Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 January 2026Main stream

Aksidenti në Rumani, 7 tifozë viktima/ Dëshmitari: Furgoni bëri manovra të rrezikshme

29 January 2026 at 13:32

Hetimet për aksidentin tragjik ku humbën jetën shtatë tifozë të PAOK-ut, kanë marrë një drejtim të ri pasi autoritetet zbuluan substanca narkotike në furgonin e aksidentuar.

Sipas mediave rumune, shoferi 29-vjeçar rezultoi pozitiv për drogë pas analizave toksikologjike.

Burime hetimore që citohen nga mediat rumune thonë se në automjet u gjetën edhe alkool, pije energjike dhe drogë, ndërsa një pasagjer ka deklaruar se shoferi kishte konsumuar kanabis pak para përplasjes me kamionin që vinte në kahun e kundërt.

Një dëshmitar okular i aksidentit tragjik rrugor në Rumani , me vdekjen e shtatë tifozëve të PAOK-ut , përshkroi për një media rumune momentin tragjik të përplasjes midis furgonit dhe kamionit.

Sipas dëshmitarit dhe drejtuesit të mjetit, të cilët arritën të shmangnin përplasjen, sjellja e drejtuesit të furgonit fatal ishte vendimtare për aksidentin.

Siç thekson dëshmitari okular, “shoferi i furgonit bëri manovra të rrezikshme para aksidentit”, ndërsa përpiqej të parakalonte një varg automjetesh.

/ abcnews.al /

“PS vijon punën, PD bllokimin”/ Bojkotimi i komisioneve, Meçe: Berisha kërkon konflikt. Këtë metodë do përdor për Reformën Zgjedhore

29 January 2026 at 13:27

Socialistët iu përmbajtën paralajmërimeve të tyre për ndryshmin e formatit të Komisionit për Reformën Administartivo Territoriale. Ata kanë propozuara të marrin shumicën e anëtarëve, nga 8 deputetë aktualisht, e cojnë në 9, çka prish barazinë mazhorancë-opozitë.

Me ndryshimet e reja, numri i socialistëve shkon në 9, duke formuar shumicën aty. Në dokument ka dhe një propozim të dytë. Luciano Boci nuk do të jetë bashkëkryetar, pra nuk ka të drejtë vetoje. Këto dy ndryshime bëjnë të mundur që puna në Komision të mos pengohet, për shkak të mosprezencës së deputetëve demokratë. Ata edhe aktualisht i kanë bojkotuar dy komisionet e posacme, sipas porosisë së kryetarit Berisha.

Analisti Arben Meçe tha për News Line se ky nuk është një lajm i mirë dhe se PD nuk ka për qëllim të jetë bashkëpunuese dhe të drejtën e vetos e përdor për të bllokuar proceset. Më tej, Meçe shton se Berisha vijon me të njëjtin format, që konsiston në konflikt dhe agravim të situatës. Meçe thekson se Berisha bllokoi procesin, ndërsa PS vijon punën.

“Nuk është një lajm i mirë. Shqipëria duhet të vijë në normalitet dhe prishja e kompromisit është lajm negativ. Kushtet në të cilat bëhet një akt i tillë lidhen edhe me funksionalitetin e demokracisë. Prej kohësh kam thënë që PD nuk ka pasur asnjëherë mision që të jetë bashkëudhëtare në proceset e demokracisë dhe, përmes kompromisit në bashkëqeverisje, ka tentuar të marrë hapësira që kanë të bëjnë me të drejtën e vetos, të cilën e përdor për të bllokuar procese. Këtë metodikë do ta përdorë edhe për reformën zgjedhore.

Deklarimi i qartë i Berishës që nuk do të bëhej asnjë veprim me PS-në, ky propozim është zhbllokim i prishjes. Nuk u prish marrëveshja, u bllokua në mënyrë të njëanshme nga PD, e cila deklaroi se do të bënte reformën territoriale.

Tentativa dhe formati që Berisha kërkon është konflikti dhe agravimi i situatës. Është një konflikt që nuk ka sens. Berisha do ta mbajë Kuvendin, qeverinë dhe sheshet në gjendje destabilizimi, dhe kjo është strategjia e tij.

Në Shqipëri partitë janë parti kryetarësh. PD do ta kuptojë më vonë domosdoshmërinë për të qenë pjesë në komisione, duke parë që edhe PS është e vendosur të vijojë punën e saj.”

/ abcnews.al /

Britania i “shtrin dorën” Kinës/ Starmer takon XI: Bisedime produktive për partneritet afatgjatë

29 January 2026 at 12:54

Britania e Madhe po i drejton sytë nga Kina, në një kohë kur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, aleatin historik të vendit, nuk janë në momentin e vetë më të mirë.

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një vizitë në Kinë, ku u taklua me presidentin Xi Jinping. Starmer I cilësoi bisedimet shumë produktive dhe njoftoi se Pekini ka hequr vizat per qytetaret britanike, ndersa diskutime pati edhe ne liidhje me tarifat për uiskin dhe shkëmbimin e informacionit mbi emigracionin e parregullt.

Starmer, një laburist, ishte kryeministri I parë britanik që viziton Kinën në tetë vjet.

Marrëdhëniet mes dy vendeve ishin tensionuar për shkak të akuzave për spiunazh kinez në Britaninë e Madhe, mbështetjes së Kinës për Rusinë në luftën e Ukrainës dhe shtypjes së lirive në Hong Kong, ish-kolonia britanike që iu kthye Kinës në vitin 1997.

Udhëheqësi i Mbretërisë së Bashkuar tha se do të mbrojë sigurinë kombëtare duke vazhduar dialogun diplomatik dhe bashkëpunimin ekonomik me Kinën.

Starmer njohu faktin se Kina është një lojtare e rëndësishme në skenën globale dhe është jetike ndërtimi I një marrëdhënieje më të sofistikuar ku mund të identifikohen mundësitë për të bashkëpunuar.

Lideri labursit theksoi se Kina, është e gatshme të zhvillojë një partneritet afatgjatë dhe shtoi se mund të arrihet një rezultat që mund t’i rezistojë provës së historisë.

Starmer është udhëheqësi i fundit perëndimor që ndërmerr angazhime të rëndësishme diplomatike me Kinën, ndërsa tarifat e presidentit amerikan Donald Trump kanë kërcënuar rendin global ekonomik.

Vizita e Starmer vjen menjëherë pas asaj të kryeministrit kanadez Mark Carney, i cili nënshkroi një marrëveshje ekonomike me Pekinin për të shembur barrierat tregtare, duke shkaktuar zemërimin e Trump, I cili kërcënoi me tarifa 100% për Otavën.  / abcnews.al /

Përfundon seanca, Gjykata refuzon kërkesën e mbrojtjes/ Naim Murseli: As unë, as fëmijët nuk ishim në makinë atë natë!

29 January 2026 at 12:42

Ka përfunduar seanca ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt më 2023.

Klan Kosova raporton se ekipet mbrojtëse kishin paraqitur disa kërkesa të veçanta.

“Kërkesa e mbrojtjes së Naim Murselit ishte rikonstruimi i vendit të ngjarjes, ndërsa mbrojtja e Kushtrim Kokallës kërkoi të dëgjohej një dëshmitar shtesë, Tafil Kokalla. Ndërkohë, mbrojtja e Granit Plavës kërkoi një ekzaminim shtesë ndaj tij. Të gjitha këto kërkesa u refuzuan nga trupi gjykues,” tha Latifi.

Latifi raportoi gjithashtu se Naim Murseli para trupit gjykues u betua në fëmijët e tij, duke pohuar se në natën e vrasjes së Liridona Ademajt nuk ishte prezent në veturë.

Ai deklaroi po ashtu se kishte pasur një martesë të lumtur me të ndjerën dhe se nuk kishte ushtruar kurrë dhunë ndaj saj.  / abcnews.al /

Njëri publikonte fotot e të miturve, tjetri llogari të ish të dashurës/ Lezhë, Krimi Kibernetik shpall në kërkim dy të rinj

29 January 2026 at 11:28

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim dy shtetas pas hetimeve të krimit kibernetik. Sipas policisë, një 36 vjeçar banues në Tiranë është shpallur në kërkim pasi dyshohet se në një llogari në rrjet social, ka postuar pa autorizim, fotografi të fëmijëve të mitur të një shtetaseje.

Ndërsa një 29 vjeçar dyshohet se ka aktivizuar një llogari false në rrjet social, me kredencialet e ish të dashurës së tij.

” Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasit:

-E. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në një llogari në rrjet social, ka postuar pa autorizim, fotografi të fëmijëve të mitur të një shtetaseje;

-V. N., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka aktivizuar një llogari false në rrjet social, me kredencialet e ish të dashurës së tij.

Punohet për kapjen e të dy shtetasve.”  / abcnews.al /

Reperja Nicki Minaj shpreh mbështetje publike për Trump gjatë një eventi në Washington

29 January 2026 at 11:08

Reperja e njohur amerikane Nicki Minaj, e cilësuar shpesh si “Mbretëresha e repit”, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Deklarata u bë gjatë një eventi të mbajtur në Washington, i organizuar në kuadër të një nisme për fëmijët amerikanë. Gjatë fjalës së saj, Minaj vlerësoi angazhimin e presidentit për këtë kauzë dhe u zotua se do të kontribuojë edhe privatisht për realizimin e projektit.

Mbështetja e hapur e artistes për Trump ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, duke qenë se figurat e njohura të industrisë muzikore rrallë shprehin publikisht pozicione politike të tilla.

Ngjarja vjen në një moment kur administrata amerikane po përpiqet të forcojë nismat sociale të fokusuara tek fëmijët dhe familjet në nevojë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Vrasje e paramenduar?/ Mineapolis, 37 vjeçari ishte përplasur me agjentët e ICE 11 ditë më parë

29 January 2026 at 10:56

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e Alex Pretti në Minneapolis nga agjentët federalë të emigracionit. Një video e publikuar tregon 37 vjeçarin që përplaset me oficerët 11 ditë para të shtënave fatale.

Pretti shihet teksa rrëzohet me forcë përtokë nga agjentët e emigracionit, pasi pasi hoqi dritën e pasme të automjetit të tyre gjatë një proteste në Minneapolis.

Përplasja ndodhi më 13 janar dhe tregon fillimisht infermierin e ndjerë duke goditur dritën e pasme të një automjeti të përdorur nga agjentët federalë të imigracionit.

Një tjetër video tregon momentet menjëherë pasi Pretti goditi dritën e pasme dhe u rrëzua përtokë nga disa agjentë federalë.

Pretti dallohet në pamje duke u përlëshur me ofixerët, derisa ata e rrëzojnë përtokë dhe më pas ai ia del të largohet.

Kur ai i kthen shpinën kamerës, në brezin e tij është e dukshme një armë zjarri pistoletë, por në asnjë moment në pamje Pretti nuk përpiqet të kapë armën dhe është e paqartë nëse agjentët federalë e kanë parë atë.

Pamjet e reja rindezën debatin në lidhje me vrasjen e 37-vjeçarit Pretti, teksa ekspertët ligjorë theksojnë se përplasjet e mëparshme nuk i justifikojnë në asnjë mënyrë të shtënat për vdekje nga oficerët federalë.

Departamenti i sigurisë kombëtare po shqyrton videot e incidentit, teksa deri tani nuk dihet nëse ndonjë nga oficerët ka qenë i përfshirë në të dyja rastet.

Ndërohë Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA tha se dy agjentë të përfshirë në të shtënat fatale në Minneapolis janë lënë në pushim administrativ.  / abcnews.al / 

Londra kthen sytë nga Pekini/ Takimi Xi-Starmer mes buzëqeshjes dhe interesit

29 January 2026 at 09:28

Kina është e gatshme të zhvillojë një partneritet strategjik afatgjatë me Mbretërinë e Bashkuar. Kështu i tha Presidenti kinez Xi Jinping kryeministrit britanik Keir Starmer gjatë një takimi të enjten, 29 janar, një sinjal i qartë për ringjalljen e marrëdhënieve dypalëshe pas disa vitesh tensione.

Sipas një deklarate të publikuar nga mediat shtetërore kineze, të dyja palët ranë dakord të zgjerojnë bashkëpunimin në fusha kyçe si arsimi, shëndetësia, financa, si dhe në kërkimin shkencor në inteligjencën artificiale, shkencat biologjike dhe zhvillimin e energjive të reja.

Pekini njoftoi gjithashtu se po shqyrton mundësinë e hyrjes pa viza për shtetasit britanikë, ndërsa i bëri thirrje Londrës të krijojë një mjedis të drejtë dhe jo diskriminues për kompanitë kineze që operojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga ana e tij, Keir Starmer deklaroi se Britania synon të ndërtojë marrëdhënie “më të sofistikuara” me Kinën.

Vizita e Starmer në Kinë zgjat 4 ditë dhe është vizita e parë e një kryeministri britanik në Pekin pas 8 vitesh, duke sinjalizuar një përpjekje për rivendosjen e dialogut pas një periudhe të gjatë mosbesimi dhe përplasjesh diplomatike.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan ndjeshëm vitet e fundit, pasi Mbretëria e Bashkuar akuzoi Kinën për aktivitete spiunazhi dhe e cilësoi atë si një sfidë strategjike afatgjatë. Po ashtu, goditja e protestave pro-demokracisë në Hong Kong, ish-koloni britanike, dhe miratimi i një ligji të gjerë për sigurinë kombëtare në vitin 2020, thelluan më tej tensionet.

Vizita e Starmer vjen në një moment kur politika e jashtme e Presidentit amerikan Donald Trump, si dhe kërcënimet për tarifa tregtare, kanë tronditur aleatët tradicionalë të SHBA-ve. Ndërkohë, Pekini ka pritur këtë muaj disa liderë perëndimorë, përfshirë Kryeministrin e Kanadasë Mark Carney, Kryeministrin e Irlandës Michael Martin, vizita e parë e një lideri irlandez pas 14 vitesh, si dhe Kryeministrin e Finlandës Petteri Orpo.

Gjatë takimit, Xi Jinping paralajmëroi se “unilateralizmi, proteksionizmi dhe politika e forcës janë përhapur ndjeshëm, duke dëmtuar rendin ndërkombëtar”, duke u bërë thirrje ekonomive të mëdha të marrin drejtimin në zbatimin e ligjit ndërkombëtar. Në të kundërt, tha ai, bota rrezikon të rrëshqasë drejt një “sistemi të ngjashëm me xhunglën”.

Të mërkurën, 28 janar, Keir Starmer u bëri thirrje dhjetëra drejtuesve të bizneseve britanike që e shoqërojnë në vizitë të shfrytëzojnë mundësitë që ofron ekonomia e dytë më e madhe në botë.

Në një deklaratë zyrtare, qeveria britanike theksoi se do të ndjekë një marrëdhënie “strategjike dhe të qëndrueshme” me Pekinin, duke synuar rritjen e investimeve dhe tregtisë, por duke mbetur njëkohësisht vigjilente ndaj rreziqeve të mundshme për sigurinë kombëtare.

Javën e kaluar, autoritetet britanike miratuan planet për hapjen e një ambasade të re të madhe kineze në Londër, një projekt që kishte mbetur i bllokuar për vite për shkak të shqetësimeve politike dhe të sigurisë.

Lëvizja diplomatike e Starmer duket se pasqyron edhe qasjen e Kanadasë, e cila këtë muaj nënshkroi një marrëveshje tregtare me Kinën pas një vizite nga Mark Carney, ndërsa Otava po kërkon të diversifikojë partnerët e saj tregtarë përballë tensioneve të vazhdueshme me Washingtonin.

Fondet e dëmshpërblimeve/ Mbrojtja: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës

29 January 2026 at 09:09

Bashkë dhe gati, në përballim dhe në ringritje!

Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës.

📍 Delvinë – 36 mln lekë
📍 Dibër – 10,5 mln lekë
📍 Gramsh – 86,6 mln lekë
📍 Has – 0,7 mln lekë
📍 Rrogozhinë – 1,8 mln lekë
📍 Krujë – 146 mln lekë
📍 Kukës – 0,6 mln lekë
📍 Librazhd – 0,2 mln lekë
📍 Peqin – 4 mln lekë
📍 Tepelenë – 0,3 mln lekë
📍 Kamëz – 2 mln lekë
📍 Maliq – 1,2 mln lekë
📍 Finiq – 40 mln lekë
📍 Dropull – 7,7 mln lekë
📍 Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë

Aksidenti tragjik në Rumani/ Pistë e re hetimi, zbulohet lëndë narkotike në mjet

29 January 2026 at 08:59

Policia rumune gjeti pako droge në furgon

Kjo raportohet nga faqja e internetit digi24.ro, duke cituar hetimet zyrtare mjeko-ligjore – Ambasadori i Greqisë: “Nuk kam informacion zyrtar për atë që po shkruajnë mediat rumune”

Hetimet janë duke vazhduar për shkaqet e aksidentit fatal rrugor në Timishoara të Rumanisë, të martën, më 27 janar, i cili mori jetën e shtatë tifozëve të PAOK-ut dhe plagosi tre të tjerë. Aksidenti ndodhi ndërsa tifozët po udhëtonin me një furgon për në Francë për të parë ndeshjen e ekipit të tyre të preferuar kundër Lyon.
Sipas medias rumune “digi24.ro” , autoritetet kanë zbuluar lëndë narkotike në automjet, gjë që hap një fushë të re hetimi mbi sjelljen e pasagjerëve dhe shoferit para përplasjes fatale.

Hetuesit po shqyrtojnë tani nëse ndonjë nga pasagjerët ka konsumuar substanca para aksidentit, me vëmendje të veçantë te shoferi.

Pyetja kryesore e hetimit ka të bëjë me momentin kur shoferi i furgonit del nga korsia e tij pas tejkalimit dhe përplaset ballë për ballë me kamionin që lëviz në drejtim të kundërt.

Autoritetet po përpiqen të regjistrojnë me saktësi lëvizjet e shoferit, ndërkohë që shqyrtojnë njëkohësisht gabimet e mundshme njerëzore ose dështimet teknike që mund të kenë kontribuar në tragjedi.

Burime nga “digi24″ raportojnë se gjatë testeve mjekësore, shoferi rezultoi pozitiv për substanca të ndaluara, ndërsa furgoni thuhet se përmbante pije energjike, alkool dhe pako me drogë.

Për më tepër, sipas medias rumune, pasagjeri tha se shoferi 29-vjeçar kishte pirë duhan dhe kishte marrë disa reçele kanabisi pak para aksidentit.

Hetuesit rumunë kanë krijuar tani një dosje penale për vrasje të paqëllimshme dhe dëmtim trupor nga pakujdesia, ndërsa vazhdojnë të analizojnë pamjet e aksidentit sekondë pas sekonde në mënyrë që të rindërtojnë plotësisht ngjarjet.

I gjithë informacioni që del vlerësohet për të përcaktuar rolin e shoferit dhe të secilit pasagjer në tragjedi.

Çfarë raporton faqja rumune e internetit digi 24.ro

Në botimin e saj, faqja e internetit rumune thotë fjalë për fjalë se:

” Në minibusin në të cilin vdiqën shtatë persona, dyshohet se u gjetën substanca të ndaluara, stimulantë dhe alkool. Gjithashtu, gjatë seancave dëgjimore, pasagjeri në pjesën e përparme të djathtë të minibusit dyshohet se deklaroi se shoferi kishte thithur edhe disa cigare me kanabis para aksidentit, dhe sipas informacionit tonë, shoferi 29-vjeçar që po drejtonte këtë minibus rezultoi gjithashtu pozitiv për substanca të ndaluara, pas analizave në Institutin Kombëtar të Mjekësisë Ligjore.”

Hetimi i zbatimit të ligjit po lëviz tani edhe në këtë drejtim për të verifikuar të gjitha këto informacione të zbuluara pak kohë më parë. Në të njëjtën kohë, imazhet e aksidentit po analizohen nga autoritetet çdo sekondë, për të zbuluar se si ndodhi aksidenti dhe pse shoferi nuk u kthye në korsinë e tij dhe u drejtua drejt trafikut që vinte përballë. Po shqyrtohen hipoteza të ndryshme, si gabim njerëzor ashtu edhe mosfunksionim i mundshëm teknik. Të gjitha këto të dhëna po analizohen tani në një çështje penale për vrasje nga pakujdesia dhe dëmtim trupor nga pakujdesia , “raporton gazetari i Digi24.ro, Mihai Văluşescu.

Hetuesit rumunë kanë krijuar tani një dosje penale për vrasje të paqëllimshme dhe dëmtim trupor nga pakujdesia, ndërsa vazhdojnë të analizojnë pamjet e aksidentit sekondë pas sekonde në mënyrë që të rindërtojnë plotësisht ngjarjet.

I gjithë informacioni i marrë vlerësohet për të përcaktuar rolin e secilit pasagjer dhe shofer në tragjedi.

Ambasadori grek në Rumani: “Nuk kam informacion zyrtar për atë që shkruajnë mediat rumune”

“Nuk kemi marrë asnjë informacion zyrtar dhe askush në Ambasadën Greke në Rumani nuk është informuar për asgjë relevante”, tha ambasadorja greke në Rumani, Evangelia Grammatika, kur u pyet në lidhje me raportimet e mediave rumune që i referoheshin analizave hematologjike dhe toksikologjike të tifozit të ndjerë të PAOK-ut, i cili ishte në sediljen pranë shoferit në aksidentin fatal.

Trump rrit presionin ndaj Teheranit, reagon kancelari Merz: Regjimi iranian i ka ditët e numëruara!

29 January 2026 at 08:50

Kancelari Federal gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se regjimi iranian nuk ka më legjitimitet për të qeverisur, duke theksuar se ai mbahet në pushtet vetëm përmes dhunës dhe terrorit ndaj popullsisë së vet.

“Një regjim që mund të mbijetojë vetëm përmes forcës brutale dhe terrorit i ka ditët e numëruara,” u shpreh Merz, duke shtuar se, edhe nëse rënia e tij mund të zgjasë disa javë, humbja e legjitimitetit është e qartë.

Ai përmendi dhjetëra mijëra viktima gjatë protestave të fundit antiqeveritare si dëshmi se regjimi i mullahëve sundon përmes frikës dhe represionit.

Në të njëjtën kohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur presionin ndaj Teheranit, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse Irani nuk bashkëpunon.

“Nëse Irani nuk ulet në tryezën e negociatave, sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq,” shkroi Trump, duke iu referuar sulmeve amerikane ndaj objektivave bërthamore iraniane në qershorin e kaluar. Ai theksoi se qëllimi është arritja e një marrëveshjeje të drejtë, pa armë bërthamore, duke nënvizuar se “koha është thelbësore”.

Ndërkohë, përpjekje diplomatike për të ulur tensionet janë ndërmarrë nga Irani dhe Turqia. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Hakan Fidan, ku u diskutuan mënyrat për të shmangur përshkallëzimin e situatës mes protestave të brendshme dhe kërcënimeve për ndërhyrje ushtarake.

Sipas Ministrisë së Jashtme iraniane, të dy ministrat hodhën poshtë kërcënimet dhe ndërhyrjet e jashtme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal. Biseda u konfirmua edhe nga autoritetet turke.

Stuhia Kristin godet Portugalinë, të paktën 5 viktima

29 January 2026 at 08:45

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pasi stuhia e fuqishme Kristin përfshiu Portugalinë qendrore dhe veriore, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dheu dhe dëme të mëdha materiale.

Erërat e forta, që arritën deri në 178 km/orë, rrëzuan pemë, çati dhe struktura, ndërsa mbi 850 mijë persona mbetën pa energji elektrike. Distrikti i Leirias ishte ndër zonat më të goditura, ku u raportuan shumica e viktimave.

Transporti rrugor dhe hekurudhor u paralizua, dhjetë zona bregdetare u vendosën nën alarm të kuq për shkak të dallgëve deri në 14 metra, ndërsa autoritetet mbeten në gjendje alarmi maksimal. Kryeministri i Portugalisë shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, ndërsa po vlerësohen dëmet në shkallë kombëtare.  / abcnews.al /

Apartamenti me qira tek’ Vollga’ i përshtatur për prostitucion/ Durrës, procedohen dy braziliane e dy shqiptar

29 January 2026 at 08:36

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizoi fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 2-javore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Si rezultat i këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë shtetaset Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, lindur në Brazil.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe dy shtetas E. D. dhe S. A., banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë, si dhe dy pasaporta të shtetaseve të huaja, 8 aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.

Nga veprimet hetimore të kryera për nevoja të këtij procedimi rezultoi se këto shtetase kishin marrë një apartament me qira, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur me qëllim kryerjen e aktivitetit të ushtrimit të prostitucionit.  / abcnews.al /

Kallas: Presim ta fusim Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste

29 January 2026 at 08:20

Bashkimi Evropian ka shumë gjasa ta përfshijë Gardën Revolucionare Islamike të Iranit në listën e organizatave terroriste, deklaroi të premten shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, përpara mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm.

“Po vendosim sanksione të reja ndaj Iranit dhe gjithashtu pres që ta fusim Gardën Revolucionare Islamike në listën e organizatave terroriste,” tha ajo.

Garda Revolucionare Islamike konsiderohet një nga strukturat më të fuqishme të shtetit iranian dhe ka një rol kyç në politikën e brendshme, ushtrinë dhe operacionet e Iranit jashtë vendit. BE dhe vendet perëndimore e kanë akuzuar IRGC-në për përfshirje në destabilizimin e Lindjes së Mesme, mbështetje për grupe të armatosura dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Vendimi për ta shpallur IRGC-në organizatë terroriste ka qenë prej kohësh objekt debatesh brenda BE-së, pasi një hap i tillë do të kishte pasoja të rëndësishme diplomatike dhe ligjore në marrëdhëniet me Teheranin. Megjithatë, tensionet e vazhdueshme dhe zhvillimet e fundit në rajon kanë rritur presionin për masa më të forta.

Sanksionet e reja pritet të përfshijnë ngrirje asetesh, ndalime udhëtimi dhe kufizime financiare ndaj individëve dhe strukturave të lidhura me Gardën Revolucionare.

Iranit, nga ana e tij, ka paralajmëruar më herët se një vendim i tillë do të konsiderohej një akt armiqësor dhe mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian.  / ABCNEWS.AL /

“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin

29 January 2026 at 07:51

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi Iranit të “ulet në tryezën e bisedimeve”, ndërsa SHBA-të vijojnë vendosjen e një “armate masive” në rajonin e Lindjes së Mesme.

Trump konfirmoi se anija luftarake USS Abraham Lincoln dhe grupi i saj sulmues po vendosen si një kërcënim i drejtpërdrejtë për regjimin iranian. Presidenti tha se një sulm i madh mund të jetë i nevojshëm nëse regjimi i Ajatollah Ali Khameneit nuk bën një marrëveshje me SHBA-në.

“Një Armatë masive po shkon drejt Iranit. Po lëviz shpejt, me fuqi, entuziazëm dhe qëllim të madh. Është një flotë më e madhe, e kryesuar nga Aeroplanmbajtësja e madhe Abraham Lincoln, më e madhe sesa ajo e dërguar në Venezuelë. Ashtu si me Venezuelën, ajo është e gatshme, e vullnetshme dhe e aftë të përmbushë shpejt misionin e saj, me shpejtësi dhe dhunë, nëse është e nevojshme”, shkroi Trump në Truth Social.

“Shpresojmë që Irani do të ‘Ulet në Tavolinë’ shpejt dhe do të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – JO ARMË BËRTHAMORE – një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët. Koha po mbaron, është vërtet thelbësore! Siç i thashë Iranit edhe një herë më parë, BËJE NJË MARRËVESHJE! Ata nuk e bënë, dhe pati ‘Operacionin Çekani i Mesnatës’, një shkatërrim i madh i Iranit. Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos e lini që të ndodhë përsëri”, shtoi ai.

Trump tha më parë këtë javë se Teherani duket i gatshëm të negociojë mes forcimit ushtarak të SHBA-së.

Në një intervistë të hënën me Axios, Trump sugjeroi që Teherani kishte kontaktuar në “raste të shumta” dhe “dëshironte të bënte një marrëveshje”.

“Ata duan të bëjnë një marrëveshje. E di. Ata telefonuan disa herë. Ata duan të flasin”, tha presidenti.

Sipas zyrtarëve amerikanë, të cituar gjithashtu nga Axios, çdo marrëveshje e mundshme do të kërkonte që Teherani të hiqte të gjithë uraniumin e pasuruar, të kufizonte rezervat e raketave me rreze të gjatë veprimi, një ndryshim në mbështetjen për forcat rajonale të ndërmjetme dhe të ndalonte pasurimin e pavarur të uraniumit, kushte për të cilat udhëheqësit iranianë nuk kanë rënë dakord.

Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln hyri në ujërat e CENTCOM të hënën.

Horoskopi, 29 janar 2026

29 January 2026 at 07:08

DASHI

Yjet flasin për fillime të reja. Marsi ju bën impulsivë, të vendosur dhe ndonjëherë të paduruar. Për sa i përket punës, jeni të etur për ndryshim, për të provuar vlerën tuaj. Edhe mundësitë janë të shumta. Në dashuri, ata që janë në një lidhje duhet të sqarojnë keqkuptimet e vjetra.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 29 janar 2026), pas një periudhe tensioni, veçanërisht emocional, yjet ju kërkojnë të ngadalësoni dhe të rifitoni stabilitetin. Lidhur me punën, nevojitet durim: asnjë veprim impulsiv, por strategji të forta.

BINJAKËT

Mërkuri ju bën të shkëlqyer, komunikues dhe të papërmbajtshëm. Është koha e duhur për të propozuar, për të folur dhe për të negociuar. Vetëm kini kujdes që të mos e humbni energjinë tuaj në shumë drejtime. Këto janë javë interesante për ata që punojnë me fjalë.

GAFORRJA 

Yjet flasin për emocione intensive, nevojën për mbrojtje dhe të vërtetën. Për sa i përket punës, je më i fortë nga sa mendon, por shpesh saboton veten nga frika se mos bën gabime. Është koha të besosh më shumë në veten tënde. Në dashuri, ata që janë në një lidhje do ta rizbulojnë lidhjen e tyre.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 29 janar 2026), mund të fitoni njohje gjatë orëve të ardhshme, veçanërisht nëse ndaloni së përpjekuri të kontrolloni gjithçka. Në dashuri, jeni pasionantë dhe magnetikë, por kini kujdes me krenarinë tuaj.

VIRGJËRESHA

Ndjeni nevojën për të vënë gjërat në rregull, si brenda ashtu edhe jashtë. Në punë, jeni të saktë dhe të besueshëm, por yjet ju kërkojnë të mos jeni shumë të ashpër me veten. Në dashuri, jini më të kujdesshëm: ata që janë në një lidhje kanë nevojë për siguri.

PESHORJA

Vendimet e shtyra janë përsëri në derën tuaj në fund të janarit. Për sa i përket punës, duhet të zgjidhni anën tuaj, pa frikën se do të humbisni diçka. Në dashuri, është një kohë qartësie: marrëdhëniet e forta forcohen, ato të brishta lëkunden.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 29 janar 2026), mund të mbyllni një kapitull dhe të hapni një tjetër, më në përputhje me atë që jeni tani. Në dashuri, jeni pasionantë, por edhe dyshues: kini kujdes të mos krijoni probleme aty ku nuk ka.

SHIGJETARI

Qielli favorizon udhëtimet, ndryshimet dhe përvojat e reja. Sa i përket karrierës, mundësitë ju presin, veçanërisht për ata që guxojnë të thyejnë modelin. Në dashuri, duhet të jeni të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë. Energjia po rritet.

BRICJAPI

Po hidhni themele të rëndësishme në punë, edhe nëse ndiheni sikur po keni vështirësi tani. Në dashuri, jeni më të rezervuar se zakonisht. Çiftet duhet të rizbulojnë komunikimin dhe beqarët mund të takojnë dikë në vendin e punës.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 29 janar 2026), ndjeni nevojën për një ndryshim drejtimi. Për sa i përket punës, keni ide inovative, por duhet të jeni konkretë. Në dashuri, jeni simpatikë, por të distancuar: ata që ju duan kërkojnë më shumë prani.

PESHQIT 

Qelli flet për ëndrra, intuita, por edhe për konfuzion. Lidhur me punën, nevojitet më shumë qartësi: mos i shtyni vendimet e rëndësishme. Në dashuri, jeni romantikë, por kini kujdes të mos idealizoni tepër. Çiftet rizbulojnë ëmbëlsinë. / abcnews.al/

Parashikimi i motit, 29 janar 2026

29 January 2026 at 07:03

🌦Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e jugut reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 900-1000 metër dhe juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar kryesisht në juglindje.
💨 Era do të fryjë me drejtim juglindja – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.
🌊 Deti – Valëzimi forcës 2-4 ballë.

❌
❌