Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 February 2026Main stream

E pazakontë, rrëmbehet politikani në Venezuelë!

9 February 2026 at 10:50

Opozita venezuelase ka ngritur alarmin për një ngjarje të rëndë politike, duke deklaruar se lideri i njohur opozitar Juan Pablo Guanipa është rrëmbyer me forcë në kryeqytetin Caracas, vetëm disa orë pasi ishte liruar nga burgu. Lajmi u bë publik nga udhëheqësja e opozitës, María Corina Machado, e cila akuzoi drejtpërdrejt strukturat e sigurisë së shtetit për këtë veprim.

Sipas Machado-s, rrëmbimi ndodhi në lagjen Los Chorros të Caracas-it, ku persona të armatosur rëndë, të veshur me rroba civile dhe që lëviznin me katër automjete, e ndaluan Guanipën dhe e morën me forcë. Ajo e cilësoi ngjarjen si një akt represioni brutal ndaj opozitës dhe paralajmëroi se jeta e Guanipës është në rrezik.

Partia e tij, Drejtësia e Para (Primero Justicia), deklaroi se Guanipa po lëvizte nga një vend në tjetrin për arsye sigurie, kur u ndalua nga persona që i drejtuan armët atij dhe shoqëruesve të tij, përpara se ta fusnin me forcë në një makinë. Partia theksoi se dyshon tek Delcy Rodríguez, Jorge Rodríguez dhe Diosdado Cabello si përgjegjës për çdo gjë që mund t’i ndodhë atij, duke i akuzuar për drejtimin e aparatit represiv të shtetit.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, veçanërisht sepse ndodhi vetëm pak orë pasi Guanipa ishte liruar nga burgu, si pjesë e një vale lirimesh të të burgosurve politikë. Djali i tij, Ramón Guanipa, kishte festuar lirimin në rrjetet sociale, duke shkruar se familja e tij më në fund do të ribashkohej pas muajsh ndarjeje.

Juan Pablo Guanipa është një figurë e rëndësishme e opozitës venezuelase. Ai ka shërbyer si nënkryetar i Asamblesë Kombëtare dhe ishte zgjedhur guvernator i rajonit Zulia në vitin 2017, por nuk u lejua të merrte detyrën, pasi refuzoi të betohej para Asamblesë Kushtetuese të kontrolluar nga qeveria e Nicolas Maduro-s. Pas kësaj, ai u përball me akuza për terrorizëm dhe tradhti, të cilat opozita i ka quajtur të motivuara politikisht.

Pas zgjedhjeve të vitit 2024, Guanipa u detyrua të fshihej, ndërsa në maj 2025 u arrestua nga forcat e sigurisë dhe qëndroi rreth tetë muaj në paraburgim. Organizatat për të drejtat e njeriut, përfshirë Foro Penal, e kanë listuar atë si të burgosur politik. Opozita dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë denoncuar prej vitesh praktikat e qeverisë venezuelase, duke thënë se arrestimet, ndalimet arbitrare dhe zhdukjet e përkohshme përdoren për të heshtur zërat kritikë dhe për të frikësuar kundërshtarët politikë.

Pas rrëmbimit të Guanipës, partia Justice First dhe figura të tjera të opozitës i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë urgjentisht dhe të kërkojë lirimin e menjëhershëm të tij, si dhe fundin e persekutimit politik në Venezuelë.  / abcnews.al /

Lavrov: Nuk shohim “të ardhme të ndritur” për marrëdhëniet ekonomike me SHBA-në

9 February 2026 at 10:23

Rusia mbetet e hapur për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, por nuk është optimiste për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, pavarësisht përpjekjeve të Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një intervistë.

Duke folur për median ruse TV BRICS, Lavrov tha se Shtetet e Bashkuara ndjekin atë që ai e cilësoi si një synim të shpallur për “dominim ekonomik”, gjë që, sipas tij, pengon një bashkëpunim real.

Më herët, zyrtarë rusë, përfshirë të dërguarin Kirill Dmitriev, kishin folur për mundësinë e një rivendosjeje të gjerë të marrëdhënieve ekonomike me SHBA-në, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje për Ukrainën.

Megjithatë, Lavrov vuri në dukje se, ndonëse presidenti amerikan Donald Trump ka folur për ringjalljen e bashkëpunimit ekonomik me Moskën dhe ka pritur presidentin rus Vladimir Putin në Shtetet e Bashkuara pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, administrata amerikane ka vendosur sanksione të reja të ashpra ndaj sektorit jetik të energjisë ruse.

Shefi i diplomacisë ruse përmendi gjithashtu qëndrimin armiqësor të Trump ndaj bllokut BRICS, ku bëjnë pjesë Rusia, Kina, India, Brazili dhe ekonomi të tjera të mëdha në zhvillim.

“Vetë amerikanët krijojnë pengesa artificiale në këtë rrugë,” tha Lavrov, duke shtuar se Rusia është e detyruar të kërkojë mënyra të reja dhe më të sigurta për të zhvilluar projekte financiare, ekonomike dhe logjistike me vendet e BRICS-it.  / abcnews.al /

Paralajmërimi i fortë i Dr. Edi Tushes për virozat, streptokokun: Gabimet që po rrezikojnë shëndetin e tyre

9 February 2026 at 10:19

Virozat tek fëmijët janë ndër shqetësimet më të shpeshta për prindërit, sidomos gjatë stinëve të ftohta dhe periudhave të grumbullimit në kopshte e shkolla. Në një lidhje direkte në ABC e Mëngjesit, neonatologu dhe pediatri Dr. Edi Tushe dha këshilla të rëndësishme për mënyrën si duhet kuptuar dhe menaxhuar kjo situatë.

Sipas Dr. Tushes, virozat janë infeksione që shkaktohen nga viruse të shumta, të njohura dhe ende të panjohura, të cilat prekin kryesisht rrugët e frymëmarrjes. Fëmijët preken më shpesh sepse sistemi i tyre imunitar është ende në zhvillim, ndërsa ekspozimi i përditshëm në ambiente kolektive rrit kontaktin me viruset.

Në moshën parashkollore, një fëmijë mund të sëmuret rreth 6 herë në vit, ndërsa më të vegjlit mund të arrijnë deri në 20 episode. Me rritjen e moshës, këto episode priren të pakësohen.

Një tjetër shqetësim serioz mbetet streptokoku. Dr. Tushe thekson se nuk është për përdorim të panevojshëm të antibiotikëve, por për praktika të shëndetshme dhe trajtim profesional kur është e nevojshme. Streptokoku është bakter që mund të shkaktojë infeksione serioze, sidomos tek fëmijët që frekuentojnë shkolla dhe kopshte.

Në raste të rënda, mund të prekë gjakun, të shkaktojë ethe reumatizmale ose dëmtime në veshka. Rreziku është më i lartë tek fëmijët 3–15 vjeç dhe infeksioni mund të përsëritet, pasi nuk krijon imunitet të përhershëm. Testet e shpejta ndihmojnë në vendosjen e diagnozës së saktë dhe trajtimit të duhur.

Sa i përket kollës, Dr. Tushe jep një mesazh të fortë për përdorimin e shurupeve. Ai paralajmëron se, sidomos nën moshën 2 vjeç, shurupet nuk rekomandohen, pasi shpesh kanë efekt placebo; pra japin ndjesinë e trajtimit pa efekt real shërues.

Prindërit duhet të drejtohen tek mjeku kur fëmija ka temperaturë të lartë, kur situata nuk menaxhohet dot në shtëpi, ose kur medikamentet nuk japin rezultat. Sipas mjekut, paniku e dobëson gjykimin, ndërsa konsultimi profesional është rruga më e sigurt për zgjidhje.  / abcnews.al /

Sërish tensione në Egje?/ Greqia dhe Turqia rikthehen në tryezën e bisedimeve

9 February 2026 at 08:53

Me sa duket Greqia dhe Turqia duan të bisedojnë përsëri – në nivelin më të lartë. Duke filluar nga e hëna (09.02.26) në Ankara do të mblidhet “Këshilli Suprem i Bashkëpunimit Greqi-Turqi”.

Nëse gjithçka shkon sipas planit në tryezë do të jenë të pranishëm edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ekziston edhe mundësia e një takimi posaçëm midis dy udhëheqësve në një ditë tjetër.

Pas një periudhe të vështirë dhe plot konflikte në Mesdheun Lindor, në vitin 2010 u krijua Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit. Ndonjë sukses të madh ai ende nuk ka arritur. Megjithatë Këshilli përpiqet të promovojë një agjendë pozitive mes dy partnerëve të NATO-s, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe të turizmit. Por ai është mbledhur vetëm pesë herë deri tani, takimi i fundit u bë në Athinë në dhjetor 2023.

“Turqia bën kërkesa dhe pretendime territoriale të njëanshme, që nuk kanë bazë ligjore dhe nuk mund të jenë temë serioze debati”, shpjegonte në atë kohë Konstantinos Filis, drejtor i kërkimeve në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Athinës në intervistë me DW. “Greqia pret që Turqia të përmbushë gjithmonë kërkesat e saj dhe të bëjë lëshime”, kundërshtonte Fuat Aksu, shkencëtar politik në Universitetin Teknik Yildiz në Stamboll.

Navtex, një pikë e re debati

Që atëherë nuk ka ndryshuar shumë në Detin Egje. Tensioneve u shtohet një pikë tjetër debati: Të enjten e kaluar Turqia përdori sistemin navigacionit detar “Navtex” për të paralajmëruar për rreziqet e sigurisë dhe aktivitetet ushtarake greke. Paralajmërime të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën.

Në fund të fundit bëhet fjalë për autoritet në Egje: Kush ka të drejtë të deklarohet përgjegjës për çështjet e sigurisë? Athina flet për një përpjekje të paligjshme të fqinjit të saj për të zgjeruar ujërat e tij territoriale. Një “provokim të ri turk” e konsideron këtë gazeta e njohur javore greke “To Vima”.

Nga këndvështrimi turk kjo është thjesht një çështje rutine, që përputhet me legjislacionin aktual. Por mund të jetë më shumë se kaq: sipas gazetës proqeveritare Türkiye: “Navtex ka shkaktuar panik në Greqi dhe ka ndryshuar status quonë në Egje”.

Për kryeministrin grek Mitsotakis mosmarrëveshja për Navtex do të thotë edhe më shumë presion nga e djathta. “Turqia po rrëmben gjysmën e Egjeut, por qeveria jonë nuk sheh asnjë arsye për shqetësim”, ankohet Kyriakos Velopoulos, kryetar i partisë së djathtë populiste “Zgjidhja Greke” (EL), e cila sipas sondazheve ka arritur vendin e tretë, përsa i përket mbështetjes së votuesve.

Grindje pa fund megjithë konvetën e OKB-së për Ligjin e Detit

Prej dekadash Greqia dhe Turqia grinden për shelfin kontinental para bregdetit turk, shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për një zgjerim të mundshëm të ujërave territoriale në Egje. Në kuadër të doktrinës së saj ushtarake aktuale “Atdheu Blu” Turqia pretendon edhe territore detare prej më shumë se 450.000 kilometra katrorë para bregdetit të saj.

Si busull ligjore në raste të tilla shërben Konventa e Kombeve të Bashkuara e vitit 1982 mbi të Drejtën e Detit, megjithëse Turqia nuk e ka nënshkruar atë. Por ajo mund të zbatohej: sipas mendimit mbizotërues të juristëve ky traktat pasqyron të drejtën ndërkombëtare zakonore ekzistuese – dhe për këtë arsye është i detyrueshëm edhe për ata, që nuk e kanë nënshkruar.

Asnjë marrëveshje në horizont

Sipas Konventës së OKB-së mbi të Drejtën e Detit çdo shtet mund të përcaktojë në parim ujërat territoriale, që shtrihen deri në 12 milje detare. Por ekziston një përjashtim i rëndësishëm: Në rastet e kufijve të paqartë ose mbivendosjeve, palët e përfshira duhet të arrijnë një marrëveshje dypalëshe. Por marrëveshja midis Greqisë dhe Turqisë është ende në pritje.

Që në vitin 1995 parlamenti turk e pati shpallur zgjerimin e ujërave territoriale greke në Detin Egje “shkak për luftë”. Sepse në një rast të tillë Egjeu do të bëhej një lloj deti i brendshëm grek. Në vitin 2021 qeveria e Athinës i zgjeroi ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në Detin Jon drejt Italisë. Sot Greqia rezervon në mënyrë të qartë të drejtën për të zgjeruar ujërat e saj territoriale edhe në Detin Egje, tha së fundmi ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias për stacionin televiziv të Athinës “Open”.

Si instancë e fundit në të gjitha çështjet e së drejtës ndërkombëtare konsiderohet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë. Por ky organ i Kombeve të Bashkuara nuk vepron me iniciativën e vet. Si Greqia ashtu edhe Turqia do të duhet të paraqesin një kërkesë të përbashkët, për të autorizuar gjykatën që të ndërmjetësojë. Për këtë debatohet që nga viti 1976. Deri tani pa sukses.

Banorët e këtij fshati në Europë po kërkojnë daljen nga UNESCO

9 February 2026 at 08:45

Turizmi mund të sjellë përfitime të mëdha për komunitetet e vogla, por vitet e fundit kanë treguar se popullariteti mes turistëve ndërkombëtarë mund të jetë njëkohësisht bekim dhe mallkim.

Kështu duket se ndihen banorët e fshatit Vlkolínec në Sllovakinë qendrore. Fshati u përfshi në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1993 dhe konsiderohet një vendbanim shumë i ruajtur me 45 ndërtesa, që pasqyrojnë tiparet tradicionale të një fshati të Europës Qendrore, me shtëpi druri tipike për zonat malore.

Megjithatë, numri i banorëve është përgjysmuar gjatë tre dekadave të fundit. Sot, vetëm 14 persona jetojnë aty, ndërsa rreth 100 mijë turistë vizitojnë fshatin çdo vit.

Problemi nuk lidhet vetëm me numrin e turistëve, por me sjelljen e tyre. Një banor tha se UNESCO e ka kthyer fshatin në një “kopsht zoologjik turistik”, duke shtuar se jeta e tyre po “shtypet” nga turmat. Janë raportuar sjellje antisociale, si fotografimi i fshehtë përmes dritareve apo hyrja në kopshte private.

Ironikisht, tërheqja kryesore e fshatit është fakti që është një vend i banuar dhe jo një muze në ajër të hapur. Sipas banorëve, rregullat e rrepta të UNESCO-s e bëjnë të vështirë jetën e përditshme, duke kufizuar aktivitete si kultivimi i tokës apo mbajtja e kafshëve shtëpiake.

Disa banorë madje kërkojnë që fshati të hiqet nga lista e UNESCO-s, duke besuar se kjo do të përmirësonte cilësinë e jetës së tyre.

Megjithatë, UNESCO nuk mban gjithë përgjegjësinë. Organizata ka theksuar se fshati është i ndjeshëm ndaj ndikimit të turizmit, por edhe ndaj rritjes së pronarëve të përkohshëm që blejnë prona për përdorim rekreativ.

Ndërkohë, në shumë vende të tjera, statusi i UNESCO-s shihet si një vlerë e madhe. Në disa raste, ai konsiderohet si mekanizmi kryesor për identifikimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Korenë e Jugut, dy të vdekur

9 February 2026 at 08:30

Një helikopter sulmues AH-1S Cobra i ushtrisë së Koresë së Jugut është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor në qarkun verior të Gapyeong, duke vrarë të dy anëtarët e ekuipazhit në bord, tha ushtria.

Helikopteri u rrëzua pak pas orës 11:00 të mëngjesit sipas orës lokale të hënën për arsye që mbeten të paqarta, shkruajnë mediat e huaja.

Dy ushtarakët u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë, por më vonë ndërruan jetë nga plagët e marra, sipas një deklarate të ushtrisë.

Në përgjigje, ushtria pezulloi operacionet e të gjithë helikopterëve AH-1S dhe formoi një ekip reagimi emergjent për të hetuar shkakun e rrëzimit.

Ushtria tha se stërvitja përfshinte praktikimin e procedurave të uljes emergjente duke mbajtur motorin ndezur, një manovër e projektuar për të përgatitur ekuipazhet për luftime ose emergjenca mekanike.

Gapyeong ndodhet në verilindje të Seulit dhe jo shumë larg kufirit të fortifikuar rëndë me Korenë e Veriut.

Incidenti shton shqyrtimin në rritje të sigurisë së stërvitjes ushtarake, ndërsa Koreja e Jugut mban një gatishmëri të lartë mes tensioneve rajonale.

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?

9 February 2026 at 08:22

Elon Musk beson se mënyra më e mirë për të zgjidhur vështirësitë e ndërtimit të qendrave të të dhënave të Inteligjencës Artificiale në Tokë është zhvendosja e tyre në hapësirë.

Dhe ai nuk është i vetmi që mendon kështu.

Ai ditëve të fundit njoftoi bashkimin e kompanisë së tij të raketave SpaceX dhe xAl, duke deklaruar se dëshiron të lëshojë 1 milion satelitë në hapësirë.

“E vetmja zgjidhje logjike… është transportimi i këtyre përpjekjeve që kërkojnë shumë burime në një vendndodhje me fuqi dhe hapësirë të madhe. Dua të them se hapësira quhet ‘hapësirë’ për një arsye”, tha Musk kur njoftoi bashkimin.

Musk ka nisur me sukses projekte ambicioze më parë, si zhvillimi i automjeteve elektrike për tregun masiv dhe krijimi i motorëve të ripërdorshëm të raketave për të transportuar njerëz dhe ngarkesa në hapësirë.

Këtë herë, Google, OpenAI dhe të tjerë po kërkojnë gjithashtu të krijojnë qendra të dhënash në hapësirë.

Kërkesa e madhe e qendrave të të dhënave të Al si për energji ashtu edhe për ujë do të thotë se teknologjia në rritje e Al do të kërkojë alternativa.

“Ne po tentojmë të tejkalojmë aftësinë për të gjeneruar energjinë e nevojshme”, tha David Bader, profesor i shquar i shkencës së të dhënave në Institutin e Teknologjisë në New Jersey.

“Mendoj se është një domosdoshmëri të mos shikojmë në tokë, por në hapësirë për të ofruar disa nga këto zgjidhje”, shtoi ai.

Hapësira ofron qasje më të mirë në energjinë diellore, dhe mjedisi gjithashtu e mban teknologjinë të freskët dhe anashkalon nevojën për tokë.

“Ekzistojnë qartë sfida teknike për ta bërë këtë një përpjekje të realizueshme, por këto duket se janë kufizime inxhinierike në krahasim me fizikën”, tha analisti i Deutsche Bank Research mbi qendrat e të dhënave orbitale të Al muajin e kaluar, duke vënë në dukje se shumë kompani po eksploronin mënyra për ta bërë atë të funksionojë.

Google njoftoi planet në nëntor për të testuar qendrat orbitale të të dhënave të Al duke lansuar dy satelitë testimi që vitin e ardhshëm.

“Në orbitën e duhur, një panel diellor mund të jetë deri në tetë herë më produktiv sesa në Tokë dhe të prodhojë energji pothuajse vazhdimisht”, tha Google në një deklaratë në atë kohë.

“Në të ardhmen, hapësira mund të jetë vendi më i mirë për të shkallëzuar llogaritjen e Al”, shtoi kompania.

Sipas Wall Street Journal, Sam Altman, CEO i OpenAI, verën e kaluar shqyrtoi blerjen e kompanisë së raketave Stoke Space për të vendosur qendra të të dhënave në orbitë.

Dhe në nëntor, startup-i i Al, Starcloud, me seli në Uashington, lansoi një satelit provë me një server në bordin e një rakete SpaceX.

“Në hapësirë, ju merrni energji të rinovueshme pothuajse të pakufizuar dhe me kosto të ulët”, tha Philip Johnston, bashkëthemelues dhe CEO i Starcloud.

Johnston parashikoi se, brenda 10 viteve, të gjitha qendrat e reja të të dhënave të Al do të jenë në orbitë, gjë që mund të zgjidhë edhe reagimin në rritje ndaj ndërtimit të tyre.

Bëhet e ditur se kostoja e furnizimit të qendrave të të dhënave me energjinë elektrike të nevojshme ka të ngjarë të rrisë faturat e energjisë elektrike për konsumatorët.

Një analizë e Bloomberg News zbuloi se zonat pranë qendrave të të dhënave panë një rritje të kostove të energjisë elektrike deri në 267% krahasuar me pesë vjet më parë.

Bader theksoi se një shifër e saktë për rritjen e kostos së energjisë elektrike për konsumatorët është e vështirë të përcaktohet për shkak të mungesës së informacionit publik mbi përdorimin e qendrave të të dhënave, por është e qartë se konsumatorët po paguajnë më shumë për shkak të kërkesave për energji nga Al.

Qendrat e të dhënave mund të krijojnë gjithashtu mungesa uji për komunitetet fqinje.

Një qendër e madhe të dhënash mund të përdorë deri në 5 milionë gallonë ujë në ditë, ekuivalente me përdorimin e ujit të një qyteti me 10,000 deri në 50,000 banorë, sipas Institutit të Studimeve Mjedisore dhe të Energjisë.

“Toka mund të jetë duke u bërë një vend i ndërlikuar për zhvillimin e qendrave të të dhënave të kompanive të mëdha teknologjike”, thotë Mark Muro, bashkëpunëtor i lartë në Brookings Metro.

Ai shtoi se reagimet politike në shumë komunitete po e bëjnë më të vështirë marrjen e miratimeve për më shumë ndërtime.

“Nuk janë vetëm faturat e energjisë elektrike të konsumatorëve që po rriten”, theksoi ai.

“Janë edhe faturat e energjisë elektrike të kompanive të mëdha teknologjike që po rriten jashtëzakonisht shumë. Ato tashmë po paguajnë shumë”, vazhdoi Muro.

Musk parashikoi se qendrat orbitale të të dhënave do të jenë më efektive nga ana e kostos sesa ato tokësore “brenda dy deri në tre vjetësh”.

Ndryshe, ai ka një histori të premtimeve të shumta për përparime teknologjike.

Por qendrat e të dhënave në hapësirë mund të ndodhin përfundimisht.

Kostoja e lëshimit të satelitëve në hapësirë po ulet, pikërisht kur kostot e ndërtimit dhe funksionimit të qendrave të të dhënave të Al në Tokë po rriten.

Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

9 February 2026 at 08:07

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ndau pamjet nga Xhamia e Ballies në Elbasan, e cila së fundmi është vlerësuar me një çmim ndërkombëtar prestigjioz.

Në një postim në Facebook, Rama thekson se Xhamia e Ballies, e rindërtuar dhe e rilindur në zemër të Elbasanit, është vlerësuar si një nga objektet më të veçanta të kultit në botë, duke fituar Çmimin Ndërkombëtar 2025 nga platforma ArchDaily për Arkitekturën më të Bukur Fetare.

“Mirëmëngjes dhe me Xhaminë e Ballies në zemër të Elbasanit, tashmë e rilindur e vlerësuar si një nga objektet më të veçanta të kultit në botë dhe fituese e Çmimit Ndërkombëtar 2025 nga ArchDaily për Arkitekturën më të Bukur Fetare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

9 February 2026 at 07:50

Të paktën tre persona, përfshirë një nënë dhe djalin e saj 10-vjeçar, u vranë si pasojë e sulmeve ruse me dronë gjatë natës në lindje dhe jug të Ukrainës.

Sipas prokurorisë rajonale, në qytetin Bohodukhiv të rajonit lindor të Kharkivit, një sulm me dron goditi një zonë banimi, duke shkaktuar vdekjen e fëmijës dhe nënës së tij. Gjashtë persona të tjerë u plagosën në këtë sulm. Rajoni i Kharkivit ka qenë shpesh objektiv i sulmeve që nga fillimi i luftës pas pushtimit rus në vitin 2022.

Ndërkohë, një sulm “masiv” me dronë në qytetin portual jugor të Odesës vrau një person dhe plagosi dy të tjerë, deklaroi guvernatori rajonal Oleh Kiper. Ai shtoi se u dëmtuan ndërtesa banimi dhe një tubacion gazi.

Në rajonin juglindor të Dnipropetrovskut, nëntë persona, përfshirë një vajzë 13-vjeçare, u plagosën nga një tjetër sulm me dronë, tha guvernatori Oleksandr Hanzha. Sulmi shkaktoi zjarr në një ndërtesë trekatëshe, duke shkatërruar çatinë.

Sulmet e vazhdueshme me dronë theksojnë intensitetin e luftës që po hyn në vitin e saj të katërt, me pasoja të rënda për civilët dhe infrastrukturën në mbarë Ukrainën.

/ abcnews.al /

Parashikimi i yjeve/ Horoskopi, 9 shkurt 2026

9 February 2026 at 07:02

Dashi

Një ditë disi e lodhshme për ju kjo e hënë. Dashuria, me hënën kundër, nuk po shkojnë si duhet. Tregoni kujdes me fjalët që mund të shkaktojnë debate të panevojshme. Sa i përket punës nuk jeni në ditët më të mira. Problemet e reja i bashkëngjiten atyre që ende nuk janë zgjidhur.

Demi

Energjia nuk mungon por Marsi po ndikon në krijimin e problemeve, duke komplikuar marrëdhënien me të tjerët. Këto duhet duhet të merreni me zgjidhjen e problemeve që ju rrethojnë. Kohë e vështirë për ekonominë tuaj dhe administrimin e parave.

Binjakët

Këto ditë nuk duhet të debatosh por të përpiqesh që të zgjidhësh problemet. Çiftet që po përjetojnë më shumë probleme janë lidhjet e krijuara së fundmi por që fatmirësisht kanë Venusin përkrah. Puna ecën mirë, gjëra pozitive duken në sfond.

Gaforrja

Hëna jo harmonike po i komplikon pak raportet. Ke dëshirë të dalësh dhe të takosh njerëz, por kjo dëshirë e jotja nuk po realizohet. Në punë do të dalin shanse të reja.

Luani

Ditë e keqe për ju, debatet janë të pashmangshme, veçanërisht në ambjentin familjar. Në dashuri duhet kujdes me qëllim që ta përmirësosh raportin. Në punë nuk është e nevojshme të kërkosh shumë për momentin. Me buxhetin duhet kujdes.

Virgjëresha

Ka pak rrëmujë, pasi nuk është gjithçka si do ta doje. Raportet me të tjerët janë të ndërlikuara ku debatet do të krijoheshin lehtë. Në punë nuk je i kënaqur.

Peshorja

Nëse nga ana fizike je pak dobët, pjesa tjetër është pozitive. Në dashuri mund të jesh i lirë, i kënaqur, edhe falë Hënës së favorshme. Në punë propozimet e tua do të vlerësohen. Nëse keni debatuar, paqja po vjen për ju.

Akrepi

Ky nuk është një moment ideal, problemet janë të shumta, por mund të shfrytëzosh situatën për të sqaruar disa aspekte në jetën tënde sentimentale. Në punë mund të arrish më shumë, por duhet të kesh parasysh vonesat e kësaj periudhe.

Shigjetari

Mundohu të mos bësh shumë gjëra bashkë por një nga një. Në dashuri situata është e ndërlikuar, duhet të tregohesh i kujdesshëm që gjërat të mos përkeqësohen. Miqësia ecën mirë. Në punë duhet të provosh të jesh më pozitiv.

Bricjapi

Sot nuk je në ditë të mirë. Duhet të bësh kujdes dhe të shmangësh debatet edhe pse kjo mund të jetë e vështirë në pjesën e dytë të ditës. Kujdes me buxhetin, këto ditë mund të dalin shumë shpenzime.

Ujori

Venusi dhe Hëna në favorin tënd, e bëjnë më të lehtë dashurinë. Shmang diskutimet me ata që nuk të kuptojnë. Në punë do të ketë ndryshime dhe ndoshta edhe rimendime.

Peshqit

Ditë e mbushur, pak e ndërlikuar. Janë të shumta gjërat që duhen menduar. Në dashuri, nëse ka probleme është momenti të zgjidhen. Edhe një ish mund të jetë në qendër të mendimeve të tua. Puna, për momentin nuk është në kohën më të mirë.

Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026

9 February 2026 at 07:02
Ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës.
Reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të vendit, në relievet malore shtrëngata afatshkurtra.
Prej orëve të mesditës e pasdite reshjet shiu me intensitet kryesisht të ulët humbasim territor duke mbetur prezent në relievet malore dhe në ndërprerjen graduale. Në zonën e Alpeve, dhe relievet e larta malore mbi 1000-1100metër në verilindje -juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Era do të fryjë verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në zonat luginore dhe përgjatë relieveve malore era fiton me shpejtësi deri 10 m/s.
Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë   / abcnews.al /
Yesterday — 8 February 2026Main stream

Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën totale të naftës

8 February 2026 at 22:47

Kuba ka hyrë në një gjendje emergjente të quajtur “opción cero” për të përballuar mungesën e thellë të karburantit, një krizë e shkaktuar nga ndërprerja e furnizimeve nga Venezuela dhe Meksika pas presionit të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Miguel Díaz-Canel njoftoi se qeveria do të ndërmarrë masa drastike për të kursyer naftën dhe energjinë, duke garantuar funksionimin minimal të vendit dhe duke ruajtur aktivitetet më të rëndësishme për ekonominë. Masa të tilla përfshijnë reduktimin e javës së punës dhe të mësimit në katër ditë për të ulur konsumin e karburantit, kufizimin e transportit me autobusë dhe trena mes qyteteve, shtyrjen ose anulimin e operacioneve jo urgjente në spitale dhe mbylljen e disa hoteleve dhe resorteve turistike.

Shitja e benzinës dhe naftës është e kufizuar dhe do të përdoret kryesisht për prodhimin e ushqimit, furnizimin me energji elektrike dhe aktivitete, që sjellin të ardhura nga jashtë vendit. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh për popullsinë dhe ekonominë, pasi Kuba importon rreth dy të tretat e energjisë që i duhet, ndërsa turizmi, një burim i rëndësishëm i valutës së huaj, ka rënë ndjeshëm, duke sjellë mbyllje të strukturave turistike dhe humbje vendesh pune.

Qeveria ka bërë të ditur se është e gatshme të dialogojë me Shtetet e Bashkuara, por vetëm nëse nuk ushtrohet presion mbi vendin, ndërkohë që organizatat humanitare paralajmërojnë për rrezikun e një krize humanitare që mund të prekë furnizimin me ushqim dhe shërbimet bazë për qytetarët.

Me këtë vendim, bëhet një plan jetik për mbijetesën e vendit, që synon të ruajë funksionimin e shërbimeve kryesore dhe stabilitetin e vendit, edhe pse me kosto të lartë për jetën e përditshme të kubanëve dhe ekonominë në tërësi.

Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur

8 February 2026 at 22:27

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën kur një ndërtesë e vjetër banimi u shemb në qytetin verior të Libanit, Tripoli, të dielën. Agjencia shtetërore e lajmeve njoftoi për “shembjen e një ndërtese të vjetër” në lagjen Bab al-Tabbaneh, një nga më të varfërat e qytetit. Autoritetet siguruan evakuimin e ndërtesave përreth, nga frika se mund të shemben edhe ato.

“Derisa janë shpëtuar tetë persona, pesë viktima janë nxjerrë nga rrënojat, përfshirë një fëmijë dhe një grua të moshuar”, tha agjencia. Shefi i mbrojtjes civile, Imad Khreish, i tha mediave lokale se ndërtesa përbëhej nga dy blloqe, secili me gjashtë apartamente. Mediat lokale treguan imazhe ku banorët dhe punonjësit e ndihmës së shpejtë përpiqeshin të hiqnin rrënojat me mjete të thjeshta dhe me duar.

Ngjarja ndodhi pas një shembjeje tjetër të ndërteseve në Tripoli muajin e kaluar. Presidenti Joseph Aoun urdhëroi që të gjitha shërbimet e emergjencës të mobilizoheshin për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit dhe për të ofruar strehim për banorët e ndërtesës dhe ata të ndërtesave fqinje që u evakuuan si masë paraprake.

Libani është i mbushur me ndërtesa të shkatërruara dhe shumë nga ndërtesat e banuara janë në gjendje të përkeqësuar. Shumë ndërtesa janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme, sidomos gjatë luftës civile 1975-1990, ndërsa disa pronarë kanë shtuar kate të reja pa leje.

Në vitin 2024, grupi i të drejtave të njeriut “Amnesty International” njoftoi se mijëra njerëz jetonin ende në ndërtesa të pasigurt në Tripoli, më shumë se një vit pas tërmetit të madh që goditi Turqinë dhe Sirinë fqinje. Qytetarët e Tripolit kishin paralajmëruar edhe më parë për situatën e tyre të rëndë me strehimin, e shkaktuar nga dekada neglizhence dhe mungesa e respektimit të rregullave të sigurisë nga ndërtuesit.

Situata është përkeqësuar nga kriza ekonomike e Libanit që vazhdon prej vitesh, e cila ka privuar banorët nga mundësia për riparime ose për të gjetur banesa alternative. Amnesty International ka kërkuar që autoritetet të vlerësojnë urgjentisht sigurinë e ndërtesave në të gjithë vendin.

Telashe për nobelisten iraniane, dënohet me mbi 7 vite burg

8 February 2026 at 22:16

Humanitarja dhe aktivistja për të drejtat e grave në Iran, Narges Mohammadi, fituese e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2023, është dënuar së fundmi me shtatë vjet e gjysmë burg nga një gjykatë në qytetin Mashhad, sipas avokatit të saj, Mostafa Nili.

Dënimi përmban dy vepra penale, teksa u dënua me gjashtë vjet për “protesta dhe bashkëpunim” dhe një vit e gjysmë për “veprimtari propagandistike”. Përveç kësaj, Mohammadi ka marrë një ndalim dyvjeçar për të lëvizur jashtë vendit dhe një dënim dyvjeçar me internim në rajonin Khusf, në lindje të Iranit.

Mohammadi u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar gjatë një ceremonie përkujtimore për avokatin Khosrow Alikordi, i cili u gjet i vdekur në zyrën e tij. Familja e saj deklaroi se ajo ishte dërguar në spital pas rrahjes gjatë arrestimit. Narges Mohammadi ka nisur një grevë urie më 2 shkurt dhe është dërguar sërish në spital për shkak të gjendjes së saj të dobët fizike.

Avokati i nobelistes tha se Mohammadi nuk ka dhënë asnjë mbrojtje gjatë seancës gjyqësore, pasi besonte se gjykata në Iran “nuk ka legjitimitet” dhe procesi ishte vetëm një “shou me një përfundim të paracaktuar”. Burri i saj, Taghi Rahmani, e përshkroi vendimin si “të egër dhe shumë të padrejtë” dhe bëri thirrje për reagim nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Mohammadi ka kaluar më shumë se 10 vjet të jetës së saj në burg. Sipas Fondacionit Narges, ky dënim i fundit e çon totalin e kohës së burgut që ajo duhet të vuajë në 44 vjet. Që nga viti 2021, ajo po kryen një dënim 13-vjeçar për “veprimtari propagandistike kundër shtetit” dhe “bashkëpunim kundër sigurisë së shtetit”, akuza të cilat ajo i mohon.

Arrestimi i fundit ndodhi ndërsa Mohammadi po merrte pjesë në një ceremoni përkujtimore, ku sipas dëshmitarëve, ajo u sulmua nga rreth 15 agjentë civilë, të cilët e tërhoqën për flokësh dhe e rrahën me shkopinj. Prokurori i Mashhadit, Hasan Hematifar, deklaroi se Mohammadi kishte nxitur pjesëmarrësit të brohorisnin “slogane që shkelin normat” dhe “prishin qetësinë”.

Mohammadi ishte gjithashtu një nga nënshkrueset e një peticioni që kritikonte autoritetet iraniane dhe bënin përgjegjës Ajatollah Ali Khamenein për “krime kundër njerëzimit”, pas vrasjeve të protestuesve që filluan në dhjetor 2022. Që nga fillimi i protestave, më shumë se 50,000 persona janë arrestuar dhe mbi 6,500 të tjerë janë vrarë, sipas Agjencisë për Lajme të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në SHBA.

Familja e Mohammadit dhe Fondacioni Narges bëjnë thirrje për lirimin e menjëhershëm të saj dhe të gjithë të burgosurve politikë në Iran.

Orban e quan Ukrainën “armik” të Hungarisë

8 February 2026 at 21:48

Kryeministri hungarez Viktor Orban e shpalli Ukrainën “armik” të Hungarisë gjatë një fjalimi në një tubim më 7 shkurt.

Orban, i parë gjerësisht si aleati më i ngushtë i Kremlinit në Bashkimin Evropian, ka sulmuar vazhdimisht Kievin dhe Brukselin gjatë gjithë luftës së plotë të Rusisë kundër Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja.

Duke folur në një tubim në qytetin hungarez Szombathely më 7 shkurt, Orban kritikoi Ukrainën për kërkesën që BE të ndalojë importet e energjisë së lirë ruse.

“Kushdo që thotë se ky është armik i Hungarisë, atëherë Ukraina është armiku ynë”, tha ai.

Deklaratat e tij vijnë menjëherë pasi Këshilli i BE-së miratoi planet për të ndaluar blerjet e gazit rus deri në vitin 2027.

Hungaria dhe Sllovakia – të dyja vende miqësore me Moskën që mbeten shumë të varura nga gazi rus – e kanë kundërshtuar vendimin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Orban gjithashtu kundërshtoi aspiratat e Ukrainës për në BE, duke këmbëngulur përsëri se ndërsa Hungaria duhet të bashkëpunojë me Ukrainën si fqinje, Kievit nuk duhet t’i jepet kurrë anëtarësim në BE.

“Hungarezët nuk duhet të duan bashkëpunim ushtarak apo ekonomik me ukrainasit, sepse ata po na tërheqin në luftë”, citohet të ketë thënë ai.

Orban njoftoi gjithashtu se do të vizitonte Uashingtonin, D.C. për takimin inaugurues të “Bordit të Paqes” të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.  / abcnews.al /

Çekia “pro” ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët

8 February 2026 at 21:20

Pas Francës, Spanjës dhe Greqisë, Çekia bëhet vendi i radhës i Bashkimit Europian që po mendon të ndalojë rrjetet sociale për të miturit.

Kryeministri çek Andrej Babis tha të dielën se ishte në favor të ndalimit të përdorimit të mediave sociale nga fëmijët nën 15 vjeç.

“Unë jam pro, sepse ekspertët që njoh thonë se është tmerrësisht e dëmshme për fëmijët. Ne duhet t’i mbrojmë fëmijët tanë”, tha Babis në një video-mesazh.

Më vonë gjatë ditës, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë tha se kabineti po shqyrtonte seriozisht propozimin e një ndalimi dhe se legjislacioni do të propozohet këtë vit.

Gjërat Tona/ Irena Gjoka, e vërteta e dosjes greke

8 February 2026 at 20:51

Drejtësia nuk vihet në provë vetëm nga krimi.

Ajo vihet në provë edhe nga politika, nga presioni, nga frika dhe nga mënyra se si reagojnë institucionet kur preket vetë sistemi.

Nuk po të flasim për një vendim të vetëm gjyqësor. As për një emër të vetëm.

Po flasim për një betejë që zhvillohet në heshtje, mes ligjit dhe pushtetit.

Në qendër të saj është gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Një figurë që prej vitesh ndodhet në zemër të dosjeve më të ndjeshme të vendit.

Dosje që kanë tronditur politikën, pushtetin dhe interesat e forta.

Por sot, ajo vetë është kthyer në objekt verifikimi. Një formular, një vendim i huaj dhe një proces që ngre pyetje serioze ligjore dhe institucionale.

A kemi të bëjmë me një çështje reale juridike apo me një përpjekje për delegjitimimin e një gjyqtareje që ka prekur emra të mëdhenj?

Ku mbaron e drejta dhe ku nis presioni politik? Po ndjekim faktet, dokumentet, vendimet, por edhe heshtjet.

Sepse në një shtet të së drejtës, drejtësia duhet të jetë e fortë jo vetëm kundër krimit, por edhe kur vetë ajo vihet në shënjestër.

 

ECURIA E NJË VERIFIKIMI

Kohët e fundit, ndoshta jo krejt rastësisht, po ndodh një përplasje që nuk zhvillohet në sallë gjyqi, por në hapësirën mes ligjit dhe politikës. Në qendër është gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, një nga emrat që ka firmosur disa prej vendimeve më të rëndësishme të viteve të fundit.

Akuzat ndaj saj shpërthejnë publikisht në momentin kur ajo vendos masë sigurie ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e kthyer menjëherë çështjen në konflikt frontal. Berisha publikon një dokument të prezantuar si vendim i Gjykatës së Janinës dhe e përdor atë për të delegjitimuar gjyqtaren dhe vendimet e saj. Denoncimi bëhet në të njëjtën ditë kur ai paraqitet në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, një përkim që ngre pikëpyetje serioze mbi kohën dhe motivin. Avokatët e tij shkojnë më tej, duke deklaruar publikisht se vendimet e gjyqtares janë “nul”. Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme pranon se verifikimi për Gjokën ka nisur që në maj 2024, por për më shumë se 20 muaj nuk prodhoi asnjë transparencë publike. Dokumentet nuk publikohen, rezultatet mbahen të fshehta, ndërsa debati zhvillohet në media dhe jo në institucione. Paralelisht, SPAK regjistron një procedim penal pa emër, duke e mbajtur çështjen në një zonë gri ligjore.

Kur më në fund rezultatet i dërgohen KLGJ-së në janar 2026, Këshilli vendos të mos hapë procedurë verifikimi të statusit, duke ia kaluar përgjegjësinë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Një pjesë e anëtarëve theksojnë se edhe sipas të dhënave të administruara, nuk ka një vendim të formës së prerë ndaj gjyqtares. Megjithatë, fakti që ekziston një dokument i huaj, i përdorur politikisht, mjafton për ta mbajtur gjyqtaren nën presion të vazhdueshëm. Ky emision nuk shpall fajësi dhe as pafajësi. Ai ndalet te mekanizmi. Sepse kur një gjyqtare vihet nën sulm në kulmin e ushtrimit të funksionit të saj, pyetja nuk është vetëm çfarë ka ndodhur në të shkuarën, por çfarë po ndodh sot me pavarësinë e drejtësisë. Dhe kur procedurat përdoren si armë politike, rreziku nuk është për një emër, por për vetë sistemin.

 

AKUZAT PUBLIKE E POLITIKE

 

Në vitin 2024, emri i gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, hyn zyrtarisht në vëmendjen e Prokurorisë së Përgjithshme. Institucioni i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë dhe përmes saj, autoriteteve përkatëse në Greqi, me një pyetje thelbësore: A ka apo jo procedim penal ndaj saj?

Në një nga daljet para SPAK-ut, pas paraqitjes në respektim të masës “detyrim paraqitje”, Sali Berisha publikon një dokument i vjetër. Një dokument i vitit 2005, i siguruar përmes një kërkese individuale të bërë nga Fredi Beleri pranë autoriteteve greke dhe i zbardhur nga Ministria greke e Drejtësisë.

Dokumenti publikohet politikisht nga Sali Berisha dhe kthehet menjëherë në objekt debati publik.

 

Sali e Berisha: Ligji i miratuar me 3/5 në vitin 2016, ligji nr.96/2016, për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, parashikon në nenin 28, pika d, se nuk mund të ketë statusin e magjistratit një shtetas që është dënuar me vendim penal të formës së prerë. Sicc është dënuar Irena e 5 mbiemrave, e cila mbahet nga Altin Troplini, mbahet nga ILD-ja dhe KLGJ-ja, në përdhosje të Kushtetutës, në përdhosje të ligjit të Parlamentit, sepse u duhet për qëllime politike, duke diskretituar në mënyrë përfundimtare reformën e Sorosit të Drejtësisë.

 

Nga ana tjetër, ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, në një dalje televizive shprehet se kryedemokrati Sali Berisha nuk ka asnjë lloj problemi personal me gjyqtaren Irena Gjoka. Sipas Alibeajt, fisi i Irena Gjokës, me mbiemër Maneku, e kanë pritur Sali Berishën në Patos, gjatë kohës së lideri i opozitës së asaj kohe nuk hynte dot në jug të vendit, në vitet 1997-1999. Po ashtu Alibeaj shprehet se pas viteve 1997, kur PS kishte kapur sistemin gjyqësor, Irena Gjoka shihej si delja e zezë në Gjykatën e Fierit, pasi sipas tij, ishte e vetmja gjyqtare e djathtë.

 

Enkelejd Alibeaj: Në 1997, pas 1997, Sali Berisha e kishte shumë të vështirë që të depërtonte në jug. Në 1999 ka qenë në Vlorë, pas revolucionit komunist të 1997-ës. A e dini ju kush e ka pritur në Patos për herë të parë dhe kush kanë qenë flamurtarët e PD-së së Patosit? Fisi Maneku. Dhe Irena, një nga 7 mbiemrat e ka Maneku. Dhe unë kur kam qenë ministër i Drejtësisë kam pasur një problem me këtë zonjë. Por ama e vërteta është e vërtetë. Nga 1997 dhe më vonë, në Gjykatën e Fierit ishte vetëm një gjyqtare që quhej e djathtë. Ju e dini se ç’ndodhi pas 1997-ës me Petron. Morën edhe sistemin e drejtësisë se kështu ndodh gjithmonë. E vetmja që shihej si dele e zezë ishte Irena Maneku, sepse ishte e djathtë. Këtë e them për një gjë fare të thjeshtë. Aludimi është se kjo gjyqtare na paska një problem personal me Sali Berishën. Përkundrazi, ajo s’ka problem. Të paktën e shkuara e saj apo e familjes së saj ka qenë djathtas”.

 

Çfarë përmban realisht kjo dosje?

Në vitin 2002, Irena Gjoka, e cila atëherë mbante mbiemrin Maneku, ndalohet gjatë një kontrolli policor në doganën greke. Sipas të dhënave, ajo paraqet një vizë me ndërhyrje, e cila konsiderohet e parregullt. Veprimi i vetëm i autoriteteve greke është moslejimi i kalimit të kufirit. Nuk ka arrest. Nuk ka ndjekje penale. Nuk ka procedim gjyqësor.

Bëhet fjalë për një masë administrative, e parashikuar nga rregullat e zonës Shengen: Refuzim hyrjeje dhe regjistrim në sistem.

Nga ai moment, Irena Gjoka rezulton e ndaluar të hyjë në vendet e Shengenit.

Në vitin 2003, ajo tenton sërish të kalojë kufirin, këtë herë bashkë me bashkëshortin, dhe informohet se ndalimi është ende në fuqi. Më pas, përmes një avokati në Fier, ajo i drejtohet autoritetit kompetent për të kundërshtuar këtë masë. Pas këtij veprimi, dosja zhytet në heshtje institucionale. Deri në vitin 2005.

Në atë vit, autoritetet greke i drejtohen Prokurorisë për verifikime. Hetohet kryesisht. Por një element kyç mungon. Pasaporta, e cila supozohet të jetë prova materiale, nuk ndodhet as pranë Policisë, as pranë Prokurorisë. Çështja dërgohet në gjyq. Gjykimi zhvillohet në mungesë. Dhe këtu lind paradoksi.

Në vendimin gjyqësor thuhet se Irena Gjokës i është dërguar njoftim në një adresë në Janinë. Ndërkohë, po në të njëjtin vendim, thuhet se vendbanimi i saj është në Fier. Por nëse asaj i ishte ndaluar hyrja në Greqi që në vitin 2002, si mund të ndodhej ajo në Janinë për t’u njoftuar? Një kontradiktë procedurale që mbetet pa përgjigje. Prokuroria e Përgjithshme shqiptare e pranon se dokumenti i publikuar më 5 maj 2025 është autentik. Por njëkohësisht sqaron se ky dokument nuk rezulton i regjistruar në regjistrat zyrtarë të drejtësisë greke. Vetë autoritetet greke, në përgjigjen e tyre zyrtare, konfirmojnë se dokumenti nuk gjendet në sistemin e tyre. Ndërkohë, në dëshminë e penalitetit, të ardhur po zyrtarisht nga Greqia, thuhet qartë: Irena Gjoka (Shpata, Maneku) nuk është e dënuar.

Dhe pikërisht këtu, mes dokumenteve që ekzistojnë, atyre që mungojnë dhe atyre që shfaqen në momente politike të ndjeshme, ngrihet pyetja që duhet shqyrtuar. Jo për të gjykuar, por për të kuptuar se si funksionon ose dështon e vërteta institucionale.

 

PROCESI HETIMOR

Më 20 janar 2026 Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, lidhur me deklarimet që ajo ka bërë në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016.

Ndonëse nuk ka bërë publik asnjë dokument, mësohet se nga hetimet, Prokuroria e Përgjithshme ka administruar një vendim autentik të autoriteteve greke për dënimin e Irena Gjokës, më 7 qershor 2005 nga Gjykata e Janinës.

Prokuroria e Përgjithshme deklaronte se, këto gjetje i ka përcjellë, në Këshillin e Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve. Por nga ana tjetër, Këshilli i Lartë Gjyqësor reagoi po atë ditë përmes një deklarate duke thënë se nuk kanë njoftim nga Prokuroria.

 

Deklarata e KLGJ

Lidhur me njoftimin e sotëm të Prokurorisë së Përgjithshme, lidhur me vendimin e miratimit të rezultateve të verifikimit të thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit datë 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka (Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju bëjmë me dije se, deri ne orën 20:30 datë 20.01.2026, në adresë të KLGJ-së nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar. Sapo shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme të mbërrijë zyrtarisht, ajo do te administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës në KLGJ, dhe më pas do të ndiqet procedura përkatëse ligjore.

Prokuroria tha se sektori i Dekriminalizimit ia ka dërguar zyrtarisht më datë 19 janar 2026 rezultatet e këtij verifikimi pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj, i cili duhet të interpretojë rezultatet e gjetjeve.

Verifikimet nga Prokuroria e Përgjithshme u bënë mbi bazën e kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 8 maj, 2024. Në të njëjtën kohë, për këtë çështje, SPAK po zhvillon hetime në një procedim penal pa emër.

Me një shkresë që mban datën 8 maj 2005, Prokuroria e Përgjithshme, me anë të një shkresë që mban firmën e Kostaq Belurit, i ka kthyer përgjigje Gjykatës së Posaçme, që kërkonte vënien në dispozicion të dokumentacionit, kërkesë e regjistruar në Prokurori më 7 maj 2025.

 

Prokuroria e Përgjithshme

Ju informojmë se, me shkresën e datës 14.01.2025, Ministria e Drejtësisë ka përcjellë në Prokurorinë e Përgjithshme dokumentacionin e marrë nga organet ligjzbatuese greke. Bashkëlidhur kësaj praktike ju dërgojmë:

  1. Kopje shkrese nga Prokuroria e Shkallës së Parë Athinë, Departamenti i kallëzimeve penale a Ndjekjes Penale, e datës 15.11.2024, drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Departamenti i Hetimit të Veçantë, i Ndihmës Juridike Ndërkombëtare, në gjuhën greke dhe shqip.
  2. Kopje e Dëshmisë së Penalitetit për Përdorim gjyqësor, lëshuar më datë 08.11.2024 nga Ministria e Drejtësisë Departamenti i Dëshmisë së Penalitetit, në gjuhën greke dhe shqip.
  3. Gjithashtu ju informojmë se në përgjigjen e ardhur nga autoritetet gjyqësore të Republikës së Greqisë, është administruar edhe shkresa “sekret” e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Atiki, e datës 13.11.2024, drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Departamenti i Hetimit të Veçantë i Ndihmës Juridike Ndërkombëtare, sipas të cilës nuk rezulton asnjë e dhënë për personin me të dhëna: (emri) Irena (mbiemti) Gjoka ose Shpata ose Maneku, e lindur më 15.02.1970, Shqipëri. Duke qenë se kjo shkresë është e klasifikuar, kopje të saj nuk mund të vëmë në dispozicion.

Një ndër dokumentet që i është vënë në dispozicion Prokurorisë së Përgjithshme, është edhe një pjesë e vendimit të dhënë në mungesë për Irena Gjokën, nga Gjykata e Janinës, më 7 qershor 2005.

Në vendim thuhet se, Gjykata, në një mbledhje të fshehtë, në prani të sekretarit, mori vendimin që u shpall nëpërmjet kryetares, në seancë publike.

 

Vendimi i Gjykatës

Gjykon në mungesë të pandehurën, e shpall fajtore se: Më 24 dhjetor 2002, në orën 15:30, në Kakavijë, Qarku Janinë, gjatë një kontrolli pasaportash, iu gjetën në posedim dokumente udhëtimi të falsifikuara dhe konkretisht në vendin dhe kohën e mësipërme kishte në posedim pasaportën shqiptare me numër 1068376/98, e cila ishte e falsifikuar si më poshtë: Falsifikim i vizës në faqen 17 të pasaportës në lidhje me periudhën e vlefshmërisë dhe për këtë arsye pasaporta e mësipërme provohet të jetë e falsifikuar. Pas shpalljes së vendimit të mësipërm dëgjoi prokurorin, i cili propozoi që: Të pandehurës së shpallur fajtore, t’i jepet dënimi me 3 muaj burgim, dënim me gjobë prej 1500 eurosh, si dhe t’i ngarkohen shpenzimet e gjykimit. Pastaj Gjykata, në mbledhjen e fshehtë në prani të sekretarit, vendosi dhe shpalli menjëherë nëpërmjet kryetarit vendimin e mëposhtëm: Meqenëse Gjykata, e cila merr parasysh rëndësinë e krimit të kryer nga e pandehura dhe personalitetin e saj dhe ka synuar të vlerësojë rëndësinë e krimit; dëmin e shkaktuar dhe rrezikun e shkaktuar prej tij; natyrën, llojin dhe objektin e krimit, si dhe të gjitha rrethanat e kohës; vendit, mjeteve dhe mënyrës që shoqërojnë përgatitjen dhe kryerjen e tij, si dhe shkallën e dashjes së të pandehurës për vlerësimin e personalitetit të të pandehurës në shkallën e disponimit të manifestuar në veprimet e saj dhe në diagnostikimin e tij; në arsyet që e çuan në kryerjen e krimit në rastin që i ishte dhënë; në qëllimin që ajo synonte; karakterin e saj dhe shkallën e zhvillimit të saj; rrethanat individuale dhe shoqërore dhe jetën e saj të mëparshme dhe sjelljen e saj gjatë kryerjes së veprës, çmon se duhet t’i vendoset dënimi i referuar në dispozitiv. Gjithashtu duhet t’i ngarkohen personit të dënuar shpenzimet gjyqësore në shumën 73 euro.

 

Pas shpalljes së këtij vendimi, kryetarja i dha fjalën prokurorit për të propozuar konvertimin ose jo të dënimit të mësipërm të kufizimit të lirisë që iu dha të pandehurës. Prokurori pasi mori fjalën, propozoi që dënimi i mësipërm i dhënë të pandehurës të konvertohej në gjobë prej 4.40 euro dita. Pas kësaj, Gjykata, pasi u mblodh në mënyrë të fshehtë vendosi si më poshtë:

 

Vendimi i Gjykatës

Sipas dispozitës të nenit 82, paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimi me kufizim të lirisë, që nuk tejkalon një vit, konvertohet në gjobë ose në dënim monetar, nëqoftëse nuk përmbushen kushtet për zbatimin e dsipozitës së nenit 99 paragrafi 1 të Kodit Penal. Në rastin konkret, dënimi me kufizim të lirisë që iu dha të pandehurës nuk tejkalon një vit, prandaj duhet të konvertohet në gjobë, duke pasur parasysh se nga karakteristikat specifike të veprës dhe fakti që e pandehura është shtetase e huaj, Gjykata vlerëson se ekzekutimi i dënimit është i nevojshëm për ta parandaluar atë të kryejë vepra të reja penale dhe kështu nuk mund të urdhërohet pezullimi i dënimit të dhënë ndaj saj. Shuma e konvertimit duhet të përcaktohet, duke marrë parasysh gjendjen financiare të të pandehurës, në shumën 4.40 euro dita.

 

E megjithëse një vendim i tillë, që për Prokurorinë e Përgjithshme është autentik, shumë të tjerë e shohin me dyshim. Ashtu si avokati Edmond Petraj, i cili madje shkon edhe më tej, duke thënë se gjithçka është një lojë e shërbimeve sekrete greke. Avokati nga ana tjetër thekson edhe faktin e asgjësimit të provave, pra pasaportës dhe vizës për të cilat Gjykata e Janinës ka vendosur se janë të falsifikuara. Kjo sipas Petrajt është një tjetër vendim i dyshimte, pasi në këto kushte nuk mund të provohet e kundërta, për aq kohë sa ato janë asgjësuar. Edhe në vendimin e gjykatës greke shpjegohet ky moment.

 

Vendimi i Gjykatës

Pas shpalljes së këtij vendimi, kryetarja i dha fjalën prokurorit për të bërë propozimin në lidhje me fatin e sendeve të sekuestruara. Prokurori propozoi të ratifikohej sekuestrimi i pasaportës i bërë me raportin e sekuestrimit të datës 10 shkurt 2004 të oficerëve hetues. Pas kësaj Gjykata u mblodh në mënyrë të fshehtë dhe kryetari shpalli menjëherë në seancë publike vendimin e Gjykatës. Në zbatim të nenit 373 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin përfundimtar të Gjykatës, urdhërohet konfiskimi i sendeve që duhet të konfiskohen. Për më tepër, sipas dispozitave, objektet që janë prodhuar nga një vepër e rëndë ose e lehtë penale e kryer me dashje, si dhe çmimi i tyre dhe ato të fituara nga to, si dhe objektet që janë përdorur ose kanë qenë të destinuara për kryerjen e një vepre të tillë, nëse i përkasin autorit ose njërit prej pjesëmarrësve, mund të konfiskohen. Në çdo rast konfiskimi, Gjykata vendos nëse sendet që janë konfiskuar duhet të asgjësohen. Në rastin konkret, në raportin e sekuestrimit të datës 10 shkurt 2004 të oficerëve hetues, u sekuestruar pasaporta e falsifikuar shqiptare e gjetur në posedim të të pandehurës, e cila duhet të konfiskohet dhe asgjësohet. Urdhërohet konfiskimi dhe asgjësimi i sendeve që referohen në këtë raport.

 

Avokati Edmond Petraj deklaron se çështja e Irenës Gjoka është politike dhe jo juridike, duke theksuar se nuk ekziston asnjë vendim i formës së prerë nga gjykata greke. Pretendimet e avokatit, në një farë forme shpjegohen edhe nga një tjetër shkresë që është administruar nga Prokuroria e Përgjithshme, siç është akti i prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë. Në këtë shkresë shpjegohet se vendimi i dhënë në mungesë për Irena Manekun (Gjokën), është urdhëruar mosekzekutimi i vendimit.

 

Akti i Prokurorit

Pasi mori parasysh dispozitat e nenit 32, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit 3345/05, sipas të cilave, dënimet e dhëna me vendime të shpallura deri në botimin e këtij ligji, me kohëzgjatje deri në gjashtë muaj, me kusht që ato të mos jenë bërë të pakthyeshme dhe të mos jenë vuajtur domosdoshmërisht deri në botimin e këtij ligji, parashkruhen dhe nuk ekzekutohen me kusht, që personi i dënuar brenda 18 muajve nga botimi i këtij ligji të mos kryejë një vepër të re penale të kryer me dashje, për të cilën ai do të dënohet në mënyrë të pakthyeshme në çdo kohë, me një dënim me heqje lirie mbi 6 muaj. Në rast të një dënimi të ri, personi i dënuar do të vuajë në mënyrë kumulative pas vuajtjes së dënimit të ri edhe dënimin e pavuajtur dhe nuk llogaritet në afatin e parashkrimit të dënimit të pavuajtur, sipas dispozitave të përgjithshme, periudha e ndërmjetme nga publikimi i këtij ligji deri në dënimin për veprën e re. Për këto arsye: Urdhërojmë mosekzekutimin e vendimit me numër 1447/05, i Gjykatës së Shkallës së Parë me tre anëtarë Janinë, me të cilin është dënuar Irena Maneku, lindur në Fier Shqipëri. E vendosim vendimin e mësipërm në arkivë.

 

Ky vendim është marrë për dijeni të Policisë së Janinës, Sekretarisë së Dëshmive të Penalitetit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Sekretarisë së likuidimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë, më 13 qershor 2025.

Në një tjetër dokument që i është vënë në dispozicion Prokurorisë së Përgjithshme, konkretisht raportin procesverbaleve dhe vendimin, shpjegohet edhe mekanizmi i përdorur nga Gjykata e Janinës për të vënë në dijeni Irena Gjokën. Por në kushtet e mosgjetjes, vendimi marrë nga treshja e gjyqtarëve, në prezencë të zv.prokurorit të Shkallës së Parë, për shkak të mungesës së prokurorit dhe të sekretarit, është dhënë në mungesë.

 

Vendimi i Gjykatës

Në seancën e sotme gjyqësore, e cila u zhvillua publike në sallë, kryetarja thirri emrin e të pandehurës, e cila nuk u paraqit, megjithëse ishte thirrur sipas ligjit. Siç rezulton nga dëshmia e dorëzimit, datë 9 shkurt 2005, vendbanim i panjohur, e policit të Rajonit të Policisë Kakavijë, Janinë, Dimitrios Liapatas, fletëthirrja me numër 408/2004, e lëshuar nga prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë, me atë në të së cilës u thirr e pandehura të paraqitet në këtë Gjykatë, gjatë seancës së sotme, i është dorëzuar sipas ligjit dhe brenda afatit nga kryetari i Bashkisë Delvinaki, Janinë, sepse vendbanimi i të pandehurës është i panjohur. Kjo fletëthirrje është shpallur (ngjitur në mur) nga nëpunësi i Bashkisë së mësipërme, Kostas Toni, në vendin më publik të selisë së Bashkisë.

 

Më 23 janar 2026, gjyqtarja e  Gjykatës së Posacme, Irena Gjoka, i ka nisur Këshillit të Lartë Gjyqësor dëshminë e saj në formë shkresore, duke deklaruar se nuk pasur kurrë dijeni lidhur me procesin gjyqësor dhe dënimin që është dhënë ndaj saj në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Janin në vitin 2005. Nëpërmjet kësaj shkrese drejtuar KLGJ-së, Irena Gjoka, ka shpjeguar edhe arsyen se pse ka shënuar që nuk është e dënuar në formularin e dekriminalizmit që ka plotësuar në vitin 2016.

 

Irena Gjoka: Fakti i hetimit dhe gjykimit nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë nuk është shënuar nga ana ime në formularin e dekriminalizimit,  për shkak se tej çdo dyshimi të arsyeshëm provohet se nuk kam pasur dijeni në tërësi për procesin penal (hetim dhe gjykim)  të zhvilluar ndaj meje. Personalisht nuk jam njoftuar, as zyrtarisht dhe as faktikisht për procesin gjyqësor administrativ apo ndonjë proces tjetër të zhvilluar ndaj meje, në gjykatat greke. As nga përmbajtja e vendimit të Gjykatës së Janinës të datës 07.06.2005, nuk rezulton të jetë mbajtur ndonjë procesverbal sekuestrimi në datën 24.12.2002 dhe as  të jetë kryer ndonjë veprim tjetër me karakter hetimor. Në vendim përshkruhet se pasaporta është sekuestruar më datë 10.02.2004, por unë nuk kam qenë në shtetin grek në vitin 2004. Dënimi nuk u regjistrua kurrë në regjistrin penal, dhe për rrjedhojë, dënimi konsiderohet juridikisht sikur të mos ketë ekzistuar kurrë. Në rastin konkret vendimi i dënimit nuk është i formës së prerë dhe si rrjedhojë  ai nuk ka asnjë vlerë juridike në Territorin e Republikës së Shqipërisë. Si konkluzion, vendimi i dënimit jo i formës së prerë i Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë nuk mund të përbëjë shkak për mbarimin e mandatit tim si gjyqtare, sepse ky vendim nuk cenon kushtet e zgjedhshmërisë. Në kushtet e analizuara më sipër, ky vendim konsiderohet si i paqenë. Nga analiza e sipërcituar, rezulton qartë se ILD nuk mund të fillojë procedim  disiplinor ndaj meje, në funksionin e gjyqtares, sepse nuk provohet se  kam kryer një vepër penale, vendimi i dënimit nuk sjell asnjë pasojë juridike. Përtej diskutimit të sipërcituar, ILD-se nuk i lejohet të fillojë një procedim disiplinor pas 5 vjetëve nga koha kur ka ndodhur shkelja e pretenduar.

 

Më 30 janar 2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me shumicë votash nuk pranoi nisjen e procedurave për verifikimin e gjyqtares, Irena Gjoka. Shumica e anëtarëve thanë se çështja duhet t’i kalojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Me 6 vota kundër dhe 4 pro, Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk pranoi ta merrte në shqyrtim çështjen me argumentin se dosja duhet t’i kalojë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor do të duhet të mblidhet sërish për të miratuar një tjetër vendim, nëse do t’ia kalojë apo jo Inspektorit të Lartë të Drejtësisë fatin e gjyqtares Irena Gjoka.

 

KARRIERA, DOSJET DHE INCIDENTET

 

Irena Gjoka, aktualisht gjyqtare e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka një karrierë 32-vjeçare në sistemin gjyqësor. Karrierë që e ka nisur në vitin 1993 pasi u diplomua për drejtësi në Universitetin e Tiranës. Fillimisht u emërua në Gjykatën e Fierit, ku ka ushtruar detyrën e saj deri në korrik të vitit 2014. Në këtë kohë u emërua gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në Tiranë. Nga dhjetori i vitit 2019, që prej themelimit, ajo është emëruar si gjyqtare në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për tre vite, nga marsi i vitit 2021 deri në mars 2024 ajo ka qenë edhe zv.kryetare e kësaj gjykate.

Si gjyqtare e GJKKO, disa prej dosjeve më të rëndësishme të viteve të fundit, mbajnë firmën e saj. Ku më e rëndësishmja është dosja “Partizani”, për të cilën Gjoka ka qenë gjyqtare e hetimit paraprak. Masat e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, janë caktuar pikërisht nga Irena Gjoka.

Një nga dosjet, për të cilat Irena Gjoka u sulmua edhe nga mediat greke, ishte ajo e Fredi Belerit. Më 5 mars të vitit 2024, 10 muaj pas arrestimit, Gjykata e Posaçme e ka dënuar Fredi Belerin me dy vite burg me akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por gjykata pezulloi dënimin me burg dhe e vuri në shërbim prove për 3 vitet e ardhshme. Seanca u ndoq nga përfaqësues të ambasadës greke, por dhe medias së shtetit fqinj apo mbështetës të tij nga Himara.

Dënimi i Belerit, u pasqyruar gjerësisht nga mediat greke, që risollën në skenë dënimin që kishte marrë në Greqi vite më parë, gjyqtarja që dënoi Belerin.

 

Mediat greke

Dridhje të reja në skenën politike të Shqipërisë po shkaktohen nga zbulimi se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila dënoi kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleris (aktualisht eurodeputet i Demokracisë së Re), është dënuar vetë në Greqi për falsifikim. Siç raportohet nga faqja e internetit himara.gr, dënimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Janinës për gjyqtaren u bë publik nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky është një dënim që vetë Irena Gjoka e kishte fshehur, edhe pse kishte shërbyer për një kohë si drejtuese e përkohshme e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ndërsa kishte nënshkruar kërkesën e SPAK për çështjen “Partizani”. Megjithatë, e njëjta gjyqtare u mor edhe me rastin e profilit të lartë të Belerit dhe me rastin e zbulimeve të reja, eurodeputeti po bën thirrje për një rishikim të vendimeve që çuan në burgosjen e tij për 16 muaj dhe e privuan nga posti i Kryetarit të Bashkisë së Himarës. Siç e deklaroi ai në mënyrë karakteristike në deklaratën e tij: “Në përpjekje për të ndrequr padrejtësinë që pësova, duke u burgosur për 16 muaj dhe duke më hequr mundësinë për të marrë detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Himarës, i paraqita Gjykatës së Lartë prova të rëndësishme në lidhje me gjyqin tim të paligjshëm”.

Nga ana tjetër edhe ndaj ish-ministrit Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”, Irena Gjoka ka qenë gjyqtare e seancës paraprake, po ashtu edhe për seancën paraprake në ngarkim të Ilir Metës.

Irena Gjoka është konfirmuar në detyrë në të dy shkallët në procesin e vetingut. Nga KPK në shkurt të vitit 2020 dhe në KPA në qershor të vitit 2022, ku pavarësisht dyshimeve të komisionerit publik për deklarimin e pasurisë, Kolegji arriti në përfundimin se gjyqtarja ka arritur në nivel të besueshëm të pasurisë, në nivel të besueshëm kontrollit të figurës dhe profesionalizmit.

Në formularin e vetëdeklarimit në vitin 2016, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka ka mohuar të ketë qenë e dënuar ndonjëherë. Pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë e dënuar me vendim të formës së prerë, Irena Gjoka i është përgjigjur “jo” dhe të njëjtën përgjigje i ka dhënë edhe pyetjes nëse ndaj saj është marrë ndonjëherë ndonjë dënim gjykate, jo i formës së prerë. Po me “Jo” i është përgjigjur edhe pyetjes nëse ndaj saj ka pasur ndonjëherë hetim apo gjykim nga një autoritet shqiptar apo i huaj, nëse ka qenë ndonjëherë e ndaluar apo arrestuar për ndonjë vepër penale, apo i është dhënë ndonjëherë masa e dëbimit nga një shtet i huaj.

Karriera e Irena Gjokes si gjyqtare, përveç dosjeve te rëndësishme qe ka gjykuar, te cilat e kane vene ne shënjestër te vazhdueshme publike dhe politike, është shoqëruar edhe me incidente të renda, që ndonjëherë edhe i kane rrezikuar jetën.

Ngjarja tragjike e 6 tetorit 2025 në Gjykatën e Apelit në Tiranë ka rikthyer frikën dhe kujtesën e dhimbshme të sulmeve me armë në sallat e gjykatave shqiptare, si rasti i plagosjes në Fier, të gjyqtares Irena Gjoka, që në atë kohë mbante mbiemrin Maneku. Gjyqtare, e cila vitet e fundit ka qenë në shënjestër të familjes Berisha dhe Meta, pasi shorti e përcaktoi për të shqyrtuar çështjen në ngarkim tyre në Gjykatën e Posaçme, ku ajo ushtron funksionin aktualisht.

Emri i gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes si një prej figurave më të përfolura dhe më të sulmuara nga politika. E përballur me një valë sulmesh publike, Irena Gjoka është kthyer sot në simbol të drejtësisë që nuk tërhiqet përballë presioneve politike.

Por ngjarja e rëndë në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën në mënyrë tragjike, ka tronditur sistemin e drejtësisë dhe ka hapur sërish debatin për mungesën e sigurisë në institucionet gjyqësore. Në Fier, kjo tragjedi ka rikthyer kujtimet e dhimbshme të vitit 2007, kur më 18 janar të atij viti gjyqtarja Irena Gjoka u qëllua me armë brenda ambienteve të gjykatës. Sulmi i asaj kohe u bë shkak që për herë të parë në Shqipëri, në një gjykatë të vendoseshin roje sigurie dhe detektorë metalesh në hyrje. Por, sipas shumë juristëve, këto masa nuk kanë qenë të mjaftueshme për të garantuar mbrojtjen e magjistratëve.

Më 23 nëntor 2023, gjyqtares Irena Gjoka i shtohen truprojat nga Garda e Republikës, pasi është parë e arsyeshme për shkak të sulmeve verbale që janë bërë kundër saj, edhe në rrjetet sociale, komente fyese dhe gjuhë urrejtje. Më parë ka pasur katër truproja nga Garda për shkak të detyrë, ndërsa në vitin 2023 i janë shtuar edhe 2 të tjerë. Garda do të jetë e pranishme edhe pranë banesës së saj.

Ndërkohë, mbrëmjen e 22 dhjetorit 2023, eskorta e gardës shoqëruese së gjyqtares së posaçme Irena Gjoka u përfshi në një aksident. Një punonjës police teksa udhëtonte me automjetin e tij ka goditur automjetin e punonjësve të gardës. Aksidenti u dyshua se kishte ndodhur si pasojë e lagështirës dhe shiut. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por pas momentit të aksidentit ka pasur dhe një debat mes punonjësit të policisë dhe punonjësve të gardës. Ka nisur dhe një hetim për të sqaruar këtë ngjarje. Sipas burimeve, ka qenë një efektiv i Rrugores nga Elbasani, që lëvizte me makinë me targa zvicerane.  Hetuesit kanë kërkuar kamerat për të parë çfarë rregullash ka shkelur shkaktari i aksidentit, pasi njëri nga gardistët e Republikës ka thënë se ai kishte udhëtuar pas tyre nga Rinasi deri në Selitë, vend ku ndodhi aksidenti. Në Rinas, Garda e Republikës, thuhet nga Policia Kufitare se priti djalin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila prej ditësh ishte nën ruajtje me masa shtesë. Fillimisht Policia Rrugore e Tiranës raportoi se nuk kishte anëtarë të familjes së gjyqtares në makinën që po eskortohej nga Garda e Republikës. Por kjo zgjati vetëm 30 minuta, pasi Garda ka treguar itinerarin dhe kë po eskortonte. Megjithëse mekanizmi ishte i dukshëm që bëhej fjalë për aksident automobilistik, në hetim u angazhua edhe SHISH për informacione më të thelluara. Garda e Republikës i ka kërkuar tri herë personit të aksidentit që të distancohej dhe të mos hynte më eskortim, por shtetasi me detyrë polic rrugor nuk është bindur.

 

Çështja e Irena Gjokës nuk është thjesht një histori personale. Ajo është një pasqyrë e qartë e tensionit mes drejtësisë dhe politikës në Shqipëri.

Nga njëra anë, institucionet që verifikojnë, hetojnë dhe interpretojnë ligjin. Nga ana tjetër, një klimë presioni, dyshimi dhe polarizimi ekstrem.

Sot, ende nuk ka një vendim përfundimtar. Ka vetëm procedura. Ka vetëm interpretime ligjore. Dhe ka shumë zëra që flasin më fort se dokumentet.

Nëse ligji është shkelur, përgjegjësia duhet të vendoset. Por nëse ligji po përdoret si mjet presioni, atëherë rreziku është shumë më i madh. Sepse një drejtësi që frikësohet, nuk është më drejtësi.

Dhe një gjyqtar që gjykohet politikisht, nuk është më i pavarur. Historia na ka mësuar se goditja e drejtësisë nuk nis gjithmonë me dhunë.

Shpesh nis me dyshime.

Mbajtën peng gjyqtaren dhe nënën e saj për 30 orë/ Autoritetet franceze vënë në pranga 5 persona

8 February 2026 at 20:39

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për rreth 30 orë në një rast shpërblimi për kriptomonedha.

Katër burra dhe një grua u morën në paraburgim, tre gjatë natës dhe dy këtë mëngjes, tha prokurori i Lionit, Thierry Dran.

Arrestimet pasuan gjetjen e gjyqtares 35-vjeçare dhe nënës së saj 67-vjeçare në një garazh në rajonin juglindor të Drôme të premten në mëngjes. Të dyja u gjetën të plagosura.

Një burim pranë çështjes tha se dy nga të arrestuarit u gjetën duke u përpjekur të hipnin në një autobus që shkonte për në Spanjë. Autoritetet po vazhdonin hetimin e tyre për të dyshuar të tjerë të mundshëm, ndërsa një burim i dytë tha se gruaja që po mbahej është partnerja e njërit prej katër burrave.

Rrëmbimi shkaktoi një operacion masiv policor që përfshinte 160 oficerë pasi partnerja e gjyqtares mori një mesazh dhe një foto nga rrëmbyesit që kërkonin një shpërblim në kriptomonedha. Prokurori tha se sulmuesit kërcënuan se do t’i gjymtonin viktimat nëse shpërblimi nuk paguhej menjëherë.

Përfundimisht, dy gratë arritën të liroheshin dhe të kërkonin ndihmë duke trokitur në derën e garazhit. Një fqinj që dëgjoi zhurmën ndërhyri dhe hapi derën. Ato u shpëtuan të premten në mëngjes, pa u paguar asnjë shpërblim.

Ushqimi, testi për integrimin/ Sokolaj: Fokus, produktet me origjinë shtazore. Siguria ushqimore, zinxhir me shumë hallka

8 February 2026 at 19:50

Siguria ushqimore është një proces i ndërlikuar dhe çdo hallkë në zinxhir ka rol kyç, ndërsa një problem në një pjesë të tij mund të prishë mekanizmin e tërë sistemit. Kështu u shpreh Granit Sokolaj, ekspert i sigurisë ushqimore, duke theksuar rëndësinë e kontrollit të produkteve me origjinë shtazore, si hallka më e rëndësishme, por pa anashkaluar edhe të tjerat, përfshirë tokën dhe sipërfaqet e saj.

Sokolaj nënvizoi se Shqipëria ka nisur që nga viti 2009 një përafrim gradual të legjislacionit me BE-në, por zbatimi i rregulloreve nuk është gjithmonë automatik.

“Siguria ushqimore është një zinxhir me shumë hallka, dhe brenda çdo hallke ka zinxhirë të tjerë. Nëse një ingranazh nuk funksionon, mekanizmi prishet. Produktet me origjinë shtazore janë hallka më e rëndësishme, pa anashkaluar të tjerat. Edhe toka, e kontaminuar ose jo, si dhe sipërfaqja e tokës lidhen me sigurinë ushqimore.

Ne kemi që nga viti 2009 një përafrim gradual, që nga marrëveshja, por rregulloret kthehen automatikisht në zbatim, ndërsa në Shqipëri kjo nuk ndodh. Ne i përafrojmë pjesërisht legjislacionet e BE-së. Ne bëjmë edhe ndryshime, me mendimin për t’i dhënë siguri ushqimore dhe privatitet. Në Kosovë, rregullorja zbatohet “copy-paste”, ndërsa ne e përafrojmë.

Duhet të ndërtojmë një institucion që t’i zbatojë këto. Flitet rreth një viti për të riorganizuar autoritetin e ushqimit në Shqipëri. Mund të jetë autoritet ose agjenci, por jo institucion.” 

/ abcnews.al /

❌
❌