Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 December 2025Main stream

Rutte: Mbrojtja europiane nuk duhet të jetë e pavarur nga SHBA-ja  

26 December 2025 at 12:36

Nga Gazeta ‘Si’– Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, hodhi poshtë të premten thirrjet që Europa të marrë përsipër mbrojtjen e saj e vetme, duke thënë se aleanca mund të mbështetet ende te SHBA-ja. 

Komentet vijnë pas publikimit të një strategjie të sigurisë kombëtare nga administrata Trump, e cila u bën thirrje aleatëve të “ndajnë barrën” dhe të marrin “përgjegjësinë kryesore për rajonet e tyre”, dhe vijnë pas shqetësimeve të përsëritura mbi qëndrimin ushtarak afatgjatë të Uashingtonit në kontinent.

Europa duhet të shpenzojë më shumë për sigurinë e saj, por përkrah SHBA-së, tha Rutte në një intervistë.

“Jam absolutisht i bindur se SHBA-të e mbështesin plotësisht NATO-n. Nuk ka dyshim për këtë”, tha Rutte.

Në qershor, udhëheqësit e NATO-s u zotuan të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake në 3.5% të PBB-së së tyre, së bashku me 1.5% të shpenzimeve më të gjera të mbrojtjes.

Deri më tani, vetëm Polonia dhe Lituania janë  mbi 4%, ndërsa më shumë se gjysma e vendeve të NATO-s mbeten pas rreth 2%, sipas vlerësimeve të NATO-s . 

Rutte deri më tani ka këmbëngulur që Uashingtoni do të mbetet i angazhuar në kontinent, pavarësisht njoftimit për ripozicionimin e një brigade luftarake nga Rumania përsëri në SHBA tetorin e kaluar.

Ky veprim shënoi hapin e parë konkret nën administratën Trump drejt një reduktimi të pritur të pranisë ushtarake amerikane në Evropë. 

Fjalët e tij vijnë gjithashtu ndërsa aleatët evropianë presin Rishikimin e ardhshëm Global të Qëndrimit të SHBA-së, i cili pritet të zhvendosë burimet nga Evropa në rajonin Indo-Paqësor. SHBA-të gjithashtu kanë ndaluar mbështetjen ushtarake për Ukrainën që nga marsi, duke i lënë evropianët të plotësojnë boshllëqet .

The post Rutte: Mbrojtja europiane nuk duhet të jetë e pavarur nga SHBA-ja   appeared first on Gazeta Si.

Berisha: T’i rikthehemi sheshit çdo natë

26 December 2025 at 12:13

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Manza ku ka zhvendosur takimet e “Foltores”, ka bërë thirrje për intensifikimin e protestave dhe rikthimin e përditshëm në shesh, duke e cilësuar këtë si rrugën e vetme për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Berisha deklaroi se beteja e opozitës ka nisur fillimisht në parlament dhe më pas në sheshe, duke theksuar se opozita aktuale është një opozitë e vërtetë dhe e vendosur. Ai u shpreh se Partia Demokratike nuk është dhe nuk do të jetë kurrë parti e dhunës, pavarësisht zemërimit të qytetarëve, duke nënvizuar se përmbysjet më të mëdha në historinë e saj janë arritur përmes qëndresës paqësore.

Duke sjellë shembuj historikë, Berisha kujtoi vitin 1991, kur regjimi komunist u rrëzua pa përdorur armë, si dhe vitin 1997, kur sipas tij, dhuna u mposht me votë. Ai theksoi se edhe sot, përzënia e qeverisë do të vijë vetëm përmes mjeteve demokratike dhe paqësore.

Kreu i PD-së vlerësoi qëndresën e deputetëve opozitarë në parlament dhe protestën e 22 dhjetorit, duke theksuar se ato patën jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe përbënin një fitore në rrafshin e së drejtës.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve që, në një datë të caktuar, të zënë sheshin dhe të rikthehen aty çdo natë, derisa qeveria të largohet.

“Sheshi duhet të jetë i yni dhe Edi Rama ikën si mi”, u shpreh ai. Në fund, Berisha deklaroi se viti 2026 do të nisë si një mision për përmbysjen e asaj që ai e quajti “diktaturë të dytë”, duke shprehur bindjen se populli opozitar do të jetë në lartësinë e këtij misioni.

The post Berisha: T’i rikthehemi sheshit çdo natë appeared first on Gazeta Si.

Berisha nga Manza: Do i fitonim zgjedhjet nëse Rama nuk do falte 2 mld euro gjoba

26 December 2025 at 11:31

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përsëriti nga Manza, aty ku zhvilloi foltoren e radhës, se kryeministrin Edi Rama sipas tij vodhi zgjedhjet.

“Erdhëm në zgjedhje, zhvilluam fushatën elektorale më të bukur, programin më të shkëlqyer që ka njohur ky vend, ekspertizën, më të madhe. Unë, kisha deklaruar në mënyrat më të përsëritura se, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Sepse kur një kryeministër vendos të mos dorëzojë pushtetin, ai pastaj ka të gjitha mjetet në dorë për të shtypur votën, për të manipuluar votën, për të blerë votën”, tha Berisha.

Ai u shpreh se sipas tij tentuan që opozitën ta sulmonin në të gjitha mënyrat, por dështuan.

“U ngritët së bashku, si viganë, në një akt të pashembullt në histori, rezistuam padrejtësitë më të mëdha”, tha Berisha.

Sipas tij, Partia Demokratike me datën 11 maj nuk do humbiste kurrë zgjedhjet në qoftë se Edi Rama s’do të do falte 2 miliardë euro gjoba dhe kamata dy ditë para zgjedhjeve.

“Partia Demokratike do fitonte zgjedhjet, në qoftë se Edi Rama nuk do shpërndante 100 euro për 760.000 votues. Në qoftë se Edi Rama s’do mobilizonte rrogëtarët e shtetit që janë shërbëtorët tuaj, nuk do mobilizonte për të grabitur votat tuaja, për të kërcënuar ju.

Partia Demokratike do fitonte zgjedhjet, në qoftë se bandat ndër më të rrezikshmet në Europë, ndër më të fuqishmet në Europë, kartelët e drogës, Troplinët, Suel Çela, Bajrët dhe me radhë nuk do nxirrnin hanxharët e krimit kundër zgjedhësve dhe të diktonin atyre votën.

Nuk do të përdornin paratë e krimit për të blerë votë. Por miq, 21-shi s’mund të përsëritej më. Jo. Ai bëri këto dhe ne qëndruam me vendosmëri absolute. Ai bëri gjithçka të ndryshonte raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë, raport i cili në një farë mënyre është gjykimi, është ligji ndërkombëtar për zgjedhjet e atij vendi ku zhvillohet. Dështoi, i kërcënoi ata, përdori të gjitha format, telefonata me kryeministra, me ministra e të tjera e të tjera me radhë, por ne gjithashtu bëmë gjithçka dhe ne s’kishim asgjë tjetër në dorë përveç fakteve të vërtetave që sillnit ju për zgjedhjet”, tha ai.

The post Berisha nga Manza: Do i fitonim zgjedhjet nëse Rama nuk do falte 2 mld euro gjoba appeared first on Gazeta Si.

Imuniteti i Ballukut/Deputetët e PD-së shkojnë në Këshillin e Mandateve, gjejnë derën mbyllur

26 December 2025 at 11:06

Nga Gazeta ‘Si’- Deputetët e Partisë Demokratike janë paraqitur këtë të premte, më 26 dhjetor, në ambientet e Këshillit të Imunitetit dhe të Mandateve, por kanë gjetur derën e sallës së mbledhjes të mbyllur.

Anëtarët e Partisë Demokratike i ishin drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me një kërkesë zyrtare për thirrjen e mbledhjes së Këshillit të premten, lidhur me çështjen e zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Sipas shkresës, demokratët kërkojnë që mbledhja të zhvillohet në orën 11:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin ose heqjen e lirisë së Ballukut.

Në dokument theksohet se kërkesa e SPAK lidhet drejtpërdrejt me procedurat kushtetuese që Kuvendi duhet të ndjekë në rastet që përfshijnë deputetë apo funksionarë të lartë shtetërorë.

Në shkresë nënvizohet se thirrja e mbledhjes është detyrim ligjor, në rastet kur ajo kërkohet nga gjysma e anëtarëve të Këshillit.

“Kur thirrja bëhet me kërkesë të 1/2 së anëtarëve, Kryetari i Kuvendit ka detyrimin të njoftojë rendin e ditës për anëtarët e tjerë dhe palët e përfshira në proces”, thuhet në dokument.

Në përfundim, PD i bën thirrje Kryetarit të Kuvendit që të përmbushë detyrimin e tij ligjor dhe institucional, duke mos u kthyer – sipas saj – në pengesë për drejtësinë.

Partia Demokratike ka reaguar edhe ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama për të shtyrë shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, duke e cilësuar këtë vendim si “akt puçist antikushtetues”.

“Edi Rama, në një akt puçist antikushtetues, njoftoi bllokimin e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratën e selisë blu.

Sipas PD-së, kryeministri ka urdhëruar ndërprerjen e shqyrtimit të kërkesës së SPAK nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, të cilat parashikojnë shqyrtimin dhe përfundimin e këtyre procedurave brenda afateve ligjore.

The post Imuniteti i Ballukut/Deputetët e PD-së shkojnë në Këshillin e Mandateve, gjejnë derën mbyllur appeared first on Gazeta Si.

Trump urdhëron sulm ndaj ISIS në Nigeri: Vramë terroristët që masakruan të krishterët

26 December 2025 at 10:00

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se gjatë natës së Krishtlindjes, ushtria amerikane ka ndërmarrë një operacion ushtarak “të fuqishëm dhe vdekjeprurës” kundër celulave të ISIS-it në veriperëndim të Nigerisë.

Përmes një mesazhi në rrjetin e tij social, Truth, Trump shpjegoi se sulmi u bë si hakmarrje për vrasjen brutale të të krishterëve të pafajshëm në atë rajon.

“Nën drejtimin tim, vendi ynë nuk do të lejojë që terrorizmi radikal islamik të lulëzojë”, shkroi presidenti. Ai e cilësoi aksionin e Pentagonit si “të përsosur” dhe shtoi një mesazh të ashpër.

“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe terroristët e vdekur. Numri i tyre do të rritet nëse vazhdojnë masakrat ndaj të krishterëve”, tha ai.

Sipas Trump, ai i kishte paralajmëruar më parë terroristët se do të përballeshin me “ferrin” nëse nuk ndalonin sulmet e tyre, dhe sipas tij, kjo ndodhi mbrëmë.

Edhe Komanda Ushtarake e SHBA-së në Afrikë (AFRICOM) konfirmoi operacionin. Ata sqaruan se sulmi u krye me kërkesë të autoriteteve nigeriane në shtetin e Sokotos.

Pete Hegseth, kreu i Pentagonit, përforcoi mesazhin e presidentit duke thënë se Departamenti i Luftës është gjithmonë gati të veprojë.

Ai falenderoi qeverinë e Nigerisë për bashkëpunimin dhe paralajmëroi se detaje të tjera rreth operacionit do të bëhen publike në vijim.

The post Trump urdhëron sulm ndaj ISIS në Nigeri: Vramë terroristët që masakruan të krishterët appeared first on Gazeta Si.

Zelensky njofton takim me Trump: Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri

26 December 2025 at 09:57

Nga Gazeta ‘Si’- Diskutimet diplomatike mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është rindezur.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në orët e para të së premtes, në një postim në platformën X, tha se kishte një marrëveshje për t’u takuar me Donald Trump në “të ardhmen e afërt”, duke shtuar se “shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”.

“Rustem Umerov më informoi për kontaktet e tij të fundit me palën amerikane. Nuk po humbasim asnjë ditë. Ramë dakord për një takim në nivelin më të lartë me Presidentin Trump në të ardhmen e afërt. Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri. Lavdi Ukrainës!”, shkroi Zelensky.

Reagimi vjen vetëm 24 orë pasi vetë Zelensky zbuloi planin e ri prej 20 pikash për të cilin thuhet se kanë rënë dakord SHBA-të dhe Ukraina.

The post Zelensky njofton takim me Trump: Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Të flasësh me jetën tënde…

25 December 2025 at 13:52

Nga Gazeta ‘Si’- Nuk e di pse, rastësisht, këtë mëngjes Krishtlindjeje po dëgjoja kengën e Vaçe Zelës ‘Rrisim jetën tonë”… ndoshta nostalgjia …ndoshta rastësia…po pse rastësisht këtë këngë, në një mëngjes Krishtlindjeje? Nuk besoj se më doli rastësisht në Youtube.

Nuk jam religjiozi tipik, megjithëse besoj. Përgjithësisht si të gjithë, në ditët e zakonshme nxitoj, tërë kohës me ngut dhe shpesh besoj se të gjithë i bëjmë pyetje vetes pse nxitojmë kaq rrëmujshëm kur ka kaq shumë gjëra që bëhen keq, dhe jashtë fuqisë tonë ?!. Atëherë pse?

Por jeta kështu e paska si tek teksti i këngës:  Rrjedhin o mëngjeset, rrjedhin si ujevara, Ja kështu mes njerëzve, jeta jonë hedh hapat.

Shpesh ecim mes njerëzve pa e kuptuar se edhe ne jemi pjesë e kësaj rrjedhe, një hap i vogël në një udhë të madhe. Por vjen një çast kur njeriu ndalet. Duhet të ndalet.  Jo se jeta pushon, por sepse shpirti e kërkon këtë ndalesë.

Festat fetare janë pikërisht këto ndalesa të shenjta. Ato na shkëpusin “si me thikë” nga e zakonshmja dhe na vendosin përballë vetes. Në ato momente, negativiteti i ditës zbehet, zhurma hesht, dhe njeriu fillon të flasë me shpirtin e vet. Kujtohesh për njerëzit, për faljen, për paqen. Jo si fjalë të përsëritura çdo ditë ( klishe të rëndomta qe përsëriten) por si të vërteta që marrin peshë,  sepse lindin nga heshtja.

Askush nuk është i parëndësishëm. Sado të vegjël të ndihemi, secili mund të shtojë një fjalë, një notë, në këngën e jetës së vet. Dhe kur këto nota bashkohen, bëhen kënga e një populli, e një kujtese të përbashkët, e një shprese që nuk shuhet por që ushqehet nga pak, ngadalë, nga secili prej nesh.

Edhe kur jemi poshtë, edhe kur ndiejmë se nuk kemi forcë, jeta duhet rrokur. Jo me inat e cinizëm, por me besimin e fëmijës që kërkon krahët e nënës. “Më merr në krahët e tua” nuk është dobësi, është dorëzim i besuar. Është pranimi se njeriu ka nevojë për ngrohtësi, për dritë, për një puthje në ballë nga dielli dhe hëna – ditën dhe natën, gjithmonë.

Në fund, jeta nuk kërkon madhështi. Kërkon praninë tonë. Një hap, një fjalë, një këngë të vogël. Dhe kjo mjafton që rrjedha të ketë kuptim. Ndaj unë i dua festat fetare sepse ato nuk janë thjesht ditë të veçanta në kalendar; ato janë momente kur njeriu ndalon me të vërtetë, kur bën një hap pas nga zhurma e përditshme dhe dëgjon shpirtin e vet. Në një botë ku gjithçka ecën shpejt dhe ku njerëzit shpesh humbasin midis detyrimeve dhe rutinës, festat ofrojnë një ndalesë të çmuar. Ato nuk janë rituale të dhunshme, nuk imponohen me forcë, por ndjekin një protokoll të vjetër, të trashëguar ndër breza, që udhëheq njeriun drejt vetes dhe drejt besimit të tij.

Festa nuk të lejon të veprosh jashtë rregullave; ato të japin strukturë dhe siguri, por jo kufizim. Në këtë kuptim, janë si një udhërrëfyes i brendshëm: të kujtojnë të ndalosh, të reflektosh, të falësh dhe të marrësh paqe dhe ngrohtësi. Edhe një fjalë e thjeshtë, një gjest i vogël, bëhet pjesë e një ritmi më të madh, të jetës dhe të komunitetit.

Në festat fetare, njeriu ndjen rëndësinë e vetes. E  pranisë së tij, edhe kur ndihet i vogël apo i pasigurt. Ato të kujtojnë që secili ka vlerë, që çdo hap, çdo fjalë e thjeshtë ka rëndësi dhe se nuk jemi kurrë të parëndësishëm. Përmes këtyre ditëve, ku protokollet dhe ritualet udhëheqin me butësi, njeriu lidhet më thellë me vetveten, me të tjerët dhe me besimin e tij.

Prandaj i dua festat fetare. Se aty filloj e flas me jetën time, të harruar dhe dorëzuar në ditët e tjera të vitit në fatin që shpesh na kanë paracaktuar të tjerët.

The post Të flasësh me jetën tënde… appeared first on Gazeta Si.

SHBA: Faza e dytë e marrëveshjes për Gazën mes palëve fillon në janar

25 December 2025 at 13:17

Nga Gazeta ‘Si’- Raportohet se Steve Witkoff, Përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, informoi Izraelin dhe ndërmjetësuesit se faza e dytë e planit të armëpushimit në Gaza do të fillojë në fillim të janarit.

Sipas një lajmi nga televizioni Channel 13 në Izrael, duke cituar një zyrtar të lartë izraelit, Witkoff informoi Izraelin dhe ndërmjetësuesit se faza e dytë e marrëveshjes për Gazën do të fillojë në fillim të janarit.

Në lajm vihet në dukje se Izraeli është i shqetësuar se Trump do të ushtrojë presion që faza e dytë të vazhdojë pa çarmatosur Gazën.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi më 9 tetor se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza gjatë negociatave që po zhvilloheshin në Egjipt.

Marrëveshja e nënshkruar në Egjipt ku u zhvilluan negociatat, hyri zbatim më 10 tetor me miratimin e qeverisë izraelite.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, ushtria izraelite vazhdon herë pas here sulmet e saj ndaj palestinezëve me pretendime të ndryshme.

Më 17 nëntor, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 2803, të paraqitur nga SHBA-ja, duke miratuar krijimin e një force ndërkombëtare kalimtare që do të shërbejë deri në fund të vitit 2027.

Sipas rezolutës, Gaza do të qeveriset gjatë periudhës së tranzicionit nga një organ jopolitik dhe teknokratik.

Kjo strukturë do të funksionojë nën mbikëqyrjen e një autoriteti të ri kalimtar, të quajtur Bordi i Paqes, i cili përfshin aktorë ndërkombëtarë. Presidenti i SHBA-së Trump do të kryesojë Bordin. Përveç disa liderëve botërorë, anëtar do të jetë edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair.

The post SHBA: Faza e dytë e marrëveshjes për Gazën mes palëve fillon në janar appeared first on Gazeta Si.

Një listë me 10 ngjarjet më të rëndësishme që shenjuan vitin

25 December 2025 at 10:26

Nga Gazeta ‘Si’- Një vit i mbushur me përmbysje, përplasje dhe zhvillime me ndikim global pasqyrohet në bilancin e Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) për vitin 2025.

Nga rikthimi i bujshëm i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ekuilibrat e brishtë në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, te kryengritjet sociale të brezit Z, investimet kolosale në inteligjencën artificiale dhe fenomenet ekstreme klimatike që thyen rekorde, dhjetë ngjarje përcaktuan vitin dhe formësuan skenën ndërkombëtare, duke nxjerrë në pah një epokë pasigurie të thellë dhe transformimesh të mëdha.

Donald Trump, rikthimi i bujshëm

Pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar për një mandat të dytë, republikani Donald Trump ndërmori një sërë masash në kuadër të doktrinës së tij “Amerika e para”, duke përdorur gjerësisht urdhra ekzekutivë, edhe pse drejtësia bllokoi disa prej vendimeve të tij.

Sipas kundërshtarëve të tij, duke shpërfillur të drejtat themelore dhe ndarjen e pushteteve, Trump shënjestroi rivalët politikë, dërgoi njësi të Gardës Kombëtare në qytete të mëdha të drejtuara nga demokratët, u përpoq të frikësonte mediat dhe luftoi programet e diversitetit dhe përfshirjes. Ai zhvilloi gjithashtu një aktivitet të dendur diplomatik, me sukses të ndryshueshëm.

Megjithatë, sondazhet tregojnë rritje të pakënaqësisë së amerikanëve për çështjet ekonomike, veçanërisht për koston e jetesës. Humbje të ndjeshme në zgjedhjet lokale e kanë vendosur partinë e tij në një pozitë të brishtë përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit presidencial, në vjeshtën e vitit 2026.

Armëpushim i brishtë në Gaza

Presioni amerikan çoi në një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, dy vjet pas fillimit të luftës shkatërruese në Rripin e Gazës, e cila shpërtheu pas sulmit të paprecedentë të Hamasit më 7 tetor 2023 në territorin izraelit.

Armëpushimi lejoi një tërheqje të pjesshme të trupave izraelite nga Gaza, shkëmbimin e pengjeve të fundit të mbajtura gjallë në Gaza me palestinezë të burgosur në Izrael dhe rritjen e hyrjes së ndihmës humanitare, e cila megjithatë mbetet shumë më e ulët se nevojat, sipas OKB-së dhe organizatave joqeveritare.

Izraeli pret kthimin e trupit të fundit të një pengu përpara nisjes së negociatave për fazën e dytë të armëpushimit, e cila, sipas planit amerikan të miratuar nga OKB-ja, duhet të çojë në çmilitarizimin e Gazës. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se shpreson që kjo fazë të nisë “shumë shpejt”, por dhuna vazhdon, me palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.

Tensionet rajonale vijojnë me sulmet izraelite ndaj bastioneve të Hezbollahut në Liban. Irani u godit gjithashtu nga sulme izraelite dhe amerikane ndaj objekteve të tij bërthamore gjatë një lufte 12-ditore në qershor. Në shtator, Izraeli shënjestroi drejtues të Hamasit me një sulm të paprecedentë në Katar.

Përpjekje të vështira për paqe në Ukrainë

Rikthimi i Donald Trump në pushtet shënoi përpjekjet e para serioze për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, që nisi në shkurt 2022.

Deklaratat e presidentit amerikan luhatën mes lavdërimeve dhe kritikave ndaj Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskyt. Në shkurt, Trump e sulmoi publikisht presidentin ukrainas në Zyrën Ovale, duke e akuzuar për mungesë mirënjohjeje ndaj SHBA-së.

Bisedimet e drejtpërdrejta mes rusëve dhe ukrainasve në Stamboll, si dhe më pas një samit Trump–Putin në Alaskë, nuk sollën përparim konkret drejt paqes. Në tetor, Uashingtoni shpalli sanksione ndaj sektorit rus të naftës.

Megjithatë, në fund të nëntorit u zhvilluan negociata ndërkombëtare mbi bazën e një drafti amerikan, i konsideruar fillimisht nga Kievi dhe aleatët evropianë si tepër i favorshëm për Moskën. Pas një raundi të ri bisedimesh në dhjetor, Ukraina deklaroi se kishte “përparime”, ndonëse çështja e territoreve të pushtuara nga Rusia mbetet në ngërç.

Në terren, ushtria ruse vazhdoi avancimin e ngadaltë në lindje, pasi në mars zmbrapsi plotësisht forcat ukrainase nga rajoni kufitar rus i Kurskut. Moska intensifikoi sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe hekurudhore të Ukrainës, ndërsa Kievi shënjestroi objekte nafte në Rusi.

Luftë tregtare globale

Duke argumentuar se marrëdhëniet tregtare ishin të pafavorshme për SHBA-në, Donald Trump shpalli valë pas vale tarifa shtesë për produktet e importuara, të ndryshme sipas vendeve ose zonave të origjinës. Ai vendosi gjithashtu tarifa specifike për sektorë strategjikë si çeliku, alumini dhe bakri.

Teksa vendet e prekura shqyrtonin ose zbatonin masa hakmarrëse, nisën negociata të ashpra që çuan në disa marrëveshje, përfshirë me Bashkimin Evropian dhe, në fund të tetorit, me Kinën, duke shënuar fillimin e një armëpushimi në një konflikt që tronditi ekonominë globale.

Negociatat dypalëshe me Kanadanë u pezulluan pas një reklame kundër proteksionizmit që presidenti amerikan e konsideroi fyese.

I detyruar të ulë koston e jetesës për amerikanët, Trump pranoi në mes të nëntorit të anulonte tarifat doganore për disa produkte ushqimore, si kafeja dhe mishi i viçit i importuar.

Një Papë i ri: Leoni XIV

Më 8 maj, në moshën 69-vjeçare, Robert Francis Prevost u bë Papa i parë amerikan, pas vdekjes së paraardhësit të tij Françesku, këshilltar i të cilit kishte qenë. Tym i bardhë u ngrit mbi Kapelën Sistine pas një konklave të shkurtër, që zgjati më pak se 24 orë.

I buzëqeshur dhe diskret, i lindur në Çikago dhe i konsideruar kardinal i moderuar, Prevost mori emrin Leoni XIV. Ish-misionar për gati 20 vjet në Peru, shtetësinë e të cilit e ka marrë, ai vijon linjën e paraardhësit të tij me theks te mbështetja për të varfrit, emigrantët dhe mbrojtjen e mjedisit.

Njëkohësisht, ai u dha garanci edhe qarqeve konservatore, duke lejuar rikthimin e meshës tradicionale në Vatikan pas tre vitesh kufizimesh, ndërsa përjashtoi në afat të shkurtër shugurimin e grave dhe njohjen e martesave mes personave të të njëjtit seks.

Kryengritjet e brezit Z (12- 27 vjeçarët)

Në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, të rinjtë e brezit Z (nën 30 vjeç) shtuan protestat për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe kundër kufizimeve në rrjetet sociale apo korrupsionit të elitave.

Ata protestuan në Peru kundër pasigurisë në rritje dhe klasës politike, si dhe në Marok, ku autoritetet nisën reforma sociale, por edhe ndjekje penale ndaj mbi 2.000 personave.

Në vende të tjera, protestat e shtypura me dhunë u shndërruan në sfida të hapura ndaj pushtetit: pas trazirave në Nepal, kryeministri maoist K. P. Sharma Oli u detyrua të japë dorëheqjen.

Në Madagaskar, protestat çuan në rrëzimin e presidentit Andry Rajoelina nga ushtria. Në Tanzani, të rinjtë morën pjesë masivisht në protesta paszgjedhore që u shtypën në gjak. Flamuri pirat i mangas “One Piece” u shndërrua në simbol global të luftës kundër shtypjes.

Investime kolosale në inteligjencën artificiale

Gjigantët e teknologjisë dhe startup-et e specializuara po shpenzojnë shuma gjithnjë e më marramendëse për zhvillimin e inteligjencës artificiale. Sipas Gartner, shpenzimet globale për IA në vitin 2025 pritet të arrijnë rreth 1,5 trilionë dollarë, ndërsa vitin pasues të kalojnë 2 trilionë.

Vlerësimet astronomike në bursë, me Nvidia që në një moment kaloi 5 trilionë dollarë kapitalizim, kanë ngritur frikën e një flluske spekulative.

Shqetësimet u shtuan nga raste dezinformimi, akuza për shkelje të të drejtave të autorit dhe shkurtime masive vendesh pune, veçanërisht në Amazon. Në Kaliforni, prindërit e një adoleshenti që kreu vetëvrasje akuzuan ChatGPT se e kishte inkurajuar atë, çka çoi në forcimin e kontrolleve prindërore dhe miratimin e një ligji për rregullimin e chatbot-ëve.

Grabitje spektakolare në Luvër

Më 19 tetor, hajdutë të veshur si punëtorë hynë në mes të ditës në Muzeun e Luvrit duke përdorur një ashensor për zhvendosje dhe duke thyer një xham. Ata grabitën bizhuteri të kurorës me vlerë rreth 88 milionë euro brenda vetëm tetë minutash.

Gjatë arratisjes me skuter, u ra kurora e perandoreshës Eugjeni, e cila u gjet e dëmtuar. Ngjarja tronditi botën dhe nxori në pah mangësi serioze në sigurinë e muzeut më të famshëm në planet. Katër persona janë akuzuar, por plaçka ende nuk është gjetur.

Goditje amerikane në Karaibe dhe Paqësor

Që nga gushti, Uashingtoni vendosi një forcë të madhe ushtarake pranë Venezuelës, zyrtarisht për të luftuar trafikun e drogës drejt SHBA-së. Sulme të shumta në Karaibe dhe Paqësor ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge shkaktuan rreth 100 viktima, duke ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e operacioneve.

Karakasi i sheh këto veprime si pretekst për rrëzimin e presidentit Nicolás Maduro dhe grabitjen e rezervave të naftës. SHBA shpalli “bllokadë të plotë” ndaj cisternave të sanksionuara dhe ofroi shpërblim 50 milionë dollarë për arrestimin e Madurës.

Rekorde të fenomeneve ekstreme klimatike

Përmbytje vdekjeprurëse, stuhi të fuqishme… Fenomenet ekstreme u shtuan në frekuencë dhe intensitet për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas shkencëtarëve.

Cikloni Melissa shkatërroi rajone të tëra të Xhamajkës dhe përmbyti Haitin e Kubën. Filipinet u goditën nga disa tajfune radhazi, ndërsa Vietnami, Sri Lanka dhe Indonezia pësuan dëme të rënda dhe humbje jetësh.

Në Evropë, zjarret pyjore arritën nivele rekord gjatë verës. Në SHBA, zjarre të shkaktuara nga rrufetë çuan në mbylljen e pjesës veriore të Kanionit të Madh në Arizona për pjesën e mbetur të sezonit turistik.

Marrë nga AFP

The post Një listë me 10 ngjarjet më të rëndësishme që shenjuan vitin appeared first on Gazeta Si.

Krishtlindjet/ Urime dhe kritika në mesazhin e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin

25 December 2025 at 10:06

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një mesazh urimi për Krishtlindje. Megjithatë Trump edhe në këtë sezon festash, në mesazhin e tij ka shprehur kritika të ashpra për kundërshtarët e tij politikë.

Trump i uroi ‘Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve’, duke thënë se këtu përfshij edhe “fundërrinat e së majtës radikale”.

Me këtë mesazh tha ai, i referohet demokratëve, të cilët ai i akuzon rregullisht për problemet e vendit.

“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë fundërrinat e së majtës radikale që po bëjnë gjithçka që munden për të shkatërruar vendin tonë, por po dështojnë keqas”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social.

Në deklaratat e tij të përsëritura, Trump fajëson Demokratët për një sërë çështjesh, duke përfshirë gjendjen e ekonomisë, tensionet sociale dhe konfliktet ndërkombëtare.

Shënjestër e kritikave të tij mbetet edhe ish-presidenti Joe Biden, të cilin Trump e konsideron përgjegjës për vështirësitë me të cilat, sipas tij, përballen Shtetet e Bashkuara dhe bota.

The post Krishtlindjet/ Urime dhe kritika në mesazhin e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin appeared first on Gazeta Si.

Politika shqiptare uron besimtarët për Krishtlindjen

25 December 2025 at 10:00

Nga Gazeta ‘Si’- Urime me rastin e festës së Krishtlindjes ka patur edhe nga radhët e politikës.

Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale një imazh të shkëputur nga frontespici i veprës së Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”.

“Dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen”, tha Rama.

Edhe presidenti Bajram Begaj, nëpërmjet një postimi në X, uroi që kjo festë të sjellë shpresë e begati për të gjithë besimtarët e krishterë.

“Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur”, shkroi ai.

Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë!

Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur! pic.twitter.com/tfp4BEn5vt

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) December 25, 2025

Krishtlindja, festa që shënon lindjen e Jezusit, mbetet një nga ngjarjet më të mëdha të krishtërimit, duke kujtuar zbritjen e Perëndisë në tokë për shpëtimin e njerëzimit dhe duke sjellë dritë e shpresë në çdo familje.

The post Politika shqiptare uron besimtarët për Krishtlindjen appeared first on Gazeta Si.

Berisha nxjerr foton: Agasi ka qenë në shtëpinë e Ramës. Surreli, zonë krimi

24 December 2025 at 13:10

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar prova që sipas tij vërtetojnë në datën 15 dhjetor, Ergys Agasi ka qenë në shtëpinë e Edi Ramës në Surrel.

Berisha në një deklaratë për mediat tha se “Surreli është zonë krimi”, pasi sipas tij çdo tullë në shtëpinë e kryeministrit është e vjedhur.

“Shihni pak këtu gjobat. Vendi i gjobës së targës 444AA është atje ku duhet, ngjitur me shtëpinë e Edi Ramës. Ka lënë makinën aty dhe është futur me një mjet tjetër ose në këmbë. Çfarë donte ky tek Elda Gas?
Ka lënë makinën… Ka paguar 20 mijë lekë gjobë, kamatë nuk ka fare.

Është kapur në zonën e krimit. Surreli është zonë krimi, sepse çdo tullë është vendosur në vjedhje, e kanë paguar qytetarët shqiptarë. Çdo metër katror aty është e vjedhur ndaj dhe opozita e ka shpallur atë zonë krimi. Ky tani…ja ku është dëshmia. Ka lënë makinën aty. Ja morën apo jo me karotrec këtë nuk do ta them, por aty nuk mund të parkojë askush”, tha Berisha.

Sipas tij, dosja e AKSHI-t është një dosje e zezë. Ai tha se është alarmuese se Ergys Agasi është futur në 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro.

“Intim-Agasi, ta quajmë këtë mafioz për ta kuptuar njerëzit më mirë se çfarë ka ndodhur. Pra, ky Intim-Agasi ka vënë aty 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 22 milionë herë më shumë.

A mund të kuptohet kjo? A mund të ndodhë kund në botë kjo përveçse me Intim-Agasin? Të gjitha këto para të vjedhura qytetarëve shqiptarë në kopshtin privat të Edi Ramës, për Edi Ramën”, tha ai.

The post Berisha nxjerr foton: Agasi ka qenë në shtëpinë e Ramës. Surreli, zonë krimi appeared first on Gazeta Si.

Berisha: Balluku dhe Agasi, mafia e lidhur me Ramën! Protesta derisa të rrëzojmë qeverinë

24 December 2025 at 12:58

Nga Gazeta ‘Si’– Kreu i PD Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Rama se opozita do ta çojë para drejtësisë.

Sipas Berishës, me anë të protetestave të qëndrueshme të opozitës, Rama do rrëzohet nga pushteti.

Referuar tij, Belinda Balluku bashkë me Ergys Agasin janë mafia, me të cilën sipas tij, është i lidhur Rama.

“Siç del qartë, Edi Rama, i ngërthyer tani kokë e këmbë nga mafia e tij, Lubi Balluku, Ergys Agasi, Olta Xhaçka, Taulant Balla, etj, në një vendim in-ekstremis, ka vendosur të asgjësojë, të bllokojë zbatimin e ligjit dhe të vendimit të prokurorisë dhe gjykatave.

Ai del haptas kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve, të kryetarëve të organizatave kriminale, Lubi Balluku është me të gjithë të dhënat e veta kryetare e një organizate të strukturuar kriminale. Por problemi në këtë rast është se kapo i kapove është Edi Rama.

Dhe ai e ka shumë të qartë. Ai është skllav i krimeve të veta” tha Berisha.

Ai i garantoi qytetarët se opozita do punojë për të bindur qytetarët në një revoltë paqësore për të larguar nga skena regjimin më të urryer sipas tij.

The post Berisha: Balluku dhe Agasi, mafia e lidhur me Ramën! Protesta derisa të rrëzojmë qeverinë appeared first on Gazeta Si.

Zelensky publikon planin e paqes me 20 pika- Çështjet që mbeten nyje

24 December 2025 at 12:43

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti Volodymyr Zelensky paraqiti për herë të parë pikat kryesore të një kuadri paraprak të një propozimi paqeje me 20 pika, të diskutuar mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, për të cilin ai tha se mund të shërbejë si bazë për marrëveshje të ardhshme për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Pas javësh bisedimesh për të modifikuar një draft të mëparshëm me 28 pika, i cili shihej si mbështetës i shumë prej kërkesave kryesore të Rusisë, Zelensky tha se shumica e qëndrimeve janë afruar ndjeshëm.

Megjithatë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë arritur konsensus për dy pika kryesore: kontrollin e territorit dhe centralin bërthamor të Zaporizhjës. Zelensky bëri thirrje për bisedime me presidentin amerikan Donald Trump për t’i zgjidhur këto çështje.

Më poshtë janë pikat e draft-propozimit, ashtu siç u paraqitën nga Zelensky dhe u shpërndanë nga zyra e tij të mërkurën:

-Sovraniteti i Ukrainës do të rikonfirmohet.

-Kjo pikë parashikon një marrëveshje të plotë dhe të pakontestueshme mosagresioni mes Rusisë dhe Ukrainës. Ajo specifikon se, për të garantuar paqe afatgjatë, do të krijohet një mekanizëm monitorimi për mbikëqyrjen e vijës së kontaktit përmes mjeteve pa pilot dhe monitorimit nga hapësira, për të siguruar njoftim të hershëm për shkeljet dhe për zgjidhjen e konflikteve.

-Ukraina do të marrë garanci të forta sigurie.

-Ukraina do t’i mbajë forcat e saj të armatosura në nivelin aktual prej 800.000 personash. Drafti i mëparshëm amerikan parashikonte zvogëlimin e madhësisë së ushtrisë ukrainase.

-Shtetet e Bashkuara, NATO dhe vendet evropiane do t’i ofrojnë Ukrainës garanci sigurie që pasqyrojnë Nenin 5, klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë të traktatit themelues të NATO-s.

-Rusia do të formalizojë një politikë mosagresioni ndaj Evropës dhe Ukrainës në të gjitha ligjet dhe dokumentet e nevojshme për ratifikim, përfshirë miratimin me shumicë dërrmuese votash në Dumën e Shtetit.

-Ukraina do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në një datë të përcaktuar qartë. Ukraina do të përfitojë gjithashtu akses preferencial afatshkurtër në tregun evropian.

-Ukraina do të marrë një paketë të fuqishme globale zhvillimi, e cila do të përcaktohet në një marrëveshje të veçantë për investimet dhe prosperitetin e ardhshëm.

-Do të krijohen disa fonde për të adresuar rimëkëmbjen ekonomike, rindërtimin e zonave dhe rajoneve të dëmtuara dhe çështjet humanitare. Objektivi do të jetë mobilizimi i 800 miliardë dollarëve për ta ndihmuar Ukrainën të realizojë plotësisht potencialin e saj.

-Ukraina do të përshpejtojë procesin e përfundimit të një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara. Zelensky tha se qëndrimi amerikan është se, nëse Uashingtoni do t’i japë Ukrainës akses në tregti të lirë, synon t’i ofrojë kushte të ngjashme edhe Rusisë.

-Ukraina do të konfirmojë se do të mbetet një shtet jo-bërthamor, në përputhje me Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

-Centrali bërthamor i Zaporizhjës: Zelensky tha se ende nuk është arritur marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për çështjen e centralit më të madh bërthamor të Evropës, i cili ndodhet pranë vijës së frontit në territor aktualisht të kontrolluar nga forcat ruse. Sipas Zelenskyt, propozimi amerikan parashikon që centrali të operohet bashkërisht nga Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, secila me pjesë të barabarta në një ndërmarrje të përbashkët, me amerikanët si menaxherë kryesorë. Propozimi i Kievit është që centrali të operohet nga një ndërmarrje e përbashkët 50-50 vetëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, ku Ukraina do të merrte gjysmën e energjisë së prodhuar dhe SHBA do të shpërndante në mënyrë të pavarur gjysmën tjetër.

-Ukraina dhe Rusia angazhohen të zbatojnë programe arsimore në shkolla dhe në shoqëri që promovojnë mirëkuptimin dhe tolerancën ndaj kulturave të ndryshme dhe eliminojnë racizmin dhe paragjykimet. Ukraina do të zbatojë rregullat e Bashkimit Evropian për tolerancën fetare dhe mbrojtjen e gjuhëve të pakicave.

Territori: Zelensky tha se kjo është pika më komplekse dhe ende e pazgjidhur. Rusia kërkon që Ukraina të tërheqë trupat nga territoret që ende kontrollon në rajonin lindor të Donetskut. Kievi dëshiron që luftimet të ndalen në vijat aktuale të frontit. Uashingtoni ka propozuar zona të çmilitarizuara dhe një zonë të lirë ekonomike në pjesën e rajonit të Donetskut që kontrollohet nga Kievi.

-Pas arritjes së një marrëveshjeje për rregullimet territoriale të ardhshme, si Rusia ashtu edhe Ukraina angazhohen të mos i ndryshojnë këto marrëveshje me forcë.

-Rusia nuk do ta pengojë Ukrainën të përdorë lumin Dnipro dhe Detin e Zi për qëllime tregtare. Do të lidhen marrëveshje të veçanta detare dhe për akses, që mbulojnë lirinë e lundrimit dhe transportit. Gadishulli Kinburn, përgjatë daljes së Dnipros në det, do të çmilitarizohet.

-Do të krijohet një komitet humanitar për të zgjidhur çështjet e mbetura:
a) Të gjithë të burgosurit e luftës të mbetur do të shkëmbehen sipas parimit “Të gjithë për të gjithë”.
b) Të gjithë të ndaluarit civilë dhe pengjet do të kthehen, përfshirë fëmijët.
c) Do të merren masa për të adresuar vuajtjet e viktimave të konfliktit.

-Ukraina duhet të mbajë zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur pas nënshkrimit të marrëveshjes.

-Kjo marrëveshje do të jetë ligjërisht detyruese. Zbatimi i saj do të monitorohet dhe garantohet nga një Këshill Paqeje, i kryesuar nga presidenti Trump. Ukraina, Evropa, NATO, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë pjesë e këtij mekanizmi. Në rast shkeljesh, do të aplikohen sanksione.

-Sapo të gjitha palët të bien dakord për këtë marrëveshje, një armëpushim i plotë do të hyjë menjëherë në fuqi.

The post Zelensky publikon planin e paqes me 20 pika- Çështjet që mbeten nyje appeared first on Gazeta Si.

Kurti: Serbia, hija e Rusisë që mund të destabilizojë rajonin

24 December 2025 at 12:24

Nga Gazeta ‘Si’- Kurti ka qenë në detyrë që nga viti 2021 dhe marrëveshjet e mëparshme të nënshkruara me Serbinë e cila nuk e njeh pavarësinë e ish-provincës së saj — ende nuk janë respektuar.

“Ne duhet të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë”, tha Kurti. “Por normalizimi i marrëdhënieve me një regjim autoritar fqinj që nuk të njeh, që gjithashtu nuk i pranon krimet e kryera gjatë luftës, është mjaft i vështirë”, shtoi ai.

Tensionet midis dy fqinjëve janë rregullisht të larta, dhe trazirat e ripërtërira do t’i jepnin Rusisë mjetet për të destabilizuar vendin e tij.

“Ne kemi një marrëveshje normalizimi”, tha Kurti, duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar nën kujdesin e Bashkimit Europian në vitin 2023.

“Ne duhet ta zbatojmë atë, që nënkupton njohje të ndërsjellë midis vendeve, të paktën njohje de facto.”

Por për të rifilluar dialogun, Serbia “duhet të dorëzojë Milan Radoiçiçin”, një serb të akuzuar për komplotimin e një sulmi në veri të Kosovës në vitin 2023, pohoi Kurti, duke shpresuar se “BE-ja, Franca dhe Gjermania do të ushtrojnë presion” mbi Beogradin që ta bëjë këtë.

Hija ruse dhe marrëdhëniet me SHBA-në

Hija e Rusisë qëndron edhe mbi marrëdhëniet me Serbinë, e cila nuk i ka ndërprerë kurrë lidhjet me Moskën dhe nga e cila varet për nevojat e saj energjetike.

“Ka shumë lidhje” midis dy vendeve, tha Kurti, dhe nëse Rusia do të vendoste të destabilizonte rajonin, “në marshimin e saj drejt Europës Perëndimore, ajo mund të mbështetet te Serbia si aleate. Dhe kjo është shqetësuese për vendin tonë. Por ne po punojmë me partnerët tanë për ta parandaluar këtë të ndodhë.”

Kosova, e cila shpreson të anëtarësohet në NATO, ka kultivuar gjithashtu marrëdhënie me Uashingtonin në muajt e fundit, duke hequr tarifat për produktet amerikane dhe duke rënë dakord të pranojë deri në 50 emigrantë nga vendet e treta të ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara. Deri më tani, vetëm një ka mbërritur.

“Ne nuk po kërkojmë asnjë ndihmë financiare në këmbim”, theksoi Kurti. “Ne po e bëjmë këtë për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara, të cilat janë një partner, një aleat, një mik”, shtoi kryeministri, i cili nuk përjashtoi arritjen e marrëveshjeve të ngjashme me vendet europiane.

I paaftë për të siguruar vende të mjaftueshme në zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2025, Albin Kurti u detyrua të shpallte zgjedhje të parakohshme të dielën, pas 10 muajsh bllokimi politik gjatë të cilit parlamenti i ndarë dështoi të formonte një koalicion.

“Na duhet një fitore vendimtare. Në shkurt, fituam 42.3 përqind, dhe këtë herë duam të tejkalojmë 50 përqind,” tha ai.

Burimi: AFP/Përshtati Gazeta Si

The post Kurti: Serbia, hija e Rusisë që mund të destabilizojë rajonin appeared first on Gazeta Si.

Valë sulmesh para Krishtlindjeve në Ukrainë/ Papa bën thirrje për pushim gjatë festës

24 December 2025 at 10:03

Nga Gazeta ‘Si’- Ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj ndaj Ukrainës Papa Leo XIV i kërkoi Rusisë një armëpushim 24-orësh për festën e Krishtlindjes.

Të paktën tre vetë u vranë nga sulmet e përsëritura ajrore ruse në Ukrainë. Një fëmijë katërvjeçar u vra në rajonin Zhytomyr në perëndim të kryeqytetit, Kiev, kur një dron goditi një ndërtesë banimi, njoftoi Presidenti Zelenski përmes mediave sociale.

Sipas autoriteteve në rajon u plagosën edhe gjashtë persona të tjerë, ndër ta dy fëmijë. Zelenski deklaroi gjithashtu se nga një sulm me dron rus në rajonin e Kievit u vra një grua. Një viktimë pati edhe në rajonin Khmelnytsky. Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitshko, u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimet kundërajrore.

Në një kohë kur temperaturat në Ukrainë janë shumë të ulëta, Moska ka vënë në shënjestër dhe po godet gjithnjë e më shumë infrastrukturën energjetike.

Zelensky: Putini nuk heq dorë nga vrasjet

Presidenti ukrainas deklaroi se Rusia kishte përdorur në sulmet e saj të fundit 650 dronë dhe mjaft raketa të telekomanduara. Njësitë e mbrojtjes kundërajrore rrëzuan shumë prej dronëve dhe raketave, por pati edhe dëme. “Këto sulme bëhen para Krishtlindjeve, kur njerëzit duan të jenë të sigurt në shtëpi me familjet e tyre”, tha Zelenski.

Ai shtoi se Presidenti rus Vladimir Putin po tregon se nuk do t’u japë fund vrasjeve. Bota duhet të ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës, tha Zelenski, i cili postoi në mediat sociale fotografi të shumta prej shkatërrimeve të fundit nga sulmet ruse.

Papa Leone XIV: Thirrje për armëpushim 24-orësh

Papa Leone XIV i kërkoi Rusisë një armëpushim 24-orësh për festën e Krishtlindjes në Ukrainë. Sipas Vatican News Papa tha: “Më trishton vërtet fakti që Rusia me sa duket e ka refuzuar armëpushimin për Krishtlindje.

E përsëris thirrjen time për të gjithë njerëzit me vullnet të mirë që të respektojnë të paktën një armëpushim 24-orësh në Festën e Lindjes së Jezusit. Në Ukrainë dhe në të gjithë botën.” /dw

The post Valë sulmesh para Krishtlindjeve në Ukrainë/ Papa bën thirrje për pushim gjatë festës appeared first on Gazeta Si.

Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

24 December 2025 at 09:54

Nga Gazeta ‘Si’- Shqipëria ka marrë sistemet raketahedhës Javelin nga Shtetet e Basskuara të Amerikës, një “dhuratë” që, sipas ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

“Sapo është kryer dorëzimi i një sasie të parë të sistemeve Javelin dhe Shqipëria dhe Kosova, është e vërtetë, janë pjesë e kësaj ndihmese dhe bashkëpunimi bilateral me Shtetet e Bashkuara, si edhe raketat e para antitank që lëshohen nga këto sisteme”, tha Vengu në një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, nga një bazë e Forcës Tokësore, të paidentifikuar.

Sipas ministrit, marrja e këtyre sistemeve është e rëndësishme për tre arsye.

“E para, sepse ka të bëjë me një kërkesë të hershme të forcave tona dhe më në fund po realizohet. E dyta, sepse bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara mbetet themelor për forcimin e kapaciteteve tona dhe rritjen e aftësive mbrojtëse.

Janë sisteme antitank, të cilat mund të shërbejnë edhe në situata të caktuara për kundërshtimin e elementit kërcënues në distancë të shkurtër.

Pika e tretë, po aq e rëndësishme, ka të bëjë me aftësimin e personelit tonë luftarak për përdorimin e sistemeve, pajisjeve dhe teknologjive të përditësuara. Pra, ka një domethënie të trefishtë”, tha ai.

The post Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin appeared first on Gazeta Si.

Prona e biznese, konfiskohen 3 milionë euro pasuri të Drini Alikos në Gjirokastër

23 December 2025 at 15:22

Nga Gazeta ‘Si’- Prokuroria e Gjirokastrës ka konfiskuar 3 milionë euro pasuri në pronësi Drini Alikos, prona të cilat në bazë të hetimeve, kanë rezultuar të përfituara nëpërmjet burimeve të paligjshme.

Konkretisht, 7 troje, 1 arë dhe 1 banesë 1 karburant, 1 ndërtesë, 1 lokal, 3 magazina, 1 gurore dhe 1 nyje betoni, janë pasuritë e konfiskuara për llogari të shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Gjirokastrës, u konfiskuan tre milionë euro pasuri, të cilat nga hetimet del se nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive. Kërkesa për konfiskim është paraqitur në kuadër të hetimit pasuror nr. 2 të vitit 2019.

Pas verifikimeve financiare dhe pasurore që treguan se subjekti nuk kishte të ardhura të ligjshme për krijimin e këtyre pasurive.

Vendimi i gjykatës, përfshin një listë të gjerë pasurish të paluajtshme dhe objekteve tregtare, të shpërndara kryesisht në territorin e qarkut Gjirokastër.

Në mesin e pasurive të konfiskuara janë disa troje me sipërfaqe të konsiderueshme në qytetin e Gjirokastrës, Lazarat, Grehot dhe Kordhocë, si dhe tokë bujqësore në fshatin Arshi Lengo.

Në njoftim thuhet se janë konfiskuar, ndër të tjera, pasuria e llojit ‘Truall’ me sipërfaqe 350 m² në qytetin Gjirokastër, si edhe disa prona të tjera në Lazarat dhe Grehot, që përfshijnë truall, ndërtime dhe sipërfaqe të shfrytëzueshme.

Po ashtu, pjesë e vendimit janë edhe pasuri me karakter biznesi, përfshirë një karburant, ndërtesa zyrash dy-katëshe, lokal, magazina të shumta, si dhe struktura ndihmëse si vendroje, nyje betoni dhe zona për afrimin e materialeve të ngurta, të gjitha me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër.

The post Prona e biznese, konfiskohen 3 milionë euro pasuri të Drini Alikos në Gjirokastër appeared first on Gazeta Si.

Zelensky: Kemi përgatitur disa drafte për paqen pas bisedimeve me SHBA

23 December 2025 at 15:00

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të martën se disa draft dokumente, përfshirë ato mbi garancitë e sigurisë, janë përgatitur pas bisedimeve midis zyrtarëve ukrainas dhe homologëve të tyre amerikanë në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ata punuan në mënyrë produktive me të dërguarit e Presidentit (Donald) Trump dhe tani janë përgatitur disa draft-dokumente. Në veçanti, këto përfshijnë dokumente mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën, rindërtimin dhe një kornizë bazë për t’i dhënë fund kësaj lufte”, shkroi Zelensky në X.

Ai shtoi se pikat janë përcaktuar në një mënyrë që korrespondon me qëllimin e një përfundimi real të luftës dhe nevojën për të parandaluar një pushtim të tretë rus.

“Çdo sulm rus ndaj Ukrainës dhe sulmet e ashpra ruse në vijën e frontit vërtetojnë se angazhimi i Ukrainës për t’i dhënë fund luftës tejkalon shumë atë të Rusisë – dhe kjo duhet të adresohet duke forcuar presionin global mbi agresorin”, shtoi Zelensky.

The post Zelensky: Kemi përgatitur disa drafte për paqen pas bisedimeve me SHBA appeared first on Gazeta Si.

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

23 December 2025 at 14:50

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat, u pyet për Ervin Salianjin.

Ai tha se Salianji u vetëpërjashtua nga PD-ja, pasi kaloi vijën e kuqe.

“Akoma mendja tek Salianji. Po ne këtu jemi për enciklopedinë e krimit që nuk është paraqitur kurrë. Po çfarë lidhje ka Salianji me këtë. Po Salianji ishte i burgosur politik kur u zhvilluan zgjedhjet. Çfarë do të thotë kjo?

Sot është një njeri që ka kaluar linjat e kuqe. E kam thënë kur i ka kaluar linjat e kuqe. Kemi ca linja të kuqe. Jo, nuk ka një vendim, ka vetpërjashtuar veten. Sa herë të pyesni, këtë përgjigje do merrni. Po i kalove linjat e kuqe, i kalon”, tha Berisha.

Ky vendim vjen pasi ky i fundit ka nisur Foltoren e tij me demokratë të zhgënjyer e të lodhur nga lidershipi dhe kupola e PD-së. Deri më tani, Foltorja e Salianjit ka mbledhur simpatizantë dhe anëtarë të strukturave të Partisë Demokratike në Durrës, Gjirokastër dhe Elbasan.

Salianji ka qenë aktiv në Njësinë 6, veçanërisht në zonën e Kombinatit, ku takimet e zhvilluara nga ai me strukturat dhe simpatizantët e PD-së janë karakterizuar nga pjesëmarrje e gjerë dhe një angazhim i dukshëm i të rinjve.

The post Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar appeared first on Gazeta Si.

❌
❌