Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 January 2026Main stream

Dy shenjat e horoskopit që do të marrin lajmin më të bukur të jetës së tyre sot

By: gaze tare
10 January 2026 at 13:58

Sot është një ditë e veçantë për dy shenja të horoskopit, që do të përjetojnë lajmin më të bukur të jetës së tyre. Fati është në anën e tyre dhe mundësitë që do t’u ofrohen janë të jashtëzakonshme.

Dashi do të jetë i befasuar nga një mundësi e madhe që vjen papritur, mund të jetë një mundësi profesionale, një promovim ose një projekt i ri që do t’i hapë dyer të reja. Ky është një moment vendimtar për Dashin, i cili do të ndiejë një rritje të jashtëzakonshme të energjisë dhe pasionit për të realizuar qëllimet e tij. Ky lajmi i bukur do të sjellë jo vetëm kënaqësi, por edhe stabilitet financiar dhe shpërblim për mundin dhe përpjekjet e bëra gjatë kësaj periudhe.

Peshorja gjithashtu do të ketë një ditë të mrekullueshme. Një lajmi i pritur prej kohësh mund të vijë për ta, dhe do të lidhet me një ndryshim të madh në jetën e saj personale. Mund të jetë një lidhje e re që fillon, një marrëdhënie që bëhet më serioze ose një hap drejt një jete të re më të lumtur dhe të qetë. Peshorja do të ndiejë një ndjesi lehtësimi dhe gëzimi, pasi gjithçka që ka punuar për të arritur deri këtu po merr formë dhe do t’i sjellë një ndjenjë të thellë kënaqësie dhe lumturie.

Të dy këta individë do të përjetojnë momente të paharrueshme sot, ku gjithçka do të duket më e ndritshme dhe plot mundësi. Fati është në duar të tyre, dhe është koha që të shijojnë frytet e mundit të bërë deri tani.

The post Dy shenjat e horoskopit që do të marrin lajmin më të bukur të jetës së tyre sot appeared first on iconstyle.al.

Çfarë ndodhi?! Aktori i njohur përfundon në polici

By: gaze tare
10 January 2026 at 13:02

Një aksion i madh policor në Stamboll ka përfshirë disa figura të njohura të showbiz-it turk, përfshirë aktorin e famshëm Can Yaman dhe aktoren Selen Gorguzel, të cilët janë shoqëruar nga autoritetet pas kontrollesh të papritura në klube nate dhe një hotel të njohur. Operacioni, që përfshiu gjithsej shtatë persona, u zhvillua në disa lokacione të njohura, përfshirë Bebek Hotel dhe klubin “Klein Phonix”, ku forcat e sigurisë sekuestruan prova të rëndësishme.

Hetimi ka nisur që nga 5 janari dhe deri më tani ka çuar në arrestimin e 19 personave. Sipas burimeve të mediave turke, hetimet janë të lidhura me dyshimet për përdorim dhe nxitje të përdorimit të substancave të ndaluara, si dhe lehtësim të aktiviteteve të paligjshme në ambiente publike.

Të arrestuarit do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që hetimet për të zbuluar më shumë detaje mbi aktivitetet e paligjshme vazhdojnë. Përveç aktorëve, raportohet se janë shoqëruar gjithashtu menaxherë dhe pronarë të bizneseve të përfshira në operacion.

Situata mbetet në zhvillim, ndërsa pritet një vendim i prokurorisë për hapat e mëtejshëm ndaj personave të shoqëruar. Operacioni ka tronditur jo vetëm showbiz-in turk, por gjithashtu ka ngritur pyetje të reja për mundësinë e përfshirjes së të tjerëve në këtë rrjet të paligjshëm.

The post Çfarë ndodhi?! Aktori i njohur përfundon në polici appeared first on iconstyle.al.

Victoria dhe David nuk dorëzohen: Përpjekje për ta ribashkuar Brooklyn dhe Nicola me familjen

By: gaze tare
10 January 2026 at 11:47

David dhe Victoria Beckham po përpiqen prej kohësh të zbusin tensionet familjare me djalin e tyre të madh, Brooklyn, dhe gruan e tij Nicola Peltz, por sipas burimeve, ata komunikojnë kryesisht përmes avokatëve. Burime pranë familjes kanë thënë për revistën People se çifti Beckham ka kërkuar vazhdimisht që Brooklyn dhe Nicola të takohen dhe të flasin për të ecur përpara.

“David i adhuron fëmijët e tij. Ata janë gjithçka për të”, tha një burim, duke iu referuar Brooklyn (26), Romeo (23), Cruz (20) dhe Harper (14). Konflikti duket se ka nisur pas martesës së Brooklyn me Nicolën në vitin 2022, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi fustanin e nusërisë. Megjithatë, Brooklyn dhe Nicola kanë vazhduar të jenë të ftuar në evente familjare, përfshirë ceremoninë ku David mori titullin e kalorësisë nga Mbreti Charles më 4 nëntor 2025.

Media britanike The Sun raportoi se Brooklyn kishte dërguar një njoftim ligjor ku kërkohej që prindërit të komunikonin vetëm përmes avokatëve dhe të mos e etiketonin atë në rrjetet sociale. Victoria dyshohet se e ka thyer këtë rregull duke pëlqyer një postim në Instagram, gjë që çoi në bllokimin e tyre nga Brooklyn dhe Nicola.

Brooklyn dhe Nicola kaluan Krishtlindjet larg familjes Beckham, ndërsa në natën e Vitit të Ri David ndau fillimisht foto të momentëve të tij të preferuara pa të birin, por më vonë postoi edhe disa foto me Brooklyn në Instagram Story. Për momentin, marrëdhënia mes tyre mbetet e ndërlikuar, por prindërit vazhdojnë përpjekjet për të riparuar lidhjen me djalin e tyre të madh.

The post Victoria dhe David nuk dorëzohen: Përpjekje për ta ribashkuar Brooklyn dhe Nicola me familjen appeared first on iconstyle.al.

Studimi: Personat e lindur në tetor kanë më shumë fat financiar!

By: gaze tare
10 January 2026 at 10:58

Sipas një studimi të fundit, personat e lindur në tetor duket se përballen më lehtë me suksesin financiar në krahasim me të lindurit në muajt e tjerë. Eksperti i neuroshkencës Kyle Cox shpjegon se kjo ka të bëjë me një kombinim të faktorëve psikologjikë dhe simbolikë që lidhen me muajin e lindjes.

“Personat e lindur në tetor shpesh ‘gjejnë’ mundësi financiare që të tjerët duhet t’i kërkojnë,” tha Cox. “Kontrolle të papritura, oferta të mira ose mundësi që sjellin të ardhura duken të shfaqen për ta pa shumë përpjekje.”

Sipas tij, kjo lidhet me simbolikën e tetorit si muaj i bollëkut, pasi në këtë periudhë tradicionalisht mblidhen prodhimet e korrjes dhe ka më shumë pasuri dhe siguri. Kjo, sipas Cox, mund të krijojë në mënyrë të pavetëdijshme një pritshmëri pozitive ndaj bollëkut, e cila ndikon edhe në sjelljet financiare të individëve.

Studiuesit që ndjekin “fitime të papritura” kanë konstatuar se të lindurit në tetor marrin më shumë shpërblime të papritura dhe mundësi financiare sesa parashikon probabiliteti statistikore. Ky efekt mund të ndikojë në mënyrë të vazhdueshme në mënyrën se si ata menaxhojnë paratë dhe vendosin për financat e tyre.

Cox thekson se kjo nuk do të thotë se çdo tetor i lindur ka fat financiar automatikisht, por ka një tendencë të dukshme që ka të bëjë me besimin dhe pritshmëritë që formohen që në moshë të hershme.

The post Studimi: Personat e lindur në tetor kanë më shumë fat financiar! appeared first on iconstyle.al.

Urdhër arresti për aktorin Timothy Busfield për akuza të rënda ndaj të miturve

By: gaze tare
10 January 2026 at 10:50

Policia e qytetit amerikan Albuquerque, në shtetin e New Mexico-s, ka lëshuar një urdhër arresti ndaj aktorit dhe regjisorit Timothy Busfield, i cili përballet me akuza të rënda që lidhen me kontakt seksual me të mitur dhe abuzim me fëmijë. Sipas dokumenteve zyrtare, Busfield akuzohet për dy raste të kontaktit seksual kriminal me një të mitur dhe një akuzë për abuzim me fëmijë, të lidhura me ngjarje të dyshuara gjatë xhirimeve të serialit “The Cleaning Lady”.

Sipas raportimit të revistës People, aktori 68-vjeçar dyshohet se ka pasur sjellje të papërshtatshme ndaj dy vëllezërve 11-vjeçarë, të cilët ishin pjesë e kastit të serialit. Njëri prej fëmijëve ka deklaruar se incidentet kishin nisur që kur ai ishte vetëm shtatë vjeç. Hetimi u hap më 1 nëntor 2024, pasi një mjek në Spitalin e Universitetit të New Mexico-s njoftoi policinë për dyshime mbi abuzim seksual.

Prindërit e fëmijëve kanë deklaruar se Busfield u kërkonte fëmijëve ta thërrisnin “Xhaxha Tim” dhe se më vonë kishin mësuar për thashetheme të mëparshme lidhur me sjellje të papërshtatshme. Fillimisht, fëmijët nuk raportuan kontakt të drejtpërdrejtë seksual, por përmendën veprime si gudulisje, çka bëri që rasti të mos përmbushte kriteret për ndërhyrje të menjëhershme.

Megjithatë, hetimi vijoi pas deklarimeve shtesë dhe dëshmive nga anëtarë të stafit të produksionit. Busfield ka mohuar akuzat, duke pretenduar se sjelljet e tij ishin lozonjare dhe gjithmonë në prani të prindërve. Autoritetet kanë konfirmuar se hetimet janë ende në vazhdim.

The post Urdhër arresti për aktorin Timothy Busfield për akuza të rënda ndaj të miturve appeared first on iconstyle.al.

Moti i paqëndrueshëm përfshin vendin, reshje shiu dhe dëbore në disa zona

By: gaze tare
10 January 2026 at 08:57

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot kryesisht të vranët dhe reshje të shumta në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit.

Reshjet do të jenë herëpashershme dhe me intensitet mesatar, kryesisht në formën e shtrëngatave. Në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore të vendit, reshjet parashikohen të jenë më intensive, duke arritur herë pas here deri në intensitet të lartë. Gjatë ditës, shiu do të mbetet i pranishëm në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zona të izoluara priten shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në zonat malore, situata do të jetë më e ndërlikuar. Në Alpe priten reshje bore në formën e stuhive të dëborës, ndërsa në veri dhe verilindje, në lartësitë mbi 100 metra, si dhe në jug dhe juglindje mbi 200–300 metra, reshjet e dëborës do të jenë me intensitet deri mesatar. Në pjesën tjetër të vendit, gjatë orëve të pasdites, mund të ketë reshje të lehta bore në formën e flokëve.

Kushtet e motit do të shoqërohen edhe me mjegull të dendur dhe mjegullinë, duke reduktuar ndjeshëm shikueshmërinë, veçanërisht në zonat malore dhe rrugët kryesore. Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim–jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të forcohet deri në 24 m/s.

Autoritetet këshillojnë kujdes të shtuar në qarkullim dhe ndjekje të informacionit zyrtar mbi kushtet e motit.

The post Moti i paqëndrueshëm përfshin vendin, reshje shiu dhe dëbore në disa zona appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e Shtunë 10 Janar 2026

By: gaze tare
10 January 2026 at 08:01

Dashi

Partneri juaj do jete shume misterioz gjate kësaj dite kjo do ju beje te dyshoni për te. Mos bëni gjera te gabuara qe mund te prishin harmoninë. Beqaret nuk duhet te kenë frike ta kërkojnë kudo dashurinë dhe te hedhin ndonjë hap me tej. Ekuilibri financiar nuk do ketë aspak probleme, përkundrazi do ndiheni me te lire për te kryer ndonjë shpenzim me tepër.

Demi

Nuk do ketë aspak probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe do dashuroheni ashtu si ta ndjeni me atë qe keni ne krah. Beqaret do e takojnë me ne fund shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë me te një histori shume te bukur dashurie. Ne planin financiar vetëm me kujdes dhe maturi mund te arrini ta mbani situatën te stabilizuar.

Binjaket

Do ketë shume debate dhe mosmarrëveshje gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Nuk do ndiheni rehat aspak përkundrazi do doni t’ia mbathni. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar do keni fat me shumice. Gjendja sa do vije dhe do përmirësohet. Do i rregulloni problemet qe keni pasur.

Gaforrja

Mos iu kundërvini për çdo gjë partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse mund te keni probleme serioze me te. Mundohuni te tregoheni sa me te kujdesshëm. Beqareve nuk do ju pëlqejë asnjeri nga personat qe do iu vije rreth e rrotull dhe do mbeten serish vetëm. Financat do jene te turbullta dhe delikate. Mos shpenzoni shume te mëdha sepse do vuani me vone.

Luani

Jeta ne çift do jete me e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe do provoni emocione te reja se bashku. Beqaret me ne fund do e gjejnë lumturinë ne krahët e një personi te cilin e kane njohur prej vitesh, por e kane pare thjesht si mik. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mira sa ju te kryeni investime.

Virgjeresha

Dite me shume fat kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me te dashuruar se kurrë dhe do bëni atë qe do ju ndieje zemra. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete dike dhe nuk do ndalen derisa t’ia dalin. Nëse nuk tregoheni te matur me shpenzimet, financat do vijnë duke u përkeqësuar.

Peshorja

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te dy kokëfortë dhe nuk do hapni rruge për asnjë moment. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një lidhje, prandaj do qëndrojnë vetëm. Miqtë nuk do i lënë asnjë moment te meritën, përkundrazi do iu organizojnë edhe surpriza. Ne planin financiar do keni vështirësi pa fund.

Akrepi

Do keni shume vështirësi gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift, por me pak përkujdes, tolerance dhe mirëkuptim ne fund te ditës do sqaroni gjithçka. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do ju duhet te bëni kujdes. Shpenzimet e mëdha mund te kenë pasoja te renda tek buxheti.

Shigjetari

Jeta juaj ne çift do marre një kthese mjaft pozitive gjate kësaj dite. Do kujdeseni edhe me tepër për njeri-tjetrin dhe do kaloni çaste te këndshme. Beqaret gjithashtu do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me takime. Do e kenë ata ne dore se cilin person te zgjedhin. Ekuilibri financiar do filloje te stabilizohet fale ndihmës se disa te afërmve.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift pritet te jete e trazuar sot. Mos kërkoni me shume sesa duhet nga partneri dhe mos i flisni atij me ironi. Beqaret do takohen me një person mjaft tërheqës ne pamjen fizike dhe me plot bote. Bëjnë mire te mos e humbin këtë mundësi te mire qe po iu jepet. Ne planin financiar duhet te bëni sa me shume kujdes qe te mundeni te paktën derisa gjendja te stabilizohet.

Ujori

Ne përgjithësi jeta ne çift do jete e mbrojtur nga yjet. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj dhe do ja dëgjoni njeri-tjetrit fjalën. Beqaret duhet te njihen mire me disa persona përpara se te vendosin te bëjnë diçka. Financat do jene te mira për ata qe kane një biznes te tyren, te tjerëve do ju duhet shume kujdes dhe maturi për t’ia dale.

Peshqit

Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do argëtoheni pa fund me partnerin dhe do ndiheni si mbi re. Beqaret do jene ne ankth para takimeve me disa persona dhe do qëndrojnë vetëm ne heshtje. Po vazhduat kështu askush nuk do kërkojë te qëndrojë me ju. Te ardhurat do fillojnë te rriten fale një shpërblimi te marre nga puna.

The post Horoskopi ditor, e Shtunë 10 Janar 2026 appeared first on iconstyle.al.

Leonora Jakupi reagim të ashpër ndaj Albës: ‘Pse po e shet moralisten?’

By: gaze tare
9 January 2026 at 23:44

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, debatet vazhdojnë të jenë të ndezura dhe së fundmi ka shpërthyer një përplasje mes opinionsites Leonora Jakupi dhe banores Alba Pollozhani. E gjitha nisi gjatë një diskutimi, ku Alba shprehu mendimin e saj se ishte e pamoralshme që Hygerta dhe Ludo Lee ndanë të njëjtin shtrat. Kjo e bëri Leonorën të reagojë ashpër dhe të shprehë mendimin e saj kundër këtij qëndrimi.

“Çka është kjo tendencë që sa herë e shihni një vajzë afër një djali, e quani të pamoralshme? Pse po e shet moralisten, Alba? Kush je ti me e shitë moralisten aty?” – ishin fjalët e Leonorës, duke ngritur tonin gjatë debatit.

Më tej, Leonora e kritikoi Albën edhe për mënyrën se si ajo e përkufizon veten si feministe, duke thënë se Alba shmang përballjen me meshkujt dhe e drejton vëmendjen vetëm te vajzat. Sipas Leonorës, një qëndrim i tillë bie në kundërshtim me parimet e vërteta të feminizmit dhe përfaqëson një standard të dyfishtë.

Ky debat ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke bërë që ngjarja të marrë vëmendje të madhe nga publiku. Disa e mbështesin Leonorën, ndërsa të tjerë janë në anën e Albës, duke e konsideruar diskutimin si një reflektim të mendimeve dhe qëndrimeve të ndryshme brenda shtëpisë.

The post Leonora Jakupi reagim të ashpër ndaj Albës: ‘Pse po e shet moralisten?’ appeared first on iconstyle.al.

Një ndryshim i papritur: Ylli i Barcelonës në rrezik të largohet nga klubi

By: gaze tare
9 January 2026 at 23:06

Barcelona është e gatshme të shqyrtojë mundësinë e huazimit të mesfushorit Marc Casado, nëse ai vendos të largohet në kërkim të minutave të rregullta lojë, përpara mbylljes së afatit kalimtar të janarit, raporton Mundo Deportivo. Talenti i dalë nga akademia pati një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar, por këtë edicion ka pësuar një rënie të ndjeshme të minutave të lojës dhe përballet me konkurrencë të shtuar me rikthimin e Gavit nga lëndimi.

Casado u bë një titullar i rëndësishëm sezonin e kaluar, gjatë periudhës kur Marc Bernal po rikuperohej nga një dëmtim i rëndë dhe Frenkie De Jong ishte jashtë fushës. Megjithatë, pas rikthimit të De Jong, Casado ka grumbulluar vetëm 786 minuta në 18 paraqitje këtë sezon dhe ka rënë pas Pedrit, De Jongut, Eric Garcias dhe Bernalit në hierarkinë e mesfushës.

Po ashtu, me transferimin e Joao Cancelo, Casado ka humbur mundësinë për të luajtur në krahun e djathtë të mbrojtjes. Edhe pse stafi teknik i drejtuar nga Hansi Flick nuk ka planifikuar të shtyjë lojtarin të largohet, klubi është i gatshëm të shqyrtojë një huazim nëse Casado kërkon të ketë më shumë minuta lojë.

Sipas burimeve, Casado ka refuzuar oferta gjatë verës dhe deri tani nuk ka treguar prirje për t’u larguar nga klubi.

The post Një ndryshim i papritur: Ylli i Barcelonës në rrezik të largohet nga klubi appeared first on iconstyle.al.

Sulme të reja në Gaza: raportohet për 13 viktima, mes tyre një fëmijë

By: gaze tare
9 January 2026 at 22:07

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, kanë bërë të ditur zyrtarët shëndetësorë palestinezë, në një kohë kur situata e sigurisë në rajon mbetet e tensionuar pavarësisht armëpushimit të shpallur mes Izraelit dhe Hamasit.

Sipas autoriteteve shëndetësore dhe familjarëve të viktimave, në mesin e të vrarëve ndodhet të paktën një fëmijë. Sulmet janë regjistruar në veri të Gazës dhe në zonat lindore të qytetit të Gazës, ndërsa të gjitha viktimat janë raportuar të enjten vonë, raporton agjencia AP.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite deklaroi të premten se kishte ndërmarrë sulme ndaj infrastrukturës së Hamasit dhe luftëtarëve të tij, si në jug ashtu edhe në veri të Gazës. Sipas ushtrisë, këto veprime ishin një përgjigje ndaj një rakete të lëshuar nga militantët palestinezë nga zona e qytetit të Gazës, e cila thuhet se kishte dështuar pa shkaktuar dëme në territorin izraelit.

Ndërkohë, armëpushimi me faza mes Izraelit dhe Hamasit ndodhet ende në fazën fillestare dhe konsiderohet shumë i brishtë. Përpjekjet diplomatike vazhdojnë, ndërsa palët përballen me tensione të vazhdueshme në terren.

Në këtë kontekst, pritet që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të shpallë krijimin e një Bordi të Paqes, i cili do të ketë për detyrë mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit. Paralelisht, po vazhdojnë edhe kërkimet për gjetjen e mbetjeve të pengut të fundit izraelit që besohet se ndodhet ende në Gaza.

The post Sulme të reja në Gaza: raportohet për 13 viktima, mes tyre një fëmijë appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 9 January 2026Main stream

Ky banor do të bëhet sot pjesë e shtëpisë së “BBVK”

By: gaze tare
9 January 2026 at 21:42

Pak orë para spektaklit të radhës së Big Brother VIP Kosova, rrjetet sociale janë “ndezur” nga aludimet për hyrjen e një banori të ri në shtëpinë më të famshme në vend. Shkak për këto spekulime është bërë një postim i reperit Lim Hoti në Instagram, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Limi ka publikuar një fotografi të shoqëruar me mbishkrimin “New chapter”, ndërsa në sfond të fotos shihet qartë logoja e Big Brother VIP. Ky detaj ka mjaftuar që ndjekësit të nisin menjëherë aludimet se ai mund të jetë banori i radhës që do t’i bashkohet formatit. Postimi, i realizuar në Prishtinë, është shpërndarë me shpejtësi dhe ka marrë qindra komente nga fansat e emisionit.

Ndjekësit e BBVK e kanë interpretuar këtë veprim si një sinjal të qartë për hyrjen e tij në shtëpi, duke e cilësuar Lim Hotin si një emër që mund të sjellë dinamika të reja dhe tensione interesante në lojë. Interesi është shtuar edhe më shumë për shkak të historisë së tij personale me disa nga banoret aktuale.

Kujtojmë se ai ka pasur më parë lidhje dashurie me dy banore të këtij edicioni, Albën dhe Bian, çka mund të ndikojë ndjeshëm në zhvillimet brenda shtëpisë, nëse ai konfirmohet si banor i ri.

Megjithatë, deri më tani, produksioni i Big Brother VIP Kosova nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar. Mbetet të shihet nëse këto aludime do të marrin formë konkrete gjatë spektaklit të radhës, i cili pritet me shumë interes nga publiku.

The post Ky banor do të bëhet sot pjesë e shtëpisë së “BBVK” appeared first on iconstyle.al.

Edi thyen heshtjen pas eleminimit nga Big Brother

By: gaze tare
9 January 2026 at 20:53

Përmes një postimi në Instagram Story, Edi Kuçi ka folur hapur për përvojën e tij brenda shtëpisë, duke theksuar se që nga dita e parë nuk është ndjerë i respektuar. Ai thekson se loja, presioni psikologjik dhe izolimi shpesh kanë tejkaluar kufijtë e normales.

Kuçi pranon se në disa raste ka hyrë në debate dhe se kur ka gabuar apo ka folur me mungesë respekti, ka kërkuar falje. “Kur gaboj, unë e pranoj dhe kërkoj falje. Por ka disa gjëra që nuk mund t’i toleroj,” shkruan ai.

Në reagimin e tij, Kuçi kritikon gjithashtu hipokrizinë dhe sjelljet e shtirura brenda shtëpisë, duke theksuar se nuk pranon aktrim apo lojë për publikun. Ai thekson se respekti për të është thelbësor dhe se nuk do të pranojë sjellje të tilla që shkelin dinjitetin e tij.

”Une ju respektoj aq shume juve jashte, saqe nuk pranoj me aktrru perju. Kjo eshte forma me e larte e respektit. Per sa kohe qe kam qendruar ne shtëpi, kam qene nder me te votuarit dhe kjo me jep bindjen se largimi im ishte nje surprize jo vetem per mua, por edhe per ju. Kjo me dhemb me shume, sepse e ndiej si nje padrejtesi ndaj gjithe rrugetimit tim dhe besimit qe me keni dhene.”

Reagimi i plotë:

Postimi i tij është parë si një përgjigje e hapur ndaj spekulimeve dhe situatave të brendshme që shpesh kanë qenë subjekt diskutimesh në media dhe rrjetet sociale. Kuçi duket i vendosur të mbajë një qasje të drejtpërdrejtë dhe të ndershme, duke mos i fshehur ndjenjat dhe shqetësimet e tij.

The post Edi thyen heshtjen pas eleminimit nga Big Brother appeared first on iconstyle.al.

Kendall Jenner sqaron thashethemet: Nuk jam lesbike, por nuk përjashtoj eksperienca

By: gaze tare
9 January 2026 at 20:33

Kendall Jenner po i vë kapak thashethemeve që e përshkruajnë si një lesbike të fshehtë. Gjatë një episodi të podcast-it In Your Dreams të premten, 9 janar, 30-vjeçarja u shpreh për këtë temë që ka qarkulluar prej kohësh në internet.

“Ka një pjesë të internetit që mendon se jam lesbike,” tha Jenner për moderatorin Owen Thiele. “Doni të dini çfarë më shqetëson? Sa të këqinj janë njerëzit për këtë. Nuk është me një dorë mikpritëse që të thonë, ‘Po, nëse je, mirëseerdhe,’ por është shumë e egër dhe agresive.”

Modelja shtoi se, edhe pse nuk e identifikon veten si lesbike, do të ishte e hapur për këtë nëse do të ishte e nevojshme. “E kuptoj që të dalësh hapur nuk është gjë e lehtë për shumicën e njerëzve,” tha ajo. “Duke njohur veten, në këtë pikë të jetës time, do të isha hapur nëse do të isha. Nuk do të kisha problem me këtë.”

Jenner gjithashtu kundërshtoi idenë se ajo po “fsheh” diçka për karrierën: “Kam parë gjëra të çmendura që thonë se ‘është keq për biznes,’ dhe unë mendoj, ‘Çfarë? Si?’ Nuk e kuptoj.”

Sipas saj, aktualisht nuk është lesbike dhe nuk e planifikon, por nuk përjashton eksperienca të reja në jetën personale. Jenner ka preferuar gjithmonë të mbajë jetën e saj romantike larg syrit të publikut, duke përfshirë marrëdhëniet e saj me Harry Styles, Devin Booker dhe më së fundi me reperin Bad Bunny.

Ajo shpreh qartë se privatësia mbetet prioritet, duke theksuar se marrëdhëniet e saj janë “të shenjta dhe të veçanta” dhe duhen ruajtur larg mediave.

The post Kendall Jenner sqaron thashethemet: Nuk jam lesbike, por nuk përjashtoj eksperienca appeared first on iconstyle.al.

Sheqeri është kudo: ushqimet e përditshme që na mashtron trupi

By: gaze tare
9 January 2026 at 19:56

Nga truri tek zemra, sheqeri ndikon pothuajse në çdo pjesë të trupit tonë, shpesh në mënyra që nuk i kuptojmë. Megjithatë, edhe pse dimë që konsumimi i tepërt i tij rrit rrezikun e sëmundjeve kronike, shumica e njerëzve ende hanë më shumë sheqer se sa duhet.

Sipas ekspertëve, personi mesatar konsumon dy deri në tre herë më shumë sheqer se sasia e rekomanduar. Arsyeja? Sheqeri është kudo. Ai shpesh fshihet në ushqime që nuk i mendojmë si të ëmbla, nga shufrat e proteinave deri te salcat e sallatave. “Shumica e sheqerit që njerëzit hanë nuk gjendet në ëmbëlsira, por shtohet fshehurazi në pijet dhe ushqimet e përditshme,” thotë dietologia Samantha Cassetti.

Skeptikët mund të mendojnë se disa sheqerna janë më të shëndetshme, por nutricionistët paralajmërojnë se problemi nuk është lloji i sheqerit, por sasia e tij. Qoftë sheqer kallami, shurup misri apo mjaltë, konsumimi i tepërt është i dëmshëm. “Ndryshimi i burimit të kalorive nuk ndryshon asgjë në trupin e njeriut,” thekson eksperti Dustin Moore.

Trupi i tret të gjitha karbohidratet në glukozë, dhe insulinën çliron pankreasi për ta përdorur si energji. Njohja e rolit të sheqerit mund t’ju ndihmojë të kuptoni pse është kaq e vështirë t’i rezistosh dhe pse ndryshimet e vogla në dietë janë më të rëndësishme se sa mendoni. Lajmi i mirë? Nuk është e nevojshme të hiqni dorë plotësisht nga sheqeri, por ta konsumoni me kujdes është çelësi për shëndet më të mirë.

The post Sheqeri është kudo: ushqimet e përditshme që na mashtron trupi appeared first on iconstyle.al.

Vajza e Dr. Florit ka diçka për të thënë për Mirin

By: gaze tare
9 January 2026 at 19:13

Një debat i nxehtë ka shpërthyer pas deklaratave të babait të Selinës, banores së “Big Brother VIP 5”, gjatë një bisede telefonike për “Shqipëria Live”. Jeton Bollati nuk nguroi të komentonte marrëdhënien e vajzës së tij me Mirin, duke e quajtur këtë të fundit një mashkull pervers dhe madje zhigolo.

Deklaratat e tij të forta kanë nxitur reagime të menjëhershme nga familjarë, të afërm dhe miq të Mirit, të cilët dolën në mbrojtje të tij. Ndër ta ishte edhe Kaltrina, vajza e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori, e cila përmes një postimi në “Instastory” shpjegoi se Miri nuk ka shkelur kurrë privatësinë e askujt dhe nuk ka kaluar kufij në marrëdhënie me vajzat apo banorët e tjerë.

Sipas Kaltrinës, Miri është person që di të dëgjojë, të ndihmojë dhe të qëndrojë pranë kur ka nevojë. Ajo theksoi se sjellja e tij brenda shtëpisë është gjithmonë e respektueshme dhe e matur, duke e përshkruar atë si një burrë me parime dhe kufij të qartë.

“Është e rëndësishme të mos harrojmë se gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet për të thyer imazhin e dikujt nuk dëmtojnë vetëm personin në fjalë, por ndikojnë drejtpërdrejt edhe tek familja dhe njerëzit më të afërt”, u shpreh Kaltrina, duke i bërë thirrje publikut të mos nxitojë për të gjykuar situatat e perceptuara nga jashtë të formatit të Big Brother.

The post Vajza e Dr. Florit ka diçka për të thënë për Mirin appeared first on iconstyle.al.

Xheneta Fetahu rrëfen hapur ndjenjat e saj për Gjestin në BBVK

By: gaze tare
9 January 2026 at 18:10

Xheneta Fetahu është rikthyer në qendër të vëmendjes me rihyrjen e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke sjellë dinamika të reja dhe tension mes banorëve. Ish-banorja e njohur ka hapur zemrën për ndjenjat e saj, duke lënë të kuptohet se lidhja e saj me Gjestin ka qenë më komplekse se sa duket.

Gjatë diskutimeve me banorët brenda shtëpisë, Xheneta nuk e përmendi emrin e tij drejtpërdrejt, por mes fjalëve të saj ishte e qartë se po fliste për Gjestin. “Me e thënë realitetin, mundem me thënë 100 për qind ndoshta kam pasur lloj ndjenja për të pa vetëdijen time, që e kam kuptu kur kam dalë jashtë… e kam kuptu në mënyrën, sjelljen që ai e ka bërë brenda… e kam kuptuar kur mua më dhembi kur e kam parë me dikë tjetër. Aty e kam vërejtur që ka diçka që mua ma ndjen”, ka rrëfyer Xheneta.

Relacioni i saj me Gjestin ka qenë tejet i komentuar gjatë edicionit të tretë të BBVK-së, duke tërhequr vëmendjen e publikut për momentet e tyre të tensionuara dhe të ndjeshme. Rikthimi i Xhenetës në edicionin e katërt nuk ishte për një qëndrim të gjatë; ajo hyri për të qëndruar 24 orë në kuadër të një misioni nga Vëllai i Madh.

Megjithatë, prezenca e saj ka sjellë sërish energji dhe diskutime brenda shtëpisë, duke rikthyer kujtime dhe emocione që lidhen me edicionet e mëparshme.

The post Xheneta Fetahu rrëfen hapur ndjenjat e saj për Gjestin në BBVK appeared first on iconstyle.al.

Gigi Hadid hyn në 2026 me një look krejtësisht të ri

By: gaze tare
9 January 2026 at 18:00

Gigi Hadid, një nga modelet më të njohura dhe më me ndikim të kohës sonë, ka befasuar publikun me një transformim të guximshëm, duke hyrë në vitin 2026 me një pamje krejtësisht të re. Prej vitesh e identifikuar si bionde ikonike, Gigi ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik, duke iu bashkuar bruneve fatale – dhe duket se ky vendim ka qenë më se i goditur.

Modelja ka zëvendësuar flokët e saj biondë me një bob modern, ngjyrë të zezë, një stil që i ka dhënë asaj një identitet të ri vizual dhe një dozë elegance dramatike. Ky ndryshim thekson tiparet e saj të fytyrës dhe sjell një Gigi Hadid më misterioze, më të pjekur dhe më të sigurt në imazhin e saj. Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë ekskluzivisht pozitive, me ndjekësit që e kanë komplimentuar për guximin dhe freskinë e paraqitjes së re.

Fotografitë e look-ut të ri janë publikuar në Instagram, por ende nuk dihet nëse kjo ngjyrë flokësh është një zgjedhje afatgjatë apo thjesht një eksperiment i përkohshëm, ndoshta në kuadër të bashkëpunimit me një shtëpi të njohur kozmetike. Megjithatë, duke parë entuziazmin e publikut dhe vlerësimet pozitive nga industria e modës, nuk përjashtohet mundësia që Gigi të qëndrojë brune për një periudhë më të gjatë.

Ky transformim vjen në një moment të ri edhe në jetën e saj personale, pas lajmeve se aktori Bradley Cooper është fejuar me modelen në fund të vitit të kaluar. Ndoshta, pas gjithë këtyre ndryshimeve, ka ardhur vërtet koha për një kapitull të ri në jetën dhe imazhin e Gigi Hadid.

The post Gigi Hadid hyn në 2026 me një look krejtësisht të ri appeared first on iconstyle.al.

Bli dhuratë për veten dhe thuaj se është nga kafsha jote, sipas psikologëve, ajo e pëlqen!

By: gaze tare
9 January 2026 at 17:46

Besojeni ose jo, kafshët tuaja shtëpiake mund të gëzohen edhe nga gjeste që në pamje të parë duken thjesht simbolike. Sipas disa ekspertëve të komunikimit me kafshët, ato reagojnë pozitivisht kur ju i blini vetes një dhuratë, e paketoni me kujdes dhe e “firmosni” sikur të ishte nga ana e tyre. Ky veprim i vogël, i shoqëruar me emocione pozitive, sipas tyre, forcon lidhjen emocionale mes njeriut dhe kafshës.

Ne zakonisht ua tregojmë dashurinë kafshëve tona në mënyra shumë të drejtpërdrejta dhe të rëndësishme: duke u dhënë ushqimet që preferojnë, duke luajtur çdo ditë me to, duke i nxjerrë për shëtitje apo duke i përqafuar sa herë kemi mundësi. Këto janë gjeste që krijojnë siguri, besim dhe ndjenjë përkatësie te kafsha.

Sipas Erin Clark, një komunikuese e njohur me kafshët, edhe energjia emocionale luan një rol të rëndësishëm në marrëdhënien me to. Ajo sugjeron që kur blini diçka për veten tuaj dhe e paraqitni si një “dhuratë nga kafsha juaj”, kjo krijon një atmosferë lozonjare dhe pozitive. Edhe nëse bëhet me shaka, emocionet e mira që përjetoni ju, transmetohen edhe te kafsha.

Kjo praktikë nuk ka të bëjë me materializmin, por me ndjenjën e gëzimit dhe lidhjes. Një ide e thjeshtë, por plot dashuri, që ju sjell buzëqeshje, ju ndihmon të ndiheni më afër kafshës suaj dhe forcon marrëdhënien unike që ndani me mikun tuaj besnik me katër putra. 

The post Bli dhuratë për veten dhe thuaj se është nga kafsha jote, sipas psikologëve, ajo e pëlqen! appeared first on iconstyle.al.

Shpërthim fatal në Albstadt: Humb jetën një familje italiane, mes tyre një fëmijë 6-vjeçar

By: gaze tare
9 January 2026 at 17:26

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, një tragjedi e rëndë ka tronditur qytetin Albstadt, në Gjermaninë jugore, ku një shpërthim i fuqishëm i shkaktuar nga një rrjedhje gazi i mori jetën një familjeje me tre anëtarë. Viktimat janë një çift i ri, përkatësisht 33 dhe 30 vjeç, si dhe djali i tyre 6-vjeçar, të gjithë shtetas italianë.

Sipas informacioneve të raportuara nga mediat italiane dhe autoritetet lokale gjermane, shpërthimi ndodhi në agim, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në banesën ku jetonte familja, si dhe panik në zonën përreth. Ekipet e zjarrfikësve dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht nuk arritën të shpëtonin asnjë nga anëtarët e familjes.

Autoritetet gjermane kanë nisur hetime të detajuara për të zbardhur plotësisht shkaqet e shpërthimit. Dyshimet paraprake flasin për një rrjedhje gazi, por ekspertët po kryejnë analiza teknike për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për defekt teknik, neglizhencë apo faktorë të tjerë që mund të kenë çuar në këtë tragjedi.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta edhe në Itali, ku familjarë, miq dhe komuniteti vendas kanë shprehur dhimbjen dhe tronditjen e tyre. Autoritetet italiane janë në kontakt të vazhdueshëm me homologët gjermanë për procedurat e nevojshme, ndërsa trupat e viktimave pritet të transportohen drejt Italisë për t’u përcjellë në banesën e fundit.

Kjo tragjedi rikthen vëmendjen te rëndësia e sigurisë së instalimeve të gazit dhe kontrolleve periodike, për të parandaluar ngjarje të tilla fatale.

The post Shpërthim fatal në Albstadt: Humb jetën një familje italiane, mes tyre një fëmijë 6-vjeçar appeared first on iconstyle.al.

Pas komplikacioneve shëndetësore, Arnaud Denis kërkon vetëvrasjen e asistuar në moshën 43-vjeçare

By: gaze tare
9 January 2026 at 16:41

Aktori francez, regjisori i teatrit francez dhe artisti vizual, Arnaud Denis , ka vendosur të vdesë në Belgjikë me anë të vetëvrasjes së asistuar në moshën 43-vjeçare. Ai e shpjegon këtë duke thënë se dëshiron t’i japë fund vuajtjeve të tij pas një operacioni për një hernie inguinale tre vjet më parë, i cili e ka lënë me pasoja të rënda dhe përkeqësim fizik, duke e penguar të jetojë një jetë normale.

“Nuk mund të dal më nga shtëpia. Nuk kam jetë shoqërore. Nuk kam më jetë fare. Kam humbur gjithçka që përbën dinjitetin njerëzor. Dhe po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Mjekët nuk kanë asgjë më për të më ofruar”, i tha ai gazetës franceze L’Est Républicain në fillim të kësaj jave.

Aktori kishte instaluar një implant, një protezë, në vitin 2023, e cila u hoq në Shtetet e Bashkuara në prill të vitit 2024 pas komplikacioneve dhe efekteve anësore të mëdha. Edhe pse për shumicën e pacientëve ky operacion është i thjeshtë, siç shkruan Le Monde , disa përjetojnë efekte anësore, duke përfshirë dhimbje kronike që mund të dëmtojnë cilësinë e jetës, aktivitetet e përditshme ose punën, dhe sipas studimeve, kjo u ndodh midis 0.5 dhe 6 përqind të pacientëve. Megjithatë, për Denisin, ky operacion u shndërrua në një makth./Indeksonline

The post Pas komplikacioneve shëndetësore, Arnaud Denis kërkon vetëvrasjen e asistuar në moshën 43-vjeçare appeared first on iconstyle.al.

❌
❌