Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Main stream

Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: Më tha kam përgjimet…

By: e xh
28 January 2026 at 13:33

Ish-zv.kryeministër në kohën kur ndodhi 21 Janari 2011, Ilir Meta ka treguar disa episode që i paraprinë protestës ku humbën jetën katër persona.

Ai thotë se gjithçka nisi pasi i propozoi Dritan Priftit një rrokadë ku ky i fundit të kalonte në Ministrinë e Jashtme dhe vetë Meta të merrte Ministrinë e Ekonomisë.

Prifti, sipas rrëfimit të Metës, e pranoi fillimisht propozimin, por pasdite i tha ta rimendonte dhe se mund t’i nxirrte një përgjim.

Pas këtij mesazhi, sipas Metës, Prifti u shkarkua.

𝐋𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐢𝐬𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝟐𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟏𝟏

Dëgjova edhe një gazetar të njohur se kur atëherë për 700 mijë euro u bë name në 21 Janar, tani duhet të bëhet hataja kur flitet me dhjetëra milion euro, etj. (Kjo është përmbledhje sintetike e imja)

Nëse populli vërtet do ishte revoltuar për atë montazh të stërprovuar më 11 Janar do kishte dalë që atë natë në rrugë (siç ka ndodhur në Hungari e vende të tjera). Ja maksimumi ditën tjetër. Por 21 Janari ndodh vetëm 10 ditë pas publikimit.

Ndërkohë përgatitjen për 21 Janarin kishin nisur muaj më parë.

Pas një viti në krye të Ministrisë së Jashtme, pasi kishim përmbyllur me sukses çështje madhore si vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, si edhe liberalizimi i vizave pas takimit vendimtar të Sarajevës, por edhe pas zmbrapsjes së Projekt-Rezolutës së Serbisë në OKB kundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ramë dakord me Kryeministrin Berisha, për të bërë rokadë brenda 2 ministrive që drejtonte Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI).

Arsyeja kryesore ishte jo vetëm se unë i kisha përmbushur objektivat kryesorë në MPJ, por edhe se e kisha të pamundur të drejtoja në mënyrë efektive LSI-në, ndërkohë që po afronin zgjedhjet vendore.

Në një vit kisha kaluar gati 170 ditë jashtë shtetit.

Këtë vendim ia komunikova edhe zotërisë me të cilin do bëja rokadën.

Edhe pse i palumtur ai i mirëkuptoi argumentat e mia.

Por çuditërisht pasdite më mbërrijnë nja 2 sms të tij, ku më thoshte se nuk ishte dakord me këtë rokadë dhe se duhej ta vlerësoja edhe njëherë këtë ide se përndryshe ai kishte përgjime me mua.

Kaq mjaftoi që ai të “shkarkohej” pa u propozuar.

Këto mesazhe të tij ia kalova forëard Kryeministrit Berisha dhe i bëra të qartë që ky nuk mund të ishte Ministër i Jashtëm dhe i propozova Z. Edmond Haxhinasto, më një përvojë të çmuar diplomatike.

Kështu që shantazhi u shpërblye me shkarkim dhe jo me “negociata”.

Disa javë më vonë shantazhisti bëri të penduarin duke më kërkuar falje në celular dhe po kështu edhe takim i cili u zhvillua te “Piazza”.

Pasi kërkoi falje për “nxitimin” më solli një ofertë “fantastike” nga Edi Rama.

Thelbi i ofertës ishte që unë të bëhesha Kryeministër dhe ta bënim Qeverinë sipas dëshirës tonë dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të na mbështese pa kushte.

“O shoku, – e pyeta, “unë si do jem Kryeministër me 4 deputetë?”

Unë kisha mbi 60 deputetë si Kryeministër dhe u largova vetë se nuk mund të pranoja kushtet e pakicës parlamentare të Fatos Nanos.

Në fund, shantazhisti më tha se nëse unë bëhesha Kryeministër ai nuk do t’i nxirrte përgjimet.

Kuptohet që këtu biseda mbaroi “me sukses” sepse “i penduari” u bë recidivist.

Pak ditë më vonë një pronar mediash që ishte mik i përbashkët më kërkoi takim urgjent te “Rogneri”.

Kujtova se kishte ndonjë hall të tij, por ai kishte merakun tim.

Më tregoi një foto ku isha unë me shantazhistin në zyrën e këtij të fundit.

“Çfarë urgjence ka kjo?”, – e pyeta unë.

“Ma tha ai, – më tha pronari i medias, “dhe do e publikojë përgjimin nëse nuk e pranon propozimin”.

“Faleminderit prej teje, – i thashë, “por i thuaj atij të publikojë ç’të dojë dhe kur të dojë”.

Natyrisht shantazhisti duke menduar se unë e merrja për bllof kërcënimin e tij më kishte çuar lajmësin për të më treguar “provën” se nuk bënte bllofin.

Por si njeri i përgjegjshëm që e di shumë mirë se çfarë firmos, por edhe se çfarë them në çdo rrethanë, isha shumë i qetë dhe i sigurt se asgjë implikuese nuk mund të kishte në bisedat e mia.

Për të gjitha këto, natyrisht kam informuar Kryeministrin Berisha. Ndërkohë kisha marrë masat për zëvendësimin e tij si deputet, me deputet të Partisë Socialiste, në kohën që ai do të “dezertonte” nga shumica jonë.

Po kështu, gjatë Dhjetorit 2010 dhe fillim Janarit 2011, gati 90% të kohës e kalova në krye të Komitetit Qeveritar për Emergjencën për shkak të përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë.

Natyrisht edhe për shkak të lidhjeve të mia personale edhe me deputetë e funksionarë të Partisë Socialiste në këto dy zona, u informova për porositë që kishin marrë për të përgatitur njerëzit, që të bëheshin gati për një revolt të paparë, sepse do plaste një superskandal në media në fillim të Janarit.

Kështu, që montazhi i 11 Janarit nuk ishte aspak i papritur për mua dhe disa të tjerë.

Menjëherë në 12 Janar, në mëngjes, i nis një shkresë zyrtare Kryetares së Kuvendit, ku e njoftoja se hiqja dorë nga imuniteti im.

Pas këtij veprimi, dola në konferencë shtypi në Ministrinë e Ekonomisë, ku bëra publik heqjen dorë nga imuniteti si deputet dhe e ftoja Prokurorinë të hetonte rastin dhe po kështu iu përgjigja çdo pyetje të gazetarëve.

Ndërkohë, ditën tjetër, më 13 Janar, pranova ftesën e gazetarit të njohur, Blendi Fevziu, për të dalë në “arenë” me një panel analistësh që do i zgjidhte ai.

Pas një debati të flaktë dhe të pakompromis, pyetjes se a do jepja dorëheqje iu përgjigja se unë kam hequr dorë nga imuniteti dhe kjo mjafton.

Por ditën tjetër, sapo gdhiu dita, një i panjohur trokiti të më sillte një porosi nga jashtë, nga një mik i jashtëzakonshëm dhe shumë i informuar.

Porosia ishte se duhet të japësh sa më parë dorëheqjen dhe ti nuk duhet të jesh në zyrë (Ministri) kur të vriten njerëz, sepse situate është më e rënduar se ç’e mendon ti.

Duke patur besim absolut në integritetin dhe dashamirësinë e porosi-dërguesit, shkova menjëherë në zyrë dhe përgatitja dorëheqjen e parevokueshme nga Zv/Kryeministër dhe Ministër i Ekonomisë dhe shkova të takoja Kryeministrin Berisha për t’i bërë të ditur vendimin e ri, si domosdoshmëri për të lehtësuar pozitën e Qeverisë, si edhe për të sfumuar sa të mundej alibinë e gjak-kërkuesve.

Po kështu, i paraqita propozimin për zëvendësuesit e mi, nga postet e Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë dhe nga ajo ditë (pra një javë para 21 Janarit) nuk shkela më në atë ministry.

Po atë ditë, në mesdrekë, Asambleja e Partisë Socialiste shpalli 21 Janarin, si ditën e protestës dhe qametit.

Ndërkohë pak ditë para 21 Janarit, i panjohuri, u rishfaq, për të sjellë të dhëna të reja dhe një porosi të re për mua.

Të dhënat e reja ishin se situata po rëndohej pasi organizatorët po rekrutonin shumë elementë kriminalë në terren për 21 Janarin.

Po kështu, porosia e mikut nga jashtë ishte se më 21 Janar, unë nuk duhet të qëndroja në shtëpi pasi banesa mund të sulmohej nga elementë kriminalë.

Përgjigjia ime ishte falenderuese për mikun tim, për kujdesin e tij, por i thashë se nga zyra ika se nuk është e imja, por nga shtëpia nuk mund të largohem.

Pas kësaj, më 18 Janar kam bërë konferencë shtypi në selinë e LSI-së ku kam paralajmëruar Edi Ramën për të hequr dorë nga rekrutimi i elementëve kriminalë për të nxitur dhunë dhe gjakderdhje.

Të shqetësuar për mosvlerësimin e duhur të organizmit të “nëndheshëm” të protestës nga autoritetet ligjzbatuese në 20 Janar, i kemi dërguar një letër informuese Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të dhënat më shqetësuese që kishim ne si LSI.

Fatkeqësisht, dhuna nuk u parandalua në kohën e duhur edhe pse për ditë të tëra në televizione bëhej thirrje e hapur për dhunë dhe viktima.

Nuk ishin socialistët (anëtarët dhe simpatizantët) që sulmuan me dhunë (gura, hunj, etj) Kryeministrinë.

Socialistët ishin te ura e Lanës dhe përtej.

Por ishin të rekrutuarit dhe të importuarit që për 3-4 orë sulmuan pa rreshtur policinë derisa u konfrontuan me Gardën.

Parandalimi i elementëve kriminalë përpara mitingut, nuk kishte funksionuar.

As marrja e masave për shpërndarjen paqësore të demonstruesve.

Nuk është detyra ime të hetoj se përse nuk u parandalua një gjakderdhje e paralajmëruar me kohë.

Madje kjo duhej të hetohej në kohë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Por gjurmët e organizatorëve atëherë ishin shumë të freskëta dhe u duhej dhënë kohë për t’i “pastruar”.

Por, le t’i kthehemi disa të vërtetave, me video-montazhin që u përdor si alibi për të thirrur protestën.

Së pari, as një agjensi zyrtare e SHBA, Britanisë së Madhe etj, nuk pranoi të bëjë ekspertizën e videos, sepse e dinin më mirë se sa ne se çfarë ishte.

Së dyti, çuditërisht në vend që Prokuroria ta çonte videon te një ekspert audio, e çoi te një ekspert privat kompjuterash (pra video).

Ndërkohë, aty nuk ishte problem te video, pra se kush ishin dy personat.

Problemi i vetëm dhe kryesor ishte vërtetësia e bisedës të shoqëruar me titra dhe nëpërmjet edhe montimeve të bëra.

Pra, rastësisht eksperti amerikan, gjatë kërkimit të tij në orën e dorëzuar nga “denoncuesi i korrupsionit”, gjeti plot video të tjera të tij, të cilat ai i kishte bërë “delete” duke menduar se ishin zhdukur përgjithmonë.

Rekuperimi i tyre, përveç se ekspozonte plot politikanë, biznesmenë dhe gazetarë të përgjuar, jo vetëm në zyra, por edhe në shtëpi, evidentoi edhe një video ku dukeshin vërtet me sy 80 mijë euro që zotëria i merrte nga Zv/Ministri i tij në shtëpi.

Për këtë, Prokuroria u detyrua formalisht të niste një hetim, meqënëse eksperti amerikan ja kishte dërguar me procesverbal këtë rast.

Por te askush nuk e përmend dhe mirë bëjnë (b)analistët.

Le të vazhdojmë me hetimin tim.

Në mënyrë të qëllimshme, Prokuroria, shkelte vazhdimisht procedurat e hetimit duke shpresuar se unë do të kërkoja mbyllje me procedurë të çështjes në gjykatë.

Edhe pse ne kërkuam dhe insistuam që ekspertët tanë të ishin të pranishëm në çdo ekspertim që do përzgjidhte Prokuroria, kjo nuk ndodhi kurrë qëllimisht.

Çuditërisht, Prokurori që u caktua të drejtojë çështjen time, në periudhën e zbatimit të Reformës në Drejtësi, në kuadër të verifikimit të figurës, u shpall nga Autoriteti i Dosjeve, si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Por Gjykata më pas deklaroi se kishte qenë një person tjetër dhe kështu, zotëria u bë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që pagëzoi edhe Prokurorët e parë të SPAK-ut.

Tani le të kalojmë te Gjykata dhe vendimi i saj.

Dëgjojmë (b)analistë që thonë se Meta e dorëzoi imunitetin pasi kishte garanci te drejtësia, etj.

Dua t’ju siguroj se në jetën time nuk kam emëruar kurrë ndonjë prokuror apo gjykatës.

Së dyti, nëse unë apo Z. Berisha, do kishim kaq ndikim te drejtësia, përse do të zgjidhnim relator të çështjes Z. Dvorani, i cili dihet se është shumë militant partie edhe pse i njeh mirë ligjet?

Ja pra që ndërhyrje nuk mund të kishte.

Po kështu, unë mund të kisha kërkuar përjashtimin e Z. Dvorani nga relator dhe anëtar i trupës gjykuese, pasi ai kishte lidhje shumë të afërta me personin që më përgjoi mua.

Por unë nuk e bëra kurrë këtë.

Po kështu, nuk kërkova që çështja të mbyllej për shkak të shkeljes së procedurave nga Prokuroria, por i shkuam gjykimit me themel, deri në fund.

Rezultati, siç dihet, ishte 5 – 0.

Edhe vet relatori i çështjes, Z. Dvorani, votoi për pafajësinë time, si katër kolegët e tjerë.

Por për të “ngushëlluar” shokët e partisë bëri një shënim, se për kaq sa kemi parë dhe hetuar, është i pafajshëm, por mirë do ishte që të zgjasnin hetimet.

Pra nga dy vjet hetime, të vazhdonte pa mbarim, aq sa i duhej “Partisë”.

Me gjithë presionin që kishte nga njerëzit e Partisë Socialiste, Z. Dvorani, nuk votoi siç donin ata, në mënyrë që të kishte një votë kundër, të cilën socialistët do ta trumbetonin kudo, brenda e jashtë vendit, si vendim i “pakicës të pakorruptuar”, e përralla të tjera si këto.

Ndërkohë paralelisht, zotëria që më kishte përgjuar mua, ishte zhytur në telashe të mëdha, sepse i kishin dalë jashtë kontrollit videot e pafundme që i kishte bërë vetes me të tjerë.

Një njeri i papërgjegjshëm që rrinte afër meje në ato kohë, kishte vendosur një gjobë të rëndë duke përdorur një foto spekulative.

Përsëri, miku i përbashkët, që më solli foton në “Rogner”, më kërkoi takim urgjent në emër të tij.

Pa asnjë dëshirë, por për shkak se doja të dija të vërtetën, meqënëse ishte përmendur emri im nga gjobvënësi, i prita të dy, në një ekspozitë pikturash atë kohë, në Gjirin e Lalzit.

Pasi kërkoi falje për keqpërdorimin e përgjimit të tij nga Edi Rama për 21 Janarin, më sqaroi edhe rrethanat e gjobvënies nga ish–mbështetësi im, bazuar mbi një foto spekulative.

“Qetësohu, – i thashë, “se është si fotoja që më dërgove ti me këtë mikun e përbashkët në Rogner”.

“Asnjë lekë nuk je i detyruar t’i paguash askujt, – i thashë, “por video-montazhin tënd e paguan katër të pafajshëm me jetën e tyre”.

Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson

By: e xh
28 January 2026 at 13:22

Agjencia për Media dhe Informim njofton se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

Gent Gazheli lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet Zëvendësministër i Mjedisit. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson

Më herët, Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave. Ndërkohë, Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

Mungesa e Veliajt në bashkinë e Tiranës, Demo: Ndikon shumë, duhet lidership politik

By: e xh
28 January 2026 at 13:20

“Bashkia nuk mund të jetë thjesht një institucion demografik, por kërkon lidership politik e organizativ, ku roli i kryetarit të bashkisë të ndihet”. Kështu u shpreh Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Gjatë konferencës për shtyp, Demo tha se mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj është e ndjeshme për shkak të natyrës së vetë institucionit dhe rolit të kryetarit, ndërsa shtoi se ka pasur përpjekje nga bashkia për tejkalimin e kësaj periudhe.

Patjetër që shumë! Bashkia për vetë natyrën që ka dhe aq më tepër, për rolin që kryetari i bashkisë ka, patjetër që është aty për të drejtuar në qytet dhe merr besimin e qytetarëve.

Nëse do ta minimizonim këtë, nuk do të kishim nevojë për kryetar bashkie, por çdo komunitet, jo vetëm në Shqipëri, edhe në vende të cilat nuk kanë sistem demokratik, ka nivel vendor. Edhe nëse janë të emëruar, bëhen drejtues ose liderë të një komuniteti.

Roli i kryetarit të bashkisë duhet të ndihet. Bashkia është munduar të krijojë kushtet që këtë periudhë sfiduese ta kalojë në mënyrë të menaxhueshme në të mirën e qytetarëve që shërbimet mos të mungojnë, cilësia e shërbimeve mos të bjerë dhe investimet të vazhdojnë përpara. Bashkia nuk mund të jetë thjesht institucion demografik, kërkon edhe lidership politik e organizativ dhe në këtë kontekst, roli i kryetarit të bashkisë, ndihet”, u shpreh ai.

Aksidenti me 7 viktima në Rumani, ky është i riu shqiptar që humbi jetën

By: e xh
28 January 2026 at 13:09

Ky është Vasil Pilo, i riu shqiptar që humbi jetën ditën e djeshme në aksidentin tragjik në Rumani që i mori jetën edhe 6 personave të tjerë.

Mësohet se Vasil Pilo jetonte me familjen e tij në Alexandria të Imathias në Greqi vitesh. Miqtë e Vasilit tregojnë se ai ishte tifoz i zjarrtë i PAOK dhe ishte prezent në gjithë ndeshjet e skuadrës.

Aksidenti tragjik ku ai humbi jetën ndodhi në Timis të Rumanisë teksa ai dhe 9 tifozë të tjerë të PAOK po udhëtonin drejt Lionit për të ndjekur ndeshjen e ekipit grek në Europa League.  Furgoni në të cilin ndodhej Pilo u përfshi në aksident në autostradën pranë qytetit Lugoj.

Sipas autoriteteve rumune, furgoni tentoi të parakalonte një kamion, por gjatë rikthimit në korsinë e tij të ecjes u përplas me kamionin që i vinte përballë. Nga impakti i fortë furgoni fluturoi jashtë rrugës. Në aksident u përfshinë gjithsej katër mjete.

Gjashtë nga viktimat humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndërroi jetë teksa transportohej drejt spitalit. Tre të plagosurit, mes tyre një tjetër shqiptar u dërguan në spitalin e qytetit Lugoj dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Klubi i PAOK-ut ka shpallur zi dhe ka njoftuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kthimin e trupave dhe ndihmën ndaj të plagosurve.

Si NATO po përgatitet për luftë në arktik

By: e xh
28 January 2026 at 13:07

Norvegjia është vendi i parë perëndimor që ka ngritur zyrtarisht alarmin për fillimin e luftës në Arktik. Ministri i mbrojtjes i Norvegjisë tregon një nga hartat e tij të preferuara e cila tregon botën nga perspektiva e Arktikut.

Tore Sandvik thekson Gadishullin Kola të Rusisë, shtëpia e një prej arsenaleve më të mëdha bërthamore në botë, i cili ndodhet brenda Rrethit Arktik, pak matanë kufirit me Norvegjinë veriore. Rruga më e shkurtër e fluturimit të një predhe të lëshuar nga Kola drejt qyteteve kryesore të SHBA-së në të dy brigjet është mbi Arktik, afër Polit të Veriut dhe Groenlandës, shton ai.

“Një raketë balistike ndërkontinentale zbret me një shpejtësi prej 7 km në sekondë, i duhen 18 minuta nga lëshimi derisa të arrijë në një qytet të madh të SHBA-së,” tha ai. “Kjo është mbrojtja e atdheut,” shtoi ai. “Kjo është arsyeja pse po e vendosim këtë në tryezë për Presidentin Trump dhe kur të takohemi me aleatët. Kjo është mbrojtja e atdheut [për SHBA-në], për Londrën, për Parisin, për Berlinin, për të gjithë aleancën.”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kushtuar një vëmendje agresive dhe ndonjëherë të pakëndshme Groenlandës vitin e kaluar, me ndjekjen e tij të fuqishme të ishullit danez Arktik. Por, duke rënë dakord për një “kornizë” të një marrëveshjeje mbi ishullin më të madh në botë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, javën e kaluar, Trump e ka zhvendosur fokusin e aleancës te siguria e Arktikut – një temë që vendet nordike e kanë shtyrë përpara për dekada të tëra. Për pesë vendet nordike – të gjitha shtete arktike – kjo përfaqëson një shans për ta kthyer diskutimin gjeopolitik aty ku duan: kërcënimin që vjen nga Rusia.

Pothuajse të gjitha shtetet e Arktikut, përfshirë Rusinë, e ulën praninë e tyre ushtarake pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, duke mbyllur bazat. SHBA-të mbyllën disa në Groenlandë dhe Islandë. Por Rusia e filloi rigjallërimin ushtarak dhe ekonomik të Arktikut shumë më herët se fuqitë perëndimore, të udhëhequra nga Presidenti Vladimir Putin në vitet 2000.

Rusia kontrollon rreth gjysmën e masës tokësore dhe ujërave të Arktikut, duke i dhënë asaj gjurmën më të madhe nga tetë vendet me prani në rajon, që përfshijnë SHBA-në dhe Kanadanë, si dhe pesë vendet nordike.

Sot Moska ka më shumë se 40 objekte ushtarake përgjatë bregdetit të Arktikut, duke përfshirë baza ushtarake, fusha ajrore, stacione radari dhe porte.

Arktiku luan një rol kritik në doktrinën bërthamore të Moskës. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, aty ndodhet Flota Veriore e Rusisë, me bazë në Severomorsk në Gadishullin Kola, e cila operon gjashtë nga 12 nëndetëset bërthamore të vendit. Rusia gjithashtu mban një nivel të lartë gatishmërie në vendin e saj të testimit bërthamor në Novaya Zemlya, një arkipelag Arktik ku tetorin e kaluar testoi raketën e saj me energji bërthamore Burevestnik. Ajo gjithashtu po promovon përdorimin e Rrugës Detare Veriore, e cila kalon mbi Rusinë dhe ofron perspektivën e kohëzgjatjeve shumë më të shkurtra të transportit midis Kinës dhe Evropës, megjithëse numrat e trafikut janë nën objektiv.

Zyrtari më i lartë ushtarak i NATO-s, Admirali Giuseppe Cavo Dragone, i tha FT në tetor se Arktiku ishte “me interes të madh” për aleancën ushtarake, e cila ishte e angazhuar për ta mbajtur atë të hapur për lundrim të lirë dhe mundësi biznesi të reja, të tilla si minierat dhe eksplorimi i naftës dhe gazit. Përveç përpjekjes për të ripërqendruar vëmendjen e SHBA-së te kërcënimi nga Rusia, vendet nordike shpresojnë gjithashtu se vëmendja e përtërirë ndaj sigurisë së Arktikut do t’u lejojë atyre të tregojnë dobinë e tyre për Uashingtonin.

Ekzistojnë dy seksione të rëndësishme të detit ku NATO dhe Rusia do të luftonin për kontroll në çdo konflikt në Arktik: hendeku më i njohur GIUK midis Groenlandës, Islandës dhe Mbretërisë së Bashkuar; dhe i ashtuquajturi Hendeku i Ariut midis arkipelagut norvegjez të Svalbardit dhe kontinentit të tij, që përfundon pranë Gadishullit Kola.

Pjesa më e madhe e interesit në Arktik është monitorimi i asaj që mund të vijë nga ajri ose nën ujë, në vend të përgatitjes për veprim në tokë. “Grenlanda është e pamundur të ‘pushtohet’. Mund të pushtosh Nuuk-un. Por 95 përqind e saj është borë dhe akull, dhe nuk mund ta pranosh këtë”, tha një zyrtar danez.

Megjithatë, shumë në vendet nordike shqetësohen se ekziston një logjikë e paepur në militarizimin e Arktikut, deri më tani një nga rajonet e pakta të botës që mund të klasifikohej si “tensioni i ulët”. Ata theksojnë se rajoni është shtëpia e miliona njerëzve, shumë prej të cilëve indigjenë si në Grenlandë.

Netanyahu: Nuk ka rindërtim të Gazës pa çarmatosjen e Hamasit

By: e xh
28 January 2026 at 13:04

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli nuk do të lejojë rindërtimin e Gazës përpara se grupet terroriste të Hamasit të çarmatosen.

Netanyahu u shpreh se Izraeli do të ruajë kontrollin e sigurisë mbi Gazën dhe Bregun Perëndimor.

“Tani po përqendrohemi në përfundimin e dy misioneve të mbetura, çmontimin e armëve të Hamasit dhe demilitarizimin e Gazës nga armët dhe tunelet”, tha kryeministri në një konferencë për shtyp.

Kthimi i trupit të fundit të pengut izraelit, shënon fundin e fazës së parë të armëpushimit në Gaza. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ka nisur faza e dytë javën e planit, e cila synon të shohë korniza qeverisjeje afatgjata në Rripin e Gazës, si dhe rindërtimin e tij.

Krijimi i Bordit të Paqes u miratua nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së si pjesë e planit të Trumpit për paqe në Gazë. Zëdhënësi i OKB-së, Rolando Gomez ka deklaruar se angazhimi i OKB-së në bord do të jetë vetëm në këtë kontekst.

Vendet anëtare përfshijnë ndër të tjera, edhe Shqipërinë me Kosovën. Aleatë të tjerë të SHBA-së, si Britania, Franca dhe Italia, kanë thënë se nuk do t’i bashkohen bordit momentalisht.

Balluku”, Bardhi: Zvarritja Kuvend-Kushtetuese, strategji për të bllokuar SPAK

By: e xh
28 January 2026 at 13:02

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të marrë më shumë kohë për çështjen “Balluku”, si dhe shtyrjen pa afat të mbledhjes së Këshillit të Mandatave.

“Zvarritja e çështjes Balluku, si në Parlament ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, nuk është rastësi, por një operacion i koordinuar politik për të bllokuar SPAK-un dhe për të mbrojtur korrupsionin në majë të pushtetit. Mazhoranca socialiste dhe Edi Rama kanë zgjedhur zvarritjen si mekanizëm mbrojtës për Belinda Ballukun. Të njëjtën strategji ka ndjekur edhe Gjykata Kushtetuese, e cila dje shtyu pa afat vendimmarrjen për të pandehurën Belinda Balluku”, tha Bardhi.

“Sot, Kuvendi i Shqipërisë ka vijuar të njëjtën linjë: është shtyrë, pa asnjë arsye të ligjshme, mbledhja e Këshillit të Mandateve, me justifikimin se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse masa e re e sigurisë që kërkon SPAK ndaj Ballukut nuk ka asnjë lidhje me çështjen e pezullimit nga detyra. Si shtyrja nga Gjykata Kushtetuese, ashtu edhe shtyrja nga Kuvendi janë hallka të të njëjtit zinxhir mbrojtës, i komanduar politikisht nga Edi Rama. Për shkak se ka marrë një vendim pezullimi të vendimit të GJKKO-së, Gjykata Kushtetuese ka detyrimin ligjor të shqyrtojë këtë çështje me përparësi dhe të konkludojë me një vendimmarrje që zhbllokon veprimtarinë hetimore të SPAK. Çdo vonesë është shërbim i drejtpërdrejtë për Edi Ramën, për të blerë kohë kundër drejtësisë, dhe për të pandehurën Balluku, për prishje provash, intimidim dëshmitarësh dhe vijim të aferave korruptive me vlerë miliona euro”.

KE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet jashtë

By: e xh
28 January 2026 at 12:53

Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova.

“Sa i përket Kosovës, ajo ende nuk ka përmbushur kushtet ligjore për të pranuar pagesa, pasi që ende nuk ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor. Prandaj, Kosova nuk mund të përfitojë nga fondet e këtij instrumenti. Ne shpresojmë se kjo çështje të zgjidhet shpejt”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KE-së, Guillaume Mercier.

Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

Këto projekte janë të orientuara drejt përgatitjes së investimeve të ardhshme në sektorët e energjisë, furnizimit me ujë, inovacionit dhe kërkimit.

Sipas njoftimit të KE-së, fondet e ndara për projektet infrastrukturore pritet të mobilizojnë gjithsej 263 milionë euro investime përmes shtatë projekteve në sektorë me prioritet, përfshirë digjitalizimin, energjinë e pastër, kapitalin njerëzor, transportin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Projektet përfshijnë vendosjen e infrastrukturës së internetit me brez të gjerë në Shqipëri, përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, si dhe ndërtimin dhe rinovimin efikas energjetik të objekteve arsimore në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

Sipas KE-së, projektet do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare.

“Investimi te partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për afrimin e tyre me Bashkimin Evropian. Më shumë se dy vjet pas miratimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, kemi punuar – përfshirë edhe përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor – për t’i shndërruar zotimet në veprime konkrete. Nga përmirësimi i infrastrukturës deri te forcimi i zhvillimit të biznesit, këto investime krijojnë mundësi reale për qytetarët dhe e bëjnë BE-në një realitet të prekshëm në mbarë rajonin”, tha përmes një deklarate komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Paketa e re e mbështetjes përfshin kontribute investuese nga disa burime financimi të BE-së, përfshirë Instrumentin për Ndihmë të Para-Anëtarësimit (IPA), donatorët bilateralë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje.

“Paketa e sotme e financimit përfshin projekte investimi dhe projekte të asistencës teknike që u miratuan sot, duke forcuar më shumë përkushtimin e BE-së ndaj rritjes së qëndrueshme dhe ndërlidhjes rajonale në Ballkanin Perëndimor”, tha KE-ja.

Pas miratimit nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, projektet mund të kalojnë në fazën e zbatimit. Kjo nënkupton finalizimin e marrëveshjeve të nevojshme me institucionet partnere dhe përfituesit, nisjen e studimeve përgatitore për aktivitetet e asistencës teknike dhe përfundimin e procedurave të domosdoshme për realizimin e projekteve të sektorit privat. Pas përmbylljes së këtyre proceseve, mund të fillojë zbatimi i investimeve që mbështeten nga blloku./REL/

Rubio: Gati për aksion ushtarak nëse Venezuela nuk bashkëpunon

By: e xh
28 January 2026 at 12:45

Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio do të dalë sot para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senat, për të paralajmëruar SHBA-të se administrata e Donald Trump është gati të ndërmarrë një aksion ushtarak kundër Venezuelës, nëse qeveria e përkohshme e kësaj të fundit nuk bashkëpunon sipas  pritshmërive amerikane.

“Jemi të përgatitur të përdorim forcë për të siguruar bashkëpunim maksimal nëse metodat e tjera dështojnë,” thuhet në deklaratën hapëse të Rubios, të publikuar nga Departamenti i Shtetit, të cilës i referohen mediat amerikane. Sidoqoftë, Rubio shton se shpresa mbetet që ky aksion të mos jetë i nevojshëm.

Gjatë seancës, Rubio pritet tu dalë në mbrojtje disa nga vendimet më të debatueshme të presidentit Donald Trump në një kohë kur politika e jashtme amerikane po luhatet mes Amerikës Latine, Europës dhe Lindjes së Mesme.

Seanca fokusohet te Venezuela dhe operacionet amerikane pas aksionit të këtij muaji për kapjen e ish-presidentit Nicolas Maduro, i cili u dërgua në SHBA për t’u përballur me akuza për trafik droge. Rubio do të mbrojë gjithashtu goditjet ushtarake ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge dhe sekuestrimin e cisternave me naftë venezueliane.

“Nuk ka luftë kundër Venezuelës dhe ne nuk kemi pushtuar një vend,” pritet të thotë Rubio.“Nuk ka trupa amerikane në terren. Ky ishte një operacion për të ndihmuar zbatimin e ligjit” thuhet në deklaratën e tij.

Demokratët në Kongres kanë dënuar veprimet e Trump, duke thënë se ai po tejkalon kompetencat e tij kushtetuese. Shumica e republikanëve i kanë mbështetur këto veprime, por jo të gjithë.

Për pasojë, Dhoma e Përfaqësuesve rrëzoi me një diferencë të ngushtë një rezolutë që do ta detyronte Trump të tërhiqte trupat amerikane nga Venezuela. Administrata e tij këmbëngul se nuk ka trupa amerikane në terren, pavarësisht grumbullimit të madh ushtarak në rajon.

Ndërkohë, familjet e dy shtetasve nga Trinidadi, të vrarë në një sulm ndaj një anijeje, kanë ngritur padi, në atë që konsiderohet çështja e parë gjyqësore për vdekje të paligjshme nga kjo fushatë e Donald Trump. Që nga shtatori, të paktën 126 persona janë vrarë në dhjetëra sulme ndaj anijeve në Karaibe dhe Paqësorin lindor.

Në të njëjtën kohë që mban presionin ndaj atyre që i quan “narkotrafikantë”, administrata Trump po punon edhe për të normalizuar marrëdhëniet me presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodríguez.

Rubio pritet të bëjë të qartë se Rodríguez duhet të përmbushë kërkesat e Uashingtonit, përfshirë hapjen e sektorit energjetik për kompanitë amerikane, përdorimin e të ardhurave nga nafta për blerjen e mallrave amerikane dhe ndalimin e eksporteve të subvencionuara të naftës drejt Kubës.

Rodríguez deklaroi të martën se qeveria e saj dhe administrata Trump kanë vendosur “kanale komunikimi të respektueshme dhe korrekte”. Ajo tha se po punon me Trumpin dhe Rubion për një “axhendë pune”.

Sipas një organizate venezueliane për të drejtat e njeriut, 266 të burgosur politikë janë liruar që nga 8 janari. Trump i përshëndeti lirimet në rrjetet sociale si një “gjest të fuqishëm humanitar”.

Në një hap tjetër drejt rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Departamenti i Shtetit njoftoi Kongresin se planifikon të dërgojë personel shtesë diplomatik në Karakas, për të përgatitur rihapjen e ambasadës amerikane, e mbyllur që nga viti 2019.

Rubio pritet të takohet gjithashtu me lideren e opozitës venezueliane, María Corina Machado, e cila u detyrua të fshihej pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 dhe më pas u shfaq sërish për të marrë Çmimin Nobel për Paqen në Norvegji.

Skandali seksual, dorëheqje në nivele të larta shtetërore në Malin e Zi

By: e xh
28 January 2026 at 12:38

Prej gati një muaji, Mali i Zi po përballet me një skandal seksual që ka tronditur opinionin publik dhe skenën politike, pas publikimit të disa videove me përmbajtje intime që përfshijnë zyrtarë të lartë shtetërorë.

Ngjarja ka sjellë dorëheqje, akuza të ndërsjella dhe nisjen e hetimeve nga autoritetet.

Në fillim të vitit u publikuan disa video të Mirjana Pajkoviç, në atë kohë sekretare e Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve. Pamjet shkaktuan reagime të forta dhe çuan në dorëheqjen e saj. Pas saj, dha dorëheqjen edhe Dejan Vukshiç, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe këshilltar i sigurisë i presidentit të Malit të Zi.

Në videot e publikuara, Pajkoviç shfaqet në momente intime me një burrë, për të cilin janë ngritur dyshime se është Vukshiç. Paralelisht, në mediat online janë shpërndarë edhe fotografi të saj.

Pajkoviç njihej për praninë aktive në rrjetet sociale, ku ndante aspekte nga jeta private dhe profesionale, si dhe për deklaratat e saj mbi rolin e grave në politikë. Ajo ka theksuar shpesh se gratë në jetën publike përballen me presion dhe paragjykim, ndërsa pamja e tyre interpretohet padrejtësisht si mungesë serioziteti.

Pas shpërthimit të skandalit, në vëmendje u rikthye edhe një video e vitit 2022, ku Pajkoviç, e pyetur për udhëheqësin e saj të preferuar në Mal të Zi, përmendte emrin e Dejan Vukshiçit, i cili në atë kohë nuk ishte figurë e njohur për publikun. Në fund të vitit 2025, ajo kishte paraqitur tri padi ndaj tij.

Pajkoviç ka denoncuar në polici shpërndarjen e paautorizuar të materialeve intime, si dhe kërcënime dhe shantazhe. Ajo e ka cilësuar publikimin e videove si një formë dhune dhe shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Sipas saj, ka qenë për një kohë të gjatë nën presion dhe kërcënime për shkatërrimin e karrierës.

Në dokumentacionin e dorëzuar pranë autoriteteve, Pajkoviç ka përfshirë edhe një audioincizim, për të cilin pretendon se është zëri i Vukshiçit, ku dëgjohen kërcënime se “për të nuk ka jetë në Mal të Zi”.

Prokuroria Shtetërore në Podgoricë ka hapur dy procedura penale mbi bazën e kallëzimeve të saj. Hetimet janë ende në vijim.

Berisha në Strasburg: Partia-shtet po shkatërrojnë zgjedhjet në Shqipëri

By: e xh
28 January 2026 at 11:53

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha deklaroi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg se zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga dy fenomene madhore: partia-shtet dhe narkoshteti. Ai theksoi se, ndryshe nga zgjedhjet e lira që i shërbejnë shtetit të së drejtës, farsa zgjedhore prodhon efektin e kundërt.

Berisha akuzoi se krimi i organizuar ka shndërruar drogën në vota dhe votat në mbrojtje politike, duke përmendur deputetë të mbështetur nga kartele droge dhe bllokimin e drejtësisë. Lideri demokrat akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për pengimin e hetimeve dhe paralajmëroi për kapjen e institucioneve dhe keqpërdorimin e të dhënave shtetërore nga grupet kriminale.

Fjala e plotë:

Faleminderit, zonja Kryetare. Mendoj se çështja e zgjedhjeve në krizë, por edhe jashtë krizës, ka si pyetje më themelore këtë: a kemi zgjedhje apo një farsë zgjedhore. Zgjedhjet i shërbejnë shtetit të së drejtës; farsa zgjedhore ka efektin e kundërt.

Unë dënoj fuqishëm ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vendeve të tjera, por jam këtu gjithashtu për të denoncuar dy faktorë të tjerë madhorë që mund t’i shkatërrojnë zgjedhjet. Njëri prej tyre është shteti-parti ose partia-shtet, ashtu siç u tha këtu nga vëzhguesit, se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në klimën e një partie-shtet.

Problemi i dytë madhor është narkoshteti. Narkoshteti është një gjendje në të cilën droga dhe krimi shndërrohen në vota, dhe votat më pas shndërrohen në krime. 28 deputetë kanë hyrë në parlament të mbështetur nga kartelët më të fuqishëm të drogës. Pas kësaj, atyre iu dhanë 450 leje për hotele, motele, ndërtime dhe resorte turistike. Më pas, mandatet e tyre u përdorën për të bllokuar tërësisht Prokurorinë.

Prokuroria kërkoi arrestimin dhe heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres. Edi Rama; Kryeministri, i quajtur Ramaduro i Madh, e bllokoi iniciativën e Prokurorisë dhe nuk po e lejon. Pse? Sepse në çdo tre rreshta të këtij dosjeje gjendet emri i tij. E njëjta gjë po ndodh me AKSHI-n, Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë. Të gjitha të dhënat po eksportohen te bandat kriminale dhe banditët.

SHBA/ Sulmohet kongresmenia demokrate, ndalohet agresori në Minneapolis

By: e xh
28 January 2026 at 10:46

Përfaqësuesja demokrate në Kongresin amerika, Ilhan Omar u shënjestrua mbrëmjen e së martës, 27 janar, gjatë një fjalimi në Minneapolis, nga një burrë që e spërkati me një lëng të paidentifikuar, duke përdorur një shiringë. Agresoi u bllokua menjëherë nga rojet e sigurisë, dhe u shoqërua jashtë mjediseve ku zhvillohej takimi, ndërsa Omar, një objektiv i shpeshtë i sulmeve të Presidentit Donald Trump, vazhdoi fjalimin e saj, duke deklaruar: “Ne mbetemi të palëkundur përballë çdo gjëje që mund të na hedhin”.

Ndërsa politikania e krahut të majtë fliste nga një foltore, burri doli përpara dhe përdori shiringën për ta spërkatur me lëng. “Siguria dhe policia e Minneapolis arrestuan shpejt individin, i cili tani është në paraburgim”, tha zyra e Omar në një deklaratë. “Kongresmenja është mirë. Ajo vazhdoi tubimin e saj publik sepse nuk do t’i lërë ngacmuesit të fitojnë”. Eventi u mbajt në qytetin e saj të lindjes, Minneapolis, i cili është tronditur për javë të tëra nga operacionet e zbatimit të ligjit për imigracionin dhe vdekjet e dy personave që protestonin kundër tyre.

“Do të vazhdojmë, ata nuk do t’ia dalin mbanë me këtë,” deklaroi Omar menjëherë pas sulmit. “Duhet të shfuqizojmë një herë e mirë, zbatimin e këtyre ligjeve për imigracionin,” i kishte thënë ajo më parë turmës, duke shtuar se Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem “duhet të japë dorëheqjen”.

Ilhan Omar, një figurë e shquar e së majtës amerikane me origjinë somaleze, ka qenë prej kohësh një shënjestër e së djathtës amerikane, veçanërisht të Trumpit. Presidenti e përmendi atë përsëri të martën në një fjalim në Ioëa: “Ajo vjen nga një vend që është një katastrofë, nuk është as një vend, sinqerisht,” tha manjati, i cili ka intensifikuar sulmet e tij ndaj Somalisë për muaj të tërë.

Për televizionin ABC, Presidenti Donald Trump tha se Omar ishte “një mashtruese” dhe se kishte qenë ajo vetë që kishte organizuar sulmin.

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë

By: e xh
28 January 2026 at 10:01

Koreja e Veriut lëshoi ​​të paktën një predhë në Detin e Japonisë të dielën, tha ushtria e Koresë së Jugut, ndërsa Tokio tha se kishte lëshuar dy raketa balistike.

Roja bregdetare japoneze, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes, tha se dy raketat duket se e kishin përfunduar fluturimin e tyre, pa specifikuar se ku ranë.

Agjencia japoneze e lajmeve Jiji Press raportoi se ato ranë jashtë Zones Ekonomike Ekskluzive të vendit, duke cituar burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky është testi i dytë nga Pheniani që nga fillimi i vitit, pas një breshërie raketash më 4 janar, orë para se Presidenti i Koresë së Jugut Lee Jae-myung të nisej për një samit në Kinë dhe pak pasi SHBA-të arrestuan Presidentin Venezuelan Nicolas Maduro.

Testi vjen gjithashtu një ditë pasi i treti në komandë i Pentagonit, Elbridge Colby, vizitoi Seulin, duke e quajtur Korenë e Jugut një “aleat model”.

Koreja e Veriut ka shtuar testet e raketave në vitet e fundit . Analistët thonë se fushata synon përmirësimin e aftësisë së saj për të kryer sulme precize, duke sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut dhe duke testuar armët përpara se t’i eksportojë ato potencialisht në Rusi.

Pheniani po përgatitet gjithashtu të mbajë një kongres të Partisë së Punëtorëve të Koresë në pushtet në javët e ardhshme, i pari në pesë vjet.

Përpara takimit vendimtar, udhëheqësi Kim Jong-un ka urdhëruar “zgjerimin” dhe modernizimin e prodhimit të raketave të vendit.

Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve

By: e xh
28 January 2026 at 09:52

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohej kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, është shtyrë pa afat.

Anëtarët e Këshillit janë njoftuar mëngjesin e të mërkurës për këtë vendim, të marrë pasi Gjykata Kushtetuese kërkoi më shumë kohë për vendimmarrjen finale lidhur me çështjen “Balluku”.

“Duke vlerësuar se një shqyrtim i tillë synon garantimin e një procesi vendimmarrjeje të plotë, objektiv dhe në përputhje me parimet kushtetuese, me qëllim shmangien e cenimit të parimit të sigurisë juridike dhe garantimin e rregullsisë kushtetuese të veprimtarisë dhe vendimmarrjes së Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese nuk doli me një vendim lidhur me ankimin e Kryeministrit Rama të vendimit të Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra e ministrit Belinda Ballukun.

76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 në mbështetje të Veliajt: Cenim i demokracisë…

By: e xh
28 January 2026 at 09:11

Kryetarët e bashkive anëtare të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 shprehin shqetësimin e tyre të thellë për paraburgimin pa afat të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një letër të përbashkët, krerët e 76 bashkive e quajnë mbajtjen në paraburgim pa afat të Imamoglusë dhe Veliajt një “trend të rrezikshëm” që kërcënon demokracinë vendore në Ballkan dhe më gjerë.

Ata kërkojnë t’i jepet fund masës së paraburgimit ndaj tyre: “Thirrja jonë e qartë është t’i jepet fund paraburgimit pa afat të Kryetarit Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarit Erion Veliaj, dhe t’u lejohet të presin në liri procedurat ligjore, duke ushtruar njëkohësisht detyrat që u janë besuar nga qytetarët që përfaqësojnë”.

Sipas nënshkruesve të letrës, largimi nga detyra i zyrtarëve të zgjedhur pa një vendim përfundimtar “nuk është drejtësi” dhe minon vullnetin e votuesve. Ata i referohen edhe Raportit të tetorit 2025 të Komisionit të Venecias dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se ndalimi duhet të jetë masë e fundit dhe jo mjet për pengimin e mandatit.

Më poshtë letra e plotë e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40:

Letër e përbashkët: Qëndrim solidarizues për Demokracitë Lokale dhe dhënien fund të masës së paraburgimit për Kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Ne, të nënshkruarit kryetarë të bashkive të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40, nisma më e rëndësishme e rajonit të Ballkanit, e themeluar nën udhëheqjen e z. Ekrem İmamoğlu, Kryetar i Bashkisë së Stambollit, shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me shfaqjen e një trendi të rrezikshëm që kërcënon demokracinë vendore në Ballkan dhe në botë.

Pavarësisht përkatësive tona të ndryshme politike, ne jemi të bashkuar në ngritjen e alarmit për paraburgimin pa afat të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, President themelues i Rrjetit B40, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Presidenti i tretë i Rrjetit B40, si edhe të kryetarëve të tjerë. Largimi nga detyra i zyrtarëve të zgjedhur në mënyrë demokratike, pa një vendim përfundimtar, nuk është drejtësi. Ai minon vullnetin e votuesve dhe paraqet kërcënime të drejtpërdrejta për demokracitë vendore.

Raporti i tetorit 2025 i Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës paralajmëron shprehimisht se përdorimi i paraburgimit ndaj kryetarëve aktualë të bashkive përbën rrezik serioz për qeverisjen demokratike. Kur zbatohet pa afat, një paraburgim i tillë i privon në praktikë qytetarët nga përfaqësimi, duke i mënjanuar përfaqësuesit e zgjedhur prej tyre pa një procedurë të rregullt ligjore.

Sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndalimi duhet të mbetet një masë e fundit, jo një mjet për ta penguar ushtrimin e mandatit për arsye politike. Kur një kryetar bashkie i zgjedhur mbahet i ndaluar pa kusht ose pa gjyq, qytetarët mbeten pa përfaqësim, çka gërryen besimin e publikut dhe legjitimitetin institucional.

Është e qartë se ndalimi dhe procedurat gjyqësore që lidhen me Kryetarin Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarin Erion Veliaj nuk përputhen me parimet dhe standardet e sanksionuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të artikuluara në Raportin e tetorit 2025 të Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës.

Ne theksojmë çfarë nuk po kërkojmë. Ne nuk kërkojmë imunitet, as nuk komentojmë mbi thelbësinë e akuzave apo mbi fajësinë ose pafajësinë. Apeli ynë është i kufizuar, parimor dhe plotësisht në përputhje me standardet evropiane.

Thirrja jonë e qartë është t’i jepet fund paraburgimit pa afat të Kryetarit Ekrem İmamoğlu dhe Kryetarit Erion Veliaj, si edhe kryetarëve të tjerë të ndaluar, dhe t’u lejohet të presin në liri procedurat ligjore, duke ushtruar njëkohësisht detyrat që u janë besuar nga qytetarët që përfaqësojnë.

Drejtësia duhet të jetë transparente, proporcionale dhe respektuese ndaj zgjedhjes demokratike. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse t’i zbatojnë këto parime dhe të mbrojnë demokracinë vendore.

Ne, kryetarët e bashkive të nënshkruar më poshtë të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40, u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse të sigurojnë rivendosjen e mandateve demokratike dhe zbatimin e qëndrueshëm të normave evropiane në të gjitha rastet që kanë të bëjnë me zyrtarë vendorë të zgjedhur.

Qëllohet me armë zjarri 45-vjeçari në Shijak, në kërkim dy kushërinjtë

By: e xh
28 January 2026 at 09:07

Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Shijak mbrëmjen e së martës. Mësohet se 45-vjeçari është konfliktuar me dy kushërinj dhe më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armës.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, teksa dy kushërinjtë janë në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Netanyahu: Nëse Irani na sulmon, do përgjigjemi me një forcë që nuk e ka parë kurrë

By: e xh
28 January 2026 at 09:00

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të kundërpërgjigjet nëse sulmohet nga Irani.

“Nëse Irani bën gabimin e rëndë duke sulmuar Izraelin, ne do të përgjigjemi me një forcë që Irani nuk e ka parë kurrë”, tha Netanyahu në një konferencë për shtyp.

Komentet e Netanyahut vijnë vetëm disa ditë pasi ai zhvilloi bisedime në Izrael me këshilltarët e lartë amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Witkoff tha se në takimin e së shtunës u diskutuan “çështje më të gjera rajonale”, një referencë e mundshme për tensionet e larta SHBA-Iran dhe spekulimet se Uashingtoni dhe Tel Avivi mund ta sulmojnë ende Teheranin, ashtu siç bënë gjatë luftës 12-ditore në qershor.

Ndërkaq, një grup aeroplanmbajtësish amerikanë kanë arritur në Lindjen e Mesme të martën, ndërsa tensionet po rriten lidhur me një sulm të mundshëm ndaj Iranit, pas një shtypjeje brutale të protestave, që sipas grupeve për të drejtat e njeriut kanë lënë të vrarë mijëra persona.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha për Axios në një intervistë më 26 janar se situata me Iranin “po ndryshon” sepse ai ka dërguar një “flotë të madhe” në rajon, me një grup sulmues të udhëhequr nga aeroplanmbajtësi USS Abraham Lincoln, tashmë në ujërat e Lindjes së Mesme, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së.

Por, Trump shtoi se mendon që Teherani vërtet dëshiron të arrijë një marrëveshje.

“Ata duan të arrijnë një marrëveshje. Na kanë thirrur në disa raste. Ata duan të flasin”, citohet të ketë thënë Trump.

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me burg, pranoi dhurata të shtrenjta

By: e xh
28 January 2026 at 08:42

Një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi ish-zonjën e parë Kim Geun-hee me 20 muaj burg, pasi u shpall fajtore për pranim ryshfeti nga zyrtarët e Kishës së Unifikimit në këmbim të favoreve politike.

Gjykata e liroi Kim nga akuzat për manipulim të çmimeve të aksioneve dhe shkelje të ligjit për financimin e partive politike. Dënimi i saj u njoftua pas burgosjes së bashkëshortit të saj, ish-Presidentit Yoon Suk-yeol, i cili u shkarkua nga detyra vitin e kaluar për shkak të veprimit të tij për të shpallur gjendjen ushtarake në vitin 2024.

“E pandehura u dënua me një vit e tetë muaj burg”, tha gjykatësi Woo In-sung i Gjykatës së Qarkut Qendror të Seulit.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 15 vjet burg dhe një gjobë prej 2.9 miliardë wonësh (2 milionë dollarë) për akuzat kundër saj, të cilat përfshinin pranimin e çantave luksoze Chanel dhe një gjerdan diamanti nga Kisha e Unifikimit në këmbim të favoreve politike.

Gjykata vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur atë fajtore për manipulim të çmimeve të aksioneve dhe shkelje të ligjeve mbi financimin e partive politike.

Kim i kishte mohuar të gjitha akuzat. Avokati i saj tha se ekipi i tij do ta shqyrtonte vendimin dhe do të vendoste nëse do ta apelonte dënimin për ryshfet.

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe ashpërsim i masave për parkimin dysh

By: e xh
28 January 2026 at 08:34

Në orët e para të së mërkurës, Kuvendi miratoi paketën e ndryshimeve në Kodin Penal.

Ndryshimet u miratuan me 85 vota pro nga mazhoranca. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, teksa prezantoi ndryshimet, sqaroi se ndryshimet vijnë në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit, duke afruar më tej legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Dy ndryshimet kryesore janë ashpërsimi i sanksionit penal për parkimin dysh dhe dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët, duke i dhënë imunitet vetëm këtyre të fundit nga procedimi penal për veprën penale të shpifjes.

Kuvendi miratoi gjithashtu ndryshimet ligjore “për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve”, me 85 vota si dhe Projektligji “Për organet e qeverisjes në drejtësi”. Kuvendi miratoi me votat e socialistëve edhe ligjin për komisionet hetimore dhe mediat audiovizive.

Gjatë seancës plenare u miratuan gjithashtu:

  • Akti normativ për ndryshimet në ligjin e Buxhetit 2025
    • Projektligji për bashkëpunimin strategjik
    • “Shqipëria në Traktatin për Pronësinë Intelektuale”
    • Projektligji “Për tregtinë e pronësisë intelektuale”
    • Projektligji “Për shërbimet e agjencive të udhëtimit
    • Projektligji “Për tregtinë e paligjshme të duhanit”
    • Projektligji “Për ndryshimin e Kodit Penal”
    • Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”
    • Projektligji “Për organet e qeverisjes në drejtësi”
    • Projektligji “Për dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje”
    • Projektligji “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”
    • Projektligji “Për importin dhe eksportin e armëve”
    • Projektligji “Për organizimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”
    • Projektligji “Për Mediat Audiovizive”.

Bordi i Paqes, mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës ndërkombëtare

By: e xh
28 January 2026 at 08:31

Bordi i Paqes ka publikuar pranimin e Shqipërisë si një anëtare themeluese të organizatës ndërkombëtare të Paqes dhe Stabilitetit, në nivel global.

Ky hap historik vjen si rezultat i angazhimit të Shqipërisë për mbrojtjen e vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe integritetit territorial, duke kontribuar kështu në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Në një postim të Bordit të Paqes, në X thuhet: “Bordi i Paqes mirëpret Shqipërinë si një anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje.

❌
❌