Një incident i pazakontë ndodhi në një piceri në New York të SHBA-së, ku tre vajza dhe dy djem, të gjithë adoleshentë, planifikuan të sulmonin një vajzë 16-vjeçare dhe të filmonin gjithçka.
Sulmuesit hynë papritur në lokalin ku Grace punonte e vetme, duke menduar se sulmi do të ishte i lehtë dhe do t’u sillte “fame” në rrjetet sociale, raportojnë mediat.
Megjithatë, Grace kishte një befasi për ta. Ajo, e trajnuar si atlet, reagoi shpejt dhe me aftësi të larta fizike, duke i mposhtur të gjithë brenda pak minutash.
Sulmuesit dolën nga incidenti me mavijosje të shumta, ndërsa një nga vajzat pësoi një frakturë në orbitën e syrit.
Policia lokale rishikoi videot e kamerave të sigurisë dhe pamjet e regjistruara nga incidenti dhe erdhi në përfundim se reagimi i Grace ishte akt i vetëmbrojtjes. Megjithatë, përkundër faktit që ishin ata që nisën sulmin, të gjithë sulmuesit u arrestuan për veprimet e tyre.
Incidenti ka tërhequr vëmendje të madhe në komunitet dhe në rrjetet sociale, ku shumë e kanë lavdëruar Grace për guximin dhe aftësitë e saj.
“Unë thjesht po përpiqesha të mbroja veten”, tha ajo më vonë për median lokale.
Ngjarja është një paralajmërim për rrezikun e përpjekjeve për të fituar famë me metoda të dhunshme dhe një shembull se vetëmbrojtja e drejtë mund të shpëtojë nga situatat e rrezikshme. /Telegrafi/
Kroacia, e cila si një vend ku turizmi është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, është kritikuar prej vitesh për sistemin e vjetër dhe joefikas të pagesës së tarifave të rrugës që shkakton kolona dhe pritje të gjata. Tani kjo duhet të marrë fund.
Autoritetet kanë filluar vendosjen e sistemit të ri të pagesës së tarifave në të gjitha autostradat e vendit (më shumë se 1400 km), përfshirë ato operuar nga “Hrvatske Autoceste”, “Bina Istra” dhe “Autocesta Zagreb–Macelj”.
Ky sistem i ri quhet Crolibertas dhe është një projekt i madh teknik dhe infrastrukturor që përfshin:
vendosjen e 212 portaleve përgjatë rrjetit të autostradave;
instalimin e pajisjeve të avancuara teknologjike (kamera dhe antena);
testime të plota të funksionimit të sistemit para futjes në përdorim.
Ueb‑faqja zyrtare e sistemit është publikuar dhe në dispozicion të publikut, dhe informacionet rreth funksionimit do të përditësohen atje.
Sistemi pritet të jetë i gatshëm për përdorim në fillim të marsit 2027, dhe do të mundësojë lëvizje të lirë të automjeteve pa ndalje për të paguar tarifën e rrugës.
Sistemi do të përdorë dy teknologji kryesore:
Njësitë ENC në automjet – pajisje elektronike që regjistron dhe paguan tarifën automatikisht;
Njohje automatike e targave me kamera – ku sistemi lexon targa dhe lidh pagesën me informacionet e regjistrimit të mjetit.
Kjo do të eliminojë nevojën për të ndaluar në kabina tarifash dhe do të përmirësojë rrjedhën e trafikut. /Telegrafi/
Volodymyr Zelensky ka folur për zhvillimet më të fundit lidhur me luftën në Ukrainë, duke përfshirë ndalimin e pretenduar të energjisë, një takim të mundshëm me presidentin rus, Vladimir Putinin dhe bisedimet e paqes që zhvillohen këtë fundjavë në Abu Dhabi.
Gjatë një interviste me gazetarët, presidenti ukrainas komentoi gjithashtu mbi territorin, shkëmbimet e të burgosurve dhe perspektivat e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, raporton skynews.
Për territorin - Zelensky tha se ai është i gatshëm të bëjë kompromis si pjesë e bisedimeve të paqes për të përfunduar luftën, por shtoi se edhe Rusia duhet të detyrohet të bëjë kompromiset e saj.
Një kompromis i tillë nuk është arritur për çështjen territoriale, veçanërisht për rajonin e Donetskut të Ukrainës, tha ai.
Lideri ukrainas shtoi se “ne besojmë se kërkesat e ashpra të vendosura ndaj Ukrainës qartë nuk përbëjnë një kompromis. Kjo është një ndryshim i integritetit territorial të Ukrainës, dhe pikërisht formati që pala ruse ka sinjalizuar publikisht”, transmeton Telegrafi.
Zelensky tha se “zgjidhja më pak problematike” është që trupat ukrainase dhe ato ruse të “qëndrojnë ku jemi”.
Ai tha se nuk janë zhvilluar diskutime të mëtejshme mbi propozimin e SHBA-së për ta kthyer rajonin e Donbasit në një “zonë ekonomike të lirë”, pasi delegacioni rus “nuk kishte mandat për të marrë vendime mbi këto çështje”.
Për shkëmbimet e të burgosurve - Zelensky sugjeroi se Rusia ka “ndalur procesin” e shkëmbimeve të të burgosurve.
“Ata nuk janë veçanërisht të interesuar për të shkëmbyer njerëz, sepse nuk mendojnë se u sjell ndonjë përfitim”, tha ai.
“Sipas tyre, përfiton Ukraina. Por unë mendoj se ata duhet të mendojnë edhe për njerëzit e tyre – për ushtarët e tyre”, shtoi ukrainasi.
Për anëtarësimin në BE - presidenti i Ukrainës tha se vendi i tij do të jetë teknikisht i gatshëm të bashkohet me Bashkimin Evropian në vitin 2027, duke shtuar se sigurimi i një “rrugë të shpejtë” për anëtarësim në bllok ishte një pjesë e rëndësishme e garancive të sigurisë pas përfundimit të luftës.
“Do të doja që Ukraina të kishte një afat të qartë kohor”, tha ai, duke shtuar se qeveria e tij ishte e përkushtuar ndaj reformave të nevojshme për këtë qëllim. /Telegrafi/
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, tha se pret që administrata e presidentit amerikan, Donald Trump të “respektojë sovranitetin e Kanadasë” pasi raportohet se separatistë nga Alberta kanë zhvilluar takime me zyrtarë amerikanë.
Carney u shpreh në një konferencë shtypi në Ottawa se lideri amerikan nuk ka ngritur ndonjëherë çështjen e pavarësisë së Albertës direkt me të dhe se ai gjithmonë nënvizon rëndësinë e sovranitetit kanadez në bisedat e tyre.
Këto komente erdhën pas raportimeve se zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit janë takuar disa herë me Alberta Prosperity Project (APP), grup që kërkon një referendum për pavarësi të provincës së pasur me naftë Alberta, shkruan cnn.
David Eby, kryeministër i provincës së British Columbia, e quajti këtë veprim “tradhti”, duke thënë se është e papërshtatshme që një grup të kërkojë ndihmë nga një fuqi e huaj për të ndarë Kanadanë, ndërsa vendi duhet të qëndrojë i bashkuar.
Nga ana tjetër, Danielle Smith, kryeministre e Albertës, tha se ajo punon që provinca të mbetet pjesë e Kanadasë, por një pjesë e qytetarëve të provincës ndjehen të zhgënjyer nga politika federale dhe duan më shumë kontroll për vendimet ekonomike dhe energjetike.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se takimet me separatistët ishin takime rutinë me “grupe të shoqërisë civile” dhe nuk është premtuar ndihmë, as mbështetje financiare nga administrata amerikane. /Telegrafi/
Çmimet e arit dhe argjendit kanë shënuar sot një rënie të fortë, duke nxitur një valë shitjesh në tregjet globale dhe duke goditur aksionet e kompanive minerare si edhe fondet e lidhura me metalet e çmuara.
Në orët e para të tregtimit në SHBA, çmimi i argjendit u ul me rreth 15 për qind, duke zbritur në afërsisht 98.66 dollarë për ons dhe duke rënë sërish nën kufirin psikologjik prej 100 dollarësh.
Ndërkohë, ari humbi rreth 7 për qind të vlerës, duke u tregtuar në nivelin 5,009.46 dollarë për ons.
Rënia u reflektua edhe në tregun e kontratave të së ardhmes.
Kontratat e arit me maturimin më të afërt në New York ranë me 5.5 për qind, ndërsa kontratat 'futures' të argjendit me dorëzim në muajin shkurt pësuan një ulje prej 11 për qind.
Presioni i shitjeve u shtri edhe në metalet e tjera të çmuara - Platini në tregu ra me mbi 14 për qind, ndërsa Paladiumi humbi gati 12 për qind të vlerës.
Këto zhvillime patën ndikim të ndjeshëm edhe në bursat botërore, shkruan CNBC.
Në Evropë, indeksi rajonal Stoxx 600 Basic Resources, që ndjek performancën e kompanive minerare më të mëdha në kontinent, ishte në rënie me 3.2 për qind gjatë tregtimit të mëngjesit.
Goditja u reflektua edhe te aksionet individuale.
Fresnillo, prodhuesi më i madh i argjendit në botë i listuar në Bursën e Londrës, regjistroi një rënie prej 7 për qind.
Ndërkohë, në tregtimin para hapjes në Wall Street, aksionet e Endeavour Silver ranë me 14.7 për qind, ndërsa First Majestic Silver me 14.4 për qind.
Rënie të ndjeshme pësuan edhe fondet e tregtuara në bursë (ETF) të lidhura me argjendin. ProShares Ultra Silver u ul me 25 për qind para hapjes së tregut, ndërsa iShares Silver Trust ETF humbi 12.7 për qind.
Megjithatë, pavarësisht rënies së fundit, ari dhe argjendi kishin arritur nivele rekord gjatë vitit 2025, me rritje vjetore prej 65 për qind për arin dhe 150 për qind për argjendin.
Trendi rritës ka vijuar edhe në vitin 2026: që nga fillimi i vitit, argjendi është rritur me 37 për qind, ndërsa ari me 15.4 për qind. /Telegrafi/
Një ndeshje tenisi në Australian Open mes italianëve Jannik Sinner dhe Luciano Darderi u ndërpre për pak çaste në Melburn, pasi një bebe filloi të qante me zë të lartë gjatë lojës.
Ndërkohë që Darderi po përgatitej të shërbente, britma e bebes e shpërqendroi atë në Margaret Court Arena, ku zakonisht mbretëron heshtja gjatë pikëve të lojës.
Darderi provonte disa herë të përqendrohej për shërbim - duke goditur topin në tokë apo duke e hedhur lart - por britma e vazhdueshme e bebes e detyroi të ndërpriste lëvizjet dhe të ndalonte, duke u dukur i habitur. Situata shkaktoi të qeshura dhe duartrokitje mes spektatorëve.
@eurosportnl Luciano Darderi wordt afgeleid door meerdere baby’s in de tiebreak bij een 2-0 voorsprong. 👶😅 Hij wint hierna geen punt meer en verliest de wedstrijd van Jannik Sinner. 😬 Grand Slam Tennis 👀 HBO Max #ao2026#baby#crying♬ origineel geluid - Eurosportnl
Një video e momentit u shpërnda me shpejtësi në TikTok dhe arriti më shumë se dy milionë shikime, duke nisur një diskutim online nëse është e drejtë të sjellësh bebet dhe fëmijët e vegjël në ndeshje ku kërkohet heshtjes gjatë lojës.
Disa komentues thanë se fëmijëve të vegjël nuk duhet t’u lejohet të jenë aty, duke argumentuar se “nuk do ta kujtojnë asnjëherë lojën”. Të tjerë kritikuan lojtarët, duke pyetur pse një zhurmë e tillë mund t’i shpërqendrojë kaq shumë.
Sipas rregullave të Australian Open, fëmijëve dhe bebeve u lejohet hyrja në ndeshje. Fëmijët nën moshën 2 vjeç mund të hyjnë falas nëse nuk zënë vend në tribunë, ndërsa fëmijët më të mëdhenj kanë bileta specifike për grupmoshat. Gjithsesi, etiketë e turneut kërkon që publik të ruajë heshtjen gjatë pikëve, dhe mosrespektimi mund të çojë në largim nga tribunat.
Organizatorët e Tennis Australia kanë theksuar se turneu është “i hapur për të gjithë”, përfshirë fëmijët, por kërkojnë që spektatorët të respektojnë lojtarët dhe udhëzimet e gjyqtarëve. /Telegrafi/
Përdoruesit e Android-it që janë përfshirë në një padi kolektive mund të përfitojnë deri në 100 dollarë për person.
Google është dakorduar për një marrëveshje paraprake prej 135 milionë dollarësh në një padi kolektive që e ngiti përdoruesit e Android, të cilët e akuzuan kompaninë se ka mbledhur të dhënat e tyre pa pëlqimin e tyre.
Sipas padisë, Google nga 12 nëntori 2017 ka mbledhur në mënyrë të paligjshme të dhëna mobile nga telefonat e blerë përmes operatorëve, edhe kur aplikacionet ishin të mbyllura apo edhe kur opsionet e vendndodhjes ishin fikur.
Reuters raporton se ata përdorues mendonin se Google, duke përdorur të dhënat e tyre për marketing dhe zhvillimin e produkteve, ka kryer një vepër të njohur në të drejtën amerikane si “conversion” – kur një palë merr pronë të një pale tjetër me qëllimin për ta privuar atë palë nga ajo pronë.
Nëse gjyqtari e miraton marrëveshjen, kjo shumë prej 135 milionë dollarësh është paraqitur në gjykatën federale të San Hoses. Sipas avokatit të paditësve, pagesa do të jetë një nga më të mëdhatë, nëse jo më e madhja ndonjëherë për një rast të tillë.
Secilit përdorues të përfshirë në padinë do t’i takojë deri në 100 dollarë nga Google, i cili mohon se ka bërë keqbërje dhe është dakorduar që në të ardhmen të kërkojë pëlqimin e përdoruesve gjatë konfigurimit të telefonave të rinj.
Gjithashtu do të shtojë një buton (opsion) që u lejon përdoruesve të ç’aktivizojnë lehtë transferimin e të dhënave, dhe kompania do të rishikojë edhe kushtet e përdorimit. Procesi gjyqësor është caktuar të vazhdojë më 5 gusht. /Telegrafi/
Kryetari i SNSD-së, Milorad Dodik, në një konferencë për shtyp në Banja Luka u bëri thirrje hapur aktorëve politikë në Republikën Serbe që “së bashku të dalin nga Marrëveshja e Dejtonit” dhe të shpallin pavarësinë e këtij entiteti.
Në këtë mënyrë, Dodik përpiqet të mbetet politikisht relevant, duke rikthyer vazhdimisht në tryezë ide që nuk kanë asnjë shans për t’u realizuar.
“Që të mos çmendemi, unë propozoj të mblidhemi, t’i kundërvihemi Sarajevës, t’i kundërvihemi gjykatës, të shkojmë drejt autonomisë sonë më të madhe dhe drejt pavarësisë sonë”, tha Dodik.
Ai përmendi edhe shembullin e Grenlandës dhe fjalët e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për të drejtën e tyre për vetëvendosje, duke injoruar faktin se kjo territor e ka këtë dispozitë të parashikuar në ligjin e miratuar në vitin 2009, për të cilin ka dhënë pëlqimin edhe Danimarka, shkruan klix.ba.
“Kjo e drejtë për vetëvendosje është dhënë në konventat ndërkombëtare që janë pjesë përbërëse e Kushtetutës së Bosnje-Hercegovinës, të cilat nuk kanë dashur kurrë të lejojnë që të dalin në pah dhe të shihet se aty shkruan se konventat që mbështesin vetëvendosjen e popujve u japin këtë të drejtë edhe popujve në Bosnje-Hercegovinë”, shtoi ai.
Natyrisht, e drejta për vetëvendosje përmes Kartës së OKB-së, së cilës i referohet Dodik në këtë deklaratë, ka të bëjë me vetëvendosjen e brendshme të popujve, pra me të drejtën për mbrojtje brenda një shteti. Këtë mbrojtje serbët, si popull konstituiv, e kanë patjetër brenda Bosnje-Hercegovinës, ndërsa kjo pjesë e Kartës së OKB-së vetëm në një numër jashtëzakonisht të vogël rastesh (represion serioz ose dekolonizim) lidhet me vetëvendosjen e jashtme, pra me pavarësinë.
Dodik në këtë fjalim deklaroi gjithashtu se gjatë vizitës në Izrael i është “afirmuar më tej e drejta për vetëvendosje”, megjithëse nuk sqaroi saktësisht se për çfarë e kishte fjalën.
“Ne kemi miq. Ne kemi armiq, dhe ky është Sarajeva. Ne kemi armiq, Sarajeva politike. Ne kemi armiq, elitën liberale perëndimore. Duhet t’i ndërpresim disa procese. Duhet t’i ndalim të gjitha proceset që shkojnë drejt centralizimit të Bosnje-Hercegovinës, por ne nuk do të shkojmë atje”, tha ai.
Megjithatë, Dodik shkoi edhe më tej dhe e mohoi narrativën e mëparshme për “respektimin e plotë të shkronjës së Dejtonit”.
“Ne duam vetëvendosje. Ne do të duhet të mendojmë dhe u bëj thirrje njerëzve në Republikën Serbe të mendojnë që të mblidhemi, si pushteti ashtu edhe opozita, dhe të dalim nga Marrëveshja e Dejtonit dhe të kthehemi në gjendjen e Republikës që ishte para nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit”, tha kryetari i SNSD-së.
Ai deklaroi se “serbët në Dejton kanë humbur gjithçka”, duke përmendur si shembuj ushtrinë, policinë kufitare, taksat indirekte, si dhe faktin që janë imponuar prokuroria, gjykata dhe shërbimi inteligjent.
“Kjo duhet të kthehet nëse doni që ne të heqim dorë, qoftë edhe për një moment, nga rruga drejt vetëvendosjes”, tha Milorad Dodik. /Telegrafi/
Investitori dhe analisti i njohur, Peter Schiff, i cili fitoi famë ndërkombëtare për parashikimin e saktë të krizës financiare të vitit 2008, ka hedhur alarmin mbi situatën aktuale ekonomike në Shtetet e Bashkuara.
Ai paralajmëron se dollari amerikan po përballet me një kolaps të mundshëm dhe ekonomia amerikane mund të përjetojë një krizë që tejkalon në shkallë atë të vitit 2008.
“Bota po heq tapetin nga poshtë Shteteve të Bashkuara”, tha Schiff në një intervistë të fundit dhe shtoi se “dollari do të kolapsojë dhe së shpejti do të zëvendësohet nga ari. Bankat qendrore po blejnë ar dhe po largohen nga dollarët”.
Analisti thekson se kjo nuk është një krizë financiare globale, por një krizë specifike amerikane. “Pjesa tjetër e botës në fakt mund të përfitojë nga kjo situatë”, shtoi ai, duke nënvizuar se efektet negative do të ndihen kryesisht brenda SHBA-së.
Sipas Schiff, “flluska është tek dollari dhe tek ekonomia amerikane”. Ai paralajmëron se ekonomia amerikane po mbështetet në struktura të brishta financiare, dhe çdo lëvizje e gabuar mund të shkaktojë pasoja dramatike për investitorët dhe qytetarët amerikanë.
Shifrat e fundit tregojnë se bankat qendrore në botë po rrisin rezervat e arit, ndërsa dollari po humbet gradualisht pozicionin e tij si monedha kryesore ndërkombëtare. Ekspertët paralajmërojnë se një kolaps i mundshëm mund të ndikojë në tregjet globale, çmimet e mallrave dhe tregtinë ndërkombëtare.
Schiff ka bërë një thirrje për vigjilencë dhe kujdes në investime, duke theksuar se koha për të marrë masa paraprake është tani, përpara se situata të përkeqësohet. /Telegrafi/
Ford ka prezantuar versionet e përmirësuara të veturave të tij elektrike, Explorer dhe Capri, duke rritur autonominë dhe fuqinë e motorëve pa ndryshuar dizajnin.
Këto përmirësime synojnë të ringjallin interesin e blerësve në një treg evropian gjithnjë e më konkurrues.
Modelet e rinovuara kanë autonomi deri në 464 km sipas standardit WLTP, falë përdorimit të baterive më efikase litium‑hekur‑fosfat.
Motori elektrik në pjesën e pasme ka 190 kuaj/fuqi dhe 350 Nm, duke përshpejtuar veturën nga 0‑100 km/h në vetëm 8 sekonda, rreth një sekondë më shpejt se versionet e mëparshme.
Ford ende ofron edhe versionet më të fuqishme me bateri 77‑79 kWh dhe motorë deri në 340 kuaj/fuqi, duke i bërë konkurrencë modeleve të tjera të njohura elektrike në Evropë.
Prodhimi i modeleve bëhet në fabrikën e Ford në Koln, e cila më parë prodhonte modelin Fiesta, por u transformua për prodhim elektrik. Çmimet e modeleve të riparuara ende nuk janë publikuar, por versionet aktuale fillojnë nga rreth 35 mijë euro në Kroaci.
Sfidat për Ford mbeten të mëdha, për shkak të konkurrencës nga Volkswagen, Shkoda, Renault, Kia, Hyundai, Peugeot, Opel, Citroen, Jeep dhe Tesla. Megjithatë, përmirësimet teknike mund të jenë një hap i rëndësishëm për të tërhequr blerësit e makinave elektrike. /Telegrafi/
Kremlini njofton se presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar të ndalojë sulmet ndaj qyteteve ukrainase deri më 1 shkurt.
Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit, tha se “mund të them se presidenti Trump i kërkoi personalisht presidentit Putin të ndalojë sulmet ndaj Kievit për një javë, për të krijuar kushte të favorshme për negociata. Kjo është çfarë mund të them për këtë çështje”.
Kur u pyet nëse Putin kishte pranuar këtë propozim, Peskov shtoi se “Po, sigurisht. Ishte një kërkesë personale nga presidenti Trump”, raporton skynews.
Sipas Trump, gjatë një takimi të kabinetit, ai i kishte kërkuar Putinit të ndalojë sulmet që ndërpresin energjinë elektrike dhe ngrohjen në Ukrainë, ku temperaturat mund të bien deri në -30°C.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se nuk ekziston një marrëveshje zyrtare armëpushimi për objektivat e energjisë midis Ukrainës dhe Rusisë.
Ai shton se vendimi, të cilin Ukraina e sheh si një “mundësi” dhe jo si një marrëveshje të plotë, ishte një iniciativë e propozuar personalisht nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Zelensky tha se nëse Moska ndalon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, Kievi do të shmangë sulmet ndaj objekteve energjetike të Rusisë si përgjigje.
Përveç skepticizmit mbi atë nëse presidenti rus, Vladimir Putin ka pranuar vërtet të ndalojë synimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës për një javë, Volodymyr Zelensky ka folur edhe për raportet që thonë se ai është ftuar në Moskë.
Ai thotë se është i gatshëm për “çdo format” të samitit të liderëve, por jo një që zhvillohet në Moskë, duke e quajtur një hap të tillë “të pamundur”.
Zelensky shton se nuk do të takohej me Putinin as në Bjellorusi, një vend me lidhje të forta me Kremlinin.
Ai thekson se një marrëveshje përfundimtare mbi një plan paqeje mund të arrihet vetëm në një samit liderësh dhe sugjeron që Putini të vijë në kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, në vend të Moskës.
“Unë e ftoj publikisht, nëse guxon, sigurisht”, tha lideri ukrainas.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/
Trump Mobile ka njoftuar se po përgatit një model më të fuqishëm T1 Ultra edhe pse telefoni i parë T1 ende nuk ka arritur tek konsumatorët.
Shumë njerëz kishin rezervuar me entuziazëm telefonin T1, por deri më tani askush nuk e ka parë atë në dorë. Megjithatë, kompania nuk është ndalur, dhe një drejtues i Trump Mobile ka thënë se në zhvillim është edhe një model më i avancuar – T1 Ultra.
Në një intervistë për Wireless Dealer Magazine, drejtori ekzekutiv Don Hendrikson tha se hapi i radhës i madh do të jetë prezantimi i modelit T1 Ultra, duke e përshkruar atë si një pajisje premium që do të ndërtojë mbi “suksesin” e modelit origjinal T1.
Megjithatë, fjala “sukses” tingëllon ironike, sepse telefoni T1 nuk është parë jashtë imazheve reklamuese, dhe ai as nuk ka një datë të qartë të daljes në treg. Deri tani, ai ka tërhequr vetëm një numër të madh njerëzish që kanë paguar një depozitë prej 100 dollarësh, pa e marrë telefonin.
Hendrikson gjithashtu sugjeroi se blerësit janë “tërësisht të etur” për modelin T1 Ultra – edhe pse ky model nuk ishte fare përmendur deri në intervistë dhe telefoni origjinal duket se “është zhdukur në veprim”.
Përdorimi i emrit “Ultra” është i njëjti trend që shumë prodhues, si Samsung, përdorin për modelet e tyre më të fuqishme, kështu që ka kuptim që Trump Mobile dëshiron të ndjekë një strategji të ngjashme të markës.
Megjithatë, fakti që versioni bazë T1 ende nuk është dërguar, i bën plane për një version edhe më të shtrenjtë, si T1 Ultra, të duket mjaft i parakohshëm për momentin. /Telegrafi/
Ky qen e adhuron rërën dhe shëtitjet në plazhet e Virginia Beach, por pasi u ndalua në një zonë me borë për shkak të shërbimit ushtarak të familjes, pronarët e tij, Kelly dhe Cai, vendosën t’i blinin çizme të vogla për ta mbrojtur nga i ftohti dhe bora.
Megjithatë, sapo u përpoqën t’i vendosnin çizmet, Gill refuzoi të bënte edhe një hap - u ngrit si statujë, me bishtin pezull dhe pa lëvizur, vetëm duke fikur përpara.
Videoja e shpërndarë në Instagram me mbishkrimin “përqendruam te çizmet për borë” shpejt i bëri njerëzit të qeshin, me komentet që thonin se ai dukej sikur “shpirti i ishte larguar trupit”.
Ai nuk do të lëvizte fare derisa pronarët ia hoqën çizmet, duke i dhënë pamjen e një proteste të plotë.
Shikuesit komentuan edhe për “mannequin challenge,” dhe shumë pronarë qensh ndanë përvojat e tyre të ngjashme, duke konfirmuar reputacionin e kësaj race si shumë e fortë e qëndrueshme, sidomos kur bëhet fjalë për këmbët. /Telegrafi/
Përfaqësues të presidentit amerikan, Donald Trump janë takuar me aktivistë që mbështesin shpërbërjen e provincës Alberta nga Kanadaja.
Udhëheqësit e Alberta Prosperity Project, një grup separatist i së djathtës ekstreme që kërkon pavarësi për këtë provincë perëndimore, janë takuar tre herë me zyrtarë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së në Uashington që nga prilli i kaluar.
Ata planifikojnë një tjetër takim në muajin shkurt, ku do të mund të diskutojnë për një linjë kredie prej 500 miliardë dollarë për të financuar provincën nëse referendumi për pavarësi miratohet.
Megjithatë, sipas burimeve, Shtetet e Bashkuara nuk pritet të japin mbështetje materiale për lëvizjen separatistike. Por këto bisedime tregojnë për shtim të tensioneve në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Otawës.
Në fillim të janarit, Bloomberg raportoi se kanadezët kishin frikë se vendi mund të jenë “shënjestra e ardhshme e Trumpit” pas Grenlandës dhe Venezuelës. Gjatë vitit 2025, Trump e quajti ish-kryeministrin Justin Trudeau “guvernator i një shteti të madh federal të Kanadasë” në kontekstin e mosmarrëveshjeve mbi tarifat. Më vonë ai tha se Kanadaja mund të shmangte tarifat dhe të merrte mbrojtje ushtarake nëse do të bashkohej me SHBA-në.
Në muajin dhjetor, legjislatura e Albertes miratoi një peticion që kërkon shkëputjen e provincës nga Kanadaja. Mbështetësit e pavarësisë thonë se provinca jep një kontribut të madh ekonomik, por se nuk përfaqësohet mjaftueshëm politikisht.
Sipas CBC, nëse autoritetet miratojnë referendumin, ai duhet të mbahet më së largu deri më 18 tetor 2027, në ditën e zgjedhjeve të ardhshme provinciale. /Telegrafi/
Denis O., një burrë 45-vjeçar, u ndje papritmas i sëmurë ndërsa po qëndronte në një dyqan pranë shtëpisë së tij.
Ai u ekzaminua nga stafi mjekësor të cilët konstatuan se gjendja e tij ishte serioze, por Denis refuzoi të shtrihej në spital. Pas refuzimit, ai u përpoq të ngjitej shkallëve dhe, fatkeqësisht, vdiq vetëm 12 minuta më vonë.
Pak minuta më vonë, punonjësit e një shërbimi funeralesh mbërritën në vendngjarje për të marrë trupin e tij. Por, përpara se ta transportonin, ata filluan të kontrollonin xhepat e burrit dhe vodhën rreth 65 dollarë nga sendet e tij personale.
E gjithë ngjarja u regjistrua nga kamerat e sigurisë në dyqan, dhe pamjet u shpërndanë shpejt, duke shkaktuar reagime të ashpra nga publiku.
Familjarët e Denisit kontaktuan menjëherë policinë, dhe autoritetet kanë njoftuar se njëri nga punonjësit e funeraleve është ndaluar dhe po hetohet për vjedhje dhe sjellje të papërshtatshme ndaj një të vdekuri.
Rasti ka ngritur shqetësime të mëdha mbi etikën dhe profesionalizmin e shërbimeve funerale në vend, duke u bërë një shembull i tmerrshëm i mungesës së respektit për viktimat edhe pas vdekjes. /Telegrafi/
Për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli, njerëzimi është duke u përgatitur për një udhëtim drejt Hënës.
Misioni i NASA-s, Artemis II, i cili është caktuar të niset më 6 shkurt 2026, do të dërgojë katër astronautë në një udhëtim dhjetëditor rreth Hënës, pas së cilës ata do të kthehen në atmosferë të Tokës me një shpejtësi rekord prej rreth 40 mijë kilometra në orë.
Edhe pse ky mision nuk përfshin ulje në sipërfaqen e Hënës, ai është një hap kyç në planin amerikan për të vendosur një prani afatgjatë njerëzore jashtë orbitës së ulët të Tokës.
Faza tjetër e programit Artemis
Artemis II është misioni i dytë i programit Artemis të NASA-s, i nisur në 2017 me qëllimin e rikthimit të njerëzve në Hënë dhe, më pas, edhe dërgimin e astronautëve në Mars. Misioni vjen pas fluturimit testues pa ekuipazh të Artemis I, i cili rrotulloi rreth Hënës në fund të vitit 2022, raporton euronews.
Astronautët do të fluturojnë në anijen kozmike të quajtur Orion, e cila do të niset nga raketa Space Launch System (SLS). Do të jetë hera e parë që njerëzit përdorin këto anije dhe do të jetë hera e parë që një ekuipazh i afrohet Hënës që nga misioni Apollo 17 në vitin 1972.
Fluturimi testues si përgatitje për uljen
Ndryshe nga misionet e ardhshme, Artemis II nuk është menduar për të ulur astronautët në sipërfaqen e Hënës. Në vend të kësaj, ekuipazhi do të rrotullohet rreth Hënës, do të kalojë pas anës së largët dhe pastaj do të kthehet në Tokë. Misioni shërben si një test gjithëpërfshirës i sistemeve që do të përdoren për misionet e ardhshme me ulje.
NASA dëshiron të tregojë se anija kozmike, raketa dhe teknologjitë për mbajtje të jetës janë të sigurta dhe të besueshme për udhëtimet njerëzore në hapësirë të thellë. Ky skenar i misionit është i ngjashëm me atë të Apollo 8 në vitin 1968, kur astronautët u rrotulluan rreth Hënës pa u ulur.
“Arritje e jashtëzakonshme teknologjike”
Edhe pse mund të duket modeste krahasuar me uljen në Hënë, misioni Artemis II ka rëndësi të madhe politike dhe strategjike. Dërgimi i njerëzve jashtë orbitës së ulët të Tokës kërkon angazhim afatgjatë financiar, teknologji të qëndrueshme dhe mbështetje politike të vazhdueshme. Misionet me ekuipazh dërgojnë një mesazh të fortë për seriozitetin e qëllimeve dhe nxisin partnerët ndërkombëtarë dhe kompanitë komerciale që të bashkërendojnë planet e tyre me ato të NASA-s.
Ekuipazhi ndërkombëtar
Ekuipazhi i misionit Artemis II përbëhet nga katër astronautë: tre amerikanë - Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch - dhe një astronaut nga Kanadaja, Jeremy Hansen. Pjesëmarrja e Kanadasë nënvizon karakterin ndërkombëtar të programit Artemis, të cilit deri më tani i janë bashkuar më shumë se 60 vende.
Gjatë udhëtimit dhjetëditor, ekuipazhi do të testojë sistemet kryesore të mbajtjes së jetës në Orion - përfshirë ajrin, ujin dhe pajisjet e sigurisë - dhe do të provojnë edhe sistemet e reja të WC-së për hapësirë, përmirësime të mëdha krahasuar me kohën e misioneve Apollo. /Telegrafi/
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dërguar një paralajmërim të fortë për udhëheqësit evropianë.
Ai ka theksuar se kontinentit i nevojitet një qasje më e mençur ndaj çështjeve të emigracionit dhe energjisë, të cilat, sipas tij, po e shkatërrojnë Evropën.
“Evropa duhet të bëhet më e zgjuar. Ndërmjet emigracionit dhe energjisë, ata po shkatërrohen - nuk po njihet”, ka thënë 79-vjeçari në një deklaratë të fundit.
Lideri amerikan shtoi se udhëheqësit evropianë duhet të marrin masa urgjente për të shmangur pasojat negative, duke paralajmëruar se koha për veprim është e kufizuar.
Komentet e presidentit vijnë ndërsa shumë vende evropiane përballen me sfida të shumta ekonomike dhe sociale.
Kriza energjetike e shkaktuar nga tensionet gjeopolitike dhe varësia nga importet e gazit dhe naftës po rëndon buxhetet kombëtare, ndërsa flukset e migratëve po krijojnë presion shtesë mbi sistemet sociale dhe infrastrukturore të disa shteteve. /Telegrafi/
TikTok ka arritur një marrëveshje në një padi lidhur me varësinë nga rrjetet sociale, duke shmangur kështu me shumë pak mundësi një proces gjyqësor.
Termat e marrëveshjes nuk janë publikuar, dhe ky përfundim erdhi vetëm një javë pasi edhe Snap (pronari i aplikacionit Snapchat) arriti një zgjidhje të ngjashme në të njëjtin rast, raporton The New York Times.
Procesi gjyqësor tani pritet të vazhdojë në Los Angelos, dhe të vetmit të paditur që kanë mbetur janë Meta (Facebook/Instagram) dhe YouTube.
Mark Lanier, avokati i personit që ngriti padinë ndaj rrjeteve sociale — i identifikuar në dokumentet gjyqësore vetëm me inicialet “K.G.M” — tha se ata janë “të kënaqur me marrëveshjen e arritur” dhe se ajo është “një zgjidhje e mirë”.
Gruaja nga Kalifornia që e ka ndjekur në gjyq këtë çështje ka paditur kompanitë Meta, Snap, TikTok dhe YouTube, duke pretenduar se platformat e tyre janë varësuese dhe se i kanë shkaktuar dëm gjatë fëmijërisë së saj.
Gjykatësi në këtë çështje më parë kishte urdhëruar që drejtuesit e këtyre kompanive të dëshmonin, përfshirë edhe Mark Zuckerberg dhe Adam Mosseri, dhe pritet të dëshmojë edhe drejtuesi ekzekutiv i YouTube.
Kjo padi është e para nga disa të tjera kundër kompanive që qëndrojnë pas rrjeteve sociale, të cilat pritet të shkojnë para gjyqit gjatë këtij viti. /Telegrafi/
Bitcoin po i afrohet një zone mbështetëse historikisht të rëndësishme rreth nivelit 62 mijë dollarë, ndërsa një indikator i rezervës së kostos - i ndjekur prej kohësh dhe i lidhur me Binance - sugjeron se BTC mund të përballet me presione shtesë në periudhën në vijim.
Ky nivel i rezervës së kostos prej 62 mijë dollarësh nuk është testuar që nga miratimi i ETF-ve spot të Bitcoin në SHBA në janar 2024, duke ngritur pikëpyetje të reja nëse rënia aktuale përfaqëson një fazë më të thellë të tregut në rënie (bear market), apo thjesht një korrigjim të zakonshëm brenda ciklit.
Paralajmërimi vjen në një moment kur disa indikatorë teknikë dhe “on-chain” po japin sinjale rënëse njëkohësisht, ndonëse segmente të tregut mbeten ende të pozicionuara për një cikël të ri rritës (bull cycle) që pritet të materializohet në vitin 2026, raporton yahoofinance.
Kostoja e rezervës së Binance ndryshon nivelin e fundit pas ETF-ve
Indikatori Binance Reserve RP, i cili ndjek koston mesatare të blerjes së rezervave të Bitcoin në këtë bursë, historikisht ka shërbyer si një vijë ndarëse mes tregjeve rritëse (bull) dhe atyre rënëse (bear).
Sipas të dhënave të ndara nga analisti i kriptomonedhave Burak Kesmeci, ky nivel aktualisht ndodhet rreth 62 mijë dollarë, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me periudhën para miratimit të ETF-ve spot të Bitcoin.
Para miratimit të ETF-ve spot, ky indikator luhatej rreth 42 mijë dollarë, duke reflektuar një strukturë tregu të ndryshme, të dominuar kryesisht nga flukset e investitorëve “retail” dhe kapitali jashtë SHBA-së, transmeton Telegrafi.
Që nga janari 2024, hyrja e kapitalit institucional ka ndryshuar ndjeshëm dinamikën e çmimit, duke rritur koston e rezervës dhe duke riformësuar nivelin që tani konsiderohet si mbështetje kryesore poshtë.
“Bitcoin nuk e ka testuar kurrë këtë nivel që nga miratimi i ETF-ve spot,” tha Kesmeci, duke theksuar se gjatë gjithë ciklit rritës çmimi ka qëndruar dukshëm mbi zonën e 62 mijë dollarëve.
Sipas tij, lëvizjet e çmimit gjatë këtij viti do të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse ky nivel do të vazhdojë të funksionojë si një bazë strukturore e tregut, apo nëse do të thyhet, duke hapur rrugë për një fazë më të thellë korrigjimi.
Treguesit On-Chain tregojnë një strukturë të hershme rënëse
Përveç indikatorëve të bazuar në bursë, edhe të dhënat “on-chain” po japin sinjale që kërkojnë kujdes.
Treguesi Supply in Loss (oferta e Bitcoin që mbahet me humbje) ka nisur sërish të rritet — një zhvillim që historikisht ka shënuar fazat e hershme të tregjeve rënëse. Në ciklet e mëparshme të viteve 2014, 2018 dhe 2022, ky indikator u rrit përpara se çmimi të arrinte nivelet e tij më të ulëta.
Gjatë këtyre periudhave, humbjet fillimisht përqendroheshin te mbajtësit afatshkurtër dhe më pas përhapeshin gradualisht te investitorët afatgjatë, ndërsa presioni rënës mbi çmimin vazhdonte të thellohej.
Megjithatë, aktualisht Supply in Loss mbetet dukshëm nën nivelet e vërejtura gjatë fazave të plota të kapitullimit, duke sugjeruar se tregu mund të mos ketë arritur ende pikën e tij më ekstreme të stresit.
Në këtë kontekst, Julio Moreno, drejtues i departamentit të kërkimit në CryptoQuant, ka vënë në dukje një grumbullim sinjalesh rënëse të ngjashme me ato që u shfaqën në fillim të nëntorit dhe që, sipas tij, ende nuk janë përmbysur.
Moreno argumenton se tregu mund të jetë ende në procesin e gjetjes së një fundi të qëndrueshëm, përpara se të përcaktohet drejtimi i radhës i lëvizjes së çmimit.
Duke u mbështetur në çmimin e realizuar të Bitcoin, i cili pasqyron koston mesatare të blerjes së monedhave nga mbajtësit aktualë, Moreno parashikon një skenar të mundshëm rënës nën nivelin e rezervës prej 62 mijë dollarësh.
Sipas vlerësimeve të tij, ky interval potencial luhatet mes 56 mijë dhe 60 mijë dollarëve gjatë vitit të ardhshëm.
Historikisht, periudhat e zgjatura të tkurrjes kanë parë Bitcoin të rikthehet drejt çmimit të realizuar, veçanërisht pasi ka qëndruar për një kohë të gjatë mbi vlerat themelore gjatë cikleve rritëse.
Një lëvizje drejt kësaj zone do të nënkuptonte një rënie prej rreth 55 për qind nga niveli maksimal historik i Bitcoin, i cili tejkalon 125 mijë dollarët.
Megjithëse një korrigjim i tillë do të ishte i ndjeshëm, Moreno e konsideron atë relativisht të moderuar në krahasim me tregjet rënëse të kaluara.
Në ciklet e mëparshme, rëniet shpesh arrinin 70–80 për qind, shpesh të përshpejtuara nga dështime zinxhir dhe kriza strukturore brenda industrisë së kriptomonedhave.
Analiza teknike e Bitcoin kundërshton rrëfimet optimiste
Edhe indikatorët teknikë po shtojnë peshë mbi skenarin rënës për Bitcoin.
Së fundmi, është shfaqur një kryqëzim i mesatareve lëvizëse eksponenciale (EMA) 21-javore dhe 50-javore, i njohur gjerësisht si kryqëzimi EMA i tregut rritës. Në të kaluarën, sinjale të ngjashme kanë paraprirë faza më të thella rënëse të tregut.
Raste të tilla janë vërejtur në tremujorin e katërt të vitit 2014, në fund të tremujorit të tretë të 2018 dhe në fillim të tremujorit të dytë të 2022, periudha që u pasuan nga dobësime të zgjatura të çmimit.
Nëse faza aktuale e Bitcoin rezulton të jetë vërtet një treg rënës, kjo do të vinte në pikëpyetje pritshmëritë se viti 2026 do të shënojë një tjetër cikël të fortë rritjeje për kriptomonedhën më të madhe në botë.
Themeluesi i Binance, Changpeng Zhao, ka promovuar idenë e një “supercikli” të Bitcoin, ndërsa studiuesit e Grayscale kanë vënë në pikëpyetje rëndësinë e ciklit tradicional katërvjeçar.
Në të njëjtën linjë optimiste, Bernstein ka ruajtur një objektiv çmimi prej 150 mijë dollarësh për vitin 2026, duke e përshkruar ambientin aktual si një “treg rritës i zgjatur”.
Nëse këto parashikime do të materializohen, shumëçka mund të varet nga aftësia e Bitcoin për të rimarrë mesataren lëvizëse 50-javore, e cila aktualisht ndodhet pranë nivelit 100,988 dollarë.
Deri në rikthimin mbi këtë prag teknik, analistët theksojnë se fokusi i tregut mbetet i orientuar drejt menaxhimit të rrezikut në anën e poshtme.
Me më shumë se 4.5 miliardë dollarë humbje të realizuara që nga momenti kur Bitcoin ra nën 90 mijë dollarë, testi i radhës i niveleve mbështetëse pritet të jetë vendimtar për të përcaktuar thellësinë reale të ciklit aktual. /Telegrafi/