Bashkimi Evropian ka riafirmuar qëndrimin e tij të palëkundur në lidhje me situatën politike dhe shoqërore në Iran, duke shprehur solidaritet të plotë me popullin iranian dhe aspiratat e tij legjitime për një jetë të lirë, dinjitoze dhe me më shumë të drejta. Në deklaratat zyrtare të përfaqësuesve të lartë të BE-së, theksohet se respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore përbën një parim thelbësor të politikës së jashtme evropiane.
BE-ja ka shprehur shqetësim të thellë për raportimet e vazhdueshme mbi viktimat gjatë protestave dhe për përdorimin e tepruar të forcës nga autoritetet iraniane. Sipas Bashkimit Evropian, dhuna ndaj demonstruesve paqësorë, ndalimet arbitrare dhe praktikat e frikësimit nga forcat e sigurisë përbëjnë shkelje serioze të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Në këtë kontekst, BE-ja ka dënuar ashpër çdo formë represioni dhe ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të këtyre praktikave.
Një element qendror i qëndrimit të BE-së është kërkesa për lirimin e menjëhershëm të të gjithë personave të ndaluar padrejtësisht për shkak të ushtrimit paqësor të të drejtave të tyre themelore. Bashkimi Evropian nënvizon se liria e shprehjes, e shoqërimit dhe e tubimit paqësor janë të drejta universale, të garantuara nga konventat ndërkombëtare, të cilat Irani është i detyruar t’i respektojë si shtet nënshkrues.
Po ashtu, BE-ja ka theksuar rëndësinë e aksesit të lirë dhe të pakufizuar në informacion. Kufizimet e vendosura ndaj internetit dhe rrjeteve të komunikimit shihen nga Bashkimi Evropian si një përpjekje për të heshtur zërin e qytetarëve dhe për të kufizuar transparencën. Për këtë arsye, autoritetet iraniane nxiten të rivendosin plotësisht aksesin në internet dhe të garantojnë lirinë e medias dhe të informimit.
Në një plan më të gjerë diplomatik, BE-ja ka theksuar se dialogu mbetet rruga më e mirë për të adresuar tensionet dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Megjithatë, ky dialog duhet të bazohet në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave themelore të njeriut. Bashkimi Evropian ka lënë të hapur mundësinë e përdorimit të instrumenteve politike dhe diplomatike në rast se shkeljet vazhdojnë, duke përfshirë edhe masa kufizuese ndaj individëve përgjegjës për dhunën.
Në përfundim, qëndrimi i Bashkimit Evropian ndaj Iranit pasqyron angazhimin e tij të vazhdueshëm për promovimin e vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Duke mbështetur popullin iranian dhe duke dënuar shkeljet nga autoritetet, BE-ja synon të kontribuojë në një zgjidhje paqësore dhe afatgjatë, që garanton stabilitet, siguri dhe respekt për dinjitetin njerëzor në Iran dhe më gjerë në rajon.
Në vitin 2026, Shqipëria vijon të prodhojë lajme nga më të pazakontat, duke na shkaktuar tronditje edhe këtë të dielë të javës së parë të vitit të ri, kur as dielli “me dhëmbë” pas ditëve mbytëse me shi, nuk mundi t’ja heqë shijen e keqe që na la.
Një video qarkulloi shpejt në rrjetet sociale, ku shihej një shtëpi e shndërruar sikur të kishte rënë bomba, dhe 3 fëmijë të pafajshëm që qëndronin para kamerës së telefonit të gjyshes së tyre, e mbushur me mllef ndaj ish-nuses.
Kaq mjaftoi dhe nisi lufta për “K”. Mediat publikuan cdo gjë, vetëm deklaratën e nënës jo.
Ajo dukej inekzistente para gjithë kësaj “stuhie” mediatike. Pak më vonë, në media u shfaq figura e saj, një grua e bukur që pozonte herë veshur dhe herë zhveshur, e kuruar deri në detaj.
Dhe këtu, shqipot “zbrazën karikatoren” e komenteve negative në drejtim të saj, duke e goditur direkt në zemër.
Çfarë nuk thanë dhe çfarë nuk shkruan, por askush nuk pyeti se si ishte jeta e këtyre fëmijëve para kësaj videoje, a ishin ndihmuar ndonjëherë nga shteti?
Për dijeni, nëse themi shteti në këtë rast, nënkuptoj shërbimin social në bashki, qendrat për mbrojtjen e fëmijëve, qendra sociale, shoqata etj që kanë si fokus këtë target grup, nëna që rrisin të vetme fëmijët e tyre.
Jo. Askund nuk thuhej asnjë rresht. Ishin vetëm lajmet që përcillte dikasteri i shëndetësisë që, në momentin kur u shfaq video, u bënë të gjallë “tja rrëmbenin” asaj “qëne nënë” (sic vdesin shqipot ta quajnë një nënë të keqe sipas tyre), pra, tja merrnin fëmijët dhe të kujdeseshin që të thonin se shumë shpejt do të mblidhej grupi teknik për tja hequr kujdestarinë.
Nëse lexon kodin e familjes, një nëneje i heqin kujdestarinë kur ajo paraqet rrezik për jetën e fëmijëve, përdor substanca narkotike, është e pamundur mendërisht, etj, por kurrsesi nëse ajo ka lënë për disa orë fëmijët në shtëpi, të moshës 12, 10 dhe 5 vjeç.
Por le të kthehemi tek video.
Gruaja deklaron se jeton me qira në një shtëpi në zonën e Plazhit, për të cilën paguan 300 mijë lek në muaj.
Për të përballuar detyrimet mujore, sërish duke iu referuar deklaratës së saj, ajo punon dy punë, një nga të cilat banakiere në një nga baret e qytetit dhe gjatë ditës ajo vjen dhe ikën në shtëpi.
Pa dashur të merrem fare me këtë zgjidhje të saj (të tjerë do të bënin ndryshe, si unë psh, që do e rrisja me prindërit e mi) ose dikush tjetër do i merrte për dore e do dilte të zgjaste dorën të lypte (edhe kjo ndodh në Shqipëri).
Por jo, gruaja ka zgjedhur të punojë. Ndërsa shërbimi social, që ka për detyrë të përgjigjet në rastet e tilla, kur një grua e vetme rrit me mundime 3 fëmijë, nuk duket askund.
Në Shqipëri, shërbimi social prej kohësh është shndërruar në një strukturë që bën vetëm listat emërore të pagesave të ndihmës ekonomike, invaliditetit.
Asnjë inspektor social nuk shihet në terren, “të krehë” zonën sic e ka të shkruar në përshkrimin e punës.
Ndryshe nuk do të shpjegoheshin raste tragjedie të vdekjes së të moshuarve në banesë në vetmi të plotë, apo raste si kjo e 3 fëmijëve të Blerinës.
Por çfarë ndodh në këto raste? Lukunia e “të moralshmëve” në rrjet i sulet një gruaje duke e denigruar. Media poston video të një gjysheje që vetëm këtë emër s’e meriton, pasi interesi i fëmijëve duhet të vihej mbi çdo gjë.
Dhe në fund? Lajmi për dërgimin e fëmijëve në spital dhe kujdesin për veshëmbathje dhe ushqime u postua menjëherë, ndërsa nëna thotë se ka paguar çdo gjë për 3 fëmijët e saj, jo shteti.
Kujdesem që të jem e drejtë me të dyja palët, por prirem të jem me fëmijët.
Dua vetëm të kujtoj se në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, 40.5% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social.
Dhe këtu besoj bëjnë pjesë dhe fëmijët e Blerinës, që me pafuqishmërinë e tyre të jetojnë si të gjithë fëmijët e tjerë në familje normale, sot kërkojnë që nëse nuk keni se si t’i ndihmoni, të paktën mos i përdorni.
Sepse, pasojat e kësaj histerie sot, do t’i ndjejnë sapo të shkelin në shkollë, duke u bullizuar e denigruar, njësoj siç bëtë sot me nënën e tyre./e.t
E çfarëmundtëbëjëtjetërmëmirënjëkryetarbashkie, njëministër apo kryeministernërastetëtillafatkeqësishnatyrore? E çfarëmundtëbëntetjetërnjëminister ngaopozita, nërastetëtilla, veçseduhejtëjesh non-stop nëkryetëdetyrës ?Sepseberishët, kanë10 ditë, qëdalin, dhe me inatin e opozitaristit, dalindhejapin “leksionembizhdukjen e pasojavengapërmbytja, mbidëmshpërblimet”, apo dhe se si “duhettësillet me banorët, deputeti, kryetaribashkisë apo ministridhekryeministri”. Kujtojkëtu se, nëShkodërdheLezhë, ka akomafamiljeqënukkanëmarrëedhesot e kësajditedëmshpërblimet e përmbytjeveqyshngaviti 2010, 2011 dhe 2012. Atëhere, ç’nadilnidhejepni “leksione” boshenë media. Kush ngaopozita u gjendpranëbanorëvetëpërmbyturnëDurrës, Lushnje, Lezhë, Shkoder, apo dhenëJug ?Askush. AsnjëdeputetiPartisëDemokratike, nuk u gjendpranëatyrefatzinjve, qëkujtojnë se “përbytjen e solli Edi Rama”. Jo, përmbytja e ka gjenezën e sajqyshnga 1992, kurSali Berisha dhakushtrimin “zbrisningafshatrat, malet, fushat, e pyjet, dhendertonikutëdoni”. Para se tëbëni “opozitëinatçore”, bëninjëpendesë e autokritikëtëfortë para durrsakëve, shkodraneve, lezhjanëve, lushnjareve, fierakeve, vlonjateve, korçareve, etj, sepse e morëtpushtetinnë 22 Mars 1992 me shumicën e votavetëtyre, dheqeverisënnëmënyrënmëkriminaletëmundshme. Dhengriheni sot, dhenajepnimënd,dhemësoni Edi Ramën, “sitëmarrë masa përtëmospërmbyturqytetaretdhesitidëmshpërblejëata”. Ju që sot medemekjeni “opozita” e këtijvendi, jeniautorët e vërtetëtëkësajkatastrofe, tëpërmbytjeve e fatkeqësiveqëpërjetojnëshqiptaretduke nisurngapërmbytjet, apo dheproblemete tjerasociale. Kur ikungapushteti PD-ja, qoftënë 1997 apo dhe 2013, la pas njëqeveritëshkateruar, mbytur me borxhe, la pas një vend tëmbushur me borxhenëKESH, ujin e pijshëm, la pas njëShqiperitëmbushurme 300 mijëndertimepaleje, tëndertuarambishinatreni, kanalekulluese, kolektorë, e gjithandej. Dhedilnisot dhekërkoningashqiptarëttë “ngrihennëprotestakunderqeverisjes Rama”. Ju siopozitë, jenishkaktarëte pare tëkësaj situate, jenijuataqëkultivuattekshqiptaretantiligjin, që u thatëatyre “mospaguanidritat, ujin, taksat, tatimet”, dhe e zhytëtvenditnëkrizësociale. Ndajnukjubesojnëmëshqiptarët, ndajnukvijnëmë pas jush, ndajnukjuvotojnëmë, ndajnukjudëgjojnëmë, sepsejanëzgjuar, dhe e dinëtëvërtetën. Ju imashtruat me firmatpiramidale, juizhvatëtkursimet e tyrepërmespiramidave, juizhytëtatanëbaltra e lluca, jushuatshpresën e tyre, kurse sot iftoniatatjubesojnë ? Andre Ferchoti, politologuifamshëmitalian ka thënë “kushmban, dhebënpolitikë me inat, ështëidestinuartëmosvijëkurrënëpushtet”. Ashtupo ngjetedhe me ju, o opozitaristëtëpërjetshëm. Politikaështëfinesë, është talent, ështëpasion, ështënerv, ështështysë e lindurdrejtbashkëpunimit, jo përçarjesdheakteveinatçore./kb
Edhe në Parlament edhe në revolucion për të rrëzuar Parlamentin ku merr rrogën vetë nuk ka.
Duhet ta ndajnë mendjen, që të ndajë mendjen edhe mileti me ta, dmth ti ndjekë apo jo. O në revolucion, o në Parlament.
Për dreq e provuan njëherë të dilnin nga Parlamenti për të “lulëzuar” si revolucionarë… U përvëluan fare ata e ne bashkë me ta… Kam idenë se nuk e kanë më këtë opsion.
Por sidoqoftë duhet të ndajnë mendjen: o në Parlament , o në revolucion.
Ama sa kohë janë në Parlament duhet të bëjnë punën e parlamentarit, jo të revolucionarit. Dmth duhet të bëjnë ligje, jo të shkelin ligje.
Ky opsioni që paradite jemi në revolucion, pastaj parlamentarë është qesharak fare/kb
Në Shqipëri, sa herë opozita mbetet pa busull, nxirren nga sirtari i klisheve politike disa formula të gatshme që përdoren në çdo kohë. Njëra prej tyre është “qeveria teknike”. Kjo fjalë ka humbur kuptimin real dhe është kthyer në një formulë magjike për konsum elektoral, në një refren që përsëritet me zë të lartë për të fshehur boshllëkun e ideve, mungesën e alternativës dhe pamundësinë për të prodhuar besim. Opozita shqiptare, veçanërisht krahu berishist, vazhdon ta kërkojë sot qeverinë teknike sikur ajo të ishte çelësi i artë që hap derën e pushtetit. Por kjo kërkesë, në rrethanat konkrete të Shqipërisë, nuk është vetëm e parealizueshme; është absurde.
Në këtë kurth të retorikës boshe kanë rënë fatkeqësisht edhe disa nga partitë e reja, të cilat u shfaqën si shpresë për një frymë ndryshe, por shumë shpejt adoptuan gjuhën më të vjetër të politikës shqiptare. Në vend që të flisnin për rregulla loje, për garanci institucionale dhe për reforma konkrete, edhe ato filluan të përsërisin refrenin e “qeverisë teknike”, duke u rreshtuar në një debat artificial që nuk prodhon asnjë zgjidhje reale.
Absurdin e kanë çuar edhe më tej duke artikuluar publikisht emra të ndryshëm për postin e kryeministrit të një qeverie teknike që, në kushtet aktuale, nuk ka asnjë bazë ligjore për të ekzistuar. Ky është kulmi i keqkuptimit: të ndash poste në një qeveri imagjinare, sikur problemi i Shqipërisë të ishte mungesa e emrave dhe jo mungesa e besimit. Kjo lojë me kandidatura fantazmë jo vetëm që i bën qesharake kërkesat për qeveri teknike, por edhe zbulon se sa shpejt idealizmi i shpallur i këtyre forcave të reja tretet përballë tundimit për t’u futur në skemat e vjetra të pazareve politike.
Mazhoranca socialiste zotëron sot 83 mandate në Kuvend. Kjo nuk është një shumicë e thjeshtë, por një shumicë solide, afër shumicës absolute, e cila i jep Partisë Socialiste të gjitha mjetet kushtetuese për të qeverisur dhe, në rast se kryeministri aktual largohet, për të zgjedhur një tjetër pa pasur nevojë për asnjë ndërhyrje jashtë rregullave parlamentare. Në këtë kontekst, të flasësh për qeveri teknike është njësoj si t’i kërkosh një treni që ecën me shpejtësi të ndalojë në mes të rrugës vetëm sepse dikush po bërtet nga jashtë.
Kur lind realisht një qeveri teknike?
Qeveritë teknike nuk janë produkte të retorikës opozitare, por pasoja të drejtpërdrejta të krizave të thella politike që e bëjnë të pamundur vazhdimin normal të qeverisjes. Historia politike evropiane është plot me shembuj që e dëshmojnë këtë. Në Itali, për shembull, qeveria teknike e Mario Montit në vitin 2011 nuk erdhi sepse opozita e kërkoi me megafon, por sepse vendi ishte në prag të kolapsit financiar, tregjet kishin humbur besimin, shumica parlamentare e qeverisë Berlusconi ishte shpërbërë dhe presidenti i Republikës ndërhyri për të shmangur falimentimin. Në Greqi, qeveria teknike e Lucas Papademos në vitin 2012 ishte pasojë e një krize shkatërrimtare borxhi, protestave masive, djegies së Athinës dhe pamundësisë së partive tradicionale për të krijuar një shumicë funksionale. Në Rumani, në vitin 2015, pas tragjedisë së klubit “Colectiv” dhe protestave masive që çuan në dorëheqjen e qeverisë, u formua një kabinet teknokratësh për të menaxhuar situatën deri në zgjedhje. Në të gjitha këto raste, qeveritë teknike nuk ishin zgjedhje politike, por domosdoshmëri për mbijetesë institucionale.
Asgjë e tillë nuk po ndodh sot në Shqipëri. Mazhoranca nuk ka humbur shumicën parlamentare, asnjë votëbesim nuk e ka rrëzuar qeverinë dhe nuk ka asnjë presion popullor që të paralizojë jetën e vendit. Opozita nuk ka arritur të ndezë një valë të gjerë mobilizimi shoqëror; protestat e saj janë shndërruar në rituale të lodhura, të parashikueshme, që nuk tronditin më askënd dhe nuk ndryshojnë asnjë ekuilibër politik. Indiferenca e qytetarëve është e thellë dhe alarmante, por ajo nuk është shenjë e pajtimit me qeverinë. Është shenjë e një lodhjeje kolektive nga një opozitë që, pas vitesh humbjesh dhe përçarjesh, nuk arrin të artikulojë më as një alternativë bindëse, as një projekt serioz për ndryshimin e vendit.
Kriza ekziston, por nuk është qeverisëse
Shqipëria ndodhet sot në një krizë të thellë, por kjo nuk është krizë qeverisjeje në kuptimin klasik parlamentar. Është krizë e përgjegjësisë politike dhe e mënyrës se si ushtrohet pushteti. Qeveria aktuale funksionon si një strukturë e përqendruar pothuajse tërësisht rreth figurës së kryeministrit. Vendimet strategjike, nga projektet infrastrukturore e deri te reformat administrative, nuk kalojnë më nëpër filtrat kolegjialë të ekzekutivit, por burojnë nga një rreth shumë i ngushtë njerëzish. Këshilli i Ministrave është shndërruar në një mekanizëm ratifikimi, ndërsa ministrat, në vend që të jenë bartës të politikave publike dhe përgjegjës para Kuvendit, janë reduktuar në menaxherë sektorësh që japin llogari vetëm përpara një njeriu. Shembujt janë të shumtë: nga projektet e mëdha urbane të shpallura me konferenca shtypi të njëanshme, te paketat fiskale dhe nismat ligjore që miratohen me procedura të përshpejtuara, pa debat real dhe pa transparencë të mjaftueshme.
Edhe roli i Partisë Socialiste si organizëm politik është dobësuar ndjeshëm. Forumet e saj drejtuese, që dikur shërbenin si hapësira debati dhe përpunimi politikash, sot kanë ndikim minimal në orientimin e qeverisë. Vendimmarrja është zhvendosur nga struktura kolegjiale në një model të personalizuar, ku kryetari i partisë është njëkohësisht kryeministër dhe arbitri i vetëm i linjës politike. Në këtë kontekst, Kuvendi ka humbur gradualisht funksionin e tij kontrollues: interpelancat janë kthyer në formalitete, komisionet parlamentare në zyra procedurash, ndërsa mazhoranca voton pothuajse automatikisht çdo nismë që vjen nga qeveria. Opozita, nga ana e saj, është e përçarë dhe e paaftë të ushtrojë presion institucional, duke e lënë terrenin e llogaridhënies pothuajse bosh.
Ky deformim i jetës politike është i dukshëm në çdo aspekt të qeverisjes, por ai nuk përbën në vetvete kusht për qeveri teknike. Qeveria nuk është bllokuar, nuk ka humbur shumicën dhe nuk është rrëzuar nga Kuvendi. Ajo vazhdon të prodhojë vendime dhe ligje, edhe kur këto shoqërohen me pakënaqësi të thella publike, skandale korrupsioni apo kritika të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë. Kjo tregon se problemi i Shqipërisë nuk është pamundësia për të qeverisur, por mënyra se si qeveriset.
Mungesa e besimit është problemi real
Raportet e fundit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e majit të vitit të kaluar e përshkruajnë me tone edhe më të ashpra këtë realitet: në Shqipëri nuk kemi thjesht shkelje teknike, por një model të qëndrueshëm të keqpërdorimit të pushtetit për qëllime elektorale. Monitoruesit ndërkombëtarë nënvizuan përdorimin sistematik të burimeve shtetërore në fushatë, shpërndarjen e investimeve publike me ritme dhe intensitet të pazakontë në prag zgjedhjesh, si dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të strukturave qeveritare në mbështetje të kandidatëve të mazhorancës. Në raport përmendet se kufiri mes aktivitetit institucional dhe propagandës elektorale është bërë pothuajse i padukshëm, ndërsa ministrat dhe drejtuesit lokalë shfaqen në terren më shumë si drejtues fushate sesa si zyrtarë publikë.
Veçanërisht problematik u konsiderua procesi i votimit të diasporës, i cili u zhvillua pa garancitë e mjaftueshme ligjore dhe teknike, duke ngritur dyshime serioze për integritetin e tij. OSBE/ODIHR vuri në dukje mungesën e transparencës, paqartësitë procedurale dhe rrezikun e manipulimit të këtij segmenti të rëndësishëm të elektoratit. Po aq alarmante janë referencat ndaj përdorimit të grupeve kriminale dhe parave të pista në fushata lokale, si dhe raportimet për intimidimin e administratës publike dhe votuesve që varen prej saj. Në shumë zona, nëpunës, mësues dhe punonjës të shërbimeve publike janë përfshirë në aktivitete elektorale nën presion të drejtpërdrejtë, duke krijuar një klimë frike dhe nënshtrimi që minon çdo nocion të votës së lirë.
Në këtë kontekst, mosbesimi nuk është më perceptim subjektiv i opozitës, por diagnozë e dokumentuar nga vëzhgues ndërkombëtarë. Kur votimet e diasporës shihen si terren i pambrojtur, kur investimet publike përdoren si mjete blerjeje politike dhe kur bandat e krimit dhe paratë e pista shfaqen si faktorë ndikimi në zgjedhje, procesi elektoral humbet karakterin e tij demokratik dhe shndërrohet në një betejë force. Dhe kur zgjedhjet përjetohen si përplasje me mjete jo të barabarta, çdo rezultat, sado formal të jetë, lind i kontestuar, duke e thelluar edhe më shumë krizën e besimit që sot është problemi më i madh i demokracisë shqiptare.
Nga “qeveri teknike” te “marrëveshje ligjore besimi”
Këtu qëndron keqkuptimi themelor i opozitës shqiptare. Problemi nuk është se kush qeveris sot, por se si do të garohet nesër. Shqipëria nuk ka nevojë për një qeveri teknike që të marrë pushtetin nga mazhoranca; kjo është politikisht e pamundur. Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje ligjore besimi që të garantojë zgjedhje të pranueshme nga të gjithë.
Një marrëveshje e tillë duhet të jetë e sanksionuar me ligj, jo një pazar politik në errësirë. Ajo duhet të krijojë një qeveri kujdestare vetëm për periudhën zgjedhore, me kompetenca të kufizuara dhe me mekanizma të fortë kontrolli për të parandaluar abuzimet.
Modeli i Maqedonisë së Veriut është ilustrues. Pas krizës së rëndë politike dhe skandalit të përgjimeve, palët politike u detyruan, nën presionin e ndërkombëtarëve, të nënshkruanin Marrëveshjen e Përzhinës. Kjo marrëveshje parashikoi krijimin e një qeverie kujdestare njëqind ditë para zgjedhjeve, ku opozita merrte kontrollin e disa ministrive kyçe, veçanërisht të atyre që kishin ndikim të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor.
Kryeministri dhe ministrat e kësaj qeverie nuk kishin të drejtë të kandidonin, ndërsa përdorimi i fondeve publike për fushatë ndalohej rreptësisht. Ky model nuk e shëroi plotësisht demokracinë maqedonase, por krijoi minimumin e besimit të nevojshëm që zgjedhjet të mos ktheheshin në krizë politike.
Çfarë duhet të bëjë Shqipëria?
Shqipëria nuk ka nevojë për spektakël politik, por për një pakt të ri, të ndërtuar jo mbi dëshira momentale, por mbi themele ligjore dhe kushtetuese. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e ka të qartë logjikën e qeverisjes parlamentare: qeveria buron nga shumica në Kuvend dhe rrëzohet vetëm nëpërmjet mekanizmave kushtetues, jo nga presioni retorik apo ultimatume politike. Prandaj, në vend që të shpiken “qeveri teknike” jashtë realitetit juridik, zgjidhja e vetme serioze është të krijohen garanci ligjore për zgjedhje të ndershme dhe të barabarta, në përputhje me parimet kushtetuese të pluralizmit, barazisë para ligjit dhe konkurrencës së lirë politike. Pikërisht këtu hyn nevoja për një marrëveshje besimi të sanksionuar në Kodin Zgjedhor: jo si pazar politik, por si instrument normativ që materializon standardet kushtetuese të zgjedhjeve të lira dhe të rregullta.
Një marrëveshje e tillë duhet të ketë status të qartë juridik dhe të jetë e detyrueshme për palët, duke u shndërruar në dispozita konkrete ligjore. Në thelb, ajo duhet të parashikojë një qeveri kujdestare vetëm për periudhën zgjedhore, me kompetenca të kufizuara dhe me detyrime të qarta të mosndërhyrjes në garë.
Në këtë kuadër, ndalimi i kandidimit për anëtarët e qeverisë kujdestare është një garanci kushtetuese në funksion të barazisë së garës. Ai shmang konfliktin e interesit dhe i jep kuptim parimit që kush administron zgjedhjet nuk duhet të jetë njëkohësisht garues. Kjo është një ide që mbështetet në logjikën e përgjithshme të shtetit të së drejtës: ndarja e funksioneve, shmangia e konfliktit të interesit dhe neutraliteti institucional. Po kështu, kontrolli i dyanshëm mbi administratën zgjedhore dhe mbi hallkat kyçe të shtetit gjatë fushatës është jetik për të zbatuar parimin e barazisë së subjekteve politike dhe për të ndarë shtetin nga partia. Në praktikë, kjo do të thotë që vendimet me ndikim elektoral (punësime, shkarkime, tendera, shpërndarje fondesh, investime publike të përshpejtuara, përdorim i aseteve publike) të futen nën një regjim kufizimesh të posaçme dhe transparence të detyrueshme, me raportim publik dhe me mekanizma ankimi të shpejtë.
Vetëm në këtë mënyrë mund të rindërtohet besimi i humbur: duke e kthyer procesin zgjedhor nga një duel i pabarabartë në një garë ku rregullat janë të qarta dhe të zbatueshme. Dhe pa besim, asnjë qeveri, as teknike, as politike, nuk do ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza e saj e përhershme demokratike./K.M
Ishte mbrëmje dhjetori e vitit 2000. Në koridoret e godinës së Partisë Demokratike dëgjoheshin brohoritje. Unë me miqtë po pinim çaj në barin “Jurnal”, ku mblidheshin shumë gazetarë.
Të habitur pyetëm se çfarë kishte ndodhur dhe një vajzë, gazetare e TV Arbëria, na tha: “Kanë fituar zgjedhjet të djathtët në Bullgari.”
Papritmas çaji më ngeli në fyt dhe gati u mbyta. 20 deri në 30 fshatarë, të cilët fatkeqësisht binin në sy për mjerimin në të cilin jetonin, po festonin fitoren e së djathtës bullgare në oborrin e partisë.
U shtanga dhe po mendoja: si ka mundësi që njerëz kaq të varfër të lumturohen me lugë bosh?
M’u kujtua ky fragment kur dëgjova deklaratën e Berishës se protestat në Iran janë një shpresë për forcat opozitare në Shqipëri.
Pasi u lodh për një javë duke thënë se forcat “Delta” do ta arrestonin Ramën, njësoj si Maduro në Venezuelë, sot kaloi në Teheran.
Si në Makondon e Márquez-it, edhe ne si popull presim shpëtimin nga lajme që vijnë nga kontinente të tjera.
Që Berisha është një mashtrues i lindur në politikë, i veshur me kostume dhe kollare të shtrenjta apo me maska konservatore, kjo nuk është gjë e re. Ajo që ia vlen të analizojmë është: si ka mundësi që ky popull të mashtrohet për dekada?
Këtë e kanë bërë me shekuj.
Dikur prisnin për 500 vjet ndryshimet nga Perandoria Osmane dhe haberet nga Stambolli.
Më pas i kishin sytë nga Austria apo Italia.
Më vonë shpresonin se mund të triumfonte socializmi mbi imperializmin.
Për katër dekada shpresuan te revolucioni proletar në Kubë, Amerikën Latine, Vietnam dhe Kinë.
Të gjitha këto mund t’i mirëkuptojmë në një Shqipëri të izoluar, por të mashtrohesh në një botë digjitale dhe globale tregon prapambetjen tonë si komb.
Në botë ka miliarda njerëz të paditur, të pashkolluar, të painformuar apo të izoluar, por njerëz më injorantë dhe naivë, që të shpresojnë se jeta e tyre do të ndryshojë sepse shpërtheu lufta në Venezuelë, revolucioni në Nepal apo protestat në Bangladesh dhe Iran, i gjen vetëm në Shqipëri.
Turma që manipulohen kaq lehtë nga media dhe politika i gjen vetëm në këto 28.000 km². Tmerr i madh.
Realisht, është një keqardhje e madhe për nivelin provincial që ka një pakicë njerëzish në Shqipëri. Ushqehen me lugë partie dhe me lajme politike.
Qeveritë shqiptare në dekada duhet të ishin rrëzuar më shpejt nga vetë shqiptarët por jo duke parë me sy nga qielli duke ëndërruar helikopterë apo me vesh nga zhurma e prorestave në Nepal ku 90% e popullit nuk e di as në hartë ku ndodhet gjeografikisht.
George Orwell e kishte parashikuar dikur këtë psikozë kolektive: popuj që emocionohen nga luftëra të largëta, ndërsa jetën e tyre e sundon një realitet tjetër.
-Për nder, o shoku mësues, nuk ka më të habitshme se jeta. Kështu thoshte Arifi, nipi i Bamkë Qylollarit – personazh i Dritëro Agollit te romani “Komisari Memo”, – që ishte i gënjyer nga Balli, por që nga fundi i luftës mori rrugën e drejtë të Partisë. -Unë kujtova Arif, kush e di ç’do thoshte, – ia pret mësuesi, që ishte njëkohësisht edhe i lapsit, edhe i kobures me mulli. -Po, po… jeta është e habitshme, – këmbëngulte Arifi në filozofinë e tij, duke dredhur cigaren me mbetje duhani.
Kjo batutë e vjetër, – që i përket filmit “I teti në bronz”, me regji të Viktor Gjikës, – vjen në kohë po aq e re, sa herë që realiteti na e servir në formë groteske. Dhe më erdhi ndër mend teksa ndiqja lajmet e Top-it, ku flitej për përmbytje, njerëz të humbur, shtëpi nën ujë, familje që s’dinin ku të fusnin kokën. Një hall i madh, real, i rëndë, që s’ka nevojë për regji televizive. Ujë i pistë, baltë dhe frikë.
Por paralelisht, në të njëjtin kanal televiziv drama tjetër – për disa edhe më e madhe se kaq: – janë të nominuarit e Big-ut, të mbërthyer nga ankthi se kush do të dilte “fishek” jashtë, pa bërë gati as valixhet. Ky është hall, vëlla. Një tragjedi tjetër, sipas rregullave të spektaklit.
Ore meqë ra llafi, këta të përmbyturit ku e shohin spektaklin? Apo në sallën e kooperativës, – që ua ofron Bashkia, – si Luani që ndiqte lajmet e Tiranës te salla e kulturës, se kishte rënë në dashuri me spikeren e televizionit, aty tek filmi “Kur hapen dyert e jetës”.
Dhe më tej, tek emisioni që tashmë mund të cilësohet si versioni adekuat i “Burrat kërkojnë gra e gratë kërkojnë burra”, kemi të bëjmë me një lloj tjetër fatkeqësie kombëtare:
— Ah, sevda na përvëlove — Na mbetën vajzat pa martuar — Halli i djemve më i madh — Mbetën vajzat në shtëpi — Mua djemtë në Australi — Le të vijnë, bëjmë krushqi
Epo, këto batuta janë shkëputur nga një tjetër film emblemë i Kinostudios, “Përrallë nga e kaluara”, me skenar dhe regji të Dhimitër Anagnostit.
-Jeta është e çuditshme, – thoshte Arifi i menduar, thua se po shpikte rrotën.
Pa dyshim, njerëzit kanë halle të ndryshme, kjo është e natyrshme. Por media i vë të gjitha në të njëjtën peshore morale: përmbytjen dhe përjashtimin nga shtëpia e Big-ut, hallin e bukës dhe hallin e famës, dramën e mbijetesës dhe dramën e audiencës.
Secili ka hallin e vet. Por halli-hallit nuk i ngjan.
Dhe kur trajtohen njësoj, nuk krijojmë neutralitet, por një konfuzion moral. E kthejmë tragjedinë në sfond dhe spektaklin në qendër. E shesim absurditetin si normalitet.
Në fund, ndoshta Arifi kishte të drejtë kur thoshte: Jeta është e habitshme. Por edhe më e habitshme bëhet kur ne zgjedhim ta shohim pa dalluar çfarë është dramë e vërtetë dhe çfarë është thjesht zhurmë.
Në vitin e largët 1951, Mehmet Shehu bëri një inspektim në Burgun e Burrelit (ishte Ministër i Brendshëm atëherë). Një i burgosur (ish-oficer xhandarmërie) i bëri një lutje të çuditshme Mehmetit – aman priteni pemën e qershisë në oborrin e burgut! I çuditur, Mehmeti pyeti përse duhej prerë pema e pafajshme e qershisë. “Sepse m’u këput qafa duke pritur të çelë qershia” – iu përgjigj ish-oficeri i xhandarmërisë. Dhe më tej, ai e sqaroi se “filozofët” e qelive të Burrelit kishin disa vitet që e mbanin me gajret, se sapo të çelte qershia, do të zbarkonin anglo-amerikanët…
Nga viti 1951 deri në vitin 1991, anglo-amerikanët jo vetëm që nuk zbarkuan, por Mehmeti dhe të burgosurit që ai inspektoi në Burgun e Burrelit ndërruan jetë pothuajse të gjithë.
Vijmë në ditët e sotme…
Pas inkursionit të fortë amerikan të Delta Force për mbërthimin e Maduros në vilën e tij të fortifikuar në Venezuelë, shpërthyen parashikimet e “filozofëve” të këtushëm kafenetorë dhe të banaqeve nëpër televizorë: “Ramaduro i ka ditët e numëruara, Delta Force do ta mbërthejë në Surrel”.
Madje, Berisha mblodhi sot në një tavolinë persona të rëndësishëm publikë, për të krijuar një qeveri teknike. Ku nuk mungonin Nard Ndoka, Kujtim Gjuzi, Selami Jenisheri, Kostaq Papa, Ekrem Spahiu, etj. Sipas parashikimeve të “filozofëve” të këtushëm kafenetorë dhe të banaqeve nëpër televizorë, rënia e “Ramaduros” dhe krijimi i qeverisë teknike është çështje javësh, në mos ditësh.
Nga Fejzo Subashi.
Dyshimi ndaj akuzave të Arben Ahmetajt nuk buron nga besimi te Rama apo te qeveria e tij. Për korrupsionin, tenderat apo abuzimet, drejtësia duhet të flasë mbi baza faktike. Por ajo që nuk mund të pranohet është një logjikë e tipit “më besoni mua, sepse unë po e them”.
Ahmetaj pretendon se Kryeministri ka dashur ta vrasë. Kjo nuk është thjesht një akuzë politike; është pretendim për krim kapital, për tentativë vrasjeje. Në çdo shtet serioz, një deklaratë e tillë nuk shkon në studio televizive, por drejt e në prokurori.
Këtu lind paradoksi logjik:
nëse rreziku ka qenë real, heshtja përballë SPAK-ut është e pajustifikueshme;
nëse nuk ka rrezik real, atëherë deklarata është manipulim i frikës publike.
Nuk ekziston variant i tretë.
Ahmetaj nuk është qytetar i thjeshtë, i pambrojtur apo i painformuar. Ai ka qenë në majë të pushtetit, ka njohur mekanizmat e shtetit, ka pasur akses te dokumente, te struktura dhe te institucionet. Një njeri në këtë pozitë që nuk depoziton kallëzim penal, por zgjedh rrëfimin emocional publik, minon vetë besueshmërinë e tij.
Akuzat për korrupsion kërkojnë prova financiare.
Akuzat për abuzim pushteti kërkojnë dokumente.
Akuzat për tentativë vrasjeje kërkojnë denoncim penal.
Pa këtë hap, çdo fjalë tjetër është retorikë mbrojtëse personale.
Prandaj problemi nuk është Rama si figurë politike, por modeli i ri i akuzës pa përgjegjësi, ku drejtësia anashkalohet dhe publiku përdoret si gjykatë emocionale. Kjo nuk është guxim, as denoncim është strategji mbijetese.
Në një shtet që pretendon të ndërtojë drejtësi, logjika alla Ahmetaj nuk mund të pranohet: Ose flet drejtësia, se hesht politika.
Problemi nuk është mbrojtja e Ramës, por besueshmëria e akuzave të Arben Ahmetajt. Personalisht, nuk i besoj këtyre akuzave jo sepse Rama është i pastër, por sepse nuk përputhen me profilin, karakterin dhe mënyrën e funksionimit të tij.
Ahmetaj tenton të ndërtojë figurën e Ramës si një njeri “trim”, i rrezikshëm, deri në kufijtë e eliminimit fizik. Por kjo figurë nuk përkon me realitetin politik që njohim. Rama nuk ka treguar kurrë tipare të një njeriu që merr rreziqe ekstreme personale. Përkundrazi, ai ka ndërtuar pushtetin e tij përmes kontrollit institucional, manovrës politike dhe shmangies së përplasjes direkte, jo përmes akteve të dëshpëruara apo të dhunshme.
Nëse Ahmetaj pretendon se Rama ka dashur ta vrasë, atëherë lind një pyetje themelore, që nuk mund të shmanget me retorikë:
Përse nuk e denoncon këtë fakt në SPAK?
SPAK është institucioni që vetë qeveria e Ramës e ka promovuar si simbol të drejtësisë së re. Nëse një ish, zëvendëskryeministër ka prova për një kërcënim ndaj jetës së tij nga Kryeministri, atëherë heshtja përballë SPAK-ut nuk është akt guximi, por shenjë e mungesës së provave ose e përdorimit politik të frikës.
Akuzat e rënda kërkojnë përgjegjësi po aq të rënda. Nëse ato nuk shoqërohen me kallëzim penal, dokumente apo fakte konkrete, atëherë rrezikojnë të mbeten rrëfime emocionale për konsum publik, jo denoncime serioze.
Prandaj, dyshimi im nuk është selektiv, por racional:
ose kemi të bëjmë me të vërteta që duhet të shkojnë urgjentisht në drejtësi,
ose me një narrativë të ndërtuar për të shpëtuar veten politikisht dhe penalisht.
Tiranë më 09.01.2025./kb
Njëopozitë e përgjegjshme, konstruktive, e moralshme, e denjë, e aftëdhefrymëzuese, gjithmonëkërkonzgjedhjetëparakohshme. Gjithmonëndjehet e gatshmepërtupërballurpolitikisht me pushtetin, pasiajoështëgjithmonënëkërkimtëpushtetit. Kjondodhvazhdimishtnëvendet e lira, demokratike, kuopozitabënbetejat e sajnëinstitucione, madjeedhenërrugë, por kurnuk ka “damka” nga pas. Duatë them, kurnukakuzohetlideriisaj, dhe jo vetëm, përkorrupsion apo dhevepratëtjerapenale. NëShqipëri, opozitaaktualepo luftonmaksimalishttëmosketë “rivalë” nëllogoren esaj, dheshtyndheinjoronçdopartitëvjeterdhetë re opozitare, qëqaset apo rrekettijapëasaj,mendimedheleksioneelektorale. NëShqipëri, nukdihetakomadhesot, pse PD-ja ka marrërolindhestafetën e “kryesimittëopozitës”, edhepse ka humburnja 10 palëzgjedhjepas 2013, edhepseshumëngadrejtuesit e sajpërfshiedhekreun e PD, janë sot me dosjenë SPAK dheGJKKO. Ka tëpaktën 4 vjetqëPartiaDemokratikekërkon “qeveriteknike, zgjedhjetëparakohshme”. Tëparën, qeverinëteknike, e provuam, dhedihet se “sivajtiajopunë”. U bënëministranjerëzpakurrëfarëCV-je, tëardhurngaseliablu, përtëqenëtitullarëdikasteresh, duke bërëfushatëedhenëzyrat e shtetit. Dihetpastajhumbja e thellëqëpësoiopozita, edhepsekishtederiditën e fundittëfushatësministrat e sajnëatëatëqeveri. Dhengrihetsërishtani, dhekërkon (me sebepin e problemitqë ka Belinda Balluku) sërish“qeveriteknike”. Po mirë, le ta provojëedhenjëherë, le tiplotësohetedhenjëherëkërkesa e saj, por kambindjen e plotë se, humbja do tëjetëedhemë e thellëse e 11 Majit. Njëopozitë e paqartëzuarmbiproblemete veta, njëopozitë e shkërrmoqurstrukturalishtprej 10 vitesh, njëopozitëqënukarrintëmbledhënësheshedhebulevarde as 10 per qind, tëelektoratittësajkurproteston, apo dhenjëopozitëqënuk ka arriturtësigurojëderi sot mbështetjen e duhurnderkombetare, nukmundtëbesosh se fitonzgjedhjet. Qeveriteknike, zgjedhjetëparakohshme ? Me këto 2 kerkesatëstërpërsëritura, Sali Berisha po mundohettëmbajëpranëvehtesdhepartisëtij, edheatadhjetrambështetësqëbesojnëakoma se “ai ështëdielli, hëna, dhenjeriuqë do tiçojëatadrejtpushtetit”. Por a mjaftonkjo ?Natyrisht jo. Tëshkoshdrejtpushtetit, do tëduhettëforcoshpartinë, strukturat, programin, idetëdhemendimet e çdoanëtari, dotëduhettëftoshdhetëpranoshrrethvehtes,edheataqëkanëmendiminndryshenga ty, do tëduhettësiguroshmbështetjemaksimalenderkombetare, do tëduhettëpastroshpartinëngatëakuzuaritdhetëhetuaritpërkorrupsion, do duhettëringjallëshshpresëndhebesimintekbaza e zhgënjyer, etj. Pra do tëduhetpunë e madhe, dhevepratëmëdha, largpropogandësbajate, largmakinacionevedhemashtrimeveqëjanëprovuardhetëkanësjellëdështimenëfushataelektorale. Ndaj them, qëopozitatëtregohet e kujdesshmekurkërkon, kurdikton, kurofron, pasirealitetinëterrenështëkrejtndryshengasapërpiqet ta paraqesë para nesh Doktorii PD./kb
Adriatik Lapaj e ka përsëritur sërish këto ditë rrëfimin sips tij që Edi Rama i ka ofruar postin e zëvendës, kryeministrit pas zgjedhjeve të 11 majit.
Vetë Rama nuk ka dhënë versionin e tij për të ardhur tek një konfirmim të kësaj marrëveshje në tenttivë, po pikërisht për shkak të heshtjes së Ramës, Lapaj thotë se ka të drejtë.
“Deri sa nuk del ta mohojë publikisht do të thotë se është e vrtetë”, ka deklaruar Lapaj. Megjithatë nuk jemi në fazën e konfirmimit të një nga sekretet e Fatimës, pore dhe sikur të jetë e vërtetë që Edi Rama i ka propozuar Adriatik Lapajt ë hyj në qeveri, nuk se përbën scoop-in e shekullit.
Madje përforcon një rregull tashmë që nuk ka përjashtim në këto 13 vite që vërteton se filtrat për të hyrë në një ekip të rëndësishëm siç është qeveria e Republikës, nuk jan aq spartanë, së paku për të parë kurrikulumin professional të kandidatit.
Gjithsesi, refuzimi që Lapaj e përçon me aq krenari, e këtu ka të gjithë të drejtën e tij për tu ndjerë i tillë, nuk se ka ndonjë rivelancë politike në kronikën që ai e ofron, si për ta futur në ditarin e tij.
Aspekti interesant, meqë përmendet kryeministri, shefi i mazhorancës dhe qeveria, ka peshën e tij në momentin fillestar, meqë kemi të bëjmë me një post të rëndësishëm.
Por refuzimi siç tenton ta shesë Lapaj, gjithmonë nëse ka ndodhur, nuk ka përse të jetë një martirizim. Natyrisht secili është i lirë të ndjehet si të dojë, por realiteti në një sistem alternativ nuk është në rregull kur një politikan i opozitës nuk pranon të jetë në një qeveri me shumicën.
Përkundrazi. Ai mund të përbëjë një lajm në momentin e parë kur e tregon faktin e ftesës, refuzimit së bashku me arsyet dhe komentet përkatëse. Por nuk ka asnjë arsye qoftë për tu viktimizuar apo heroizuar.
Madje nëse është e vërtetë fakti i ftesës, së pari nuk do të thotë nëse ishte një ftesë reale apo një provokacion. Një ftesë që mund të kthehet në realitet, apo një tentativë për të testuar seriozitetin e një lojtari politik të mundshëm.
Pak ditë më parë, një tjetër personazh kritik ndaj qeverisë, i cili disa vite më parë u emërua zv.ministër arsimi, u quajt njeri me integritet gjatë një emisioni televizive, thjeshte se kishte dhënë dorëheqjen nga post iku e kishte emëruar Edi Rama.
Në fakt nuk janë vetëm këto personazhet që tregojnë martirizimin e tyre që nuk kanë pranuar të punojnë me Edi Ramën, por ka edhe të tjerë, të cilët janë larguar apo shkarkuar ndër vite. Disa edhe janë degdisur për të mos u përballur me drejtësinë, e dalin si disidentë allafrënga.
Problemi real në Shqipëri nuk është se kush nuk është i pakënaqur për të qenë pjesë e qeverisë së Edi Ramës, pasi së pari ky i fundit krijon të gjitha kushtet që të bëhet i tillë kandidati i munshëm, e së dyti problemi kryesor është gjtja e një rivali politik që të sfidojë Edi Ramën, jo një zëvendës të penduar të tij.
8 Janari do të mbetet një nga ditët më të errëta jo vetëm për historinë e Partisë Demokratike, por për demokracinë shqiptare në tërësi. Ajo që ndodhi atë ditë nuk përbën thjesht një konflikt të brendshëm partiak, por një precedent të rrezikshëm që sfidon parimet bazë të funksionimit demokratik të subjekteve politike.
Ngjarja e 8 janarit është unike dhe pothuajse e paprecedentë në praktikën politike ndërkombëtare. Nuk ekziston asnjë rast i njohur, qoftë në demokraci të konsoliduara, demokraci hibride apo edhe në regjime autoritare, ku një subjekt politik të përjetojë një “grusht shteti” të brendshëm – ose më saktë një grusht partiak – me përdorimin e dhunës fizike për të marrë kontrollin e institucionit dhe simbolikës së tij.
Kjo ngjarje nuk mund të kategorizohet as si revolucion. Revolucioni, sipas çdo manuali politik dhe historik, është reagimi masiv i shumicës së qytetarëve ndaj një pakënaqësie të thellë, i drejtuar kundër institucioneve shtetërore që nuk përfaqësojnë më vullnetin popullor. Në rastin e 8 janarit, nuk kishim as një shumicë qytetare, as institucione shtetërore, por një përplasje të dhunshme brenda të njëjtit subjekt politik.
Narrativa kryesore justifikuese e asaj dite ishte koncepti i “shumicës”: pretendimi se shumica legjitimon çdo veprim dhe se, për rrjedhojë, “atyre u takon gjithçka”. Ky interpretim mekanik dhe i rrezikshëm i demokracisë e redukton atë thjesht në aritmetikë, duke anashkaluar rregullat, procedurat, institucionet dhe respektin për pakicën.
Ngjarjet e brendshme të Partisë Demokratike përbëjnë disa nga precedentët më negativë për demokratizimin e partive politike në Shqipëri. Ato krijojnë një model që mund të përdoret sërish në të ardhmen, jo vetëm brenda PD-së, por potencialisht edhe në subjekte të tjera politike, si mjet për të imponuar pushtetin përmes forcës dhe jo përmes rregullave.
Një tjetër element shqetësues ishte përdorimi i një referendumi të brendshëm për të marrë legjitimitetin dhe lidershipin, në një formë që nuk ka analogji në praktikat demokratike perëndimore. Referendumi, i shkëputur nga institucionet statutore dhe proceset e rregullta, u shndërrua në një instrument presioni politik dhe jo në një mekanizëm demokratik vendimmarrjeje. Ky precedent jo vetëm që ishte i padëgjuar më parë, por mbart rrezikun real që nesër të përdoret kundër vetë atyre që e iniciuan.
Nëse do t’i qëndrojmë deri në fund argumentit të “shumicës që ka të drejtë për gjithçka”, atëherë lind një kontradiktë thelbësore: Partia Demokratike, në kushtet aktuale, nuk ka asnjë bazë morale apo politike për të kundërshtuar Partinë Socialiste, e cila gëzon një super-shumicë në mandate dhe numra. Në këtë logjikë, shumica qeverisëse do të ishte e justifikuar të marrë gjithçka, ndërsa pakica asgjë.
Por demokracia nuk funksionon kështu. Demokracia nuk është sundimi i shumicës mbi pakicën, por bashkëjetesa e tyre brenda rregullave, ku shumica qeveris dhe pakica kontrollon, kritikon dhe përfaqësohet. Çdo devijim nga ky parim e shndërron demokracinë në autoritarizëm, pavarësisht nëse ai ndodh në shtet apo brenda një partie politike.
8 Janari nuk ishte thjesht një episod i dhunshëm. Ishte një paralajmërim serioz se pa rregulla, pa institucione dhe pa respekt për pakicën, edhe subjektet që pretendojnë të mbrojnë demokracinë, mund të bëhen rreziku i saj më i madh.
Me Lea Ypi po kanë paturpësinë të maten ca mjeranë, ca njëqelizorë, ca aq të vegjël, sa nga qiejt ku fluturon Lea Ypi nuk i dallon dot as me mikroskop elektronik.
Po guxojnë ta rrejnë veten se mund të maten me Lea Ypin ca lehësa, ca lëpirësa, ca uritha që mbijetojnë me kockat e thata që u hedh Sali Kulla, i cili, mishin e vjedhur të kockave të zbrazura që u hedh lehësave, e ka ngrënë vetë paraprakisht.
Nuk tuten të maten me Lea Ypin as zhgani i analfabetëve funksionalë që Shqipen e flasin me 150 fjalë dhe e shkruajnë me 20 gërma.
Prej atyre që i rren menia se mund të maten me Lea Ypin janë edhe ata që nuk e dinë se dituria nuk shitet, nuk blihet, nuk vidhet, nuk këmbehet, nuk vihet bast, nuk fitohet as nuk humbet në bixhoz, por vetëm mësohet me shumë mundim në shumë shkolla, dhe në shumë përvoja të vështira nga jeta. Nuk e dinë, as haber nuk kanë, se Politika është shkencë. Librat nuk i shkruajnë dot me abrakadabra spiunat që në Lidhjen e Shkrimtarëve i solli Sigurimi. Është dhunti e rrallë. Është dhuratë e Zotit. Kërkon frymëzim të thellë, njohje të gjithanshme, urtësi, diplomaci, mirkuptim, shëndet, vullnet, vendosmëri, cilësi këto që nuk i ka halabaku lehës që trillon, shpif, intrigon, e gënjen mendja se mund të matet me Lea Ypin.
Në të vërtetë, të matesh me Lea Ypin nuk është e pamundur. Por ka ca kushte.
Kandidati që ulurin me turi nga qielli të kthehet disa shekuj pas. Te gjyshërit hyzmeqarë pa asnjë perspektivë imediate apo historike. T’i transfigurojë ata fatkeqë. T’i shndrrojë në njerëz për së mbari. T’i veshi, mbathi, lajë, pastrojë, krehë, dhe pasurojë. Pas pasurimit, t’i shndërrojë, nga rrjepacukë në bejlerë, pashallarë, vezirë, gjeneralë. Njërën prej çupave të pashallarëve, budallai i sotëm, udhëtari në kohë, që aspiron të matet me Lea Ypin, ta dërgoje të mësojë në një Kolegj europian. Ku çupa të shquhet. Të dalë e para me mësime dhe dije mes krejt djemve, sepse është e vetmja vajzë në atë Kolegj. Kjo do jetë gjyshja e kandidatit të ardhshëm deridiku si gjyshja legjendare e Lea Ypit. Pastaj, gjyshen e vet, konkurrrenti trushkulur, ta lërë të martohet me një fisnik dhe aristokrat. Pakashumë si një Ypi. Nga ata që, përveçse zengjinë, ishin të parët rilindas, të cilët, nuk bënë si bëjnë morrat e sotëm që vjedhin Shqipërinë për të majmur veten, por shkatërruan veten për të mos e lënë Shqipërinë të vdiste. Pas martesës, gjyshja e pretenduesit për tu matur me Lean Fenomenale, të bëjë jetën që meriton, jetën mondane.
Kur as Churchilli as Zoti nuk e ndali dot shumicën e shqiptarëve të sillnin në krye një rrugaç gjirokastrit, gjyshja në fjalë, bashkë me njerëzit e saj të shkojnë të shkojnë të sakrifikohen me këmbët e veta. Konkurrenca ka çmim. Në burg, pushkatim, varje në litar, internim, andej nga Lushnja, Semani, Divjaka, Bashtova.
Kur burgjeve dhe internimeve tu japi fund Regani dhe Gorbaçovi, langaraqi pretendent për tu krahasuar me Lea Ypin, të bëjë sikur themeloi Partinë Demokratike me në krye hajdutin dhe mashtruesin Sali Kulla. Dhe fill të nisi të lëpijë kockat që ja hedh Sali Hajduti. Sdo ishte keq, në këtë fazë të ringjalljes së tij, në gjurmët dhe shembullin e Lea Ypit, kandidati konkurrent për tu matur me Lean, të mësojë të flasë e të shkruaj ca gjuhë të huaja si Lea Ypi: Italisht më prerë se Meloni, ferngjisht më bukur se Macroni, american english më vendosmërisht se Trumpi, british english më fuqishëm se Shekspiri. Dhe të shkruajë libra që të përkthehen në 40 gjuhë. Vetëm po i plotësoi këto kushte i përket e drejta të matet me Lea Ypin. Tjetër shteg, rrugë, mënyrë, për tu matur me Lea Ypin nuk ka.
Nëse kandidati ose kandidatët në fjalë udhëzimet si më lart nuk i përfillin, Lea Ypi do i marri të gjithë llapaqenat një nga një me pirun ose me një kërruajtëse dhëmbësh do i fusi në një makinë copa mishi e do i nxjerri rrota sallami. Ose me një ofshamë keqardhjeje dalë nga fundi i mushkërive do ngrejë një furtunë aq të tmerrëshme, sa ta zhduki nga faqja e dheut krejt rracën e buburrecave dhe lapangjozave që guxojnë të maten me fenomenalen dhe gjenialen Lea Ypi./e.t
Në një nga sheshet e Zaragozës — qytet që shtrihet me krenari në verilindje të Spanjës — mbi të cilin kalimtari shkel pa shumë ceremoni, ngrihet një skulpturë me një titull brutal në sinqeritetin e vet: “La Mujer Que Nunca Hizo Nada”. Në shqip: “Gruaja që nuk bëri kurrë asgjë”…
…E realizuar në vitin 2001 nga skulptori José Luis Fernández, kjo vepër i ngjan një pasqyre që shoqëria, shpesh pa dashur, e vendos përballë vetes. Në atë pasqyrë reflektohet një ironi e hidhur: ajo që “nuk bën asgjë” është, në fakt, figura që mban mbi supe peshën e të gjithëve.
Arkitektura e një sllavërie të heshtur
Figura e gruas, me shpinën e përkulur nën peshën e një lavatriçeje, fshesës, kovave dhe gjithë arsenalit të punëve të shtëpisë, mban në duar edhe fëmijët e saj — simboli i pafajshëm i detyrimit më të rëndë dhe më të bukur njëkohësisht. Kjo skulpturë nuk ka nevojë për fjalë; ajo flet me një gjuhë që çdo njeri e kupton, por që pak kush ka guximin ta pranojë: puna e amvisës është një punë e padukshme, e papaguar, e pamatshme dhe jetike.
Prej dekadash, gratë që zgjedhin — ose detyrohen nga rrethanat — të qëndrojnë në shtëpi, janë përballur me etiketime të padrejta: “nuk bëjnë asgjë”, “janë vetëm në shtëpi”, “s’kanë karrierë”. Në fakt, ato mbajnë në këmbë një ekonomi të tërë të heshtur. Rritja e fëmijëve, kujdesi për të moshuarit, menaxhimi i kaosit të përditshëm — kjo është një infrastrukturë njerëzore që, po të paguhej sipas tarifave të tregut, do t’i falimentonte buxhetet tona familjare dhe shtetërore.
Psikologjia e “vdekjes sociale”
Titulli i kësaj vepre nuk është thjesht një përshkrim; është një ironi therëse ndaj shoqërisë sonë “produktiviste”. Nga pikëpamja social-psikologjike, kjo skulpturë përfaqëson miliona gra që sistemi ekonomik i ka klasifikuar si “pasive” vetëm sepse kontributi i tyre nuk u përkthye kurrë në kapital, tituj apo pushtet publik.
Në aspektin psikologjik, këtu flitet për “vdekjen sociale”. Të thuash që një person “nuk bëri asgjë”, ndërkohë që ai ka konsumuar jetën dhe mishin e vet duke u shërbyer të tjerëve, është një formë e egër e dhunës simbolike. Skulptura pasqyron lodhjen ekzistenciale të një brezi që e ka humbur “Unin” e tij brenda detyrave të “Tyre”. Pamja e saj e qetë, por e rënduar, tregon koston e tmerrshme psikologjike të mohimit të meritës.
“Gruaja që nuk bëri kurrë asgjë” është, në të vërtetë, personi që bëri gjithçka që ne të tjerët të kishim lirinë për të bërë diçka.
Një qortim që na përket të gjithëve
Skulptura e Zaragozës është më shumë se një vepër arti; është një qortim publik. Ajo na kujton se brenda mureve të shtëpive tona zhvillohet një punë kolosale që shpesh e marrim për të mirëqenë. Është një thirrje për t’i rikthyer dinjitetin rolit të amvisës dhe nënës, duke e parë atë për çfarë është në të vërtetë: themeli i shoqërisë.
Ndoshta prandaj kjo vepër ka bërë jehonë shumë përtej kufijve të Spanjës. Sepse secili prej nesh njeh një “grua që nuk bëri asgjë” — një nënë, një gjyshe, një motër apo bashkëshorten — që në heshtje mban mbi shpinë botën tonë të vogël.
Në këtë skulpturë, më shumë se në çdo deklaratë politike apo statistikë sociologjike, shfaqet e vërteta e tyre e madhe. Një e vërtetë që kemi tentuar ta anashkalojmë: Ato kanë bërë gjithçka. Dhe koha ka ardhur që këtë “gjithçka” ta pranojmë, ta nderojmë dhe ta paguajmë — të paktën me mirënjohje dhe dinjitet.
Historia e “këngës së qyqes me qeveri teknike” nuk ka dalë sot. Ajo nuk erdhi në diskutim si shirat e pas janarit apo hetimet e SPAK të dhjetorit.
Kemi të bëjmë me një refren politik që është luajtur me play back si një template i gatshëm, i cili është futur në USB-në e një detashmenti establishment, i cili e ka cimentuar këtë narracion, duke e kthyer jo në një alternativë, por në një barcaletë, të cilën kundërshtari i tyre politik, Edi Rama pra, ja ka kthyer në forma të ndryshme; me sherbet, me çokollatë apo me krem, si për ta bajalldisur një recetë që na vjen si alternativë, por që në fakt është një boshllëk me brirë, pjellë e një shterpësie politike, e cila në mendje ka vetëm një gjë, të sigurojë moslëvizshmërinë e saj, duke mbajtur në mjerim politikën alternative shqiptare.
Prej së cilës ushqehet një treg i varfër impotent mediatik, i mbushur me delire dhe mllefe ku në mungesë të ideve këput mufka dhe marrina në fuqi infinit.
Logjika e “qeverisë teknike” ka dalë për së pari nga “Lartësia e tij-mbreti i popullit të 2 marsit”, i cili në mesin e mandatit të tij të përbashkët me Edi Ramën, ideoi në SPA-në luksoze të një hoteli në bllok, një qeveri pa Edi Ramën.
Jemi pikërisht në mesin e vitit 2016, kur Angela Merkel sapo kishte lënë Shqipërinë, e kishte vulosur me Edi Ramën nisjen e aksionit të reformës në drejtësi.
Aksioni i “qeverisë teknike pa Edi Ramën” në realitet ishte një vepër jo aq shumë e vështirë për tu realizuar. PS-ja e Edi Ramës, e cila erdhi në pushtet me të famshmet “1 milion shuplaka”, pjesën më të madhe të tyre ja dhuroi partisë së Ilir Metës. Partia Socialiste në realitet nuk kishte shumicën në Kuvend për të garantuar qeverinë. Kishte me ekzaktësi 68 deputetë, nga këta kishte mjaft që nuk viheshin në rresht për kryetarin.
Dhe si për t’i vënë bisht kësaj “ideje gjeniale” siç do të thoshte njëri që nuk ndodhet mes nesh, “koka” që do ta realizonte këtë plan vinte si nënprodukt i qumështit, ani pse mbante titullin Kryeprokuror i Republikës.
Po, po! Bëhet fjalë për Adriatik Llallën, i cili në kohën e tij, me kompetencat që i jepte Kushtetuta, vriste e priste, bënte shiun, erën e furtunën.
Së bashku me një zonjë-kolege dhe suitën e “burimeve” të paneleve, ortaku i kosit nisi të hiqte mandatet e deputetëve me një lehtësi tipike për grusht shteti.
Në këtë atmosferë, kur mandatet e deputetëve i hiqte zonja Gashi dhe i përforconin në panele partnerët mediatikë të nënprodukteve të qumshtit, Kryetari i Kuvendit, pas disa seancave për heqjen e toksinave në SPA përgatit një “qeveri teknike” të drejtuar nga një President i Republikës. Profesor doktor i rëndë fare. Së paku kështu u tha, por që sipas asaj çfarë ndodhi më pas, nuk “dhezi” kur thonë në Prishtinë.
Pasi, kandelat profesorake i lagu një deputet i Partisë Demokratike i Kurbinit, nga ata që kishte një merak të vjetër me arkitetin e qeverisë teknike.
Në këtë atmosferë gjërat shkuan në një vit supertensioni, kur “qeveria teknike” u realizua, po jo siç donte “arkitekti” por si një formulë hibride. E cila lindi në takimin e famshëm romantik të 17 majit ndërmjet Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Një qeveri teknike allasoj, ku Kryeministër ishte Edi Rama që qeveriste me një bërthamë besnikesh në postet dytësore, kurse ministrat kryesorë ishin të opozitës. Duke nisur nga Ministri i Brendshëm, i cili ishte një “Rambo” i trupave speciale të ushtrisë. Për të vazhduar me drejtësinë që e drejtonte Gazmend Bardhi e me radhë e me radhë.
Në realitet, vetëm emrin e kishte teknike ajo qeveri, pasi ministrat e saj ishin personazhet politike që hynë nga dritarja pasi prej derës nuk e kishin aq shumë mundësinë. E të gjithë ato personazhet, edhe pse nuk qullosën gjë qoftë në qeverinë teknike të Ramës, qoftë edhe në politikn shqiptaret, gjithsesi na janë ulur këmbëkryq që prej asaj kohe e nuk pushojnë së foluri natë për natë, edhe pse s’janë të votuar, edhe pe nuk jetojnë këtu, edhe pse në fund të fundit nuk ja thonë as për teknik televizori, teknik lavamani apo qeveri teknike, lërë më politikë. Ama dërrasat na i çajnë natë për natë.
Por nuk mbaroi me kaq. “Teknikët” e 17 majit nuk sollën asgjë as për Lulin e as për mentorin e tij politik “lexhendë”, pasi Edi Rama mori timonin i vetëm në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Nuk kishte nevojë për asnjë në prehër. Edhe? Kishte mazhorancën por jo Prokurorinë! Të cilën e drejtonte Adriatiku!
Dhe doli analistja e famshme e Big Brotherit, në atë kohe gjysma gjel i lidershipit opozitar që propozoi një qeveri teknike, fill pas zgjedhjeve parlamentare.
Një “qeveri teknike” që analistja e kunatave që ua ka nxirë jetën ditën që i ka njohur, propozoi ta drejtojë ose Pandi Majko se Fatmir Xhafaj. Pak ditë pas këtij elaborimi, Adriatiku i radhës sajoi stuhinë e radhës me Sajmir Tahirin.
Nuk kaloi shumë dhe Edi Rama ja plotësoi dëshirën analistes anti-kunatë dhe emëroi Fatmir Xhafajn Ministër i Brendshëm.
Natyrisht që u mërzitën shpejt dhe nisi krijimi laboratorik i videove dhe audiove për të mbajtur panelet e darkës në këmbë dhe mbjellur ashtu si flokët në një klinikë ambulante, karrierat e opozitarëve të rin.
Lindi kështu “afera Babale”, një nga “perlat teknike” të historisë politike dhe mediatike shqiptare. E cila do të shtynte ndër vite narracionin, kushtet por edhe ndikimin e saj.
Babalja i shkretë u shfry si tollumbac helium, njësoj si ndërhyrjet në rivierën italiane të anti-kunatës par exellance, por këga mbeti ama.
Si refren për një qeveri teknike që shpërtheu në fundin e vitit 2018, kur u arrit të ngjizej një lëvizje studentore parapolitike, ku gjithashtu u ngjizën karrierat e Arlind Qorit, Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.
Nën zhurmën e kërkesës për një qeveri teknike, Edi Rama, në janarin 2019 hoqi të gjithë politikanët ocialistë nga kabineti, duke i zëvendësuar me “ekspertë” që ca ikën, e ca të tjerë hynë në politikë nga dritarja, duke u kthyer në politikanët e rinj të Partisë Socialiste. E që sot janë bërë të vjetër, ndaj Edi Rama i ka zëvendësuar sërish me teknikë, që anë bërë politikanë duke mbushur grupin parlamentar e kupolën e PS-së si gjysma e qeverisë aktuale.
Po kush të lë rehat? Refreni u USB-së së anti-kunatës doli përsëri duke kënduar “qeverinë teknike” si një himn festiv. Adriatiku i radhës ka propozuar dy zotërinj post të 70-etave për emra të qeverisë teknike. E ka shumë gjasa që Edi Rama, do ta marrë si shkas siç ka bërë shpesh, duke ju përgjigjur me një “ide origjinale”. Nuk është çudi që të bëjë “ministra teknikë” ca nga “gjenerata Z” meqë sot janë në modë në politikën botërore. Përkatësisht, vazja a djem të rinj poshtë të 30-ave, si për të sfiduar baby-boomers-ave over 70 të Adriatikut…/E.T
Në këto ditë me shi, banaqet televizive dhe tavolinat e kafeneve gumëzhijnë nga diskutimet për një qeveri teknike që pritet të krijohet së afërmi, e cila do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Madje diskutohet edhe për kandidaturat e mundshme të postit kryeministror dhe të posteve të ministrave të qeverisë teknike…
Në këtë situatë banakore-tavolinore, vlen të përmendet një fjalë e vjetër popullore: I bëjnë hesapet pa hanxhinë
Që të krijohet një qeveri teknike, Edi Rama duhet të pranojë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit dhe ta detyrojë partinë e tij të heqë dorë nga mzhoranca prej 83 mandatesh parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe përse duhet ta bëjë ai këtë gjë?
300 spartanët që i mblidhen Berishës çdo të hënë para kryeministrisë nuk mund ta detyrojnë Ramën dhe PS-në të heqin dorë nga pushteti. Aq më pak 50 besnikët që mbledh Lapaj nga ndonjëherë në ndonjë fundjavë. Kurse Delta Force e shumëpërmendur e ushtrisë amerikane është aktualisht e përqendruar në hemisferin perëndimor të globit – Surreli është jashtëzakonisht larg fokusit të saj, pavarësisht se banakistëve dhe tavolinistëve të këtushëm u duket fare afër…
Është e vërtetë se disa votues të PS-së janë zhgënjyer nga partia për të cilën votuan më 11 maj 2025 (1/6 e tyre rezultuan të zhgënjyer në sondazhin e fundit ‘Zeri i Shqiptarëve’). Por ky është një fenomen që, ku më shumë e ku më pak, vërëhet në gjithë botën demokratike, pasi bie euforia e zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, çereku i votuesve të PD-ASHM janë aktualisht të zhgënjyer nga PD-ja. Kurse 3/5 e votuesve të partive të vogla janë të zhgënjyer nga to. Sa i përket atyre që nuk votuan fare më 11 maj 2025, ata kanë qenë paradhënie të zhgënjyer me të gjitha partitë ekzistuese…
Me pak fjalë, teksa opinioni publik i brendshëm është i zhgënjyer më shumë me partitë opozitare se sa me partinë në pushtet, teksa Amerika trumpiste është e përqendruar në hemisferën perëndimore, teksa Europa është e përqendruar tek Ukraina, përse Rama papritur duhet t’i hapë rrugë krijimit të një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme? Endërr në shi…
Vetëm 6 muajngaardhjanëpushtet e Partisë Demokratike pas fitoressëzgjedhjevetë 22 Marsit1992, qeverisja e saj, hodhikushtrimin “shqiptarë e katundarë, lëviznilirisht, iknikutëdoni, ndertonikutëdoni, bëniçafrëtëdoni, zaptoniçfarëtëdoni, sepsetanijeminëdemokraci”. Dhesikurtëmosmjaftontekjo, strukturat e asajqeverisjekrejttëpapërgjegjshme, madjendihmoninshqiptarëtruralë, fushorë e malorë, tësistemoheshinnëtroje, toka, dhepronatëish-pronarevedheatoshtetërore. Pa marrëparasyshpasojate mëvonshme, dyndjet e njerëzvetëmësuar me “mbylljendheizolimin”, ishinalarmante. U dyndënngafshatrat e zonavefushore, kodrinoredhemalore, drejtTiranës, Durrësit, dheqytetevetëmëdha, lanë apo shitënbanesat, lopët, bagëtitë, kishindheçfarënukkishin, dhe u “sistemuan” nëtrojedhetokabujqesore, ish-pronatëligjshme, dhetokashtetërore. Kaos, zallamahi, rrëmujë urbane dhe mish-mashizaptoiqytetet. NëDurrës, brenda 18 muajvengakushtrimiiqeverisjes “Meksi-1”, u zaptua50 per qind e ish-Kënetës, 45 per qind e plazhit, dhe u zaptuandhjetratroje me pronarëtëligjshëm. Vendi po shkonte me shpejtësimarramendëse, drejtanarshisë urbane dheqytetëse. Fshtarat, po boshatiseshin, kurolinnegativveçqeverisjessë PD, po e luaninedhefirmatfamëzezapiramidale. Zbristefshataridhemalësorinëqytet, shistelopën, delet, dhitë, shistemadjedhebanesën, dheparatëifustetek “Vefa”, “Populli”, “Xhaferri”, etjj. Vendi po përjetonteqeverisjenmëskandalozenëgjithëhistorinë e tij. Ata qëjupërgjigjën “kushtrimit” tëSaliBerishës, nisëntëzaptonintokat, vijatdhekanaletkulluese, nisëntëndertoninmbikolektorë, mbishinat e trenit, nisëntëndertoninmbioborret e ndermarrjeveshtetërore, duke e kthyerShqipërinënëxhungël. Pa mbyllurmirëmandatin e pare qeverisësnga PD (1992-1996), vendikishtepërgjysmuarnumrin e banorevenëfshatra, dheishinzaptuartrojet e ish-pronarevenëqytetetkryesoretëvendit. Durrësi nisi tëpërmbytejçdodimër. Rrugëtdherrugicat e tij, mbusheshin me ujëgjithmonëkurkishteshi, dhevetëmnëTetor 1996, qeveria e PD-së, gjoja nisi njëinvestimnëdisarrugëkryesoretëatijqyteti, kugjysma e parave u futnëxhepat e zyrtarevelokalëdhefirmavendertuese. Badërrdia nisi pas 1996 me ndertimetnëzonatbregdetaretëDurrësit. Plazhi, kishtenisurtëzaptohejngatëardhurit, qëmendonindhebesonin se “demokraciakuptohej me lëvizjen e lirënganjërifshatnëtjetrin, apo ngafshatidrejtqytetit, pa zbatuarasnjëligjdherregullurbanistik”. Pothuajseçdomuaj, sidomosnëDurrës e Tirane, kishtendertimebanesash, dyqanesh, ndertimemagazinashdhelloj-llojobjekteshtëtjerabiznesinëtoka me pronar, nëtrojeshtetërore, pa patur as lejendertimi, dhe as dokumentacionligjor. HekurudhaShqiptare, ngrinte alarmin asokohese “po nazaptohenndertesat e stacionevetëtrenitnërrethe, po navidhenshinat, po ndertojnëmbishinadhelinjahekurudhore”, por marrninngaqeveria “Meksi”, dheqeveritë e tjeratë pas 1996, vetemheshtje. KushtrimiiBerishës pas ardhjesnëpushtetnë 1992, kishtebërëefektin e vet. Ata qënguleshinnëtokadhetroje me pronartëligjshëm, nukpaguanin as energjinëdhe as ujin e pijshëm. Ata ishin de facto, kontigjentielektoraliSaliBerishës, pa menduar se kishindëmtuargjithçka, duke nisurngainfrastrukturarrugore, rrjetiikanalizimevetëujittëpijshëm, ujravetëzeza, kolektorët, kanaletkulluese, etjjjjj. Shqipëria, kryesishtDurrësi, përmbytej pas çdoshiuqëbinte. Ish-Këneta, kthehejnëmoçaltëpakalueshëm, dhebanorët e sajnisëntëprotestojnë. Po ku ?Nëbashkinë e Durrësi, ngrininsupet, dhenukjepnin as sqarimedhe as ndihma. Ish-Kënetakishtembaruarsëekzistuari. Ishtezaptuarngaqindra e mijërandertimepaleje, kupjesamë e madhe e tyre, ishin pa energjidheujin e pijshëm. Katrahuraishtenëprag. Ikjadheardhjasërishnëpushtet e PD, shoqerohejsërishnga “kushtrimi”, pasiBerisha mendontepërrritjen e fuqisëelektorale, aspakpërurbanisimindheinvestiminqë do tëpengontepërmbytjensidomosnë zona siDurrësi. Njëvendimi1929, inxiturnganjëstudimitalian, e klasifikontezonën e KënetësnëDurrës, “jo zonëbanimi”, vendimtëcilin e zbatoimadjedheEnver Hoxha për 45 vjet. Por nuk e njohuSali Berisha, dheataqëerdhën pas tij. Ndaj, sot përmbytja eDurrësit, nukduhettëhabisëaspak, aqmëtepëratatë PD-së, qëdalindheulurasinse “Rama në Paris, Durrësinënujë”. Përmbytja e Durrësi, dhe jo vetëm e tij, e ka zanafillëntekpapërgjegjshmëriapolitikedhenjerëzore e opozitësaktuale. Tek papërgjegjshmeria e qeverisjessëasajkohe, e cilamasakroipronat e ligjshmetëshqiptareve, rritigamën e problemevesocialetëshqiptareve, rritigamën e problemeveligjoretëtyre, aqsambetetpothuajse e pamundurzgjidhjanëkohën e sotme. Ndajgishtin ,ataqë sot përmbyten ta drejtojnëfillimishtngakjoopozitë, dhenga ai kryetaropozite, nërast se duantihyjnë me themelrrugëssëdrejtësisëpërproblemin qëkanë.
Kjo është qeveria e Republikës së Shqipërisë. Të gjithë ministrat janë aty për shkak të CV personale dhe kapaciteteve teknike që zotërojnë. Tjetër gjë pëlqyeshmëria mbi ta, por ata janë aty si teknikë. Më teknike se kaq nuk di se si mund të jetë një qeveri teknike.
Asnjë anëtar i qeverisë nuk është ftuar në kabinet për shkak të cilësive, kontributit, mendimit apo ideve politike. Asnjë anëtar i qeverisë është mandatuar nga strukturat e Partisë Socialiste që të quhen të mandatuar politikë.
Janë thjesht individë me cilësi personale e aftësi teknike. Ndoshta ata janë thjesht të besuarit e Kryeministrit, por jo të besuar apo mandatuar politikë.
Në fakt i fundit ministër me natyrë politike në kabinet ka qenë Taulant Balla.
Të gjitha qeveritë Rama të pas 2017-ës janë të natyrës teknike.
Nëse kërkojmë të gjejmë një problem tek qeverisja, ajo është përgjegjësia POLITIKE, e cila është shmangur gjithë këto vite. Është munduar ta zëvendësojë përgjegjësia penale këtë gjë, por ajo nuk zë kurrë vendin e përgjegjësisë politike.
Penalja në maksimum izolon individin, politikja izolon ekipin. Për kë ka interes shoqëria për individin apo ekipet e papërgjegjshme?!
Republika ka patur e ka nevojë për një qeveri politike, por jo më teknike. Me teknikë në përbërje qeveria nuk ka më përgjegjësi politike. Ose përgjegjësia politike individualizohet tek një njeri i vetëm, që sidoqoftë nuk është gjë e mirë.
Tani, të gjithë ata që kërkojnë qeveri teknike, sa teknike e duan, se nuk po i marrim vesh?! Duan që të mos ketë askush përgjegjësi politike fare?!
Sinqerisht nuk e kam kuptuar e as e kuptoj fare këtë tezë, për mua krejt idiote, që artikulohet në hapësirën politike e publike.
Shto këtu edhe një mësim që rrefuzojmë ta mësojmë nga e shkuara:
sa here vendi ka qenë nën qeveri teknike apo tranzitore, ne kemi qenë në luftë me armë zjarri, kundër njëri-tjetrit kuptohet… Thirrini pak memories 35 vjeçare, se janë ende gjallë politikanët dhe teknicienët e qeverive tranzitore.
Opozita, veçanërisht duhet të mësojë si fitohen zgjedhjet e jo të flasë broçkulla pa llogjikë e pa sens.
Vendi ka nevojë për qeveri politike dhe, që merr përgjegjësi politike, jo më qeveri teknike.
Na duhet Qeveri politike jo thjesht Kryeministër politik./kb
Më shumë se kushdo, bota perëndimore u trondit kur lajmi u përhap rrufeshëm se të paktën 12 persona, staf i një reviste të njohur franceze, u ekzekutuan në një akt terrorist nga dy persona që shkurt u cilësuan si radikalë myslimanë. E pra ishin vëllezër gjaku dhe të lindur në Francë. Por kjo nuk do të thotë asgjë…
…7 janari i vitit 2015 u kthye në një nga ditët më të errëta në historinë moderne të Francës dhe botës mbarë. Në nisje të shekullit XXI, që në Shtator 2001 bota hyri në një epokë të re terrorizmi. Imazhet e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, që shkrumbohej në zjarr e shembej po aty shënuan kujtesën kolektive të njerëzve. 14 vite më pas shënjestra do të ishte Parisi kur në mëngjesin e 7 Janarit, dy persona të armatosur hynë në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris dhe kryen një sulm brutal, duke vrarë 12 persona dhe plagosur disa të tjerë. Ky akt terrorist padyshim u cilësua gjerësisht jo vetëm si një sulm kundër jetëve njerëzore, por edhe kundër vetë themelit të demokracisë – lirisë së fjalës dhe të shprehjes.
Autorët e sulmit, vëllezërit Said dhe Sherif Koashi, u futën me dhunë në redaksi, duke synuar kryesisht karikaturistët e revistës. Pas sulmit, deklaruan se po hakmerreshin për publikimin e karikaturave të Profetit Muhamed nga revista, të cilat kishin shkaktuar polemika të mëdha ndër vite.
Ç’është e vërteta për vite me radhë, gjithfarë gazetash në Perëndim ishte tallur me fenë e profetët, duke përfshirë Islamin dhe Muhamedin, pasi nuk kishin kursyer as Jezusin.
Publikimi i karikaturave të Profetit Muhamed nga revista Charlie Hebdo ngjalli debate të ashpra mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë që vjen me të. Franca, një vend me traditë të gjatë në mbrojtjen e laicizmit dhe lirisë së shprehjes, i sheh këto si vlera të paprekshme. Për redaktorët e “Charlie Hebdo”, sfidimi i dogmave fetare përmes humorit ishte jo vetëm një e drejtë, por një detyrë morale për të demaskuar çdo formë autoritarizmi, përfshirë atë fetar. Në këtë kontekst, botimi i karikaturave nuk shihej si provokim, por si mbrojtje e kësaj lirie.
Megjithatë masakra në “Charlie Hebdo” ngjalli një debat të thellë mbi kufijtë e fjalës së lirë dhe përgjegjësinë që ajo sjell. Disa argumentuan se satira e revistës kishte kaluar kufijtë, ndërsa të tjerë mbrojtën pa kushte të drejtën për të sfiduar me humor çdo besim apo ideologji. Në thelb, sulmi tregoi sa e brishtë mund të jetë liria e fjalës përballë fanatizmit.
Karikaturat që përshkruanin Profetin Muhamed u konsideruan thellësisht fyese nga shumë myslimanë në mbarë botën, pasi paraqitja vizuale e Profetit është e ndaluar sipas traditës islame. Për ta, publikimi i tyre nuk ishte një akt lirie, por një sulm i qëllimshëm ndaj besimit të tyre. Kjo perceptohej si mungesë respekti dhe si provokim i panevojshëm.
“Charlie Hebdo” ishte plotësisht i vetëdijshëm për rrezikun. Revista kishte marrë kërcënime edhe më parë, sidomos pas publikimit të karikaturave në vitin 2006, që u ribotuan nga një gazetë daneze. Në vitin 2011, zyrat e revistës u dogjën pas publikimit të një numri satirik të titulluar “Sharia Hebdo”. Redaktori Stefan Sharbonie kishte pranuar se po jetonte nën kërcënim, por ai shpesh thoshte se nuk do të hiqte dorë nga parimet e lirisë së shprehjes.
Disa argumentojnë se revista kaloi kufijtë e përgjegjësisë dhe provokoi pa arsye tensione. Kjo linjë mendimi sugjeron se, ndërsa liria e fjalës është e shenjtë, ajo duhet të shoqërohet me ndjeshmëri kulturore dhe respekt për të tjerët, veçanërisht në një kohë kur marrëdhëniet midis Perëndimit dhe botës myslimane ishin veçanërisht të tensionuara.
Të tjerë argumentojnë se heqja dorë nga botimi për shkak të frikës do të kishte krijuar një precedent të rrezikshëm, duke inkurajuar vetëcensurën dhe dhunën si mjete për të kufizuar lirinë. Për mbrojtësit e Charlie Hebdo, çmimi i lirisë ishte i lartë, por i domosdoshëm për të mbrojtur një shoqëri të hapur.
Masakra shkaktoi një tronditje të thellë në Francë dhe në botë. Miliona njerëz dolën në rrugë për të protestuar dhe për të mbështetur lirinë e fjalës, duke mbajtur parullën simbolike “Je suis Charlie“. Kjo frazë u bë një thirrje globale për solidaritet, duke theksuar se liria e shprehjes është një e drejtë që nuk mund të mposhtet nga dhuna apo terrori.
Sulmi terrorist në “Charlie Hebdo” kishte një vlerë të fortë simbolike për civilët francezë, sepse liria e shprehjes është një nga parimet kryesore të Republikës Franceze të rrënjosur në Deklaratën e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarëve, e themeluar në 1789.
Më 11 janar 2015, Paris u bë qendra e një marshimi historik ku morën pjesë më shumë se 4 milionë njerëz, përfshirë liderë botërorë. Ishte një moment uniteti kundër frikës dhe ekstremizmit, duke riafirmuar vlerat e demokracisë.
Edhe pas masakrës, “Charlie Hebdo” vazhdoi publikimin, duke dashur të tregojë se lapsi është më i fortë se plumbi. Edicioni pas sulmit, i quajtur “Numri i të mbijetuarve,” shiti më shumë se 7 milionë kopje – një rekord botëror. Në kopertinë, një karikaturë e Profetit Muhamed mbante një pankartë ku shkruhej “Je suis Charlie“, apo thënë në shqip “Unë jam Sharli” nën të cilën qëndronte mesazhi “Tout est pardonné” apo ndryshe “Gjithçka është falur”.
Masakra e 7 Janarit 2015 mbetet një kujtesë e hidhur e rreziqeve me të cilat përballet liria e fjalës, por gjithashtu simbolizon forcën e pakapërcyeshme të artit, humorit dhe kurajës për të thënë të vërtetën. Në një botë ku fjalët dhe imazhet janë armë, mbrojtja e tyre është një betejë që nuk duhet të ndalet kurrë.
Nëse “Charlie Hebdo” rrezikoi “mjaft” duke botuar karikaturat e Profetit apo jo, mbetet një çështje diskutimi. Nga njëra anë, guximi i revistës për të sfiduar kufijtë e humorit dhe dogmat ishte një mbrojtje e fortë e lirisë së fjalës. Nga ana tjetër, shumë e shohin këtë si një provokim të tepruar që kishte pasoja tragjike. Pyetja nuk ka një përgjigje të thjeshtë, por pasojat e këtij akti tregojnë sa komplekse dhe të ndërlikuara janë tensionet midis lirisë, përgjegjësisë dhe respektit në shoqëritë moderne.
Një natë me reshje të dendura shiu zhyti në ujë shumë zona të vendit. Videot dhe fotot e publikuara në rrjet tregojnë për qytete të përmbytura, rrugë të dëmtuara dhe autostrada të bllokuara nga rrëketë e ujit.
Mijëra shtëpi nën ujë. Dëme materiale. Makina të shkatërruara. Rrugë të dëmtuara. Toka të përmbytura e prodhime bujqësore të shkatërruara…
Janë 3 faktorë madhorë që po e bëjnë përmbytjen një armik gjithnjë e më të fortë dhe gjithnjë e më të dëmshëm:
1- Ne, njerëzit: Ne që kemi ndërtuar nëpër zona ish kënetore, në shtretërit e lumenjve, që kemi bllokuar kanalet e shkatërruar sistemin kullues. Ne që mbushim kanalet me gurë për të futur makinën në oborr, në që ndërtojmë ku dhe si të mundim, pa pyetur për sagjë. Ne që kemi shkatërruar pyjet, duke rritur erozionin dhe forcën e shkatërruese të reshjeve.
2- Ndryshimet e klimës: Moti është tashmë armiku më i madh i njerëzimit. Për 24 orë shiu mbushi liqenet e Drinit e u hapën portat e HEC-eve, sepse nuk bie borë, e cila shërbente dikur si rezervuar natyror i ujit. Reshjet nuk shtrihen në kohë, por bien në mënyrë të përqëendruar, duke u bërë me agresive.
3- Shteti, qeveria: Qeveria ka lejuar shkatërrimet që kemi bërë ne, me papërgjegjshmërinë tonë. Qeveria, në vend që të hartojë plane afatgjata për tu mbrojtur nga përmbytjet, përpiqet të mbyllë vrima dhe të presë fundin e shiut për të thënë “situata është nën kontroll”. Durrësi, Vlora, Lezha, Laçi, kërkojnë plane urgjente masash. Qytetet duhet të investojnë për sisteme kanalizimesh që të përballojnë reshjet e epokës së re klimatike. Duhet të ndërtojmë me më shumë cilësi, veçanërisht rrugët, jo shkel e shko. Duhet të punojmë për plane serioze pyllëzimi(jo për foto në rrjet). Duhet të ndalohet shkatërrimi i lumenjve dhe përrenjve. Ndërtimi i rrugëve me material lumor, është kthyer në një masakër mjedisore. Planet e ndërtimit në qytete e zona urbane duhet të hartohen në harmoni me sistemin e kullimit dhe jo në varësi të interesit të ndërtuesve, gjej shesh bosh e bëj kulla. Infrastruktura kulluese duhet të shpallet objekt i rëndësisë se veçantë. Thërrisni inxhinierët më të mirë(jo ata që e blejnë doktoraturën në internet) dhe vërini të prodhojnë projekte që ti paraprijnë këtyre kushteve.
Çdo vit që kalon është kohë e çuar dëm. Nuk mund të justifikohemi më me faktin se nuk kemi çfarë i bëjmë motit. Klima ndryshon jo në favorin tonë. Ne duhet të mbrohemi që të mbijetojmë.