Shkurta Haxhiu hedh sërish akuza ndaj opinionisteve, Leonora Jakupit e Olta Gixharit
Pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova 4, Shkurta Haxhiu, ka zgjedhur të reagojë sërish publikisht përmes rrjeteve sociale, duke adresuar drejtpërdrejt opinionistet e spektaklit, Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari.
Në një InstaStory të publikuar së fundmi, Shkurta ka shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me mënyrën se si janë trajtuar disa situata brenda shtëpisë, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me përplasjet dhe akuzat për dhunë.
Ajo thekson se, sipas saj, opinionistet kanë dhënë komente dhe analiza pa u bazuar në një shqyrtim të plotë dhe profesional të rrethanave konkrete.
Foto: Instagram
Haxhiu shprehet se opinionistet kanë marrë rolin e 'avokates', duke përdorur, sipas saj, fjalë të rënda dhe duke e cilësuar sjelljen e saj si dhunë, pa marrë parasysh faktin se situatat kanë ardhur si pasojë e provokimeve.
Ajo nënvizon se asnjëherë nuk është bërë një analizë e mirëfilltë për të kuptuar kontekstin e plotë të ngjarjeve.
Më tej, Shkurta flet për atë që e quan standard i dyfishtë në gjykim, duke shtuar se nëse situata do të ishte e kundërt dhe ajo do të kishte qenë në anën e opinionisteve, reagimet dhe komentet do të kishin qenë krejtësisht të tjera.
Sipas saj, dhuna do të ishte kundërshtuar ndryshe dhe reagimi publik do të kishte marrë një tjetër drejtim. /Telegrafi/
