❌

Reading view

Alarm për blegtorinë në Kosovë: Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

Janë konfirmuar raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna të Kosovës, duke ngritur shqetësime për përhapjen e sëmundjes në fermat blegtorale. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u ka bërë thirrje fermerëve që të zbatojnë me përpikëri masat e biosigurisë dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë.

 

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve që mbajnë dele dhe dhi të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e biosigurisë, pas konfirmimit të disa rasteve të sëmundjes Lija e Dhenve dhe Dhive (Sheep and Goat Pox) në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë dhe Viti.

Sipas AUV-së, ekziston rreziku i përhapjes së mëtejshme të sëmundjes, prandaj fermerët duhet të respektojnë me përpikëri rekomandimet për parandalimin e saj.

Agjencia u ka kërkuar fermerëve që të mos lëvizin delet dhe dhitë nga fermat pa autorizimin e veterinerit zyrtar, të kufizojnë hyrjen e personave dhe automjeteve të paautorizuara në fermë, si dhe të shmangin kontaktin e kafshëve me tufat e fermave të tjera.

Po ashtu, AUV rekomandon pastrimin dhe dezinfektimin e rregullt të objekteve, pajisjeve dhe mjeteve të transportit, mbajtjen në izolim të kafshëve të sapoblera për një periudhë vëzhgimi dhe kontrollin e përditshëm të gjendjes shëndetësore të tufave.

Fermerët janë udhëzuar që në rast se vërejnë shenja si temperaturë të lartë, puçrra ose plagë në lëkurë, gojë, hundë apo gjinj, rrjedhje nga sytë ose hunda, mungesë oreksi, dobësi apo ngordhje, të njoftojnë menjëherë veterinerin privat ose inspektorët e AUV-së.

Agjencia ka theksuar se fermerĂ«t nuk duhet tĂ« tentojnĂ« t’i trajtojnĂ« apo t’i lĂ«vizin kafshĂ«t e dyshuara pa udhĂ«zimet e autoriteteve veterinare.

AUV thekson se bashkëpunimi i fermerëve është thelbësor për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbrojtur tufat në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit, Lija e Dhenve dhe Dhive nuk transmetohet te njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik, por është një sëmundje me ndikim ekonomik që mund të shkaktojë humbje të konsiderueshme për fermerët dhe sektorin blegtoral në vend.

“BashkĂ«punimi i fermerĂ«ve Ă«shtĂ« vendimtar pĂ«r tĂ« parandaluar pĂ«rhapjen e sĂ«mundjes dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur tufat nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin. Lija e dhenve dhe lija e dhive nuk Ă«shtĂ« sĂ«mundje qĂ« transmetohet tek njerĂ«zit, nuk paraqet rrezik pĂ«r shĂ«ndetin publik. ËshtĂ« sĂ«mundje e karakterit ekonomik e cila shkakton humbje pĂ«r ekonominĂ« e fermerĂ«ve dhe tĂ« shtetit”.

The post Alarm për blegtorinë në Kosovë: Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna appeared first on Revista Monitor.

  •  

Uji i Tragjasit për strategjikët, shpallet fituesi për fazën 4 të studim-projektimit

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka shpallur kompaninë fituese për procedurën e studim-projektimit të fazës së katërt të furnizimit me ujë të zonave bregdetare Draleos, Drimadhë dhe Dhërmi.

Kompania paraqiti një ofertë prej 18.2 milionë lekësh pa TVSH që përbën 87.5 për qind të fondit limit prej 20.8 milionë lekësh. Procedura nuk lidhet ende me ndërtimin e veprës, por me hartimin e projektit teknik që do të përcaktojë vazhdimin e linjës së transmetimit, rrjetin e shpërndarjes, depot e reja dhe veprat mbështetëse për zonën.

Faza IV vijon tri fazat e mëparshme të projektit, të cilat kanë marrë ujin nga burimi i Izvorit në Tragjas dhe kanë ndërtuar linjën e transmetimit deri në dalje të tunelit të Llogarasë. Sipas detyrës së projektimit, janë realizuar linjat TM 01, TM 02, TM 03 dhe TM 04, vepra e marrjes, stacionet e pompimit në Izvor dhe Dukat, si dhe strukturat për shuarjen e presionit përgjatë sistemit.

Kontrata e re duhet tĂ« japĂ« zgjidhjen pĂ«r shtrirjen e mĂ«tejshme tĂ« ujit drejt Draleosit nĂ« PalasĂ«, DrimadhĂ«s dhe DhĂ«rmiut. Dokumenti kĂ«rkon qĂ« projektuesi tĂ« vlerĂ«sojĂ« rrjetin dhe depot ekzistuese, t’i integrojĂ« ato me njĂ« rrjet tĂ« ri shpĂ«rndarĂ«s dhe tĂ« pĂ«rcaktojĂ« nevojĂ«n pĂ«r rezervuarĂ« shtesĂ« nĂ« secilĂ«n zonĂ«.

Territori i pĂ«rfshirĂ« nĂ« projekt pĂ«rkon me zonĂ«n Draleos–Drimadhë–DhĂ«rmi, tĂ« shpallur si zonĂ« investimesh strategjike pĂ«r zhvillimin e turizmit ku nĂ« fakt janĂ« zhvilluar disa nga ndĂ«rtimet rezidenciale me vila. NĂ« dokumentacion, vazhdimi i linjĂ«s sĂ« transmetimit lidhet shprehimisht me mbulimin me ujĂ« tĂ« “zonave tĂ« zhvillimit strategjik”.

Projekti duhet të marrë në konsideratë zgjerimin urban, rritjen e turizmit dhe nevojat e komuniteteve lokale. Sipas dokumentit, furnizimi aktual mbështetet te burimet ekzistuese, kapaciteti i të cilave bie pikërisht gjatë sezonit të verës, kur kërkesa për ujë rritet.

Zona e plazhit të Palasës furnizohet nga burimet Vurles, Leftia dhe Dhrikes, me kapacitet total nga 5 deri në 20 litra në sekondë. Drimadha dhe Dhërmiu furnizohen nga burimet e Vrisës, me kapacitet maksimal 40 litra në sekondë.

Në zonë ndodhet një depo akumuluese me kapacitet 2,000 metra kub për Palasën dhe një depo prej 700 metrash kub për Drimadhën dhe Dhërmiun. Detyra e projektimit kërkon vlerësimin e mjaftueshmërisë së tyre për sezonin e pikut dhe përcaktimin e depove të reja që mund të nevojiten.

Dokumenti evidenton gjithashtu mungesën e rrjeteve të mirëfillta shpërndarëse në disa segmente, zgjerimin e shpejtë të zonës dhe mungesën e rezervuarëve të mjaftueshëm për ruajtjen e ujit. Rrjeti ekzistues në Palasë duhet të azhornohet dhe të planifikohet në funksion të zhvillimit urban, ndërsa ai në Drimadhë dhe Dhërmi përshkruhet si pjesërisht i ri dhe pjesërisht i amortizuar.

Kompania fituese do të duhet të paraqesë dy variante për funksionimin e skemës hidraulike, të shoqëruara me analizë teknike dhe ekonomike. Varianti përfundimtar do të zgjidhet pas shqyrtimit në këshillin teknik. Puna përfshin rilevimin e të gjithë zonës, studimet topografike dhe gjeologo-inxhinierike, modelimin hidraulik, projektimin e linjës së transmetimit dhe rrjetit shpërndarës, depot, sistemin e klorinimit, furnizimin me energji dhe sistemet e monitorimit.

Projekti duhet të përfshijë gjithashtu dokumentacionin për lejen e ndërtimit, projektin e zbatimit, preventivin përfundimtar, vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe të dhënat për shpronësimet e mundshme. Afati i parashikuar për realizimin e shërbimit është gjashtë muaj. Në përfundim, projekti do të shërbejë si bazë teknike për financimin, lejet dhe zbatimin e fazës së katërt të sistemit të furnizimit me ujë.

 

The post Uji i Tragjasit për strategjikët, shpallet fituesi për fazën 4 të studim-projektimit appeared first on Revista Monitor.

  •  

Miliona euro pagesa nga buxheti për 2 miliardë euro kredi të papërdorura, investimet në pritje

Shqipëria vijon të mbajë një nivel rekord të kredive të nënshkruara me kreditorët e huaj, por ende të patërhequra. Një situatë e tillë jo vetëm që po vonon realizimin e investimeve publike, por po krijon edhe kosto të drejtpërdrejta për buxhetin e shtetit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, vlera e borxhit të nënshkruar, por të patërhequr arriti në 1.96 miliardë euro, duke mbetur pranë nivelit rekord të fund-vitit 2025.

Në vitin 2020, kreditë e kontraktuara, por ende të pashfrytëzuara ishin vetëm 644 milionë euro, çka do të thotë se në vetëm gjashtë vjet kjo shumë është trefishuar.

Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e kësaj vlere lidhet me kreditorët shumëpalësh, të cilët përfaqësojnë rreth 1.37 miliardë euro, ndërsa kreditë dypalëshe arrijnë në rreth 592 milionë euro.

Edhe pse interesi mbi principalin zakonisht fillon të paguhet vetëm pasi fondet disbursohen, shumica e institucioneve financiare ndërkombëtare aplikojnë komisione angazhimi (commitment fees) mbi shumën e patërhequr.

Këto tarifa paguhen për faktin se kreditori mban fondet në dispozicion të huamarrësit, pavarësisht nëse ato përdoren ose jo.

Në praktikën e institucioneve si Banka Botërore, BERZH, Banka Evropiane e Investimeve apo banka zhvillimore dypalëshe, tarifat e angazhimit zakonisht variojnë nga 0.15% deri në 0.50% në vit, në varësi të marrëveshjes.

Bazuar nĂ« strukturĂ«n aktuale tĂ« portofolit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, vetĂ«m komisionet e angazhimit vlerĂ«sohet se mund t’i kushtojnĂ« buxhetit tĂ« shtetit rreth 4-6 milionĂ« euro nĂ« vit, ose afĂ«rsisht 400-600 milionĂ« lekĂ«.

Në këtë shumë nuk përfshihen komisionet administrative, kostot e monitorimit të projekteve, auditimet, njësitë e zbatimit dhe shpenzime të tjera operative që lidhen me mbajtjen aktive të marrëveshjeve të huasë që çojnë faturën për kreditë e patërhequra në mbi 10 milionë euro në vit.

Por, kostoja reale qëndron te fakti se fondet nuk hyjnë në ekonomi, projektet vonohen dhe efektet që ato duhet të kishin në rritjen ekonomike, punësim apo përmirësimin e infrastrukturës shtyhen në kohë.

Në të njëjtën kohë, shteti detyrohet të mbështetet më shumë te financimi i brendshëm për të ruajtur ritmin e investimeve, duke krijuar presion shtesë mbi burimet e buxhetit.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, investimet kapitale u realizuan mbi planin falë financimit të brendshëm, ndërsa financimi i huaj mbeti dukshëm nën objektiv me 75% të realizimit.

Investimet publike po mbështeten nga buxheti i shtetit, ndërkohë që fondet e kontraktuara nga kreditorët ndërkombëtarë vazhdojnë të mos disbursohen.

Vetë Ministria e Financave ka argumentuar më herët se një pjesë e mosrealizimit lidhet me vonesat në alokimin e fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, të cilat ishin përfshirë në planifikimin buxhetor, por nuk janë reflektuar ende në realizimin e investimeve.

Sa më gjatë të mbeten të pa-tërhequra kreditë, aq më gjatë zgjatet edhe periudha gjatë së cilës paguhen tarifa për fonde që nuk gjenerojnë ende asnjë përfitim ekonomik./ B.Hoxha

 

Burimi: Ministria e Financave

The post Miliona euro pagesa nga buxheti për 2 miliardë euro kredi të papërdorura, investimet në pritje appeared first on Revista Monitor.

  •  

Bypass-i i Tiranës avancon në 31%, Karakaçi: Po përmbyllim financimin për 13 kilometrat e mbetur

Punimet në segmentin e parë të Bypass-it të Tiranës kanë arritur në 31%, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar po përgatit fazat e tjera të projektit 21-kilometërsh, që do të lidhë disa nga akset kryesore rrugore të vendit pa kaluar përmes kryeqytetit.

“Bypass-i ka rĂ«ndĂ«si strategjike pasi bĂ«n ndĂ«rlidhjen me Korridorin Adriatiko-Jonian, Thumanë–Kashar dhe mĂ« pas me Kashar–Lekaj, si dhe me autostradĂ«n Tiranë–DurrĂ«s dhe autostradĂ«n e Elbasanit, duke shmangur hyrjen nĂ« TiranĂ«,” tha ministri Enea Karkaci gjatĂ« inspektimit tĂ« punimeve.

Aktualisht janë në zbatim 8.2 kilometrat e parë të bypass-it, të ndarë në dy faza. Kontrata e parë mbulon një segment prej 4.2 kilometrash dhe është lidhur në shtator të vitit të kaluar.

“Realizimi fizik i punimeve Ă«shtĂ« 31%, ndĂ«rsa ecuria ka qenĂ« pozitive, pavarĂ«sisht terrenit problematik,” tha kreu i ARRSH-sĂ«, Ami Kozeli. Sipas tij, edhe nĂ« fazĂ«n e dytĂ« po kryhen punime gĂ«rmimi.

Kozeli tha se ARRSH planifikon të hapë procedurat edhe për rrugët lidhëse të fshatrave me bypass-in, si dhe për ndërlidhjen e aksit me autostradën dhe zonën e Kombinatit.

Një nga veprat kryesore të segmentit është ura mbi përroin e Limuthit, e cila është pranë përfundimit. Ura ka një gjatësi prej 53 metrash.

“JanĂ« trajtuar tĂ« gjitha veprat e vogla dhe ura e Limuthit Ă«shtĂ« pothuajse nĂ« pĂ«rfundim. Ajo Ă«shtĂ« projektuar pĂ«r prurje me periudhĂ« pĂ«rsĂ«ritjeje njĂ« herĂ« nĂ« 100 vjet, me qĂ«llim shmangien e pĂ«rmbytjeve,” tha inxhinieri i kompanisĂ« nĂ«nkontraktore gjatĂ« inspektimit tĂ« punimeve.

Për pjesën e mbetur prej rreth 13 kilometrash, autoritetet janë në fazën përmbyllëse të bisedimeve me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për sigurimin e financimit.

“Ky segment i parĂ« prej 8 kilometrash Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, pasi realizon lidhjen me aksin Kashar–Lekaj,” tha Karkaci. Sipas tij, dokumentacioni ligjor pĂ«r Kashar-Lekaj Ă«shtĂ« pĂ«rmbyllur dhe pritet miratimi i projektit tĂ« zbatimit nga ARRSH pĂ«rpara nisjes sĂ« punimeve.

Procedura pĂ«r lidhjen e bypass-it me autostradĂ«n Tiranë–DurrĂ«s dhe me aksin e Elbasanit, deri nĂ« zonĂ«n e Bradasheshit, Ă«shtĂ« gjithashtu e pĂ«rfunduar. “ËshtĂ« bĂ«rĂ« njoftimi i fituesit dhe jemi nĂ« pritje tĂ« nisjes sĂ« punimeve,” tha Kozeli.

 

The post Bypass-i i Tiranës avancon në 31%, Karakaçi: Po përmbyllim financimin për 13 kilometrat e mbetur appeared first on Revista Monitor.

  •  

Hetimi i KonkurrencĂ«s ndaj operatorĂ«ve celularĂ« pĂ«rfundon me detyrim pĂ«r “politika sociale”

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi të hënën se ka mbyllur hetimin e thelluar ndaj Vodafone Albania dhe One Albania në tregun me pakicë të shërbimeve celulare. Në njoftimin zyrtar u bë ditur se, në përfundim të hetimit, ky institucion ka vendosur kushte dhe detyrime specifike që reflektojnë ankesat e konsumatorëve pranë Autoritetit.

Komisioni i Konkurrencës shprehet se vendimi synon korigjimin e shqetësimeve konkrete që kanë prekur konsumatorët dhe garantimin e çmimeve më të lira për shtresën e pensionistëve dhe studentëve, si dhe më shumë transparencë e mundësi zgjedhjeje për abonentët e të dy operatorëve.

Hetimi nuk provoi, sipas Komisionit të Konkurrencës, shkelje ligjore nga dy operatorët celularë; megjithatë, duke iu referuar vendimit final, hetimi ka evidentuar sjellje të ngjashme të dy operatorëve gjatë periudhës nën hetim 1 janar 2022- 18 nëntor 2025.

Sjellje e njëjtë, por nuk provohet koordinimi mes dy operatorëve

Sipas vendimit, nga analiza rezultoi se çmimet e paketave kanë pësuar rritje progresive dhe të përafërta në kohë; ndryshimet janë aplikuar në kategori të njëjta ose të ngjashme shërbimesh; janë konstatuar nivele të larta ngjashmërie në strukturën dhe përmbajtjen e ofertave. Këto elemente janë evidentuar në mënyrë të përsëritur gjatë periudhës hetimore dhe reflektojnë një nivel të lartë ngjashmërie në sjelljen tregtare të ndërmarrjeve në tregun përkatës.

MegjithatĂ«, analiza ekonomike dhe juridike e kryer gjatĂ« hetimit nuk arriti tĂ« provojĂ« se kjo sjellje ka qenĂ« rezultat i njĂ« koordinimi apo praktike tĂ« bashkĂ«renduar ndĂ«rmjet ndĂ«rmarrjeve nĂ« kuptim tĂ« nenit 4 tĂ« ligjit “PĂ«r mbrojtjen e konkurrencĂ«s”.

Analiza kronologjike e ndryshimeve të çmimeve dhe strukturës së paketave tregon se, në disa raste, pas ndryshimeve të ndërmarra nga njëra ndërmarrje në lidhje me çmimet ose përmbajtjen e paketave, ndërmarrja tjetër ka reaguar brenda intervaleve të afërta kohore, duke aplikuar ndryshime të ngjashme në nivel çmimi dhe në strukturën e ofertës (minuta, internet, SMS, vlefshmëri, roaming etj.).

Megjithatë, gjatë hetimit nuk u administruan prova të drejtpërdrejta apo të tërthorta që të provojnë ekzistencën e kontakteve, komunikimeve, shkëmbimit të informacionit sensitiv tregtar apo të një mekanizmi koordinues ndërmjet ndërmarrjeve në lidhje me përcaktimin e çmimeve apo strategjive tregtare.

Në këto kushte, ngjashmëritë e konstatuara në reagimet tregtare të ndërmarrjeve janë vlerësuar në kontekstin e karakteristikave strukturore të tregut duopolistik dhe nivelit të lartë të transparencës së tij, ku operatorët monitorojnë vazhdimisht ofertat dhe sjelljen tregtare të njëri-tjetrit.

Hetimi evidentoi se ofertat e ndërmarrjeve paraqesin ngjashmëri në çmim dhe përmbajtje, përfshirë internetin, minutat kombëtare, vlefshmërinë e paketave dhe përfitimet roaming. Ky nivel i lartë ngjashmërie ndërmjet ofertave kufizon nivelin e diferencimit të paketave në treg; reflekton një nivel të kufizuar të presionit konkurrues ndërmjet ndërmarrjeve; paraqet karakteristika tipike të një tregu me strukturë të lartë përqendrimi. Megjithatë, analiza ekonomike dhe juridike e kryer gjatë hetimit nuk provoi se kjo ngjashmëri e ofertave është rezultat i një koordinimi apo praktike të bashkërenduar ndërmjet ndërmarrjeve.

NdĂ«rkohĂ«, gjatĂ« hetimit, ndĂ«rmarrjet nuk paraqitĂ«n njĂ« metodologji tĂ« plotĂ« dhe tĂ« standardizuar tĂ« analizĂ«s kosto–çmim pĂ«r çdo ndryshim tarifor tĂ« aplikuar gjatĂ« periudhĂ«s hetimore. NĂ« veçanti, nuk u administrua njĂ« analizĂ« e detajuar kosto–çmim pĂ«r çdo paketĂ«; nuk u evidentuan elemente tĂ« plota tĂ« justifikimit ekonomik pĂ«r çdo rritje çmimi; konstatuan mungesa nĂ« dokumentimin e metodologjisĂ« sĂ« pĂ«rllogaritjes sĂ« kostove.

Pavarësisht këtij elementi, sërish Komisioni i Konkurrencës sërish ka gjykuar se mungesa e një metodologjie të plotë ekonomike apo e dokumentimit të detajuar të kostove, në vetvete, nuk përbën provë të mjaftueshme për ekzistencën e një praktike të bashkërenduar.

Sipas këtij institucioni, në tregje duopolistike me transparencë të lartë, si tregu me pakicë i shërbimeve celulare në Republikën e Shqipërisë, ndjekja e sjelljes së operatorëve konkurrentë dhe reagimi ndaj zhvillimeve të tregut mund të ndodhë si rezultat i përshtatjes së pavarur ndaj kushteve të tregut dhe monitorimit reciprok të operatorëve.

NĂ« konkluzion, megjithĂ«se gjatĂ« periudhĂ«s 1 janar 2022 – 18 nĂ«ntor 2025 u evidentuan sjellje e rritje tĂ« pĂ«rafĂ«rta nĂ« kohĂ« tĂ« çmimeve; reagime tĂ« ngjashme tregtare ndĂ«rmjet operatorĂ«ve; ngjashmĂ«ri nĂ« strukturĂ«n dhe pĂ«rmbajtjen e ofertave; mungesĂ« e njĂ« metodologjie tĂ« plotĂ« dhe tĂ« standardizuar kosto–çmim, Komisioni ka vlerĂ«suar se nuk provohet ekzistenca e njĂ« praktike tĂ« bashkĂ«renduar ndĂ«rmjet ndĂ«rmarrjeve Vodafone Albania dhe One Albania.

PĂ«r rrjedhojĂ«, sjellja e konstatuar gjatĂ« hetimit Ă«shtĂ« vlerĂ«suar si sjellje paralele tregtare në kushtet e njĂ« tregu me strukturĂ« duopolistike dhe transparencĂ« tĂ« lartĂ«, e cila, nĂ« mungesĂ« të provave mbi ekzistencĂ«n e koordinimit, komunikimit apo vullnetit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t ndĂ«rmjet ndĂ«rmarrjeve, nuk pĂ«rbĂ«n praktikĂ« tĂ« bashkĂ«renduar apo abuzim me pozitĂ«n dominuese në kuptim tĂ« ligjit “PĂ«r mbrojtjen e konkurrencĂ«s”.

Operatorët duhet të ofrojnë paketa të veçanta për studentët dhe pensionistët

Vendimi i Autoritetit tĂ« KonkurrencĂ«s pĂ«rcakton se brenda 90 ditĂ«ve, tĂ« dy operatorĂ«t duhet tĂ« ofrojnĂ« paketa tĂ« veçanta mĂ« tĂ« favorshme pĂ«r pensionistĂ«t dhe studentĂ«t 18–23 vjeç.

Vendosja e njĂ« detyrimi tĂ« tillĂ« ngre pikĂ«pyetje tĂ« mĂ«dha lidhur me bazĂ«n ligjore ku Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur Autoriteti i KonkurrencĂ«s pĂ«r ta vendosur atĂ«. As ligji “PĂ«r mbrojtjen e konkurrencĂ«s”, as legjislacioni qĂ« rregullon komunikimet elektronike apo mbrojtjen konsumatore nĂ« pĂ«rgjithĂ«si nuk parashikon detyrime qĂ« ndĂ«rmarrjet tĂ« aplikojnĂ« kushte lehtĂ«suese ndaj shtresave tĂ« caktuara shoqĂ«rore.

NĂ« vendimin e Autoritetit tĂ« KonkurrencĂ«s citohet vetĂ«m se, nga analiza e paketave tarifore tĂ« ofruara nga Vodafone Albania dhe One Albania rezultoi se gjatĂ« periudhĂ«s objekt hetimi ndĂ«rmarrjet nuk ofronin paketa tĂ« dedikuara pĂ«r 13 kategori tĂ« veçanta konsumatorĂ«sh, si pensionistĂ«t dhe studentĂ«t, me kushte tarifore tĂ« pĂ«rshtatura me nevojat dhe aftĂ«sinĂ« paguese tĂ« tyre. Gjithashtu, nga hetimi u konstatua njĂ« reduktim i ofertave me çmime tĂ« ulĂ«ta dhe orientimi i portofolit drejt paketave me çmime dhe pĂ«rmbajtje mĂ« tĂ« larta, ndĂ«rkohĂ« qĂ« paketat bazĂ« me vlerĂ« 500–600 lekĂ« ofroheshin kryesisht nĂ«pĂ«rmjet kanaleve digjitale.

Sipas vlerësimit të Autoritetit të Konkurrencës, këto zhvillime kufizojnë mundësitë e zgjedhjes për konsumatorët me konsum dhe aftësi paguese më të ulët, veçanërisht për kategoritë e pensionistëve dhe studentëve.

Në fakt, politikat e përkrahjes sociale janë atribut i institucioneve shtetërore dhe lehtësitë për shtresa të veçanta, në përgjithësi, sigurohen nëpërmjet subvencioneve shtetërore.

Gjithashtu, Autoriteti i Konkurrencës kërkon që paketa më e lirë duhet të jetë realisht e disponueshme edhe në pikat fizike të shitjes, jo vetëm në aplikacione online apo kanale digjitale.

Ndërkohë, hetimi nuk ka marrë nën hetim një element shumë të rëndësishëm: tarifat shumë të larta standarde për njësi komunikimi të aplikuara nga operatorët celularë. Për këtë arsye, pothuajse të gjithë përdoruesit e telefonisë celulare në Shqipëri, me parapagesë ose kontratë, përdorin paketa tarifore me çmime fikse.

Ekzistenca e tarifave standarde mĂ« tĂ« arsyeshme mund t’u pĂ«rgjigjej mĂ« mirĂ« nevojave specifike tĂ« pĂ«rdoruesve me konsum mĂ« tĂ« ulĂ«t, duke paguar nĂ« varĂ«si tĂ« nevojave tĂ« tyre komunikimit.

Gjithashtu, vendimi nuk përmban asnjë qëndrim lidhur me njërën nga çështje objekt të hetimit, praktikës së indeksimit periodik me inflacionin të çmimeve të shërbimeve celulare.

Përdoruesit nuk janë lejuar të marrin paketa më të lira pas përfundimit të kontratës?

Një masë tjetër e vendosur nga Autoriteti i Konkurrencës është që, pas përfundimit të kontratës, çdo abonent duhet të ketë të drejtë të kalojë në një paketë më të lirë, pa penalitete dhe pa pengesa të pajustifikuara.

Nga analiza e termave dhe kushteve kontraktore të Vodafone Albania dhe One Albania rezultoi se kontratat e pajtimtarëve nuk parashikojnë në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme disa të drejta dhe procedura me rëndësi për konsumatorët. Konkretisht, nuk pasqyrohet në mënyrë të shprehur e drejta e pajtimtarit, pas përfundimit të afatit kontraktor, për të kaluar lirisht nga një plan tarifor me çmim më të lartë në një plan tarifor me çmim më të ulët, sipas zgjedhjes së tij, pa penalitete apo kufizime të pajustifikuara.

Gjithashtu, dispozitat që rregullojnë bartjen e numrit nuk përcaktojnë në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme afatin brenda të cilit realizohet ky proces, si dhe kushtet dhe procedurat që duhet të ndiqen për përfundimin e tij.

Sipas vendimit, mungesa e një informacioni të plotë dhe transparent në dokumentacionin kontraktor krijon pasiguri për pajtimtarët dhe mund të ndikojë në ushtrimin efektiv të të drejtave të tyre për zgjedhjen e planit tarifor dhe ndryshimin e operatorit.

Nëse e marrim për të mirëqenë konkluzionin, kjo do të ishte një shkelje serioze dhe praktikë  arbitrare ndaj përdoruesve. Megjithatë, as për këtë shkelje Autoriteti i Konkurrencës nuk ka vendosur penalitete ndaj operatorëve.

Detyrime tĂ« tjera tĂ« vendosura ndaj operatorĂ«ve janĂ« qĂ« çdo ndryshim nĂ« çmim, pĂ«rmbajtje apo vlefshmĂ«ri tĂ« paketĂ«s duhet t’i njoftohet individualisht abonentit, qartĂ« dhe tĂ« paktĂ«n 30 ditĂ« pĂ«rpara; çdo rritje çmimi duhet tĂ« mbĂ«shtetet nĂ« analiza tĂ« dokumentuara tĂ« kostove dhe ky dokumentacion duhet tĂ« ruhet pĂ«r pesĂ« vjet; paketat e reja duhet tĂ« kenĂ« diferencim real dhe tĂ« mos kufizojnĂ« zgjedhjen e konsumatorit; kontratat tip duhet tĂ« marrin vlerĂ«simin paraprak tĂ« Autoritetit tĂ« KonkurrencĂ«s pĂ«r shmangien e klauzolave tĂ« padrejta; procedura dhe afati pĂ«r bartjen e numrit nga njĂ« operator te tjetri duhet tĂ« shkruhen qartĂ« dhe kuptueshĂ«m nĂ« kontratĂ«.

Në fakt, disa prej detyrimeve të vendosura nga Autoriteti i Konkurrencës, si vlerësimi i paketave apo kushteve të kontratave, prekin çështje që janë në kompetencën e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), si rregullator sektorial. Veçanërisht shkeljet apo paqartësitë në dispozitat kontraktore janë edhe përgjegjësi e AKEP, që ka të drejtën dhe detyrimin ligjor të miratojë paraprakisht kontratat e shërbimit që lidhen me pajtimtarët.

Pavarësisht nga kjo, vendimi final nuk përmban asnjë rekomandim për AKEP.

Të gjitha detyrimet e vendosura nga Autoriteti i Konkurrencës do të monitorohen për një vit nga hyrja në fuqi e vendimit.

Në rast moszbatimi të një prej pikave të vendimit, Vodafone Albania dhe One Albania do të përballen me penalitetet e parashikuara nga ligji.

 

Lexoni edhe:

Shpenzimi mesatar i shqiptarëve për shërbimet celulare u rrit për të pestin vit radhazi

 

 

Dy operatorët celularë fituan 35 milionë euro vitin e kaluar

 

 

 

The post Hetimi i KonkurrencĂ«s ndaj operatorĂ«ve celularĂ« pĂ«rfundon me detyrim pĂ«r “politika sociale” appeared first on Revista Monitor.

  •  

Doganat fillojnë implementimin e sistemeve sipas kritereve të BE-së

Administrata Doganore ka nisur zbatimin e një sistemi të ri doganor që synon harmonizimin e plotë me platformat e Bashkimit Europian, si pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në Kapitullin 29 të negociatave.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar në Ministrinë e Financave për rezultatet e 6-mujorit të parë të vitit,, tha se marrëveshja me UNCTAD parashikon ndërtimin e një sistemi të ri teknologjik, i cili do të mbështesë të gjitha procedurat doganore dhe do të përdorë Inteligjencën Artificiale për analizën e riskut, klasifikimin tarifor dhe vlerësimin e vlerës doganore.

Sipas Bejës, moduli i parë, ai i eksporteve, synohet të vihet në funksion brenda dhjetorit të këtij viti. Pjesa më e madhe e sistemit pritet të implementohet gjatë vitit 2027, ndërsa përfundimi i të gjitha sistemeve është planifikuar deri në vitin 2030.

Modernizimi teknologjik është një nga katër piketat përmbyllëse të Kapitullit 29, krahas përafrimit të legjislacionit, forcimit të kapaciteteve institucionale dhe administrative dhe aderimit në Protokollin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për eliminimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit. Sipas njoftimit, kjo e fundit është përmbushur.

Kodi i ri Doganor është harmonizuar me legjislacionin e BE-së dhe u është përcjellë shërbimeve europiane për dakordësinë përfundimtare. Doganat synojnë që drafti të miratohet nga Kuvendi gjatë muajit shtator, ndërsa aktet nënligjore janë miratuar dhe dispozitat zbatuese do të miratohen pas hyrjes në fuqi të Kodit.

Administrata Doganore po përgatit edhe një strukturë të re organizative. Sipas Bejës, modeli i ri synon të lehtësojë procedurat në pikat kufitare dhe të zhvendosë një pjesë më të madhe të kontrollit në fazën pas zhdoganimit.

Kontrollet “a posteriori” do tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r tĂ« verifikuar nĂ«se procedurat janĂ« kryer saktĂ« dhe nĂ«se operatorĂ«t kanĂ« pĂ«rmbushur detyrimet doganore. Sipas njoftimit, kjo qasje synon tĂ« ulĂ« presionin nĂ« kufi dhe tĂ« forcojĂ« kontrollin ndaj evazionit dhe shmangies sĂ« detyrimeve.

Në muajin mars, Administrata Doganore iu nënshtrua një misioni monitorues nga vendet anëtare të BE-së dhe Komisioni Europian për aftësinë e saj për të zbatuar legjislacionin europian dhe për të përmbushur rolin e një kufiri hyrës dhe dalës të unionit. Beja e cilësoi raportin e këtij misioni si pozitiv dhe motivues.

The post Doganat fillojnë implementimin e sistemeve sipas kritereve të BE-së appeared first on Revista Monitor.

  •  

Si tĂ« bĂ«heni sipĂ«rmarrĂ«s, 8 kĂ«shilla pĂ«r tĂ« nisur biznesin, edhe nĂ«se nuk dini nga t’ia filloni

Ndiqni këto këshilla nëse ëndërroni të krijoni biznesin tuaj, por nuk dini se cili duhet të jetë hapi i parë.

 

Sipërmarrësit e suksesshëm e dinë se çdo rrugëtim në biznes nis me një ide të mirë. Megjithatë, vetëm një ide nuk mjafton për ta kthyer një sipërmarrës aspirant në pronar të një biznesi.

Historia e emrave si Steve Jobs apo Mark Zuckerberg tregon se kompanitë e suksesshme nuk lindin brenda natës. Pas çdo suksesi fshihen vite pune, këmbënguljeje dhe përkushtimi.

NĂ«se dĂ«shironi tĂ« hapni biznesin tuaj, por nuk dini nga t’ia nisni, mos u shqetĂ«soni – nuk jeni vetĂ«m. PavarĂ«sisht nĂ«se motivimi juaj Ă«shtĂ« lodhja nga puna aktuale apo dĂ«shira pĂ«r tĂ« ndjekur pasionin, hapi i parĂ« mund tĂ« hidhet qĂ« sot.

Ja tetĂ« kĂ«shilla qĂ« mund t’ju ndihmojnĂ« tĂ« ndĂ«rtoni biznesin tuaj dhe tĂ« hidhni themelet e suksesit sipĂ«rmarrĂ«s.

  1. Merrni përgjegjësinë për ndryshimin

Nëse nuk jeni të kënaqur me situatën ku ndodheni, pranoni se askush tjetër nuk mund ta ndryshojë atë përveç jush.

Nuk ju ndihmon të fajësoni ekonominë, shefin, partnerin apo familjen. Ndryshimi fillon vetëm kur vendosni vetë ta realizoni atë.

  1. Gjeni biznesin që ju përshtatet

Lejojini vetes të eksploroni.

Reflektoni mbi personalitetin tuaj, mënyrën si ndërveproni me të tjerët, përvojën dhe intuitën. Shpesh e injorojmë intuitën, edhe pse në thellësi e dimë se çfarë na përshtatet.

Pyeteni veten:

“ÇfarĂ« mĂ« jep energji edhe kur jam i lodhur?”

Ekzistojnë tre rrugë kryesore për të hyrë në sipërmarrje.

Bëni atë që dini të bëni

NĂ«se keni humbur vendin e punĂ«s ose kĂ«rkoni njĂ« ndryshim, mendoni pĂ«r aftĂ«sitĂ« qĂ« keni zhvilluar gjatĂ« karrierĂ«s suaj. Si mund t’i ktheni ato nĂ« njĂ« produkt ose shĂ«rbim qĂ« mund ta ofroni vetĂ«?

Bëni atë që kanë bërë të tjerët

Studioni biznese që ju frymëzojnë. Nëse identifikoni një model të suksesshëm që ju pëlqen, analizoni mënyrën si funksionon dhe përshtateni me idenë tuaj.

Zgjidhni një problem të përbashkët

A ekziston një boshllëk në treg? A mungon një produkt ose shërbim që njerëzit do ta përdornin?

Kjo është rruga me rrezikun më të lartë, ndaj filloni me kërkim tregu. Përpara se të investoni para, investoni në njohuri. Ndiqni kurse mbi sipërmarrjen ose, nëse dëshironi një përgatitje më të thelluar, studioni administrim biznesi apo një program MBA.

  1. Hartoni një plan biznesi

Shumë sipërmarrës e anashkalojnë planifikimin, por ai ju ndihmon të hyni më shpejt në treg.

Një plan biznesi ju jep qartësi, fokus dhe besim. Nuk ka nevojë të jetë një dokument voluminoz; edhe një faqe mund të jetë e mjaftueshme.

Duke shkruar objektivat, strategjitë dhe hapat konkretë, ideja juaj fillon të marrë formë.

Bëjini vetes këto pyetje:

  • ÇfarĂ« po ndĂ«rtoj?
  • Kujt do t’i shĂ«rbej?
  • ÇfarĂ« premtimi po u bĂ«j klientĂ«ve dhe vetes?
  • Cilat janĂ« objektivat, strategjitĂ« dhe hapat qĂ« do tĂ« mĂ« çojnĂ« drejt tyre?
  1. Njihni klientin përpara se të shpenzoni paratë e para

Përpara se të investoni, sigurohuni që njerëzit janë të gatshëm të blejnë produktin ose shërbimin tuaj.

Ky mund të jetë vendimi më i rëndësishëm që do të merrni.

Duhet të vërtetoni tregun tuaj.

Pyeteni veten:

  • Kush do ta blejĂ« realisht produktin tim?
  • Sa i madh Ă«shtĂ« tregu?
  • Kush janĂ« klientĂ«t e synuar?
  • A u zgjidh produkti im njĂ« problem tĂ« pĂ«rditshĂ«m?
  • Pse kanĂ« nevojĂ« pĂ«r tĂ«?

Mos supozoni se “çdokush do ta blejĂ«â€. NĂ« praktikĂ« kjo ndodh shumĂ« rrallĂ«.

Për të mbledhur informacion mund të konsultoni studime sektoriale, raportet statistikore apo të dhënat zyrtare. Megjithatë, mënyra më e mirë mbetet komunikimi i drejtpërdrejtë me klientët potencialë.

Pyetini dhe dëgjojini me vëmendje.

  1. Organizoni financat personale dhe zgjidhni burimin e duhur të financimit

Në fazat e para, jeta personale dhe biznesi janë të lidhura ngushtë.

Në shumë raste, investitori i parë i biznesit tuaj do të jeni vetë.

Për këtë arsye është thelbësore të njihni me detaje financat personale dhe të mbani nën kontroll të ardhurat dhe shpenzimet.

Ndërsa hartoni planin e biznesit, përcaktoni edhe modelin që po ndërtoni:

  • njĂ« biznes tĂ« vogĂ«l qĂ« siguron tĂ« ardhura personale;
  • njĂ« ekskluzivitet (franchise);
  • ose njĂ« biznes teknologjik me potencial tĂ« lartĂ« rritjeje.

Secili prej tyre kërkon nivele të ndryshme kapitali dhe burime të ndryshme financimi.

  1. Krijoni një rrjet mbështetës

Pasi tĂ« keni marrĂ« vendimin pĂ«r tĂ« nisur biznesin, filloni tĂ« ndĂ«rtoni njĂ« rrjet njerĂ«zish qĂ« mund t’ju ndihmojnĂ«.

Kërkoni mentorë, partnerë, këshilltarë, bashkëpunëtorë dhe furnitorë.

Nëse ju besoni te biznesi juaj, edhe të tjerët do të jenë më të prirur ta bëjnë këtë.

Merrni pjesë në aktivitete biznesi, dhoma tregtie dhe rrjete profesionale, si fizikisht ashtu edhe online.

Mbani parasysh disa rregulla të thjeshta:

  • dĂ«gjoni mĂ« shumĂ« sesa flisni pĂ«r veten;
  • pĂ«rpiquni tĂ« ndihmoni tĂ« tjerĂ«t pa pritur pĂ«rfitim tĂ« menjĂ«hershĂ«m;
  • krijoni lidhje mes njerĂ«zve dhe ndani kontakte.

Me kalimin e kohĂ«s, pikĂ«risht ata qĂ« keni ndihmuar do t’ju rekomandojnĂ« tek tĂ« tjerĂ«t.

  1. Shisni duke krijuar vlerë

NjerĂ«zit blejnĂ« çdo ditĂ«, por askush nuk dĂ«shiron tĂ« ndihet sikur po i “shitet” diçka.

Përqendrohuni tek ndihma që u jepni klientëve.

Sa më shumë vlerë të krijoni për ta, aq më shumë do të rriten të ardhurat e biznesit.

Pyeteni vazhdimisht veten:

  • ÇfarĂ« mund t’u ofroj klientĂ«ve?
  • Si mund t’i ndihmoj ata tĂ« kenĂ« mĂ« shumĂ« sukses?

Kjo qasje ju ndihmon të përmirësoni vazhdimisht produktin ose shërbimin tuaj.

  1. Bëjeni biznesin tuaj të njohur

Mos hezitoni të tregoni se kush jeni dhe çfarë ofron biznesi juaj.

Përdorni në maksimum mjetet dixhitale dhe rrjetet sociale për të komunikuar me publikun.

Megjithatë, mos e nënvlerësoni fuqinë e metodave tradicionale të marketingut.

Rekomandimet nga klientët, faqja e internetit, marrëdhëniet me mediat, blogjet, artikujt, konferencat, email-et informative dhe madje edhe telefonatat mbeten mjete shumë efektive për të zgjeruar biznesin.

Hapi i parë është më i rëndësishmi

NĂ«se ndiqni kĂ«ta hapa, do tĂ« vendosni themele mĂ« tĂ« forta pĂ«r t’u bĂ«rĂ« njĂ« sipĂ«rmarrĂ«s i suksesshĂ«m.

Mbi të gjitha, mbani mend se nuk jeni vetëm.

NĂ«se Ă«ndĂ«rroni tĂ« jeni “shefi i vetes”, por ende nuk dini si tĂ« filloni, kĂ«rkoni kontakt me sipĂ«rmarrĂ«s tĂ« tjerĂ«. Bisedat, pĂ«rvojat dhe kĂ«shillat e tyre mund tĂ« rezultojnĂ« ndĂ«r burimet mĂ« tĂ« vlefshme pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar rrugĂ«n tuaj drejt biznesit./ Entrepreneur

 

The post Si tĂ« bĂ«heni sipĂ«rmarrĂ«s, 8 kĂ«shilla pĂ«r tĂ« nisur biznesin, edhe nĂ«se nuk dini nga t’ia filloni appeared first on Revista Monitor.

  •  

Qeveria krijon operator publik për bashkitë, jepen 69 milionë euro financim

Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të krijojë një operator publik, i cili do të ofrojë shërbime që aktualisht janë përgjegjësi e pushtetit vendor. Për ngritjen dhe financimin e këtij operatori, qeveria i ka akorduar Fondit Shqiptar të Zhvillimit 6.5 miliardë lekë, ose rreth 69 milionë euro, nëpërmjet ndryshimeve të fundit në aktin normativ të buxhetit të vitit 2026.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r mediat se operatori qĂ« do tĂ« krijohet nga FSHZH-ja do t’u ofrojĂ« bashkive njĂ« gamĂ« tĂ« gjerĂ« shĂ«rbimesh, duke pĂ«rfshirĂ« menaxhimin e mbetjeve, blerjen e makinerive dhe realizimin e projekteve infrastrukturore.

Qeveria ka pranuar më herët se pushteti vendor, në shumë raste, nuk ka arritur të ofrojë me cilësinë e kërkuar shërbimet publike, për shkak të mungesës së kapaciteteve teknike dhe administrative.

Problemet me ofrimin e shërbimeve vendore janë evidentuar edhe pse burimet njerëzore dhe fondet për personelin në njësitë e vetëqeverisjes vendore janë rritur ndjeshëm pas reformës territoriale të vitit 2014.

Për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve, qeveria ka vendosur të krijojë pranë FSHZH-së një operator publik që do të marrë përsipër kryerjen e disa prej funksioneve të bashkive.

Krijimi i kësaj strukture mund të ngrejë pikëpyetje për ndërthurjen e kompetencave ndërmjet pushtetit qendror dhe atij vendor, pasi një pjesë e shërbimeve që pritet të ofrohen nga operatori janë përgjegjësi të drejtpërdrejta të bashkive.

Nëpërmjet ndryshimeve të mesvitit në buxhetin e vitit 2026, Fondit Shqiptar të Zhvillimit iu akorduan 6.5 miliardë lekë financim shtesë nga buxheti i shtetit dhe 1 miliard lekë të tjera nga financimet e huaja.

Sipas Ministrisë së Financave, fondet do të përdoren për projekte infrastrukturore, blerjen e makinerive dhe të autobusëve për bashkitë, si dhe për financimin e projekteve që kanë shënuar ritëm të lartë realizimi.

The post Qeveria krijon operator publik për bashkitë, jepen 69 milionë euro financim appeared first on Revista Monitor.

  •  

NdĂ«rhyrja nĂ« rrugĂ«n Borsh-Çorraj, 2.5 mln euro pĂ«r rikonstruksionin

Bashkia HimarĂ« hapi kĂ«tĂ« tĂ« martĂ« tenderin pĂ«r rikonstruksionin e rrugĂ«s Borsh-Çorraj, me fond limit 249.9 milionĂ« lekĂ«, ose rreth 2.5 milionĂ« euro. Projekti pĂ«rfshin ndĂ«rhyrjen nĂ« njĂ« aks rreth 8.5 kilometra nĂ« NjĂ«sinĂ« Administrative LukovĂ« dhe parashikohet tĂ« realizohet brenda 15 muajve.

Sipas dokumentacionit teknik, rruga Ă«shtĂ« lidhja kryesore e fshatit Çorraj me Borshin, rrugĂ«n kombĂ«tare SH8 dhe shĂ«rbimet publike tĂ« BashkisĂ« HimarĂ«. Aksi u shĂ«rben gjithashtu banesave, parcelave bujqĂ«sore, kullotave dhe aktiviteteve ekonomike pĂ«rgjatĂ« zonĂ«s.

Gjendja aktuale e rrugës përshkruhet si e amortizuar dhe kryesisht e pashtruar, me shtresa çakëlli dhe materiale natyrore të degraduara. Dokumenti evidenton gropa, deformime, rrëshqitje lokale dhe disnivele, ndërsa në disa segmente kalimi është i mundur kryesisht me automjete të larta ose mjete me tërheqje të plotë, sidomos gjatë reshjeve.

Projekti nuk parashikon vetëm asfaltimin. Punimet përfshijnë zgjerimin e trupit të rrugës, ndërtimin e shtresave të reja, bankinave, kanaleve kulluese, tombinove dhe mureve mbajtëse, si dhe vendosjen e sinjalistikës horizontale e vertikale dhe elementeve të sigurisë rrugore.

Preventivi përmban rreth 28,450 metra kub gërmime dhe 33,120 metra katrorë shtresë binderi e asfaltobetoni. Parashikohen gjithashtu 42,320 metra katrorë shtresë çakëlli dhe stabilizanti, 18,400 metra vijëzim rrugor, 148 metra barriera metalike dhe 1,200 delinatorë.

Dokumentacioni e lidh investimin me përmirësimin e transportit të banorëve dhe të produkteve bujqësore e blegtorale. Sipas tij, një rrugë funksionale do të përmirësojë aksesin drejt Borshit dhe rrjetit kombëtar, si dhe do të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.

Zgjidhja e përzgjedhur ruan në pjesën më të madhe gjurmën ekzistuese. Sipas relacionit teknik, kjo alternativë kufizon ndërhyrjet në territor, redukton nevojën për shpronësime dhe shmang kostot më të larta që do të sillte hapja e një korridori të ri në terrenin kodrinor-malor.

 

The post NdĂ«rhyrja nĂ« rrugĂ«n Borsh-Çorraj, 2.5 mln euro pĂ«r rikonstruksionin appeared first on Revista Monitor.

  •  

Plani klimatik “hap derĂ«n” pĂ«r rishikim taksash, tarifash dhe subvencionesh

Shqipëria do të duhet të përshtatë instrumentet e saj fiskale dhe financiare me objektivat klimatike, sipas Planit Kombëtar të Përshtatjes, duke përfshirë rishikimin e taksave, subvencioneve dhe tarifave të shërbimeve publike.

Dokumenti e vendos mobilizimin e burimeve vendase si pjesë kryesore të strategjisë për të mbuluar hendekun financiar të planit.

“Forcimi i kontributeve vendase Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r shfrytĂ«zimin e fondeve ndĂ«rkombĂ«tare dhe sigurimin e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ«â€, thuhet nĂ« plan.

Sipas dokumentit, kjo mund tĂ« bĂ«het pĂ«rmes “pĂ«rshtatjes sĂ« instrumenteve financiarĂ« me objektivat klimatikĂ«â€. Plani e specifikon se kĂ«to instrumente pĂ«rfshijnĂ« “tatimet, taksat dhe subvencionet”.

Masa nuk paraqitet si taksë e re konkrete, por si një drejtim politikash që mund të ndikojë mënyrën se si shteti mbledh të ardhura dhe shpërndan mbështetje publike.

Dokumenti kĂ«rkon gjithashtu “rishikimin dhe korrigjimin tĂ« tarifave tĂ« shĂ«rbimeve”. Ky rishikim, sipas planit, synon “tĂ« pasqyruar faktorĂ«t e jashtĂ«m mjedisor” dhe “tĂ« krijuar njĂ« mjedis mĂ« me interes pĂ«r investimet private nĂ« infrastrukturĂ«n e lidhur me pĂ«rshtatjen”.

NĂ« praktikĂ«, kjo e lidh politikĂ«n klimatike me çmimet e shĂ«rbimeve publike, investimet private dhe mĂ«nyrĂ«n se si financohen projektet e adaptimit. Plani kĂ«rkon qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« krijojĂ« edhe “njĂ« instrument pĂ«r shqyrtimin e buxhetimit tĂ« gjelbĂ«r”. Sipas dokumentit, çdo zĂ« nĂ« buxhetin kombĂ«tar do tĂ« klasifikohej “sipas rĂ«ndĂ«sisĂ« sĂ« tij pĂ«r shpenzimet e pĂ«rshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike”. Ky proces do tĂ« ndahej nĂ« kategori “e lartë–mesatare–e ulĂ«t”.

Dokumenti parashikon edhe “prezantimit tĂ« njĂ« sistemi tĂ« Etiketimit tĂ« Buxhetit pĂ«r KlimĂ«n”. QĂ«llimi i kĂ«tij sistemi Ă«shtĂ« “tĂ« gjurmuar shpenzimet pĂ«r pĂ«rshtatje”.

Plani kĂ«rkon qĂ« edhe Kontrolli i LartĂ« i Shtetit tĂ« pĂ«rfshihet nĂ« monitorimin e kĂ«tyre shpenzimeve. NĂ« dokument pĂ«rmendet “pĂ«rfshirjes nga Kontrolli i Shtetit e shpenzimeve tĂ« etiketuara si pĂ«rshtatje nĂ« ciklin e tij vjetor tĂ« kontrollit”.

Qeveria synon gjithashtu “krijimit tĂ« njĂ« Fondi KombĂ«tar pĂ«r KlimĂ«n”. Ky fond do tĂ« shĂ«rbente “pĂ«r tĂ« bashkuar burimet publike”. PĂ«r bashkitĂ«, plani parashikon “mobilizimit tĂ« buxheteve bashkiake” pĂ«r tĂ« financuar ndĂ«rhyrje tĂ« vogla vendore pĂ«r pĂ«rshtatje. Dokumenti kĂ«rkon edhe “monitorimit dhe shfrytĂ«zimit tĂ« sukseseve” pĂ«r tĂ« demonstruar pĂ«rdorimin efikas tĂ« fondeve. Kjo, sipas planit, “mund tĂ« ndihmojĂ« nĂ« mobilizimin e mĂ« shumĂ« fondeve”.

PĂ«r qeverinĂ«, financimi vendas shihet si kusht pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr fonde ndĂ«rkombĂ«tare. Plani thotĂ« se mobilizimi efektiv i burimeve kĂ«rkon njĂ« strategji qĂ« kombinon “mobilizimin e burimeve vendase”, “qasjen e pĂ«rmirĂ«suar nĂ« financimin ndĂ«rkombĂ«tar” dhe “angazhimin mĂ« tĂ« madh me sektorin privat”. Dokumenti pĂ«rmend gjithashtu “zhvillimin e instrumenteve financiare novatore”. KĂ«to masa nuk japin ende njĂ« faturĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r familjet apo bizneset.

Por ato tregojnĂ« se zbatimi i planit klimatik nuk do tĂ« kufizohet te grantet dhe huatĂ« ndĂ«rkombĂ«tare. Ai do tĂ« kĂ«rkojĂ« ndryshime nĂ« buxhetim, tarifa, subvencione dhe mĂ«nyrĂ«n se si shteti i jep pĂ«rparĂ«si investimeve publike. NĂ« plan, kjo pĂ«rmblidhet si nevojĂ« pĂ«r tĂ« rritur “kapacitetin pĂ«rshtatĂ«s tĂ« vendit”./ N.Maho

 

The post Plani klimatik “hap derĂ«n” pĂ«r rishikim taksash, tarifash dhe subvencionesh appeared first on Revista Monitor.

  •  

Balkan Growth Models: Albania Builds, Serbia Goes Digital

Western Balkan economies do not rely on the same engines of development. Some countries have maintained a relatively strong industrial base, while others depend more heavily on trade, tourism and services. Albania, meanwhile, stands out for the large contribution of agriculture and, in particular, construction to its economy.

Monitor processed Eurostat data and compared the structure of gross value added by economic activity (excluding net taxes on products and subsidies) across the Western Balkan countries and against the European Union average for 2024, the latest year for which data are available.

Growth models across the region differ significantly, not only from one country to another, but also from the structure of the average EU economy. In the European Union, economic activity is distributed more broadly across industry, professional services, public administration, real estate and finance. Western Balkan economies, by contrast, remain more heavily concentrated in traditional sectors.

The comparison shows that Western Balkan countries continue to rely more strongly on agriculture, construction, trade and traditional industry, while the European Union has a larger share of professional and financial services, as well as knowledge-based activities.

 

Albania has the highest share of construction

Albania is the country where construction accounts for the largest share of the economy. According to the data, the sector generates 13.8% of gross value added, more than twice the European Union average of 5.5% and significantly above all other Western Balkan countries.

Construction’s share of the Albanian economy is also the highest in Europe. In Kosovo, the sector accounts for around 10% of the economy, compared with 7.2% in North Macedonia, 5.9% in Serbia, 5.6% in Bosnia and Herzegovina, and approximately 5% in Montenegro.

The rapid expansion of construction, supported by investment in housing, tourism facilities and large-scale developments in urban and coastal areas, has been one of Albania’s main sources of economic growth in recent years. However, excessive dependence on construction does not necessarily represent a sustainable long-term development model.

Construction can create jobs, attract capital and stimulate related industries, but it offers less scope for sustained productivity growth, exports and innovation than manufacturing, technology or professional services. Once an investment cycle is completed, the sector’s ability to generate a continuous flow of new value is more limited.

Moreover, construction has also served as a channel for the inflow of informal money into the country, as indicated by recent investigations conducted by the Special Structure against Corruption and Organised Crime, SPAK. This has been one of the factors contributing to the sharp rise in property prices, making housing increasingly unaffordable for local residents.

In addition to construction, Albania also has the highest share of agriculture in the region. The sector generates around 17–18% of gross value added, compared with less than 2% in the European Union. This gap shows that a considerable proportion of economic activity and employment remains concentrated in sectors with relatively low productivity.

 

Despite agriculture’s high contribution to the economy, food prices in Albania are now higher than the European Union average, an indication of the sector’s low productivity.

Industry accounts for around 12% of the Albanian economy, a level considerably below both the EU average and the shares recorded in other countries in the region. Its contribution is particularly low when compared with Kosovo, Bosnia and Herzegovina, Serbia and North Macedonia, where industry accounts for between 20% and 23% of gross value added.

Trade, transport, accommodation and food services together generate more than one-fifth of the economy, reflecting the growing role of tourism and consumption in Albania’s economic model.

Another weakness is the relatively limited development of financial intermediation. Finance and insurance account for only around 2% of Albania’s gross value added, compared with 6.2% in Serbia, 5.7% in Montenegro, 4.4% in Bosnia and Herzegovina and an EU average of 4.7%.

This low share reflects not only the limited size of the financial market, but also the economy’s almost complete dependence on the banking system. Capital markets, investment funds, insurance and alternative financing instruments remain underdeveloped.

On a more positive note, Albania has performed relatively well in professional, scientific and technical activities, together with administrative and support services. This group of activities reached 8.4% of gross value added, the second-highest share in the region after Serbia’s 9.4%, and has moved closer to the EU average of 11.8%.

This development points to a gradual expansion of services that require greater knowledge, specialisation and a more highly qualified workforce. The category includes legal and accounting services, management consultancy, architecture and engineering, technical testing and analysis, scientific research, advertising and market research, design, translation and other specialised activities. It also includes administrative and support services such as employment agencies, leasing, travel agencies, security, cleaning, building maintenance, office support and call centres.

 

Serbia builds a more technology-oriented model

In contrast with Albania, Serbia stands out for the development of its information and communication sector. The activity now generates around 10% of gross value added, the highest share in the Western Balkans and almost twice the European Union average.

In Albania, information and communication account for only 2.6% of gross value added, the lowest share in the region alongside Kosovo, where the figure stands at 2.5%.

The expansion of information technology has helped Serbia build an economic model that is more oriented towards exports of higher-value-added services, skilled employment and investment in knowledge.

 

Unlike construction, the technology sector can expand without requiring major investment in land and real estate. It also offers greater potential for increasing productivity, wages and exports, while supporting integration into international service-sector value chains.

The structure of the Serbian economy is also more diversified. Industry generates around one-fifth of gross value added, or 21.2%, significantly more than in Albania, while construction has a more moderate share of approximately 6%.

Serbia also has a stronger presence in financial services, real estate and professional activities. Agriculture, although still important, accounts for only around 4% of the economy, far less than in Albania.

 

Montenegro, the economy most dependent on trade and tourism

Montenegro has the economic model most strongly oriented towards trade, transport, accommodation and food services. Together, these activities account for around one-third of gross value added, the highest proportion in the region.

Montenegro records a 32.6% share for trade, transport, accommodation and food services, well above the EU average of 18.9%. This structure reflects the economy’s strong dependence on tourism.

In years of high tourist arrivals, the sector generates income, employment and foreign-currency inflows. However, such dependence also leaves the country vulnerable to external shocks, changes in tourism demand and wider international uncertainty.

Montenegro has the lowest industrial share in the region, at around 10–11%, while construction accounts for approximately 5% of the economy.

Financial and real-estate activities also play a relatively important role, partly reflecting foreign investment in property and tourism-related developments. The respective shares cited in the data are 5.7% and 7.5% of gross value added.

 

Kosovo relies on Industry, Trade and Construction

Kosovo has an economic structure in which industry, trade and construction account for a substantial share of activity. Industry generates more than one-fifth of gross value added, at 22.8%, one of the highest proportions in the Western Balkans.

Trade, transport, accommodation and food services account for around one-quarter of the economy, while construction contributes approximately 10%. This is the second-highest share in the region after Albania and also one of the highest in Europe.

Agriculture remains relatively important, accounting for 9.3% of gross value added.

 

By contrast, information and communication, finance and professional services remain less developed than elsewhere in the region and below the European average. Kosovo therefore displays a structure similar to Albania’s, with the main exception being the much greater contribution made by industry.

 

North Macedonia has a more balanced structure

North Macedonia has a relatively more diversified economic structure, with activity distributed across industry, trade, construction and services.

Industry accounts for around 21% of the economy, while trade, transport, accommodation and food services have a broadly similar combined share.

Construction represents 7.2% of gross value added, above the EU average but below the levels recorded in Albania and Kosovo.

Agriculture retains a share of around 7%, while real-estate activities are relatively important, accounting for 11.6% of gross value added. This is the highest share in the region and is also above the European Union average of 10.8%.

 

Bosnia and Herzegovina retains its industrial base

Bosnia and Herzegovina has one of the largest industrial shares in the region, with industry generating around 21% of gross value added. The country relies on manufacturing, energy and activities linked to exports to the European market.

Trade, transport, accommodation and food services also play a major role, accounting for close to one-quarter of the economy.

Agriculture generates 5.4% of gross value added, while construction has a considerably smaller share than in Albania and Kosovo, also standing at 5.4%.

Trade, transport, accommodation and food services contribute 24.7% of total gross value added, the third-highest share in the region after Montenegro and Kosovo.

However, professional services, at 5.5%, and finance, at 4.4%, have yet to reach the scale recorded in the more advanced economies of the European Union.

O.Liperi

The post Balkan Growth Models: Albania Builds, Serbia Goes Digital appeared first on Revista Monitor.

  •  

Ekonomia e Ballkanit, Shqipëria kampione në ndërtim, Serbia në teknologji informacioni

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nuk mbështeten në të njëjtët motorë zhvillimi. Disa vende kanë ruajtur një bazë relativisht të fortë industriale, të tjera varen më shumë nga tregtia, turizmi dhe shërbimet, ndërsa Shqipëria dallohet për peshën e lartë të bujqësisë dhe, veçanërisht, të ndërtimit.

Monitor ka përpunuar të dhënat e Eurostat dhe ka krahasuar strukturës e vlerës së shtuar bruto sipas aktivitetit ekonomik (pa përfshirë neto taksat e subvencionet) për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mesataren e Bashkimit Europian për vitin 2024 (të dhënat e fundit të disponueshme).

Modelet e rritjes në rajon ndryshojnë ndjeshëm jo vetëm nga njëri-tjetri, por edhe nga ekonomia mesatare e Bashkimit Europian.

Në BE, aktiviteti ekonomik është më i shpërndarë ndërmjet industrisë, shërbimeve profesionale, administratës publike, pasurive të paluajtshme dhe financave, ndërsa vendet e Ballkanit vijojnë të kenë një përqendrim më të madh në sektorë tradicionalë.

Krahasimi tregon se vendet e Ballkanit Perëndimor vijojnë të mbështeten më shumë në bujqësi, ndërtim, tregti dhe industri tradicionale, ndërsa Bashkimi Europian ka një peshë më të madhe të shërbimeve profesionale, financiare dhe aktiviteteve me bazë njohuritë.

 

Shqipëria, pesha më e lartë e ndërtimit

Shqipëria është vendi ku ndërtimi zë peshën më të lartë në ekonomi. Sipas të dhënave të grafikut, sektori gjeneron 13.8% të vlerës së shtuar bruto, më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Europian prej 5.5% dhe dukshëm mbi të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Pesha e ndërtimit në Shqipëri rezulton më e larta në Europë. Në Kosovë ky sektor përbën rreth 10% të ekonomisë, në Maqedoninë e Veriut 7.2%, ndërsa në Serbi 5.9%, Bosnjë-Hercegovinë, 5.6% dhe Malin e Zi luhatet rreth 5%.

Zgjerimi i shpejtë i ndërtimeve, i mbështetur nga investimet në banesa, struktura turistike dhe zhvillime të mëdha në zonat urbane e bregdetare, ka qenë një ndër burimet kryesore të rritjes ekonomike të Shqipërisë gjatë viteve të fundit.

Por mbështetja e tepruar te ndërtimi nuk përfaqëson domosdoshmërisht një model të qëndrueshëm zhvillimi në afat të gjatë.

Ndërtimi mund të krijojë punësim, të tërheqë kapital dhe të ushqejë sektorë të lidhur me të, por krijon më pak hapësirë për rritjen e produktivitetit, eksportet dhe inovacionin sesa industria e përpunimit, teknologjia apo shërbimet profesionale.

Pasi përfundon cikli i investimit, aftësia e tij për të prodhuar vazhdimisht vlerë të re është më e kufizuar.

Për më tepër, ky sektor ka shërbyer si një kanal për hyrjen e parave informale në vend, siç rezultoi edhe nga hetimet e fundit të SPAK-ut, duke qenë një nga faktorët kryesorë që ka fryrë çmimet e pasurive të paluajtshme dhe i ka bërë ato më pak të përballueshme për vendasit.

Veç ndërtimit, Shqipëria ka edhe peshën më të lartë të bujqësisë në rajon. Ky sektor gjeneron rreth 17-18% të vlerës së shtuar bruto, kundrejt më pak se 2% në BE. Diferenca tregon se një pjesë e konsiderueshme e ekonomisë dhe e punësimit vazhdon të jetë e përqendruar në aktivitete me produktivitet relativisht të ulët.

Pavarësisht peshës së lartë të bujqësisë, Shqipëria ka çmime më të shtrenjta të ushqimeve sesa mesatarja e Bashkimit Europian, në një tregues të produktivitetit të ulët të sektorit.

Shqipëria shtrenjtohet më tej në 2025, çmimet e ushqimeve e kalojnë për herë të parë mesataren e BE

Industria zë rreth 12% të ekonomisë shqiptare, një nivel dukshëm më i ulët se mesatarja e BE-së dhe se vendet e tjera të rajonit. Pesha e saj është veçanërisht e vogël në krahasim me Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku pesha e industrisë luhatet mes 20-23%.

Ndërkohë, tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimet ushqimore përbëjnë së bashku më shumë se një të pestën e ekonomisë, duke reflektuar rolin në rritje të turizmit dhe të konsumit në modelin ekonomik shqiptar.

Një tjetër dobësi e Shqipërisë është zhvillimi relativisht i ulët i ndërmjetësimit financiar. Financat dhe sigurimet kanë një peshë të vogël në vlerën e shtuar bruto të Shqipërisë, rreth 2%, më pak se në Serbi (6.2%), Malin e Zi (5.7%), Bosnjë-Hercegovinë (4.4%) dhe në mesataren e Bashkimit Europian (4.7%).

Pesha e ulët tregon jo vetëm përmasat e kufizuara të tregut financiar, por edhe varësinë e ekonomisë pothuajse tërësisht nga sistemi bankar. Tregjet e kapitalit, fondet e investimeve, sigurimet dhe instrumentet alternative të financimit vijojnë të jenë pak të zhvilluara.

Në kahun pozitiv, Shqipëria ka shënuar një zhvillim relativisht të mirë në aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike, së bashku me shërbimet administrative dhe mbështetëse.

Pesha e këtij grupi aktivitetesh në vlerën e shtuar bruto arriti në 8.4%, e dyta më e lartë në rajon pas Serbisë (9.4%) është afruar me mesataren e Bashkimit Europian (11.8%), duke treguar një zgjerim gradual të shërbimeve që kërkojnë më shumë njohuri, specializim dhe fuqi punëtore të kualifikuar.

 

Serbia ndërton një model më të orientuar drejt teknologjisë

Në kontrast me Shqipërinë, Serbia dallohet për zhvillimin e sektorit të informacionit dhe komunikimit. Ky aktivitet ka arritur të gjenerojë rreth 10% të vlerës së shtuar bruto, pesha më e lartë në Ballkanin Perëndimor dhe afërsisht dyfishi i mesatares së Bashkimit Europian. Për Shqipërinë ky tregues ësgtë vetëm 2.6%, më i ulëti në rajon, së bashku me Kosovën (2.5%).

Rritja e teknologjisë së informacionit e ka ndihmuar Serbinë të krijojë një model ekonomik më të orientuar drejt eksporteve të shërbimeve me vlerë të shtuar, punësimit të kualifikuar dhe investimeve në njohuri.

Ndryshe nga ndërtimi, sektori i teknologjisë mund të zgjerohet pa pasur nevojë për investime të mëdha në tokë dhe pasuri të paluajtshme. Ai ka gjithashtu potencial më të lartë për rritjen e produktivitetit, pagave, eksporteve dhe integrimin në zinxhirët ndërkombëtarë të shërbimeve.

Struktura e ekonomisë serbe është më e diversifikuar. Industria zë rreth një të pestën e vlerës së shtuar bruto (21.2%), dukshëm më shumë se në Shqipëri, ndërsa ndërtimi ka një peshë më të kontrolluar, prej rreth 6%.

Serbia ka gjithashtu një prani më të madhe të aktiviteteve financiare, të pasurive të paluajtshme dhe të shërbimeve profesionale. Bujqësia, megjithëse mbetet e rëndësishme, përbën vetëm rreth 4% të ekonomisë, shumë më pak se në Shqipëri.

 

Mali i Zi, ekonomia më e varur nga tregtia dhe turizmi

Mali i Zi ka modelin më të orientuar drejt shërbimeve të tregtisë, transportit, akomodimit dhe ushqimit. Së bashku, këto aktivitete zënë rreth një të tretën e vlerës së shtuar bruto, pesha më e lartë në rajon.

Mali i Zi ka peshĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« aktivitetit “Tregti, transport, akomodim, ushqim” nĂ« rajon, me 32.6% dhe shumĂ« mbi mesataren e BE-sĂ« prej 18.9%. Kjo strukturĂ« pasqyron varĂ«sinĂ« e madhe tĂ« ekonomisĂ« malazeze nga turizmi.

Në vitet me flukse të larta turistike, sektori sjell të ardhura, punësim dhe valutë, por një varësi e tillë e ekspozon vendin ndaj goditjeve të jashtme, ndryshimeve në kërkesën turistike dhe pasigurive ndërkombëtare.

Mali i Zi ka peshën më të ulët industriale në rajon, rreth 10-11%, ndërsa ndërtimi përbën afërsisht 5% të ekonomisë.

Aktivitetet e pasurive të paluajtshme dhe financat kanë një rol relativisht të rëndësishëm, të lidhur edhe me investimet e huaja në prona dhe zhvillimet turistike, me përkatësisht 5.7% dhe 7.5% të vlerës së shtuar bruto në ekonomi.

 

Kosova mbështetet te industria, tregtia dhe ndërtimi

Kosova ka një strukturë ku industria, tregtia dhe ndërtimi zënë pjesën më të madhe të ekonomisë. Industria gjeneron më shumë se një të pestën e vlerës së shtuar bruto (22.8%), ndër nivelet më të larta në Ballkanin Perëndimor.

Tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor përbëjnë rreth një të katërtën e ekonomisë, ndërsa ndërtimi ka një peshë prej afërsisht 10%, e dyta më e larta në rajon pas Shqipërisë, por edhe në Europë.

Edhe bujqësia vijon të jetë relativisht e rëndësishme, me 9.3% të vlerës së shtuar. Në të kundërt, informacioni, komunikimi, financat dhe shërbimet profesionale mbeten më pak të zhvilluara se në rajon dhe në mesataren europiane, duke shfaqur një strukturë të ngjashme me Shqipërinë, me përjashtim të peshës shumë më të lartë që zë industria.

 

Maqedonia e Veriut, strukturë më e balancuar

Maqedonia e Veriut paraqet një strukturë relativisht më të shpërndarë ndërmjet industrisë, tregtisë, ndërtimit dhe shërbimeve. Industria zë rreth 21% ekonomisë, ndërsa tregtia, transporti, akomodimi dhe ushqimi kanë një peshë të ngjashme.

Ndërtimi përbën 7.2% të vlerës së shtuar bruto, më shumë se mesatarja e BE-së, por më pak se në Shqipëri dhe Kosovë.

Bujqësia ruan një peshë prej rreth 7%, ndërsa aktivitetet e pasurive të paluajtshme janë relativisht të rëndësishme, me 11.6%, pesha më e lartë në rajon dhe mbi mesataren e bashkimit Europian prej 10.8%.

 

Bosnjë-Hercegovina ruan bazën industriale

Bosnjë-Hercegovina ka një nga peshat më të larta të industrisë në ekonominë e rajonit, me rreth 21% të vlerës së shtuar bruto. Vendi mbështetet në industrinë përpunuese, energjinë dhe aktivitetet që lidhen me eksportet drejt tregut europian.

Tregtia, transporti, akomodimi dhe ushqimi kanë gjithashtu një rol të madh, duke përbërë afro një të katërtën e ekonomisë. Bujqësia zë 5.4% të vlerës së shtuar bruto në ekonomi, ndërsa ndërtimi ka një peshë shumë më të ulët se në Shqipëri dhe Kosovë, në 5.4%.

“Tregti, transport, akomodim, ushqimi” sjell 24.7% tĂ« vlerĂ«s sĂ« shtuar nĂ« ekonomi, e treta mĂ« e lartĂ« nĂ« rajon, pas Malit tĂ« Zi dhe KosovĂ«s.

Megjithatë, shërbimet profesionale (5.5%) dhe financat (4.4%) nuk kanë arritur ende përmasat që kanë në ekonomitë më të zhvilluara të BE-së./ O.Liperi

The post Ekonomia e Ballkanit, Shqipëria kampione në ndërtim, Serbia në teknologji informacioni appeared first on Revista Monitor.

  •  

Paqja Fiskale, aplikimet për rinovimin e marrëveshjes për 2027 pritet të zgjasin 1 muaj

Bizneset që do të kërkojnë të rinovojnë në vitin 2027 marrëveshjen e Paqes Fiskale pritet të kenë më shumë kohë në dispozicion për aplikimet, pasi afati i procedurës parashikohet të zgjatet.

Afati i zbatimit të marrëveshjes është 1 vjeçar, por mund të rinovohet deri në 2 herë. Edhe afati i zbatimit nëse marrëveshja rinovohet zgjat 1 vit.

Burime nga administrata tatimore bëjnë të ditur se, ndryshe nga viti i parë i zbatimit kur aplikimet u kufizuan në rreth 20 ditë, vitin e ardhshëm periudha e aplikimit pritet të zgjatet deri në rreth një muaj.

NĂ« vitin e parĂ« tĂ« zbatimit tĂ« ligjit “PĂ«r marrĂ«veshjen e Paqes Fiskale”, aplikimet nisĂ«n mĂ« 15 Maj dhe pĂ«rfunduan mĂ« 5 Qershor 2026, duke vendosur njĂ« afat tĂ« shkurtĂ«r pĂ«r bizneset qĂ« tĂ« pĂ«rfshiheshin nĂ« skemĂ«.

Udhëzimi i Tatimeve: Aplikimet për Paqen Fiskale mbyllen më 5 Qershor, pas këtij afati do refuzohen

Sipas burimeve, për vitin e dytë të zbatimit të marrëveshjes, në vitin 2027 aplikimet parashikohen të hapen më 15 Maj dhe të përfundojnë më 15 Qershor, duke krijuar një periudhë rreth 30-ditore për dorëzimin e kërkesave.

Në kuadër të marrëveshjes, bizneset përfitojnë gjithashtu të drejtën për të korrigjuar pasqyrat financiare të tre viteve të mëparshme, ndërsa rivlerësimi aplikohet vetëm në vitin e parë të marrëveshjes.

Ekspertët kërkuan më herët shtyrje të afatit për aplikimet e marrëveshjes së Paqes Fiskale, pasi afatet e kufizuara të zbatimit mund të krijojnë vështirësi në implementimin e procesit.

Ndërkohë, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në një takim me bizneset kanë sqaruar, si këtë vit çdo zgjatje e mëtejshme e afateve do të ndikonte në shkurtimin e periudhës minimale 1-vjeçare të zbatimit të marrëveshjes për tatimpaguesit.

Vetëm 2 ditë afat për aplikimin e Paqes Fiskale; Tatimet: Nuk do të ketë shtyrje

Por nga të dhënat paraprake mësohet se interesi i bizneseve ka qenë i ulët për lidhjen e marrëveshjes së Paqes Fiskale.

Ligji parashikon që në marrëveshjen e Paqes Fiskale mund të përfshihen bizneset me të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit, ndërsa përjashtohen subjektet ndaj të cilave është hapur procedim penal për evazion fiskal apo mashtrim tatimor.

NĂ« kĂ«tĂ« marrĂ«veshje me afat 1-vjeçar (me tĂ« drejta rinovimi deri nĂ« 2 herĂ«), biznesit me tĂ« ardhura bruto mbi 14 milionĂ« lekĂ« nĂ« vit, do t’i llogaritet parapagimi i tatimit mbi njĂ« bazĂ« tĂ« tatueshme tĂ« rritur.

Pra biznesi nuk do të parapaguajë një tatim të çfarëdoshëm, por që do të llogaritet mbi bazën e tatueshme, e përbërë nga fitimi i tatueshëm i vitit të mëparshëm, plus 18% rritje. Nëse fitimi i vërtetë në fund të vitit tejkalon kufirin (duke llogaritur fitimin e vitit të mëparshëm plus një marzh shtesë prej 18%), mbi këtë shtesë do të paguhet 5%.

Në thelb, marrëveshja nuk e ndryshon normën e tatimfitimit që është 23% për bizneset me të ardhura neto mbi 14 milionë lekë, por rrit bazën e tatueshme, pasi tatimi do të llogaritet mbi fitimin e vitit të kaluar plus një marzhi shtesë prej 18%. Vetëm për fitimin që tejkalon këtë nivel të vlerësuar, paguhet një tatim shtesë 5%.

Në këmbim, bizneset do të përfitojnë moskryerje të kontrolleve tatimore për periudhën e zbatimit të marrëveshjes.

Përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin Marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore gjithashtu do të kenë mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të tre viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.

Tatimi 5% do të aplikohet për ndryshime të tilla si: rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të patreguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividend.

Për të gjitha këto raste nuk do të ketë gjoba, interesa apo kamatëvonesa, me kusht që tatimpaguesi të deklarojë paraprakisht se do të përfitojë nga marrëveshja./D.Azo

 

The post Paqja Fiskale, aplikimet për rinovimin e marrëveshjes për 2027 pritet të zgjasin 1 muaj appeared first on Revista Monitor.

  •  

Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijĂ« persona me arsim tĂ« lartĂ« nuk gjejnĂ« punĂ«, shumica tĂ« rinj

Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej gjatë vitit 2025, një pjesë e konsiderueshme e personave me arsim universitar mbeten jashtë tregut edhe pse janë në kërkim të punës.

TĂ« dhĂ«nat e publikuara nĂ« raportin “Tregu i PunĂ«s 2025” tĂ« INSTAT tregojnĂ« se 17,800 persona me arsim tĂ« lartĂ« rezultonin tĂ« papunĂ«, ndĂ«rsa pesha mĂ« e madhe e tyre i pĂ«rket grup-moshave tĂ« reja, duke treguar vĂ«shtirĂ«sitĂ« qĂ« hasin tĂ« diplomuarit nĂ« gjetjen e njĂ« vendi pune pas pĂ«rfundimit tĂ« studimeve.

Sipas statistikave, nga 17,800 të papunët me arsim të lartë në kërkim të punës, 5,370 janë të moshës 15-24 vjeç, ndërsa 4,323 i përkasin grup-moshës 25-29 vjeç. Në total, 9.693 persona, ose rreth 55% e të gjithë të papunëve me diplomë universitare, janë nën moshën 30 vjeç. Kjo tregon se sfida më e madhe është hyrjen e të rinjve të diplomuar në tregun e punës.

Grupi më i madh pas të rinjve është ai i moshës 25-54 vjeç, me 11.284 persona, ndërsa numri i të papunëve me arsim universitar mbi 55 vjeç mbetet shumë më i ulët.

Në total, INSTAT vlerëson se gjatë vitit 2025 në Shqipëri kishte 107.548 persona të papunë, nga të cilët 45,764 kishin arsim të mesëm, 43,984 arsim 8/9-vjeçar dhe 17.800 arsim të lartë. Kjo do të thotë se personat me diplomë universitare përbëjnë rreth 16.5% të të gjithë të papunëve në vend që duan të punojnë por nuk gjejnë punë.

Fakti që mbi gjysma e tyre janë të rinj nën 30 vjeç tregon se kalimi nga arsimi i lartë drejt punësimit vazhdon të jetë një nga hallkat më problematike të tregut të punës në Shqipëri, pavarësisht përmirësimit të përgjithshëm të treguesve të punësimit.

Arsyet kryesore lidhen me mospërputhjen mes diplomave dhe kërkesës reale të tregut. Ekonomia shqiptare vijon të gjenerojë më shumë vende pune në sektorë si shërbimet, turizmi, ndërtimi dhe tregtia, ndërsa shumë të diplomuar dalin nga universitetet me profile që nuk përkojnë gjithmonë me nevojat e bizneseve.

Një tjetër faktor është mungesa e përvojës, pasi të rinjtë me arsim të lartë shpesh hyjnë në treg me diplomë, por pa aftësitë teknike, digjitale, gjuhësore apo profesionale që kërkohen nga punëdhënësit.

Po ashtu, një pjesë e të diplomuarve përballen me pritshmëri më të larta për pagën dhe pozicionin, duke mos pranuar punë që nuk lidhen me profesionin apo që ofrojnë paga të ulëta dhe kjo e zgjat periudhën e papunësisë pas diplomimit.

Kryesore mbetet mungesa e lidhjes se arsimit me nevojat e tregut. Praktikat profesionale, orientimi i karrierës dhe bashkëpunimi me kompanitë nuk janë ende të mjaftueshme për ta bërë kalimin nga shkolla në punë më të shpejtë./ B.Hoxha

The post Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijĂ« persona me arsim tĂ« lartĂ« nuk gjejnĂ« punĂ«, shumica tĂ« rinj appeared first on Revista Monitor.

  •  

Erling Haaland tregon se për Nike nuk është humbur gjithçka

NĂ« foto Jude Bellingham dhe Erling Haaland: AmbasadorĂ« marke.Fotograf: Hannah Peters – FIFA/FIFA

 

Drejtuesi i Nike, Elliott Hill, kishte investuar shumĂ« te turneu amerikan kĂ«tĂ« vit, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« njĂ« nxitje sektorit të futbollit dhe planit tĂ« rimĂ«kĂ«mbjes tĂ« kolosit amerikan tĂ« veshjeve sportive.

Por mungesa në finale e zbehu këtë strategji.

“E di qĂ« pĂ«rfundimi nuk ishte ai qĂ« Ă«ndĂ«rruam” shkroi Camilo Andrade, pĂ«rgjegjĂ«si i sektorit tĂ« futbollit nĂ« Nike, nĂ« njĂ« komunikatë tĂ« brendshme.

Adidas pritet tĂ« zbulojĂ« tĂ« gjitha mĂ«nyrat se si e mundi Nike kur tĂ« publikojĂ« rezultatet financiare tĂ« tremujorit tĂ« dytë javĂ«n e ardhshme. PĂ«r sa i pĂ«rket Nike, ajo duhet t’ia nisĂ« nga e para.

Tashmë mbetet detyra e vĂ«shtirĂ« pĂ«r tĂ« rishikuar strategjinĂ«, si fushata reklamuese “Rip the Script” nĂ« BotĂ«ror. Ajo duhet t’ia nisĂ« nga kĂ«to momente pĂ«r tĂ« mĂ«suar leksionin nga rivali i saj.

Megjithatë, nuk ishin as sponsorizimi nga ana e prodhuesit gjerman të fanellave të Spanjës, fituese e Kupës së Botës, dhe Argjentinës, e klasifikuar e dyta, që sollën rezultatet më të mira. Sipas StockX, platformë ankandesh, kërkesa për fanella e një prej vendeve bashkorganizatore, Meksikës, kapi majat.

Adidas pret që shitjet e përgjithshme në lidhje me Kupën e Botës të arrijnë rreth 1.5 miliardë euro (1.7 miliardë dollarë), duke përfshirë veshjet streetëear të frymëzuara nga futbolli, në rritje krahasuar me parashikimin e mëparshëm prej rreth 1 miliard eurosh.

Kompania shiti katër herë më shumë fanella se në turneun e fundit në 2022, dhe dy herë më shumë topa. Nike nuk dha shifra të sakta për të ardhurat e saj nga Kupa e Botës, duke thënë vetëm se shiti dy herë më shumë fanella kombëtare se në vitin 2022, përfshirë bashkëpunimet me kompani të tjera.

Vëllimi i shitjeve të produkteve të Adidas në listën e 25 artikujve më të shitur të Kupës së Botës, sipas StockX, ishte më shumë se 30% më i lartë se ai i Nike gjatë zhvillimit të turneut.

Në fund, Adidas e fitoi turneun edhe në mediat sociale, megjithëse sipas disa parametrave, kjo ishte një fitore më e ngushtë.

Duke marrë parasysh zërat në kanalet e ndryshme online, përfshirë faqet e kompanisë, partnerët, influenerët dhe personazhet e famshëm, Adidas gjeneroi 129.5 milionë dollarë në vlerë marke gjatë Kupës së Botës, kundrejt 119.3 milionë dollarëve të Nike, sipas të dhënave të përpunuara në Launchmetrics.

Në fakt, Nike ishte në avantazh në krijimin e vlerës në ditët e para të turneut. Por fakti që dy ekipe të sponsorizuara nga Adidas arritën në finale e prishi këtë avantazh.

Megjithatë, pati aspekte pozitive për Nike. Kompania rifitoi njëfarë ndikimi kulturor falë bashkëpunimeve të zgjuara  të realizuara për Kupën e Botës, me shtatë nga ekipet që sponsorizoi, duke përfshirë partneritetin e Anglisë me markën e skateboard-it Palace dhe atë të Francës me stilistin Jacquemus.

Ndërsa fanellat e Meksikës, të sponsorizuara nga Adidas dominonin klasifikimin e StockX të 10 produkteve më të kërkuara të turneut, lista e saj e 25 më të mirave ishte e ndarë në mënyrë më të ekuilibruar.

Rezultatet ishin të ndara në mënyrë të barabartë edhe mes dy yjeve të vërteta që shkëlqyen në Kupën e Botës: Jude Bellingham i Anglisë dhe Erling Haaland i Norvegjisë.

Adidas pati largpamësinë të nënshkruante kontratë me Bellingham kur ishte ende adoleshent dhe luante për Birmingham City të Anglisë.

Tani qĂ« luan pĂ«r Real Madrid, nĂ« javĂ«t e fundit Ă«shtĂ« shndĂ«rruar njĂ« yll botĂ«ror. Ai u shfaq sĂ« bashku me lojtarin e SpanjĂ«s, Lamine Yamal, dhe legjendĂ«n e ArgjentinĂ«s, Lionel Messi, nĂ« filmin promovues tĂ« Adidas, “Backyard Legends”.

Megjithatë, ndoshta befasia më e madhe ishte mënyra se si Haaland u lidh në harmoni me tifozët, veçanërisht ata amerikanë. Norvegjia sponsorizohet nga Nike dhe Haaland mbath këpucët e saj Phantom.

Ai ishte edhe ylli i reklamĂ«s sĂ« Nike, “Rip the Script”, fushata promocionale mĂ« e suksesshme e turneut nĂ« aspektin e shikueshmĂ«risĂ« sĂ« markĂ«s. Kompania amerikane pati fatin qĂ« tĂ« bindte Haaland tĂ« bĂ«nte goditjen e fundit nĂ« film.

Edhe pse Adidas fitoi në shumicën e aspekteve, Nike gjithsesi mund të mbështetet te fakti se nuk janë gjithmonë ekipet më të suksesshme ato më të popullarizuara.

Siç vĂ« nĂ« dukje Howard Chua-Eoan, BotĂ«rori konsolidoi tendencĂ«n e futbollit tĂ« “hate-watching” (shikimit me urrejtje) ku tifozĂ«t e ekipeve tĂ« eliminuara bĂ«jnĂ« tifozllĂ«k kundĂ«r rivalĂ«ve tĂ« tyre. Nga taktikat e ashpra, Argjentina nuk fitoi asnjĂ« mik.

Dhe megjithĂ«se ndeshja pĂ«r vendin e tretĂ« midis AnglisĂ«, e sponsorizuar nga Nike, dhe FrancĂ«s kishte ndjesinĂ« e njĂ« ndeshje miqĂ«sore, ajo ishte ndeshje emocionuese e cila pĂ«rfundoi me rezultatin 6-4 —  ështĂ« njĂ« reklamĂ« shumĂ« mĂ« e mirĂ« pĂ«r magjinĂ« e futbollit sesa pĂ«rballja e shĂ«mtuar e fituar nga Spanja 1 – 0 kundĂ«r ekipit tĂ« ArgjentinĂ«s.

Nike duhet të shfrytëzojë këto aspekte pozitive  dhe të nxjerrë mësime. Adidas duket se përfitoi nga fillimi i fushatës së saj për Kupën e Botës dhe nga mbajtja e stokut në dyqane që herët.

Kompania  bashkëpunoi gjithashtu me furnizuesit e saj dhe me shitësit me pakicë për të garantuar përmbushjen e kërkesës për fanellat.

Rivalja e saj amerikane duhet të ndjekë shembullin para Kupës së Botës së Femrave vitin e ardhshëm dhe kampionatit Euro 28.

Hill nuk ka shumë zgjedhje tjetër veçse të vazhdojë me produktet sportive, themeli i strategjisë së tij. Përveç Adidas, ai duhet të përballet edhe me konkurrencën nga kompani të reja e të shpejta si On Holding AG.

Suksesi i bashkëpunimeve për Kupën e Botës jep gjithashtu shpresë se Nike mund të prezantojë pajisje të përdorimit të përditshëm, mjaft të vlerësuara, për jashtë palestrës ose fushës sportive, një aspekt që deri tani ka qenë në plan të dytë.

Me aksionet e kompanisë në minimumin historik, Hill do të përballet së shpejti me rritjen e pandalshme të Adidas, ndryshe investitorët do të duhet të pranojnë se Nike mund të mos jetë më kurrë forca që ishte njëherë e një kohë.

Të gjithë e duan një të pafavorizuar. Por në historinë sportive, Nike ka nevojë për një rikthim epik.

/ Bloomberg

 

 

 

The post Erling Haaland tregon se për Nike nuk është humbur gjithçka appeared first on Revista Monitor.

  •  

Autoriteti i Konkurrencës vendos detyrime ndaj operatorëve celularë

Autoriteti i Konkurrencës, në përfundim të hetimit të thelluar ndaj Vodafone Albania dhe One Albania në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, nuk ka ndërmarrë penalitete ndaj operatorëve, por megjithatë ka vendosur kushte dhe detyrime specifike që reflektojnë ankesat e konsumatorëve pranë Autoritetit.

Sipas njoftimit të institucionit, vendimi i Komisionit të Konkurrencës synon korigjimin e shqetësimeve konkrete që kanë prekur konsumatorët dhe garantimin e çmimeve më të lira për shtresën e pensionistëve dhe studentëve, si dhe më shumë transparencë e mundësi zgjedhjeje për abonentët e të dy operatorëve.

Gjatë periudhës së hetuar u konstatuan rritje progresive dhe të përafërta të çmimeve, ngjashmëri e lartë ndërmjet paketave, reduktim i ofertave me çmime të ulëta dhe mangësi në dokumentimin e kostove që justifikojnë ndryshimet tarifore.

Për pasojë, Autoriteti i Konkurrencës vendosi masa si më poshtë:

‱ brenda 90 ditĂ«ve, tĂ« dy operatorĂ«t duhet tĂ« ofrojnĂ« paketa tĂ« veçanta mĂ« tĂ« favorshme pĂ«r pensionistĂ«t dhe studentĂ«t 18–23 vjeç;

‱ paketa mĂ« e lirĂ« duhet tĂ« jetĂ« realisht e disponueshme edhe nĂ« pikat fizike tĂ« shitjes, jo vetĂ«m nĂ« aplikacione online apo kanale digjitale;

‱ pas pĂ«rfundimit tĂ« kontratĂ«s, çdo abonent duhet tĂ« ketĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« kalojĂ« nĂ« njĂ« paketĂ« më tĂ« lirĂ«, pa penalitete dhe pa pengesa tĂ« pajustifikuara;

‱ çdo ndryshim nĂ« çmim, pĂ«rmbajtje apo vlefshmĂ«ri tĂ« paketĂ«s duhet t’i njoftohet individualisht abonentit, qartĂ« dhe tĂ« paktĂ«n 30 ditĂ« pĂ«rpara;

‱ çdo rritje çmimi duhet tĂ« mbĂ«shtetet nĂ« analiza tĂ« dokumentuara tĂ« kostove dhe ky dokumentacion duhet tĂ« ruhet pĂ«r pesĂ« vjet;

‱ paketat e reja duhet tĂ« kenĂ« diferencim real dhe tĂ« mos kufizojnĂ« zgjedhjen e konsumatorit;

‱ kontratat tip duhet tĂ« marrin vlerĂ«simin paraprak tĂ« Autoritetit tĂ« KonkurrencĂ«s pĂ«r shmangien e klauzolave tĂ« padrejta;

‱ procedura dhe afati pĂ«r bartjen e numrit nga njĂ« operator te tjetri duhet tĂ« shkruhen qartë dhe kuptueshĂ«m nĂ« kontratĂ«.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, vendimi korrigjon probleme konkrete të konsumatorit:ë, si mungesën e

informimit, vështirësinë për të zgjedhur një paketë më të lirë, aksesin e kufizuar në ofertat

ekonomike, paqartësitë kontraktore dhe mungesën e alternativave për shtresa me të ardhura të ulëta.

Të gjitha detyrimet e vendosura nga Autoriteti i Konkurrencës do të monitorohen për një vit nga hyrja në fuqi e vendimit.

NĂ« rast moszbatimi tĂ« njĂ« prej pikave tĂ« vendimit, Vodafone Albania dhe One Albania do tĂ« pĂ«rballen me penalitetet e parashikuara nga ligji “PĂ«r mbrojtjen e konkurrencĂ«s”.

The post Autoriteti i Konkurrencës vendos detyrime ndaj operatorëve celularë appeared first on Revista Monitor.

  •  

Kreditë me probleme të institucioneve financiare u rritën në vitin 2025

Raporti i kredive me probleme për institucionet financiare jobanka shënoi rritje vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2025 ky raport u rrit në 14.2%, nga afërsisht 12% që kishte qenë një vit më parë. 

Raporti i kredive me probleme është pothuajse katër herë më i lartë krahasuar me nivelin mesatar të kredive me probleme të sektorit bankar, që në fund të vitit 2025 ishte 3.8%. 

Sipas Bankës së Shqipërisë, përkeqësimi i këtij treguesi është ndikuar paralelisht nga reduktimi i portofolit të kredisë, me 9.3%, por edhe nga rritja e vlerëa së kredive me probleme, me 7.4%.

Në fund të vitit 2025, portofoli i kredisë bruto për institucionet financiare jobanka ra në 53.2 miliardë lekë, 9% më pak krahasuar me vitin paraardhës.

Megjithatë, rënia është e lidhur kryesisht me zhvillime strukturore brenda sektorit. Institucioni financiar NOA vitin e kaluar u bashkua me Bankën Amerikane të Investimeve dhe kjo bëri që portofoli i kredisë së këtij institucioni të riklasifikohjet si kredi që i përket sektorit bankar. 

Pjesa më e madhe e portofolit të kredisë së insitutcioneve financiare jobanka mbahet nga subjektet e kredidhënies dhe mikrokredisë, me 73%. Më pas, renditet portofoli i qirasë financiare, me 26%, ndërkohë që pesha e portofolit faktoring mbetet mjaft e ulët, në 1%.

Aktiviteti me rritjen më të lartë gjatë vitit 2025 ka qenë qiraja financiare, me 1.52 miliardë lekë.

Efektin kryesor nĂ« rritjen e kĂ«tij portofoli e kanĂ« dhĂ«nĂ« subjektet “Porsche Leasing” dhe “Raiffeisen Leasing”. Pas largimit tĂ« subjektit “NOA”, aktiviteti i kredidhĂ«nies dominohet nga “Fondi Besa”. NdĂ«rkohĂ«, sa i pĂ«rket aktivitetit tĂ« mikrokredisĂ«, subjekti “Iutecredit” vijon tĂ« hfaqĂ« rritjen mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« portofolit tĂ« mikrokredisĂ«.

Gjatë vitit 2025, institucionet financiare që ushtrojnë veprimtarinë e kreditimit kanë gjeneruar një fitim neto prej 3.1 miliardë lekësh.

Krahasuar me vitin paraardhĂ«s vĂ«rehet njĂ« rĂ«nie e ndjeshme prej 2.41 miliardĂ« lekĂ«sh ose rreth 2.44%. AfĂ«rsisht gjysma e reduktimit tĂ« fitimit lidhet me sasinĂ« e dividendit qĂ« merr subjekti “Tranzit” (aksionar i BankĂ«s Amerikane tĂ« Investimeve), i cili kĂ«tĂ« vit ka qenĂ« mĂ« i ulĂ«t se vitet e kaluara. 

Edhe largimi i subjektit “NOA” nga grupi i kĂ«tyre institucioneve ka sjellĂ« ndikim negativ qĂ« llogaritet nĂ« rreth 20% tĂ« rĂ«nies sĂ« rezultatit neto.

NĂ« njĂ« masĂ« mĂ« tĂ« vogĂ«l ka ndikuar edhe reduktimi i fitimeve tĂ« realizuara nga subjektet e mikrokredisĂ« “ECFA” (Kredo Finance) dhe “IuteCredit”.

Kthimi mesatar nga aktivet për institucionet financiare që ushtrojnë veprimtaritë e kreditimit arriti në 4.7% (kundrejt 7.3% në vitin 2024), ndërsa kthimi mesatar nga kapitali zbriti në 21.4% (kundrejt 39% në vitin 2024).

Nga ana tjetër, rritja e stokut të kredive të këqija mund të jetë sinjal i rreziqeve në rritje për sektorin, në vijim të një cikli disavjeccar rritjeje të shpejtë të huadhënies, sidomos në segmentin e mikrofinancës. 

Vitin e kaluar, hyri në fuqi paketa rregullatore e Bankës së Shqipërisë që vendosi disa masa shtrënguese në praktikat e huadhënies së kredisë konsumatore për institucionet financiare jobanka.

Këto masa synonin të mbronin huamarrësit nga mbingarkesa me borxh, por edhe të ulnin rreziqet nga përkeqësimi i cilësisë aktiveve për institucionet financiare. 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

The post Kreditë me probleme të institucioneve financiare u rritën në vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

  •  

Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

Ministria e Financave do tĂ« zhvillojĂ« javĂ«n e ardhshme rihapjen e ankandit tĂ« obligacioneve 15-vjeçare. Shuma e obligacioneve qĂ« do t’u ofrohen pĂ«r blerje investitorĂ«ve Ă«shtĂ« 1.5 miliardĂ« lekĂ«.

Ankandi do të jetë rihapje e atij të muajit qershor, që pati shënuar një rritje të mëtejshme në yield-in e këtyre instrumenteve.

Kuponi dhe yield-i uniform i pranuar u rrit lehtë në 6.22%, nga 5.75% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, të muajit prill. Yield-i këtyre instrumenteve ka arritur nivelin më të lartë që prej nëntorit të vitit 2024.

Në ankandin e fundit u vërejt një rënie e kërkesës së investitorëve. Shuma totale e kërkesave ishte rreth 1.41 miliardë lekë, pa plotësuar dot shumën e shpallur për financim prej 2 miliardë lekësh.

Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, në ankandin e zhvilluar të mërkurën kuponi dhe yield-i uniform i pranuar u rrit lehtë në 6.22%, nga 5.75% që kishte qenë në ankandin e fundit, të muajit prill.

Yield-i këtyre instrumenteve ka arritur nivelin më të lartë që prej nëntorit të vitit 2024.

Në ankand u vërejt një rënie e kërkesës së investitorëve. Shuma totale e kërkesave ishte rreth 1.41 miliardë lekë, pa plotësuar dot shumën e shpallur për financim prej 2 miliardë lekësh.

Yield-et e instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare kanë shënuar një korrigjim në rritje duke filluar nga tremujori i dytë i vitit, pas një tendence në rënie të vazhdueshme prej afërsisht dy vjetësh.

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe inflacioni kanë forcuar pritshmëritë për rritje të normave të interesit.

Sipas të dhënave nga INSTAT, në muajin qershor inflacioni arriti nivelin 3.2%, më i larti që prej fundit të vitit 2023.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë edhe në mbledhjen e fundit, në fillim të këtij muaji, vendosi ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%, me argumentimin se goditja e ofertës nga kriza në Lindjen e Mesme do të jetë kalimtare.

Por, rikthimi i shtrenjtimit të çmimeve të naftës gjatë muajit korrik ka krijuar premisa për rritje të mëtejshme të inflacionit në afatin e shkurtër, ndërsa një zgjidhje përfundimtare e konfliktit mes SHBA dhe Iranit nuk duket ende në horizont.

Nga ana tjetër, edhe inflacioni bazë, po shënon nivele të larta dhe në rritje. Në qershor, inflacioni bazë arriti në 3.54%, niveli më i lartë që prej vitit 2023.

Në këto kushte, gjasat për një rritje të afërme të normave të interesit duket se po shtohen.

Kjo pritet të ushtrojë presione rritëse mbi yield-et e titujve qeveritarë, sidomos të atyre me maturim më afatgjatë. Edhe për këtë arsye, ankandi i obligacioneve 15-vjeçare mund të jetë një alternativë e mirë për investitorët që kërkojnë të rrisin kthimet nga kursimet ose portofolet e tyre të investimeve.

Individët apo subjektet e interesuara për të investuar mund të marrin pjesë në ankandet e obligacioneve nëpërmjet bankave tregtare të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) si shoqëri komisionere për investimin në tituj.

Bankat e licencuara për këtë shërbim janë ABI Bank, BKT, Credins Bank, Fibank, Intesa Sanpaolo Bank, OTP Bank, Raiffeisen Bank, Tirana Bank dhe Union Bank. Shuma minimale e pjesëmarrjes në ankandet e obligacioneve është 300 mijë lekë.

Për shuma deri në 50 milionë lekë, investitorët mund të paraqiten në ankande me kërkesa konkurruese ose jo konkurruese, por çdo kërkesë vlera e së cilës kapërcen shumën 50 milionë lekë klasifikohet si kërkesë konkurruese pavarësisht subjektit pjesëmarrës në ankand.

 

 

The post Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare appeared first on Revista Monitor.

  •  

Si u shndërrua Riviera Franceze në një destinacion luksoz për elitën

Dikur e promovuar si një vend ku të sëmurët mund të rikuperonin shëndetin, kjo vijë bregdetare plot diell është sot një kënd lojërash për të pasurit dhe të famshmit. Por si arriti të bëhej e tillë?

 

MegjithĂ«se qytete si Nisa (Nice) — e paraqitur nĂ« fotografi nĂ« vitin 1896 — kishin nisur tĂ« prisnin, qĂ« nga mesi i shekullit XVIII, njĂ« numĂ«r tĂ« vogĂ«l britanikĂ«sh tĂ« pasur dhe me shĂ«ndet tĂ« dobĂ«t, nĂ« njĂ« kohĂ« kur udhĂ«tarĂ«t dhe mjekĂ«t po botonin libra qĂ« rekomandonin klimĂ«n e rajonit, vetĂ«m pas disfatĂ«s sĂ« Napoleonit nĂ« vitin 1815 Riviera u konsolidua si njĂ« destinacion i njohur kurativ.

Në shtresat e larta të shoqërisë evropiane u bë modë që dimrin ta kalonin në jug. Një rrymë e re mjekësore rekomandonte një formë të hershme të klimatoterapisë: besohej se ajri i Mesdheut kishte veti qetësuese dhe shëruese për sistemin nervor.

Zona ishte veçanĂ«risht e preferuar nga personat qĂ« vuanin nga “ftizi”, siç quhej atĂ«herĂ« tuberkulozi, sĂ«mundja qĂ« pĂ«rbĂ«nte shkakun kryesor tĂ« vdekjeve nĂ« AnglinĂ« viktoriane, tĂ« lagĂ«sht dhe tĂ« mbuluar nga smogu.

Edhe Mbretëresha Viktoria e vizitonte rregullisht Rivierën në vitet e fundit të jetës së saj. Ajo dilte shpesh për shëtitje me një karrocë të tërhequr nga Jacquot, gomari që kishte marrë nën kujdes.

Pushuesit e parë që shijuan diellin

Riviera nisi tĂ« kthehej nĂ« njĂ« destinacion veror falĂ« çiftit tĂ« pasur amerikan Sara dhe Gerald Murphy. GjatĂ« kohĂ«s qĂ« punonin si vullnetarĂ« me trupĂ«n Ballets Russes tĂ« Diaghilevit nĂ« Paris, ata u afruan me rrethet ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« avangardĂ«s dhe me shkrimtarĂ«t e Brezit tĂ« Humbur. NĂ« pranverĂ«n e vitit 1922, ndoqĂ«n Cole Porter-in drejt Antibesit, nĂ« lindje tĂ« KanĂ«s. Siç do tĂ« shkruante mĂ« vonĂ« Geraldi: “E kuptuam se pikĂ«risht aty donim tĂ« qĂ«ndronim.”

Sara, trashëgimtare e një pasurie të ngritur nga industria e bojës, ishte rritur mes dunave të Hamptonsit dhe ishte mësuar prej kohësh me jetën e plazhit. Asaj i pëlqente të pushonte me kostum banje dhe me një varg të gjatë perlash në qafë. Thuhet se si Pablo Picasso, ashtu edhe Ernest Hemingway, u magjepsën pas saj.

Çifti i bindi pronarĂ«t e HĂŽtel du Cap-Eden-Roc — i cili zakonisht mbyllej mĂ« 1 maj — qĂ« ta mbanin hotelin hapur. NdĂ«rsa shumica e vizitorĂ«ve tĂ« huaj largoheshin sapo temperaturat nisnin tĂ« rriteshin, familja Murphy pastroi gjirin La Garoupe nga algat dhe kalonte aty mĂ«ngjese tĂ« gjata me tre fĂ«mijĂ«t e saj.

Në vitin 1925, çifti bleu Villa America-n aty pranë, ku u bë i njohur për darkat e shkëlqyera dhe mikpritjen bujare. Fjala u përhap shpejt dhe, shumë shpejt, kushdo që synonte të bëhej pjesë e elitës kërkonte me ngulm një vend në Rivierën Franceze gjatë asaj që deri atëherë ishte konsideruar jashtë sezoni.

Përpjekja për të jetuar në parajsë

Mes miqve tĂ« shumtĂ« tĂ« famshĂ«m qĂ« pritnin çifti Murphy ishin Scott dhe Zelda Fitzgerald, Ernest Hemingway, Gertrude Stein, Pablo Picasso, Jean Cocteau, Dorothy Parker dhe Coco Chanel. Jeta e tyre boheme pĂ«rfshinte piknikĂ« tĂ« pazakontĂ« dhe mbrĂ«mje teatrale plot fantazi, si ajo e njohur si “Festa e Çmendur nĂ« Plazh” e vitit 1923, e paraqitur edhe nĂ« fotografi.

Romani Tender Is the Night i Fitzgerald-it u frymëzua nga koha që ai kaloi me familjen Murphy. Në të, shkrimtari ndërthur tipare të vetes dhe të Zeldës me ato të Geraldit dhe Sarës, për të krijuar protagonistë magjepsës, por njëkohësisht të trazuar. Hijeshia vinte nga familja Murphy, ndërsa trazirat nga familja Fitzgerald: Scott dhe Zelda prishnin festa të ndryshme dhe, në një rast, i zuri gjumi në makinën e tyre, të parkuar mbi shinat e trenit. Të dy vuanin nga alkoolizmi dhe probleme të shëndetit mendor.

Duke kujtuar qĂ«ndrimin e tij me familjen Murphy, John Dos Passos shkroi: “Mund ta pĂ«rballoja vetĂ«m pĂ«r rreth katĂ«r ditĂ«. Ishte si tĂ« pĂ«rpiqeshe tĂ« jetoje nĂ« parajsĂ«. MĂ« duhej tĂ« kthehesha pĂ«rsĂ«ri me kĂ«mbĂ« nĂ« tokĂ«.”

Në fund, të gjithë u detyruan të riktheheshin në realitet. Kriza e vitit 1929 ndikoi në kursin e këmbimit, i cili deri atëherë ua kishte bërë jetën në Evropë aq të rehatshme emigrantëve amerikanë. Po atë vit, djali më i vogël i familjes Murphy u diagnostikua me tuberkuloz.

Kur familja i dha lamtumirën përfundimtare Rivierës në vitin 1933, kasollet e plazhit dhe pushuesit ishin bërë tashmë pjesë e pandashme e bregdetit të saj çdo verë.

Një vend me diell për njerëz me hije

NjĂ« tjetĂ«r pioniere e pushimeve nĂ«n diell, Gabrielle “Coco” Chanel, bleu njĂ« vilĂ« pranĂ« Monakos nĂ« vitin 1928, pas njĂ« udhĂ«timi me jaht nĂ« Mesdhe me tĂ« dashurin e saj, DukĂ«n e Westminsterit. E rindĂ«rtuar sipas udhĂ«zimeve tĂ« saj dhe e frymĂ«zuar nga jetimorja e abacisĂ« ku kishte kaluar rininĂ«, La Pausa ishte njĂ« strehĂ« e gjerĂ« dhe elegante, por njĂ«kohĂ«sisht disi e ftohtĂ« dhe e rreptĂ«.

PikĂ«risht aty, njĂ« dekadĂ« mĂ« vonĂ«, Salvador DalĂ­ dhe bashkĂ«shortja e tij Gala u strehuan pĂ«r t’i shpĂ«tuar shkatĂ«rrimeve tĂ« LuftĂ«s Civile Spanjolle. MĂ« pas, nĂ« FrancĂ«, DalĂ­ do tĂ« pikturonte veprĂ«n e tij makthore Enigma e Hitlerit, njĂ« paralajmĂ«rim pĂ«r njĂ« tjetĂ«r konflikt qĂ« shumĂ« shpejt do t’i pĂ«rfshinte edhe ata.

“NjĂ« vend me diell pĂ«r njerĂ«z me hije” ishte mĂ«nyra se si shkrimtari W. Somerset Maugham e pĂ«rshkroi RivierĂ«n. Me shpĂ«rthimin e LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore, Chanel u tĂ«rhoq nĂ« prapaskenĂ«. NĂ« Paris, ajo nisi njĂ« lidhje me spiunin nazist Hans GĂŒnther von Dincklage dhe shĂ«rbeu si agjente, me emrin e koduar “Westminster” — njĂ« referencĂ« ndaj lidhjeve tĂ« saj — nĂ« misionin e dĂ«shtuar gjerman tĂ« quajtur Modellhut.

Kur u arrestua pas çlirimit tĂ« Parisit, ishte ndikimi i mikut tĂ« saj tĂ« vjetĂ«r Winston Churchill qĂ« e shpĂ«toi. Ndoshta jo krejt rastĂ«sisht, nĂ« vitin 1953 Chanel ia shiti La Pausa-n agjentit dhe botuesit tĂ« Churchill-it, Emery Reves. Ish-kryeministri e vizitonte shpesh vilĂ«n pĂ«r tĂ« pikturuar dhe pĂ«r t’u çlodhur mes fushave me livando.

 

Rërë dhe yje kinemaje në Kanë

Kur koalicioni i Frontit Popullor i Léon Blum-it vendosi në vitin 1936 pushimet e para të paguara për punëtorët francezë, me kohëzgjatje dyjavore, Riviera nuk ishte më vetëm privilegj i një elite të pasur, të çliruar nga detyrimet e përditshme dhe kryesisht të huaj.

Gjatë muajit gusht, një ulje prej 40 për qind në çmimet e biletave të trenit e bëri udhëtimin drejt jugut më të përballueshëm, edhe pse turizmi masiv nuk do të merrte hov deri në vitet 1950.

Pas luftës, planet franceze për rimëkëmbjen kombëtare u mbështetën te fondet e Planit Marshall nga Shtetet e Bashkuara, të cilat u përdorën edhe për një fushatë që synonte të tërhiqte turistët amerikanë dhe valutën e tyre. Një nga destinacionet më të njohura ishte Kana, festivali i filmit i së cilës po fitonte gjithnjë e më shumë ndikim falë pranisë së yjeve dhe po shndërrohej në simbol të një fryme të re çlirimi shoqëror dhe moral.

Festivali ishte konceptuar si një alternativë ndaj Mostrës së Venecias në Italinë fashiste dhe fillimisht ishte planifikuar të hapej më 1 shtator 1939, pikërisht ditën kur Gjermania pushtoi Poloninë. Ai do të përurohej përfundimisht shtatë vjet më vonë.

ShumĂ« shpejt, Kana u bĂ« vendi ku lindnin yjet e famĂ«s, tĂ« cilĂ«t shpesh dilnin nĂ« plazh pĂ«r tĂ« promovuar filmat e tyre. Pasi stilistĂ«t francezĂ« prezantuan bikinin nĂ« vitin 1946, ky kostum banje — fillimisht i ndaluar nĂ« disa vende dhe i shpallur mĂ«katar nga Papa Piu XII — nisi tĂ« bĂ«nte bujĂ« pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« RivierĂ«s./

National Geographic

 

The post Si u shndërrua Riviera Franceze në një destinacion luksoz për elitën appeared first on Revista Monitor.

  •  

Bypass-i i Tiranës, ARRSH tenderon fazën 3 për rreth 16 mln euro

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) hapi kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«ne procedurĂ«n e prokurimit pĂ«r ndĂ«rtimin e segmentit Kashar – Nyja Vaqarr, Faza III, me fond limit prej rreth 1.5 miliardĂ« lekĂ«sh (afĂ«rsisht 16 milionĂ« euro) duke avancuar me projektin e tĂ« Bypass-it tĂ« TiranĂ«s.

Sipas dokumenteve proejtki lidhet me zhvillimin e nyjĂ«s sĂ« Kasharit, e cila Ă«shtĂ« konceptuar pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« akses tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« rrjetit tĂ« autostradave zonĂ«s me rritjen mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« aktiviteteve industriale dhe tregtare nĂ« periferi tĂ« TiranĂ«s.

Aktualisht, bizneset dhe automjetet qĂ« operojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« mbĂ«shteten kryesisht nĂ« rrugĂ«t dytĂ«sore pĂ«rgjatĂ« autostradĂ«s Tiranë–DurrĂ«s, duke krijuar ngarkesĂ« tĂ« lartĂ« trafiku.

Bypass-i i Tiranës do të lidhë dy korridoret kryesore të transportit, Korridorin Adriatiko-Jonian dhe Korridorin VIII, ndërsa synon të largojë trafikun transit nga qendra e kryeqytetit dhe të përmirësojë lëvizjen e mallrave dhe pasagjerëve.

Dokumentet teknike vlerësojnë se nevoja për ndërtimin e nyjës së re të Kasharit lidhet me zgjerimin e pritshëm të zonës industriale dhe tregtare, të favorizuar nga afërsia me Tiranën, Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe Portin e Durrësit. Projekti synon të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë me rrjetin kryesor rrugor, duke reduktuar varësinë nga infrastruktura ekzistuese lokale.

Nyja e re është projektuar si një interchange i tipit diamant, me dy rrethrrotullime të lidhura përmes një nënkalimi, të cilat komunikojnë me autostradën nëpërmjet rampave dhe me rrjetin lokal të rrugëve. Sipas projektit, kjo zgjidhje është përzgjedhur për të përballuar flukset e pritshme të trafikut dhe për të rritur kapacitetin e aksesit në zonë.

Bypass-i i Tiranës është pjesë e projekteve prioritare të transportit në Shqipëri dhe është përfshirë në Planin Kombëtar të Transportit, Planin e Përgjithshëm Kombëtar dhe Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkise Tiranë.

The post Bypass-i i Tiranës, ARRSH tenderon fazën 3 për rreth 16 mln euro appeared first on Revista Monitor.

  •  
❌