂ« e luftĂ«rave nĂ« kufijtĂ« e saj.

“Turqia nuk mund tĂ« ketĂ« siguri apo prosperitet tĂ« plotĂ« nĂ«se rajoni ynĂ« mbetet i paqĂ«ndrueshĂ«m”, thotĂ« Timur Soylemez, ish-drejtues i ndĂ«rmjetĂ«simit ndĂ«rkombĂ«tar nĂ« MinistrinĂ« e Jashtme tĂ« TurqisĂ«. “ËshtĂ« shumĂ« mĂ« pak e kushtueshme tĂ« menaxhosh kĂ«to konflikte dhe tĂ« parandalosh pĂ«rshkallĂ«zimin e tyre.”

 

Konfliktet tuaja, interesat e mia

Objektivat tregtare dhe gjeopolitike janë një faktor i tretë. Kina është përfshirë në ndërmjetësimin e luftës civile në Mianmar, kryesisht për të mbrojtur investimet e saj. Edhe Turqia e ka përdorur ndërmjetësimin për të ruajtur interesat ekonomike në vende si Iraku dhe Libia, si dhe për të krijuar mundësi të reja, si në Somali.

Varësia e madhe e Pakistanit nga importet e energjisë nga Gjiri Persik ndihmon në shpjegimin e rolit të tij të spikatur në çështjen iraniane. Po ashtu, Islamabadi synon të fitojë favorin e Uashingtonit, në një kohë kur marrëdhëniet e SHBA-së me rivalin e tij kryesor, Indinë, janë afruar ndjeshëm.

NdĂ«rmjetĂ«suesit e rinj kanĂ« disa avantazhe ndaj gardĂ«s sĂ« vjetĂ«r diplomatike. Turqia pĂ«rdor identitetin e saj islam pĂ«r t’u paraqitur si njĂ« ndĂ«rmjetĂ«se mĂ« e besueshme pĂ«r vendet myslimane sesa fuqitĂ« perĂ«ndimore, thotĂ« Pinar Tank, studiuese nĂ« Institutin pĂ«r KĂ«rkime mbi Paqen nĂ« Oslo.

Katari, nga ana tjetër, është i gatshëm të bisedojë me Hamasin, Iranin dhe talebanët, aktorë me të cilët shumë qeveri perëndimore nuk duan të komunikojnë drejtpërdrejt, ose për të cilët sanksionet dhe konsideratat politike e bëjnë dialogun shumë më të vështirë.

Edhe marrëveshjet që arrihen janë të ndryshme. Kur fuqitë demokratike perëndimore ndërmjetësonin marrëveshje në të kaluarën, ato zakonisht vinin theksin te të drejtat e njeriut, ndarja e pushtetit dhe reformat demokratike, thotë Allard Duursma, studiues në ETH Zurich.

Autokracitë e kanë zëvendësuar këtë model liberal me një qasje që fokusohet te stabiliteti, mundësitë ekonomike dhe tregtia.

Një nga shenjat më të dukshme, dhe ndoshta një nga faktorët që po e përshpejton këtë transformim, është zbehja e ndikimit të Kombeve të Bashkuara. Pjesa e konflikteve ku OKB-ja ka qenë e përfshirë si ndërmjetëse ka mbetur relativisht e qëndrueshme gjatë dekadës së fundit.

Por pesha e saj reale, e matur nga rastet kur ka marrë rolin udhëheqës në proceset e ndërmjetësimit, po tkurret me shpejtësi.

Herën e fundit që OKB-ja luajti rol të rëndësishëm ishte në vitin 2022, kur ndihmoi në arritjen e marrëveshjes që lejoi eksportin e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi.

Prej kohësh ka ndodhur që disa vende, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Izraeli, të anashkalojnë OKB-në dhe të ndjekin kanale të veçanta negociatash kur interesat e tyre janë të përfshira drejtpërdrejt, siç po ndodh aktualisht në konfliktet në Gaza, Iran, Liban dhe Ukrainë.

Por OKB-ja ka filluar gjithashtu të vetëpërjashtohet nga këto procese. Sekretari i Përgjithshëm, António Guterres, nuk emëroi një të dërguar të posaçëm për Iranin deri më 25 mars, në një kohë kur lufta kishte gati një muaj që kishte shpërthyer dhe diplomatët rajonalë kishin javë të tëra që zhvillonin përpjekje intensive për ndërmjetësim.

Një zyrtar i lartë i OKB-së pranon se drejtuesit e organizatës, nga frika se mos shpenzojnë kapitalin e tyre të kufizuar politik në konflikte që duken pa zgjidhje, shpesh zgjedhin të mos ndërhyjnë fare.

“Jemi nĂ« njĂ« moment mjaft tĂ« vĂ«shtirĂ«â€, thotĂ« ai me keqardhje. “Kryesisht pĂ«r shkak tĂ« teprimit me kujdesin gjatĂ« dekadĂ«s sĂ« fundit. Nuk ka problem tĂ« dĂ«shtosh; shumĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« tĂ« pĂ«rpiqesh.”

OKB-ja po e ka gjithashtu gjithnjë e më të vështirë të ruajë paqen. Numri i paqeruajtësve të saj në terren është përgjysmuar ndjeshëm, nga 107 mijë në vitin 2016 në vetëm 47 mijë sot, ndërsa numri i misioneve paqeruajtëse ka rënë nga 16 në 11 gjatë së njëjtës periudhë (shih grafikun 2).

 

 

Këto misione po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e së kaluarës. Hera e fundit që OKB-ja krijoi një mision të ri paqeruajtës ishte në vitin 2014, për luftën civile në Republikën e Afrikës Qendrore. Situata është përkeqësuar edhe nga shkurtimi i fondeve për këto operacione, kryesisht me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.

SHBA-ja mbetet i vetmi ndërmjetës tradicional i paqes që vazhdon të jetë po aq aktiv sa më parë, duke u përfshirë në konflikte nga Kamboxhia deri në Siri.

Donald Trump shpesh pretendon, me ekzagjerimin e tij karakteristik, se gjatë tetë muajve të parë të mandatit të tij të dytë ka ndalur tetë luftëra.

Por stili i tij transaksional i ndërmjetësimit i ngjan shumë më tepër qasjes së ndërmjetësve autokratikë sesa asaj të paraardhësve të tij, duke kontribuar në zhbërjen e modelit tradicional të ndërmjetësimit.

Ai shpesh kërkon përfitime konkrete ekonomike për Amerikën, si koncesione minerare apo marrëveshje tregtare, dhe ka treguar pak interes për çështje si të drejtat e njeriut, demokracia apo sundimi i ligjit.

Rezultati Ă«shtĂ« njĂ« formĂ« tjetĂ«r e ndĂ«rmjetĂ«simit pĂ«r paqe. Si fillim, ndĂ«rmjetĂ«sit e rinj shpesh kanĂ« marrĂ« drejtimin e negociatave dhe kanĂ« lĂ«nĂ« mĂ«njanĂ« aktorĂ«t e tjerĂ« nĂ« luftĂ«ra ku ata vetĂ« janĂ« palĂ« tĂ« pĂ«rfshira ose mbĂ«shtetĂ«s tĂ« fortĂ« tĂ« njĂ«rĂ«s anĂ«, vĂ«rejnĂ« Sara HellmĂŒller dhe Bilal Salaymeh, nĂ« njĂ« studim tĂ« publikuar vitin e kaluar.

Arabia Saudite e ka anashkaluar në masë të madhe OKB-në në Jemen. Irani, Rusia dhe Turqia ndërmjetësuan disa armëpushime gjatë luftës së gjatë civile në Siri, pa përfshirje të jashtme, për të shmangur ndërhyrjen në zonat përkatëse të ndikimit të njëra-tjetrës.

Turqia ka refuzuar ndërmjetësimin e OKB-së në bisedimet e saj të paqes me kryengritësit kurdë. Në Mianmar, Kina herë ndihmon rebelët, herë i detyron të pranojnë armëpushime, duke rritur kështu ndikimin e saj.

 

Diplomacia e shkopit

Sado cinike të duket e gjithë kjo, diplomacia shtrënguese nuk është pa përfitime. Ajo nuk është as diçka e re; në Bosnjë, për shembull, fushata ajrore e NATO-s i hapi rrugën Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995.

Studimet kanë treguar se një ndërmjetësim i tillë mund të ndihmojë në arritjen më të shpejtë të armëpushimeve sesa ndërmjetësimi më parimor. Në disa raste, një regjim autokratik me interesa ekonomike apo gjeopolitike në lojë është e vetmja palë me interes real për të sjellë paqe.

Kina, për shembull, ka qenë një ndërmjetëse aktive në konfliktin mes Afganistanit dhe Pakistanit. Në mars, Ministria e Jashtme kineze bëri thirrje për përmbajtje pas bombardimit pakistanez të një spitali në Kabul.

MĂ« pas, ajo i detyroi tĂ« dyja palĂ«t tĂ« merrnin pjesĂ« nĂ« bisedime nĂ« KinĂ« nĂ« prill. Pekini Ă«shtĂ« pĂ«rpjekur gjithashtu tĂ« pĂ«rdorĂ« ndikimin ekonomik pĂ«r t’i shtyrĂ« tĂ« dyja palĂ«t drejt lĂ«shimeve, ndonĂ«se deri tani pa rezultat.

Shkolla e diplomacisĂ« sĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«, ku palĂ«ve u “pĂ«rplasen kokat” pĂ«r t’i ulur nĂ« tryezĂ«, ka shĂ«nuar disa arritje tĂ« dukshme.

Frika për të mos zemëruar Trump-in duket se ka ndihmuar në arritjen e armëpushimeve në konfliktet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Kamboxhias dhe Tajlandës, si dhe Kongos dhe Ruandës. Edhe pse India u trondit nga ndërhyrja e Trump-it, ai duket se ndihmoi gjithashtu në zbutjen e një përshkallëzimi të armiqësive mes saj dhe Pakistanit vitin e kaluar.

Problemi Ă«shtĂ« se tĂ« gjitha shqetĂ«simet pĂ«r drejtĂ«sinĂ« dhe tĂ« drejtat e njeriut, tĂ« cilat autokratĂ«t dhe Trump-i i kanĂ« lĂ«nĂ« kryesisht mĂ«njanĂ«, mund t’i kenĂ« bĂ«rĂ« nĂ« fakt armĂ«pushimet mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme. MarrĂ«veshjet e paqes afatgjata kanĂ« qenĂ« gjithmonĂ« tĂ« rralla; tani po bĂ«hen edhe mĂ« tĂ« rralla.

Sipas Duursma, mes viteve 1989 dhe 2013, pjesa e negociatave që përfunduan me marrëveshje përfundimtare, dhe jo thjesht me armëpushime apo masa të përkohshme, ishte 3.9%. Mes viteve 2014 dhe 2023, kjo përqindje ra në 2.1%.

MarrĂ«veshjet gjysmake po zĂ«vendĂ«sojnĂ« punĂ«n mĂ« tĂ« gjatĂ« dhe mĂ« tĂ« lodhshme tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« paqes. “Epoka e kĂ«tyre marrĂ«veshjeve tĂ« mĂ«dha tĂ« paqes duket se ka pĂ«rfunduar”, thotĂ« Duursma.

Me fjalë të tjera, shërbimet e Pakistanit mund të nevojiten sërish së shpejti.

The post Paqebërësit e rinj të botës appeared first on Revista Monitor.

  •  

Dogana Shqiptare dhe AKEP, bashkëpunim për dërgesa postare më të shpejta dhe kontrolle më efikase

Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në një takim me përfaqësues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në vijim të kërkesës së këtij institucioni diskutuan për adresimin e çështjeve të ngritura nga operatorët e ofrimit të shërbimit postar.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, me synim formalizimin e mëtejshëm të tregut dhe rritjen e efektivitetit në luftën kundër informalitetit në fushën e dërgesave postare.

Një tjetër çështje e rëndësishme ishte zhvillimi i sistemeve të teknologjisë së informacionit nga operatorët e postave të shpejta dhe Posta Shqiptare, me qëllim mundësimin e Njoftimit Para Mbërritjes për dërgesat postare, brenda vitit 2026. Ky mekanizëm synon të krijojë mundësi për një përpunim më të shpejtë dhe efikas të dërgesave, duke forcuar njëkohësisht analizën e riskut dhe kontrollet doganore.

Bashkëpunimi ndërinstitucional në këtë drejtim synon të krijojë një ekuilibër më të mirë mes lehtësimit dhe përshpejtimit të procedurave doganore dhe forcimit të kontrolleve, duke garantuar një menaxhim më efikas të dërgesave postare dhe duke kontribuar në luftën kundër kontrabandës, evazionit dhe informalitetit në fushën e tregtisë elektronike.

The post Dogana Shqiptare dhe AKEP, bashkëpunim për dërgesa postare më të shpejta dhe kontrolle më efikase appeared first on Revista Monitor.

  •  

SHBA humbi 23 mijë vende pune në korrik, zbehen pritshmëritë për rritje të interesave nga Fed

Ekonomia amerikane humbi papritur 23 mijë vende pune në korrik, duke dhënë një sinjal të ri për dobësimin e tregut të punës dhe duke bërë që investitorët të ulin ndjeshëm pritshmëritë për një rritje të normave të interesit nga Rezerva Federale në shtator.

Të dhënat e publikuara të premten nga Byroja e Statistikave të Punës treguan se punësimi jashtë sektorit bujqësor ra me 23 mijë vende pune gjatë korrikut. Rezultati ishte shumë më i dobët se pritshmëritë e ekonomistëve të anketuar nga Reuters, të cilët parashikonin 80 mijë vende të reja pune.

Edhe të dhënat për qershorin u korrigjuan ndjeshëm në rënie. Ekonomia amerikane rezulton se kishte krijuar vetëm 20 mijë vende pune në qershor, nga 57 mijë që ishte raportuar fillimisht. Kjo e forcon perceptimin se ritmi i punësimit është ngadalësuar më shumë nga sa sugjeronin të dhënat paraprake.

Megjithatë, norma e papunësisë ra në 4.1% në korrik, nga 4.2% në qershor. Reuters vëren se kjo rënie u shoqërua me një tkurrje të mëtejshme të pjesëmarrjes së popullsisë në fuqinë punëtore, çka do të thotë se ulja e papunësisë nuk erdhi domosdoshmërisht nga një përmirësim i kërkesës për punë.

Raporti i dobët ndryshoi menjëherë pritshmëritë e tregjeve për politikën monetare të Rezervës Federale.

Përpara publikimit të të dhënave, tregjet po llogarisnin një mundësi relativisht të lartë që Fed të rriste normat në mbledhjen e shtatorit. Pas raportit të punësimit, kontratat futures mbi normën e Fed e ulën probabilitetin e një rritjeje në shtator në rreth 40%, nga 55% përpara publikimit të shifrave.

Rezerva Federale e mbajti javën e kaluar normën bazë të interesit të pandryshuar në intervalin 3.50%-3.75%, megjithëse tre anëtarë të komitetit të politikës monetare votuan në favor të një rritjeje prej 0.25 pikë përqindjeje.

Të dhënat e korrikut e ndërlikojnë tashmë këtë debat. Nga njëra anë, Fed vazhdon të përballet me presione inflacioniste, ndërsa nga ana tjetër, një dobësim më i fortë i punësimit do ta bënte më të vështirë një tjetër shtrëngim monetar.

Reuters raporton se tregjet reaguan menjëherë ndaj shifrave. Yield-i i obligacionit dyvjeçar të Thesarit amerikan, i cili është veçanërisht i ndjeshëm ndaj pritshmërive për politikën e Fed, ra me 8 pikë bazë, në 4.16%, ndërsa yield-i 10-vjeçar ra me 6 pikë bazë, në 4.61%.

Në tregjet valutore, indeksi i dollarit ra rreth 0.5%, ndërsa monedha amerikane humbi terren ndaj jenit dhe euros. Në bursë, efekti ishte i kundërt: kontratat futures për Nasdaq sinjalizonin një rritje prej rreth 1.1%, ndërsa ato për S&P 500 rreth 0.5%, pasi investitorët e interpretuan dobësimin e punësimit si një argument kundër rritjes së interesave.

Ekonomistët paralajmërojnë megjithatë se një muaj i vetëm nuk është i mjaftueshëm për të konfirmuar një përkeqësim të qëndrueshëm të tregut të punës.

Anthony Saglimbene, kryestrateg i tregjeve në Ameriprise Financial, tha për Reuters se edhe pas rezultatit negativ tregu amerikan i punës mbetet relativisht i shëndetshëm, por të dhënat i japin Fed-it më shumë hapësirë për të mos rritur normat në shtator.

Raporti i inflacionit që publikohet javën e ardhshme pritet të jetë vendimtar për kahun e politikës monetare. Nëse presionet mbi çmimet mbeten të forta, Fed do të duhet të peshojë rrezikun e inflacionit kundrejt shenjave gjithnjë e më të dukshme të ngadalësimit të tregut të punës.

Burimi: Reuters

The post SHBA humbi 23 mijë vende pune në korrik, zbehen pritshmëritë për rritje të interesave nga Fed appeared first on Revista Monitor.

  •  

ByrotĂ« e Kreditit do tĂ« jenĂ« private, do tĂ« ndĂ«rtojnĂ« “notĂ«n” financiare tĂ« individĂ«ve dhe bizneseve

Byrotë e Kreditit që pritet të ngrihen në Shqipëri do të jenë subjekte private, të organizuara si shoqëri aksionare, dhe do të kenë të drejtë të mbledhin, përpunojnë dhe analizojnë informacion financiar për individët dhe bizneset, përfshirë të dhëna që shkojnë përtej kredive bankare.

Byroja e Kredisë do jetë private, informacioni do mblidhet me pagesë; Projektligji drejt finalizimit

Projektligji “PĂ«r ByrotĂ« e Kreditit” i hedhur pwr konsultim, pĂ«rcakton pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« kuadrin e posaçëm pĂ«r licencimin dhe funksionimin e kĂ«tyre subjekteve private, tĂ« cilat do tĂ« ofrojnĂ« raporte kreditore dhe sisteme tĂ« renditjes kreditore, tĂ« njohura si “credit scoring”.

Modeli ndryshon nga Regjistri aktual i Kredive, i cili administrohet nga Banka e Shqipërisë. Relacioni argumenton se regjistrat publikë, të administruar nga bankat qendrore, kanë kryesisht funksione që lidhen me stabilitetin financiar dhe mbikëqyrjen, ndërsa nuk janë konceptuar për të ofruar shërbime tregtare të raportimit kreditor, analiza të sjelljes paguese apo modele të avancuara të pikëzimit kreditor.

KĂ«to funksione, sipas projektligjit, do t’u kalojnĂ« byrove private tĂ« kreditit, tĂ« cilat do tĂ« operojnĂ« paralelisht me Regjistrin e Kredive tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Sipas relacionit, në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, regjistrat publikë të kredive, të administruar nga bankat qendrore, kanë si funksion kryesor mbështetjen e stabilitetit financiar, monitorimin e ekspozimeve kreditore dhe vlerësimin e riskut sistemik në sektorin financiar. Aksesi i subjekteve raportuese në këta regjistra përbën një funksion dytësor, i cili u shërben atyre si një mekanizëm ndihmës për vlerësimin e riskut kreditor dhe mbështetjen e vendimmarrjes në procesin e kreditimit.

Megjithatë, regjistrat publikë të kredive nuk janë konceptuar për të ofruar shërbime tregtare të raportimit kreditor, përpunim të avancuar të informacionit kreditor, analiza të sjelljes paguese apo zhvillimin e modeleve të vlerësimit kreditor (credit scoring). Këto funksione ushtrohen nga byrotë private të kreditit, të cilat, në shumë juridiksione, operojnë paralelisht me regjistrat publikë të kredive dhe luajnë një rol plotësues në treg. Nëpërmjet grumbullimit, përpunimit dhe analizimit të informacionit kreditor nga burime të ndryshme, ato ofrojnë produkte dhe shërbime të specializuara që mbështesin institucionet financiare dhe përdoruesit e tjerë të autorizuar në vlerësimin e aftësisë paguese, administrimin e riskut kreditor dhe procesin e vendimmarrjes për dhënien e financimit.

Në këtë kontekst, paraqitet e nevojshme miratimi i një kuadri ligjor gjithëpërfshirës për krijimin dhe funksionimin e byrove private të kreditit, i harmonizuar me praktikat dhe modelet më të mira të zhvilluara në vendet e Bashkimit Evropian, me qëllim krijimin e një sistemi modern, të besueshëm dhe efikas të raportimit dhe vlerësimit kreditor.

 

 

Kompani private, por me akses te një gamë e gjerë të dhënash

Një nga elementet më të rëndësishme të projektligjit është gama e institucioneve dhe subjekteve që mund të furnizojnë me informacion Byrotë e Kreditit.

Përveç bankave dhe institucioneve financiare jobanka, ofrues të të dhënave mund të jenë institucionet e pagesave, institucionet e parasë elektronike, shoqëritë e kursim-kreditit, kompanitë e sigurimit dhe Banka e Shqipërisë.

Por informacion mund të vijë edhe nga organet tatimore, njësitë e qeverisjes vendore dhe persona të tjerë juridikë që furnizojnë mallra ose shërbime nga të cilat lindin detyrime për pagesë.

Në këtë mënyrë, një subjekt privat mund të krijojë një panoramë shumë më të gjerë të sjelljes financiare të një individi ose biznesi, krahasuar me informacionin që aktualisht përmban Regjistri i Kredive.

Në historikun e një individi mund të përfshihen të dhëna për kërkesat dhe marrëveshjet e kredisë, detyrimet e prapambetura, përfundimin e marrëveshjeve, renditjen kreditore dhe vendime gjyqësore që lidhen me aftësinë kredimarrëse. Për bizneset mund të shtohen edhe të dhëna për performancën financiare dhe procedurat e falimentimit.

 

Banka e ShqipĂ«risĂ« mund t’u japĂ« bazĂ«n fillestare

Projektligji parashikon një mekanizëm të posaçëm edhe për krijimin e bazës fillestare të informacionit të Byrosë.

Me kĂ«rkesĂ« tĂ« ByrosĂ« sĂ« Kreditit dhe mbi bazĂ«n e njĂ« marrĂ«veshjeje, Banka e ShqipĂ«risĂ« mund t’i vĂ«rĂ« nĂ« dispozicion subjektit privat informacionin kreditor qĂ« administron nĂ« Regjistrin e Kredive deri nĂ« datĂ«n e licencimit tĂ« ByrosĂ«.

Transferimi do të bëhet sipas kushteve, kritereve dhe procedurave të përcaktuara në ligj dhe në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ky parashikim i jep Byrosë mundësinë që të mos e nisë aktivitetin nga zero, por të ndërtojë bazën fillestare mbi informacionin kreditor ekzistues.

 

Privati do tĂ« llogarisĂ« edhe “credit score”

NjĂ« tjetĂ«r funksion qĂ« projektligji i jep Byrove private Ă«shtĂ« llogaritja e renditjes kreditore ose “credit scoring”.

Në bazë të të dhënave të mbledhura, Byroja mund të hartojë një vlerësim të besueshmërisë financiare të individit apo biznesit, i cili mund të përfshihet në raportin kreditor që kërkon banka apo një përdorues tjetër i autorizuar.

Projektligji kërkon që modelet statistikore, matematikore ose algoritmike që do të përdoren për pikëzimin të mbështeten në kritere objektive, proporcionale, të verifikueshme dhe jodiskriminuese.

Parashikohen gjithashtu kërkesa për transparencë mbi metodologjinë dhe faktorët kryesorë që ndikojnë në vlerësimin kreditor.

Në praktikë, ky vlerësim mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në kushtet e financimit.

Relacioni vlerëson se individët dhe bizneset me histori të mirë financiare mund të kenë mundësi më të mëdha të negociojnë norma interesi më të favorshme dhe të marrin kredi më shpejt.

 

Të dhënat negative deri në pesë vjet

Fakti që informacioni do të administrohet nga subjekte private shoqërohet edhe me rregulla për kohën e ruajtjes së tij.

Të dhënat pozitive mund të ruhen deri në tre vjet nga përfundimi i marrëdhënies së kredisë ose kontratës përkatëse.

Të dhënat negative mund të ruhen deri në pesë vjet nga përmbushja ose shuarja e detyrimit.

Kjo nënkupton se edhe pasi një detyrim problematik është shlyer, informacioni negativ mund të vazhdojë të jetë pjesë e historikut të personit apo biznesit për disa vite.

 

Kush do t’i kontrollojĂ« ByrotĂ« private

Byrotë e Kreditit do të duhet të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit si shoqëri aksionare dhe të pajisen me licencë.

Licenca do të jepet për afat të pacaktuar. Projektligji vendos gjithashtu kufizime për pjesëmarrjen dhe kontrollin e këtyre shoqërive nga bankat dhe institucionet financiare jobanka.

Për pjesën që lidhet me përpunimin e të dhënave personale, mbikëqyrja do të kryhet nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Projektligji parashikon gjithashtu se informacioni kreditor është konfidencial dhe se Byroja, ofruesit dhe përdoruesit e informacionit nuk mund ta përdorin ose zbulojnë atë jashtë rasteve të lejuara nga ligji.

 

Qytetari do të ketë të drejtë të kontrollojë dosjen

Personat për të cilët mbahet informacion do të kenë të drejtë të marrin raportin e tyre kreditor dhe të njihen me burimet prej nga kanë ardhur të dhënat.

Ata do të mund të shohin gjithashtu identitetin e përdoruesve që kanë kërkuar raport kreditor për ta. Informacioni duhet të vihet në dispozicion brenda pesë ditëve.

NĂ« rast se tĂ« dhĂ«nat janĂ« tĂ« pasakta ose tĂ« paplota, subjekti mund t’i kundĂ«rshtojĂ« ato dhe tĂ« kĂ«rkojĂ« verifikimin, korrigjimin ose, sipas rastit, fshirjen e tyre.

NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, projektligji krijon njĂ« model ku mbledhja dhe pĂ«rpunimi tregtar i historikut kreditor dhe llogaritja e “notĂ«s” financiare do tĂ« kryhen nga kompani private, ndĂ«rsa shteti pĂ«rcakton rregullat e licencimit, burimet e tĂ« dhĂ«nave dhe kufijtĂ« pĂ«r pĂ«rdorimin e informacionit.

The post ByrotĂ« e Kreditit do tĂ« jenĂ« private, do tĂ« ndĂ«rtojnĂ« “notĂ«n” financiare tĂ« individĂ«ve dhe bizneseve appeared first on Revista Monitor.

  •  

Transparenca në industrinë nxjerrëse, BB: Projekti nën objektiva, të ardhurat nga renta pa rakordim

Raportimi dhe transparenca në industritë nxjerrëse bëri përparim, por nuk arriti të institucionalizojë disa nga reformat kryesore të synuara nga një projekt prej 700 mijë dollarësh i financuar nga Banka Botërore.

NĂ« raportin pĂ«rfundimtar tĂ« zbatimit, Banka BotĂ«rore e vlerĂ«soi rezultatin e projektit si “mesatarisht tĂ« kĂ«naqshĂ«m”, ndĂ«rsa cilĂ«sinĂ« e monitorimit dhe vlerĂ«simit si “modeste”. Nga shuma fillestare e grantit, rreth 697 mijĂ« dollarĂ« u disbursuan.

Projekti synonte të ndihmonte institucionet dhe grupet e interesit në Shqipëri të hartonin politika për një administrim më transparent të sektorit nxjerrës. Mbështetja përfshinte raportimin sipas standardeve të Nismës për Transparencën në Industrinë Nxjerrëse, ose EITI, analiza mbi pronarët përfitues, të ardhurat vendore, energjinë e rinovueshme, gazin dhe ndikimet sociale të industrisë.

 

Konkretisht vetëm një nga tre treguesit kryesorë iu afrua objektivit. Shqipëria përfundoi 50% të masave korrigjuese të kërkuara nga vlerësimi i EITI, kundrejt objektivit prej 70%. Rakordimi i të ardhurave nga renta minerare që u kalohen njësive vendore nuk u realizua, ndërsa raportimi EITI nuk u integrua plotësisht në ciklin vjetor ligjor të raportimit dhe auditimit.

Raporti nĂ«nvizon se ShqipĂ«ria vazhdon t’i publikojĂ« tĂ« ardhurat nĂ« nivel tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m kompanie dhe jo sipas projekteve individuale, njĂ« mangĂ«si qĂ« Banka BotĂ«rore e cilĂ«son thelbĂ«sore pĂ«r transparencĂ«n fiskale. Ligji i posaçëm pĂ«r EITI, i cili do ta bĂ«nte tĂ« detyrueshĂ«m publikimin e tĂ« dhĂ«nave nga institucionet publike dhe kompanitĂ« private, nuk ishte miratuar deri nĂ« pĂ«rfundimin e projektit.

Projekti ndihmoi në publikimin e raporteve EITI për vitet 2019-2021 në tetor 2024 dhe të raportit për vitin 2022 në mars 2025. Vonesa mes vitit të raportimit dhe publikimit u ul nga tre në dy vjet, por mbeti mbi objektivin prej një viti. Numri i fushave të reja të raportimit arriti në tre, nga pesë të planifikuara.

Zbatimi i grantit u vonua rreth 12 muaj, pasi miratimi i qeverisë u sigurua vetëm në janar 2024, ndonëse projekti ishte aprovuar nga Banka Botërore në dhjetor 2022. Pavarësisht periudhës së shkurtuar deri në mbylljen e tij në korrik 2025, aktivitetet e planifikuara u përfunduan dhe fondet u disbursuan pothuajse plotësisht.

Mungesa e financimit nga qeveria bëri që Shqipëria të mos publikonte në kohë raportet për vitet 2019-2021, duke çuar në pezullimin e vendit nga Bordi i EITI në tetor 2023. Pezullimi zgjati një vit dhe u hoq pasi raportet e prapambetura u publikuan në tetor 2024.

Banka Botërore tha se mungesa për një periudhë të gjatë e një drejtuesi të nivelit të lartë për procesin EITI ndikoi negativisht në zbatim. Mbledhjet e grupit shumëpalësh vijuan pa praninë e kryetarit, ndërsa mungesa e vazhdimësisë në drejtim mund të ketë kufizuar ndikimin e procesit në politikat publike.

Raporti rekomandon që funksionet kryesore të EITI të financohen në mënyrë të qëndrueshme nga buxheti i shtetit, përmes një linje të posaçme buxhetore. Ai kërkon gjithashtu emërimin e një zyrtari të lartë si drejtues të procesit dhe kalimin nga raportet e përgatitura nga konsulentët te publikimi sistematik i të dhënave përmes platformave qeveritare.  Sipas Bankës Botërore, raportimi për vitin 2023, i publikuar në dhjetor 2025, ishte raporti i parë i përgatitur nga vetë Sekretariati Kombëtar EITI dhe grupi shumëpalësh, pa u mbështetur te konsulentë të financuar nga jashtë./ N.Maho

 

 

The post Transparenca në industrinë nxjerrëse, BB: Projekti nën objektiva, të ardhurat nga renta pa rakordim appeared first on Revista Monitor.

  •  

Drafti, punëdhënësit mund të detyrohen të publikojnë pagat, kuota për kompanitë 125 punonjës

Punëdhënësit në Shqipëri do të duhet të publikojnë intervalin e pagës për çdo vend të lirë pune dhe kompanitë me të paktën 125 punonjës do të përballen me kuota për punësimin e personave nga grupe të veçanta, sipas një projektligji të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit të nxjerrë për konsultim publik.

Projektligji, qĂ« ndryshon ligjin nr. 15/2019 “PĂ«r nxitjen e punĂ«simit”, zgjeron detyrimet e kompanive pĂ«r deklarimin e vendeve tĂ« lira dhe tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« punĂ«s, ndĂ«rsa parashikon gjithashtu njĂ« sistem tĂ« ri digjital pĂ«r historikun profesional tĂ« punonjĂ«sve dhe pĂ«rgatitjen e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r pjesĂ«marrjen nĂ« rrjetin europian tĂ« punĂ«simit EURES.

Një nga ndryshimet kryesore për punëdhënësit është detyrimi për transparencë mbi pagën që në fazën e rekrutimit. Projektligji përcakton se çdo punëdhënës duhet të deklarojë vendet e lira të paguara pranë strukturave të punësimit.

“NĂ« çdo shpallje tĂ« vendit tĂ« lirĂ« tĂ« punĂ«s, punĂ«dhĂ«nĂ«si duhet tĂ« bĂ«jĂ« publike intervalin e pagĂ«s pĂ«r pozicionin e shpallur,” thuhet nĂ« projektligj.

Relacioni i Ministrisë thotë se kjo kërkesë parashikohet për herë të parë dhe synon rritjen e transparencës gjatë rekrutimit dhe dhënien e më shumë informacioni punëkërkuesve përpara aplikimit.

Projektligji zgjeron edhe informacionin qĂ« kompanitĂ« duhet t’u raportojnĂ« institucioneve. Çdo punĂ«dhĂ«nĂ«s do tĂ« ketĂ« detyrimin tĂ« deklarojĂ« dhe pĂ«rditĂ«sojĂ« tĂ« dhĂ«nat qĂ« lidhen me marrĂ«dhĂ«nien e punĂ«s tĂ« punonjĂ«sve. NĂ« rast largimi nga puna, punĂ«dhĂ«nĂ«si do tĂ« duhet tĂ« deklarojĂ« largimin, ndĂ«rsa informacioni, pĂ«rfshirĂ« arsyen dhe kontaktin e punonjĂ«sit, do t’i pĂ«rcillet automatikisht institucionit pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r punĂ«simin.

Sipas relacionit, qëllimi është që institucionet e punësimit të mund të ndërhyjnë më herët me këshillim, orientim profesional, ndërmjetësim ose programe aktive të tregut të punës për personat që humbasin vendin e punës.

Kuota për kompanitë me të paktën 125 punonjës

Një tjetër ndryshim me ndikim të drejtpërdrejtë për bizneset është regjimi tranzitor për punësimin e personave nga grupet e veçanta.

Deri në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, projektligji parashikon që një punëdhënës të punësojë një person nga kategoritë e përcaktuara në ligj për 125 punonjësit e parë, dhe një person shtesë për çdo 125 punonjës të tjerë.

Nëse kuota nuk plotësohet, punëdhënësi do të paguajë një kontribut në Fondin Social të Punësimit.

Projektligji pĂ«rcakton se punĂ«dhĂ«nĂ«si qĂ« nuk plotĂ«son numrin e kĂ«rkuar “derdh njĂ« kontribut pĂ«r llogari tĂ« Fondit Social tĂ« PunĂ«simit nĂ« masĂ«n 50% tĂ« pagĂ«s minimale”, pĂ«r çdo muaj dhe pĂ«r çdo person qĂ« duhej tĂ« kishte punĂ«suar sipas kuotĂ«s.

Relacioni e përshkruan këtë si një regjim tranzitor, ndërsa pas anëtarësimit të Shqipërisë në BE do të zbatohen kuotat e parashikuara nga dispozitat e tjera të ligjit.

Shkeljet e detyrimeve të parashikuara për punëdhënësit do të trajtohen si kundërvajtje administrative. Projektligji përcakton administratën tatimore si autoritetin që konstaton dhe sanksionon shkeljet, në përputhje me legjislacionin për procedurat tatimore.

Ndryshimet prekin edhe shërbimet e punësimit që ofrohen nga shteti. Shërbimet bazë për punëkërkuesit dhe punëdhënësit do të vijojnë të ofrohen pa pagesë, por institucioni përgjegjës do të mund të vendosë tarifa për shërbime të specializuara që u ofrohen kompanive.

“PĂ«r shĂ«rbime tĂ« specializuara qĂ« u ofrohen punĂ«dhĂ«nĂ«sve, institucioni pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r punĂ«simin dhe aftĂ«sitĂ« vendos tarifa shĂ«rbimi,” thuhet nĂ« projektligj. Llojet e shĂ«rbimeve, kriteret, procedurat dhe tarifat do tĂ« pĂ«rcaktohen mĂ« pas me vendim tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave.

Relacioni thotĂ« se kĂ«to shĂ«rbime mund t’u pĂ«rgjigjen nevojave tĂ« punĂ«dhĂ«nĂ«sve pĂ«r forma mĂ« tĂ« avancuara tĂ« rekrutimit dhe identifikimit tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore. Ligji do tĂ« lejojĂ« gjithashtu kontraktimin e subjekteve tĂ« tjera tĂ« tregut tĂ« punĂ«s pĂ«r ofrimin e shĂ«rbimeve ndaj grupeve tĂ« veçanta ose nĂ« territore tĂ« caktuara.

Pasaportë digjitale për punësimin dhe aftësitë

Projektligji krijon edhe bazën ligjore për të ashtuquajturën Pasaportë Digjitale të Punësimit dhe Aftësive, një dokument elektronik ku do të regjistrohen të dhëna mbi historikun profesional të individit.

Sipas tekstit, pasaporta do tĂ« pĂ«rmbajĂ« tĂ« dhĂ«na pĂ«r “marrĂ«dhĂ«niet e punĂ«s, periudhat e punĂ«simit, profesionin, kualifikimet dhe pĂ«rvojĂ«n e punĂ«s sĂ« individit”. Ajo do tĂ« administrohet pĂ«rmes njĂ« platforme tĂ« integruar me bazat shtetĂ«rore tĂ« tĂ« dhĂ«nave.

Të dhënat do të përdoren për ofrimin, administrimin dhe verifikimin e shërbimeve dhe programeve të punësimit, ndërsa rregullat e aksesimit, përditësimit dhe ndërveprimit me bazat e tjera të të dhënave do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Relacioni thotë se sistemi synon të krijojë një burim të vetëm informacioni mbi profilin profesional dhe të shmangë kërkesat e përsëritura për dokumente fizike, duke mundësuar verifikimin elektronik të informacionit.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, projektligji parashikon krijimin e Observatorit tĂ« Informacionit tĂ« Tregut tĂ« PunĂ«s dhe AftĂ«sive. Subjektet qĂ« disponojnĂ« tĂ« dhĂ«na pĂ«r tregun e punĂ«s do tĂ« kenĂ« detyrimin t’i shkĂ«mbejnĂ« ato nĂ« mĂ«nyrĂ« elektronike pĂ«rmes njĂ« baze tĂ« integruar.

Shqipëria përgatit lidhjen me EURES

Paketa krijon gjithashtu strukturën ligjore për integrimin gradual të Shqipërisë në Rrjetin Europian të Shërbimeve të Punësimit, EURES, i cili lidh shërbimet e punësimit dhe informacionin mbi vendet e lira të punës në tregun europian.

Institucioni përgjegjës për punësimin dhe aftësitë do të veprojë si Zyra Kombëtare Koordinuese e EURES-it. Ndër kompetencat e saj do të jetë transmetimi i vendeve të lira të paguara të punës dhe, me pëlqimin e punëkërkuesit, i aplikimeve dhe profileve të kandidatëve.

Pjesa e sistemit që lidhet me ngritjen e strukturës kombëtare do të mund të fillojë pas hyrjes në fuqi të ligjit, ndërsa pjesëmarrja e plotë dhe shkëmbimi i informacionit me rrjetin europian parashikohet nga anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ose më herët nëse vendi autorizohet të marrë pjesë në EURES.

Relacioni e lidh projektligjin me negociatat e anëtarësimit në BE, konkretisht me Kapitullin 2 për lëvizjen e lirë të punëtorëve dhe Kapitullin 19 për politikat sociale dhe punësimin. Ai është përafruar pjesërisht me Rregulloren e BE-së 2016/589 për EURES.

Projektligji zgjeron njëkohësisht programet e tregut të punës edhe te personat që janë ende të punësuar, por rrezikojnë humbjen e vendit të punës. Në këtë kategori përfshihen raste që lidhen me ndryshime ekonomike ose teknologjike dhe ristrukturime të ndërmarrjeve, sipas relacionit.

Financimi i masave tĂ« parashikuara do tĂ« bĂ«het nga Buxheti i Shtetit pĂ«r MinistrinĂ« e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, pĂ«rmes programit buxhetor “Tregu i PunĂ«s”. Relacioni nuk jep njĂ« vlerĂ« tĂ« veçantĂ« financiare pĂ«r zbatimin e projektligjit.

 

The post Drafti, punëdhënësit mund të detyrohen të publikojnë pagat, kuota për kompanitë 125 punonjës appeared first on Revista Monitor.

  •  

Mbi 70 mijë vizitorë në Kosovë për një muaj, nga Shqipëria e Turqia vjen rritja më e madhe

Kosova ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve gjatë qershorit 2026, me një shtim të dukshëm të turistëve të huaj. Prishtina vazhdon të jetë destinacioni më i vizituar, ndërsa pas kryeqytetit renditen Prizreni e Peja. Nga jashtë, numri më i madh i vizitorëve vjen nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.

 

Gjatë qershorit të këtij viti, Kosovën e kanë vizituar gjithsej 70 mijë e 234 persona, prej të cilëve 28 mijë e 638 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 41 mijë e 596 vizitorë të huaj.

Në krahasim me qershorin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 63 mijë e 502 vizitorë, numri i përgjithshëm është rritur për 10.6 për qind.

Rritja është veçanërisht e dukshme te vizitorët vendorë, numri i të cilëve është rritur për rreth 19.6 për qind krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, edhe vizitorët e huaj kanë shënuar rritje, me 5.2 për qind.

Nga të dhënat e statistikave të turizmit, Prishtina vazhdon të jetë rajoni me numrin më të madh të vizitorëve, duke u ndjekur nga Prizreni dhe Peja.

Kryeqyteti mbetet pika kryesore ku përqendrohen vizitorët e huaj, por interesimi për Kosovën nuk kufizohet vetëm në Prishtinë. Prizreni dhe Peja vazhdojnë të jenë ndër destinacionet më të frekuentuara, duke reflektuar interesimin për qytetet historike, trashëgiminë kulturore dhe zonat turistike malore.

Kjo tendencë është parë edhe në statistikat e muajve të mëparshëm, ku Prishtina ka dominuar për nga numri i vizitorëve, ndërsa Prizreni e Peja kanë qenë ndër destinacionet kryesore pas saj.

Sa u përket turistëve të huaj, Shqipëria prin me numrin e vizitorëve në Kosovë.

Në qershor 2026, nga Shqipëria kanë ardhur 7 mijë e 628 vizitorë, apo 13 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

“Sa u pĂ«rket vizitorĂ«ve tĂ« huaj ne muaj Qershor 2026, krahasuar me periudhĂ«n paraprake (Qershor 2025) pati njĂ« rritje tĂ« vizitorĂ«ve pĂ«r  5.2%. 

Në total,  41 596 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave.

Pas Shqipërisë renditet Gjermania, me 4 mijë e 300 vizitorë. Ky treg ka shënuar një rënie të lehtë prej 1.5%.

Në vendin e tretë vjen Turqia, e cila ka shënuar një rritje të madhe. Në qershor Kosovën e kanë vizituar 3 mijë e 979 persona nga Turqia, që paraqet 36.4% më shumë se një vit më parë.

Nga Zvicra kanë ardhur 3 mijë e 121 vizitorë, me një rritje prej 2%.

Ndërkaq, nga shtetet e tjera janë regjistruar 22 mijë e 568 vizitorë, me një rritje të lehtë prej 0.5%.

Rritja e turizmit shihet edhe përmes numrit të net-qëndrimeve.

Në qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 163 mijë e 739 net-qëndrime, prej të cilave 85 mijë e 783 janë realizuar nga vizitorët e huaj dhe 77 mijë e 956 nga vizitorët vendorë.

Vetëm te vizitorët e huaj, net-qëndrimet janë rritur për 13% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Veçanërisht e madhe është rritja e net-qëndrimeve të vizitorëve nga Turqia, të cilët kanë realizuar 7 mijë e 989 net-qëndrime, apo 72.1% më shumë se në qershorin e vitit 2025.

Edhe vizitorët nga Shqipëria kanë qëndruar më gjatë. Ata kanë realizuar 16 mijë e 644 net-qëndrime, me një rritje prej 41.9%.

Nga Gjermania janë regjistruar 8 mijë e 206 net-qëndrime, ndërsa nga Zvicra 5 mijë e 143, me rritje përkatësisht 5.5 dhe 7.3%.

 

The post Mbi 70 mijë vizitorë në Kosovë për një muaj, nga Shqipëria e Turqia vjen rritja më e madhe appeared first on Revista Monitor.

  •  

Elbasani dhe Bitola zgjidhen si projekte pilot për përshpejtimin e energjisë së rinovueshme

Elbasani në Shqipëri dhe Bitola në Maqedoninë e Veriut do të jenë dy bashkitë e para në Komunitetin e Energjisë që do të marrin mbështetje për zhvillimin e zonave të posaçme për përshpejtimin e projekteve të energjisë së rinovueshme, në kuadër të përpjekjeve për të transformuar zona me një histori të fortë industriale dhe varësi nga karboni.

Sekretariati i Komunitetit tĂ« EnergjisĂ« ka nĂ«nshkruar dy memorandume mirĂ«kuptimi me bashkitĂ« e Elbasanit dhe BitolĂ«s pĂ«r t’i mbĂ«shtetur nĂ« procesin e dekarbonizimit dhe nĂ« zhvillimin mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« kapaciteteve tĂ« energjisĂ« sĂ« rinovueshme, sipas njĂ« njoftimi tĂ« publikuar mĂ« 7 gusht.

Të dy qytetet janë përzgjedhur si projekte pilot pas një thirrjeje për shprehje interesi të zhvilluar më herët gjatë vitit.

Elbasani, i pĂ«rshkruar nga Sekretariati si “zemra historike industriale e ShqipĂ«risĂ« dhe qendra e prodhimit tĂ« çelikut me bazĂ« karboni nĂ« ShqipĂ«ri”, synon tĂ« kalojĂ« drejt njĂ« modeli tĂ« mbĂ«shtetur mĂ« shumĂ« te energjia dhe industria e pastĂ«r.

Bitola, ndërkohë, ndodhet në qendër të rajonit më të rëndësishëm të minierave të qymyrit në Maqedoninë e Veriut dhe përballet me një proces të ngjashëm tranzicioni nga një ekonomi lokale e lidhur historikisht me lëndët djegëse fosile.

Sipas Sekretariatit, tĂ« dyja bashkitĂ« “po punojnĂ« pĂ«r t’u transformuar nĂ« qendra tĂ« orientuara drejt sĂ« ardhmes, tĂ« dekarbonizuara, tĂ« energjisĂ« dhe industrisĂ« sĂ« pastĂ«r”.

MbĂ«shtetja do tĂ« ofrohet pĂ«rmes Centre for Renewables Acceleration, njĂ« strukturĂ« e Sekretariatit qĂ« u jep vendeve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor asistencĂ« teknike pĂ«r reformimin e procedurave tĂ« lejeve dhe planifikimin e projekteve tĂ« energjisĂ« sĂ« rinovueshme. NĂ« rajon, qendra mbĂ«shtetet nga Open Society Foundations – Western Balkans.

Një nga elementet kryesore të bashkëpunimit me Elbasanin dhe Bitolën do të jetë zhvillimi i të ashtuquajturave Renewable Acceleration Areas, ose zona të përshpejtimit të energjisë së rinovueshme.

Këto zona parashikohen në versionin më të fundit të Direktivës së Bashkimit Europian për Energjinë e Rinovueshme, RED III, dhe përcaktojnë territore ku projektet e energjisë së rinovueshme mund të zhvillohen dhe të marrin leje më shpejt, duke synuar njëkohësisht shmangien e dëmeve të mundshme ndaj biodiversitetit.

Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë u ka rekomanduar palëve kontraktuese që të fillojnë përcaktimin dhe zbatimin e këtyre zonave përpara përfshirjes së plotë të RED III në kuadrin ligjor të Komunitetit të Energjisë.

Për Shqipërinë, përzgjedhja e Elbasanit e vendos një nga qendrat tradicionale industriale të vendit në grupin e parë të bashkive të rajonit ku do të testohet ky model.

Por projekti është konceptuar si një nismë e përbashkët rajonale dhe Sekretariati thekson se përvoja e Elbasanit dhe Bitolës synon të përdoret edhe nga zona të tjera të varura nga aktivitetet me bazë karboni.

“Dy projektet pilot tĂ« mbuluara nga memorandumet synohen tĂ« jenĂ« tĂ« replikueshme, duke ofruar njĂ« model qĂ« vendet, rajonet dhe bashkitĂ« e tjera tĂ« varura nga karboni nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor mund ta pĂ«rshtatin dhe zbatojnĂ«,” thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Sekretariati e lidh krijimin e këtyre zonave edhe me përmbushjen e objektivave energjetike dhe klimatike të harmonizuara me BE-në në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, të cilat konsiderohen parakushte për integrimin e ardhshëm të vendeve të rajonit në tregun e brendshëm energjetik të Bashkimit Europian.

Sipas njoftimit, krijimi i zonave të përshpejtimit të energjisë së rinovueshme në Elbasan dhe Bitola mund të ketë gjithashtu ndikim ekonomik dhe social.

Duke krijuar njĂ« kuadĂ«r mĂ« tĂ« parashikueshĂ«m pĂ«r investitorĂ«t dhe duke pĂ«rshpejtuar zhvillimin e projekteve, kĂ«to zona “mund tĂ« tĂ«rheqin investime nĂ« energjinĂ« e rinovueshme dhe industri tĂ« lidhura me energjinĂ« e pastĂ«r”.

Sekretariati përmend si shembuj shërbimet e infrastrukturës së qëndrueshme, sistemet e dixhitalizuara të menaxhimit të energjisë dhe prodhimin e gjelbër në të ardhmen.

The post Elbasani dhe Bitola zgjidhen si projekte pilot për përshpejtimin e energjisë së rinovueshme appeared first on Revista Monitor.

  •  

Kërkimi, vetëm 1.5 euro për frymë për teknologjinë dhe shëndetësinë, sa 3.7% e mesatares së BE-së

Shqipëria rezulton të ketë rritur fondet që jep nga buxheti për kërkim-zhvillim gjatë vitit 2025-s, por pjesa më e madhe e tyre duket se po shkon për universitetet dhe OJF-të dhe vetëm një pjesë shumë e vogël po përdoret për dy elemente shumë të rëndësishme: prodhimin industrial dhe teknologjinë, si dhe për shëndetësinë.

Të dhënat janë publikuar nga Eurostat. Sipas këtyre të dhënave, në vitin 2025 u dhanë nga buxheti 81.4 milionë euro për kërkim-zhvillim, ose 0.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është 0.69% e PBB-së.

Treguesi i Shqipërisë në raport me PBB-në është 0.3% e PBB-së, nga 0.69% e mesatares europiane. Në këtë nivel, Shqipëria renditet e shtata më e ulët për vendet e raportuara, ndërsa e fundit në Europë është mali i Zi (0.02%).

Mungojnë të dhënat për Kosovë, Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut. Në rajon kryeson Serbia (0.41%).

Ndonëse Shqipëria ka bërë përmirësime në raport me një dekadë më parë, të analizuara sipas treguesit tjetër, atij të shpenzimeve për kërkim zhvillim sipas banorë, të dhënat tregojnë se financimi mbetet shumë i ulët, sidomos për industrinë dhe arsimin.

Në këtë tregues Shqipëria, që del më mirë në raport me PBB-në, për shkak të madhësisë së vogël të ekonomisë, renditet e katërta nga fundi, me 34.4 euro për frymë, nga 289 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian, ose 12% e mesatares së BE-së.

Nga këto fonde, vetëm 1.5 euro për frymë shkojnë për industrinë dhe shëndetësinë, nga 40 euro, që është mesatarja e Bashkimit Europian, ose vetëm 3.7% e mesatares së BE-së. Konkretisht, fondet për prodhimin industrial janë vetëm 0.6 euro për frymë, nga 27.5 euro në BE dhe 8 euro në Serbi.

Fondet për shëndetësinë ishin 0.9 euro për frymë, nga 19.3 euro në BE dhe 3.3 euro në Serbi.

Sipas të dhënave të Eurostat, në Shqipëri, pjesa më e madhe e buxhetit është klasifikuar në kategorinë e avancimit të përgjithshëm të dijes, ku përfshihen edhe fondet e përgjithshme universitare.

The post Kërkimi, vetëm 1.5 euro për frymë për teknologjinë dhe shëndetësinë, sa 3.7% e mesatares së BE-së appeared first on Revista Monitor.

  •  

Përjashtimi i KAYO-s nga TVSH-ja , Tabaku: Një tjetër skemë privilegjesh me adresë

Deputetja e PartisĂ« Demokratike dhe kryetarja e Komisionit pĂ«r Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka kundĂ«rshtuar vendimin e qeverisĂ« pĂ«r pĂ«rjashtimin nga TVSH-ja tĂ« importeve tĂ« pajisjeve dhe makinerive qĂ« pĂ«rdoren nĂ« prodhimin e armĂ«ve.
Sipas Tabakut, vendimi nuk përfaqëson një politikë të mirëfilltë për zhvillimin e industrisë shqiptare të mbrojtjes, por krijon një regjim privilegjesh fiskale për një numër të kufizuar përfituesish, ku përfituesi kryesor duket se është kompania KAYO.
“PĂ«r 13 vite, qeveria e la mbrojtjen kombĂ«tare jashtĂ« prioriteteve tĂ« saj. Investimet nĂ« mbrojtje mbetĂ«n nĂ«n angazhimet e AleancĂ«s dhe ShqipĂ«ria ende nuk ka njĂ« strategji tĂ« qartĂ« pĂ«r zhvillimin e industrisĂ« sĂ« mbrojtjes”, shkruan Tabaku nĂ« reagimin e saj.
Deputetja demokrate thekson se qeveria nuk po ndërton një politikë kombëtare për sigurinë, por po përdor politikën fiskale për të përcaktuar fitues të paracaktuar.
“NĂ« ShqipĂ«rinĂ« e Edi RamĂ«s, politika fiskale nuk pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« nxitur ekonominĂ«. PĂ«rdoret pĂ«r tĂ« zgjedhur fituesit”, shprehet ajo.

Tabaku e krahason këtë skemë me modelin e ndjekur më parë për investitorët strategjikë, të cilët kanë përfituar prona publike, lehtësi fiskale dhe ligje të posaçme. Sipas saj, ndryshon vetëm sektori, ndërsa mënyra e qeverisjes dhe shpërndarjes së privilegjeve mbetet e njëjtë.
Ajo nënvizon se Shqipëria ka nevojë për një industri moderne të mbrojtjes, të mbështetur në investime, teknologji dhe partneritet me NATO-n dhe vendet aleate. Por, sipas Tabakut, një politikë serioze duhet të nisë me përmbushjen e angazhimeve financiare ndaj Aleancës.

“Nuk mund tĂ« flasĂ«sh pĂ«r industri strategjike, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nuk financon siç duhet vetĂ« mbrojtjen kombĂ«tare. Buxheti i vitit 2026 nuk pĂ«rmbush angazhimin bazĂ« ndaj NATO-s pĂ«r financimin e mbrojtjes”, thekson deputetja.

Tabaku sjell nĂ« vĂ«mendje edhe qĂ«ndrimin e qeverisĂ« ndaj propozimeve tĂ« opozitĂ«s pĂ«r uljen e TVSH-sĂ« pĂ«r produktet bazĂ« ushqimore. Ajo kujton se, megjithĂ«se njĂ« masĂ« e tillĂ« lejohet nga Direktiva e Bashkimit Europian dhe zbatohet nga vende tĂ« rajonit, qeveria ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka hapĂ«sirĂ« fiskale.“Kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r pĂ«rjashtime fiskale tĂ« projektuara pĂ«r njĂ« numĂ«r shumĂ« tĂ« kufizuar pĂ«rfituesish, hapĂ«sira fiskale gjendet menjĂ«herĂ«â€, shkruan Tabaku.
Sipas saj, ndërsa favorizohen kompani të caktuara, sektorë të rëndësishëm të ekonomisë po përballen me vështirësi të mëdha. Fasoneria po falimenton, bujqësia mbetet pa mbështetje, industria përpunuese humbet konkurrueshmërinë dhe biznesi i vogël përballet me rritjen e vazhdueshme të kostove.
“PĂ«r ta nuk ka paketa tĂ« posaçme, nuk ka lehtĂ«si fiskale dhe nuk ka VKM tĂ« shkruara me urgjencĂ«â€, deklaron ajo.

Tabaku kërkon që qeveria të paraqesë një strategji të plotë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, të shoqëruar me analizë të ndikimit ekonomik dhe fiskal, rregulla të qarta, transparencë dhe kontroll parlamentar.
“Industria e mbrojtjes Ă«shtĂ« njĂ« interes kombĂ«tar. PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, ajo nuk mund tĂ« ndĂ«rtohet mbi tĂ« njĂ«jtin model klientelist qĂ« prodhoi investitorĂ«t strategjikĂ«, PPP-tĂ« dhe ligjet me adresĂ«â€, pĂ«rfundon Tabaku.
Sipas deputetes demokrate, Shqipëria ka nevojë për një industri mbrojtjeje që i shërben sigurisë dhe interesave të vendit, jo interesave të një grupi të kufizuar njerëzish pranë pushtetit.

The post Përjashtimi i KAYO-s nga TVSH-ja , Tabaku: Një tjetër skemë privilegjesh me adresë appeared first on Revista Monitor.

  •  

Raporti mes kredive dhe depozitave kaloi nivelin e 50% në 2025

Raporti mes kredive dhe depozitave të sektorit bankar përsëri vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues arriti në nivelin 51.54%, nga 49.55% që kishte qenë një vit më parë.

Rritja e këtij raporti është nxitur nga zgjerimi i shpejtë i kreditimit të ekonomisë vitin e kaluar, përkundrejt një rritjeje më të ngadaltë të depozitave të publikut.

Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti aktual reflekton një strukturë bilanci që krijon lehtësi në administrimin e likuiditetit si dhe stimuj potencialë në kredidhënie.

Gjatë vitit 2025, treguesi është zgjeruar, për shkak të ritmeve të ndryshme të ecurisë së portofolit të kredisë dhe totalit të depozitave ku portofoli i kredisë ka njohur rritje më të lartë, kundrejt rritjes së depozitave).

Raporti kredi/depozita është më i lartë në monedhën vendase, në nivelin 59.1%, ndërkohë që në valutë ky tregues qëndron në nivelin prej 44.3%. Megjithatë, si në valutë ashtu edhe në monedhën vendase, ky tregues është rritur krahasuar me një vit më parë.

Raporti më i lartë për Lekun ilustron rritjen e shpejtë të kreditimit në monedhën vendase gjatë viteve të fundit, ndërkohë që rritja e depozitave ka ardhur kryesisht në monedhën Euro.

Portofoli i kredisë për ekonominë në fund të vitit 2025 arriti vlerën e 888 miliardë lekëve, me një rritje prej 13.9% krahasuar me një vit më parë. Rritja e portofolit u përmirësua më tej krahasuar me rritjen prej 12.4% të një viti më parë. Kjo ishte njëkohësisht rritja më e lartë e portofolit të kredisë në 16 vitet e fundit.

Rritja vjetore e portofolit total për bizneset ishte 10% (nga 11.4% një vit më parë), ndërsa për individët rritja ishte 19.9% (nga 13.9% një vit më parë).

Sipas monedhës, rritja e kredisë edhe vitin e kaluar u mbështetet sidomos nga financimet në monedhën vendase. Portofoli i kredisë në Lekë arriti në 55.8% të portofolit të kredisë për ekonominë, nga 54.7% që zinte një vit më parë.

Në fund të 2025, vlera totale e depozitave të sistemit bankar arriti në 1.84 trilionë lekë, me një rritje vjetore prej 9.1% krahasuar me një vit më parë. Pesha e monedhës vendase në totalin e depozitave është rritur në 48.6%, nga 47.6% një vit më parë. Kjo tregon se depozitat në Lekë u rritën me ritme më të larta vitin e kaluar, megjithëse ecuria e depozitave në valutë të huaj përsëri u ndikua lehtë negativisht nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Shpërndarja e depozitave përgjatë vitit 2025 reflekton një rritje më të lartë në llogaritë rrjedhëse pasuar nga depozita me afat, ndërkohë që depozitat pa afat kanë njohur një rritje të lehtë./ E.Shehu

 

The post Raporti mes kredive dhe depozitave kaloi nivelin e 50% në 2025 appeared first on Revista Monitor.

  •  

Një në dhjetë drejtorë marketingu bëhet CEO. E habitshme është që nuk janë më shumë

Rritja Ă«shtĂ« objektivi kryesor i shumicĂ«s sĂ« organizatave – dhe kjo varet nga aftĂ«sia pĂ«r tĂ« mbledhur informacionin e duhur, pĂ«r ta interpretuar atĂ« dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« strategji efektive. PikĂ«risht kĂ«tĂ« bĂ«jnĂ« drejtuesit e marketingut çdo ditĂ«.

 

Nga Mike Fantis*

 

Marketingu, tradicionalisht, rrallëherë konsiderohej si rruga drejt postit të drejtorit të përgjithshëm. Por diçka ka ndryshuar.

Sipas njĂ« studimi tĂ« fundit tĂ« kompanisĂ« amerikane tĂ« konsulencĂ«s Spencer Stuart, njĂ« nĂ« dhjetĂ« drejtorĂ« marketingu (Chief Marketing Officer – CMO) bĂ«het CEO. Arsyeja e kĂ«tij ndryshimi Ă«shtĂ« se bordet drejtuese po e kuptojnĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« se marketingu nuk mund tĂ« shihet mĂ« thjesht si njĂ« qendĂ«r kostosh.

Ata që e konsiderojnë këtë një fenomen kalimtar duhet të kujtojnë se kompani të mëdha si Unilever, Starbucks dhe Kraft Heinz kanë regjistruar rritje të konsiderueshme nën drejtimin e ish-drejtorëve të marketingut.

Drejtuesit më të mirë të marketingut mendojnë si drejtues të gjithë biznesit. Ata interpretojnë sinjalet e tregut, harmonizojnë funksionet e ndryshme të kompanisë, balancojnë vendimet afatshkurtra me ato afatgjata dhe i kthejnë të dhënat në veprim. Për më tepër, ata janë zakonisht të vetmit që kuptojnë të gjithë rrugëtimin e klientit.

 

Aftësi që shkojnë përtej marketingut

Drejtimi i një organizate komplekse është, natyrisht, një detyrë shumë më e madhe sesa menaxhimi i një fushate marketingu. Megjithatë, aftësitë që kërkohen nuk janë aq të ndryshme.

Në ekonominë e sotme dixhitale, të kuptosh klientin do të thotë të kuptosh të dhënat. Në një ekonomi globale gjithnjë e më të paqëndrueshme, ndërtimi i strategjive të rritjes mbi analiza të mëdha të të dhënave është bërë më i rëndësishëm se kurrë.

Drejtuesit e marketingut duhet të jenë njëkohësisht të aftë të shfrytëzojnë shpejt mundësitë e reja dhe të ndërtojnë strategji afatgjata. Ata janë mësuar të analizojnë shtresa të ndryshme të dhënash për të zbuluar sjellje të reja të konsumatorëve dhe kjo mënyrë të menduari i ndihmon gjithashtu të interpretojnë zhvillimet ekonomike, sociale dhe gjeopolitike.

 

Një nga rolet më të vështira në kompani

Të mbijetosh dhe të kesh sukses si CMO nuk është e lehtë.

Marketingu nuk Ă«shtĂ« njĂ« disiplinĂ« “e butĂ«â€, siç Ă«shtĂ« konsideruar shpesh nĂ« tĂ« kaluarĂ«n. PĂ«rkundrazi, gjatĂ« viteve tĂ« fundit, ndoshta asnjĂ« rol tjetĂ«r nĂ« nivelet mĂ« tĂ« larta drejtuese nuk Ă«shtĂ« pĂ«rballur me ndryshime kaq tĂ« mĂ«dha dhe kaq tĂ« shpejta.

Disa drejtues marketingu kanĂ« kaluar nga epoka analoge nĂ« atĂ« dixhitale. MĂ« pas u Ă«shtĂ« dashur tĂ« pĂ«rshtaten me ndryshimet e algoritmeve tĂ« Google, me ekosistemin e Meta-s dhe, tani, me epokĂ«n e inteligjencĂ«s artificiale dhe tĂ« kĂ«rkimeve pa klikime (“zero-click”).

Në të njëjtën kohë, buxhetet e marketingut janë zakonisht të parat që shkurtohen kur kompanitë përballen me vështirësi financiare, edhe pse prej tyre pritet të vazhdojnë të gjenerojnë rritje.

Studimi më i fundit i Gartner tregon se buxheti mesatar i marketingut në vitin 2025 mbeti 7.7% e të ardhurave totale të kompanive, për të dytin vit radhazi, dhe nuk pritet të ndryshojë ndjeshëm as gjatë vitit 2026.

Kjo ka bërë që pritshmëria për të arritur më shumë rezultate me më pak burime të konsiderohet tashmë normale.

 

Më shumë sesa specialistë marketingu

Në këtë kontekst, drejtuesit e marketingut janë bërë gjithnjë e më të aftë edhe të promovojnë punën e tyre. Qoftë vetëpromovim apo vetëmbrojtje, kjo është një qasje e arsyeshme kur buxhetet janë vazhdimisht nën presion.

CMO-t më të mirë janë profesionistë shumëdisiplinorë: të fortë në menaxhim, realistë, të orientuar nga të dhënat, të përqendruar te njerëzit dhe të fokusuar te rezultatet.

Nuk ka asnjĂ« arsye pse dikush qĂ« i pĂ«rdor me sukses kĂ«to aftĂ«si dhe mban pĂ«rgjegjĂ«si financiare nĂ« njĂ« rol kaq kompleks, tĂ« mos jetĂ« nĂ« gjendje t’i shtrijĂ« ato edhe nĂ« drejtimin e gjithĂ« kompanisĂ«.

Një drejtues efektiv marketingu zakonisht ndërton marrëdhënie të forta me departamentet e tjera për të siguruar informacionin që i nevojitet. Pikërisht kjo e bën të aftë të bashkojë ekipin drejtues rreth objektivave të përbashkëta dhe të udhëheqë ndryshimet strategjike në organizatë.

 

Ata kanë në dorë edhe të dhënat më të vlefshme

Drejtuesit e marketingut jo vetëm që kanë prirje natyrore për lidership, por administrojnë edhe disa nga burimet më të pasura të informacionit në kompani.

Të dhënat që gjenden në platformat CRM, sistemet e marketingut dhe regjistrat e komunikimit me klientët ofrojnë një pamje shumë më të gjerë të shëndetit të organizatës dhe duhet të përdoren më shumë në hartimin e strategjisë së biznesit.

NĂ« marketing pĂ«rdoret shpesh shprehja “problemi pas kĂ«rkesĂ«s”. PĂ«rpara se tĂ« shpenzohen para pĂ«r njĂ« fushatĂ«, tĂ« dhĂ«nat analizohen pĂ«r tĂ« kuptuar se cili Ă«shtĂ« problemi i vĂ«rtetĂ« qĂ« strategjia duhet tĂ« zgjidhĂ«.

Shpesh ai nuk lidhet vetëm me njohjen e markës. Mund të vijë nga problemet në zinxhirin e furnizimit, aktiviteti i konkurrentëve ose cilësia e shërbimit ndaj klientit.

NĂ« fund tĂ« fundit, suksesi afatgjatĂ« i çdo organizate varet nga rritja. Dhe rritja kĂ«rkon informacionin e duhur pĂ«r tregun dhe klientĂ«t, interpretimin e tij dhe ndĂ«rtimin e strategjisĂ« sĂ« duhur – pikĂ«risht atĂ« qĂ« drejtuesit e marketingut bĂ«jnĂ« çdo ditĂ«.

Për shkak se kuptojnë se bashkëpunimi mes departamenteve përmirëson përvojën e klientit, prirja e tyre natyrore është të thyejnë barrierat organizative dhe të nxisin bashkëpunimin.

Cilësia më e rëndësishme që ata sjellin në tryezën e vendimmarrjes është se e kuptojnë se rritja kërkon ndryshim, ndërsa ndryshimi kërkon ekipe të fuqizuara dhe të integruara.

Derisa mĂ« shumĂ« CEO t’u japin drejtuesve tĂ« marketingut hapĂ«sirĂ«n dhe burimet pĂ«r tĂ« vepruar sipas kĂ«tij vizioni, alternativa mĂ« pragmatike pĂ«r ta mbetet tĂ« synojnĂ« vetĂ« postin e CEO-sĂ«.

Nuk është aspak çudi që një në dhjetë prej tyre arrin ta bëjë këtë. Më e habitshme është që ky numër nuk është edhe më i madh./ Management Today

 

*Mike Fantis është partner menaxhues i zyrës së Londrës të agjencisë së medias DAC.

The post Një në dhjetë drejtorë marketingu bëhet CEO. E habitshme është që nuk janë më shumë appeared first on Revista Monitor.

  •  

Vala e të nxehtit po ndryshon mënyrën si bëjnë ulje dyqanet

Valët e të nxehtit nuk po ndikojnë vetëm shëndetin apo turizmin. Tashmë ato po ndryshojnë edhe mënyrën se si funksionon tregtia me pakicë.

Franca ka vendosur të zgjasë me një javë sezonin zyrtar të uljeve verore, pasi temperaturat rekord i mbajtën konsumatorët larg dyqaneve.

Sipas qeverisë franceze, uljet nisën më 24 qershor, pikërisht në kulmin e një vale të jashtëzakonshme të të nxehtit, me temperatura që në disa zona kaluan 40°C. Në vend që të dilnin për pazar, shumë konsumatorë zgjodhën të qëndronin në ambiente me ajër të kondicionuar ose në shtëpi, duke ulur ndjeshëm fluksin në qendrat tregtare.

Ky është një shembull i qartë se si klima po ndryshon ekonominë e konsumit. Për dekada, shitjet sezonale janë planifikuar sipas kalendarit, por tani bizneset po detyrohen të marrin në konsideratë edhe motin. Kur temperaturat bëhen ekstreme, njerëzit blejnë më pak, shtyjnë blerjet ose zhvendosen drejt kanaleve online.

Fenomeni nuk kufizohet vetëm në Francë. Gjiganti suedez i modës së shpejtë H&M ka bërë të ditur se po rishikon strategjinë e koleksioneve për shkak të verave gjithnjë e më të gjata dhe më të nxehta. Kompania po prodhon veshje të vjeshtës me materiale më të lehta, pasi konsumatorët vazhdojnë të kërkojnë rroba verore edhe në fund të shtatorit. Sipas drejtuesve të saj, sezonaliteti tradicional i modës po ndryshon.

Edhe përbërja e kërkesës po transformohet. Gjatë ditëve me vapë ekstreme rritet menjëherë interesi për pantallona të shkurtra, bluza pa mëngë, lino, rroba banje, ventilatorë dhe pajisje portative ftohëse, ndërsa shitjet e xhaketave apo veshjeve të trasha shtyhen për më vonë.

Për ekonomistët, kjo tregon se ndryshimet klimatike nuk po prekin vetëm bujqësinë, energjinë apo sigurimet. Ato po ndryshojnë edhe mënyrën se si bizneset planifikojnë inventarin, fushatat promocionale dhe kalendarin e shitjeve. Nëse deri dje zbritjet vendoseshin sipas datës në kalendar, sot ato po varen gjithnjë e më shumë nga termometri./ REUTERS

The post Vala e të nxehtit po ndryshon mënyrën si bëjnë ulje dyqanet appeared first on Revista Monitor.

  •  

Gjashtë nga tetë kompani të sigurimeve i rritën fitimet për vitin 2025

Kompanitë e sigurimeve në tregun e Jo-Jetës e mbyllën të gjitha me fitim vitin 2025, ndërsa shumica e tyre e përmirësuan rezultatin financiar krahasuar me një vit më parë.

Sipas informacionit nga pasqyrat e audituara financiare të kompanive, Sigal Insurance Group raportoi një fitim neto prej gati dy miliardë lekësh, me diferencë të ndjeshme nga kompanitë e tjera.

Fitimi i Sigal (i konsoliduar me filialet e tjera të grupit brenda dhe jashtë vendit, përfshi ato në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut) u rrit me 267% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e fortë e fitimit të Sigal u përcaktua pjesërisht nga rritja e të ardhurave neto nga veprimtaria e sigurimit (me 6% krahasuar me 2024), por sidomos nga rritja e zërit të të ardhurave të tjera.

Në veçanti, Sigal raportoi një rritje të fortë në zërin e të ardhurave nga rimbursimi i dëmeve, që arritën në 814 milionë lekë, 331% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, edhe shpenzimet neto për dëme u ulën me 7% krahasuar me një vit më parë.

Edhe në nivel të pasqyrave financiare individuale (përjashtuar rezultatin e filialeve), Sigal raportoi një rritje të fortë të fitimit në 1.24 miliardë lekë, tre herë më shumë krahasuar me një vit më parë.

Eurosig për vitin 2025 raportoi një fitim neto në vlerën e 726 milionë lekëve, në rritje me pothuajse 7% krahasuar me një vit më parë. Eurosig raportoi rritje të primit të fituar neto me gati 10%, por kjo rritje u balancua nga rënia e të ardhurave financiare nga investimet dhe nga rritja e shpenzimeve, duke përfshirë ato për dëme.

PĂ«rcaktuese nĂ« rezultatin financiar me fitim dhe me njĂ« rritje tĂ« lehtĂ« ishte njĂ« e ardhur shtesĂ« nĂ« zĂ«rin tĂ« “fitime tĂ« tjera”, e paspecifikuar mĂ« tej nĂ« pasqyrat financiare tĂ« kompanisĂ«.

Albsig për vitin 2025 raportoi një fitim neto në vlerën e 376 milionë lekëve, në rritje me 22.5% krahasuar me një vit më parë. Përcaktues në rritjen e fitimit të Albsig ishte rritja e të ardhurave neto, kryesisht të të ardhurave neto nga primet e sigurimit, si edhe rritja në zërin e të ardhurave nga shitja e aktiveve afatgjata materiale neto.

Kompania Sigma Vienna Insurance Group e mbylli vitin 2025 me një fitim neto në vlerën e 251 milionë lekëve, në rënie me 22% krahasuar me një vit më parë.

Rënia e fitimit erdhi kryesisht për shkak të rritjes më të lartë të shpenzimeve për dëme dhe shpenzimeve të tjera të aktivitetit në raport me rritjen e të ardhurave neto nga veprimtaria e sigurimit dhe të ardhurave të tjera.

Insig gjithashtu rriti ndjeshëm fitimin për vitin 2025, me një fitim në vlerën e 243 milionë lekëve, në rritje me 440% krahasuar me një vit më parë. Rritja e fitimit të Insig u përcaktua kryesisht nga rritja e primit të fituar neto.

Intersig e mbylli vitin me fitim në vlerën e 184 milionë lekëve, në rritje me 14.2% krahasuar me një vit më parë. Faktori me peshën kryesore në rritjen e fitimi ishte përmirësimi i primit të fituar neto.

Edhe Atlantik e mbylli vitin 2025 me fitim neto në vlerën e 148 milionë lekëve, por me një rënie të lehtë prej 2% krahasuar me vitin 2024. Rënia e fitimit ka ardhur kryesisht si rezultat i zgjerimit të vlerës së dëmeve neto të paguara.

Edhe kompania Ansig vitin e kaluar ka arritur një fitim në vlerën e 0.4 milionë lekëve, në përmirësim nga rezultati me humbje afërsisht 24 milionë lekësh i një viti më parë.

Sipas shifrave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), fitimi total në nivel tregu sigurimesh për 2025 arriti në 3.54 miliardë lekë ose 36.6 milionë euro. Fitimi i tregut u rrit me 55.8% krahasuar me një vit më parë. / E.Shehu

Burimi: Pasqyrat e audituara financiare

The post Gjashtë nga tetë kompani të sigurimeve i rritën fitimet për vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

  •  
❌