Prezantohet platforma pĂ«r eksportet, Rama: Bizneset do mbĂ«shteten nĂ« transformimÂ
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me sipërmarrësit prezantoi ExportON një platformë të re për eksportuesit, e cila do të matë indikatorë të ndryshëm nga aktiviteti i përditshëm i kompanive dhe lëvizjet vjetore të eksporteve, duke ndihmuar sipërmarrësit dhe qeverinë të marrë vendime më të informuara për politikat e sektorit të eksportit.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e transformimit në sektorin e manifakturës.
âNĂ« sektorin e manifakturĂ«s, shndĂ«rrimi i disa kompanive nga fosoneria e thjeshtĂ« nĂ« cikĂ«l tĂ« mbyllur na ka dhĂ«nĂ« njĂ« provĂ« tĂ« qartĂ« qĂ« kush nuk pret qĂ« vazhdimĂ«sia e sipĂ«rmarrjes tâi garantohet nga oksigjeni i shtetit, por beson vetĂ« transformim vetĂ«, fiton.
Fokus janë kompanitë që krijojnë vlerë të shtuar dhe që pranojnë sfidën e transformimit. Një prioritet tjetër janë agropërpunuesit: sa më shumë produkte të përpunohen dhe të futen në kanalet e eksportit, aq më shumë rritet vlera e shtuar. Shqipëria ka një rrjet të konsoliduar për grumbullimin e produkteve bujqësore, duke lehtësuar procesin e përpunimit.
RĂ«nia e barrierave dhe procedurave ka ulur kostot, por disa çështje kĂ«rkojnĂ« kohĂ« pĂ«r tâu diskutuarâ.
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe në ecurinë e kreditimit të bizneseve nëpërmjet Garancisë Sovrane.
âKa njĂ« çështje qĂ« do tĂ« duhet kohĂ« mĂ« e gjatĂ« pĂ«r tâu diskutuar, pasi kemi vendosur instrumente tĂ« rinj financiare pĂ«r eksportuesit, duke ulur riskun pĂ«rballa bankave. Thithja e kĂ«tyre fondeve Ă«shtĂ« shumĂ« e ulĂ«t nga çfarĂ« do tĂ« donim tĂ« ishte.
Qoftë me linjën e kreditimit të Bankës së Shqipërisë dhe me atë të Bankës Shqiptare së Zhvillimit do të fillojmë të adresojmë
Linja e kreditimit tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« pa limit, por jemi larg thithjes sĂ« fondeve tĂ« para tĂ« vĂ«na nĂ« dispozicionâ.
Kryeministri Rama foli edhe për rëndësinë e investimeve të sipërmarrjes te burimet njerëzore.
âPĂ«rpara disa vitesh u publikua njĂ« listĂ« e kompanive mĂ« tĂ« mĂ«dha globale dhe ecja e tyre nĂ« 10 vite. Ishte njĂ« pasqyrĂ« e jashtĂ«zakonshme pĂ«r tĂ« parĂ« investimet nĂ« burimet njerĂ«zore. TĂ« gjitha kompanitĂ« qĂ« nĂ« fillim tĂ« 10 viteve kishin investuar mĂ« pak nĂ« burime kishin ardhur me rĂ«nie, sesa ato qĂ« kishin investuar mĂ« shumĂ«. NĂ« fillim duket sikur jep, por ai tĂ« kthen atĂ« qĂ« fiton disafishâ, pohoi Rama.
Ibrahimaj: Eksportet dhe prodhimi vendas, në qendër të modelit të ri të zhvillimit ekonomik
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj gjatë fjalës së saj theksoi se ekonomia shqiptare ka shënuar përmirësime të qëndrueshme vitet e fundit, me rritje të prodhimit të brendshëm bruto, investimeve, punësimit dhe pagave, duke reflektuar një klimë pozitive për biznesin dhe sektorin privat.
Megjithatë, ajo vuri në dukje nevojën për transformimin e strukturës ekonomike, duke kaluar nga një ekonomi e mbështetur kryesisht në shërbime dhe konsum vendas, drejt një modeli të bazuar në investime, eksporte dhe rritje të produktivitetit.
Ministrja Ibrahimaj nënvizoi se, pavarësisht rritjes së eksporteve shqiptare në vitet e fundit, struktura e tyre dominohet nga shërbimet, ndërsa eksportet e mallrave kanë nevojë për mbështetje më të fortë, për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë me kapacitetin prodhues dhe industrializimin e vendit.
Në këtë kuadër, ministrja bëri të ditur, se gjatë vitit 2026 do të miratohet një politikë e re industriale për nxitjen e prodhimit vendas.
Fokusi i fjalës së ministres ishte Programi për Nxitjen e Eksporteve, i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, i cili mbështetet në katër shtylla kryesore: ndërgjegjësimin dhe promovimin, thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave, harmonizimin e standardeve me Bashkimin Europian dhe instrumentet financiare.
NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, ajo vlerĂ«soi rolin e AIDA-s dhe platformĂ«s Eksport On nĂ« rritjen e ndĂ«rgjegjĂ«simit dhe informimit tĂ« bizneseve, si dhe njoftoi se gjatĂ« kĂ«tij viti do tĂ« miratohet ligji pĂ«r âMade in Albaniaâ, i cili synon ndĂ«rtimin dhe promovimin e markĂ«s kombĂ«tare, nĂ« pĂ«rputhje me standardet e Bashkimit Europian.
âGjatĂ« kĂ«tij viti, ne do tĂ« hartojmĂ« dhe miratojmĂ« ligjin pĂ«r âMade in Albaniaâ, i cili do tĂ« ndihmojĂ« ndĂ«rtimin e markĂ«s, marketingun brenda dhe jashtĂ« vendit, si dhe njohjen dhe mbrojtjen e produktit, duke krijuar standarde nĂ« pĂ«rputhje me ato tĂ« Bashkimit Europian.
Komponenti i dytë lidhet me thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave. Ne kemi pasur që në fillim një vizion të qartë për digjitalizimin e plotë të procedurave dhe, prej disa vitesh, po punojmë me një projekt të Bankës Botërore për lehtësimin e tregtisë, kryesisht në pikat kufitare dhe në doganat shqiptare. Së shpejti do të çelet dritarja e vetme unike, ku të gjithë operatorët shtetërorë dhe bizneset do të kenë një pikë të vetme kontakti, pa qenë nevoja të kalojnë nga institucioni në institucion.
Në vijim, me fazën e dytë të projektit të Bankës Botërore, do të trajtohen edhe tranziti, autoritetet portuale dhe infrastruktura e cilësisë, e domosdoshme për përgatitjen e eksportuesve shqiptarë drejt tregut të përbashkët europian.
Komponenti i tretë lidhet me harmonizimin e standardeve me tregun e përbashkët europian. Brenda tremujorit të parë të vitit do të lançohet programi kombëtar për mbështetjen e biznesit në procesin e integrimit europian, që do të fokusohet në ndërgjegjësim, informim, rritje kapacitetesh dhe financim për arritjen e standardeve dhe nxitjen e eksporteve.
Shtylla e katërt lidhet me instrumentet financiare.
Banka e Zhvillimit, ligji i sĂ« cilĂ«s u miratua vitin e kaluar, do tĂ« luajĂ« njĂ« rol kyç jo vetĂ«m nĂ« financimin dhe modernizimin e industrisĂ« shqiptare, por edhe si agjenci eksporti pĂ«r sigurimin e eksporteve, duke ulur kostot dhe riskun pĂ«r eksportuesit. PĂ«rmes saj do tĂ« shfrytĂ«zohen edhe instrumentet e Bashkimit Europian pĂ«r nxitjen e prodhimit vendas dhe aksesin e markĂ«s âMade in Albaniaâ nĂ« tregjet europiane dhe tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor.
TĂ« gjitha kĂ«to nisma synojnĂ« fuqizimin e biznesit shqiptar. Po aq tĂ« rĂ«ndĂ«sishme janĂ« edhe instrumentet e dialogut, tĂ« cilat na ndihmojnĂ« tĂ« kuptojmĂ« problemet reale tĂ« bizneseve dhe tâi pĂ«rkthejmĂ« ato nĂ« politika konkrete mbĂ«shtetĂ«se. NĂ«pĂ«rmjet AIDA-s dhe strukturave tĂ« MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ« dhe Inovacionit, do tĂ« vijojmĂ« tĂ« ngremĂ« grupe pune pĂ«r tĂ« identifikuar dhe zgjidhur problematikatâ, tha Ibrahimaj.
Ministrja theksoi gjithashtu rëndësinë e digjitalizimit të procedurave tregtare, përmes çeljes së dritares së vetme unike për eksportuesit dhe zbatimit të projekteve të Bankës Botërore për lehtësimin e tregtisë. Ajo njoftoi se do të lançohet së shpejti edhe programi kombëtar për mbështetjen e biznesit në procesin e integrimit europian, me fokus në rritjen e kapaciteteve dhe financimin për arritjen e standardeve.
Një rol kyç në mbështetjen e eksporteve do të luajë edhe Banka e Zhvillimit, e cila do të shërbejë si instrument për financimin, modernizimin e industrisë dhe sigurimin e eksporteve, duke ulur kostot dhe riskun për bizneset shqiptare.
Në përfundim, Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm me biznesin dhe garantoi se shqetësimet e tyre do të përkthehen në politika konkrete mbështetëse, me synimin që bizneset shqiptare të jenë më konkurruese dhe të përfitojnë nga aksesimi i tregut të përbashkët europian.
The post Prezantohet platforma për eksportet, Rama: Bizneset do mbështeten në transformim appeared first on Revista Monitor.