Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 January 2026Main stream

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës, ja kur do mbahet gjyqi i radhës

By: D Marku
22 January 2026 at 17:55

Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Mësohet se sot prokurorët kanë lexuar një pjese të parashtrimeve të tyre.

Gjatë seancës ka pasur edhe debate mes palëve përsa u përket provave.

Pas mbarimit të seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, u shpreh para mediave se kjo seancë e sotme vërtetoi se akuza nuk qëndron dhe se beteja mbetet e hapur.

“Gjatë seancës, u vërtetua se akuza nuk qëndron. Beteja mbetet e hapur.

Ne do takohemi në datën 29. Shpresojmë të jetë vendimtare dhe pastaj radhën e kanë avokatët dhe do shprehim parashtrimet tona”, tha avokati i presidentit të PL, Ilir Meta.

The post Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës, ja kur do mbahet gjyqi i radhës appeared first on Albeu.com.

Proshuta dhe salsiçet përbëjnë alarm shëndetësor/ OBSH: Konsumi ditor i 50 gramëve mish të përpunuar rrit rrezikun e kancerit

By: D Marku
22 January 2026 at 17:23

Proshuta dhe mishrat e tjerë të përpunuar vijojnë të jenë pjesë e përditshme e tryezës së shumë familjeve, por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), këto produkte nuk konsiderohen më ushqim i padëmshëm.

OBSH i ka klasifikuar mishrat e përpunuar në Grupin 1: kancerogjene për njerëzit, i njëjti nivel rreziku ku përfshihen edhe substanca si tymi i duhanit dhe asbesti.

Ky vlerësim bazohet në prova të mjaftueshme shkencore te njerëzit, me lidhjen më të fortë me kancerin kolorektal.
Në këtë kategori përfshihen produktet e përpunuara përmes kriposjes, kurimit, fermentimit, tymosjes apo metodave të tjera ruajtjeje, si:
– proshuta (e gatuar dhe e gjallë),
– salsiçet,
– mishi i konservuar,
– dhe produkte të ngjashme.

OBSH thekson se rreziku nuk lidhet me një ushqim apo markë të vetme, por me teknologjinë ushqimore të përdorur në përpunim.

Sipas një prej vlerësimeve më të cituara shkencore, konsumi ditor i 50 gramëve mish të përpunuar rrit rrezikun relativ të kancerit kolorektal me rreth 18%.

Edhe pse kjo rritje mund të duket e moderuar për individin, në nivel popullate ajo përkthehet në një problem serioz të shëndetit publik.

OBSH nënvizon se Grupi 1 përfshin agjentë shumë të ndryshëm, por klasifikimi reflekton forcën e provave shkencore, jo nivelin e menjëhershëm të rrezikut nga ekspozimi.

The post Proshuta dhe salsiçet përbëjnë alarm shëndetësor/ OBSH: Konsumi ditor i 50 gramëve mish të përpunuar rrit rrezikun e kancerit appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ “Nuk më plas t*api se ka kamera”, Keijsi shan Stelinën: Bravo, të q**sha robt…

By: D Marku
22 January 2026 at 17:05

Një video është publikuar në Instagram-in e Stelinës, ku shihet Keijsi i cili shan me fjalë ofenduese banoren.

Keijsi: Bravo Stelina. Bravo! Të q**sha robt!
Ina: O Keijsi folë mirë mo, çfarë po thua.

Keijsi: Më ler rehat se nuk më plas trapi se ka kamera a e kupton…

 

The post VIDEO/ “Nuk më plas t*api se ka kamera”, Keijsi shan Stelinën: Bravo, të q**sha robt… appeared first on Albeu.com.

Jonida Vokshi sërish në pritje të ëmbël? Ja çfarë ka postuar prezantuesja në rrjete që nxiti aludimet…

By: D Marku
22 January 2026 at 16:33

Aktorja dhe prezantuesja Jonida Vokshi është nënë e dy fëmijëve dhe vazhdon të jetë aktive në karrierën e saj televizive.
Ajo ka realizuar një edicion të “Big Brother VIP Kosova” edhe gjatë një shtatzënie të mëparshme.

Së fundmi, kanë qarkulluar zëra se Jonida mund të jetë sërish shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së tretë.

Këto aludime kanë lindur ndërkohë që ajo po moderon edicionin e katërt të “Big Brother VIP Kosova

Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë Jonida Vokshi lidhur me këtë çështje. Ajo nuk ka bërë asnjë deklaratë publike dhe informacionet mbeten të pakonfirmuara.

The post Jonida Vokshi sërish në pritje të ëmbël? Ja çfarë ka postuar prezantuesja në rrjete që nxiti aludimet… appeared first on Albeu.com.

Largimi i Kryeministrit nga salla e Kuvendit/ Bardhi: E përdori marrëveshjen për show politik dhe iku pa votuar

By: D Marku
22 January 2026 at 16:56

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar ndaj largimit të kryeministrit Edi Rama nga salla e Kuvendit, pa votuar marrëveshjen, pavarësisht se, sipas tij, ai e përdori atë për retorikë politike.

Në një postimin e tij, Bardhi shkruan se Rama nuk beson realisht te marrëveshja dhe as te “arkitekti i saj”, presidenti Donald Trump, ndërsa shton se kryeministri e shfrytëzoi situatën për sulme ndaj opozitës dhe për të mbuluar, sipas tij, mungesën në Forumin e Davosit.

The post Largimi i Kryeministrit nga salla e Kuvendit/ Bardhi: E përdori marrëveshjen për show politik dhe iku pa votuar appeared first on Albeu.com.

Donte t’i gjente djalit punë si inspektor mjedisi në Fier/ Apeli lë në fuqi dënimin për Dritan Lleshin

By: D Marku
22 January 2026 at 16:05

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur këtë të martë të lërë në fuqi dënimin ndaj Dritan Lleshit, i shpallur fajtor për premtimin e një vendi pune në shtet kundrejt pagesës së parave.

Lleshi kishte kërkuar rishikimin e çështjes, por trupa gjykuese vendosi të mos ndryshojë vendimin e dhënë më herët, duke e dënuar përfundimisht me 8 muaj burgim.

Përveç dënimit me burg, ai është detyruar të paguajë edhe shpenzimet procedurale, të cilat kapin vlerën e rreth 40 mijë lekëve.

Fillimisht, Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar Lleshin me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar, dënimi iu ul në 8 muaj.

Sipas vendimit, Lleshi do ta vuajë dënimin pasi vendimi të marrë formë të prerë dhe do të dërgohet në një burg të zakonshëm për të rritur.

Gjykata ka vendosur gjithashtu që një telefon celular, i sekuestruar gjatë hetimeve, t’i kthehet pronarit të tij.

“Aparati telefonik celular i markës ‘Samsung Galaxy J3 Eclipse’, me ngjyrë të zezë, t’i kthehet shtetasit A.N.”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Nga hetimet rezultoi se në vitin 2019, Dritan Lleshi i kishte premtuar një gruaje se do të punësonte djalin e saj si inspektor mjedisi në Fier, kundrejt shumës prej 400 mijë lekësh.

Fillimisht kishte marrë 200 mijë lekë kapar, duke premtuar se punësimi do të realizohej në qershor, por më pas afati ishte shtyrë për në shtator të po atij viti.

Lleshi pretendonte se kishte lidhje në Ministrinë e Brendshme dhe se përmes tyre mund të ndikonte në fitimin e konkursit për një vend pune në Fier ose Lushnjë, por punësimi nuk u realizua kurrë.

The post Donte t’i gjente djalit punë si inspektor mjedisi në Fier/ Apeli lë në fuqi dënimin për Dritan Lleshin appeared first on Albeu.com.

Osmani: Kosova nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes, marrëveshja dërgohet për ratifikim në Kuvend

By: D Marku
22 January 2026 at 15:15

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot në Davos Kartën e Bordit të Paqes, duke e bërë Kosovën anëtare themeluese, të barabartë dhe me të drejta të plota në këtë organizatë ndërkombëtare, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar rëndësinë e rolit udhëheqës të SHBA-së në garantimin e paqes globale, duke e cilësuar këtë hap si moment historik për Kosovën.

“Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes të udhëhequra nga aleati strategjik i Kosovës forcon sovranitetin dhe pozitën ndërkombëtare të vendit.

“Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës”, ka theksuar presidentja.

Sipas Osmanit, marrëveshja do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me Kushtetutën, për të marrë miratimin përfundimtar të përfaqësuesve të popullit.

“Kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës”, ka shtuar ajo.

Presidentja e Kosovës ka falënderuar gjithashtu Presidentin e Shteteve të Bashkuara për ftesën dhe lidershipin e tij në këtë proces.

“Faleminderit Presidentit Trump për lidershipin e tij dhe për ftesën që ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në këtë moment historik”, ka shkruar Osmani.

Në përmbyllje, ajo ka ritheksuar angazhimin e Kosovës për paqen.

“Kosova do të jetë në shërbim të paqes, sot e përherë”, ka përfunduar presidentja.

The post Osmani: Kosova nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes, marrëveshja dërgohet për ratifikim në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Pesë trendet e xhinseve që do të veshim në 2026!

By: D Marku
22 January 2026 at 14:55

Na pëlqen të fillojmë çdo vit me një “pastrim garderobeje”. Lëmë pas copëza që nuk na përfaqësojnë më ose që nuk hyjnë në stilin tonë të përditshëm dhe i zëvendësojmë me ato që do të veshim realisht. Si adhurues të xhinseve, vendosëm të fillojmë me tendencat e fundit dhe të shohim nga pasarelat e shtëpive të modës cilat stile ikin dhe cilat vijnë në 2026.

Sipas shtëpive si Balenciaga, Dior dhe Valentino, xhinset me linjë të drejtë (cigarette) rikthehen fuqishëm, duke konfirmuar obsesionin e vazhdueshëm të modës me minimalizmin e viteve ’90. Disa marka, si Ulla Johnson dhe Veronica Beard, investojnë në xhinse bootcut, me një flare më të moderuar se bell-bottom klasikët. Dhe sigurisht nuk mund të lëmë mënjanë xhinset me këmbë të gjera (wide-leg), që vazhdojnë të jenë trend.

Trend-et që lëmë pas dhe ato që vijnë:

The post Pesë trendet e xhinseve që do të veshim në 2026! appeared first on Albeu.com.

Nominimet për çmimet “Oscars 2026” shpallen sot, “Sinners” mund të bëjë histori

By: D Marku
22 January 2026 at 14:33

Filmat horror tradicionalisht janë lënë pas dore në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, por kur të shpallen nominimet për edicionin e 98-të të çmimeve Oscar të enjten, përralla me vampirë e Ryan Coogler, “Sinners”, mund të bëjë histori.

Nominimet do të lexohen në orën 14:30 CET dhe do të prezantohen nga Danielle Brooks dhe Lewis Pullman.

Shikuesit do të jenë në gjendje ta ndjekin transmetimin drejtpërdrejt në Oscar.com, Oscars.org, platformat dixhitale të Akademisë Amerikane të Filmit dhe në programin “Good Morning America” të ABC-së.

Asnjë film deri më tani nuk ka pasur më shumë se 14 nominime, gjë që u arrit vetëm nga “All About Eve”, “Titanic” dhe “La La Land”. Megjithatë, “Sinners” mundi ta tejkalonte këtë rekord falë nominimeve të shumta për performancën teknike, skenarin dhe regjinë e Coogler, si dhe aktrimin e Michael B. Jordan, që do të ishte nominimi i tij i parë.

Me shumë mundësi do të shoqërohet nga filmi i Paul Thomas Anderson “One Battle After Another”, i cili kaloi gjatë gjithë sezonit të çmimeve pa pengesa të mëdha si favoriti kryesor. Kjo komedi për një baba dhe një vajzë revolucionare mund të fitojë deri në 14 nominime, përfshirë pesë ose edhe gjashtë për aktrim.

Pavarësisht numrit përfundimtar të nominimeve, Warner Bros. është në prag të “performancës” më të mirë të çmimeve Oscar në historinë 102-vjeçare të studios. Si “One Battle After Another” ashtu edhe “Sinners” duhet t’i sjellin Warner Bros. një numër rekord nominimesh, ndërsa studioja përgatitet t’ia shesë Netflix-it.

Më herët këtë javë, Netflix modifikoi ofertën e saj prej 72 miliardë dollarësh për të blerë Warner Bros. Discovery në një ofertë tërësisht në para të gatshme, duke e bërë atë më tërheqëse sesa oferta kokurruese e Paramount Skydance.

Këtë vit, Oscarët po prezantojnë një kategori të re për përzgjedhjen e aktorëve. Ky vlerësim do t’i ndihmojë më tej filmat “Sinners” dhe “One Battle After Another” të rrisin statistikat e tyre tashmë mbresëlënëse.

Dhjetë produksione do të nominohen për filmin më të mirë. Përveç dy favoritëve kryesorë, pritet të konkurrojnë edhe drama familjare norvegjeze “Sentimental Value”, drama shekspiriane “Hamnet” dhe drama sportive “Marty Supreme”.

The post Nominimet për çmimet “Oscars 2026” shpallen sot, “Sinners” mund të bëjë histori appeared first on Albeu.com.

Chiara Ferragni rikthehet fuqishëm: Imazhi i fushatës globale Guess

By: D Marku
22 January 2026 at 14:09

Pas gjithë zhurmës të viteve të fundit, Chiara Ferragni ka shënuar rikthimin e saj në modën ndërkombëtare si imazhin e fushatës globale Guess për verën 2026, një bashkëpunim që vjen pas vendimit nga Gjykata e Milanos në çështjen e njohur si “Pandorogate”. Lajmi u bë publik më 20 janar 2026 nga marka e bashkëthemeluar nga Paul Marciano, vetëm pak më shumë se një javë pas mbylljes së procesit gjyqësor, pas tërheqjes së padive nga palët e dëmtuara.

Fushata, me një estetikë thelbësore dhe frymëzim të fortë nga vitet ’80, është realizuar nga Morelli Brothers. Në qendër të imazheve qëndron xhinsi: Ferragni e cila shfaqet topless dhe siluetë minimaliste, duke interpretuar shpirtin modern dhe të gjithanshëm të koleksionit. Krahas fotove kryesore, fushata përfshin edhe një seri prej rreth dhjetë imazhesh të menduara për rrjetet sociale, disa prej të cilave janë publikuar tashmë. Në to, influencerja dhe sipërmarrësja prezanton edhe aksesorët ikonikë të Guess, mes tyre çanta Camden, e konsideruar It bag e markës.

Partneriteti Guess/Ferragni përkon me 45-vjetorin e markës. Vendimi për bashkëpunim është marrë dhe konkretizuar përpara përfundimit të procesit gjyqësor, duke reflektuar lidhjen e gjatë dhe të konsoliduar mes Paul Marciano dhe Ferragni.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes tyre. Në vitin 2013, në kohën e “The Blonde Salad”, platforma e lançuar në vitin 2009 nga Ferragni me ish-partnerin Riccardo Pozzoli, Chiara 22-vjeçare ishte protagonistja e Holiday Campaign të Guess. Videot e asaj kohe e tregonin energjike dhe plot ngjyra, duke ndryshuar pamje nën ritmin e këngës “Waves” nga banda britanike Blondfire.

Ndërsa marrëdhënia me Pozzoli përfundoi, miqësia me Marciano mbeti e fortë. Stilisti e kishte të ftuar speciale Ferragni-n në event e tetorit 2025 në Marrakech, ku morën pjesë mbi 800 të ftuar. Në një postim në rrjetet sociale, Marciano shkroi: “Chiara përfaqëson një grua që beson në veten e saj dhe ecën përpara me vendosmëri. E përkryer për këtë koleksion modern, të gjithanshëm dhe plot personalitet.”

Me këtë fushatë, Ferragni nis një kapitull të ri profesional, duke u rikthyer si fytyrë e një brandi ndërkombëtar pas anulimit të shumë kontratave komerciale gjatë periudhës së trazirave mediatike dhe gjyqësore. Rikthimi “nga xhinsi” shënon jo vetëm një zgjedhje stili, por edhe një sinjal rilindjeje për figurën e saj publike.

The post Chiara Ferragni rikthehet fuqishëm: Imazhi i fushatës globale Guess appeared first on Albeu.com.

15 vite heshtje, një rrëfim i ri ndez shpresat për Bleona Matën, ndodhet në Gjermani?

By: D Marku
22 January 2026 at 13:55

15 vite pas zhdukjes misterioze që tronditi opinionin publik shqiptar, një dëshmi e re dhe tepër e rëndë ka rikthyer në vëmendje çështjen e Bleona Matës. Vajza, e cila u zhduk në moshën 6-vjeçare nga fshati Zapot i Kukësit teksa kulloste bagëtinë, dyshohet se është gjallë dhe aktualisht ndodhet në një shtet të Bashkimit Evropian.

Zbulimi i bujshëm u bë publik nga gazetarja Nexhmije Beqiri në Report TV, e cila publikoi rrëfimin e një shtetasi që pretendon se njeh të vërtetën pas zhdukjes së Bleonës. Sipas kësaj dëshmie, rrëmbimi nuk ka qenë i rastësishëm, por është kryer nga një person brenda komunitetit të fshatit.
Burimi pohon se Bleona është rrëmbyer nga një fshatar nga Zapoti dhe më pas është dërguar në fshatin Llakatun të Vlorës, tek vajza e rrëmbyesit, e cila nuk mund të bënte fëmijë.

Pas rreth tre muajsh, familja në fjalë thuhet se është larguar drejt Greqisë së bashku me Bleonën, ndërsa vitet e fundit dyshohet se janë vendosur në Gjermani.

Këto informacione, ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga autoritetet, hapin një pistë të re hetimore dhe rikthejnë shpresën për zbardhjen e një prej rasteve më të dhimbshme të zhdukjeve në Shqipëri. Familja e Bleona Matës, e cila prej vitesh kërkon drejtësi dhe të vërtetën, shpreson që dëshmia e re të çojë në veprime konkrete nga institucionet ligjzbatuese, për të verifikuar pretendimet dhe për të mësuar më në fund fatin e vajzës.

The post 15 vite heshtje, një rrëfim i ri ndez shpresat për Bleona Matën, ndodhet në Gjermani? appeared first on Albeu.com.

“Ilirin e kam dashur më shumë se ai mua”, Monika Kryemadhi tregon se a ka gjetur dashurinë e re pas ndarjes nga Meta

By: D Marku
22 January 2026 at 13:37

E drejtpërdrejtë dhe pa hezitim në deklarata, Monika Kryemadhi po shfaqet para publikut edhe në rolin e opinionistes në Big Brother VIP Albania, ku komentet e saj kanë tërhequr vëmendje për sinqeritetin dhe mungesën e filtrave.

Në një intervistë për emisionin Ftesë në 5, Kryemadhi ka theksuar se gjithmonë ka qenë e tillë, edhe në jetën personale. “Unë edhe kur kam qenë e martuar, nuk kam pasur filtra për deklaratat. Nuk kam mentalitetin se çfarë do të thonë të tjerët. Tani aq më pak”, u shpreh ajo, duke qeshur.

E pyetur nga moderatorja Bieta Sulo nëse beson ende te dashuria pas divorcit, Kryemadhi u përgjigj pa ekuivok: “Besoj te dashuria, është kryesore, ngroh shpirtin”.

Megjithatë, ajo la të kuptohet se emocionalisht mbetet e lidhur me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, duke e cilësuar atë si dashurinë e saj të parë dhe të fundit. Sipas Kryemadhit, edhe pse një marrëdhënie mund të përfundojë, ndjenjat jo domosdoshmërisht zhduken nga të dyja palët në të njëjtën kohë.

“Nuk mendoj se jam në një fazë për të dashuruar dikë tjetër. Unë e kam dashurinë time. Ajo ka kaluar në shumë sfida dhe, edhe kur vjen momenti që mbaron, nuk do të thotë që mbaron nga ana tjetër”, tha ajo.

Kryemadhi shtoi se politika ka qenë faktori që i ka bashkuar dhe ndarë njëkohësisht. “E gjithë jeta ime politike ka filluar me Metën në krahë. Politika na bashkoi dhe politika na ndau”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se nuk e ka parë kurrë marrëdhënien e tyre si një barrë për karrierën politike.

Rrëfimi i saj është pritur me interes nga publiku, duke nxitur diskutime rreth ndarjes, dashurisë afatgjatë dhe mënyrës se si emocionet personale ndërthuren me jetën publike dhe politike.

The post “Ilirin e kam dashur më shumë se ai mua”, Monika Kryemadhi tregon se a ka gjetur dashurinë e re pas ndarjes nga Meta appeared first on Albeu.com.

Ndodh puthja e parë e këtij sezoni në Big Brother VIP Albania

By: D Marku
22 January 2026 at 12:05

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka ndodhur puthja e parë për këtë sezon, duke shënuar një moment që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Banorët Ina dhe Keijsi kanë shkëmbyer puthje pasionante, ndërsa më pas janë përqafuar me njëri-tjetrin, duke kaluar kufirin e shoqërisë që kishin ruajtur deri tani brenda shtëpisë.

Të dy janë fytyra të njohura për publikun, pasi më herët kanë qenë pjesë e programit Për’Puthen në Top Channel. Gjatë asaj eksperience, Keijsi kishte qenë në një lidhje me Stelinën, marrëdhënie e cila përfundoi dhe, sipas deklaratave të saj, shkak për ndarjen u bë Ina.

Kur hynë në shtëpinë më të famshme në vend, Ina dhe Keijsi u shfaqën si shokë të mirë, por situata e fundit tregon se raporti mes tyre ka marrë një drejtim tjetër.

Ndërkohë, kujtojmë se Ina dhe Keijsi ndodhen aktualisht në televotim, së bashku me Miri, Seli dhe Lorna, duke e bërë situatën edhe më interesante për publikun.

The post Ndodh puthja e parë e këtij sezoni në Big Brother VIP Albania appeared first on Albeu.com.

Ndodh sherri i parë mes kunatave, Greta-Selin: Pse të djeg për Mirin, ke qëndruar në krevat me të

By: D Marku
22 January 2026 at 11:52

Në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka shpërthyer debati i parë mes Selin dhe Gretës, vetëm pak orë pasi kjo e fundit u zgjodh lidere e shtëpisë. Vendimet e Gretës si lidere duket se kanë krijuar pakënaqësi, duke çuar situatën drejt përplasjes së drejtpërdrejtë mes dy banoreve.

Gjatë ndarjes së detyrave, Greta vendosi që Selin dhe Mateo të merreshin me lavanderinë. Ky vendim nuk u prit mirë nga Selin, sidomos pas klipit të transmetuar gjatë spektaklit të madh. Tensioni u rrit edhe më shumë kur Greta nuk e shpëtoi Selin gjatë zinxhirit, por përmendi emrin e Kristit.

Teksa Greta po bisedonte me Mirin, ajo përmendi edhe Selin, e cila ishte pranë dhe reagoi menjëherë.

Pjesë nga biseda:

Greta-Mirit: Pse nuk të tha Selin për shembull mos e nomino Gretën

Selin: Ja kam thënë

Greta: Po ja që e ka bërë

Selin: Unë personalisht, edhe mbrëmë kur po flisnim për zinxhirin, i thashë se nëse do niste zinxhiri tek unë, para Gretës nuk do të të shpëtoja ty. Nëse do të flasësh për lojën time, hajde fol me mua. Nëse do të flasësh me Mirin, fol me Mirin për Mirin

Greta: Unë e kam personale

Selin: Atëherë mos e përmend emrin tim

Greta: Selin nuk të kam ulur kurrë

Selin: Ai po thotë ‘pse e le në nominim?’

Greta: Se bëra zgjedhjet e mia

Selin: Ok, nëse dal unë thua ‘është loja ime’

Greta: Më fal, kam ardhur me ju bërë fresk Mirit dhe ty?

Selin: Për Mirin bëj ça të duash, për freskun tim nuk kam nevojë, biles dua të ngrohtë se për fresk kam vetë

Greta: Kur më vjen keq si femër, normalisht do të mbroj

Selin: Prandaj të erdhi keq si femër dhe më le me Mateon. Se si femra femrës me atë klip që pe mbrëmë, më le me Mateon në një dhomë dy me dy

Greta: Ke qëndruar në krevat me Mirin moj. Ishe në lavanderi. Oj motër, nuk po bën gjë të keqe

Selin: Oj motër, është puna jote

Greta: Është lavanderi, fut çarçafët, merr çarçafët

Selin: Është puna jote, është loja jote

Greta: Nuk është gjë e keqe, ti ke kaluar limite të tjera

Selin: Po të them është puna jote, loja jote, bëj çtë duash. Po të them faleminderit që më le pas atij klipi me Mateon

Greta: Pse të djeg për Mirin?

Selin: Mateo

The post Ndodh sherri i parë mes kunatave, Greta-Selin: Pse të djeg për Mirin, ke qëndruar në krevat me të appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Zelandën e Re: Dy të vdekur dhe persona të bllokuar pas rrëshqitjeve të dheut

By: D Marku
22 January 2026 at 11:40

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë dyshohet se janë bllokuar nën rrënoja pas rrëshqitjeve të dheut në Ishullin e Veriut të Zelandës së Re. Viktimat u raportuan në zonën Welcome Bay, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në një kamping shumë të frekuentuar në Mount Maunganui. Autoritetet bëjnë me dije se aktualisht nuk ka shenja jete në zonën e kampingut dhe mes personave të zhdukur ndodhet të paktën një vajzë e mitur.

Rrëshqitjet e dheut u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut ditët e fundit, të cilat shkaktuan përmbytje në disa rajone dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Banorët e zonës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa rrugët dhe infrastrukturat e dëmtuara po vështirësojnë operacionet e shpëtimit.

Kryeministri Christopher Luxon deklaroi se vendi është “i mbushur me dhimbje” pas kësaj tragjedie dhe bëri thirrje për unitet dhe solidaritet në ndihmë të viktimave. Ai njoftoi gjithashtu se është shpallur gjendje emergjence në disa zona të Ishullit të Veriut.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë edhe gjatë natës, ndërsa autoritetet kombëtare dhe ekipet lokale janë angazhuar për të shpëtuar çdo person të bllokuar nën rrënoja. Publiku dhe mediat ndjekin me shqetësim zhvillimet, ndërsa komuniteti lokal mobilizohet për të ofruar ndihmë për të prekurit nga kjo tragjedi.

The post Tragjedi në Zelandën e Re: Dy të vdekur dhe persona të bllokuar pas rrëshqitjeve të dheut appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Xhuli vazhdon të befasojë me deklaratat: Ronaldon e refuzova sepse nuk doja partner jo shqiptar, me Benzeman isha në ditëlindje – e premë tortën bashkë

By: D Marku
21 January 2026 at 19:45

Bukuroshja Juliana Nura ka bërë një tjetër rrëfim interesant, duke tërhequr sërish vëmendjen e publikut me deklaratat e saj të sinqerta dhe të drejtpërdrejta. Kësaj radhe, modelja drenicase ishte e ftuar në emisionin “Canapé”, ku ndau detaje nga takime të veçanta me yje të futbollit botëror.

Gjatë intervistës, Juliana tregoi se vite më parë kishte takuar legjendën e futbollit francez, Karim Benzema, madje kishte qenë e pranishme edhe në ditëlindjen e tij.

Ajo zbuloi se kanë prerë tortën bashkë, ndërsa momenti ishte bërë viral në rrjet. Sipas saj, ekzistojnë ende fotografi në internet nga ajo ditëlindje, të cilat ajo është përpjekur t’i largojë, por pa sukses, për shkak të të drejtave autoriale. “Edhe në ditëlindjen e Benzemas kam qenë, e kemi prerë tortën bashkë, edhe ajo është bërë virale, janë foto në internet dhe pastaj jam munduar t’i heq, por nuk kemi mundur t’i heqim për shkak të të drejtave autoriale”, u shpreh ajo.

Ky rrëfim erdhi pasi Juliana u pyet edhe për një deklaratë të mëhershme të saj, ku kishte pohuar se kishte takuar Cristiano Ronaldon. Ajo sqaroi se takimi kishte ndodhur në një periudhë kur ylli portugez ishte në kërkim të një partnereje, por se ajo kishte vendosur ta refuzonte.

Sipas Julianës, arsyeja e refuzimit lidhej me faktin se Ronaldo nuk ishte shqiptar dhe se nuk përputheshin në mendime dhe vlera. Ky qëndrim i saj, sipas modeles, ishte i qartë dhe i vendosur, pavarësisht famës dhe statusit të futbollistit.

Rrëfimet e Julianës vazhdojnë të zgjojnë interes të madh në publik, ndërsa ajo mbetet një nga figurat më të komentuara sa herë që ndan detaje nga jeta e saj personale dhe takimet me emra të njohur ndërkombëtarë.

The post Xhuli vazhdon të befasojë me deklaratat: Ronaldon e refuzova sepse nuk doja partner jo shqiptar, me Benzeman isha në ditëlindje – e premë tortën bashkë appeared first on Albeu.com.

Princi Harry iu drejtua Gjykatës së Lartë në Londër: Media e ka kthyer jetën e gruas sime në mjerim

By: D Marku
21 January 2026 at 19:21

Princi Harry nuk hezitoi të shfaqte emocione sot gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Lartë në Londër, si pjesë e gjyqit kundër botuesit të Daily Mail.Gjatë dëshmisë së tij, ai deklaroi se jeta e gruas së tij ishte shndërruar në një mjerim të plotë. Paraqitja e Princit Harry në gjykatë është e treta në mosmarrëveshjen ligjore që ai po drejton kundër Associated Newspapers Ltd.

Ai është pjesë e personazheve të famshëm që kanë ngritur padi kundër ANL-së për atë që ata e pretendojnë si mbledhje të paligjshme informacionesh.

Paditësit përfshijnë Sir Elton John me bashkëshortin e tij David Furnish, aktivisten Doreen Lawrence, Sir Simon Hughes dhe aktoret Sadie Frost, si dhe Liz Hurley.
Në padi, ata pretenduan se informacioni për artikujt ishte mbledhur përmes aktiviteteve të paligjshme, të tilla si përgjimi dhe qasja e paligjshme në informacionin privat. ANL i mohoi të gjitha akuzat.

Princi Harry kaloi rreth dy orë e gjysmë duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve të ANL-së. Pas kësaj, ai iu përgjigj një pyetjeje nga avokati i tij David Sherborne në lidhje me ndjesinë e tij.

“Është gabim të na fusin përsëri nëpër këtë kur e vetmja gjë që donim ishte një falje dhe llogaridhënie. Kjo është një përvojë e tmerrshme”, tha ai.

Në një fjalim emocional, Harry vazhdoi të thoshte se media vazhdon ta ndjekë dhe përsëriti se jeta e gruas së tij është shndërruar në një mjerim absolut. Ai tha në një deklaratë me shkrim se gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të keqe me median dhe se ndjente se çdo lëvizje, mendim apo ndjenjë e tij po monitorohej.

Avokatët e ANL-së deklaruan se paditësit kishin rrethe shoqërore të depërtueshme, si dhe se informacioni vinte nga burime të ndryshme. Përveç kësaj, avokati i ANL-së, Anthony White, deklaroi në gjykatë se akuzat u ngritën shumë vonë dhe ata mohuan çdo mbledhje të paligjshme informacioni rreth Princit Harry.

Avokati White deklaroi se tekstet e kontestuara u morën nga informacionet e dhëna nga kontaktet e gazetarëve, zyrtarëve të marrëdhënieve me publikun dhe fotografëve. Gjyqi duhet të përfundojë në mars të këtij viti, ndërsa vendimi do të shpallet më vonë me shkrim.

The post Princi Harry iu drejtua Gjykatës së Lartë në Londër: Media e ka kthyer jetën e gruas sime në mjerim appeared first on Albeu.com.

Kurti: Ibrahim Rugova zë vend më vete në historinë e politikës dhe kulturës në Kosovë

By: D Marku
21 January 2026 at 17:50

Sot është shënuar 20-vjetori i vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit të Parë të Kosovës, liderit të shquar politik, intelektualit të angazhuar dhe studiuesit të spikatur të letërsisë.

Në këtë ditë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe dhe përkujtime për figurën që shënoi historinë e shtetndërtimit të vendit.

Dr. Rugova ishte kryetari i parë dhe më jetëgjatë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nga themelimi i saj më 23 dhjetor 1989 deri në vdekjen e tij më 21 janar 2006.

Ai u zgjodh President i Kosovës më 24 maj 1992, duke udhëhequr një Republikë të shpallur më 7 shtator 1990, në një kohë kur Serbia ia kishte suprimuar autonominë vendit.

Gjatë kësaj periudhe, Rugova arriti të imponojë praninë e Kosovës edhe në skenën ndërkombëtare, duke u takuar me liderë botërorë, përfshirë edhe Presidentin e SHBA-së, Bill Clinton.

Konsistenca e tij në rrugën e rezistencës paqësore dhe urtësia në veprim e mendim i hapën rrugë Kosovës në shumë forume ndërkombëtare.

Ai ka merita të veçanta për orientimin e vendit drejt Perëndimit dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, duke mbetur një figurë kyçe në historinë politike dhe kulturore të vendit.

I lindur më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut, Rugova ndoqi studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku doktoroi në vitin 1984.

Para angazhimit të tij politik, ai punoi si studiues i letërsisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku botoi dhjetëra studime dhe libra.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e trashëgimisë së Rugovës dhe ndikimin e tij të pashlyeshëm në jetën politike dhe institucionale të Kosovës, duke e konsideruar atë një udhëheqës model dhe një simbol të rezistencës dhe shtetndërtimit.

The post Kurti: Ibrahim Rugova zë vend më vete në historinë e politikës dhe kulturës në Kosovë appeared first on Albeu.com.

G Bani ironizon eliminimin e Erikut nga Big Brother VIP Albania: “VIP my ass!”

By: D Marku
21 January 2026 at 17:19

Eliminimi i Erikut nga Big Brother VIP Albania ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, por një nga më të zhurmshmet ka qenë ai i reperit G Bani. Përmes një postimi ironik dhe kritik, ai ka vënë në pikëpyetje jo vetëm vendimin e publikut, por edhe standardet e këtij edicioni të BB VIP.

“Publiku vendosi. Përputhen, vendosi,” shkruan G Bani me tone sarkastike, duke lënë të kuptohet se vendimi ishte i parashikueshëm dhe jo domosdoshmërisht i drejtë. Ai ndalet veçanërisht te momenti i pyetjes së moderatorit Ledion Liço, pak para leximit të verdiktit, ku, sipas tij, u pa qartë kontrasti mes mënyrës së të shprehurit të banorëve.
Reperi i krahason “fjalët e artikuluara plot kuptim” të Erikut me, siç i quan ai, “gek-meket” e Mateos, duke ironizuar nivelin e komunikimit dhe përfaqësimit brenda shtëpisë. Sipas G Banit, kjo diferencë nuk u reflektua aspak në vendimin final, çka e bën të gjithë procesin të duket i pavlerë.

“Ky BB është VIP my ass!” përfundon ai, një shprehje e fortë që nënvizon zhgënjimin e tij me formatin aktual të spektaklit. Në fund, ai e mbyll reagimin me një tjetër thumb: “Ky është ‘Përputhen me bisht’,” duke e krahasuar Big Brother VIP me një format tjetër televiziv, të cilin e konsideron më pak serioz.

Reagimi i G Banit ka ndezur debat mes ndjekësve, ku një pjesë bien dakord me kritikat e tij për nivelin e lojës dhe përzgjedhjen e finalistëve, ndërsa të tjerë mbrojnë faktin se vendimi mbetet gjithmonë në dorën e publikut.

The post G Bani ironizon eliminimin e Erikut nga Big Brother VIP Albania: “VIP my ass!” appeared first on Albeu.com.

Postimi i parë i Victoria Beckham në Instagram pas zbulimeve të djalit të saj Brooklyn

By: D Marku
21 January 2026 at 16:45

Victoria Beckham u rikthye në Instagram, vetëm disa orë pasi djali i saj, Brooklyn Beckham, bëri deklarata publike që shkaktuan debat të nxehtë rreth marrëdhënies në familje.

Megjithatë, sado që presim përgjigjen e saj për atë që e akuzon djali i saj i madh, ajo preferoi t’i uronte “Gëzuar Ditëlindjen” shoqes së saj, Emma Bunton, e njohur edhe si “Baby Spice”, nga koha kur grupi i tyre, Spice Girls, ishte në kulmin e suksesit.

Në të njëjtën kohë, Sir David Beckham foli hapur për rolin dhe fuqinë e mediave sociale, në një paraqitje të drejtpërdrejtë në emisionin Squawk Box të CNBC.

“Gjithmonë kam folur për mediat sociale dhe fuqinë e tyre, si për mirë ashtu edhe për keq”, tha ai. “Ajo në të cilën fëmijët kanë qasje sot mund të jetë e rrezikshme. Por ajo që kam zbuluar, dhe me fëmijët e mi, është se ne duhet ta përdorim atë për arsyet e duhura.”

Ai theksoi se e ka përdorur platformën e tij për të mbështetur punën e UNICEF-it, duke vënë në dukje se mediat sociale janë një nga mjetet më të fuqishme për të rritur ndërgjegjësimin për fëmijët në mbarë botën. “Përpiqem të bëj të njëjtën gjë me fëmijët e mi, t’i edukoj ata. Ata bëjnë gabime, por fëmijëve u lejohet të bëjnë gabime. Kështu mësojnë ata“, shtoi ai.

Victoria Beckham nuk ka komentuar publikisht mbi komentet e Brooklyn, i cili e akuzoi nënën e tij se kishte kërcyer “në mënyrë të pahijshme” me të në dasmën e tij. Ndërkohë, raportet kanë sugjeruar tensione serioze, duke përfshirë një ndryshim në minutën e fundit të fustanit të nusërisë së Nicola Peltz, komente fyese dhe presion mbi të drejtat e emrit Beckham.

Brooklyn, nga ana e tij, mbrojti publikisht gruan e tij, Nicola Peltz, me të cilën u martua në vitin 2022, duke përmendur “mungesë respekti të vazhdueshme” ndaj saj.

The post Postimi i parë i Victoria Beckham në Instagram pas zbulimeve të djalit të saj Brooklyn appeared first on Albeu.com.

❌
❌