Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 January 2026Main stream

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy gra përfundojnë në spital

2 January 2026 at 12:24

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Milot–Morinë, e njohur si “Rruga e Kombit”, ku janë përfshirë disa automjete.

Sipas Policisë Shqiptare, si pasojë e përplasjes janë lënduar dy gra, drejtuesja e njërit automjet, F.T., dhe pasagjerja N.T. Të lënduarat janë dërguar për trajtim mjekësor në spital dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy gra përfundojnë në spital appeared first on Sinjali.

Yesterday — 1 January 2026Main stream

Pas vdekjes së Dacit – Ali Ahmeti vlerëson kontributin e tij në shtetformimin e Kosovës

1 January 2026 at 14:44

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-kryeparlamentarit dhe akademikut Nexhat Daci.

Ahmeti ka theksuar se Kosova sot nuk ka humbur vetëm një ish-politikan, por një nga akademikët më të shquar dhe personalitetet më të rëndësishme të saj.

“Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, akademik Nexhat Dacit. Kosova sot nuk ka humbur vetëm një ish-politikan, por një nga akademikët më të shquar dhe personalitetet më të rëndësishme të saj”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka vlerësuar rolin e Dacit në proceset kyçe shtetformuese të Kosovës, duke theksuar se urtësia dhe pjekuria e tij politike ishin vendimtare në rrugën drejt pavarësisë.

“Akademik Daci, me urtësinë dhe pjekurinë e tij politike, ka luajtur një rol kyç në proceset më të rëndësishme që çuan drejt pavarësimit të shtetit të Kosovës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan veprën e tij. U prehtë në paqe”, ka përfunduar Ahmeti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas vdekjes së Dacit – Ali Ahmeti vlerëson kontributin e tij në shtetformimin e Kosovës appeared first on Sinjali.

SHBA-ja ia zgjat licencën e punës NIS-it

1 January 2026 at 14:13

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë zgjatur licencën për punë Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) deri më 23 janar, njoftoi ministrja e energjetikës së Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq.

“Kjo do të thotë që rafineria në Pançevë pas 36 ditësh do të mund të vazhdojë punën”, shkroi ajo në Instagram më 31 dhjetor 2025.

Që nga fillimi i tetorit, kompania më e madhe e naftës në Serbi, NIS, ndodhet nën sanksione të Zyrës për Kontrollin e Pasurisë së Huaj (OFAC) të Departamentit amerikan të Thesarit, për shkak të pronësisë shumicë ruse.

Për shkak të pamundësisë për të importuar naftë të papërpunuar, më 2 dhjetor u mbyll Rafineria e Pançevës, e vetmja në Serbi.

JANAF: Jemi të gatshëm për furnizim të pandërprerë të rafinerisë

Për shkak të sanksioneve amerikane u ndërpre edhe transporti i naftës përmes naftësjellësit JANAF nga Omishlli deri në Pançevë, naftë e cila për në NIS dërgohet nga Kroacia me anije.

Më 31 dhjetor, JANAF njoftoi se administrata amerikane ka lëshuar licencën për vazhdimin e transportit të naftës për NIS-in, e cila do të vlejë deri më 23 janar 2026.

“JANAF në bashkëpunim me Qeverinë e Kroacisë, ka marrë licencën që lejon deri më 23 janar 2026 pjesëmarrjen në aktivitetet që janë të zakonshme dhe të nevojshme për transportin e naftës në përmbushje të marrëveshjes për transportin e naftës së papërpunuar me kompaninë NIS”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

JANAF e mirëpriti vendimin e OFAC-ut dhe theksoi se është “plotësisht i gatshëm menjëherë të sigurojë transportin e pandërprerë dhe furnizimin e rafinerisë në Pançevë me naftë të papërpunuar”.

“Gjithashtu shpresojmë në përfundimin e shpejtë të negociatave midis NIS dhe partnerëve potencialë për blerjen e pjesës ruse në këtë kompani, duke përmbushur kështu kushtet e përcaktuara nga regjimi i sanksioneve,” njoftoi JANAF.

RTS: Deri më 23 janar mund të përfundojnë negociatat me MOL-in hungarez

SHBA-ja insiston që kompanitë ruse të dalin nga pronësia e NIS-it, pjesa e të cilit aktualisht është 56.2%, shkruan REL.

Radiotelevizioni i Serbisë (RTS), duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, ka raportuar se deri më 23 janar mund të përfundojnë negociatat e aksionarëve rusë të NIS-it me kompaninë hungareze MOL.

Qeveritarë serbë kishin bërë më parë me dije se këto negociata janë në zhvillim e sipër.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi më 19 dhjetor se Rusia “ka ide” se si dhe në çfarë drejtimi mund të zgjidhet çështja e Industrisë së Naftës së Serbisë dhe se një dialog i tillë me Serbinë është në zhvillim.

Autoritetet amerikane në fund të dhjetorit i kanë zgjatur afatin Industrisë së Naftës së Serbisë për shitjen e pronësisë ruse. Megjithatë, ky vendim nuk e autorizon NIS-in të operojë gjatë negociatave për gjetjen e një pronari të ri kryesor potencial.

Qëllimi i sanksioneve ndaj NIS-it është të pengojë Rusinë që të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për të financuar pushtimin e Ukrainës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-ja ia zgjat licencën e punës NIS-it appeared first on Sinjali.

Before yesterdayMain stream

U sanksionua për shkak të pronësisë ruse, SHBA i jep leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës

31 December 2025 at 22:50

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës NIS, e cila kontrollohet nga kompani ruse dhe është nën sanksione amerikane, që të mund të rifillojë prodhimin deri më 23 janar.

Lajmin e dha mbrëmjen e sotme ministrja serbe e Energjisë, Dubravka Đedović Handanović.

“Kompanisë NIS i është dhënë leje nga OFAC (Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së) që i lejon të vazhdojë aktivitetin deri më 23 janar. Kjo do të thotë se rafineria e Pançevos do të mund të rifillojë funksionimin pas 36 ditësh,” shkroi ministrja në Instagram.

Pas nëntë muajsh shtyrjesh të njëpasnjëshme, më 9 tetor, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj NIS, duke e akuzuar se financon pushtimin rus në Ukrainë, pasi kontrollohet 56% nga kompanitë ruse Gazprom Neft dhe Intelligence.

Rafineria e saj në Pançevo, pranë Beogradit, që mbulon rreth 80% të tregut serb, u detyrua të ndalojë aktivitetin në fillim të dhjetorit, pasi Uashingtoni nuk i dha NIS leje të veçantë për importin e lëndëve të para. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post U sanksionua për shkak të pronësisë ruse, SHBA i jep leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës appeared first on Sinjali.

Parandalohet kontrabanda në Bllacë, sekuestrohen mbi 40 mijë fishekzjarre

31 December 2025 at 14:29

Përgjatë kontrollit të një automjeti me targa zvicerane në pikën kufitare të Bllacës, janë sekuestruar mbi 40 mijë copë fishekzjarre, duke parandaluar kështu futjen e paligjshme të tyre në Maqedoninë e Veriut.

Në njoftimin e doganës thuhet se e gjithë hapsira e makinës ishte mbushur me mjete piroteknike, si dhe hetimet e mëtejshme treguan se fishekzjarret ishin blerë në Prishtinë dhe ishin të destinuara për kontrabandë në vend.

Në lidhje me këtë rast është ngritur kallëzim penal ndaj një qytetari nga Gostivari për tregti të paligjshme me materie eksplozive sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganave.

Theksojmë se përdorimi i piroteknikës ilegale përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve. Drejtoria e Doganave do të vazhdojë me kontrolle të intensifikuara dhe aktivitete të koordinuara me institucionet kompetente me qëllim parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e sigurisë publike”, thuhet në njoftimin e Doganës së Maqedonisë së Veriut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parandalohet kontrabanda në Bllacë, sekuestrohen mbi 40 mijë fishekzjarre appeared first on Sinjali.

“Kemi raketa Javelin dhe tre anije patrulluese”, Rama: Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshirë edhe Serbinë

30 December 2025 at 11:52


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë konferencës vjetore me gazetarë foli edhe për ushtrinë dhe sistemin mbrojtës.

Ai u shpreh se Shqipëria ka raketa Javelin dhe tre anije patrulluese, raporton Top Channel.

Ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka sot ushtrinë më të mirë-paguar në rajon.

“Kemi ushtrinë më të mirë paguar në rajon, përfshi edhe Serbinë. Ambicia jonë është që ushtria jonë të arrijë në mesataren e vendeve të NATO-s sa i përket anës financiare. Ky vit na gjen me një sistem raketor Javelin, na gjen me tre anije patrulluese që I kemi dhuratë nga Italia, na gjen me radarë falë bashkëpunimit me Francën. Ajo që mbetet ambicia kryesore është Shqipëria një vend prodhues i industrisë ushtarake.

Do prodhojmë dronët luftarakë dhe sistemet antidron. Në 2026 do të shihni edhe produktet e para. Ne vazhdojmë punën për të bërë kontrata të tjera për industrinë detare dhe ajrore”, u shpreh kryeministri Rama.

Ahmeti i BDI-së mesazh Kurtit: Kosova ta forcojë aleancën me ShBA-të

29 December 2025 at 10:52

Vetëm një ditë pas përfundimi të procesit zgjedhor në Kosovë, Albin Kurti, ka filluar të marrë urimet e para edhe për një mandat të tretë në krye të vendit.

Së fundi një urim me mesazh iu nis edhe nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatin e saj për kryeministër, Albin Kurti, për rezultatin e arritur në zgjedhjet nacionale.

Ai i dërgoi mesazh Kurtit që Kosova të ecë përpara me hapa të sigurt dhe të forcojë aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

“I përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin zgjedhor, ku dëshmuan maturi dhe pjekuri të lartë demokratike. U zhvillua një proces i lirë, i ndershëm dhe plotësisht demokratik, duke konfirmuar forcën e institucioneve dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të Kosovës. Urime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e shënuar! Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe vizion të qartë shtetëror, në shërbim të qytetarëve të saj”, shkroi Ahmeti.

Ai njëherësh tha se rruga e Kosovës drejt paqes dhe zhvillimit kalon përmes forcimit të partneriteteve me ShBA dhe BE, duke garantuar një të ardhme të sigurt për brezat që vijnë.

“Kosova e lirë, e fortë dhe e zhvilluar ka qenë dhe mbetet ëndrra jonë e përbashkët”, shkroi Ahmeti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ahmeti i BDI-së mesazh Kurtit: Kosova ta forcojë aleancën me ShBA-të appeared first on Sinjali.

Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

28 December 2025 at 16:43

Një aksion i gjerë studentor po organizohet sot në Serbi. Ata kanë bërë një bllokadë, me qëllim mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Që nga orët e hershme të mëngjesit, studentët janë shpërndarë në dhjetëra qytete dhe mbi njëqind lokacione në mbarë vendin, ku qytetarët kanë mundësi të japin nënshkrimin e tyre në mbështetje të kësaj kërkese.

Një aksion i gjerë studentor po organizohet sot në Serbi. Ata kanë bërë një bllokadë, me qëllim mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Që nga orët e hershme të mëngjesit, studentët janë shpërndarë në dhjetëra qytete dhe mbi njëqind lokacione në mbarë vendin, ku qytetarët kanë mundësi të japin nënshkrimin e tyre në mbështetje të kësaj kërkese.

Sipas organizatorëve, nënshkrimet po mblidhen në më shumë se 100 komuna dhe qytete, në afro 500 stenda, ndërsa listat e lokacioneve dhe oraret përditësohen vazhdimisht në faqen studenti.org.rs, shkruan N1, transmeton Euronews,al.

Vetëm sipas të dhënave të fundit, aksioni po zhvillohet në 113 vendbanime me 491 pika nënshkrimi.

Këtë nismë e ka mbështetur edhe rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Djokiq, i cili e ka nënshkruar kërkesën për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas mediave serbe, në Beograd vërhet interesim i qytetarëve për të votuar dhe ngjashëm raportohet se ka interesim edhe në qytete si Novi Sadi dhe Nishi, ku studentët kanë shtuar numrin e tavolinave për të mundësuar pjesëmarrjen e sa më shumë qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare appeared first on Sinjali.

Re të dendura hiri vullkanik në malin Etna të Italisë, shkakton paralajmërim për aviacionin

28 December 2025 at 12:56

Një moment dramatik ka ndodhur ditën e djeshme mbi malin Etna të Italisë ku vullkani më aktiv shkaktoi nivelin më të lartë të paralajmërimit për aviacionin.

Aktiviteti shpërthyes në krateret e majës së Etnës u intensifikua, duke prodhuar emetime të vazhdueshme të hirit.

Ndryshimi i shtyu shkencëtarët të lëshonin një njoftim të kuq të Observatorit të Vullkaneve për Aviacionin (VONA), duke sinjalizuar një rrezik potencial për avionët, raporton Daily Mail.

Duke u ngritur më shumë se 3,300 metra mbi nivelin e detit, Etna dominon Sicilinë lindore dhe monitorohet 24 orë në ditë për shkak të shpërthimeve të saj të shpeshta.

Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë momentin e shpërthimit dhe hirin që ngritej lart në qiell, skena të ngjashme me ato të filmave “apokaliptik” të Hollywood-it.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Re të dendura hiri vullkanik në malin Etna të Italisë, shkakton paralajmërim për aviacionin appeared first on Sinjali.

17-vjeçari dhunohet nga 4 persona në Greqi, shpallet në kërkim i riu shqiptar

27 December 2025 at 16:50

Një 17-vjeçar, i cili po argëtohej me miqtë e tij në një dyqan u rrah brutalisht nga 4 persona në Greqi. Autorët mbërritën të veshur me kapuça dhe hynë në dyqan ku gjetën të miturin dhe e nxorën me forcë.

Më pas, filluan ta godisnin pa pushim. Njëri nga autorët dyshohet se e ka kërcënuar të miturin me thikë. 17-vjeçari pësoi lëndime në kokë dhe u dërgua në spital ku iu dha ndihma e parë.

Autoritetet policore kanë identifikuar tashmë njërin nga autorët, i cili thuhet se është i ri dhe me origjinë shqiptare. Sipas tyre i riu shqiptar ka krijuar edhe më parë probleme për autoritetet, shkruan Euronews.al.

Hetimet po vazhdojnë nga Departamenti i Policisë së Aitolikos për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë. Një padi është ngritur kundër autorëve për shkelje të ligjit për armët, kërcënime dhe shkaktim të lëndimeve trupore ndaj personave të cenueshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 17-vjeçari dhunohet nga 4 persona në Greqi, shpallet në kërkim i riu shqiptar appeared first on Sinjali.

Itali: Arrestohen 9 persona nën dyshimin për financimin e Hamasit përmes organizatave të bamirsisë

27 December 2025 at 16:06

Autoritetet italiane kanë arrestuar nëntë persona të lidhur me tre organizata bamirësie, të dyshuar se mblodhën miliona euro fonde për grupin militant palestinez Hamas.

Sipas deklaratës së prokurorëve të antiterrorizmit, të dyshuarit akuzohen se kanë dërguar rreth 7 milionë euro në “shoqata me bazë në Gaza, territore palestineze, ose Izrael, të kontrolluara ose të lidhura me Hamasin”, raporton AP.

Mes të arrestuarve është edhe Mohammad Hannoun, kryetar i Shoqatës Palestineze në Itali, të cilin prokurorët e kanë përshkruar si “kreu i celulës së Hamasit në Itali”.

Autoritetet italiane bëjnë të ditur se fondet janë transferuar përmes bankave ose organizatave në Gazë.

Bashkimi Evropian e ka vendosur Hamasin në listën e organizatave terroriste.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Itali: Arrestohen 9 persona nën dyshimin për financimin e Hamasit përmes organizatave të bamirsisë appeared first on Sinjali.

Vuçiq i zhgënjyer me Trump dhe Putin: SHBA dhe Turqia po armatosin Kosovën kundër Serbisë

25 December 2025 at 23:12

Pozitat ndërkombëtare të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, janë dobësuar, e po ashtu ekulibra delikatë që me aq shumë kujdes kishte ndërtuar sipas doktrinës së 4 shtyllave: SHBA, Brukselit, Rusisë dhe Kinës.

I përballur me më ftohje të marrdhënieve e presione pothuajse nga të gjithë partnerët kycë në politikën e jashtem, Vuçiq u shfaq i zhgënjyer dhe kritik ndaj aleatëve të deritanishëm, gjatë një fjalim për ambasadorët.

Ai e tha hapur se kishte pritur hapa më të mëdhenj nga administrata e Presidentit Donald Trump, por se është përballur me tarifa e sanksione prej saj. Vuçiç nuk fsheh frustrimin edhe me aleatin tjetër në lindje Rusinë, që nuk ka treguar gatishmëri për t’i shitur aksionet e saj shumicë në kompaninë e naftës dhe gazit NIS, në mënyrë që ta bëjë të mundur heqjen e sanksioneve dhe ta ndihmojë Serbinë ta shmangë një krizë gazi.

“Kur flasim edhe për tarifat, kur flasim për sanksionet ndaj NIS-it, asgjë nga këto nuk ka qenë në dobi të interesave të Serbisë. Njëkohësisht, kur u përballëm me çaste të vështira, nuk e morëm atë mbështetje as nga fuqitë e tjera të mëdha, as nga Lindja, as nga BE-ja”, shkruan A2CNN.

Duke folur për problemet e ndryshme me të cilat përballet Serbia, Vuçiç tha se cilado nga fuqitë e mëdha mund të kishte thënë në “momentet e vështira për Serbinë” se ishte pranë saj, por se secila kishte arsyet e veta shtesë për trysni, duke pritur edhe më shumë nga Beogradi, e duke mos dhënë asgjë”. 

Në fjalimin para ambasadorëve, Vuçiq akuzoi vendet e rajonit se veprojnë kundër Serbisë, duke vënë në pikëpyetje të drejtën e tyre për të bashkëpunuar ushtarakisht.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime mbi Paqen në Stokholm, Serbia në vitin 2024 ka investuar më shumë se çdo shtet tjetër në Ballkan për qëllime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vuçiq i zhgënjyer me Trump dhe Putin: SHBA dhe Turqia po armatosin Kosovën kundër Serbisë appeared first on Sinjali.

Kamberi dorëzon propozim për shuarjen e Qendrës Humanitare serbo-ruse në Nish

25 December 2025 at 22:28

Deputeti Shaip Kamberi, pjesë e grupit parlamentar të SDA-së dhe Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG), ka dorëzuar një propozim në Kuvendin Popullor të Serbisë për shfuqizimin e ligjit që ratifikon marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Rusisë për themelimin e Qendrës Humanitare Serbo-Ruse në Nish.

Pas 13 vitesh funksionim, Kamberi thekson se nuk ka prova që qendra ka kontribuar në interes të qytetarëve të Serbisë apo ka luajtur rol të rëndësishëm në përballimin e fatkeqësive natyrore. Përkundrazi, ai akuzon qendrën për mungesë transparence dhe dyshime të forta për lidhje me aktivitete politike dhe të sigurisë, jo vetëm brenda Serbisë, por edhe në rajon.

Një tjetër shqetësim, sipas Kamberit, është tentativa për t’i dhënë qendrës dhe stafit të saj status diplomatik dhe imunitet, çka është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të misioneve humanitare.

Gjithashtu, hulumtimet e gazetarëve investigativë kanë zbuluar se individë të lidhur me shërbimet ruse të inteligjencës dhe grupe paramilitare janë përfshirë në aktivitete që kanë nxitë trazira gjatë zgjedhjeve në Moldavi dhe Rumani.

Propozimi për shfuqizimin e ligjit ka për qëllim heqjen e dyshimeve dhe avancimin e rrugës evropiane të Serbisë, pas kritikave që ka marrë qendra nga Komisioni Evropian dhe institucione të tjera të BE-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kamberi dorëzon propozim për shuarjen e Qendrës Humanitare serbo-ruse në Nish appeared first on Sinjali.

Serbia: Kanë nisur negociatat mes Rusisë dhe MOL-it hungarez për NIS-in

25 December 2025 at 18:23

Ministrja serbe e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, ka thënë më 25 dhjetor se janë duke u zhvilluar negociatat mes aksionarëve rusë në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) dhe MOL-it të Hungarisë për shitjen e aksioneve të kompanisë.

Ajo ka thënë se NIS-i dhe MOL-i e kanë informuar Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Departamentit amerikan të Thesarit për këto zhvillime.

“Qeveria hungareze i ka mbështetur bisedimet dhe ne si Qeveri e Serbisë do të ofrojmë mbështetje , në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për heqje të sanksioneve dhe krijim të kushteve për t’i garantuar NIS-it një licencë për punë operacionale”, ka thënë zyra e ministres serbe.

Sipas saj, Qeveria e Rusisë e ka informuar Qeverinë e Serbisë se i mbështet negociatat për largimin e kapitalit rus nga NIS-i, prandaj Serbia do t’i mbështesë këto zhvillime, shkruan REL.

Ministrja citohet të ketë thënë se nuk ekziston asnjë kapacitet logjistik për të importuar sasinë e nevojshme të produkteve të naftës, andaj bisedimet do të vazhdojnë që NIS-i të rikthejë operimin, pavarësisht kohës që i duhet MOL-it dhe aksionarëve rusë që të dakordohen për marrëveshjen.

Autoritetet amerikane i kanë lëshuar licencë NIS-it një ditë më parë, duke ja zgjatur afatin për negociata për shitjen e aksioneve ruse të kompanisë deri më 24 mars 2026.

Siç ka bërë të ditur Radiotelevizioni i Serbisë më 24 dhjetor, vendimi i autoriteteve amerikane nuk e ka autorizuar NIS-in që të punojë përgjatë kohës së bisedimeve.

Industria e Naftës e Serbisë është në pronësi të Rusisë, përkatësisht të degës së Gazpromit shtetëror rus, Gazprom Neft. Ajo i zotëron 56.16 për qind të aksioneve, Serbia 29.87 për qind ndërsa aksionarë tjerë kanë më pak aksione.

Shtetet e Bashkuara e kanë sanksionuar NIS-in më 9 tetor me qëllim të parandalimit të Rusisë që t’i përdorë të hyrat e energjisë për të financuar luftën në Ukrainë.

Kushti i administratës amerikane për ta larguar NIS-in prej regjimit të sanksioneve është që të lirohet nga pronësia ruse. Uashingtoni e ka zgjatur vazhdimisht afatin e zbatimit të sanksioneve.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë më 19 dhjetor se Gazprom Neft ka investuar më shumë se 3 miliardë dollarë në NIS dhe që dialogu me Serbinë është duke u zhvilluar, me qëllim të zgjidhjes së problemit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Serbia: Kanë nisur negociatat mes Rusisë dhe MOL-it hungarez për NIS-in appeared first on Sinjali.

Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi

24 December 2025 at 21:41

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se Beogradi kishte pritur hapa të mëdhenj përpara nga administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, por se deri një ndikim i tillë nuk është ndier.

“Kur flasim edhe për tarifat, kur flasim për sanksionet ndaj NIS-it, asgjë nga këto nuk ka qenë në dobi të interesave të Serbisë. Njëkohësisht, kur u përballëm me çaste të vështira, nuk e morëm atë mbështetje as nga fuqitë e tjera të mëdha, as nga Lindja, as nga BE-ja”, tha Vuçiq në hapjen e Konferencës së Ambasadorëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Beograd.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione në tetor ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), kompanisë kryesore të naftës dhe gazit në Serbi, për shkak të pronësisë ruse.

Nga ana tjetër, Rusia nuk ka treguar gatishmëri për t’i shitur aksionet e saj shumicë në NIS, në mënyrë që ta bëjë të mundur heqjen e sanksioneve dhe ta ndihmojë Serbinë ta shmangë një krizë gazi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha ditë më parë se Moska “ka ide” se si NIS-i mund të dalë nga kriza, por nuk dha hollësi.

Sa i përket tarifave amerikane mbi produktet e huaja, të cilat Trumpi i vendosi në prill të vitit 2025, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor më e goditura është Serbia.

Tarifat doganore të SHBA-së për Serbinë që nga ajo kohë janë 37 për qind, ose dy për qind më të larta se tarifat e reja doganore të vendosura për produktet nga Bosnja.

“Serbia mbetet në rrugën drejt BE-së”

Duke folur për problemet e ndryshme me të cilat përballet Serbia, Vuçiq tha se cilado nga fuqitë e mëdha mund të kishte thënë në “momentet e vështira për Serbinë” se ishte pranë saj, por se secila kishte arsyet e veta shtesë për trysni, duke pritur edhe më shumë nga Beogradi dhe “duke kërkuar shumë, e duke mos dhënë asgjë”, transmetoi Radio-Televizioni i Serbisë.

“E kemi kuptuar mirë këtë mesazh dhe mendoj se është e rëndësishme që ta kemi kuptuar mirë, duke e ditur se nuk mund të jemi vetëm në botë. Prandaj, jemi në rrugën evropiane dhe do të mbetemi në rrugën evropiane, të paktën sa të jem unë president dhe sa të ketë këtë shumicë parlamentare, por ky është mësim për ne”, tha ndër të tjera Vuçiq.

Gjatë katër vjetëve të fundit, Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull në negociatat me BE-në, të cilat filluan para më shumë se dhjetë vjetësh. Në përfundimet e fundit të Këshillit të Bashkimit Evropian konstatohet se rruga drejt BE-së është qëllim strategjik i Serbisë, por se reformat janë ngadalësuar, ndërsa përparimi në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit është minimal.

Akuza për bashkëpunimin ushtarak të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës

Në fjalimin para ambasadorëve, Vuçiq akuzoi vendet e rajonit se veprojnë kundër Serbisë, duke vënë në pikëpyetje të drejtën e tyre për të bashkëpunuar ushtarakisht.

Ai i ka akuzuar edhe më herët Shqipërinë, Kroacinë dhe Kosovën se po krijojnë një “aleancë ushtarake”, pasi këto tri vende në mars nënshkruan një deklaratë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin në sfidat e sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund ta rrezikojnë stabilitetin rajonal.

“Përse i kanë zgjeruar këto marrëveshje ushtarake edhe me Slloveninë dhe përse janë përpjekur kaq fort të fusin edhe Bullgarinë në këto procese? Është plotësisht e qartë se këtë nuk e kanë bërë për ndonjë histori gazetash. Përkundrazi, edhe kur kam biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe me njerëz në BE, të gjithë kanë rrudhur krahët”, deklaroi Vuçiq.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime mbi Paqen në Stokholm (SIPRI), Serbia në vitin 2024 ka investuar më së shumti në qëllime ushtarake, krahasuar me të gjitha shtetet e tjera ballkanike.

Në vitin 2024, Serbia ka ndarë për ushtrinë 2.2 miliardë dollarë, që përbëjnë 2.6 për qind të produktit të brendshëm bruto.

Megjithatë, Vuçiq tha se “amerikanët në mënyrë të qartë dhe të hapur po i armatosin shqiptarët në Kosovë, ashtu si edhe Turqia”.

“Qëllimi i vetëm është rrezikimi i drejtpërdrejtë i Serbisë dhe integritetit të saj territorial dhe, natyrisht, sulmet ndaj popullsisë civile dhe strukturave ushtarako-policore të Serbisë. Nuk ka qëllim tjetër. Përse ka kaq shumë armatim të Republikës së Kroacisë? Një fushatë e vazhdueshme dhe permanente kundër Serbisë dhe popullit serb”, theksoi Vuçiq.

Incidenti më i rëndë i armatosur kohëve të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor ndodhi në shtator të vitit 2023 në veri të Kosovës, kur një grup i serbëve të armatosur e sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, duke e vrarë një rreshter policor. Tre sulmues mbetën të vrarë gjithashtu.

Politikani nga Kosova dhe biznesmeni Millan Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin, dhe prej atëherë ai ndodhet në Serbi, ku nuk është ndjekur penalisht deri më sot.

Sulme nga vendet fqinje në territorin e Serbisë nuk ka pasur.

Akuza edhe në lidhje me Kosovën

Vuçiq gjithashtu akuzoi Kosovën dhe fuqitë e mëdha se nuk po respektojnë asgjë nga ajo që është nënshkruar deri tani në kuadër të dialogut të Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Marrëveshja e fundit u arrit pikërisht nga Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në shkurt të vitit 2023.

Zbatimi i asaj marrëveshjeje, për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore, nuk ka filluar kurrë.

Në kundërshtim me marrëveshjen e arritur atëherë, sipas së cilës Serbia do të ndërpriste fushatën për çnjohjen e Kosovës, Vuçiq paralajmëroi se Serbia “do të duhet të vazhdojë punën e vështirë dhe të lodhshme për anulimin e njohjeve”.

“Për ne, Kosova dhe Metohia janë pjesë e patjetërsueshme e Serbisë – kështu ka qenë dhe kështu do të jetë, dhe e di që nuk është e këndshme kur për këtë duhet të flisni në Londër apo Uashington… Por kështu është, ndaj ju lutem të mos kemi debat lidhur me këtë, të mos kemi biseda”, tha Vuçiq.

Në vitin 2025, Kosovën e njohën më shumë shtete.

Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamet e njohën pavarësinë e saj këtë vit, duke e çuar në 121 numrin e përgjithshëm të vende që e njohin Kosovën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi appeared first on Sinjali.

Dhunohet seksualisht një e mitur në Tetovë, arrestohen pesë persona të përfshirë në trafikimin e saj

24 December 2025 at 17:53

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot shpartallimin e një rrjeti kriminal të përfshirë në trafikimin dhe shfrytëzimin seksual të një të miture në Tetovë.

Pesë persona janë vënë në pranga pas një hetimi nga Njësia për Luftimin e Trafikimit me Njerëz.

Sipas policisë, i dyshuari kryesor, F.M 25, vjeç kishte mashtruar viktimën 15-vjeçare duke e futur në një lidhje të rreme, për ta detyruar më pas përmes shantazhit të konsumonte drogë dhe të shfrytëzohej seksualisht nga persona të tjerë për përfitime parash, shkruan Alsat.mk.

Ndër të arrestuarit është edhe një person i ngarkuar për “sigurinë” e viktimës, i cili akuzohet për përdhunim. Gjatë operacionit, policia bastisi katër lokacione në Tetovë ku sekuestroi pajisje elektronike dhe karta SIM që do të shërbejnë si prova materiale. Të pesë të dyshuarit përballen me akuza të rënda.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunohet seksualisht një e mitur në Tetovë, arrestohen pesë persona të përfshirë në trafikimin e saj appeared first on Sinjali.

Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia nxit ambasadorët për “çnjohje”

24 December 2025 at 14:58

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Konferencën e ambasadorëve të Serbisë, ka deklaruar se ka filluar një valë e re njohjesh të pavarësisë së Kosovës, duke bërë thirrje për mobilizim dhe angazhim për çnjohje.

Sipas tij, këtë vit Kosova është njohur nga katër shtete të reja, ndër të cilat e fundit ishte Bahamet. Vuçiqi tha se kishte pritur përparim të madh nga administrata e Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara, por sipas tij, Serbia nuk ka marrë mbështetje nga asnjë fuqi e madhe.

Ai u ka thënë ambasadorëve serbë: “Duhet punuar në çnjohjen e Kosovës”.

“Vetëm që ta dini, pavarësisht se çfarë ju thonë, pavarësisht se çfarë thonë, asnjë marrëveshje nuk e respektojnë as Prishtina, as Bashkimi Evropian e as SHBA-ja. Madje as ato që na imponuan – Kosova është pjesë e Serbisë për ne, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë,” tha Vuçiq, transmeton “N1”.

Ai shtoi se Serbia duhet të forcojë praninë e saj në Azi, Afrikë, Amerikë të Jugut dhe Amerikë Qendrore.

Vuçiq foli gjithashtu për sanksionet e vendosura nga SHBA-ja ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS):

“Kur ishte e vështirë për ne, nuk e morëm atë mbështetje nga fuqitë e tjera të mëdha, as në lindje, e as në Bashkimin Evropian. Çdokush prej tyre ka mundur të thotë – ne jemi këtu me ju, ne jemi këtu për ju. Askush nuk e bëri këtë, secili kishte arsyet e veta shtesë për presion, duke pritur edhe më shumë nga Serbia, duke kërkuar shumë, por duke mos dhënë asgjë,” tha Vuçiq.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia nxit ambasadorët për “çnjohje” appeared first on Sinjali.

Spiropali: Gjuha shqipe, të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut

24 December 2025 at 13:11

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, duke e cilësuar këtë ndalesë si një moment me peshë të veçantë për ruajtjen dhe forcimin e kujtesës kombëtare.

Nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Spiropali theksoi se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në vend dhe duhet mbrojtur e kultivuar.

“Në këtë qytet ku historia shqiptare ka lënë gjurmë të thella – nga Shën Tereza te Pjetër Bogdani, nga Hasan Prishtina e shumë figura të tjera – gjejmë themelet mbi të cilat është ndërtuar identiteti, dinjiteti dhe vizioni ynë si komb”, deklaroi ajo.

“Puna e Institutit është një pikë referimi jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por për gjithë hapësirën mbarëshqiptare. Studimet mbi gjuhën shqipe, trashëgiminë kulturore dhe kujtesën historike e bëjnë atë një shtyllë të rëndësishme të vetëdijes sonë kolektive.

“Të respektohet në ligj dhe në praktikë, të mësohet me dashuri brez pas brezi, si pasuri e përbashkët e mozaikut multietnik”, shtoi ajo në një postim në Facebook

Spiropali vuri gjithashtu në dukje se gjuha shqipe na bashkon si zë historie dhe rrënjë identiteti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spiropali: Gjuha shqipe, të respektohet në ligj dhe në praktikë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Sinjali.

“Barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet për shqiptarët”: Kryediplomatja shqiptare vijon qëndrimin në Maqedoni të Veriut

23 December 2025 at 12:39

Barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet.

Këtë kërkoi Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron për vizitë në Maqedoni të Veriut ku ka takuar krerët shtetëror dhe përfaqësuesit politik të shqiptarëve.

“Shqipëria mbështet angazhimin konstruktiv e diplomacinë parlamentare si dhe pret zbatim konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, si standard për barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet për shqiptarët”: Kryediplomatja shqiptare vijon qëndrimin në Maqedoni të Veriut appeared first on Sinjali.

Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit milionësh në Maqedoninë e Veriut?

23 December 2025 at 08:48

Biznesmenët Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, zyra e ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SOZR), Pece Mirçevski, u bastis dhe pati “indikacione” për vendndodhjen e Artan Grubit.

Këto janë disa nga lajmet që iu dhanë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2025 për aferat e dyshuara të korrupsionit të profilit të lartë, për të cilat ende nuk ka epilog; as aktakuza e as vendime për ndalimin e hetimeve nga prokurorët.

Deri ku kanë arritur hetimet në fund të këtij viti, kur Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut ndodhet para zgjedhjes së një shefi të ri, pas largimit të Ljupço Kocevskit nga posti i prokurorit të shtetit?

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit milionësh në Maqedoninë e Veriut? appeared first on Sinjali.

❌
❌