Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 2026Main stream

Deputetët e opozitës me kongresmenin Turner: Shqipëria e ka jetike të përkushtohet në prioritetet e Trump

By: redi
5 February 2026 at 19:59

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut Jorida Tabaku dhe deputetja Albana Vokshi, gjate vizitës në Uashington, u takuan me kongresmenin Michael R. Turner, i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë Komitetit e Inteligjencës në Kongres. Ata theksuan nevojën e forcimit të partneritetit mes…

Source

Qarkullimi i monopatinave? Ministrja Koçiu: S’ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit

By: redi
5 February 2026 at 19:31

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar lidhur me situatën e qarkullimit të monopatinave në vend. Koçiu sqaron se udhëzimi për ndalimin e qarkullimit të patinave është në fuqi dhe se nuk ka asnjë vendin për heqjen e masës së ndalimit. Postimi i plotë E PAVËRTETË! Udhëzimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi. Nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të…

Source

Saimir Kadiu rikthen intervistën nga Camilleri: Në Itali kemi dy milionë analfabetë. Kur votojnë ku i kanë bazuar bindjet?

By: redi
5 February 2026 at 19:09

Saimir Kadiu ka ndarë me ndjekësit një intervistë të viti 2010 e autorit italian Andrea Camilleri, i cili ka thënë asokohe se në Itali janë dy milionë analfabetë. Pyetja që u parashtrua asokohe është se në çfarë i kanë bazuar bindjet e tyre kur kanë votuar? ”Në televizion. Kjo është arsyeja pse është absolutisht thelbësore për ata që janë në pushtet që informacioni të jetë i qartë…

Source

Tragjedia në Itali e familjes Kola, i afërmi jep detaje rrënqethëse: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar

By: redi
5 February 2026 at 18:53

Një familje e tërë shqiptare humbi jetën brenda banesës së tyre mbrëmjen e së mërkurës në qytezën Porcari të Italisë. Viktimat janë kryefamiljari Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 43 vjeç, si dhe dy fëmijët e çiftit, Hajdari 22 vjeç dhe vajza Xhesika, 15 vjeç. Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve italiane, shkak për vdekjen e tyre dyshohet të ketë qenë asfiksia nga monoksidi i…

Source

Kryeparlamentari Niko Peleshi pjesë në Mëngjesin e Lutjeve në Amerikë, i pranishëm edhe Presidenti Trump

By: redi
5 February 2026 at 18:40

Mëngjesi i 74-t Tradicional i Lutjeve u zhvillua sot, më 5 shkurt, në Washington, si një nga ceremonitë më të rëndësishme vjetore që bashkon lidershipin ndërkombëtar për reflektim, dialog dhe lutje. Ky aktivitet zhvillohet që nga viti 1953 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çdo të enjte të parë të shkurtit. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, mori pjesë në këtë ceremoni duke theksuar rëndësinë e…

Source

Kulluri: Listat e mbyllura dhe vota e diasporës, dy autogolat e PD në zgjedhjet e 11 majit

By: redi
5 February 2026 at 18:35

Analisti Edvin Kulluri e quan autogol nga Partia Demokratike marrëveshjen që bëri me maxhorancën e kryeministrit Edi Rama për Reformën Zgjedhore dhe kjo për dy pika. Sipas tij ata janë listat e mbyllura dhe votimi i diasporës, që edhe çuan në humbjen e PD në zgjedhjet e 11 Majit 2025. ”Lstat e mbyllura që ishte një avantazh shumë i madh që iu dha Ramës në tavolinë dhe vota e diasporës për…

Source

Aksident fatal në Bathore, shoferi përplas këmbësoren

By: redi
5 February 2026 at 18:22

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të enjte në Bathore. Sipas policisë, këmbësorja rreth 65 vjeçe ka humbur jetën në spital. ”Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital”, njofton policia. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në…

Source

Ish-presidenti Moisiu në spital, mjekët ndërhyjnë me një pajisje për të ndihmuar zemrën

By: redi
5 February 2026 at 17:59

Ish-presidenti Alfred Moisiu prej ditës së mërkurë (4 shkurt) ndodhet në spitalin Nënë Tereza, pasi ka probleme me frymëmarrjen. Gjendja paraqitet e qëndrueshme, ndërsa mjekët e ekipit të aritmologjisë, pas konsultës ditën e sotme kanë vendosur që një pacemaker me dy dhoma. Pacemaker është një pajisje mjekësore që ndihmon zemrën të rrahë rregullisht, kur ritmi i saj është shumë i ngadalshëm ose i…

Source

Kanceri, mbi 7 mijë raste të reja në vit. Janë meshkujt më të prekurit

By: redi
5 February 2026 at 17:35

Në Shqipëri mbi 7 mijë persona janë prekur nga kanceri vetëm vitin e fundit. Këto sëmundje zënë vendin e dytë pas atyre kardiovaskulare edhe sa i përket humbjeve të jetës. 16% e vdekjeve në vendin tonë kanë shkak fillestar sëmundjet kancerogjene. Gjatë prezantimit të të dhënave deri në vitin 2024 ekspertët folën për rritje të disa sëmundjeve tumorale edhe për shkak të stilit të jetës.

Source

“O Zot ndihmoje”, Labi i shokuar nga vallëzimi i Londrimit

By: redi
5 February 2026 at 17:31

Mëngjesi i sotëm në shtëpinë e BBVK4 u shoqërua me mot me diell, gjë që duket se ndikoi drejtpërdrejt në disponimin e banorëve. I frymëzuar nga energjia e mëngjesit dhe muzika që u dëgjua në shtëpi, Londrimi nuk hezitoi të kërcejë, duke sjellë gjallëri dhe humor në ambientet e përbashkëta. Jo të gjithë e pritën mirë këtë moment. Kërcimi i Londrimit nuk u pëlqye aspak nga Labi, i cili reagoi ftohtë…

Source

Ministrja Spiropali merr pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, i pranishëm edhe Presidenti Trump

By: redi
5 February 2026 at 17:21

Në vijim të vizitës zyrtare në Amerikë, ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka marrë pjesë në Mëngjesin Tradicional të Lutjeve, një ngjarje me karakter solemn që mblodhi figura të larta politike, shoqërore dhe fetare në Washington. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Mesazhi qendror i aktivitetit theksoi rëndësinë e besimit si një vlerë…

Source

Lufta ndaj kancerit, ministrja Sala: Tre akseleratorë linearë dhe aparat i ri për brakiterapinë

By: redi
5 February 2026 at 15:46

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala mori pjesë sot në forumin “Kontrolli i kancereve në Shqipëri: Parandalim, Depistim dhe Kujdes ndaj pacientit”, organizuar në kuadër të Ditës Botërore të Kancerit. Në fjalën e saj, Sala tha se “kanceri është një sfidë e përbashkët e gjithë shoqërisë dhe si i tillë, kërkon një qasje multidimensionale, por të mirëkoordinuar.

Source

Ministrja Koçiu: IOM është një partner kyç për forcimin e politikave të migracionit

By: redi
5 February 2026 at 15:39

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi këtë të premte një takim me William David Womble, koordinator i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) për Ballkanin Perëndimor. Koçiu theksoi se ndërsa Shqipëria avancon drejt integrimit europian, bashkëpunimi me partnerë si IOM mbetet kyç për forcimin e politikave të migracionit në përputhje me standardet europiane.

Source

VIDEO/ Rama bën homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë dhe i familjes sonë

By: redi
5 February 2026 at 15:14

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tyre Zaho Rama, kanë zhvilluar homazhe në varrin e Papa Françeskut gjatë vizitës në Selinë e Shenjtë. Përmes një mesazhi në Facebook, kreu i qeverisë e ka cilësuar Papa Françeskun si një mik të paharruar të Shqipërisë dhe të familjes së tij. Po ashtu kryeministri thotë se Ati i Shenjtë nuk harronte kurrë të lutej për…

Source

Zv/kryeministrja Belinda Balluku: Skema Kombëtare 2026, mbështetja më e madhe ndonjëherë për fermerët

By: redi
4 February 2026 at 22:11

Zv/kryeministrja Belinda Balluku zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me fermerë dhe blegtorë nga Fieri, Mallakastra, Patosi dhe Roskoveci, ku u diskutuan sfidat e përditshme të sektorit bujqësor, vështirësitë që hasin në terren dhe mënyrat për t’i kapërcyer ato përmes bashkëpunimit dhe politikave mbështetëse. Gjatë takimit, Balluku theksoi se Skema Kombëtare 2026 vjen këtë vit me një buxhet…

Source

Forumi për dialogun politik, Alimehmeti: Duhet për bashkimin e opozitës shqiptare

By: redi
4 February 2026 at 22:09

Një nismë pozitive dhe të nevojshme e ka cilësuar demokrati Ilir Alimehmeti iniciativën e politologut Ermal Hasimja për bashkimin e opozitës, në një kohë ku sipas tij qeveria punon vetëm për goditjen e opozitës. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e funksionimit të drejtësisë në kohë, duke u ndalur edhe te rasti i zv.kryeministres Balluku. ”Parimi për mua është i thjeshtë. një drejtësi e vonuar…

Source

Yesterday — 4 February 2026Main stream

Zogaj për debatin mbi pagat e gjyqtarëve: Kërkesat mbështeten në hapësira ligjore

By: redi
4 February 2026 at 21:48

Analisti Preç Zogaj komenton debatin mbi pagat e gjyqtarëve dhe kuadrin ligjor që rregullon rritjen e tyre. Për të sistemi aktual i pagave funksionon mbi bazën e referencave që ndikojnë njëra-tjetrën, por gjyqtarët kanë konstatuar se paga e tyre nuk është rritur sipas këtij mekanizmi. Zogaj theksoi se sa herë që ekzistojnë hapësira ligjore për përfitime, do të ketë gjithmonë individë që do t’i…

Source

Alarmi i kuq ndez shtëpinë e BBVK4, Vëllai i Madh dënon banorët

By: redi
4 February 2026 at 21:37

Banorët e ”Big Brother Kosova Vip 4” janë treguar të shkujdesur për sa i përket rregullave. Ata janë parë të flasin me mikrofon, të mos respektojnë rregullat dhe thirrjet e Vëllait të Madh. Një pjesë e tyre, sidomos Aurora, kanë dhënë informacion nga jashtë. E për shkak të sjelljeve të përsëritura, masat kanë qenë të pashmangshme. Alarmi në shtëpi e ka zbritur çmimin e madh për 10,000…

Source

❌
❌