Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 January 2026Main stream

Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…

By: e xh
29 January 2026 at 20:22

Një skandal politik i madh ka shpërthyer në Malin e Zi, pas rrjedhjes së një videoje seksuale që përfshin një zyrtare të lartë dhe një këshilltar të martuar të Presidentit të Malit të Zi.

Mirjana Pajković, drejtoreshë për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, dhe Dejan Vukšić, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, janë detyruar të japin dorëheqjen pas shpërndarjes së materialit në rrjetet sociale, duke shkaktuar një stuhi zemërimi në qeveri.

Pajković dhe Vukšić dhanë dorëheqjet brenda disa javësh nga njëri-tjetri, pas shpërndarjes së materialeve të papërshtatshme që supozohet të tregojnë Pajković duke kryer akt seksual me Vukšić, i cili është i martuar.

Në një deklaratë të saj, Pajković inkurajoi “çdo grua” të kundërshtojë idenë që ato duhet të heshtin për situata të tilla dhe akuzoi Vukšić për shantazh me videon, të cilën ajo tha se nuk e dinte deri në shpërndarjen e saj.

“Kur u ekspozova ndaj dhunës ekstreme që postova në rrjetet sociale, ku personi i parë pranë presidentit të vendit, ish-përfaqësuesi i lartë i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, me insistim dhe gjatë gjithë bisedës më tha që nuk do të kisha asnjë vend ku të fshihesha dhe asnjë vend ku të jetoja në Malin e Zi”, tha Pajković.

Ajo shtoi se largimi i saj ishte për arsye personale, por e akuzoi Vukšić për kërcënimin me videon, duke e detyruar atë të mbante gojën mbyllur. Sipas Pajković, Vukšić e kërcënoi me dëmshpërblim nëse ajo nuk pranon kërkesat e tij.

“Për shembull, kur dikush po ju shantazhon… Kur dikush më i fuqishëm kërkon një favor apo sjellje që nuk dëshironi, dhe nëse refuzoni, do të dorëzoheni tek dikush që është mishërimi i pushtetit më të lartë të shtetit,” tha ajo.

Të dy palët kanë mohuar akuzat dhe kanë paraqitur ankesa penale. Pajković ka bërë një ankesë për shpërndarjen e paautorizuar të materialeve të papërshtatshme, duke përfshirë një foto të saj. Ajo gjithashtu ka pretenduar se ka marrë kërcënime nga një linjë fikse brenda zyrës së presidentit.

Në një mesazh të regjistruar, një zë thuhet të ketë paralajmëruar që “i gjithë Mali i Zi do ta shohë” materialin që komprometon Pajković.

Pas shpërndarjes së materialeve, Vukšić dha dorëheqjen në fund të dhjetorit, gjithashtu duke përmendur arsye personale. Ai mohoi çdo përgjegjësi për shkeljen e privatësisë së Pajković dhe shpërndarjen e videove të diskutueshme, duke theksuar se ai e pa materialin për herë të parë vetëm kur ai filloi të qarkullonte në mënyrë të paligjshme në rrjetet sociale.

Vukšić gjithashtu e akuzoi Pajković për vjedhjen e telefonit që supozohet të kishte regjistruar kërcënimet e tij dhe për përpjekje për të shantazhuar atë që të tërhiqte kandidaturën e tij për postin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë që ende mbetet e paqartë kush e publikoi videon seksuale, shpërndarja e pornografisë hakmarrëse është një krim i rëndë në Malin e Zi. Ata që dëshmohen fajtorë mund të përballen me dënime deri në pesë vjet burg.

Trump: I kërkova Putin të mos sulmonte qytetet ukrainase dhe ai pranoi

By: e xh
29 January 2026 at 19:15

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi të mos bombardonte Kievin për një javë për shkak të të ftohtit.

“Unë personalisht i kërkova Presidentit Putin të mos bombardonte Kievin dhe qytete të ndryshme për një javë, dhe ai pranoi ta bënte këtë”, tha Trump gjatë një mbledhjeje të kabinetit, duke përmendur “të ftohtin e jashtëzakonshëm” në rajon.

“Ai ishte shumë i sjellshëm. Shumë njerëz më thanë: ‘Mos e humb telefonatën, nuk do të marrësh asgjë’. E megjithatë ai e bëri”, shtoi Trump.

Ndër të tjera Trump theksoi se lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po i vjen fundi.

“Ne i kemi dhënë fund tetë luftërave dhe besoj se një tjetër do të vijë”, tha presidenti amerikan teksa shtoi se Steve Witkoff dhe Jared Kushner po punojnë shumë për këtë çështje.

Sipas Qendrës Hidrometeorologjike të Ukrainës, “një mot shumë i ftohtë pritet nga 1 deri më 3 shkurt: temperaturat e natës pritet të bien nga -20 në -27 gradë Celsius, dhe në disa zona, temperaturat e natës do të arrijnë -30 gradë Celsius”.

Rreth 613 blloqe apartamentesh shumëkatëshe në Kiev kanë mbetur pa ngrohje pas sulmeve të fundit ruse, njoftoi sot administrata shtetërore e Kievit.

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë

By: e xh
29 January 2026 at 17:18

Portugalia po ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë, një anije luftarake e projektuar për të operuar sisteme ajrore, sipërfaqësore dhe nënujore pa pilot që mund të sfidojnë dominimin e transportuesve tradicionalë të avionëve.

NRPD João II prej 107.6 metrash është planifikuar të dorëzohet në gjysmën e dytë të këtij viti.

Kompania holandeze Damen po ndërton anijen në Galati të Rumanisë me një kosto totale prej 132 milionë eurosh, kryesisht të financuara nga fondet e rimëkëmbjes së BE-së.

Anija luftarake mund të kalojë midis profileve të ndryshme të misionit brenda një jave duke ndërruar sistemet dhe pajisjet.

“Kjo qasje i lejon anijes të ruajë fleksibilitet të lartë funksional, duke kaluar midis profileve të ndryshme të misionit pa kompromise të rëndësishme strukturore”, tha Ricardo Sá Granja, zëdhënës i Marinës Portugeze.

Balluku kundërshton masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” në Gjykatën e Lartë

By: e xh
29 January 2026 at 16:42

Zv.kryeministrja, Belinda Balluku, ka kundërshtuar masën e “ndalimit të daljes nga shteti” në Gjykatën e Lartë.

Mësohet se Balluku ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Apelit të GJKKO-së, që la në fuqi këtë masë.

Po ashtu bëhet e ditur se për masën e “pezullimit nga detyra” zv.kryeministrja duket se nuk ka ngritur pretendime për shkak se Apeli nuk u shpreh për këtë masë, derisa të shprehet Kushtëtuesja.

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të Ballukut, për të vendosur për të një masë sigurie më të fortë, si ‘arrest me burg’ ose ‘arrest në shtëpi’.

1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen

By: e xh
29 January 2026 at 16:18

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi planin e tij më të ri, i cili synon t’u ofrojë fëmijëve amerikanë një nisje më të fortë financiare që në lindje, duke e cilësuar iniciativën si një hap drejt forcimit të së ardhmes ekonomike të vendit.

Duke folur gjatë një takimi të organizuar pikërisht për prezantimin e programit të quajtur “Llogaritë Trump”, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se për herë të parë çdo foshnjë amerikane do të ketë një rol financiar në të ardhmen e saj. Programi parashikon një investim fillestar prej 1,000 dollarësh nga qeveria për fëmijët e kualifikuar të lindur mes viteve 2025 dhe 2028.

Sipas tij, nisma është projektuar veçanërisht për fëmijët që përndryshe do ta nisnin jetën me pak ose aspak burime financiare, duke u dhënë atyre një shans të drejtë për realizimin e Ëndrrës Amerikane.

Trump argumentoi se këto llogari kanë potencial të rriten ndjeshëm me kalimin e kohës.

“Ne do të vendosim 3 deri në 4 trilionë dollarë pasuri në duart e amerikanëve të rinj, të cilët në të kundërt, do ta kishin nisur jetën pa asgjë. Kjo nismë do të mbahet mend si një nga politikat më transformuese të të gjitha kohërave”, tha presidenti.

Sipas detajeve të publikuara, “Llogaritë Trump” do të jenë të hapura për çdo fëmijë amerikan nën moshën 18 vjeç që disponon një numër të Sigurimeve Shoqërore. Familjet mund të kontribuojnë në këto llogari, të cilat duhet të investohen në një fond indeksi që ndjek tregun e përgjithshëm të aksioneve.

Kur fëmijët të mbushin 18 vjeç, fondet do të mund të përdoren për arsimim, blerjen e një shtëpie ose nisjen e një biznesi. Prindërit, punëdhënësit, organizatat fetare, shtetet dhe individë të tjerë mund të shtojnë deri në 5,000 dollarë shtesë në vit për secilën llogari.

Sipas presidentit, edhe me kontribute modeste, vlera e një “Llogarie Trump” mund të arrijë të paktën 50,000 dollarë deri në moshën 18-vjeçare, ndërsa me kontribute më të larta ajo mund të rritet në 100,000 deri në 200,000 dollarë, madje edhe deri në 300,000 dollarë për fëmijë.

Shërbim i detyrueshëm ushtarak edhe në Serbi, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor

By: e xh
29 January 2026 at 16:06

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të enjten se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në vend do të hyjë në fuqi në dhjetor të këtij viti ose në mars të vitit 2027.

Vendimi për fillimin e shërbimit ushtarak, tha ai, varet nga gatishmëria e kapaciteteve dhe objekteve ushtarake.

“Ne do ta marrim këtë vendim së shpejti, brenda një ose dy muajve të ardhshëm, dhe do ta çojmë në Parlament dhe do të fillojmë regjistrimin e rekrutëve ushtarakë”, tha Vuçiç, pas një takimi me udhëheqësit ushtarakë mbi gjendjen dhe analizën e aftësive të Forcave të Armatosura Serbe për vitin 2025.

Shërbimi ushtarak do të zgjasë 75 ditë, sipas tij.

“Duhet t’i bëjmë gati të gjitha pajisjet. Kemi mjaftueshëm armë dhe çizme, por ka disa gjëra që nuk janë ende plotësisht gati”, tha ai.

Ai shtoi se nevojitet rinovimi i qendrave të rekrutimit, përmirësimi dhe rinovimi i klinikave dhe gjëra të tjera.

“Këto janë pyetje të rëndësishme sepse duam të jemi të përgatitur për këtë dhe që këta të rinj ta kalojnë shërbimin e tyre ushtarak në kushtet më të mira. Të fitojnë përgjegjësinë dhe seriozitetin e nevojshëm, si dhe një qëndrim ndaj patriotizmit”, tha Vuçiq.

Futja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet ta marrë pëlqimin e Kuvendit të Serbisë.

Përfaqësuesit e Qeverisë kanë njoftuar vazhdimisht kthimin e shërbimit ushtarak vitet e fundit.

Ideja u konkretizua në janar 2024. Pastaj Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe nisi një iniciativë dhe i propozoi presidentit kthimin e shërbimit ushtarak.

Vuçiç më pas, në shtator të të njëjtit vit, nënshkroi një marrëveshje për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi.

Që nga heqja e tij më 1 janar 2011, shërbimi ushtarak ka qenë vullnetar.

Kroacia fqinje votoi gjithashtu për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në tetor 2025.

Ndër vendet që nuk e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Austria, Turqia, Estonia, Greqia, Qiproja, Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia. /REL

Bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin

By: e xh
29 January 2026 at 16:05

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur vijimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasit Jozi Kraja, i cili dy ditë më parë u esktradua nga Zvicra.

Siç bën me dije Interpol Tirana, Kraja dyshohet se për një periudhë rreth 4-vjeçare ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve, shtetasit D.B. dhe V.B., në kuadër të veprimtarisë së një grupi të strukturuar kriminal.

Kërkesa për verifikimin e kushteve të masës së sigurimit u paraqit në gjykatë më 27 janar 2026 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të vendimit të mëparshëm nr. 49, datë 15.05.2024.

Në përfundim të shqyrtimit, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin nr. 6, datë 29.01.2026, vendosi vazhdimin e masës së arrestit në burg ndaj të pandehurit Jozi Kraja, i akuzuar për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjykata urdhëroi Policinë Gjyqësore që Kraja të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit dhe SPAK-un për zbatimin e vendimit. Po ashtu, u vendos shpërblimi i avokatit të caktuar kryesisht, sipas tarifave ligjore.

“Çështja Balluku”,Berisha: Rama tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, për turpin e saj

By: e xh
29 January 2026 at 16:03

Çështja Balluku u kthye nga gazetarët në fokusin kryesor të konferencës për shtyp të kreut të PD-së, Sali Berisha. Ky i fundit drejtoi gishtin nga Edi Rama si fajtorin kryesor të zvarritjes së një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, që shfrytëzohet nga mazhoranca për të shtyrë gjithashtu vendimin në Këshillin e Mandateve, për heqjen e imunitetit ndaj numrit dy të Qeverisë.

“Tregon tërheqjen zvarrë, se si Edi Rama tërheq zvarrë dhe poshtëron Gjykatën Kushtetuese. Kjo është dëshmia e parë e asaj që po ndodh. Ajo mori përsipër një çështje, të cilën absolutisht nuk mund ta shqyrtonte pakaluar në Apel dhe Gjykatën e Lartë. Dhe ajo, me urdhër të Edi Ramës, ka caktuar deri më tani tre data dhe nuk e shqyrton dot, sepse Edi Rama e tërheq zvarrë për turpin e saj”, tha Berisha.

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama është nën presion nga zëvendësja e tij, Belinda Balluku.

“E merrnit si shaka kur unë thosha që ajo ka genin terrorist. Ka pasur gjysh vrasës serial, po. Nuk shkon ajo kurban për Edi Ramën, mos kujto ti. Ajo e ka kryer krimin, por e ka kryer për Edi Ramën. Ajo është dorasi, por porositësi është Edi Rama. Kemi të bëjmë me një moment që vetëm populli mund ta zgjidhë dhe do ta zgjidhë populli.”

Gazetarët e pyetën Berishën mbi kontradiktën mes normalitetit të seancës së fundit dhe deklaratave të tij për të refuzuar vijimësinë e punës në Kuvend, në kushtet kur mazhoranca refuzon çdo standard institucional.

“Nuk ka asnjë lloj lidhje me parlamentin. PD është e tëra në protestë tani. Është në protestë dhe do të jetë protesta, dhe mbi të gjitha protesta qytetare, ajo që do t’i japë zgjidhje kësaj situate katastrofale që ekziston në Shqipëri.”

I pyetur nga gazetarët nëse PD do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku, nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim pro saj, Berisha e ndau përgjigjen në dy momente:

“PD nuk legjitimohet t’i drejtohet Komisionit të Venecias. Komisioni i Venecias u përgjigjet qeverive, jo partive politike. Kështu që vetëm shqiptarët e kanë fjalën, qytetarët. Tani është radha e tyre, fjala e tyre. Unë ju siguroj që termometri i zemërimit po shkon në nivelet më të larta tek qytetarët, sepse ky konsideron ata si qenie inferiore.”

Berisha paralajmëroi se PD do të rikthehet sërish në terren me protesta, si ajo e 24 janarit.

Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”

By: e xh
29 January 2026 at 14:55

Partia Socialiste është tërhequr, të paktën përkohësisht nga kërkesa për të marrë shumicën në Komisionin e Reformës Territoriale, me kushtin që PD të mos i bojkotojë më punimet. PS ka propozuar në Konferencën e Kryetarëve që nëse PD e ka serioze qëndrimin që nuk bojkoton territorialen, të hënën të mblidhet komisioni dhe të shihet nëse ata do të jenë të pranishëm. Në rast se përfaqësuesit e PD do të shkojnë, atëherë PS do të zhbëjë formulën e propozuar për heqjen e barazisë.

Gjatë debateve në Konferencën e kryetarëve, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka mbajtur qëndrimin që mbledhja nuk është bojkotuar. “Thjesht në dy data që kanë qenë për mbledhje, nuk kanë qenë anëtarët tanë, sepse kanë pasur angazhime të tjera”, mësohet të ketë thënë Bardhi.

“Ne ju themi se duhen procese konsensuale, ejani të gjejmë mekanizma dialogu, nën frymën e rekomandimeve të BE-së. Ju thoni: jo! Ejani këtu, flisni kot, ne do të bëjmë çfarë të duam. Për çfarë ju duhet opozita në tryezë? Për të shitur ju fasadën sikur çdo gjë funksionon normalisht. Jo, nuk është asgjë normale! Ju e dini këtë dhe çdo mik i yni ndërkombëtar e di. Në gjithë sjelljen tuaj keni bërë të kundërtën e asaj që keni thënë publikisht për konsensus dhe konstruktivitet. Ju nuk keni qëllim qytetarët, por hartën elektorale. E bëtë këtë në vitin 2014 dhe e pamë se çfarë bëtë, duke shkatërruar pushtetin vendor dhe duke dëmtuar qytetarët”.

Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren

By: e xh
29 January 2026 at 14:01

Socialistët dhe demokratët janë përplasur sërish këtë të enjte në Konferencën e Kryetarëve të grupeve parlamentare, për shkak të mosthirrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku do të vendoset mbi heqjen, ose jo, të imunitetit të Belinda Ballukut, sipas kërkesës së SPAK.

“Kjo që po ndodh është një njollë e zezë për Kuvendin. Mbrojtja politike e një të korruptuari është çështje që ju bën me turp edhe juve. Të mblidhet menjëherë Këshilli i Imuniteteve dhe t’i hapim rrugën drejtësisë për t’i hequr imunitetin”, mësohet të ketë thënë deputetja e PD, Jorida Tabaku.

“Shtyrja e mbledhjes në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Në Këshillin e Mandateve vendimet nuk merren thjesht me shumicë, por çdo propozim i anëtarëve vlen. Me propozim të deputetëve anëtarë Taulant Balla dhe Bledi Çomo që kërkuan të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shtyva mbledhjen”, mësohet të jetë përgjigjur kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

By: e xh
29 January 2026 at 13:03

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot pezullimin e dënimit me burg për pesë ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, të pandehur në një prej fraksioneve të dosjes së njohur si “5D”.

Trupa gjykuese, e kryesuar nga Miliana Muça, me anëtare Saida Dollani dhe Tereza Merkaj, la në fuqi vendimin e shkallës së parë, por ndryshoi mënyrën e ekzekutimit të dënimit.

Për të pandehurit Eglantina, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha dhe Kristo Zhulati Apeli ka lënë në fuqi dënimet me burg të dhëna nga Shkalla e Parë, por ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimeve me burg dhe lënien e tyre në Shërbim Prove.

Ata u shpallën fajtorë për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Apeli vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe vendosjen e tyre në shërbim prove për 12 muaj, me detyrimin për t’u paraqitur pranë Shërbimit të Provës dhe për të mos kryer vepra të tjera penale.

Gjithashtu, të pesëve u është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Vendimi u shpall në Tiranë dhe ndaj tij lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 15 ditëve.

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

By: e xh
29 January 2026 at 11:21

Makina e një kryetari bashkie në Filipine u sulmua nga një bandë kriminale me raketë hedhëse.

Videoja nga momenti i sulmit tregon një makinë gri që ndalet përballë një pike karburanti ku SUV-i i zi që mbante Akhmad Abatuan ishte ndalur mëngjesin e 25 janarit, teksa një burrë del dhe qëllon një raketë ndërsa një i dytë hap zjarr.

Në pamje të tjera, makina e kryetarit të bashkisë duket e goditur, por nuk pëson dëme të mëdha për shkak të blindimit që kishte.

Sipas mediave lokale, dy nga rojet e sigurisë së kryetarit të bashkisë u plagosën, ndërsa tre nga sulmuesit u vranë pak më vonë në një operacion nga ushtria dhe policia.

“Nuk mendoja se do të përdornin një armë kaq të madhe. Një raketë hedhëse dore nuk është diçka që e përdor një person i zakonshëm. Kjo ishte profesionale”, tha Abatuan, i cili kërkoi masa të shtuara sigurie për të.

Një zëdhënës i Policisë Kombëtare Filipinase tha se ky ishte sulmi i katërt ndaj Abatuan, i cili e ka marrë detyrën që nga viti 2022.

Sipas të njëjtit zëdhënës, grupi që kreu sulmin drejtohej nga një burrë i njohur si “Raprap” dhe bashkëpunëtorët e tij ishin xhaxhai, kushëriri dhe vëllai i tij, ky i fundit, arriti të arratisej dhe mbetet i lirë.

#BREAKING | 🇵🇭 — Philippine Mayor Survives RPG Ambush

Shariff Aguak Mayor Akmad Ampatuan escaped unharmed after gunmen ambushed his convoy in Maguindanao del Sur, Philippines, on January 25, 2026.

Attackers fired a rocket-propelled grenade (RPG) that struck his armored Toyota… pic.twitter.com/odfT6N9l3f

— The Global Eye (@TGEThGlobalEye) January 26, 2026

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit

By: e xh
29 January 2026 at 11:07

Pas bojkotit të PD, socialsitët janë vënë në lëvizje për të zhbërë formulën për komisionin e territoriale. Sot në Konferencën e Kryetarëve shqyrtohet kërkesa e tyre për të marrë shumicën e anëtarëve të komisionit, si edhe drejtimin. PS kërkon që të shtohet një anëtar më shumë nga radhët e socialistëve.

Po ashtu, socialistët thonë se nuk duhet të ketë më bashkëdrejtim për shkak të bojkotit, por drejtuesi të jetë Arbian Mazniku ndërsa Luçiano Boçi të jetë nënkryetar dhe jo më bashkëkryetar.

“Që prej krijimit të Komisionit në datën 27.10.2025 (gjatë një periudhe dy mujore) nga 4 mbledhje të njoftuara rregullisht vetëm një mbledhje është zhvilluar me përbërje të plotë të opozitës. Referuar vendimit të Kuvendit, kohëzgjatja e punës së Komisionit është parashikuar 9 muaj. Kjo kohëzgjatje është dakordësuar duke patur parasysh rëndësinë e miratimit të reformës administrative-territoriale në kohë, pra 1 vit përpara zhvillimit të zgjedhjeve vendore 2027 në mënyrë që të merren masat përkatëse ligjore, administrative dhe organizative. Nisur nga qasja e bojkotuese e opozitës parlamentare si dhe fakti që reforma administrativeterritoriale përbën një nga prioritetet kyçe të programit të mazhorancës parlamentare Shqipëria 2030 dhe për integrimin në BE, propozohet ndryshimi i përbërjes dhe mënyrës së punës së Komisionit”, thuhet në kërkesën e PS.

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve

By: e xh
29 January 2026 at 10:56

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë në konkursin ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”. Duke u uruar suksese të gjithë arkitektëve, Rama renditi disa prej projekteve që janë në fazë të avancuar apo që janë gati të marrin lejen e zhvillimit.

Sa për projektet për të cilat do të prezantohen, kryeministri u shpreh se kjo do t’u japë rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen.

Do flas shumë shkurt, në radhë të parë për të falënderuar të gjithë arkitektet që janë mbledhur këtu për këtë konkurs të radhës, të organizuar nga Korporata Shqiptare e Investimeve në funksion të krijimit të mëtejshme të kushteve për të përfituar nga partneriteti publik privat hapësira të reja për funksione publike.

Nga ana tjetër dua të falënderoj edhe arkitektët që zemërgjerësisht pranuan të jenë pjesë e kësaj jurie ndërkombëtare dhe jam i bindur që do kemi përsëri një ditë intensive emocionesh krijuese dhe një tjetër arsye për t’u ndjerë mirë në fund të ditës, duke arritur të vendosim një projekt tjetër në radhën e këtyre projekteve që siç e prezantoi edhe drejtorja e korporatës janë tanimë në një fazë të avancuar dhe madje një pjesë e tyre janë gati për të marrë lejen e zhvillimit dhe për të filluar nga puna.

Falë këtij procesi do të kemi më në fund pas vitesh një stadium të ri të përmasave europiane, një tjetër vepër arkitektonike të denjë për historinë e re që po shkruajmë së bashku me këtë skuadër të jashtëzakonshme arkitektësh, Bibliotekën e re Kombëtare, një mjedis i shumë nevojshëm prej vitesh dhe një tjetër vepër e spikatur në historinë, jo thjeshtë të vendit tonë, por në historinë e arkitekturës bashkëkohore. Do të kemi po ashtu një kompleks të ri zyrash për administratën, për një numër të konsiderueshëm institucionesh, do të kemi pallatin e ri të sportit, një vepër mbresëlënëse që në projekt mori mbështetjen konsensuale të jurisë ndërkombëtare dhe një sërë veprash të tjera me interes të madh publik.

Sot me këtë projekt, ne i hapim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët dhe njëkohësisht edhe për korpusin e ri të inspektorateve dhe me këtë rast dua të falënderoj këtu kryeinspektorin që për 10 vite rresht drejtoi një institucion që lindi vërtetë nga hiçi dhe u krijua nga e para dhe që sot është gati të bëjë një hop tjetër.

Thënë të gjitha këto, dua t’i përgëzoj edhe të gjitha studiot lokale që janë këtu të pranishme si partnerë të studiove ndërkombëtare, sepse në ndërkohë që zhvillohen projekte, në ndërkohë që lidhen marrëveshje të reja dhe në ndërkohë që Shqipëria është bërë një pikë referimi në botën e arkitekturës bashkëkohore si një vend ku ka një përqendrim të madh arkitektësh ndërkombëtar me shumë zë, Shqipëria është njëkohësisht edhe një universitet i hapur që i jep mundësi të gjithë arkitektëve të rinj shqiptarë, që i jep mundësi studiove të reja në Shqipëri, që përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me këta mjeshtra dhe këto studio të mëdha me plot eksperiencë, të marrin dije dhe të përfitojnë eksperienca që nuk ka asnjë universitet apo asnjë praktikë pune në një studio të huaj që të jep.

Shumë faleminderit të gjithëve një herë. Uroj që askush të mos mërzitet dhe të gjithë të ndiqni me interes deri në fund këto prezantime dhe njëkohësisht u them të gjithë atyre që do humbin, se një fitues do dalë, që këtu në Shqipëri nuk ka të humbur në këto konkurse sepse siç e dinë mirë, shumë prej atyre që kanë humbur konkurse edhe humbja është prezantim me vendin dhe pastaj, ky vend nuk i lëshon ata që vijnë po përkundrazi, i angazhon dhe u jep mundësi që të angazhohen në projekte të tjera.

Secila prej studiove arkitekturore po prezanton projektin e saj për një godinë të re ku pritet të vendoset Shtëpia e Fëmijëve dhe Inspektorati i Përgjithshëm. Në bazë të projektit fitues, do godina ekzistuese do të prishet dhe do të ndërtohet kompleksi i ri.

Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?

By: e xh
29 January 2026 at 10:54

SHBA-të duket se janë gati ta sulmojnë Iranin brenda pak ditësh, shkruan sot BBC.  Ndërsa objektivat e mundshëm janë kryesisht të parashikueshëm, rezultati nuk është.

Pra, nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje e minutës së fundit me Teheranin dhe Presidenti Donald Trump vendos t’u urdhërojë forcave amerikane të sulmojnë, atëherë cilat janë rezultatet e mundshme?

  1. Sulme të synuara, kirurgjikale, viktima minimale civile, një tranzicion drejt demokracisë

Forcat ajrore dhe detare amerikane kryejnë sulme të kufizuara dhe precize duke synuar bazat ushtarake të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit dhe njësinë Basij, një forcë paraushtarake nën kontrollin e IRGC, vendet e lëshimit dhe magazinimit të raketave balistike, si dhe programin bërthamor të Iranit.

Një regjim tashmë i dobësuar është rrëzuar, duke kaluar përfundimisht në një demokraci të vërtetë ku Irani mund të ribashkohet me pjesën tjetër të botës.

Ky është një skenar shumë optimist. Ndërhyrja ushtarake perëndimore si në Irak ashtu edhe në Libi nuk solli një tranzicion të qetë drejt demokracisë. Edhe pse i dha fund diktaturave brutale në të dyja rastet, ajo solli vite kaosi dhe gjakderdhjeje.

Siria, e cila kreu revolucionin e vet, duke rrëzuar Presidentin Bashar Al-Assad pa mbështetjen ushtarake perëndimore në vitin 2024, deri më tani ka ecur më mirë.

  1. Regjimi mbijeton, por i moderon politikat e tij

Kjo mund të quhet gjerësisht “modeli venezuelian”, ku veprimi i shpejtë dhe i fuqishëm i SHBA-së e lë regjimin të paprekur, por me politikat e tij të moderuara.

Në rastin e Iranit, kjo do të thoshte se Republika Islamike mbijetoi, gjë që nuk do të kënaqë një numër të madh iranianësh, por është e detyruar të kufizojë mbështetjen e saj për milicitë e dhunshme në të gjithë Lindjen e Mesme, të ndërpresë ose të kufizojë programet e saj të brendshme bërthamore dhe të raketave balistike, si dhe të lehtësojë shtypjen e protestave.

Përsëri, kjo është në fundin më të pamundur të shkallës.

Udhëheqja e Republikës Islamike ka mbetur sfiduese dhe rezistente ndaj ndryshimeve për 47 vjet. Duket e paaftë të ndryshojë kursin tani.

  1. Regjimi bie, i zëvendësuar nga sundimi ushtarak

Shumë njerëz mendojnë se ky është rezultati më i mundshëm. Ndërsa regjimi është qartësisht jopopullor tek shumë njerëz, dhe çdo valë e njëpasnjëshme protestash gjatë viteve e dobëson atë më tej, mbetet një shtet i thellë sigurie i madh dhe i përhapur me një interes të drejtpërdrejtë në status quo-në.

Arsyet kryesore pse protestat deri më tani kanë dështuar në përmbysjen e regjimit janë sepse nuk ka pasur dezertime të rëndësishme në anën e tyre, ndërsa ata që janë në kontroll janë të përgatitur të përdorin forcë dhe brutalitet të pakufizuar për të qëndruar në pushtet.

Në konfuzionin që vjen pas çdo sulmi amerikan, është e mundur që Irani të përfundojë duke u sunduar nga një qeveri e fortë ushtarake e përbërë kryesisht nga figura të IRGC-së. 4. Irani hakmerret duke sulmuar forcat amerikane dhe fqinjët. Irani është zotuar të hakmerret ndaj çdo sulmi të SHBA-së, duke thënë se “gishti i tij është te këmbëza” .

Është e qartë se nuk mund të krahasohet me fuqinë e Marinës dhe Forcave Ajrore të SHBA-së, por prapëseprapë mund të sulmojë me arsenalin e saj të raketave balistike dhe dronëve, shumë prej të cilëve të fshehur në shpella, nën tokë ose në shpate të largëta malore.

Ekzistojnë baza dhe objekte amerikane të shpërndara përgjatë anës arabe të Gjirit, veçanërisht në Bahrein dhe Katar, por Irani gjithashtu mund të shënjestrojë, nëse do të donte, disa nga infrastrukturën kritike të çdo kombi që e konsideronte bashkëpunëtor në një sulm amerikan, siç është Jordania.

Sulmi shkatërrues me raketa dhe dronë ndaj objekteve petrokimike të Saudi Aramco në vitin 2019, i atribuuar një milicie të mbështetur nga Irani në Irak, u tregoi sauditëve se sa të prekshëm ishin ndaj raketave iraniane.

Fqinjët arabë të Iranit në Gjirin Persik, të gjithë aleatë të SHBA-së, janë jashtëzakonisht të shqetësuar tani se çdo veprim ushtarak i SHBA-së do të përfundojë duke u kthyer mbrapsht atyre. 5. Irani hakmerret duke vendosur mina në Gjirin Persik.

Kjo është shfaqur prej kohësh si një kërcënim potencial për transportin detar global dhe furnizimet me naftë që nga lufta Iran-Irak e viteve 1980-88, kur Irani me të vërtetë minoi korridoret e transportit detar dhe minapastruesit e Marinës Mbretërore ndihmuan në pastrimin e tyre.

Ngushtica e ngushtë e Hormuzit midis Iranit dhe Omanit është një pikë kyçe kritike. Rreth 20% e eksporteve botërore të Gazit Natyror të Lëngshëm (LNG) dhe midis 20-25% e naftës dhe nënprodukteve të naftës kalojnë nëpër këtë ngushticë çdo vit.

Irani ka kryer ushtrime për vendosjen e shpejtë të minave detare. Nëse do ta bënte këtë, atëherë kjo do të ndikonte në mënyrë të pashmangshme në tregtinë botërore dhe çmimet e naftës. 6. Irani hakmerret, duke fundosur një anije luftarake amerikane.

Një kapiten i Marinës Amerikane në bordin e një anijeje luftarake në Gjirin Persik më tha dikur se një nga kërcënimet nga Irani për të cilin shqetësohet më shumë është një “sulm i turmës”.

Këtu Irani lëshon kaq shumë dronë me shpërthyes të lartë dhe anije siluruese të shpejta në një ose më shumë objektiva, saqë edhe mbrojtjet e fuqishme të Marinës Amerikane nga afër nuk janë në gjendje t’i eliminojnë të gjitha në kohë.

Marina e IRGC-së ka zëvendësuar prej kohësh Marinën konvencionale iraniane në Gjirin Persik, disa prej komandantëve të së cilës madje u trajnuan në Dartmouth gjatë kohës së Shahut.

Ekipet detare të Iranit e kanë përqendruar pjesën më të madhe të stërvitjes së tyre në luftën jokonvencionale ose “asimetrike”, duke kërkuar mënyra për të kapërcyer ose anashkaluar avantazhet teknike që gëzon kundërshtari i tyre kryesor, Flota e Pestë e Marinës Amerikane.

Mbytja e një anijeje luftarake amerikane, e shoqëruar me kapjen e mundshme të të mbijetuarve midis ekuipazhit të saj, do të ishte një poshtërim i madh për SHBA-në.

Ndërsa ky skenar mendohet i pamundur, shkatërruesi miliarda dollarësh USS Cole u dëmtua nga një sulm vetëvrasës i Al-Kaedës në portin e Adenit në vitin 2000, duke vrarë 17 marinarë amerikanë.

Përpara kësaj, në vitin 1987, një pilot avioni irakian qëlloi gabimisht dy raketa Exocet drejt një anijeje luftarake amerikane, USS Stark, duke vrarë 37 marinarë.

  1. Regjimi shembet, i zëvendësuar nga kaosi

Ky është një rrezik shumë real dhe është një nga shqetësimet kryesore të fqinjëve si Katari dhe Arabia Saudite.

Përveç mundësisë së një lufte civile, siç është ajo që përjetuan Siria, Jemeni dhe Libia, ekziston edhe rreziku që në kaos dhe konfuzion, tensionet etnike të mund të shndërrohen në konflikt të armatosur, ndërsa kurdët, balukët dhe pakicat e tjera kërkojnë të mbrojnë popullin e tyre mes një vakumi pushteti mbarëkombëtar.

Pjesa më e madhe e Lindjes së Mesme do të ishte sigurisht e lumtur të shihte mbështetjen e Republikës Islamike, askush më shumë se Izraeli, i cili tashmë u ka dhënë goditje të rënda aleatëve të Iranit në të gjithë rajonin dhe i cili i frikësohet një kërcënimi ekzistencial nga programi i dyshuar bërthamor i Iranit.

Por askush nuk dëshiron ta shohë kombin më të madh të Lindjes së Mesme për nga popullsia, rreth 93 milionë, të zhytet në kaos, duke shkaktuar një krizë humanitare dhe refugjatësh.

Rreziku më i madh tani është që Presidenti Trump, pasi ka grumbulluar këtë forcë të fuqishme pranë kufijve të Iranit, të vendosë se duhet të veprojë ose do të humbasë reputacionin, dhe një luftë të fillojë pa një përfundim të qartë dhe me pasoja të paparashikueshme dhe potencialisht dëmtuese.

Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon

By: e xh
29 January 2026 at 10:31

Irani po bëhet gati për një sulm të mundshëm, teksa Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar asete kyç ushtarake, përfshirë një aeroplanmbajtës dhe bombardues të tjerë në Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme ndaj Republikës Islamike për shkak të shtypjes brutale të protestuesve antiqeveritarë. Nëse Trumpi autorizon një veprim ushtarak, Teherani mund të jetë praktikisht i pafuqishëm për të ndalur një sulm ajror, thonë ekspertët.

Por, kjo nuk nënkupton se Irani nuk mund të hakmerret ndaj ushtrisë amerikane dhe aseteve komerciale në rajon, thanë ekspertët, duke përmendur arsenalin e fuqishëm të Teheranit me raketa të avancuara balistike, raketa lundruese që mund të fluturojnë ulët si dhe dronët luftarakë dhe kamikazë.

Gjatë luftës 12-ditore qershorin e vitit të kaluar, Izraeli goditi infrastrukturën ushtarake të Iranit, përfshirë edhe qendrat për prodhimin e raketave. Sulmi i Izraelit po ashtu dobësoi aftësinë e Iranit, që ka një forcë të vjetëruar ajrore, për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore, duke shënjestruar radarët e tij dhe sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 të prodhimit rus.

Edhe në ato rrethana, Teherani arriti të lëshonte qindra raketa balistike drejt Izraelit. Dhjetëra raketa, shumica nga të cilat kishin për cak objektet ushtarake, depërtuan mbrojtjen e fuqishme ajrore të Izraelit.

“Në aspektin e aftësive mbrojtëse, Irani është praktikisht i pambrojtur”, tha Michael Horowitz, një ekspert i pavarur i mbrojtjes, me seli në Izrael.

Por, Irani “ka ende një arsenal të madh raketash me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi që lehtësisht mund të godasin bazat amerikane në Lindjen e Mesme, si edhe raketa lundruese dhe dronë që me gjasë do t’i përdorte për të shënjestruar anijet amerikane”, shtoi Horowitz.

Raketat “e fuqishme” balistike

Në qershor, Izraeli goditi caqe përreth Teheranit, përfshirë kompleksin ushtarak në Parçin, bazën ushtarake Hoxhir, objektin raketor në Shahrud dhe një fabrikë në Zonën Industriale Shamsabad.

Sulmet kishin për qëllim të pengonin prodhimin nga Irani të raketave balistike me rreze të mesme veprimi, të cilat përbëjnë kërcënim për Izraelin dhe janë “mjaft të fuqishme”, tha Sascha Bruchmann, analist për çështje ushtarake dhe të sigurisë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, me seli në Londër.

Shumë nga raketat balistike me rreze të mesme veprimi “operojnë me karburante të lëngshëm dhe varen infrastruktura për t’u gjuajtur dhe për t’u mbushur me karburant”, tha Bruchmann. “Izraelitët e përdorën këtë fakt për t’i gjetur dhe për t’i shkatërruar shumicën e lëshuesve të raketave gjatë luftës”.

Numri i lëshuesve të raketave që Irani ka operacionale është i paqartë.

Irani posedon edhe raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi që janë “shpesh me karburant të ngurtë, shumë më fleksibile dhe për këtë arsye më të vështira për t’u detektuar para lëshimit”, shtoi Bruchmann, duke vlerësuar se Teherani ka disa mijëra raketa të tilla.

Ai tha se raketat me rreze të mesme veprimi “përbëjnë kërcënim real, veçmas për shtetet më të vogla të Gjirit Persik”, sikurse Katari dhe Bahrejni që janë mikpritës të bazave dhe forcave amerikane.

Përtej arsenalit të armëve, një nga mjetet më të fuqishme të Iranit është aftësia e tij për të penguar trafikun e naftës në Gjirin Persik, një rajon që prodhon rreth 40 për qind të naftës në botë, thonë ekspertët.

Rreth një e pesta e furnizimit global me naftë kalon përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë e ngushtë ujore që lidh Gjirin Persik me oqeanin e hapur. Irani ka shqyrtuar më herët mbylljen e kësaj rruge, një veprim që do të ndërpriste rrjedhën globale të naftës.

“Republika Islamike që një kohë të gjatë ka përgatitur një sërë kapacitetesh ushtarake të destinuara për ta mbyllur këtë rrugë kyç detare. Kjo do të krijonte një tronditje ekonomike që Irani mund ta shfrytëzonte”, tha Horowitz.

SHBA shqyrton opsione ushtarake

Trump kërcënoi me sulme ushtarake ndaj Iranit pasi autoritetet vranë mijëra persona gjatë shtypjes së protestave masive që shpërthyen në fund të dhjetorit. Kohët e fundit, Trump është tërhequr nga ky kërcënim, megjithëse nuk e ka përjashtuar kryerjen e një sulmi.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Trump po shqyrton një sërë opsionesh ushtarake. Ato përfshijnë sulme ndaj objektivave kryesisht simbolike, sulme që kanë për shënjestër eliminimin e liderit suprem ajatollah Ali Khamenei dhe udhëheqësve të tjerë apo një fushatë të zgjatur bombardimesh.

Çdo veprim ushtarak i SHBA-së kundër Iranit bart rreziqe të mëdha, thonë ekspertët, dhe edhe një sulm i kufizuar mund të provokojë kundërpërgjigje nga Teherani dhe të shkaktojë një konflikt të gjerë që mund ta përfshijë të gjithë rajonin.

Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit

Nuk është e qartë nëse qëllimi përfundimtar i një veprimi të mundshëm ushtarak amerikan ndaj Iranit është ndryshimi i regjimit, nxitja e dezertimeve në forcat e armatosura dhe elitën politike, dobësimi i aftësisë së forcave të sigurisë për të shtypur protestat, apo që një Teheran i dobësuar të sillet në tavolinën e negociatave.

Një fushatë ajrore amerikane, pa ndërhyrje tokësore, nuk do të çonte në ndryshim të regjimit, sipas ekspertëve. Një pushtim tokësor i Iranit, shtetit më të madh dhe më të populluar në Lindjen e Mesme, konsiderohet opsion joreal nga shumë ekspertë të mbrojtjes.

Një fushatë e zgjatur ajrore nga SHBA-ja ka pak gjasa të ndodhë, thonë ekspertët, duke përmendur dëshirën e Trumpit, sipas raportimeve, për një sulm të kufizuar dhe vendimtar. Por, edhe një ofensivë që do të zgjaste me muaj nuk do të garantonte rrëzimin e regjimit.

“Një fushatë e qëndrueshme ajrore nga SHBA-ja mund ta dëmtojë rëndë ushtrinë konvencionale të Iranit duke shkatërruar sistemet e komandës dhe kontrollit si dhe infrastrukturën, por nuk ka gjasa që vetëm ajo të çojë në kolapsimin e forcave të sigurisë së Iranit, të cilat mund të shpërndahen, të fshihen dhe të kalojnë në represion të brendshëm”, tha Horowitz.

“Fuqia ajrore mund të ndëshkojë dhe paralizojë, por do të duhej që njëkohësisht të kishte në terren një çarje politike, si rifillimi i protestave dhe përçarjeve brenda udhëheqjes iraniane, për të sjellë vërtet një kolaps të plotë të forcave të sigurisë ose të regjimit”, shtoi ai./REL/

Bisedimet bërthamore, CNN: Trump shqyrton sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit

By: e xh
29 January 2026 at 10:15

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po shkojnë drejt një lufte. Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton një sulm të ri të madh ndaj Iranit, pasi diskutimet paraprake midis Uashingtonit dhe Teheranit mbi kufizimin e programit bërthamor të vendit dhe prodhimit të raketave balistike dështuan të përparonin.

Kështu shkruan CNN duke cituar disa burime që kanë njohur mbi çështjen. Kërcënimet e fundit të Trump u pritën me indinjatë nga Teherani, i cili u zotua për një përgjigje të menjëhershme ndaj çdo veprimi ushtarak të SHBA-së, me një këshilltar të lartë të udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei që kërcënoi të shënjestrojë Izraelin në rast të një sulmi.

Është një rifokus i shpejtë i objektivave të përcaktuara publikisht nga administrata amerikane për Iranin dhe vjen vetëm disa javë pasi Trump e konsideroi seriozisht veprimin ushtarak që ai e cilësoi si ndihmë të mundshme për protestat mbarëkombëtare në Iran. Presidenti amerikan postoi në Truth Social duke kërkuar që Irani të ulet në tryezën e bisedimeve për të negociuar “një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë”. “JO ARMË BËRTHAMORE”, shkroi Trump. Ai paralajmëroi se sulmi i ardhshëm i SHBA-së ndaj vendit “do të jetë shumë më i keq” se ai që kreu verën e kaluar, kur ushtria amerikane sulmoi tre nga centralet bërthamore të Iranit.

Sipas CNN, opsionet që ai po shqyrton tani përfshijnë sulme ajrore ushtarake amerikane që synojnë udhëheqësit e Iranit dhe zyrtarët e sigurisë që besohet se janë përgjegjës për vrasjet, si dhe sulme ndaj centraleve bërthamore iraniane dhe institucioneve qeveritare. Trump nuk ka marrë një vendim përfundimtar se si të veprojë, thonë burimet e CNN, por presidenti beson se opsionet e tij ushtarake janë zgjeruar që nga fillimi i këtij muaji, tani që një grup sulmues amerikan është në rajon, ndërsa një tjetër po shkon në Lindjen e Mesme.

Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës

By: e xh
29 January 2026 at 09:25

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime do të shpërndahen për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës.

Bashkitë që përfitojnë janë;

Delvinë – 36 mln lekë

Dibër – 10,5 mln lekë

Gramsh – 86,6 mln lekë

Has – 0,7 mln lekë Rrogozhinë – 1,8 mln lekë

Krujë – 146 mln lekë

Kukës – 0,6 mln lekë

Librazhd – 0,2 mln lekë

Peqin – 4 mln lekë

Tepelenë – 0,3 mln lekë

Kamëz – 2 mln lekë

Maliq – 1,2 mln lekë

Finiq – 40 mln lekë

Dropull – 7,7 mln lekë

Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë

Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus

By: e xh
29 January 2026 at 09:11

Pas Hungarisë, edhe Sllovakia synon tani të ngrejë padi në Gjykatën Europiane të Drejtësisë (GJED) në Luksemburg kundër ndalimit të importit të gazit natyror nga Rusia, për të cilën ka vendosur BE-ja. Kryeministri Robert Fico njoftoi se Sllovakia do të ngrejë padi për faktin se vendimi u miratua me shumicë të kualifikuar. Sllovakia dhe Hungaria “humbën” gjatë votimit të djeshëm. 24 nga 27 shtetet anëtare të BE-së votuan në favor të ndalimit të importit të gazit nga Rusia, ndërsa Bullgaria abstenoi.

Marrja e këtij vendimi ishte strukturuar në mënyrë të tillë që nuk kërkohej unanimitet votash. “Ne do ta kundërshtojmë shkeljen e parimeve të subsidiaritetit dhe proporcionalitetit”, deklaroi Fico. Sllovakia do të koordinojë qëndrimin e saj me Hungarinë. Fico nuk tha se kur do të ngrejë Sllovakia padinë e saj.

Orbani e konsideron ndalimin e importit si sanksion

Kurse kryeministri hungarez, Viktor Orban, deklaroi se ndalimi i importit të importit të gazit natyror nga Rusia, ndryshe nga si e paraqet Komisioni i BE-së, në realitet nuk është formalisht masë e politikës tregtare, por sanksion. Për sanksionet nevojitet unanimitet votash, gjë që Hungaria dhe Sllovakia mund ta kishin parandaluar.

Sipas Ministres sllovake të Ekonomisë, Denisa Sakova, deri në dhjetor 2025 Sllovakia e kishte ulur në 33 përqind sasinë e gazit që importon nga Rusia. Deri vetëm pak vite më parë, Sllovakia e importonte thuajse gjithë gazin e saj nga Rusia. Sllovakia nuk dëshiron ta heqë dorë plotësisht prej gazit rus, pjesërisht sepse, si vend pa dalje në det, nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në terminalet e gazit natyror të lëngshëm (LNG).

Përveç degëve të ndryshme të industrisë që kërkojnë shumë energji, në Sllovaki edhe familjet janë shumë të varura nga gazi për ngrohje. BE-ja dëshiron t’i japë fund marrëveshjeve të gazit me ish-furnizuesin e saj kryesor dhe ta privojë Rusinë nga një burim i rëndësishëm të ardhurash për të financuar luftën kundër Ukrainës. Ligji përcakton që importet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) rus duhet të ndalen deri në fund të vitit 2026 dhe furnizimet me gaz përmes tubacioneve deri në fund të vitit 2027./ DW

Masakra me 11 të vdekur në stadiumin e futbollit në Meksikë, tre të arrestuar

By: e xh
29 January 2026 at 08:49

Autoritetet meksikane njoftuan të mërkurën arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në të shtënat që lanë 11 të vdekur dhe rreth dhjetë të plagosur në një stadium futbolli në pjesën qendrore të vendit.

Të dielën, persona të armatosur sulmuan një stadium lagjeje dhe hapën zjarr ndaj spektatorëve në Salamanca , një qytet me rreth 160,000 banorë në shtetin qendror të Guanajuato, i cili është ndër ato që janë goditur më rëndë nga dhuna në Meksikë.

Autoritetet besojnë se ishte një rast larjeje hesapesh i lidhur me krimin e organizuar.

Sekretariati Shtetëror (Ministria) e Sigurisë raportoi se tre të dyshuar u arrestuan, pas një serie “operacionesh të koordinuara dhe të synuara”. Ai nuk dha detaje mbi identitetin e të dyshuarve, as akuzat me të cilat përballen në hetim, për të mbrojtur konfidencialitetin e tij.

Midis të vdekurve ishin të paktën pesë punonjës të një kompanie private sigurie.

Sipas raporteve fillestare, ata u vunë në shënjestër sepse kompania për të cilën punonin kishte lidhje me Kartelin e fuqishëm të Gjeneratës së Re Jalisco (JNGC). Besohej se autorët e krimit ishin anëtarë të Kartelit Santa Rosa de Lima (SRL), një rival i të parit. Dy bandat po luftojnë për kontrollin e trafikimit të karburantit të vjedhur, trafikimit të drogës dhe zhvatjes.

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum shprehu kënaqësi javën e kaluar që shkalla e vrasjeve në vend kishte rënë në nivelin më të ulët në një dekadë, në 17.5 për 100,000 banorë, në vitin 2025.

Por në Guanajuato, i cili mbetet një nga shtetet më të prekura nga dhuna, shkalla ishte 38.8 për 100,000 banorë.

Vala e pafundme e dhunës që i atribuohet karteleve në Meksikë ka marrë jetën e më shumë se 450,000 njerëzve që nga viti 2006, pa llogaritur më shumë se 100,000 që janë zhdukur, sipas të dhënave zyrtare.

❌
❌