Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Main stream

CNN: SHBA planifikon vendosjen e CIA-s në Venezuelë pas rrëzimit të Maduros

By: lindita
27 January 2026 at 14:51

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë vendosjen e CIA-s në Venezuelë pas rrëzimit të ish-presidentit Nicolás Maduro, me qëllim ushtrimin e ndikimit amerikan dhe stabilizimin e vendit gjatë periudhës së tranzicionit politik. CNN raporton se, CIA po punon në heshtje për të krijuar një prani të përhershme në terren, ndërsa Departamenti i Shtetit dhe agjencia e inteligjencës po koordinojnë hapat…

Source

Ambasada e SHBA në Tiranë: Shqipëria ndër vendet e pakta ku hebrenjtë gjetën strehim

By: lindita
27 January 2026 at 14:43

Ambasada e SHBA në Tiranë i ka kushtuar një reagim Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, duke u shprehur në nderim të gjashtë milionë viktimave hebreje të tij. “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për t’u përballur me antisemitizmin dhe shtrembërimin e Holokaustit. Ne e njohim historinë e veçantë të Shqipërisë si një nga të paktat vende të pushtuara nga nazistët ku hebrenjtë…

Source

Reagon Ministrja e Brendshme për shoqërimin e 14-vjeçarit gjatë protestës

By: lindita
27 January 2026 at 13:20

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka folur lidhur me protestën e fundit të opozitës ku për shkak të tensioneve, u shoqërua në komisariat një i mitur 14-vjeçar. “Me protestën që u zhvillua ditën e shtunë dhe rolin e policisë së shtetit në këtë protestë. Diskutimi këtu përballi punonjësit e policisë së shtetit. Kam detyrimin moral për të garantuar qytetarët që policia e kreu detyrën më së miri.

Source

Deputetët e PS përplasen në Kuvend. Braçe: Si të votoj sot kryetar i grupit? Balla: S’ka amendamente

By: lindita
27 January 2026 at 13:11

Deputetët e PS, Taulant Balla dhe Erion Braçe kanë shkëmbyer replika me njëri-tjetrin ditën e sotme në Kuvend. Gjatë seancës së sotme u vu re mungesa e Berishës, e për rrjedhojë edhe debatet gjatë për procedurë, replikë e kundër replikë mes deputetëve. Por këtë debat e zëvendësuan deputetët e PS me njëri-tjetrin lidhur me aktin normativ të buxhetit. Pjesë nga debati: Braçe: Paratë që…

Source

Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurisë së ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja

By: lindita
27 January 2026 at 12:40

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Ky i fundit akuzohet se e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit. Apartamenti është në emër të vëllait të ish gjyqtarit të Kushtetueses. Kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurisë bazohet në ligjin anti-mafia. Ish-kryetari i Gjykatës…

Source

GJKKO rrëzon kërkesën e Mediut për akt-ekspertimim e shënimit “për Shkelzenin”

By: lindita
27 January 2026 at 11:41

Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për kryerjen e një akt-ekspertimi daktilografik të shënimit “Për Shkëlzen Berishën”, në një faks të paraqitur si provë nga SPAK në dosjen “Gërdeci”. Në seancë avokatët e ish-ministrit të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” pretenduan se në aktet e dosjes të vënë në dispozicion gjykata, mungojnë 40 akte shkresore të…

Source

Gaz Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore në protestë

By: lindita
27 January 2026 at 11:27

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi në seancën e sotme në Kuvend që ministrja e Brendshme të përgjigjet për atë që ndodhi në protestën e të shtunës së opozitës, ku u hodh gaz lotsjellës ndaj protestuesve. “Ministrja e brendshme të japë llogari për dhunën policore ndaj qytetarëve të pafajshëm nga policia e drejtuar nga një kryekriminel si Ilir Proda…

Source

Zbulohet “shtëpi bari” në Lezhë, policia: Arrestohen babë e bir dhe një punonjës i OSHEE

By: lindita
27 January 2026 at 10:57

Policia ka bërë një njoftim zyrtar për operacionin e kryer gjatë natës në Lezhë, ku u zbulua një “shtëpi bari”. Në pranga janë vënë tre persona, babë e bir dhe një punonjës i OSHEE-së. Njoftimi i plotë: Armë zjarri e sportive, municion luftarak, kokainë, kanabis, ambiente të përshtatura për kultivimin të kanabisit, fara kanabisi dhe qindra bimë kanabisi të kultivuara.

Source

Ministrja Spiropali: Shpëtimi i hebrenjve, maja morale e historisë sonë

By: lindita
27 January 2026 at 10:53

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në aktivitetin përkujtimor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Ceremonia nisi në oborrin e pasmë të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme me mbjelljen e një peme ulliri, simbol i paqes, kujtesës dhe vazhdimësisë. Në fjalën e saj gjatë këtij aktiviteti, Spiropali deklaroi se “dje…

Source

Vijojnë ndërtimi i Auto-Moto Parkut, kryebashkiaku Llatja inspekton punimet nga afër

By: lindita
27 January 2026 at 09:36

Punimet në zonën e rrugës “Gjergj Arianiti”, buzë lumit Shkumbin, po vijojnë me intensitet, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në realizimin e Auto-Moto Parkut të parë shqiptar, një prej investimeve më të mëdha dhe më komplekse të ndërmarra ndonjëherë në këtë sektor. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja dhe deputeti Adi Qose kanë inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në këtë zonë…

Source

Dita e Holokaustit, Begaj: Përkujtojmë jetët e pafajshme të humbura në makinerinë kriminale

By: lindita
27 January 2026 at 09:30

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh në Ditën e Kujtesës për viktimat e Holokaustit. “Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit përkujtojmë jetët e pafajshme të humbura në një prej makinerive më të tmerrshme kriminale kundër njerëzimit. Kjo ditë sjell në vëmendje humanizmin, guximin dhe shpirtin solidar të popullit shqiptar…

Source

Rama për vizitën në Izrael: Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë

By: lindita
27 January 2026 at 09:16

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm fjalën e tij të plotë para Parlamentit Izraelit dhe fotoalbumin nga vizita disaditore në Irael. Në vijim postimi i plotë i Ramës në Facebook: Dhe me FotoALBUMIN e një dite kyçe të vizitës në Izrael, ku Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë, si edhe me tekstin e fjalës së adresuar Parlamentit të Izraelit në sesionin special…

Source

Sot Kuvendi në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet? Rendi i ditës

By: lindita
27 January 2026 at 09:02

Mblidhet sot Kuvendi në seancë plenare. Në fokus të diskutimeve do të jetë akti normativ për buxhetin e vitit 2025 dhe ndryshimet në Kodin Penal. Axhenda e plotë: I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare të datës 27.1.2026, ora 10:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.1.2026. 2. Njoftime. 3.

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 27 janar 2026

By: lindita
27 January 2026 at 08:58

Dashi Idetë që mendonit se ishin të shkëlqyera rreth një javë më parë, papritmas nuk duken aq të zgjuara në fund të fundit. Dikush del me një perspektivë të re që ju bën të rimendoni pikëpamjen tuaj aktuale. Mos kini frikë të bëni ndryshime të minutës së fundit në strategjinë tuaj. Demi Planifikoni një ngjarje virtuale ose një takim në të cilin mund të shfaqni talentet tuaja. Mos kini frikë të…

Source

Yesterday — 26 January 2026Main stream

Rama në konferencë me Netanyahu, kryeministrin e Izraelit

By: lindita
26 January 2026 at 14:38

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat. Edi Rama ndodhet që prej ditës së djeshme në Izrael. “Edhe pse popullsia shqiptare u bashkua me solidaritetin në mbarë botën, shqiptarët nuk u mblodhën në mitingje kundër Izraelit. Antisemitizmi është shndërruar në një prani thellësisht trazuese. Vendi ynë qëndron kundër…

Source

Kamioni bie në humnerë në Gramsh, dy të vdekur dhe një në gjendje kritike

By: lindita
26 January 2026 at 14:30

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kabash–Porocan, në Gramsh, pranë fshatit Bardhan. Mësohet se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Një mjet tip kamion ka rënë në humnerë, ku në të udhëtonin një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra. Mësuesja dhe drejtuesi i mjetit kanë ndërruar…

Source

Largohet si drejtore e IKMT-së, Dallëndyshe Bici

By: lindita
26 January 2026 at 13:42

Dallëndyshe Bici është larguar nga detyra si drejtore e IKMT-së. Bici u riemërua në këtë detyrë në korrik të 2022-ës, pas një periudhe të shkurtër në krye të Kadastrës Shtetërore. Në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit është emëruar Adriatik Kupi. Ai ka qenë administrator i Njësisë së Petrelës në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Source

Vengu: Prodhimi i dronëve pritet të nisë në shkurt. Së shpejti, blejmë e 4 avionëve zjarrfikës

By: lindita
26 January 2026 at 13:22

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka deklaruar se Shqipëria pritet të nisë në muajin shkurt prodhimin e dronëve. “Si pjesë e marrëveshjes me Izraelin ku zbatues është Elbit nga pala izraelite dhe Kayo nga pala shqiptare, kemi tre cështje bashkëpunimi. Është nënshkruar vetëm një kontratë, sa i përket kapaciteteve të dronëve luftarakë dhe sistemeve antidron. Bëhet fjalë për një kontratë që kap…

Source

Shkrihet kadastra e Vlorës, zhvendoset e gjitha në Tiranë

By: lindita
26 January 2026 at 13:01

Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës do të zhvendoset drejt Tiranës. Vendimi mban datën 23 janar 2026 dhe është firmosur nga drejtorja e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt dhe Vlora nuk do të ketë më Kadastër. Vendimi Në mbështetje të germës d), të nenit 28 te Ligjit nr. 9000, date 30.01.2003…

Source

Niko Peleshi, takim me Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola

By: lindita
26 January 2026 at 12:53

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, u takua sot në Bruksel me Presidenten e Parlamenti Europian, Roberta Metsola. Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të intensifikimit të diplomacisë parlamentare dhe angazhimeve të Kuvendit për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme…

Source

❌
❌