10:00 Fitim Makashi në kujtesën e kinemasë
Nga Leonard Veizi
Në historinë e kinemasë shqiptare ka aktorë që kanë mbetur në kujtesë jo për zhurmën e roleve të mëdha, por për peshën e heshtjes, për qetësinë me të cilën mbartin dramën dhe për dinjitetin me të cilin qëndrojnë në ekran. Fitim Makashi është një prej tyre. Ai i përket atij brezi themeltar që e ndërtoi filmin shqiptar nga brenda, duke i dhënë fytyrë, zë dhe karakter një kinemaje që ende po kërkonte veten, gjuhën e saj artistike dhe figurën e aktorit me peshë dramatike.
I lindur mĂ« 10 prill 1944 nĂ« GjirokastĂ«r, qytet me traditĂ« tĂ« fortĂ« kulturore dhe shpirt letrar, Makashi e mori me vete qĂ« herĂ«t njĂ« ndjeshmĂ«ri tĂ« veçantĂ« pĂ«r karakterin, fjalĂ«n dhe heshtjen â elemente qĂ« do ta shoqĂ«ronin gjatĂ« gjithĂ« rrugĂ«s sĂ« tij artistike. NĂ« vitin 1963 nisi studimet nĂ« Institutin e Arteve, nĂ« degĂ«n e aktrimit, tĂ« cilat i pĂ«rfundoi nĂ« vitin 1967, duke u emĂ«ruar menjĂ«herĂ« pedagog â njĂ« tregues i qartĂ« i formimit serioz dhe i besimit qĂ« institucioni kishte tek ai.
Në këtë shkrim po sjellim disa nga batutat e roleve të tij në kinematografinë shqiptare, fragmente dialogësh që sot funksionojnë si dëshmi jo vetëm të personazheve që ka interpretuar, por edhe të një kohe, të një fryme dhe të një mënyre të të bërit film.
Karriera e tij si aktor nisi po nĂ« vitin 1967 me filmin âDuheli i heshturâ, njĂ« debutim domethĂ«nĂ«s nĂ« njĂ« kohĂ« kur kinemaja shqiptare po afirmohej si mjet narrativ dhe ideologjik.
-Motovedeta. Mërkul Kalos i ka ardhur e fejuara te porta.
-Mërkurit i erdhi pako.
Pas këtij roli, Makashi u bë pjesë e një vargu filmash që sot përbëjnë arkivin themelor të kinemasë shqiptare.
âPritaâ, prodhim i vitit 1968, nĂ« rolin e Sulos:
-O nĂ«nat⊠Nuk ka vdekur akoma shqiptari tĂ« shkelni mbi kĂ«tĂ« tokë⊠PĂ«r ty, Shaniko⊠Nuk kaloni dot ju derra⊠Nuk kaloni mbi kĂ«tĂ« gjak⊠Jo⊠joâŠ
âNjĂ«siti guerilâ, prodhim i vitit 1969, ku interpreton njĂ« prej anĂ«tarĂ«ve tĂ« rezistencĂ«s, i cili vritet nga trupat fashiste.
âNdĂ«rgjegjiaâ (prodhim i vitit 1972, nĂ« rolin e Petros:
-Ti guxon tĂ« mĂ« ngushĂ«llosh. Ti qĂ« je shkaktar i gjithĂ« kĂ«saj fatkeqĂ«sie. ShokĂ«, ju nuk e njihni mirĂ« atĂ«. Pandehni se Ă«shtĂ« krenaria e kolektivit tonĂ«. GĂ«njeshtar. Egoist. Do tâua tregoj tĂ« gjithĂ«ve punĂ«n e valvulĂ«s sĂ« paregjistruar. Pastaj le tĂ« ketĂ« guxim e tĂ« mburet me krenarinĂ« e tij profesionale.
âRrugicat qĂ« kĂ«rkonin diellâ, prodhim i vitit 1975:
-Sa mĂ« shumĂ« qĂ« heshtim, aq mĂ« shumĂ« vuajmĂ«. NĂ« traktin qĂ« lexova thuhet se çâduhet tĂ« bĂ«jmĂ«. Aty, vĂ«llezĂ«r, thuhet se vetĂ«m gryka e pushkĂ«s i lan hesapet me ata qĂ« na pijnĂ« gjakun.
âNĂ« fillim tĂ« verĂ«sâ, prodhim i vitit 1975:
-Postkomanda në Boras u asgjësua. Afrimi i çetës pranë fshatrave ka shkaktuar panik tek fashistët.
âIlegalĂ«tâ, prodhim i vitit 1976:
Ishte një nga djemtë e mëhallës, Xhevat Rahmiu. Bëri një sabotim në kantier, për pak e pësoi. Milua ka mendim të mirë për të.
âNga mesi i errĂ«sirĂ«sâ (1978), nĂ« rolin e Faslliut:
-Petrit, më bli një paketë cigare kur të kthehesh, se jam me shërbim.
âIntendentiâ (prodhim i vitit 1980), nĂ« rolin e Tomit:
-Lufta në prapavijë bëhet e ashpër pa krisma armësh, por edhe ne e shkrepim nga një herë. Dhe janë krisma të mprehta si tehe thikash.
âGjurmĂ« nĂ« kaltĂ«rsiâ, prodhim i vitit 1981, nĂ« rolin e Musait:
-MĂ« dĂ«gjo me vĂ«mendje. 505-sa do tĂ« ulemi bashkĂ«, mĂ« kupton. Fillo, rrotullohu djathtas. -Ruaje kursin. Stabilizoje. Humb lartĂ«si, llogarit uljen. Ruaje kĂ«ndin. Stabilizohu. Merre gazin. FrenoâŠ, freno. Rruaje qendrĂ«n, mos dil nga pistaâŠ
-O Musa, që nesër do të fillosh lejen. Të ikësh e të mos vish më beqar.
âTre njerĂ«z me gunaâ, prodhim i vitit 1985, nĂ« rolin e XhemĂ«s:
-Nuk mund tĂ« shkojmĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« time, do tâju çoj tek krushku im, Rizai.
âShpella e piratĂ«veâ, prodhim i vitit 1991:
-Ti me gjyshin tim keni dalë në det më të vegjël se ne. He, çfarë do thuash tani?
-E o derman, por sâkemi qenĂ« kurrĂ« kĂ«shtu si ju. Mua babai mĂ« lidhi me litar me kalpi pĂ«r kĂ«mbĂ« dhe mĂ« hodhi nĂ« det qĂ« katĂ«r vjeç. O dil, mĂ« tha, o mbytu.
âVdekja e kalitâ (prodhim i vitit 1992), nĂ« rolin e komandant Vangjelit:
Ajo dëshmi më ka tronditur, më ka lënë pa gjumë. Atje, në bankën e të akuzuarve, mund të isha unë. Por ne heshtëm. U treguam të zgjuar, prandaj jemi këtu. Ndërsa ai u tregua naiv.
Ajo që e dallon Fitim Makashin nuk është spektakolarja apo roli i zhurmshëm, por qëndrueshmëria e figurës, aftësia për të ndërtuar personazhe të besueshëm, shpesh të përmbajtur, me tension të brendshëm dhe gravitet moral. Ai i përket atij lloji aktori që nuk kërkon vëmendjen, por e fiton atë përmes seriozitetit dhe disiplinës profesionale.
Si pedagog dhe aktor njëkohësisht, Makashi ka qenë pjesë e një brezi që jo vetëm interpretoi, por edhe formoi aktorin shqiptar. Në këtë kuptim, kontributi i tij nuk matet vetëm me filmat ku ka luajtur, por edhe me gjurmën e heshtur që ka lënë në edukimin artistik dhe në kujtesën kulturore shqiptare.
