Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 January 2026Main stream

Abuzoi me 12-vjeçaren dhe e la shtatzënë, Gjykata e Korçës lë në burg të moshuarin

2 January 2026 at 14:41

Gjykata e Korçës ka lënë në arrest me burg 67 vjeçarin Rushan Selko i cili akuzohet se përdhunoi dhe la shtatzënë një 12 vieçare.

Selko abuzoi seksualisht me fqinjën e tij të mitur në muajin gusht. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e 67 vjeçarit në fshatin Piskupat në bashkinë e Pogradecit.

Gjatë kësaj periudhe ai kërcënonte të miturën që të mos tregonte për atë çfarë kishte ndodhur ndërkohë rasti u zbulua nga prindërit e të miturës të cilët vunë re ndryshimet fizike të saj. Ekzaminimi mjekësor zbuloi se vajza ishte 22 javëshe shtatzanë dhe më pas ajo rrëfeu të gjithë ngjarjen e rëndë.

Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg për 67 vjeçarin çka është pranuar edhe nga gjykata. Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur më tepër se dy orë.

The post Abuzoi me 12-vjeçaren dhe e la shtatzënë, Gjykata e Korçës lë në burg të moshuarin appeared first on Gazeta Si.

E rëndë në Orikum/ Burri vret gruan, më pas kryen vetëvrasje

2 January 2026 at 14:33

Nga Gazeta ‘Si’- Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Orikumin sot në 2 janar 2025, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 ku në trupin e Sose Xhebroit, rreth 48 vjeç, janë konstatuar shenja dhune të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj Llogora Xhebroit, rreth 52 vjeç.

48- vjeçarja ka ndërruar jetë në banesë. 

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth banesës, autori i dyshuar është gjetur i pajetë në garazh, ku dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.

Çifti ishin prindër të dy djemve.

Sipas burimeve çifti ka patur probleme dhe kanë shkuar drejt divorcit më parë dhe më pas janë ribashkuar sërish. Të njëjtat burime bëjnë me dije se konfliktet mes tyre kanë nisur prej një muaji.

The post E rëndë në Orikum/ Burri vret gruan, më pas kryen vetëvrasje appeared first on Gazeta Si.

Simptomat që tregojnë se ndoshta keni mungesë të vitaminës D

2 January 2026 at 14:22

Nga Gazeta ‘Si’- Trupi ka nevojë për vitaminën D, në mënyrë që kockat të jenë më të forta dhe më të shëndetshme. Në të njëjtën kohë, vitamina D e ndihmon trupin të përthithë kalciumin, luan një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, si dhe zvogëlon rreziqet e inflamacionit.

Kur kjo vitaminë mungon, trupi dërgon disa sinjale, të cilat nëse po i has, mund të kesh mungesë të vitaminës D.

Po djersin më shumë seç duhet

Djersa, veçanërisht në periudhën e dimrit mund të lidhet me mungesën e vitaminës D. Kjo ndodh sepse ndërkohë që aktiviteti i trupit vijon të jetë i njëjtë, temperatura e trupit ngrihet, edhe nëse mjedisi përreth nuk është aq i nxehtë.

Në mënyrë të papritur ndihesh i/e lodhur

Mungesa e vitaminës D përkthehet me ndjesinë e lodhjes, edhe kur ke bërë mjaftueshëm gjumë. Studimet tregojnë se mungesa e kësaj vitamine shkakton edhe marrje mendsh.

Mund të ndihesh i/e trishtuar

Shumë gjëra të trishtojnë, ama, një arsye tjetër mund të jetë edhe vitamina D. Studimet tregojnë se ekziston një lidhje mes depresionit dhe mungesës së vitaminës D, pasi kjo e fundit ndikon në disa sfera të trurit, duke aktivizuar edhe hormonet pozitive si: dopamina dhe serotonina.

Mund të ndiesh dhimbje në kocka dhe muskuj

Është vënë re se në disa persona të diagnostikuar me artrit, ka mungesë të vitaminës D dhe kjo shkakton dhimbje në muskuj dhe kocka. Nëse gjatë kohëve të fundit, ke ndjerë dhimbje apo bezdi në kyçe, ndoshta është momenti të masësh nivelin e vitaminës D.

Por, si ta furnizosh trupin me vitaminë D?

Që të marrësh vitaminën D, duhet të ekspozohesh në diell, por në të njëjtën kohë, të duhet të mbrohesh nga dielli me SPF, për shkak se ylli më i afërt me Tokën, është gjithashtu edhe ndër faktorët kryesorë për kancerin e lëkurës.

Pra, të duhet që vitaminën D ta ndërthurësh me dietën ushqimore. Sugjerohet të konsumosh: salmon, sardele, ton, vezë, djathë, kërpudha, qumësht, kos, si dhe drithëra dhe lëng portokalli.

Gjithashtu, vitamina D merret edhe përmes medikamenteve specifike, për të cilat duhet të konsultohesh me mjekun.

The post Simptomat që tregojnë se ndoshta keni mungesë të vitaminës D appeared first on Gazeta Si.

Spital privat dhe plazh artificial- Brenda vilës sekrete të Putinit në Krimenë e pushtuar

2 January 2026 at 14:11

Nga Gazeta ‘Si’- Një investigim i detajuar i publikuar nga bashkëpunëtorët e të ndjerit Aleksei Navalny ka zbuluar ekzistencën e një tjetër prone luksoze që dyshohet se përdoret nga presidenti rus Vladimir Putin.

Kësaj here, hetimi fokusohet në gadishullin e Krimesë, territor i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, ku sipas të dhënave është ndërtuar një kompleks rezidencial gjigant me vlerë mbi 100 milionë euro.

Kompleksi ndodhet në Kepin Aya, mbi një shkëmb me pamje nga Deti i Azovit, vetëm disa kilometra larg qytetit strategjik të Sevastopolit.

Sipas dokumenteve, pamjeve satelitore dhe fotografive të publikuara në investigim, prona fillimisht ishte projektuar për ish-presidentin ukrainas Viktor Yanukovych. Pas rrëzimit të tij dhe marrjes nën kontroll të Krimesë nga Rusia, objekti u konfiskua nga autoritetet ruse.

Zyrtarisht, vila ishte parashikuar të shndërrohej në një sanatorium shtetëror, por sipas ekipit të Navalnyt, kjo nuk u realizua kurrë. Në vend të kësaj, kompleksi dyshohet se iu vu në dispozicion presidentit rus dhe rrethit të tij të ngushtë.

Rezidenca kryesore shtrihet në rreth 9 mijë metra katrorë, ndërsa një ndërtesë tjetër, e pozicionuar më pranë detit, ka një sipërfaqe prej afro 5 mijë metrash katrorë. Pamjet nga satelitët tregojnë se kompleksi përfshin një mol privat, një plazh artificial me rërë të bardhë dhe një heliport të vendosur në pjesën më të lartë të pronës, duke garantuar izolim dhe siguri maksimale.

Brendësia e vilës përshkruhet si jashtëzakonisht luksoze. Dy suita martesore, secila me sipërfaqe rreth 240 metra katrorë, janë të pajisura me banja private prej 50 metrash katrorë.

Sipas investigimit, vetëm arredimi i një banje kushton rreth 120 mijë euro dhe përfshin xhakuzi dhe elementë dekorativë të veshur me ar, si dhe vaska speciale me çmim rreth 32 mijë euro secila.

Në kompleks ndodhen gjithashtu dhoma të dedikuara për një grua dhe dy fëmijë. Hetimi pretendon se këto ambiente janë përshtatur për ish-gjimnasten olimpike Alina Kabaeva, e cila prej vitesh përflitet si partnerja e fshehtë e Putinit, si dhe për dy fëmijët e tyre. Kremlini nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar për këtë çështje.

Një element tjetër i pazakontë i rezidencës është prania e një spitali privat, i cili zë një kat të tërë të ndërtesës kryesore. Ai përfshin një sallë operacioni të pajisur me teknologji mjekësore moderne gjermane dhe finlandeze, klinikë dentare, pajisje ultrazëri dhe aparatura të avancuara. Në të njëjtin kat ndodhet edhe një kriokamerë, teknologji shumë e shtrenjtë që përdoret për trajtime ekstreme, të cilën investigimi thotë se presidenti rus e preferon.

Për argëtim, kompleksi përmban edhe një sallë private kinemaje me tetë vende dhe pajisje moderne audio-vizive.

Sipas ekipit të Navalnyt, financimi i kësaj prone nuk është bërë drejtpërdrejt nga Vladimir Putin, por nga oligarkë të fuqishëm rusë të lidhur ngushtë me të. Prona, sipas hetimit, është regjistruar në emër të disa kompanive guackë, të përdorura për të fshehur pronësinë reale.

Investigimi përfundon me një pyetje provokuese për publikun dhe komunitetin ndërkombëtar: “Putini dhe miqtë e tij kanë grumbulluar aq shumë pasuri gjatë 25 viteve në pushtet, sa është e pamundur t’i shpenzojnë. Sa pallate i duhen një njeriu?”

Publikimi pritet të nxisë debate të reja ndërkombëtare mbi pasurinë e fshehtë të presidentit rus, veçanërisht në një kohë kur Rusia përballet me sanksione të rënda ekonomike dhe një pjesë e madhe e popullsisë po përjeton vështirësi financiare.

The post Spital privat dhe plazh artificial- Brenda vilës sekrete të Putinit në Krimenë e pushtuar appeared first on Gazeta Si.

Moti i keq ‘pushton’ vendin, reshje dëbore në Shkodër e Pukë, akset nacionale të kalueshme

2 January 2026 at 12:48

Nga Gazeta ‘Si’- Pas ditëve me diell vendi është përfshirë gjatë ditës së sotme nga mot i keq me reshje shiu, temperatura të ulëta dhe reshje dëbore në zonat malore.

Reshjet e borës përfshinë territorin e bashkive Pukë e Fushë Arrëz mëngjesin e kësaj të premteje, teksa temperaturat kanë zbritur minus.

Segmentet rrugore rurale momentalisht janë të kalueshme, ndërsa trashësia e borës pritet të krijojë probleme kryesisht në aksin rrugor Kryezi -Iballës ku trashësia e borës në Qafën e Sharit i ka kaluar 20 cm.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë këtë mëngjes edhe qytetin e Shkodrës dhe zonat përreth, ndërsa nuk ka akse rrugore të bllokuara dhe qarkullimi zhvillohet normalisht.

Për shkak të prezencës së akullit, përgjatë segmentit Milot-Kalimash u regjistruan tre aksidente rrugore, ku janë përfshirë rreth 15 automjete, mes tyre një mikrobus me pasagjer dhe një autoambulancë.

Nga aksidentet u dëmtuan gjashtë persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Rrëshenit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Rruga e Kombit, në të dyja drejtimet e lëvizjes Kukës – Tuneli i Kalimashit, po përballet me reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë, çka e bën qarkullimin më të vështirë.

The post Moti i keq ‘pushton’ vendin, reshje dëbore në Shkodër e Pukë, akset nacionale të kalueshme appeared first on Gazeta Si.

Shtatë konflikte që në 2026 mund të tronditin botën

2 January 2026 at 12:26

Nga Gazeta ‘Si’- Gjatë dekadës së fundit, numri i konflikteve të armatosura aktive është rritur ndjeshëm.

Shumë prej tyre kanë qenë jashtëzakonisht vdekjeprurëse. Por disa konflikte të tjera kanë mbetur ende nën pragun e dhunës — megjithatë, nëse do të shpërthenin hapur, do të përmbysnin rajonet përkatëse dhe rendin botëror.

Kina kundër Tajvanit

A do të përpiqet Xi Jinping të lërë gjurmë në histori? Udhëheqësit kinezë kanë ndjekur luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ndoshta kanë nxjerrë mësime të zymta mbi vështirësitë e pushtimit ushtarak. Por pabarazia e madhe në kapacitetet ushtarake mes Kinës dhe Tajvanit do të thotë se Pekini mund të tundohet të veprojë nëse mbështetja amerikane për ishullin duket se dobësohet, ose nëse kostoja ekonomike e një sulmi bie. Për momentin, një bllokadë duket më e mundshme sesa një pushtim, edhe pse edhe ajo mbart rreziqe të mëdha, përfshirë ndërhyrjen ushtarake dhe hakmarrjen ekonomike nga SHBA-ja dhe aleatët e saj.

India kundër Pakistanit

Dy armiqtë e përbetuar me armë bërthamore janë sjellë së fundmi sërish nga pragu i luftës pas një përplasjeje vdekjeprurëse — por konflikti i tyre thelbësor mbetet i pazgjidhur. Në prill 2025, një sulm në Indi që vrau 26 turistë shkaktoi krizën më serioze ndër vite, me goditje ndërkufitare dhe mbi 50 të vdekur përgjatë vijës së kontrollit në Kashmir, përpara se të shpallej një armëpushim.

Rritja e shpejtë ekonomike e Indisë po zgjeron hendekun në fuqinë ushtarake konvencionale. Me një të pestën e popullsisë botërore mes tyre, ruajtja e paqes në vitin 2026 është jashtëzakonisht e rëndësishme. Dy faktorë do ta bëjnë këtë më të vështirë: Amerika, e cila shpesh ndërmjetëson mes dy vendeve, ka ftohur marrëdhëniet me Indinë për shkak të një lufte tarifore. Dhe në përplasjen e fundit, India dhe Pakistani treguan më pak përmbajtje sesa në të kaluarën.

Rusia kundër Ukrainës

Humbjet e Rusisë tani vlerësohen të jenë më të mëdha se ato të Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore. Forcat e saj kanë pushtuar vetëm 1.3% territor shtesë të Ukrainës që nga dhjetori 2022. Kjo matematikë e konsumimit sugjeron se viti 2026 do të sjellë ose përparim tejet të ngadaltë, ose një konflikt të ngrirë nga rraskapitja, ose një lloj marrëveshjeje. Por janë të mundshme edhe dy skenarë të tjerë: një kolaps i frontit ose politik i Ukrainës, i ndihmuar nga sabotimi i Kremlinit; ose një thyerje e ekonomisë ruse, nëse sulmet ajrore paralizojnë industrinë e saj të naftës. Secili prej këtyre skenarëve do të kishte pasoja masive për Europën dhe botën.

Izraeli kundër Hamasit

A do të zgjasë armëpushimi i brishtë?

Gaza është në gërmadha, me dhjetëra mijëra të vdekur. Forcat izraelite ende kontrollojnë gjysmën e territorit dhe Hamasi nuk është çarmatosur. Sado e tmerrshme që do të ishte, një rifillim i luftës nuk është i paimagjinueshëm. Të dyja palët tashmë e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit më të fundit, të negociuar në tetor. Por nëse Trump mbetet i angazhuar në planin e tij të paqes dhe palët bashkëpunojnë, ka edhe shpresë. Nëse materializohet një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse, rindërtimi mund të nisë më në fund në shkallë të gjerë.

Një burrë në Gaza mban një thes me ushqime

Gazanët e zhvendosur do të mund të kthehen në atë që ka mbetur nga shtëpitë e tyre. Për momentin, megjithatë, rezultati më i mundshëm është ai i njohur: një territor i ndarë, palestinezë që vuajnë dhe një pauzë e dhunës që zgjat — derisa të mos zgjasë më.

Kongo kundër Ruandës

Tensione dekadash mbi padrejtësi etnike dhe pasuritë minerare të Kongos lindore kërcënojnë të shpërthejnë në luftë të hapur. Nën diktatorin Paul Kagame, Ruanda në vitin 2025 armatosi, furnizoi dhe drejtoi rebelët e M23, të cilët pushtuan Goman, një qytet i madh në Republikën Demokratike të Kongos, dhe për më tepër dërgoi edhe trupat e saj.

Zonat e operimit të M23 në Kongo janë, përmes ndërmjetësimit, afërsisht dyfish i territorit të Ruandës, dhe një marrëveshje e brishtë e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë mes zotit Kagame dhe Félix Tshisekedi, presidentit të Kongos, nuk i përfshinte ata.

Trupat ugandeze gjithashtu kanë shtuar aktivitetin në Kongo — duke vepruar si “partnerë sigurie” të qeverisë së dobët kongoleze — sepse shqetësohen për M23, të cilët luftojnë aleatët e tyre lokalë. Ari është pjesë e joshjes. Ruanda, e cila ka pak rezerva vendase, është bërë në mënyrë misterioze një eksportuese e madhe. Në lojë janë gjithashtu nafta, gazi dhe minerale si kobalti, thelbësor për prodhimin e baterive.

Sudani

Forcat e Armatosura Sudaneze (SAF) dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) mbeten të përfshira në një luftë të ashpër. RSF kontrollon pjesën më të madhe të Darfurit dhe Sudanisë perëndimore, ndërsa SAF mban kryeqytetin dhe rajonet lindore. Miliona civilë janë në arrati dhe shumë prej tyre po vdesin nga uria. Konflikti — dhe kriza më e madhe humanitare në Afrikë — ka gjasa të vazhdojë, i ushqyer nga mbështetja e Egjiptit për SAF-in, Emirateve të Bashkuara Arabe për RSF-në dhe fuqive të tjera rajonale (EBA mohon përfshirjen).

Megjithatë, nëse mbështetësit e dy palëve shohin arsye për kompromis, një marrëveshje mund të jetë e mundur — dhe potencialisht shumë fitimprurëse. Për një ndërmjetës ambicioz si Donald Trump, Sudani ofron si pasuri (ar, naftë dhe një vijë bregdetare strategjike), ashtu edhe mundësinë për t’i dhënë fund asaj që mund të jetë konflikti aktiv më vdekjeprurës në botë.

Venezuela

Në fokusin e saj të rinovuar mbi sigurinë në “hemisferën tonë”, administrata Trump ka grumbulluar forca përballë Venezuelës, ka zgjeruar stërvitjet ushtarake dhe ka goditur varka të vogla që pretendon se kontrabandojnë drogë. Qëllimi përfundimtar mund të jetë përshpejtimi i fundit të regjimit të Nicolás Maduro-s, edhe pse nuk është e qartë se sa forcë është e gatshme të përdorë Amerika.

Sulmet ajrore janë më të mundshme sesa një pushtim amfib. Trump mund të dërgojë madje edhe forca speciale nëse sheh një mundësi për të kapur ose vrarë zotin Maduro. Presidenti i Venezuelës nuk ka mungesë armiqsh. Ai ka përshkallëzuar së fundmi pretendimin shekullor të Venezuelës mbi dy të tretat e territorit të Guajanës fqinje — rajonin Essequibo, të pasur me naftë. Pavarësisht urdhrave të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të mos e bërë këtë, Venezuela mbajti zgjedhje të paligjshme për guvernator në maj 2025 për “Guajanën Esequiba”, duke zgjedhur administratorë për territore që nuk i kontrollon.

Por çdo lëvizje e Venezuelës ndaj Guajanës do të shkaktonte me siguri një përballje me Shtetet e Bashkuara.

Burimi: The Economist/Përshtati Gazeta Si

The post Shtatë konflikte që në 2026 mund të tronditin botën appeared first on Gazeta Si.

Prodhuesit italianë të makaronave shpëtojnë nga tarifat e Trumpit

2 January 2026 at 12:15

Nga Gazeta ‘Si’- Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka ulur ndjeshëm tarifat e propozuara për importet e makaronave italiane, të cilat do të kishin rritur gati dyfish çmimet e shumë markave për konsumatorët amerikanë.

Donald Trump kishte kërcënuar të vendoste tarifa deri në 92% mbi kompanitë italiane të makaronave, pas akuzave se 13 prodhues, përfshirë Barilla, La Molisana dhe Pastificio Lucio Garofalo, po shisnin produktet e tyre në tregun amerikan me çmime “tejet të ulëta dhe joproporcionale”.

Italia eksporton vlerë rreth 770 milionë dollarë në vit në SHBA, që përbën rreth 16% të gjithë pastave të importuara atje.

Të enjten, qeveria italiane njoftoi se Departamenti Amerikan i Tregtisë (DoC) kishte rishqyrtuar tarifat e propozuara dhe i kishte ulur ato në një shkallë nga 2% deri në 14%.

Këto tarifa do të shtohen mbi një tarifë ekzistuese prej 15% që Trump ka vendosur për shumicën e mallrave të importuara nga Bashkimi Europian. Megjithatë, DoC njoftoi se s’ka marrë akoma një vendim përfundimtar mbi nivelin e tarifave që do të vendosen për këta prodhues të makaronave dhe se vendimi final pritet të shpallet më 12 mars.

Departamenti tha se një analizë paraprake, publikuar më herët gjatë javës, tregonte se prodhuesit italianë kishin “adresuar shumë nga pyetjet e Departamentit”, çka shpjegon edhe uljen e tarifave. Vendimi final do të bëhet publik me përfundimin e shqyrtimit në mars.

Shtetet e Bashkuara thanë se 13 kompanitë e synuara përbëjnë rreth 16% të importeve italiane të pastës në SHBA. Coldiretti, shoqata kryesore e agribiznesit në Itali, kishte paralajmëruar më parë se tarifat e planifikuara do të ishin një “goditje fatale” për industrinë italiane të makaronave.

Komisioni Europian gjithashtu kishte deklaruar se do të ndërhynte në mos-zhvillim të situatës nëse do të ishte e nevojshme.

Ministria e Jashtme e Italisë njoftoi se rishikimi paraprak tregonte se tarifa për La Molisana do të reduktohej në 2.26%, ndërsa tarifa për Garofalo do të ishte rreth 14%. Ndërsa 11 prodhuesit e tjerë do të përballeshin me tarifa prej rreth 9.09%.

“Rikalkulimi i tarifave është një shenjë që autoritetet amerikane njohin dëshirën tonë konstruktive për bashkëpunim,” tha ministria në një deklaratë.

Ky ndryshim i qëndrimit ndaj tarifave të pastës erdhi një ditë pasi administrata amerikane njoftoi se po shtonin me një vit rritjen e tarifave për mobiljet e tapiceruara, dollapët e kuzhinës dhe elemente të tjerë shtëpiakë. Importet e këtyre sendeve ishin planifikuar të shkonin nga 25% në 50% që nga 1 janari, por tani është vendosur një shtyrje.

Shtëpia e Bardhë tha se SHBA vazhdon të jetë e angazhuar në negociata produktive me partnerët tregtarë./ The Guardian

The post Prodhuesit italianë të makaronave shpëtojnë nga tarifat e Trumpit appeared first on Gazeta Si.

Donald Trump kërcënon Iranin me ndërhyrje ushtarake

2 January 2026 at 12:01

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka paralajmëruar Iranin se SHBA-të do të ndërhyjnë në rast se autoritetet iraniane përdorin dhunë vdekjeprurëse ndaj protestuesve paqësorë.

Në një deklaratë publike të shpërndarë përmes rrjetit të tij social, Trump tha se nëse Irani “qëllon dhe vret në mënyrë të dhunshme protestues paqësorë”, Shtetet e Bashkuara do të “vijnë në ndihmë të tyre”.

Ai shtoi se SHBA-të janë “të gatshme dhe të përgatitura për veprim”, duke përdorur shprehjen: “We are locked and loaded and ready to go” (jemi të karikuar dhe gati për të vepruar).

Deklarata e presidentit amerikan vjen në një klimë tensionesh të larta, ndërsa në Iran janë raportuar protesta dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të sigurisë. Trump e cilësoi përdorimin e dhunës ndaj protestuesve si një praktikë të zakonshme të regjimit iranian, duke rritur më tej retorikën e ashpër mes dy vendeve.

Mesazhi i publikuar përforcon qëndrimin e administratës amerikane ndaj Teheranit dhe sinjalizon se Washingtoni është i gatshëm të reagojë nëse situata përshkallëzohet. Megjithatë, deklarata nuk përmban detaje konkrete mbi formën apo shkallën e një ndërhyrjeje të mundshme.

Reagimi i Iranit ndaj paralajmërimit të presidentit amerikan mbetet ende i paqartë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek nga afër zhvillimet, mes shqetësimeve për një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në rajon.

The post Donald Trump kërcënon Iranin me ndërhyrje ushtarake appeared first on Gazeta Si.

Të rinjtë po u thonë ‘jo’ festave në klube

2 January 2026 at 11:56

Nga Gazeta ‘Si’- Është ora një e mëngjesit, herët të shtunën, në një klub nate. Muzika, dritat, njerëzit.

Ky është momenti kur festa merr vërtet hov dhe kontrolli del nga dora — ose të paktën, kështu duhet të jetë. Por rruga për të ardhur deri këtu ka qenë gjithçka tjetër veçse spontane.

Së pari, bileta e hyrjes: mesatarisht nga 20 deri në 30 dollarë, dhe duhet ta blesh disa ditë përpara, në rast se shiten të gjitha ose rritet çmimi.

Pastaj, duhet të krijosh një grup në WhatsApp për ata që janë të përkushtuar.

Dhe në fund, të përballesh me pritjen te dera, me përgjumjen dhe me të ftohtin, vetëm që të arrish të futesh brenda. Më në fund, në pistën e vallëzimit, është koha të lëvizësh, të presësh që të vendosin këngën që ndez atmosferën. Një pije, dy pije — por gjërat nuk shpërthejnë kurrë tamam. Dhe pashmangshmërisht, i bën vetes pyetjen:

“Çfarë po bëjmë këtu deri në pesë të mëngjesit? O Zot! Dua të shkoj në shtëpi dhe të dëgjoj muzikën time me shokët.”

Të paktën, kështu i ndodhte Nicolás A.-së, një student dhe muzikant 22-vjeçar, sa herë që shkonte në klub.

“Paguan hyrjen dhe kur vjen dita, as nuk ke qejf,” shpjegon ai. “Në rrethet tona, nuk na pëlqen të jemi kaq të lidhur, apo të shpenzojmë gjithë paratë për një natë të vetme. Ndihesh i mbytur dhe sikur je i detyruar ta kalosh natën në një mënyrë të caktuar. Mendoj se sot na pëlqen të kemi mundësinë të vendosim vetë se çfarë vallëzojmë dhe çfarë bëjmë. Kjo i bën netët shumë më argëtuese.”

Nicolás, i cili e arriti moshën e klubeve gjatë izolimeve të Covid-19, është i ngjashëm me shumë të rinj të brezit Z,(12-27 vjeçarët) të cilët po gjejnë alternativa të tjera ndaj një industrie nate që duket gjithnjë e më e shtrenjtë, e njëtrajtshme dhe e ngurtë.

Raporti më i fundit i Federatës Kombëtare të Sipërmarrësve të Argëtimit dhe Kohës së Lirë në Spanjë parashikon një rënie prej 2.6% të të ardhurave për sezonin 2024–2025, çka shumëkush ia atribuon përfundimit të nevojës post-pandemike për të dalë, inflacionit dhe rritjes së çmimeve. Në këtë panoramë, zgjidhja më e zakonshme duket se është festa në shtëpi — një traditë po aq e vjetër sa edhe vetë pirja e alkoolit.

Çdo brez ka versionin e vet të festës në shtëpi. Sipas një ankete të vitit 2024 nga kompania e analizës së trendeve Ypulse, 63% e të rinjve europianë preferojnë të organizojnë mbledhje në shtëpi sesa të shkojnë në klub.

Festat në shtëpi nuk janë asgjë e re: të rinjtë janë takuar në shtëpi për dekada të tëra.

Festat në shtëpi, ose “house sessions” — në rastin e eventeve me DJ — mund të variojnë shumë, nga takime më të qeta deri te festat më të shfrenuara, në stilin e Euphoria.

Çelësi është rimarrja e kontrollit mbi shpenzimet dhe mënyrën se si ia del mbanë gjatë një krize të kostos së jetesës, për të mos përmendur perspektivat e punësimit që po bëhen gjithnjë e më të pasigurta.

Shembulli më spektakolar i rëndësisë së festës në shtëpi vjen nga Bad Bunny, artisti më i dëgjuar në botë këtë vit në Spotify dhe, me shumë gjasë, i pranishëm në një numër të madh festash të tilla anembanë globit. Për rezidencën e tij në Porto Riko, artisti ndërtoi një shtëpi mbi skenë, ku vallëzonte dhe festonte me të ftuar si Austin Butler, LeBron James dhe Penélope Cruz.

“La Casita” është kthyer në simbol të rikthimit të tij te rrënjët dhe tani, artisti planifikon ta marrë me vete në turneun e tij përreth botës. Por larg suksesit dërrmues të turneut Debí Tirar Más Fotos, festat në shtëpi lidhen me zhvillimin e hapësirave kulturore alternative. Sidomos për DJ-të, ato përfaqësojnë një katalizator thelbësor.

Sipas një ankete të fundit të publikuar nga Alpha Theta, një kompani pajisjesh audio, një e treta e Gen Z thonë se seti më i mirë i një DJ-je që kanë dëgjuar ndonjëherë ka ndodhur në një shtëpi, dhe pothuajse gjysma mendojnë se ky është vendi më i mirë për të zbuluar muzikë të re pa nxitim.

Nga të gjitha vendet e përfshira në anketë, Spanja kishte përqindjen më të lartë të DJ-ve (28%) që thonë se e kanë nisur karrierën e tyre në festa shtëpie.

Njëri prej tyre është IceSplinter, 26 vjeç, i cili lëviz mes ambienteve profesionale dhe shtëpive.

“Ajo që ndodh aty nuk ka asnjë lidhje me klubet, ku ka shumë më tepër kufizime. Në shtëpi, publiku është shumë më pjesëmarrës dhe si DJ mund të rrezikosh më shumë. Shpik diçka ndryshe në çdo event,” shpjegon ai. Ai është gjithashtu i bindur se muzika ka fuqinë të shkojë përtej festës dhe të krijojë përvoja më të thella. “[Festat në shtëpi] janë një strehë për të kanalizuar atë që jemi. Çdo grup shkarkohet në një mënyrë të ndryshme dhe këto përvoja nuk kanë të bëjnë vetëm me dëgjimin dhe vallëzimin, por gjenerojnë më shumë biseda,” shton ai.

Adoleshentët në një festë në një apartament në Beck Street në New York City, gjatë verës së vitit 1983.

Një flluskë brezash

Përtej muzikës, festat në shtëpi thyejnë disa dinamika që duket se e kanë mbytur jetën tradicionale të natës.

“Shumë njerëz as nuk dinë si të dalin, si të pinë apo si të sillen, gjë që e sheh në mega-klube. Del jashtë për të pirë një cigare dhe të bezdisin të gjithë. Nuk e kuptojnë ku është kufiri mes shoqërimit dhe ndërhyrjes,” thotë Camprubí. Por ajo paralajmëron edhe për rreziqet e flluskave të festave në shtëpi.

“Jeta e natës ‘mainstream’ ka qenë gjithmonë një gropë pa fund për të humbur para dhe për të pasur përvoja jo edhe aq të këndshme. Por ekziston rreziku i krijimit të ambienteve endogamike. Kur del jashtë, detyrohesh të ndërveprosh me realitete, ambiente dhe lloje të tjera muzike, dhe kjo na ushqen si njerëz. Eventet në shtëpi duhet të jenë të hapura për miqtë e miqve dhe për njerëz që nuk janë pjesë e jetës sonë të përditshme,” thotë ajo.

Ky lloj takimi me të panjohur, thotë Juan Carlos Usó, autor i librit Historia del ocio nocturno en España (Historia e jetës së natës në Spanjë; El Desvelo, 2025), njihet si “shkolla e rrjedhshmërisë sociale”, sipas mësuesit të tij Antonio Escohotado.

Kjo “shkollë”, shpjegon ai, më parë ndodhej vetëm në klube nate, deri sa marketingu i shndërroi ato në një “imponim të argëtimit të homogjenizuar”. Tani, rrjetet sociale e kanë marrë këtë rol — nuk ke më nevojë të dalësh për të festuar që të njohësh njerëz të rinj apo të flirtosh — dhe bashkë me të kanë marrë edhe një pjesë të madhe të funksionit të klubeve.

Edhe pse pasiguria ekonomike është një nga arsyet kryesore të rritjes së festave në shtëpi, Usó thotë se nuk është e vetmja. Rrjetet sociale lejojnë gjithashtu përhapjen e mënyrave të ndryshme të festimit. Dhe një shtëpi është një ambient ideal për shumë prej tyre.

Ka po aq lloje festash në shtëpi: ditën ose natën, me ose pa DJ, me listë të rreptë të ftuarish ose me ftesë të hapur, me ose pa kod veshjeje dhe — ndoshta më e rëndësishmja — me ose pa alkool. Sepse sot, rezulton se pirja nuk është më kusht për të festuar.

Burimi: El Pais/Përshtati Gazeta Si

The post Të rinjtë po u thonë ‘jo’ festave në klube appeared first on Gazeta Si.

Koeficientët e këtij viti: Bastet politike të një bote të paqëndrueshme

2 January 2026 at 11:49

Nga Gazeta ‘Si’- Vitin e kaluar, POLITICO zgjodhi të shikonte përpara me një dozë optimizmi, duke renditur disa arsye – pjesërisht serioze, pjesërisht ironike – pse 2025 mund të sillte zhvillime pozitive.

Disa prej atyre parashikimeve rezultuan të qëlluara, të tjera jo. Donald Trump arriti (ose të paktën pretendoi se arriti) t’i japë fund luftës në Gaza, por konflikti në Ukrainë vazhdon të mbetet një plagë e hapur në zemër të Europës.

Në vend të parashikimeve të zakonshme, këtë herë qasja është më cinike, por ndoshta edhe më realiste: po ofrohen “koeficientë bastesh” për skenarët e vitit 2026.

Jo sepse politika duhet trajtuar si lojë fati, por sepse në këtë epokë kaotike, probabiliteti shpesh është mjeti i vetëm për të matur të ardhmen. Nga mbijetesa politike e Viktor Orbánit dhe Benjamin Netanyahut, te rreziku i një krize financiare globale dhe përplasjet e reja në Uashington, panorama globale mbetet thellësisht e paqëndrueshme.

A do të vinte autori pagën e tij mujore në bast për ndonjërin prej këtyre skenarëve? Përgjigjja është e prerë: jo. Mjafton shembulli i Harry Kakavas, një nga agjentët më të suksesshëm të pasurive të paluajtshme në Australi, i cili ndërtoi një perandori financiare vetëm për ta humbur gjithçka në tavolinat e Baccarat-it.

Dhe politika, sot, është më e paparashikueshme se kurrë – veçanërisht me Donald Trumpin sërish në Shtëpinë e Bardhë. Pas një fillimi të stuhishëm të mandatit të dytë, viti 2026 pritet të jetë një test i vërtetë për rendin global.

Trump dhe lufta në Ukrainë: marrëveshje apo iluzion?

Koeficienti: 4/1

Pavarësisht retorikës perëndimore për sanksione shkatërruese dhe izolim ekonomik, Vladimir Putin duket i patundur. Lufta vazhdon me kosto të mëdha njerëzore, ndërsa shoqëria ruse përballet me pasoja gjithnjë e më të dukshme ekonomike. Megjithatë, Kremlini vazhdon të këmbëngulë në kërkesat e tij maksimale.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka pak hapësirë për kompromis. Çdo lëshim i madh territorial apo politik do të rrezikonte jo vetëm mbështetjen publike, por edhe stabilitetin e vetë shtetit ukrainas.

Donald Trump, megjithatë, vazhdon të besojë se një marrëveshje është e mundur. Pas takimeve dhe kontakteve të tij me Putinin, ai ka shprehur bindjen se lideri rus “dëshiron të bëjë një marrëveshje” – edhe pse shpesh duket i kapur mes vetëbesimit dhe dyshimit se mund të jetë duke u manipuluar.

Problemi është se për Putinin, zgjatja e luftës mund të jetë më e leverdishme sesa përfundimi i saj. Ajo lodh Europën financiarisht, rrit tensionet brenda NATO-s dhe shpërqendron Perëndimin nga Kina dhe Tajvani.

Por kjo strategji ka kufijtë e saj: ekonomia ruse po përballet me norma të larta interesi, mungesë fuqie punëtore dhe borxhe në rritje. As status quo-ja nuk mund të zgjasë pafundësisht.

Kur tregjet e bonove humbasin durimin

Koeficienti: 5/1

James Carville, strategu legjendar i Bill Clintonit, dikur tha se po të kishte mundësi të rilindte, do të donte të ishte tregu i bonove, sepse “mund të frikësosh këdo”. Ky citim tingëllon më aktual se kurrë.

Borxhi publik në rritje – nga Japonia te Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara – ka mbajtur kostot e huamarrjes në nivele rekord. Investitorët po tregohen gjithnjë e më skeptikë për aftësinë e qeverive për të mbajtur financat nën kontroll. Dhe qeveritë, nga ana e tyre, po shmangin vendime politikisht të dhimbshme si rritja e taksave apo shkurtimi i shpenzimeve.

Historia tregon se krizat financiare dhe ato politike ecin paralelisht, duke ushqyer njëra-tjetrën. Nëse tregjet vendosin se borxhi publik është bërë i paqëndrueshëm, pasojat politike mund të jenë po aq dramatike sa ato ekonomike.

Netanyahu, magjistari i mbijetesës politik

Koeficienti: 3/1

Benjamin Netanyahu nuk e ka fituar pa arsye nofkën “Magjistari”. Sa herë që karriera e tij është dukur e përfunduar, ai ka gjetur një mënyrë për t’u rikthyer. Edhe pas dështimit të rëndë të 7 tetorit, që u konsiderua si një nga goditjet më të mëdha ndaj sigurisë së Izraelit, pozitat e tij politike janë përmirësuar gradualisht.

Zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen deri në tetor 2026, por Netanyahu mund të preferojë t’i përshpejtojë ato. As koalicioni i tij dhe as opozita nuk kanë shumicë të qartë, duke e bërë skenën politike izraelite thellësisht të fragmentuar. Në këtë kaos, aftësia e Netanyahut për të mbijetuar politikisht nuk duhet nënvlerësuar.

Orbán dhe testi më i vështirë i pushtetit

Koeficienti: 2/1

Viktor Orbán ka fituar tri zgjedhjet e fundit dhe mbetet favorit edhe përballë lodhjes së elektoratit, inflacionit dhe skandaleve politike. Kundërshtari i tij kryesor, Péter Magyar, po përfiton nga pakënaqësia publike, por një pjesë e madhe e votuesve hungarezë janë ende të pavendosur.

Orbán pritet të luajë sërish kartën e zakonshme: luftërat kulturore, euroskepticizmi dhe frika nga përfshirja në luftën e Ukrainës. Dhe, siç ka ndodhur edhe më parë, kjo strategji mund t’i sjellë një tjetër fitore.

Kriza e bankave hije: paralajmërimi i radhës

Koeficienti: 3/1

Bankat hije dhe tregjet private të kreditimit kontrollojnë tashmë një pjesë kolosale të sistemit financiar global. Paralajmërimet për një krizë të mundshme po shtohen, ndërsa qeveritë kanë shumë më pak hapësirë për ndërhyrje sesa në vitin 2008.

Nëse kjo flluskë shpërthen, pasojat do të jenë globale – dhe shumë më të vështira për t’u menaxhuar në një klimë populizmi dhe mosbesimi ndaj institucioneve.

SHBA: betejë e ashpër mes demokratëve dhe republikanëve

Republikanët do ta kenë të vështirë të ruajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme. Historia është kundër tyre. Senati, megjithatë, mbetet një terren më i sigurt për GOP-in.

Një fitore demokrate do të kërkonte një valë të fortë anti-Trump – e pamundur, por jo e pamendueshme në një Amerikë gjithnjë e më të polarizuar.

Burimi: Politico/Përshtati Gazeta Si

The post Koeficientët e këtij viti: Bastet politike të një bote të paqëndrueshme appeared first on Gazeta Si.

Vrasja e 67- vjeçarit në Shkodër nga shpërthimi i tritolit, policia arreston 4 persona! 

2 January 2026 at 11:04

Nga Gazeta ‘Si’- Policia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen e 67- vjeçarit Hysni Ymeri në Shkodër, më 29 dhjetor, i cili sapo mbërriti në hyrjen e pallatit për t’u ngjitur në katin e katërt ku edhe banonte, një shpërthim i fuqishëm tritoli i mori jetën, në lagjen “Manush Alimani”.

Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “SHADOWS”, ku 4 persona janë vënë në pranga: Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.

Sipas policisë, këta persona kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive e dyshuar me telekomandim në distancë, kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte Hysni Ymeri.

Gjatë veprimeve të policisë janë sekuestruar 28 celularë, 1 automjet “Mercedes-Benz”, municion, lëndë narkotike dhe kokaine, pajisje GPS, kamera sigurie dhe rroba të përdorura nga autori i dyshuar.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe sqarimin e motiveve.

The post Vrasja e 67- vjeçarit në Shkodër nga shpërthimi i tritolit, policia arreston 4 persona!  appeared first on Gazeta Si.

Kievi: 737 sulme ruse kundër Zaporizhzhya në 24 orë

2 January 2026 at 10:40

Nga Gazeta ‘Si’- “Gjatë 24 orëve të fundit, rusët kanë nisur 737 sulme kundër 27 vendbanimeve në rajonin e Zaporizhzhisë”, njoftoi në Telegram kreu i OVA-së së Zaporizhzhisë, Ivan Fedorov, siç raportohet nga Ukrinform.

Dy persona u plagosën në sulmet armike në distriktet Zaporizhzhia dhe Polohiv të rajonit. Pesëdhjetë e katër persona u raportuan se kanë pësuar dëme në shtëpi, automjete dhe infrastrukturë.

Ndërkohë, mbrojtja ajrore ruse ka shkatërruar 64 dronë ukrainas mbrëmë, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes, duke cituar TASS.

Njëzet dronë me krahë fiks u rrëzuan në rajonin e Saratovit, tha ministria.

Tetë dronë u shkatërruan në rajonet Voronezh dhe Saratov, shtatë në rajonin e Moskës, gjashtë në rajonet Ryazan dhe Rostov, tre në rajonin Tula, dy në rajonin Belgorod dhe nga një në rajonet Kursk, Penza, Kaluga dhe Tambov, shtoi ajo.

The post Kievi: 737 sulme ruse kundër Zaporizhzhya në 24 orë appeared first on Gazeta Si.

Moti i keq shkakton aksident në Rrugën e Kombit, autobusi përmbyset në rrugë

2 January 2026 at 10:23

Moti keq me temperatura të ulëta ka krijuar ngrica në Rrugën e Kombit. Për pasojë një autobus është përmbysur në afërsi të Rrëshenit.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ka edhe persona të plagosur.

(në përditësim)

The post Moti i keq shkakton aksident në Rrugën e Kombit, autobusi përmbyset në rrugë appeared first on Gazeta Si.

Zvicra në zi/ Detajet nga tragjedia në Alpe: Adoleshentët përpiqeshin të shpëtonin duke thyer dritaret

2 January 2026 at 10:05

Një zjarr katastrofik që shpërtheu në orët e para të Vitit të Ri ka kthyer tashmë festën në një tragjedi të madhe në resortin alpin të Crans-Montana, në Zvicër. Rreth 40 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 115 të tjerë janë plagosur, shumë prej tyre rëndë, pasi flakët përfshinë barin e njohur Le Constellation, ku po festohej ndërrimi i viteve.

Zjarri shpërtheu rreth orës 01:30 të mëngjesit të 1 janarit, në një moment kur lokali ishte i mbushur me persona kryesisht të rinj e adoleshentë, vendas dhe turistë të huaj, që kishin zgjedhur Crans-Montana për të festuar Vitin e Ri. Sipas autoriteteve, në bar ndodheshin dhjetëra persona dhe atmosfera festive u shndërrua brenda pak çastesh në panik dhe kaos.

Dëshmitarë okularë tregojnë se flakët u përhapën me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe. Tymi i dendur dhe nxehtësia e madhe bënë që shumë njerëz të mbeteshin të bllokuar brenda. Të mbijetuarit kanë përshkruar skena dramatike, ku klientët përpiqeshin të shpëtonin duke thyer dritaret, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke kërkuar rrugëdalje mes flakëve.

Në operacionin e shpëtimit u angazhuan forca të mëdha emergjence. 13 helikopterë, 42 ambulanca dhe rreth 150 efektivë zjarrfikës, policë dhe mjekë u dërguan menjëherë në vendngjarje. Të plagosurit u transportuan në spitale të ndryshme në Zvicër dhe jashtë saj, ndërsa gjendja e shumë prej tyre vazhdon të jetë kritike.

Ekspertët e zjarreve dyshojnë se përhapja kaq e shpejtë e flakëve lidhet me një fenomen të njohur si “flashover”. Presidenti i Shoqatës Britanike të Hetuesve të Zjarreve, Richard Hagger, shpjegoi se në raste të tilla zjarri nis fillimisht në tavan dhe më pas rrezatimi termik përhapet në të gjithë ambientin, duke djegur mobiliet dhe objektet e tjera pothuajse njëkohësisht. Brenda sekondash, e gjithë hapësira u përfshi nga zjarri, duke mos lënë kohë për reagim.

Hetimet për shkaqet e zjarrit janë ende në vijim. Autoritetet zvicerane kanë bërë të ditur se ekzistojnë disa hipoteza, por për momentin nuk kanë konfirmuar asnjë version zyrtar. Ata kanë refuzuar të komentojnë spekulimet e disa dëshmitarëve, sipas të cilëve zjarri mund të ketë nisur nga qirinj festash mbi shishe shampanje, që dyshohet se kanë marrë flakë në kontakt me tavanin e lokalit.

Ndërkohë, identifikimi i viktimave mbetet një nga sfidat më të mëdha. Për shkak të djegieve të rënda, policia zvicerane paralajmëron se procesi mund të zgjasë ditë apo edhe javë, duke e bërë pritjen jashtëzakonisht të dhimbshme për familjarët. Mes viktimave dhe personave të zhdukur raportohet se ka shtetas francezë dhe italianë, përfshirë adoleshentë. Një 16-vjeçar nga Bolonja dhe dy të rinj nga Milano rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa familjarët e tyre kanë bërë thirrje publike për ndihmë.

Pamjet përreth barit Le Constellation këtë mëngjes janë ndarë në dy pamje kontrastuese. Pas shiritit të policisë, hetimet vazhdojnë me tenda mjeko-ligjore dhe lëvizje të vazhdueshme të hetuesve. Në anën tjetër, mbizotëron një atmosferë zie. Dhjetëra qirinj të ndezur, qindra tufa lulesh dhe mesazhe prekëse janë vendosur nga qytetarët dhe turistët që morën pjesë në një vigjilje përkujtimore mbrëmjen e kaluar.

Edhe pse Crans-Montana është një resort ndërkombëtar, banorët vendas thonë se ngjarja ka prekur të gjithë komunitetin. Shumë prej tyre shprehen se njohin dikë që kishte të afërm apo miq brenda lokalit atë natë fatale.

Autoritetet zvicerane, përfshirë presidentin Guy Parmelin dhe guvernatorin rajonal Mathias Reynard, kanë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe kanë theksuar se zbardhja e plotë e ngjarjes do të kërkojë kohë. Ata kanë garantuar se hetimet do të jenë të thelluara për të sqaruar përgjegjësitë dhe për të shmangur tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

Zjarri në Crans-Montana ka lënë pas dhimbje të thellë, tronditje dhe shumë pikëpyetje, duke shënuar një nga ngjarjet më tragjike që ka goditur një resort turistik zviceran në vitet e fundit.

The post Zvicra në zi/ Detajet nga tragjedia në Alpe: Adoleshentët përpiqeshin të shpëtonin duke thyer dritaret appeared first on Gazeta Si.

Dorëzohet Maduro: Venezuela e hapur për bisedime me SHBA, për trafikun e drogës dhe naftën

2 January 2026 at 09:51

Udhëheqësi venezuelan Nicolás Maduro tha të enjten në 2 janar 2026 se ishte i hapur për bisedime me SHBA-në mbi trafikimin e drogës dhe naftën, pas javësh presioni në rritje ndaj qeverisë së tij. Në një intervistë për televizionin shtetëror venezuelan, Maduro tha se ishte gati për dialog me SHBA-në “ku të duan dhe kur të duan”.

Ai gjithashtu shmangu një pyetje mbi një deklaratë të presidentit Donald Trump, sipas të cilit SHBA-të kishte goditur një zonë dokimi në Venezuelë, sulmi i parë i tillë brenda vendit, i cili dyshohet të jetë kryer nga CIA.

Forcat amerikane kanë goditur anije që dyshohen për kontrabandë droge nëpër Karaibe dhe Paqësorin lindor gjatë tre muajve të fundit. Në total, ka pasur mbi 30 sulme ndaj anijeve, si pjesë e “luftës kundër drogës” të administratës Trump, ku janë vrarë mbi 110 persona që nga sulmi i parë në ujëra ndërkombëtare më 2 shtator.

Sulmi më i fundit ndodhi të mërkurën, kur dy anije që dyshohet se transportonin drogë u goditën, duke vrarë pesë persona në bord, sipas ushtrisë amerikane. Të hënën, Trump tha se SHBA-të kishin kryer një sulm në një “zonë dokimi” të lidhur me anijet e dyshuara venezuelane për drogë, duke shkaktuar një eksplozion të madh. Eksplozioni u shkaktua nga një sulm me dron i kryer nga CIA, sipas CNN dhe New York Times, që cituan burime të afërta me çështjen. Nëse konfirmohet, ky do të ishte operacioni i parë i njohur i SHBA-ve brenda Venezuelës.

Përveç trafikimit të drogës, Maduro tha se ishte i hapur për bisedime edhe mbi naftën dhe migracionin. Në muajt e fundit, Trump është fokusuar në luftën kundër hyrjes së drogës, veçanërisht fentanylit dhe kokainës, në SHBA. Presidenti amerikan gjithashtu ka dyfishuar shpërblimin për informacion që çon në kapjen e Maduros dhe ka njoftuar se do të konsiderojë qeverinë e tij si një Organizatë të Huaj Terroriste (FTO).

Maduro ka mohuar fuqishëm se është udhëheqës kartele dhe ka akuzuar SHBA-të se po përdor “luftën kundër drogës” si justifikim për ta rrëzuar dhe për të marrë rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës. Ekspertët e kundër-narkotikëve thonë se Venezuela është një lojtar relativisht i vogël në trafikimin global të drogës, duke vepruar kryesisht si një vend transit për drogën e prodhuar në vende të tjera.

Fqinji i saj, Kolumbia, është prodhuesi më i madh i kokainës në botë, por shumica besohet të hyjnë në SHBA përmes rrugëve të tjera, jo përmes Venezuelës. Pa dhënë prova, Trump ka akuzuar Maduron se po zbraz burgjet dhe azilet “e çmendura” dhe po i detyron të burgosurit të migrojnë drejt SHBA-ve. Afro tetë milionë venezuelanë besohet se kanë ikur nga kriza ekonomike dhe shtypja që nga viti 2013, disa prej tyre drejt SHBA-ve.

SHBA-të gjithashtu kanë shtuar kontrollet mbi tankerët e naftës të ndaluar që hyjnë dhe dalin nga Venezuela. Forcat amerikane konfiskuan një tanker nafte pranë Venezuelës më 10 dhjetor, duke thënë se ishte “përdorur për të transportuar naftë të ndaluar nga Venezuela dhe Irani”. Venezuela e përshkroi këtë si një akt “piraterie ndërkombëtare”.

Që atëherë, SHBA-të ka konfiskuar një tjetër tanker nafte dhe ka ndjekur një të tretë. Administrata Trump ka prezantuar operacionet e saj kundër anijeve të dyshuara për drogë si një konflikt i armatosur jo-nacional kundër trafikantëve të dyshuar, por ekspertët ligjorë thonë se ato mund të shkelin ligjet që rregullojnë një konflikt të tillë. SHBA-të nuk ka dhënë prova që anijet e goditura po transportonin drogë. /BBC

The post Dorëzohet Maduro: Venezuela e hapur për bisedime me SHBA, për trafikun e drogës dhe naftën appeared first on Gazeta Si.

Aksident tragjik, vdes çifti i bashkëshortëve, tre të tjerë të plagosur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër

2 January 2026 at 09:36

Dy persona, burrë e grua, raportohet se kanë humbur jetën, ndërdsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, në një aksident tragjik mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se dy viktimat janë një çift bashkëshortësh nga Puka, të cilët janë identifikuar si Elona Florini 42 vjeç dhe Petrit Florini, 53 vjeç, ky i fundit me detyrë efektiv policie, ndërsa gruaja me profesion mësuese.

Sipas informacionave paraprake, dy automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Gocaj. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave nga automjeti.

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë-Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P. F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E. F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë. Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Edhe një ditë më parë, tre të rinj humbën jetën në një aksident tragjik në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Viktima mbetën Anxhelo Ruçi, 27-vjeç, Martin Dulaj, 25 vjeç si edhe Klejdi Myftari, 24 vjeç. E plagosur rëndë mbeti Arsida Demiri, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

The post Aksident tragjik, vdes çifti i bashkëshortëve, tre të tjerë të plagosur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër appeared first on Gazeta Si.

Vranësira dhe reshje shiu, borë në Veri. Pezullohet lundrimi në Vlorë

2 January 2026 at 09:25

Kushte atmosferike të paqëndrueshme do ta karakterizojnë motin mbi vendin tonë, këtë të premte. Në pjesën e parë të ditës, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë ultësirës perëndimore. Ndërsa në zonat veriore raportohet se kanë nisur edhe reshje të lehta dëbore.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë lokale reshjet në formën e shtrëngatave ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë.

Ndërkohë Kapiteneria e Portit, ka njoftuar se, në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar, brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, gjatë datave 02–07.01.2026, duke filluar nga ora 06:00 e datës 02.01.2026, me drejtim ere Jug–Jugperëndim, forcë deri 5–6 Bft, shpejtësi ere deri në 10–15 m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri në 1.50 metra, është pezullluar lundrimi i mjeteve të vogla brenda Gjirit të Vlorës.

The post Vranësira dhe reshje shiu, borë në Veri. Pezullohet lundrimi në Vlorë appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 1 January 2026Main stream

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

1 January 2026 at 19:38

CIA ka vlerësuar se Ukraina nuk ka shënjestruar një rezidencë të përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një sulmi të fundit me dronë në veri të Rusisë, duke hedhur poshtë pretendimin e Kremlinit.
Sipas zyrtarëve amerikanë, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, e ka informuar presidentin Donald Trump mbi këtë vlerësim.

Pretendimi për sulmin u bë publik nga Rusia të hënën dhe u përcoll nga vetë Putin gjatë një telefonate me Trump, i cili fillimisht u shpreh i shqetësuar për raportimet. Megjithatë, më vonë Trump u tregua më skeptik, duke shpërndarë një editorial të “New York Post” që e cilësonte pretendimin si propagandë dhe pengesë për përpjekjet për paqe.

Ukraina ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje, ndërsa edhe zyrtarë europianë kanë shprehur dyshime. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Kaja Kallas, e quajti akuzën një “shpërqendrim të qëllimshëm”.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se 91 dronë ishin nisur nga veriu i Ukrainës dhe se shumica ishin rrëzuar para se të arrinin objektivin e supozuar, por pa ofruar prova konkrete. Ngjarja ndodh në një moment delikat, teksa SHBA dhe aleatët po intensifikojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

The post CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

‘Mirupafshim, 2025! Nuk ishte kënaqësi të të njihnim’

31 December 2025 at 15:38

Nga Gazeta ‘Si’- Faleminderit për asgjë, 2025. Ishte një vit në të cilin shumica prej nesh do të donte të ishte ose Suni Williams, ose Butch Wilmore.

Williams dhe Wilmore ishin astronautë që duhej të qëndronin në hapësirë rreth 10 ditë, por përfunduan duke ndenjur gati 10 muaj, duke mos u kthyer në Tokë deri në mars të këtij viti dhe duke humbur pothuajse tre muaj nga ky mjerim.

“Mirë se u kthyet, djema. Ka lajme të mira dhe lajme të këqija: lajmi i mirë është se jeni kthyer shëndoshë e mirë; lajmi i keq është se Kamala Harris nuk i fitoi zgjedhjet.”

Fituesi i zgjedhjeve, Donald Trump, sigurisht që dominoi axhendën e lajmeve në të njëjtën mënyrë siç do ta dominonte një ari sektorin e mjaltit po ta lije të lirë në një supermarket.

Ai vendosi tarifa të menduara me nxitim mbi gjithçka dhe këdo, përfshirë ishuj të pabanuar pranë Antarktidës.

Dhe u grind në mënyrë spektakolare me Elon Musk-un, i cili, si Lazari, fluturoi shumë afër diellit të ndritshëm.

Në Europë, ka qenë një vit i çuditshëm.

Gjermania e zëvendësoi Kapiten Karizmën Olaf Scholz-in, me Friedrich Merz-in, i cili gjithmonë duket sikur sapo i ke zënë vendin e parkimit në supermarket, edhe pse ai kishte pritur me durim për një kohë të gjatë.

Franca dhe Italia i ndërruan rolet: kjo e fundit u shndërrua në model stabiliteti, ndërsa e para u kthye në një rast problematik ku aq shumë njerëz u bënë kryeministra saqë, në momentin e shkrimit, Eric Cantona është mbajtësi i asaj detyre.

Në Bruksel, Ursula von der Leyen ka qenë pothuajse po aq popullore sa një operacion i padëshiruar invaziv dhe i mbijetoi jo një, por tre votëbesimeve në Parlamentin Europian, i cili sot anon aq shumë djathtas sa rrezikon të përmbyset.

Por ka pasur edhe disa histori suksesi

Papa i ri duket njeri i mirë, që do të thotë se Kisha Katolike e ka thyer ciklin e kohëve të fundit “papë i mirë / papë i keq”.

Dhe António Costa po bën një punë shumë më të mirë si president i Këshillit Europian – një rol që, nga sa kuptojmë ne, përfshin porositjen e sasisë së duhur të ujit me gaz për mbledhjet – sesa Charles Michel.

Pra, ja ku jemi: drejt lartësive të ndriçuara nga dielli të vitit 2026. Nuk mund të jetë më keq, apo jo?

Kush ka qenë në ngjitje

Putha një kryeministër: Me fjalët e pavdekshme të Avril Lavigne: Ai ishte kryeministër, ajo ishte yll popi – a mund të bëhet më e qartë?

Justin Trudeau dhe Katy Perry janë zyrtarisht në një lidhje. Rezulton se gjithçka që duhet për të lulëzuar një çift “power” është një marifet i sikletshëm turizmi hapësinor dhe një dorëheqje në turp. Ka shpresë për të gjithë, njerëz.

Justin Trudeau dhe Katy Perry

Mbijetuesja: Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, arriti t’i mbijetojë gjithsej tre mocioneve mosbesimi këtë vit. Partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtë provuan fatin e tyre, duke vërtetuar se nuk ka të bëjë me ideologjinë — thjesht nuk e pëlqejnë atë. Dhe njerëzit thonë se shoqëria është e përçarë pa shpresë.

Kush ka qenë në rënie

Marrëdhëniet SHBA-BE:
Ju kujtohet kur SHBA-të e pëlqenin vërtet BE-në? Zëvendëspresidenti JD Vance nuk e pëlqen. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai goditi demokracitë europiane, duke këmbëngulur se kërcënimi i tyre më i madh nuk është Rusia, por luftërat e tyre kulturore. Me miq të tillë…

Titujt mbretërorë:

Duka i Jorkut, Princi Andrew, nuk ekziston më. Tani ai do të njihet si Andrew Mountbatten Windsor. Që, për nga emrat e mesëm, është ndëshkim i mjaftueshëm. Vëllai i tij i madh, Charlie, ia preu gjithashtu financimin publik. Nëse Mountbatten-i ndonjëherë ka nevojë për punë, gjithmonë ka Pizza Express.

Çmim ironik për përdorimin e shkëlqyer të kaosit politik në një demokraci

Çfarë viti ka qenë për Marine Le Pen-in dhe politikën franceze, e cila i dha Italisë një vit të rrallë pushimi nga të qenit maskota kaotike e Europës.

Udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, u ndalua të kandidojë për poste publike për pesë vjet, pas një skandali me vende pune fiktive në Parlamentin Europian në mars.

Në teori, kjo e përjashton nga gara presidenciale e vitit 2027 – duke supozuar se deri atëherë do të kemi ende demokraci funksionale. Karriera e saj duhej të kishte marrë fund aty.

Por Marine nuk është nga ato që dorëzohen, sidomos kur krahu i djathtë, Barbie Bardella, pret – paksa tepër i etur – në prapaskenë për të marrë stafetën.

Gjithçka që i duhej ishte që elektorati francez të shpërqendrohej nga skandale më të freskëta dhe ta linte të planifikonte rikthimin e saj në heshtje.

Dhe ja ku hyn: Presidenti Emmanuel Macron dhe një studim rasti për sindromën “burrë i sigurt në vetvete, heteroseksual, i bardhë, në kufijtë e iluzionit”.

Ai i konsumoi kryeministrat më shpejt sesa Samantha Jones ndërronte të dashurit, duke u dukur çdo herë i habitur kur njëri largohej.

Është gati e lezetshme që asnjëherë nuk e konsideroi mundësinë se problemi mund të ishte vetë ai. Ndoshta vërtet ka ardhur koha për një presidente grua që t’i sjellë stabilitet Francës: shikoni Italinë dhe qeverinë e saj absolutisht-jo-neo-fashiste, për shembull. Ah, sa janë ndërruar pllakat.

Burimi: “Politico” / Përshtati: Gazeta “Si”

The post ‘Mirupafshim, 2025! Nuk ishte kënaqësi të të njihnim’ appeared first on Gazeta Si.

Bojkoti i opozitës/ Rama: Reformat do të kalojnë me apo pa PD-në

30 December 2025 at 13:56

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama u pyet lidhur me bojkotin e Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në komisionet e përbashkëta të reformës zgjedhore dhe asaj territoriale, pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Rama theksoi se reformat do të miratohen pavarësisht bashkëpunimit të demokratëve dhe se vendimi për Avokatin e Popullit ishte i qartë. Sipas tij, Endrit Shabani ishte i vetmi kandidat i pranueshëm mes propozimeve të opozitës.

“Është e qartë që zgjedhjet dhe reformat nuk ndalohen nga bojkoti i tyre. Ne kemi votat dhe vendosim për procesin. Endrit Shabani ishte i vetmi me një sy mes gjithë kandidatëve që propozuan demokratët. Reformat do t’i bëjmë me ata ose pa ata”, tha Rama.

Kryeministri kritikoi ashpër opozitën për mënyrën e sjelljes në këtë proces, duke përdorur metafora për të ilustruar qëndrimin e tij.

“Lloj lloj krijesash cirku aty, por ne kemi detyrën të udhëheqim dhe të bëjmë gjithçka që duhet bërë. Nuk na pengon askush’.

Rama shtoi se nëse opozita nuk dëshiron të marrë pjesë në reformat e propozuara, qeveria do t’i zbatojë ato vetë.

“Po deshën qeveri tjetër, le të fitojnë zgjedhjet. Po nuk i fituan, le të bëjnë punën e tyre. Ne kemi detyrën të çojmë përpara reformat e vendit”, përfundoi kryeministri.

The post Bojkoti i opozitës/ Rama: Reformat do të kalojnë me apo pa PD-në appeared first on Gazeta Si.

❌
❌