❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025-n, rriten India, Filipinet dhe Egjipti

Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Deri në fund të vitit 2025, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 27,514 banorë sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER) dhënë për Monitor nga Policia e Shtetit, duke shënuar një nivel rekord. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 65% janë për arsye pune dhe rreth 15% për bashkim familjar.

Në raport me 2024 numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje qëndrimi u rrit rreth 4,800 banorë apo 22%.

Nga totali prej 27,514 lejesh qëndrimi aktive deri në fund të vitit 2025, shumica e të huajve janë nga Kosova dhe Italia.

Numri i shtetasve nga Kosova të pajisur me leje qëndrimi arriti në 6,076 banorë, që përbën rreth 22% të totalit. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 32%.

Ndryshe nga shtetasit e tjera, banorët nga Kosova pajisen me leje qëndrimi me afat 5- vjeçar.

Pas Kosovës numrit më të lartë të shtetasve të huaj të pajisur me leje qëndrimi është nga Italia me 3,776 persona që përbëjnë 14% të totalit të të huajave. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 75%.

Krahas Italisë e Greqisë, që tradicionalisht kanë kryesuar për leje qëndrimi, një rritje e ndjeshme në 2025-n është shënuar nga shtetasit nga India dhe Filipinet e Egjipti, që janë ngjitur përkatësisht në vend të tretë, të katërt e të pestë.

Numri i shtetasve nga India në 2025 arriti në 2,399 apo 47%. Shtetasit nga India përbënë 14% të totalit të huajve të pajisur me leje qëndrimi. Këta punojnë kryesisht në shërbime dhe teknologji informacioni.

Shtetasit nga Filipinet të pajisur me leje qëndrimi në 2025 janë 2,213 persona apo 130% më tepër sesa 2024. Këta shtetas punojnë kryesisht në shërbimet shtëpiake dhe në hotele e restorante e më pak në fason.

Për 2025 numri i shtetasve të huaj nga Egjipti ishte 2,007 persona apo rreth 2 herë më shumë sesa në 2024 dhe punojnë në sektorë të ndryshëm, deri në bujqësi. Ata përbënë 7% të totalit të të huajve në 2025.

Numri i shtetasve nga Turqia ishte 1,862 persona apo përbënë 7% të totalit në 2025. Në raport me 2024 numri i tyre u rrit rreth 47%.

Nga i shtetasve të huaj nga SHBA arriti në 1,128 banorë apo 164% më shumë sesa në 2024.

Nga ana tjetër Miamare ka 445 persona (2% të totalit) apo 77% më shumë sesa në 2024.

Numri i shtetasve nga Kina arriti 362 persona apo 42% më shumë sesa në 2024.

Numri i shtetasve të huaj nga Nigeria arriti 184 persona për vitin 2025.

Aplikime të reja për 2025, kryesohen nga shtetasit indianë dhe filipinas

Gjatë vitit 2025, sipas Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER), janë përpunuar gjithsej 19,321 aplikime për leje qëndrimi, që tregon një rritje të dukshme krahasuar me 13,176 aplikime që u përpunuan gjatë vitit 2024. Krahasuar me vitin 2024 numri i tyre me 6,145 aplikime me apo 47% më shumë.

Gjatë vitit 2025, shtetësitë kryesore që kanë aplikuar për herë të parë për leje qëndrimi është India me 2,691 aplikime, që përbën 14% të totalit, Filipinet me 2,415 aplikime (13%), Italia me 2,239 aplikime (12%), Egjipti me 2,198 aplikime (11%), Kosova me 1,813 aplikime (9%), Turqia me 1,441 aplikime (7%), SHBA me 606 aplikime (3%), Mianmar me 506 aplikime (3%), Rusia me 442 aplikime (2%) dhe Ukraina me 312 aplikime (2%).

65% e aplikimeve të reja për punësim

Megjithatë motivi kryesor për pajisjen me leje qëndrimi në Shqipëri vijon të mbetet për çështje punësimi dhe bashkimi familjar.

Për vitin 2025, nga totali i aplikimeve të reja 65% e tyre ishin për leje unike punësimi, e ndjekur nga aplikimet për bashkim familjar që përbënë 13% apo rreth 5% e tyre ishin për qëllime studimi. Ndërsa numri i shtetasve të huaj që aplikuan për leje të përhershme qëndrimi ishte 40 apo duke përbërë 0.2% të totalit të numrit të aplikimeve për 2025.

Nga totali i aplikimeve për 2025, sipas të dhënave 7,049 apo 36.4% prej tyre janë aplikime nga femra dhe 12,272 apo 63.6% nga meshkuj./ Dorina Azo

Si talentet po na i merr Gjermania, 3.5 mijë karta blu për punonjësit shqiptarë në 5 vitet e fundit

Burimi: Policia e Shtetit

Burimi: Policia e Shtetit

Burimi: Policia e Shtetit

Burimi: Policia e Shtetit

The post Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025-n, rriten India, Filipinet dhe Egjipti appeared first on Revista Monitor.

Sigurimi i detyrueshëm i banesave do të përfshijë jo vetëm tërmetet, por edhe përmbytjet

Qeveria shqiptare ka ndryshuar përsëri projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave, duke përfshirë në rreziqet e siguruara edhe përmbytjet, përveç tërmeteve.

Projektligji Ă«shtĂ« riemĂ«rtuar “PĂ«r sigurimin e detyrueshĂ«m tĂ« banesave nga tĂ«rmetet dhe pĂ«rmbytjet” dhe qĂ«llimi i tij do tĂ« jetĂ« mbulimi humbjeve financiare tĂ« pĂ«suara nga i siguruari, pĂ«r shkak tĂ« dĂ«meve tĂ« ndodhura nĂ« banesĂ«n e siguruar, tĂ« shkaktuara nga tĂ«rmetet dhe pĂ«rmbytjet.

Përfshirja e përmbytjeve do të zgjerojë rreziqet e siguruara nga skema e detyrueshme, por njëkohësisht pritet të sjellë edhe një prim sigurimi më të lartë krahasuar me modelin e mëparshëm, që detyronte vetëm sigurimin ndaj tërmeteve.

Edhe në variantin e përditësuar të projektligjit parashikohet ngritja e një Fondi Kombëtar për

Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet dhe Përmbytjet, që do të sigurojë administrojë skemën e detyrueshme dhe do të sigurojë banesat, por edhe seksionet që ndodhen brenda banesave që përdoren si njësi, zyra apo për qëllime të tjera të ngjashme.

Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet dhe Përmbytjet do të krijohet si person juridik publik, i organizuar në formën e një shoqërie aksionare, pas ka sipas këtij ligji dhe të ligjit në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare

Shuma e sigurimit maksimal do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për Financat.

Metodologjia e përcaktimit të primit për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet, termat, klasifikimi i banesave mbi bazë rreziku, do të llogaritet me metodologji aktuariale, bazuar në modelin përkatës të rrezikut nga tërmetet dhe përmbytjet të zhvilluar për Shqipërinë, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për Financat, pas marrjes së mendimit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Këshilli i Ministrave do të përcaktojë kriteret konkurruese të përzgjedhjes së agjentëve publikë

dhe privatë dhe shoqërive të sigurimit për menaxhimin, shkallën e përfshirjes së tyre, shpërndarjen apo administrimin e shitjeve të kontratave të sigurimit, komisionet përkatëse dhe kushtet e bashkëpunimit.

Dëmshpërblimi në varësi të shkallës së dëmtimit dhe masës së dëmshpërblimit, duhet të paguhet brenda tre muajve, duke filluar nga momenti i plotësimit të plotë të otësimit të plotë të dokumentacionit përkatës përkatës.

Projektligji ka zgjeruar gjithashtu mekanizmat e detyrimit të zbatimit të sigurimit të parashikuar në të.

Personat që kërkojnë regjistrimin, ndryshimin e regjistrimit të banesës apo marrjen e shërbimeve të tjera kadastrale pranë institucionit përgjegjës shtetëror për kadastrën, kane detyrimin të paraqesin paraprakisht një kontratë të vlefshme për sigurimin e detyrueshëm të banesave që disponojnë nga tërmetet dhe përmbytjet, të lidhur me Fondin, në mënyrë që të përfitojnë këto shërbime.

Mungesa e një kontrate të tillë pamundëson marrjen e këtyre shërbimeve kadastrale.

Personat që nuk lidhin kontratën e detyrueshme me ligj, nuk do të përfitojnë shërbime elektronike përmes portalit qeveritar e-Albania, por shërbimet që do të kufizohen shprehimisht do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Gjithashtu, ata nuk do të përfitojnë shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Ndërkohë, shoqëritë e sigurimit privat nuk do të lejohen të lidhin kontrata sigurimi vullnetare për tërmetet apo përmbytjet për një banesë në kuptim të këtij ligji, që nuk ka lidhur më parë një kontratë sigurimi të detyrueshme me Fondin Kombëtar.

 

The post Sigurimi i detyrueshëm i banesave do të përfshijë jo vetëm tërmetet, por edhe përmbytjet appeared first on Revista Monitor.

Prezantohen në Kuvend nëntë kandidatët e parë për në Këshillin Mbikëqyrës të BSH

Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar sot seancën dëgjimore me një pjesë të kandidatëve që kanë aplikuar për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Kandidatja Erjona Bejleri, në prezantimin e vizionit të saj, theksoi se mbikëqyrja duhet të vendosë theks më të madh te qëndrueshmëria e modeleve të biznesit të bankave, dhe jo vetëm te treguesit financiarë.

Sipas saj, kapitali dhe likuiditeti i fortë janë thelbësorë, por nuk garantojnë stabilitet afatgjatë nëse përfitueshmëria mbështetet në strategji të ngushta, të përqendruara ose afatshkurtra. Ajo nënvizoi se kuptimi i mënyrës se si bankat gjenerojnë të ardhura, menaxhojnë përqendrimin dhe përshtaten me ndryshimet strukturore është kyç për parandalimin e rreziqeve të ardhshme.

Znj.Bejleri u angazhua gjithashtu t’i japĂ« prioritet forcimit tĂ« qeverisjes korporative nĂ« pĂ«rmbajtje. Sipas saj, bordet efektive, mbikĂ«qyrja e pavarur dhe njĂ« kulturĂ« qĂ« sfidon vendimmarrjen e menaxhimit pĂ«rbĂ«jnĂ« linjĂ«n e parĂ« tĂ« mbrojtjes kundrejt paqĂ«ndrueshmĂ«risĂ« financiare.

Kandidati Arben Zibri e vendosi theksin te forcimi i kuadrit makroprudencial, përdorimi i hershëm i indikatorëve paralajmërues dhe instrumenteve makroprudencialë të mbështetur në të dhëna. Sipas tij, prioritet tjetër duhet të jetë rritja e aksesit të ekonomisë në financë. Sipas tij, niveli i ulët i kreditimit, veçanërisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kufizon rritjen e tyre dhe në përgjithësi rritjen e produktivitetit të ekonomisë shqiptare.

Kandidatja Matilda Shehu, në prezantimin e saj, vendosi theksin te mbrojtja e konsumatorit financiar. Ajo u shpreh në favor të krijimit të institucionit të ombudsmanit financiar. Gjithashtu, ajo vendosi theksin te nevoja e forcimit të zbatimit të ESG (mjedisorë, socialë dhe të qeverisjes) në veprimtarinë e sistemit bankar në vend.

Kandidati Saimir Muçmata vendosi gjithashtu fokus te mbrojtja e konsumatorëve, nëpërmjet masave si standardizimi i informacionit parakontraktor, trajtimin e drejtë, ngritjen e mekanizmave efektivë për trajtimin e ankesave dhe masave kundër praktikave të padrejta dhe keqinformuese. Ai propozoi ngritjen e një zyre për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve në Bankën e Shqipërisë.

Kandidatja Eni Xheko vendosi theksin te kontributi për forcimin e pavarësisë së institucionit dhe vendimmarrjes transparente, te lidhja më e fortë e politikave të Bankës Qendrore dhe ekonomisë reale dhe te puna për të përmirësuar edukimin financiar dhe përgjegjësinë institucionale.

Kandidati Emis Cerava në prezantimin e tij, vendos fokus te nevoja e nxitjes së kreditimit në sektorët kyç të ekonomisë, si bujqësia dhe turizmi. Ai gjithashtu u shpreh për monitorim të kujdesshëm të financimit të sektorit të ndërtimit, si edhe nevojën për zhvillimin e produkteve të reja bankare dhe financiare

Kandidatja Fatmira Kola theksoi rëndësinë e rritjes së besimit të institucionit, nëpërmjet rritjes së transparencës dhe komunikimit me publikun.

Kandidati AleksandĂ«r Çavo theksoi fokusin te forcimi i dimensionit ligjor nĂ« mbikĂ«qyrjen bankare, me vĂ«mendje tĂ« veçantĂ« ndaj rreziqeve dixhitale. Ai propozoi ndĂ«rtimin e njĂ« kuadri ligjor pĂ«r pĂ«rdorimin e inteligjencĂ«s artificiale nĂ« sistemin bankar.

Kandidatja Adela Karapici propozoi ngritjen e një kurrikule për edukimin financiar në të gjithë sistemin arsimor. Ajo vendosi gjithashtu theksin te forcimi i pavarësisë institucionale të Bankës së Shqipërisë.

Në fund të vitit 2025, përfundoi mandati i gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Tre prej anëtarëve të rinj, duhet të propozohen nga vetë Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet Komisionit për Ekonominë dhe Financat, ndërsa tre kandidatë të tjerë do të propozohen nga Këshilli i Ministrave.

 

The post Prezantohen në Kuvend nëntë kandidatët e parë për në Këshillin Mbikëqyrës të BSH appeared first on Revista Monitor.

Asgjë e re nga fronti i SelfCare

Sot shënohet dita e 15-të e bllokimit të sistemit të fiskalizimit SelfCare, i cili siç raportojnë ekonomistët dhe bizneset që nga data 20 janar nuk arrin të funksionojë siç duhet.

Edhe pas njoftimeve të AKSH-it dhe Tatimeve për funksionim të sistemit, bizneset dhe ekonomistët ngritën sërish shqetësimin për mosfunksionimin të rregullt të tij.

Sot ekonomistët dhe bizneset raportojnë se nga SelfCare, platforma e fiskalizimit që funksionon nëpërmjet portalit e-Albania, nuk kryhen operacione hyrje-dalje, teksa aktualisht fiskalizimi bëhet, por faturat nuk printohen dhe po menaxhohen manualisht prej zyrave të financave.

“QĂ« nga data 20 janar sistemi Ă«shtĂ« i bllokuar dhe nuk funksionon fare. Nuk kryhen dot veprime hyrje-dalje (as jep as merr). Fiskalizimi kryhet, por nuk Ă«shtĂ« e mundur printimi nga portali; faturat po printohen manualisht nga financa. Problemi vazhdon edhe sot, pa asnjĂ« pĂ«rmirĂ«sim”, pohon Suela ekonomistĂ« pranĂ« njĂ« kompani biznesi.

Të vetëpunësuarit e vetëm janë ata që po pengohen më shumë në aktivitetin e tyre nga mosfunksionimi i sistemit SelfCare. Ky i fundit është portali i fiskalizimit i vendosur në dispozicion nga Administrata Tatimore që mundëson procesin e fiskalizimit të faturave të shitjes, deklaratave doganore, ngarkimin e certifikatës së fiskalizimit dhe ndryshimet në të, etj.

NĂ« mĂ«nyrĂ« jozyrtare, “Monitor” mĂ«son se tĂ« vetĂ«punĂ«suarve tĂ« vetĂ«m u Ă«shtĂ« sugjeruar qĂ« tĂ« blejnĂ« shĂ«rbime me pagesĂ« pranĂ« kompanive private, si alternativĂ« pĂ«r zgjidhjen e problemit.

Sipas INSTAT, në vend ka rreth 40 mijë biznese të vetëpunësuar, ose rreth 30% e totalit, por nuk ka të dhëna se sa prej tyre janë të vetëpunësuar të vetëm. Aktiviteti i këtyre të fundit është tërësisht i bllokuar prej gati 3 javësh për shkak të mosfunksionimit të programit SelfCare.

Nëse të vetëpunësuarit të vetëm do të shkojnë drejt blerjeve të pajisjeve për lëshimin e faturave të fiskalizimit, kjo pritet të sjellë kosto shtesë për këtë kategori.

Më 29 janar Tatimet njoftuan se problematika e konstatuar ditët e fundit në aksesimin e Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është zgjidhur, dhe se platforma prej pasdites së 28 janarit, është në shërbim të plotë dhe funksionon normalisht.

https://monitor.al/tatimet-problemet-me-self-care-jane-zgjidhur-platforma-teresisht-funksionale/

Edhe pas këtij njoftimi, shumë subjekte raportuan për probleme, që vazhdojnë edhe sot.

“Nxitimi pĂ«r tĂ« pĂ«rgĂ«njeshtruar problemet e pazgjidhura thjesht sa do tĂ« thellojĂ« mosbesimin nĂ« infrastrukturĂ«n kritike dhe aftĂ«sinĂ« e shtetit dhe pĂ«r tĂ« justifikuar shpenzimet e larta tĂ« buxhetit tĂ« shtetit pĂ«r shĂ«rbime qĂ« lĂ«nĂ« pĂ«r tĂ« dĂ«shiruar”, shkruajti mĂ« herĂ«t njĂ« lexues.

Shqetësim tjetër i bizneseve lidhet me inventarin. Administrata tatimore u ka kërkuar bizneseve që të dorëzojnë inventarët deri në fund të janarit.

https://monitor.al/pas-problemeve-me-self-care-tatimet-u-kerkojne-bizneseve-te-dorezojne-inventaret-deri-ne-31-janar/

 

The post Asgjë e re nga fronti i SelfCare appeared first on Revista Monitor.

Trendet që do të formësojnë botën e punës në 2026 dhe më tej

Pritshmëritë e CEO-ve për rritje të nxitur nga IA mbeten të larta në 2026, ndërkohë që punonjësit po përballen me realitetin më të ftohtë të performancës aktuale të IA.

Studimet e Gartner tregojnë se vetëm një në 50 investime në IA sjell vlerë transformuese dhe vetëm një në pesë prodhon ndonjë kthim të matshëm nga investimi.

Në 2026, ekipet drejtuese duhet të menaxhojnë një tension të vështirë: të realizojnë objektivat e rritjes sot, duke ndërtuar njëkohësisht një forcë punëtore të aftë të krijojë vlerë në të ardhmen.

PĂ«r kĂ«tĂ«, duhet tĂ« fokusohen te tre prioritete: (1) pĂ«rshtatja me realitetet e reja tĂ« epokĂ«s sĂ« IA, ku marrĂ«veshja e punĂ«s Ă«shtĂ« nĂ« ndryshim; (2) zbutja e kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« reja pĂ«r performancĂ«n organizative; dhe (3) shfrytĂ«zimi i mundĂ«sive tĂ« njĂ« fuqie punĂ«tore tĂ« pĂ«rzier njeri–makinĂ«.

1. Pushimet nga puna për shkak të IA ecin më shpejt se fitimet reale të produktivitetit.

Në 2025 pati pushime të mëdha, por më pak se 1% lidhen drejtpërdrejt me rritje reale produktiviteti nga IA. Në 2026, organizatat rrezikojnë të kenë ulur stafin para kohe dhe të detyrohen të ri-punësojnë me kosto më të larta.

2. Dissonanca kulturore frenon performancën.

Shumë kompani kërkojnë më shumë nga punonjësit pa ofruar më shumë në këmbim, duke krijuar mospërputhje mes kulturës së deklaruar dhe realitetit, me pasoja në angazhim dhe reputacion.

3. IA dĂ«mton “fitnesin mendor”.

Përdorimi i gjerë i IA gjeneruese po shoqërohet me rreziqe emocionale dhe njohëse. 91% e drejtuesve të IT-së thonë se organizatat e tyre nuk monitorojnë efektet psikologjike të përdorimit të IA.

4. “Workslop” bĂ«het barrĂ« produktiviteti.

Presioni për të përdorur IA prodhon punë të shpejtë, por me cilësi të ulët dhe plot gabime, duke konsumuar kohë dhe duke ulur vlerën reale.

5. Rikthimi i humanitetit në rekrutim.

Automatizimi i tepruar ul besimin dhe cilësinë e kandidatëve. Strategjitë më të suksesshme do të kombinojnë IA me vlerësime njerëzore dhe takime reale.

6. Rriten rreziqet e spiunazhit të brendshëm.

Deepfake dhe profile të rreme po përdoren për infiltrime, duke e bërë BNJ pjesë kyçe të sigurisë.

7. Karriera nga teknologjia drejt zanateve.

PunonjĂ«sit dixhitalĂ« kĂ«rkojnĂ« profesione “rezistente ndaj IA”, duke krijuar oferta tĂ« reja pĂ«r tregun e punĂ«ve tĂ« kualifikuara.

8. EkspertĂ«t e proceseve, jo “yjet e teknologjisĂ«â€, krijojnĂ« vlerĂ«.

Riorganizimi i mënyrës së punës sjell më shumë përfitim sesa ndjekja e talenteve të rralla teknike.

9. PunonjĂ«sit kĂ«rkojnĂ« kompensim pĂ«r “kopjet dixhitale”.

Replikimi i figurës dhe aftësive të tyre me IA hap debate të reja ligjore dhe financiare.

NĂ« pĂ«rfundim, drejtuesit duhet tĂ« zgjedhin trendet kryesore pĂ«r sektorin e tyre dhe t’i kthejnĂ« nga aspirata nĂ« veprim konkret nĂ« epokĂ«n njeri–makinĂ«. / Harvard Business Review

The post Trendet që do të formësojnë botën e punës në 2026 dhe më tej appeared first on Revista Monitor.

Banka e Anglisë pritet të mbajë normat të pandryshuara, mes sinjaleve kontradiktore për ekonominë

Banka balancon dobësimin e tregut të punës me rritje më të qëndrueshme

Banka e Anglisë pritet të sinjalizojë rrugën drejt një uljeje tjetër të normës së interesit në muajt në vijim, pasi të lërë politikën monetare të pandryshuar të enjten, duke balancuar provat për një treg pune në dobësim me rritje më të fortë ekonomike.

Komiteti i Politikës Monetare i BoE-së pritet gjerësisht të mbajë normën bazë në 3.75 për qind, por vëmendja e investitorëve do të përqendrohet te udhëzimet e bankës për lëvizjet e ardhshme të normave, në një kohë kur sinjalet për ekonominë britanike janë kontradiktore.

Aktiviteti i biznesit është rritur pas Buxhetit të Nëntorit, edhe pse punësimi vazhdon të përkeqësohet. Norma e papunësisë qëndroi në 5.1 për qind në nëntor, niveli më i lartë që nga fillimi i vitit 2021.

“Edhe pse tĂ« dhĂ«nat e fundit nuk justifikojnĂ« njĂ« ulje tĂ« menjĂ«hershme tjetĂ«r tĂ« normĂ«s, ne presim qĂ« tabloja tĂ« ndryshojĂ« teksa viti pĂ«rparon,” tha Andrew Wishart, ekonomist nĂ« Berenberg Bank, i cili parashikon njĂ« ulje tĂ« normĂ«s nĂ« prill. “Do tĂ« jetĂ« e vĂ«shtirĂ« qĂ« shpenzimet dhe aktiviteti tĂ« ruajnĂ« vrullin.”

BoE nĂ« dhjetor uli normĂ«n bazĂ« me njĂ« çerek pikĂ« pĂ«rqindjeje nĂ« 3.75 pĂ«r qind, duke marrĂ« parasysh ndadalĂ«simin e inflacionit, ndĂ«rsa paralajmĂ«roi se vendimet e ardhshme ka gjasa tĂ« jenĂ« “mĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u marrĂ«â€, teksa banka i afrohet fundit tĂ« ciklit tĂ« lehtĂ«simit. Inflacioni i çmimeve tĂ« konsumit ishte 3.4 pĂ«r qind nĂ« dhjetor, nga kulmi i verĂ«s prej 3.8 pĂ«r qind.

Komiteti i Politikës Monetare është i ndarë mes zyrtarëve që mendojnë se dobësimi i tregut të punës do të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të inflacionit, duke argumentuar për norma më të ulëta, dhe atyre që besojnë se përmirësimi i zhvillimit ekonomik mund të pengojë përpjekjet për të frenuar rritjen e çmimeve.

Pyetja kyçe me të cilën përballen politikëbërësit në mbledhjen e kësaj jave është se si të balancojnë shenjat e punësimit të dobët dhe rritjes së papunësisë me sondazhet që tregojnë për përmirësim të aktivitetit të biznesit dhe rritje të qëndrueshme të pagave.

Numri i punonjësve të paguar ra me 155,000 në nëntor 2025 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare. Norma e largimeve nga puna (redundancave), që mat numrin e personave që deklarojnë se janë pushuar nga puna gjatë tre muajve të fundit, arriti në 4.9 për çdo 1,000 punonjës, nga 3.8 që ishte më parë.

Rritja e pagave në sektorin privat, të cilën politikëbërësit e BoE-së e shohin si një tregues kyç të presioneve inflacioniste themelore në ekonomi, u ngadalësua në 3.6 për qind pa përfshirë bonuset në tre muajt deri në nëntor, nga 3.9 për qind në tre muajt deri në tetor.

Por sondazhi i Bankës së Anglisë me drejtuesit e korporatave tregon për rritje pagash prej 3.7 për qind këtë vit dhe kërkimi nga agjentët rajonalë të saj tregon për një marrëveshje mesatare pagash prej 3.5 për qind.

Vendimmarrjen për normat e interesit e ndërlikojnë më tej shenjat e përshpejtimit pas Buxhetit në sektorin privat. Indeksi S&P PMI, një masë e aktivitetit të korporatave, u rrit në 53.9 në janar, niveli më i lartë që nga prilli 2024.

Kjo erdhi pasi rritja e PBB-së u përmirësua në 0.3 për qind në nëntor, sipas të dhënave zyrtare të veçanta.

Me BoE-në që pritet të marrë parasysh masat e Buxhetit, si shtyrjet e rritjes së taksës mbi karburantin dhe ngrirja e çmimeve të biletave të trenit, parashikimet e saj ka të ngjarë të tregojnë se inflacioni po kthehet drejt objektivit ose edhe poshtë tij.

Kjo duhet t’i lejojĂ« bankĂ«s qendrore tĂ« lĂ«rĂ« tĂ« hapur derĂ«n pĂ«r njĂ« tjetĂ«r ulje tĂ« normĂ«s qĂ« nĂ« mbledhjen e marsit. MegjithatĂ«, nĂ«se normat bien nĂ« 3.5 pĂ«r qind, tabloja bĂ«het mĂ« e paqartĂ«, duke qenĂ« se kostot e huamarrjes do tĂ« jenĂ« mĂ« pranĂ« niveleve neutrale, qĂ« as nuk stimulojnĂ« dhe as nuk frenojnĂ« aktivitetin.

“Ne presim qĂ« Komiteti i PolitikĂ«s Monetare tĂ« pĂ«rsĂ«risĂ« udhĂ«zimin e mĂ«parshĂ«m se njĂ« tjetĂ«r ulje e normĂ«s bazĂ« ka gjasa, por cikli i normave ndoshta Ă«shtĂ« pranĂ« fundit,” tha Rob Wood nga Pantheon Macroeconomics. / FT

The post Banka e Anglisë pritet të mbajë normat të pandryshuara, mes sinjaleve kontradiktore për ekonominë appeared first on Revista Monitor.

Ari dhe argjendi vazhdojnë rënien teksa tkurrja trondit tregjet e aksioneve

Humbjet në metalet e çmuara pasojnë një rritje rekord

Ari dhe argjendi pësuan rënie ditën e hënë, ndërsa përmbysja e një rritjeje rekord në metalet e çmuara u zgjat për javën e dytë radhazi dhe u reflektua edhe në tregjet e aksioneve.

Ari ra deri në 9 për qind në tregtimet e hershme, në 4,403 dollarë për ons, përpara se të rikuperohej në 4,763 dollarë, duke qenë rreth 2 për qind më poshtë gjatë ditës. Argjendi u ul deri në 15 për qind, në 71.33 dollarë, përpara se të rikuperohej në 83.50 dollarë, duke qenë 1.3 për qind më poshtë gjatë ditës.

Kontratat e së ardhmes që ndjekin indeksin S&P 500 dhe Nasdaq 100 ranë përkatësisht me 0.5 për qind dhe 0.9 për qind.

MenaxherĂ«t e fondeve tĂ« investimit reduktuan disa pozicione mĂ« tĂ« rrezikshme mes luhatjeve tĂ« forta tĂ« tregut. “NdĂ«rsa likuiditeti dhe paqĂ«ndrueshmĂ«ria pĂ«rkeqĂ«sohen, investitorĂ«t po shesin atĂ« qĂ« ka performuar mirĂ« deri tani kĂ«tĂ« vit,” tha Matthias Scheiber, drejtues i investimeve nĂ« Allspring.

Ari dhe argjendi kishin arritur vlera rekord në javët e fundit në një rritje shumë të fortë, teksa tensionet gjeopolitike dhe frika për pavarësinë e Rezervës Federale të SHBA-së i shtynë investitorët të kërkonin asete të sigurta.

Por nominimi të premten nga presidenti amerikan Donald Trump i Kevin Warsh, një ish-guvernator i Fed-it, i konsideruar si një zgjedhje e logjikshme dhe e mirë, si kryetar i ardhshëm i bankës qendrore amerikane, qetësoi frikën se pasardhësi i Jay Poëell do të ishte më tolerant ndaj inflacionit, shqetësim që kishte ushqyer rritjen e metaleve të çmuara.

Indeksi referencĂ« europian Stoxx Europe 600 u rikuperua nga humbjet e hershme pĂ«r t’u tregtuar me 0.3 pĂ«r qind nĂ« rritje. NĂ« Azi, tregu mĂ« i goditur ishte Kospi i KoresĂ« sĂ« Jugut, qĂ« u mbyll me rĂ«nie 5.3 pĂ«r qind.

Hao Hong, drejtor investimesh nĂ« Lotus Asset Management, tha se investitorĂ«t po detyroheshin “tĂ« mbulonin shumĂ« marzhe nĂ« transaksionet e tyre me metale tĂ« çmuara”, çka kishte ushtruar presion mbi aksionet aziatike.

CME Group, operatori më i madh në botë i bursave të derivateve, tha të premten se do të rriste kërkesat për marzh për kontratat futures të arit dhe argjendit pas rënies së fortë të çmimeve.

InvestitorĂ«t thanĂ« se rĂ«niet e çmimeve tĂ« metaleve tĂ« çmuara po pĂ«rforcoheshin nga kĂ«rkesat mĂ« tĂ« ashpra pĂ«r marzh fitimi dhe nga ulja e huamarrjes qĂ« kishte nxitur rritjen rekord. “Rritja ka qenĂ« e jashtĂ«zakonshme dhe leva financiare ka luajtur njĂ« rol kyç si nĂ« rritje, ashtu edhe tani nĂ« rĂ«nie,” tha Guy Miller, strateg kryesor i tregjeve te kompania e sigurimeve Zurich.

Nafta ra ndjeshëm, me indeksin Brent, referencën globale, që zbriti 5 për qind në 65.86 dollarë për fuçi. Bakri dhe alumini, metale industriale që ishin përfshirë në rritjen e fundit, ranë të dy me 2 për qind.

Rritja e kërkesës nga investitorët privatë që blinin fonde të tregtuara në bursë dhe shufra fizike ari kishte kontribuar në rritje. Investitorët i janë drejtuar arit si një mbrojtje ndaj shqetësimeve në rritje për shpenzimet fiskale në ekonomitë e zhvilluara, si edhe ndaj pasigurisë gjeopolitike.

Kjo pjesëmarrje e lartë e investitorëve individualë, që përfshinte edhe përdorimin e produkteve me levë financiare si opsionet afatshkurtra, po e përkeqësonte valën e shitjeve të hënën, sipas tregtarëve.

Raymond Cheng, drejtor investimesh pĂ«r AzinĂ« Veriore te Standard Chartered, tha se ari qĂ« tregtohet nĂ« 4,650 dollarĂ« Ă«shtĂ« “njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« shtuar” metalin, mes pasigurisĂ« pĂ«r shpenzimet qeveritare nĂ« SHBA.

“Ne mendojmĂ« se primi i riskut Trump Ă«shtĂ« ende i justifikuar,” tha Cheng. “Ai do tĂ« mbetet president i SHBA-sĂ«, pavarĂ«sisht se kush Ă«shtĂ« kryetar i Fed-it. Politika e tij fiskale do tĂ« mbetet ekspansioniste.”

Indeksi kryesor i bursës së Afrikës së Jugut, i cili është shumë i ekspozuar ndaj industrisë minerare, ra deri në 6.9 për qind përpara se të rikuperohej dhe të qëndronte 1.3 për qind më poshtë gjatë ditës.

Aksionet e listuara në Australi të Newmont Corporation, një kompani e madhe minerare e arit, ranë me 10 për qind, ndërsa ato të Zijin Gold International ranë me 7.9 për qind.

“Tregjet qĂ« rriten kaq shumĂ« nuk korrigjohen nĂ« mĂ«nyrĂ« anĂ«sore,” tha Prashant Bhayani, drejtor investimesh pĂ«r AzinĂ« nĂ« BNP Paribas Wealth Management. “Nuk Ă«shtĂ« ndryshe nga aksionet meme, qĂ« nxiten kryesisht nga entuziazmi nĂ« rrjetet sociale dhe jo nga bazat reale ekonomike.

Dollari u forcua lehtë me 0.1 për qind kundrejt një shporte monedhash të partnerëve kryesorë tregtarë të hënën, ndërsa yield-et e obligacioneve 10-vjeçare të Thesarit amerikan ranë me 0.01 pikë përqindjeje në 4.23 për qind. Yield-et e obligacioneve lëvizin në drejtim të kundërt me çmimet. / FT

The post Ari dhe argjendi vazhdojnë rënien teksa tkurrja trondit tregjet e aksioneve appeared first on Revista Monitor.

Greva e transportit në Gjermani ndalon autobusët dhe tramvajet, preken 150 qytete

Sindikatat kërkojnë turne më të shkurtra dhe paga më të larta mes negociatave të bllokuara; paralajmërohen veprime të tjera nëse bisedimet e 9 shkurtit dështojnë

Udhëtarët në të gjithë Gjermaninë u përballën me temperatura të ulëta dhe stacione bosh të hënën, teksa dhjetëra mijëra punonjës të transportit publik hynë në grevë, duke ndërprerë shërbimet e autobusëve dhe tramvajeve në shumicën e qyteteve. Greva u thirr nga sindikata Verdi.

Verdi, e cila përfaqëson afro 100 mijë punonjës të sektorit, vendosi grevën pasi negociatat me punëdhënësit bashkiakë dhe autoritetet rajonale për kushtet e punës dështuan javën e kaluar.

Sindikatat kërkojnë turne më të shkurtra, pushime më të gjata dhe pagesë më të lartë për punën gjatë natës dhe fundjavave, në një kohë kur qytetet po përballen me kufizime buxhetore.

Greva prek rreth 150 kompani bashkiake të transportit në pothuajse të gjitha 16 landët federale të Gjermanisë, përfshirë Berlinin, Hamburgun dhe Bremenin.

Një nga aksionet më të mëdha të koordinuara në sektorin e transportit lokal ndër vite, greva nisi sipas planit, tha për radion rbb të hënën Serat Canyurt, negociatori kryesor i Verdi, duke shtuar se operatorët e transportit publik tani pritet të rikthehen në tryezën e negociatave.

Udhëtarët kërkojnë alternativa në temperatura të ulëta

Në Shtutgart, Karlsruhe dhe Freiburg, shërbimet do të ndërpriten gjatë gjithë ditës, njoftuan përfaqësuesit e sindikatës.

Temperaturat ranë nën zero në pjesën më të madhe të vendit, duke e përkeqësuar situatën për udhëtarët që u detyruan të kërkojnë alternativa transporti.

Ndërkohë, Deutsche Bahn deklaroi të premten se trenat urbanë S-Bahn në qytete si Berlini, Hamburgu, Mynihu dhe Shtutgarti, si edhe shërbimet ndërqytetëse, do të funksionojnë normalisht, pasi punonjësit e tyre nuk përfaqësohen nga Verdi.

Negociatat mes Verdi dhe shoqatave të punëdhënësve kanë qenë të tensionuara, me drejtuesit e sindikatës që akuzojnë bashkitë se po kërkojnë të ulin përfitimet dhe të zgjasin turnet e punës.

Në Berlin, negociatorët e Verdi thanë se operatorët duan që punonjësit të financojnë vetë përmirësimet, duke hequr dorë nga pagesa për ditët e sëmundjes dhe oraret fleksibël.

Raundi i ardhshëm i negociatave është planifikuar për më 9 shkurt.

Drejtuesit sindikalë paralajmëruan se mund të pasojnë veprime të tjera grevistike, nëse punëdhënësit nuk ofrojnë lëshime domethënëse./ Reuters

The post Greva e transportit në Gjermani ndalon autobusët dhe tramvajet, preken 150 qytete appeared first on Revista Monitor.

Kontratat pĂ«r plazhet, rregullorja: “StrategjikĂ«t” kanĂ« pĂ«rparĂ«si mbi pjesĂ«n tjetĂ«r

Nënshkrimi i kontratave për bizneset që do të mund të marrin plazhet me qira do të ndjekë rregullat e reja të miratuara në ndryshimet që bëri qeveria në rregullore së fundmi.

Duke parashtruar një sërë të rejash që janë lakuar edhe më herët për kushtet që duhet të plotësojnë subjektet si dhe vendosja e një tavani për çmimet duket se ka një grup që qëndron mbi pjesën tjetër.

Bëhet fjalë për investitorët strategjikë. Këta të fundit kanë përparësi mbi plazhet në raport me grupin tjetër.

Rregullorja pĂ«r stacionet e plazhit nĂ« pikĂ«n 2 tĂ« nenit shtatĂ« pĂ«rcakton “NĂ« rastin e kĂ«rkesave tĂ« projekteve me potencial strategjik, sipas pĂ«rcaktimeve tĂ« ligjit nr. 55/2015, “PĂ«r investimet strategjike nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, tĂ« ndryshuar, apo kĂ«rkesave tĂ« investitorĂ«ve nĂ« zonat me pĂ«rparĂ«si zhvillimin e turizmit, kontrata pĂ«r pĂ«rdorimin e hapĂ«sirĂ«s sĂ« plazhit lidhet sipas akteve ligjore dhe nĂ«nligjore pĂ«rkatĂ«se”.

NĂ« rregulloren e rishikuar kjo pikĂ« vijon me njĂ« shtesĂ« “dhe ka pĂ«rparĂ«si mbi kontratat e plazhit tĂ« lidhura nĂ« atĂ« zonĂ«. NĂ« çdo rast, gĂ«zimi i pĂ«rdorimit tĂ« bregut tĂ« detit si stacion plazhi nga investitori strategjik fillon pas vĂ«nies nĂ« funksion tĂ« strukturĂ«s akomoduese turistike”.

Kjo do të thotë se investitorët strategjikë kanë janë të parët që mund të lidhin kontratën për përdorimin e plazhit dhe kjo nis në momentin që vënë në funksion strukturën turistike.

Ndërkohë rregullorja ndryshon dispozitat kalimtare në pikën 3 dhe 4. Pra për këto plazhe aty ku nuk ka strukturë akomodimi subjekti i interesuar për të marrë një stacion plazhi duhet të ketë një strukturë shërbimi.

“PĂ«rjashtimisht, pĂ«r BashkinĂ« Fier, BashkinĂ« DivjakĂ«, BashkinĂ« Pogradec, pĂ«r plazhin ZvĂ«rnec, Plazhi i VjetĂ«r, Bashkia VlorĂ«, plazhet Spille, VilĂ«-BashtovĂ«, Bashkia RrogozhinĂ«, plazhet Shetaj, plazhi i Gjirit tĂ« Lalzit, plazhi Hamallaj, plazhi i Katundit tĂ« Ri, plazhi Porto-Romano 1, plazhi Currila 1, plazhi Currila 2, plazhi Currila 3, plazhi Currila 4, plazhi Currila 5, Bashkia DurrĂ«s, plazhet Borsh, Llaman, plazhi LukovĂ« 2, plazhi Maraçi, Bashkia HimarĂ«, plazhi i Rrjollit, Bashkia ShkodĂ«r, nĂ« stacionet e plazhit, qĂ« nuk ka struktura akomoduese pranĂ« apo nĂ« afĂ«rsi tĂ« hapĂ«sirĂ«s sĂ« plazhit, nuk zbatohet kriteri i parashikuar nĂ« shkronjĂ«n “b”, tĂ« pikĂ«s 3, tĂ« nenit 7, dhe subjekti, pĂ«rveç kritereve tĂ« parashikuara nĂ« shkronjat “c” dhe “ç”, tĂ« pikĂ«s 3, tĂ« nenit 7, duhet tĂ« plotĂ«sojĂ« kriteret e mĂ«poshtme” thuhet nĂ« pikĂ«n 3 tĂ« rishikuar.

 

The post Kontratat pĂ«r plazhet, rregullorja: “StrategjikĂ«t” kanĂ« pĂ«rparĂ«si mbi pjesĂ«n tjetĂ«r appeared first on Revista Monitor.

Projekte të reja të KE dhe Qeverisë Zviceriane, mbështetje e drejtpërdrejtë për AAPSK

Qeveria Zviceriane dhe Këshilli i Evropës kanë shënuar një hap të ri në mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, me nisjen e dy projekteve të reja të bashkëfinancuara, që synojnë forcimin e institucioneve ligjzbatuese dhe rritjen e efektivitetit në rikuperimin dhe administrimin e aseteve.

NĂ« qendĂ«r tĂ« kĂ«saj nisme qĂ«ndron projekti “Forcimi i qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« sektorit publik kundĂ«r korrupsionit” (RAC), i cili do tĂ« ofrojĂ« mbĂ«shtetje tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r AgjencinĂ« e Administrimit tĂ« Pasurive tĂ« Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), me fokus tĂ« veçantĂ« nĂ« forcimin e kapaciteteve institucionale, pĂ«rmirĂ«simin e praktikave tĂ« administrimit tĂ« aseteve dhe promovimin e ripĂ«rdorimit social tĂ« pasurive tĂ« konfiskuara nĂ« dobi tĂ« komunitetit.

Përmes asistencës teknike, ekspertizës ndërkombëtare dhe shkëmbimit të praktikave më të mira evropiane, projekti RAC synon të rrisë efektivitetin e agjencive ligjzbatuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke forcuar njëkohësisht besimin e publikut dhe transparencën në menaxhimin e pasurive të konfiskuara.

Paralelisht, projekti “Lufta kundĂ«r pastrimit tĂ« parave nĂ« ShqipĂ«ri” (CMLA) do tĂ« mbĂ«shtesĂ« autoritetet shqiptare nĂ« forcimin e kuadrit tĂ« parandalimit dhe luftĂ«s kundĂ«r pastrimit tĂ« parave dhe financimit tĂ« terrorizmit (AML/CFT), pĂ«rmes njĂ« qasjeje tĂ« bazuar nĂ« risk dhe udhĂ«zimeve praktike pĂ«r autoritetet publike dhe subjektet raportuese.

Gjatë aktivitetit të prezantimit, Drejtori i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Evropës, Gianluca Esposito, theksoi se fokusi i reformave duhet të zhvendoset nga miratimi i ligjeve tek efektiviteti i zbatimit të tyre dhe rezultatet konkrete për qytetarët. Ndërsa Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, nënvizoi se një sistem efektiv kundër pastrimit të parave është thelbësor për mbrojtjen e ekonomisë, konkurrencën e ndershme dhe rrugën evropiane të Shqipërisë.

Në këtë kuadër, Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, vlerësoi rëndësinë e projekteve dhe mbështetjes së vazhdueshme për forcimin e rolit të agjencisë:

“Ky projekt pĂ«rfaqĂ«son njĂ« mbĂ«shtetje shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r AgjencinĂ« e Administrimit tĂ« Pasurive tĂ« Sekuestruara dhe Konfiskuara, jo vetĂ«m nĂ« rritjen e kapaciteteve profesionale dhe teknike, por edhe nĂ« konsolidimin e qasjes sonĂ« ndaj ripĂ«rdorimit social tĂ« pasurive tĂ« konfiskuara. MbĂ«shtetja me ekspertizĂ« ndĂ«rkombĂ«tare dhe praktika tĂ« avancuara do tĂ« na ndihmojĂ« qĂ« kĂ«to pasuri tĂ« kthehen nĂ« vlerĂ« tĂ« shtuar pĂ«r shoqĂ«rinĂ«, duke kontribuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« interesin publik dhe nĂ« luftĂ«n kundĂ«r korrupsionit dhe krimit tĂ« organizuar,” – u shpreh znj. Xhaja.

Eventi mblodhi përfaqësues të lartë të institucioneve shqiptare, partnerëve ndërkombëtarë, shoqërisë civile dhe medias, duke shërbyer si një platformë dialogu mbi reformat anti-korrupsion, administrimin e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara, si dhe standardet në zhvillim në fushën AML/CFT, si dhe ndikimin e tyre në nivel kombëtar.

The post Projekte të reja të KE dhe Qeverisë Zviceriane, mbështetje e drejtpërdrejtë për AAPSK appeared first on Revista Monitor.

Kodi i ri Penal në fokus të mediave italiane, paralajmërimi i Confindustria për pasojat ekonomike

Mediat italiane kanë vënë në fokus procesin e nisur në Shqipëri për miratimin e Kodit të ri Penal, duke raportuar shqetësimet dhe paralajmërimin e Confindustria Albania, sipas së cilës ndryshimet e propozuara rrezikojnë të ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit, klimën e investimeve dhe sigurinë juridike.

Sipas shoqatës, projektligji nuk buron nga një nevojë reale për reformë, as nga problematika të dukshme të Kodit Penal aktual, i cili ndër vite ka treguar qëndrueshmëri dhe aftësi për të funksionuar në mënyrë efektive. Sistemi në fuqi, në fakt, ka dhënë rezultate të konsideruara pozitive edhe në fusha delikate si ajo e përgjegjësisë penale të personave juridikë, një nga sektorët ku teksti i ri synon të ndërhyjë ndjeshëm.

Confindustria Albania thekson se një vend që synon të konsolidojë rolin e tij në kontekstin evropian dhe ndërkombëtar duhet të mbështetet mbi parime të qarta të shtetit të së drejtës, mbi rregulla të qëndrueshme dhe mbi një kuadër normativ të parashikueshëm. Siguria juridike përmendet si një element thelbësor për të vazhduar tërheqjen e investimeve të huaja dhe për të mbështetur iniciativën sipërmarrëse vendase, ndërsa Kodi i ri Penal rrezikon të vërë në diskutim pikërisht këto parakushte themelore.

Ndër aspektet më kritike përmendet tendenca për të shndërruar në vepra penale një sërë sjelljesh që deri më sot përfshiheshin në fushën e shkeljeve administrative. Sipas shoqatës, parregullsi fiskale të natyrës formale, mangësi në mbajtjen e saktë të regjistrave shoqërorë, shkelje të brendshme të menaxhimit të kompanive dhe mospërmbushje të tjera pa një vlerë reale penale mund të sanksionohen penalisht, duke krijuar një klimë pasigurie dhe frike mes operatorëve ekonomikë. Kjo qasje, gjithmonë sipas Confindustria Albania, rrezikon të rëndojë në mënyrë të panevojshme sistemin gjyqësor dhe të penalizojë aktivitetin e biznesit, pa sjellë përfitime konkrete në drejtim të ligjshmërisë apo transparencës.

ShqetĂ«sim shtesĂ« ngjall edhe hapĂ«sira e gjerĂ« e diskrecionit qĂ« disa dispozita tĂ« Kodit tĂ« ri do t’u atribuonin gjyqtarĂ«ve. NjĂ« pushtet interpretues tepĂ«r i zgjeruar mund tĂ« komprometojĂ« parashikueshmĂ«rinĂ« e vendimeve dhe stabilitetin e kuadrit juridik, elemente tĂ« konsideruara tĂ« domosdoshme pĂ«r ata qĂ« investojnĂ« dhe veprojnĂ« nĂ« afat tĂ« gjatĂ«.

Shoqata e drejtuar nga Davide Rogai i referohet gjithashtu standardeve të Bashkimit Evropian, objektiv i shpallur i Shqipërisë në rrugëtimin e saj të integrimit. Në kuadrin e BE-së, përgjegjësia penale e personave juridikë përgjithësisht kufizohet në sektorë të përcaktuar mirë, si krimi i organizuar, korrupsioni apo veprat penale mjedisore, ndërsa projekti i reformës shqiptare duket se e zgjeron ndjeshëm këtë perimetër. Duhet kujtuar gjithashtu se në vend është tashmë në fuqi një legjislacion specifik mbi përgjegjësinë penale të personave juridikë, gjë që e bën, sipas Confindustria Albania, edhe më pak të justifikuar një ndërhyrje kaq radikale përmes një Kodi të ri Penal.

Shoqata, e cila vepron në Shqipëri prej më shumë se dhjetë vitesh duke përfaqësuar ndërmarrje të themeluara si nga sipërmarrës italianë ashtu edhe nga sipërmarrës shqiptarë, vë në dukje edhe pasojat e mundshme negative të tekstit të ri mbi përqendrimet shoqërore. Normat e reja mund të përbëjnë një pengesë për lirinë e sipërmarrjes dhe të kenë një efekt fort dekurajues mbi investimet, në një moment historik kur vendi do të kishte nevojë, përkundrazi, të forconte tërheqjen e tij ekonomike.

Në përfundim, Confindustria Albania bën thirrje që procesi i reformës të rishikohet me kujdes, duke përfshirë botën prodhuese dhe duke vlerësuar me vëmendje ndikimin e dispozitave të reja mbi strukturën ekonomike dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, me bindjen se zhvillimi, ligjshmëria dhe rritja mund të arrihen vetëm përmes rregullave të qarta, proporcionale dhe në përputhje me standardet evropiane.

Confindustria Albania ka reaguar edhe më parë për ndryshimet në Kodin Penal, ku i cilësonte të panevojshëm, të cilat rrisin ndjeshëm riskun ligjor për bizneset dhe cenojnë klimën e investimeve në vend.

Sakaq pak ditĂ« mĂ« parĂ« Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« njĂ« seancĂ« maratonĂ« miratoi me 85 vota pro dhe 9 kundĂ«r, projektligji “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« ligjin nr. 7895, datĂ« 27.1.1995, “Kodi Penal i RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, tĂ« ndryshuar, (nismĂ« e KĂ«shillit tĂ« Ministrave).

Kodi Penal aktual është miratuar në vitin 1995 dhe që prej asaj periudhe ka pësuar deri më tani 32 ndërhyrje, nga të cilat 23 ndërhyrje legjislative dhe 9 ndërhyrje me vendime të Gjykatës Kushtetuese.

Projektligji për Kodin e Ri Penal u publikua për konsultime publike në fund të muajit korrik nga Ministria e Drejtësisë.

Drafti i ri që përmban 950 nene është kundërshtuar nga shumë ekspertë të cilat vazhdimisht kanë theksuar se projektligji rrezikon penalizimin e marrëdhënieve fiskale, rrezikon të cenojë sigurinë juridike, të mbingarkojë sistemin gjyqësor penal dhe të vendosë qytetarët e bizneset në një klimë pasigurie, në vend që të garantojë korrektësi dhe efikasitet administrativ.

Për këtë arsye, ekspertët e shohin të domosdshëm një rishikim i thelluar i draftit në mënyrë që të harmonizohet me Kushtetutën dhe parimet e shtetit të së drejtës./ Giornalesera.com

 

https://monitor.al/confindustria-albania-kunder-draftit-te-kodit-penal-rrezik-per-biznesin-paralizon-investimet/

 

 

The post Kodi i ri Penal në fokus të mediave italiane, paralajmërimi i Confindustria për pasojat ekonomike appeared first on Revista Monitor.

Kërkesat për azil, 10-mujori 2025

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar tendencë rritëse në fundin e vitit të kaluar, pasi kishin qene në rënie gjatë periudhës së verës. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, në tetor 2025 u regjistruan gjithsej 505 kërkesa për azil, që është niveli më i lartë që nga muaji janar. Në gusht numri i kërkesave ishte rënë në 315. Pavarësisht r...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kërkesat për azil, 10-mujori 2025 appeared first on Revista Monitor.

Momenti “ChatGPT” ka mbĂ«rritur nĂ« industrinĂ« prodhuese

Fabrikat e sĂ« ardhmes. Inteligjenca Artificiale premton tĂ« transformojĂ« mĂ«nyrĂ«n dhe vendin se si prodhohen gjĂ«rat, shkruan The Economist   “E dini çfarĂ« mĂ« bĂ«n vĂ«rtet pĂ«rshtypje? PashĂ« njĂ« robot qĂ« ngriti njĂ« vezĂ«!”, thĂ«rriste Roger Smith, kryetar i General Motors, nĂ« vitin 1985. Prodhuesi amerikan i makinave, i cili dy dekada mĂ« herĂ«t kishte qenĂ« kompania e parĂ« qĂ« instaloi njĂ« krah robotik...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Momenti “ChatGPT” ka mbĂ«rritur nĂ« industrinĂ« prodhuese appeared first on Revista Monitor.

Pse Europa po rizbulon virtytet e parasë cash

Në një botë me aplikacione pagesash dhe euro digjitale, monedha po bën një rikthim modest, shkruan The Economist   Hyni në një kishë në Suedi në mes të dimrit të zymtë dhe do të gjeni një nga këndet e saj të ndriçuar lehtë. Qirinj të ndezur nga vizitorët që përkujtojnë një të dashur, shërbejnë si një shkëputje nga vrulli i jetës moderne. Dikur, këto pamje të qeta prisheshin vetëm nga tingull...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pse Europa po rizbulon virtytet e parasë cash appeared first on Revista Monitor.

Euforia e IA-së po krijon një problem të madh për elektronikën e konsumit

Humbje e kujtesĂ«s. Çmimet po shpĂ«rthejnĂ« pĂ«r njĂ« komponent thelbĂ«sor   Prodhuesit e pajisjeve elektronike nĂ« botĂ«, tĂ« mbledhur sĂ« fundmi nĂ« Las Vegas pĂ«r Panairin e ElektronikĂ«s pĂ«r KonsumatorĂ«t (CES), do tĂ« ishin tĂ« justifikuar po tĂ« kishin ndjenja tĂ« pĂ«rziera pĂ«r kĂ«tĂ« vit. Entuziazmi pĂ«r pajisje tĂ« reja tĂ« zgjuara, tĂ« fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale Ă«shtĂ« po aq i fortĂ« sa kurrĂ«. Por,...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Euforia e IA-së po krijon një problem të madh për elektronikën e konsumit appeared first on Revista Monitor.

Kriza e përballueshmërisë në SHBA është (kryesisht) një mirazh

Ankesa tĂ« stisura. Kjo nuk ia zbeh fuqinĂ« politike, shkruan The Economist   Ironia Ă«shtĂ« pothuajse aq e fortĂ« sa tĂ« tĂ« ngjallĂ« keqardhje pĂ«r presidentin. Donald Trump fitoi zgjedhjet e vitit 2024 pjesĂ«risht duke folur kundĂ«r inflacionit, tĂ« cilin ia atribuoi PartisĂ« Demokratike. Ai premtoi se do t’i ulte çmimet “shumĂ«, shumĂ« shpejt” dhe se do ta “BĂ«nte AmerikĂ«n sĂ«rish tĂ« pĂ«rballueshme”. Siç i...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kriza e përballueshmërisë në SHBA është (kryesisht) një mirazh appeared first on Revista Monitor.

OpenAI përballet me një vit vendimtar në 2026

Shfaqja më e madhe në Tokë. Nga një prej kompanive me rritjen më të shpejtë në histori, OpenAI gjendet sot në një pozicion të rrezikshëm, shkruan The Economist   Sam Altman është si një zhongler mbi një monocikël. Ndërtimi i chatbot-ëve të gjithëditur, të fuqizuar nga modele të avancuara të Inteligjencës Artificiale (IA), është një ambicie tepër modeste për drejtuesin e OpenAI. Për të mbajtur publ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post OpenAI përballet me një vit vendimtar në 2026 appeared first on Revista Monitor.

Kroaci, instalohet 417 MW energji diellore në vitin 2025

Kroacia vuri në funksion 417 megavat kapacitet diellor gjatë dymbëdhjetë muajve nga dhjetori i vitit 2024 deri në dhjetor të vitit 2025, sipas të dhënave të Shoqatës së Burimeve të Rinovueshme të Energjisë së Kroacisë, RES Croatia. Kjo shifër nxjerr në pah rritjen e qëndrueshme të tregut të energjisë diellore në Kroaci, pasi gjatë vitit 2024 u instaluan 397 megavat. Kapaciteti i përgjithshëm diell...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kroaci, instalohet 417 MW energji diellore në vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Bullgari, Bulgarian-American Credit Bank blen 100% të aksioneve të Tokuda Bank EAD

Bulgarian-American Credit Bank AD (BACB) përfundoi marrëveshjen për blerjen e aksioneve të kapitalit të Tokuda Bank EAD më 12 janar 2026, njoftoi BACB. Si rezultat, Bulgarian-American Credit Bank AD bleu 6,800,000 aksione të regjistruara në formë elektronike me të drejtë vote, që përfaqësojnë 100% të kapitalit të Tokuda Bank EAD. Transaksioni u finalizua pas marrjes së miratimeve paraprake të nevo...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgari, Bulgarian-American Credit Bank blen 100% të aksioneve të Tokuda Bank EAD appeared first on Revista Monitor.

Serbia 2026: Zgjerim ekonomik në një mjedis politik të paqëndrueshëm

Sipas projeksioneve të disponueshme, viti 2026 ka potencialin të jetë viti më i rëndësishëm ekonomikisht për qytetarët e Serbisë, i zhvilluar në një mjedis politik kompleks dhe të tensionuar, si në plan global ashtu edhe të brendshëm. Ky kontrast mes optimizmit ekonomik dhe realizmit politik pasqyron një fenomen gjithnjë e më të përhapur në marrëdhëniet ndërkombëtare bashkëkohore, sipas të cilit f...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbia 2026: Zgjerim ekonomik në një mjedis politik të paqëndrueshëm appeared first on Revista Monitor.

❌