Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 February 2026Main stream

Gjërat Tona/ Irena Gjoka, e vërteta e dosjes greke

8 February 2026 at 20:51

Drejtësia nuk vihet në provë vetëm nga krimi.

Ajo vihet në provë edhe nga politika, nga presioni, nga frika dhe nga mënyra se si reagojnë institucionet kur preket vetë sistemi.

Nuk po të flasim për një vendim të vetëm gjyqësor. As për një emër të vetëm.

Po flasim për një betejë që zhvillohet në heshtje, mes ligjit dhe pushtetit.

Në qendër të saj është gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Një figurë që prej vitesh ndodhet në zemër të dosjeve më të ndjeshme të vendit.

Dosje që kanë tronditur politikën, pushtetin dhe interesat e forta.

Por sot, ajo vetë është kthyer në objekt verifikimi. Një formular, një vendim i huaj dhe një proces që ngre pyetje serioze ligjore dhe institucionale.

A kemi të bëjmë me një çështje reale juridike apo me një përpjekje për delegjitimimin e një gjyqtareje që ka prekur emra të mëdhenj?

Ku mbaron e drejta dhe ku nis presioni politik? Po ndjekim faktet, dokumentet, vendimet, por edhe heshtjet.

Sepse në një shtet të së drejtës, drejtësia duhet të jetë e fortë jo vetëm kundër krimit, por edhe kur vetë ajo vihet në shënjestër.

 

ECURIA E NJË VERIFIKIMI

Kohët e fundit, ndoshta jo krejt rastësisht, po ndodh një përplasje që nuk zhvillohet në sallë gjyqi, por në hapësirën mes ligjit dhe politikës. Në qendër është gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, një nga emrat që ka firmosur disa prej vendimeve më të rëndësishme të viteve të fundit.

Akuzat ndaj saj shpërthejnë publikisht në momentin kur ajo vendos masë sigurie ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e kthyer menjëherë çështjen në konflikt frontal. Berisha publikon një dokument të prezantuar si vendim i Gjykatës së Janinës dhe e përdor atë për të delegjitimuar gjyqtaren dhe vendimet e saj. Denoncimi bëhet në të njëjtën ditë kur ai paraqitet në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, një përkim që ngre pikëpyetje serioze mbi kohën dhe motivin. Avokatët e tij shkojnë më tej, duke deklaruar publikisht se vendimet e gjyqtares janë “nul”. Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme pranon se verifikimi për Gjokën ka nisur që në maj 2024, por për më shumë se 20 muaj nuk prodhoi asnjë transparencë publike. Dokumentet nuk publikohen, rezultatet mbahen të fshehta, ndërsa debati zhvillohet në media dhe jo në institucione. Paralelisht, SPAK regjistron një procedim penal pa emër, duke e mbajtur çështjen në një zonë gri ligjore.

Kur më në fund rezultatet i dërgohen KLGJ-së në janar 2026, Këshilli vendos të mos hapë procedurë verifikimi të statusit, duke ia kaluar përgjegjësinë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Një pjesë e anëtarëve theksojnë se edhe sipas të dhënave të administruara, nuk ka një vendim të formës së prerë ndaj gjyqtares. Megjithatë, fakti që ekziston një dokument i huaj, i përdorur politikisht, mjafton për ta mbajtur gjyqtaren nën presion të vazhdueshëm. Ky emision nuk shpall fajësi dhe as pafajësi. Ai ndalet te mekanizmi. Sepse kur një gjyqtare vihet nën sulm në kulmin e ushtrimit të funksionit të saj, pyetja nuk është vetëm çfarë ka ndodhur në të shkuarën, por çfarë po ndodh sot me pavarësinë e drejtësisë. Dhe kur procedurat përdoren si armë politike, rreziku nuk është për një emër, por për vetë sistemin.

 

AKUZAT PUBLIKE E POLITIKE

 

Në vitin 2024, emri i gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, hyn zyrtarisht në vëmendjen e Prokurorisë së Përgjithshme. Institucioni i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë dhe përmes saj, autoriteteve përkatëse në Greqi, me një pyetje thelbësore: A ka apo jo procedim penal ndaj saj?

Në një nga daljet para SPAK-ut, pas paraqitjes në respektim të masës “detyrim paraqitje”, Sali Berisha publikon një dokument i vjetër. Një dokument i vitit 2005, i siguruar përmes një kërkese individuale të bërë nga Fredi Beleri pranë autoriteteve greke dhe i zbardhur nga Ministria greke e Drejtësisë.

Dokumenti publikohet politikisht nga Sali Berisha dhe kthehet menjëherë në objekt debati publik.

 

Sali e Berisha: Ligji i miratuar me 3/5 në vitin 2016, ligji nr.96/2016, për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, parashikon në nenin 28, pika d, se nuk mund të ketë statusin e magjistratit një shtetas që është dënuar me vendim penal të formës së prerë. Sicc është dënuar Irena e 5 mbiemrave, e cila mbahet nga Altin Troplini, mbahet nga ILD-ja dhe KLGJ-ja, në përdhosje të Kushtetutës, në përdhosje të ligjit të Parlamentit, sepse u duhet për qëllime politike, duke diskretituar në mënyrë përfundimtare reformën e Sorosit të Drejtësisë.

 

Nga ana tjetër, ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, në një dalje televizive shprehet se kryedemokrati Sali Berisha nuk ka asnjë lloj problemi personal me gjyqtaren Irena Gjoka. Sipas Alibeajt, fisi i Irena Gjokës, me mbiemër Maneku, e kanë pritur Sali Berishën në Patos, gjatë kohës së lideri i opozitës së asaj kohe nuk hynte dot në jug të vendit, në vitet 1997-1999. Po ashtu Alibeaj shprehet se pas viteve 1997, kur PS kishte kapur sistemin gjyqësor, Irena Gjoka shihej si delja e zezë në Gjykatën e Fierit, pasi sipas tij, ishte e vetmja gjyqtare e djathtë.

 

Enkelejd Alibeaj: Në 1997, pas 1997, Sali Berisha e kishte shumë të vështirë që të depërtonte në jug. Në 1999 ka qenë në Vlorë, pas revolucionit komunist të 1997-ës. A e dini ju kush e ka pritur në Patos për herë të parë dhe kush kanë qenë flamurtarët e PD-së së Patosit? Fisi Maneku. Dhe Irena, një nga 7 mbiemrat e ka Maneku. Dhe unë kur kam qenë ministër i Drejtësisë kam pasur një problem me këtë zonjë. Por ama e vërteta është e vërtetë. Nga 1997 dhe më vonë, në Gjykatën e Fierit ishte vetëm një gjyqtare që quhej e djathtë. Ju e dini se ç’ndodhi pas 1997-ës me Petron. Morën edhe sistemin e drejtësisë se kështu ndodh gjithmonë. E vetmja që shihej si dele e zezë ishte Irena Maneku, sepse ishte e djathtë. Këtë e them për një gjë fare të thjeshtë. Aludimi është se kjo gjyqtare na paska një problem personal me Sali Berishën. Përkundrazi, ajo s’ka problem. Të paktën e shkuara e saj apo e familjes së saj ka qenë djathtas”.

 

Çfarë përmban realisht kjo dosje?

Në vitin 2002, Irena Gjoka, e cila atëherë mbante mbiemrin Maneku, ndalohet gjatë një kontrolli policor në doganën greke. Sipas të dhënave, ajo paraqet një vizë me ndërhyrje, e cila konsiderohet e parregullt. Veprimi i vetëm i autoriteteve greke është moslejimi i kalimit të kufirit. Nuk ka arrest. Nuk ka ndjekje penale. Nuk ka procedim gjyqësor.

Bëhet fjalë për një masë administrative, e parashikuar nga rregullat e zonës Shengen: Refuzim hyrjeje dhe regjistrim në sistem.

Nga ai moment, Irena Gjoka rezulton e ndaluar të hyjë në vendet e Shengenit.

Në vitin 2003, ajo tenton sërish të kalojë kufirin, këtë herë bashkë me bashkëshortin, dhe informohet se ndalimi është ende në fuqi. Më pas, përmes një avokati në Fier, ajo i drejtohet autoritetit kompetent për të kundërshtuar këtë masë. Pas këtij veprimi, dosja zhytet në heshtje institucionale. Deri në vitin 2005.

Në atë vit, autoritetet greke i drejtohen Prokurorisë për verifikime. Hetohet kryesisht. Por një element kyç mungon. Pasaporta, e cila supozohet të jetë prova materiale, nuk ndodhet as pranë Policisë, as pranë Prokurorisë. Çështja dërgohet në gjyq. Gjykimi zhvillohet në mungesë. Dhe këtu lind paradoksi.

Në vendimin gjyqësor thuhet se Irena Gjokës i është dërguar njoftim në një adresë në Janinë. Ndërkohë, po në të njëjtin vendim, thuhet se vendbanimi i saj është në Fier. Por nëse asaj i ishte ndaluar hyrja në Greqi që në vitin 2002, si mund të ndodhej ajo në Janinë për t’u njoftuar? Një kontradiktë procedurale që mbetet pa përgjigje. Prokuroria e Përgjithshme shqiptare e pranon se dokumenti i publikuar më 5 maj 2025 është autentik. Por njëkohësisht sqaron se ky dokument nuk rezulton i regjistruar në regjistrat zyrtarë të drejtësisë greke. Vetë autoritetet greke, në përgjigjen e tyre zyrtare, konfirmojnë se dokumenti nuk gjendet në sistemin e tyre. Ndërkohë, në dëshminë e penalitetit, të ardhur po zyrtarisht nga Greqia, thuhet qartë: Irena Gjoka (Shpata, Maneku) nuk është e dënuar.

Dhe pikërisht këtu, mes dokumenteve që ekzistojnë, atyre që mungojnë dhe atyre që shfaqen në momente politike të ndjeshme, ngrihet pyetja që duhet shqyrtuar. Jo për të gjykuar, por për të kuptuar se si funksionon ose dështon e vërteta institucionale.

 

PROCESI HETIMOR

Më 20 janar 2026 Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, lidhur me deklarimet që ajo ka bërë në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016.

Ndonëse nuk ka bërë publik asnjë dokument, mësohet se nga hetimet, Prokuroria e Përgjithshme ka administruar një vendim autentik të autoriteteve greke për dënimin e Irena Gjokës, më 7 qershor 2005 nga Gjykata e Janinës.

Prokuroria e Përgjithshme deklaronte se, këto gjetje i ka përcjellë, në Këshillin e Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve. Por nga ana tjetër, Këshilli i Lartë Gjyqësor reagoi po atë ditë përmes një deklarate duke thënë se nuk kanë njoftim nga Prokuroria.

 

Deklarata e KLGJ

Lidhur me njoftimin e sotëm të Prokurorisë së Përgjithshme, lidhur me vendimin e miratimit të rezultateve të verifikimit të thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit datë 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka (Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju bëjmë me dije se, deri ne orën 20:30 datë 20.01.2026, në adresë të KLGJ-së nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar. Sapo shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme të mbërrijë zyrtarisht, ajo do te administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës në KLGJ, dhe më pas do të ndiqet procedura përkatëse ligjore.

Prokuroria tha se sektori i Dekriminalizimit ia ka dërguar zyrtarisht më datë 19 janar 2026 rezultatet e këtij verifikimi pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj, i cili duhet të interpretojë rezultatet e gjetjeve.

Verifikimet nga Prokuroria e Përgjithshme u bënë mbi bazën e kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 8 maj, 2024. Në të njëjtën kohë, për këtë çështje, SPAK po zhvillon hetime në një procedim penal pa emër.

Me një shkresë që mban datën 8 maj 2005, Prokuroria e Përgjithshme, me anë të një shkresë që mban firmën e Kostaq Belurit, i ka kthyer përgjigje Gjykatës së Posaçme, që kërkonte vënien në dispozicion të dokumentacionit, kërkesë e regjistruar në Prokurori më 7 maj 2025.

 

Prokuroria e Përgjithshme

Ju informojmë se, me shkresën e datës 14.01.2025, Ministria e Drejtësisë ka përcjellë në Prokurorinë e Përgjithshme dokumentacionin e marrë nga organet ligjzbatuese greke. Bashkëlidhur kësaj praktike ju dërgojmë:

  1. Kopje shkrese nga Prokuroria e Shkallës së Parë Athinë, Departamenti i kallëzimeve penale a Ndjekjes Penale, e datës 15.11.2024, drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Departamenti i Hetimit të Veçantë, i Ndihmës Juridike Ndërkombëtare, në gjuhën greke dhe shqip.
  2. Kopje e Dëshmisë së Penalitetit për Përdorim gjyqësor, lëshuar më datë 08.11.2024 nga Ministria e Drejtësisë Departamenti i Dëshmisë së Penalitetit, në gjuhën greke dhe shqip.
  3. Gjithashtu ju informojmë se në përgjigjen e ardhur nga autoritetet gjyqësore të Republikës së Greqisë, është administruar edhe shkresa “sekret” e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Atiki, e datës 13.11.2024, drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Departamenti i Hetimit të Veçantë i Ndihmës Juridike Ndërkombëtare, sipas të cilës nuk rezulton asnjë e dhënë për personin me të dhëna: (emri) Irena (mbiemti) Gjoka ose Shpata ose Maneku, e lindur më 15.02.1970, Shqipëri. Duke qenë se kjo shkresë është e klasifikuar, kopje të saj nuk mund të vëmë në dispozicion.

Një ndër dokumentet që i është vënë në dispozicion Prokurorisë së Përgjithshme, është edhe një pjesë e vendimit të dhënë në mungesë për Irena Gjokën, nga Gjykata e Janinës, më 7 qershor 2005.

Në vendim thuhet se, Gjykata, në një mbledhje të fshehtë, në prani të sekretarit, mori vendimin që u shpall nëpërmjet kryetares, në seancë publike.

 

Vendimi i Gjykatës

Gjykon në mungesë të pandehurën, e shpall fajtore se: Më 24 dhjetor 2002, në orën 15:30, në Kakavijë, Qarku Janinë, gjatë një kontrolli pasaportash, iu gjetën në posedim dokumente udhëtimi të falsifikuara dhe konkretisht në vendin dhe kohën e mësipërme kishte në posedim pasaportën shqiptare me numër 1068376/98, e cila ishte e falsifikuar si më poshtë: Falsifikim i vizës në faqen 17 të pasaportës në lidhje me periudhën e vlefshmërisë dhe për këtë arsye pasaporta e mësipërme provohet të jetë e falsifikuar. Pas shpalljes së vendimit të mësipërm dëgjoi prokurorin, i cili propozoi që: Të pandehurës së shpallur fajtore, t’i jepet dënimi me 3 muaj burgim, dënim me gjobë prej 1500 eurosh, si dhe t’i ngarkohen shpenzimet e gjykimit. Pastaj Gjykata, në mbledhjen e fshehtë në prani të sekretarit, vendosi dhe shpalli menjëherë nëpërmjet kryetarit vendimin e mëposhtëm: Meqenëse Gjykata, e cila merr parasysh rëndësinë e krimit të kryer nga e pandehura dhe personalitetin e saj dhe ka synuar të vlerësojë rëndësinë e krimit; dëmin e shkaktuar dhe rrezikun e shkaktuar prej tij; natyrën, llojin dhe objektin e krimit, si dhe të gjitha rrethanat e kohës; vendit, mjeteve dhe mënyrës që shoqërojnë përgatitjen dhe kryerjen e tij, si dhe shkallën e dashjes së të pandehurës për vlerësimin e personalitetit të të pandehurës në shkallën e disponimit të manifestuar në veprimet e saj dhe në diagnostikimin e tij; në arsyet që e çuan në kryerjen e krimit në rastin që i ishte dhënë; në qëllimin që ajo synonte; karakterin e saj dhe shkallën e zhvillimit të saj; rrethanat individuale dhe shoqërore dhe jetën e saj të mëparshme dhe sjelljen e saj gjatë kryerjes së veprës, çmon se duhet t’i vendoset dënimi i referuar në dispozitiv. Gjithashtu duhet t’i ngarkohen personit të dënuar shpenzimet gjyqësore në shumën 73 euro.

 

Pas shpalljes së këtij vendimi, kryetarja i dha fjalën prokurorit për të propozuar konvertimin ose jo të dënimit të mësipërm të kufizimit të lirisë që iu dha të pandehurës. Prokurori pasi mori fjalën, propozoi që dënimi i mësipërm i dhënë të pandehurës të konvertohej në gjobë prej 4.40 euro dita. Pas kësaj, Gjykata, pasi u mblodh në mënyrë të fshehtë vendosi si më poshtë:

 

Vendimi i Gjykatës

Sipas dispozitës të nenit 82, paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimi me kufizim të lirisë, që nuk tejkalon një vit, konvertohet në gjobë ose në dënim monetar, nëqoftëse nuk përmbushen kushtet për zbatimin e dsipozitës së nenit 99 paragrafi 1 të Kodit Penal. Në rastin konkret, dënimi me kufizim të lirisë që iu dha të pandehurës nuk tejkalon një vit, prandaj duhet të konvertohet në gjobë, duke pasur parasysh se nga karakteristikat specifike të veprës dhe fakti që e pandehura është shtetase e huaj, Gjykata vlerëson se ekzekutimi i dënimit është i nevojshëm për ta parandaluar atë të kryejë vepra të reja penale dhe kështu nuk mund të urdhërohet pezullimi i dënimit të dhënë ndaj saj. Shuma e konvertimit duhet të përcaktohet, duke marrë parasysh gjendjen financiare të të pandehurës, në shumën 4.40 euro dita.

 

E megjithëse një vendim i tillë, që për Prokurorinë e Përgjithshme është autentik, shumë të tjerë e shohin me dyshim. Ashtu si avokati Edmond Petraj, i cili madje shkon edhe më tej, duke thënë se gjithçka është një lojë e shërbimeve sekrete greke. Avokati nga ana tjetër thekson edhe faktin e asgjësimit të provave, pra pasaportës dhe vizës për të cilat Gjykata e Janinës ka vendosur se janë të falsifikuara. Kjo sipas Petrajt është një tjetër vendim i dyshimte, pasi në këto kushte nuk mund të provohet e kundërta, për aq kohë sa ato janë asgjësuar. Edhe në vendimin e gjykatës greke shpjegohet ky moment.

 

Vendimi i Gjykatës

Pas shpalljes së këtij vendimi, kryetarja i dha fjalën prokurorit për të bërë propozimin në lidhje me fatin e sendeve të sekuestruara. Prokurori propozoi të ratifikohej sekuestrimi i pasaportës i bërë me raportin e sekuestrimit të datës 10 shkurt 2004 të oficerëve hetues. Pas kësaj Gjykata u mblodh në mënyrë të fshehtë dhe kryetari shpalli menjëherë në seancë publike vendimin e Gjykatës. Në zbatim të nenit 373 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin përfundimtar të Gjykatës, urdhërohet konfiskimi i sendeve që duhet të konfiskohen. Për më tepër, sipas dispozitave, objektet që janë prodhuar nga një vepër e rëndë ose e lehtë penale e kryer me dashje, si dhe çmimi i tyre dhe ato të fituara nga to, si dhe objektet që janë përdorur ose kanë qenë të destinuara për kryerjen e një vepre të tillë, nëse i përkasin autorit ose njërit prej pjesëmarrësve, mund të konfiskohen. Në çdo rast konfiskimi, Gjykata vendos nëse sendet që janë konfiskuar duhet të asgjësohen. Në rastin konkret, në raportin e sekuestrimit të datës 10 shkurt 2004 të oficerëve hetues, u sekuestruar pasaporta e falsifikuar shqiptare e gjetur në posedim të të pandehurës, e cila duhet të konfiskohet dhe asgjësohet. Urdhërohet konfiskimi dhe asgjësimi i sendeve që referohen në këtë raport.

 

Avokati Edmond Petraj deklaron se çështja e Irenës Gjoka është politike dhe jo juridike, duke theksuar se nuk ekziston asnjë vendim i formës së prerë nga gjykata greke. Pretendimet e avokatit, në një farë forme shpjegohen edhe nga një tjetër shkresë që është administruar nga Prokuroria e Përgjithshme, siç është akti i prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë. Në këtë shkresë shpjegohet se vendimi i dhënë në mungesë për Irena Manekun (Gjokën), është urdhëruar mosekzekutimi i vendimit.

 

Akti i Prokurorit

Pasi mori parasysh dispozitat e nenit 32, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit 3345/05, sipas të cilave, dënimet e dhëna me vendime të shpallura deri në botimin e këtij ligji, me kohëzgjatje deri në gjashtë muaj, me kusht që ato të mos jenë bërë të pakthyeshme dhe të mos jenë vuajtur domosdoshmërisht deri në botimin e këtij ligji, parashkruhen dhe nuk ekzekutohen me kusht, që personi i dënuar brenda 18 muajve nga botimi i këtij ligji të mos kryejë një vepër të re penale të kryer me dashje, për të cilën ai do të dënohet në mënyrë të pakthyeshme në çdo kohë, me një dënim me heqje lirie mbi 6 muaj. Në rast të një dënimi të ri, personi i dënuar do të vuajë në mënyrë kumulative pas vuajtjes së dënimit të ri edhe dënimin e pavuajtur dhe nuk llogaritet në afatin e parashkrimit të dënimit të pavuajtur, sipas dispozitave të përgjithshme, periudha e ndërmjetme nga publikimi i këtij ligji deri në dënimin për veprën e re. Për këto arsye: Urdhërojmë mosekzekutimin e vendimit me numër 1447/05, i Gjykatës së Shkallës së Parë me tre anëtarë Janinë, me të cilin është dënuar Irena Maneku, lindur në Fier Shqipëri. E vendosim vendimin e mësipërm në arkivë.

 

Ky vendim është marrë për dijeni të Policisë së Janinës, Sekretarisë së Dëshmive të Penalitetit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Sekretarisë së likuidimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë, më 13 qershor 2025.

Në një tjetër dokument që i është vënë në dispozicion Prokurorisë së Përgjithshme, konkretisht raportin procesverbaleve dhe vendimin, shpjegohet edhe mekanizmi i përdorur nga Gjykata e Janinës për të vënë në dijeni Irena Gjokën. Por në kushtet e mosgjetjes, vendimi marrë nga treshja e gjyqtarëve, në prezencë të zv.prokurorit të Shkallës së Parë, për shkak të mungesës së prokurorit dhe të sekretarit, është dhënë në mungesë.

 

Vendimi i Gjykatës

Në seancën e sotme gjyqësore, e cila u zhvillua publike në sallë, kryetarja thirri emrin e të pandehurës, e cila nuk u paraqit, megjithëse ishte thirrur sipas ligjit. Siç rezulton nga dëshmia e dorëzimit, datë 9 shkurt 2005, vendbanim i panjohur, e policit të Rajonit të Policisë Kakavijë, Janinë, Dimitrios Liapatas, fletëthirrja me numër 408/2004, e lëshuar nga prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë, me atë në të së cilës u thirr e pandehura të paraqitet në këtë Gjykatë, gjatë seancës së sotme, i është dorëzuar sipas ligjit dhe brenda afatit nga kryetari i Bashkisë Delvinaki, Janinë, sepse vendbanimi i të pandehurës është i panjohur. Kjo fletëthirrje është shpallur (ngjitur në mur) nga nëpunësi i Bashkisë së mësipërme, Kostas Toni, në vendin më publik të selisë së Bashkisë.

 

Më 23 janar 2026, gjyqtarja e  Gjykatës së Posacme, Irena Gjoka, i ka nisur Këshillit të Lartë Gjyqësor dëshminë e saj në formë shkresore, duke deklaruar se nuk pasur kurrë dijeni lidhur me procesin gjyqësor dhe dënimin që është dhënë ndaj saj në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Janin në vitin 2005. Nëpërmjet kësaj shkrese drejtuar KLGJ-së, Irena Gjoka, ka shpjeguar edhe arsyen se pse ka shënuar që nuk është e dënuar në formularin e dekriminalizmit që ka plotësuar në vitin 2016.

 

Irena Gjoka: Fakti i hetimit dhe gjykimit nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë nuk është shënuar nga ana ime në formularin e dekriminalizimit,  për shkak se tej çdo dyshimi të arsyeshëm provohet se nuk kam pasur dijeni në tërësi për procesin penal (hetim dhe gjykim)  të zhvilluar ndaj meje. Personalisht nuk jam njoftuar, as zyrtarisht dhe as faktikisht për procesin gjyqësor administrativ apo ndonjë proces tjetër të zhvilluar ndaj meje, në gjykatat greke. As nga përmbajtja e vendimit të Gjykatës së Janinës të datës 07.06.2005, nuk rezulton të jetë mbajtur ndonjë procesverbal sekuestrimi në datën 24.12.2002 dhe as  të jetë kryer ndonjë veprim tjetër me karakter hetimor. Në vendim përshkruhet se pasaporta është sekuestruar më datë 10.02.2004, por unë nuk kam qenë në shtetin grek në vitin 2004. Dënimi nuk u regjistrua kurrë në regjistrin penal, dhe për rrjedhojë, dënimi konsiderohet juridikisht sikur të mos ketë ekzistuar kurrë. Në rastin konkret vendimi i dënimit nuk është i formës së prerë dhe si rrjedhojë  ai nuk ka asnjë vlerë juridike në Territorin e Republikës së Shqipërisë. Si konkluzion, vendimi i dënimit jo i formës së prerë i Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë nuk mund të përbëjë shkak për mbarimin e mandatit tim si gjyqtare, sepse ky vendim nuk cenon kushtet e zgjedhshmërisë. Në kushtet e analizuara më sipër, ky vendim konsiderohet si i paqenë. Nga analiza e sipërcituar, rezulton qartë se ILD nuk mund të fillojë procedim  disiplinor ndaj meje, në funksionin e gjyqtares, sepse nuk provohet se  kam kryer një vepër penale, vendimi i dënimit nuk sjell asnjë pasojë juridike. Përtej diskutimit të sipërcituar, ILD-se nuk i lejohet të fillojë një procedim disiplinor pas 5 vjetëve nga koha kur ka ndodhur shkelja e pretenduar.

 

Më 30 janar 2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me shumicë votash nuk pranoi nisjen e procedurave për verifikimin e gjyqtares, Irena Gjoka. Shumica e anëtarëve thanë se çështja duhet t’i kalojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Me 6 vota kundër dhe 4 pro, Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk pranoi ta merrte në shqyrtim çështjen me argumentin se dosja duhet t’i kalojë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor do të duhet të mblidhet sërish për të miratuar një tjetër vendim, nëse do t’ia kalojë apo jo Inspektorit të Lartë të Drejtësisë fatin e gjyqtares Irena Gjoka.

 

KARRIERA, DOSJET DHE INCIDENTET

 

Irena Gjoka, aktualisht gjyqtare e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka një karrierë 32-vjeçare në sistemin gjyqësor. Karrierë që e ka nisur në vitin 1993 pasi u diplomua për drejtësi në Universitetin e Tiranës. Fillimisht u emërua në Gjykatën e Fierit, ku ka ushtruar detyrën e saj deri në korrik të vitit 2014. Në këtë kohë u emërua gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në Tiranë. Nga dhjetori i vitit 2019, që prej themelimit, ajo është emëruar si gjyqtare në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për tre vite, nga marsi i vitit 2021 deri në mars 2024 ajo ka qenë edhe zv.kryetare e kësaj gjykate.

Si gjyqtare e GJKKO, disa prej dosjeve më të rëndësishme të viteve të fundit, mbajnë firmën e saj. Ku më e rëndësishmja është dosja “Partizani”, për të cilën Gjoka ka qenë gjyqtare e hetimit paraprak. Masat e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, janë caktuar pikërisht nga Irena Gjoka.

Një nga dosjet, për të cilat Irena Gjoka u sulmua edhe nga mediat greke, ishte ajo e Fredi Belerit. Më 5 mars të vitit 2024, 10 muaj pas arrestimit, Gjykata e Posaçme e ka dënuar Fredi Belerin me dy vite burg me akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por gjykata pezulloi dënimin me burg dhe e vuri në shërbim prove për 3 vitet e ardhshme. Seanca u ndoq nga përfaqësues të ambasadës greke, por dhe medias së shtetit fqinj apo mbështetës të tij nga Himara.

Dënimi i Belerit, u pasqyruar gjerësisht nga mediat greke, që risollën në skenë dënimin që kishte marrë në Greqi vite më parë, gjyqtarja që dënoi Belerin.

 

Mediat greke

Dridhje të reja në skenën politike të Shqipërisë po shkaktohen nga zbulimi se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila dënoi kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleris (aktualisht eurodeputet i Demokracisë së Re), është dënuar vetë në Greqi për falsifikim. Siç raportohet nga faqja e internetit himara.gr, dënimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Janinës për gjyqtaren u bë publik nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky është një dënim që vetë Irena Gjoka e kishte fshehur, edhe pse kishte shërbyer për një kohë si drejtuese e përkohshme e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ndërsa kishte nënshkruar kërkesën e SPAK për çështjen “Partizani”. Megjithatë, e njëjta gjyqtare u mor edhe me rastin e profilit të lartë të Belerit dhe me rastin e zbulimeve të reja, eurodeputeti po bën thirrje për një rishikim të vendimeve që çuan në burgosjen e tij për 16 muaj dhe e privuan nga posti i Kryetarit të Bashkisë së Himarës. Siç e deklaroi ai në mënyrë karakteristike në deklaratën e tij: “Në përpjekje për të ndrequr padrejtësinë që pësova, duke u burgosur për 16 muaj dhe duke më hequr mundësinë për të marrë detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Himarës, i paraqita Gjykatës së Lartë prova të rëndësishme në lidhje me gjyqin tim të paligjshëm”.

Nga ana tjetër edhe ndaj ish-ministrit Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”, Irena Gjoka ka qenë gjyqtare e seancës paraprake, po ashtu edhe për seancën paraprake në ngarkim të Ilir Metës.

Irena Gjoka është konfirmuar në detyrë në të dy shkallët në procesin e vetingut. Nga KPK në shkurt të vitit 2020 dhe në KPA në qershor të vitit 2022, ku pavarësisht dyshimeve të komisionerit publik për deklarimin e pasurisë, Kolegji arriti në përfundimin se gjyqtarja ka arritur në nivel të besueshëm të pasurisë, në nivel të besueshëm kontrollit të figurës dhe profesionalizmit.

Në formularin e vetëdeklarimit në vitin 2016, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka ka mohuar të ketë qenë e dënuar ndonjëherë. Pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë e dënuar me vendim të formës së prerë, Irena Gjoka i është përgjigjur “jo” dhe të njëjtën përgjigje i ka dhënë edhe pyetjes nëse ndaj saj është marrë ndonjëherë ndonjë dënim gjykate, jo i formës së prerë. Po me “Jo” i është përgjigjur edhe pyetjes nëse ndaj saj ka pasur ndonjëherë hetim apo gjykim nga një autoritet shqiptar apo i huaj, nëse ka qenë ndonjëherë e ndaluar apo arrestuar për ndonjë vepër penale, apo i është dhënë ndonjëherë masa e dëbimit nga një shtet i huaj.

Karriera e Irena Gjokes si gjyqtare, përveç dosjeve te rëndësishme qe ka gjykuar, te cilat e kane vene ne shënjestër te vazhdueshme publike dhe politike, është shoqëruar edhe me incidente të renda, që ndonjëherë edhe i kane rrezikuar jetën.

Ngjarja tragjike e 6 tetorit 2025 në Gjykatën e Apelit në Tiranë ka rikthyer frikën dhe kujtesën e dhimbshme të sulmeve me armë në sallat e gjykatave shqiptare, si rasti i plagosjes në Fier, të gjyqtares Irena Gjoka, që në atë kohë mbante mbiemrin Maneku. Gjyqtare, e cila vitet e fundit ka qenë në shënjestër të familjes Berisha dhe Meta, pasi shorti e përcaktoi për të shqyrtuar çështjen në ngarkim tyre në Gjykatën e Posaçme, ku ajo ushtron funksionin aktualisht.

Emri i gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes si një prej figurave më të përfolura dhe më të sulmuara nga politika. E përballur me një valë sulmesh publike, Irena Gjoka është kthyer sot në simbol të drejtësisë që nuk tërhiqet përballë presioneve politike.

Por ngjarja e rëndë në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën në mënyrë tragjike, ka tronditur sistemin e drejtësisë dhe ka hapur sërish debatin për mungesën e sigurisë në institucionet gjyqësore. Në Fier, kjo tragjedi ka rikthyer kujtimet e dhimbshme të vitit 2007, kur më 18 janar të atij viti gjyqtarja Irena Gjoka u qëllua me armë brenda ambienteve të gjykatës. Sulmi i asaj kohe u bë shkak që për herë të parë në Shqipëri, në një gjykatë të vendoseshin roje sigurie dhe detektorë metalesh në hyrje. Por, sipas shumë juristëve, këto masa nuk kanë qenë të mjaftueshme për të garantuar mbrojtjen e magjistratëve.

Më 23 nëntor 2023, gjyqtares Irena Gjoka i shtohen truprojat nga Garda e Republikës, pasi është parë e arsyeshme për shkak të sulmeve verbale që janë bërë kundër saj, edhe në rrjetet sociale, komente fyese dhe gjuhë urrejtje. Më parë ka pasur katër truproja nga Garda për shkak të detyrë, ndërsa në vitin 2023 i janë shtuar edhe 2 të tjerë. Garda do të jetë e pranishme edhe pranë banesës së saj.

Ndërkohë, mbrëmjen e 22 dhjetorit 2023, eskorta e gardës shoqëruese së gjyqtares së posaçme Irena Gjoka u përfshi në një aksident. Një punonjës police teksa udhëtonte me automjetin e tij ka goditur automjetin e punonjësve të gardës. Aksidenti u dyshua se kishte ndodhur si pasojë e lagështirës dhe shiut. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por pas momentit të aksidentit ka pasur dhe një debat mes punonjësit të policisë dhe punonjësve të gardës. Ka nisur dhe një hetim për të sqaruar këtë ngjarje. Sipas burimeve, ka qenë një efektiv i Rrugores nga Elbasani, që lëvizte me makinë me targa zvicerane.  Hetuesit kanë kërkuar kamerat për të parë çfarë rregullash ka shkelur shkaktari i aksidentit, pasi njëri nga gardistët e Republikës ka thënë se ai kishte udhëtuar pas tyre nga Rinasi deri në Selitë, vend ku ndodhi aksidenti. Në Rinas, Garda e Republikës, thuhet nga Policia Kufitare se priti djalin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila prej ditësh ishte nën ruajtje me masa shtesë. Fillimisht Policia Rrugore e Tiranës raportoi se nuk kishte anëtarë të familjes së gjyqtares në makinën që po eskortohej nga Garda e Republikës. Por kjo zgjati vetëm 30 minuta, pasi Garda ka treguar itinerarin dhe kë po eskortonte. Megjithëse mekanizmi ishte i dukshëm që bëhej fjalë për aksident automobilistik, në hetim u angazhua edhe SHISH për informacione më të thelluara. Garda e Republikës i ka kërkuar tri herë personit të aksidentit që të distancohej dhe të mos hynte më eskortim, por shtetasi me detyrë polic rrugor nuk është bindur.

 

Çështja e Irena Gjokës nuk është thjesht një histori personale. Ajo është një pasqyrë e qartë e tensionit mes drejtësisë dhe politikës në Shqipëri.

Nga njëra anë, institucionet që verifikojnë, hetojnë dhe interpretojnë ligjin. Nga ana tjetër, një klimë presioni, dyshimi dhe polarizimi ekstrem.

Sot, ende nuk ka një vendim përfundimtar. Ka vetëm procedura. Ka vetëm interpretime ligjore. Dhe ka shumë zëra që flasin më fort se dokumentet.

Nëse ligji është shkelur, përgjegjësia duhet të vendoset. Por nëse ligji po përdoret si mjet presioni, atëherë rreziku është shumë më i madh. Sepse një drejtësi që frikësohet, nuk është më drejtësi.

Dhe një gjyqtar që gjykohet politikisht, nuk është më i pavarur. Historia na ka mësuar se goditja e drejtësisë nuk nis gjithmonë me dhunë.

Shpesh nis me dyshime.

Mbajtën peng gjyqtaren dhe nënën e saj për 30 orë/ Autoritetet franceze vënë në pranga 5 persona

8 February 2026 at 20:39

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për rreth 30 orë në një rast shpërblimi për kriptomonedha.

Katër burra dhe një grua u morën në paraburgim, tre gjatë natës dhe dy këtë mëngjes, tha prokurori i Lionit, Thierry Dran.

Arrestimet pasuan gjetjen e gjyqtares 35-vjeçare dhe nënës së saj 67-vjeçare në një garazh në rajonin juglindor të Drôme të premten në mëngjes. Të dyja u gjetën të plagosura.

Një burim pranë çështjes tha se dy nga të arrestuarit u gjetën duke u përpjekur të hipnin në një autobus që shkonte për në Spanjë. Autoritetet po vazhdonin hetimin e tyre për të dyshuar të tjerë të mundshëm, ndërsa një burim i dytë tha se gruaja që po mbahej është partnerja e njërit prej katër burrave.

Rrëmbimi shkaktoi një operacion masiv policor që përfshinte 160 oficerë pasi partnerja e gjyqtares mori një mesazh dhe një foto nga rrëmbyesit që kërkonin një shpërblim në kriptomonedha. Prokurori tha se sulmuesit kërcënuan se do t’i gjymtonin viktimat nëse shpërblimi nuk paguhej menjëherë.

Përfundimisht, dy gratë arritën të liroheshin dhe të kërkonin ndihmë duke trokitur në derën e garazhit. Një fqinj që dëgjoi zhurmën ndërhyri dhe hapi derën. Ato u shpëtuan të premten në mëngjes, pa u paguar asnjë shpërblim.

Ushqimi, testi për integrimin/ Sokolaj: Fokus, produktet me origjinë shtazore. Siguria ushqimore, zinxhir me shumë hallka

8 February 2026 at 19:50

Siguria ushqimore është një proces i ndërlikuar dhe çdo hallkë në zinxhir ka rol kyç, ndërsa një problem në një pjesë të tij mund të prishë mekanizmin e tërë sistemit. Kështu u shpreh Granit Sokolaj, ekspert i sigurisë ushqimore, duke theksuar rëndësinë e kontrollit të produkteve me origjinë shtazore, si hallka më e rëndësishme, por pa anashkaluar edhe të tjerat, përfshirë tokën dhe sipërfaqet e saj.

Sokolaj nënvizoi se Shqipëria ka nisur që nga viti 2009 një përafrim gradual të legjislacionit me BE-në, por zbatimi i rregulloreve nuk është gjithmonë automatik.

“Siguria ushqimore është një zinxhir me shumë hallka, dhe brenda çdo hallke ka zinxhirë të tjerë. Nëse një ingranazh nuk funksionon, mekanizmi prishet. Produktet me origjinë shtazore janë hallka më e rëndësishme, pa anashkaluar të tjerat. Edhe toka, e kontaminuar ose jo, si dhe sipërfaqja e tokës lidhen me sigurinë ushqimore.

Ne kemi që nga viti 2009 një përafrim gradual, që nga marrëveshja, por rregulloret kthehen automatikisht në zbatim, ndërsa në Shqipëri kjo nuk ndodh. Ne i përafrojmë pjesërisht legjislacionet e BE-së. Ne bëjmë edhe ndryshime, me mendimin për t’i dhënë siguri ushqimore dhe privatitet. Në Kosovë, rregullorja zbatohet “copy-paste”, ndërsa ne e përafrojmë.

Duhet të ndërtojmë një institucion që t’i zbatojë këto. Flitet rreth një viti për të riorganizuar autoritetin e ushqimit në Shqipëri. Mund të jetë autoritet ose agjenci, por jo institucion.” 

/ abcnews.al /

Nga ferma në tryezë/ Kamberi: Ja katër shtyllat e rëndësishme të sigurisë ushqimore

8 February 2026 at 19:40

Siguria ushqimore mbetet një element thelbësor në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kështu u shpreh Geron Kamberi, ekspert për çështjet e integrimit evropian, duke theksuar se zbatimi i standardeve të BE-së është i domosdoshëm për Kapitullin 12 të negociatave.

Sipas tij, censusi bujqësor do të realizohet sipas standardeve të reja evropiane, ndërsa Shqipëria është e detyruar të zbatojë sisteme si gjurmueshmëria, kontrolli fitosanitar, databazat e pesticideve dhe siguria e kafshëve në ferma.

“Censusi bujqësor tashmë do të bëhet në standarde të tjera. BE-ja, nëpërmjet Autoritetit të Sigurisë Ushqimore, i cili e ka zyrën në Parma, Itali, dhe ku Parma është kryeqytet i gastronomisë, ka një sërë standardesh që Shqipëria është e detyruar t’i ndjekë.

Që nga sistemi i gjurmueshmërisë, ASF-ja, databaza e pesticideve, si dhe bimët. Këto shtylla janë të rëndësishme: bujqësia, siguria e kafshëve në ferma, ajo fitosanitare, pra bimët dhe pesticidet. Për secilën nga këto ka rregullore të posaçme që shteti shqiptar i ka përvetësuar në mënyrë graduale dhe është drejt fazës finale, e cila do të varet edhe nga deklarata dhe kuadri negociues që ka përcaktuar Shqipëria për Kapitullin 12. Siguria ushqimore lidhet me sigurinë kombëtare. “  / abcnews.al /

Shqipëria drejt ‘tryezës europiane’/ Sulaj: Siguria ushqimore, sfidë e rëndësishme drejt BE

8 February 2026 at 19:18

Siguria ushqimore mbetet një nga sfidat më të rëndësishme në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kështu u shpreh Kapllan Sulaj, Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, duke theksuar se ky sektor lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian.

Sipas Sulajt, siguria ushqimore ndërtohet mbi standarde të qarta në disa drejtime, si shëndeti i kafshëve dhe standardet në përpunimin e ushqimeve, të cilat aplikohen në faza të ndryshme të zinxhirit ushqimor dhe duhet të jenë në përputhje të plotë me standardet e BE-së.

“Siguria ushqimore qëndron tek standardet në tre drejtime, si shëndeti i kafshëve dhe standardet në përpunimin e ushqimeve. Këto standarde që aplikohen në faza të ndryshme përmbushin sigurinë ushqimore. Standardet aplikohen edhe në legjislacion dhe duhet t’u referohemi standardeve të BE-së, e cila përcakton se sistemi duhet të përmbushë standardet ligjore.

Rregullorja e vitit 2002 përcakton AKU-në dhe hallkat në varësi të saj. Sistemi i sigurisë ushqimore nuk është një sistem i thjeshtë, por është hierarkik. Janë operatorët e biznesit ushqimor, shoqata të tjera, konsumatorët shqiptarë që përbëjnë sistemin. Jemi përpara një sfide të rëndësishme, atë të integrimit në BE. Një nga kapitujt më të vështirë është ai 12, i sigurisë ushqimore, që lidhet me standardet, dhe krijimi i AKU-së është standard. Duhet të jetë një autoritet i pavarur që zbaton komandat në mënyrë vertikale, dhe nuk duhet të ketë konflikt interesi në gjithë zinxhirin e komandave.”  / abcnews.al /

Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në zgjedhjet presidenciale

8 February 2026 at 18:52

Partia në pushtet në Japoni, e udhëhequr nga Kryeministrja Sanae Takaichi, parashikohet të ketë fituar zgjedhjet e parakohshme të së dielës me një fitore të thellë.

Një sondazh i fundit nga transmetuesi publik NHK sugjeron se koalicioni i udhëhequr nga Partia Liberale Demokratike (LDP) e Takaichi-t pritet të fitojë dy të tretat e vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve të Japonisë.

Kryeministrja e parë femër e vendit kishte kërkuar një mandat të qartë publik duke shpallur zgjedhjet vetëm katër muaj pasi u bë udhëheqëse e partisë.

Suksesi i saj i raportuar është në kontrast të theksuar me dy paraardhësit e saj, nën të cilët partia humbi shumicën parlamentare për shkak të skandaleve të korrupsionit dhe rritjes së kostove.

Takaichi më parë u zotua të jepte dorëheqjen nëse partia e saj nuk arrinte të siguronte shumicën, dhe disa i quajtën zgjedhjet e parakohshme “një bast të madh”.

LDP humbi shumicën në të dy dhomat e parlamentit në vitin 2024, dhe koalicioni i saj dekadash i vjetër me partinë Komeito “u shemb”.

Por popullariteti personal i Takaichi-t duket se e ka ndihmuar partinë, me vlerësimet e miratimit për qeverinë e saj që kryesisht luhaten në mbi 70%.

LDP-ja dhe partneri i saj aktual i koalicionit, Partia e Inovacionit të Japonisë, mund të sigurojnë deri në 366 nga 465 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, sipas parashikimeve të NHK-së, ndërsa votat vazhdojnë të numërohen.

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, ka përshëndetur tashmë një “fitore të madhe” për Takaichi-n, duke thënë se “kur Japonia është e fortë, SHBA-të janë të forta në Azi”.

Njerëzit në të gjithë Japoninë sfiduan borën për të votuar në zgjedhjet e para të mesit të dimrit në vend në 36 vjet.

Fotoja skandaloze nga dosja Epstein/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 February 2026 at 18:23

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa nga figurat më të njohura. Fotoja tregon një darkë të vitit 2015, ku në të njëjtën tavolinë shihen themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, shefi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, si dhe bashkëthemeluesi i PayPal, Peter Thiel. Vetë Epstein, më vonë, u mburr se kjo mbledhje kishte qenë “e çmendur”.

Fotografia është publikuar si pjesë e dokumenteve të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara. Sipas mediave britanike, imazhi ishte dërguar me email nga Epstein dret vetvetes më 3 gusht 2015, vetëm një ditë pasi ai kishte marrë pjesë në këtë darkë luksoze me titanët e teknologjisë. Po ashtu, Epstein kishte edhe një kopje të fotografisë të vendosur në kornizë në apartamentin e tij në Manhattan, çka tregon rëndësinë që ai i jepte këtij takimi.

Nga emailet e përfshira në dosje rezulton se darka ishte zhvilluar më 2 gusht 2015. Disa javë më vonë, në një email të datës 20 gusht 2015 drejtuar miliarderit Tom Pritzker, Epstein e përshkroi këtë takim si “të çmendur”. Ky përshkrim është rikthyer tani në qendër të vëmendjes, teksa rritet shqyrtimi publik mbi marrëdhëniet që financieri i diskredituar kishte me figura shumë të fuqishme nga bota e biznesit dhe teknologjisë.

Pas publikimit të këtyre dokumenteve, personat që përmenden në dosje kanë filluar të minimizojnë çdo lidhje me Epstein. Kjo ndodh ndërsa Departamenti i Drejtësisë ka bërë publikimin e më shumë se tre milionë dokumenteve që lidhen me rrjetin shoqëror dhe aktivitetet e tij, duke hedhur dritë mbi kontaktet e shumta që ai kishte me politikanë, biznesmenë dhe figura publike.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se shfaqja në fotografi apo dokumente nuk përbën provë të ndonjë shkeljeje apo përfshirjeje në veprimtari të paligjshme. Rasti i Elon Musk është një nga më të përfolurit, pasi emri i tij shfaqet disa herë në dosje, përfshirë edhe shkëmbime të mëparshme email-esh që sugjerojnë një marrëdhënie miqësore mes tij dhe Epstein disa vite para darkës së vitit 2015.

Pavarësisht këtyre zbulimeve, Musk, sot njeriu më i pasur në botë, ka mohuar vazhdimisht të ketë qenë i afërt me Epstein. Në një intervistë për Vanity Fair, ai deklaroi se nuk e njihte aq mire financiarin e ndjerë.

“Nuk më kujtohet ta kem prezantuar Epstein me askënd, sepse nuk e njoh aq mirë sa ta bëja këtë. Epstein është padyshim një njeri i çuditshëm dhe Zuckerberg nuk është një mik i imi”. Gjithashtu, më 31 janar, Musk reagoi edhe në platformën X, duke hedhur poshtë pretendimet se kishte marrë pjesë në tubime apo festa të Epstein. Ai shkroi se nuk ka qenë kurrë në asnjë festë të Epstein dhe se ka kërkuar vazhdimisht që ata që kanë kryer krime në bashkëpunim me të, të ndiqen penalisht.

Publikimi i kësaj fotografie dhe dokumenteve shoqëruese ka rihapur debatin mbi mënyrën sesi Jeffrey Epstein arriti të krijojë dhe ruajë lidhje me njerëz jashtëzakonisht të fuqishëm, edhe pas dënimeve dhe skandaleve që shoqëruan emrin e tij. Ndërkohë, opinioni publik vazhdon të kërkojë transparencë dhe sqarime më të plota mbi këto marrëdhënie, pa paragjykuar, por duke kërkuar përgjegjësi aty ku ka fakte.

Japonezët gjejnë thesar të vërtetë në një thellësi prej 6,000 metrash

8 February 2026 at 17:52

Sedimentet që përmbajnë minerale të rralla u nxorën nga thellësitë e oqeanit prej 6,000 metrash në një mision testimi japonez, tha qeveria më 2 shkurt, ndërsa kërkon të frenojë varësinë nga Kina për mineralet e vlefshme, shkruan Le Monde.

Japonia thotë se misioni ishte përpjekja e parë në botë për të nxjerrë minerale të rralla në det të thellë në një thellësi të tillë.

“Detajet do të analizohen, duke përfshirë saktësisht se sa shumë minerale të rralla përmbahen” në mostër, tha zëdhënësi i qeverisë Kei Sato, duke e quajtur atë “një arritje domethënëse si në aspektin e sigurisë ekonomike ashtu edhe të zhvillimit gjithëpërfshirës detar”.

Mostra u mblodh nga një anije shpimi shkencore në det të thellë e quajtur Chikyu që u nis muajin e kaluar për në ishullin e largët Minami Torishima në Paqësor, ku besohet se ujërat përreth përmbajnë një thesar të pasur me minerale të vlefshme.

Kjo vjen ndërsa Kina – deri tani furnizuesi më i madh në botë i mineraleve të rralla – rrit presionin mbi fqinjin e saj pasi kryeministri Sanae Takaichi sugjeroi në nëntor se Tokio mund të reagojë ushtarakisht ndaj një sulmi ndaj Tajvanit, të cilin Pekini është zotuar ta marrë kontrollin me forcë nëse është e nevojshme.

Pekini ka bllokuar eksportet në Japoni të artikujve “me përdorim të dyfishtë” me përdorime të mundshme ushtarake, duke nxitur shqetësimet në Japoni se Pekini mund të mbyt furnizimet me metale të rralla, disa prej të cilave përfshihen në listën e mallrave me përdorim të dyfishtë të Kinës.

Metalet e rralla – 17 metale të vështira për t’u nxjerrë nga korja e Tokës – përdoren në gjithçka, nga automjetet elektrike te disqet e forta, turbinat me erë dhe raketat.

Zona përreth Minami Torishima, e cila ndodhet në ujërat ekonomike të Japonisë, vlerësohet të përmbajë më shumë se 16 milionë ton metale të rralla, të cilat gazeta e përditshme e biznesit Nikkei thotë se janë rezerva e tretë më e madhe në nivel global.

Këto depozita të pasura përmbajnë rreth 730 vjet disprosium, i përdorur në magnete me forcë të lartë në telefona dhe makina elektrike, dhe 780 vjet itrium, i përdorur në laserë, tha Nikkei.

Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri

8 February 2026 at 17:33

Arabia Saudite njoftoi një paketë të madhe investimesh në Siri që përfshin energjinë, aviacionin, pasuritë e paluajtshme dhe telekomunikacionin.

Sipas mediave të huaja, Arabia Saudite nisi një fond investimesh në Siri që do të vë në dispocion 7.5 miliardë rialë sauditë (2 miliardë dollarë – 1.7 miliardë euro) për të zhvilluar dy aeroporte në qytetin sirian të Alepos në faza të shumëfishta, tha të shtunën Ministri i Investimeve i Arabisë Saudite Khalid al-Falih.

Fondi Elaf synon të financojë projekte në shkallë të gjerë në Siri me pjesëmarrjen e investitorëve privatë sauditë, shtoi al-Falih.

Në aviacionin civil, transportuesi saudit flynas dhe Autoriteti Sirian i Aviacionit Civil nënshkruan një marrëveshje për të krijuar një linjë ajrore të re, “flynas Syria”.

Ndërmarrja e përbashkët do të jetë 51 përqind në pronësi të palës siriane dhe 49 përqind nga flynas, me operacionet që pritet të fillojnë në tremujorin e katërt të vitit 2026, tha kompania.

Operatori më i madh i telekomunikacionit në Arabinë Saudite, STC, do të investojë gjithashtu më shumë se tre miliardë rialë (799.96 milionë dollarë – rreth 677 milionë euro) për të “forcuar infrastrukturën e telekomunikacionit dhe për të lidhur Sirinë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar përmes një rrjeti me fibra optike që shtrihet në më shumë se 4,500 kilometra”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve.

Siç theksojnë mediat, investimet e fundit shënojnë njoftimin më të madh të tillë që kur SHBA-të hoqën sanksionet ndaj Sirisë në dhjetor.

“Ne përgëzojmë marrëveshjet e investimeve saudite-siriane të shpallura këtë javë. Partneritetet strategjike në aviacion, infrastrukturë dhe telekomunikacion do të kontribuojnë ndjeshëm në përpjekjet e rindërtimit të Sirisë”, tha Tom Barrack, i dërguari i SHBA-së në Siri, në X.

Vitin e kaluar, Riadi njoftoi 6.4 miliardë dollarë (rreth 5.4 miliardë euro) investime, të ndara në 47 marrëveshje me më shumë se 100 kompani saudite që punojnë në pasuri të paluajtshme, infrastrukturë dhe telekomunikacion.

Të dy palët nënshkruan gjithashtu një memorandum mirëkuptimi dhe një marrëveshje të përbashkët zhvillimi me ACWA Power të Arabisë Saudite dhe Kompaninë Saudite të Transmisionit të Ujit, duke përcaktuar një plan rrugor për bashkëpunim në sektorin e ujit.

“Kemi hartuar plane për të ngritur një impiant shkripëzimi të ujit të detit, me qëllim që të sjellim ujë të freskët nga bregu sirian në jug të vendit”, ka thënë ministri i Energjisë i Sirisë, Mohamed al-Bashir.

Sulm i armatosur në Nigeri! 3 të vrarë dhe 11 të rrëmbyer

8 February 2026 at 17:12

Një sulm i dhunshëm i armatosur ka tronditur sërish Nigerinë veriore, ku persona të armatosur vranë tre banorë dhe rrëmbyen 11 të tjerë, mes tyre edhe një prift katolik. Sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 3:00, në zonën e qeverisjes lokale Kauru, në shtetin Kaduna.

Sipas një njoftimi zyrtar të Dioqezës Katolike të Kafanchan-it, agresorët hynë me forcë në rezidencën e priftit, duke e cilësuar ngjarjen si “një akt pushtimi nga një grup terrorist”. Dhuna rezultoi në vrasjen e tre civilëve dhe rrëmbimin e 11 personave, ndërsa autoritetet shtetërore nuk dhanë menjëherë detaje për identitetin e agresorëve apo për operacionet e mundshme të shpëtimit.

Ky sulm është pjesë e një vale të re dhune që po përshkallëzohet në veriun e Nigerisë, një rajon që prej vitesh përballet me pasiguri të thellë. Vetëm në muajt e fundit, më shumë se 150 të krishterë u rrëmbyen nga tre kisha në një zonë tjetër të shtetit Kaduna, përpara se të liroheshin këtë javë. Ndërkohë, në shtetin Kwara, të paktën 160 persona, kryesisht myslimanë, u vranë nga ekstremistë islamikë pasi refuzuan të indoktrinoheshin.

Kisha Katolike në Kaduna u bëri thirrje besimtarëve për lutje dhe solidaritet, duke kërkuar lirimin e sigurt të të rrëmbyerve. Ajo gjithashtu theksoi nevojën për masa më të forta sigurie për të mbrojtur komunitetet e cenueshme, si të krishtera ashtu edhe myslimane, të cilat po preken pa dallim nga dhuna.

Veriu i Nigerisë ndodhet në një krizë të ndërlikuar sigurie, ku veprojnë njëkohësisht grupe militante islamike dhe banda të armatosura që merren me rrëmbime për shpërblim. Presidenti Bola Tinubu, i zgjedhur në vitin 2023 me premtimin për t’i dhënë fund kësaj krize, po përballet me kritika të forta për mungesë rezultatesh konkrete në përmirësimin e sigurisë.

Sipas analistëve të sigurisë, grupet e armatosura që më parë vepronin kryesisht në zonat më veriore të vendit, tani po zhvendosin aktivitetin e tyre drejt jugut, si pasojë e presionit ushtarak dhe konkurrencës për marrje territori mes grupeve rivale. Kjo ka shtuar rrezikun për zona që më parë konsideroheshin relativisht më të sigurta.

Në nivel ndërkombëtar, Nigeria ka qenë në vëmendjen e Shteteve të Bashkuara, që kanë akuzuar qeverinë nigeriane për dështim në mbrojtjen e komuniteteve të krishtera, megjithëse sulmet prekin të gjitha besimet fetare. Këto akuza kanë çuar në forcimin e partneritetit të sigurisë mes dy vendeve, përfshirë sulme ajrore amerikane kundër grupeve të armatosura në territorin nigerian në muajin dhjetor dhe praninë e një numri të vogël forcash amerikane në vend.

Ekspertët theksojnë se, përveç operacioneve ushtarake, nevojiten masa afatgjata si forcimi i policisë lokale, inteligjencë më e mirë, zhvillim ekonomik dhe dialog ndërkomunitar, në mënyrë që të adresohet rrënja e problemit dhe të parandalohet përsëritja e sulmeve të tilla tragjike.

Ministri i Jashtëm iranian: Teherani nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit, as në rast lufte!

8 February 2026 at 16:37

Irani nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit, objekt i një mosmarrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, “edhe nëse na imponohet lufta”, tha sot (8 shkurt), Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, vetëm dy ditë pas bisedimeve mbi programin bërthamor të Teheranit me Uashingtonin.

“Irani ka paguar një çmim shumë të lartë për programin e tij bërthamor paqësor dhe për pasurimin e uraniumit”, tha Abbas Araghchi në një forum në Teheran.

“Pse këmbëngulim në pasurimin (e uraniumit) dhe refuzojmë ta braktisim atë edhe nëse na imponohet lufta? Sepse askush nuk ka të drejtë të diktojë veprimet tona”, tha diplomati, i cili pati kontakte në Oman të premten me të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff.

“Vendosja e tyre ushtarake në rajon nuk na tremb”, tha ministri i jashtëm iranian, një ditë pasi i dërguari i Donald Trump për Lindjen e Mesme vizitoi aeroplanmbajtësen amerikane Abraham Lincoln në rajonin e Gjirit.

“Ne jemi popull i diplomacisë, jemi gjithashtu popull i luftës, por kjo nuk do të thotë që kërkojmë luftë”, tha Araghchi në një forum në Teheran.

Skandali Epstein, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të kryeministrit britanik

8 February 2026 at 16:26

Britania e Madhe po përballet me një krizë serioze politike, një nga më të mëdhatë që nga ardhja në pushtet e kryeministrit Keir Starmer. Shkak është bërë emërimi i Peter Mandelson si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara, një vendim që ka shkaktuar zemërim të madh publik dhe presion të fortë politik.

Si pasojë e kësaj situate, Morgan McSweeney, shefi i stafit të Kryeministrit dhe një nga njerëzit më të afërt dhe më të besuar të Starmerit, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi u bë publik sot 8 shkurt e diel përmes një deklarate zyrtare.

Morgan McSweeney njihet si arkitekti kryesor i fitores së Partisë Laburiste në zgjedhjet e korrikut 2024. Ai konsiderohej truri strategjik pas suksesit të Keir Starmerit dhe kishte një rol kyç në drejtimin e qeverisë.

Në deklaratën e tij, McSweeney pranoi hapur se kishte qenë drejtpërdrejt i përfshirë në vendimin për të emëruar Peter Mandelson dhe se ai vetë i kishte këshilluar Kryeministrit ta bënte këtë emërim. “Vendimi për të emëruar Peter Mandelson ishte i gabuar. Ky vendim ka dëmtuar partinë tonë, vendin tonë dhe besimin e njerëzve te politika”, deklaroi McSweeney.

“Unë e këshillova Kryeministrin për këtë emërim dhe marr përgjegjësinë e plotë për atë këshillë”, tha ai.

Pse emërimi i Peter Mandelson shkaktoi skandal?

Peter Mandelson është një figurë e njohur e politikës britanike, por emërimi i tij si ambasador në SHBA rezultoi shumë problematik, pasi dolën në dritë dokumente dhe informacione që tregojnë marrëdhëniet e tij të ngushta me Jeffrey Epstein, një person i ndjerë, i dënuar për krime të rënda seksuale.

Këto zbulime shkaktuan indinjatë të madhe në opinionin publik, pasi shumë qytetarë dhe politikanë besojnë se një person me lidhje të tilla nuk duhet të përfaqësojë Britaninë e Madhe në një nga postet më të rëndësishme diplomatike në botë.

Presion i madh mbi Kryeministrin Keir Starmer

Vendimi për Mandelsonin ka vënë Keir Starmerin nën presion të jashtëzakonshëm, si nga opozita, ashtu edhe nga brenda Partisë Laburiste. Shumë persona e konsiderojnë këtë si krizën më të madhe të 18 muajve të parë të qeverisjes së tij.

Operacioni “Barriera”/ Proda: Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, kyç në goditjen e armëve ilegale

8 February 2026 at 16:11

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, shprehu vlerësimin e veçantë për Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për operacionet e njëpasnjëshme, profesionale dhe të suksesshme që po zhvillon në goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë, si dhe të veprimtarisë kriminale të shitjes dhe mbajtjes së tyre pa leje në territorin e Tiranës.

“Vlerësim dhe mirënjohje të veçantë për Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për finalizimin e operacionit të radhës, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme dhe të suksesshme të zhvilluara për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë, si dhe të veprimtarisë kriminale të shitjes apo mbajtjes pa leje të armëve në Tiranë.

Operacioni “Barriera”, si dhe operacionet dhe goditjet e realizuara përgjatë vitit 2025 dhe në fillim të këtij viti, janë dëshmi e një pune të mirorganizuar, profesionale, hetimore dhe operacionale, e strukturave të DVP Tiranë.

Gjithashtu, konfirmojnë marrëdhënie shumë të mira bashkëpunimi ndërinstitucional, veçanërisht me Prokurorinë e Tiranës dhe partnerët ligjzbatues, si dhe bashkëpunimin shumë të mirë mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, në funksion të parandalimit dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje, trafikimit të lëndëve narkotike dhe çdo paligjshmërie tjetër.

Armët e zjarrit janë mjeti kryesor për kryerjen e veprave penale dhe përbëjnë një rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve dhe sigurinë publike. Parandalimi dhe goditja e tyre mbetet një prioritet absolut i Policisë së Shtetit, në shërbim të rendit, ligjit dhe qytetarëve.

Sjell në vëmendjen tuaj se gjatë vitit 2026, goditja pa kompromis e armëmbajtjes pa leje, trafikimit të armëve dhe çdo forme tjetër të veprimtarisë kriminale të lidhur me to, do të jetë një nga fokuset kryesore të punës së Policisë së Shtetit në të gjitha qarqet e vendit.

Ndaj ju inkurajoj që të vazhdoni punën me vendosmëri, profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, në shërbim të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve”

Demonstratë dhe përleshje në Milano për Lojërat Olimpike, Meloni: Kushdo që proteston kundër është armik i Italisë!

8 February 2026 at 15:41

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas përleshjeve gjatë demonstratës të zhvilluar ditën e djeshme, 7 shkurt, në Milano kundër Lojërave Olimpike, të cilat u hapën me një ceremoni në stadiumin Meazza.

Meloni i cilëson protestuesit  si “armiq të Italisë”, të cilët përveç përplasjeve të ashpra me policinë, kanë sabotuar gjithashtu dhe infrastrukturën hekurudhore. Ajo thotë se puna e bërë nga ekipet për Lojërat, nuk mund të sabotohet nga bandat e kriminelëve.

“Mijëra e mijëra italianë po punojnë këto orë për t’u siguruar që gjithçka të shkojë mirë gjatë Lojërave Olimpike. Shumë prej tyre e bëjnë këtë si vullnetarë, sepse duan që kombi i tyre të lërë përshtypje të mirë, të admirohet dhe respektohet. Pastaj janë edhe ata: armiqtë e Italisë dhe italianët, të cilët po demonstrojnë ‘kundër Lojërave Olimpike’, duke bërë që këto imazhe të përfundojnë në televizione anembanë botës.

Pasi të tjerët prenë kabllot hekurudhore për të parandaluar nisjen e trenave. Solidaritet, edhe një herë, me policinë, me qytetin e Milanos dhe me të gjithë ata që do ta shohin punën e tyre të minohet nga këto banda kriminelësh”, shkroi Meloni në mediat sociale, duke postuar një video që tregonte atë që ndodhi dje në marshimin e Milanos.

 

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon!

8 February 2026 at 15:28

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Irani do të përgjigjet ushtarakisht nëse Shtetet e Bashkuara e sulmojnë, duke theksuar se objektivat do të jenë vetëm bazat amerikane në rajon dhe jo vendet pritëse.

Në një intervistë për Al Jazeera Arabic, Araghchi bëri të ditur se Teherani dhe Uashingtoni kanë rënë dakord për një raund të dytë bisedimesh, i cili pritet të zhvillohet së shpejti, edhe pse ende nuk ka një datë të caktuar.

Ai pranoi se rreziku i një konflikti ushtarak ekziston, por nënvizoi se Irani është i përgatitur si për një zgjidhje paqësore, ashtu edhe për luftë. Sipas tij, Teherani ka garantuar vendet e rajonit se nuk do t’i sulmojë ato, por vetëm praninë ushtarake amerikane në territorin e tyre, në rast përshkallëzimi.

Ai pranoi se rreziku i një konflikti ushtarak ekziston, por nënvizoi se Irani është i përgatitur si për një zgjidhje paqësore, ashtu edhe për luftë. Sipas tij, Teherani ka garantuar vendet e rajonit se nuk do t’i sulmojë ato, por vetëm praninë ushtarake amerikane në territorin e tyre, në rast përshkallëzimi.

Yesterday — 7 February 2026Main stream

Kushtetuesja rrëzon qeverinë/ Beqiri: Republika e Prokurorëve po krijon precedent të rrezikshëm

6 February 2026 at 23:39

Avokati Idajet Beqiri tha se përdorimi i prokurorisë si gjykatë ka degjeneruar drejtësinë dhe ka krijuar “republikën e prokurorëve”.

Ai deklaroi se SPAK po përdoret politikisht për të goditur mazhorancën dhe për të rrëzuar qeverinë.

“ Pushteti gjyqësor është i pavarur. Kur e merr prokurorinë dhe e ke bërë sikur të jetë gjykatë, këtu e ke degjeneruar sistemin e së drejtës dhe ndërtimin e shtetit dhe ke krijuar një precedent të rrezikshëm. Pas këtij qëndrimi të Kushtetueses, ne kemi të bëjmë me një republikë prokurorësh.

Nëse ti, si politikë, je në minorancë dhe nuk e merr dot pushtetin, të ndihmon prokuroria duke i rënë mazhorancës. Kjo mazhorancë rritet e rritet dhe del republika e prokurorëve dhe thotë: kush është ajo forcë që e çon në majë të suksesit, është Veliaj – bjeri në kokë, çoje në burg; është Belinda, Lefter Koka, Vangjush Dako, kryetari i bashkisë Lushnjë.

Të votosh Berishën është si të votosh Serbinë, Vuçiçin, dhe ky ngrihet sot dhe thotë që kemi bërë kërkesë të shkëputet Shqipëria, të mos jetë pjesë e BE-së. SPAK-u, si seksion i Berishës, rrëzon qeverinë që të vijë në pushtet Berisha.“

Before yesterdayMain stream

31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

6 February 2026 at 21:31

Në një prej sulmeve më vdekjeprurëse në vitet e fundit, një sulmues vetëvrasës vrau të paktën 31 persona në një xhami shiite në Islamabad të Pakistanit, teksa besimtarët po merrnin pjesë në Lutjet e së Premtes.

Zyrtarët thanë më 6 shkurt se nga sulmi u plagosën afër 170 besimtarë në Tarlai, në periferi të Islamabadit. Xhamitë në mbarë botën myslimane janë të mbushura plotë me besimtarë gjatë Lutjeve të së Premtes.

Sipas videove të publikuara menjëherë pas sulmit, u panë trupa njerëzish të shtrirë nëpër objektin e xhamisë. Dhjetëra të plagosur po ashtu janë parë të shtrirë në oborrin e xhamisë Khadija Tul Kubra Imambargah.

“Në total, 31 persona kanë humbur jetën. Numri i të plagosurve që janë dërguar në spitale ka arritur në 169”, tha Irfan Memon, zyrtar i lartë shtetëror.

Aun Shah, dëshmitar okular, tha se dy sulmues fillimisht kanë vrarë me armë zjarri rojet e sigurisë së xhamisë. Ai tha se besimtarët tentuan t’i ndalnin, duke vrapuar drejt tyre.

“Sapo [sulmuesit] arritën te dera e xhamisë, njëri nga ta shpërtheu eksplozivin”, tha ai për Radion Mashaal të Radios Evropa e Lirë.

Disa besimtarë më pas protestuan jashtë xhamisë. Ata thanë se Qeveria është e paaftë të parandalojë sulmet terroriste në rritje.

Sulmet në Islamabad janë të rralla, pasi aty ka forca të shtuara të sigurisë. Por, provinca veriperëndimore të Kiber Paktunkvës dhe në atë jugperëndimore të Baloçistanit po goditen gjithnjë e më shumë nga dhuna islamiste dhe kryengritjet nacionaliste, ku talibanët pakistanezë dhe separatistët laikë etnikë baluçë përballen me forcat e sigurisë të Pakistanit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por monitoruesi i konfliktit ACLED tha se sulmi ngjason me sulmet që kryen nga grupi terrorist, Shteti Islamik. Ky grup tha se sulmi i 6 shkurtit është më vdekjeprurësi në Islamabad që një dekadë.

Pakistani me 240 milionë banorë ka popullsi shumicë sunite myslimane dhe myslimanët shiitë përbëjnë 15 për qind të popullatës. Që nga vitet ’80, mijëra persona janë vrarë në dhunën sektare dhe shpesh shiitët janë shënjestruar nga ekstremistët sunitë.  / abcnews.al /

Francë/ Gjyqtarja dhe nëna e saj rrëmbehen, kërkohet shpërblim 1.6 milionë euro në Bitcoin

6 February 2026 at 21:03

Një gjyqtare 35-vjeçare dhe nëna e saj 66-vjeçare u rrëmbyen dhe u mbajtën për rreth 30 orë në zonën e Grenoble përpara se të liroheshin, sipas Le Parisien.

Rrëmbimi ndodhi, sipas të njëjtit informacion, natën e së martës ndaj së mërkurës, rreth orës 3 të mëngjesit, në shtëpinë e 35-vjeçares në Saint-Martin-le-Vinoux, në Francën juglindore.

Dyshohet se autorët i kanë futur gratë në bagazhin e një makine, ndërsa në vendin e rrëmbimit u gjetën gjurmë gjaku. Partneri i 35-vjeçares, një drejtues në një kompani aktive në sektorin e kriptomonedhave, mungonte në kohën e incidentit.

Dy gratë u gjetën të premten në mëngjes në Bourg-lès-Valence, afërsisht 100 kilometra nga vendi i rrëmbimit. Ato u gjetën të lidhura në një garazh kur një fqinj hapi derën pasi dëgjoi zhurma.

Dy gratë pësuan lëndime dhe u dërguan në spital për ndihmën e parë, ndërsa deri më tani nuk janë bërë arrestime. Sipas një burimi policor, autorët dyshohet se kanë kërkuar një shpërblim në bitcoin, me një vlerë totale prej afërsisht 1.6 milion eurosh. Nuk dihet në këtë kohë nëse është paguar një shpërblim.  / abcnews.al /

❌
❌