Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 February 2026Main stream

Kërkesat për azil, 10-mujori 2025

By: Mira Leka
2 February 2026 at 13:08

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar tendencë rritëse në fundin e vitit të kaluar, pasi kishin qene në rënie gjatë periudhës së verës. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, në tetor 2025 u regjistruan gjithsej 505 kërkesa për azil, që është niveli më i lartë që nga muaji janar. Në gusht numri i kërkesave ishte rënë në 315. Pavarësisht r...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kërkesat për azil, 10-mujori 2025 appeared first on Revista Monitor.

Momenti “ChatGPT” ka mbërritur në industrinë prodhuese

By: Mira Leka
2 February 2026 at 13:04

Fabrikat e së ardhmes. Inteligjenca Artificiale premton të transformojë mënyrën dhe vendin se si prodhohen gjërat, shkruan The Economist   “E dini çfarë më bën vërtet përshtypje? Pashë një robot që ngriti një vezë!”, thërriste Roger Smith, kryetar i General Motors, në vitin 1985. Prodhuesi amerikan i makinave, i cili dy dekada më herët kishte qenë kompania e parë që instaloi një krah robotik...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Momenti “ChatGPT” ka mbërritur në industrinë prodhuese appeared first on Revista Monitor.

Pse Europa po rizbulon virtytet e parasë cash

By: Mira Leka
2 February 2026 at 12:59

Në një botë me aplikacione pagesash dhe euro digjitale, monedha po bën një rikthim modest, shkruan The Economist   Hyni në një kishë në Suedi në mes të dimrit të zymtë dhe do të gjeni një nga këndet e saj të ndriçuar lehtë. Qirinj të ndezur nga vizitorët që përkujtojnë një të dashur, shërbejnë si një shkëputje nga vrulli i jetës moderne. Dikur, këto pamje të qeta prisheshin vetëm nga tingull...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pse Europa po rizbulon virtytet e parasë cash appeared first on Revista Monitor.

Euforia e IA-së po krijon një problem të madh për elektronikën e konsumit

By: Mira Leka
2 February 2026 at 12:56

Humbje e kujtesës. Çmimet po shpërthejnë për një komponent thelbësor   Prodhuesit e pajisjeve elektronike në botë, të mbledhur së fundmi në Las Vegas për Panairin e Elektronikës për Konsumatorët (CES), do të ishin të justifikuar po të kishin ndjenja të përziera për këtë vit. Entuziazmi për pajisje të reja të zgjuara, të fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale është po aq i fortë sa kurrë. Por,...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Euforia e IA-së po krijon një problem të madh për elektronikën e konsumit appeared first on Revista Monitor.

Kriza e përballueshmërisë në SHBA është (kryesisht) një mirazh

By: Mira Leka
2 February 2026 at 12:51

Ankesa të stisura. Kjo nuk ia zbeh fuqinë politike, shkruan The Economist   Ironia është pothuajse aq e fortë sa të të ngjallë keqardhje për presidentin. Donald Trump fitoi zgjedhjet e vitit 2024 pjesërisht duke folur kundër inflacionit, të cilin ia atribuoi Partisë Demokratike. Ai premtoi se do t’i ulte çmimet “shumë, shumë shpejt” dhe se do ta “Bënte Amerikën sërish të përballueshme”. Siç i...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kriza e përballueshmërisë në SHBA është (kryesisht) një mirazh appeared first on Revista Monitor.

OpenAI përballet me një vit vendimtar në 2026

By: Mira Leka
2 February 2026 at 12:35

Shfaqja më e madhe në Tokë. Nga një prej kompanive me rritjen më të shpejtë në histori, OpenAI gjendet sot në një pozicion të rrezikshëm, shkruan The Economist   Sam Altman është si një zhongler mbi një monocikël. Ndërtimi i chatbot-ëve të gjithëditur, të fuqizuar nga modele të avancuara të Inteligjencës Artificiale (IA), është një ambicie tepër modeste për drejtuesin e OpenAI. Për të mbajtur publ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post OpenAI përballet me një vit vendimtar në 2026 appeared first on Revista Monitor.

Kroaci, instalohet 417 MW energji diellore në vitin 2025

By: Mira Leka
2 February 2026 at 12:05

Kroacia vuri në funksion 417 megavat kapacitet diellor gjatë dymbëdhjetë muajve nga dhjetori i vitit 2024 deri në dhjetor të vitit 2025, sipas të dhënave të Shoqatës së Burimeve të Rinovueshme të Energjisë së Kroacisë, RES Croatia. Kjo shifër nxjerr në pah rritjen e qëndrueshme të tregut të energjisë diellore në Kroaci, pasi gjatë vitit 2024 u instaluan 397 megavat. Kapaciteti i përgjithshëm diell...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kroaci, instalohet 417 MW energji diellore në vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Bullgari, Bulgarian-American Credit Bank blen 100% të aksioneve të Tokuda Bank EAD

By: Mira Leka
2 February 2026 at 12:04

Bulgarian-American Credit Bank AD (BACB) përfundoi marrëveshjen për blerjen e aksioneve të kapitalit të Tokuda Bank EAD më 12 janar 2026, njoftoi BACB. Si rezultat, Bulgarian-American Credit Bank AD bleu 6,800,000 aksione të regjistruara në formë elektronike me të drejtë vote, që përfaqësojnë 100% të kapitalit të Tokuda Bank EAD. Transaksioni u finalizua pas marrjes së miratimeve paraprake të nevo...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgari, Bulgarian-American Credit Bank blen 100% të aksioneve të Tokuda Bank EAD appeared first on Revista Monitor.

Serbia 2026: Zgjerim ekonomik në një mjedis politik të paqëndrueshëm

By: Mira Leka
2 February 2026 at 12:02

Sipas projeksioneve të disponueshme, viti 2026 ka potencialin të jetë viti më i rëndësishëm ekonomikisht për qytetarët e Serbisë, i zhvilluar në një mjedis politik kompleks dhe të tensionuar, si në plan global ashtu edhe të brendshëm. Ky kontrast mes optimizmit ekonomik dhe realizmit politik pasqyron një fenomen gjithnjë e më të përhapur në marrëdhëniet ndërkombëtare bashkëkohore, sipas të cilit f...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbia 2026: Zgjerim ekonomik në një mjedis politik të paqëndrueshëm appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria po tërheq edhe pensionistët britanikë nga mostatimi i pensioneve dhe qiratë e ulëta

By: Mira Leka
2 February 2026 at 11:58

Përveç shtetasve amerikanë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion i parapëlqyer edhe për pensionistët britanikë. Një artikull i publikuar më herët nga “MailOnline”, website i tabloidit të njohur britanik “Daily Mail”, thekson se arsyeja kryesore që tërheq pensionistët janë kostoja e ulët e jetesës, qiratë e përballueshme të apartamenteve dhe mungesa e taksimit mbi pensionet. Ekspe...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shqipëria po tërheq edhe pensionistët britanikë nga mostatimi i pensioneve dhe qiratë e ulëta appeared first on Revista Monitor.

Një amerikan në qytet

By: Mira Leka
2 February 2026 at 11:55

Qiratë dhe kostoja më e ulët e jetesës, si dhe mundësia për të qëndruar deri në një vit pa leje qëndrimi po e bëjnë Shqipërinë destinacionin e parapëlqyer edhe për pensionistët amerikanë. Sipas agjentëve të pasurive të patundshme, Vlora dhe Saranda janë ndër qytetet kryesore ku ata qëndrojnë me qira nga 400 deri në 500 USD në muaj. Të dhënat e Policisë së Shtetit për vitin 2025 tregojnë se numri i...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Një amerikan në qytet appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

By: Mira Leka
2 February 2026 at 10:45

Rënia e eksporteve drejt Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa importet rriten më 2025, po e kthen tregtinë rajonale nga një burim suficiti në një presion të ri mbi ekonominë shqiptare. Në dy vjet, Shqipëria ka humbur rreth 12 miliardë lekë suficit vetëm me Kosovën dhe mbi 5 miliardë lekë eksporte me Serbinë, ndërsa importet nga rajoni po rriten me ritme 5 – 20% në vit. Nga një suficit...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shqipëria po humbet tregjet e rajonit appeared first on Revista Monitor.

Kriza e eksporteve

By: Mira Leka
2 February 2026 at 09:55

Në rënie për të tretin vit radhazi, si i dëmtoi kursi në një dekadë   Eksportet kanë hyrë në një krizë të thellë, nga e cila nuk duket se po dalin. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se shitjet jashtë vendit kanë shënuar rënie në vitin 2025, për të tretin vit radhazi, ndonëse ritmet janë ngadalësuar në krahasim me 2024-n. INSTAT raportoi se gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kriza e eksporteve appeared first on Revista Monitor.

NLB synon të “përmbysë” historinë pa shkëlqim të investimeve sllovene në Shqipëri

By: Mira Leka
2 February 2026 at 09:27

Shifrat tregojnë se investimet direkte nga Sllovenia në Shqipëri kanë vlera të vogla. Përvoja e investimeve të rëndësishme sllovene në Shqipëri, gjithashtu, nuk ka qenë shumë e suksesshme.   Ndërkohë që banka më e madhe sllovene, NLB, po shpalos hapur ambicien për të hyrë në tregun shqiptar, për momentin investimet nga Sllovenia në Shqipëri janë në vlera modeste. Statistikat e Bankës së Shqi...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post NLB synon të “përmbysë” historinë pa shkëlqim të investimeve sllovene në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

“Duam të hyjmë në Shqipëri për të plotësuar praninë tonë rajonale”

By: Mira Leka
2 February 2026 at 09:11

Intervistë me Blaž Brodnjak, CEO i grupit bankar Nova Ljubljanska Banka (NLB)   Grupi bankar slloven Nova Ljubljanska Banka (NLB) ka ambicie serioze për të hyrë në tregun financiar shqiptar. Blaž Brodnjak, kryetar i bordit menaxhues (CEO) i grupit bankar slloven, thotë në një intervistë për “Monitor”, se hyrja në tregun shqiptar do të plotësonte praninë rajonale të NLB-së dhe do të forconte r...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Duam të hyjmë në Shqipëri për të plotësuar praninë tonë rajonale” appeared first on Revista Monitor.

Bilanci i një nisme që mbetet ende në letra

By: Mira Leka
2 February 2026 at 08:20

Kur ka kaluar thuajse një vit nga miratimi i “Paketës së Maleve” që synon të kthejë kapitalin e Diasporës dhe jo vetëm, si investim në malet shqiptare, bilanci mbetet ende në letër. Bashkitë kanë ecur me ritme të ngadalta në lidhje me shpalljen e zonave parësore, duke lënë të pakënaqur qeverinë, e cila ka vënë si kusht 1000 investime të synuara. Deri më tani vetëm 13 bashki i kanë shpallur këto zo...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bilanci i një nisme që mbetet ende në letra appeared first on Revista Monitor.

Çfarë nuk po funksionon me sistemet online

By: Mira Leka
2 February 2026 at 08:12

Ndërprerja e vazhdueshme e funksioneve të e-Albania gjatë muajve të fundit ka ngritur çështjen se çfarë nuk funksionon. Sipas konsultimeve me ekspertët, një kombinim faktorësh problematikë, nga zvarritja e tenderit të fiskalizimit, te përdorimi i zgjidhjeve open-source pa kontroll teknik nga AKSHI dhe dorëheqjet masive të teknikëve pas fillimit të hetimeve të SPAK ka çuar në problematikat e shumta...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Çfarë nuk po funksionon me sistemet online appeared first on Revista Monitor.

“Perëndimi” i Diellës

By: Mira Leka
2 February 2026 at 08:10

Si ambicia e qeverisë për digjitalizimin e administratës publike dhe kalimin e të gjitha shërbimeve online, që së fundmi u personifikua ministrja e parë online në botë, e pagëzuar me emrin “Diella”, nuk po arrin të krijojë një sistem të qëndrueshëm dhe të besueshëm për biznesin, pavarësisht se ka gëlltitur qindra miliona euro. Si u bllokua aktiviteti i bizneseve për të paktën tre javë dhe askush n...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Perëndimi” i Diellës appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Çipa në shkretëtirë

By: Mira Leka
31 January 2026 at 22:14

Arabia Saudite synon të ndërtojë qendrat e të dhënave më të lira në botë. Me tokë dhe energji të mjaftueshme në dispozicion, mbretëria mendon se ka gjetur avantazhin e saj, shkruan The Economist

 

Dy orë në jug të Xhedahut, në bregun e Detit të Kuq të Arabisë Saudite, parku diellor Al Shuaiba mbulon 50 kilometra katrorë shkretëtirë.

Faza e parë e projektit, e nisur në vitin 2024, prodhon 600 megavat energji elektrike me vetëm 3.9 halala saudite, pak më shumë se një cent, për kilovat/orë, gati një e njëzeta e kostos së prodhimit të energjisë në centralin bërthamor Hinkley Point C që po planifikohet në Britani.

Plani i Arabisë Saudite për gjithë këtë energji të lirë është ta përdorë për të furnizuar qendra gjigante të të dhënave për Inteligjencën Artificiale (IA).

Procesi i bërjes së pyetjeve dhe marrjes së përgjigjeve nga një sistem IA, përbëhet nga dy elemente: kostoja fikse e pajisjeve kompjuterike dhe kostoja e vazhdueshme e energjisë elektrike për t’i operuar ato.

Kursimi te pajisjet është një ekonomi e rreme, pasi çipat më të rinj dhe më të shtrenjtë janë zakonisht edhe më efikasë në ekzekutimin e algoritmeve më të mira.

Ofrimi i sistemeve IA më të lira, për rrjedhojë, varet nga përdorimi i energjisë më të lirë. Pikërisht këtu, Arabia Saudite beson se ka epërsinë.

Kjo strategji u kthye në përparësi kombëtare në maj të vitit 2024 dhe mbështetet nga sundimtari de facto i shtetit, Muhammad bin Salman, i njohur si MBS.

Një kompani e re, Humain, ka centralizuar përpjekjet nën drejtimin e Tareq Amin, kreut të Aramco Digital, krahu teknologjik i kompanisë shtetërore të energjisë.

“Ne nisëm me vrap, jo thjesht duke ecur”, thotë Amin.

Misioni i Humain lidhet ngushtë me strategjinë më të gjerë “Vision 2030” të Arabisë Saudite, që synon ta shkëpusë vendin nga varësia ndaj nxjerrjes së lëndëve fosile. Zbatimi i këtij vizioni, brenda kufizimeve ekzistuese, është “rreziku numër një”, thotë Amin.

“Nuk kemi zgjedhje. Duhet ta bëjmë këtë, nuk ka plan B”. I lindur në Jordani, Amin ka përballuar më parë sfida të mëdha, duke punuar në projekte infrastrukturore për Reliance Jio, një kompani indiane e telekomunikacionit, dhe për Rakuten, një konglomerat japonez.

 

Avantazhi saudit

Kushtet duken të favorshme. Qendrat e të dhënave kanë nevojë për energji për të funksionuar, tokë ku të ndërtohen dhe çipa për t’i mbushur. E para është pika e fortë e Arabisë Saudite. Edhe e dyta sigurohet lehtë.

Vendi është i madh dhe pak i populluar dhe, me mbështetje qeveritare, lejet e ndërtimit merren pa vështirësi. Në dy javët e para, thotë Amin, Humain identifikoi mbi 200 vende potenciale me akses në një furnizim energjie të kombinuar prej 15.6 gigavatësh, përfshirë katër parcela të mëdha të vendosura pranë burimeve të mjaftueshme të energjisë diellore.

Çipat kanë qenë më problematikë. Udhëtimi i shtetit drejt qendrave të të dhënave për IA nisi me një marrëveshje mes Aramco Digital dhe Groq, një kompani prodhuese çipash për IA, jo modeli xAI me emër të ngjashëm, për blerjen e gjysmëpërçuesve me vlerë 1.5 miliardë dollarë në shkurt.

Këta çipa janë të përshtatshëm për uljen e kostos së përdorimit të modeleve, duke e bërë më të lirë prodhimin e tokenëve, njësia bazë e përdorimit të IA.

Një token është një copëz teksti që përdorin modelet e Inteligjencës Artificiale për të përpunuar gjuhën. Shumica e produkteve komerciale të IA aplikojnë një tarifë për çdo token të përdorur në një pyetje, për shembull 1.25 dollarë për milion për GPT-5 të OpenAI, dhe një tarifë të veçantë për çdo token të prodhuar në përgjigje, rreth 10 dollarë për milion.

Oferta e Humain për kompanitë e IA është e thjeshtë: ekzekutoni modelet tuaja mbi energjinë saudite dhe prodhoni tokenët e daljes me një kosto shumë më të ulët se ajo që u faturohet klientëve.

Me energji të lirë dhe çipa efikasë, Humain arriti t’i shesë tokenët e daljes me rreth gjysmën e çmimit të tregut, thotë Amin.

Në nëntor, Humain siguroi çipat më të avancuar në treg. Një vizitë e MBS në SHBA, gjithashtu kryetar i Humain dhe fytyra e të cilit ndodhet në krye të faqes së saj të internetit, përfshiu një takim miqësor me Donald Trump, që hapi rrugën për një licencë importi prej 35 mijë çipash të nivelit më të lartë nga Nvidia, me një kosto rreth 1 miliard dollarë.

Kjo nuk mjafton për të mbushur më shumë se një qendër të vetme të të dhënave për llojin e kompanive të mëdha të IA që Humain synon të operojë, por përfaqëson një kthesë të fortë nga përpjekjet e mëparshme amerikane për ta mbajtur harduerin më të vlefshëm të llogaritjes për IA vetëm për aleatët më të afërt.

Pak më herët, AirTrunk, një ndërtues qendrash të të dhënave, kishte nënshkruar një marrëveshje prej 3 miliardë dollarësh me Humain për ndërtimin e një kampusi qendrash të të dhënave në vend.

Arabia Saudite nuk po ndërton vetëm qendra të të dhënave, por edhe po i përdor ato. ALLAM, një model IA në gjuhën arabe i ndërtuar me Autoritetin Saudit për të Dhëna dhe IA, një tjetër strukturë shtetërore, u është vënë në dispozicion nëpunësve civilë. Humain ka nënshkruar gjithashtu marrëveshje me kompani si Adobe për ta integruar këtë model në aplikacionet e tyre.

 

Ambiciet që vijnë më pas

Partneritete të tilla sugjerojnë se Arabia Saudite është në rrugën e duhur për të ndërtuar themelet e një sektori të qëndrueshëm të IA, thotë Derar Saifan, partner në firmën e konsulencës PwC.

Ai pret që vendi të hyjë në pesëshen e parë të qendrave globale të IA brenda pesë deri në shtatë vjetësh.

Sukseset e hershme e kanë rritur më tej ambicien e Humain. Amin tani flet jo vetëm për eksportimin e tokenëve ose trajnimin e modeleve, por për ndërtimin e një “sistemi operativ të IA për ndërmarrjet, i pari në botë”, një konkurrent i drejtpërdrejtë i Microsoft Windows, ku departamentet e burimeve njerëzore, financave dhe ligjore zëvendësohen nga agjentë IA dhe ndërfaqja ndërtohet rreth komandave për chatbotë, në vend të klikimit mbi ikona.

Është një vizion i guximshëm, ndoshta edhe utopik. “Nuk mund të anashkaloj afatet dhe kjo është ajo që më mban zgjuar”, thotë Amin. “Nuk po e nënvlerësoj aspak detyrën.”

The post Çipa në shkretëtirë appeared first on Revista Monitor.

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

By: Mira Leka
31 January 2026 at 22:12

Rreth 26.3 mijë apartamente e njësi të tjera banimi ishin të disponueshme për t’u dhënë me qira gjatë vitit 2025. Këto njësi gjeneruan një rekord të ardhurash prej 134 milionë eurosh, me rritje prej 23.4% nga viti i mëparshëm. Por, shtimi i konkurrencës ka ulur fitimin për apartament. Në të kundërt, çmimet e qirave afatgjata po rriten me ritme të larta, duke “shtrembëruar” tregun. Cilat janë qytetet ku biznesi i qirasë afatshkurtër është më i zhvilluar? Sa fitohet nga qiradhënia sipas muajve me ditë dhe afatgjatë? A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

 

Ornela Liperi

Familjet dhe individët po e shohin shtëpinë jo më si strehë, por si aset që duhet të punojë çdo muaj, qoftë përmes qirave afatshkurtra për turistët, ashtu dhe me kontrata afatgjata për banim.

Fitimi i shpejtë nga qiraja po duket gjithnjë e më joshës, duke ndryshuar dy vitet e fundit sjelljen e pronarëve, balancat e tregut të banesave dhe sidomos fitimet që po sjellin ato.

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion turistik bëri që shumë persona të jepnin shtëpitë me qira afatshkurtër, duke konkurruar hotelet, por edhe duke joshur shumë të huaj për shkak të çmimeve të lira ditore në krahasim me vendet e tjera të Europës.

Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, bëjnë të ditur se në gjithë vendin, mesatarisht në vitin 2025, jepeshin me qira 26.3 mijë apartamente përmes platformës së qiradhënies, Airbnb, nga 21 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 25.3%.

Kjo shifër përfaqëson gati 3% të totalit të njësive për banim në vend (rreth 1.08 milionë) sipas INSTAT, apo 6.1% të apartamenteve në pallate (432 mijë).

Numri i atyre që kanë zgjedhur të lënë shtëpinë në dispozicion të të huajve me ditë është rritur ndjeshëm. Në janar të vitit 2021, kur është dhe e dhëna më e hershme e disponueshme nga AirDNA, jepeshin me qira përmes Airbnb rreth 6.2 mijë apartamente apo njësi të tjera banimi, ose 4 herë më pak sesa sot.

 

Burimi: AirDNA

 

Shtimi i këtyre njësive ditore ka rritur të ardhurat që gjenerohen nga net-qëndrimet e shtetasve të tretë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të huaj. Sipas të dhënave nga AirDNA, në vitin 2025 nga qiradhënia në Shqipëri u gjeneruan gjithsej 134 milionë euro, një nivel rekord i regjistruar ndonjëherë në vend. Në krahasim me vitin e mëparshëm, të ardhurat janë rritur me 23.4%.

Zhvillimi është i dukshëm në dy vitet e fundit dhe përkon me rritjen e hyrjes së shtetasve të huaj në vend, që arriti në 11.7 milionë në 2024 dhe i ka kaluar 12 milionë në vitin 2025. Me çmimet ditore të qirave që janë më të lira sesa të hoteleve dhe numrit më të lartë të personave që mund të qëndrojnë në një apartament, kërkesa për këto njësi akomoduese mbetet e lartë.

Për krahasim me vitin 2021, ky treg qarkulloi vetëm 14.6 milionë euro.

 

Burimi: AirDNA

 

Sipas muajve, periudha nga qershori në shtator është ajo që gjeneron më shumë të ardhura, e lidhur me tendencën sezonale, ku shumë shtetas të huaj i drejtohen bregdetit.

Kulmin e shënon gjithnjë gushti, ku në vitin 2025 u arkëtuan 37.2 milionë euro, ose 24.4% e totalit.

 

Burimi: AirDNA

 

Në korrik dhe gusht 2024 jepeshin me qira ditore rreth 30 mijë njësi banimi në të gjithë vendin, me Airbnb. Kjo është dhe periudha me kërkesën më të lartë. 65-67% e këtyre njësive ishin të prenotuara të paktën një ditë gjatë këtij muaji, sipas AirDNA.

“Qiradhënia e shtëpive është një treg në rritje”, thotë Stela Dhami nga “Colliers International”. Ajo shton se përderisa ky treg nuk ka ndërhyrje, kjo tendencë do të vazhdojë.

“Është krijuar një nëntreg i ‘hotelerisë’ për turistët familjarë dhe rininë me buxhet të ulët, duke qenë se tipologjia e turistëve që tërheqim është low cost”.

 

Net-qëndrimet arrijnë rekord në vitin 2025

Lulëzimi i turizmit ka sjellë një rritje të fortë të net-qëndrimeve në strukturat që janë dhënë me qira nëpërmjet platformës Airbnb.

Në total, për 2025-n, u regjistruan 2.36 milionë net-qëndrime përmes kësaj platforme, me një rritje prej 22.8% me bazë vjetore.

Numri më i lartë i net-qëndrimeve shënohet në gusht, me 444 mijë, me rritje prej 28% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.

 

Burimi: AirDNA

 

Oferta në rritje uli çmimin ditor të qirave, duke filluar nga gushti

Të dhënat e AirDNA tregojnë se çmimi mesatar ditor në Shqipëri për një njësi banuese me qira luhatet nga 40.7 euro në mars në 73.4 euro në gusht.

Ndryshe nga sa ka ndodhur në vendet e tjera, çmimet nuk kanë shënuar ndonjë rritje të lartë vitet e fundit, për shkak të konkurrencës së lartë, që ka ardhur nga shtimi i apartamenteve të listuara.

Mesatarja prej 74 eurosh në gusht vjen si rrjedhojë e çmimeve të larta në njësitë bregdetare, kryesisht në Vlorë e Sarandë, që arrin në 86 euro në gusht, në Durrës, 80 euro/natë, ndërsa në Tiranë, qiraja mesatare ditore nuk e kalon maksimumin e 45 eurove edhe në kulmin e sezonit.

 

Burimi: AirDNA

 

Sipas të dhënave nga AirDNA, çmimi mesatar i qirasë ishte 56.71 euro në vitin 2025, me rritje prej 0.5% në krahasim me 2024-n.

Por, shtimi i konkurrencës në ofertat e shtëpive ka sjellë një tendencë rënëse të çmimeve, sidomos nga gushti deri në fund të vitit. Në gusht, qiraja mesatare ishte 73.4 euro, nga 74.7 euro një vit më parë.

 

Të ardhurat reale mujore janë në rënie me mbi 4%, kursi është një tjetër goditje

Kthimi efektiv nga qiraja ditore, në shumicën e rasteve, rezulton modest për shkak të konkurrencës së fortë në treg dhe tarifave të ulëta ditore. Megjithatë, në Shqipëri, vendimet për këtë lloj investimi shpesh nuk bazohen në analiza afatgjata të përfitimit.

Pronarë banesash dhe individë të tjerë iu bashkuan trendit, duke rritur ndjeshëm numrin e apartamenteve të ofruara për qira afatshkurtër, të nxitur nga bindja se kjo formë qiradhënieje garanton fitime të lehta dhe të shpejta.

Një apartament mund ta japësh me qira ditore nga 40 – 80 euro, por jo i gjithë muaji është i zënë. Sipas statistikave të AirDNA, norma e zënies varion nga 44% në tetor deri në 66% në gusht.

Mesatarisht norma e zënies ditore ishte 54% në vitin 2025, nga 55% një vit më parë. Kjo do të thotë se në një muaj, shtëpia është e zënë për 15 – 16 ditë, përveç muajve të verës, kur mund ta japësh edhe për më shumë se 20 ditë.

Treguesi RevPAR (të ardhura për qiranë e disponueshme), – i cili tregon të ardhurën reale ditore bazuar në arkëtimin e një muaji dhe që jep një ide më të qartë të shëndetit të tregut sesa shifrat e larta të të ardhurave totale, – në vitin 2025 luhatej nga 18.6 euro në nëntor në 48.5 euro në gusht, me këtë të fundit që rritet nga zonat bregdetare.

Për pjesën më të madhe të vitit, e ardhura ditore nuk i kalon 25 euro.

 

Burimi: AirDNA

 

Mesatarisht, në vitin 2025, treguesi i të ardhurave reale (RevPAR) ishte 30.7 euro, me rënie të lehtë (-1.4%), në raport me 31.1 euro, që ishte një vit më parë. Treguesi është më i lartë në Vlorë e Sarandë (37.5 euro), Golem (34.2 euro), Durrës (33.6 euro). Në Tiranë, fitimi mesatar neto ditor është 25 euro.

Me një mesatare të thjeshtë, e ardhura mujore nga qiradhënia ditore në Shqipëri është 900 euro në muaj, duke u luhatur nga 1125 euro në Vlorë e Sarandë, rreth 1000 euro në Golem e Durrës dhe 750 euro në Tiranë.

Kjo është një e ardhur bruto, pasi duhet të hiqen shpenzimet si pastrimi, energjia, amortizimi, kosto të tjera të riparimit e zëvendësimit të pajisjeve, etj., që mund të arrijnë nga 100 deri në 200 euro në muaj.

Një tjetër faktor që ndikon është euro. Mesatarisht, 1 euro u këmbye 97.8 lekë, nga 100.7 një vit më parë. Për krahasim, në vitin 2024, e ardhura mesatare ishte 933 euro (neto ditore 31 euro), e konvertuar në monedhën vendase ishte rreth 94 mijë lekë.

Në 2025-n, e ardhura neto mujore ishte 920 euro (31.7 euro në ditë) dhe e konvertuar me kursin e atij viti ishte rreth 90 mijë lekë.

Fitimi real ka rënë me 4.2%, i ndikuar si nga kursi, ashtu dhe kthimi ditor pak më i ulët.

 

Kthimi nga qiradhënia ditore

Mesatarisht, në 2025-n, e ardhura reale ditore nga qiradhënia përmes platformës Airbnb në rang vendi është 30.7 euro. E ardhura mujore nga qiradhënia ditore në Shqipëri është 900 euro, duke u luhatur nga 1125 euro në Vlorë e Sarandë, rreth 1000 euro në Golem e Durrës e 750 euro në Tiranë. Kjo është një e ardhur bruto, pasi duhet të hiqen shpenzimet si pastrimi, energjia, amortizimi, kosto të tjera të riparimit e zëvendësimit të pajisjeve, etj., që mund të arrijnë nga 100 deri në 200 euro në muaj. 

 

Burimi: AirDNA

 

Në praktikë, ky model i qiradhënies afatshkurtër funksionon më mirë për ata që e kanë kthyer qiradhënien në aktivitet të strukturuar, duke menaxhuar disa apartamente njëkohësisht dhe duke ulur kostot për njësi, ose për pronarët që disponojnë banesa në pronësi dhe nuk i përdorin vetë.

Një zgjidhje biznesi që e provuan shumë persona ishte të merrnin një njësi me qira mujore e ta jepnin atë me ditë, duke tentuar të fitonin nga diferenca.

Një prej tyre ishte dhe Erioni, i cili vendosi të merrte me qira një apartament në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, me qëllimin për ta dhënë më pas me qira ditore. Pagesa mujore e qirasë ishte 500 euro, ndërsa çmimi për natë luhatej mes 35 dhe 55 eurove.

Në praktikë, apartamenti arrinte të ishte i zënë jo më shumë se gjysmën e muajit. Përveç qirasë, shpenzimet fikse mujore varionin nga 150 deri në 200 euro, duke përfshirë energjinë, pastrimin, furnizimin me produkte bazë, zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara, si dhe komisionet e platformave Airbnb apo Booking, që shkonin nga 7% në 14%.

Të ardhurat mesatare mujore silleshin rreth 700 – 800 euro, ndërsa në muajt më të mirë të gushtit dhe shtatorit arritën deri në 1,100 euro.

Megjithatë, fitimi neto mbetej i kufizuar, nga 100 deri në 400 euro në muaj, një nivel që rezultoi i pamjaftueshëm për kohën dhe angazhimin e kërkuar. Sot, Erioni ka hequr dorë nga kjo përvojë dhe thotë se nuk do ta ndërmerrte më një nismë të tillë.

 

Airbnb, një konkurrent i fortë i hoteleve

Në fund të vitit 2024, sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor zuri 4.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave nga INSTAT. Deri në vitin 2017, akomodimi dhe shërbimi ushqimor kontribuonte më pak se 2% të PBB-së.

Në vlerë, akomodimi dhe shërbimi ushqimor prodhoi 176 miliardë lekë, ose gati 1.8 miliardë euro në vitin 2024, sipas INSTAT, duke arritur një nivel rekord, i ndikuar nga vrulli i turizmit.

Gjithsesi, të dhënat nga AirDNA tregojnë se sektori i turizmit të qirasë afatshkurtër ka marrë një zgjerim të madh, duke konkurruar dukshëm hotelet.

P.sh., të ardhurat e gjeneruara vetëm përmes qiradhënies nga platforma Airbnb në vitin 2024 ishin 135 milionë euro, ndërsa ishin mesatarisht rreth 26 mijë njësi banimi të listuara.

Krahas Airbnb është dhe platforma tjetër Booking, për të cilin nuk ka të dhëna të detajuara, por aktorët e tregut pohojnë se sjell më shumë qiramarrës dhe një pjesë e madhe e tij, përveç hoteleve, mbetet sërish informale.

Për krahasim, 12 hotelet më të mëdha në vend, qarkulluan së bashku në vitin 2024 rreth 10 miliardë lekë, ose 100 milionë euro, pothuajse sa platforma Airbnb në 2024-n (rreth 108 milionë euro).

INSTAT raporton se për vitin 2025, u shënuan gjithsej 9.6 milionë net-qëndrime në vend. Të dhënat e tjera të AirDNA tregojnë se vetëm përmes platformës Airbnb, kërkesa për net-qëndrime ishte 2.36 milionë, ose gati 25% e net-qëndrimeve të deklaruara zyrtarisht.

 

 

Lexoni edhe:

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira

Shtrembërimi i tregut, të gjithë drejt qirasë afatshkurtër, por rritet ajo afatgjatë në kryeqytet

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja

 

The post Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

❌
❌