❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 January 2026Main stream

Deri në 30 dhjetor buxheti me 1,1 miliardë euro pa shpenzuar

7 January 2026 at 10:00

Anomalitë në ekzekutimin e buxhetit të shtetit sipas planit janë thelluar ndjeshëm gjatë vitit 2025.

Tirana dhe qytetet e tjera të vendit ende vuajnë nga mungesa e furnizimit me ujë dhe drita, radhët e trafikut bëhen kilometrike nga jugu në veri nga investimet e gabuara në infrastrukturë, ndërsa  qeveria e Shqipërisë për disatin vit radhazi nuk arrin të përmbushë detyrimet që lindin nga ligji për buxhetin.

Sipas të dhënave zyrtare nga thesari i Ministrisë e Financave (grafiku i mëposhtëm) përgjatë muajit dhjetor nga data 2 deri me 29 u kryen rreth 84 miliardë lekë (840 milionë euro) pagesa. Nga 1 janari deri me 29 dhjetor 2025 kur rezultojnë të dhënat e fundit mbi pagesat e thesarit  janë shpenzuar gjithsej rreth 722,6 miliardë lekë, teksa plani vjetor ishte 831,7 miliardë lekë ose 109 miliardë lekë tepricë, rreth 1,1 miliardë euro në datën 30 dhjetor një ditë para mbylljes së vitit.

Në terma mujorë, shpenzimet kanë qenë relativisht të kontrolluara gjatë pjesës më të madhe të vitit, me nivele më të ulëta në fillim të vitit dhe një rritje graduale në pranverë e verë. Muaji dhjetor shënon kulmin e shpenzimeve (84 miliardë lekë), një praktikë e zakonshme për mbylljen e vitit fiskal, por edhe kjo rritje nuk ka mjaftuar për të arritur nivelin e planifikuar vjetor.

Këtë vit për shkak të hetimeve të SPAK mbi entet kryesore shpenzuese, është treguar më shumë kujdes në alokomimin e fondeve. Prej vitesh është bërë praktike që një pjesë e madhe e buxhetit te çelet në dhjetor kryesisht mbi kompanitë që kishin kontrata me qeverinë kryesisht për punime në rrugë. Hetimet dhe masat e sigurisë mbi kupolën drejtuese të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Ministrisë së Infrastrukturës i kanë frenuar disi pagesat.

Pagesat e muajit dhjetor edhe vitet e kaluara nuk ishin mbi punimet faktike të momentit.

Çdo fund viti qeveria miraton  buxhet nĂ« rritje pĂ«r vitin pasardhĂ«s, por nĂ« tĂ« vĂ«rtete asnjĂ«herĂ« nuk arrin tĂ« ekzekutohet sipas planit tĂ« miratuar nga Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« edhe pse vendi ka nevoja tĂ« mĂ«dha me gati 20 pĂ«r qind tĂ« popullsisĂ« nĂ« varfĂ«ri relative dhe njĂ« emigracion masiv.

Edhe me 2024 buxhetit të shtetit i kanë tepruar 420 milionë euro, të cilat nuk kanë arritur të shpenzohen sipas programit. Me ndryshimet e fundit në aktin normativ për vitin 2024 ishin planifikuar për tu shpenzuar 771,3 miliardë lekë, por u realizuan vetëm 728.5 miliardë lekë ose 42.7 miliardë lekë më pak se plani.

Këtë vit teprica është shumë më e lartë pasi pagesat e muajit dhjetor ishin më të kufizuara, prej hetimeve. Teprica buxhetore, një pjesë e së cilës mund të përdoret për uljen e mëtejshme të borxhit publik është më e mirë se abuzimet me to, siç edhe kanë treguar rezultatet e hetimeve nga SPAK.

Burimi: Thesari, Ministria e Financave

Burimi: Ministria e Financave

Burimi: Ministria e Financave

The post Deri në 30 dhjetor buxheti me 1,1 miliardë euro pa shpenzuar appeared first on Revista Monitor.

Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024

7 January 2026 at 00:03

Gjetja e një pune jashtë vendit, qoftë edhe përkohësisht është bërë një tendencë e qëndrueshme gjatë viteve të fundit dhe kjo reflektohet dhe në të ardhurat që ata po gjenerojnë nga punësimi sezonal.

Afërsia me vendet si Italia e Greqia, por dhe mundësia për të punuar online kanë zgjeruar gjeografinë e shteteve nga të cilët shqiptarët gjenerojnë të ardhura.
Eurostat, në sistemin e vet të të dhënave, krahas prurjeve nga emigrantët, publikon dhe të ardhurat nga transferta nga puna sezonale për shtetasit shqiptarë për vitin 2024.

Nga rreth 2.1 miliardë euro janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit 2024 nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, transfertat personale përbënin 31.6% të totalit, ose 663 milionë euro.

Kjo është shuma e fituar nga ata që punojnë jashtë shtetit dhe e transferuar në Shqipëri, të paktën zyrtarisht. (Kompensimi i punonjësve përfshin paga dhe të ardhura që rezidentë të një vendi fitojnë duke punuar përkohësisht jashtë shtetit, p.sh. punë sezonale, përpara se të zbriten taksat dhe kontributet).

Emigrantët dhe ata që punojnë përkohësisht jashtë dërguan 2.1 miliardë euro në Shqipëri në 2024-n

Të ardhurat nga puna jashtë vendit janë rritur vazhdimisht vitet e fundit, duke reflektuar rritje e emigrimit, qoftë edhe të përkohshëm. Në vitin 2022, po sipas Eurostat, transfertat personale ishin 455 milionë euro, në 2023-n arritën në 629 milionë euro, me një rritje prej 38%. Në 2024-n rritja u ngadalësua në 5.1%, duke arritur në 663 milionë euro.

Vendin e parë e mban Greqia. Shteti fqinjë bëhet pritës sidomos në verë e vjeshtë i qindra shqiptarëve që shkojnë të punojnë në bujqësi. Transfertat personale nga puna sezonale nga Greqia ishin 156 milionë euro në 2024-n.

Në vend të dytë është Italia, gjithashtu një vend i preferuar për emigrantët për shkak të afërsisë gjeografike dhe mundësive që ka për punësim. Tranfertat nga Italia ishin 126 milionë euro në 2024-n, sipas Eurostat.

Në vend të tretë është Gjermania, që vitet e fundit është bërë një vend i preferuar nga shumë profesionistë. Transfertat nga Gjermania ishin 69 milionë euro në 2024-n.

Mbretëria e Bashkuar është destinacioni tjetër i preferuar i të punësuarve sezonalë, që kanë gjeneruar rreth 65 mln euro në 2024-n.

Pas tij renditen Zvicra me 27 milionë euro, Turqia me 20 milionë euro.

Edhe Irlanda është një vend i preferuar, me 19.7 milionë euro transferta.

Franca, ndonëse është shteti kryesor për kërkesat e azilantëve është i teti për transfertat e të punësuarve sezonalë.
Destinacione të tjera nga ku sigurohen të ardhura nga puna e përkohshme janë Austria (16.9 milionë euro), Shtetet e Bashkuara (14.2 milionë euro), Polonia (13.5 mln euro), Holanda (11.5 mln euro).

Gjeografia e shqiptarëve që punojnë përkohësisht jashtë ka arritur deri në vendet arabe të Gjirit Persik, ku transfertat arritën në 2.3 milionë euro në 2024.

Në punët sezonale dhe të përkohshme jashtë vendit, shtetasit shqiptarë angazhohen tradicionalisht në sektorë që kërkojnë fuqi punëtore intensive dhe fleksibile. Pjesa më e madhe punon në bujqësi, veçanërisht në mbledhjen e frutave, perimeve dhe ullinjve, në serra dhe në përpunimin fillestar të produkteve bujqësore. Ky profil mbetet dominues, sidomos në vendet fqinje dhe në disa tregje të Europës Perëndimore.

Një tjetër sektor i rëndësishëm është turizmi dhe shërbimet, ku shqiptarët punësohen sezonalisht në hotele, restorante dhe struktura akomoduese gjatë muajve të verës. Punët tipike përfshijnë shërbimin në restorante, kuzhinë ndihmëse, pastrim, mirëmbajtje dhe shërbime mbështetëse.

Ndërtimi vijon të jetë një fushë e rëndësishme e punësimit sezonal dhe të përkohshëm, me angazhime në punime fizike, përfundime ndërtimi, rikonstruksione dhe projekte infrastrukturore. Në disa vende, shqiptarët angazhohen edhe në industri përpunuese dhe logjistikë, kryesisht në linja paketimi, magazina dhe përpunim ushqimor.

Së fundmi, po vihet re edhe një rritje graduale e përfshirjes së shqiptarëve në shërbime të lidhura me teknologjinë e informacionit, kryesisht në forma fleksibile ose kontrata afatshkurtra. Këto përfshijnë zhvillim softuerësh, testim aplikacionesh, mbështetje teknike, shërbime digjitale dhe punë të tjera IT të ofruara nga distanca për kompani të huaja. Edhe pse ky segment është ende më i vogël krahasuar me punët tradicionale sezonale, ai po zgjerohet me shpejtësi, i nxitur nga aftësitë e të rinjve shqiptarë, puna në distancë dhe kërkesa në rritje për shërbime digjitale.

The post Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024 appeared first on Revista Monitor.

BB: Tre drejtimet për ndërhyrje afatshkurtra në skemën e pensioneve

7 January 2026 at 00:02

Banka Botërore sugjeron se përmirësimi i skemës publike të pensioneve në afat të shkurtër mund të arrihet edhe pa një ristrukturim të plotë të sistemit, por përmes një sërë masash që adresojnë dobësitë aktuale të skemës kontributive.

Të rritet presioni mbi pagesën e kontributeve

Theksi kryesor i BankĂ«s nĂ« dokumentin e fundit “Rritja e QĂ«ndrueshmĂ«risĂ« Fiskale” mbetet te rritja e numrit tĂ« kontribuuesve dhe rregullsisĂ« sĂ« pagesĂ«s sĂ« tyre si kusht bazĂ« pĂ«r pensione tĂ« mjaftueshme dhe financiarisht tĂ« pĂ«rballueshme.

Një nga problematikat kryesore të skemës ka të bëjë me daljen e parakohshme nga tregu i punës ose punën e zezë. Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se për personat që dolën në pension në vitin 2022, kontributi i fundit mesatar ishte regjistruar në vitin 2013, rreth nëntë vite para daljes në pension. Ky hendek tregon rënien e pjesëmarrjes në tregun e punës në moshat mbi 50 vjeç dhe nevojën për politika që nxisin qëndrimin më gjatë në tregun formal të punës.

Përvoja e vendeve të OECD-së dhe Bashkimit Europian tregon se programe trajnimi për të rriturit dhe heqja e barrierave për punonjësit në fund të karrierës mund të japin rezultate pozitive, ndërsa për Shqipërinë kërkohet një analizë më e thelluar e tregut të punës për këtë grup-moshë.

Kush nuk plotëson kushtet, të rritet ndihma sociale, jo pensioni

Një tjetër rrezik për qëndrueshmërinë e sistemit janë indeksimet progresive apo rritjet e forta të pensioneve minimale. Këto masa mund të dëmtojnë perceptimin e drejtësisë në sistem dhe të ulin nxitjen për kontribute, duke përforcuar nën-raportimin e pagave, i cili sipas krahasimit të të dhënave të ISSH-së me Anketën e Forcës së Punës është tashmë një fenomen i përhapur. Në vend të rritjeve të përgjithshme, një qasje më efikase do të ishte mbështetja e familjeve me të ardhura të ulëta përmes skemave të ndihmës sociale, pa shtrembëruar logjikën e kontributeve të pensioneve.

Sfidë serioze mbetet edhe mbulimi i ulët dhe zbatimi i dobët i detyrimeve. Pavarësisht subvencioneve të larta për punonjësit ruralë, numri i kontribuuesve aktivë në zonat rurale ka rënë në vetëm 25 mijë persona në vitin 2022. Zhvillimet pas ndryshimeve të vitit 2024 tregojnë se pensioni social ka dekurajuar kontributet, ndërsa heqja e tij nuk konsiderohet e realizueshme politikisht. Në këtë kontekst, politikat pritet të fokusohen në stimuj më të mirë, thjeshtim procedurash, komunikim më efektiv dhe rishikim të skemave vullnetare. Edhe pensionet private, ndonëse janë rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, mbulojnë më pak se 3% të të punësuarve, kryesisht për shkak të fleksibilitetit të ulët dhe mungesës së përfitimeve afatshkurtra, çka i bën më pak tërheqëse për emigrantët dhe punonjësit informalë.

Skemë e posaçme për emigrantët

Migracioni i lartë mbetet një faktor kyç që rëndon mbi sistemin e pensioneve. Mbi 2.2 milionë shtetas shqiptarë jetojnë jashtë vendit, shumica në moshë pune. Kjo rrit raportin e varësisë së të moshuarve dhe ul bazën e kontribuuesve. Ekspertët theksojnë nevojën për skema të posaçme sigurimesh shoqërore për emigrantët, që të ofrojnë mbrojtje dhe ndaj rreziqeve të tjera sociale. Ndonëse Shqipëria ka disa marrëveshje për transferimin e të drejtave, kërkohet koordinim më i mirë i të dhënave, projeksione afatgjata dhe skema vullnetare më të përshtatura.

Sipas Bankës Botërore një rol të rëndësishëm luan edhe edukimi dhe komunikimi publik mbi pensionet. Rënia e viteve të kontributeve tek pensionistët e rinj tregon mungesë ndërgjegjësimi për lidhjen mes kontributeve dhe nivelit të pensionit. Instrumente si kalkulatorët e pensioneve, që parashikojnë përfitimet bazuar në historikun individual të kontributeve, mund të rrisin transparencën, besimin dhe nxitjen për pjesëmarrje më të madhe në sistem, duke përforcuar qëndrueshmërinë e tij në afat të shkurtër dhe të mesëm. /B. Hoxha

The post BB: Tre drejtimet për ndërhyrje afatshkurtra në skemën e pensioneve appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë shtyn edhe një vit programin për mbështetjen e SME-ve

7 January 2026 at 00:01

Banka e Shqipërisë ka vendosur të shtyjë edhe me një vit programin e mbështetjes me kredi të biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm. Në mbledhjen e fundit të vitit të kaluar, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore vendosi disa ndryshime në rregulloren përkatëse, që ishte miratuar në janar 2025.

Sipas ndryshimeve në rregullore, afati maksimal kohor për disbursimin e kredive që do të jenë pjesë e këtij programi dhe për aksesin fillestar të tyre në instrumentin e rifinancimit të Bankës së Shqipërisë do të jetë data 31 dhjetor 2026, ndërsa afati i mëparshëm kishte qenë data 31 dhjetor 2025. Për të ruajtur afatin maksimal 5-vjeçar të huave të dhëna në kuadrin e këtij programi, kohëzgjatja e zbatimit të nismës është shtyrë deri në 31 dhjetor 2031.

Kjo iniciativë e Bankës së Shqipërisë ishte i pari program me anë të të cilit u ofrua mbështetje direkte për një segment të veçantë të biznesit në treg, nëpërmjet financimit me kushte të lehtësuara.

Likuiditeti i vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë për bankat, në kuadër të programit, ka një normë interesi vjetor prej 0.5%. Rregullorja parashikon edhe mundësinë që kostoja e rifinancimit të barazohet me atë të normës bazë të interesit të vendosur nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në rast se kjo normë bie poshtë nivelit 0.5%.

Sektori bankar mund të japë kredi për SME-të në kuadër të këtij programi me një normë interesi vjetore jo më të madhe se 3.5% në vit. Banka e Shqipërisë vlerëson se vendosja e një tavani maksimal për kreditë e disbursuara si pjesë e këtij programi ju ofron SME-ve më shumë siguri e garanci në planet e tyre të investimit dhe zhvillimit. Diferenca prej 3 pikësh përqindjeje midis kostos së likuiditetit të vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë dhe çmimit të një kredie individuale është e përafërt, ndonëse më e ulët, me diferencën midis çmimit mesatar të një kredie për SME-të gjatë tre viteve të fundit dhe kostos së depozitave me afat për këtë periudhë.

NĂ« rast se kĂ«to kredi do tĂ« garantohen me garanci shtetĂ«rore, norma tavan e interesit do tĂ« jetĂ« edhe mĂ« e ulĂ«t. NĂ« rastin kur garancia mbulon 15% – 35% tĂ« rrezikut tĂ« kredisĂ«, interesi nuk mund tĂ« jetĂ« mĂ« i lartĂ« se 3%. NĂ« rast se garancia sovrane mbulon 35% – 55% tĂ« rrezikut tĂ« kredisĂ«, interesi maksimal do tĂ« jetĂ« 2.5%. NĂ« rast se garancia sovrane mbulon 55% – 75% tĂ« rrezikut tĂ« kreditit, norma tavan e interesit do tĂ« jetĂ« 2%.

Deri tani, Banka e Shqipërisë nuk ka publikuar informacion lidhur me shkallën e përdorimit të këtij programi gjatë vitit të parë të zbatimit të tij.

Megjithatë, statistikat tregojnë se në fund të nëntorit 2025, portofoli i kredisë për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme arriti në 236.5 miliardë lekë, në rritje me 9.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo normë rritje ishte lehtësisht më e lartë se rritja mesatare e kredisë për bizneset në total për të njëjtën periudhë.

Gjithashtu, norma e rritjes së kredisë për SME-të ishte afërsisht dy herë më e lartë krahasuar me rritjen prej 4.6% që ishte regjistruar në vitin e mëparshëm (nëntor 2023-nëntor 2024).

 

The post Banka e Shqipërisë shtyn edhe një vit programin për mbështetjen e SME-ve appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 6 January 2026Main stream

Natë e ditë me reshje, Kosova përballet me vërshime të mëdha dhe dëme materiale

6 January 2026 at 14:49

Kosova po përballet me një valë të fuqishme reshjesh që ka sjellë përmbytje në disa komuna. Rrugë të pakalueshme, ndërprerje të energjisë elektrike dhe mungesë uji të pijes janë shndërruar në realitet për mijëra qytetarë, teksa institucionet lokale po përpiqen të menaxhojnë pasojat.

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës dhe kanë vazhduar edhe gjatë ditës së martë kanë shkaktuar vërshime të mëdha në disa komuna të Kosovës, duke krijuar situatë të rënduar në shumë zona urbane e rurale.

Rrugë të bllokuara, ndërprerje të energjisë elektrike dhe familje të evakuuara janë pasojë e sasisë së madhe të ujërave që kanë dalë nga shtretërit e lumenjve.

Në kryeqytet, disa rrugë janë mbushur me ujë duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve.

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë 24 orëve të ardhshme dhe se mund të ketë grumbullim uji në nënkalime e zona urbane, mbingarkesë të kanalizimit dhe rrëshqitje të dheut.

“ApelojmĂ« te qytetarĂ«t qĂ« tĂ« tregojnĂ« kujdes tĂ« shtuar gjatĂ« lĂ«vizjes dhe tĂ« shmangin zonat e pĂ«rmbytura. Ekipet tona janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« pĂ«r ndĂ«rhyrje sipas nevojĂ«s”, thuhet nĂ« njoftimin e komunĂ«s.

Situatë e ngjashme është raportuar edhe në komunat e Drenasit, Malishevës, Skenderajt, Rahovecit dhe Gjakovës, ku reshjet e pandërprera kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe dëme materiale.

Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se reshjet kanĂ« pĂ«rfshirĂ« disa zona duke shkaktuar vĂ«shtirĂ«si pĂ«r njĂ« numĂ«r familjesh. “Ekipet emergjente janĂ« nĂ« terren qĂ« nga mesnata dhe po monitorojnĂ« me kujdes situatĂ«n”.

Në Malishevë, situata është rënduar pas daljes nga shtrati të lumit Mirusha. Zyrtari për media i komunës, Artan Paçarizi, ka konfirmuar se disa rrugë janë të pakalueshme, ndërsa ekipet emergjente kanë evakuuar në gjashtë raste banorë nga shtëpitë e tyre.

“Gjendja Ă«shtĂ« e rĂ«nduar, por menaxhueshme. Niveli i ujit ka filluar tĂ« bie, por dĂ«met janĂ« tĂ« konsiderueshme”.

Në Gjakovë, komuna ka aktivizuar Shtabin Lokal për Menaxhimin e Krizave, pasi lumenjtë kanë shkaktuar vërshime në disa lagje, përfshirë Dardaninë, Brekocin dhe Fshatin e Gjelbërt.

Disa familje janĂ« evakuuar dhe janĂ« strehuar pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« banesat sociale. “Situata Ă«shtĂ« nĂ«n kontroll dhe nuk ka viktima, por dĂ«met materiale janĂ« tĂ« dukshme”, thuhet nĂ« njoftimin e komunĂ«s.

Edhe në Rahovec, pamjet nga fshatrat Fortesë dhe Ratkoc tregojnë dëme të mëdha në shtëpi dhe prona private. Komuna ka apeluar që banorët të ndërpresin energjinë elektrike për të shmangur rrezikun e zjarreve apo dëmeve elektrike, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren.

NdĂ«rkohĂ«, Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit ka ndĂ«rprerĂ« furnizimin me ujĂ« pĂ«r shkak tĂ« turbullimit tĂ« kanalit IbĂ«r-Lepenc. Si pasojĂ«, disa komuna – pĂ«rfshirĂ« FushĂ«-KosovĂ«n, Drenasin, Obiliqin dhe njĂ« pjesĂ« tĂ« lagjes “Kalabria” nĂ« PrishtinĂ« – kanĂ« mbetur pa ujĂ« tĂ« pijes. Kompania “Prishtina” ka paralajmĂ«ruar se mund tĂ« ketĂ« reduktime edhe nĂ« zona tĂ« tjera.

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes janë në terren për të ndërhyrë në zonat e prekura.

“Jemi nĂ« gjendje gatishmĂ«rie pĂ«r tĂ« menaxhuar sa mĂ« mirĂ« situatĂ«n. ApelojmĂ« te qytetarĂ«t qĂ« tĂ« vozitin me kujdes dhe t’u pĂ«rshtaten kushteve tĂ« rrugĂ«s”, ka shkruar ai.

NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, kryetari i AAK-sĂ«, Ramush Haradinaj, ka kĂ«rkuar qĂ« situata tĂ« trajtohet si “urgjencĂ« kombĂ«tare” dhe qĂ« institucionet, nĂ« nivel lokal e qendror, tĂ« shumĂ«fishojnĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r pĂ«rballimin e krizĂ«s.

Instituti Hidrometeorologjik i KosovĂ«s ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se nĂ« periudhĂ«n 3–5 janar janĂ« regjistruar reshje tĂ« konsiderueshme, veçanĂ«risht nĂ« pjesĂ«n perĂ«ndimore tĂ« vendit, qĂ« kanĂ« ndikuar nĂ« rritjen e nivelit tĂ« ujĂ«rave dhe daljen e disa lumenjve nga shtrati.

Autoritetet paralajmërojnë se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për menaxhimin e gjendjes, ndërsa apelojnë për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim me ekipet emergjente në terren.

Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.

The post Natë e ditë me reshje, Kosova përballet me vërshime të mëdha dhe dëme materiale appeared first on Revista Monitor.

Qytetarët e Kosovës e nisin vitin me rritje të faturave të ujit me 40%

6 January 2026 at 14:47

Nga janari, tarifat e ujĂ«sjellĂ«sit dhe kanalizimit rriten dukshĂ«m – kompania “Prishtina” thotĂ« se shtrenjtimi vjen pĂ«r shkak tĂ« energjisĂ« elektrike, inflacionit dhe uljes sĂ« subvencioneve.

 

QytetarĂ«t e KosovĂ«s e kanĂ« nisur vitin 2026 me fatura mĂ« tĂ« larta tĂ« ujit. Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Prishtina” ka publikuar tarifat e reja pĂ«r periudhĂ«n 2026–2028, tĂ« cilat hyjnĂ« nĂ« fuqi qĂ« nga ky muaj.

Tarifa për shërbimet e ujësjellësit për konsumatorët shtëpiakë është vendosur në 0.63 euro për metër kub, që paraqet rritje prej rreth 40 % krahasuar me tarifat e kaluara.

Ndërsa për ujërat e ndotura, çmimi është 0.12 euro për m³, rreth 60 % më shumë se më parë.

Për konsumatorët komercialë dhe institucionalë, tarifa e re për shërbimet e ujësjellësit është 0.82 euro për m³, nga 0.62 sa ishte më parë. Për ujërat e ndotura, tarifa ka kaluar nga 0.17 në 0.28 euro për metër kub.

“Rritja Ă«shtĂ« rezultat i shtimit tĂ« shpenzimeve operative, mirĂ«mbajtjes kapitale dhe investimeve pĂ«r modernizimin e rrjetit. Synimi Ă«shtĂ« furnizim i qĂ«ndrueshĂ«m e pa ndĂ«rprerje pĂ«r qytetarĂ«t,” ka njoftuar KRU “Prishtina”.

NĂ« arsyetimin e saj, kompania “Prishtina” thekson se tarifat e reja janĂ« miratuar nga Autoriteti Rregullativ pĂ«r UjĂ«ra dhe UjĂ«rat e Ndotura (ARRU), bazuar nĂ« Ligjin Nr. 05/L–042, me qĂ«llim tĂ« sigurimit tĂ« qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« financiare dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve.

“Tarifat caktohen pĂ«r: ShĂ«rbimet e ujĂ«sjellĂ«sit dhe tĂ« ujĂ«rave tĂ« ndotura; Furnizimin me ujĂ« tĂ« pa-trajtuar me shumicĂ«; Ujin e trajtuar me shumicĂ«. Tarifa llogaritet duke pjesĂ«tuar kĂ«rkesĂ«n pĂ«r tĂ« ardhura me vĂ«llimin e ujit tĂ« shitur, duke marrĂ« parasysh efikasitetin nĂ« arkĂ«timin e tĂ« ardhurave. KĂ«rkesa pĂ«r tĂ« ardhura pĂ«rbĂ«het nga tre komponentĂ« kryesorĂ«: shpenzimet operative, mirĂ«mbajtja kapitale dhe kthimi nĂ« BazĂ«n Rregullatore tĂ« Aseteve. KRU “Prishtina” ka paraqitur kĂ«rkesa pĂ«r periudhĂ«n 2026–2028, tĂ« cilat pĂ«rfshijnĂ«: Shpenzime operative pĂ«r sigurimin e furnizimit tĂ« vazhdueshĂ«m me ujĂ« dhe shĂ«rbimeve tĂ« kanalizimit, duke pĂ«rfshirĂ« rritjen e kostove pĂ«r personelin dhe energjinĂ« elektrike; Projekte kapitale dhe mirĂ«mbajtje tĂ« rrjetit dhe makinerive ekzistuese, pĂ«r tĂ« reduktuar defektet dhe ndĂ«rprerjet nĂ« shĂ«rbim; Investime pĂ«r modernizimin e aseteve dhe pĂ«rmirĂ«simin e cilĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve pĂ«r konsumatorĂ«t. Edhe me tarifat e aprovuara, KRU “Prishtina” mbetet e pĂ«rkushtuar tĂ« ofrojĂ« shĂ«rbime tĂ« qĂ«ndrueshme, cilĂ«sore dhe pa ndĂ«rprerje pĂ«r qytetarĂ«t”.

Drejtori i Departamentit tĂ« Tarifave nĂ« ARRU, Refik Ramaj, ka sqaruar se pĂ«r periudhĂ«n tarifore 2026–2028 do tĂ« ketĂ« rritje pĂ«r tĂ« gjitha kategoritĂ« e konsumatorĂ«ve.

“Tarifat e vjetra pĂ«r konsumatorĂ« shtĂ«piak kanĂ« qenĂ« 0.38 centĂ«, kurse tani do tĂ« ketĂ« njĂ« rritje. PĂ«r procesin tarifor 2026-2028 do tĂ« ketĂ« njĂ« rritje prej 39 pĂ«r qind pĂ«r amvisĂ«ri, ndĂ«rkaq 29 pĂ«r qind pĂ«r konsumatorĂ«t jo shtĂ«piak. Mesatarja e rritjes konsumatorĂ« shtĂ«piak dhe jo-shtĂ«piak Ă«shtĂ« 34 pĂ«r qind. Tarifat pĂ«r ujĂ«rat e ndotura, sektori shtĂ«piak 25 pĂ«r qind, po ashtu edhe ai jo-shtĂ«piak, mesatarja natyrisht 25 pĂ«r qind. ÇfarĂ« ka ndikuar nĂ« kĂ«tĂ« rritje prej 34 pĂ«r qind, sĂ« pari ka ndikuar rritja enorme e energjisĂ« elektrike, e cila Ă«shtĂ« 150 pĂ«r qind apo 2.5 herĂ« Ă«shtĂ« rritur. Siç Ă«shtĂ« e ditur nĂ« bazĂ« tĂ« kalkulimeve tona, pjesĂ«marrja e energjisĂ« elektrike nĂ« strukturĂ«n e shpenzimeve operative Ă«shtĂ« 20 pĂ«r qind, kur kjo shumĂ«zohet me 150 me kĂ«tĂ« rritjen, del 30 pĂ«r qind. 30 pĂ«r qind Ă«shtĂ« rritja vetĂ«m pĂ«r energji elektrike
.Faktori i dytĂ« Ă«shtĂ« zvogĂ«limi i normĂ«s ndĂ«r subvencionimit
Faktori i tretĂ« Ă«shtĂ« inflacioni”.

Sipas tij, tre faktorë kanë ndikuar kryesisht në vendimin për rritje: shtrenjtimi i energjisë elektrike, që është rritur mbi 150 %, zvogëlimi i subvencioneve shtetërore, dhe inflacioni i përgjithshëm.

Në Prishtinë, çmimi për ujë është rritur nga 0.45 në 0.63 euro për m³, ndërsa për ujërat e ndotura nga 0.08 në 0.12 euro.

Me gjithë rritjen e ndjeshme, Kosova ende ka çmimet më të ulëta të ujit në rajon, duke përjashtuar Malin e Zi që është afër nivelit tonë, ndërsa vendet e tjera kanë tarifa dukshëm më të larta.

 

The post Qytetarët e Kosovës e nisin vitin me rritje të faturave të ujit me 40% appeared first on Revista Monitor.

Komiteti i Emergjencave Civile: Situata me përmbytjet nën monitorim në Lezhë dhe Durrës

6 January 2026 at 14:44

Komiteti i Emergjencave Civile ka zhvilluar një koordinim nga salla operative e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut dhe për të përballuar pasojat në terren.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se të gjitha strukturat janë në dispozicion për menaxhimin e situatës.

Sipas tij, gjendja më e lehtë paraqitet aktualisht në qarkun e Shkodrës, ndërsa përmbytje të tokave bujqësore janë evidentuar në zonat e Lezhës dhe Durrësit. Drejtoritë e bordeve të kullimit janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar përmbytjet në disa lumenj që rrezikojnë të dalin nga shtrati.

“Situata po ndiqet nga afĂ«r nĂ« LezhĂ« dhe DurrĂ«s, me monitorim tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r tĂ« ndĂ«rhyrĂ« nĂ« kohĂ« nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme”, u shpreh ministri Salla.

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi se në terren, në Durrës dhe Lezhë, është siguruar dislokimi i mjeteve dhe forcave të nevojshme. Ai paralajmëroi se reshjet intensive pritet të vijojnë edhe në orët në vijim, ndërsa Emergjencat Civile kanë kërkuar gatishmëri të plotë nga të gjitha bashkitë në vend.

“Sistemi i kaskadĂ«s po mirĂ«mbahet dhe menaxhohet, situata Ă«shtĂ« nĂ«n kontroll. Do tĂ« ketĂ« prurje tĂ« shtuara dhe shkarkime tĂ« kontrolluara, me qĂ«llim shmangien e pĂ«rmbytjeve.

NĂ« zonat e LezhĂ«s dhe Gjadrit pritet rritje e kuotave tĂ« lumenjve nĂ« orĂ«t nĂ« vijim, ndaj u bĂ«het thirrje institucioneve vendore tĂ« njoftojnĂ« qytetarĂ«t pĂ«r çdo problematikĂ« tĂ« mundshme. NĂ« DurrĂ«s dhe Shijak janĂ« evakuuar 10 familje, ndĂ«rsa bashkitĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me rezervat e shtetit, po marrin masa pĂ«r mbĂ«shtetjen e tyre”, tha Vengu.

Autoritetet konfirmojnë se do të mbeten në gatishmëri të plotë dhe se përditësime të vazhdueshme mbi situatën do të publikohen nga strukturat e Emergjencave Civile.

Shirat përmbytin vendin, Durrësi dhe disa rrugë kryesore nën ujë, shkarkime nga kaskada e Drinit

The post Komiteti i Emergjencave Civile: Situata me përmbytjet nën monitorim në Lezhë dhe Durrës appeared first on Revista Monitor.

Rritja e Eurozonës ngadalësohet në dhjetor, por përmbyll tremujorin më të mirë që nga 2023

6 January 2026 at 14:39

Ekonomia e Eurozonës u zgjerua me një ritëm më të ngadaltë muajin e kaluar, por e mbylli vitin 2025 me rritjen më të fortë tremujore në më shumë se dy vjet, pasi rritja e qëndrueshme në sektorin e shërbimeve kompensoi tkurrjen në industri, tregoi një sondazh.

Ndërsa aktiviteti prodhues u tkurr, rritja e vazhdueshme në shërbime e mbajti bllokun në zgjerim të qëndrueshëm gjatë vitit të kaluar, edhe përballë tarifave amerikane mbi importet europiane.

Indeksi përfundimtar i Menaxherëve të Blerjeve (PMI) i përbërë i HCOB për Eurozonën, i përpiluar nga S&P Global dhe i konsideruar si një tregues i mirë i shëndetit të përgjithshëm ekonomik, ra në 51.5 në dhjetor nga niveli më i lartë i 30 muajve prej 52.8 në nëntor, dhe ishte më i ulët se vlerësimi paraprak prej 51.9.

Fakti që indeksi qëndroi dukshëm mbi nivelin 50, i cili ndan rritjen nga tkurrja, do të thotë se ekonomia u zgjerua çdo muaj gjatë vitit 2025, një seri që nuk ishte parë që nga viti 2019. Mesatarja e PMI-së për tremujorin e katërt prej 52.3 ishte më e larta që nga tremujori i dytë i vitit 2023.

“Me kĂ«tĂ« sfond, rritja e PBB-sĂ« ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« jetĂ« pĂ«rshpejtuar,” tha Cyrus de la Rubia, kryeekonomist nĂ« Hamburg Commercial Bank.

“NĂ« vitin 2026, sektori i shĂ«rbimeve duhet tĂ« mbetet nĂ« njĂ« trajektore rritjeje tĂ« moderuar. Sektori prodhues ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga kĂ«rkesa mĂ« e lartĂ« pĂ«r pajisje mbrojtĂ«se dhe makineri ndĂ«rtimi
 Si rezultat, njĂ« rritje ekonomike dukshĂ«m mbi 1% mund tĂ« jetĂ« sĂ«rish e mundur, por sigurisht qĂ« nuk Ă«shtĂ« mbresĂ«lĂ«nĂ«se.”

Porositë e reja u zgjeruan për muajin e pestë radhazi, por me ritmin më të dobët që nga shtatori, ndërsa sektori prodhues tregoi një rënie më të shpejtë të porosive të reja në fabrika, ndërsa kompanitë e shërbimeve raportuan rritje më të butë të shitjeve.

Indeksi i aktivitetit të biznesit në shërbime ra në 52.4 nga niveli më i lartë në dy vjet e gjysmë prej 53.6 në nëntor.

Spanja ishte performuesja më e spikatur, me indeksin e saj të përbërë që u rrit në nivelin më të lartë të dy muajve, ndërsa zgjerimi i Gjermanisë u moderua në nivelin më të ulët të katër muajve. Aktiviteti i biznesit në Itali mezi u rrit, ndërsa aktiviteti i sektorit privat në Francë ngeci.

Ndërkohë, inflacioni i kostove hyrëse u përshpejtua në nivelin më të lartë të nëntë muajve, me presione çmimesh në rritje në të dy sektorët, megjithëse inflacioni i çmimeve të prodhimit mbeti i pandryshuar nga nëntori.

“Banka Qendrore Europiane vazhdon tĂ« monitorojĂ« shumĂ« nga afĂ«r inflacionin nĂ« sektorin e shĂ«rbimeve
 dhe me tĂ« drejtĂ«, sepse inflacioni i kostove nĂ« kĂ«tĂ« sektor u rrit sĂ«rish nĂ« dhjetor,” shtoi de la Rubia.

“Ky zhvillim, i cili u shoqĂ«rua gjithashtu me inflacion pak mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« çmimeve tĂ« shitjes, Ă«shtĂ«, sipas mendimit tonĂ«, arsyeja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pse BQE nuk ka zbatuar ulje tĂ« mĂ«tejshme tĂ« normave tĂ« interesit dhe nuk duket se po planifikon ndonjĂ« tĂ« tillĂ«.” / Reuters

 

The post Rritja e Eurozonës ngadalësohet në dhjetor, por përmbyll tremujorin më të mirë që nga 2023 appeared first on Revista Monitor.

Ashensorë pa kontroll? ISHMT ngre alarmin për sigurinë në pallate dhe ambiente pune

6 January 2026 at 14:00

Ashensorët, që çdo ditë përdoren nga mijëra qytetarë në pallate banimi dhe ambiente pune, vijojnë të përbëjnë një rrezik serioz kur nuk janë të regjistruar, nuk mirëmbahen dhe nuk inspektohen sipas ligjit. Për këtë arsye, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ka dalë me një apel publik, duke kujtuar se siguria e ashensorëve nuk është zgjedhje, por detyrim ligjor.

Sipas ISHMT-së, kuadri ligjor në fuqi për sigurinë e ashensorëve dhe administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa parashikon qartë përgjegjësitë e personave që administrojnë këto pajisje. Administratorët apo shoqëritë administruese janë përgjegjës për regjistrimin e çdo ashensori pranë ISHMT-së, për sigurimin e një kontrate të vlefshme mirëmbajtjeje me subjekte të kualifikuara, si dhe për kryerjen e inspektimeve periodike teknike sipas afateve të përcaktuara në aktet nënligjore.

Legjislacioni shqiptar, i harmonizuar me standardet europiane, kërkon që ashensorët të jenë të sigurt gjatë gjithë ciklit të përdorimit të tyre. Për ashensorët në ndërtesa banimi dhe në bashkëpronësi, inspektimet periodike duhet të kryhen të paktën një herë në vit, ndërsa për ashensorët që përdoren në ambiente pune, kontrollet teknike janë më të shpeshta. Pa këto inspektime dhe pa dokumentacionin përkatës, përdorimi i ashensorit konsiderohet i paligjshëm dhe potencialisht i rrezikshëm.

ISHMT thekson se mungesa e regjistrimit, e mirëmbajtjes së rregullt apo e inspektimeve periodike rrit ndjeshëm rrezikun e defekteve teknike dhe aksidenteve, duke vënë në rrezik përdoruesit e përditshëm. Për këtë arsye, inspektorati ushtron kontrolle në terren dhe, në rast shkeljesh, mund të vendosë masa administrative, deri në ndalimin e përdorimit të ashensorit, nëse konstatohet rrezik serioz për sigurinë.

Apeli i ISHMT-së vjen në një kohë kur një pjesë e konsiderueshme e ashensorëve në vend janë të vjetër ose nuk menaxhohen sipas kërkesave ligjore. Institucioni u bën thirrje administratorëve dhe bashkëpronarëve që të tregojnë përgjegjësi, duke respektuar detyrimet ligjore, pasi siguria e ashensorëve nuk është vetëm çështje teknike, por një element thelbësor i mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

 

The post Ashensorë pa kontroll? ISHMT ngre alarmin për sigurinë në pallate dhe ambiente pune appeared first on Revista Monitor.

Viti 2025, të ardhurat nga Doganat 2.5 mld euro, rekord zhdoganimi i karburanteve dhe cigareve

6 January 2026 at 12:11

Të ardhurat në buxhet nga Doganat për vitin 2025 arrijnë shifrën rekord prej rreth 2.5 miliardë euro. Krahasuar me vitin 2020, të ardhurat doganore janë rritur me rreth 1 miliardë euro, të mbështetura nga një performancë pozitive e administrimit, kontrollit të riskut dhe thjeshtimit të procedurave të shërbimit ndaj biznesit dhe qytetarëve.

Sipas të dhënave operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të ardhurat e vitit 2025 ishin në masën 239.7 miliardë lekë, ose rreth 10.1 miliardë lekë më shumë krahasuar me vitin paraardhës.

Faktorët kryesorë që kanë ndikuar në performancën pozitive të Doganave lidhen kryesisht me mirëadministrimin, luftën kundër kontrabandës, dixhitalizimin e shërbimeve dhe rritjen e zhdoganimeve të të gjithë mallrave, me efekt kryesor te mallrat e akcizës. Duke qenë se akciza është taksë mbi sasinë, ajo është e pandikueshme drejtpërdrejt nga kursi i këmbimit dhe për vitin 2025 të gjithë mallrat e akcizës kanë performuar në shifra rekord.

Të ardhurat doganore nga akciza ishin 6.2 miliardë lekë më shumë se në vitin 2024, me faktorë kryesorë rritjen e importit të karburantit me efekt në buxhet +3.5 miliardë lekë (rritja e sasisë së konsumuar me rreth 78,225 ton), cigare me +2.1 miliardë lekë (rritje e sasisë së konsumuar me rreth 210 ton), gaz natyror me +64 milionë lekë dhe vaj lubrifikant me +61 milionë lekë.

TVSH-ja në import, në krahasim me vitin 2024, ka dhënë rreth +4.4 miliardë lekë më shumë, e ndikuar kryesisht nga rritja e importit të energjisë elektrike, karburantit, cigareve, konstruksioneve metalike etj.

Taksa doganore shënoi +513 milionë lekë krahasuar me vitin 2024, e ndikuar nga artikujt e konsumit të përditshëm, konstruksionet metalike dhe ushqimet e përgatitura, etj.

Ndërkohë që rritja e zhdoganimeve të mallrave në sasi ishte 5%, nëse nuk do të kishim luhatjet e forta të kursit të këmbimit (nënçmimi i euros dhe dollarit ndaj lekut, një fenomen jashtë kontrollit të Administratës Doganore), të ardhurat për vitin 2025 do të ishin edhe 9.5 miliardë lekë më të larta.

The post Viti 2025, të ardhurat nga Doganat 2.5 mld euro, rekord zhdoganimi i karburanteve dhe cigareve appeared first on Revista Monitor.

Miliarderët parashikuan performancën e tregut të aksioneve në 2025. Shumë prej tyre u gabuan

6 January 2026 at 11:46

Forbes pyeti 34 miliarderë në fillim të vitit 2025 se si mendonin se do të ecte indeksi S&P 500. Rezulton se as miliarderët nuk mund ta shohin të ardhmen.

Edhe mjeshtrit e tregut nuk mund ta parashikojnë të ardhmen. Në fillim të vitit 2025, ne anketuam 34 miliarderë, duke i pyetur se si mendonin se do të performonte indeksi S&P 500 gjatë vitit. Më shumë se gjysma e tyre gabuan ndjeshëm.

S&P 500 e mbylli vitin me një rritje prej 16%. Ky është një kthim mbi mesataren për indeksin, i cili historikisht ka shënuar rreth 10% rritje vjetore gjatë shtatë dekadave të fundit, megjithëse më i ulët se 23% dhe 24% në vitet 2024 dhe 2023, respektivisht. Megjithatë, miliarderët ishin më pak optimistë. Gati gjysma mendonin se tregu do të ishte i qëndrueshëm ose në rënie në vitin 2025. Një tjetër 35%, grupi më i madh nga të gjithë, parashikuan rritje, por vetëm me shifra një-shifrore. Vetëm 7 nga 34 miliarderët e anketuar, ose 21%, e parashikuan saktë që S&P do ta mbyllte vitin me një rritje midis 10% dhe 20%.

“Jam shumĂ« optimist pĂ«r inteligjencĂ«n artificiale nĂ« pĂ«rgjithĂ«si dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye mendova se pĂ«rfitimet e saj do tĂ« vinin shumĂ« mĂ« herĂ«t nga sa parashikohej,” thotĂ« investitori Samir Mane, miliarderi i parĂ« i ShqipĂ«risĂ«, i cili parashikoi saktĂ« intervalin e kthimit tĂ« S&P kĂ«tĂ« vit. Aksionet e kompanive tĂ« mĂ«dha tĂ« teknologjisw digjitale si Alphabet dhe Nvidia, si dhe pĂ«rfitues tĂ« tjerĂ« tĂ« Inteligjencws Artificiale si Broadcom dhe Palantir, kanĂ« qenĂ« forca shtytĂ«se e rritjes sw tregut. Sipas J.P. Morgan, aksionet e lidhura me inteligjencĂ«n artificiale kanĂ« kontribuar rreth 75% tĂ« kthimit total tĂ« S&P 500. Mane thotĂ« se pret qĂ« edhe viti 2026 tĂ« jetĂ« njĂ« vit i suksesshĂ«m pĂ«r indeksin, sĂ«rish falĂ« kompanive tĂ« AI-sĂ«.

Të tjerë që, si Mane, parashikuan saktë, përfshijnë manjatën e pasurive të paluajtshme Larry Connor, sipërmarrësin e pajisjeve mjekësore Joe Kiani dhe investitorin nga Florida, si dhe pronarin e ardhshëm të Pittsburgh Penguins, David Hoffmann.

Pyet një miliarder
Forbes anketoi 34 miliarderĂ« mbi mĂ«nyrĂ«n se si do tĂ« performonte S&P 500 nĂ« vitin 2025. VetĂ«m 7 prej tyre parashikuan saktĂ« njĂ« kthim prej 10%–20%.

Në anën tjetër, 35% e miliarderëve parashikuan gabimisht se tregu do të ishte në rënie, përfshirë 9% që mendonin se rënia do të ishte mbi 20%. Ndërtuesi i shtëpive nga Florida, Pat Neal, ishte ndër skeptikët.

“Jam i befasuar qĂ« [S&P 500] shkoi mirĂ«; unĂ« parashikova qĂ« nuk do tĂ« ndodhte,” thotĂ« 76-vjeçari, i cili kishte menduar se tregu do tĂ« binte me 10%–20%. “Mendova se S&P do tĂ« ndiqte mĂ« nga afĂ«r ekonominĂ« dhe, duke qenĂ« se jam nĂ« biznesin e ndĂ«rtimit dhe normat e interesit janĂ« tĂ« larta, nuk isha optimist pĂ«r ekonominĂ« nĂ« tĂ«rĂ«si apo pĂ«r [indeksin]
 Dhe nĂ«se mĂ« pyesni pĂ«r vitin 2026, nuk jam shumĂ« optimist, por edhe nĂ« vitin 2025 gabova.”

Parashikime pesimiste për një kthim negativ në vitin 2025 bënë gjithashtu miliarderi francez i logjistikës Eric Hémar, miliarderi kanadez i shërbimeve financiare Stephen Smith dhe miliarderi kanadez i pasurive të paluajtshme Bill Malhotra.

Gjithsesi, këta miliarderë nuk performuan më mirë se investitorët e zakonshëm, apo as profesionistët. Që në fillim të dhjetorit 2024, Bank of America parashikonte një kthim prej 10% për vitin 2025, ndërsa Goldman Sachs dhe Morgan Stanley parashikonin rreth 7.5%. Një sondazh i Vanguard tregoi se publiku mendonte se tregu do të kthente 6.4% në vitin 2025.

Aty ku miliarderĂ«t dolĂ«n dukshĂ«m mĂ« mirĂ« ishte nĂ« aftĂ«sinĂ« e tyre pĂ«r tĂ« pĂ«rzgjedhur aksione individuale. Forbes i pyeti gjithashtu secilin prej tyre tĂ« emĂ«rtonte njĂ« aksion qĂ« do t’ia rekomandonte dikujt pĂ«r ta blerĂ« ose mbajtur. Tre prej tyre, pĂ«rfshirĂ« Neal, zgjodhĂ«n Nvidia (me rritje 39% nĂ« vitin 2025). Zgjedhje tĂ« tjera pĂ«rfshinin Howard Hughes Corporation (rritje 4%), XP (rritje 38%), Palantir (rritje 135%) dhe Robinhood (rritje 200%). Nga 18 pĂ«rzgjedhjet specifike tĂ« aksioneve tĂ« propozuara nga miliarderĂ«t, vetĂ«m dy humbĂ«n vlerĂ« nĂ« vitin 2025: kompania indoneziane e pijeve Tanobel (rĂ«nie 37%) dhe iShares Bitcoin Trust ETF (rĂ«nie 6%).

MiliarderĂ«t e planetit po hyjnĂ« nĂ« vitin 2026 mĂ« tĂ« pasur se kurrĂ« dhe tĂ« pozicionuar pĂ«r njĂ« tjetĂ«r vit tĂ« shkĂ«lqyer, tĂ« paktĂ«n sipas Mane, i cili parashikoi saktĂ« kthimin e tregut nĂ« vitin 2025. MegjithatĂ«, ai thotĂ« se edhe kĂ«shillat e miliarderĂ«ve duhen marrĂ« me rezervĂ«: “NĂ«se do tĂ« mund ta parashikonim nĂ« mĂ«nyrĂ« perfekte tregun e aksioneve, nuk do tĂ« ishim miliarderĂ«. Do tĂ« ishim trilionerĂ«.”/ Nga Simone Melvin, Forbes

The post Miliarderët parashikuan performancën e tregut të aksioneve në 2025. Shumë prej tyre u gabuan appeared first on Revista Monitor.

Energjia, 3 mln euro për zgjerimin e nënstacionit Tirana 1

6 January 2026 at 11:00

Operatori i Sistemit të Transmetimit synon të zgjerojë nënstacionin Tirana 1 me një kosto rreth 3 milionë euro, ose të paktën kaq është fondi limit i procedurës së çelur këtë javë nga kompania publike.

Kontrata me objekt “Zgjerimi i N/St. Tirana 1 (Trakt i ri transformatori 220 kV, ndĂ«rtimi i seksionit tĂ« tretĂ« 20 kV)” ka njĂ« fond limit 293 milionĂ« lekĂ« dhe synon njĂ« sĂ«rĂ« ndĂ«rhyrjesh qĂ« mundĂ«sojnĂ« kĂ«tĂ« zgjerim.

Sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën, projekti i referohet zgjerimit të Nënstacionit Tirana 1 me transformator 220/20 kV, 63 MVA, me bazamentin e ri përkatës, traktin 220 kV dhe seksionin e tretë 20 kV.

Konkretisht, parashikohet ndërtimi i një godine të re dy kate mbi tokë, e cila do të shërbejë për vendosjen e seksionit të tretë të ri 20 kV, për shërbime dhe magazinime të ndryshme në funksion të N/St. Tirana 1.

Po kĂ«shtu, parashikohet tĂ« bĂ«het spostimi i traktit tĂ« hyrjes sĂ« linjĂ«s 220–3D duke vendosur thika tĂ« reja 220 kV dhe duke zhvendosur pĂ«rcjellĂ«sit sipas planimetrisĂ« dhe dokumentacionit bashkĂ«ngjitur. Thikat ekzistuese tĂ« kĂ«saj linje do tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r traktin e transformatorit tĂ« ri.

OST parashikon gjithashtu qĂ« tĂ« bĂ«hen kabllimet e reja pĂ«r thikat e zbrazjes nĂ« traktin e linjĂ«s 220–3D dhe thikat ekzistuese tĂ« traktit tĂ« ri tĂ« transformatorit 220/20 kV.

Në listën e punimeve përfshihen edhe ndërtimi i bazamentit të transformatorit 220/20 kV, ndërtimi i traktit të ri 220 kV të transformatorit 220/20 kV, 63 MVA, ndërtimi i kanalit të kabllove të kontrollit dhe të fuqisë (380V, 230V AC dhe 220V DC) për traktin 220 kV, si dhe ndërtimi i seksionit të tretë me çelësa 20 kV në godinën e re të ndërtuar sipas skemës bashkëlidhur.

Po kështu, parashikohet ndërtimi i kanalit të kabllove të fuqisë 20 kV, i cili do të mundësojë lidhjen e seksionit të tretë të ri 20 kV në godinën e re me seksionin e parë dhe të dytë ekzistues në hapësirën boshe ngjitur me seksionin

 

The post Energjia, 3 mln euro për zgjerimin e nënstacionit Tirana 1 appeared first on Revista Monitor.

Bursës Shqiptare të Energjisë i largohen 5 anëtarë, kërkuan dorëheqjen

6 January 2026 at 10:00

Në javët e fundit të dhjetorit, të paktën pesë anëtarë i janë larguar Bursës Shqiptare të Energjisë (ALPEX).

NĂ« faqen e saj tĂ« internetit janĂ« bĂ«rĂ« njoftimet se kĂ«rkesat e dorĂ«heqjes janĂ« pranuar pĂ«r secilin prej tyre dhe se ato nuk do tĂ« jenĂ« mĂ« pjesĂ« e bursĂ«s nga 31 dhjetori 2025. Konkretisht, bĂ«het fjalĂ« pĂ«r ish-anĂ«tarĂ«t AI EnergyX sh.p.k, Energy Commodities sh.p.k, Infinit Energy Dooel – Dega nĂ« KosovĂ«, Infinit Power Solutions sh.p.k dhe GLOBAL TECHNICAL MECHANICS sh.p.k.

Sipas kuadrit ligjor, anëtarët e Bursës mund të bëhen pjesë e saj përmes plotësimit të një sërë kushtesh dhe, po kështu, të kërkojnë daljen nga ajo pas përmbushjes së disa kërkesave të tjera. Konkretisht, procedura lidhur me dorëheqjen nga statusi i Anëtarit të Bursës parashikon si kusht të parë plotësimin e një formulari standard të dorëheqjes, të ofruar nga ALPEX-i.

“NĂ« datĂ«n efektive tĂ« dorĂ«heqjes sĂ« dhĂ«nĂ« nga AnĂ«tari i BursĂ«s nĂ« formularin standard tĂ« dorĂ«heqjes, ALPEX-i do tĂ« çaktivizojĂ« AnĂ«tarin e BursĂ«s nga ETSS dhe nuk do ta lejojĂ« AnĂ«tarin e BursĂ«s tĂ« vendosĂ« porosi nĂ« ETSS pĂ«r DitĂ«n e Livrimit qĂ« korrespondon me datĂ«n efektive tĂ« dorĂ«heqjes. Nga kĂ«rkesa pĂ«r dorĂ«heqje deri nĂ« DatĂ«n Efektive tĂ« dorĂ«heqjes, AnĂ«tari i BursĂ«s duhet tĂ« pĂ«rmbushĂ« tĂ« gjitha detyrimet kundrejt ALPEX-it, sipas Rregullave tĂ« Tregut tĂ« EnergjisĂ« Elektrike, Kushteve tĂ« PĂ«rgjithshme dhe Procedurave”, thuhet nĂ« vendimin teknik tĂ« ALPEX.

Nëse Bursa nuk e pranon kërkesën e dorëheqjes, ajo do të japë një përgjigje të arsyetuar, ndërsa nëse e pranon, do të njoftojë me shkrim Anëtarin e Bursës duke specifikuar kohën kur dorëheqja hyn në fuqi.

Aktualisht, në Bursë janë të listuar të paktën 40 anëtarë për të dyja zonat e tregtimit, Shqipëri dhe Kosovë, ndërkohë që janë gjithsej 5 anëtarë klerimi në total për Shqipërinë dhe Kosovën. Bursa e energjisë nisi operimin në prill 2023, teksa për Kosovën kjo u bë efektive vetëm në vitin 2024.

 

The post Bursës Shqiptare të Energjisë i largohen 5 anëtarë, kërkuan dorëheqjen appeared first on Revista Monitor.

Sigurimi i makinës, çmimi këtë vit rritet me të paktën 15% për ata që kanë shkaktuar dëme

6 January 2026 at 00:03

Që nga fillimi i këtij viti, ka hyrë në fuqi aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta (TPL).

Ky sistem nënkupton se drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme gjatë vitit paraardhës do të paguajnë prime më të larta sigurimi, ndërsa ata që nuk kanë shkaktuar dëme do të paguajnë prime më të ulëta.

Sipas llogaritjeve të kryera me aplikacionet automatike që ofrohen nga kompanitë e sigurimit në faqet e tyre të internetit, malusi apo penalizimi për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme do të jetë ndjeshëm më i lartë se bonusi për ata drejtues mjeteve që nuk kanë shkaktuar dëme.

Vitin e kaluar, çmimi minimal i sigurimit të detyrueshëm, i llogaritur me parametrat më të ulëta të riskut (makina me fuqi motorike më të ulët se 1300 cm3, me vjetërsi deri në pesë vjet, me drejtues me përvojë më shumë se dy vite, individë dhe të regjistruar në një nga qarqet me shpeshtësinë më të ulët të dëmeve) ishte afërsisht 15500 lekë. Për këtë vit, një drejtues mjeti me të njëjtat parametra dhe që nuk ka shkaktuar asnjë dëm gjatë vitit 2024, do të paguajë afërsisht 15000 lekë.

Për qarqet e tjera, duke përfshirë Tiranën, vitin e kaluar çmimi minimal i siguracionit TPL ishte afërsisht 16 mijë lekë, ndërsa këtë vit do të jetë rreth 15400 lekë, në rastin kur drejtuesi i mjetit nuk ka shkaktuar dëme.

Bonusi që përfitojnë drejtuesit e mjeteve pa historik dëmesh do të jetë rrjedhimisht në intervalin 3-4%, me ndryshime të vogla midis kompanive.

Ndërkohë, malusi apo penalizimi që do të kenë drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar të paktën një dëm vitin e kaluar do të jetë më i lartë. Komponenti malus ka një ndryshim pak më të madh mes kompanive të ndryshme.

Shtrenjtimi për drejtuesit që kanë shkaktuar një dëm vitin e kaluar, krahasuar me tarifat e aplikuara gjatë 2025, do të jetë në intervalin 15%-20%, në varësi të kompanisë së sigurimit.

Për drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dy ose më shumë dëme vitin e kaluar, shtrenjtimi, në varësi të kompanisë, do të jetë në intervalin 33%-38%, krahasuar me tarifat e aplikuara vitin e kaluar.

Nëse krahasojmë çmimet e këtij viti mes drejtuesve që nuk kanë shkaktuar asnjë dëm dhe atyre që kanë shkaktuar një dëm, ndryshimi fillon nga 19% deri në 27%, në varësi të kompanive.

Ndërsa drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dy ose më shumë dëme do të paguajnë një prim sigurimi më të lartë në intervalin 37% deri në 42%, krahasuar me ata drejtues mjetesh që nuk kanë shkaktuar dëme.

Aplikimi i sistemit bonus-malus Ă«shtĂ« i parashikuar nĂ« ligjin “PĂ«r sigurimin e detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit”, qĂ« ka hyrĂ« nĂ« fuqi qysh nĂ« vitin 2021. MegjithatĂ«, ligji e parashikon si tĂ« drejtĂ« tĂ« kompanive tĂ« sigurimit, por jo njĂ« detyrim.

Zbatimi i parimit bonus-malus u bĂ« i mundur vetĂ«m pas miratimit tĂ« rregullores “PĂ«r pĂ«rcaktimin e faktorĂ«ve tĂ« riskut qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit pĂ«r produktet e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit”. Kjo rregullore hyri nĂ« fuqi nĂ« fillim tĂ« vitit 2025, por pa pĂ«rfshirĂ« elementin bonus-malus, qĂ« ka nisur tĂ« aplikohet prej 1 janarit tĂ« kĂ«tij viti.

 

The post Sigurimi i makinës, çmimi këtë vit rritet me të paktën 15% për ata që kanë shkaktuar dëme appeared first on Revista Monitor.

53% presin përkeqësim të financave në 12 muajt në vijim

6 January 2026 at 00:02

Perceptimi i shqiptarëve për situatën financiare rezulton dukshëm më negativ krahasuar me një vit më parë, duke sinjalizuar një rritje të fortë të pakënaqësisë, sipas të dhënave nga Barometri i Ballkanit.

Sipas tĂ« dhĂ«nave, 53% e tĂ« anketuarve nĂ« ShqipĂ«ri vlerĂ«sojnĂ« se gjendja financiare pritet Ă« “mĂ« keq” ose “shumĂ« mĂ« keq” nĂ« 12 muajt nĂ« vijim, njĂ« nivel qĂ« e bĂ«n pesimizmin dominues. 46% shprehen se situata Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar, ndĂ«rsa njĂ« pjesĂ« minimale mendon se ka mbetur e pandryshuar.

Një vit më parë, në 2024 pakënaqësia ishte e kufizuar në 14%, ndërsa gati gjysma e shqiptarëve mendonin se situata financiare do të mbetej e njëjtë dhe 38% prisnin përmirësim.

Vihet re një kalim nga një klimë neutrale pritshmërie, në një gjykim masiv negativ brenda vetëm një viti, çka tregon se një pjesë e madhe e familjeve kanë përjetuar përkeqësim real të kushteve ekonomike, ose të paktën një zhgënjim të fortë nga pritshmëritë e mëparshme.

Ky ndryshim reflekton presionet e vazhdueshme mbi buxhetet familjare, veçanërisht rritjen e kostos së jetesës dhe pasigurinë ekonomike, të cilat duket se kanë gërryer besimin e qytetarëve.

Edhe pse inflacioni zyrtar është zbutur krahasuar me kulmin e viteve të mëparshme, çmimet e ushqimeve, energjisë dhe shërbimeve bazë kanë mbetur të larta, duke ulur fuqinë blerëse të pagave dhe pensioneve. Për shumë familje, normalizimi i inflacionit nuk është përkthyer në lehtësim real të shpenzimeve mujore.

Një arsye tjetër lidhet me mospërputhjen mes rritjes ekonomike dhe të ardhurave reale. Rritja e PBB-së dhe e pagës mesatare nuk është ndjerë njësoj në të gjitha shtresat, veçanërisht te punonjësit me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Pakënaqësia ushqehet edhe nga pasiguria në tregun e punës, sidomos për të rinjtë dhe punësimin cilësor. Edhe pse punësimi në terma sasiorë është rritur, shumë vende pune mbeten me paga të ulëta ose pa stabilitet afatgjatë, duke forcuar perceptimin e pasigurisë financiare dhe mungesës së perspektivës.

Rritja e emigrimit dhe krahasimi i vazhdueshëm me të ardhurat dhe standardin e jetesës në vendet e BE-së e thellojnë ndjesinë e pakënaqësisë, edhe kur treguesit makroekonomikë paraqiten relativisht të qëndrueshëm.

Ndryshe nga 2024, kur dominonte ideja e stabilitetit, 2025 shënoi një kthesë drejt pakënaqësisë, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet e rajonit me rritjen më të fortë të perceptimit negativ për ekonominë për muajt në vijim./ B.Hoxha

Burimi: RCC

The post 53% presin përkeqësim të financave në 12 muajt në vijim appeared first on Revista Monitor.

Anketa: 70% e remitancave vijnë jashtë kanaleve zyrtare

6 January 2026 at 00:01

Dërgesat e emigrantëve janë një financues i rëndësishëm i konsumit në vend, por shumica e tyre vijnë në rrugë informale.

Të dhënat e fundit nga Anketa e Emigracionit tregojnë se 70% e dërgesave të parave drejt Shqipërisë realizohen jashtë kanaleve zyrtare financiare. Konkretisht, 43% e remitancave vijnë përmes miqve ose të afërmve që sjellin paratë fizikisht në Shqipëri, 15% përmes sjelljes personale të parave në dorë (cash) pas kthimit, ndërsa 12% kalojnë përmes ndërmjetësuesve informalë.

Vetëm 30% e dërgesave kryhen përmes kanaleve formale, ku 20% realizohen nga shërbimet bankare dhe 10% përmes operatorëve të transferimit të parave (OTP). Kjo strukturë nënvizon peshën ende të lartë të ekonomisë informale në remitanca dhe sfidat për formalizimin e plotë të flukseve financiare nga emigrantët.

Remitancat mbeten një burim jetësor mbështetjeje për shumë familje, duke përfaqësuar një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave totale, madje edhe midis disa familjeve jo-migrante, duke theksuar shtrirjen e gjerë të rrjeteve të migracionit.

Pothuajse gjysma e emigrantëve transferojnë një pjesë të të ardhurave të tyre në Shqipëri përmes remitancave. Vendimi për të dërguar remitanca është i lidhur pozitivisht me suksesin e emigrantëve në gjenerimin e të ardhurave dhe kursimeve jashtë vendit.

Remitancat përbëjnë një burim të rëndësishëm ekonomik, por potenciali i tyre zhvillimor mbetet kryesisht i pashfrytëzuar për shkak të mbështetjes te kanalet informale të transferimit dhe përdorimit të përqendruar te konsumi.

Sipas anketës, rreth gjysma e familjeve të emigrantëve kanë marrë remitanca brenda 12 muajve para anketës. Për këto familje përfituese, transfertat nga jashtë përfaqësojnë 41 për qind të të ardhurave totale. Emigrantët meshkuj dhe ata më të moshuar kanë dukshëm më shumë gjasa të dërgojnë remitanca në vendlindje sesa migrantet femra dhe ata më të rinj, duke reflektuar norma më të larta punësimi dhe aftësi më të mëdha për të gjeneruar të ardhura.

Për më tepër, përdorimi i remitancave është i përqendruar kryesisht te konsumi bazë, ku 90 për qind e familjeve i përdorin këto fonde për ushqim dhe nevoja të përditshme, 36 për qind për shpenzime mjekësore dhe 30 për qind për arsim, ndërsa investimet prodhuese mbeten minimale (më pak se 2 për qind për zgjerim biznesi ose inpute bujqësore).

Edhe pse një pjesë e madhe e dërgesave të emigrantëve drejt Shqipërisë realizohet jashtë kanaleve zyrtare, Banka e Shqipërisë i përfshin këto flukse në treguesit zyrtarë të remitancave. Matja bëhet sipas standardeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe mbështetet në një kombinim burimesh./ B.Hoxha

The post Anketa: 70% e remitancave vijnë jashtë kanaleve zyrtare appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

DĂ«shira e francezĂ«ve pĂ«r t’u larguar nga vendi arriti nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« historik nĂ« 2025

5 January 2026 at 14:55

Sipas njĂ« studimi tĂ« Gallup, besimi nĂ« institucionet franceze ka rĂ«nĂ« ndjeshĂ«m kĂ«tĂ« vit, ndĂ«rsa dĂ«shira pĂ«r t’u larguar nga Franca Ă«shtĂ« rritur. Euronews foli me disa francezĂ« tĂ« shpĂ«rngulur dhe kandidatĂ« pĂ«r emigrim.

Julien Qzq u largua nga Parisi nĂ« dhjetor. “Nuk ndihesha mĂ« i lumtur nĂ« FrancĂ«,” tha sipĂ«rmarrĂ«si i restoranteve, tani nĂ« Tbilisi, Gjeorgji.

NĂ« restorantin e tij, ai vuri re njĂ« rĂ«nie tĂ« qartĂ« tĂ« klientĂ«ve. “Kam humbur shumĂ« klientĂ« kĂ«tĂ« vit. NjerĂ«zit nuk kanĂ« mĂ« mundĂ«si tĂ« shpenzojnĂ« si mĂ« parĂ«,” tha ai. Sipas tij, ka “mungesĂ« mundĂ«sish” pĂ«r sipĂ«rmarrĂ«sit, “njĂ« barrĂ« tatimore monstruoze” dhe “njĂ« atmosferĂ« shumĂ« tĂ« keqe”.

Antoine, inxhinier nĂ« sektorin e luksit nĂ« Paris, ndan kĂ«tĂ« shqetĂ«sim, edhe pse ende nuk Ă«shtĂ« larguar. Ai “e adhuron” qytetin e tij, por ndjen njĂ« shtysĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« fortĂ« pĂ«r t’u larguar. NĂ« Kanada, thotĂ« se ka rigjetur “njĂ« lloj pranimi tĂ« tjetrit” qĂ« nuk e ndien mĂ« nĂ« FrancĂ«. Nga ana materiale, pavarĂ«sisht karrierĂ«s, ai thotĂ« se pa trashĂ«gimi nuk mund tĂ« blejĂ« shtĂ«pi apo tĂ« jetojĂ« nĂ« qytetin ku ka lindur.

Këto dëshmi pasqyrojnë një shqetësim më të gjerë: sipas Gallup, mbi një e katërta e francezëve po mendojnë të emigrojnë përgjithmonë.

Rënie masive e besimit

27% e tĂ« rriturve nĂ« FrancĂ« thonĂ« se do tĂ« donin tĂ« shpĂ«rnguleshin, nga 11% vitin e kaluar, njĂ« rritje spektakolare, e rrallĂ« nĂ« shkallĂ« globale. Besimi nĂ« qeverinĂ« kombĂ«tare ra nĂ« 29% (−13 pikĂ«). Besimi nĂ« sistemin gjyqĂ«sor (50%) dhe institucionet financiare (42%) gjithashtu ra ndjeshĂ«m. AsnjĂ« vend tjetĂ«r i BE-sĂ« nuk shĂ«noi rĂ«nie mesatare tĂ« krahasueshme.

Sipas Benedict Vigers (Gallup), përparimi i besimit që nga 2017 është fshirë brenda 12 muajsh.

Kaos politik dhe mungesë perspektive

Pas shpërndarjes së parlamentit në qershor 2024, qeveritë pa shumicë kanë sjellë paralizë politike. Propozimet buxhetore kanë nxitur mocione mosbesmi. Popullariteti i Macron ra në 28% në 2025, minimum historik.

Në ekonomi, 67% mendojnë se situata po përkeqësohet. Që nga 2015, Franca është ndër vendet më pesimiste të OECD-së.

TĂ« qĂ«ndrosh, tĂ« largohesh — apo tĂ« kthehesh

Antoine shqetësohet për zgjedhjet e 2027-ës dhe rritjen e ekstremit të djathtë. AdÚle u shpërngul nga Lioni në Leipzig për të ndryshuar karrierë, duke gjetur më shumë fleksibilitet; megjithatë, lidhja me Francën mbetet e fortë.

Hadrien dhe Sophie u kthyen nga Toronto në Paris, duke theksuar pushimet dhe koston e jetesës më të përballueshme. Clément, i vendosur në Toronto, thotë se nuk kthehet, i zhgënjyer nga politika franceze.

Sipas Gallup, lidhja mes mosbesimit institucional dhe dĂ«shirĂ«s pĂ«r t’u larguar Ă«shtĂ« e qartĂ«. Me pĂ«rfundimin e mandatit tĂ« dytĂ« tĂ« Macron nĂ« 2027, sfida kryesore pĂ«r pasardhĂ«sin do tĂ« jetĂ« rindĂ«rtimi i besimit publik. / Euronews

 

The post DĂ«shira e francezĂ«ve pĂ«r t’u larguar nga vendi arriti nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« historik nĂ« 2025 appeared first on Revista Monitor.

OSHEE publikon listën e bizneseve në tension 6 kv që janë në treg të lirë nga 1 janari

5 January 2026 at 13:52

Oshee Group publikoi së fundmi listën e mbi 2 mijë bizneseve që nga 1 janari janë në treg të lirë dhe duhet ta sigurojnë të vetëm energjinë përmes një furnizuesi që e zgjedhin ata.

Tashmë këto biznese nuk po furnizohen nga Furnizuesi  Shërbimit Universal dhe me çmime të rregulluara. Kjo është faza e fundit e liberalizimit që i bashkohen bizneset në tension 6 kv pas atyre më tension 35 kv,20 kv dhe 10 kv që kanë dalë më herët nga 2018-a e në vazhdim në disa faza.

Në çdo rast subjektet duhet të shlyejnë detyrimet që kanë me kompaninë publike FSHU përpara se të shkëputen për tu furnizuar nga një tjetër furnizues qoftë ky edhe Furnizuesi i Tregut të Lirë që është ai që mban peshën më të madhe të të liberalizuarve.

“Furnizuesi i ShĂ«rbimit Universal, FSHU Sh.A, pjesĂ« e OSHEE Group SH.A, pĂ«rmes kĂ«tj njoftimi, bĂ«n tĂ« ditur listĂ«n dhe kushtet e subjekteve jo-familjarĂ« (privat), tĂ« lidhur nĂ« tension 6kV, tĂ« cilĂ«t janĂ« nĂ« treg tĂ« lirĂ« nga data 1 janar 2026.

Para se të dalin në treg të lirë, kjo kategori klientësh duhet të përmbushin disa detyrime që rrjedhin nga disa akte ligjore dhe vendime të ERE, sipas të cilave:

  • KlientĂ«t nĂ« tension 6kV duhet tĂ« shlyejnĂ« tĂ« gjitha detyrimet financiare ndaj shoqĂ«risĂ« “Furnizuesi i ShĂ«rbimit Universal” SH.A. (FSHU sh.a.)
  • TĂ« sigurojnĂ« qĂ« tĂ« gjitha tĂ« dhĂ«nat teknike tĂ« pikĂ«s sĂ« lidhjes tĂ« jenĂ« tĂ« pĂ«rditĂ«suara dhe tĂ« sakta
  • TĂ« kenĂ« tĂ« sakta dhe tĂ« pĂ«rditĂ«suara tĂ« dhĂ«nat e kontratĂ«s tĂ« furnizimit (emĂ«r, NUIS, adresĂ«, nr. kontakti, adresĂ« elektronike, etj.).

Sa më sipër, Ju bëjmë thirrje të gjithë klientëve të lidhur në nivel tensioni 6kV që menjëherë të verifikojnë detyrimet financiare ndaj FSHU SH.A. dhe të marrin masa për shlyerjen e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

MospĂ«rmbushja e detyrimeve tĂ« mĂ«sipĂ«rme, do tĂ« sjellĂ« si pasojĂ« ndĂ«rprerjen e furnizimit me energji elektrike nga FSHU sh.a. dhe pamundĂ«sinĂ« pĂ«r t’u furnizuar nga njĂ« furnizues tjetĂ«r i tregut tĂ« lirĂ«â€ do tĂ« nĂ«nvizonte mĂ« herĂ«t FSHU.

Lista e plotë kliko këtu: Lista

The post OSHEE publikon listën e bizneseve në tension 6 kv që janë në treg të lirë nga 1 janari appeared first on Revista Monitor.

Harta e re e Kuvendit: Këta do të jenë deputetët e ardhshëm në Parlamentin e Kosovës

5 January 2026 at 13:39

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur fitore rekorde në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, bazuar në rezultatet preliminare. Kur janë numëruar mbi 95 për qind e të gjitha votave, Vetëvendosje kryeson me 50.50 për qind, pasuar nga PDK-ja me 20.49 për qind dhe LDK-ja me 13.37 për qind. AAK-ja është e katërta me 5.55 për qind.

Me përfundimin e verifikimit dhe procesimit të të gjitha vendvotimeve brenda vendit, pasqyra e Kuvendit të ri të Kosovës është pothuajse e plotë.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, përmes një analize, ka shpjeguar se si pritet të lëvizin mandatet pas numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht.

Sipas Cakollit, bazuar në rezultatet aktuale nga vendvotimet e rregullta, ndarja e mandateve është tashmë e qartë: Lëvizja Vetëvendosje me 56 mandate, Partia Demokratike e Kosovës me 23, Lidhja Demokratike e Kosovës me 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.

Ai theksoi se votat nga përfaqësitë diplomatike dhe ato me kusht, pavarësisht trendeve të forta pro-LVV, nuk kanë fuqi matematikore për të ndryshuar numrat aktualë.

“Votat nga pĂ«rfaqĂ«sitĂ« diplomatike – pavarĂ«sisht pĂ«rqindjes sĂ« lartĂ« nĂ« favor tĂ« LVV-sĂ«, e ngjashme edhe me zgjedhjet e 9 shkurtit – nuk prodhojnĂ« asnjĂ« ndryshim nĂ« numrin e mandateve. NjĂ«soj, as votat me kusht, tĂ« cilat nĂ« pĂ«rgjithĂ«si ndjekin trendin e votimit nĂ« vend, nuk kanĂ« potencial real pĂ«r tĂ« ndryshuar shpĂ«rndarjen e ulĂ«seve”.

Faktori i vetëm që mund të ndryshojë ekuacionet, sipas Cakollit, janë votat me postë. Ai analizon se nga rreth 58 mijë dërgesa postare, LVV-së i duhet një dominim absolut për të fituar mandate shtesë.

“Edhe sikur tĂ« gjitha rreth 58 mijĂ« dĂ«rgesat postare tĂ« arrijnĂ« nĂ« kohĂ« dhe tĂ« jenĂ« valide (çka historikisht nuk ka ndodhur dhe vĂ«shtirĂ« se pritet tĂ« ndodhĂ«), LVV-sĂ« do t’i duhej rreth 80-85% e tyre pĂ«r ta fituar mandatin e 57-tĂ«.

NdĂ«rsa pĂ«r njĂ« mandat tĂ« 58-tĂ«, Cakolli e cilĂ«son si “skenar teorik”, pasi do tĂ« kĂ«rkonte qĂ« LVV tĂ« fitonte rreth 90% tĂ« kĂ«tyre votave, gjĂ« qĂ« vĂ«shtirĂ« pritet tĂ« ndodhĂ«.

“NĂ« skenar teorik, pĂ«r ta fituar edhe mandatin e 58-tĂ«, LVV do tĂ« duhej t’i fitonte rreth 90% tĂ« kĂ«tyre votave me postĂ«. LĂ«vizja potenciale mes mandateve tĂ« PDK-sĂ« dhe LDK-sĂ« varet nga performancat e tyre – me logjikĂ«n qĂ« partia me koeficientin mĂ« tĂ« ulĂ«t, humbet mandatin e para.”

Duke u bazuar në trendet e deritanishme dhe ciklet e kaluara zgjedhore, Cakolli prezantoi skenarin më realist për përbërjen finale të Kuvendit:

Projeksioni i Mandateve

  • LVV 57
  • PDK 22
  • LDK 15
  • AAK 6

Bazuar nga tĂ« dhĂ«nat e publikuara nĂ« platformĂ«n e KQZ-sĂ«, ku nuk janĂ« tĂ« pĂ«rfshira votat me kusht, me postĂ«, tĂ« personave me nevoja tĂ« veçanta dhe tĂ« kosovarĂ«ve qĂ« kanĂ« votuar nĂ« pĂ«rfaqĂ«sitĂ« diplomatike, kĂ«ta deputetĂ« pritet t’i zĂ«nĂ« ulĂ«set nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s.

LĂ«vizja VetĂ«vendosje pritet t’i sigurojĂ« 56 ulĂ«se me kĂ«tĂ« pĂ«rbĂ«rje: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika GĂ«rvalla, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeko, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti-Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Alban Bajrami, Edona Llalloshi, Refki Suma, Mefail Bajqinovci, Jeta Statovci, Nezir Kraki, Ardiana Matoshi, Ardian Gola, Armend Muja, Haxhi Avdyli, Adelina Grainca, Albena Reshitaj, Taulant Kelmendi, Blerim Gashi, Fitore Pacolli-Dalipi, Artane Rizvanolli, Hysen Durmishi, LabinotĂ« Demi, Dimal Basha, ArbĂ«r Rexhaj, Agim Bahtiri, ArbĂ«reshĂ« Kryeziu, Fatos Geci, Arjeta Fejza, Artan Abrashi, ArbĂ«rie Nagavci, Enver Haliti, Valon Ramadani, Liza Gashi, Adnan Rrustemi, Fatmire Kollçaku, Jeton Raka, Drita Pajaziti, Arsim Ademi, Fitim Haziri, Fjolla Ujkani, Rozeta Hajdari, Valon Hoti, Sylejman Meholli, Ilir KĂ«rçeli, Salih Zyba dhe Naim Bardiqi.

Partia Demokratike e KosovĂ«s pritet t’i fitojĂ« 23 ulĂ«se: Bedri Hamza, Arian Tahiri, PĂ«rparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Nait Hasani, Rrahman Rama, Eman Rrahmani, Kujtim Gashi, Ganimete Musliu, Elmi Reçica, Artan Behrami, Xhavit Haliti, Besa Kabashi-Ramaj, Mergim Lushtaku, Ferat Shala, Bekim Haxhiu, Hajdar Beqa, Blerta Deliu-Kodra dhe Jakup Nura, Ariana Musliu-Shoshi.

Lidhja Demokratike e KosovĂ«s mund t’i rrĂ«mbejĂ« 15 karrige: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, UkĂ« Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Ardiana Thaqi-Meta, Ermal Sadiku dhe Fadil HadĂ«rgjonaj.

NdĂ«rsa Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s pritet tĂ« ketĂ« gjashtĂ« deputetĂ«: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, BekĂ« Berisha, Agim Çeku dhe Time Kadrijaj.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, janë rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor.

Kurti mĂ« pas nuk arriti t’i marrĂ« votat e mjaftueshme nĂ« Kuvend pĂ«r formimin e qeverisĂ«. QeverinĂ« nuk arriti ta formojĂ« as i mandatuari i dytĂ«, Glauk Konjufca, po ashtu nga LVV-ja, gjĂ« qĂ« detyroi presidenten Osmani tĂ« shpallĂ« zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

 

The post Harta e re e Kuvendit: Këta do të jenë deputetët e ardhshëm në Parlamentin e Kosovës appeared first on Revista Monitor.

Pas tri vitesh mungesë, a do të ketë një takim të ri mes dy qeverive?

5 January 2026 at 13:37

Pas tri vitesh mungesë takimesh të përbashkëta, kryeministri Edi Rama lë të hapur mundësinë e rifillimit të mbledhjeve mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa nga Prishtina ende nuk ka sinjale konkrete.

 

Pas njĂ« periudhe tĂ« gjatĂ« ftohjeje nĂ« raportet ndĂ«rshtetĂ«rore, tema e bashkĂ«punimit Kosovë–ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes.

Një deklaratë e re nga Edi Rama ka ringjallur pyetjen nëse dy qeveritë shqiptare do ta rifillojnë traditën e mbledhjeve të përbashkëta, që ka mbetur pezull prej vitit 2022.

Kryeministri i ShqipĂ«risĂ«, nĂ« pĂ«rmbyllje tĂ« konferencĂ«s mbi bilancet e vitit 2025, u pyet mbi raportet me KosovĂ«n pas konfirmimit nĂ« krye tĂ« shtetit tĂ« Kurtit dhe raporteve ‘tĂ« ngrira’ mes dy shteteve.

Rama aty tregoi se mbledhja mes dy qeverive do të ishte mirë të ndodhte, por shtoi më tej se puna mes dy vendeve dhe bashkëpunimi do të vijojë, sidomos për një prej projekteve më të rëndësishme, atë të Hekurudhës Durrës-Prishtinë

“Do tĂ« flasim, do tĂ« vendosim. Mos harroni se kemi bĂ«rĂ« edhe mbledhje mes dy parlamenteve, por tani Kosova kishte zgjedhje. Albini u rikonfirmua dhe i kam bĂ«rĂ« urimet personalisht,” tha Rama duke nĂ«nvizuar se ndĂ«rtimi i hekurudhĂ«s DurrĂ«s–PrishtinĂ« mbetet “xhevahiri i kurorĂ«s pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet mes ShqipĂ«risĂ« dhe KosovĂ«s”.

Ai shtoi se bashkëpunimi institucional mes dy vendeve do të vazhdojë të thellohet në funksion të zhvillimit ekonomik dhe lidhjes infrastrukturore.

Për këtë deklarim të Ramaë ende nuk ka pasur ndonjë përgjigje nga Qeveria e Kosovës, por as nga vet Kurti.

Në dhjetor të vitit që lamë pas, zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, në një deklarim për media kishte thënë se marrëdhëniet mes dy shteteve janë produktive, pavarësisht mungesës së takimeve.

Ai pati treguar se gjatë mandatit të Kurtit janë nënshkruar 58 marrëveshje të reja, nga gjithsej 184 që ekzistojnë mes dy vendeve, dhe se bashkëpunimi praktik ka sjellë rezultate konkrete për qytetarët.

“JanĂ« 58 marrĂ«veshje tĂ« nĂ«nshkruara nĂ« katĂ«r vitet e fundit, qĂ« prekin qindra mijĂ«ra qytetarĂ«. JanĂ« 26 vendkalime kufitare tĂ« reja, projekti i hekurudhĂ«s Prishtinë–DurrĂ«s, hapja e zyrave doganore, heqja e vulĂ«s apostile, njohja e pensioneve dhe diplomave, si dhe abetarja unike,” deklaroi duke shtuar se pas zgjedhjeve tĂ« 28 dhjetorit pritet “ringjallje e bashkĂ«punimit”.

Sipas tij, proceset zgjedhore në të dy vendet kanë krijuar një ndërprerje të natyrshme të ritmit të bashkëpunimit, por marrëveshjet janë zbatuar dhe bashkëpunimi teknik nuk është ndalur.

Tri vite pa mbledhje të përbashkët

Mbledhja e fundit ndërmjet dy qeverive është mbajtur më 20 qershor 2022, në Prishtinë.

Takimi i radhës, i planifikuar për 14 qershor 2023 në Gjakovë, u anulua nga ana e Edi Ramës pasi kryeministri Kurti refuzoi ndryshimin e formatit të saj në një takim më të ngushtë, ku do të diskutohej situata e tensionuar në veri të Kosovës.

Që nga ajo kohë, mbledhje të përbashkëta nuk janë mbajtur as në vitin 2024 dhe as në 2025, duke shënuar ndërprerjen më të gjatë të këtij formati që prej nisjes së tij në vitin 2014.

Në ndërkohë, Shqipëria ka zhvilluar mbledhje me vende të tjera të rajonit, ndërsa Kosova ka mbajtur një takim të ngjashëm me Maqedoninë e Veriut në nëntor të vitit 2024.

Nga Prizreni nĂ« 2014 deri nĂ« PrishtinĂ« nĂ« 2022 – njĂ« dekadĂ« bashkĂ«punimi

Tradita e mbledhjeve të përbashkëta filloi më 2014.

Mbledhjet mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës nisën në vitin 2014, kur Hashim Thaçi ishte kryeministër. E para u mbajt në Prizren.

E dyta, në vitin 2015, në Tiranë, kur në Kosovë ishte kryeministër Isa Mustafa.

Në vitin 2016 u mbajt në Prishtinë, ndërsa në vitin 2017 në Korçë, kur kryeministër i Kosovës ishte Ramush Haradinaj.

Në vitin 2018 u mbajt në Pejë, ndërsa në vitin 2020, me kryeministër Avdullah Hotin, në Tiranë.

Me kryeministĂ«r Albin Kurtin, nĂ« vitin 2021 dhe 2022 u mbajtĂ«n dy tĂ« tjera – njĂ« nĂ« Elbasan dhe tjetra nĂ« PrishtinĂ«.

Në total, Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar 184 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi në fusha që variojnë nga infrastruktura, arsimi dhe kultura, deri te siguria dhe energjia.

Si u prish tradita e mbledhjeve të përbashkëta?

Mbledhja e fundit mes të dy qeverive u mbajt më 20 qershor të vitit 2022.

Asokohe, kur mbledhja e paraparĂ« do tĂ« mbahej nĂ« GjakovĂ«, Edi Rama po pĂ«rpiqej tĂ« propozonte njĂ« draft tĂ« Statutit tĂ« Asociacionit pĂ«r Komuna me ShumicĂ« Serbe – si njĂ« opsion pĂ«r dalje nga kriza e dialogut ku kishte hyrĂ« Kosova, e shoqĂ«ruar me tensione nĂ« veri tĂ« vendit.

Si pasojĂ« e kĂ«tyre zhvillimeve, raportet Kosovë–ShqipĂ«ri u ftohĂ«n, ndĂ«rsa Kosova mori mĂ« pas njĂ« shuplakĂ« nga Bashkimi Evropian, qĂ« vendosi masa ndĂ«shkuese tĂ« cilat vazhdojnĂ« ende.

“Ky takim nuk mund tĂ« mbahet nĂ« formatin e parashikuar dhe, pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisĂ« evropiane, Josep Borrell, i kam kĂ«rkuar Albinit pĂ«r t’u takuar nesĂ«r nĂ« GjakovĂ«, nĂ« njĂ« format mĂ« tĂ« ngushtĂ« – pĂ«rkatĂ«sisht me ministrat e JashtĂ«m dhe ata tĂ« Mbrojtjes – pĂ«r tĂ« diskutuar pikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ«, e cila po e çan nĂ« mĂ«nyrĂ« dramatike KosovĂ«n me bashkĂ«sinĂ« euroatlantike, nĂ« njĂ« pikĂ« tĂ« paimagjinueshme, ku kjo e fundit e ka vendosur gishtin faktikisht nĂ« butonin qĂ« do tĂ« vĂ« nĂ« lĂ«vizje planin e sanksioneve ndaj shtetit qĂ« e ka krijuar vetĂ«â€, deklaroi Rama nĂ« qershor tĂ« vitit 2023.

“PĂ«r fat tĂ« keq dhe me shumĂ« keqardhje, mĂ« duhet tĂ« them se nuk kemi pasur dakordĂ«si me kryeministrin Kurti pĂ«r ndryshimin e formatit. Ai ka kĂ«rkuar qĂ« mbledhja tĂ« bĂ«het normalisht dhe pastaj veç tĂ« diskutojmĂ« edhe pĂ«r kĂ«tĂ«, dhe kjo nuk Ă«shtĂ« e mundur, sepse nuk Ă«shtĂ« njĂ« moment pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« pasqyrĂ« tĂ« rreme tĂ« asaj qĂ« nĂ« fakt ndodh me realitetin e KosovĂ«s sot”, shtoi Rama.

Nga Qeveria e Kosovës kishin relativizuar tensionet përreth, por ishin marrë me çështjet që pritej të diskutoheshin në atë mbledhje.

“Mbledhjet e pĂ«rbashkĂ«ta janĂ« ndĂ«rmarrje tĂ« mĂ«dha organizative, tĂ« cilave u paraprin njĂ« punĂ« e madhe e ministrive pĂ«r tĂ« pĂ«rgatitur atĂ« ditĂ«. NesĂ«r do tĂ« duhej tĂ« nĂ«nshkruheshin 13 marrĂ«veshje tĂ« reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitĂ« tona, sistemet tona tĂ« drejtĂ«sisĂ«, arsimit, kulturĂ«s, etj. JanĂ« qytetarĂ«t ata qĂ« do tĂ« humbasin mĂ« sĂ« shumti. PĂ«r fat tĂ« keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundĂ«sinĂ« pĂ«r t’i nĂ«nshkruar ato”, theksonte asokohe PĂ«rparim Kryeziu, zĂ«dhĂ«nĂ«s i QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s.

Mbledhje mes dy qeverive nuk janë mbajtur as në vitin 2024 dhe as në 2025.

Raportet duken ende tĂ« ftohta. Kjo u pa edhe nĂ« protestĂ«n nĂ« mbrojtje tĂ« krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, e cila u mbajt nĂ« TiranĂ« dhe sĂ« cilĂ«s Edi Rama i dha jehonĂ« tĂ« madhe.

Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet në Kosovë, lëshoi një komunikatë ku akuzoi Ramën se kishte lobuar për aprovimin e Gjykatës Speciale dhe se nuk kishte bërë asgjë për të adresuar shkeljet që po ndodhnin në këtë gjykatë.

Nëse me Shqipërinë nuk pati mbledhje në vitin 2024, Qeveria e Albin Kurtit mbajti një të ngjashme me atë të Maqedonisë së Veriut.

Ajo u mbajt më 18 nëntor 2024, në Prishtinë.

The post Pas tri vitesh mungesë, a do të ketë një takim të ri mes dy qeverive? appeared first on Revista Monitor.

❌
❌