Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 January 2026Main stream

Kur Shqipëria mbytet, Rama riciklon planet e vjetra

19 January 2026 at 14:41

Nga Gazeta ‘Si’- Sa herë që bie shi intensiv, Shqipëria përjeton një cikël të njohur: rrugë të përmbytura, banesa nën ujë dhe kryeministri që rikthen ide të vjetra për kanalet kulluese.

Edhe pse çdo ide për menaxhimin e tyre paraqitet si diçka e re, në fakt është gjithmonë një masë e rikthyer nga e shkuara.

Njëjtë është dhe masa e fundit që Rama njoftoi, e prezantuar si ‘task forcë’ – një strukturë koordinuese qeveri-bashki që do të hartojë një plan me tre faza për menaxhimin e kanaleve dhe mbetjeve.

Rama tha se kjo flotë do të realizohet përmes një fondi prej 20 mln eurosh që vendit tonë i është vënë në dispozicion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas tij kjo flotë mund të përqendrojë më shumë forca diku ku ka një situatë emergjence dhe bashkitë do ndihen më të gatshme për të përballuar emergjencën.

Plane të ngjashme, me piketa gati të njëjta janë prezantuar edhe më herët nga Rama dhe rastet e zbatimit në terren tipikisht kanë qenë sporadike.

Historia na e dëshmon këtë.

Në nëntor të vitit 2015, teksa falenderonte Bashkimin Europian për një fond të dhënë për shmangien e përmbytjeve, kryeministri Edi Rama tha se qeveria kishte gati një reformë që sipas tij do transformonte rrënjësisht kanalet kulluese: bordet e kullimit.

Rama nga Novosela paralajmëron reformën për bordet e kullimit, nëntor 2015

Masa ishte pak a shumë e njëjtë më task-forcën e njoftuar së fundmi: bashkitë do të merrnin kompetencat dhe përgjegjësitë për kanalizimet.

Qëllimi ishte që deri në 2017-n, të bëhej e mundur ujitja e tokave për rreth 100.000 fermerë dhe të parandaloheshin përmbytjet duke pastruar të gjithë kanalet kulluese dhe ato ujitëse.

Sistemi sipas Ramës do të monitorohej me teknologji moderne si GPS për të parandaluar abuzimet dhe raportimet false të punëve të kryera.

Por reforma nuk arriti objektivin e saj kryesor.

Zonat e Nënshkodrës, Myzeqesë dhe Lezhës vijuan të përmbyteshin, bashkitë nuk morën buxhet të mjaftueshëm dhe bordet shpesh u mbushën me emërime politike, jo teknike.

Pas dështimit të kësaj reforme, dy vite më vonë, Ministria e Bujqësisë publikoi një strategji të re të ujitjes dhe kullimit në Shqipëri.

Ky dokument përfshinte masa të reja për të parandaluar përmbytjet në vend. Një nga shtyllat e strategjisë ishte kalimi i përgjegjësive po te bashkitë, pas reformës territoriale.

Në teori, pushteti vendor do të ishte më afër territorit dhe do të reagonte më shpejt.

Sa i takon masave që do ndërmerreshin, në dokument shkruhej se rreth 300 km argjinatura do riparoheshin, rikonstruktoheshin apo ri-dimensionoheshin për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur dekadave të fundit.

Ministria theksoi se do bëhej një vlerësim për veprat shtesë që nevojiteshin për rastet e përmbytjeve për zonat me shkallë të mesme e të lartë rreziku, për veprat ekzistuese dhe gjendjen e tyre, si dhe për standardet që duhen arritur.

Edhe pse në letër dukej si zgjidhje përfundimtare, në realitet dështoi. Strategjia supozonte se bashkitë do ta përballonin barrën, por kjo gjë në shumë raste rezultoi e pamundur.

Kanalet pastroheshin një vit dhe vitin tjetër mbesnin pa ndërhyrje gjë që çoi sërish në përmbytje në Kutallë, Fier dhe Myzeqe.

Nga 2017-a e këtej, Rama ka premtuar vazhdimisht pastrim të kanaleve kulluese dhe ka publikuar tek-tuk punë të kryera, kryesisht në aksin Shkodër-Velipojë apo në Fier.

Por kjo nuk ka mjaftuar. Shqipëria vazhdon të përballet me përmbytje.

Ndonëse planet u rishkruan dhe strukturat u riformatuan, masat ndryshuan formë por jo përmbajtje.

Qeveria vazhdon të ripaketojë të njëjtat masa të vjetra, nën etiketa të reja reformash të cilat deri tani nuk kanë kaluar as vijat…e kullimit.

The post Kur Shqipëria mbytet, Rama riciklon planet e vjetra appeared first on Gazeta Si.

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

19 January 2026 at 14:26

Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet në 28 komuna.

Po ashtu është vendosur që të shkarkohen përfaqësuesit politikë në Komisionin Komunal Zgjedhor në Prizren, ku sipas kreut të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, janë vërejtur dallimet më të mëdha në votat për kandidatët për deputetë.

Paraprakisht, në këto 28 komuna KQZ kishte vendosur që të rinumëroheshin vetëm 10 për qind e vendvotimeve, ndërkaq në 10 komuna të tjera vendosi për rinumërim të plotë.

Vendimi i 19 janarit vjen pasi gjatë rinumërimit të pjesshëm u vërejtën dallime të mëdha në votat për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit 2025.

Pas zbulimit të këtyre devijimeve, partitë dhe organizatat e shoqërisë civile kërkuan rinumërim të plotë të votave.

The post KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë appeared first on Gazeta Si.

Gjekmarkaj: PS ka frikë nga fjala jonë! Do përballemi në Kuvend e në sheshe

19 January 2026 at 12:15

Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj gjatë mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve akuzoi mazhorancën se sipas tij ka frikë nga fjala e opozitës.

Ai kujtoi nisjen e sesionit të ri parlamentar, teksa tha se në këto muaj, socialistët sipas tij kanë dhunuar rregulloren dhe opozitën.

Sipas Gjekmarkajt në 11 seanca, vetëm në një kanë arritur të bëjnë një debat normal sepse sipas tij, ata kishin frikë nga opozita për shkak të skandaleve të fundit që kanë përfshirë qeverinë.

“Katër muajt nga shtatori në dhjetor kanë qenë muajt më të shëmtuar të parlamentarizmit: dhunim i Rregullores, dhunim i opozitës. Në 11 seanca vetëm një a dy herë kemi bërë debat normal, sepse keni pasur frikë nga fjala e opozitës, të përfshirë nga skandalet tuaja!

Që të kemi vit të mbarë, duhet që drejtësia të mos merret peng, që viti të mos fillojë me hungërima, përçarje e çjerrje, se si doni t’i tregoni vendin opozitës! Ju them: mos guxoni! Do ta keni përballë opozitën në Kuvend dhe në sheshet e Shqipërisë! Meqë zoti Balla iu referua raportit të OSBE/ODIHR, i them se ai raport jua rrëzoi zgjedhjet e vjedhura të 11 Majit, ato dy të tretat që ju thoni!

Zoti Balla foli për një Shqipëri që nuk ekziston. Foli për vizione, duke shmangur atë që Shqipëria reale pret të dëgjojë, atë që qytetarët duan: dënimin e korrupsionit. Çfarë keni për të thënë për drejtësinë e marrë peng me dhunë nga mazhoranca? Për sekserin apo taksidarin e Republikës, që ta ka pushuar nga puna edhe ty si ministër, apo ndonjë tjetër këtu?

Hakmarrja e drejtësisë, jo ‘hakmarrja për drejtësi’, do të bjerë mbi ju, nga brenda dhe nga jashtë”, tha ai.

The post Gjekmarkaj: PS ka frikë nga fjala jonë! Do përballemi në Kuvend e në sheshe appeared first on Gazeta Si.

Balla-opozitës: Nëse nuk i bashkoheni komisioneve për reformat, do punojmë pa ju

19 January 2026 at 12:00

Nga Gazeta ‘Si’- Në konferencën e kryetarëve të Kuvendit, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla i është drejtuar demokratëve duke u thënë se po shkelin marrëveshjen e sesionit të kaluar parlamentar, ku u dakordësua bashkëpunimi për arritjen e reformës zgjedhore dhe asaj territoriale.

Grupi i PD-së është tërhequr nga komisionet përkatëse në shenjë revolte pas zgjedhjes së padrejtës sipas tyre të Avokatit të Popullit.

Balla bëri të qartë që nëse anëtarët e PD, do të refuzojnë t’i bashkohen komisioneve, PS do të jetë e detyruar për të vijuar punën e vetme.

“Mos humbisni kohë kot me thirrje dhe përbetime revolucionesh që nuk kanë për të ndodhur. Mos humbisni kohë kot as me ‘shtrimin e tapetit’ të alibisë për humbjen e radhës. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju plotësisht për t’i dhënë Shqipërisë një Kod të ri Zgjedhor sipas standardeve më të mira zgjedhore, një Ndarje Administrative Territoriale funksionale, e gjithçka tjetër. Por duhet ta fiksoni mirë në mendje se ju nuk mund t’i bllokoni reformat. Kemi bërë një marrëveshje në sesionin e kaluar për ngritjen e komisioneve. Nëse ju sot thoni ‘tërhiqemi nga komisionet’, kjo është shkelje e marrëveshjes në mënyrë të njëanshme. Ne do të detyrohemi të vazhdojmë punën edhe pa ju” tha ai.

Balla shtoi se Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore duhet të adresojë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, ku përparësi të veçantë ka depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore.

“Reforma zgjedhore, sa i përket Kodit Zgjedhor, kërkon të paktën 84 vota në Kuvend. Por ne e kemi bërë publike ambicien tonë për një reformë më të thellë, e cila të përfshijë edhe zvogëlimin e numrit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në të paktën 100 apo 101 deputetë. Dëgjova zotin Gjekmarkaj se opozitës i është mohuar e drejta e fjalës. Ka një indikator shumë domethënës nga sesioni i kaluar: koha e diskutimeve. Opozita ka marrë 48 orë diskutime, ndërsa shumica, bashkë me Qeverinë, 40 orë diskutime në seancë plenare”, tha Balla.

The post Balla-opozitës: Nëse nuk i bashkoheni komisioneve për reformat, do punojmë pa ju appeared first on Gazeta Si.

Projekti në ishullin e Sazanit, Spiropali: Nuk ka asnjë plan për falje tokash

19 January 2026 at 11:54

Nga Gazeta ‘Si’- Ministrja për Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mohoi kategorikisht çdo pretendim për falje tokash apo dhënie territoresh shqiptare, në lidhje me zërat për një vizitë të Ivanka Trump dhe projektin e përfolur “Kushner në Sazan”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Spiropali theksoi se nuk ekziston asnjë plan për falje tokash dhe se askush nuk i ka kërkuar Shqipërisë të japë territore apo të angazhohet në veprime të tilla.

Ajo sqaroi se bëhet fjalë për projekte serioze zhvillimore, të cilat janë në përputhje me prioritetet e qeverisë shqiptare për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.

 “Jo vetëm familja e presidentit Trump, por të gjithë zyrtarët amerikane janë të mirëpritur në Shqipëri dhe nuk kemi asnjë detyrim të japim informacione mbi vizitat e tyre qoftë private apo të tjera. Nuk ka asnjë plan as për falje tokash, as për dhënie të territoreve shqiptare, por ka një partneritet të qartë. Të jeni të sigurt se asnjë nuk kërkon, as SHBA-të, as Trump, as familja e tij që Shqipëria të falë toka siç i quani ju apo të angazhohet në aktivitet të tilla në Shqipëri.

Ka projekte serioze që janë pjesë e projekteve tona zhvillimore dhe ne jemi krenarë për to siç jemi krenarë edhe për programe dhe projekte të tjera të cilat padiskutim do t’i bëjmë realitet në Shqipëri”, tha Spiropali.

Kryeministri Edi Rama duke folur për këtë çështje ka thënë se ishulli nuk do të shitet asnjëherë dhe se qeveria shqiptare do të jetë partnere me grupin që do të investojë aty. Ai ka theksuar se ky projekt do të jetë risi për zonën e Mesdheut.

The post Projekti në ishullin e Sazanit, Spiropali: Nuk ka asnjë plan për falje tokash appeared first on Gazeta Si.

Trump: Nuk më dhatë Nobelin, nuk kam detyrim të mendoj më vetëm për paqen

19 January 2026 at 10:33

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar tronditje mes aleatëve të NATO-s pas një letre të pazakontë drejtuar kryeministrit të Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, ku deklaron se “nuk ndihet më i detyruar të mendojë vetëm për paqen”, pasi nuk iu akordua Çmimi Nobel për Paqe.

Letra, e konfirmuar si autentike nga vetë kryeministri norvegjez, lidhet drejtpërdrejt me kërcënimet e Trump për të marrë nën kontroll Groenlandën dhe për të vendosur tarifa të rënda tregtare ndaj vendeve europiane.

“Kam bërë më shumë për NATO-n se çdo person tjetër që nga themelimi i saj, dhe tani NATO duhet të bëjë diçka për Shtetet e Bashkuara”, thuhet se ka deklaruar ai, duke shtuar: “Bota nuk është e sigurt nëse nuk kemi Kontroll të Plotë dhe Total mbi Groenlandën”.

Trump po i përgjigjej një letre nga zoti Støre, i cili kishte shprehur kundërshtimin e tij ndaj propozimit për të vendosur tarifa eksporti ndaj atyre që janë të gatshëm të mbrojnë ishullin, përfshirë Norvegjinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

“I dashur Jonas: Duke qenë se vendi juaj vendosi të mos ma japë Çmimin Nobel për Paqe për faktin se kam ndalur më shumë se 8 luftëra, nuk ndiej më detyrimin të mendoj vetëm për Paqen, edhe pse ajo do të mbetet gjithmonë mbizotëruese, por tani mund të mendoj edhe për atë që është e mirë dhe e drejtë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet se ka shkruar zoti Trump.

A source confirms to me that this disturbing letter from Trump to the Norwegian PM is real.

"Dear Jonas: Considering your Country decided not to give me the Nobel Peace Prize for having stopped 8 Wars PLUS, I no longer feel an obligation to think purely of Peace…" https://t.co/QpmFPwFMdw

— Shashank Joshi (@shashj) January 19, 2026

“Danimarka nuk mund ta mbrojë atë tokë nga Rusia apo Kina. Dhe, pse vallë kanë ata ‘të drejtën e pronësisë’? Nuk ka dokumente të shkruara. Është vetëm fakti që një anije zbarkoi aty qindra vite më parë, por edhe ne kishim anije që zbarkonin aty”.

Tabloidi norvegjez VG pretendon se ka folur me Kryeministrin Støre, i cili ka konfirmuar se letra është autentike. Kryeministri ka thënë gjithashtu se i ka bërë të ditur zotit Trump vazhdimisht se dihet botërisht që qeveria norvegjeze nuk vendos se kush e fiton Çmimin Nobel për Paqe.

Sipas Trump, Danimarka nuk ka aftësi ta mbrojë Groenlandën nga Rusia apo Kina, ndërsa ai e konsideron kontrollin amerikan mbi ishullin si thelbësor për sigurinë globale.

Presidenti amerikan ka paralajmëruar vendosjen e tarifave fillimisht 10% e më pas 25% ndaj disa vendeve të NATO-s, derisa, sipas tij, të arrihet një “marrëveshje për blerjen e plotë të Groenlandës”.

Deklaratat kanë nxitur reagime të ashpra nga liderët europianë. Kryeministri britanik Keir Starmer i ka cilësuar këto kërcënime “krejtësisht të gabuara”, ndërsa Bashkimi Evropian po shqyrton përdorimin e instrumenteve të forta tregtare kundër SHBA-së. Protesta janë zhvilluar edhe në Groenlandë, ku qytetarët kanë deklaruar se ishulli “nuk është në shitje”. Kriza rrezikon seriozisht unitetin e NATO-s dhe marrëdhëniet transatlantike.

The post Trump: Nuk më dhatë Nobelin, nuk kam detyrim të mendoj më vetëm për paqen appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 18 January 2026Main stream

Operacioni kundër mashtrimit nga Call Center-at/ SPAK zbardh skemën: Kontrolluam 28 objekte

18 January 2026 at 13:55

Nga Gazeta ‘Si’- SPAK ka reaguar zyrtarisht për operacionin që zhvilloi 2 ditë më parë në kryeqytet për goditjen e Call Center-ave, nga ku telefonoheshin dhe mashtroheshin shtetas italianë, për investime në kriptomonedha të ndryshme.

Gjatë operacionit janë arestuar në flagrancë 6 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, ndërkohë që të paktën 28 objekte ku ushtronin veprimtarinë e tyre Call Center-at janë kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit. 

Gjatë këtij hulumtumi është identifikuar një Qendër Thirrjesh (Call Center) që ndodhet në Tiranë, në ndërtesën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, nga ku, autorët e mirëorganizuar dyshohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Investigimi mori shkas nga ankesat e disa shtetasve italianë të mashtruar nga Qendra e Thirrjeve. 

Gazetarët italianë mundën të infiltrojnë një italian, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve. Nga të dhënat rezulton se në këtë veprimtari dyshohet të jenë përfshirë shtetas italianë, rezidentë në Itali dhe të tjerë që jetojnë në Shqipëri, ndërsa transaksionet kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale të menaxhuara nga drejtuesit e këtij aktiviteti të kundraligjshëm, duke përdorur platforma mashtruese.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Sipas SPAK ekzistojnë indicie të qarta se mbrëmjen e datës 15 Janar 2026, pas përfundimit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve.

Pas gjurmimit të tyre, u realizua kapja në flagrancë e disa personave, të cilët kishin transportuar gjatë natës materiale drejt një ambient tjetër të marrë me qira në “Downtown One”, në Bulevardin Bajram Curri.

Pas kapjes në flagrancë të tyre, hetuesit kanë bërë kontrollin me iniciativë të ambientit në katin e 5-të të godinës, ku është konstatuar një Qendër tjetër Thirrjesh, në ndërtim e sipër. 

Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancë, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante sende të dyshuara të marra nga Qendra e Thirrjeve në rrugën “Ibrahim Rugova”, të cilat ishin duke i asgjësuar.

Personat e arrestuar në flagrancë janë me inicialet: R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M.,R.P.,O.K..

Gjithashtu, paralelisht me identifikimin e Qendrës së dytë të thirrjeve, në sajë të veprimeve verifikuese, janë nxjerrë dhe ekzekutuar urdhrat e ndalimit për personat me inicialet; K.K. dhe H.XH., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi.Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti.

The post Operacioni kundër mashtrimit nga Call Center-at/ SPAK zbardh skemën: Kontrolluam 28 objekte appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Hakerimi i materialeve të SPAK, Berisha: Rama, personi që mund ta ketë urdhëruar

16 January 2026 at 12:58

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal tek hakërimi i materialeve të Prokurorisë së Posaçme, duke marrë për bazë një mesazh të dërguar lidhur me “skemën e hakërimit”.

Në pjesën e dosjes që ka publikuar Sali Berisha, të pandehurit Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni komunikojnë me njëri tjetrin.

Sipas pjesës së dosjes që ka bërë publik Berisha Rrokaj i dërgon mesazh Gjonit ku flasin për hakerimin e sistemit, ndërsa përmendet edhe kryeministri Edi Rama.

“Përshëndetje doktor, një informacion të veçantë tek dosja e hakërimit të sistemit të SPAK-ut. Hakëruesi përmend emrin e Ramës si personi që mund të ketë urdhëruar hakërimin.

Pjesë nga dosja: Me datë 12 shkurt 2025, ora 21:17, Arnold Rrokaj, i dërgoi Zambak Gjonit një foto që duket sifaqe interneti, e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK-ut. Më pas, ai dërgon një sms me përmbajtjen ‘a mos e hapsha dot’. Më pas Arnold Rrokaj i dërgon sërish sms Zambak Gjokajt se ‘do t’i shkruajë Ramës dhe hajt t’ua bëjmë robt. Pra, Arnold Rrokaj e kishte numrin e Ramës.’”, lexon Berisha denoncimin.

Duke vijuar me këtë denoncim, Berisha shprehet se krijohet bindja e ndërhyrjes së paautorizuar, me pretendimin e shpërndarjes së informacionit tek palë të treta.

“Dhe Arnold Rrokaj sapo të hapte faqen, do i dërgonte Ramës të dhënat e faqes, hajt t’u bëjmë këtë dhe atë, me gjuhën e Lubisë, se këtë gjuhë kishin ata me njëri-tjetrin, jo pallosh e kështu e ashtu. Nga përmbajtja e këtij komunikimi, krijohet bindje e arsyeshme se veprimet e të hetuarit kanë të bëjnë me ndërhyrje të paautorizuar në sistemet e SPAK-ut, me qëllim dëmtimin e tyre përmes shpërndarjes së tyre tek persona të tretë. Duke ia dërguar Ramës dokumentet, atij do ia dërgoj, thotë. Në vijim, me datën 21 shkurt, pra 10 ditë më vonë, i hetuari Zambak kërkon informacion edhe për arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi. Pra, Engjëll Agaçit i kishte urdhër-arresti nga Antimafia Italiane apo shkaqe të tjera.

Arnoldi shprehet: Ja ta shikoj njëherë, po ç’rëndësi ka kush prokuror e ka, nga këta që kam unë, nuk e ka njeri. Se këta i paskan pasur të ndarë prokurorët se cilët do të hakerojnë”, tha ai.

The post Hakerimi i materialeve të SPAK, Berisha: Rama, personi që mund ta ketë urdhëruar appeared first on Gazeta Si.

Rama kërkon ndryshime në administratën e Kuvendit: Godinë e re për Parlamentin

16 January 2026 at 12:38

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndryshime në administratën e Kuvendit, duke theksuar nevojën për modernizim institucional, transformim teknologjik dhe ndërtimin e një godine të re për Parlamentin e Shqipërisë.  

Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e grupit parlamentar socialist Rama theksoi se procesi i draftimit të ligjeve kërkon më shumë informacion të ndërsjellë dhe përfshirje aktive të deputetëve.

Sipas tij ndryshimet brenda pushtetit legjislativ do të vijojnë pas reformimit të komisioneve parlamentare.

“Aspektin e ndryshimeve brenda pushtetit, organizimit të pushtetit legjislativ që e filluam me komisionet. Sot patjetër që qoftë nga kryetarët e komisioneve, qoftë nga anëtarët e interesuar për të diskutuar do dëgjojmë se çfarë opinioni keni lidhur me këtë formulë të re që kemi me numrin e komisioneve, ndarjen etj. Dhe duhet ta vazhdojmë me administratën e Kuvendit e cila kemi kohë që themi duhet të modernizohet dhe duhet të mbështetet nga një transformim i rëndësishëm teknologjik. Punë për të cilën me siguri do të flasë kryetari”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se modernizimi i administratës së Kuvendit dhe vendosja e një kalendari të qartë për godinën e re të Parlamentit janë pjesë e të njëjtit vizion për rritjen e efikasitetit dhe energjisë pozitive në punën e deputetëve.

“Nga ana tjetër duhet sigurisht që të vendos vendosim edhe piketat me një kalendar të qartë për godinën e re të parlamentit të Shqipërisë. Të gjitha këto bashkë shkojnë në të njëjtin drejtim. Natyrisht që asnjëra nga këto nuk pengon një pjesë të madhe të punës që bëjmë, po të gjitha këto bashkë ndihmojnë për t’i dhënë më shumë hapësirë dhe më shumë energji pozitive punës së deputetëve, të cilët duhet të mos e ndërpresin, përkundrazi ta artikulojnë më mirë punën që filloi shumë mirë pas zgjedhjeve në territor”, vijoi kreu i qeverisë.

Sipas tij shumica prej 83 mandatesh imponon përgjegjësi të mëdha, duke theksuar se objektivi kryesor mbetet mbyllja e negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2027.

The post Rama kërkon ndryshime në administratën e Kuvendit: Godinë e re për Parlamentin appeared first on Gazeta Si.

Anëtarësimi/ Rama: Kushte që nuk i merrni dot me mend! Çdo draft që vjen nga BE duhet miratuar

16 January 2026 at 12:28

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ndërsa foli për sfidat e anëtarësimit të Shipërisë në Bashkimin Europian, tha se kushtet nga kjo e fundit nuk janë të lehta.

Megjithatë, ai shtoi se kur përfaqësuesit europianë bëjnë propozimet e tyre apo vendosin piketat, ato duhen miratuar.

Sipas tij Shqipëria nuk është në kushtet për të negociuar draftet që vijnë nga BE.

 “Kemi pasur deri më sot disa raste që në mënyrë të natyrshme, procesi i diskutimeve dhe miratimit të ligjeve që kanë të bëjnë me anëtarësimin në BE është vonuar apo marrë lehtë si një proces ku ne kemi lirinë të fusim duart sipas opinioneve tona. Ne nuk e kemi këtë liri, që të jemi të qartë, kemi lirinë që të negociojmë me BE-në.

Nuk kemi lirinë që pasi negociojmë, të diskutojmë, që do të thotë negociatat mbi një draft që hyn në të gjithë mekanizmin e gjerë dhe kompleks të arkitekturës së ligjit europian negociohet me Komisionin, I imponohet qeverisë dhe vjen në Parlament. Kur vjen, duhet miratuar, jo diskutuar! Sepse që t’i hyjmë diskutimit të një ligji të tillë, dujhet të diskutojmë a duhet të hyjmë në BE apo jo.”

Më tej, nënvizoi një “gabim” që sipas tij e ka bërë dhe vetë, bashkë me kolegë në politikë. Ai i udhëzoi ata të mos krahasojnë Shqipërinë me vendet e tjera të Evropës.

“Marrin një draft dhe i referohen vendeve të tjera në BE, shiko se Franca nuk e ka, Gjermania…Miqtë e mi, këtë gjë po e ndaj me ju si eksperiencë dhe duke shpresuar se ju e dini që unë nuk jam lehtësisht i përthyeshëm, ju ftoj të jeni të gjithë të përthyeshëm në këtë pikë. Sepse kur ngrihet kjo pyetje, përgjigja është se që ta bëni si Franca duhet të jeni Franca. Ju jeni Shqipëria! Kushtet janë këto, nëse doni. Nëse s’doni, mund ta bëni si të doni!”, argumentoi Rama.

The post Anëtarësimi/ Rama: Kushte që nuk i merrni dot me mend! Çdo draft që vjen nga BE duhet miratuar appeared first on Gazeta Si.

Siguria ushqimore, Rama: Jemi ende larg standardeve të BE-së

16 January 2026 at 12:19

Nga Gazeta ‘Si’- Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama u ndal te procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Pavarësisht se sipas tij Shqipëria ka punuar me ritme të shpejta në plotësimin e detyrave të caktuara, ai tha se ende është sfidë përmbushja e detyrimeve për të dalë me sukses nga procesi i negociatave.

“Prej vetëm 2 vitesh, Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit sikundër e kemi të qartë nga plani që kemi në tryezë i dakordësuar me BE, dhe sikundër e kemi bërë të qartë edhe për opinionin publik.

Akoma sot edhe brenda grupit, lërë pastaj brenda partisë, nuk ka një kuptim të qartë për çfarë do të thotë në pikëpamje të sfidës dhe barrës së detyrimeve përmbushja e kushteve për të dalë me sukses nga procesi i negociatave dhe pastaj përmbushja e kushteve për të përballur përfshirjen në një realitet të ri siç është realiteti i një tregu prej 450 mln njerëzish, ku Shqipëria e integruar do jetë një pikë uji në oqean. Sfida për të gjithë sektorin prodhues dhe për institucionet do jetë e shumëfishtë”, tha Rama.

Ai shtoi se beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor.

Sipas tij, në kushtet e sotme Shqipëria është e paintegrueshme në BE për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas kritereve të Bashkimit Europian.

Rama u shpreh se do të kërkojë një fazë të ndërmjetme, 5 vite pas anëtarësimit në BE, për të plotësuar kriteret për këtë sektor. Ai paralajmëroi se ashtu si në BE, dhe në Shqipëri ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë.

“Jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme, pas momentit të anëtarësimit, që t’i japim mundësi vendit të jetë i gatshëm të përmbushë kriteret, për të qenë bashkë familjes europiane.

Kjo nuk bëhet ekskluzivisht për ne, është pjesë e mekanizmit të anëtarësimit, e kanë bërë vende përpara nesh. Kroacia ka negociuar dhe ka arritur të marrë 10 vjet fazë të ndërmjetme, për përmbushjen e kritereve në aspektin mjedisor. Ne i referohemi atij rasti dhe bazuar me atë precedent, do mund të marrim lehtësi të tillë. Edhe në Shqipëri do të funksionojnë kriteret e njëjta që do të thotë që edhe në Shqipëri ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë.

Pastaj, në skenarin më pesimist, do të thotë që gjithçka që hahet të importohet, po shkoj në ekstrem, për ketë arsye duhet një super punë, por edhe një super vendosmëri nga ana jone si vendimmarrës për të mos falur asnjë dhe askënd në emër të nevojës që të vazhdojë të punojë.

Gjithsekush duhet të vendoset në pozita përgjegjshmërie dhe pune, sepse në rastin më të mire janë vetëm 10 vite përpara, nëse do llogarisim 2030 që vitin që jemi ulur në tryezën e BE, dhe 5 vite që urojmë të negociojmë”, tha Rama.

The post Siguria ushqimore, Rama: Jemi ende larg standardeve të BE-së appeared first on Gazeta Si.

Trump: Formohet Këshilli i Paqes për Gazën, do qeverisë territorin gjatë periudhës së tranzicionit

16 January 2026 at 10:06

Nga Gazeta ‘Si- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Këshilli i Paqes për Gazën është formuar, duke e cilësuar këtë hap si një element qendror të planit amerikan për territorin palestinez. Ai shtoi se emrat e anëtarëve të këtij organi, të cilin do ta kryesojë vetë, do të bëhen publike së shpejti.

Sipas presidentit amerikan, Këshilli i Paqes do të ketë për detyrë të mbikëqyrë një komitet palestinez të përkohshëm dhe apolitik, i përbërë nga 15 teknokratë, i cili do të merret me administrimin e Gazës gjatë fazës së tranzicionit.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump theksoi se, si president i Këshillit për Paqen, ai mbështet këtë komitet kalimtar ekspertësh, i cili do të ketë mandatin për të qeverisur Gazën gjatë periudhës së saj të tranzicionit.

Ky zhvillim përbën një pikë kyçe të fazës së dytë të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, e cila hyri në fuqi të mërkurën.

Ndërkohë, diplomati bullgar Nickolay Mladenov, ish-i dërguar i Kombeve të Bashkuara për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, pritet të marrë drejtimin e operacioneve në terren të Këshillit të Paqes.

The post Trump: Formohet Këshilli i Paqes për Gazën, do qeverisë territorin gjatë periudhës së tranzicionit appeared first on Gazeta Si.

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave

16 January 2026 at 10:00

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, do të mbledhë këtë të premte, Grupin Parlamentar të PS-së.

Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, duke nisur nga ora 10:00 dhe pritet të përfundojë rreth orës 15:00.

Mbledhja është pjesë e procesit të bilancit të punës së kryer dhe përgatitjes së planit të punës për 12 muajt e ardhshëm, në prag të hapjes së sezonit parlamentar 2026, i cili nis më 19 janar.

Një ditë më pas, më 17 janar, kryeministri Rama do të mbledhë në Golem edhe kryetarët e bashkive, në vijim të analizës së punës dhe koordinimit të prioriteteve për vitin në vazhdim.

The post Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave appeared first on Gazeta Si.

Machado i dhuron ‘Nobelin e Paqes’ në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Gjest i bukur respekti!

16 January 2026 at 09:54

Nga Gazeta ‘Si’- Një takim me një simbolikë të veçantë u zhvillua të enjten në Shtëpinë e Bardhë, ku liderja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, i ofroi Donald Trumpit Çmimin Nobel për Paqe që i ishte akorduar asaj në muajin dhjetor, një veprim që nxiti debat dhe reagime në arenën ndërkombëtare.

Trump e konfirmoi takimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar Machadon si “një grua të jashtëzakonshme” dhe gjestin e saj si “një shenjë respekti të ndërsjellë”.

“Ishte një nder i madh të takoja sot María Corina Machadon nga Venezuela. Ajo është një grua e jashtëzakonshme që ka kaluar shumë vështirësi. María më ofroi Çmimin e saj Nobel për Paqe për punën që kam bërë. Një gjest kaq i bukur respekti të ndërsjellë. Faleminderit, María!”, tha ai.

στιγμιοτυπο_οθονης_2026-01-16_043716

Edhe vetë Machado e konfirmoi takimin, duke deklaruar se gjatë takimit dhe drekës që pati me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë pa praninë e gazetarëve, ajo ia dorëzoi medaljen e Çmimit Nobel për Paqe.

“Ia dorëzova presidentit të Shteteve të Bashkuara medaljen, Çmimin Nobel për Paqe”, tha ajo, duke e lidhur këtë veprim me një precedent historik nga Amerika Latine.

Sipas saj, ajo iu referua Simón Bolívarit dhe faktit se, dyqind vjet më parë, markezi de Lafayette i kishte dhuruar atij një medalje me portretin e George Washingtonit, të cilën Bolívari e mbajti gjatë gjithë jetës së tij.

“Dyqind vjet më vonë, populli i Bolívarit ia kthen trashëgimtarit të Washingtonit një medalje, në këtë rast Çmimin Nobel për Paqe, si njohje e angazhimit të tij unik për lirinë tonë”, u shpreh Machado.

Kujtojmë se Komiteti Norvegjez i Nobelit ka sqaruar se Çmimi Nobel për Paqe nuk mund të dhurohet apo të transferohet, çka krijon një çështje institucionale lidhur me simbolikën e këtij veprimi.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi takimin, duke theksuar se presidenti Trump bëri një “vlerësim realist” të mbështetjes popullore që gëzon Machado, pa u përcaktuar megjithatë ndonjë afat për zhvillimin e zgjedhjeve në Venezuelë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, kishte deklaruar më herët se zgjedhjet nuk do të ishin temë diskutimi gjatë darkës, ndërsa Trump synonte kryesisht të informohej mbi situatën në vend.

Pas takimit, Machado deklaroi se “ne gjithmonë do të mund të mbështetemi te presidenti Trump për lirinë e Venezuelës”, duke e cilësuar takimin si “të mrekullueshëm”.

Politikania, e cila u largua së fundmi nga Venezuela ku kishte qëndruar e fshehur për muaj të tërë, synon të sigurojë një rol të ardhshëm në qeverisjen e vendit të saj, ndërsa gjesti me Çmimin Nobel merr një karakter të qartë politik dhe simbolik.

Por Qendra Nobel për Paqen në Oslo, përsëriti parimin themelor të vendosur nga Komiteti Norvegjez i Nobelit: “Sapo të shpallet Çmimi Nobel, ai nuk mund të revokohet, ndahet ose transferohet. Vendimi është përfundimtar dhe i vlefshëm përgjithmonë”, sqaroi ajo. Prandaj, paraqitja fizike e medaljes Presidentit të SHBA-së Donald Trump nga udhëheqësja e opozitës venezueliane María Corina Machado nuk ka asnjë ndikim në dhënien e çmimit. Në një seri mesazhesh të publikuara në kanalet e saj zyrtare, Qendra sqaroi gjithashtu se në të kaluarën, disa medalje kanë ndërruar duar pasi janë dhënë: ajo përmendi rastin e Dmitri Muratov, medalja e të cilit u shit në ankand për mbi 100 milionë dollarë për të mbështetur refugjatët ukrainas. Dhe se edhe medalja e ekspozuar në muzeun e Oslos “është në fakt e huazuar dhe fillimisht i përkiste Christian Lous Lange, laureatit të parë të Çmimit Nobel për Paqen në Norvegji”.

The post Machado i dhuron ‘Nobelin e Paqes’ në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Gjest i bukur respekti! appeared first on Gazeta Si.

Kushtetuesja i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur!

15 January 2026 at 20:54

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë kryedemokratit Sali Berisha, pasi ka konkluzuar se kohëzgjatja e masës së ‘arrestit shtëpiak’ ndaj tij ishte e tejzgjatur.

Këtë vendim Kushtetuesja e mori teksa shqyrtoi lidhur me tre vendimet e gjykatave më të ulëta për masën e arrestit shtëpiak.

Burime bëjnë të ditur se vendimi është dhënë në përfundim të seancës, pa praninë e palëve.

Kujtojmë se avokatët e Berishës gjatë seancave të raportimit dymujor, kundërshtonin vazhdimisht kërkesën e SPAK, i cili insistonte në vijimin e masës së ‘arrestit shtëpiak’.

Po ashtu sjellim në vëmendje se në janar të vitit 2025, masa e arrestit shtëpiak ndaj ish-kryeministrit u ndryshua në “detyrim paraqitjeje”.

The post Kushtetuesja i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur! appeared first on Gazeta Si.

Trump shtrëngon masat ndaj Iranit: sanksione për ‘arkitektët’ e represionit

15 January 2026 at 18:50

Nga Gazeta ‘Si’- Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione ndaj pesë zyrtarëve iranianë, të cilët i akuzojnë si përgjegjës për shtypjen e protestave në vend, ndërsa thanë se po ndjekin fondet e drejtuesve iranianë që po transferohen drejt bankave ndërkombëtare, në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump po rrit presionin ndaj Teheranit.

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi në një deklaratë se sanksionet përfshijnë Sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, si dhe komandantë të Gardës Revolucionare Islamike dhe të forcave të rendit, të cilët Uashingtoni i cilëson si arkitektë të represionit ndaj protestave.

SHBA vendosi gjithashtu sanksione ndaj burgut Fardis, ku sipas Departamentit të Shtetit, gratë e ndaluara kanë “përjetuar trajtim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues”.

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, në një mesazh video të publikuar të enjten, tha se mesazhi i Uashingtonit për udhëheqësit iranianë është i qartë.

“Thesari i SHBA-së e di se, si minjtë në një anije që po mbytet, ju po transferoni me nxitim fonde të vjedhura nga familjet iraniane drejt bankave dhe institucioneve financiare në mbarë botën. Jini të sigurt se ne do t’i gjurmojmë ato dhe ju,” tha Bessent.

“Por ende ka kohë, nëse zgjidhni të bashkoheni me ne. Ashtu siç ka thënë presidenti Trump: ndaloni dhunën dhe qëndroni përkrah popullit iranian,” shtoi ai.

Misioni i Iranit pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Autoritetet iraniane kanë fajësuar prej kohësh Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për nxitjen e trazirave në vend.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi po ashtu të enjten se qeveria po përpiqet të adresojë disa nga problemet ekonomike që fillimisht nxitën protestat. Ai tha se autoritetet synojnë të luftojnë korrupsionin dhe të rregullojnë politikat e kursit të këmbimit, duke shtuar se këto masa do të përmirësojnë fuqinë blerëse të shtresave më të varfra.

Trazirat nisën si protesta kundër rritjes së fortë të çmimeve, por më pas u shndërruan në një nga sfidat më të mëdha për establishmentin klerikal që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Sipas grupit për të drejtat e njeriut me bazë në SHBA, HRANA, deri tani janë verifikuar 2,435 protestues të vrarë dhe 153 persona të lidhur me qeverinë.

Trump ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur se mund të ndërhyjë në mbështetje të protestuesve në Iran, ku autoritetet kanë ndërmarrë një goditje të ashpër ndaj protestave mbarëkombëtare që prej 28 dhjetorit.

Departamenti i Thesarit vendosi gjithashtu sanksione ndaj 18 personave, të cilët i akuzon për përfshirje në pastrimin e të ardhurave nga shitjet e naftës dhe produkteve petrokimike iraniane në tregjet e huaja, përmes rrjeteve të ashtuquajtura të “bankave hije” të institucioneve financiare iraniane tashmë të sanksionuara.

Veprimet e së enjtes përbëjnë hapin më të fundit kundër Teheranit që prej rikthimit nga Trump të fushatës së tij të “presionit maksimal” ndaj Iranit. Kjo strategji përfshin përpjekje për të ulur në zero eksportet iraniane të naftës dhe për të penguar Teheranin të zhvillojë armë bërthamore — diçka që Irani e mohon, duke deklaruar se nuk synon prodhimin e armëve bërthamore./ Reuters

The post Trump shtrëngon masat ndaj Iranit: sanksione për ‘arkitektët’ e represionit appeared first on Gazeta Si.

Putin kursen komentet e drejtpërdrejta për Iranin: Konfliktet e vjetra po intensifikohen

15 January 2026 at 18:33

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të enjten se situata ndërkombëtare po përkeqësohet dhe se rreziqet globale janë në rritje, ndërsa shmangu komentet për zhvillimet në Venezuelë, Iran dhe tensionet e fundit që përfshijnë Shtetet e Bashkuara.

Gjatë një fjalimi në Kremlin para ambasadorëve të rinj, Putin theksoi se konfliktet e vjetra po intensifikohen dhe se po shfaqen vatra të reja krize në botë.

Ai nuk përmendi drejtpërdrejt SHBA-në apo presidentin amerikan Donald Trump, por kritikoi vendet që, sipas tij, përpiqen të imponojnë vullnetin e tyre përmes forcës.

“Rusia mbetet e përkushtuar ndaj një bote shumëpolare,” u shpreh Putin, duke bërë thirrje për diskutimin e propozimeve ruse për krijimin e një arkitekture të re sigurie në Europë.

Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të larta ndërkombëtare, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të përbëjë përplasjen më të madhe mes Rusisë dhe Perëndimit që nga Kriza e Raketave Kubane në vitin 1962.

The post Putin kursen komentet e drejtpërdrejta për Iranin: Konfliktet e vjetra po intensifikohen appeared first on Gazeta Si.

Bllof apo kërcënim real? Pse një sulm amerikan ndaj Iranit mbetet në tryezë

15 January 2026 at 18:28

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas ditësh kërcënimesh me sulm ndaj Iranit në mbështetje të protestave që sfidojnë qeverinë në Teheran, duket se ka zbutur retorikën.

Megjithatë, edhe pse ai nuk përjashtoi plotësisht një sulm ushtarak, rekordi i tij politik sugjeron se mundësia e një sulmi amerikan ndaj Iranit në ditët në vijim mbetet një kërcënim real.

Më poshtë, një vështrim i rasteve të mëparshme:

Rrëmbimi i Maduros

Që prej gushtit, Shtetet e Bashkuara kishin pozicionuar dislokimin më të madh ushtarak në Detin e Karaibeve në dekada.

Ushtria amerikane bombardoi më shumë se 30 anije, të cilat pretendonte – pa paraqitur prova – se po transportonin drogë drejt SHBA-së, duke shkaktuar vdekjen e mbi 100 personave në këto sulme. Për muaj me radhë, Trump dhe ekipi i tij akuzuan presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, se drejtonte operacione masive të trafikut të narkotikëve, sërish pa prova konkrete. Mes bombardimeve të anijeve, Trump deklaroi madje se SHBA mund të godiste edhe territorin tokësor të Venezuelës.

Por në fund të nëntorit, Trump u tha gazetarëve se kishte folur me liderin venezuelian. Pak ditë më vonë, telefonata u konfirmua nga vetë Maduro, i cili e përshkroi atë si “kordiale”.

SHBA më pas goditi atë që Trump e përshkroi si një strukturë ankorimi për anijet e drogës në Venezuelë. Pas kësaj, më 1 janar, Maduro i shtriu Trumpit ‘një degë ulliri’, duke thënë se ishte i hapur për bisedime me Uashingtonin mbi trafikun e drogës dhe madje edhe për mundësimin e aksesit amerikan në naftën venezueliane. Trump dukej se po merrte atë që, në pamje të parë, dëshironte: akses në naftë dhe frenim të trafikut të drogës nga Venezuela.

Por vetëm disa orë më vonë, forcat amerikane goditën kryeqytetin dhe rrëmbyen Maduron dhe bashkëshorten e tij, nën akuzat për trafik narkotikësh, duke i transportuar në Shtetet e Bashkuara.

Bombardimi i Iranit – kur “dy javë diplomaci” dukeshin të afërta

Venezuela nuk ishte hera e parë që Trump ndërmori një sulm dramatik pikërisht në momentin kur diplomacia dukej se po merrte hov.

Në qershor, Irani e mësoi në mënyrën më të vështirë se fjalët dhe veprimet e Trumpit nuk përputhen gjithmonë.

Mes rritjes së tensioneve për shkak të akuzave amerikane se Irani po nxitonte drejt pasurimit të uraniumit për armë bërthamore, Uashingtoni dhe Teherani u përfshinë në javë negociatash intensive. Trump paralajmëronte vazhdimisht se koha për Iranin po mbaronte, por më pas rikthehej në tryezën e bisedimeve.

Më 13 qershor, ai shkroi në Truth Social se ekipi i tij “mbetet i përkushtuar për një zgjidhje diplomatike të çështjes bërthamore iraniane”.

E gjithë administrata e tij, tha ai, ishte “urdhëruar të negociojë me Iranin”.

Por vetëm disa orë më vonë, aleati i SHBA-së, Izraeli, goditi Iranin. Shumica e ekspertëve besojnë se Izraeli nuk do ta kishte ndërmarrë një sulm të tillë pa miratimin e Trumpit.

Ndërsa Izraeli dhe Irani shkëmbyen sulme në ditët pasuese, Trump u përball me pyetje nëse SHBA do ta bombardonte Iranin.

Më 20 qershor, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, citoi Trumpin të kishte thënë se ai do të “merrte vendimin brenda dy javësh”.

Por larg nga përdorimi i plotë i këtyre dy javëve, Trump e mori vendimin brenda dy ditësh.

Në orët e para të 22 qershorit, bombarduesit amerikanë B-2 Spirit hodhën 14 bomba shkatërruese bunkerësh mbi objektin bërthamor të Fordow, të ndërtuar thellë brenda një mali pranë Qom. SHBA bombardoi gjithashtu objektet bërthamore në Natanz dhe Isfahan, duke përdorur bombat konvencionale më të fuqishme në arsenalin amerikan.

Sulmi tronditi shumë vëzhgues, pjesërisht për shkak të asaj që dukej si një manovër e përpunuar diplomatike mashtruese që i parapriu atij.

Llogaritë për protestat në Iran: cili është plani i Trumpit?

Tani, sytë janë kthyer sërish nga Irani, ku demonstratat kundër qeverisë kanë qenë në zhvillim për dy javët e fundit, përpara se të zbeheshin më herët gjatë kësaj jave.

Ndërsa trazirat u bënë më vdekjeprurëse javën e kaluar, Trump u bëri thirrje iranianëve të vazhdojnë protestat.

“Patriotë iranianë, VAZHDONI PROTESTAT – MERRNI NË DORË INSTITUCIONET TUAJA!!!… NDIHMA ËSHTË NË RRUGË,” shkroi Trump në Truth Social më 13 janar, pa sqaruar se çfarë forme do të merrte kjo ndihmë.

Por brenda 24 orësh, gjatë një takimi me gazetarët në Uashington, Trump tha se kishte marrë garanci se vrasjet e protestuesve në Iran kishin ndaluar.

“Ata kanë thënë se vrasjet kanë ndaluar dhe se ekzekutimet nuk do të ndodhin – sot duhej të kishte shumë ekzekutime, por ato nuk do të ndodhin – dhe ne do ta verifikojmë këtë,” tha Trump të mërkurën.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në një intervistë për Fox TV, mohoi gjithashtu se Teherani planifikonte ekzekutimin e protestuesve antiqeveritarë. “Varja është jashtë çdo diskutimi,” u shpreh ai.

Ekspertë si Jeremy Shapiro, drejtor kërkimi në Këshillin Europian për Marrëdhënie me Jashtë, argumentojnë se Trump përdor kërcënimet për të frikësuar kundërshtarët dhe zakonisht përdor forcën vetëm kundër objektivave më të dobëta.

Në një studim të publikuar në maj, Shapiro sugjeron se Trump shpesh kërcënon me veprime ushtarake, por rrallë i çon ato deri në fund. Ai është më i prirur të veprojë kur rreziku i përshkallëzimit është i ulët, ndërsa kërcënimet ndaj shteteve të armatosura bërthamor ose ushtarakisht të forta shërbejnë kryesisht për retorikë politike.

“Trump shpesh përdor kërcënime madhështore, por pranon vetëm operacione të kufizuara dhe me rrezik të ulët. Ai e përdor politikën e jashtme si teatër politik, duke synuar po aq bazën e tij të brendshme dhe ciklin mediatik, sa edhe kundërshtarët e huaj,” shkruan Shapiro.

Disa analistë besojnë se kjo qasje i jep Trumpit avantazhe taktike, duke i mbajtur kundërshtarët në pasiguri dhe duke rritur presionin psikologjik. Të tjerë, megjithatë, mbeten skeptikë, duke e cilësuar sjelljen e tij si të çrregullt dhe kontradiktore.

Pyetja mbetet: a po tërhiqet vërtet Trump nga ideja e një sulmi ndaj Iranit, apo thjesht po bën bllof?

Sipas disa analistëve, ndryshimi i tonit mund të jetë rezultat i mesazheve nga aleatët amerikanë në rajon se një sulm ndaj Iranit nuk është i mençur. Megjithatë, me mbështetjen e Izraelit, rreziku që Trump të gjejë një mënyrë për ta goditur Iranin mbetet real.// Al Jazeera

The post Bllof apo kërcënim real? Pse një sulm amerikan ndaj Iranit mbetet në tryezë appeared first on Gazeta Si.

Von der Leyen: Po shqyrtojmë sanksione të reja ndaj Iranit

15 January 2026 at 18:14

Nga Gazeta ‘Si’– Kryetarja e Komisionit Europian ka deklaruar se Bashkimi Europian po shqyrton vendosjen e sanksioneve të tjera ndaj Iranit, duke e cilësuar vrasjen e të rinjve si një tragjedi njerëzore.

Duke folur për gazetarët në Limassol, Ursula von der Leyen u shpreh se ajo që po ndodh në Iran është e papranueshme.

“Ajo që po ndodh në Iran është e neveritshme dhe vrasja e të rinjve është një tragjedi njerëzore,” tha ajo.

Aktualisht, BE-ja ka vendosur një sërë sanksionesh të gjera ndaj Iranit, përfshirë masa kufizuese ndaj më shumë se 230 zyrtarëve iranianë, efektivëve të policisë, gjyqtarëve, si dhe ndaj mbi 40 institucioneve shtetërore, përfshirë policinë e moralit dhe burgjet.

Sanksionet e Bashkimit Europian propozohen nga Komisioni Europian, por duhet të miratohen njëzëri nga të 27 shtetet anëtare.

Ndërkohë, edhe pse BE-ja ka vendosur sanksione ndaj disa anëtarëve të Gardës Revolucionare Islamike, ajo nuk ka arritur asnjëherë të bjerë dakord për ta shpallur këtë strukturë si organizatë terroriste.

Von der Leyen tha se BE-ja po shqyrton thellimin e mëtejshëm të sanksioneve ndaj Iranit, duke theksuar se ato tashmë po japin efekt.

“Ne po shohim mundësinë për të thelluar sanksionet ndaj Iranit. Ato janë goditëse dhe po japin rezultat,” u shpreh ajo.

Sipas saj, sanksionet ndihmojnë për të ushtruar presion ndaj regjimit iranian dhe për të nxitur ndryshime.

“Sanksionet ndihmojnë që ky regjim të shkojë drejt fundit dhe të ndodhë një ndryshim,” tha von der Leyen.

Ajo shtoi se protestuesit kundër regjimit iranian po kërkojnë që Garda Revolucionare Islamike dhe persona të tjerë përgjegjës për mizoritë të futen në listën e zezë.

“Ata po na kërkojnë që t’i fusim në listë dhe, duke parë atë që po ndodh në Iran, e kuptoj plotësisht sa e rëndësishme është kjo. Po, ne do ta bëjmë,” deklaroi ajo.

Von der Leyen nuk dha detaje të mëtejshme mbi hapat konkretë që pritet të ndërmerren.

The post Von der Leyen: Po shqyrtojmë sanksione të reja ndaj Iranit appeared first on Gazeta Si.

‘Durana’/ Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj dhe ndryshimet që i hapin rrugë përfitimit të parave publike

15 January 2026 at 14:51

Imagjinoni për një moment që biznesi juaj aktual, të mos ketë asnjë tatim.

Mendoni sikur pagat e punonjësve tuaj të përjashtohen nga të gjitha taksat për 10 vite. Shtoni te mendimet që të gjitha mallrat, pajisjet dhe shërbimet tuaja të përjashtohen nga TVSH-ja, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe nga taksat për pasuritë e paluajtshme.

Gjithashtu mendoni që shteti t’ju paguajë për trajnimin e punonjësve tuaj. Që kontributet për sigurimet të paguhen gjithmonë në nivelin e pagës minimale. Një ëndërr? Quhet Durana.

'DURANA PARADISE'/ Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj

Lehtesite e Durana

Dhe aktualisht është kryefjala e denoncimeve në media për dyshime se ky projekt është një ‘parajsë fiskale’.

Por çfarë është Durana?

Durana është një park teknologjik i krijuar më 20 shkurt 2025 dhe është pronë e Korporatës Shqiptare të Investimeve. Në bazë të ligjit shqiptar, zhvilluesi i parkut është KSHI dhe drejtoresha Elira Kokona.

Por le të shpjegojmë së pari çfarë do të thotë një park teknologjik. Në vitin 2022, presidenti Barjam Begaj dekretoi një ligj të kaluar më herët në Parlament, “për krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore”.

Ky ligj, është edhe dera e parë hapëse për parqet teknologjike në Shqipëri, si qendra inovacioni të produkteve më të reja teknologjike. Dhe deri këtu, çdo gjë është në rregull. Parku i ri teknologjik kërkon edhe një terren të ri.

Për këtë, qeveria i dha Duranës përmes VKM, më 27 mars të 2024, një sipërfaqe me 140.000 m2 në Xhafzotaj në Durrës, që do të përdoreshin për hapjen e këtij parku.

Në këtë moment, Durana ende nuk kishte lindur, pasi regjistrimi zyrtar i saj në shtetin shqiptar është bërë më 20 shkurt 2025. Pra gati 11 muaj më pas.

Por edhe pse ka kaluar 2 vite që nga koha kur Durana mori tokën nga shteti, dhe 1 vit nga momenti që u regjistrua, në Xhafzotaj të Durrësit, toka është djerrë. Asgjë nga ajo që shihet nuk duket si një park teknologjik.

'DURANA PARADISE'/ Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj

Vendi ku duhet të ishte sot Durana

Me çfarë kemi të bëjmë?

Për këtë le të shpjegojmë pak çfarë po ndodhte në Shqipëri ndërkohë që projektohej ndërtimi i Durana Tech Park. Nga 1 janari i vitit  2026, e gjithë industria e zhvillimit dhe prodhimit të softuerëve në Shqipëri hyri në një regjim të ri tatimor. I gjithë ky sektor u përjashtua nga norma e reduktuar me 5% e tatimit mbi fitimin, duke bërë që të gjitha bizneset e kësaj fushe të kalojnë në një regjim standart me 15% të tatimit mbi fitimin. Rekomandimet e FMN dhe BE për mos të patur privilegje ushtruan një presion pozitiv mbi qeverinë shqiptare, duke bërë që në paketën e re fiskale, edhe këto biznese do të trajtoheshin po njësoj.

Por kush janë më të mëdhenjtë e tregut të IT? Kompanitë kryesore të zhvillimit të softwerëve në Shqipëri, përftuese të parave publike deri më tani dihen se janë dyshja Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi të shpallur në kërkim. Shumë prej kontratave të AKSHI-t janë fituar nga Beqiri bashkë me biznesmenin Gëzim Hoxha. Ky i fundit me kompaninë e tij FIRST, në vetëm 1 tender sekret nga AKSHI ka përfituar plot 60 milionë euro.

Kështu, 53 kompani, të listuara në këtë tabelë, u bënë pjesë e “DURANA” duke përfituar lehtësirat fiskale që do të hynin për ta në fuqi nga 1 janari i vitit 2025, kohë kur paralelisht konkurrentët e tyre në sektor do të paguanin 15% tatimin mbi fitimin përfshirë edhe detyrime të tjera.

'DURANA PARADISE'/ Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj

Lista e kompanive qe hyne ne Durana

Kështu që vendimi për t’u bërë pjesë e Duranas kundrejt një tarife prej 50 euro në vit ishte qartësisht në interesin e tyre.

Skema e ndërtuar për t’ju dhënë lehtësi këtyre bizneseve bie ndesh ndërkohë me ligjin shqiptar për procedurat tatimore, por edhe ligjin e miratuar në vitin 2022 për parqet teknologjike. Ligji i 2022, në pikën 12 të tij përcakton qartë se transferimi i një veprimtarie ekzistuese në territorin shqiptar në park, me qëllim kryesor përfitimin e lehtësive të parashikuara në këtë ligj, është i ndaluar. Çdo transaksion, që në thelb rezulton  në  transferimin  e  veprimtarisë  ekonomike  sipas  përcaktimit  të  mësipërm,  është  i ndaluar. Përkthimi i tij krahasuar me ligjin për procedurat tatimore, ndalon që një biznes ose ortakë të rishpikë veten në një tjetër emër por me aktivitet të ngjashëm vetëm për të shpëtuar nga detyrimet fiskale.

Nga verifikimi që ZËRI i bëri listës, në mbi 90% të saj, të njëjtët ortakë dhe aksionerë kanë disa kompani të tjera jashtë parkut me të njëjtin status ku ndryshon forma por jo përmbajtja.

Shembulli më i mirë për këtë është biznesmeni Gëzim Hoxha, i cili në Durana ka hyrë me kompaninë “Cybermind” dhe Box Artificial Logic. Brenda parkut, Hoxha hyn me ICT, dixhitalizim, siguri kibernetike, AI, ML, IoT si pjesë e kërkimit dhe inovacionit, ndërsa jashtë me kompaninë First, zhvillon software, SaaS, cybersecurity, sisteme të sigurisë elektronike dhe kibernetike, në një përputhje thelbësore në It dhe kibernetikë. Të dyja kompanitë e Gëzim Hoxhës përputhen në fushë, kompetenca, standard dhe output profesional. Kaq do të mjaftonte që në zbatim të ligjit për parqet teknologjike, ai të mos pranohej si anëtar i Durana. Kjo nuk ka ndodhur. Ai bashkë me kompanitë e Beqirit, Agasit, Koromanit, Cikos etj, janë bërë pjesë e Durana.

ZËRI iu drejtua me një kërkesë për informacion zhvillueses së Parkut, znj. Elira Kokona. Pyetjeve tona se cilat kanë qenë procedurat e pranimit të kompanive, filtrat për të shmangur një kalim fiktiv të veprimtarisë në Durana, deri në publikimin e artikullit, nuk kanë marrë një përgjigje.

Ndërkohë burime i thanë ZËRI se këto kompani nga 1 janari deri më 15 janar, nuk kanë kryer asnjë aktivitet ekonomik qoftë edhe virtualisht si pjesë e Durana, gjë që ngre dyshime për suksesin e Duranas që fill pas goditjes së dyshes Agasi-Beqiri nga SPAK, nuk kanë kryer asnjë shërbim ekonomik.

Plani u prish?!

ZËRI u konsultua me shumë ekspertë IT dhe kontabilistë që shpjeguan sesi Durana do të funksiononte dhe se deri tani “pasoja nuk ka ardhur”. E projektuar si qendër inovacioni dhe kërkimi digjital, çdo ditë që kalon Durana duket si një strehë fiskale për klientë favoritë që janë furnizuar nga kontratat publike.

“Baza ligjore ndalon shoqëritë tregtare (sh.p.k.) që të riprodhojnë ose riorganizojnë aktivitetin e tyre brenda entiteteve të “përshtatura” si parqet teknologjike, me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale ndaj shtetit. Ligji synon të parandalojë pikërisht skemat ku një kompani mbyll ose dobëson aktivitetin jashtë parkut dhe e rihap praktikisht të njëjtin aktivitet brenda parkut teknologjik, për të përfituar nga lehtësitë tatimore. Po ashtu, ndalohet që aksionerët apo ortakët e një kompanie ekzistuese jashtë parkut teknologjik të hapin një kompani tjetër me të njëjtin ose thelbësisht të ngjashëm aktivitet brenda parkut, nëse qëllimi është shmangia e taksave, kontributeve apo detyrimeve të tjera ligjore. Kjo vlen edhe në rastet kur ndryshohet vetëm emri i subjektit, por ruhet struktura reale e biznesit, klientët, stafi ose modeli i funksionimit.

E gjithë kjo situatë lidhet drejtpërdrejt me paketën e re fiskale, e cila solli ndryshime të ndjeshme për sektorin e teknologjisë së informacionit. Konkretisht, tatimi mbi fitimin për kompanitë IT u rrit nga 5% në 15%, pas kërkesave të përsëritura nga Bashkimi Europian, me arsyetimin se regjimi preferencial krijonte shtrembërime tregu dhe konkurrencë të padrejtë.

Për të shmangur këtë rritje të barrës fiskale, disa kompani planifikuan që nga 1 janari të transferonin aktivitetin e tyre në zonën e Durranës (Durana), e shpallur si park teknologjik, ku parashikohen taksa zero ose lehtësime ekstreme fiskale. Në këtë skemë përfshiheshin edhe kompani të lidhura me emra të njohur të sektorit, si ato të grupit të Gysit, Ermalit, Gëzimit, etj., të cilat synonin të vazhdonin të njëjtin aktivitet ekonomik, por nën një regjim shumë më të favorshëm tatimor.

Megjithatë, legjislacioni aktual dhe parimi i “substance over form” (thelbi mbi formën) u jep të drejtë institucioneve tatimore që ta konsiderojnë këtë veprim si shmangie fiskale, nëse provohet se aktiviteti real nuk ka ndryshuar dhe se parku teknologjik po përdoret vetëm si strehë ligjore për të mos paguar taksat.”-shpjegoi një kontabilist për ZËRI në kushtet e anonimatit.

Deri më tani, ëndrra e një parajse fiskale është ngrirë.

A do të merrte Durana para nga shteti? Deri më tani, asnjë transaksion i tillë nuk ka ndodhur.

Nga kërkimet e ZËRI, në fakt ne hasëm në një tjetër tentativë për të ndryshuar ligjin e vitit 2022.

Një projektligj i propozuar nga deputeti socialist Ramion Kurti, i kaluar tashmë për shqyrtim në Parlament për disa shtesa në ligjin për “Parqet teknologjike dhe shkencore” parashikon dy ndryshime të rëndësishme që prekin direkt parkun e vetëm teknologjik të vendit, që është Durana. Konkretisht, në gërmën (dh), në fund të paragrafit shtohet fjalia” ” Përdoruesi rezident i parkut regjistrohet në territorin e parkut me NIPT/NUIS parësor ose/dhe me NIPT/NUIS dytësor në territore të ndryshme nga territori i parkut.”

'DURANA PARADISE'/ Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj

Projektligji per parqet teknologjike i depozituar ne Kuvend

Ky ndryshim përcakton në thelb se përdoruesit e parkut, mund të kenë dy nipte. Njërin brenda parkut dhe një tjetër jashtë parkut, por duke gëzuar privilegjet e parkut. Ky ndryshim është një derë e hapur që hyrja në Durana të jetë vetëm formale, ndërkohë që aktiviteti të vazhdojë jashtë parkut.

Një tjetër ndryshim i përgatitur në parlament është edhe përfitimi nga paratë publike. Më konkretisht, në nenin 5 të po këtij ligji parashikohet që kompanitë e parkut, mund ti shesin enteve publike ose sipërmarrjeve të përbashkëta, produktet e prodhura në park me një cmim më të ulët.

“(c) përfitojnë, në mënyrë preferenciale, mallrat/shërbimet/krijimet/produktet e realizuara në park nga një përdorues që ka aksioner mbi 51% një ent publik apo një shoqëri të përbashkët / sipërmarrje të përbashkët me nje enti publik kundrejt një cmimi preferencial që parashikohet në “Marëveshjen e bashkëpunimit për një produkt inovativ” bazuar në kontratën e modelit tip të miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. (ç) lidhin marrëveshje bashkëpunimi për një produkt inovativ me përdoruesit të cilët kanë aksioner një apo më shumë ente publike përfshirë edhe zhvilluesin, lidhur me mallrat/shërbimet/produktet inovative/krijimet e tyre në park.”-thuhet në projektligjin e dorëzuar në Kuvend, që në një kuptim më të gjerë do ti hapte rrugën në të ardhmen anëtarëve të Durana të hynin në tendera publikë në fushën e teknologjisë.

'DURANA PARADISE'/ Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj

Projektligji per parqet teknologjike i depozituar ne Kuvend

Në fund, ajo që shihet nga historia e Duranas është një paralajmërim se transparenca dhe kontrolli janë thelbësorë për çdo skemë që preket nga paratë publike dhe privilegjet fiskale. Durana mund të bëhet një qendër inovacioni që sjell vlerë reale për ekonominë dixhitale, por vetëm nëse aktiviteti brenda parkut është i matshëm, real dhe i ndarë nga çdo lloj shfrytëzimi fiskal të dyshimtë.

Nëse kjo nuk ndodh, Durana rrezikon të mbetet simbol i privilegjeve për pak të zgjedhur, një “parajsë fiskale” e ngrirë që nuk krijon inovacion dhe nuk shërben për zhvillimin e sektorit. Për shqiptarët, dhe për ata që duan një treg të ndershëm IT, pyetja e vetme që mbetet është: A do të ketë një aktivitet ekonomik Durana jashtë gardhit të përfituesve të kontratave publike? Projektligji i fundit, i propozuar nga deputeti Ramion Kurti duket se do të thellojë këto privilegje, ndërkohë që hetimi i SPAK për faktin se Durana nuk ekziston në terren vazhdon!// Marrë nga ZËRI

The post ‘Durana’/ Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj dhe ndryshimet që i hapin rrugë përfitimit të parave publike appeared first on Gazeta Si.

❌
❌