Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Main stream

“Babai ka 8 muaj që lufton me jetën”, Redon Makashi rrëfen sfidën me sëmundjen e pashërueshme

By: gaze tare
20 January 2026 at 18:59

Redon Makashi ishte i ftuar diten e sotme në programin “Rudina” në Tv Klan.

I pyetur nëse prindërit e kanë vizituar studion e tij, artisti zbulon me trishtim se babai po përballet me një betejë të fortë shëndetësore. Këngëtari thotë se prej 8 muajsh ai vuan nga sëmundja e demencës dhe është në një luftë me jetën. Gjendja është e vështirë dhe sfiduese, sidomos për nënën e tij.

Biseda;

Redon Makashi: Tani im atë e ka më të pamundur për të vizituar atë studio.

Rudina Magjistari: Pse?

Redon Makashi: Po kalon një moment jo të mirë.

Rudina Magjistari: Që ka lidhje me…

Redon Makashi: Me shëndetin. Ka 8 muaj që po bën luftë me jetën.

Rudina Magjistari: Më vjen keq! Si duket situata, ka shpresë për t’u përmirësuar? Nga se vuan konkretisht, a mund ta thuash?

Redon Makashi: Janë këto sëmundjet që nuk kanë shërim.

Rudina Magjistari: Është sëmundje e kancerit apo…

Redon Makashi: Jo. Demenca. Është pak e vështirë sepse është hera e parë që përballem me një situatë të vështirë direkt sepse të gjithë kemi momente të vështira, por të përballesh direkt me një situatë të rëndë nga një qetësi totale, nga një jetë normale, e qetë kur s’ke çfarë bën, është pak e vështirë.

Rudina Magjistari: Kemi folur në fakt për demencën dhe është e vështirë për atë vetë që nuk e di sa i vetëdijshëm është ai për ta kuptuar gjendjen e vet, por mbi të gjitha edhe për ju, për mamanë tënde, znj. Drita, por edhe për ty.

Redon Makashi: Sigurisht, më tepër mami që është aty në frontin e parë të lëvizjes sepse unë jam në lëvizje, bëj të pamundurën, por është një gjë që lufton dhe nuk ka fund kjo gjë.

The post “Babai ka 8 muaj që lufton me jetën”, Redon Makashi rrëfen sfidën me sëmundjen e pashërueshme appeared first on iconstyle.al.

Motra e vogël e Lori dhe Sara Hoxhës bëhet nënë!

By: gaze tare
20 January 2026 at 18:27

Një kapitull i ri ka nisur për Redian Hoxha, trashëgimtaren e Top Channel dhe motrën e vogël të Lori dhe Sara Hoxhës, e cila ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Lajmi shënon një moment të veçantë në jetën e saj personale, larg vëmendjes së tepruar mediatike.

Sipas Ilirianews.al, babai i fëmijës është Kein Dabulla, nipi i ish-ministres Arta Dade dhe djali i Alban Dabullës, një emër i njohur në fushën e medias, si botues i gazetës “Dita” dhe pronar i “Telebingos Shqiptare”.

Alban Dabulla njihet jo vetëm për aktivitetin në media dhe industrinë e telebingos, por edhe si biznesmen aktiv në disa sektorë në Tiranë dhe më gjerë. Emri i familjes së tij është përmendur ndër vite edhe në kontekste të ndryshme publike, përfshirë çështje që lidhen me lejet e ndërtimit dhe dosjen Shullazi.

Redia, së bashku me motrat Lori dhe Sara, si dhe vëllain e tyre të vogël Itan, kanë zgjedhur gjithmonë ta mbajnë jetën private larg syrit publik. Itani, veçanërisht, është mbajtur jashtë rrjeteve sociale dhe vëmendjes mediatike.

Lindja e fëmijës së saj vjen pas një periudhe ku Redia ka preferuar të qëndrojë diskrete, duke e ndarë jetën personale nga fama dhe ekspozimi i madh që shoqëron motrat e saj.

The post Motra e vogël e Lori dhe Sara Hoxhës bëhet nënë! appeared first on iconstyle.al.

Kjo është e vetmja grua që e ka lexuar mirë Trump dhe mund ta përmbajë atë

By: gaze tare
20 January 2026 at 18:18

Disa sekonda mjaftuan për të hedhur në erë vizitën e orkestruar me kujdes të Donald Trump në një fabrikë të Ford në Dearborn të Michiganit. Ndërsa presidenti po largohej nga ambientet, një punëtor bërtiti nga fabrika “mbrojtës i pedofilëve!”, një referencë për dosjet e Epstein. Reagimi i Trump ishte i menjëhershëm: ai ngriti gishtin e mesëm ndaj punëtorit, një gjest që Shtëpia e Bardhë më vonë e përshkroi si “një përgjigje të përshtatshme dhe të qartë”.

#EXCLUSIVE 😳 President Trump was filmed flipping off a Ford worker who yelled “pedophile protector” at him. https://t.co/m5nLYtWxxT pic.twitter.com/512zEYV6WC

— TMZ (@TMZ) January 13, 2026

The Independent vëren se midis burrave me kostume blu që shoqëronin presidentin ishte Susie Wiles, shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe ish-menaxhere e fushatës që e udhëhoqi Trumpin në mandatin e tij të dytë. Për vite me radhë, Wiles ishte sinonim i heshtjes së disiplinuar dhe efikasitetit politik. Për disa, ajo është e vetmja person që mund ta mbajë Trumpin në tokë; për të tjerët, ajo është ajo që lejon, nga prapaskena, çmontimin e rregullave që shoqërojnë zyrën presidenciale.

Ky imazh u shkatërrua në fund të vitit 2025, kur Wiles dha një seri intervistash për Vanity Fair, të raportuara nga gazetari Chris Whipple. Deklaratat e saj u përshkruan si “çuditërisht të sinqerta”: ajo e quajti zëvendëspresidentin JD Vance një “teoricien konspirativ”, e përshkroi Elon Musk si përdorues të ketaminës dhe pretendoi se Trump, megjithëse abstenon nga alkooli, ka një “personalitet alkoolik”.

Më vonë ajo u përpoq ta përmbante reagimin e ashpër, duke thënë se komentet e saj ishin nxjerrë jashtë kontekstit. Megjithatë, Whipple pohoi se gjithçka ishte thënë personalisht dhe zyrtarisht. Elementi më zbulues ishte reagimi i vetë Trump: në vend që ta shkarkonte shefen e stafit të tij, siç ka bërë me shumë nga bashkëpunëtorët e tij në të kaluarën, ai nxitoi ta mbështeste publikisht , duke i thënë New York Post se “ajo ka bërë një punë fantastike”.

Ky qëndrim nxori në pah rolin e veçantë të Wiles në rrethin e ngushtë të presidentit. Ajo konsiderohet ndoshta si personi i vetëm që mund të flasë hapur për “personalitetet e forta” të administratës dhe të mbetet e pazëvendësueshme. Artikulli i Vanity Fair mund t’i kishte dhënë fund pranisë së saj në Shtëpinë e Bardhë, por kjo nuk ndodhi.

Në moshën 68 vjeç, Wiles ka një karrierë të gjatë në politikën amerikane, pasi ka punuar me Ronald Reagan dhe Jack Kemp, dhe ka luajtur një rol kyç në shndërrimin e Floridës në një fortesë republikane për Trump. Ajo përshkruhet si dikush me sjellje të buta, por me kufij të rreptë, e aftë të afirmohet në heshtje në një mjedis të dominuar nga meshkujt.

Megjithatë, pyetja që lind është nëse ajo mundet dhe dëshiron të frenojë impulset më ekstreme të presidentit , veçanërisht në një kohë kur lëvizjet e tij po kërcënojnë edhe kohezionin e NATO-s.

Wiles duket se e ka “lexuar” mirë Trumpin dhe personalitetin e tij të paqëndrueshëm, ndërsa ajo vetë, nga prejardhja e saj familjare, është në gjendje t’i “frenojë” figura të tilla.

Ajo është, në mënyrën e saj, një figurë pothuajse amërore pranë një “fëmije” të padisiplinuar. Por ajo gjithashtu duket se i njeh kufijtë e saj: ajo mund të mos jetë në gjendje të ndryshojë natyrën e presidentit, por vetëm të menaxhojë pasojat e veprimeve të tij.

The post Kjo është e vetmja grua që e ka lexuar mirë Trump dhe mund ta përmbajë atë appeared first on iconstyle.al.

Skandaloze/ Arrestohet në Kosovë konspiracionisti i njohur, shiste ilaçe për kafshë si trajtim për autizmin

By: gaze tare
20 January 2026 at 17:25

Policia e Kosovës ka arrestuar diten e sotme konspiracionistin Arianit Sllamnikun nën dyshimet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike dhe eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testim të barërave.

Mediat në Kosovë raportuan nje dite me pare se Sllamniku u ka shitur disa personave ilaçe për kafshë me pretendimin se me to fëmijët do të shërohen nga autizmi. Konspiracionisti Sllamniku është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në Gjilan u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë marrë shërbime shëndetësore ose konsultime nga Arianit Sllamniku, e që mendojnë se mund të jenë dëmtuar, qoftë materialisht ose shëndetet, të paraqiten në ambientet e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan për intervistim.

Ministria e Shëndetësisë, ka reaguar ndaj këtij rasti dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’iu besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht dhe të mos bien pre e mashtrimeve.

“Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur me shqetësim raportimet në media dhe rrjete sociale lidhur me pretendimet se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë”, thuhej në reagimin e MSH-së.

The post Skandaloze/ Arrestohet në Kosovë konspiracionisti i njohur, shiste ilaçe për kafshë si trajtim për autizmin appeared first on iconstyle.al.

Zjarr masiv në një qendër tregtare në Pakistan, 21 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

By: gaze tare
20 January 2026 at 17:11

Një zjarr masiv që përfshiu një qendër tregtare në qytetin më të madh të Pakistanit, Karaçi, ka vrarë 21 persona, përfshirë një zjarrfikës, dhe ekipet e shpëtimit po garojnë për të gjetur dhjetëra të tjerë që ende rezultojnë të zhdukur.

Zjarrfikësve iu deshën më shumë se 24 orë për të shuar flakët në Gul Plaza. Ndërtesa kishte 1,200 dyqane dhe shtrihej në 8,000 metra katrorë (86,111 këmbë katrorë). Pjesë të ndërtesës janë shembur, ndërsa zyrtarët thonë se rrënojat dhe mungesa e ventilimit po pengojnë përpjekjet e shpëtimit.

“Pothuajse e gjithë ndërtesa ishte përfshirë nga flakët”, kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje të shtunën në mbrëmje, thanë shërbimet lokale të emergjencës.

Gjashtëdhjetë persona janë raportuar të zhdukur nga familjet e tyre, të cilët janë mbledhur jashtë asaj që ka mbetur nga qendra, duke pritur me padurim lajme për të dashurit e tyre. Administratorët e qytetit kanë ngritur një tavolinë për të regjistruar emrat dhe detajet e të zhdukurve.

Të dielën në mëngjes, tymi ende dilte nga ajo që kishte mbetur nga ndërtesa Gul Plaza. Pjesa më e madhe e saj është shembur dhe ka shqetësime se mund të shembet edhe më tej.

Hassan Khan, një zëdhënës i Shpëtimit 1122 në Karaçi, i tha BBC Urdu se zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të pranisë së materialeve të ndezshme si shkumë plastike, pëlhurë dhe parfum në ndërtesë.

Deri të dielën në mbrëmje, pjesë të ndryshme të Gul Plaza ishin djegur dhe kthyer në rrënoja. Ekipet e shpëtimit i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se e gjithë ndërtesa mund të shembet.

Vinça janë vendosur për të zhvendosur atë që ka mbetur nga ndërtesa pjesërisht e shembur, me shpresën e gjetjes së më shumë trupave. Megjithatë, ekipet e shpëtimit janë ende duke pritur që struktura të ftohet mjaftueshëm në mënyrë që të mund të kryejnë një kërkim të plotë.

Të paktën 26 nga ata që janë raportuar të zhdukur janë parë për herë të fundit brenda ndërtesës, sipas vendndodhjes së telefonave të tyre, tha një zyrtar policie për BBC-në.

Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari shprehu ngushëllimet e tij dhe i kërkoi qeverisë së provincës Sindh, ku ndodhet edhe selia e Karaçit, të kryejë një shqyrtim gjithëpërfshirës të masave të sigurisë në ndërtesat tregtare dhe banesore në të gjithë zonën.

The post Zjarr masiv në një qendër tregtare në Pakistan, 21 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur appeared first on iconstyle.al.

“Pas vaksinës jemi kështu”/ Belen Rodriguez me 39° temperaturë ndez debat, mjeku i famshëm shpërthen kundër saj

By: gaze tare
20 January 2026 at 16:46

Belen Rodriguez është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për jetën sentimentale apo projektet televizive, por për një deklaratë që ka ndezur debat të fortë në rrjetet sociale dhe në media.

Showgirl-i argjentinase ka ndarë me ndjekësit se ka kaluar disa ditë të vështira në shtrat, me temperaturë të lartë deri në 39 gradë dhe kollë të fortë. Në një postim, ajo tregoi se tani ndihet më mirë, por theksoi se shumë nga miqtë e saj po kalojnë të njëjtën gjendje dhe shtoi një frazë që u bë menjëherë virale:

“Pas vaksinës jemi të gjithë pak a shumë kështu.”

Edhe pse Belen nuk specifikoi se për cilën vaksinë bëhej fjalë, deklarata u interpretua si një lidhje mes vaksinimit dhe simptomave të saj, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të infektologut të njohur italian, Matteo Bassetti.

Mjeku reagoi ashpër në rrjetet sociale, duke deklaruar:

“Le të bëjë rolin e showgirl-it, sepse i shkon shumë, por jo të shkencëtares dhe aq më pak të flasë kundër vaksinave.”

Ai shtoi se nuk është e drejtë të lidhet gripi apo gjendja e keqe shëndetësore me vaksinën kundër Covid-it të bërë vite më parë dhe se deklarata të tilla vetëm krijojnë konfuzion te publiku.

Debati mes Belen Rodriguez dhe Bassetti-t është bërë një nga temat më të komentuara në Itali, duke ndarë opinionin publik mes atyre që mbështesin të drejtën e saj për të ndarë eksperiencën personale dhe atyre që mendojnë se figura publike duhet të tregojnë më shumë kujdes kur flasin për çështje shëndetësore.

The post “Pas vaksinës jemi kështu”/ Belen Rodriguez me 39° temperaturë ndez debat, mjeku i famshëm shpërthen kundër saj appeared first on iconstyle.al.

Pse brezi 1985–1995 po duket më i ri se Gen Z?

By: gaze tare
20 January 2026 at 16:25

Sipas disa studiuesve dhe ekspertëve të fushës së dermatologjisë dhe sociologjisë, personat e lindur mes viteve 1985–1995 po perceptohen gjithnjë e më shpesh si më të rinj në pamje krahasuar me brezin Gen Z, pavarësisht se në moshë janë dukshëm më të rritur. Ky fenomen po diskutohet gjerësisht në media dhe në rrjetet sociale, ku krahasimet mes brezave kanë nxitur debat mbi mënyrën se si stili i jetesës dhe epoka në të cilën rritemi ndikojnë drejtpërdrejt në pamjen fizike.

Sipas specialistëve, kjo prirje lidhet me disa faktorë kryesorë, ndër të cilët renditen më pak duhanpirje krahasuar me brezat e mëparshëm, një kujdes më i madh për lëkurën, përdorimi i hershëm i produkteve mbrojtëse si kremrat me SPF, si dhe zakone më të balancuara jetese. Po ashtu, shumë prej tyre u përballën me përgjegjësi të mëdha dhe stres intensiv në një moshë më të vonshme, çka ka ndikuar pozitivisht në ruajtjen e freskisë së fytyrës dhe tonusit të lëkurës.

Në anën tjetër, brezi Gen Z po rritet në një realitet krejt ndryshe, nën presionin e vazhdueshëm të rrjeteve sociale, filtrave, trendeve të bukurisë dhe krahasimeve të përhershme online. Ekspozimi konstant ndaj imazheve “perfekte” dhe ritmi i shpejtë i jetesës digjitale, sipas ekspertëve, mund të ndikojë në shfaqjen më të hershme të shenjave të lodhjes, stresit dhe plakjes, si në aspektin psikologjik ashtu edhe në atë fizik.

Millennial-ët e lindur mes viteve 1985–1995, nga ana tjetër, patën avantazhin të hynin në moshën adulte përpara shpërthimit të plotë të epokës digjitale dhe kulturës së filtrave. Kjo u dha atyre mundësinë të ndërtonin një marrëdhënie më të shëndetshme me veten, me trupin dhe me ritmin e jetës, gjë që sot duket se reflektohet edhe në pamjen e tyre më të freskët dhe më rinore. Fenomeni po shihet si një dëshmi se jo vetëm gjenetika, por edhe mënyra se si jetojmë dhe presioni social i kohës ku rritemi, luajnë një rol vendimtar në mënyrën se si plaket trupi dhe fytyra jonë.

The post Pse brezi 1985–1995 po duket më i ri se Gen Z? appeared first on iconstyle.al.

A mund të ndihmojë Inteligjenca Artificiale në menaxhimin e diabetit?

By: gaze tare
20 January 2026 at 15:39

Inteligjenca artificiale (IA) po përdoret gjithnjë e më shumë për të ndihmuar njerëzit të menaxhojnë diabetin. Kjo mund të përfshijë kujtimet për marrjen e medikamenteve, rifreskimin e recetave, krijimin e planeve ushqimore, ose sugjerimin e aktiviteteve fizike të përshtatura për individin. Disa aplikacione mund të funksionojnë si “trajnerë virtualë”, duke dërguar nxitje të personalizuara për të inkurajuar sjellje të shëndetshme.

Teknologjitë ekzistuese, si monitorët e vazhdueshëm të glukozës dhe pompat e insulinës, përdorin algoritme inteligjente për të rregulluar automatikisht dozën e insulinës sipas nevojave. Megjithatë, këto nuk janë të njëjta me mjetet e reja të IA që japin këshilla dhe udhëzime.

Aplikacionet e IA mund të ndihmojnë gjithashtu në zgjedhjen e ushqimeve, llogaritjen e karbohidrateve dhe krijimin e planeve ushqimore të personalizuara. Disa aplikacione mund të identifikojnë ushqimin vetëm nga një foto dhe të japin informacion mbi përmbajtjen ushqimore. Gjithashtu, IA mund të sugjerojë ushtrime fizike të përshtatura sipas nivelit të aktivitetit dhe preferencave personale.

IA po përdoret edhe për diagnostikim dhe parashikimin e rrezikut, duke analizuar të dhëna të mëdha për të identifikuar njerëzit që mund të zhvillojnë diabet më herët. Për më tepër, IA ndihmon në parandalimin e komplikacioneve si diabeti retinopatik dhe problemet e zemrës apo veshkave, duke lehtësuar ndërhyrjet e hershme.

Megjithëse IA ofron shumë përfitime në menaxhimin e diabetit, ajo nuk zëvendëson mjekun. Është e rëndësishme të konsultoheni gjithmonë me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor para se të bëni ndryshime në menaxhimin e diabetit.

The post A mund të ndihmojë Inteligjenca Artificiale në menaxhimin e diabetit? appeared first on iconstyle.al.

Ndërsa refuzon pajtimin me prindërit, Brooklyn Beckham dëshiron të pajtohet me motrën e tij!

By: gaze tare
20 January 2026 at 14:57

Brooklyn Beckham po përpiqet të ruajë një marrëdhënie të mirë me motrën e tij 14-vjeçare, Harper Beckham, pavarësisht grindjeve të thella brenda familjes. Burime pranë tij thonë se qëndrimi i Brooklyn ndaj motrës së tij është shumë më mbështetës sesa ndaj prindërve të tij, Victoria dhe David Beckham, me të cilët ai vazhdon të ketë një konflikt të madh publik.

Sipas deklaratave të fundit që ai bëri në rrjetet sociale, Brooklyn akuzon Victoria dhe David se kanë provuar “përpjekje të pafundme” për të dëmtuar marrëdhënien e tij me bashkëshorten, aktoren Nicola Peltz Beckham, dhe se ata kanë manipuluar mediat për të krijuar një imazh gënjeshtër të situatës së familjes. Brooklyn ka bërë të qartë se nuk dëshiron të ribashkohet me prindërit e tij dhe dëshiron të ndërtojë një jetë pa ndikimin e tyre.

Megjithatë, ai ka treguar kujdes ndaj motrës së tij të vogël, duke u përpjekur të mbajë marrëdhënie pozitive me të dhe duke shmangur tensionet që ka me prindërit e tij. Familjarët kanë qenë të ndarë për disa muaj, me disa raporte që sugjerojnë se Brooklyn mund t’i ketë bllokuar disa anëtarë të familjes në rrjetet sociale gjatë krizës.

Situata ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi konflikti duket se ka pak shenja të zgjidhet në të ardhmen e afërt. Ndërkohë që prindërit dhe fëmijët përpiqen të menaxhojnë tensionet e brendshme, fansat ndjekin me kujdes se si do të evoluojë marrëdhënia mes tyre.

The post Ndërsa refuzon pajtimin me prindërit, Brooklyn Beckham dëshiron të pajtohet me motrën e tij! appeared first on iconstyle.al.

Skenat romantike me Timothée Chalamet, Gwyneth Paltrow tregon se ishte në siklet!

By: gaze tare
20 January 2026 at 14:34

Gwyneth Paltrow ka zbuluar se ndjeu njëfarë sikleti para xhirimit të skenave romantike me kolegun e saj shumë më të ri, Timothée Chalamet, në filmin e ri “Marty Supreme”. Ajo pranoi se diferenca e madhe në moshë fillimisht i dukej e çuditshme, por në fund gjithçka shkoi më mirë nga sa priste dhe xhirimet rezultuan të qeta dhe profesionale.

Aktorja theksoi se kishte pak nervozizëm pasi nuk kishte realizuar skena të tilla prej kohësh, por përvoja doli të ishte komode. Paltrow lavdëroi Chalamet si aktor shumë të lehtë për t’u punuar, brilant, të përkushtuar dhe të sigurt në vete.

Aktorja rrëfeu gjithashtu reagimin e fëmijëve të saj ndaj skenave: djali Moses u ndje shumë në siklet, ndërsa vajza Apple i pa ato ndryshe dhe madje e quajti nënën e saj “më cool”. Paltrow sqaroi se skenat e dashurisë në film nuk janë romantike siç duken për publikun, por shumë mekanike dhe të ngjashme me një koreografi teknike mes aktorëve.

Filmi “Marty Supreme” zhvillohet në New York-un e viteve 1950 dhe tregon historinë e Marty Mauser, një shitës këpucësh me ambicie të mëdha në pingpong, i cili përfshihet në një marrëdhënie të ndërlikuar me një ish-aktore dhe bashkëshortin e saj të fuqishëm.

Paltrow përfundoi duke thënë se përkundër sikletit fillestar, bashkëpunimi me Chalamet ishte një përvojë pozitive dhe profesionale, duke bërë që skenat që mund të dukeshin delikate nga jashtë të realizoheshin në mënyrë të qetë dhe bindëse.

The post Skenat romantike me Timothée Chalamet, Gwyneth Paltrow tregon se ishte në siklet! appeared first on iconstyle.al.

David Beckham reagon pas akuzave të djalit të tij Brooklyn: Fëmijët bëjnë gabime

By: gaze tare
20 January 2026 at 14:23

David Beckham ka folur publikisht për herë të parë pas postimeve të bujshme të Instagramit nga djali i tij, Brooklyn Beckham, i cili akuzoi prindërit e tij për përpjekje për të dëmtuar marrëdhënien e tij me gruan, Nicola Peltz Beckham. Gjatë një interviste në programin financiar të CNBC-së, Squawk Box, të martën, 20 janar, Beckham, 50 vjeç, foli për përdorimin e rrjeteve sociale dhe ndikimin e tyre tek shëndeti mendor, duke theksuar se fëmijët mund të bëjnë gabime.

“Gjithmonë kam folur për fuqinë e rrjeteve sociale, për të mirën dhe të keqen,” tha Beckham. “E keqja është se ajo që fëmijët mund të shohin sot mund të jetë e rrezikshme. Por unë kam përfituar personalisht duke përdorur platformën time për UNICEF, për të ndihmuar fëmijët në mbarë botën.”

Ai shtoi se ka përpjekur të edukojë fëmijët e tij, Brooklyn, 26 vjeç, Romeo, 23, Cruz, 20, dhe Harper, 14, duke i lejuar të mësojnë nga gabimet e tyre. “Fëmijët bëjnë gabime, por kjo është mënyra si mësojnë. Ndonjëherë duhet t’i lejojmë të bëjnë ato gabime,” tha Beckham.

Komentet e tij vijnë pas një serie postimesh emocionale të Brooklyn, i cili akuzoi David dhe Victoria Beckham se kishin përhapur “gënjeshtra të panumërta” dhe përpjekje për të minuar martesën e tij me Nicola. Brooklyn gjithashtu pretendoi se prindërit përpiqeshin ta “nënshtronin” për të hequr të drejtat mbi emrin e tij dhe se Victoria ndërhynte në momentet e tij private, duke përfshirë vallëzimin në dasmën e tij.

David, megjithatë, u fokusua tek mesazhi i përgjegjësisë dhe edukimit: “Fëmijët kanë të drejtë të bëjnë gabime, dhe ne si prindër duhet t’i udhëzojmë, jo t’i gjykojmë.”

The post David Beckham reagon pas akuzave të djalit të tij Brooklyn: Fëmijët bëjnë gabime appeared first on iconstyle.al.

E dhimbshme: Momenti kur Labi mëson që i ka vdekur gjyshi

By: gaze tare
20 January 2026 at 13:56

Labinot Rexha ka marrë vesh lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta të gjyshit të tij, një moment që ka tronditur jo vetëm konkurrentin, por edhe banorët e tjerë të Big Brother VIP Kosova (BBVK).

Labinoti u shfaq i shokuar dhe i prekur emocionalisht, duke qarë me dënesë ndërsa banorët e tjerë i qëndronin pranë për ta ngushëlluar dhe mbështetur. Produksioni i programit, duke marrë parasysh situatën personale të tij, i lejoi që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të gjyshit të tij, vendim që u prit me mirëpritje nga publiku dhe komuniteti i fansave.

Momenti i dhimbshëm u transmetua edhe në kamerat e BBVK-së, ku Labinoti u pa duke ndarë emocionet e tij. Banorët e tjerë e mbështetën fizikisht dhe me fjalë ngushëlluese, duke treguar solidaritet dhe ndjeshmëri ndaj kolegut të tyre.

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4” i kanë qëndruar pranë Labinot Rexhës teksa ai bëhet gati për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të gjyshit të tij. Ata e kanë përcjellë me kujdes dhe e kanë mbështetur emocionalisht gjatë këtij momenti të dhimbshëm, duke e inkurajuar të jetë i fortë përballë humbjes së madhe personale.

The post E dhimbshme: Momenti kur Labi mëson që i ka vdekur gjyshi appeared first on iconstyle.al.

KUJDES: Përdorimi i parfumit në qafë mund të ndikojë te gjendra tiroide

By: gaze tare
20 January 2026 at 12:49

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se aplikimi i parfumit në qafë mund të ketë efekte të padëshiruara për shëndetin. Kjo zonë ndodhet direkt mbi gjendrën tiroide, një organ jetik që rregullon metabolizmin, nivelet e energjisë, temperaturën e trupit dhe ekuilibrin hormonal. Ekspozimi i përsëritur ndaj kimikateve të aromave mund të ndikojë në sinjalizimin hormonal dhe përthithjen e tyre përmes lëkurës së hollë dhe shumë të vaskularizuar të qafës.

Mjekët theksojnë se qafa është gjithashtu një zonë kyçe e sistemit limfatik, e cila përmban nyje dhe enë limfatike që ndihmojnë në filtrimin e toksinave dhe mbështesin funksionin imunitar. Për këtë arsye, kontakti i drejtpërdrejtë i parfumit me këtë zonë mund të rrisë rrezikun e irritimeve dhe të ndikimeve të tjera të padëshiruara në organizëm.

Alternativa më e sigurt për vendosjen e parfumit është përdorimi i tij në pjesë të tjera të trupit, si pas kyçeve të duarve, pas veshëve ose në pjesë të trupit të mbuluara nga rrobat. Kështu, aroma qëndron efektive, por pa rrezikuar gjëndrën tiroide ose sistemin limfatik.

Ekspertët gjithashtu këshillojnë të zgjidhen parfume me përbërës natyralë dhe pa kimikate të dëmshme, veçanërisht për personat që kanë probleme me gjendrën tiroide ose sistemi hormonal. Kujdesi i përditshëm në vendosjen e parfumit mund të ndihmojë jo vetëm në ruajtjen e shëndetit, por edhe në mbajtjen e aromës së dëshiruar gjatë gjithë ditës.

The post KUJDES: Përdorimi i parfumit në qafë mund të ndikojë te gjendra tiroide appeared first on iconstyle.al.

Spanja nis tre ditë zie kombëtare pas aksidentit tragjik hekurudhor në Adamuz!

By: gaze tare
20 January 2026 at 12:10

Spanja nisi të martën tre ditë zie kombëtare pas përplasjes fatale të dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Adamuz, në rajonin jugor të Andaluzisë, një aksident që la të vdekur 41 persona dhe plagosi mbi 120 të tjerë. Ky është aksidenti më vdekjeprurës hekurudhor në vend në më shumë se një dekadë.

Treni i kompanisë Iryo, duke udhëtuar nga Malaga drejt Madridit, doli nga shinat dhe u përplas me një tren tjetër që po vinte përballë, i cili gjithashtu doli nga binarët. Mes të plagosurve, 39 mbeten në spital, përfshirë katër fëmijë. Trupi i një pasagjeri u nxor të hënën në mbrëmje, duke rritur numrin e viktimave në 41.

Në shenjë respekti, flamujt u ulën në gjysmështizë, prezantuesit e televizioneve veshën të zeza, ndërsa ministrat kufizuan paraqitjet publike. Makineri të rënda u vunë në lëvizje për të hequr vagonët më të dëmtuar dhe për të mundësuar qasjen e ekipeve të shpëtimit.

Pamjet ajrore treguan dy trenat të shpërndarë dhe ekipet e shpëtimit duke punuar me jelekë neon për të nxjerrë viktimat. Mes të mbijetuarve është një vajzë gjashtëvjeçare që humbi tërë familjen. Shoferi 27-vjeçar i njërit prej trenave ishte gjithashtu midis viktimave.

Autoritetet theksuan se shpejtësia dhe gabimi njerëzor janë praktikisht përjashtuar si shkak i aksidentit, ndërsa pjesa e binarëve ishte rinovuar së fundmi. Kompania Iryo transportonte rreth 300 pasagjerë, ndërsa Renfe 184. Spanja ka rrjetin më të madh hekurudhor me shpejtësi të lartë në Evropë, duke lidhur qytete të mëdha si Madrid, Barcelona, Sevilla dhe Malaga.

Ngushëllime për viktimat dhe familjet kanë shprehur Papa Leo XIV dhe Presidenti francez Emmanuel Macron.

The post Spanja nis tre ditë zie kombëtare pas aksidentit tragjik hekurudhor në Adamuz! appeared first on iconstyle.al.

Irani rihap hapësirën ajrore pas mbylljes së përkohshme për shkak të tensioneve me SHBA-në

By: gaze tare
20 January 2026 at 12:00

Irani rihapi hapësirën e tij ajrore të mërkurën pas një mbylljeje që zgjati gati pesë orë, e cila u vendos mes shqetësimeve për një veprim të mundshëm ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Teheranit. Mbyllja e përkohshme detyroi linjat ajrore ndërkombëtare të anulonin, devijonin ose vononin disa fluturime.

Hapësira ajrore u mbyll për të gjitha fluturimet, përveç atyre ndërkombëtare të autorizuara, në orën 17:15 ET (22:15 GMT), ndërsa u rihap pak para orës 22:00 ET (03:00 GMT), sipas Flightradar24. Mbyllja vjen ndërsa Irani po përballet me protesta të mëdha antiqeveritare dhe Shtetet e Bashkuara po peshojnë mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake.

Zyrtarë perëndimorë dhe evropianë kanë paralajmëruar se një sulm amerikan mund të ndodhë brenda 24 orëve, ndërsa SHBA po tërheq pjesë të personelit nga bazat në Lindjen e Mesme. Teherani ka paralajmëruar se do të godasë bazat amerikane në rast të sulmit.

Breshëritë e raketave dhe dronëve në rajon rrisin rrezikun për trafikun civil. Kompani si IndiGo, Lufthansa, Turkish Airlines dhe Aeroflot kanë anuluar ose devijuar fluturimet drejt Iranit. Lufthansa ka vendosur të shmangë hapësirën ajrore iraniane dhe irakiane deri në njoftim të ri, duke operuar vetëm fluturime të kufizuara drejt Tel Avivit dhe Amanit. ITA Airways ka marrë vendime të ngjashme për fluturimet e natës.

Ekspertët e aviacionit paralajmërojnë se situata mund të sinjalizojë aktivitete të mëtejshme ushtarake dhe rrit rrezikun për trafikun civil, duke bërë që shumë operatorë të shmangin hapësirën ajrore iraniane për sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazheve.

The post Irani rihap hapësirën ajrore pas mbylljes së përkohshme për shkak të tensioneve me SHBA-në appeared first on iconstyle.al.

Mes emocioneve të forta, Alba tërhiqet nga vendimi për t’u larguar nga ‘BBVK’

By: gaze tare
20 January 2026 at 11:20

Alba Pollozhani ka kërkuar për herë të dytë largimin nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4, duke shkaktuar reagime dhe diskutime gjatë spektaklit Prime të së hënës mbrëma.

Pas debateve të forta që përfshinë banorin Lim Hoti, Alba u shpreh hapur se dëshironte të ndërpriste garën. “Dua të dal nga Big Brother dhe e kam të vulosur”, deklaroi ajo para banorëve dhe publikut, duke lënë të kuptohet se vendimi i saj ishte i prerë në atë moment.

Menjëherë pas deklaratës, produksioni bëri të ditur se konkurrentja ndodhej në një gjendje të rënduar emocionale dhe se ndaj saj po merreshin mjekët përkatës, për të garantuar mirëqenien e saj shëndetësore.

Më vonë, Alba u shfaq në Dhomën e Rrëfimit, ku ndryshoi disi qëndrim, duke theksuar se kishte mbledhur forcat për të vazhduar edhe për një periudhë tjetër në lojë. Ajo bëri të ditur se do ta vlerësonte gjendjen e saj emocionale deri të premten, përpara se të merrte një vendim përfundimtar lidhur me qëndrimin ose largimin nga gara.

Situata e saj ka ngritur pikëpyetje mes banorëve dhe ndjekësve të formatit, ndërsa mbetet për t’u parë në ditët në vijim se si do të zhvillohet loja dhe nëse Alba do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova 4 apo do të vendosë përfundimisht të largohet nga shtëpia.

The post Mes emocioneve të forta, Alba tërhiqet nga vendimi për t’u larguar nga ‘BBVK’ appeared first on iconstyle.al.

“Njësoj si babai!”/ Fotoja e Justin Bieber me të birin bën xhiron e rrjetit

By: gaze tare
20 January 2026 at 11:15

Hailey Bieber ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë familjar, duke publikuar në Instagram Stories një foto të bashkëshortit të saj, Justin Bieber, teksa mban në krahë djalin e tyre, Jack Blues. Fotoja u shpërnda të hënën, më 19 janar, dhe menjëherë tërhoqi vëmendjen e fansave.

Në imazh, Justin Bieber, 31 vjeç, shfaqet pa bluzë, duke treguar tatuazhet e tij karakteristike, ndërsa e mban me kujdes djalin e vogël me flokë biondë. Hailey, 29 vjeçe, e shoqëroi foton me mbishkrimin: “Njësoj si babai”, duke nënvizuar ngjashmërinë mes babait dhe të birit.

Ky nuk është rasti i parë që modelja ndan momente nga jeta e saj si nënë. Në fillim të vitit, Hailey publikoi një seri fotosh në Instagram, ku fansat patën mundësinë të shihnin disa detaje të vogla të Jack Blues, të lindur në gusht të vitit 2024. Mes imazheve spikaste një foto e flokëve të tij të çelët dhe një tjetër që tregonte byzylykun e këmbës së Hailey-t me emrin e djalit.

Familja Bieber festoi së bashku edhe Krishtlindjet, duke u shfaqur me pizhame të njëjta festive. “Gëzuar Krishtlindjet”, shkroi Hailey, ndërsa ndau një foto ku buzëqeshte duke parë të birin.

Hailey dhe Justin u fejuan në vitin 2018 dhe u martuan po atë vit në një ceremoni civile në Nju Jork, për të festuar më pas me një dasmë të madhe një vit më vonë. Sipas burimeve pranë çiftit, ardhja në jetë e Jack ka forcuar edhe më shumë lidhjen dhe martesën e tyre, duke e bërë djalin qendrën e gjithçkaje për ta.

The post “Njësoj si babai!”/ Fotoja e Justin Bieber me të birin bën xhiron e rrjetit appeared first on iconstyle.al.

Parashikimi i motit për ditën e sotme

By: gaze tare
20 January 2026 at 10:59

Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë ndryshime graduale të motit gjatë ditës. Sipas parashikimeve meteorologjike, orët e paradites do të karakterizohen nga kthjellime dhe intervale me diell, ndërsa gradualisht pritet shtim i vranësirave, të cilat do të bëhen të dendura në pjesën e dytë të ditës.

Reshjet e shiut do të shfaqen kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes, fillimisht në zonat jugore të territorit. Me kalimin e orëve, reshjet do të përhapen edhe në pjesën tjetër të vendit, megjithatë me intensitet të ulët deri mesatar. Në zonat juglindore, në lartësitë mbi 600–700 metra, si edhe në relievet malore të lindjes mbi 800–900 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, por me intensitet të dobët dhe pa krijuar probleme të theksuara.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje–lindje, me një shpejtësi mesatare prej rreth 9 m/s. Në zonat bregdetare dhe në luginat kryesore të vendit, era herë pas here do të forcohet, duke arritur shpejtësi deri në 20 m/s, çka mund të sjellë ndjesi më të ulët të temperaturave.

Sa i përket kushteve detare, valëzimi do të jetë i forcës 3 deri në 4 ballë, duke kërkuar kujdes të shtuar për mjetet e vogla lundruese dhe aktivitetet në det të hapur.

Autoritetet këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe në zonat malore.

The post Parashikimi i motit për ditën e sotme appeared first on iconstyle.al.

Dera i mbyllet në fytyrë gjatë daljes në Nju Jork, ja reagimi i Rihanna-s

By: gaze tare
20 January 2026 at 10:38

Rihanna dëshmoi edhe një herë se është një nga yjet më të qeta dhe plot humor të showbiz-it. Këngëtarja e famshme u filmua teksa po largohej nga hoteli luksoz Four Seasons në Nju Jork, të premten më 16 janar, kur një moment i papritur u bë viral në rrjetet sociale.

Teksa sigurimi i saj ecën përpara, dera u mbyll pas tij, duke e lënë Rihannën për një çast jashtë. Artistja 37-vjeçare nuk u shqetësua aspak nga situata dhe, me ironi të lehtë, tha: “Sa zotëri që je”, përpara se të qeshte dhe të hipte në makinën që e priste. Videoja u shpërnda gjerësisht, duke u pritur me komente pozitive nga fansat.

Ngjarja ndodhi në të njëjtën ditë kur partneri i saj, A$AP Rocky, publikoi albumin e tij të katërt me titull Don’t Be Dumb. Një ditë më pas, reperi u shfaq si i ftuar muzikor në emisionin Saturday Night Live, ndërsa çifti u pa së bashku edhe në festën pas shfaqjes.

Në një intervistë për New York Times Popcast, A$AP Rocky foli hapur për marrëdhënien e tij me Rihannën, duke zbuluar se ishte nëna e tij ajo që e inkurajoi të ndiqte këngëtaren. Ai e përshkroi Rihannën si një “grua shumë të veçantë” dhe tha se të dy u takuan në momentin e duhur të jetës së tyre.

Rihanna dhe A$AP Rocky janë prindër të tre fëmijëve dhe së fundmi këngëtarja ka lënë të kuptohet se mund të jetë duke menduar për zgjerimin e familjes edhe me një fëmijë të katërt.

The post Dera i mbyllet në fytyrë gjatë daljes në Nju Jork, ja reagimi i Rihanna-s appeared first on iconstyle.al.

Fansat e dyshonin prej muajsh, tani konfirmohet: Karol G dhe Feid janë ndarë

By: gaze tare
20 January 2026 at 09:25

Karol G dhe Feid, një nga çiftet më të fuqishme dhe më të dashura të muzikës latine, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas tre vitesh. Pas muajsh spekulimesh nga fansat, ndarja është konfirmuar nga TMZ, ku thuhet se gjithçka ka ndodhur në mënyrë miqësore dhe pa drama.

Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se artistët kolumbianë e kanë përfunduar lidhjen “në heshtje” disa muaj më parëdhe se vazhdojnë të jenë në marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Dyshimet për ndarjen kishin nisur që në tetor 2025, kur fansat vunë re se Karol G dhe Feid nuk postonin më foto së bashku në rrjetet sociale që nga muaji maj.

Edhe pse ata u panë për herë të fundit së bashku me pushime në korrik, kjo duket të ketë qenë paraqitja e fundit publike e çiftit. Megjithatë, të dy vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Karol G dhe Feid e kanë mbajtur gjithmonë lidhjen e tyre larg vëmendjes mediatike. Karol ka treguar më herët për Rolling Stone se fillimisht nuk kishin shumë kontakt me njëri-tjetrin. Marrëdhënia e tyre u konfirmua publikisht në qershor 2023, kur u fotografuan duke u mbajtur për dore në Miami.

Si çift dhe bashkëpunëtorë muzikorë, ata lanë gjurmë me këngë si “FRIKI”, “+57” dhe “Verano Rosa”, kjo e fundit e publikuar në qershor 2025. Në një intervistë për USA Today, Karol G e kishte quajtur Feid një “bekim” në jetën dhe karrierën e saj.

The post Fansat e dyshonin prej muajsh, tani konfirmohet: Karol G dhe Feid janë ndarë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌