Irani mund të sulmojë MEK-un në Manzë? Flet zëdhënësi i “Ashraf 3”
Kampi “Ashraf 3” në Manzë, bën me dije përmes zëdhënësit Shahriar Kia, se lajmet e publikuara ku flitet për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj kampit të MEK, janë propagandë e orkestruar nga regjimi iranian. “Lajmet e publikuara nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë thjesht propagandë e orkestruar nga regjimi iranian.