Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 January 2026Main stream

Kaos në Greqi, pezullohen të gjitha fluturimet

By: redi
4 January 2026 at 14:55

Kaos në Greqi, ku një defekt teknik bllokoi trafikun ajror në të gjithë vendin. Bëhet fjalë për një problem serioz me sistemet qendrore të frekuencave radio të qendrave të kontrollit ajror. Mosfunksionimi, preku si aeroportet ndërkombëtare Eleftherios Venizelos të Athinës ashtu edhe atë të Selanikut, si dhe aeroportet rajonale, duke i bërë të pamundura mbërritjet dhe nisjet.

Source

“Të paraburgosurit nuk kanë akses real në dosjet gjyqësore”, ish-ministri Beqaj reagim nga burgu: Po shkelen të drejtat

By: redi
4 January 2026 at 14:46

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar përmes avokatit të tij lidhur me atë që e cilëson si një shkelje të vazhdueshme të të drejtës për një proces të rregullt ligjor. Në një reagim publik, Beqaj ngre shqetësimin se të pandehurit në paraburgim nuk kanë akses real për të lexuar dosjet e tyre gjyqësore, ndonëse proceset penale vijojnë prej vitesh në Gjykatën e Posaçme.

Source

Maduro burgoset në New York, Trump: SHBA-të do të drejtojnë Venezuelën! Festime dhe protesta në botë

By: redi
4 January 2026 at 14:36

Viti 2026 nisi me një nga ngjarjet që do të ndryshojë botën. Presidenti i Venezuelës, Maduro dhe gruaja e tij, Zonja e Parë Cilia Flores, po mbahen në një qendër paraburgimi në New York pas kapjes së tyre në sulmet ajrore amerikane ndaj Venezuelës të shtunën. Venezuela ndërkohë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe denoncon atë që e quan “agresionin ushtarak”.

Source

Reforma Territoriale, Boçi: Të shtohet numri i bashkive, të zbatohen rekomandimet e BE

By: redi
4 January 2026 at 14:23

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili është edhe bashkëkryetar në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, thotë se pa reflektimin e maxhorancës, demokratët nuk do të ulen në tryezë. Ai pohon se vijimi i punës në këtë komision duhet bërë pasi të largohet Edi Rama si kryeministër dhe vendi të udhëhiqet nga një qeveri teknike. “Do duhet përkthyer në largim të kësaj qeverie…

Source

Sa vlen nafta venezueliane? Një nga thesaret më të mëdha të energjisë në planet

By: redi
4 January 2026 at 13:49

Nafta venezueliane është një nga thesaret më të mëdha të energjisë në planet: mbi 300 miliardë fuçi, që përfaqësojnë 17-18% të rezervave globale. Kjo vlerë strategjike duket se ka nxitur, më shumë se çdo gjë tjetër, përshkallëzimin e tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe njoftimet e administratës Trump për qëllimin e saj për të marrë kontrollin e burimeve të vendit të Amerikës së Jugut.

Source

Protestuesit e ”Shqipëria Bëhet” përplasen me Policinë, shtohen përforcimet në radhët e efektivëve

By: redi
4 January 2026 at 13:38

Ka tensione në protestën e “Shqipëria Bëhet”, teksa efektivët e Policisë janë përleshur me protestuesit. Ende nuk dihen arsyet e dhunës, por forca të shumta policia kanë shtyrë fizikisht protestuesit duke u përpjekur t’i largojnë. Kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj është shprehur se efektivë të veshur civilë u kanë bërë foto protestuesve që më pas t’i arrestojnë. ”Ka civilë me xhup ‘Louis Vuitton’…

Source

FOTO/ Lapaj në protestë: 10 mln euro për çokollata, buxheti kundër kancerit nuk është aq

By: redi
4 January 2026 at 13:13

Kreu i ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në fjalën e mbajtur para Kryeministrisë në një protestë më të madhe se herët e kaluara, ka ashpërsuar akuzat ndaj qeverisë gjatë fjalës së tij në protestë. ”Këta janë kapur gafil në vjedhje, këta që kanë blerë 10 milionë euro çokollata ndërkohë buxheti kundër kancerit nuk është 10 mln euro. Këta që me një firmë të zv kryeministres kanë vjedhur 53 mln euro…

Source

Kërkesat nga ”Shqipëria Bëhet”, dorëheqje e Ramës dhe qeveri tranzitore

By: redi
4 January 2026 at 12:57

Dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe qeveri tranzitore kanë kërkuar protestuesit e “Shqipëria Bëhet” këtë të dielë para Kryeministrisë. Anëtarja e kryesisë së lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”, Edona Haklaj tha se qytetarët shqiptarë jetojnë nën frikë dhe presion, duke theksuar se pa largimin e kryeministrit Edi Rama nuk mund të ketë liri dhe demokraci të vërtetë. Haklaj tha se prej javësh ajo dhe…

Source

VIDEO/ ”Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, Lapaj: Kemi 27 netë që flemë në këtë shesh. Regjimi hajdut i Ramës s’ka dërguar ambulancë

By: redi
4 January 2026 at 12:53

”Shqipëria Bëhet” po mban protestën e parë për vitin 2026 para Kryeministrisë, edhe pse kanë 27 netë që protestojnë ditë e natë. Kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion. “Erdhi për të zhbërë modelin e oligarkisë së Berishës, por nuk është zhbërë, jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen e njeriut më të korruptuar në Europë. A ja dha populli 83 mandate që ta…

Source

Fotot që bënë xhiron e rrjetit, ja pse Maduro u pa me 3 veshje të ndryshme pas arrestimit

By: redi
4 January 2026 at 12:36

Arrestimi i presidentit të Venezuelës, Niolas Maduro është lajmi kryesor botëror. Përpos skenareve, ajo që ka zgjuar kuriozitet është se Maduro është fotografuar me 3 veshje të ndryshme. Që nga arrestimi në shtëpinë e tij e deri tek transportimi në paraburgim në New York. Shkak është udhëtimi nëpër zona me diferenca ekstreme klimaterike me luhatje temperaturash prej 32 gradësh. Karakas (Nisja)…

Source

Erë e fortë, pezullohet lundrimi i tragetit me Brindizin në Vlorë

By: redi
4 January 2026 at 12:23

Moti i keq ka përfshirë qytetin e Vlorës edhe këtë të dielë, duke bërë që deti të jetë me dallgë të larta që shkojnë deri në 1.5 metra. Kjo bën që mjetet e peshkimit dhe ato lundruese të mos dalin dot në det, për këtë arsye lundrimi i tyre vazhdon i pezulluar. Kështu është pezulluar edhe lundrimi i tragetit i linjës me Brindisin, pasi forca e detit është në rritje.

Source

Kongresmenia demokrate kundër Trump për arrestimin e Maduros: Nuk ka të bëjë me drogën, por me naftën

By: redi
4 January 2026 at 12:20

Përfaqësuesja demokrate Alexandria Ocasio-Cortez ka një qëndrim të fortë ndaj arrestimit të Nicolas Maduros dhe gruas së tij nga forcat amerikane në Venezuelë, duke sulmuar Donald Trumpin, duke e quajtur atë një “shpërqendrim”. Në një postim, politikania dhe aktivistja shkroi: “Nuk u bë për drogën. Nëse kjo do të ishte arsyeja, Trump nuk do ta kishte falur një nga trafikantët më të mëdhenj të…

Source

Maduro në pranga, venezuelianët: Mund të shohim sërish dritë në fund të tunelit

By: redi
4 January 2026 at 12:08

Venezuelianët kanë shprehur reagimet e tyre pas arrestimit të presidentit Nicolas Maduro. Shpresë, frikë por dhe pasiguri ka shoqëruar qytetarët. Njerëzit nisën të dilnin në sheshe duke festuar pas arrestimit të Maduros. Me flamuj të Venezuelës dhe të SHBA qytetarët janë shprehur të lumtur për arrestimin e Maduros megjithëse mbeten ende të paqartë se si do të vijojë situata në vendin e tyre.

Source

Shembet rruga në Prekal nga moti i keq, mungesë energjie në disa fshatra në Vaun e Dejës

By: redi
4 January 2026 at 12:02

Në qarkun e Shkodrës po punohet për pastrimin e rrugëve kombëtare dhe rurale pas motit të keq me reshje dëbore që përfshiu veriun e vendit. Sipas Prefekturës së Shkodrës si pasojë e reshjeve, është evidentuar shembje e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë-Prekal, në vendin e quajtur “Shkallë Logje”. Është vendosur sinjalistikë dhe aksi është bllokuar për të shmangur çdo rrezik. Po ashtu po punohet për…

Source

Serbia kundër SHBA për “mikun Maduro”, Vuçiç: Shqipëria është kërcënim

By: redi
4 January 2026 at 11:44

”Rendi botëror ka rënë”,-thotë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pas një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku diskutoi me tonë kritike për operacionin amerikan për kapjen e mikut të tij në Venezuelë, Nikolas Maduro. “Pas veprimeve në Venezuelë, është plotësisht e qartë se rendi publik ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së nuk zbatohen”, theksoi Presidenti serb, duke shtuar se ligji…

Source

Before yesterdayMain stream

Burri vrau gruan dhe më pas u vetëvra në garazh, kjo është banesa e çiftit

By: redi
2 January 2026 at 14:38

Burri vrau gruan dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30 në Orikum, ku Llogora Xhebro, 52-vjeç dhunoi për vdekje bashkëshorten e tij, Bozhe Bozhanim 48 vjeçe. Gruaja ka ndërruar jetë në banesë, dhe në momentin që shërbimet e policisë kanë mbërritur në banesën e çiftit, kanë konstatuar se 52-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri dhe pranë trupit të tij është konstatuar një…

Source

Çifti i bashkëshortëve gjenden të pajetë në banesë, ja dyshimet e para për ngjarjen e rëndë

By: redi
2 January 2026 at 14:16

Një grua rreth 40 vjeçe është gjendur pa shenja jete në banesë. Ngjarja ka ndodhur këtë të premte në Orikum të Vlorës. Ajo është gjetur e mbytur. Dyshimet e para janë që e ka mbytur bashkëshorti. Nga të dhënat e para dyshohet se Ll. Xh. pasi ka vrarë bashkëshorten, S.Xh., më pas ka vrarë edhe veten. …

Source

Bllokohet aksi Kakavijë-Janinë, nesër fermerët grekë 3 orë protestë

By: redi
2 January 2026 at 14:04

Fermerët grekë kanë rinisur sërish protesta në fillim të këtij viti. Policia Kufitare në Kakavijë është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se nesër më datë 03.01.2026, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm…

Source

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu humb të afërmit në aksident: Ngjarje tronditëse për ne

By: redi
2 January 2026 at 13:52

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur këtë të premte në Lezhë ku humbën jetën polici Petrit Florini dhe bashkëshortes së tij, Elona Florini. Ndreu shpreh ngushëllime duke e cilësuar ngjarjen si një goditje të rëndë për të gjithë familjen. ”Petrit Florini, djali i tezes time me bashkeshortën Elona Florini, sot humbën jetën tragjikisht në një…

Source

❌
❌