Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Main stream

A është ky Labubu i ri? Kafsha prej pelushi me fytyrë të trishtuar lidhet me lodhjen e punëtorëve

By: gaze tare
28 January 2026 at 15:52

Një kalë i kuq prej pelushi, i menduar fillimisht si dekor për Vitin e Ri Kinez, është shndërruar në një fenomen viral në Kinë, duke u kthyer në simbol të lodhjes, presionit dhe rraskapitjes së punonjësve, veçanërisht atyre të mediave sociale.

Lodra prodhohet nga dyqani Happy Sisters në qytetin Yiwu, në perëndim të Kinës. Ajo dallohet për një detaj të pazakontë: goja e qepur përmbys, që i jep kalit një shprehje të trishtuar, në vend të buzëqeshjes së zakonshme. Sipas kalendarit zodiak kinez, viti që nis më 17 shkurt është Viti i Kalit, simbol i energjisë dhe punës së palodhur.

Pronaria e dyqanit shpjegoi për mediat lokale se shprehja e trishtuar erdhi si pasojë e një gabimi prodhimi. Megjithatë, pasi lodra u bë virale në rrjetet sociale, kompania vendosi të vazhdojë prodhimin e “kalit të gabuar”, duke përqafuar popullaritetin e tij të papritur.

Ndërsa Viti i Kalit zakonisht lidhet me optimizëm dhe forcë, suksesi i këtij pelushi sugjeron se shumë qytetarë kinezë nuk ndihen në atë gjendje shpirtërore. Kali i trishtuar u përhap me shpejtësi në platformat sociale, duke reflektuar ndjenjat e lodhjes dhe presionit në një vend të njohur për kulturën e tij intensive të punës, përfshirë sistemin famëkeq 9-9-6 (nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të mbrëmjes, gjashtë ditë në javë).

“Njerëzit bëjnë shaka se kali që qan tregon si ndihesh në punë, ndërsa ai që buzëqesh tregon si je pas pune”, tha për Reuters Zhang Huoqing, pronare e Happy Sisters. Deri në mesin e janarit, dyqani merrte mbi 15 mijë porosi në ditë, duke e detyruar fabrikën të hapte dhjetë linja të reja prodhimi.

Me një çmim rreth 25 juanë (afërsisht 3 euro), lodra u bë e përballueshme për masat dhe u shndërrua shpejt në atë që përdoruesit e quajtën “kukulla emo kombëtare” dhe një mjet për “shprehje kolektive emocionale”. Popullariteti i saj lidhet edhe me trendin e lodrave “të shëmtuara por të lezetshme”, si përbindëshi i famshëm Labubu i Pop Mart.

Ekspertët e tregut vlerësojnë se fenomeni shkon përtej një lodre. Sipas Jacob Cooke, CEO i WPIC Marketing + Technologies, produktet e konsumit dhe memet online po kthehen në mënyra të reja për të shprehur stresin në punë, veçanërisht në platforma si Xiaohongshu, ku shprehja emocionale dhe kultura e konsumit ndërthuren ngushtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

The post A është ky Labubu i ri? Kafsha prej pelushi me fytyrë të trishtuar lidhet me lodhjen e punëtorëve appeared first on iconstyle.al.

Plagosi vajzën në Durrës, lihet në burg babai, zbardhet dëshmia: Më lironi…

By: gaze tare
28 January 2026 at 15:10

“Jam i pafajshëm dhe kërkoj të lirohem menjëherë. Nuk kam mbajtur mjete prerëse dhe sherrin nuk e kam nisur unë.” Këto kanë qenë fjalët e 56-vjeçarit Mikel Ndoj gjatë seancës gjyqësore me dyer të mbyllura, ku u shqyrtua masa e sigurisë ndaj tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, kur Ndoj plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, si edhe një koleg të saj, i cili ndërhyri për ta mbrojtur të renë. Sipas hetimeve paraprake, sulmi ndodhi në rrugë, pranë vendit të punës së vajzës, duke shkaktuar panik dhe reagim të menjëhershëm të forcave të policisë.

Pas shqyrtimit të provave, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 56-vjeçarin, duke e konsideruar të ligjshëm arrestimin e tij nga ana e policisë. Sipas burimeve zyrtare, gjatë seancës Ndoj nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për veprën e kryer. Përkundrazi, ai ka mohuar ngjarjen, pavarësisht faktit se ndaj tij rëndojnë dëshmi të shumta, përfshirë deklarime të dëshmitarëve okularë dhe pamje filmike të sekuestruara nga kamerat e sigurisë në zonë.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu detaje nga e kaluara familjare e autorit. Prindërit e 24-vjeçares kishin rreth gjashtë vite që ishin ndarë, pas episodeve të dhunës në familje. Pas ndarjes, 56-vjeçari ishte larguar drejt Italisë, ku më pas ishte burgosur. Pas rikthimit në Shqipëri, ai nuk ishte pranuar më nga familja.

Sipas hetuesve, refuzimi për t’u rikthyer në familje dhe tensionet e vazhdueshme me vajzën e tij dyshohet se kanë qenë shkaku kryesor i konfliktit, që përfundoi në aktin e rëndë të dhunës. Kjo situatë ka mjaftuar që Ndoj të shkonte në vendin e punës së së bijës dhe ta sulmonte atë me mjet prerës, duke e plagosur rëndë.

Të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Plagosi vajzën në Durrës, lihet në burg babai, zbardhet dëshmia: Më lironi… appeared first on iconstyle.al.

Flet organizatori i dasmës: Jam i befasuar nga qëndrimi i Brooklyn Beckham ndaj prindërve të tij

By: gaze tare
28 January 2026 at 14:44

Planifikuesi i dasmës së Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz ka folur për përvojën e tij para dasmës së tyre, duke ndërhyrë në grindjen familjare. Preston Bailey, siç quhet ndryshe, shpjegoi se ishte i befasuar pas akuzave të 26-vjeçarit kundër prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham.

Disa ditë më parë, Brooklyn Beckham sulmoi familjen e tij përmes postimeve në llogarinë e tij personale në Instagram, duke theksuar se nuk dëshiron pajtim me ta, duke akuzuar nënën e tij se ka kërcyer në mënyrë të papërshtatshme mbi të gjatë dasmës, ndërsa tha se ai dhe babai i tij përpiqeshin vazhdimisht t’i prishnin marrëdhënien me aktoren.

“Jam i befasuar nga qëndrimi i Brooklyn Beckham ndaj prindërve të tij, ai nuk është personi që takova”, tha organizatori i dasmës së tij.

Preston Bailey, duke lexuar deklaratat e Brooklyn-it, vuri në dukje se ishte i tronditur, pasi ky nuk është i riu që takoi, i cili kishte një natyrë të qetë dhe të butë. Edhe pse nuk e organizoi dasmën dhe u zëvendësua sepse ishte “i zënë me punë të tjera” dhe “nuk mund të ofronte në nivelin e cilësisë me të cilin ishte mësuar”, rreth kohës që punonte me çiftin, ai i tha Page Six:

“Më habit që ai mban këtë qëndrim ndaj prindërve të tij. Ky nuk është Brooklyni që takova, si personazh ai ishte një person i sjellshëm dhe i qetë… Ai ishte thjesht një djalë i mirë, normal që më përshëndette dhe bënte bisedë. Mund të flas për përvojën time me Brooklyn-in. Gjatë planifikimit, veçanërisht në detajet e dizajnit, ai ishte shumë i përfshirë në mënyrë aktive. Gjithmonë e kam gjetur atë një person të butë dhe dinjitoz. Nuk kishte kurrë tension.”

Dhe pastaj shtoi: “Nuk më kujtohet që Nicola të ketë qenë autoritare. Më kujtohet shumë butësi mes tyre. Çdo plan që bëhej i paraqitej Nicolës, por ishte e rëndësishme që Brooklyn ta miratonte. Ai nuk do të bënte asgjë pa miratimin e tij.”

The post Flet organizatori i dasmës: Jam i befasuar nga qëndrimi i Brooklyn Beckham ndaj prindërve të tij appeared first on iconstyle.al.

Doli me zarf të zi nga shtëpia, Keijsi reagon për herë të parë pas largimit nga ‘BBVA’

By: gaze tare
28 January 2026 at 14:22

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka reaguar për herë të parë publikisht pas përjashtimit nga gara përmes zarfit të zi, një nga vendimet më të forta të këtij edicioni. Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ai ka zgjedhur të flasë hapur për përvojën e tij dhe arsyet që çuan në këtë vendim.

Keijsi ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Shqipëria Live”, ku theksoi se nuk është penduar për veprimet e tij gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP 5”.

Pjesë nga intervista:

A mendon që u nxite?

Jo, nuk jam nxitur, por mënyra se si iu drejtua një mashkull një femre nuk ishte e drejtë, një mashkull nuk mund t’i drejtohet një femre ashtu.

Kur hyri zarfi i zi në shtëpi, e kuptove që është për ty?

E dija

Je penduar?

Jo

A mund të kishe bërë diçka ndryshe?

Jo, e kam bërë çdo gjë me koshiencë. Kam bërë si e kam ndjerë që nga dita e parë deri në fund.

E shijove?

Shumë, jashtë mase shumë, një mundësi që të vjen një herë në jetë. Je në izolim, por jo tamam në izolim.

A u mërzite që dole me zarf të zi?

Që dola po, jo me zarf të zi.

The post Doli me zarf të zi nga shtëpia, Keijsi reagon për herë të parë pas largimit nga ‘BBVA’ appeared first on iconstyle.al.

Video/ Mateo nxjerr me forcë Rogertin nga shtrati, reagojnë familjarët e banorit

By: gaze tare
28 January 2026 at 13:44

Një ngjarje e tensionuar ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale, pas publikimit të një “story”-je në Instagram nga familjarët, ku pretendohet se Rogerti është vënë në shënjestër nga banorët gjatë gjithë mbrëmjes. Sipas tyre, situata është përshkallëzuar pas debateve të ashpra që ai ka pasur me Malin.

Në pamjet e shpërndara dhe në përshkrimin që i shoqëron ato, thuhet se Mateo ka kryer një veprim të rëndë ndaj Rogertit, duke e nxjerrë me forcë nga shtrati. Ai dyshohet se e ka tërhequr nga jorgani në momentin kur Rogerti ishte shtrirë për të fjetur, një situatë që është cilësuar si e papranueshme nga shumë ndjekës.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, me thirrje të drejtpërdrejta ndaj produksionit që të ndërhyjë dhe të hapë të ashtuquajturin “zarf i zi” për Mateon. Shumë komentues e kanë cilësuar këtë veprim jo vetëm si dhunë fizike, por edhe si presion psikologjik ndaj një banori që ndodhej në një moment të ndjeshëm.

“Loja nuk bëhet duke lënduar tjetrin”, shkruhet në disa nga reagimet, ndërsa të tjerë paralajmërojnë se situata mund të kishte përfunduar edhe më keq, nëse nuk do të ishte ndalur në kohë.

Tashmë, vëmendja është e përqendruar te reagimi i produksionit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë masa ndëshkuese.

The post Video/ Mateo nxjerr me forcë Rogertin nga shtrati, reagojnë familjarët e banorit appeared first on iconstyle.al.

Xheneta Fatahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan pamjet nga spitali

By: gaze tare
28 January 2026 at 13:27

Xheneta Fatahu është bërë sërish temë diskutimi në rrjetet sociale, pasi ka zbuluar se së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike në hundë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit një moment nga pas operacionit.

Në “story”-n e publikuar, Xheneta shfaqet e shtrirë në shtratin e spitalit, me fashë në hundë, menjëherë pas ndërhyrjes. Pranë saj shihen edhe dy persona shumë të afërt, Adri dhe Iliriana, të cilët i qëndrojnë pranë dhe i ofrojnë mbështetje gjatë rikuperimit. Prania e tyre ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke treguar se ajo nuk është vetëm në këtë proces.

Pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale, Xheneta duket e qetë dhe në humor të mirë, çka ka bërë që shumë ndjekës të reagojnë pozitivisht dhe t’i urojnë shërim të shpejtë. Nga pamjet e publikuara, krijohet përshtypja se operacioni ka kaluar pa komplikime dhe se ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Megjithatë, Xheneta ka zgjedhur të mos japë detaje të tjera lidhur me ndërhyrjen, duke mos sqaruar nëse bëhet fjalë për një procedurë thjesht estetike apo për arsye shëndetësore. Ajo nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë shtesë, duke lënë gjithçka në kuadër të një postimi të shkurtër.

The post Xheneta Fatahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan pamjet nga spitali appeared first on iconstyle.al.

Fundi i muajit sjell surpriza të këndshme për tre shenja të zodiakut

By: gaze tare
28 January 2026 at 12:46

Janari 2026 po mbaron, por për disa shenja të zodiakut, viti sapo ka filluar të zbulojë aspektet e tij më bujare. Sipas tendencave astrologjike, tre shenja të zodiakut janë në një periudhë veçanërisht të favorshme, ku fati, intuita e duhur dhe mundësitë e papritura punojnë pothuajse në harmoni. Qofshin zhvillime financiare, vendime të zgjuara apo thjesht ato momente kur gjithçka duket se “klikon” në mënyrë perfekte, shenjat e mëposhtme të zodiakut kanë çdo arsye për të qëndruar të hapur ndaj çdo gjëje që u del përpara.

Demi

Demi ka një lidhje të lindur me stabilitetin dhe sigurinë materiale, dhe në fund të janarit kjo lidhje forcohet. Ndikimet planetare krijojnë një mjedis qetësie dhe besimi, gjë që e ndihmon shenjën të marrë vendime të sakta dhe metodike, veçanërisht në çështjet financiare. Nuk ka të bëjë aq shumë me fatin, sesa me shpërblimin e durimit dhe qëndrueshmërisë. Zgjedhjet e vjetra, planet që u ndërtuan në heshtje ose përpjekjet që nuk ishin parë ende, tani po fillojnë të japin fryte.

Luani

Ditët e fundit të janarit janë të ndritshme. Vetëbesimi rritet, humori lehtësohet dhe ndjenja se “diçka e mirë po vjen” bëhet pothuajse e prekshme. Është një kohë kur kjo shenjë tërheq mundësi për ta, thjesht sepse ata besojnë në vetvete. Sekreti, megjithatë, qëndron në veprimin e vazhdueshëm: hapa të vegjël e të vazhdueshëm që mund të çojnë në një sukses shumë më të madh nga sa prisnin.

Shigjetari

Shigjetari është në një fazë ku universi duket se u hap shtigje aty ku më parë shihnin pengesa. Me Jupiterin që forcon optimizmin dhe guximin e tyre, kjo shenjë fiton një instinkt të mprehtë për vendin ku duhet të jetë dhe cilën zgjedhje ia vlen të ndiqet. Mundësitë mund të shfaqen papritur. Rritja e vetëbesimit i bën Shigjetarët më të guximshëm, më të hapur ndaj rrezikut dhe në fund të fundit më afër diçkaje që nuk guxonin kurrë ta ëndërronin deri vonë.

The post Fundi i muajit sjell surpriza të këndshme për tre shenja të zodiakut appeared first on iconstyle.al.

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber nën hetim për sulm brutal në një lokal

By: gaze tare
28 January 2026 at 12:42

Motra e Hailey Bieber, Alaia Baldwin, po përballet me burgim të mundshëm pasi u arrestua pasi dyshohet se sulmoi punonjësit në një bar në Georgia.

33-vjeçarja, sipas Us Weekly, u arrestua në shkurt 2024 pasi dyshohet se shkaktoi rrëmujë në një bar në Savannah, Georgia, dhe përballet me akuza për sulm ndaj tre punonjësve. Punonjësit pretendojnë se ajo madje i hodhi një tampon të përdorur një kamariereje në banjën e stafit, si dhe goditi njërën nga viktimat në organet gjenitale dhe i shkuli fije flokësh nga koka një viktime tjetër.

Të hënën, më 26 janar, prokurorët e Xhorxhias detajuan katër akuza për kundërvajtje kundër Alaias: sulm i thjeshtë, dhunë e thjeshtë, shkelje e pronës dhe shkelje e pronës. Nëse dënohet, ajo mund të përballet me deri në një vit burg, me dënimin e saj të planifikuar për më 23 prill.

Sipas punonjësve, gjithçka filloi kur Baldwin hyri në tualetin e stafit dhe iu kërkua të largohej nga ai tualet dhe të shkonte në tualetin e klientëve. Më pas ajo dyshohet se u bë agresive, filloi të bënte kërcënime dhe përfundimisht sulmoi tre punonjës, duke i tërhequr flokët një roje sigurie ndërsa ai përpiqej ta mbante nën kontroll, ndërsa një roje i dytë sigurie u godit me shqelma në organet gjenitale kur u përpoq ta mbante nën kontroll.

Punonjësja e tretë që 33-vjeçarja sulmoi është kamariere në dyqan dhe u përball kur u përpoq të hynte në tualetin e stafit pasi i thanë se Alaya kishte nevojë për pak kohë për të vjellë dhe për të ndërruar tamponin.

Në një intervistë me TMZ, Hailey Coley, kamarierja, tha se u tha Baldwin dhe miqve të saj se nuk lejoheshin në tualetin e stafit dhe më pas vuri re se “lavamani ishte plot me të vjella”. Ajo shpjegoi se priti gjatë para se të kthehej në banjo për të kontrolluar se çfarë po ndodhte. Pasi u kthye brenda, ajo pretendoi se Alaya Baldwin i hodhi një tampon. “Unë thashë, ‘Dëgjoni, ju djema duhet të largoheni,’ ” tha Coley, duke shtuar se Baldwin tha, “Nuk më besoni? Doni ta shihni?” dhe i hodhi tamponin e përdorur, pa ia lëshuar dorën. Vajza më pas tha se thirri sigurimin dhe pasi ata arritën ta mbanin nën kontroll, e nxorën nga vendi.

Kamarierja beson se 33-vjeçarja ishte nën ndikimin e alkoolit dhe po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie kundër saj. “ Sepse ky është lëngu trupor i dikujt që ra në kontakt me mua. Kjo është thjesht e papranueshme dhe është plotësisht e pajustifikueshme, veçanërisht kur dikush po përpiqet të të ndihmojë.”

Alaia Baldwin, nga ana e saj, i tha oficerit të parë në vendngjarje se veproi në vetëmbrojtje, por në fund u arrestua. Një raport policor i marrë nga E! thotë: “Zonja Baldwin deklaroi se u nxor me forcë nga klubi. Fillimisht ajo mohoi të kishte hyrë me forcë në tualet, duke deklaruar vetëm se kishte nevojë ta përdorte atë për të vjellë dhe për të ndërruar tamponin”, dhe se “fillimisht ajo mohoi ta kishte hedhur tamponin e përdorur te kamarierja, por më vonë deklaroi se po.”

Në një deklaratë për TMZ në atë kohë, avokati i saj, Drew Findling, tha:

“Më 24 shkurt 2024, znj. Baldwin udhëtoi për në Savannah, Georgia për të festuar martesën e afërt të një shoqeje të ngushtë. Fatkeqësisht, ajo që duhej të kishte qenë një mbrëmje argëtuese vajzash mori një kthesë të papritur. Znj. Baldwin është e turpëruar dhe e penduar për ngjarjet e asaj nate dhe po merr masat e nevojshme për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë më kurrë.”

The post Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber nën hetim për sulm brutal në një lokal appeared first on iconstyle.al.

Vëllai i Selin vjen në shtëpinë e BBVA, ja kë zgjedh të takojë

By: gaze tare
27 January 2026 at 23:51

Këtë mbrëmje, në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka mbërritur Joni, i njohur edhe si Dj ONNO, vëllai i Selin dhe njëkohësisht partneri i Gretës, duke sjellë emocione të forta dhe tension mes banoreve. Sipas rregullit, ai kishte të drejtë të takonte vetëm njërën prej tyre dhe zgjedhja e tij ishte Selin.

Takimi mes vëlla e motër u shoqërua me përqafime dhe emocione, ndërsa Joni i përcolli Selinit një mesazh të drejtpërdrejtë dhe domethënës: “Je shumë mirë, por mendoj se do jesh edhe më mirë po të jesh vetëm”.

Fani i formatit e interpretoi këtë si një këshillë për t’u fokusuar më shumë te vetja dhe loja, larg ndikimeve apo lidhjeve që mund ta pengojnë.

Ndërkohë, Joni tentoi t’i përcillte një mesazh edhe Gretës, por situata u bë e vështirë emocionalisht për të. Greta nuk arriti të qëndronte në dhomën e ndenjes dhe, e prekur, u drejtua drejt Arenës për ta takuar dhe përqafuar, duke thyer distancën që e ndante nga ai.

Momentet e ndjera mes tyre nuk kaluan pa u vënë re nga banorët dhe publiku, duke shtuar dyshimet dhe diskutimet për ndikimin që këto takime nga jashtë mund të kenë në lojën dhe gjendjen emocionale të konkurrentëve brenda shtëpisë.

The post Vëllai i Selin vjen në shtëpinë e BBVA, ja kë zgjedh të takojë appeared first on iconstyle.al.

“Po e përdor për lojë, jo për ndjenja”/ Brikena flet hapur për raportin me Mateon

By: gaze tare
27 January 2026 at 23:16

Raporti mes Mateos dhe Brikenës vazhdon të jetë një pikëpyetje e madhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Banori, prej kohësh është shprehur se ka një pëlqim për Brikenën, por kjo e fundit është shprehur se ai po e përdor këtë gjë për lojë.

Bisedat gjate Prime-it:

Mateo: Situata është shumë e komplikuar dhe Brikena është vajzë e komplikuar. Siç ka ardhur loja, komunikimi ynë ka qenë në tension. Kjo është arsyeja pse kam dashur të qëndroja larg, sepse doja t’ia fitoja besimin pak nga pak.

Brikena: Besimi fitohet duke qëndruar unë në një cep e ti në një cep?

Mateo: Jo, unë kam ardhur të afrohem dhe ti largohesh.

Brikena: Për sa kohë mami im të ka dhënë dorën, atë çështje e kam mbyllur. Por që Mateo del e thotë unë kam pëlqim, kur tërë ditën nuk e shohim njëri-tjetrin në sy, ai nuk është pëlqim. Unë normal qëndroj larg, se kam dyshimet e mia. Një mashkull që ka një pëlqim sillet ndryshe. Unë s’po them të më bezdisë, por një mirëmëngjesi. Ky më flet vetëm kur dalin situata në Prime. Unë mendoj se Mateo po e shfrytëzon këtë gjë sepse nuk ka pëlqim për mua.

Mateo: Për mua ka qenë situata më shumë se e sikletshme.

Brikena: Ky del gjithmonë i prekur, se ka një pëlqim, ky si mashkull duhet të vijë vetë dhe të më thotë mua një mirëmëngjesi. Unë nuk kam shprehur pëlqim dhe jam shumë koherente me atë që kam thënë.

Mateo: Në momentin kur i afrohem Brikenës, ajo largohet. Mua më duket sikur e vë në siklet. Në shtëpi më kanë thënë që e përndjek. Mua më duket sikur e bezdis.

Brikena: Ta kam thënë, nuk kam pëlqim me ty. Nëse do të krijosh një raport miqësor me mua, duhet ta marrësh ti hapin e parë. Për mua je si gjithë banorët e tjerë. Mos thuaj që s’ke pëlqim kur gjithë ditën nuk hedh një shikim.

The post “Po e përdor për lojë, jo për ndjenja”/ Brikena flet hapur për raportin me Mateon appeared first on iconstyle.al.

“Maniak që sheh çdo femër”/ Ina përballet me deklaratën e saj, çfarë tha Stenaldo?

By: gaze tare
27 January 2026 at 22:38

Një prej debateve te Prime-it te sotem ishte dhe ai mes Inës dhe Stenaldos, me këtë të fundit që u akuzua nga banorja si maniak që sheh çdo femër që vjen në shtëpi.

Debati ne Prime:

Stenaldo: Turp t’i vijë Keijsit, Inës dhe këtij tjetrit (Rogertin) që do dalë avash-avash.

Ina: Çdo gjë është shkak-pasojë. Stenaldo gjithë kohës më është drejtuar me fjalë të ulëta. ‘E dimë çfarë përfaqëson ti’. Të prekësh një femër në moral, nuk të bën më shumë burrë. Gjithçka ka nisur aty jashtë. Ti ishe lënduar nga këmbët dhe Keijsi të tha: ‘Stenaldo, a të duhet ndihmë’ dhe ti gjithë neveri i the: ‘Nuk më duhet ndihma jote’. Gjithë kohës më je drejtuar mua dhe Keijsit me një gjuhë urryese, a thua se ke një mllef. Keijsi i tha që harrove Juelën dhe re në dashuri me Baby G, edhe unë i thashë je maniak femrash.

Stenaldo: Nëse Kristi do të kishte qenë shkak i daljes së Keijsit me zarf të zi, atëherë do të kisha qenë dhe unë. Është e rëndë të dëgjosh që unë jam një maniak vajzash.

Ina: Ashtu siç është e rëndë të më thuash mua një femër të pamoralshme.

Stenaldo: Ina, ti ke ardhur me një puthje këtu. Është e vërteta jote. Të të vijë zor për njeriun që përfaqëson.

Baby G: Stenaldo është një djalë me shumë kulturë, respekt dhe logjik. Maniak? Në asnjë mënyrë.

The post “Maniak që sheh çdo femër”/ Ina përballet me deklaratën e saj, çfarë tha Stenaldo? appeared first on iconstyle.al.

Dalja e Keijsit nga shtëpia, Ina debaton me Arbër Hajdarin: Ishe nxitëse e sherrit

By: gaze tare
27 January 2026 at 22:32

Pas daljes së Keijsit nga shtëpia, i cili u përjashtua me Zarf të Zi nga Vëllai i Madh, Ina nuk ka pranuar që ta ketë nxitur Keijsin në debatin e ashpër që ai pati me Kristin. Ajo argumentoi se cdo gje ndodhi nga debatet me Kristin e nga provokimet e ketij te fundit.

Ndërsa Ina po shpjegonte se si agrovoi debati, opinionisti Arbër Hajdari i ka cilësuar të gjitha shpjegimet si përralla, duke e akuzuar se ishte ajo qe u be “molla e sherrit”.

Debati ne studio mes Ines dhe Arber Hajdarit:

Ina: Klipi ka nisur kur unë u futa në dhomën e gjumit dhe thashë një moment: ‘Sa ajër i rëndë është këtu brenda’.

Arbër Hajdari: Mos na trego përralla tani, edhe ti e nxite atë. Doje ta ngatërroje edhe Keijsin. Na tregon përralla tani.

Ina: Nuk po justifikoj Keijsin.

Arbër Hajdari: A mund të na tregosh të lutem se përse ishe një nga nxitëset e sherrit?

Ina: E kam nxitur unë?

Miri: Sigurisht që e ke nxitur.

Ina: Kur unë kam thënë këtë, Kristi më është drejtuar mua: ‘O pise femër, o zhulse, t’i marr rrobat dhe t’i hedh në pishinë’. Keijsi e dëgjoi dhe tha: ‘Do flas unë me të’.

The post Dalja e Keijsit nga shtëpia, Ina debaton me Arbër Hajdarin: Ishe nxitëse e sherrit appeared first on iconstyle.al.

Hapet zarfi i dytë i zi, Keijsi largohet nga shtëpia për thyerje të rregullave

By: gaze tare
27 January 2026 at 22:08

Keijsi është përjashtuar nga gara e “Big Brother VIP 5” dhe ka lënë menjëherë shtëpinë, pas vendimit të marrë nga Vëllai i Madh për shkak të sjelljes së tij të përsëritur dhe gjuhës denigruese ndaj banorit Kristi.

Sipas njoftimit zyrtar, largimi i tij erdhi si pasojë e përdorimit të vazhdueshëm të një fjalori fyes dhe ofendues, i cili ka kaluar kufijtë e komunikimit të pranueshëm brenda shtëpisë. Produksioni ka theksuar se, pavarësisht paralajmërimeve të mëparshme, Keijsi ka vijuar me të njëjtin qëndrim, duke mos reflektuar mbi sjelljen e tij.

Në debatin e fundit me Kristin, situata u përshkallëzua, ku u përdorën shprehje denigruese dhe etiketime fyese, të cilat u konsideruan të papranueshme dhe në shkelje të rregullores së formatit. Këto deklarata u panë si një formë bullizimi dhe sulmi verbal, duke ndikuar në klimën emocionale brenda shtëpisë.

Pas analizimit të situatës, Vëllai i Madh vendosi masa ekstreme, duke e përjashtuar Keijsin nga gara dhe duke i ndërprerë menjëherë qëndrimin në shtëpinë më të famshme në vend. Vendimi u komunikua banorëve, të cilët u shfaqën të tronditur nga zhvillimi i papritur.

Ky rast shërben si një mesazh i qartë se gjuha e urrejtjes, fyerjet dhe diskriminimi nuk do të tolerohen në asnjë formë, ndërsa respekti dhe komunikimi i shëndetshëm mbeten parime thelbësore të “Big Brother VIP 5”.

The post Hapet zarfi i dytë i zi, Keijsi largohet nga shtëpia për thyerje të rregullave appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 27 January 2026Main stream

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh

By: gaze tare
27 January 2026 at 21:44

Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese, bullizim dhe akuza për dhunë psikologjike ndaj banorit Mali, Vëllai i Madh ka ndërhyrë duke marrë një vendim të fortë disiplinor për Rogertin.

Ditën e sotme, në shtëpi mbërritën dy zarfe të zinj, të cilët sollën tension dhe ankth mes banorëve. Njëri prej tyre përmbante një dënim të drejtpërdrejtë për Rogertin, si pasojë e sjelljes së tij të përsëritur dhe mënyrës denigruese të komunikimit ndaj Malit.

Sipas vendimit të lexuar, për shkak të gjuhës së përdorur, ofendimeve dhe përpjekjeve për ta dëmtuar emocionalisht bashkëbanorin e tij, Vëllai i Madh ka vendosur që Rogerti të futet në nominim të përhershëm, deri në fund të qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ky vendim do të thotë se, pavarësisht zhvillimeve të ardhshme në lojë, Rogerti do të jetë gjithmonë i nominuar dhe në rrezik për t’u eliminuar në çdo spektakël, pa mundësinë për t’u shpëtuar nominimeve javore.

Vendimi ka shkaktuar reagime të forta si mes banorëve, ashtu edhe në rrjetet sociale, ku publiku po e diskuton gjerësisht, pasi bullizmi dhe fyerjet nuk meritojne vetem nje nominim te perhershem, por nje perjashtim nga loja.

The post Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh appeared first on iconstyle.al.

Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

By: gaze tare
27 January 2026 at 21:24

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Malit dhe Rogertit këto ditë në shtëpi. Gjatë sfidës së rezistencës, Rogerti iu drejtua me disa komente ofenduese Malit, si “Ti nuk ke gjak shqiptari” dhe “Kush ta ka bërë traumë jetën ty, mami apo babi?”, duke u munduar të përdorë historinë e disa javëve më parë, kur Mal refuzoi të takonte babanë e tij.

Në Prime-n e sotem, debati ishte keshtu:

Mal: Nuk i kam pritur ato komente. Gjatë atyre 7 orëve kam marrë ofendime nga më të shëmtuarat…

Miri: Ky personazhi e ka nisur që në ditën një si ka ardhur këtu dhe pse ka ardhur këtu. E di ku janë pikat e dobëta. E filloi me ne dhe e vazhdoi me Malin. Ne e dimë se çfarë situatë ka pasur Mali me familjen e tij. Ky është një njeri i ndyrë. Ti duhet të dalësh jashtë.

Mal: Atë ditë përveç sfidës me akull, kisha një sfidë tjetër, të ballafaqohesha 7 orë me ofendimet e Rogertit. Ajo pjesa, që nuk kam gjak shqiptari, nuk ishte ofenduese vetëm për mua si Mal, por për të gjithë familjen time.

Rogerti: Hajde mo hajde ti.

Mal: Rogert, të kemi dëgjuar 7 orë, tani më dëgjo mua 5 minuta. Nuk ishte ofenduese për mua si Mal, por për familjen që vij. Unë nuk kam një nënë të zakonshme, por një nënë të jashtëzakonshme që ka sakrifikuar shumë për ne. Ajo ka kontribuar shumë për vendin tonë dhe ka pasur këngë për dëshmorët tanë. Kam një nënë të jashtëzakonshme që e dua shumë. Pjesa më e vështirë këtu për mua ka qenë kur do takoja babanë tim. E di që ishte zgjedhja e duhur. E kam thënë shumë qartë që do takohemi, por jo këtu.

Rogerti: Ka dy gjëra këtu. Nëse unë jam në një lojë dhe dua të jap një mesazh te kundërshtari im… Nëse Mali është krenar që është shqiptar, atëherë çfarë i them unë atij, s’ka pse t’i dhembë fare. Unë kam dashur të jap një mesazh. Nëse ne shqiptarëve, na kanë vrarë nënën e babën dhe hasmit i kemi dhënë dorën, ky as babait së tij nuk i ka dhënë dorën.

Mal: Ku e merr ti guximin të luash me traumat që ka përjetuar familja ime.

The post Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time appeared first on iconstyle.al.

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

By: gaze tare
27 January 2026 at 20:56

Leonora Jakupi ka prekur ndjekësit e saj me një dedikim të ndjerë për të atin, në ditën e tij të lindjes. Këngëtarja e njohur dhe opinionistja e “Big Brother VIP Kosova” publikoi në rrjetet sociale një fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet pranë portretit të babait të saj, duke sjellë një moment të mbushur me emocion dhe mall.

Në mbishkrimin që shoqëron imazhin, Leonora shpreh dhimbjen për mungesën e përqafimit atëror dhe dashurinë e pakufishme që vazhdon ta lidhë me të.

“Sot as fjalët nuk kanë kuptim sa një përqafim i munguar! Gëzuar ditëlindjen, Bab engjulli im”, shkruan ajo, duke prekur zemrat e ndjekësve.

Artistja nuk e ka fshehur asnjëherë lidhjen e fortë shpirtërore me të atin dhe boshllëkun që la largimi i tij. Qazim Jakupi, babai i Leonorës, ra dëshmor gjatë luftës së fundit në Kosovë, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë jetën për lirinë e vendit.

Sakrifica e tij mbetet një plagë e hapur, por njëkohësisht edhe një burim krenarie për familjen Jakupi. Përmes kujtimeve dhe dedikimeve të tilla, Leonora vazhdon ta mbajë gjallë figurën e të atit, duke e shndërruar dhimbjen personale në një mesazh respekti dhe nderimi për të gjithë ata që ranë për atdheun.

The post Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë appeared first on iconstyle.al.

“E vranë se drejtonte motoçikletë pa shami?”/ Mister rreth vdekjes së influencueses 19-vjeçare në Iran

By: gaze tare
27 January 2026 at 20:46

Forcat iraniane të sigurisë dyshohet se kanë qëlluar për vdekje një influencuese të re të njohur për videot e saj me motoçikletë, gjatë protestave kundër Republikës Islamike. Bëhet fjalë për Diana Bahador, 19 vjeçe nga qyteti verior Gonbad-e-Kavus, e njohur në rrjetet sociale me pseudonimin “Baby Rider”.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, ajo u vra më 8 janar në qytetin Gorgan, ku po zhvilloheshin protesta të ashpra kundër regjimit. Raportohet se e reja u qëllua dy herë me armë zjarri rreth mesnatës dhe trupi i saj iu dorëzua familjes dy ditë më vonë. Grupi i të Drejtave të Njeriut Hyrcani thotë se autoritetet ushtruan presion mbi familjarët që varrimi të bëhej në fshehtësi dhe që ata të mohonin publikisht se vajza ishte vrarë nga forcat e sigurisë.

Versioni zyrtar i mediave shtetërore iraniane e kundërshton këtë rrëfim. Sipas tyre, vajza, e identifikuar me emrin Shahrzad Mokhami, ka humbur jetën më 22 janar në një aksident automobilistik në provincën Golestan, pasi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një parmak mbrojtës.

Edhe në llogarinë e saj në Instagram u publikua një postim ku pretendohej se vdekja kishte ardhur si pasojë e një aksidenti dhe ku u bëhej thirrje ndjekësve të mos përhapnin “thashetheme”. Megjithatë, organizatat e të drejtave të njeriut thonë se kjo deklaratë është bërë nën presionin e shërbimeve të inteligjencës.

Diana Bahador kishte rreth 150 mijë ndjekës në Instagram, ku postonte video duke ngarë motoçikletë pa shami koke dhe duke kryer manovra akrobatike, veprime të ndaluara ligjërisht për gratë në Iran. Postimi i saj i fundit, më 6 janar, e tregonte të veshur me një xhaketë lëkure, duke kërcyer nën ritmet e muzikës iraniane.

Gratë në Iran nuk lejohen prej dekadash të pajisen me patentë për motoçikleta, edhe pse së fundmi në parlament është paraqitur një projektligj që synon ndryshimin e këtij ndalimi.

Sipas dëshmive të mbledhura nga organizatat ndërkombëtare, forcat e sigurisë përdorën armë të rënda për të shtypur protestat në Gorgan më 8 janar, ndërsa dëshmitarët thonë se ndërhyrja atë natë ishte më e dhunshme se në ditët e mëparshme. Protestat nisën në fund të dhjetorit 2025, të nxitura nga rënia e fortë e rialit iranian dhe rritja e inflacionit.

The post “E vranë se drejtonte motoçikletë pa shami?”/ Mister rreth vdekjes së influencueses 19-vjeçare në Iran appeared first on iconstyle.al.

Shenjat që tregojnë nëse doni vërtet një lidhje apo thjesht jeni të mërzitur me veten

By: gaze tare
27 January 2026 at 20:24

Është e vërtetë që jemi rritur në një shoqëri që nuk na pranon plotësisht nëse nuk kemi një partner ose familje. Kjo është arsyeja pse shumë prej nesh përfundojnë me partnerë me të cilët nuk biem në dashuri ose nuk shkojmë mirë me ta. Dhe ndërsa kjo është një pjesë e jetës sonë personale që duhet ta sqarojmë brenda vetes, ekziston edhe pjesa tjetër që na dëshiron të kemi marrëdhënie vetëm sepse ndihemi të mërzitur vetëm.

A keni menduar ndonjëherë pse doni të jeni në një lidhje? A është sepse ndjeni nevojën për ta ndarë jetën tuaj me një person tjetër apo sepse thjesht nuk po kaloni mirë vetëm dhe jeni të mërzitur me shoqërinë tuaj?

A e ke kaluar ende dashurine per ish-in tënd apo ende po mendon për të? Është një pyetje e vështirë, përgjigjen e së cilës të gjithë e kemi të vështirë ta pranojmë. Nëse ndihesh sikur nuk ke mbaruar ende me personin me të cilin ishe dhe duhet kohë që plagët të shërohen, atëherë është më mirë të mos kalosh në një lidhje të re. Dil në takime, shko në festa, udhëto, zbulo veten dhe atë që të pëlqen, dhe kur të ndihesh vërtet se ka ardhur koha, atëherë thuaji “po” një partneri të ri.

Sa e lehtë është për ty të “hapesh” ndaj një personi tjetër?

Ti e di shumë mirë që marrëdhëniet nuk kanë të bëjnë vetëm me seksin dhe kohën e lirë. Personi tjetër do të bëhet pjesë e jetës tënde. Do të duhet të ndash me të momente të jetës tënde të përditshme, mendime, përvoja, ndjenja, përvoja (të tashme dhe të ardhshme). Nëse mendon se nuk mund t’i përjetosh të gjitha këto me dikë, është më mirë të mos vazhdosh me një marrëdhënie me të. Për të mirën e të dyve.

Po kërkoni vetëm një mënyrë për të mbushur boshllëkun që ndjeni?

Ti beson se diçka mungon në jetën tënde dhe e konsideron një marrëdhënie si mënyrën më të mirë për të mbushur boshllëkun. Në vend që të kërkosh tek të tjerët atë që të mungon, shiko brenda vetes sepse nuk mund të ndihesh i plotë vetëm me veten, miqtë dhe të dashurit e tu në krah. Siç shkruam më sipër, së pari zbulo veten dhe pastaj marrëdhënien me një person tjetër.

Ndihesh i vetmuar vetëm në mbrëmje?

Nëse përgjigjja është po, atëherë më mirë mendo shumë seriozisht nëse dëshiron një lidhje të re. Jo sepse nuk është mirë të kesh dikë pranë natën, por sepse nëse ky është i vetmi kriter për të cilin dëshiron të kesh një lidhje, ka shumë të ngjarë që ajo të përfundojë në një lidhje ku do të ndaheni dhe do të riktheheni bashkë gjatë gjithë kohës dhe do të flisni vetëm në mbrëmje, ose siç është quajtur ndryshe, do të jetoni në një “situatë të lidhur”.

A doni vërtet të kaloni kohë me një person tjetër?

Nëse tashmë je duke dalë me dikë, ajo që ka rëndësi është nëse në fund të ditës dëshiron vërtet të kalosh kohë me të. A ndihesh mirë që je bashkë? A je i përgatitur për emocionet që do të lindin dhe për njohjen e asaj që ndjen?

The post Shenjat që tregojnë nëse doni vërtet një lidhje apo thjesht jeni të mërzitur me veten appeared first on iconstyle.al.

Natalie Portman shpërthen në lot për vrasjet dhe arrestimet nga agjentët e ICE: Është e tmerrshme

By: gaze tare
27 January 2026 at 19:55

Natalie Portman shpërtheu në lot për vrasjet dhe arrestimet nga agjentët e ICE-së.

Aktorja, të shtunën e kaluar, më 24 janar, mori pjesë në premierën e filmit “The Gallerist” në Festivalin e Filmit Sundance të mbajtur në Utah dhe, ndërsa fliste para kamerave, filloi të qante, duke e përshkruar situatën në vendin e saj me ICE-në si të tmerrshme, për të cilën po zhvillohen vazhdimisht demonstrata në qytete të ndryshme.

Natalie Portman tha duke fshirë lotët: “Më vjen keq që jam kaq emocionale, por është një ditë kaq e tmerrshme, ka qenë një javë e tmerrshme”, ndërsa premiera u zhvillua disa orë pasi një banor 37-vjeçar i Minesotës dhe infermier i quajtur Alex Jeffrey Pretty u qëllua dhe u vra gjatë një përplasjeje me agjentët federalë. Aktorja më pas shtoi se ishte shumë mirë të ishe në një festival filmi, megjithatë: “Ajo që po ndodh në vendin tonë është thjesht e pabesueshme”, tha ajo.

Natalie Portman shtoi: “Ajo që Trump, Christy Noem dhe ICE po u bëjnë qytetarëve tanë dhe njerëzve pa dokumente është skandaloze dhe duhet të ndalet. Jam shumë e prekur nga të gjithë njerëzit që po dalin dhe mbështesin njëri-tjetrin në komunitet dhe po tregojnë anën më të mirë të Amerikës. Ka kaq shumë. Duhet të ndalet”.

Në një intervistë tjetër që dha në të njëjtin aktivitet, aktorja shtoi: “Sigurisht që jemi në një kohë të tmerrshme në vendin tonë, me qeverinë federale që sulmon qytetarët në qytetet tona. Jam shumë me fat që jam këtu në një komunitet të lumtur dhe krijues që feston një film për të cilin jemi vërtet krenarë, por është e pamundur të injorohet ajo që ICE po bën në vendin tonë. Jam shumë e frymëzuar nga të gjithë amerikanët e mrekullueshëm që po dalin dhe mbështesin njëri-tjetrin dhe janë atje në komunitetet e tyre, është e mrekullueshme.

The post Natalie Portman shpërthen në lot për vrasjet dhe arrestimet nga agjentët e ICE: Është e tmerrshme appeared first on iconstyle.al.

Drama në familjen Beckham: Postimi emocional i Victorias rikthen në vëmendje konfliktin me djalin

By: gaze tare
27 January 2026 at 19:29

Victoria Beckham ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave në mbarë botën me një postim të fundit në Instagram, i cili është interpretuar si një mesazh i drejtpërdrejtë për djalin e saj të madh, Brooklyn Beckham. Në një moment kur marrëdhënia mes tyre përflitet se është e tensionuar, stilistja dhe ish-këngëtarja ka zgjedhur të flasë me pak fjalë, por me shumë domethënie.

Postimi u publikua në kuadër të një momenti të rëndësishëm për Victorinë, pasi ajo u nderua me çmimin francez “Chevalier de L’Ordre des Arts et des Lettres” nga Ministrja e Kulturës, Rachida Dati. Krahas fotove nga ceremonia, ajo ndau një shënim falënderimi të gjatë, por ajo që mori më shumë vëmendje ishte një fjali e shkurtër: “Familja është gjithçka”.

Këto tre fjalë u interpretuan gjerësisht si një thirrje emocionale dhe një mesazh i koduar për Brooklyn-in, me të cilin raportet, sipas mediave, janë ftohur pas disa mosmarrëveshjeve të fundit. Burime pranë familjes kanë bërë të ditur se situata u tensionua pas akuzave të Brooklyn ndaj nënës së tij, duke pretenduar se ajo u soll në mënyrë të papërshtatshme gjatë dasmës së tij.

Mesazhi i Victorias, megjithëse i thjeshtë në formë, u pa nga shumë ndjekës si një përpjekje për të rikthyer unitetin familjar dhe për të dërguar një sinjal pajtimi. Reagimet në rrjete sociale nuk munguan, duke nxitur spekulime të shumta mbi gjendjen aktuale të marrëdhënieve brenda një prej familjeve më të famshme në botën e showbiz-it.

Në një kohë kur çdo detaj i jetës së tyre analizohet në publik, një fjali e vetme mjaftoi për të rihapur diskutimet rreth dramës familjare dhe për të rikthyer në qendër të vëmendjes lidhjen mes nënës dhe djalit.

Screenshot

The post Drama në familjen Beckham: Postimi emocional i Victorias rikthen në vëmendje konfliktin me djalin appeared first on iconstyle.al.

❌
❌