Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 February 2026Main stream

Berisha nga Trauma: Nallbati ka hematomë, Sokol Bizhga përgjegjës për dhunën shtazore

By: Fax Web
10 February 2026 at 21:34

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kreu i grupit parlamentar dhe përfaqësues të tjerë të selisë blu vizituan Bledion Nallbati, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës.

Deputeti pësoi dëmtime gjatë tubimit të opozitës si pasojë e goditjeve nga policia.

Në një prononcim për mediat, në dalje, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se, Nallbati ka një hematomë në indet e buta dhe do të qëndrojë nën observim për të monitoruar çdo pasojë të mëvonshme të goditjes.

Berisha akuzoi hapur policin Sokol Bizhga si urdhër-dhënës për dhunën ndaj deputetit, duke e cilësuar atë si një figurë kriminale të njohur dhe “të damkosur” që ka mbajtur pozita në polici pavarësisht historisë së tij.

Kreu i PD paralajmëroi përgjegjësi ligjore dhe politike ndaj Bizhgës dhe tha se akti i tij ndaj Nallbatit është i papranueshëm dhe ka karakter politik, duke lidhur direkt veprimin me qeverisjen e Edi Ramës.

Deputeti Bledion Nallbati ka një hematomë në indet e buta dhe sipas protokollit të spitalit do të qëndrojë në observim për një kohë të caktuar për të parë nëse do ketë pasoja të tjera nga goditja, pasoja të vonshme quhen nga goditja apo jo.

Por, njëkohësisht mësohet se urdhërdhënësi është krimineli i damkosur Sokol Bizhga, njëri nga figurat më të urryera dhe kriminelët më të damkosur me uniformë në Republikën e Shqipërisë.

E garantoj Sokol Bizhgën, i cili e goditi deputetin me urdhër të, me urdhër të Edi Ramës, se do ketë përgjegjësi gjer ditën e fundit të tij. Ky akt i shëmtuar.

Sokol Bizhga është një nga, është njeriu, njeriu që i ka djegur kolegun makinë, që ta dini ju, dhe e ka mbathur kur banditat në Sarandë kanë djegur Genc Memetin.

Ky është i pafytyri Sokol Bizhga që duhet të ishte, duhet të ishte dekada në burg dhe tani komandon policinë. Një hero, një, një guximtar i vërtetë u dogj nga bandat në makinë dhe Sokol Bizhga shpëtoi. Ja, ky është Sokol Bizhga që e mban Edi Rama.

E ka apo s’e ka atë, valin gjë nuk e di, se s’mund të them se mund të mos jenë gjë, mund të jetë koincidencë mbiemra. Por, por, Sokol Bizhga është krimineli që ka zbatuar sot urdhrin e Edi Ramës. Është goditur“, tha ndër të tjera Berisha.

LEXO EDHEPolicë të plagosur nga protesta, ministrja e brendshme: Asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e dhunës

“Mirënjohje për mijëra shqiptarë patriotë”, Meta: Narkopolicia edhe sonte u soll si kafshë me protestuesit dhe gazetarët

By: Fax Web
10 February 2026 at 21:24

Ish presidenti i Republikës dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagon pas protestës kombëtare të opozitës.

“Populli është zgjuar, i vendosur dhe i gatshëm të mbrojë me çdo çmim demokracinë, lirinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit”, shkruan Meta në një mesazh në rrjetin social facebook.

Më tej, Meta shprehet se, policia u soll sot si kafshë, edhe me gazetarët. Ndërsa shton se ajo nuk mund ta shpëtojë dot kryeministrin Edi Rama.

Mirënjohje dhe falenderim për mijëra shqiptarë patriotë, që me guxim dhe dinjitet i dhanë fuqi revoltës së tyre dhe dridhën sot Narkoregjimin e kalbur. Zëri i tyre është zëri i shpresës, i lirisë dhe i një Shqipërie që nuk dorëzohet. Populli është zgjuar, i vendosur dhe i gatshëm të mbrojë me çdo çmim demokracinë, lirinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit. Narkopolicia kriminale që edhe sonte u soll si kafshë me protestuesit dhe gazetarët, jo vetëm nuk e shpëton dot Kryetarin e Organizatës Mafioze, por do të përgjigjet deri në një përpara ligjit dhe popullit.
Fitorja u përket vetëm guximtarëve!“, shkruan Meta.

16 efektivë të lënduar nga protesta e PD, ministrja Koçiu: Dhunë barbare

By: Fax Web
10 February 2026 at 21:21

16 efektivë janë lënduar gjatë protestës së sotme të PD. Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, e cila shkoi në QSUT, tha se dhuna ishte barbare. Koçiu u shpreh se qëllimi i vetëm i kësaj proteste ishte goditja e efektivëve.

“Kam kërkuar që vendosën para përgjegjësisë të gjitha ata që sot u bënë pjesë e një dhune barbare.Qëllimi i vetëm i protestës së sotme ishte goditja e punonjësve të Policisë së Shtetit. Sot kam informacione që edhe gazetarë kanë pësuar lëndime në emër të dhunës. Protestat janë detyrime kushtetuese për t’u zbatuar në mënyrë paqësore. Është barbare ajo që pamë dhe dëshmuam sot. Janë 16 punonjës që janë dëmtuar, kanë psuar djegie të konsiderueshme“, tha Koçiu.

Ndërkohë disa protestues janë arrestuar nga forcat e policisë.

“Washington Post”: Dhunë në protestën antiqeveritare në kryeqytetin e Shqipërisë, shkak korrupsioni

By: Fax Web
10 February 2026 at 21:16

Nga Washington Post

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve që hodhën bomba molotov dhe flakadanë gjatë një demonstrate në qendër të Tiranës, ku mijëra mbështetës të opozitës kërkonin dorëheqjen e qeverisë së Shqipërisë.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve që hodhën bomba molotov dhe flakadanë gjatë një demonstrate të martën në mbrëmje në qendër të Tiranës, ku mijëra mbështetës të opozitës kërkonin dorëheqjen e qeverisë së Shqipërisë.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama është vënë nën presion për shkak të akuzave për korrupsion që përfshijnë zëvendëskryeministren Belinda Balluku, por Rama u ka rezistuar thirrjeve për shkarkimin e saj. Janë shtuar kërkesat që deputetët t’i heqin Ballukut imunitetin nga ndjekja penale, gjë që mund të bëhet vetëm me një votim në parlament.

Prokurorët kundër korrupsionit kanë akuzuar Ballukun, e cila është gjithashtu ministre e energjisë dhe infrastrukturës, për ndërhyrje në prokurimet publike për projekte ndërtimi me qëllim favorizimin e disa kompanive, dhe kanë kërkuar heqjen e imunitetit të saj.

Në protestën e së martës mbrëmja në kryeqytetin shqiptar morën pjesë mijëra persona. Ishte demonstrata e tretë e tillë në muajt e fundit që kërkon dorëheqjen e Ramës. Më shumë se 1300 efektivë policie ishin dislokuar për të garantuar sigurinë. Edhe protestat e mëparshme u shndërruan në të dhunshme, me demonstrues që hodhën bomba molotov dhe gurë ndaj policisë dhe një ndërtese qeveritare, ndërsa autoritetet u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe topa uji.

Kreu i Partisë Demokratike në opozitë, Sali Berisha, e përshkroi protestën si një “kryengritje paqësore” në një moment kritik për Shqipërinë. Duke folur në protestë, ai akuzoi Ramën se “ka shpallur luftë ndaj sistemit të drejtësisë”.

Shqipëria shpreson t’i bashkohet Bashkimit Europian dhe është nën monitorim të rreptë nga blloku si pjesë e procesit të anëtarësimit, të cilin synon ta përfundojë deri në vitin 2027.

Megjithatë, organizatat ndërkombëtare vëzhguese thonë se vendi vazhdon të vuajë nga korrupsioni i përhapur.

“Mos e merrni për dobësi vetëpërmbajtjen e qytetarëve”/ Berisha: Protesta e rradhës më 20 shkurt

By: Fax Web
10 February 2026 at 20:53

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë përpara mediave nga selia e PD-së pas shpërndarjes së protestuesve nga forcat e policisë

Ai ka denoncuar ashpër sjelljen e uniformave të policisë, duke i cilësuar si “banditë dhe kriminelë me uniformë” që sulmuan qytetarët, por sipas tij, vetëpërmbajtja dhe guximi i protestuesve paqësorë janë qindra herë më të fuqishëm se banditizmi i përdorur ndaj tyre.

 

Berisha theksoi se durimi dhe qëndrimi i qytetarëve nuk duhet të interpretohet si dobësi, por si shprehje e vendosmërisë për të realizuar qëllimet e tyre.

“Provokatorët mund të marrin një mësim që meritojnë,” shtoi ai, duke shprehur mirënjohje për çdo qytetar që mori pjesë në protestë dhe mbajti qëndrim paqësor.

Deklarata e tij vjen pas tensioneve që shpërthyen gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Në fjalën e tij para selisë blu, e cila shënoi edhe fundin e protestës së 10 shkurtit, kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se protesta e rradhës do të mbahet më 20 shkurt, dita përkujtimore e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

“Shqiptarët panë dhe bota pa, se si kryehajduti i kombit për të mbrojtur plaçkën e tij dhe të Lubi Ballukut është i gatshëm të ta shkëpusë Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Por dhe ne jemi të gatshëm, më të gatshëm se kurrë që ti japim atë që meritojnë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Në datën 20 shkurt është dita jonë, është dita e fitore, nderim të gjithë protestuesve. Fitore!’, u shpreh Berisha për mediat.

VIDEO/ Dëmtohet gjatë protestës, dërgohet në spital deputeti Bledion Nallbati

By: Fax Web
10 February 2026 at 20:38

Pak minuta më parë është raportuar një incident i rëndë, ku forcat e policisë kanë konfrontuar deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati.

Sipas dëshmive dhe pamjeve që nga vendngjarja, deputeti është shtyrë dhe goditur me shkop gome, ndërsa më pas i është hedhur gaz lotsjellës në fytyrë.

Ai mbërriti fillimisht në selinë e PD-së e nga aty drejt spitalit.

Reuters: Protesta të dhunshme në Shqipëri për shkak të akuzave për korrupsion qeveritar

By: Fax Web
10 February 2026 at 20:29

Protestuesit antiqeveritarë u përleshën me policinë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana, të martën në mbrëmje, ndërsa mijëra njerëz u mblodhën për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres për shkak të korrupsionit të dyshuar.

Demonstruesit hodhën bomba molotov në një ndërtesë qeveritare dhe policia u përgjigj me topa uji, në një seri protestash të dhunshme që përbëjnë një kërcënim për stabilitetin e pushtetit të gjatë të kryeministrit Edi Rama, i cili filloi në vitin 2013.

Tensionet politike janë përshkallëzuar që nga dhjetori, pasi një njësi e prokurorisë speciale ngriti padi ndaj zëvendëses së Ramës, Belinda Balluku, për ndërhyrje të dyshuar në tenderët publikë për projekte të mëdha infrastrukturore dhe favorizim të kompanive të caktuara, akuza që Balluku i mohon.

Mijëra njerëz në sheshin kryesor në Tiranë mbanin flamuj dhe banderola dhe brohorisnin “Rama ik”.
Policia speciale me pajisje speciale për trazira mbrojti ndërtesën qeveritare, shkruan media ndërkombëtare “Reuters“.

Policë të plagosur nga protesta, ministrja e brendshme: Asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e dhunës

By: Fax Web
10 February 2026 at 20:15

Nga vijimi i tubimit para Parlamentit, si pasojë e sulmit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, u dëmtuan edhe tetë punonjës policie, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie e dëmtime fizike nga sendet e forta.

Përgjatë gjithë tubimit, sipas informacioneve zyrtare, u dëmtuan në total tetë punonjës policie, megjithatë ende nuk dihet nëse kjo është shifra finale.

Ndërkohë ka reaguar edhe ministrja e brendshme, Albana Koçiu.

“E drejta për të protestuar, për të disatën herë, u dhunua nga një grup që zgjodhi forcën në vend të fjalës, duke sulmuar, dhunuar e lënduar punonjësit e Policisë së Shteti.

Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet dhe asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e saj.

Mirënjohje për çdo punonjës policie që tregoi profesionalizëm dhe maturi përballë çdo provokimi.

Policia do të jetë gjithmonë në krye të detyrës për të garantuar të drejtën për të protestuar, si dhe të garantojë sigurinë e çdo qytetari dhe të pronës publike dhe të qytetarëve”.

LEXO EDHE: Pamje të frikshme para Parlamentit/ Merr flakë makina e televizionit dhe operatori. I vijnë në ndihmë qytetarët

Pamje të frikshme para Parlamentit/ Merr flakë makina e televizionit dhe operatori. I vijnë në ndihmë qytetarët

By: Fax Web
10 February 2026 at 20:05

Pamje të rënda vijnë nga Parlamenti.

Një makinë e një prej televizioneve që po ndjekin protestën është përfshirë nga flakët para Parlamentit.

Situatë e vështirë edhe për operatorin, që gjithashtu u përfshi nga flakët.

Policia ka reaguar duke lëshuar ujë dhe duke hedhur gaz lotsjellës.

Noka: Skenari i protestës, revoltë dhe përballje

By: Fax Web
10 February 2026 at 19:33

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka deklaroi se Shqipëria nuk duhet të rrëshqasë në destabilitet.

Sipas tij, Rama po mbron korrupsionin dhe po rrezikon të ardhmen europiane të vendit.

“Protesta do të vazhdojë edhe më e fortë se kurrë deri me gjetjen e zgjidhjes politike. Ne nuk do ndalemi. Revolta do vijë duke u shtuar dhe dihet që revoltës”, tha Noka.

Përpara parlamentit, ai deklaroi se skenari është “revoltë dhe përballje”.

Ne kemi dy godina që janë shndërruar në godina të krimit. Narkokryeministria ku fshihet kusari dhe kusarët dhe narkoparlamenti që është i marrë peng nga narkokryeministri. Këto dy institucione buron e keqja e çdo shqiptari sot e 13 vite. Nuk kemi as orare, as gjë tjetër përveç përballje dhe qëndresë”, tha numri dy i selisë blu.

FOTO/ Protesta e Opozitës, qytetari i gjakosur në kokë

By: Fax Web
10 February 2026 at 19:30

Përplasja që zgjati pak çaste para selisë së kryeministrisë ka lënë pasojat e saj.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, një qytetar është plagosur në kokë.

Ai pretendon se është goditur nga policia.

Edhe mbrëmjen e sotme është përsëritur i njëjti skenar si në protestën e 24 janarit ku pas fjalimit të kreut të PD-së Sali Berisha pati hedhje molotovi dhe fishekzjarresh në drejtim të kryeministrisë.

Por policia sot, ndryshe nga protesta e kaluar, është përmbajtur duke mos përdorur gazlotsjellës, por vetëm ujë me presion të lartë për t’i shpërndarë protestuesit.

VIDEO/ Pas tensioneve në Kryeministri, protestuesit vendosen para Parlamentit

By: Fax Web
10 February 2026 at 19:20

Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit po marshojnë drejt godinës së Parlamentit, njëlloj siç ndodhi në protestën e 24 Janarit.

Kujtojmë se në protestën e fundit, atje ndodhën përplasjet më të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa këtë të martë deri më tani të paktën, situata duket më e qetë.

VIDEO/ Molotov drejt Kryeministrisë, policia përgjigjet me ujë me piper

By: Fax Web
10 February 2026 at 19:06

Ashtu si në protestat e shkuara, edhe kjo e 10 shkurtit u mbyll me hedhje të molotovëve dhe fishekzjarreve në drejtim të kryeministrisë.

Ndërsa policia shpërndau turmën nëpërmjet makinës së ujit.

Ndërkohë një pjesë e protestuesve vijojnë të jenë përpara kryeministrisë.

 

Berisha: Në Hagë duhet të jenë Rama dhe Vuçiç, jo ish-krerët e UÇK

By: Fax Web
10 February 2026 at 18:48

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga sheshi para Kryeministrisë u është drejtuar me një thirrje gjyqtarëve në Hagë, pas kërkesës së Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënimin me nga 45 vite burg të katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Të dashur miq, dje në Hagë, Prokuroria paraqiti një pretencë kundë udhëheqjes së Kosovës, identike me pamfletën e propagandës së verbër ultranacionaliste serbe. Nga kjo platformë, iu bëj thirrje gjyqtarëve të vlerësojnë gjithçka në bazë të ligjit, të shpallin pafajësinë e atyre burrave që me heroizëm mbrojtën dhjetëra e mijëra shqiptarë nga gjenocidi serb. Zotëri gjykatës, ballkani ka njohur gjenocide të tmerrshme dhe dy janë ata që e kryen. Vuçic që mori safaarin e qytetarëve në Sarajvë dhe nuk njeh gjenocidin serb në bosnjë, argati i tij, Edi Rama që përzuri shqiptarët. Ndaj dhe zotëri gjykatës, për të bërë drejtësi duhet që këto dy monstra të ulen përpara jush, dhe jo luftëtarët e lirisë.”, tha ndër të tjera Berisha.

LEXO EDHEFOTOT PIKANTE nga protesta e Opozitës

“Rama po përgatit grushtin e dytë të shtetit”/ Berisha: Shkurti, muaji i çlirimit të Shqipërisë

By: Fax Web
10 February 2026 at 18:41

Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama ka përdorur të gjithë pushtetin për të bllokuar Prokurorinë e Posaçme dhe për të bërë presione ndaj Gykatës Kushtetuese për të mbrojtur Belinda Ballukun.

Ai theksoi se grushti i tij i shtetit dështoi dhe kjo ndodhi edhe falë protestës së opozitës më 24 janar.

“Dy muaj Edi Rama u përpoq të bëjë grusht shteti për të mbrojtur Lubinë sepse pas saj është vetë Edi Rama. Faza e parë e këtij grushti shteti dështoi dhe këtu, ju, keni të gjithë pjesën e kontributit tuaj me protestën tuaj. Revolta juaj në protestën e kaluar dha një sinjal të qartë se ne nuk do tolerojmë kurrë grushtin e shtetit për të mbrojtur vjedhjet e Edi Ramës dhe Lubisë së tij. Ja ku jemi këtu Edi Rama. Edhe grushtin e dytë që po përgatit do dështojë dhe shkurti është muaji kur ne zvarritëm diktatorin, shkurti është muaji ku ne do të çlirojmë Shqipërinë”, tha Berisha.

LEXO EDHEBerisha: Jemi mbledhur në kryengritjen tonë paqësore, në momentin më kritik të Shqipërisë

Berisha: Jemi mbledhur në kryengritjen tonë paqësore, në momentin më kritik të Shqipërisë

By: Fax Web
10 February 2026 at 18:32

Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvilluan mbrëmjen e 10 shkurtit në Tiranë protestën e dytë kombëtare për këtë vit.

 

Ajo nisi me Hymnin Kombëtar ndërsa fjalën hapëse të protestës e mbajti nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj. Ndërsa i fundit që u ngjit në podium ishte kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Lideri i Opozitës, në nisje të fjalimit të tij, tha se Shqipëria ndodhet sot në kushtet ndër më alarmantet.

Ai u shpreh se demokratët janë mbledhur në shesh në “kryengritje paqësore”.

Të dashur miq, zhvillimet e ditëve të fundit bëjnë që ne të mblidhemi sot në këtë shesh në këtë bulevard në kushte ndër më alarmantet. Ndofta jemi mbledhur në kryengritjen tonë paqësore në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit. Më duhet të nis këtë fjalë me një shprehje që sot tingëllon më aktuale, më e rëndësishme se kurrë. Ata që harrojnë të shkuarën janë të dënuar ta përsërisin atë. Miqtë e mi, Shqipëria është një vend i bekuar”, tha ndër të tjera Berisha.

LEXO EDHE: “Çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta”/ Kalaja: Të mos kërkojmë vetëm nga Zoti dhe ndërkombëtarët

“Çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta”/ Kalaja: Të mos kërkojmë vetëm nga Zoti dhe ndërkombëtarët

By: Fax Web
10 February 2026 at 18:22

Nuk i mungoi protestës së sotme as ish-kandidati i PD-së për deputet, gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të zgjohen dhe të kërkojnë të drejtën e tyre.

“Të zgjohemi dhe të mos kërkojmë vetëm nga Zoti dhe ndërkombëtarët. Të huajt nuk do të na presin nëse nuk jemi zot të vendit dhe armikut ti japim datë. Çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta. Fati i buzëqesh vetëm guximtarëve dhe kurrë nuk është arritur gjë e madhe, pa përpjekje të mëdha”, tha Kalaja.

Një thirrje e pati edhe për kryeministrin Rama.

“Shpirtin me bukë mbaje, por mos e bëj leckë dinjitetin e atdheut”, u shpreh ai.

“Shqipëria është vend aq i korruptuar saqë të quajnë njeri të mirë vetëm duke mos bërë keq. Çdo pushtet që shkel ligjin nuk quhet qeveri, por mafia”, tha Kalaja.

LEXO EDHEFOTOT PIKANTE nga protesta e Opozitës

FOTOT PIKANTE nga protesta e Opozitës

By: Fax Web
10 February 2026 at 18:18

“Rama, you dictator Albania” dhe “GO – IK”, janë tekstet që shkruhen mbi veshjen e pazakontë të njërit prej protestuesve që merr pjesë në tubimin e kësaj të marte të opozitës.

Po ashtu, ai duket se i ka kushtuar edhe një punim kryeministrit Edi Rama, që e mban në dorë.

Ndërkohë nuk mungojnë as protestues të tjerë, që kanë zgjedhur të tërheqin vëmendjen me “look”-un e tyre.

Protesta Kombëtare, Alimehmeti: Kujtoj një vend kur kishim “nënë e baba”, sot…

By: Fax Web
10 February 2026 at 18:14

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti mbajti një fjalim në protestën e dytë kombëtare për këtë vit dhe të tretën radhazi të opozitës, ku akuzoi qeverinë për shpopullimin e vendit.

U dëbuat nga shteti juaj, nga klika e Rilindjes me Edi Ramën në krye.”, e nisi fjalën e tij Alimehmeti.

Ndërsa fliste për shifrat e shqiptarëve që sipas tij janë larguar nga vendi, Alimehmeti u shpreh: “Është fakt që një në 5 shqiptarë sot në Shqipëri po mendon të largohet, për shkak të politikave që po ndjek Edi Rama dhe Rilindja.”

Duke folur për dështimet dhe abuzimet sipas tij të qeverisë, Alimehmeti shtoi: “Nuk janë abuzime që çojnë thjesht në numra këto, janë abuzime që çojnë në shkolla pa nxënës, spitale pa mjek e pa ilaçe…”

Ai shtoi: “Sot nuk ka kush i ha më dardha pas shpine, kur ke gjithë pushtetin ke dhe përgjegjësinë për dështimin. Nuk ka akuzë më të madhe historike se sa populli kur ikën, kur populli largohet, merr rrugët e botës. Nuk ka akuzë më të madhe publike se sa shpopullimi i vendit.”

Më tej Alimehmeti shtoi: “Kujtoj një vend kur kishim dy fjalë, nënë e baba, sot kemi prindi një e dy, kujtoj një vend ku kishim dy gjini, e sot kemi disa, kujtoj një vend kur ndërtonim rrugë kombëtare të sigurta e sot qevria ndërton rrugë e tunele që bien brenda vitit.”

“Kupa është mbushur”, Gjekmarkaj: Rama la zgjatur jetën e vet përmes manovrave të padenjave

By: Fax Web
10 February 2026 at 18:00

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj është i pari zyrtar që nisi fjalimet në protestën e sotme të opozitës, që po zhvillohet këtë të martë përpara Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij, Gjerkmarkaj u shpreh: “Jemi këtu sepse këtij sistemi pa legjitimitet po i afrohet fundi. Sistemi i Rilindjes dhe i Edi Ramës nuk ka më çfarë të prodhojë.”

Më pas ai ngriti akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai e “Ka zgjatur jetën e vet përmes manovrave të padenjave”, duke iu referuar pretendimeve për manipulim të zgjedhjeve.

Nënkryetari i PD-së shtoi se Rama “E ka shndërruar shtetin në mjet pushteti”.

Sipas tij “Një qeveri mund të qeverisë 4 mandate vetëm duke bërë mrekulli për qytetarët, por këtu ka ndodhur e kundërta”.

Më pas duke iu referuar çështjes së pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga Gjykata Kushtetuese dhe qëndrimit që mbajti kryeministri për shkak të mos arritjes së një kuorumi nga trupa gjykuese që u nda 4 me 4, Gjekmarkaj shtoi: “Kupa është mbushur, në pushtet për të ruajtur veten është i aftë të zhdukë çdo nuancë të drejtësisë. Dje Rama hoqi maskën e fundit për të mbrojtur zëvendësen e vet Belinda Ballukun.”

“Shqipëria nuk ka më luksin e pritjes, ka vetëm detyrimin e guximit.”, shtoi ai.

❌
❌