Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 2026Main stream

15-vjeçari tenton të vrasë me armë mësuesin në Uells, arrestohet

5 February 2026 at 21:45

Një djalë 15-vjeçar u arrestua sot në 5 shkurt nga policia nën dyshim për tentativë vrasjeje pas një incidenti në Milford Haven Comprehensive School në Pembrokeshire, Uells. Incidenti ndodhi të enjten rreth orës 15:20, kur nxënësi tentoi të sulmonte një mësues me armë.

Policia e Dyfed-Powys tha se menjëherë pas ngjarjes, shkolla u vendos nën bllokadë, për të siguruar nxënësit dhe stafin. Mësuesi i sulmuar po merr trajtim mjekësor për lëndimet e marra. Asnjë nxënës nuk u dëmtua dhe shumica tashmë kanë shkuar në shtëpi. Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës në Uells tha se u thirrën në vendngjarje dhe një pacient u transportua në spital. Policia vijoi të qëndrojë në shkollë për hetime.

Këshilli i Pembrokeshire konfirmoi se të gjithë nxënësit janë të sigurt dhe se çdo aktivitet pas shkollor për këtë mbrëmje është anuluar. Incidenti është nën hetim dhe se oficerët po punojnë për të kuptuar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal. Autoritetet po bëjnë thirrje që prindërit dhe komuniteti të qëndrojnë të qetë dhe të lejojnë policinë të kryejë hetimin.

Sllovenia shqyrton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

5 February 2026 at 21:15

Sllovenia po përgatit një projektligj që do të ndalojë aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç, tha zëvendëskryeministri slloven Matej Arkon në një konferencë për shtyp të martën. Sllovenia, me një popullsi prej rreth 2 milionë banorësh, ndjek shembullin e Spanjës dhe vendeve të tjera që kanë propozuar ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga adoleshentët , në një shenjë të një forcimi të qëndrimeve në Evropë ndaj teknologjisë që disa thonë se është projektuar të krijojë varësi.

Arkon tha se Ministria e Arsimit ka marrë iniciativën, duke u mbështetur në përvojën e vendeve të tjera, dhe se ekspertë në arsim dhe teknologji dixhitale do të përfshihen gjithashtu në hartimin e projektligjit që synon mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve.

“Ka qenë një çështje shumë ‘e nxehtë’ në të gjithë botën dhe në Evropë në javët dhe muajt e fundit, dhe me këtë, ne si qeveri po tregojmë se kujdesemi për fëmijët tanë”, tha Arkon pas një mbledhjeje të kabinetit.

Ai vuri në dukje se qeveria dëshiron të rregullojë rrjetet e mediave sociale ku ndahet përmbajtja, duke përmendur ndër të tjera TikTok, Snapchat dhe Instagram.

Spanja dëshiron të ndalojë mediat sociale për adoleshentët nën moshën 16 vjeç. Vende të tjera, përfshirë Britaninë dhe Francën, po shqyrtojnë gjithashtu masa më të ashpra në mediat sociale, pasi Australia në dhjetor u bë vendi i parë që ndaloi aksesin në platforma të tilla për fëmijët nën moshën 16 vjeç.  / abcnews.al /

“Listat e anëtarësisë duhet të hapen”, Ervin Salianji: ‘Sallat’ sollën protestën para Kryeministrisë

5 February 2026 at 21:01

Ervin Salianji tha për Real Story se opozita duhet të ketë epërsi morale ndaj qeverisë, duke theksuar se kjo arrihet vetëm duke qenë ndryshe nga kryeministri Rama.

Sipas tij, nëse Berisha ndihet i sigurt për mbështetjen që ka, duhet të lejojë hapjen e listës së anëtarëve, pasi e vetmja mënyrë për t’u sfiduar është vota.

Salianji theksoi se do të vijojë të jetë pjesë e Partisë Demokratike dhe se nuk ka asnjë problem me kolegët e tij. Ai shtoi se në PD kanë nisur të ndodhin disa ndryshime dhe se këto lëvizje kanë sjellë protesta para qeverisë.

“Opozita duhet të ketë epërsi morale mbi qeverinë, ne e kërkojmë këtë duke qenë ndryshe nga Rama. Në Himarë isha para një jave, ku u përjashtua e tërë partia për të zgjedhur dikë me 17 vota, këtu ka një problem.

Ka disa që thonë se Berisha ka 500 mijë vota, çfarë shqetësimi ka që do të përjashtojë listën e anëtarëve. Lidershipi përcakton kush janë anëtarët, një parti ka detyrimin të rrisë numrin e anëtarëve.

Këtu bie analiza se janë 500 mijë vota. Nëse Berisha ndihet i sigurt te mbështetja që ka, duhet të hapë listën e anëtarësisë. Nëse ka ndonjë mënyrë si sfidohet Berisha, është vota. Unë do të jem në PD, s’kam asnjë problem me kolegët. Duhet t’i hyjmë dhe të bëjmë përpjekje, deri tani kanë ndryshuar disa gjëra në PD. Këto salla e kanë bërë që të ketë protesta para qeverisë.

Nëse kishte një mbiarsye për të dalë populli në protestë, ishte vjedhja e zgjedhjeve. E kam kërkuar të dalin në protestë ditën e parë që u bë konstituimi. Kjo lëvizje i ka sjellë disa të mira. S’më kanë ndaluar dot kur kam qenë në burg, jo më tani.”  / abcnews.al/

Reshjet e dëborës/ ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, ekziston rreziku i riaktivizimit të ortekëve

5 February 2026 at 19:20

Qarkullimi në Qafë Thore është aktualisht i hapur

Vijon puna për pastrimin e borës që po bie, si dhe monitorimi i vazhdueshëm i situatës për shkak të rrezikut të mundshëm nga ortekët.

Mjetet që kanë nevojë të lëvizin, këshillohen të qarkullojnë tani, me qëllim shmangien e lëvizjeve gjatë orëve të vona të natës

Reshjet e borës po vazhdojnë dhe, nëse shtohen gjatë natës, ekziston rreziku i riaktivizimit të ortekëve.

Kontraktori i mirëmbajtjes është në terren me mjete dhe punëtorë në gatishmëri për çdo situatë.  / abcnews.al /

Përfundon hetimi për Ekrem Imamoğlu, prokuroria e Stambollit kërkon 20 vite burg për ish-kryebashkiakun

5 February 2026 at 18:25

Hetimi lidhur me akuzat për spiunazh ndaj Ekrem Imamoğlu, i cili u shkarkua si kryetar i bashkisë së Stambollit dhe u arrestua, së bashku me Necati Özkan, Hüseyin Gün dhe Merdan Yanardağ, ka përfunduar.

Në kuadër të hetimit të zhvilluar nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit, është përgatitur një aktakuzë për katër të dyshuarit dhe është hapur një çështje penale publike. Në aktakuzë kërkohet që të dyshuarit të dënohen me burgim nga 15 deri në 20 vjet për veprën penale të “spiunazhit politik”.

Ekrem İmamoğlu, i cili u shkarkua nga posti i Kryetarit të Bashkisë së Stambollit dhe u arrestua, së bashku me Merdan Yanardağ, Drejtorin e Përgjithshëm të emëruar të televizionit TELE1, dhe Necati Özkan, këshilltarin dhe drejtorin e fushatës së İmamoğlut që ndodhet në paraburgim, u arrestuan më 27 tetor .

Në një deklaratë të Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Stambollit, u pretendua se Imamoğlu, i përmendur si “udhëheqësi i organizatës”, e kishte marrë në mënyrë të paligjshme kontrollin e CHP-së si “organizata kriminale e orientuar drejt fitores së Imamoğlut” dhe kishte kryer spiunazh duke transferuar të dhënat personale të qytetarëve të Stambollit te agjenci të huaja të inteligjencës për të krijuar fonde për kandidaturën e tij presidenciale dhe për të kryer krime financiare për këtë qëllim.

Automjeti përplas këmbësoren në Bathore/ Humb jetën 65 vjeçarja

5 February 2026 at 17:56

Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.  / abcnews.al/

“Haga, shkelje të shumta”, Nurellari: Paraburgimi i krerëve të UÇK, dënim më vete

5 February 2026 at 17:28

Analisti politik Adri Nurellari e ka cilësuar si një akt të dëshpëruar përpjekjen e prokurorisë për të njollosur UÇK-në, duke e parë atë si një orvatje për të justifikuar dështimin e akuzës kryesore për krime lufte. Ai shtoi se kjo gjykatë, ndonëse është krijuar nga Këshilli i Evropës, ka shkelur një sërë nenesh të të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtën për mbrojtje efektive.

“Duket si një akt i dëshpëruar i prokurorisë për të njollosur UÇK-në dhe duket si një orvatje për të justifikuar dështimin e akuzës, ku po përpiqen të thonë se kanë penguar drejtësinë. Kjo akuzë është një lloj alibie për akuzën kryesore, e cila është për krime lufte.

E shikoj me keqardhje këtë përpjekje, sepse është një shtesë në kalvarin e përpjekjeve. Paraburgimi prej 5 vitesh është një dënim pa vendim, duke shkelur çdo lloj standardi të një gjykate. Është revoltuese, dhe kjo bashkë me shumë shkelje të tjera, bashkë me dështimin për të mos mbrojtur kërkesat.

Kjo gjykatë, edhe pse u krijua nga Këshilli i Evropës, i ka shkelur shumë nene të të drejtave të njeriut, të drejta bazike për të pasur mbrojtje efektive. Në konventë, paraburgimi është si përjashtim, ndërsa këta e kanë bërë rregull.

Pa përfshirë anën personale, ku liderëve të UÇK-së nuk iu është lejuar të shkojnë në varrimin e prindërve, është një listë e madhe e shkeljeve dhe cenimeve, jo vetëm të konventës, por edhe të krenarisë dhe dinjitetit.”  / abcnews.al /

“Protestat kundër meje po i organizojnë shqiptarët”/ Vuçiç: Nuk largohem nga detyra, mandati mbaron në 2027

5 February 2026 at 17:20

Protestat e studentëve kundër qeverisë janë një komplot nga agjencitë ndërkombëtare të sigurisë – përfshirë ATO NGA KROACIA, SHQIPËRIA DHE KOSOVA.

Këta janë autorët e demostratave të pandalshme në Serbi që tragjedia e Novi Sad më 1 nëntor 2024 ku humbën jetën 16 persona, sipas presidentit serb Aleksandër Vuçiç, edhe pse ai NUK DHA ASNJË PROVË PËR “HAMENDËSIMET” E TIJ.

Gjatë deklaratave të tij për mediat ndërkombëtare (REUTERS KONKRETISHT), presidenti serb Vuçiç pranoi se korrupsioni është një problem në Serbi dhe është “i pakënaqur” me përpjekjet për ta zhdukur atë.

Megjithatë, ai i hodhi poshtë demonstratat si mundësi për ta rrëzuar nga pushteti, duke theksuar se mandati i tij skadon në vitin 2027, edhe pse ai ka lajmëruar se do të thërras zgjedhje të parakohshme këtë vit, por kjo jo nxitur nga presioni i pakuptimtë sipas tij.

Një tjetër hall i presidentit Serb Vuçiç është edhe furnizimi i vendit me energji, mqs tashmë duhet të heqi dorë nga gazi rus pas sanksioneve nga SHBA.

Serbia tashmë po blen gaz nga Azerbajxhani, nëpërmjet Bullgarisë, dhe ndërtimi i një tubacioni gazi për në Maqedoninë e Veriut që do t’i jepte Serbisë akses në gaz natyror të lëngshëm nga Greqia duhet të fillojë këtë vit, tha Vuçiç.

Një tjetër shqetësim i Vuçiç është raporti më Brukselin, i cili e ka kritikuar rëndë për sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe krimin e organizuar dhe korrupsionin, madje ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj reformës së fundit në sistemin gjyqësor, për të cilin Vuçiç tha se autoritetet janë gati të “shqyrtojnë” grupin e diskutueshëm të ligjeve gjyqësore me organet evropiane.  / abcnews.al /

Gjuha shqipe “harrohet” në RMV/ Nuk ka provim në shqip për studentët e drejtësisë

5 February 2026 at 17:08

Studentët shqiptarë të fakulteteve juridike në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektimin e barazisë gjuhësore dhe kushtetuese në sistemin e drejtësisë.

Ata kërkojnë thjesht dhe drejtpërdrejt nga qeveria dhe ministria që provimet t’i japin në gjuhën shqipe.

Vendimi i Ministrisë së Drejtësisë, e drejtuar nga Igor Filkov, për të refuzuar zyrtarisht peticionin e studentëve dhe për të lejuar dhënien e provimit të jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase, përbën një hap pas në respektimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe një barrierë të drejtpërdrejtë për përfaqësimin e barabartë në sistemin gjyqësor.

Lidhur me këtë zhvillim, Bashkimi Demokratik për Integrim, aktualisht në opozitë, rikujton se pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, gjatë qeverisjes së kaluar, ishte përgatitur një zgjidhje ligjore që e mundësonte dhënien e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, por shumica aktuale qeveritare e hoqi atë nga procedura e miratimit, pa asnjë shpjegim plotësues, duke mos e rikthyer asnjëherë më për miratim.

Ky vendim nuk është vetëm një çështje teknike apo administrative, por ka pasoja të drejtpërdrejta politike, shoqërore dhe institucionale, duke e kthyer gjuhën në filtër për profesionin e juristit dhe duke pamundësuar avancimin e profesionistëve shqiptarë në sistemin e drejtësisë.

Opozita në vend ngre pyetje nëse ky është një qëndrim individual i ministrit Filkov apo një qëndrim zyrtar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe, nëse vendimi është marrë nga ekzekutivi, a është miratuar ai me konsensus të plotë dhe a janë pajtuar me të edhe ministrat shqiptarë.

Lidhur me këtë zhvillim ende nuk ka një reagim zyrtar nga kryeministri Mickoski dhe nga partitë shqiptare VLEN, të cilat janë në bashkëqeverisje me të.

Përgjimet e Hashim Thaçit/ Provë e prokurorisë në Hagë kundër ish-presidentit, akuzohet për pengim të drejtësisë

5 February 2026 at 16:56

35 orë përgjime në katër vite paraburgim. Këto janë të dhënat që prokuroria do ti përdori si provë për rastin e dytë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, për ish presidentin Hashim Thaçi.

Ai është përgjuar teksa kryente takime me famijarët dhe miqtë e tij, ndërsa mbrojtja thotë se në 5000 faqet e transkriptuara po manipulohet edhe përkthimi i bisedave. Hashim Thaçi ka një tjetër gjyq të hapur me akuzën për pengim të drejtësisë.  / abcnews.al /

Burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan/ Vranë babë e bir në vitin 2012

5 February 2026 at 16:39

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapja.

Treshja e gjyqtarëve e përbërë nga Sandër Simoni, Sokol Binaj dhe Enton Dhimitri rrëzuan rekursin e paraqitur nga Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Etjen Cani, Klajdi Dokoli, Ervis Bardhi duke miratuar vendimin e Apelit të Posaçëm të datës 15 nëntor 2023.

Gjykata e Apelit Antikorrupsion dënoi me burg përjetë Ardjan dhe Florenc Çapjan për vrasjen e dyfishtë të babë e birë në vitin 2012. / abcnews.al /

 

“Shoqata e Gjyqtarëve, seksion i PD”, Avokati: Kërkesa për rritje pagash, e turpshme dhe abuzive!

4 February 2026 at 23:41

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kërkesa për rritje të pagave të gjyqtarëve është e tepruar në kushtet aktuale të sistemit të drejtësisë.

Ai theksoi se këto kërkesa përbëjnë një formë abuzimi dhe cenojnë parimin e paanësisë që duhet të ketë pushteti gjyqësor.

Sipas Beqirit, nuk mund të kërkohen paga më të larta kur drejtësia vonon dhe dosje të rëndësishme mbeten pa zgjidhje prej vitesh.

”Ka qenë një kohë që gjyqtarët i kishin pagat qesharake dhe të ulëta; minimumi ishte 500 mijë lekë të vjetra. Ata merrnin ryshfete dhe kjo iu dukej thërrime dhe nuk bënin asnjë kërkesë për rritje rroge. Deri në vitin 2016, kur nisi reforma dhe vettingu, ata deri në atë kohë shumica prej tyre nuk dinin a merrnin apo jo rrogë.

Tani kërkojnë rritje dhe unë e shoh në dy aspekte. Në aspektin pozitiv vlerësoj se tani këta nuk po fusin duart në xhepat e shqiptarëve, por tani kanë kaluar në ekstrem tjetër. Të kërkosh tani, në këtë situatë ku është drejtësia, gati dyfish, kjo do të thotë një abuzivizëm maksimal.

Në radhë të parë kemi të bëjmë me lekë që merren nga buxheti i shtetit dhe miratohen në Parlament, ku caktohet sa do të jenë pagat. Kërkesat mund të jenë maksimale, por nuk vendos dot ti. E ligjshme është, por ndërhyn në kompetencat e një pushteti tjetër. Kjo është shkelje flagrante.

Janë të pakujdesshëm, të pavëmendshëm edhe kur dalin e bëjnë deklarata; harrojnë se janë një pushtet gjyqësor që duhet të tregojë paanësi. Nga epitetet që përdorin harrojnë dhe e quajnë veten seksion të Partisë Demokratike. Veprojnë në të gjitha fushat kështu: kërkojnë rritje të pagave, dhe në Malin e Zi u kërkua rritje pagash, por nuk u realizua.

Po ti që i mban dosjet prej 10 vitesh kapicë me vite? Që nga 2019 SPAK ende nuk i jep zgjidhje. Kur nuk i jep drejtësi, për çfarë e do pagën?“

Yesterday — 4 February 2026Main stream

Armët bërthamore/ “Traktati SHBA-Rusi skadoi që në 2023”, Mema: Duhet të përfshihen vende të tjera, Kina po rrit…

4 February 2026 at 21:22

Në një situatë të re gjeopolitike globale, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Medlir Mema deklaroi se traktati për armët bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë ka skaduar që në vitin 2023. Sipas tij, traktati nuk mund të rinovohej, por kërkonte një marrëveshje të re. Mema theksoi se, për shkak të rritjes së armatimeve bërthamore nga Kina dhe luftës Rusi–Ukrainë, çdo traktat i ardhshëm duhet të përfshijë edhe vende të tjera.

 “Nuk ka qenë Rusia pengesë për rinovimin e kontratës. Traktati nuk mund të rinovohej, por duhej një traktat i ri. Ai ka pushuar së vepruari në vitin 2023 dhe që atëherë ka qenë jashtë loje. Rusia nuk ka qenë pengesë, sepse edhe në vitin 2009 ishin SHBA-të që nuk donin një traktat të ri; pritej ardhja e Obamës, i cili e hapi një diskutim të tillë.

Është një traktat i fuqishëm dhe, kur bëhet fjalë për armatime bërthamore, duhet më shumë kohë për të rënë dakord. Traktati kishte skaduar që në vitin 2023 dhe kërkonte një fillim të ri diskutimi, si dhe përfshirjen e çështjes së Kinës, e cila po rrit armatimet bërthamore.

SHBA-të kanë konsideruar se traktatet nuk mund të jenë vetëm mes dy vendeve, por duhet të përfshijnë edhe Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe vende të tjera. Jemi në një situatë të re gjeostrategjike dhe është shumë herët për vendime, duke marrë parasysh se jemi në mes të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.”

‘Gjyqi’ për pagat/ Ballanca: Reforma nuk do sjelli një drejtësi më të mirë! Ja sa janë pagat e gjyqtarëve

4 February 2026 at 20:55

Avokatja Erinda Ballanca tha për Real Story se ka qenë skeptike ndër vite mbi reformën në drejtësi dhe benefitet prej saj. Teksa komentoi kërkesën e gjyqtarëve për rritje pagash, Ballanca tha se rroga më e vogël e një gjyqtari në shkallën e parë është 213 mijë lekë, ndërsa më e larta me shtesa arrin 280 mijë lekë. Ajo theksoi se GJKKO ka paga më të larta për shkak të vështirësive dhe përgjegjësive më të mëdha, duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar.

 “Kam 8 vite që them se kjo reformë nuk do na sjellë një drejtësi më të mirë. Mbas 15 viteve do ta kuptojmë nëse kemi bërë vërtet mirë. Gjyqtarët janë duke punuar mirë, janë të mbingarkuar në kushte të papërshtatshme, me një numër shumë të madh dosjesh.

Gjyqtarët marrin më pak lekë se administrata jonë, më pak se punonjësit e administratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor. Rroga më e vogël e një gjyqtari në gjykatën e shkallës së parë është 213 mijë lekë. Rroga më e lartë e një gjyqtari në shkallën e parë është 216 mijë lekë; me shtesën nga padia shkon 280 mijë lekë, me shtesën tjetër 70 mijë lekë. Paga më e lartë është e kryetarit të GJKKO. GJKKO ka rroga më të larta sepse kanë vështirësi më të mëdha, pasi merren me krimin e organizuar.”

/ abcnews.al /

Gjyqi për pagat, “Kërkesa e padrejtë!”/ Avokati: Mjekët me përgjegjësi të shumta paguhen më pak

4 February 2026 at 20:40

Kërkesa e gjyqtarëve për rritje pagash është pasuar nga një valë kundërshtimesh nga kryeministri Rama. Sipas avokatit Arbër Hoxha, mjekët me më shumë vite studimi dhe përgjegjësi më të madhe ligjore paguhen më pak.

Avokati shtoi se kërkesa është e padrejtë, e pamoralshme pasi drejtësia po sjell padrejtësi te qytetarët dhe se u parashtrua në kohën e gabuar.

“Kërkesa është e padrejtë. Nëse do të krahasojmë pagat e magjistratëve me pagat e sektorit bazë, për të cilin mjekët specialist kanë kryer 10 vite, duhet të theksojmë se një magjistrat ka bërë vetëm 7 vite. 10 vitet e përfunduara nga një mjek specialist paguhen mbi 90 mijë lekë. Mjekët rrezikojnë disa përgjegjësi penale nga mjekimi i pakujdesshëm, ndërkohë që magjistratët nuk kanë asnjë përgjegjësi.

Së treti, në raport me atë që bëjnë mjekët, si dhe profesione të tjera si zjarfikësit që rrezikojnë jetën, është e paligjshme që këta gjyqtarë, që përballen me ligje antikushtetuese, kjo është e pamoralshme.

E treta është se kjo u kërkua në një kohë shumë të keqe, sepse u shpërfaq në Gjykatën Kushtetuese duke zgjedhur një oportunizëm që i jep qeverise dhe Këshillin e Ministrave, te perdorin një retorikë që mund të jetë e padrejtë. Kjo drejtësi i jep qytetarëve padrejtësi, duke bërë që çështjet të qëndrojnë 10-15 vite. Ky është faj i gjyqtarëve, sepse unë njoh gjyqtarë që shkojnë tre ditë në punë. Gjykatat e apelit punojnë vetëm 2 ose 3 ditë në javë. Po këta gjyqtarë që japin padrejtësi kërkojnë rritje page.”

Lufta për pagat, kush ka të drejtë?/ Ballanca: Ka patur gjithmonë ‘një luftë’ mes gjyqtarëve dhe ekzekutivit për pagat

4 February 2026 at 20:30

Avokatja Erinda Ballanca tha për Real Story se paga e magjistratëve në Shqipëri nuk u rrit, edhe pse punonjësit e administratës dhe ekzekutivi morën shtesa, për shkak se u ndryshuan referencat që përllogarisin pagën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas Ballancës, kjo bëri që elementi i pagës së Presidentit të aplikohej në nivel 0.36, shumë më poshtë se pjesa tjetër e funksionarëve. Ajo theksoi se ndryshimi i ligjisë referuese ka penguar rritjen e pagave që ishte parashikuar fillimisht në ligjin e vitit 2017.

“Paga e magjistratëve u vendos me një formulë që kishte element fiks dhe variabël, ku përfshihen vjetërsia, edukimi dhe pozicioni se në cilën gjykatë ndodhen. Më e rëndësishmja ishte paga bazë. 

Pati një debat shumë të madh që rritja e pagave të shtyhej në kohë. U tha se pagat do të rriteshin në vitin 2019. Çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese dhe u vendos që rritja e pagave të aplikohej në vitin 2019.

Duke qenë se qeveria u bind se po jepte shumë para, ndryshoi VKM-në dhe në vitin 2019 paga e referencës nuk ishte më në të njëjtën vlerë: nga 153 mijë lekë u ul në 112 mijë. Pra, u bënë ndryshime në legjislacionin referues. Vendimi kushtetues u mor pikërisht për këtë arsye. Ata thanë se, meqë bëhej referimi me klasën 1, kur ndodhi ky interpretim, Kuvendi e ndryshoi ligjin për të dhënë më pak lekë.

Në shumë vende thuhet se ekzekutivi dhe legjislativi janë një dhe në këtë moment doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese. GJK tha se duhet të jeni të kujdesshëm dhe se nuk mund të ulni referencën, me përjashtim të rasteve kur cënohet buxheti i shtetit, si në rastin e fatkeqësive.

U bë një rritje e madhe e pagave për të gjithë ekzekutivin, por edhe në institucione të tjera. U rrit paga e çdo punonjësi të administratës, si në vlerë numerike, ashtu edhe në përqindje, në krahasim me pagën e Presidentit, me përjashtim të sistemit gjyqësor. Gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk iu rritën pagat, sepse u ndryshuan referencat dhe u vendos një element i pagës së Presidentit në masën 0.36, që fatkeqësisht është shumë më poshtë se paga e pjesës më të madhe të funksionarëve të këtij shteti.”

/ abcnews.al /

Pagat e gjyqtarëve/ Kthupi: Shoqata e Gjyqtarëve në Shqipëri, e papranueshme! Mbrohen me ligj të posaçëm

4 February 2026 at 20:25

Kërkesa e gjyqtarëve për rritjen e pagave ka sjellë së fundmi një përplasje mes ekzekutivit dhe gjyqësorit.

Juristi Rezart Kthupi e cilësoi të papranueshme ekzistencën e shoqatave të gjyqtarëve në Shqipëri, duke theksuar se ata mbrohen tashmë me ligj të posaçëm, njësoj si prokurorët.

Më tej, Kthupi tha se kryeministri si drejtues i procesit ligjvënës mund të rregullojë vakumet ligjore përmes Parlamentit.

 “Ajo që është e papranueshme, në Shqipëri, është të ketë shoqata gjyqtarësh kur ata mbrohen me ligj të posaçëm; për mua nuk ka asnjë logjikë. Kjo vlen edhe për gjyqtarët, edhe për prokurorët. Kryeministri është drejtues i procesit ligjvënës dhe, nëse konstaton një vakum ligjor që duhet interpretuar, mund ta kalojë në Parlament. Mund të korrigjojë vakumin ligjor.

Për mua, për aq kohë sa ka një vendim paraprak të Gjykatës Kushtetuese është në rishqyrtim për një detaj teknik, çështja duhet të ishte rigjykuar që atëherë. Kjo është një tentativë për të marrë një të drejtë që duhet të ishte arritur që atëherë.”  / abcnews.al /

Shkurtime masive të vendeve të punës në “Washington Post”

4 February 2026 at 19:40

“Washington Post”, një nga gazetat më të famshme dhe historike në botë, e njohur për hetimet e saj të thella dhe zbulimin e skandalit Watergate që tronditi Shtetet e Bashkuara, po përballet me një krizë të thellë financiare që po transformon rrënjësisht strukturën e saj.

Sot, drejtuesit e gazetës njoftuan një valë të gjerë shkurtimesh që do të prekë jo vetëm departamentet e sportit dhe lajmeve lokale, por edhe shumicën e korrespondentëve të huaj, duke përfshirë ata që mbulojnë rajone strategjike si Lindja e Mesme. Sipas raportimeve nga brenda gazetës, ky është një nga ndryshimet më të mëdha të stafit në historinë e saj moderne, dhe shumë gazetarë me përvojë ndërkombëtare do të humbasin vendet e punës pas dekadash angazhimi në terren.

Drejtori ekzekutiv Matt Murray e përshkroi këtë proces si një ristrukturim strategjik të domosdoshëm për të përmirësuar qëndrueshmërinë financiare të gazetës, ndërsa pronari Jeff Bezos, i cili ka investuar vazhdimisht në modernizimin e medias, ka emëruar botuesin e ri Will Lewis për të gjetur mënyra inovative që gazeta të mbetet fitimprurëse në epokën digjitale.

Një pjesë e strategjisë së re përfshin përdorimin e inteligjencës artificiale për përmirësimin e përmbajtjes editoriale, podkasteve dhe grumbullimit të lajmeve, por këto ndryshime, megjithëse të domosdoshme për mbijetesën e kompanisë, po sjellin një kosto të lartë për stafin.

Punonjësit që janë prekur nga këto shkurtime kanë shprehur shqetësime për pasojat e menjëhershme dhe afatgjata, duke përfshirë humbjen e ekspertizës dhe rrjetit të korrespondentëve ndërkombëtarë, të cilët për dekada kanë sjellë lajme të rëndësishme nga vendet më me probleme në  botë. Kjo krizë ilustron sfidën e vazhdueshme të gazetarisë tradicionale në një botë ku teknologjia dhe platformat digjitale po ndryshojnë mënyrën sesi njerëzit konsumojnë informacionin, duke e bërë të vështirë ruajtjen e standardeve të larta gazetareske.

“Washington Post”, një institucion i respektuar dhe një simbol i gazetarisë investigative tani ndodhet në një pikë kyçe të historisë së saj moderne, ku mbijetesa dhe adaptimi ndaj kohës së re digjitale duhet të balancohen me ruajtjen e integritetit editorial dhe trashëgimisë së saj të pasur.  / abcnews.al /

Elon Musk kritikon ashpër kryeministrin spanjoll pas planeve për kufizimin e mediave sociale

4 February 2026 at 19:15

Miliarderi i teknologjisë dhe pronari i X, Elon Musk, kritikoi ashpër kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, duke e quajtur atë një “tiran dhe tradhtar të popullit të Spanjës” në përgjigje të planeve të Madridit për të zbatuar masa të reja që synojnë ndalimin e platformave dixhitale dhe mbrojtjen e të miturve.

Musk reagoi ndaj një videoje në të cilën Sanchez njoftoi një paketë të re legjislative që do të përfshijë ligjin që synojnë mbajtjen përgjegjës të drejtuesve të mediave sociale për dështimin e kontrollit të duhur të platformave të tyre.

Ligji i ri pritet gjithashtu të ndalojnë aksesin e personave nën 16-vjeç në mediat sociale, pasi Madridi shprehu shqetësimin e tij për rritjen e platformave dixhitale që pllakosin fjalime urrejtëse dhe nxitëse.

Musk shprehu mosmiratimin e tij për masat e reja, duke e quajtur udhëheqësin spanjoll “Dirty Sanchez” dhe duke shtuar një emoji me jashtëqitje.

Masat e shpallura nga ekzekutivi spanjoll synojnë të luftojnë atë që e konsideron një “shtet të dështuar” të rrjeteve sociale, ku ligjet injorohen dhe krimet tolerohen.

Një nga propozimet më të diskutueshme është që drejtuesit dhe pronarët e platformave të mediave sociale të jenë përgjegjës në gjykatë nëse nuk arrijnë të heqin përmbajtjen e urrejtjes ose atë të paligjshme, një veprim që do të ndikonte drejtpërdrejt në njerëz si Musk.

Përplasja vjen mes rritjes së kontrollit rregullator të gjigantëve të teknologjisë në Evropë.

Të martën, autoritetet franceze kryen një kontroll në zyrat e X në Paris, si pjesë e një hetimi mbi manipulimin e algoritmeve dhe ndërhyrjen e mundshme të huaj, në të cilën Musk është thirrur për të dëshmuar.

X iu përgjigj bastisjes franceze duke deklaruar se ishte “i zhgënjyer nga ky zhvillim, por jo i befasuar”.

❌
❌